Ishte 10 Qershori i vitit 1878 kur është mbajtur Kuvendi Kombëtar në Prizren, ku u përfaqësuan të gjitha krahinat e Atdheut, me qëllim, sipas fjalëve të Abdyl Frashërit, “Që t’u presim hovin armiqëve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”, ka thënë ndër të tjera, Abdyl Frashëri.
Aty u vendos njëzëri themelimi i “Lidhjes Shqiptare”, si organizata e vetme kombëtare Shqiptare, objektivi i të cilës do të ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve në luftën për të mbrojtur territoret autoktone shqiptare dhe për të siguruar të drejtat kombëtare të gjithë Shqiptarëve. Një Komitet Qendror u krijua për të drejtuar Lidhjen e Prizrenit, ndërkohë që u morën vendime me rëndësi historike për Kombin dhe i cili do të ushtronte kontroll mbi të gjitha degët e tija. Ky Komitet, si enti përfqsues më i lartë i Lidhjes së Prizrenit, kishte një përfaqësi mbarëkombëtare prej 47 antarësh nga të gjitha trevat shqiptare.
Qershori i vitit 1878 ishte muaji i Lidhjes së Prizrenit, por edhe i memorandumeve, peticioneve që hartuan shqiptarët në mbrojtje të të drejtave të tyre kombëtare dhe të terësisë tokësore, por edhe i protestave të organizuara anë e mbanë trojeve shqiptare. Në një memorandum të datës 13 qershor, 1878, shkodranët i shkruajnë, ndër të tjera, kryeministrit britanik të asaj kohe, Lordit Beaconsfield: “… Ashtu si nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu e kundërshtojmë me të gjitha forcat tona cilindo që do të dëshironte të na bënte sllavë, ose austriakë ose grekë… Ky karakter kombëtar që nuk është përgnjeshtruar kurrë dhe që ka luftuar ngadhnjimisht kundër egërsisë osmane për më shumë se katër shekuj, nuk mund dhe nuk duhet të zhduket tani në këtë shekull qytetërimi nga dora e aeropagut evropian…”.
Nga protesta e 16 qershorit, 1878 në Shkodër, në një memorandum të nënshkruar nga 320 përfaqsues të popullësisë së rretheve të Tiranës, Durrësit, Krujës, Lezhës, Shkodrës, Ulqinit, Tivarit, Podgoricës e tjera, ndër të tjera thuhet: “Ne të nënshkruarit, në emër të të gjithë populit, kemi nderin të shpallim se kombi shqiptar, qoftë mysliman, qoftë katolik, që ndryshon prej sllavëve… është njëzëri i vendosur të mbrojë Atdheun e vet kundër ndarjes së terrritorit që është projektuar, si një veprim që është në kundërshtim me historinë e tij, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij…”
Ndërsa në memorandumin drejtuar ministrave të jashtëm të Fuqive të Mëdha, disa personalitete shqiptare që ndodheshin në Stamboll, shkruajnë: “Duke i parashtruar Kongresit dëshirat e veta dhe duke iu lutur që t’i marrë ato parasysh, populli shqiptar proteston përball Evropës kundër aneksimit të cilësdo pjesë më të vogël të truallit të tij nga një komb tjetër dhe shpall se është gati të bëjë fli të gjitha fuqitë e veta jetësore dhe ushtarake për ta mbajtur këtë vendim suprem, të cilin e konsideron si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi kombëtar…”
Në letrën protestë kundër të popullësisë së sanxhakut të Prishtinës drejtuar Kongresit të Berlinit më 25 qershor, 1878 kundër mizorive të kryera mbi popullësinë shqiptare prej ushtrive serbe, ruse, malazeze dhe bullgare, shkruhet: “..Po qe se do të ndodhte flijimi i kombit tonë dhe ky do bëhej viktimë e padrejtësive të lartëpërmendura…ne do të vdesim me dner deri tek njeriu i fundit, që të mos jemi aspak viktima e këtij nënshtrimi…”.
Ndërsa në letrën e dalur nga protesta kundër mizorive të kryera prej ushtrive ruse e bullgare, drejtuar Kongresit të Berlinit me 26 qershor, 1878 nga popullësitë e rretheve të Dibrës, Matit, Gjakovës Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Pejës, Manastirit, Kërçovës, Vuçiternit, Gjilanit, Mitrovicës, Senicës, Gucisë,Lumës, Prizrenit, e tjera, thuhet: “…askush nga ne nuk mund të nënshtrohet pa derdhur gjakun deri te njeriu i fundit…”.
Dhe në vendimin që mori Lidhja Shqiptare për Jugun në mbledhjen që u bë në Janinë me 24 korrik, 1878 për ti kërkuar qeverisë osmane bashkimin e torjeve shqiotare në një vilajet të vetëm për të mbrojtur tokat shqiptare nga copëtimi, thekësohet se, “Shqiptarët, të udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike, e gjithë Toskëria dhe Gegëria, u betuan dhe lidhën besën me shkrim për të mbrojtur ttokën e shenjtë të vendlindjes…”. (Citimet e mësipërme marrë nga libri “Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878-1881”, Kristo Frashëri).
Në parathënien e librit të Krsito Frashërit, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, thuhet se, “Sipas traditës së lashtë shqiptare, sa herë që vendin e kërcënonte armiku i huaj, çdo krahinë mblidhte kuvendin e saj popullor dhe aty merrej vendimi për të rrëmbyer armët kundër agresorit të jashtëm. Pastaj njëri prej tyre ftonte të gjitha krahinat e kërcënuara në një kuvend të jashtëzakonshëm ndërkrahinor. Secila krahinë dërgonte në këtë kuvend të madh përfaqsuesit e vet, të cilët, pasi pelqëronin çështjen që shqetësonte vendin dhe pasi miratonin vendimin për një rezistencë të përbashkët, formonin një besëlidhje ndërkrahinore dhe zgjidhnin një kryesi për drejtimin e saj…Zotimi që merrnin pjesëmarrësit e besëlidhjes konsakrohej me besën tradicionale shqiptare. Kush e shkelte besën poshtërohej përball shoqërisë dhe si i tillë dënohej moralisht…”.
Ja ku jemi sot! Është qershori i vitit 2019, çereku i parë i shekullit 21. Shqipëria as Kombi shqiptar nuk përballen me ndonjë kërcënim të jashtëm serioz, por fatkeqsisht përballen me atë që At Gjergj Fishta e ka cilësuar dikur si rrezikun e përbrendshëm. Burrat e Lidhjes së Prizrenit ishin më të përparuar dhe më patriotë se përfaqsuesit e sotëm të klasës politike shqiptare, megjithse kushtet politike, ekonomike dhe shoqërore ishin shumë më të vështira për ta, në krahasim me gjëndjen e sotëme të shqiptarëve. Besëlidhja e tyre kundër armikut dhe sfidave të përbashkëta konsakrohej me besën shqiptare!
Mjafton t’i hedhësh një sy medias shqiptare kudo, për të parë se ku e ka katandisur Kombin sot, kjo klasë politike. Ku janë sot burrat e besëlidhjes dhe të besës shqiptare? Përball këtij rreziku të mbrendshëm, udhëheqsit shqiptarë, në vend që të lidhin besëlidhje në emër të interesave madhore të Kombit për zgjidhjen e sfidave dhe të kundërshtimeve politike, i shkruajnë njëri tjetrit letra nga larg dhe trokasin dyerve të kancelarive evropiane — jo për të mbrojtur intresat kombëtare kundër synimeve armiqësore të të huajve — por për tu ankuar kundër njëri tjetrit, para autoriteteve të jashtme.
Nëqoftse qershori i vitit 1878 ishte muaji i shpresave për Kombin Shqiptar, i besëslidhjes dhe i besës për të shpëtuar Kombin nga kërcënimet e armiqëve të jashtëm, qershori i vitit 2019 — ndonëse Kombi shqiptar nuk kërcënohet nga ndonjë armik i jashtëm — pa dyshim është muaji dhe viti i zhgënjimeve politike e shoqërore, mos më keq, pasi rreziku është i mbrendshëm dhe i shkaktuar nga vet klasa politike aktuale e shqiptarëve, vetëm e vetëm për hir të interesave të tyre personale e partiake. Zëri i burrave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bën sot jehonë, në këtë 141-vjetor të saj. U bën thirrje, në emër të karakterit kombëtar, që të dilni ngadhnjimtarë nga ky kaos dhe egërsi politike në të cilën e kini hedhur vendin. Ashtu si në kohën e Lidhjes së Prizrenit, të “udhëhequr nga ndjenjat e natyrshme patriotike” të shqiptarëve dhe jo “në kundërshtim me historinë e tij, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij…”. Besoj se duhet të jeni të vetdijshëm se, nëqoftse me të vërtetë reflektoni mbi veprimet tuaja politike sot, ato janë në kundërshtim të plotë me historinë e Kombit shqiptar, me interesat e tij dhe me dëshirat e tij kombëtare dhe politike. Në këtë përvjetor, burrat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bëjnë thirrje ju – klasës aktuale politike të shqiptarëve, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë — që të vendosni interesat e Kombit mbi të gjitha, të zgjidhni problemet tuaja politike bazuar në një besëlidhje të konsakruar me besën tradicionale shqiptare, ashtu siç bënë ata në kohën e tyre, me qëllim sipas Abdyl Frashërit, “Që t’u presim hovin armiqëve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” – “si një detyrë të shenjtë të diktuar nga e drejta e tij dhe nderi kombëtar…”
Për ndryshe, jeni në udhën e gabuar dhe në kundërshtim të plotë me historinë e shqiptarëve, në përgjithësi, përfshirë angazhimet dhe zotimet e burrave të Lidhjes së Prizrenit, 141 vit më parë. Si të tillë, nëqoftse vazhdoni në këtë rrugë, do të poshtëroheni politikisht dhe do të dënoheni moralisht –si politikanë individë dhe si grup politikanësh — nga ky brez dhe nga brezat e ardhëshëm të shqiptarëve.
Historia na mëson se popujt humbasin dhe shuhen duke u dobësuar karakteri i tyre, dhe jo inteligjenca, ose pasuria. Reflksione për përmbledhjen e botimeve me titull “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare”/
Nga Violeta M. Mirakaj/
Është një pasdite e ngrohtë fund maji, dhe gjithçka duket sikur ndriçon dhe ndikon ne rrjedhshmërinë e mendimeve në vlerësimin e librit që më dhuroi autori Eduard M. Dilo. Një përmbledhje e shkrimeve botuar ne shtypin e kohës në disa vite të vëllezërve Dilo, Eduard dhe Bardhyl M. Dilo.
Vetë titulli i këtij botimi “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare” të shtyn ta shfletosh njera pas tjetrës, dhe sheh se është një krijim i kujtesës mnemotike, mbështetet në kujtesën kolektive sa familjare , individuale dhe më gjerë; kujtesë kolektive e ikonizuar kujtesa si shqisa të shpirtit. E veçanta e shkrimeve është jo vetëm se trokasin në portën e historisë së vendit tonë, gjë që e tregon dhe vetë titulli i librit “Në krahët e “Shqiponjës Shqiptare “ po portretizimi i disa figura të saj që kanë bërë histori kanë vënë potencialin e tyre intelektual dhe patriotik në shërbim të vendit. Me të drejtë këto shkrime në shumicën e rasteve në formën e një eseje trokasin në ndërgjegjen e kombit. Duan t’u tregojnë bashkëkohësve dhe brezave se nuk mund të ketë një komb pa kujtesën e tij. Krijimi hyrës i librit është “Refleksi, Edukata dhe përparimi i njeriut”një shkrim sa me karakter didaskalik e psikologjik dhe filozofik, tregojnë me kopetencë dhe logjikë se suksesin e njerëzve në jetë e bën më shumë karakteri i tyre se sa dituria që kanë. Japin një arsyetim midis edukatës dhe arsimit. Nuk mund të kërkojmë shkëlqim edukate në një vend ku mungon edukata e demokracisë… Në qoftëse pretendojmë që të arrijmë rezultate në drejtim të edukatës, duhet të furnizojmë mendjen e rinisë me parime dhe t’i disiplinojme vullnetin. Eksperienca e njerëzimit në mjedisin ku jeton ka vërtetuar se njeriu nuk mund të ketë shokë dhe miq në qoftëse nuk sakrifikon një pjesë të egoizmit të tij, në qoftë se nuk le për kolektivin një pjesë të individualitetit të tij…. por vazhdojnë me arsyetimin në fakte se egoizmi individual është me rrezik për stabilitetin e një populli, ndësa egoizmi kolektiv është i rrezikshëm për kombet e tjerë. Dhe konkludojnë se refleksi dhe urtësia duke u mbështetur te Psikologjia moderne ka treguar se roli i koshientit në jetën e përdishme është shumë më i madh se roli arësyes koshiente….të cilët arrijnë në konkluzionin : Historia na mëson se popujt humbasin dhe shuhen duke u dobësuar karakteri i tyre dhe jo inteligjenca ose pasuria… Niveli moral i një populli, domethënë mënyra me të cilën mban disa rregulla të sjelljes cakton vendin e tij në shkallën e qytetërimit dhe pushtetin e tij. Krijimi i një ideali, mbështetur në një edukatë të shëndoshë, që t’i japë popullit ndjenja të përbashkëta, interesa të përbashkëta, disiplinë të ndërgjegjshme, besim në të ardhmen është rrugë e sigurt për t’u lartësuar nga barbaria në qytetërim. Kjo hyrje studimore pasohet me vlerësimet, portretizimet e dy patritotëve intelektualë Kolë Tromara dheBahri Omari.Inkuadrimi i tyre bëhet duke i pozicionuar në kuadër të kohës si dhe pjesë të tërësisë tragjike të vendit tonë. Dhimbja, revolta e krijuesit është legjitim …një batare plumbash i shpoi trupat e tyre se kishin në shpirt një ideal…Zëri i publiçistit vazhdon “Të mos harrojmë ata që përgatitën kontigjentin e intelektualëve atdhetarë demokratë.” Historia familjare e vellezërve Dilo , troket në kujtesën e kombit. Viktoria Ilia Dilo, një nga emblemat e arsimit tonë kombëtar, pionere dhe veterane, “Mësuesja e Merituar” ishte vazhdimësia e të atit të saj Profesor Ilia Dilo, vigan i gjuhësisë shqipe , i cili njihet për hapjen e parë të shkollës shqipe, më 1907 në Sheper të Zagorisë…. Por dhe mbi të, si dhe në gjithë familjen ranë pesha e e një kalvari vuajtjesh të persekucionit të sistemit që u istalua në vendin tonë. Lufta e ashpër klasore vazhdon publicisti, është e pamëshirshme edhe për familjen Dilo. Hapet rruga tragjedisë: Babai u vdes, tre vëllezër në azil të detyruar politik… Bëhet pyetja, pse vallë gjithë ky tmerr i pashembullt rrethon këtë familje të mirëfilltë intelektuale dhe patriote ? Përgjigja- nuk mund të bënin kompromis në dëm të Shqipërisë, nuk mund të bënin kompromis në dëm të asaj që ju ishin kushtuar…Vlerësimi i Viktoria Ilo Dilo pas viteve ’90 si “Mësuese e Merituar”me motivacion :- Me personalitetin e saj të lartë moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur në kujtesë si shembull i ndritur i mësuesit të talentuar e të respektuar…. po autori konkludon – Arsimi ynë kombëtar dhe ne, kemi nevojë për njerëz si ajo… Figurat e femrave janë në vazhdimësi, ajo e hallë Savës, apo Sava Levani Xhamballo, grua e rrallë, e urtë e dhimbsur mbetur në kujtesë… Nëse shkon sot në Sheper, ku lindi dhe vdiq mësuesi dhe studiuesi i njohur, Ilia Dilo, të cilët Sheperi i dha emrin e vetë, Ilia Dilo Sheperi, nuk gjen asnjë relikte, asnjë gjurmë . Si shenjë e vetme më 14 tetor 1945, kur atij iu hodh aty dheu. Më pas varri u hoq prej këte dhe eshtrat u vendosën mes varrezave të fshatit. “Vendosjani mes popullit për të cilin punoi “, ishte porosia ironike aq edhe e hidhur e udhëheqjes së lartë të partisë së asaj kohe! Megjithëse kishte një kontribut të çmuar në arsimin dhe shkencën gjuhësore shqiptare, emri i tij u hoq nga historia e popullit shqiptar, nga historia e gjuhës dhe e Drejtëshkrimit, ku ai kishte pjesën e tij shkencore , sado modeste të ishte kjo pjesë. U retushuan fotot e tij me patriotët dhe studiusit më në zë të kohës. Po kështu emri i tij nuk u përfshi si zë më vete në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985.
“Procesi”, në emër të luftës së klasave Pa pretendimin se po bëhet një kujtim historik i plotë, të bie në sy shkrimi mbi “Dëshmorët e Gërhotit- Dëshmorët e Kombit.” Rrëfimi i tradhëtisë në këto momente të historisë, të masakrës në Gërhot, na del figura e Hysni Lepenicës, ku shpirti i tij ishte ushqyer me vetëtimë e gjëmim topash që nga Lufta heroike e Vlorës, si luftëtar i kësaj lufte. Personazhet nuk mjaftojnë vetëm nga Jugu i Shqipërisë vazhdimësia është dhe në trevat e tjera, historia e një kombi është gjithë Shqipëria. Nuk mund të harrohet Profesor Burhan Musa Juka, ku jeta në mërgim i rëndonte në shpirt, dhe nuk mungoi të thosh fjalën e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët, e fjala e tij peshonte rëndë. Dënohet në mungesë me vdekje me etiketimin “Armik i Popullit”, Dr Jani Dilo. Paradokset e kohës bëjnë të vetën, vetëm se ideali i tij ishte Shqipëria, Shqipëria në të gjitha trevat e saj shqipfolëse.Duke cituar vlerësimin nga Prof. S. Repishti, -“Jani Dilo i takon breznisë idealiste të RilindjesKombëtare, breznisë së Mit’hat frashërit, dhe të tjerëve si ai”. Familja Dilo vazhdon me Margarit dhe Qirjako Dilo, si dy shtylla të nacionalizmit të cilët diktatura nuk i mposhti. Ata janë të brumosur me kulturën e lashtë përparimtare, me kredon dhe edukaten familjare që- e drejta vetëm të bën të lirë, e të çliron nga çdo ankth e frike.. …kalvari dhe masakrat vazhdojnë këta dy vëllezër zhduken njeri pas tjetrit duke ju nënshtruar një detyrimi jete plot dhimbje dhe vështirësi. Tërhiqet vemendja, duke kujtuar se ka ardhur koha, që figura si Koço Ilia Dilo, dhe gjithë të tjerëve t’u jepen vlerësimi i duhur…Kthimi mbrapa në histori, apo kujtesa për figura të tilla si Çajupi, vendi nga jane vëllezërit Dilo, i bën ata me të drejtë krenar, si vazhdimësi i udhës kulturore dhe atdhetare të këtij Rilindasi të madh. Rrefyesi gërsheton dijet e lexuara me kujtimet e kaluara familjare. Homazhi për Prof .Dr.Safete.S Juka, si një figurë e madhe kombëtare, bëhet me një elokuencë por dhe me kërkesën që t’i bëhet nderimi i duhur me një pllakë në kujtim të gjestit të saj. Ajo la amanet që krejt kursimet e jetës së saj t’i shkojnë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë…..Një shkrim plot mbresa dhe kujtim plot dhimbje jep autori te ““Jemi shqiptarë” i thashë”. Kujtimet në atë ditë korriku vazhdon autori, në atë sallë gjyqi të mbushur me gjimnazistë, po zhvillohej një nga tragjeditë që dhe Shekspiri i madh do ta kishte zili…në emër të luftës së klasave luhej dhe vihej në lojë jeta e njeriut të pafajshëm. Kaosi i mendimit dhe i gjykimit ishte i pranishëm, të dukej vetja si te “Procesi” i Kafkës…..Ndjeshmëria fëminore ravijëzohet në lotët që mbulonin faqet e nipit, i cili ishte i pranishëm, po nuk mund të harronte zërin e të akuzuarit, kumbimin në atë sallë të zbrazët- “Mos ngatërro Atdheun dhe popullin me partinë. Atdheu dhe populli janë Shqipëria….” Këto kujtime janë dërmuese, por nuk duhet të harrohen, që e nesërmja kurrë të mos përsëritet. Si për ta përmbyllur këtë libër me shkrime vëllezërit Bardhyl & Eduard M. Dilo; ndalen në mbresat e udhëtimit “ Mrekullitë e Kosovës.”. Pas kthimit në atdhe pas shumë vitesh në emigrim, mrekullohen nga transformimet dhe evolimet që kishin ndodhur në vendlindje dhe kudo. Udhëtimi turistik në trevat e Kosovës miqësia dhe ngrohtësia vëllazërore me miq dhe dashamirës kosovarë, tregohen nga autorët me nota dhe ngjyra të ngrohta mbresëlënëse si për të treguar se nuk ka Shqiptari pa Kosovë e Maqedoni. Krenaria legjitime që ndjenë vëllezërit Dilo ishte e pamatë kur në stendat e Shtëpisë Muze të Prizrenit, ashtu si shprehen vetë na “priste” e na “përshëndeti” fotografia e patriotit zagoriot Mihal Harito, një ndër kryesorët e asaj Besëlidhjeje historike, fotoja e poetit sheperiot A.Z.Çajupi i cili pasohet nga theksimi që bën studjuesi Prof. Ramadan Asllani:-se Gramatikën e Ilia Dilos e ruan si libër të shenjtë për gjuhën shqipe. Gjuha është njësia matëse e një kombi të vetëm dhe koha do ta tregojë…
Në Varshavë,
pak ditë më parë, u mbajt një takim ndërkombëtar me rëndësi për kujtesën e
njerëzimit, ndërsa tek ne, nga shkaku i kujtesës së keqe, ka një krizë të
rrezikshme, nga që s’ditëm të përballemi me të shkuarën diktatoriale, me
pasojat e saj, me tetashmen e korruptuar e të vjedhur, që nuk sjell të ardhme,
por kthim të dëshpëruar pas.
Në Varshavë
u mblodhëm dhe folëm në senat ish të burgosur politikë nga të gjithë vendet e
Europës Qendrore dhe Lindore në samitin e kryetarëve të parlamenteve të këtyre
vendeve, duke filluar nga Polonia, vendi pritës dhe organizator, nga Humgaria,
Sllovenia, Kroacia, Sllovakia, Çekia, Serbia, Gjermania, Bosnja, Bullgaria, nga
Rusia dhe ish republikat e ish Bashkimit Sovjetik, Ukraina, Armenia,
Azerbaxhani, tartarë, etj.
Patjetër që
ishim dhe nga Shqipëria, ku nuk kemi dhe aq zë, i cili tradhëtohet gjithnjë e
më shpesh, .
Samiti i
Varshavës ishte organizuar nga parlamenti dhe senati i Polonisë me rastin e 30
vjetorit të zgjedhjeve të lira të vitit 1989, duke e konsideruar atë si “Vitin
e Lirisë së Popujve dhe Fitore të Fjalës së Lirë”, teksa tek ne nuk dime të
bëjmë zgjedhje, sepse na vetëzgjidhen ata që i çorodisin zgjedhjet për interesa
që “ikin në drejtim të pa ditur”, veç jo të vendit.
Në Varshavë
u shpalosën përvojat kolektive e vetanake nëpërmet fjalës dramatike të ish të
burgosurve politikë në perandorinë komuniste, e gjitha kjo për një njohje më të
gjerë e më të thellë të së shkuarës së përbashkët, për një përballje ndaj
sfidave të kohës moderne, që politikanët
e të gjitha vendeve të dinë të vepronë më mirë e më drejt, u tha atje.
Po këtu ç’bëjnë
politikanët tanë? Shihet dhe ajo që nuk shihet, por nuk po bëhet ajo që duhet…
.Por po
flas për takimet në Poloni, mbase ndihmohet dhe kujtesa jonë për më mire.
Të gjithë
të ftuarit si fillim shkruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u takuam zyrtarisht
me Ministrin Jacek Czaputowicz, ish i burgosur politik. Ju jeni ministrat e vërtetë, u tha ndër të tjera ai miqve nga bota
e persekutimit.
Më pas pritja
ceremoniale në Parlamentin e Republikës së Polonisë nga Kryetari i Parlamentit
z. Marek Kuchcinski dhe Kryetari i Senatit z. Stanislaw Karczewski, me
parakalimin e Rojeve të Nderit me flamur dhe shpata dhe himne, e gjitha në
nderim të qendrestarëve dhe heronjve në përballje me diktaturat.
Në radhën hijerëndë
të flamujve, në krye ishte dhe Flamuri Shqiptar.
Mes të
ftuarve të shumtë aty takuam dhe Znj. Mimi Kodheli, përfaqësuese nga parlamenti
shqiptar si dhe ambasadoren e Shqipërisë në Poloni.
Pastaj
dy seancat e samitit në senat, me dëshmi dhe ide, me dramacitet dhe hijen e
zhgënjimeve, me kundërvënie e shpresë, ku përhiteshin telat me gjëmba dhe
rrezet e ditës… teksa më vinte një si rrapëllimë, mos dëgjoheshin protestat e
Tiranës deri këtej? Jo, ishte zhaurima e butë e tramvajeje, të cilët në fushata
zgjedhjesh premtoheshin, por që nuk kanë nisur ende tek ne, janë harruar dhe as
që e kanë rradhën ata, madje as vetë zgjedhjet.
KUJTESA NË TË SHKUARËN:
Si të burgosur politikë të dikurshëm nga Shqipëria e sotme, së
bashku me Maks Velon, ishim të ftuar dhe unë me Edën.
Do të desha të thosha ca fjalë për Maksin, që sa do pak, e
di që marrin domethënie dhe tregojnë jo vetëm atë, por dhe të tjerët përreth,
shoqërinë, qëndrimin ndaj vuajtjes njerëzore dhe vlerave që krijohen, ku ai
është ndër më të shquarit. Maks
Velo është personalitet i kulturës tonë, krijues dhe veprimtar, me njohje më
përtej, në Europë dhe Amerikë, do të thosha. Arkitekt me profesion, me vepra të
njohura në Tiranë si “pallati kubist” i shkrimtarëve, për të cilin dhe u
kritikua dhe që do të ndikonte në dënimin e tij, piktor ndërkohë, i veçantë, pararendës
i modernes, ku përzihej antropologjia shqiptare me avanguardizmin europian,
tradita me risinë, “njolla e zezë” e artit me fatin… veprat e tij në pikturë do
të digjeshin me vendim gjyqi, si abstrakte, që nxinin realiten socialist… te
Maksi ka dhe muzikë, ai ka marë mësime pianoje që nga fëmiania, muzikë të
heshtur dhe linja e gjeste valleje të ngrirë e ajo përzihet me marrshet funebre
të kohëve të mëpasme ashtu si dhe rrëfimi i tij, i shndërruar në letërsi, prozë
dhe poezi dhe dokument.
`Bashkëvuajtës me të, në të njëjtin burg, në Spaçin e
tmerrshëm, ku vazhdimisht revolta e dikurshme e ’73 e trandëte tokën nën këmbët
tona, Maksin e njoha atje, ku edhe pse i burgosur, spikaste aristokracia e tij,
qoftë dhe në hutimet në rresht apo në humorin e zi. Edhe në të ngrënë në mencën
e ferrit, kishte qytetari. Dinjitet në përballjen e urisë kombëtare Brenda
telave me gjëmba.
Edhe aty me Maksin bisedohej për artin, librat dhe jetën dhe
antijetën, për tiraninë dhe neverinë e rënies morale përreth, vjedhjet dhe
spiunimet dhe injorancën shtetërore, e shenjuar me gardianët e deri lart. Si
artikekt ai thirrej në përmirësimin e mjedisit, që ç’mundej, e kthente në
dobinë e të burgosurve.
Kujtoj që në burg unë kisha maninë t’i ruaja tregimet dhe
poezitë që lexonim në revistat që na lejoheshin, i grisja prej tyre, që të mund
t’i rilexoja kur dilnim nga miniera, nga puna e rëndë prej skllavi. Fletët i
bashkoja, ia jepja këpucarit të burgut të m’i qepte me gjëlpërën e trashë të opingave
dhe pastaj Maksi u sajonte kopertinat, tjetër vepër kjo me “mjetet rrethanore”,
me një figurinë nga revistat, me gërmat që i priste nga gazetat, I ngjiste një
nga një duke krijuar titullin e veprës, emrin e autorit. Ende ruaj dy antologji
të tilla, një me poezi dhe një tjetër në prozë, Maksi më bëri një kopertinë
elegante për dramën “Jerma” të Lorkës, po kështu dhe me pjesët e romanit të
mëvonshëm të Kadaresë “Dosja H”, botimi i parë i së cilës iu bë në burg, nga
ne, unikal, vetëm në një kopje, që ia dhurova Kadaresë pas burgut.
Maksi në liri bëri hakmarrjen më të bukur, me vepra dhe art,
ekspozita pikture brenda dhe jashtë vendit, me albume e studime, poezi e
tregime, që kanë tërhequr vëmemedjen dhe janë përkthyer dhe botuar dhe në vende
të tjera.
Maksi e shohim në ekranet e televizorit, në debate e
protesta, në avanguardë, por dhe të tërhequr, të zhgënjyer, të urtë, por dhe
shpërthyes befas, i acaruar me gjithçka që i duket e padrejtë.
Ndërkaq Maksi udhëton shumë. Ftohet si ish i burgosur dhe si
artist, që tashmë i janë bërë një e vetme. Përvojë dha art.
Po shkonim në Poloni, por duhej të ndërronim avion në Vjenë.
– Të tjerë vuajtën burgun dhe të tjerë bëjnë festën, – i
thashë pa të keq znj. Jonila Godole, veprimtare e kujtesës, të cilën e takuam rastësist
në aeroport.
Para ca ditësh kishin përkujtuar me nderime dhe bujë dy
revoltat tona, në burgjet e Spaçit e të Qafë Barit, të vetmet në të gjithë
perandorinë komuniste, e pikërisht atë,
Maksin, arkitekt në burg, që mund të jepte ide të vlefshme më mirë se kushdo se
si mund të shndërrohet në muze, kishin harruar ta ftonin, edhe mua, që atyre
qosheve infernale të burgut kisha shkruar poezi, ca dhe të bëra me mend në
fillim, që i fshihnim vrimave, në kashtën e dyshekut apo nën tokë, madje pata
fatin t’i nxjerr poezitë para se të dilja dhe vetë nga burgu, i kam botuar
shumicën dhe janë përkthyer. Në revoltën e Qafë-Barit isha Brenda. Kam shkruar
dhe një libër mbi 500 faqe për burgun e Spaçit, “Rrugët e ferrit” dhe po aq për
Qafë Barin “Ferri i çarë”.
Natyrisht në ato manifestime përkujtimore në Spaç e
Qafë-Bari ishin bashkëvuajtës nga tanët, miq plot, dhimbja jonë dhe ne u ndjemë
së bashku me ata dhe i mbartim si shqetësim dhe atje ku po shkonim. Në
Varshavë.
Aspak nuk i harrojmë ndryshimet e vendit për mirë dhe çështë
bërë për ne, jo pak, dimë të jemi mirënjohës, por të burgosurit shqiptarë kanë
bërë shumë e më shumë për vendit, themele në baltë dhe vepra, kujtes:e dhe art
dhe shpërdorimi i të persekutuarve të diktaturës është shpërdorim i lirisë, I
ndërgjegjes, i kohës dhe i vetes. Sipas një shkrimtari nobelist,
i qenë dhe në kampin e Aushvicit, çdo qeveri, institucion e individ, kuptohet se
ç’janë, nga qendrimet që mbajnë ndaj vuajtjes njerëzore, “burgut”, tashmë të
shndërruar dhe në kulture, po sipas tij.
Pak a shumë biseda të tilla po bënim me Maksin, por kishim nevojë
për ca qiell më shumë, që vetëm avioni na i jepte, Pegasi modern prej duralumini.
Sa alumin kemi nxjerrë në burg? Bakër më shumë, pirit i përzier me flori. i
gjithë për të tjerët, i vjedhur…
E shikoja me adhurim Maksin, kishte një si re të bardhë mbi
krye, leshrat e zbarthura, në moshën e thyer të burrit, trupmadh, diçka mes
Hemingway-it dhe Anthony Quinn, me çantën e lëkurës mbi sup, sportiv, ashtu siç
mund ta ndeshim duke vrapuar në parkun e Tiranës, edhe pse 84 vjeç, i urtë si
një akademik, gjaknxehtë si ai që ka të drejtë, artist dhe në gjeste, bisedon dhe
për grate ashtu si për pikturën dhe
artet.
Megjithatë dhe midis reve lart po flisnin dhe për burgun, ferri
ngjitet dhe atje ku s’e prêt, për shoqatat e shkatërruara të të burgosurve, për
krizën shqiptare, zgjedhjet pa zgjidhje, zgjidhjet pa zgjedhje, politikën,
shpërdorimin e vujatjes të mijëra e mijëra të persekutuarve, edhe
instutcionalisht, edhe parlamentarisht, edhe presidencialisht, edhe nga ne
vetë, nga ata si ne, që duhej të na përfaqësonin, përtej narcizizmit të
përgjithshëm, biznesit me vuajtjen e të tjerëve apo persekutimin që vazhdon me
format e një demokracie trashanike, me korrupsion të përditësuar, edhe moral…
dhe buzëqeshim hidhur.
KUJTESA NË TË ARDHMEN:
Në aeroport “Frederic
Chopin” në Varshavë na pritën befas te salla VIP, pa asnjë radhë për pasaportat,
siç duket ne i kishim kaluar radhët e gjatë që më parë, ato të të dënuarve,
tani vazhdonte mirënjoja edhe në vend tjetër e nga të tjerë. I them këto, je se
ne e donim, por shoqëria jonë duhet të dijë të nderojë… vuajtjen si dhe
vetveten.
U takuam me të tjerë si ne, nga Europa Qendrore e Lindore.
Mikrobuzin tonë rrugëve të gjera të Varshavës, mes blerimeve “qytetare”
gjithandej, e paraprinte makina e policisë. Prapë me policë? Për të na ruajtur,
dikur si “të rrezikshëm”, tani nga “rreziqet e rrugës”.
Nga “Regent Hotel” shkuam në “Muzeun e ushtarëve të mallkuar dhe të burgosurve politikë të Republikës
Popullore të Polonisë”. Brenda në Varshavë, në qendër a afër saj. Ushtarë
të mallkuar apo e përktheva gabim? Që këtu fillon dënimi i diktaturës. Telat me
gjëmba, porta të larta, qeli, por me tualetin brenda. Muri i pushkatimeve, kurorat
me lule. Nën tokë qelia e varjeve. Deri në vitin 1956, pastaj komunizmi polak u
zbut, veç në Shqipëri mbeti diktaturë e egër staliniste, një gjysmë shekulli
paranojë me Enver Hoxhën.
Autobuzët komodë me makinat e policies para dha pas ndalënnë
“Kështjellën Mbretërore”. Dreka me gjithë të ftuarit nga Europa. Në mbrëmje
në Teatrin Wielki, Opera Kombëtare Polake.
Ndër më të mëdhatë në botë. Shkallë mermeri, kolona, katet e llozhave. Shoh programin: “Moniuszko – Mazurka nga opera “Halka”…Fryderyk Chopin, Fantazi… Górecki, “Tre
valle për orkestër..”. Vezullime të ylberta dritash,
duartrokitje të gjata.
Nga burgu në opera. Nga kujtesa e tronditur në muzikë
qiellore. A ka patur në Tiranë ndonjëherë shfaqje për spektatorë të tillë?
Nëpërmend… kujtoj drama të tjera.
Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Polonisë Maksi tregoi
një ngjarje me të burgosur që i kishte njohur, një grup armiqësor, i sajuar me
agjentë polakë, që prej torturave pranuan, ndërsa kryetarja e grupit, një grua
polake, e martuar një Shqipëri, nuk pranoi, Qeveria polake atëhere mbajti peng
një anije shqiptare në Gdans, në port, o lironi qytetaren time, – iu drejtuan
me ultimatum qeverisë shqiptare, – o… po qytetarët shqiptarë kush mund t’i
mbronte nga qeveria e tyre, as avokat s’kishte, s’lejohej…
Edhe në Senat fjala e Maks Velos bëri përshtypje. Mes
duartrokitjeve ai u ngrit dhe shkoi në krye, u dhuroi Kryetarit të Parlamentit
dhe Kryetarit të Senatin nga një album të vetin, shenja këto që në Shqipëri
vuajtjen ai e kishte shndërruar në kujtesë arti, në vlerë për të gjithë.
Dhe unë në tre minutat e mia fola për poezitë e burgut si
dëshmi dhe për revanshin e nostalgjikëve të komunizmit, të oficerëve të
diktaturës, të konvertuar, dhe e mbylla fjalën time duke thënë se në Shqipëri
nuk është aq i madh rreziku i rikthimit të komunizmit, sepse nuk ka ikur rrënjësisht,
gjendet në mendësi dhe bëma, në simbole dhe tekste…
Shumë nga folësit cituan dhe papën polak, Shenjtin Gjon Pali
II, e citova dhe unë, i pari papë që ka vizituar Shqipërinë, thashë, në dy mijë
vjet krishtërim dhe Shenjtëria e tij porosit se nuk na duhet një demokraci pa virtyte. Ai u dha zemër polakëve dhe
jo vetëm, që të guxonin të ngriheshin. Dhe Muri i Berlinit, që ndante botën dhe
njerëzit u shemb. Ra dhe perandoria komuniste.
Po në mjediset e parlamentit, të gjithë së bashku pastaj, vizituam
ekspozitën “Shtypit klandestin” në komunizëm, broshura, libra, bojra, makineri
dore, gazeta e deri te Solidarnosti.
Dhe në Shqipëri kanë shpërndarë trakte, kanë guxuar. Ne bëmë
dhe një letërsi të fshehtë dhe krijuam lexuesin tonë të fshetë në burg. Por që
të kujtohesh te ne, zakonisht o duhet të jesh i huaj, o i pushkatuar.
Pasdite Maksi dhe unë ishim të ftuar në Universitetin e
Varshavës, u intervistuam për studentët nga padagogu Adam Balcer, dinte dhe
shqip.
Maksi paraqiti nga grafikat e tij, një golgotë vuajtjesh, kryqin
dhe monstrat e dhunës, mundimin e qendresës, një cikël marramendës, estetika e çgjunjëzimit
krenar, me shenjtëri njeriu…
Unë fola për gjuhën në diktaturë, se si u godit gjuha
liturgjike, teksa po sundonte gjuha e ftohtë, ajo sloganeve dhe e urrejtjes si
draper dhe çakan dhune, etj, etj.
Shëtitjet e fundit në Varshavë. Andej nga Qyteti i Vjetër, i
rrënuar i tëri gjatë Luftës II Botërore nga bombardimet dhe i ringritur siç
ishte, me rrugët me kalldrëm, me kishat. Edhe Tirana jonë, modernizuar dhe bërë
metropol i Ballkanit, duhet ta dojë më shumë vetveten e hershme, rrugicat, urat,
ngrehinat, teatrin, shtëpinë e Musine Kokalarit, etj, etj, ta ruajë fort
kujtesën e saj prej guri.
Eda gjeti Kishën e Kryqit të Shenjtë, futemi këtu, na tha…
ku është murosur zemra e muzikanitit të madh, me kërkesën e tij, teksa vdiste
larg. Vetëm zemra, se trupi i prehet në Paris.
Polonia ka zemrën, po, po ka zemër të madhe Polonia plot me dashuri
dhe muzikë, me art dhe kujtesë zëmre, me poetë e shkrimtarë nobelistë, ka një
popull heroik me histori, me kulturë të fuqishme katolike, europiane, me njerëz
të zakonshëm gjithë edukatë e dinjitet, sheshe
të bukur e të pastër, parqe natyralë pa kufi, dritë nga qiell sublim verior.
Dhe më vjen zëri i tim eti që thoshte se Shqipëria është
krijuar për të plasur zemrat e shqiptarëve, e ka thënë Dedë Gjo Luli, shtonte.
Ndjeva rektima të shpeshta, duhej të ishin emocionale. Përsëri
në sallën VIP të aeroportit “Frederic Chopin” në Varshavë, sikur të ishim brenda në zemrën e Shopenit. Teksa pinim çaj,
Maksi po na fliste për “Pllakatin Polak”, që është shumë i arrirë, ndoshta më i
suksesshmi në botë dhe mua befas në etazherin e madh përballë, mes librave të
shumtë më kapi syri një album pllakatesh. E nxora prej andej dhe po e
shfletonim. Maksi na tregoi nja dy autorë, i kishte njohur, madje dhe i kishte
shoqëruar gjatë vizitave të tyre në Tiranë. Teksa na shpjegonte linjat, gjetjet,
kumtet, ngjyrat, shoqëruesja polake tha se po mësonte prej Maksit dhe për artin
polak dhe se ku shkoi, veç kur u kthye duke buzëqeshur e i tha Maksit se albumin
mund ta merrte si dhuratë nga aeroporti.
Avioni doli sipër reve të bardha në qiejt e Polonisë.
Zbritëm në Vienën perandorake dhe, pasi humbëm avionin, në fakt ai na humbi ne,
ndërruam disa aeroporte për të ardhur në Tiranën e pasmesnatës, me gjurmat e
protestave rrugëve.
Taksia kaloi pranë ambasadës polake dhe m’u nëpërmend takimi
me ambasadorin Karol Bachura, që pasi na dha kartvizitën e tij e unë i thashë
që s’kam, ai u përgjigj: s’ka gjë, ju jeni vetë kartivizita e Shqipërisë.
E kishte fjalën për të përvuajturit, ish të burgosurit
politikë. Po, po, por ne jemi kartvizita e humbur…
*Diciturat e fotografive:
1- Ne ekran e senatit duke folur,
2- Me Maksin te Muri i pushkatimeve ne burg.
3 me Ministrin e Jashtem te Polonise,,ish i burgosur politik, z.Jacek
Czaputowicz
4- Ne Teater Maks Velo e Eda Zhiti
5 Ne Kishe, ku eshte zemra e Shopenit.
6. Ne Varshave, qyteti i vjeter.
SHKRUAN:GANI
VILA-Drejtori i Televizorit të Shqiptarëve të Amerikës/
Pavarsisht arsyeve dhe kohës përse jami larguar,po thuaj
se të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat në forma e mënyra të ndryshme kanë
mbajtur dhe vazhdojne të mbajnë lidhje me vëndlinden e tyre.Një nga fushat më
të rëndësishme për mos asimilimin e
diasporës në mërgim krahër ruajtjes të gjuhës shqipe është edhe ruajtja e
vlerave në familjet tona të traditave dhe zakoneve më të mira shqiptare kudo ku
jetojnë në emigracion. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fund shekulli i
nëntëmbëdhjet dhe deri më tani në çerek
shekullin e njëzet e një, të ardhur dhe të lindur këtu jetojnë mbi një milionë
shqiptaro-amerikanë.Një pjes e madhe e emigranëve jo vetëm që kanë përjetuar fatin e keq të largimit jashtë
dëshirës nga vëndlindja,por këtë dhimbje e ndodhi masive së bashku me traditat
shqiptare ja u kanë përciell dhe trashëguar fëmijëve të tyre brez pas brezi.
Një nga fushat e trashëgimnisë të kombit tonë është që dhe festat fetare të
festohen gëzueshëm familjarishtë me miq e mysafirë cdo vit jo vetëm në
vëndlindje por edhe në emigracion. Çdo zonë në vëndlindje ka shenjtorët e saj
mbrojtës që përkujtohen në ditën e tyre të shënuar. Kështu Mali i Kojës së Malësisë
së madhe më datën 13 Qershor të cdo viti feston Ditën e Shna Nout.( Shen
Antonit). Këtë vit kjo festë për Kojasit si në vëndlindje dhe në mërgim do të
jetë e vecantë,pasi në Famullinë e Kojës më 13 Qershor 2019 me financimin e dy
bijëve të Kojës donatorë dhe biznesmen të suksesshëm Tom Fran Ivanaj me banim
në Kanada dhe Kol Gjoni Ivanaj me banim në Michigan dhe me mbështetjen e Shoqatës të Kojës do të
ngrihet në ambientet e famullise së Kojës truporja e Shna Nout.
Me këtë rastë shumë banorë me origjinë nga Koja do të
udhëtojnë nga mërgimi për në Malësi për
të marë pjesë në këtë eveniment.Ceremonia e këtij aktiviteti do të nis
me fjalën përshëndetëse të famullitarit të kësaj kishe Patër Pashko
Gojçaj.Pastaj Ipeshkëvi i Tivarit Imzot Rrok Gjonlleshaj do të mbajë meshën për
ngritjen e monumentit të Shna Nout.Më andej do të mbahet ceremonia e zbulimit të trupores dhe do të
shtrohet dreka e rastit e kojasve bujarë. Lidhja me vendlindjen e Kojasve që
jetojnë në mërgim,me krijimin e shoqatës është bërë më shëmbëllore,pasi krahës
ndihmave në fusha të ndryshme që bëjnë si individ për të afërmit e tyre në
vëndlindje,Shoqata Koja me rastin e
shenjterimit të Nënë Terezës në 4-
Shtator -2019 ngritën në hyrje të kishës truporen e saj. Truporja e Shna Nout
është i dyti investim relativisht në një kohë të shkurtër. Afër me Kishën në
qëndër të fshatit të Kojës kohë më përpara është ndërtuar edhe obelisku kushtuar 7 dëshmorëve
të rënë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911 si dhe busti i
udhëheqësit dhe luftëtarit të betejës në Deçiq në vitin 1911 Pretash Zeka Ulaj.
Por me ngritjen e truporeve kushtuar Nënës së dashurisë,Nënë
Terezës dhe Shna Nout këtyre figurave të shenjta,krahës respektit dhe
madhështisë që ato sjellin,në thellësinë e tyre ndër të tjera lexon edhe
ruajtjen e Kojës nga asimilimi global,të hitorisë së saj të lavdishme,të
djersës,mundit dhe gjakut të derdhur.Deri tek
detyrimi i kojasve të larguar në mërgim që tju
përulen me dashuri,respekt dhe mirenjohje atyre pak
familjeve ,për ata banorë që punojnë dhe jetojnë që e mbajnë hapur derën e
nderin e Kojës e që mbajnë gjalle dhe i
japin jet asaj. Eshtë për tu veçuar se
Shoqata e Kojës me qëndër në Michigan jo vetëm që ka mbështetur ngritjen e
trupores të Shna Nout,por me këtë rastë do të celin për herë të parë fillimin e
Logut të Kojës me synim që ta organizojnë logun më 13 Qershor për çdo vit duke
e kthyer atë në traditë sidomos për brezat që vinë.Në Logun e Kojës këtë vit
ndër të tjerë është e ftuar këngëtarja Marija Lajçaj dhe Këngëtari Legjendar,”
Gjenerali “ i këngës Kosovare Ilir Shaqiri. Edhe pse në dukje këto
aktivitete duken gjera të vogla e të
kufizuara sipas zonave,apsolutisht ato janë vepra të dobishme,arritje e ushqime
që rritin ndjenjat shoqërore e influencojnë pozitivishtë në nxitjen e bashkëatdhetarëve shqiptar kudo
që jetojnë jashtë vëndlindjes për të bërë diçka si individ ose të bashkuar që
të mos harrojmë rrënjët tona.
Monsinjor Oroshi – ju sot zeni vendin e
shkelqyeshem në historisë e Shqipnisë/
FJALIMI QE U MBAJTE NGA DR. HALIM BEGEJA*/
I
nderueshmi Kryetar i Ceremonisë,
Të nderuem fetar, Zoja e Zotni
Gjindemi sot ketu të mbledhun perpara kryqit të
Krishtenimit, i cilli i lutun e i nderuem si shqiptar, duhet t’a kishte vendin
ne Shqipnin’ e Shqiptarevet. Mirepo atje kisha, xhamia dhe teqet i shkatrroi
dhe i mbylli te gjitha dora e zeze e komunizmes.
Sot vendi yne emrohet (vetëshpallet) si vendi i
parë atheist, padyshim i pashembull në bote dhe as qe do te kete shembull
tjeter per gjer sa kjo bote te kete jete.
Sot ketu si shqiptarë me në krye vlleznit t’onë
katholikë po i deshmojme botes mbare se nuk asht populli shqiptar ay qe ka
zgjedhe rrugen e atheizmes, por asht nji klike komuniste, e cila me anen e
pushkes dhe te çdo turture çnjerzore asht versul per kontra popullit shqiptar,
me qellim që ta xhveshi kete nga çdo besim dhe traditë të bukur e të ndershme.
Prandaj inagurimi i ksaj Qendre te Kryqit të
Krishtenimit, mu ne zemer të New York-ut, dhe si e para Kishë Katholike
Shqiptare në botë asht nji nderim i madh per të gjithë ne shqiptarët, që e bamë
të mundeshme që kete misjon të denje fetar e patriotik t’a shofim te realizuem,
e, qe në krye te ktij misjoni shkelqen figura e DOM ZEF OROSHIT me
besimtaret e tij dhe ndihmen e madhe te Shoqates Katholike Shqiptare n’Amerikë.
Per gjatë shekujve raca shqiptare asht njoft nga
te gjithë popujt e botes si race krenare, trime, fisnike dhe e pajisun me
cillsina shoqerore, që, siç e dijmë, permenden neper libra me admirim e respekt
nga shkrimtarët e huej të permendun.
Mendesija e shkelqyeshme e races shqiptare arrijti
deri në Kathedren e Shenjtë: në kryesine e Katholiçizmes botnore: gjith’ashtu
fuqija e shkelqyeshme e races s’onë arrijti te administrojë të jetë dorë e
fuqishme jo vetem e Atdheut T’one, por edhe t’i shkoje ne ndihme krishtenimit,
qe randë e kercenonte fuqija e forte botnore (e atehershme) otomaneve.
Kjo asht koha e perjetesueme me emrin e shqiptarit
te Madh dhe katholikut te pashembull: SKENDERBEUT.
Mirë po madheshtinë e races T’onë e ka luftue shum
randë fati. Gjergj Kastrioti vdes!
Vdes atehere kur populli Shqiptar dhe mbare bota
kish nevojen e Tij.
E ne fakt nga kjo kohë Skanderbejane e gjer me sot
perdja e zezë e ka mbulue truallin shqiptar.
Me qindra mijra vriten e persekutohen vetem sepse
kerkojne me ruejtë emrin e Shqyptarisë si në pikpamje shoqenore ashtu dhe
toksore.
Te tjere qindra mijrash shterngohen të braktisin
Vatren Shqiptare me qellim qe te mbajne gjallë fenë dhe kombesinë dhe kështu
qysh ateherë iu deshmue botes se huej se shqiptari nuk i pranon prangat e
roberise Otomane.
Katholike e Orthodhokse t’asaje kohe – u strehuen
n’Itali dhe sot, siç e dijmë ata shqiptarë arbreshë qendrojnë me gjuhë e zakone
shqiptare a thue se janë lind e rrit ne token shqiptare prane, atyne
baballareve te traditave shekullore.
Institutet fetare dhe klubet shoqerore, jane mjeti
kryesor per t’iu pergjegj nevojave kombtare e fetare: e sot per t’iu pergjigj
terrorit komunist, qe furishem sulmon racen shqiptare.
Prandaj zemra e shqiptarit te vertetë gufon kur
ndigjon ose shef, siç ne po kemi rast me pa sot te realizuem blemjen e Qendres
Katholike, randesija e se cilles, perveç asajë fetare, ka ate randesi kombetare
qe ngroh zemrat e te gjithe shqiptarevet pa dallim feje.
Jane qendrat fetare qe e kane mbajtë n’armoni e te
bashkuem racen shqiptare të të tre besimeve: jane keto Qendra fetare qe e kanë
ba të mundeshme çeljen e shkollave shqipe dhe qe i kane dhane hov perparimit te
gjuhes shqipe dhe ne menyre efektive kane dhane kontributin ma te madh ne çdo
ndermarrje per lirine e Shqipnisë.
Motra dhe vllezen katholike!
Po t’a lejonte rasti dhe koha do te flitsha shum
gjate per katholiket e sakrifikuem per Kombin e Atdheun t’onë, mire po ketu nuk
kemi kohe as emrat e tyne te permenden, sepse janë me mijra të shtruem
n’Altarin e Kombit, janë n’atë Altar që janë shkrue me gjakun e tyne fjalet:
“Te sakrifikuem per lirine e Shqipnise”
Prandaj motra dhe vllezen katholike, ju zeni
vendin e shkelqyeshem të historisë së Shqipnisë.
Ju jeni bijat e bijt e atyne qe jane ba fli per
Atdhe e Fe: ju jeni bijat e bijtë e atyne qe i kane dhanë dritë e lulzim
Shqipnisë, e ju vetë, sot, jeni po ata bija e ata bijë që keni sakrifikue
gjith-shkafin per të ruejte lirine e vertetë të popullit shqiptar.
Perpjekjet e katholikeve per lulezim e perparim te
races s’one jane te lashta: mjafton ketu t’iu permend se në vitin 1493, mbas
pak vjeteve te zbulimit te Shtypshkronjes nga ana e Gutenbergut, afer Shkodres
ndertohet shtypshkronja, ku u botue per heren e pare “Meshari Katholik” ne
gjuhen shqipe nga Dom Gjon Buzuku.
Mos harroni jo vetem ju, po te mos harrojme te
gjithe ne, se shkollat e para shqipe jane nga ana e katholikeve: ajo e Pllanes
ne 1638 dhe ajo e Blinishtit ne 1639.
Shkolla Franceskane e 1861 e qe ne krye te sajë
arrijti në 1902 katholiku dhe Patrioti i Madh Pater Gjergj Fishta, u ba gurra e
pashterrueme per kulture dhe racen shqiptare: ajo shkollë nxori bijtë e denjë
të Kombit si Pater Anton Harapin, i cilli si burre i burrave vdes nga plumbat e
trathetareve komuniste, te cileve iu tha: “Gjaku i em do të sherbejë me rrit
filiza të reja shqiptare, qe do te jene shqiptare si unë.”
Ne 1912 Shkodra, kishte akoma trupat malazeze si
dhe fuqitë nderkombetare. Shkolla Franceskane ishte ne ndertesen e Qendres
Katholike në Shkoder, ku kampaneli dominonte pamjen e krejt Shkodres.
Pater Gjergji trim, siç ishte, e patriot i Madh i
çoi fjalë NDOK GJELOSHIT dhe i tha që flamurin e Shqipnisë t’a ngjiste mu në
maje të kampanelit. Kur Koloneli ingliz i tha Pater Gjergjit “se atehere do
t’a gjuejmë me top Flamurin Shqiptar”.
Pater Gjergji, pa u mendue iu pergjigj: “Ju
falemnderes per nderimin qe po i bani Flamurit Shqiptar: atij me te vertetë i
ka hije m’u pershendetun me topa.”
Flamuri valoj në Shkoder dhe Pater Gjergj Fishta
nga ajo dritare e Qendres Katholike, qe ishte kundrull kampanelit me Flamurin
Kuq e Zi shkroi kangen e pavdekshme te Flamurit.
“Porsi fleta e Ejllit të Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnis
E therret bijt e Kastriotit
M’u mbledhe t’tanë n’çeta t’ushtris…”
Homeri i Shqiptarvet (Fishta) e leshoi zanin e tij
nga Qendra Katholike në Shkoder, e cila sot nuk besoj te kete ndryshim me
gjendjen qe ndodhemi ne ketë Qender Katholike, prej kah zani i katholikeve
shqiptarë, me në krye patriotin e flaket DOM ZEF OROSHINna therret, qe te
bashkohemi per të ba te të mundeshme, qe nepermjet vllaznimit shqiptar të
mundemi me ruejtë ndjesitë fetare e kombëtare.
Me ruejt ate çfarë na lanë trashegim te paret
t’onë.
Ajo asht sot Qendra Katholike e para në botë,
sepse të gjitha kishat, xhamijat dhe teqet i mbylli regjimi komunist ne
Shqipni.
Le t’a quejme edhe qendren e shqiptarevet të lirë,
prej kah të flladisi era e lirisë, per të cillen jemi shtrengue te strehohemi neper
vendet e botes se lire.
Me kujtohet te kem ndigjue se kur- u themelue ne
Shkoder Kisha Katholike prane kalas per nderin e Zonjes se Shkodres, muslimanet
shkodranë, kishin dhurue gjysen e shpenzimeve’duke thane se ajo “Kishe na
perket të gjithe neve shkodraneve”.
Shpirnisht kam bindje se me gjendjen qe ndodhemi
sot kjo Kishë Katholike ne New York i perket të gjithe shqiptareve ne botë,
sepse ne kete institut fetar do te vlojë fryma e shqiptarit te lirë.
Pra le t’urojmë me gjithe zemer qe “Qendra Katholike
Shqiptare n’Amerike” te kete sukses ne misjonin e saje fetar e kombetar dhe
njikohsisht te bahet qendra e dashamiresisë, asaj dashamiresije Fishtjane, që
kur korrespondenti Ingliz e idhnojë per disa pyetje At Gjergj Fishta iu
pergjegj: “Besë e nder e burrni e mos na lasht Zoti kurrë pa Myslimanë”.
Por tham se edhe neve myslimaneve mos na lasht
Zoti kurre pa te krishterë.
Ne si Organizata Balli Kombetar, qe kemi nderim e
respekt te veçantë per te tri besimet që ndodhen ne Shqipni, urojme qe kjo
Qender Katholike te vazhdojë frymen e desherueme nga i gjithe populli shqiptar,
qe pret n’agoni ristabilizimin e themelimin e kishave, te xhamive dhe te
teqeve.
Duke iu urue me gjithe zemer çdo sukses, iu tham
edhe me gjithe zemer juve katholikeve nisjatorë:
Rrofshi sa malet!
Rrofte Shqypnija!
* Shënim: Shkrimi i mësipërm në fjalë, është marrë
nga libri në dorëshkrim: “Mons.
dr. Zef Oroshi” (Jubileu i 50-vjetorit të meshës së parë në SHBA), që
përfshin një përmbledhje të zgjeruar të shkrimeve, studimeve, fjalimeve në aktivitetet me profil atdhetar, publicistik dhe
dorëshkrimeve të karakterit historik, gjuhësor, kulturor, patriotik, fetar,
enciklopedik etj., të shkruar në vite e kohë të ndryshme nga Monsinjor Oroshi
dhe të tjerët për te, të cilat i përzgjodha dhe përgatita me
shumë kujdes dhe dashamirësi për botim. (Tomë Mrijaj)
*(Marrë nga revista Jeta Katholike
Shqiptare, New York, vjeti 1970, Nr.1-2.,)
Ah MARY, Mary, nga Vorri do t’ ikshe ba me dijtë shka ngjet sot në Shqipni…/
Sesi e shikon syni i një Mikeshës së huej Popullin
Shqiptar dhe Shqipninë e Kastriotit, e tregon libri i së Nderuemes Mary Edith
Durham me titull “Brenga e Ballkanit”. Ajo na tregon që në ditët e para që
shkeli në Token Shqiptare se i perket Maleve e Bjeshkëve…
Rrethimi i Shkodres ka fillue me 20 Tetor 1912 dhe asht
mbyllë me 23 Prill 1913. Kjo luftë asht kenë nder ma të mnershmet e kohës
moderne, ku per mbrojtjen e Shkodres askush nuk ka kursye as jeten e vet dhe,
as të trashigimtarëve të shtrenjtë të Rozafës heroike.
Edhe Kisha Kathedrale u kthye në streh per sigurimin e
jetës së Popullit trishtuem…Vetem gjyle fluturonin në qiellin e zymtë të Shkodres së
rrethueme nga malazezët vrasës.Me 10 Nandor 1912 në këte luftë u fut edhe Serbia. Në
ndihmë të Hasan Rizasë erdhi Esat Pashë Toptani. Si drejtues lufte Hasan Rizaja
ishte i pergatitun. Me 29 Dhjetor 1912 u zhvillue edhe sulmi i fundit serbo
malazez, ku Shqiptarët treguen veten të pathyeshem.
Shkodra u mbrojt nga Shqiptarët. Hasan Riza Pasha e pau
se Shkodra nuk shkelet, dhe u deklaroi Shkodranve se, krahas flamurit turk, në
Kala Rozafat duhet ngritë edhe Flamuri Shqiptar, që të kuptohet lidhja e
Shkodres me Vlonen, dhe malazezët të pranojnë edhe ata Pavarsinë e Shqipnisë me
Shkodren e Lirë… U caktue edhe data 31 Janar 1913 per me ngritë Flamurin në
Rozafë si, dhe një sulm i forcave të Garnizonit Shkodres kunder serbo –
malazezëve. Po, plani deshtoi! Hasan Riza Pashen e vrane sa doli prej Esat
Toptanit… Koha provoi se Komandanti turk kje ma besnik se Esat
Pasha i Toptanve të Tiranës!
Mis Durham shkruente: “Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy
sherbëtorë të Esat Pashës, lavdoheshin ma vonë per vepren që kishin ba!”
Komanden e mori Esat Pasha dhe pa kalue 6 muej, filloi marrveshjet me malazezë
per dorzimin e Shkodres… Me 23 Prill 1913 Esati nenshkroi dorzimin e Shkodres
mretit Nikolla, dhe ai vetë u terhoq… Shkodra ju shit anmikut shekullor e
tradhtueme nga Esat Pashë Toptani… Që mbas 106 vjetësh po na del edhe ky
“hero” perbrijë Haxhi Qamilit, Enver Hoxhes, Ramiz Alisë… Kam frikë se
“historianët e prof” tanë dikush po na i drogon! Kjo pra asht “bashkjetesa
paqsore”!
Siper Vorrezave t’ Heronjve, per me rritë lulet e “rilindjes,
duhet me.., hjedhë pleh”…
Refat Gurrazezi – 15 qershor 1894, 14 Gusht 1979/ Nga Idriz LAMAJ*/
Shumë atdhetarë të njohur të mërgatës i mbyllen sytë në varfëri të madhe, pasi i sherbyen kombit dhe kulturës kombëtare për dekada me radhë. Disa prej tyre u kujtuan me ndonjë shkrim modest, e disa të tjerë i mbuloj pluhuri i harresës dhe nuk ju dihen as varret. Një prej tyre, i cili i sherbeu me penë çështjes kombëtare për 60 vjet dhe vdiq në skamje të thellë ishte Refat Gurrazezi. Ai lindi me 15 qershor të vitit 1894 në katundin Gurrazez të Tomorricës, rrethi i Beratit. Ai erdhi në Amerikë kur ishte 22 vjeç; erdhi me ëndrën për të bërë prokopi dhe përfundoi në sherbim të atdheut, ku shpesh i mungoi edhe buka e gojës. Vitet e para Gurrazezi punoi në Detroit në një fabrikë dhe banoi në një hyrje të vogël bashkë me tre shokë. Si tashi më kujtohen fjalët e tij: “Nga rroga e vogël që merrja pagueja pjesën e qirasë, ushqehesha, dërgoja diçka në Shqipëri dhe ndihmoja Vatrën ”. Kohën e lirë, pas punës së rëndë, Gurrazezi e kalonte duke lexuar e studiuar çdo gjë që kishte të bënte me Shqipërinë. Për një kohë shumë të shkurtë ai e përvetësoi stilin e shkrimit të Faik Konicës në një mënyrë aq të përsosur sa pak kush mund të dallojë formën e shkrimit të tij nga shkrimi i Konicës. Ky burrë i heshtur nga natyra, me sjellje fisnike, i dashur, anëtar i palodhur i “Vatrës” dhe ndihmës i rregullt me shkrime i gazetës “Dielli”, jo vetëm tërhoqi vemendjen e Konicës, por arriti të bëhej miku i tij më i ngushtë.Kur “Vatra” po tronditej në themel nga ndarja e pikëpmajeve politike midis kryeudhëheqësve të saj dhe Konicës po i ngushtohej rrethi i njerzëve të penës, Gurrazezi emrohet Sekretar i Federatës “Vatra” (1926), dhe dy vjet më vonë Editor i “Diellit” (1928).Editori i ri energjik, gazetar i shkathtë e kritik i ashpër politik, me bindje të patundur monarkiste dhe përkrahje të fuqishme të Konicës, fillimisht e nxori “Diellin” dy e më vonë një herë në javë. Përmbajtjen e “Diellit” dhe aftësinë gjuhësore të Gurrazezit, Konica e vlerësoi lartë: “Gëzohem kur marr Diellin se në çdo numër shoh që ju i mbani kurdoherë përpara syve të mendjes fjalët që i çkembyem, dhe përdorni një shqipe e cila ka ktheillsinë, ngjyrën, tingëllimin e gjuhës së gjallë të gjyshërve t’anë. Lavde më të madhe se këte s’kam”. (Dielli, 9/10/1932).Me shkrimet polemizues kundër Nolit të përjashtuar nga “Vatra” dhe forcave liberale në mesin e vatranëve, Gurrazezi krijoi shumë armiqë e kundërshtarë. Viti 1936 për të ishte viti më i vështirë i jetës së tij. Fërkimet politike midis antarëve të “Vatrës” shkojnë aq larg sa “Vatra” ndahet dysh. Një prej kryetarëve të respektuar të “Vatrës”, mik dhe kundërshtar i Gurrazezit, dr. Andrew Elia shkruan për të: “Në jetë të tij pati humbje si shumë të tjerë, po humbja më e madhe për të ish ftohësia që ndjeu nga Faiku kur mori inisjativën të shpjerë Shoqërinë Vatra dhe gazetën Dielli në Detroit. Konica e quajti këtë akt si një shenjë armiqësie dhe si një dëm të math për Vatrën. Po Refatit ju dha rasti (me ndihmën bujare të shokëve të Detroitit) të shikoje edhe një herë Vatrën e Bashkuar dhe të zevendësuar në Boston., në qytetin ku u fillua, pranë Kishës Autoqefale Shqiptare, e cila në atë kohë qe e vetmja fole ndihmese dhe dorë e djathtë e Rilindjes Kombëtare. Koha shëron plagët e çdo shoqërie dhe njeriu me vleftë dhe e kthen humbjen në fitim. Refati e ujdisi miqësinë me Konicën dhe arriti të vijë përsëri në Boston si editor i Diellit.” (Dielli 16/9/1979).Megjithëse Konica ndarjen e “Vatrës” e shikoi si një gabim të madh dhe ftohi marrëdhëniet me mikun e tij më të ngushtë, Gurrazezi asnjëherë nuk ndjeu pendesë për ndarjen e saj. Ai pohoi me shkrim se “Vatra” e Detroitit me Fazlli Panaritin në krye, ishte “Vatra” legjitime dhe përfshinte në gjirin e saj shumicën e vatranëve. Gazetën “Dielli” e nxori rregullisht në Detroit. Personalisht nuk e kritikoi Konicën por ju la vënd të tjerëve ta kritikonin atë për përkrahjen që i jepte “Vatrës” së Bostonit dhe pajtimit të tij me Nolin. Afër dyzetëvjet më vonë, Gurrazezi shkruan për marrëdhëniet e Nolit me Konicën: “Fan Noli dhe Faik Konica u ndanë për një kohë të gjatë, njëri në Boston dhe tjatri në vende të ndryshme n’Evropë, po miqësia u shtua tepër në mes të tyre me anë të letër-kembimit. Miqësia personale dhe politike në mes të dyve vazhdoi gjer më 1925, dhe pas kryengritjes së dytë më 1924, u-ndanë politikërisht. Po miqësinë personale e vazhduan tërë jetën e tyre. Këtë gjë nuk e dinë shumica e Shqipëtarëve, po është fakt që provohet me dokumenta. Lufta e fjalëve mes tyre me anë të shtypit vazhdoj lart nga shtatë vjet, që më 1926 dhe gjer më 1933, po letër-këmbimin nuk e kishin prerë, prapë ishin miq, dhe bashkoheshin tok në Boston kur Konica vinte nga Washingtoni.” (Dielli, 28/2/1974).Për të forcuar pohimin e tij mbi marrëdhëniet e tyre, ai botoi një letër të Nolit dërguar Konicës:“I dashur Usta – Munt të vini dorën në zjarrë që jam hequr nga politika me një mënyrë të përfuntme, – pneumonia i vuri kapakun tërë punës sime. Jam akoma në shtrat, dhe plaga e mëlçisë është akoma e hapur… Tani e dini tërë historinë dhe munt ta merrni me mënt që s’kam më as nge as qef as takat për politikën. U zgjata mjaft në këtë pikë, se dua që t’a dini mirë punën dhe kështu të muntni t’a shiguroni qeverinë tonë që këllëçi im politik është varur në muze, dhe nuk del s’andejm kurrë më. I jap funt letrës, se u-lodha. Bile kam frikë se ju kam lodhur ca më tepër. Shtoj vetëm këto fjalë: Përpiquni të më ndihni, se jam keq nga të gjitha pikëpamjet – Me të fala. Juaji me besë, F.S. Noli.”(Dielli, 28/2/1974).Sipas Gurrazezit: “Pak ditë më vonë, me 6 Janar 1934, Fan Noli i shkori prapë letër Konicës në Washington dhe i thosh se mori përgjegje nga Mbreti dhe i dërgoi një ndihmë prej 3000 franga ari (flori). Me atë ndihmë të Mbretit, Noli pagoi doktorin dhe vajti në spital që u shërua nga sëmundja. Po gjeti belanë nga disa njers – “shokë” dhe pasanik të tij – të cilët e kundërshtuan sepse mori ndihmë nga Mbreti, dhe i thanë: “Na tradhëtove”! Fan Noli gjysëm i sëmurë, u përgjegj: “Po të kisha marrë ndihëm nga ndonjë i huaj, fjala vjen nga Petrua i Serbisë ose Jorgua i Greqisë, kishit të drejtë të më thoshit që ‘na tradhëtove’ – po unë mora ndihmë nga Zogu i Shqipërisë, ay dhe unë të dy shqiptarë, mbase sot politikërisht nuk jemi të bashkuar në mendimet, po të dy punojmë dhe mendojmë për Shqipërinë.” Kështu u hap fjala ahere nga ata që ishin pranë tij.” (Dielli 28/2/1974).Gurrazezi e drejtoi gazetën “Dielli” afër 12 vjet, në Boston dhe në Detroit. Ai ishte edhe një prej konferencierëve më të shquar të “Vatrës” në vitet 30-të Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe bashkimit të dy “Vatrave”, Gurrazezin e shohim përkrah Nolit e Konicës në përpjekje për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim nën kryesin e Mbretit Zog. Vdekja e Konicës me 1942 dhe ardhja e regjimit komunist në pushtet në Shqipëri e goditën atë si rrufe. Ai nuk u largue nga “Vatra” por ndeji në heshtje dhe rrall shkroi ndonjë artikull për gazetën “Dielli”. Prishja e marrëdhënieve të “Vatrës” me regjimin e Enver Hoxhës e inkurajoi angazhimin e mërgatës së re në Federatën “Vatra”. Siç duket ky faktor ndikoi në Gurrazezin për riangazhim të plotë në Shoqatën e tij të vjetër. Në vitet 70-të, megjithëse i thyer në moshë e i ngacmuar nga sëmurjet e ndryshme të pleqërisë, emrohet përsëri Editor i “Diellit”, shkruan në secilin numër të gazetës, redakton si dikur në moshën e re, dhe herë pas here goditë pa frikë veset e dëmshme të shqiptarëve:“Mjerimi i Shqiptarëve ka qënë, edhe është, se gjithmonë kanë qënë të përçarë, s’kanë patur bashkim! E dimë që shumë njerës nuk do t’a pëlqejnë këtë, dhe mund të na shajnë, po është fakt, dhe fakti është ky: Si pas mendimit t’onë, dhe s’jemi të lajthitur mi këtë pikë, vetëm dy gjëra janë që munt t’i bashkojnë Shqipëtarët: Interesi i metelikut, dhe frika e kamxhikut, – dhe ajo po mbretëron sot: Frika!” (Dielli/1/21/1974).Gurrazezin e takova për herë të parë në Selinë e Tij të Shenjët, në zyrën “Vatrës”, 25 Huntington Ave. Boston, Mass; në atë zyrë të vogël, gjysëm të errtë, me një tavolinë pune e dy-tre karrige për mysafirë, me libra të shpërndara dhe gazeta e letra të pluhrosura, ku mëmzi lëvizje dhe të zihej fryma. Në një qosh të zyrës, në anën e majtë të tavolinës së punës, ai kishte edhe një lavaman të vogël. Aty herë pasë here mbushte një gotë letre me ujë për të lagur gojën. Në atë ambjent të ndotur nga pluhuri i letrave dhe tymi i duhanit, gdhihej dhe errej kalorësi veteran i Federatës “Vatra”, i cili varfërinë e thellë në pleqëri e përballoi me stoicizëm të pashoq dhe me kryelartësinë e burrave të vjetër shqiptar. Kur i shkonte ndonjë mik për ta vizituar ose për të pirë një kafe me të, ai nuk e lëshonte pa qeras. Shpenzonte edhe ata dy-tre dollarët e fundit që i kishte ruajtur në xhep vetëm për raste të tilla. Gurrazezin e njoha atëherë kur i dridheshin duarët dhe ai shkruante e redaktonte në një makinë të vjetër shkrimi të dhuruar nga Faik Konica. Refat Gurrazezi vdiq me 14 gusht, 1979; vdiq në (Nursing home) një shtëpi kujdesjeje të qytetit pa pasur asnjë shqiptar afër kur i mbylli sytë. Përshendjetja e fundit iu dha në Boston. Sherbimet fetare i bëri Imam Vehbi Ismaili. Anthony Athanas shtroi një drekë për kujtimin e tij. Kryetari i “Vatrës”, dr. Andrew Elia mbajti një fjalim prekës dhe më vonë botoi një nekrologji të shkurtër, të cilën e mbyll me këtë paragraf:Refati, “… Punoj pa kursyer për Vatrën, kur me rrogë e kur pa rrogë, kur me bukë e kur pa bukë. Fjeti në bodrum të shtypshkronjës, se s’kishte mjete për fole gjumi si të tjerët dhe s’ja duronte shpirti të pushohej botimi i gazetës Dielli. Deshirat e tij në kohët e fundit qenë dy: të vdiste në zyrën e Vatrës dhe të varroseshe pranë Faik Konicës. Për fat të zi asnjë nga ne kemi në dorë të zgjedhim vendin për të dhënë shpirt. Pranë Konicës nuk kishte vent. Po trupi i Refatit u mbulua fare afër deshires së tia, nëpërmes të shumë patriotëve në Forest Hills Cemetery, në Boston, Mass …”. ( Dielli, 9/16/1979 ).Gurrazezi në kujtesën time mbetet Xha Refati. Këtë vatran të madh e njoha kur kishte nevojën e ndihmës dhe pak kush e ndihmonte. Dikur me të më lidhi një miqësi dhjetëvjeçare, sot me të më lidh admirimi për karakterin e fortë që kishte dhe shkrimet që la mbas.
* Botohet me rastin e 125 Vjetorit te Lindjes : Refat Gurrazezi, 15 qershor 1894, 14 Gusht 1979
Eshte veshtire ti besh analize nje libri me kaq shume analiza historike ne vetvete, sepse nuk eshte e lehte te gjesh fjalet per nje mendje te ndritur qe kishte edhe trimerine edhe patriotizmin e shqipetarit te ndershem, I cili ka njohur edhe veshtiresite e fillimit te shtetit. Por ka patur edhe dijen si armen me te forte per te kuptuar rendesine e ngjarjeve qe jetoj. Si dhe per te parashikuar te ardhmen.
Ne qofte se do me duhej ti vija nje emer, do e quaja diplomati luftetar. Pena e mprehte, e gershetuar me gegerishten e bukur shprehese qe me kujton Fishten, Mjeden, Shiroken dhe Migjenin te pamundeson gjetjen e nje rreshtimi mendimesh qe te jete po aq I bukur sa libri. Dua ta perseris qe arma me e forte eshte dija, qe ajo qe e bente patriot,qe e bente te dallonte mikun nga armiku, te kuptonte se nga duhej kthyer vela per lundrim dhe te dinte se e armdhja do te ishte si ai e parashikoj. Ai e njihte mire te mundeshmen dhe te pa mundeshmen.
Besoj se nuk qe vetem dhe dha kushtrimin, (si Kasandra lajmeronte per te ardhmen e Trojes,se do te digjej) por pak kush e degjoj ate ze, e them dhe e besoj se rruga me e veshtire per te ndjekur eshte ajo e idealit,dhe ideal me te madh se Atdheu nuk ka. Fatkeqesisht Fishta kishte te drejte dhe e citoj me keqardhje: Troç, dy fjalë, kombit mbarë, Sy me sy me ja thanë deshta: “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, Sesa mblidhet nji thes me pleshta”. Ajo ndodhi, dhe vazhdon te ndodhe. Duket sikur ky liber te jete shruajtur die, sikur flet per te njejtat problematika te nje mos bashkpunimi te nje neperkembje te interesave te vendit dhe njerez qe patriotizmin e kane vetem per fasade.
Shume e sulmuan! Pse valle ? Apo ngaqe ndoshta ai I njihte mire “ata”? Apo sepse “ata” nuk e benin dot ate qe ai bente? Apo conin ujin tek mulliri i tjeterkujt? Apo shpresonin se keshtu I sherbenin padroneve qe ju kishin premtuar kolltukun? Ai nuk loyeti dhe as nuk e deshi ate fron, ai u perpoq edhe I vetem tju hapte syte , I vetem kunder te gjitheve , kjo I rrit emrin dhe vleren Akoma me shume, e bene nje ider luftetar qe largohet I fundit nga fusha e betejes. Lufton dhe mendon, hedh ne leter lavdine e burrave te shqiperise, perdor diturine dhe diplomacine te bisedoje me te gjithe por mbi te gjitha ai hedh ne leter bashkebisedimin me te veshtire, ate me brezat e ardhshem, dhe kjo e ben te madh. Besoj se ate fjale I ka thene me vehte mijera here, ka menduar takimin me historine, ka meduar ti japi nje ndihme te madhe te vertetes lakuriqe pa rrobat e partive me skino-tradhetare.
Ka menduar ti percjelle brezave ate mesazh qe ai e pati si moto; “Atdheun e duam se eshte I joni, jo se eshte I madh a I vogel, jo se eshte I pasur apo I varfer.”
Fatkeqeshisht Shqipetaret Akoma nuk dine te bashkohen, ende bien preh e interesave te castit. Nuk dine a ndoshta nuk duan te dalin nga levozhga e egoistit. Nuk munden te shohin apo te mendojne se ka dicka pertej individit eshte ai Atdhe qe permenda me lart, qe pret nga sejcili nga ne. Ndoshta kjo ka qene brenga me e madhe e Kol Bib Miraka, kur ndrroj jete….qe nuk e kuptuan.
Dr. HALIM ALI BEGEJA- (1916-1977)- Universiteti i Montpelliese, France dhe i Sienes, Itali, Fakulteti i Jurisprudences/
Nga Maksim
Begeja/
Lindi me 6-2-1916, në një familje të
hershme qytetare e intelektuale tiranase. I ati i tij, jurist i njohur, ndikoi
së tepërmi në formimin e të birit.
Halimi,
arsimin e mesëm që e nisi në gjimnazin e Tiranës, e përfundoi në atë të
Shkodrës, në vitin 1938.
Përveç
mësimeve, ai kishte si pasion jashtëshkollor, futbollin.
Konstrukti
fizik, shpejtësia, vullneti dhe prirja e lojtarit të mirfilltë sulmues, i
plotësuar edhe me intelektin, ishin karakteristikat kryesore me të cilat që në
moshën 15-vjeçare e bënë atë pjestar aktiv dhe të padiskutueshëm në formacionin
e ekipit të madh të futbollit, SK “Tirana”.
Në
përbërje të kësaj skuadre, bashke me A. Karapicin, S. Stermasin, E. Hajnalin,
J. Dashin, R. Lushtën, Naim Kryeziun, H. Korçën, V. Kajanën e sa të
tjerë.
Ai
fitoi tre tituj kampion të Shqipërisë. Vlerat futbollistike të Halimit janë
evidentuar dhe vlerësuar me shkallë të lartë nga specialistë dhe gazetarë të
kohës, vendas dhe të huaj.
Nga
shtypi i kohës është vlerësuar si një nga ikonat e futbollit shqiptar.
Ai
gëzonte shokët e skuadrës dhe sportdashësit tiranas jo vetëm me aftësitë e tij
si golshënues i dalluar dhe me veprimet e sakta tekniko-taktike, por edhe me
sjelljen e tij të kulturuar.
Halimi
ishte “zjarrfikësi” i çdo mosmarrëveshje mes skuadrave apo mes tyre dhe
gjyqtarit.
Për
vlerat cilësore të lojës së tij, flasin të gjitha ndeshjet ndërkombetare të
zhvilluara nga ai, në përbërje të SK “Tirana”, megjithëse të karakterit
miqësor, siç ishin ato me Malin e Zi, Dubrovnikun, Kotorin, Manastirin, Barin e
Italisë, Iraklisin dhe Kavallën e Greqisë etj…
Pika
kulmore e karrierës së tij sportive ishte 12 marsi i vitit 1936, dita kur, në
moshën e tij 20 vjeçare, u përurua ekipi i parë kombëtar shqiptar i futbollit
me Halimin si pjesëtar i patundur i asaj njëmbëdhjetësheje.
Trajneri
i parë që krijoi këtë skuadër, hungarezi Samu Singer, është shprehur me mjaft
vlerësime për “gjimnazistin Begeja”, siç e quante ai dhe për rolin e tij
në krahun e majtë të sulmit në ekipin kombëtar.
Për
të gjitha këto, ai është protagonist edhe në librin e dytë të serialit tonë “TIRANA
PERSONALITETE”.
Me
suportin financiar të familjes së tij, Halimi shkoi në Francë për të kryer
studimet e larta në Fakultetin e Jurisprudencës të Universitetit të Montpeliesë.
Duke
evidentuar karakterin e tij të fortë, zgjuarsinë dhe dëshirën për dije,
megjithëse, përsa kohe që qëndroi atje, këtë detyrë e përballoi me rezultate
mjaft të mira, ai nuk arriti t’i përfundojë këto studime.
I bindur pas
nacionalizmës, Halimi, tërë jeten, ja kushtoi çeshtjes madhore të ribërjes së
Shqipërisë.
E
për këtë shkak, në vitin 1942, u detyrua t’i ndërpresë studimet edhe pse ishte
në vitin e fundit te tyre.
Si
shumë studentë të tjerë shqiptarë, të edukuar me frymën patriotike, edhe ai
kthehet në Atdhe.
Kundërvënja
ndaj pushtimit fashist bëri që ta internojnë në Siena të Italisë, ku vazhdon
edhe studimet në Universitetin e Sienës, për të përfunduar vitin e fundit të
fakultetit të Drejtësisë.
Ai
arrin që t`a përfundojë atë dhe të dipllomohet si
avokat.
Pjesëmarrjen
e tij në jetën politike të vendit, në përbërje të rinisë balliste, ai e shprehu
në disa forma; ndër të cilat edhe si anëtar i delegacioneve të partisë së vet
në konferencën e Pezës dhe në mbledhjet e Mukjes, të Tapizes etj…
Në
krahun tjetër, ky angazhim politik, u shtri edhe në aktivitetet sportive. Pa u
shkëputur prej tyre; perkundrazi, Halimi i pa ato si një mundësi për shfaqjen
dhe ngritjen e luftës kundër fashizmit dhe, në këtë sens, ai ishte nga më të
gjallët.
Ka
qenë nga nismëtaret për rimëkëmbjen dhe gjallërimin e SK “Tiranes” pas
pushtimit italian.
Per
këtë, u zgjodh edhe këshilltar i komitetit drejtues definitiv sportiv. Me rolin
e tij aktiv, megjithëse në kushtet e këtij pushtimi, ai ndikoi ndjeshëm në rifillimin
e aktiviteteve sportive të këtij klubi, madje në nivel kombëtar, edhe të
klubeve të tjera të vendit.
Në
luftën kundër pushtuesit, Halimi ka marrë pjesë edhe në veprimet luftarake në
zonën për rreth Tiranës e Krujës.
Në
qershor të vitit 1944, shkon vullnetarisht në Kosovë si komandant
i batalionit “Besnik Çano”, për të luftuar kundër komunistëve sllavë.
Në
mbarim të luftës së dytë boterore, me 23 nëntor 1944, bashkë me nacionalistë të
tjerë, përmes Tivarit, ai u largua nga Shqiperia për në Itali dhe pastaj në
Amerikë.
Si
emigrant politik, duke kryer një veprimtari të madhe, ai mbeti gjithnjë një
antikomunist i vendosur. Halim Begeja ishte anëtar themelues i komitetit
“Shqipëria e Lire” dhe sekretar i këtij komiteti.
Gjithashtu
ai u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombetar dhe se bashku me V.
Andonin, H. Maçin, N. Peshkëpine e të tjerë botuan për disa dekada gazeten
“Flamuri” të Ballit Kombëtar. Me këtë frymë vazhdoi veprimtarinë e tij kudo që
ishte, në Europe dhe në ShBA.
Nuk
arriti të kthehet kurrë në Shqipëri sepse me 17 janar të vitit 1977 ai vdiq në
New York.
Në
vitin 1995 dekorohet nga Presidenti i republikës me medaljen “Per veprimtari
patriotike” me motivacionin: “Eshtë shquar në veprimtarinë e tij anti
komuniste për një Shqipëri të lirë dhe demokratike”.
Më lejoni të shkruaj të vërtetën edhe në së ajo ju lëndon- Fahri XHARA/
SHKRUAN: DR. GJELOSH NIKOLLA/
Historianët, etnografët, studiusit, hulumtuësit e kanë ruajtur të gjallë brez pas brezi historinë për luftrat dhe betejat e ketij populli të etur për liri dhe pamvarësi. Keta janë zëdhënesit më të mirë të vertetës historike, sakrificës dhe heroizmit në shekuj. Më gjakun e ketij populli është shkruar historia, prandaj duam apo nuk duam ne “Historia ka vend për të gjithë”. Të gjithë e dijmë së kur shkruhet më urdhër, ajo, Historia nuk paraqet realitet, po që së i deformon ngjarjet historike i humbet realiteti dhe kur plotëson dëshirat e njenit apo tjetrit përsëri humbet dhe tretet e verteta për brezat që vijnë. Jo gjithëmonë liria dhe atëdheu mund të mbrohet me pushkë dhe në këtë menyrë kemi humbur shumë, por aq sa na duhet buka për të jetuar na duhet shkollimi dhe dituria për brezat qëvijnë. . Populli i Iballës dhe të krahinës së saj kurrë nuk paten frikë nga dituria dhe mendimi, por gjithëmonë kanë çfrytezuar mundësinë të kuvendojnë dhe të mesojnë nga më të diturit sepse arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar gjithë çka. Atëdhetaret e Iballës Vocerr Prela, Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., rreth vitit 1900 e konsideruan nevojë të domosdoshme hapjen e një shkollë shqipe në Iballe. Për këtë veprimtari madhore ata biseduan dhe bashkëpunuan më Imzot Lazer Mjeda dhe vëllain e tij Dom Ndre Mjeda. Këta atëdhetar ketij vullneti të ligjëshëm ju përgjigjen me njëherë thirrjes dhe deshires së popullit të Iballes duke e nxitur këtë nismë patriotike. Po pse u zgjodh pikerisht dom Ndre Mjeda?. Sipas Luigj Thaçit (shkrimtar) thotë së vijmë nga alpet nga Iballja që para 200 vjetësh. Në lagjen e Mirakajve të Iballës, familja e Gjokë Thaçit ka patur shtëpinë ku gjënden edhe sot gërmadhat e banimit të dikurshem (Mentor Quku, “MJEDA”, Vellimi I, fq.33). Kjo vërtetohet edhe nga Teodor Ippen konsull i Austro-Hungarisë në Shkoder në periudhën (1897-1904). Gjyshi i Imzot Gaspër Thaçit është një kohësisht edhe gjyshi i Lazër e Ndre Mjedës që është një arsye plus, pra Thaçët (Gjokë Thaçi) është daja i tyre dhe kishin miqësi më Kryezezët dhe kjo duhet të ketë influencuar për martesën e Luke Thaçit më Jak Zefin e Kryeziut (Mentor Quku, “Mjeda”,volumi I, fq.35). Duke patur këtë lidhje me Iballën Ndre Mjeda dhe Emzot Lazër Mjeda (Ipeshkv i Dioqezës së Sapës) një kohësisht duke parë dëshiren dhe vullnetin e mirë të Iballasve u bënë nxitës kryesor për ngritjen e shkollës. Për këtë bashkëvepruan me bijtë kreshnik të Iballës Vocerr Prela, Frrok Kolë Pematin, Palush Pjetra, etj., dhe më 15 tetor 1903 filloj mësimi me rreth 20 nxënës shumica djem. Për ndjekjen e punimeve dhe të fiancave u caktua famullitari i Iballës At Zef Mesi një kohësisht dhe për mos marrëveshjet që mund të lindin. . Shumë shpejtë filloj kundërshtimi i disa muslimanve shqiptar të këtij fshati të sajura nga intrigat e sundimit turk me pretekstin se shkolla që tepër afer xhamisë.Vocerr Prela Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, etj., u bëjnë thirrje vllazënive të veta e për këtë ngatërresë qenë gati bajraku i Bugjonit më Frrok K. Bajraktarin dhe Qerim Sokolin. Më një herë erdhi Berisha me prijsat e saj Markiq Doda, Pjeter Ndue Prendi, Mehill Shpendi, etj., të cilëve pasi ju referua situata pa humbur kohë rrokën armët kunder dy lagjeve Buqaj dhe Zotni. Lëvizja zgjati pak ditë dhe më qënë së nuk donim gjak-derdhje u dogjën dy shtëpi, ajo e Haxhi Brahimit dhe e Hysni Sokolit. Për të shuar këtë grindje që mund të ndizte një kryengritje pasi plani i qeverisë turke nuk u realizua, atëherë kjo e fundit dërgoj një ushtri më rreth 1000 veta për të djeg dhe rrënuar shtëpitë e organizatorve të kësaj levizje. Emzot Mjeda u lajmerua nga inisiatorët e hapejes së shkollës i cili me ndihmen e konsullit Austriak një dashamirës i vertetë i shqiptarëve u muar vesh më valiun e Shkodrës dhe u dha urdhër që ushtria të kthehet mbrapa sepse shkolla e Iballës është nën mbrojtjen dhe përkrahjen e Austro-Hungarezve. Mbas kësaj ngjarje dëshira dhe vullneti u shumë fishua, dhe pa vonuar ndërtesa mbaroj së ndërtuari. Një kullë 2 katëshe më 8 (tetë) dhoma e paisur me të gjitha orenditë të përshtatëshme për mësim që nuk lente asgjë mangut të një shkollë qyteti. Pamjen e kësaj shkollë e paraqet mjaft mire në broshuren e botuar në Vjenë nga Franz Nopcsa në vepren e tij ”Shqipëria Katolike e Veriut”, ashtu dhe kalendari “DIJA”i vitit 1908, fq.262. Në këtë shkollë sherbeu si mësues Z. Kol Zezaj i cili vazhdoj deri në vitin 1907. Ky mësues në Iballë erdhi familjarisht. Gjatë kësaj periudhë shumë djem mësuan shkrim e këndim por më e rendësishme ishte së mësuesi Pukjan Kol Zezaj ngjalli ndjenjat patriotike në zemrat e këtyre malësorve. Përsëri nga nxitjet turke u ringjallë urrejtja kundër shkollës të cilen e dogjen dhe deri më 16 qershor 1934 fshati Iballë mbeti pa lokal shkollor por mësimi bëhej nëpër shtepitë private. Sot për djegëjen e shkollës duhet të mendojmë qetësisht dhe realisht sepse u dogj më urdher të administratës së perandorisë otomane. ”Abdul Hamiti i 2 (dytë) sulltan i perandorisë osmane më 31 maj 1779 ku percaktohej sakët marrja në mbrojtje nga ana e tuqve e kultures dhe gjuhës greke dhe së duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën (Thessaloniki) më 14 korrik 1999. Kuptohet së veprimi i shemtuar i disa bashkë fshatarve të Iballës ishte organizim i qeverisë perandorake për të ngjallur urrejtje dhe vëlla vrasje në këtë zonë të Iballës të pa pushtuar (AQSH, F170,V.1937,D53,F.107-110. Veli Haklaj Veteranët e Pavarësisë f.603-605). . Atëdhetaria, dashuria e popullit patriot të krahinës së Iballës nuk ka të ndalur kunder pushtuesit turk. Frrok Kol Pemati, Palush Pjetra, etj., gjënden kudo në bashkëpunim më patriotët e tjerë si Halil Musa i Kabashit, Marash Marku i Qelëzes, Zenel Aga i Iballës, Qerim Sokoli i Bugjonit, Mhiell Shpendi dhe Pjeter Shpendi i Berishës, etj. Këta trima e patriot lëshuan kushtrimin shokëve të vetë duke ju treguar qëllimin. Luftëtarët therrisnin: “Nuk kthehemi me e dijtë së me sopata luftojmë, mjaft që të mos mbetemi nën thëmbren (thundrën) e osmanllinjevë” ( A.Q.SH,F.170,V.1937,D.53,F.110-111. Veli Haklaj.Veteranët e Pavarësisë,f.606-607). Vocerr Prela, Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, etj., pa humbur kohë dërgojnë Bibë Ndojen në Shkoder për të kërkuar ndihma materjale dhe morale nga Emzot Lazër Mjeda, Emzot Pregë Doçi abat i Mirditës, Prengë Pasha, Konsullit të Austrisë e personazheve të tjerë të mirë të njohur për përkrahjen e maleve në ndihmë atëdhetarizmit. Mjaft vitale dhe krenari është edhe nisma e 64 malësorve të krahinës së Iballës me në krye Bib Ndue Mirakën dhe Frrok Kol Bajraktari për blerjen e armëve në Malin e Zi dhe qëndresa ndaj shantazheve të gjeneralit Vasoviq të cilit ju përgjigjen: Ne kemi ardhur tek juve për të blerë armë dhe municione duke menduar se Tuqia është armiku jonë i përbashkët, por, jo per të tradhëtuar atdheun tonë (Hylli I dritës, 4-2011, vjeti XXXI, Shkodër). . Të lidhur me besa-besë formojnë ballin e luftimit duke pasë në krye organizator dhe inspirues Emzot Gaspër Thaçi, famullitar i Qelezës. Qëllimi kryesor ishte ngritja e flamurit kombtar në saraijn e kajmekamit të Pukës duke mos e njoftë më atë të Turqisë. Më një organizim të përkryer nën drejtimin e Emzot Gaspër Thaçit dhe burrave të lartë permendur, mesyjnë trimnisht për një përplasje me forcat turke me marrë saraijnë e kajmekamit natyrisht duke lënë të vrarë e të plagosur disa ushtar dhe civil në anën e turkut, dhe ngrihet flamuri shqipëtar i cili më ngallënim të plotë valëvitej në ajrin e pastër të Pukës. Një kohësisht gjobiten përkrahësit e osmanllinjëve nga Kryeziu, Kabashi etj. Më vonë shkojnë në Shkoder Frrok K. Pemati, Mëhill Shpendi dhe Pjetër Ndue Shpendi nga Berisha, Zenel Aga të Iballës, Qerim Sokoli nga Bugjoni, Vocerr Prela, etj., të cilet më shumë deshirë morën pjesë për ngritjen e flamurit në kalanë e Rozafatit, por ky hap nuk u arrit sepse Esat Pasha me tradhëti vrau Hasan Rizan, organizator i madh dhe idealist i kombit shqipëtar. Gjithënjë të pa lodhur më 14 korrik 1912 Frrok K. Pemati, Palush Pjetra, Zenel Aga, Halil Hyseni së bashku më përfaqësues të Berishës dhe të Bugjonit morën pjesë në mbledhejen e përgjithëshme që u mbajt në Shkup. Përfaqësues nga të gjitha krahinat formuan organizatën e madhe “Besa Shqipëtare”më qëllim që të ngrihej si kudo në shqiperi edhe në Kosovë flamurin e shqiperisë, gjithë ashtu të ishim të bashkuar për të përballuar mësymjet turke, serbe, malazezë dhe greke. Më vonë shperthen (pelcet) lufta ballkanike dhe qëllimi mbetet për tu plotësuar nga kryetari i çetave Bajram Curri i lidhur ngushtë me patriot e lart permendur (A.Sh.Q.F.170,V.1937,D.53,Fq.111-112 Veli Haklaj,Veteranët e Pavaresisë,fq.606-607). Qëllimi i mbledhejes së Shkupit mbeti i pa realizuar. Gjermania me qëllim të përkrahëjes shqipëtare sidomos të maleve kishte sjellë 1500 armë (Mauzere) për ti shpërndar në qarkun e Kosovës kundër serbisë. Si anëntar i komisionit ndër të tjerë të shumë krahinave ishte edhe Frrok Kol Pemati nga Iballja që ndihmoj në shpërndarjen e armëve, sidomos u interesua që krahina e tij të mos mbetët pa armë. Në vitin 1920 Jugosllavia zaptoj Kosovën deri në lumin Drin, por Bajram Curri për mos më mbet nën sundimin serb vjen në Iballe më qëllim që të krijoj lidhje më krahinën e Pukës dhe të Shkodres. I ndjekur dhe i kërkuar nga Serbia Bajram Curri qëndroj plotë 6 muaj në Iballe në shtëpinë e Frrok Kol Pematit dhe të Zenel Agës i cili i kishte krahët e vetë më të sigurt dhe më të fortë. Pë të ndihmuar lëvizëjen Bajram Currit i duheshin të holla dhe këto i gjëndën dhe i jepen pa hezitim nga Frrok Kol Pemati 80 lira turke. Pa filluar kryengritja zbulohen familjet që e ndihmuan Bajram Currin që ishin Frrok Kol Pemati dhe Zenel Aga. Më qënë se këta patriot ishte vështirë me i kap si dënim Jugosllavia dërgon një aeroplan më qëllim të bombardohen shtëpitë e këtyre trimave që e ndihmuan Bajram Currin. Ditën e parë bombardohet shtëpia e Frrok Kol Pematit duke hedhur rreth 60 predha, shtëpia e cila shpëtoi ndersa rrënohen 2 (dy) të tjera dhe u plagosen 6 (gjashtë) veta nga lagjja Koprat i Iballës. Qëllimi sllav nuk u plotësua, shtëpia e Frrok Kol Pematit shpëtoj, pastaj ditën e 3 (tretë) përsëri ai aeroplan hodhi 16 (gjashtëmbëdhjetë) predha të cilat prishen disa bereqetë e ara pa shkaktuar ndonjë dëm të madh. Më vonë gjithnjë këta patriot e shoqëruan Bajram Currin kudo. Kontributi i dhënë prej tyre nga viti 1904-1920 që shumë i fortë dhe i madhë si moralisht dhe materjalisht pa asnjë lloj interesi apo shpërblimi, por vetëm nga ndjenjat e pastra atëdhetare. Këta patriot kanë dijtë me i çmuar dhe me i nderuar fjalet: Atëdhe, Liri, Flamur (A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,Fq.113-114. Veli Haklaj; Veteranët e Pavaresisë, fq.608-610). Në vazhdim të patriotizmit nga populli i Iballës dhe të krahinës së saj Bibë Ndoja në vitin 1903 dërgoj në shkollën e vetme shqipe të asaj kohë atë franqeskane në Shkodër një djal të shtëpisë së vet, djalin e Kolë Nikë Alisë së Fletit dhe të bajraktarit të Bugjonit. Në vitin 1907 dërgoj në shkollë të birin Kol Bib Mirakën dhe Zef Pjetër Pematin prej Iballje. Pagoj 250 lira turke për të blerë municione për të ndihmuar kryengritjen në Kosovë në kohen e luftës së Kaçanikut. Këtë ndërgjegje patriotike e pat konsolidue në takimet dhe bisedat e shpeshta më Emzot P. Doçi abat i Mirditës, Emzot Mjedën, Preng Pashën dhe me Konsullin e Ausrisë një shqiptar dashës. Eshtë njerzore dhe patriotike të theksojmë dhe të njohim opinionin me veprimtarinë e Dom Gaspër Thaçit i cili me të filluar aktivitetin në famullinë e Qelezës u bë protagonist në zgjimin e ndërgjegjës patriotike të popullit për të luftuar kundër pushtimit turk. Dom Gaspër Thaçi ishte organizatori dhe komandanti i kryengritjës. Po kështu thirrjes së tij ju përgjigjen famullitari i Fierzës At Danjel Stajka, famullitari i Berishës At Tom Bicaj dhe famullitari i Iballës Fra Gentile Biella më origjinë Italiane që ka shërbyer në Iballë nga 14/05/1907 deri me 06/07/1915. Këta prftërinjë hoqën rrobat e kishës e lanë detyrën e bariut shpirtëror dhe ju bashkuan luftës sepse atëdheu dhe liria ishin më të shenjta së detyra e tyre. GaspërThaçi natën e Shën Palit më 28 qershor organizon sulmin kundër pushtuesit, pra për atdheun shkeli parimet e besimit. Don Gaspri dhuroj gjithë pasurinë e tij duke dhënë bukë luftetarve dhe vetëm një ditë ka shpërnda 200 teste fishek ku një teste kushtonte 1 mixhid. Më 8 dhjetor 1912 ngrihet flamuri të kisha e Qelezës . Populli duke derdh lot përmallimi dhe gëzimi festuan më batare pushkësh dhe po atë ditë ky flamur ju dha Marash Mark Palushit duke e deklaruar bajraktar. Ushtria serbe në këtë kohë gjendej gjithë rrugës nga Kosova deri në Lezhë dhe në rrethinat e Shkodrës. Duke ndigjuar krismat e pushkve bënë mbledhëjen shtatëmadhëria në Pukë. Dom Gaspri dergoj 3 (tre) përfaqësues, Nikollë Gjokën nga Qeleza, Marash Mark Nikën nga Midha dhe Kol Gjergjin nga Dedajt si dhe i pregatiti për përgjigjet për biseden së çfarë përgjigje do të jepnin. Eshtë një kujtim i këndeshem dhe përmallim me dijtë dialogun e ketyre 3 burrave me komandantin serb Kataniq. Komandanti: Ç’ka qënë ajo denam me pushkë?. Përgjigja: Kena pasë një gezim të jashtëzakonshem. Komandanti: Çfarë gëzimi keni pasë?. Përgjigja: Na ka ardhë lajmi së tash 11 ditë është ngritë bajraku (Flamuri) i Shqipënisë në Vlonë. Komandanti:Ku e dini ju?. Përgjigja: Kryetari i komitetit tonë Z. Dom Gaspri kapasë lajmin, pra Ipeshki. Komandanti: Nuk është e vertetë. Ipeshkvi dhe prifti ju mashtrojnë. Në shqipëni jemi ne e nuk kena me e lëshua. Përgjigja: Ne, Ipeshkvi nuk na ka rrejtë as nuk na rrenë kurrë, as nuk asht i shitur as nuk na shet. E dijmë më siguri së më 28 nandor të muajt të kalum në Vlonë është ngrit bajraku (Flamuri) i Shqipenisë më pelqimin e krajlive të mëdha. Prandaj e dime na mbasi tash sa kohë kena derdh gjak për me fitue lirinë, duam bashkimin me vllaznit tonë dhe kemi ngritë edhe na bajrakun e Shqipënisë te kisha e jonë. Komandanti: Pse nuk baheni me ne?, se edhe na luftojmë me qitë turkun jashtë. Përgjgja: Na as nuk jena turq as nuk jena serb por jena kanë, jemi e do të jena shqipëtar. Na e dijmë se shqipënia ka dalë në veti me sundue shqipëtari vendin e vet. Sot kena bajrakun (Flamurin) tonë për atë do të luftojmë e do të vdesim. Nuk duhet harruar se Z. Zenel Aga i Pukës ishte që në fillim simpatizant i levizëjes e kurdo që e qiti rasti, kurrë nuk pati frikë dhe bënte propogandë në favor të kryengritësve (Kol B.Miraka, A.Q.SH.F.170,V.1937,D.53,fq 99-105; Hylli i Dritës, Shtator-tetor 1937.Nr. 9-10.fq, 459-468). . Në fund të nëntorit 1944 erdhi çlirimi i vendit tonë, respekt e mirënjohëje për ata djem dhe vajza që luftuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atëdheut. Regjimi komunist në emër të diktaturës së proletariatit vendoi pushtetin e tij të egër dhe kriminal ndaj popullit dhe kundërshtarve të tij ideologjik dhe politik. Makineria propogandistike e Partisë Komuniste ishte tepër efikase dhe i çfrytezoj në maksimum deshirat e popullit fukara për liri. Kjo makineri kishte dy anët e medaljes: Së pari, ishte shumë njerzore, thjeshtë i vinte përshtat popullit. Mashtrimi nuk kishte kufij sa që në teserën e partisë komuniste vendosen thënjet e ungjillit, mos vraj, mos vidh, mos kurvero, mos lakmo mallin e huaj, mos dil dëshmitar në gënjeshtra etj, etj. Me këtë propogandë ata arriten që të mashtrojnë dhe hypnotizojnë edhe KRISHTIN ku edhe ai u gëzua se popullit shqiptarë i erdhi shpëtimi. Së dyti, ana tjetër e medaljes ishte shkatërruese dhe njolla më e zezë e makinës propogandistike e Partisë Komuniste me “SLLOGANIN” kush nuk është më “NEVE” ai është armik i popullit. Filloj lufta e klasave. Në këtë mënyrë filloj privatizimi i patriotizmit të popullit shqipëtar. Filluan atentatet kundër patriotve dhe familjeve të tyre duke i burgosur, internuar dhe duke i cilësuar kulak. Më vonë vjen atentati tjetër kunder patriotëve duke dhënë tituj të ndryshem patriotik nga Presidiumi i Kuvendit Popullor pjesëtarve të familjeve që kanë spiunuar kryengritjen (kryengritësit) e vitit 1912 dhe kanë luftuar kunder tyre më armë në dorë duke përkrahur forcat e ushtrisë pushtuese osmane. Atentatet vazhdojnë me kundërshtarët ideologjik dhe politik duke i quajtur armiq të popullit. Por pse nuk e don ideollogjinë komuniste nuk do të thotë se je armik i popullit. Atentati vazhdon kunder intelektualve pa dallim krahine apo feje që ishin të shkolluar në perendim, veçanarisht kundër intelektualve katolik dhe sidomos kunder klerikëve katolik duke sajuar lloje, lloje shpifëjesh kundër tyre që më çdo kusht ti bëjmë armiq. Priftrinjët katolik Dom Gaspër Thaçi, At Danjel Stajka, At Tomë Bici dhe Fra Gentile Biella hoqën rrobat e kishës dhe ju bashkuan kryengritjes, Gaspër Thaçi ishte personi numer 1(një) për ngritjen e flamurit në Pukë. Atë herë ku qëndron tradhëtia dhe armiqësia e tij ndaj kombit??!!. Në vend që të kishte një bust apo monument në qytetin e Pukës atij shteti komunist i ka zhdukur edhe kockat, nuk i dihet as varri i tij (Gazeta Telegraf,Emzot Gasper Thaçi,fq.11. 19 tetor 2018). A nuk është atentat kunder patriotizmit??. Më lart shkruam për aktivitetin patriotik të burrave të Iballës dhe të krahinës së saj mes të cilëve edhe për para ardhesit e Kol B.Mirakës, aktivitet që e kishin filluar pa lind Kola (D.L më 5 dhjetor 1899) në Iballë. Shkurtimisht folëm dhe për aktivitetin patriotik të familjës së Frrok Kolë Pemati keshtu shtrohet pyetja që keto 2 familje të mëdha pse u sulmuan dhe u denigruan në çdo aspekt??!!. Gabimi i vetëm i këtyre atëdhetarve ishte se: ” Nëna i lindi patriot”. Në këtë rast qeveria komunisto-sllave u fsheh mbas gishtit të dorës duke u justifikuar më Kol Bibën duke e quajtur (armik i popullit)?! dhe kolabracionist. Atij çdo epitet mund ti vihej por armik jo. Ai u gjend në një pozicion të pa përshtateshm për situaten e krijuar. Ai që kundershtar ideologjik dhe politik i betuar kundër komunizmit por kurrë armik i popullit, ai nuk ka vra njeri në jetën e tij, përkundrazi ka shpëtuar me mijëra jetë. Në vitin 1941 merr pjesë në luftën kundër jugosllave ku dhe plagoset dhe tërë jeten mbetet invalid me paterica. Në artikullin historik “Kështjella e Shkodrës” të revistës Drini të vitit 1941f litet për kontributin e çetave të Kol Bibë Mirakës dhe të Ndokë Gjeloshit (Drini, viti2, nr 6, Tiranë e premte, 1 gusht 1941, keshtjella e shkodres fq.3. origj. italisht perkthyer nga Qemal Velia) të cilët mbrojten anën e djathtë të kalasë. Një urdhër i tij i datës 31 gusht 1943 detyronte paisjen me pasaporta shqipëtare për të gjithë hebrejt që ndodheshin në vëndin tone në atë kohë. Një moment shumë i rëndësishem në referimet në librin e Faik Qukut është refuzimi që Kol B.Miraka i bëri shumës së parave që hebrejt kishin vendosur ti jepnin atij si shpërblim për kohen kur shpëtoj 2000 hebrejt nga nazizmi gjerman. Edhe në kohen kur ishte në mëgrim në Romë, hebrejt që jetonin aty në Romë e njohën ish ministrin që u kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan më kembë ngulje për ta ndihmuar. Megjithëse ai jetonte më ndihma bamirësie nga një kuvend françeskan dhe përsëri ai refuzoj shumën e parave. Ja dokumenti më të cilin Kol B. Miraka shpetoj 2000 hebrejt. Telegram:Prefekturave Tiranë, Drejtorisë Pergjithëshme, Policisë Tiranë. Lutemi që të gjithë Hebrejve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaport për Itali; tu lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për vehte dhe familjarët e tyre.Të porositen kuesturat që të shkapercejnë çdo formalitet pasi çështja ka rendësi të veçantë politike. Për visitim nga delegacioni Italian të interesuarit kujdesem vetë. Ministri Kol Bibë Miraka. . Mretnia Shqipetare, Ministria e Puneve Brendshme, Zyra Politike., Tiranë më 31.8.1943. Nr.1984. Prefekturës Tiranë. Shkurtimi pasaportë për Itali. Lutemi që të quajturve Rafael Natam e Salomon Konforte më gjithë familjet e tyre tu leshohet menjëherë pasaporta për të udhetuar në Itali. Ministri Kol Bibe Miraka. (Faik Quku “Qendresa Shqipetare Gjatë Luftës së dytë Botërore. Viti 1941-1943”). ….”Letër e hapur”, Deri kur në sherbim të armikut drejtuar Abaz Ermenit nga Kolë Bibë Miraka Nju-Jork – qershor 1967. . ….”E dijm mirëfillt së komunizmi më ka tha loçkën e zemres, më ka mbytë në gjak e rroposë gjithë çka asht e kandëshme për jetën e njeriut. Më gjithë këtë, po të jetë që Greqia a kushdo tjetër sulmon Shqiperinë për të grabit tokë shqipetarë unë edhe Enver Hoxhës kisha më ju vu në dispozicion, kështu në moshë pleqënijet e i gjymtuem si jam për të mbrojtë integritetin tokësor të Atdheut si ushtar i thjeshtë e pa asnjë konditë, E pra jam i denum më vdekje nga ai rregjim”. . Ju lutem thojeni ku qendron tradhëtia dhe armiqësia e këtij “burr Shteti,, pë Kombin e tij, ndaj popullit dhe vëndit të tij !! ??. Në vitin 1967 me orientim të partisë shtet ngriten rininë e qytetit të Durresit me pretekst zhukjen e mbeturinave patriarkale por veçanarisht kunder besimeve fetare në përgjithesi duke na shpallur shtet laik. Në të vertetë ky ishte atentati vdekje prurës përfundimtar kundër intelektualve katolik që ishin pro prendimor dhe sidomos kunder priftrinjeve katolik. Kështu e vranë trurin intelektual që ishin kundershtar ideologjik por kurrë armiq. Duke i vrarë trurin i vranë dhe shpirtin popullit të vet sidomos atij katolik. Disponohen mijra dokumente që vertetojnë krimet e komunizmit kundër këtij komuniteti që në të vertetë është trashigimi dhe pasuri kombetare. Nuk do flas për ketë temë por do t’u referohem zoterinjeve: . 1. Faik Konica citon: “Katolikët shqiptar janë shkak që u mbajt gjallë gjerë më sot, kombësia e jonë”. 2. Ismail Kadare citon: “Pavarësisht së janë të pakët në numur, përfaqësojnë fenë e parë të shqipetarve. Ata kanë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare të pa shembëllt. Ata i kanë dhënë kombit shqiptar simbole dhe shënja themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nënë Tereza (Shën Tereza). Ata janë ura më e vjetër,asnjë herë e shembur që lidh Shqiprinë më Europën”. . 3. Mbreti Zog I. Datë 01.01.1938 citon: “Falë kishës katolike dhe manastireve në Shqipëri, ne ja arritëm të mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën perandorinë osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nepër manastire ishte ndryshe,prandaj ne u kemi atyre një borgj të madh që e mbajtën të gjallë gjuhën tonë”. . 4. Profesor Sami Repishti (Shkrimtar,Humanist,dhe Historian)thotë:”Kushdo që e njef historinë e krishterimit në Shqipëri dhe rolin që ka lujtë popullësia dhe kleri katolik në vendin tonë që nga zanafilla….arrinë në perfundimin e pa evitushëm së çdo gja që ka të bëjë më shqiperinë dhe mbi jetesën e popullit shqiptar,mban në berthamen e vet elementin shqipetar katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojtë toka shqiptare, aty u mbajten lidhjet e pa ndërpreme më Europën”. . 5. Pashko Vasa, rilindasi i jone i madhe thote: Për Shqiptarët dielli linde atje ku perendon. . 6. Suljeman Agë Vokshi, që në vitin 1870 -‘’75 pas Kongresit të Berlinit jep mendimin: Në politiken e jashtme Atdheu i ynë (trojet Shqiptare) duhet të lidhen me Inglizin (Anglinë) dhe Italinë, sepse me Italinë kemi një det në mes dhe nuk kemi kurrfar kufiri tokesore (Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi”’ Tirane 1931, f.109-111). Por e kundërta ndodhi, Partia Komuniste u lidhe me sllavet , armiku kryesorë i Kombit tonë ndër shekuj. Me dështimin e sistemit komunist në Shqipëri në vitet “90, këto familje komuniste qenë të parat që u nisen dhe u sistemuan në perendimin e “keq” dhe aq të urryer deri në atë kohë për ta !?. Kjo do të thotë barkun në Europë dhe kokën në Moskë dhe orient. . Sistemi komunist punoj për shtrembërimin dhe deformimin e fakteve të verteta historike. Sot historianët e mbajtur nga nomenklatura komuniste dhe qeveritarët e ardhur nga ajo kohë janë tepër agresiv ndaj atyre që po shpalosin dokumentat e të vërtetave të mohura dhe të fshehura. Mohimi i të vertetës Kombetare është çkombëtarizim. Edward Marrou shkruan: ”Hapi i parë në likuijdimin e një populli është të fshihni kujtesën e tij. Shkaterroni librat e tij. Atëherë vini dikë të shkruaj libra të rinj, të krijojnë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para së të kalojë shumë kohë kombi do harroj çfarë është dhe çfarë qe”. Historia nuk mund të prezantohet vetëm nga lertërshkuesit historianë. Ajo (Historia) duhet të shkruhet nga faktet dhe të vërtetat historike, ajo duhet të shkruhet në menyrë vertikale dhe realiste. Në qoftë së do të vazhdojmë të heshtim atëherë do të përfundojë në tradheti të historisë tonë të gdhendur me gjakun dhe sakrificat e ketij populli patriot në mijra vjecare .
100 VJETORI 1919 – 2019- FJALIMI: “SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”
NË KONFERENCEN E PAQËS/
AT GJERGJ FISHTA O.F.M./ PARIS 20 QERSHOR 1919/
Zotnij,/
Ç’ me kohë të Luftës turko –
ballkanike e tektej zemrat e Shqiptarëve kanë pikue gjak prej dhimbjes e
mjerimit, për arsye që Europa e qytetnueme përkuli në Konferencë të Londres së
1913 ma se gjysen e Shqipnisë e plot një milion Shqiptarë, nen zgjedhë të randë
t’ anmiqve të tyne kufitarë. E pse këta anmiq të tyne ishin si me numër si me
miq ma të fortë, kështu ndodhi që Shqiptarve s’u mbeti ma asnjë rreze shprese,
se do të mund të nxirrshin ma kurr atë pre të lotueme prej çapojve të tyne
rrëmbyesa e gjithmonë të zhyemun në gjak.
Por çka se, aty ka mbarimi i tetorit
të vitit të kaluem (1918), ia mërritën në Shqipni ushtarët tuej trima, të cilët
na thanë, se sot e mbrapa çdo popull, sado i vogel që të ishte, do të kishte të
drejtë me da ai vetë per vete fatin e vet ekonomik e politik, e se të gjitha
tradhtitë e padrejtësitë e bamuna ndonjë kombi nëpër traktate nderkombtare të
përparshme, do t’ u ndreqshin e qortojshin në Konferencën e re të Paqës, e cila
per së shpejti do t’ u mblidhte në Paris; pse ky kishte kenë, na thojshin ata,
ideali ma i parë, për triumf të të cilit, mbi mbarë boten, ata ia kishin hy një
lufte, që ma të shemtueme s’e ma mend historia e njeriut në daç për mjete, me
të cilat pati nisë, në daç për mënyren, me të cilen u vijue. E kështu tue
thanë, na kallxojshin varrët e shtatit ende të përgjakuna.
Në këto fjalë të tyne u trand
Shqipnia gëzimit, e me shpnesë se edhe për te do të zbardhshin dikur ditë ma të
mira, ku kje hapë e shpërnda u mblodh kuvendi në Durrës, e aty, një mendjeje e
një zemre, vendoi me dalë shtet më vete e krejt i pavarshëm, përmbrenda caqeve që
asaj natyra, gjuha, interesat e historia ia kishin caktue. Për me lypë, mandej,
që t’ u ndreqshin e t’ u qortojshin dhunitë, tradhtitë e padrejtësitë që
Kongresi i Berlinit një herë, e ma vonë Konferenca e Londres, sipërpërmendun,
ia kishin ba Kombit Shqiptar, dau me nisë për Paris një Dergatë të posaçme, që
t’u delte zot të drejtave të saj.
Veç shka se mbasi u kapën me këte të madhnueshmin kryeqytetin tuej – ku
sot asht ngrehë Areopagu i rrokull Botës – puna na doli krejt ndryshe se kishte
kenë fjala e atyne ushtarëve tuej. Pamë e u vertetuem se anmiqtë tanë, jo veç
që nuk ishin tue dashtë me na i kthye
viset, që me dhunë na i kishin grabitë, por ma tepër, llastue prej krahut të
fuqishëm që po ua mbajnë do nder Pushtete të mëdha të Europës, lypin me shty ma
thellë kufinin nder vendet tona e me
shkepë krahina të tjera prej Shqipnisë. Pame e u vertetue, se, për me i dalë ma
lehtas këtij qellimi, ata rrijshin tue shpifë në një mënyrë krejt të pandershme
Kombit Shqiptar. Shka nuk kanë thanë e botue kunder Kombit Shqiptar të mjeruem!
Çnjerzimi i tyne në të shpifuna kundër Shqiptarve asht shtye aq larg, sa
ndokush nder ta ka mërrijtë me shkrue e me botue në një farë shtypi
poshtërsisht të shitun interesave të tyne, se na Shqiptarët edhe fiziologjisht
e biologjisht ishim ma poshtë se rodi tjetër i njerzimit. E, madje, me këto të
shpifuna të veta kanë mërrijtë me ua marrë mendt botës së qytetnueme, sa që
agjencitë telegrafike të këtueshme po na i kthejnë pajtimet tona e fletoret e
vendit ose nuk i pranojnë kurrfare
artikujt tanë, ose na lypin çmime të çuditshme e per t’u njehë nder përralla –
deri në 50.000 Frank për artikull! – veç si me na i mbyllë shtigjet që me u
dalë zot të drejtave tona.
Mos u çuditni, pra, zotni, që unë po
kam guximin me ju dalë para në këte Atene të përmendun, – kenë gjithmonë dritë
e shkelqyeshme qytetnimi e përparimi të vërtetë – e po shpërvjelëm me ju folë
me një theks gjuhe të huej e nën një formë krejt të përvujtë ligjerate mbi Shqiptarët e mbi të drejta të tyne.
Thika ka mërrijtë në asht; sot po i ndahet fati Botës. Jo veçse asht në rrezik
pavarësia, e sipërania e Shqipnisë, por asht në rrezik jeta e Kombit Shqiptar.
Sot, a vdekje a metja për Shqipninë e për shqiptarët. Nuk kishe me dijtë me
thanë, e vërtetë, se deri ku fjalët e mija kanë me mërrijtë ta mënyrsojnë fatin
e Shqipnisë; por bujaria e njohun e zemrave tueja, më jep shpresë të madhe, se,
mostjeter, kam me nxjerrë prej jush një fjalë ankimi mbi kobet tona e mbi dhunë
e padrejtësi që po i bahet Kombit Shqiptar. Asht disi një farë ngushllimi për
të mjeruemin e ngratë me dijtë, se ka në shekull ndonjë zemer që ankon për te.
E prandej n’ emen të Dergatës, të qeverisë e të Kombit Shqiptar mbarë i
falemnderës Rektorit të përshndritshëm të këtij Universiteti, për mirësinë që
pati tue më sjellë mënyren se si me u pjekë e me bisedue me Zotninë tuej.
I
Prej brigjeve gjimuese të Euksinit e në borën e
amshueshme të Alpeve Julie; prej bigave bumbulluese të Akrokeraunve e deri ndër
karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriut, në ato kavaljetet
e kalueme, banonte, si zotnia juej mirë e di, ajo familja e madhe Trako-Ilirike,
në nam’ e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. Sot, kjo familje asht
shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi
dhe u zhduk përmrenda gërmazave të pangishëm të gjireve të motit, e s’ mujti
ma, ç’ me atë ditë që Gentius, mbreti i mbramë i Ilirëve, në 168 para Krishtit,
kandriti triumfin e Lucë Pal Emilit, me pa diellin e majes së lumnisë së vet të
hershme. Ku shue shqimit, ku shkri e shartue me familje të tjera, ajo sot nuk
ka ma nji fizionomi individuale të veten, në shtill të punëve njerzore. Porse,
si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimshme anieje të mbytun në det, prej
humbjes së kësaj familje Trako-Ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë e Malit të
Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në stom të Vardarit, shpëtoi
gjallë nji grusht njerëzish, të cilët zanë vend a mbas murojes së disa maleve
titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave gratçore dhe të kerthnesta,
– banë e përmallshme e hyjnive të moshës prrallëzore. – u banë ballë me fuqi
kurr të përkulshme të shpirtit të vet bujar, kjoftë thellimeve të kavaljeteve,
kjoftë padrejtësisë së hipokrizisë
njerëzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ende këta e
flasin atë gjuhë të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejnë të
pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshave të vet, e sot, edhe
punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të Parët e tyne prehistorikë. E pra, sa
kavaljete nuk gjimuen mbi krenat e tyne! Sa ndodhi e ndeshtrasha nuk u shkreh
mbi shpinë të tyne! Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë romake; mbi ta u lshue i
irun prej mnije e gjithmonë i pabesi sfinksi sllav; rrjesht per katër kavaljete
të gjata i ra persipër boena e barbarisë aziatike; por, megjithkëte, ata nuk e
vdaren njininë e vet kombtare dhe as që i lshuen doket e idealet e veta. Po;
bash ky popull i paperkulun kurr, ende gjindmbi ato zaje të plleshme, ku të
Parët e tij mprehshin rrasat, me ba me to armë per me ça rrashtat e anmiqve
ose, ma vonë, ata u jepshin uji pallave të hekurta, per me shtrue me to mbarë
boten nën kambë të nji Lekës së Madh, – kur mos t’ ishte që me i ba me kja me
to, dhimshem vashat e Romës para nji Burri.
E mirë pra, Zotnij të nderuem, ky asht bash ai
populli i vogël Shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë! I
vjetër sa fosilet, sa stalagtitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane,
e le të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë, ai asht sot zot autokton e i
pakundershtueshëm i tokave të veta.
Ende sllavi nuk kishte dalë prej bjeshtës së
thellë t’ Uralit e ende s’ ishte ngjizun e sotmja frotë laramane neohelenike,
kur Shqiptari korrte me zagna, fushat e pafund të Ballkanit. Qe kështu, Shqiptari
e kishte mbyllë nji periudhë të gjatë të historisë së vet në moshen e
rruzullimit. Na thoni, kush para Shqiptarit, i ngau qetë sinorëve të Ballkanit?
Historinë e kemi aty, Zotnij të mij, e ajo na
flet shumë kjartë. E asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue
zanin me shtupa notash zyrtare ose gjysëzyrtare: zani i saj i pingrueshem
përshkon kavaljetët!
Për në kjoftë, pra, se ka një popull, që nëpër
forcë t’nji preskripcioni e t’nji trashigimi të pakputun etnik ka tager me nda
vetë per vedi shartet politike, ky asht, padyshim, Populli Shqiptar, i cili
vetem mund të levdohet se ka nji preskripcion prehistorik mbi tokë të
Ballkanit, si dhe nji Kombsi kryekëput të ndame prej atyne të popujve të tjerë
ballkanikë. Prandej, po kje se pernjimend parimi i autodeterminacionit asht
marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor per trajtimin e shteteve e
caktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë, që Shqipnia të
qitet shtet më vedi, përmrenda kufijve të vet etnikë e gjeografikë.
Por çka se, simbas teorisë vilsonjane, për me
mujtë nji popull me u sundue me vetvedi, posë kombsisë, duhet të merret
parasysh edhe ndërgjegjja e tij kombtare.
Tash, për në kjoftë se si ndërgjegje kombtare
duhet të kuptohet ndjesia për liri, si edhe ai dishir që mund të ketë nji popull
të jetojë e të zhdrivillohet me vetvedi, gjithnji përmbrenda qarkut të forcave
të veta, unë thom se edhe në këtë pikpamje Konferenca duhet t’ ia njofin
Shqipnisë pamvarsinë, si dhe siperaninë e vet. E njimend: e po cili popull në
Ballkan ka ndjesi ma të thella për lirinë e vet, sesa Populli Shqiptar?
A dro asht sllavi i ngadalshem e i ngathtë, që,
deri dje, i perkulun mbi shatë, pa nji ukaz të Carit të vet autokrat, të
thuesh, as që i bahej me marrë frymë? E po, a thue asht greku, – ajo skilja e
vjeter, – që gjithmonë, si nji bimë parazite, ju ngjesh ma të fortit per me
gjallue në shpinën e tij? Apo asht Shqiptari, i cili e pështetë gjithë shpnesen
në fuqinë e vet e n’ atë t’ armëve të veta: gjithmonë i drejtë me miq, bukëdhanës
ndaj të huejt, i rreptë me anmiq, – të cilët, nuk i mninë, veçse i perbuzë, – e
që ende, deri më sot, nuk i asht perkulun nji force të huej? Qyshse mbi tokë
nisën të derdhen lot, qyshse mbi botë forca ia xuni vendin së drejtës e
hipokrizia qeveritare filloi me ua pij gjakun popujve, balli madhështor i Shqiptarit
s’ju perkul kurrkujt, perposë Zotit të vet! Kaluen, po, pushtuesit mbi Shqipni,
por nuk kjenë kurrë zotnues mbi Shqiptarë! Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinëz e
me trathti në shtëpinë e qytetarit të paqtë e, si shtjen mbrendë drojen e
pshtjellimin, del jashtë pa mundun kurr me thanë se ka sundue aty mbrendë;
njashtu hynë pushtuesit e huej në Shqipni, pa mujtë kurrë me i shtrue dhe me i
zotnue Shqiptarët. E mos kujtoni, Zotnij, se unë këtu jam tue ju thanë sende të
cilat mos t’i kenë vu re edhe shkrimtarë të huej të vlertë. Kështu, fjala vjen,
e ndritshmja Miss Durham, thotë në nji libër të vetin mbi Shqipninë: “Zotnimet
e hueja kanë përshkue mbi komb shqiptar, pa lanë në te kurrfarë gjurmet, si uji
që rrëshet mbi shpinë të rosës”. I ndritshmi zotni Renè Pinon, mandej, –
kompetenca e të cilit nder punë të Ballkanit asht fort e çmueshme edhe
perjashta Francës, – në nji artikull të vetin mbi Shqipninë, botue në blenin e
dhjetorit të 1909 të së perkohshmes “Revue
de deux Mondes”, shkruen “Bullgari, atje nder fusha të Maqedonisë, perkulet
mbi shatë e punon tokat e turkut, ndersa shqiptari asht mbreti i maleve. Gjuetar,
bari, ushtar ose cub; ai s’i nenshtrohet veçse Kanunit të vet e s’pret ndihmë veçse prej armëve të veta.” Për
liri të vetën, Zotnij, Shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe
besimin. Fakti veç që Shqiptari, në mes të sa ndodhive dhe ndeshtrashave
politike e për nji periudhë aq të gjatë kavaljetesh ka mrrijtë me e ruejt
gjuhën, doket e karakterin e vet kombtar, – e këto, jo vetëm në Shqipni, por
edhe perjashta, difton çiltas, se ai asht dhe se don me mbetë Shqiptar. E, se
prandej ndërgjegjja kombtare ka lëshue rrajë të thella në Shpirt të tij.
Por ma mirë se kurrkund njeti, dashunia e popullit
Shqiptar për liri dhe pamvarsi kombtare, duket prej historisë, për të cilën
mundemi me thanë se asht e endun vetëm prej luftash për liri e pamvarësi. Unë
këtu, për mos me e vu fort në provë durimin e Zotnisë suej, po ju përmend vetëm
punët e mëdha, që ndërgjegja kombtare e këtij populli, kreu që prej të XV
qindvjetë e mbrapa.
Që atje kahë e zbardhmja e të XV qindvjet hanëza
përgjakshëm prej Azie kukëzohej mbi hapsinë të Europës. Ishte Zotmadhi i turqve,
që në krye të ma s’ rreptes ushtri të botës s’ atëhershme, kapercente
Helespontin e në mëni të vet trishtueshëm betohej, se hanëzen për t’a vu kishte
mbi Shën Sofi të Stambollit e, në oborr të Sh’ Pjeterit në Romë, do t’i epte
tagji kalit të vet. E pse njeri dokrrash e pallavrash ai nuk ishte, perpara tij
u rrenuen mbretni, ranë frone e u lëkund në themele të veta mbarë qytetnia
përendimore. Shkatrrue Bizanci, nda Europa prej luftash e ngatrresash të
përmbrendshme, se kush do të dilte me ua ndalë hovin këtij anmiku të
përfelgrueshëm?
Kur qe, se
mbi kep të Krujës titanike, po del nji hije burri, vetullat ngërthye si dy
hulli rrëfeje, me dy sy si gaca e nji mjekër të thijtë, që si shtëllungë gjatë çenave
i shtiellet, si re mizore kresë së një shkambi të thepisun. Tmerrshëm
përkrenarja i flakon mbi krye, e cila, n’ atë vezullimin e vet të trishtueshëm,
danë si kometë zharitëse, sherbëtore e mënisë së perfrigueshme të Perëndisë. Ai
asht Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fatosi në za Skënderbeg Kastrioti, që në
mendje tue pasë lirinë e të Parëve e të bardhen lumninë e hershme, me sy të
vrantë kundron anmikun e rreptë të kombeve të qytetnueme. Në rropamë të
mjerueshme të sa froneve, të sa theroreve, hidhet si duhia në shpinë të një
kali të trumhasun, që, mal nxjerrë pasmen përpara e fry turijtë përpjetë nuhatë
eren e gjakut; rrokë me të djathtën pallen – rrufe e me të majten ngreh flamurin
e Atdheut, ngjye kuq e zi: gjak e vdekje. Nji fllad i ambel, i kandshëm –
flladi i dashunisë – lehtas e zhvillon flamurin e Atdheut, që i madhnueshëm
valvitet nëpër ajr të lirë të Shqipnisë si ajo fleta e zjarrtë e një Kerubini
të qiejve: si ai skundilli i petkut të Perëndisë, që bukur ka ndritun me hana,
yje e diej, i kallthtërt prej cepave t ‘ amshueshëm i varet gjanë Empirit të
pamatun, atëherë ka mbështetë permbi thellim të ushtueshëm të rribës s’
murlanit, vé në sheste boshtin e rruzullimit. Në këte dukë të permnershme
force, Skenderbeu, atëbotë, del në vetull të thepisun të karpes krutane e “Eni
Shqiptarë!” bulurit, si luan prej fangut të zharitun të shkretisë, “Eni
fluturoni, o bijtë e maleve të lira se Atdheu gjendet në rrezik!” E qe, se në atë
kushtrim nji çetë e vogel homeridësh – burrash Shqiptarë si lejshin motit, po
shterngohet përreth tij, e aty nënhije të Flamurit t’ Atdheut, ban be mbi gurë
të vorrit të të Parvet të vet, se një pëllambë tokë të Shqipnisë nuk do t’ ia
lëshonte anmikut, po s’ e lau para të tanë me gjak të tij të zi e të përdhosun.
Të forcuem me atë bé, të forcuem me Shejtni të të drejtave, e shpresë tue
mbajtë por në Zotin e në krah të arenztë të vetin, të bijtë e malevet të
Shqipnisë lëshohen fulikare mbi froten e shtojeve t’ Azisë. E lufta titanike ia
nisë. Në të ndeshun të rreptë të ushtrive tymi çohet deri mbi rê e
perfrigueshëm gjimon toka nen kambë. Gjaku rrymben rrëkajë. Frota aziatike
shuhet përdhe. Habitë pushtuesi i rreptë i Stambollit, prej hidhnimit grisë
buzen me dhambë, dhe nis me u pendue pse ia kishte hy luftës me Shqiptarët.
Rrafsh njëzet vjet ndej tue u pre Shqiptari me turk, per me i dalë zot lirisë e
pamvarsisë së vet. E në njëzet vjet lufte të tmerrshme, me sa Leka i Madh, me
sa Jul Çezari, Skenderbeu s’ mujt me u thye prej ma të rreptit mbret t’ atyne
kohëve.
Qe,
Zotnij, se si lufton e si mund Shqiptari, kur të jetë puna per me i dalë zot
lirisë e pamvarsisë së vet. E mos kujtoni, se unë kam ardhë tue zmadhue punët,
me qellim që me kthye mendjen tuej në ndihmë të Shqipnisë: Unë nuk kam ba
tjeter, veçse me permbledhë në pak fjalë, shka nder libra të randë kanë shkrue
mbi kohë të Skënderbeut shkrimtarë në za prej gjithë kombesh t’ Europës:
Spanjollë, italianë, anglezë, suedezë, grekë, sllavë, gjerman, e nder të cilët
edhe, pak me thanë, nja njëzet francezë.
Por mundet,
ndoshta, ndokush me më thanë se Skënderbegu, këto lufta i ka ba për qëllime
fetare, dhe jo i shtymë prej nji ndërgjegjes kombtare, pra për me i dalë zot
lirisë dhe pamvarësisë së vendit të vet? Se sa e pathemel kishte me kenë kjo
fjalë, duket prej punve të Skënderbegut, i cili, në mos me atë mëni, ai luftoi
po me aq trimni kundra venecianëve, sa ç’ pat luftue kundra turqve, atëherë,
kur venecianët deshtën të pushtojnë vise të reja në Shqipni – Dejën e Drishtin.
– Këtu, disi për rrëshqit, due t’ ua kujtoj Zotnisë suej, edhe nji tjeter punë.
Deri sa Shqiptarët luftojshin kundra turkut per liri të Shqipnisë e t’ Europës
mbarë, shka bajshin grekët e serbët, ata që sot Konferenca e Paqes asht tue i
mbajtë nen stjetull si djelm dishirit? Grekët, si Zotnija juej e din mirfilli,
edhe atëherë kur turqit kishin mërrijtë te dera e Stambollit, rrijshin tue u
marrë me çeshtje fetare kundra Kishës së Romës. Po kështu edhe Dhespoti i
Serbisë, sadoqë kryetar i nji populli trim e luftar, – deri sa gjaku Shqiptar
shkonte rrëkajë per liri dhe pamvarsi t’ Atdheut, ai niste krushqi me turq, tue
ia dhanë të bijen per grue Sulltanit dhe, pështetë mandej në këte fakt, serbi
pengoi bashkimin e ushtrive të Skënderbegut me ato të Huniadit, e per
rrjedhojë, u thye ushtria e krishtenë në Varna, tue marrë në qafë ma se gjysen
e Europës. E tash, shi këta grekë e këta serbë, janë ata që ma fort se askush
tjeter shpifin kundra Shqiptarve, tue thanë se nuk kanë ba kurrgja per liri e
pamvarsi të kombit vet! Por unë shpnesoj, se Zotnija e juej, që e di mirë se në
ç’ hall ka vojtë Europa mbas kater vjet lufte, ka me e çmue si duhet e sa duhet
ndergjegjën kombtare të Shqiptarvet, që për njëzet vjet rresht e mbajtën luften
në kambë, veç për mos me bjerrë lirinë e pamvarsinë e vet.
E mos kujtoni,
Zotnij, se me dekë të fatosit të lumnueshëm Gjergj Skënderbeut u shue ndjesia e
lirisë dhe e pamvarësisë në shpirtin e Shqiptarëve. Historia e Turkisë ka
shenjue jo ma pak se 54 kryengritje të mëdha, të cilat, gjatë rrjedhjes së
katër kavaljeteve, kombi Shqiptar i bani qeverisë otomane a për me pshtue prej
zgjedhës së sajë, a për me e ngushtue që mos t’i bante n’ asgja të drejtat e
tija. Edhe pamvarsia e Greqisë asht
nji lule e rimun me gjak Shqiptar. Zhavellët dhe Boçarët kanë kenë Shqiptarë e
shqip kanë folë dhe me trimëni shqiptare kanë luftue. Jo, po, Greqinë e kanë
lirue shqiptarët e jo grekët, e ma pak e kanë lirue do Pushtete të mëdha, të
cilat aso kohe bajshin spekulime mbi Greqi, ashtu si, do Zoti, po bajnë sot mbi
Shqipninë. Këtë punë, me pasë për ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte
me ua vertetue edhe Venizelosi vetë; por, në mos dashtë me ua thanë ai, ja u
kallzon Lamartini, i cili, tue folë mbi pamvarsi të Greqisë, thotë se kjo nuk
kje tjetër, veçse rezultati i reaksionit të elementit shqiptar kristjan mbrenda
Greqisë kundra elementit turk.
Edhe konstitucioni
i Turkisë kje nji veper e shpirtit të lirë e të pamvarun Shqiptar.
Shqiptarët, po
kjenë ata që ngushtuen Sulltanin me e dhanë e me e shtij në punë konstitucionin
në vjetin 1908. E kur Turqit e Rij nisën ta perdhosin dhe ta çorodisin vetë konstitucionin,
tue u mundue me e sjellë ate krejt në dobi të veta të veçanta e jo per të mirë
e dobi të mbretnisë, Shqiptarët u ngritën e me armë në dorë dhe lypen prej
Sulltanit decentralizacionin dhe autonominë e krahinave të mbretnisë. Edhe
Sulltani kje gati me ua çue në vend dishiren e tyne. Kur qe, shtetet e vegjel
të Ballkanit, – që Shqipninë e kanë pasë mbajtë si nji “trashigimi” të tyne, –
tue pa se nëper autonomi Shqipnia po u delte doret njiherë e pergjithmonë,
çohen e i qesin luftë Turkisë! Asht e vertetë se nji pjesë e shtypit europjan e
pershndeti këte luftë si nji luftë kryqtare per lirimin e popullit kristjan
prej zgjedhës otomane; por ajo, në vetvedi, nuk kje tjeter veçse nji luftë
rrenimi, çue peshë prej kristjanve të Ballkanit, per me e rrenue Shqipninë dhe
me e humbë të mjerin Kombin Shqiptar!
Arsyeja pra, pse
kombi Shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vedi, nuk kje puna se atij i mungonte
ndërgjegjja kombtare ose ndjesia për liri e pamvarsi, por kje fakti se, shi
ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia
ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë, jo për
me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e shue shqimit e me e qitë
faret. Kështu që, prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se Shqiptarët gabuen,
dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të
kishte kenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri
prej kristjanëve.
Po e shof, Zotnij,
se kjo fjalë në gojën teme disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji
paradoks në vetvedi! Por shka ti bajmë punës, janë faktet që më japin arsye! Në
vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë
Shqipnia. Por megjithkëtë, turku ia njofti Shqipnisë nji farë autonomie: na e
la gjuhën dhe kanunet tona, – por askund nuk lexohet në histori se ky mbyti
qinda mija shqiptarë përnjiherë, sadoqë kombi hoqi zi e si asht ma zi prej tij.
E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarë: Në vjetin 1912
kërset lufta Turko-Ballkanike dhe ballkanikët pushtojnë Shqipninë. E mirë. Po
shka bajnë këta? Njiherë mbysin, pak me thanë, dyqindmijë shqiptarë, vrasin
meshtarë katolikë sepse nuk ndigjonin me e mohue Fenë. grijnë mysliman sepse
edhe ata nuk duen me dalë dinit. Rrenojnë me themel qinda e qinda katunde,
veçse si e si me e farue Kombin Shqiptar. Në vjetën 1914, ushtritë ndërkombtare,
mbas sa intrigash të poshtme, pushtojnë Shkodrën. Në këto ushtri, Kombi Shqiptar
ka pasë mështetë gjithë shpnesën e vet, sepse këta ishin demek të shprehunit e
forcës që do të rregullonte botën dhe, si të thuesh, ata ishin pasqyra të
qytetnisë europiane. Por megjithëkëtë, ata nuk sollën kurrnjisend përsëmari në Shqipni.
Ndrye mbrenda qarkut dhjetë kilometrash në Shkodër, as që e çilën nji rrugë, as
që e lëshuen nji urë, as hapën nji shkollë, nji gjykatore, nji spital, nji send
të vetëm që t’i vyente përparimit dhe qytetnimit të kombit Shqiptar. Gjithë
kujdesi i tyne për Shqipni, përmblidhet në këta: kurrsesi mos me e lanë
Shkodrën me ba pjesë në Shqipninë tjetër dhe që në Statutin e Shtetit Shqiptar,
t’u qitte nji paragraf i posaçëm me të cilin të njiheshin në Shqipni çfutnit,
nji tagri me shqiptarët, sadoqi, aso kohe nuk kishte në Shqipni me thanë asnji
çifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombtare dogji të gjitha
aktet dhe arkivat e veta. Në vjetën 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën me
rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallë luftë me
kurrkend. Në fillim të vjetës 1915, italianët pushtojnë Vlonën,
kinse për qëllim që me u përkujdesë për shqiptarët e sëmutë të Shqipnisë Jugore. Por shka se, në
vend të smutoreve, ngrejnë kala; në vend të barnatoreve, ngulin topa e gopedra,
në vend të hapave dhe barnave, mjellin mina në det, a thue se dy vjet ma parë,
Qeveria Shqiptare nuk e kishte dorzanu integritetin dhe neutralitetin e Shtetit
Shqiptar! Në vjetin mbas, 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninë, e mbas pak
kohet, shi ata që kishin ba gjithë ate
zhurmë e poterë per me mkambë Shqipninë shtet në vedi, i proklamojnë popullit Shqiptar
se ky do ta kishte autonominë e vet, atbotë kur ky t’ ishte i zoti: si me e
thanë me fjalë të tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninë si nji krahinë të
veten. Për ma tepër: grekët dogjën 360 katunde në Shqipninë Jugore, tuj i mbytë
të gjithë ata që dishmoheshin Shqiptarë. Sot Konferenca e Paqes lypë që shi
ndër këto vise, të bahet plebishiti për me caktue kufijt e Shqipnisë. Ironi e
helmueme! Prej këtyne punëve, – për mos me folë për të tjera, – duket çiltas se
shqiptarët, prej pikpamjes kombtare, kanë pasë arsye me drashtë ma shumë
kristjanët, se sa turqit. Turku, si për princip, si në teori, ia ka pasë njohë
Shqipnisë njifarë autonomie, sadoqë me Skanderbeun e pat kundërshtue përparimin
e tij në Ballkan.
Kombi Shqiptar ka
tager me kenë njoftë shtet i pamvarshem e sovran, pse asht Komb autokton i
viseve ku sot me sot banon, e pse e ka të shquet ndergjegjen lirie e pamvarsie:
Si me thanë, se ka në vetvete të gjitha mëndorjet e lypuna që me u njoftë një
Komb Shtet më vedi e i pamvarshem. Prandej Konferenca e Paqës asht e
detyrueshme para historisë e njerzimit mbarë – per në mos dashtë me u ra mohi
parimeve të veta – me na i njoftë këto të drejta tona.
II
Deri këtu kumbona
jonë. Tash lypet, që të ndieni edhe atë të anmiqve tanë; pse dishroj që të
thelloni me mend sa ma mirë këte çeshtje, për me mujtë masandej me dhanë një
gjyq të kthjelltë e të paanshem mbi Shqiptarët e mbi të drejtat e tyne. Duhet
dijtë, që as anmiqtë tanë nuk e mohojnë vjetersinë e dashuninë e Kombit
Shqiptar për liri e pamvarsi; veçse ata mundohen me i kamuflue pretenzionet e veta mbi
Shqipninë nën maskë të do shkaqeve të hijshme. Edhe diplomacia e anmiqve tanë
thëmelohet , si ajo e botës tjetër, mbi egoizëm e mbi hipokrizi.
Thonë, pra, anmiqtë
tonë e do mbrojtësa të tyne, se e vërtetë që Kombi Shqiptar asht ma i vjetri
ndër popuj të Ballkanit e se ka nji dashni të gjallë për liri dhe pamvarsi të
vet; veçse çka, se megjithkëte, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vedi se Shqiptarët
janë:
a) barbarë, b) nuk
janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se,
c) eksperienca ka
tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vedi dhe
krejt i pamvarun.
E dij, se unë jam
tue vue tepër në provë durimin tuej; por mue më duhet domosdo me i qitë poshtë
me arsye këto shkaqe, ose ma mirê me thanë, këto të shpifuna tê tyne kunder
Kombit Shqiptar, tue kenë se unë i jap një randësi të madhe fort gjyqit që
Zotnija e juej mundet me përba me mend mbi të drejtat e Shqiptarëve.
Pra, simbas
mendimit të anmiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyne,
lypet që Shqipnia të coptohet e t’u jepet atyne në dorë, për me e sundue dhe
për me vu rregull, – meqë shqiptarët janë barbarë e të egjër e nuk janë popull
që di me u qitë shtet më vedi, pra me qeverisë.
Për me thanë të
vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën, me të cilat ka nisë e vijue Lufta
e madhe europiane, kishe me thanë se barbaria dhe egërsia e popujve ka pak ose
aspak të përpjekun me dishirën për liri e pamvarsi të tyne. Kur popuj e kombe,
në emën të “qytetnisë” kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun; që kanë ba
me dekë prej ujet e gazepit me mija njerëz të pafat në ditë; që kanë djegë e
rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye
çdo të drejtë ndërkombtare e njerzore dhe kanë pre në besë me qinda mija rob të
ramë në dorë, – e megjithate, sot ata munden me kenë shtete të pamvarun e të
lirë; – po atëherë, pse nuk mundet me kenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër,
gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të dekunit urije, ku ndorja e
besa edhe ndaj anmikut janë të pathyeshme?!
Kongresi i
Versajës me 1919
Serbët, në kohën e
Luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çilë nanave Shqiptare barkun dhe foshnjet
e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to,
dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë
kryqzue gjinden Shqiptare shi në të XX qindvjetë, ndersa sot, Konferenca e ka
menden me ua dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera
(kupto: Shqipninë). Pse tash, Shqiptari, i cili nuk i njef këto “qytetni” në
vedin e vet, pse s’mundet me dalë shtet më vedi, i lirë e i pamvarshem?
Por, edhe me pasë
për ta marrë barbarinë si gjendje petkore të shpirtit të njeriut, unë mundem me
thanë pa droje kundershtimi, se Kombi Shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër
e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë kenë po me ato mndorje
që ka pasë Kombi Shqiptar. E per mos me shkue teper gjatë këtu nuk po ju
permend sesi spanjolët kanë mbytë ma se 15 miljon hindjan t’ Amerikës, si e
kallxon Imzot De La Casa, në nji relacion që i bani Mbretit të Spanjës; dhe as
po e zgjas sesi Arigat e Elizabetët e Anglisë i kanë vue reformat besimtare në
mbretni të vet; vetem po due me ju qitë nder mend, kobin e hallin e zi që e
mbuloi këte të bukurin vendin tuej, – i cili kje gjithmonë shkolla e lirisë dhe
e qytetnisë. – Atëherë kur populli
francez, në kryengritjen e vjetit 1789, mërrijti me marrë armët në dorë e me i rrëzue
autoritetet e nderueme, Ju Zotnij, e dini fort mirë sesi ky popull francez, që
edhe atëherë ishte pasqyra e modeli i elegancës dhe politesës, jo vetem që e
lau tanë Francën me gjakun e vllazenve të vet, por nuk i fali as rreshtat e
atyne fatosave, të cilët, aq lumni e nderë i kishin sjellë “a la grande nation”; por due me thanë,
se i kanë dhunue deri kockat në vorr Martirve të vet. Me këte rast, po due t’
ju qes nder mend sa gjaqe e sa dhuni bahen, shi nder këto kohët tona, n’ atë
lulishten e Europës që asht Italia. Shumë e njoftuna, e perkohshmja e Romës “La Civiltá Cattolica”, në numrin e vet
të Dhetorit të 1914, botonte nji artikull interesant, të quejtun “Il pericolo interno” ku, me statistika
në dorë, thotë se në Itali per njizet vjet rresht, prej vjetit 1894 e deri në
1914, kanë ndodhë nga njiqindmijë vrasje në vjet, pra tre perqind e popullsisë.
Kur, pra, në mjedis nji mbretnije të qytetnueme si Italia, që asht vendi i
bukurisë e i fisnikisë, e ku ka polici e xhaindarmeri e ushtri e flotë detare, mund
të ndodhin kaq gjaqe e vrasje, atëherë, pse Shqipnisë nuk mund t’ ju njifka e
drejta e lirisë dhe e pamvarsisë ku, megjithse nuk ka as polici, xhandarmeri,
as ushtri kombtare, as gjykatore, as shkolla e institucione tjera kulturore,
numri i të vramve, – si dihet prej statistikave, – mezi’ mërrinë në nji perqind
në vjet? Ah, po, duket çiltas, se nuk “duen” me e qitë Shqipninë shtet më vedi
e të pamvarun dhe kjo, jo sepse Shqiptarët na kenkan barbarë e të egjër, por
sepse këta nuk kanë sot për sot, nji ushtri e nji flotë të veten, me të cilën
të mund t’u dalin zot tagreve të veta. Ose me thanë ma kjartë, u vehet kamba Shqiptarve,
vetëm sepse këta janë ma të ligësht ushtarakisht, e jo, sepse janë ma barbarë
se kombet e tjera të Ballkanit.
Por këtu tash,
vjen edhe puna e gjakmarrjes, – la
vendetta, – prej të cilit fakt, anmiqtë tonë, si edhe kumbarët… e tyne,
duen me e prue si argument per barbarinë e egersinë e Kombit shqiptar. Kurrkush
ma fort se unë, – si nji Prelat kishtar, – nuk mund ta dënojnë punen e
gjakmarrjes në vetvedi e ta marrin si nji fakt të zhdeshun prej mndorjeve,
ndermjet të cilave kjo ndodh. Veç shka se, per me e caktue gjendjen shpirtnore,
asht apo nuk asht barbare në nji njeri ose në nji Komb, nuk duhet të merret aq
në kujdes fakti, sa shkaku psikik që e shtyn njeriun ose nji Komb, me veprue
kështu. Bjen fjala: kanibali mbyt nji njeri, por edhe gjykatsi europjan e mbyt
nji njeri. Tash, a mund të thomi se të dy janë njisoj barbarë? Jo; pse kanibali
e mbyt njeriun per me i hanger mishin dhe prandej, si rrjedhojë asht barbar.
Ndersa gjykatsi europjan e mbyt njeriun, jo me i hanger mishin e as per me e
shfrye mëninë e vet mbi te, por per me pshtue shoqninë prej nji elementi të
rrezikshëm e, bash per këte, nuk asht barbar. Në se e marrim punen pra, nga ana
psikologjike, unë tham se çeshtja e gjakmarrjes në Shqipni, nuk asht nji
argument i cili sherben per me percaktue barbarinë e egersinë e Kombit
Shqiptar, por ky asht si rezultat i disa mndorjeve, të cilat nuk mvaren prej
Shpirtit të këtij Kombi.
Mbas Kanunit, i cili asht të shprehunit e
Shpirtit të Kombit Shqiptar, çdo vrasje asht e ndeshkueme me dekë. Dihet se,
simbas Kanunit, po t’i kishte ra në
dorë gjaksi autoritetit ekzekutiv të Kanunit,
ky do ta kishte mbytë ate në vend, pa kurrfarë ngurrimit.
Po gjaksi shpesh
ikë, lëshon vendin e struket larg, si mik, në mbrojtje të nji Bajraku tjeter,
tue i pshtue kështu gjyqit të Bajrakut të vet. Duhet dijtë se në Shqipni, miku
asht i patrazueshëm e nuk mund të preket prej kurrkujt. Sepse, po ndodhi që
ndokush ia ngau mikun kujt, kjo “dhunë e bame ndaj mikut”, s’ mund të lahet
ndryshe, veçse me gjak prej anës së mbrojtësit të tij që e ka marrë ndore.
Kështu ndodhi që autoritetet e Bajrakut të gjaksit nuk kanë muejtë me i dhanë
ndeshkimin e dekës, tue kenë se po ta kishin vra në ndoren e nji Bajraku
tjeter, do të ishte ngrehë luftë ndërmjet këtyne dy Bajraqeve. Per mos me i
dhanë shkas pra, nji luftet civile, autoritetet e Bajrakut të gjaksit, ia
djegin shtëpinë gjaksit, – i vetmi ndeshkim që, si mbas mndoreve të vendit,
mund t’i bahej atij, – e persa i përket ndeshkimit të vdekjes, ua len këte
përlim shtëpisë së të vramit, që ta kerkonte e ta vrante gjaksin, por jo si nji
Bajrak me tjetrin. Këte punë kanë mërrijtë me e ba autoritetet e Bajrakut, tue
kenë se, në sy të tyne, çdo njeri që asht i zoti i armëve, thirret edhe si
ushtar i Bajrakut. Per ma teper, duhet dijtë edhe se këto vendime të Kanunit kanë kenë njoftë edhe zyrtarisht
prej Sovranit të vendit që ishte, në këte rasë, Sulltani i Stambollit.
Shqiptari pra, tue
vra gjaksin e vet, nuk ban gja tjeter, veçse çon në vend nji ligj të cilin ai e mban si të drejtë. Nëse duem të
flasim në pikpamje psikologjike, veprimi i atij që merr gjak asht nji veprim i
ligjshëm e nuk mund të thirret kurr uhamarrje, vendetta. As xhelati i Luigjit XVI, i cili ia preu kryet Mbretit,
nuk pyeti, a ishte e drejtë apo jo me ja pre kryet këtij, por e mbyti se ishte
i bindun se ligji ishte i mirë e i bazuem n’ arsye. Qe pse atij nuk iu desht
t’i pergjegjej askujt per premjen e kokës së Krajlit Francës dhe, as sot e
kësaj ditë, kurrkush nuk thotë se ai kje nji njeri barbar. E se vrasja e
gjaksit, nga pikpamja psikologjike nuk asht nji vendetta, danë edhe per faktin se vrasja ndermjet dy familjeve
hasme, nuk shtyhet në nji numer të percaktuem, por, nji të vramë gjaksit, dy
familjet marrin e japin njena me tjetren, si me të gjitha familjet tjera të
Bajrakut, – pak a shumë, aq sa marrin e japin ndermjet tyne, shtetet e mëdha të
Europës së qytetnueme, mbas nji Lufte Botnore.
Por asht edhe
gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji Kombit, në kjoftë
se ne, nën fjalën barbari, kuptojmë egërsinë ose breshtninë e Shpirtit të tij,
ashtu si duen me e kuptue kundërshtarët tonë, kur e kanë fjalën për Kombin Shqiptar.
Të marrunit e gjakut buron prej mndorjeve të jashtme e prej të metave të
organizimit shoqnor të nji Kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të
tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve, për
të cilët nuk mund të thohet se kanë kenë të egjër e breshtnorë.
Në Biblën Shenjte këndohen këto fjalë:“Propinquus occisi homicidam interficiet:
statim ut apprehenderit eum, interficiet…Cognatus occisi, statim ut invenerit
eum (homicidam) jugulabit.” Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund
t’i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i
ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV,
19, 21)
Po kështu edhe në “Iliadë”, në librin e IX, gjejmë këto
vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:”… Il prezzo/ Qualcuno accetta dell’ucciso figlio/ O del fratello; e
l’uccisor, pagata/ Del suo fallo la pena, in una stessa/ Citta dimora col
placido offeso.”
(Ndëshkimin,
sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të vllait; dhe ai që e
ban këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë mandej i qetë në të njejtin qytet,
me atë familje së cilës i bani vrasjen – fyemjen e parë.)
Duket, pra, mirfilli,
se prej të marrunit të gjakut – vendetta
– nuk mund të thohet se Kombi Shqiptar asht barbar e nuk asht i zoti me u
qeverisë në vedi dhe i pamvarun.
Por “Jo!” thonë
kundërshtarët tanë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut
në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej mndorjeve të jashtëme, por rrjedhin
prej gjendjes shpirtnore të egër të Kombit Shqiptar. Me fjalë të tjera,
shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye, e cila, edhe mbas
mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e pështetun mbi nevojë të të ruejtunit
të jetës, të gjasë ose të nderës së vet. E për në kjoftëse asht e vërtetë, –
sikurse njimend asht e vërtetë! – se poezia popullore asht pasqyra e Shpirtit
të nji Kombi, kjo duket çiltas, – thonë ata, – prej kangëve popullore shqipe,
sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjakut.
Por edhe këtu danë
mirfilli se, kundershtarët tonë ua kanë zejen shpifjeve e rrenave e se ksodore,
ata flasin, jo sepse kanë dëshiren, që të vehet paqa ndermjet kombeve, por
sepse…e lakmojnë këte tokë Shqiptare.
E vertetë se
poezia popullore shqipe tregon punë të veçanta vrasjesh e gjakut; por kjo nuk
do me thanë se Kombi Shqiptar vret njeriun per instikt. Shqiptari nuk i këndon
çdo lloj vrasjesh e gjakut. Ai këndon vetem per ato vrasje e gjaqe të cilat
janë ba vetem me i dalë zot jetës, gjasë e nderës, dhe per me u krye nji veprim
i këtillë, lypet nji forcë e nji trimni e jashtzakonshme, ashtu si mundet me u
vertetue nder kangët heroike Shqiptare, të mbledhuna në vllimet “Visaret e Kombit”. E se këto vrasje e
gjaqe nuk janë të bame gjithmonë per nji interes të pergjithshëm dhe se çmimi i
nderës së njeriut në Shqipni, nuk asht i matun gjithmonë simbas kriterit të
kombeve të qytetnueme, kjo nuk don me thanë se Kombi Shqiptar asht i eger e
barbar, por don me thanë se organizimi shoqnor i tij ka nevojë me u përmirsue e
se do parime morale, ende s’ janë zhdrivillue plotsisht ndër Shqiptarë. Na këtu
nuk po flasim per moralitet të këtyne akteve: Flasim mbi movent të këtyne
akteve e thomi se, vrasja në Shqipni nuk bahet per instinkt, por per nji
“shkak”, i cili, simbas mentalitetit të Kombit, asht i mirë e i arsyeshëm.
Prandej per këte, populli Shqiptar nuk mund të thirret i eger e barbar. E mos
të harrojmë se paladinët e Ariostit dhe kreshnikët e Tasit, nuk kanë luftue
gjithmonë per interes të pergjithshëm e as që kanë qindrue gjithmonë per nji
nderë të kuptuem simbas parimeve t’Etikës së popujve të qytetnuem.
Por, per me e
diftue egërsinë e Kombit Shqiptar dhe pazotsinë e tij per me u qeverisë në vedi
e i pamvarun, kundershtarët tonë kapen edhe në nji punë tjeter. Ata thonë: “Nuk
mbahet mend në histori se Kombi Shqiptar asht gjetë kurr i bashkuem e i
unjishem m’nji si shtet, por gjithmonë, – si edhe sot, – ai shfaqet i ndamë në
fise e Bajraqe, gja kjo që ndodh vetem nder kombe t’ egra.”
Këte fjalë ka
muejtë me e thanë e me e shkrue, edhe ndonji dijetar, i cili, drejtperdrejt,
nuk hyn në numrin e frotës s’ armiqve tonë. Ata thonë se Kombi Shqiptar nuk
shfaqet në histori i unjishem në nji bashkim që të ketë pasë formen e shtetit.
Ne na duket se këta dijetarë janë si të ngutun në dhanjen e këtij gjykimi. Asht
e vertetë se mundet me kenë që ky Komb të shfaqet në histori, si gjithmarë, i
unjishem në nji shtet nën emnin “shqiptar” e “albanensis”, nen të cilët emna, historia tashma e quen Kombin
Shqiptar. Por duhet dijtë se fjala “shqiptar” e “albanensis” nuk shenon individualitetin
etnologjik të familjes së këtij Kombi. Fjala “shqiptar” vjen prej verbit “me
shqiptue”, që don me thanë “enuntiare”, “exprimere”, e shenon njeriun që mundet
me folë dhe me kenë kuptue në këte gjuhë, prej tjerëve. E prandej, “shqiptar” asht edhe
francezi per francez, kinezi per kinez, hindjani per hindjan, etj. Pra, mjaft
që ta kenë gjuhen amtare, së bashkut. Per antonomazi pra, e vetem perpara
Kombit Shqiptar, fjala “shqiptar” shenjon kombsi; sepse, në vetvedi, si e thame
ma siper, nuk e ka këte kuptim. Po kështu, edhe fjala “albanensis” nuk
percakton individualitetin etnologjik të nji familjes kombtare, por shenjon
popullin që banon n’ Albanie ose Shqipni.
Tash, përpara se
ndokush mund ta thonte me arsye se Kombi Shqiptar nuk shfaqet kurr i bashkuem
në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se prej kah e
ka rrajën ky Komb, ké ka fis e vlla mbi botë, – sepse ky nuk ka bijtë vetvedit
mbi botë, – e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto, historia ende s’i ka
përcaktue, e kushedi se kur ka me muejtë me i përcaktue, sepse historia e Kombit
tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të mugta të kohve ma të vjetra. Masandej
do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët pështeten
historianët e sotshëm, t’i kishin nda me nji emen të vetëm të tanë elementet
prej të cilit përbahet ky Komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët,
ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë pra të gjithë të nji fisi apo jo?
Prandej kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s’kanë kenë kurrë të
bashkuem më nji e s’kanë kenë shtet më vete. Por, po e xamë, edhe, se
shqiptarët s’kanë kenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë,
armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak, Kombi Shqiptar nuk
duhet qitë shtet më vedi, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne, si gja e pazot. Kush
i mba mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së
XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët, edhe në kohën
ma të lumnueshme të historisë së tyne s’kanë kenë të bashkuem nën nji shtet,
por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqi-shoqin, shi mbrenda
kufijve të vet. Pse pra, Shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të
huejve, dhe që kjenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë
liri dhe pamvarësi, për arsye se s’na paskan kenë kurrë të bashkuem në nji
shtet?!
Si e dishmojnë
vetë diplomatët e saj, Franca ka hy në Luftë Botnore vetëm për me i dalë zot
integritetit e pamvarësisë së Serbisë. E po, aso kohe, serbët nuk kanë kenë të
bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na kenkan
të tanë prej nji fisi! Mirpo, nuk po kuptohet kjartë arsyeja përse sot
shqiptarët do të bahen rob të serbëve e të grekve! A për arsye se deri dje,
edhe Kombi i tyne nuk ka kenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?!
Mandej, sa për atë
fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se Kombi Shqiptar duhet mbajtun për
barbar, për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma
me themel se ato të shpifunat tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tue kenë e
themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vedit vjen si rrjedhojë
se shteti, i cili ngallitet prej asaj bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma
përtej se sa i mërrinë forca që do t’i mbrojë ato interresa. Tash, tue kenë se
populli Shqiptar, për shkak të pushtimeve të hueja të vazhdueshme, nuk mujt me
i organizue forcat e veta në mënyrë që me mbrojtë e me drejtue interesat e
përbashkëta të Kombit, këtij iu desht doemosdo me u nda në disa grupe ma të
vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik
u jepte do familjeve, me u vllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me
modelue “shtetin” dhe me organizue jetën e vet shoqnore. E ky ishte i vetmi
sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njenën
anë, shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër,
pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë
që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë Kombin. Shqiptarit iu desht me
e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta, tue i mbajtë së bashku
parimet e Kanunit Kombtar si rregull
jetet. Prandej, fakti që Kombi Shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh
prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktorve të përjashtme të
cilat ai nuk kishte mënyrë sesi me i shndërrue.
E, me e vertetue
se Kombi i ndamë në shumë fise asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe
prej historisë. Në kohen kur Filipi i Maqedonisë kercnonte Republiken e Athinës,
kjo Republikë xuni me u forcue per t’i ba ballë anmikut e kështu, mëkambi nji
ushtri prej 500 vetësh kamsorë e 50 kalorës t’ armatosun, kjo gja mundet me u
lexue në Filipikët e I të Demostenit. Prej këtyne shifrave duket e kjartë se
Republika e Athinës, në kohen e Demostenit, nuk dij a mund të kishte kenë shumë
gja ma e madhe se ndonji fis i Shqipnisë. Por megjithkëte, s’e besoj se
kundershtarët tonë mund të thonë se Atdheu i Demostenit ka kenë barbar, per
arsye se kjo Republikë ka kenë ma e vogel se Serbia.
Së mbrami,
kundershtarët tonë thonë se Shqiptarët janë jo veç barbarë, po, per mateper,
Shpirti i tyne asht i ngathtë e i plogësht, aqsa mos me mujtë kurr me u
qytetnue e me perparue.
Fjala fjalën s’ e
mund, por shtanga shtangen, ka pasë thanë nji gjakovas i motshem: “Shtanga e
thyen njiherë shtangën, por fjala s’ e mund kurr fjalën!” Prandej, unë këtu nuk
po due me u hallakatë fort nder fjalë, veçse me arsye të forta, – të cilat janë
shtanga në nji kuvend burrash të mendshëm, – due me diftue se Shpirti ose psika
e Kombit Shqiptar, nuk asht aspak ma e ngathtë se ajo e sllavëve. Psika e nji populli
ndanë ma së miri, në poezinë popullore të tij. Le ta perballojmë pra, poezinë
popullore shqipe, me ate të sllavëve.
Tue gjykue simbas
poezisë popullore të sllavëve të Jugut, rodi i poezisë që zotnon ma shumë nder
ta, asht legjenda. Legjenda, si dihet
prej natyrës së vet, kerkon me lurtue veshët e të mëdhajve e prandej, këte rod
poezie e gjejmë të perhapun sidomos nder epoka të despotizmit e autokracijet,
si dhe nder popuj të cilët, ndjenjat e lirisë nuk i kanë fort të shqueme,
gjithashtu që nuk kanë shpirt iniciative në vetvedi. E të këtillë janë sllavët,
perposë malazezëve, të cilët janë të shartuem ma fort se me tjerë, me
shqiptarë. Sado që sllavët janë nji familje e madhe fort në Europë,
megjithkëte, të thuesh, deri dje i kena pa tue u vue pa za nen zgjedhë të nji
Cari ose të nji Habsburgu, kush nen tirani të nji Kalifi ose të nji Despoti
autokrat e që, per me i pshtue robnisë së huej, u asht dashtë gjithmonë, ose
nji kombinacion politik, ose ndihma e nji të tretit, i cili i ka pshtue per me
i pasë ma vonë si mashë per vedi.
Por, prej poezisë
popullore, del në shesh edhe nji tjeter njollë e psikës sllave. Fatosat e
Kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia e tyne popullore, nuk janë njerzë të
nji force të jashtzakonshme, si asht Akili, Dhiomedi ose Ajaksi në “Iliadë”. Nuk janë as vetje gadi të
hyjnueshme, si Luçiferri i Miltonit në “Parrizin e djerrun”, po janë disa
perbindsha të përçudnuem , qê s’di njeriu a janê kulshedra apo katallaj e
maluketen tê trishtueshêm.
Kështu, bjen
fjala, Kraleviç Marku, tash kërcen me sharcin e vet prej nji malit në tjetrin,
tash han 50 okë groshë në hae, tash pin venë me lagena 12 okësh, tash e hjedh
topuzin tri ditë udhë larg, etj. Kishe me thanë se madhnia e këtyne fatosave,
perngjanë ma fort me madhninë e nji sfinksi që nuk asht, as shtazë, as njeri e
që s’ ka asgja me natyren e mendjen e njeriut. Ai asht nji peshë shtjelli të
çuditshëm, që nuk thotë asgja e as që duhet gja. Tue i ndi ato kangë,
shpeshherë të duket vedi se je n’ ato kohë kur flitshin zogjtë e hardhucat, e
kur ujku e dhelpna ishin ndrikull e kumbar; pra, në nji kulturë hindjane, kur
poezia i perziu dhe i bani përshesh sendet e mbinatyrshme me ato të natyrshmet,
tue perftue kështu sfinkset, piramidat dhe poemat e pafundshme.
Mbasi pra,
vjerrshtori sllav, per me mujtë me ba pershtypje në mendje e në zemer të
popullit, me poezitë e veta, duhet me e thanë se asht ngushtue me perftue do
forma krejt shpellanike, si dhe fatosa matrahula e maluketën, me kenë se
mentaliteti i atij populli nuk asht i zhdrivilluem, aqsa me i kuptue plotsisht
përmasat e numrit, të peshës e të masës, prandej ka mbet ende në nji shkallë
mjaft t’ ulët të qytetnisë.
Asht e vertetë se
poezia popullore sllave ka nji trajtë të përjashtme fort të bukur; por kjo nuk
rrjedhë prej njomsisë së ndjesive të shpirtit të tij, po prej servilizmit që e
dallon. Tue i pasë sherbye gjithmonë tiranit të huej ose tiranit të vet, ai,
per me e lurtue e per me ia këndellë veshët atij, ka kenë i ngushtuem me
zgjedhë fjalë e thanje sa ma të hijshme nder poezitë e veta. Kurrkush nuk ka
mënyra ma të bukura në të folun, se ata që sherbejnë nder pallate të mbretënve.
E nuk ka pse të thonë kush ndryshej, sepse edhe kombet e qytetnueme i kanë këtoforma
shpellanike e të përbindshme nder poezitë e veta, si bjen fjala, ipogrifi
i Ariostit. Poetët e kombeve të qytetnueme i bijnë këto forma, jo si nji ideal
të vetin, por si nji çudë, nji shtriganeri ose si nji shprehje të mentaliteteve
të kalueme, perderisa shkohet deri aty sa sllavi Kraleviç Marku, nuk do të
kishte kenë Kraleviç Mark po nuk i hangri 50 okë groshë në hae e kali i tij të
mos hidhet mal më mal.
Derisa poezia
popullore shqipe asht krejt ndryshej. Shqiptari, nder poezitë e veta, nuk
këndon per tjerë, ai këndon vetem per vedi. Nder lufta e nder punë trimnije, ai
nuk i ven shenj’ fakteve; ai shqyrton vetem rrezet e namit e të lumnisë që
shkrepin prej atyne fakteve. E kështu, kah nami e lumnia asht prij ideali i tij
dhe prej këtij ideali i mbushet Shpirti me entuzjazem, i gufon vetvetiut zemra
nder kangë, të cilat i këndon si ai zogu i verës, i cili këndon jo per me e
ndigjue të tjerët, por sepse nuk i rrihet pa këndue nder blerime e hije të rita
të lugjeve, mbi ato stome gurrash të argjendta. E kah ai nuk i ka sherbye
kurrkujt, fjala, thanja, si dhe krejt forma e mbrendshme dhe e jashtme e
poezisë, i ec, tash e ambel si pranvera e Arbrit, tash e rrembyeshme si ato
prrojet e Bjeshkëve të Namuna ku era ulurinë andej kah vjeshta. Ai nuk i dron
nipat e fatosave të cilët i këndon nder kangët e veta e as që ua ka nevojen
atyne. Ai këndon lirshëm, si t’ ishte i vetem mbi botë, botë e cila, per te,
përmblidhet krejt mbi ato maje malesh ku vedin e mban mbret. Asht pra poezia,
nji ode e rendit të parë, saqë s’ ka shumë vjet, filologu i permendun i
Universitetit të Gracit, profesor Meyer, thonte se poezia popullore shqipe,
prej pikpamjes estetike, asht ma e bukra ndaj të gjitha poezive tjera t’
Europës.
Per në daçim, pra,
me e gjykue punen simbas kritereve të njoftuna të psikologjisë, njeni nder të
cilët asht shi poezia popullore, do të thomi se psika Shqiptare, persa i perket
lakmimit per qytetni, i rrin perballë psikës sllave, ashtu si i rrin përballë
legjenda, odes. Kjo na ban të kuptojmë se psika sllave asht ma pak e zhvillueme
se ajo e Kombit Shqiptar. E per me e perforcue edhe ma shumë këte mendim
t’emin, këtu due me ju prue edhe disa fakte prej të cilëve, Zotnija juej ka me e pa edhe ma
kjarisht se, kundershtarët tonë, gjykimin e vet mbi Shqiptarët e japin, jo
simbas së vërtetës, po simbas interesit të tyne.
Sllavët e Malit të
Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë
zanat pushkën, gjithmonë kanë kenë të lirë e më vedi. E për ma tepër, për ma se
50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I -rë, kanë pasë nji formë
qeverie të thuesh kryekput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra
atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta Turko-Ballkanike, ka kenë
vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore
politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me
paret e popullit. Ndërsa në Shqipni, që prej viti 1908, kur kje shpallë
Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të Luftës Ballkanike, pra në ma pak
se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore
politike e të përkohshme, u çel nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera
fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të Kombit Shqiptar.
U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e disa edhe për shkolla të
mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e
Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randsi, të cilat e kanë çue
nalt ndjesinë kombtare, tue i dhanë në pak kohë, shumë zhdrivillim gjuhës
shqipe, fakt ky që në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë kje përdorue
për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyret administrative.
Mbrenda kësaj kohe
kjen mbajtë tre Kongrese Gjuhësie(1),
si dhe kjenë disa shoqni letrare, etj. etj…E gjithë kjo veprimtari asht
zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.
E po pse, tash,
inteligjenca sllave, që në Mal të Zi, gjatë 50 vjetve jetë kostitucionale nuk
përfton kurrgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e
naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare (2) dhe asht e
ngjizun me nji mentalitet të ri për Kombin?! Zotnij! Le të lehet njiherë në paqë
shqiptari dhe le t’i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë, ju keni me pa se ai ka me
shkue gjurmë më gjurmë me kombe të tjera të Ballkanit, gjatë rrugës së qytetnimit
dhe të përparimit.
Kombi Shqiptar i
ka dhanë burra në za për urti Perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe
gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së Turkisë, Shqiptarë kanë kenë.
Shqiptar ka kenë
edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu Shqiptar ka kenë edhe Papa
Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në kjoftse bazohena në memorandumin
e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, Shqiptar
asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.
Por, për me ua mbushë
mendjen edhe ma mirë se Kombi Shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e
tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë
të shkrueme mbi Shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “Histoir e descriptions de la Haute Albanie”, ka
shkrue se në histori të shqiptarëve
“ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma
poshtë thotë: “Ata kanë ruejtë doket e
burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm që u këndohet kanga,
se githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme,
Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme”, si u tha
përsiper. Mandej Lordi Bajron, prej anës së vet gërthet: “Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i
bajshin nanat dorike: atje ka ende do familje për të cilat kishe me thanë se
janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve.”
Dëshmi janë këto,
Zotnij të mij, të cilat kishin me i shtue namin edhe nji Kombit ma të madh e të
qytetnuem.
III
Tash, Zotnij,
mbasi Ju diftova se kush janë dhe shka janë Shqiptarët, më duhet t’ Ju flas për
të drejtat e tyne. E po Ju thom se Shqiptarët kanë të drejtë:
a) për nji pamvarsi
politike e ekonomike;
b) gjithnji
mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë.
Mbi pamvarsi të Kombit
Shqiptar, nuk kam shumë fjalë me ju thanë.
Dihet se kjo e
drejtë ka kenë njoftë, sigurue dhe dorëzanue me nji traktat të Pushteteve të
Mëdha të Antantës, – prandej, me fjalë të tjera edhe prej Francës, – që prej
Nandorit të vitit 1912, në Konferencën e Ambasadorve në Londër. Këto Pushtete,
mandej, ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombtare ata nuk i
mbajnë për shtupa letrash me i tretë, por i respektojnë si akte, që prekin
nderen e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e xamë se anglezi thotë se
ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për
erz të firmës që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjit. Pamvarsia
e Kombit Shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi
erz të Kombeve të mëdha të Europës, prandej tash ne nuk na mbetet tjetër, veçse
me folë për kufij të natyrshëm të Shtetit Shqiptar, e kjo asht nji çashtje po
aq me randësi, sa ajo e pamvarësisë.
Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji
diplomacie bakalle, të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe
perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë sa që sot, nji i
huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas, mezi mundet me e njoftë me nji të
këqyrun. – Edhe nji nanë, shpesh e ka të vështirë me e njohë fytyrën e të birit,
kur këtë t’ia ketë përçudnue me varrë e me dermishime arma e anmikut. – Prandej,
lypet të caktojmë ma përpara disa kritere të sigurta, mbas të cilave mandej, me
përskajue kufijt e natyrshem të Shqipnisë.
Mbas parimit të
autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun
e të pandamë në vetvedi, ashtu si ky përcaktohet prej ndermyllzave të teorive uilsonjane,
ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë, që ai vetë me e nda
kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i
lirë dhe i pamvarshem. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej
deri ku kapet kombsija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji
skundiill toke të këtij shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty
vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria
e tij do të jetë e dorzanueme dhe e sigurueme si duhet e sa duhet.
Mbas këtyne
parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti Shqiptar të përshtrihet
gjeografikisht deri ku mërrin Kombësia e Popullit Shqiptar, e vijueshme dhe e
pandame prej centrit të vet. Sepse tagri i autodeçizionit nuk asht i lidhun me
individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me avrom të gjithëmbarshëm prej
të cilit përbahet Kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i
papështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm e me të
padrejtë.
Por në bazë të
cilit kriter ka për të mujtë me u caktue të përshtrimit e Kombsisë Shqiptare? –
Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast, asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk
mund të lehet kurrsesi mbasdore.
Populli Shqiptar
flet nji gjuhë krejt të veten që, – tue lanë mënjanë transformimet e natyrshme
të elementave të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, – kurrfare
nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose
helenike, me përjashtim ku puqet me to, me rrajë të bashkueme indo-gjermane.
Prej këtej pra, rrjedh që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një Kombsi
krejt më vedi e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera t’ Europës. Sepse,
nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t’ia ketë tatue
Shqiptarit nji gjuhë që, dhe as nji tjetër popull europian, mos ta ketë folë.
Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i tatohet nji populli marë. Por as populli
Shqiptar nuk ka mujtë me ua tatue popujve të tjerë gjuhën e vet. Gjuha tatohet,
ose me forcë t’ armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por, si prej
njenës, si prej tjetrës pikpamje, Shqiptari nuk ka kenë ma i fortë se popujt që
ka përbrij. Prandej nuk ka si të mohohet se, të gjithë ata që flasin shqip,
janë të Kombsisë Shqiptare. E për këtë arsye, Shteti Shqiptar, duhet të
përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshinë gjuha Shqipe.
Tue pasë caktue këto
parime ose kritere, të shofim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të Shtetit
Shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm në këtë çeshtje plot me
gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë prej anmiqve, këtu unë due me ia lanë
fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon, i cili ka kenë
në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy, tue e prekë vetë me dorë, se kush mundet me
pasë arsye mbi këtë çeshtje?
Zotni Pinon pra,
në artikullin që prumë prej “Revue des
deux Mondes”, tue folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: “Prej fushave të
Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toket asht
Shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli
ma i forti”. E të tanë krahina e Kosovës, e cila, prej Konferencës së Londonit
(1913) i kje lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, “Epiri i Nordit”, të cilin e
lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej Shqiptarësh e prandej, e
drejta e lypë që të njehen me Shtetin Shqiptar.“ E mos të mendohet se zotni
Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket
çiltas edhe prej statistikave të cilat, qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba
përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne
statistikave zyrtare del në shesh se, në krahinat e lëshueme prej Konferencës
së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë
thjesht Shqiptare. Serbët na thonë se banorët e Kosovës, me rod janë të gjithë
sllavë, por, gjithnji si thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë, tue u
kthye në Shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të Nordit.
Por ata nuk thonë të vërtetën, sepse, po të ishte e njimendët se banorët e
Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të Nordit, grekë, atëherë Serbia nuk do
të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqindmijë vetë në Kosovë, e Greqia, nuk
do të kishte djegë ma shumë se treqind e gjashtëdhetë katunde në Epir të Nordit,
tue e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhetmijë vetave që i kanë
vra dhe i kanë lanë me dekë prej urije e sikletit. Popujt e qytetnuem munden, po,
në furinë e nji kryengritjes, me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e
me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mërrijnë kurrë me gri – e në
ç’mënyrë mandej! – me qinda e mija vllazën “bashkëqytetarë” të vet! Qyshë se
serbët kanë vra me qinda mija njerzë në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qinda e
qinda katunde në Epir të Nordit, dëshmon kjartë se, as banorët e Kosovës nuk
duhet të kenë kenë serbë, as ata të Epirit të Nordit nuk kanë kenë grekë. Jo, po,
Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qinda mija në Kosovë dhe janë djegë me
qinda e qinda katunde të Epirit të Nordit, për të vetmen arsye se grekët e
serbët duen me e shue farën Shqiptare n’ ato krahina, për me mujtë me i thanë
mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka Shqiptarë! Oh, sa arsye ka pasë ai i
moçmi kur ka thanë: “Ubi solitdinem faciant, pacem appellant.” Por, sa të kenë
shkretnue vendet, thonë se vunë paqen!
Por për me i
forcue ma tepër fjalët e z.Renè Pinon mbi kufijt’ e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi
këtë çeshtje Lordi Fritz Maurice, Mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi “Foreign Office” e që masandej, kje botue
në nji Libër Bleu të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka asht Kombi Shqiptar, i bjen me u përshtri edhe
mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit të Zi, e krahina e Kosovës, shka merr
prej Mitrovicet e teposhtë, asht krejt Shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort
të vogël serb. Statistika bullgare e
greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e
veta mbi Manastir, Ohër e Korçë, janë pështetë në rrena e dashtas janè ba me
rrena, le ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpit !.” Qé
pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç’kufij duhet të ketë Shteti
Shqiptar. Mbas dishmisë së këtij diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes
kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu
Shqipnisë ato tokë që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtsije, në
vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ua lëshue grekve dhe serbve.
Veç shka se,tue
bisedue për këte çeshtje me një delegat të Konferencës së Paqës, ky zotni na
tha troç: Hiqeni mendsh se na po marrim tokë tuejat, të pushtueme prej Aleatëve
tanë, e po ia kthejmë rishtas Shqipnisë. Mbi këto fjalë që per ne kanë një
randsi të madhe fort, unë kishe me dashtë me folë pak ma gjatë; por, pse s’po
due me vu ma teper në provë durimin tuej, po marr lejen me ju ba vetëm një oroë
mbi to. Po kje se puna asht, ashtu si e mendojmë, që Konferenca e Paqës e ka në
mendje me ia peshue gjyqin Botës në qetele të arsyes e jo në mollëz të shpatës,
Zotnia juej e kupton vetë, se fjalët e tij s’mund zanë vend; përndryshe asht
kot që të tjerrë fjalë ma gjatë, se sot shpata e Shqipnisë s’ka teh endè.
Qe, Zotnij, se
shka kam pasë me ju thanë per Shqiptarët e mbi të drejtat e tyne. Tue ju falë
nderës, me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më diftue në këtë rasë, do
ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtun, me ato fjalë që me 24 Nandor 1880 thonte
në Parlamentin italian, Madero Savini, kur Europa pat çue donamet e veta para
Ulqinit, për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipnisë.
E qé shka foli në atë rasë, deputeti italian: “E po pse francezëve nuk u mbushet mendja me hjekë dorë nga Alsazë-Lorena?
Pse nuk do të guxojshit Ju, (deputetë italianë), me hjekë dorë prej viseve
italiane që gjinden nën Austri? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë, në
Kongresin e Berlinit? Vetëm per parimin e Kombsisë! E pra, kujtoj unë, se, për
me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë ato shka thomi për
të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë…
Në mos paça harrue, si kam ndij prej Profesorave të
mij, Grotius ka pasë thanë se, tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin
popujve. Por përkundrazi, Jean-Jacques Rousseau vërret: “Ani, por të paktën
pyetni ma parë, mostjeter, këto bagëti njerzore!”.
(“Shqiptarët e të
drejtat e tyne” Shkoder, 1920)
***
Shenim nga
Fritz Radovani:
Ky asht Teksti i plotë në gjuhën Shqipe i Fjalimit të
përgatitun nga At Gjergj Fishta (Sekretar i Delegacionit në Konferencen e
Paqes), që asht lexue në Paris prej të pershndritshmit e të përnderueshmit
Imzot Luigj Bumçi (Kryetar i Delegacionit Shqiptar në 1919), Ipeshkëv i Lezhës,
në gjuhen frengjisht, në sallen e Universitetit Katolik në Paris, dhe që nuk i
asht ba asnjë ndryshim prej meje nga origjinali i botuem në vitin 1920 në
Shkoder.
Kam theksue në dy vende të shkrueme nga At Fishta, nr.1 e
nr.2, që tregojnë se në Shqipni u zhvilluen tre Kongrese Gjuhësije dhe se
kishte edhe Gjuhë Letrare Shqipe. Kjo tregon mashtrimin e të së quejtunes “Akademi
e Shkencave e R.P.S.Shqipërisë”, në vitin 1972, kur “zhvilloi kongresin e
gjuhës njësuar”, që zhduku Gjuhen e vertetë Letrare Shqipe ku perfshihej dhe Gegënishtja
e Veriut.
“Akademikët’ dhe
ministrat e arsimit, vetem të mendojnë: “Kujt po i sherben sot heqja nga ju, e
At Gjergj Fishtës dhe e Shkrimtarëve të Veriut, nga Historia dhe Letersia e
Gjuhës Shqipe?”
Ju lutem mos ndryshoni dhe as, mos hiqni asnjë fjalë nga
origjinali i këtij teksti!
-Masakra
greke ndaj çamëve është e njohur edhe nga amerikanët: Sipas kreut të Misionit
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Jozef Xhejkobs(Joseph Jacobs) :” në Vjeshtën e
vitit 1944 dhe në muajët e parë të vitit 1945, autoritet në Greqinë
veriperëndimore, kryen me egërsi dhe
brutalitet dëbimin e rreth 25 mijë çamëve nga shtëpitë e tyre…
–
Deputeti i Parlamentit anglez z. Hutchinson, kishte denoncuar masakrat greke në
Çamëri dhe kishte takuar refugjatët çamë në Shqipëri. Ai kërkoi Komision
Ndërkombëtar për mbrojtjen e çamëve.
–
Shoqata Çamëria në SHBA i kërkoi Imzot Nolit që t’i përfaqësonte në Londër për
të kërkuar bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Noli ia delegoi Misionin Dervish
Dumës-
Nga Dalip GRECA
/
Shqipëria
vazhdon të fshihet si struci përballë Greqisë për çështjen Çame. Në 30 vite
demokraci askush prej ministrave të Jashtëm, askush prej kryeministrave,
Ministrave, Kryetarët e Partive kryesore,
nuk kanë arritur ta artikulojnë qoftë dhe në mënyrë diplomatike kërkesën
për të drejtën njerëzore elementare, të pronës, të shtëpive, të varreve, pa lë
që të guxojnë të kërkojnë hapur njohjen e gjenocidit të ushtruar nga Forcat e
Lidhjes Kombëtare Greke ndaj popullsisë së pambrojtur. Askush nuk mund ta
mbulojë e ta fshëhë një masakër të përgjakur që nën tymin dhe flakën e Luftës
së Dytë Botërore, vrau, përdhunoi, përzuri me dhunë mijëra shqiptarë çamë nga
trojet e tyre. Fatkeqsisht masakrat e grekëve, sipas studiueses Miranda Vickers
, patën edhe e mbështetjen dhe autorizimin e britanikëve ( Miranda
Vickers” The Cham Issue- Where to Now”, botuar nga Defence Academy of
the United Kingdom, Jannuary, 2007, dhe sjelle ne gjuhen shqipe nga Xhevdet
Shehu). Citoj: Kolonel Kris Udhauz (Chris Woodhouse), shef i Misionit Ushatark
Britanik në Greqi, njoftonte:”I inkurajuar nga Misioni aleat që kryesoja,
Zerva i shpërnguli çamët nga shtëpitë e tyre.”
Masakra më e përgjakur ishte ajo që ndodhi me
27 qershor 1944 në qarkun e Paramithisë, kur forcat e Lidhjes Kombëtare
Republikane Greke(EDES) të gjeneral Zervës hynë në qytet dhe vranë rreth 600
shqiptarë çamë, burra gra dhe fëmijë. Të nesërmen një tjetër batalion i forcave
zerviste u sul në Pargë dhe vrau 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944, një
tjetër masakër u bë në Spatar, ku përveç reprezaljeve, grabitjeve e
shkatërrimeve, u vranë 157 vetë, gratë e reja dhe vajzat u përdhunuan, bashkë
me burrat që ishin gjallë, u syrgjynosën në brigjet e Egjeut. Sipas
statistikave, gjatë sulmeve mbi qytete e fshatra në vitet 1944-45, u vranë 2771
shqiptarë çamë dhe u përzunë dhunshëm 28 mijë çamë, që u vendosën në Vlorë,
Durrës, Tiranë, Lushnjë etj.
Masakra është e njohur edhe nga
amerikanët: Sipas kreut të Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
Shqipëri, Jozef Xhejkobs(Joseph Jacobs)
:” në Vjeshtën e vitit 1944 dhe në muajët e parë të vitit 1945, autoritet
në Greqinë veriperëndimore, kryen me egërsi dhe brutalitet dëbimin e rreth 25
mijë çamëve nga shtëpitë e tyre. Ata u përzunë matanë kufirit pasi u ishin
grabitur tokat dhe pronat e tyre. Qindra meshkuj çamë të moshës 15 deri në 70
vjeç, u internuan në ishujt e detit Egje.102 xhami u dogjën.( M.V. F 13).
Me 17 Tetor 1945, komuniteti çam i përzënë
barbarisht nga trojet e shtëpitë e veta, kërkonte ndihmën e Shqiptarëve të
Amerikës.
Në
një letër drejtuar shqiptarëve të Amerikës, firmosur nga Këshilli Antifashist
Çam, kryetar Vehip Demi dhe sekretar Dervish Dojaka, pasi denoconin masakrat greke, pasi
përshkruanin Shën Bartolomeun e masakrimeve greke për më shumë se 22 mijë
shqiptarë, kërkonin: Në emër të foshnjëve të mjeruara, në emër të grave të
lebetitura nga tmerri dhe të mbetura pa burra, në emër të një popullate të
martirizuar prej shovenëve katilë grekë, ne emër të Zotit, dëgjojeni zërin tonë
për një ndihmë të menjëhershme dhe të shpejtë prej jush, vëllezër shqiptarë të
Amerikës (Dielli tetor 1945).
Me 12 Dhjetor 1945, Dielli botonte në faqe të
parë shkrimin”Çamët masakrohen nga monarko-fashistët grekë. Çamët kërkojën
mbrojtje ndërkombëtare.
Bashkëpunëtori
i Dielli dhe një nga miqtë e Vatrës, Dervish Duma, raportonte nga Londra se
gazeta Daily Mail botonte një shkrim special nga Tirana prej korrespondentit të
saj special Alexander Clifford, që shkruante “25 mijë çamë, muhaxhirët
europianë qe jane në gjendje më mizerabël, kërkojnë përsëri të kthehen në
shtëpitë e tyre në Çamëri, në Veri-Perëndim të Greqisë.Ata thonë se nuk guxojnë
të kthehen pa mbrojtje ndërkombëtare.Të gjithë këta muhaxhirë janë muhamedanë
nga feja, shqiptarë nga gjuha, subjekte (shtetsi) greke.
Korrespondenti
shkruante:Në qershorin e vitit të kaluar u sulmuan prej ushtrisë greke
monarko-fashiste të Gjeneralit Zerva, një shumicë e madhe u masakruan. Të
tmerruar i tërë grupi kapërceu kufirin e Shqipërisë. Disa prej tyre u kthyen në
Greqi vjet në Mars, por përsëri u goditën prej grekëve. Shumica e refugjatëve
janë gra, fëmijë të vegjël e pleq.Gjendja e tyre këtë Dimër do të jetë shumë e
tmerrshme.
***
Shoqëria
Çamëria në SHBA, me 26 Shtator 1945, mbajti një mbledhje të posaçme, ku një
komision u ngarkua me detyrën që të shkonte në Boston dhe të takonte Imzot
Nolin dhe t’i propozonte atij që të përfaqësonte Çamërinë pranë Konferencës së
Londrës për t’i kërkuar bashkimin e Çamërisë me shtetin shqiptar.
Me
10 tetor 1945 Komisioni urdhëroi të mbahej një mbledhje tjetër, nën kryesimin e
Hysni R.Sejko dhe reporter të takimit R. I. Didani. Kjo mbledhje pati dy
qëllime 1- Kryetari z. Hajredin Çeço të jepte hollsitë për udhëtimin e tij dhe
të sekretarit pranë Imzot Nolit dhe 2-Zgjidhjen e një komisioni të posaçëm për
organizimin e një fushate që synonte të ndihmonte financiarisht refugjatët
çamë. Mbledhja vendosi: nëse Imzot Noli për shkak të ngarkesës nuk do ta
pranonte Misionin, ishte i lutur që të ngarkonte një person të aftë që mund ta
kryente misionin. Dhe kështu ndodhi; Noli propozoi patriotin Dervish Duma që
ishte në Londër për të ndërmjetësuar për kërkesën e shoqërisë Çamëria.
Siç i shkruante gazetës Dielli të 19 dhjetorit
1945, z. Dervish Duma, deputeti i Parlamentit anglez z. Hutchinson, kishte
denoncuar masakrat greke në Çamëri. Deputeti laburist kishte shkuar edhe në
Shqipëri,ku ishte takuar me popullsinë çame të shpërngulur.
Gazeta
londineze News Chronicle botoi deklaratën e deputetit me 11 dhjetor 1945 nën
titullin” Grekët vranë 2500 shqiptarë dhe shpërngulën me maskra 25
mijë”. Deputeti anglez nga zona Rusholm të Manchesterit kishte vizituar
Shqipërinë dhe ishte i revoltuar nga barbarizmat greke ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Ai paralajmëronte se
në sesionin e Parlamentit do të kërkonte me forcë e zë të lartë ngritjen e një
Komisioni Ndërkombëtar për përkujdesjen dhe mbrojtjen e refugjatëve shqiptarë,
të cilët u zbuan forcërisht prej vatrave të tyre.
Përse
i sollëm këto kronika?
Thjesht për të treguar se çështja çame egziston, nuk e shpiku kush, askush s’mund ta mohojë….
-Wilsoni, Noli, Fishta dhe gjëndja aktuale politike në Shqipëri/
NGA FRANK SHKRELI/ Ky vit shënon 100-vjetorin e Konferencës së paqës që filloi në Paris në janar të vitit 1919 dhe kulminoi me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor, 1919. Lufta e Parë Botërore kishte marrë fund në nëntor të vitit 1918, por përfundoi zytarisht me nënshkrimin e Traktatit të Parisit qershorin e vitit 1919. Ndërkohë që shkollat mund të jenë mbyllur për pushimet verore, kjo nuk do të thotë se nxënësit dhe studentët nuk kanë mundësi të mësojnë për këtë përvjetor historik dhe për rëndësinë që kjo konferencë ka në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Burimet janë të shumta në internet që hedhin dritë për rëndësinë e asaj konference për Evropën dhe për botën, përfshirë edhe historinë e Shqipërisë. Janë dy arsye që shqiptarët duhet ta kujtojnë këtë përvjetor: Një, është roli i presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Woodrow Wilsonit, si përfundim i takimit të Fan Nolit me ish-udhgëheqsin amerikan, para se Wilson të nisej për të marrë pjesë në Konferecn e Paqës në Paris dhe arsyeja tjetër është pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në atë konferencë, përfshirë At Gjergj Fishtën. Është edhe 100-vjetori i fjalimit të tij historik mbi të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone, në atë konferencë — një fjalim ky që deri më sot as Evropa as bota nuk e kanë dëgjuar një fjalim të tillë mbi, “Shqiptarët dhe të Drejtat e tyre”, nga asnjë përfaqsues shqiptar — as në nivel kombëtar as në ndonjë konferencë ndërkombëtare — gjatë 100-viteve të kaluara. “Një zë do të kem në Konferencën e Paqës dhe atë zë do t’a përdor në mbrojtje të Shqipërisë.” Presidenti Wilson ishte i pari president i Shteteve të Bashkuara, i cili në politikën e jashtme amerikane të kohës, ka thekësuar rolin ndërkombëtar si mjet për krijimin e një rregulli të ri botëror, ndërkohë që kishte shpallur hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë Botërore, si një përpjekje — sipas tij — për të bërë botën, “të sigurt për demokracinë”. Ndërhyrja amerikane bëri që lufta të përfundonte në favor të aleatëve dhe janarin e vitit 1918, i paraqiti Kongresit të Shteteve të Bashkuara, objektivat amerikane të përfundimit të luftës, duke njoftuar, “14 Pikat”. Në bazë të njerës prej këtyre pikave, me mbarimin e luftës do të krijohej Lidhja e Kombeve, në bazë të së cilës, të gjitha kombet — të mëdha e të vogla – do të gëzonin garanci të përbashkëta për pavarësinë politike dhe integritetin territorial të tyre. Siç dihet Peshkop Fan Noli ishte takuar me Presidentin Wilson, para se ish-presidenti amerikan të shkonte në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqës. Noli ishte i bindur se Shqipëria, në personin e Wilsonit, kishte një mbështetës të fortë. Në një fjalim të vitit 1918 botuar në gazetën Dielli, me titull, “Borxhi që Shqipëria i ka Amerikës”, Peshkop Noli shpreh bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara do të përkrahnin pavarësinë e Shqipërisë. Duke shprehur besimin se Amerika do të dilte fituese dhe se fitorja e Amerikës, sipas Nolit, do të ishte edhe një triumf për demokracinë anë e mbanë botës. Ai ishte i patundur në besimin e tij se kushtet e paqës do të të vendoseshin, sipas Nolit, nga “Një arbitër i botës, i cili është i drejtë, dmth, nga presidenti Woodrow Wilson”, ka thënë Noli. “Kushtet e tija njihen mirë prej të gjithëve… që secili popull duhet të ketë të drejtën të zgjedhi vet sovranitetin nën të cilin dëshiron të jetojë.” Fan Noli pastaj vazhdon duke thënë se, “Unë kam patur nderin të takoj këtë njëri të madh, me një rast historik.” Në shkrimet e tija, Noli ka rrëfyer se Presidenti Wilson kishte ftuar me një rast, përfaqsues të grupeve etnike, përfshirë edhe Nolin si përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan, për tu takuar me presidentin Wilson në Mount Vernon, jo larg kryeqytetit amerikan. Duke u këthyer nga Mount Vernon për në Washington, Noli kujton se, ai iu afrua presidentit Wilson për t’i folur për hallet e Kombit shqiptar duke i bërë apel Wilsonit që, të “shpëtojë një racë heroike por të pa-mbrojtur”. Sipas Peshkop Nolit, Presidenti amerikan Wilson u përgjigj pa hesitim: “Unë do të kemë një zë në Konferencën e Paqës dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë.” Ashtu edhe ndodhi, megjithëse kërcënimet ndaj Shqipërisë dhe territorit të saj, nga fqinjtë grabitqarë, nuk pushuan as pas Konferecës së paqës.
Gjëndja politike në Shqipëri pas Luftës së Parë Botërore ishte tepër e paqartë. Fqinjtë e saj, serbët, grekët dhe italianët mezi prisnin të ndanin mes tyre Shqipërinë copa copa. Në të vërtetë, përfaqsuesit diplomatikë evropianë kishin rënë dakort që Shqipëria të ndahej duke i dhënë nga një pjesë Jugosllavisë, Italisë dhe Greqisë. Kjo marrëveshje u arrijtë pa marrë parasyshë dëshirat e Shqiptarëve, por dhe në mungesë të kryenegociatorit diplomatik amerikan. Ndërkohë, Kongresi i Lushnjës, në Janar të vitit 1920, vendosmërisht hodhi poshtë marrëveshjen e armiqëve të shqiptarëve për të ndarë Shqipërinë copa copa sikurë të ishte plaçkë, ndërsa u paralajmëruan fqinjtë dhe Evropa se shqiptarët do të luftonin në mbrojtje të integritetit territorial të vendit. Në këtë atmosferë pasigurie për Shqipërinë deh shqiptarët, në Mars të vitit 1920, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Wilson ndërhyri për të bllokuar zbatimin e marrveshjes anti-shqiptare të Parisit dhe menjëherë vendosi të pranonte përfaqsuesin diplomatik shqiptar në Washington, duke afirmuar në këtë mënyrë mbështetjen e Amerikës për pavarësinë e Shqipërisë. Dhe nga fundi i atij viti, Lidhja e Kombeve njohu sovranitetin territorial të Shqipërisë, duke e pranuar atë si anëtare të plotë të organizatës botërore, megjithëse fatkeqsisht me kufij të cunguar.
Duke shprehur admirimin dhe falënderimin e tij ndaj Wilsonit, Fan Noli është shprehur se Amerika kishte Presidentin Abraham Linkolnin, i cili nuk duronte një Amerikë gjysëm të lirë e gjysëm të skllavëruar, ndërkohë që në personin e Wislonit, Shtetet e Bashkuara, kishin, “një president i cili nuk mund të duronte një botë gjysëm të lirë dhe gjysëm të skllavëruar.” Noli ka thënë se Wilsonin, “do ta njohë historia si çlirimtar i të gjitha kombeve, të mëdha e të vogëla.”
Ishte Konferenca e Paqës në Paris, 100-vjet më parë që i dha rastin Woodrow Wilsonit që bota ta njihte, atëherë dhe sot, për sukseset e tija në fushën e politikës së jashtme, si një idealist i cili besonte në paqën botërore dhe në vetvendosjen dhe në sovranitetin territorial të kombeve të mëdha e të vogëla. 14-pikat e tija të famshme për paqën në botë – të përpiluara 100-vjetë më parë – mbeten ende pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane dhe shembull i një vizioni të bashkpunimit ndërkombëtar për sigurimin e lirisë dhe demokracisë të vendeve, vizion ky që më në fund çoi në krijimin e Lidhjes së Kombeve – para-ardhëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara — përpjekje këto për të cilat Wilsonit iu akordua Çmimi Nobel për Paqë, në vitin 1920.
Në këtë 100-vjetor të Marrveshjes së Paqës në Paris, me 28 qershor, 1919, të kujtojmë rolin e Woodrow Wilsonit, këtij burrshtetasi të madh amerikan, zëri i të cilit, në Konferencën e Parisit ishte vendimtar për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Të kujtojmë Fan Nolin, sadopak për kontributin e tij, siç ka thënë edhe vet, “Për kauzën njerëzore dhe qytetërimin botëror, me aqë sa kemi mundësi.” Të kujtojmë me këtë rast edhe At Gjergj Fishtën, i cili si anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Parisit, 100-vjet më parë mbajti fjalimin historik –para përfaqsuesve të disa vendeve më armiqësore të kohës ndaj interesave shqiptare — që mbetet sot e kësaj dite fjalimi më klasik në oratorinë shqiptare mbi, “Shqiptarët dhe të Drejtat e tyre”. Është ironik fakti se 100-vjet pas Konferencës së Paqës në Paris, kur Shqipërisë i kërcënoheshin rreziqe të shumta nga armqitë e jashtëm – sot rreziku më serioz që i kanoset Shqipërisë — siç e ka cilësuar edhe Gjergj Fishta – është , “Rreziku i Përmbrendshëm”, megjithse, “Sot Shqypnia ka nji qeveri të vetën, ka nji parlament të vetin, ka nji ushtri, nji financë, e ma tepër, ka nji vijë kufijsh të njoftme ligjsisht prej Fuqive të qytetnueme: të tana sende këto qi na dëshmojnë se Shqypnia asht, e se asht e lirë e e pamvarun”. Sipas Gjergj Fishtës, janë vet shqiptarët, pikërisht, ata që përbëjnë rrezikun më të madh ndaj interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si 100-vjet më parë ashtu edhe sot,që ai ka i cilësuar si “Njerëz rrugaça, njerëz shakllabana e të pa kurrfarë njerëzie e mirërritjeje, të pa kurrfarë mësimi të vlefshëm, që gjithë jetën e vet s’qenë të zott me shtrue kund ndoj plang, me ngulë kund ndoj truell, me ngrefë kund ndoj shtëpi, me kapë kund ndoj punë, me zanë kund ndoj mik, por gjithmonë me valixhe nën dorë, të harlisun nga mendja, të përdhosun kah fjala, të çoroditun kah vepra; ku mbillen, s’korren; ku bijnë nuk çohen; veç nga, si mizat pakrye, skele në skele, fshat në fshat, qytet në qytet, gjithkund tue zanë ndoj ves të ri, gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni.” (Nga “Hylli i Dritës, 1921, nr. 1).
Kam lexuar, gjatë 32 viteve të jetës sime në Zvicër që e
kam përshkuar disa herë, shumë libra për arritjet e këtij vendi të vogël, me
sipërfaqe 48 mijë km katrorë që Rilindasit tanë e kanë menduar edhe për
Shqipërinë tonë, por edhe për Kosovën martire. Por ju them të drejtën se ku
libër më bëri të mendoj edhe për Kombin tonë që ka vlera dhe pasuri natyrore
shumë më tepër se Zvicra, një bregdet të virgjër, në një pjesë të territorit të
saj, dhe njerëz punëtorë dhe paqedashës. Kam patur një simpati të veçantë për
Nju Jorkun kur shkova tetë vite rresth në Kombet e Bashkuara dhe e ruaj atë
vizion të bukur për të dhe njerëzit që banojnë aty, duke përfshirë dhe mijra
bashkëkombas. Por për Zvicrën ku kam 32 vite që jetoj dhe punoj, kam një
simpati tepër të veçantë. Parajsa egziston dhe dëshmi është ky vend i vogël. Prandaj
u nisa për udhë dhe vendosa ta përkthej në shqip, këtë libër të përkryer të një
gazetari të njohur zviceran.
Gazetari André Crettenand boton një libër të bukur
për vendin e tij të vogël, por krenar. Pra së shpejti ai do dalë në shqip
“Përsosmëria është e pranishme në këtë
vend”. Në librin e tij të vogël, nga numri i faqeve, me titull “Zvicra. Shpikja e një kombi
“, André Crettenand shkruan me plot elozhe për origjinën e tij. Ky ish
gazetar i “L’Hebdo” dhe TSR, sot drejtor i marrëdhënieve
ndërkombëtare, në Televizionin me prestigj TSR, Televizioni zviceran romandë,
është autori i një “deshifrimi” të Konfederatës, në koleksionin « shpirti
i popujve », në Botimet Nevicata, të drejtuar nga Richard Werly,
korrespondent i përhershëm në Paris për “Le Temps”. Çdo vëllim në
këtë mënyrë kërkon të gjurmojë rrënjët kulturore dhe fetare të vendeve që
nganjëherë humbën në mjegullat e globalizimit. Nënjë numër të vogël
faqesh,
André Crettenand tregon më tepër se 500 vite të historisë të Zvicrës.
Libri fillon me historinë e William Tell, mitit themelues të Zvicrës, dhe
përfundon me homo alpinus, një popull i begatë, shumë gjuhësh dhe i përbërë nga
shumë kultura,
duke përfshirë edhe rreth 200 mijë shqiptarë, që ndjek në 2016 rrugën e
tij drejt përsosjes. Gjatë përshkrimit të tij,André Crettenand
lëkundet mes lavdërimit dhe kritikave rreth këtij shteti pothuajse tepër të
begatshëm për të qenë i sinqertë, shumë pak i njohur për të qenë i vlefshëm dhe
tepër i qetë dhe i lumtur për të ekzistuar. Midis vendeve historike te familjes
frankofone, Zvicra zë njër vend të veçantë :shumë gjuhësh, veçantia e
trajektores së saj historike, origjinaliteti i modelit të saj politik dhe i konceptit
të neutralitetit na e kujton këtë. Cokollata, orë, industri farmaceutike, high-tech… duke patur
parasysh aftësinë e saj dhe cilësinë e produkteve që eksporton, vetë Zvicra është
kthyer në një markë. Ky vend me sipërfaqe modeste, i vendosur në zemër të Europës,
ka përparuar, duke qëndruar jashtë Bashkimit Europian.
“Burimi i admirimit dhe xhelozisë”
Dhe ende Zvicra ekziston. Formula sekrete e suksesit
të saj? Mister. Por ka disa këngë. Liqenet e saj, malet e saj, neutralitetin e
saj, sistemin e saj politik, qytetet, fshatrat , gjuhët e saj, nevojën e
përsosjes dhe rendit, produktet e saj të eksportuara përtej kufijve që është e
vështirë ti kapërcesh. Një Zvicër që arrin të përfitojë nga gjithçka, edhe kur
është e kufizuar në vendin e saj, si një vend i vogël, e rrethuar nga shumë më
të mëdhenj. “Zvicra nuk kishte nevojë për hapësirë, ajo tashmë kishte
lartësi”, shkruan autori. Nuk është pamja e jashtme që ka rëndësi, është e
brendshmja. Dhe brendësia e saj, sipas André Crettenand, janë burimet e pafundme.
“Që i jep asaj aq shumë admirim se sa zhgënjimi xheloz”.
Andre Crettenand druhet pak kur flet për vendin e tij
kaq bukur, sidomos, për një ndjenjë krenarie që si një zviceran i mirë na mëson të përmbahemi . Por modestia e lexuesit është
zhdukur nga ndjenja e saktësisë së një Zvicre, të treguar nga një prej bijve të
saj. Një libër për ta kuptuar zviceranët, duke u kujtuar atyre që jetojnë atje,
përse ndihen aq mirë dhe ata që kanë ikur pse duan të kthehen. Ashtu si autori
i librit, tek i cili ne ndjejmë një nostalgji të ëmbël për këtë vend të
privilegjuar që “nuk është zvarritur në fatkeqësitë e botës”.
Këtu më poshtë po japim një pasazh të librit për
lexuesit.
“Helvétia është një mit . Zvicra është një markë. Por si u
krijua si vend, i populluar nga tetë milionë banorë, krenarë, megjithë
ndryshimet e tyre,
me flamurin e tyre me Kryqin e Bardhë që njihet kudo ? Dhe si arrin ajo të
mbetet aq e begatë, duke qëndruar me vetmohim, jashtë Bashkimit Europian që e
rrethon ? Që nga brigjet e
liqenit Leman deri tek fusha e Grütlit, në lartësitë e Zvicrës qëndrore, deri tek
luginat e Valesë, të rëpira deri në kufinjtë italofone të Tessin. Identiteti i Zvicrës
kudo është ngritur në virtut. Por kujdes. Kjo lumturi e të qënit zviceran,
shpesh e karikaturizuar nga ata që e vëzhgojnë nga jashtë me zili, gjithashtu
meriton një diagnozë kërkuese ».
________________________________________
André Crettenand, “Zvicër. Shpikja e një kombi
“, Ed. Nevicata,
Mbas Kongresit të Lushnjes, krahas zhvillimeve të tjera politike filloi edhe procesi i demokratizimit të jetës shqiptare. Në këtë kuadër u bënë një serë përpjekjesh për reformimin e shoqërisë shqiptare, kryesisht në fushën arsimore dhe social- kulturore. U krijua hapsira ligjore për zgjerimin e luftës demokratike dhe u afirmuan liritë e të drejtat e individit. Nëpër disa qytete kryesore të vendit u krijuan rrethe të ndryshme shoqërore si: “Lidhja e mësuesve”, shoqëria “Bashkimi”, klubi “Muzaka”, shoqëria “Opinga” etj. Shoqëritë kishin hapësirë juridike për krijimin dhe rolin funksional, por ju ndalohej veprimtaria politike.
Mbas krijimit të shoqërive doli nevoja e bashkimit të tyre në një organizatë të vetme kombëtare, në nivelin e një konfederate, me program të njehsuar. Inisiativën për bashkimin e tyre e mori Avni Rustemi dhe Halim Xhelo.
Më 23 prill, deri më 3 maj 1921 u mbajt kongresi i bashkimit të shoqërive. Në kongres morën pjesë 47 delegatë e 110 dëgjues, që përfaqësonin 27 qytete e krahina të vendit. Kongresi u mbështet nga intelektualë të ndryshëm, shtypi demokratik dhe qeveria e kohës. Merrnin pjesë gjithashtu edhe figurat më të rëndësishme të politikës si: Ilias Vrioni, Ahmet Zogu, Lef Nosi etj.
Në këtë kongres u përfaqësua edhe Fieri. Përfaqësimi u bë me dy delegatë: Fetah Peshtani dhe Dhimitër Kilica. Të dy këto figura ishin pjesë e elitës qytetare fierake. Fetah Peshtani ishte një ndër patriotët më në zë të krahinës së Myzeqesë dhe Mallakastrës. Ai ishte komandant çete në periudhën e Pavarësisë dhe firmëtar i Kuvendit të Sinjës, mbajtur më 23 korrik 1912 në Sinjë të Beratit. Ndërsa Dhimitër Kilica ishte tregëtar dhe aktivist shoqëror i kohës.
Kongresi krijoi federatën “Atdheu” dhe miraoti programin e saj me 7 kapituj e 42 nene. Federata krijoi gjithashtu edhe një skemë për krijimin e 43 degëve të saj nëpër qytete e qendra rurale të vendit. Në këtë listë, Këshilli drejtues vendosi edhe qytetin e Fierit i cili mbante nr. rendor 36. Në Fier kryetar i degës “Atdheu” u zgjodh një tjetër aktivist i njohur i kohës, Lon Verria. Aktiviteti i Verrisë ishte i njohur si Kryetar i komisionit të mitingut organizuar në Fier në vitin 1919, kundër planeve djallëzore të fqinjve për copëtimin e Shqipërisë, nga i cili u hartua një memorje e ju dërgua qeverisë së Durrësit për tja përcjellë Konferencës së Paqes në Paris. Dega e Fierit zhvilloi një veprimtari të gjerë, duke prapaganduar vlerat demokratike të shoqërisë, aq sa në këtë klimë të krijuar në Fier u hap e para gazetë në Prefekturën e Beratit, “Bujku” me pronar Zoi Xoxën.
Por shumë shpejt qeveria e ndaloi veprimtarinë e “Atdheut”, me arësyen se bënte prapagandë politike, jashtë programit të saj. Në këto kushte, elementët demokratikë më aktivë të vendit, si Avni Rustemi, Halim Xhelo, Sali Hoxha, Selim Shpuza, Ahmet Burburia, Sami Gonxhja etj., pas shpërndarjes së federates, ju vunë punës për krijimin e një organizate të re. Më 13 tetor 1922 u krijua shoqëria “Bashkimi”. Në këtë organizatë u mblodhën elementët demokratikë antifeudalë.
“Bashkimi” e kreu aktivitetin e tij në tri faza. Faza e parë përfshinte periudhën e krijimit deri më 20 prill 1924, ditën kur u vra Avni Rustemi. Faza e dytë përfshihej nga 20 prilli deri më 10 qershor, kur triumfoi revolucioni, ndërsa faza e tretë 10 qershor 1924 – 25 janar 1925.
Shoqëria funksiononte mbi një bazë të centralizuar nga një qendër e vetme. Degët do hapeshin në çdo qytet, fshat e krahinë ku kishte të paktën mbi 5 anëtarë të organizatës. Mbas krijimit të shoqërisë filloi puna për ngritjen e degëve nëpër qytete. Në fillim u formua dega e Tiranës, pastaj ajo e Durrësit. Në nëntor 1922 Avni Rustemi krijoi degën e Vlorës. Në këtë periudhë punohej për ngritjen e degës së “Bashkimit” edhe në qytetin e Fierit.
Ndërkohë, në Fier ishte krijuar një bërthamë intelektuale, me ndjenja të theksuara demokratike. Midis tyre spikaste Kryetari i Bashkisë, Llazar Kilica, i cili kishte mbaruar liceun në Zvicër, kishte punuar vite me radhe në Bari me një agjensi udhëtimesh për në Amerikë dhe kishte qenë një pikë lidhjeje për Ismail Qemalin dhe patriotët e tjerë të Pavarësisë që futeshin e dilnin nga Shqipëria për në Europë. Kiço Konomi ishte një tjetër figurë demokratike e kohës, i cili vinte nga Gjirokastra ku kishte bashkëpunuar me Avni Rustemin, kishte dhënë mësim në Liceun e Korçës, në Normalen e Elbasanit dhe tashmë ishte drejtor i shkollës mashkullore të Fierit. Vangjel Lulja ishte fierak që pasi kishte mbaruar shkollën greke të Fierit, kishte ikur në emigracion në SHBA, kishte bashkëpunuar me Fan Nolin si psaltës dhe ishte kthyer me bandën muzikore “Vatra”, në fillim të Luftës së Vlorës, për të marrë pjesë në frontin e saj. Xhemil Muço vinte nga radhët e tragëtarëve, Fan Puka, Thanas Konomi e Izet Vasjari ishin mësues, Spiro Papa tregëtar, Elmas Boce pronar dhe firmëtar i pavarësisë, Dr. Musa Delvina, mjeku i Bashkisë, etj. Por pavarësisht përpjekjeve të hershme për krijimin e degëve në qytete, krijimi i tyre filloi të bëhej realitet në fazën e dytë e të tretë. Në Fier, dega e shoqërisë “Bashkimi”u krijua më 10 qershor 1924 në mullirin e blojes të Xhemil Muços në lagjen “Liri.” Kjo datë përkon me triumfin e lëvizjes Noliste dhe i përket kufirit midis fazës së dytë e të tretë. Sipas procesverbalit të krijimit të kësaj dege që gjendet në arkivin e Muzeut Historik Fier, thuhet:“Sot, më datë 10/VI/24 ditën e martë, ora 3 mbas dreke, në makinën e Z. Xhemil Muço në Fier, lagje “Liria” tue kjenë gati të shtatë personat qi nënshkruajnë dhe mas diskutimeve për mi nyjet qi përmban statuti i shoqënisë “Bashkimi”, u pëlqyen dhe u pranuen bashkërisht me dëshirë të plotë, tue u bindur pikë më pikë gjithë neneve, formuam shoqërinë dhe pranuam me zemra të plota qe do t’i bindemi me çfarë do mënyre kësaj shoqërie dhe përkundrazi dalja jasht statutit pranojmë dënimin pa kundërshtim. Dhe mbi këto si vendosëm shoqënin, me vota të përbashkëta zgjodhëm për komision: Kryetar Z. Xhemil Muço Tragjasi, sekretar Z. Vangjel Lulja dhe arkëtar Z. Durhan Qadhimi dhe kështu u mbajt ky process verbal dhe mas nenit XII të statutit iu betuam dhe nënshkruam.
Krijimi i degës së “Bashkimit” në Fier u prit me interes të lartë nga qytetarët. Në fund të këtij muaji, më 29 qershor dega e Fierit organizoi mitingun e pare, në të cilin morën pjesë 3/4 e banorëve. Në miting foli sekretari i përgjithshëm i “Bashkimit” Llazar Fundo i cili në fjalën e tij “demaskoi feudalizmin dhe ngjalli shpresat e vegjëlisë për të ardhmen.” Po këtë datë, kryetari i Bashkisë Fier Llazar Kilica i dërgoi një telegram qendrës së Bashkimit në Tiranë ku, pasi i përshkruan zhvillimin e mitingut, shpreh gëzimin e formimit të kësaj dege në Fier dhe i siguron ata për mbështetjen e tij të plotë ndaj saj.“Sot- thuhet në telegram,- dt. 29/6/1924 stop. Kjo Bashkie nuk ka telegrafue deri sot Bashkimit aty stop. Bashkia e Fierit me kënaqësi e mbursi e duar trokitje e priti formimin e degës Bashkimit këtu në Fier ku mjerisht feudalizma me organet e saj ka mbytur direkt ose indirekt çdo shoqëni që na ka dashtun me u ngrefun stop. Dega e ngrefun këtu përbahet prej patriotësh të vërtetë dhe nacionalista pa maskë stop. Mos besoni organe feudale ndënë maskë nacionalizme stop. Anëtarët e Bashkimit që jan këtu kjo Bashki ka me i dhanë çdo lehtësi dhe shpjegim që të kërkohet stop.
Kryetari BashkisëFierit
L. Kilica.
Nr.176/1”
Përkundër këtij fakti, në Muzeun e Fierit gjendet edhe një dosje tjetër me dokumente të kopjuara me shkrim dore, nxjerrë nga fondi i shoqërisë “Bashkimi” Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë, sipas të cilave, krijimi i degës së Bashkimit në Fier është bërë në dt. 7 korrik ditën e dielë në ish lokalin “Liria.”Vlen të theksohet gjithashtu se koka e procesverbalit të formimit të kësaj dege mban datën 7 korrik ndërsa në fund të tij, në mospërputhje me datën e mësipërme shënohet 13 korrik 1924. Këtyre të dhënave arkivore u është referuar edhe ndonjë studjues duke e konsideruar 7 korrikun datë themelimi dhe lokalin “Liria”si vendin e këtij themelimi. Mendojmë se ky version është i pa mbështetur nga realiteti historik i kohës. Procesverbali i dt. 10 qershor dhe mitingu i organizuar më 29 qershor, shoqëruar me telegramin e kryetarit Bashkisë Ll. Kilicës janë të mjaftueshme për konfirmimin e kësaj date. Made kjo datë është ruajtur si e tillë në kujtesën e fierakëve, ndërsa mulliri i Xhemil Muços, pikërisht për këtë arësye, në vitin 1979 është shpallur monument kulture. Në listën e këtyre monumenteve thuhet në mënyrë përcaktuese: “Vëndi ku u formua dega e organizatës “Bashkimi” për Fierin.” Po të kemi parasysh se krijimi i shoqërive dhe klubeve të tilla është një dimension i rëndësishëm urban që presupozon hap të guximshëm zhvillimi dhe pjekuri sociale të një qyteti, Fieri që nga krijimi i degës “Atdheu” e deri në krijimin e degës së Bashkimit dëshmon pikërisht këtë paralel me qytetet më të rëndësishëm të vendit. Po të kemi parasysh gjithashtu se në Berat, dega e “Bashkimit” u krijua më 2 korrik 1924, nënkuptohet se e gjitha kjo dëshmon për nivelin e aktivitetit të shoqërisë fierake në periudhën e viteve 1921 – 1924.
Dega e Fierit bëri një punë aktive në lëvizjen noliste, kryesisht në drejtim të prapagandës dhe organizimit të mitingjeve antifeudale. Një nga aktivitetet më të rëndësishme të kësaj dege ka qenë organizimi i një ceremonie funebre për rënien simbolike të feudalizmit, demostruar përpara sarajeve të Vrionasve, të cilët ishin përfaqësuesit më kryesor të këtij sistemi. Antarët e kësaj dege improvizuan një arkëmort me një trung druri dhe e shëtitën kortezhin përrreth sarajeve duke hedhur parulla ndëshkuese. “Poshtë feudalizmi, poshtë Vrionasit!” në këtë ceremoni merrte pjesë Zoi Xoxa i cili sapo ishte kthyer nga studimet e gazetarisë në Romë, së bashku me Naun Doko Priftin, një figurë kjo mjaft aktive në zonën e Lushnjes e të Libofshës.
Sipas gazetës “Politika”, më 17 gusht 1924, dega e Fierit në bashkëpunim me atë të Vlorës, organizuan në Fier një miting në mbrojtje të të drejtave të kosovarëve të cilët po përjetonin akte dhune dhe raprezalje nga qeveria sërbe. Në po këtë miting u kërkua edhe bashkimi i nënprefekturës së Fierit me prefekturën e Vlorës. Më 21 gusht dega e Vlorës dhe e Fierit zhvilluan në Berat, në bashkëpunim me degën e këtij qyteti, një manifestim madhështor në mbrojtje të të drejtave të kosovarëve dhe kërkoi nga qeveria kombëtare të protestonte pranë Lidhjes së Kombeve.
Më 1 deri 5 gusht 1924 në Tiranë u mbajt Kongresi i shoqërisë “Bashkimi”. Nga Fieri delegat i këtij kongresi u zgjodh Vangjel Lulja. Sipas procesverbalit të komisionit shqyrtues të letërnjoftimeve të delegatëve, thuhet se: “…janë kontrolluar e janë në rregull letërnjoftimet e: Vangjel Lulja (Fier) Ibrahim Arapi e Kostandin Kote (Tiranë), Haki Stërmilli (Dibrën), Anastas Koxhomani (Berat), Pal Morina (Krumë), Shyqyri Tragjasi (Vlorë), etj.
VANGJEL LULJA
Ndërkohë “Bashkimi” nxirrte edhe gazetën e tij me të njëjtin emër për të cilën kryheshin edhe abonime. Në listen e abonentëve të Fierit bërë më 22 shtator 1924 figurojnë 38 persona. Vangjel Lulja, Fan Puka, Spiro Puka, Elmas Boci, Asaf Cipi, Dr. Musa Delvina, Sotir Bitri, Lon Verria, Filip Bishka, Rexho Qulli, Mit Kilica, Adem Qyba, Xoxë Spiro, Gani Avdullahu, Hajdar Bardhi, Bahir Resuli, Vangjel Koxhomani, Xox Dhima, Izet Vasjari, Veli Vasjari, Kiço Konomi, Miço Lako, Thanas Konomi, Llaz Kilica, Abdullah Kruja, Azmi Gurgaj, Taq Bozo, Mina Xoxa, Lon Xoxa, Mete Kodrasi, Hydajet Demiri, Sulo Gjeli, Riza Beqja, Llazi Kaleshi, Mustafa Shehu, Riza Mustafai. Nga gjithë emrat e kësaj liste, del qartë angazhimi i intelektualëve fierakë në degën e shoqërisë “Bashkimi” tek e cila shihnin një frymë të re demokratike për ndryshimet e realitetit historik të vendit. Ndërkohë në këtë listë, vihet re se mungon emri i Xhemil Muços, Kryetarit të degës i cili nuk figuron madje as në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme. Nga kjo mungesë nënkuptohet më shumë largimi i tij i përkohshëm nga Fieri, sesa tërheqja nga aktiviteti i shoqërisë. Kjo sepse deri në shtator , dokumentat e degës, për kryetarin i firmos Vangjel Lulja. Nga ky fakt ndoshta, më 21 shtator 1924, dega e Fierit u detyrua të zhvillojë zgjedhje të reja. Sipas një telegrami dërguar qendrës thuhet: “Mbas një mbledhje të përgjithshme që mbajti dega e këtushme, më 21. 9.1924 zgjodhi për komision për vitin 1924 – 25 këta zotërinj: Kryetar Vangjel Lulja, Sekretar Vllas Papathanasi, Arkëtar Zoi Shallapi dhe këshilltar Durhan Qadhimi.”
Por, në dhjetor 1924, veprimtaria e kësaj shoqërie u ndërpre. Lëvizja e fundit e saj ishte pritja me armë e rikthimit të Zogut në Tiranë. Nolistët ikën jashtë vendit e bashkë me ta ikën edhe një pjesë e antarëve të “Bashkimit.”
Më 25 janar 1925, me urdhër të Ahmet Zogut shoqëria “Bashkimi” u shpërnda. Personat e angazhuar në radhët e saj u përndoqën e persekutuan. Vangjel Lulja e të tjerë kaluan në ilegalitet të përkohshëm, ndërsa Kiço Konomi, Thanas Konomi etj. u hoqën nga puna.
Ky ishte një pasazh i degës “Bashkimi” në Fier, 95 vite më parë, të cilat i dhanë shoqërisë fierake modelin e zhvillimit demokratik dhe rritjes së ndërgjegjes qytetare të këtij komuniteti.
Veshtrim per librin “Bir i shquar i Çamerise, Adem Zer Teme” te shkrimtarit Namik Selmani/
NGA SADIK ELSHANI*/
Diaspora shqiptare e Amerikes dhe ngulimet (kolonite) tjera shqiptare gjithmone kane luajtur nje rol te rendesishem ne çeshtjet kyce te historise sone kombetare. Atdhetaret e mehershem shqiptare ketu ne Amerike e gjetiu u angazhuan me tere qenjen e tyre per çlirimin e Shqiperise nga sundimi shumeshekullor Otoman,per mbajtjen gjalle te gjuhes dhe qenjes shqiptare. Por, nga gjitha keto shquhet bashkesia e shqiptareve te Amerikes. Kur bie fjala per shqiptaret e Amerikes mendja menjehere na fluturon te Organizata “Vatra”, gazeta “Dielli”, veprimtaret e saj mendjendritur,si: Fan Noli, Faik Konica, Sotir Peci, Kristo Dako, motrat Qiriazi, Koste Çekrezi e shume e shume te tjerete, te cilet punuan pa u lodhur per ngritjen e ndergjegjes kombetare, zhvillimin e arsimit , publicistikes, letersise dhe kultures sone kombetare.Keta emra ngacmojne ndjenjat e atdhedashurise te çdo shqiptari. Por, pervec tyre jane edhe mijera bashkatdhetare te thjeshte qe me punen dhe angazhimin e tyre kane dhene nje ndihmese te madhe dhe kane bere te mundur mbajtjen dhe funksionimin e ketyre organizatave, i kane dhene fryme e hov mireqenjes dhe rritjes se bashkesise shqiptaro – amerikane e nepermjet saj edhe mireqenjes se Shqiperise. Njeri nga keta bashkatdhetare te asaj periudhe te arte te emigranteve shqiptare eshte edhe Adem Zer Teme, biri i shquar i Çamerise, siç e ka cilesuar shkrimtari Namik Selmani qysh ne titullin e ketij libri. Per ne, emigrantet e mevonshem ketu ne Filadelfia, kjo figure eshte edhe me e afert, me e dashur, sepse ai kryesisht punoi e veproi ne Filadelfia. Eshte edhe babai i pese femijve te tij qe jetojne e veprojne ne Filadelfia: Abedini, Njaziu, Habibja, Inajeti dhe Drita. Zoti Abedin Teme, shok e mik i yni i ngushte, eshte duke shkuar gjurmeve te babait te tij, ai sot eshte veprimtar i dalluar i bashkesise shqiptaro – amerikane te Filadelfias dhe anetar shembullor i shoqates sone, “Bijte e Shqipes” Xha Ademi eshte edhe gjysh e sterrgjysh i shume niperve e mbesave qe jetojne, shkollohen e veprojne ne Filadelfia e ne shume vende te tjera te Amerikes.
Secili njeri ka nje histori, ka nje jeteshkrim, ka diçka per te thene, por rrefimi jetesor i Adem Temes eshte mjaft ineresant e terheqes, nje jete qe frymezon me te gjitha baticat e zbaticat e jetes – nje rrugetim jetesor i ndertuar mbi tri shtylla te forta, nje trekendesh i barabarte: Çameria, Shqiperia, Amerika, te cilat e kane formuar, skalitur, forcuar karakterin e tij burreror. Nje jete e jetuar mire ne sherbim te familjes, krahines dhe vendit, Shqiperise, çeshtjes shqiptare ne pergjithesi. Eshte nje thenie ne romanin “Lumi i vdekur” te Jakov Xoxes: “Lumin duhet shikuar nga buron, kah rrjedh dhe ku derdhet”. Ashtu eshte edhe me jeten e nje njeriu, nga i ka rrenjet (familja, rrethina), veprimtaria jetesore (puna, angazhimet) dhe si perfundon ajo jete. Nuk kane thene kot latinet e mençur: Finis coronat opus (fundi e zbukuron vepren). Sidomos e dyta dhe e treta jane te rendesishme. Prandaj, edhe autori, Namik Selmani, qe ne fillim te librit e pershkruan fshatin, Camerine dhe familjen nga rrjedhe Adem Teme, per te vazhduar pastaj me jeten e tij, emigrimin ne Amerike, kthimin ne vendlindje, punen qe ai ben atje, debimin e popullsise çame me dhune nga trojet e tyre nga forcat çnjerezore greke dhe ne fund ndarjen nga kjo bote te Adem Temes. Te gjitha keto te rrefyera me mjeshtri artistike, me nje stilt e rrjedhshem, episode jetesore qe e mbajne lexuesin te angazhuar e kurreshtar. Adem Teme ka jetuar ne nje hapesire dhe periudhe te caktuar historike, prandaj edhe rrethanat, ngjarjet e asaj kohe pasqyrohen ne kete liber, si dekori, skena ne nje shfaqje teatrore.
Adem Zer Teme lindi me 18 prill te vitit 1894 ne fshatin Mazrek te Çamerise, te zaptuar nga Greqia. Mazreku ne fillim te shekullit te XX-te kishte 600 shtepi, ndersa ne vitin 1944, 400 shtepi. Edhe Mazrekun pas Luftave Ballkanike e preku shperngulja, 200 shtepi te shperngulura ne Turqi. Tahir Mete ka qene delegate i Camerise ne Lidhjen e Prizrenit dhe pergjegjes si roje e Abdyl Frasherit. Me porosi te Lidhjes hapet edhe shkolla shqipe me mesues Mulla Zeneli (Hamzai). Si te gjitha krahinat shqiptare, edhe Çameria shquhet per traditat atdhetare, besen, mikpritjen e tolerancen nderfetare. Mazreku ka qene nje fshat me mireqenje ekonomike te mire: punishte te ullirit, miellit, dyqane. Babai, Zer Teme ka qene kryeplak i fshatit, burre i urte qe eshte shquar per mençurine, burrerine e trimerine e tij. Çamet kane krijuar tradita te forta kombetare, sepse ka qene dashte ta perballonin regjimin grek qe eshte munduar t’i zhdukte ata nga faqja e dheut, sikurse regjimi serb vellezerit e tyre ne Kosove. Me keto tradita u rrit edhe Ademi, me rrefimet e gjysherve per Skenderbeun, Pirron, Ismail Qemalin dhe ngritjen e flamurit ne Vlore, Hasan e Rexhep Caparin, kengen e Çelo Mezanit, Vallen e Osman Takes dhe historite qe lidhen me to. Babai e merrte me vete neper ndeja, kuvende per t’i treguar me shembuj konkret sesi kuvendojne burrat, rregullat e kuvendit qe duhej ndjekur- keshtu kalitej karakteri burreror i shqiptarit. Aneksimi i Çamerise nga ana e shtetit grek solli mizori te reja per popullsine shqiptare, shkombetarizimin e saj, debimin e popullsise per ne Turqi, me shkasin se ata jane turq.Keto tragjedi nuk e lane te paprekur as Mazrekun dhe padyshim keto ngjarje ndikuan edhe te Ademi i ri, ne formimin e karakterit te tij. Duhet theksuar se fatkeqsisht, Ademit heret i vdes e ema, duke e lene ate jetim kur ai ishte vetem 18 muajsh, Per te pastaj u kujdes xhaxhesha, Naso Cani.
Me pak fjale keto ishin rrenjet e Adem Temes, burimi i lumit te jetes se tij. Po tani nga do te rrjedhe ky lum, kah do ta shpien valet e jetes,barken e fatit jetesor te Ademit te ri? “Ne moshen 20 vjeç ai shprehu deshiren te behej pjese e emigracionit te Amerikes, te “Vatres”, te mbare diaspores shqiptare ne Amerike. Ishte pak me i vogel se ata burra qe kishin marre ne sy kurbetin, po ai e kishte nje obligim per vatanin ku kishte lindur” – shkruan autori ne faqen 30 te ketij libri. Familja atdhtatare e Çaparenjve i kishte dhene nje adrerse dhe ai me 15 shtator te vitit 1916, ne moshen 22 vjecare nga porti i Parges e nis udhetimin drejt Amerikes, duke i hapur atij horizonte te reja, duke filluar keshtu nje kapitull te ri, vendimtar ne jeten e tij. Ne Amerike arriti me 6 tetor ne portin e Nju Jorkut, ku e priste Jaho Çapari. Tani Amerika nuk ishte nje vend i larget e imagjinar i rrefimeve te bashkatdhetareve te tij, tani ajo po shfaqej para syve te tij me tere madheshtine, magjepsjen e saj dhe mundesite e pkufijshme qe ajo i ofronte. Ndryshim ky i madh per nje djalosh nga nje fshat i Çamerise, por Ademi i ri ishte i vendosur qe ta permbushte endrren amerikane me pune me djerse e me nder. Ne fillim punon si ndihmes kamarier, njihet me veprimtaret e “Vatres”, takon atdhetare te tjere. Ademi si nje djale i fuqishem, plot energji rinore, i zgjuar dhe i papertuar, me zjarrin atdhetar ne gji ai zhvillon nje veprimtari te dendur atdhetare duke u angazhuar per çeshtjen shqiptare dhe ne veçanti ate çame. Anetaresohet dhe merr nje rol aktiv ne Organizaten Panshqiptare “Vatra”, shoqaten “Çameria” dhe ne vitin 1917 me nismen e çameve te Amerikes formojne Partine Kombetare Politike. Ademi punon ne Nju Jork, Boston dhe pastaj vendoset ne Filadelfia. Ishin keto vite mjaft kritike per fatin e Shqiperise, prandaj kerkohej nje angazhim i vrullshem e i panderprere i te gjithe shqiptareve te Amerikes. Nder veprimtarite kryesore te Ademit dhe te shqiptareve te Amerikes ne kete periudhe vlejne te permenden ketu disa nga veprimtarite me te rendesishme. Nje nga keto ishte angazhimi per te siguruar perkrahjen e Amerikes ne Konferencen e Paqes ne Paris ne vitin 1919. Kete shqiptaret e arriten duke i derguar telegrame Presidentit Wilson (Noli e kishte takuar personalisht), duke marre kontakte me kongresiste e senatore amerikane. Ne nje leter derguar Presidentit Wilson figuron edhe emri i Adem Temes, por i shkruar si Adem Mazreku, nga emri i fshatit te tij. Nje ndermarrje tjeter me rendesi atdhetare ishte edhe Huaja Kombetare per te ndihmuar Shqiperine.ne nje çast mjaft kritik te historise se saj. Edhe ne kete veprimtari shquhet Adem Teme, duke dhene 350 franga ari, shume jo aq e vogel per kohen. Si deshmi familja Teme e ka faksimilin e kesaj huaja, qe paraqitet edhe ne liber. Pastaj eshte edhe ndihmesa e tyre per te derguar Banden frymore te “Vatres” ne Shqiperi per ta ngritur shpirtin atdhetar te shqiptareve dhe per ta perkrahur, mbrojtur Shqiperine nga sulmet qe vinin nga Greqia per ta pushtuar Jugun e Shqiperise. Nje tjeter veprimtari e bukur atdhetare eshte edhe pjesemarrja e shqiptareve ne Paraden e Kombeve qe organizohej ne Filadelfia. Edhe perkunder pengesave qe benin greket shqiptaret arriten t’i siguronin kostumet kombetare dhe te ishin te paret qe i prinin kesaj parade. Jane edhe shume veprimtari te tjera atdhetare ku Adem Teme e jep ndihmesen e tij dhe qe jane te paraqitura ne kete liber. Kuptohet, gjate gjithe kesaj kohe Ademi punonte shume, e ndihmonte familjen ne Çameri dhe bashkatdhetaret e organizatat atdhetare ne Amerike. Ne vitin 1929 ai behet qytetar amerikan dhe e merr pasaporten amerikane, qe do t’i mundesonte atij te udhetonte si qytetar i lire ne shume vende te botes. Ademi ishte nje djale i pashem, shtatgjate me tipare te theksuara burrerore, por nuk ishte vetem portreti i tij fizik qe e bente ate nje djale terheqes, por ishte edhe karakteri i tij i forte, dinjiteti dhe sjellja e tij shume njerezore dhe e perzemerte ne shoqeri. Prandaj, eshte e natyrshme qe te kete edhe nje episod dashurie. Vajza e bosit te tij, Jessy (Xhesi) kishte filluar te ineresohej dhe te behej e afert me te, por Ademi me zgjuaresi arrin qe ta largoje ate, sepse ajo ishte vajza e bosit te tij dhe kete ai e konsiderontesi nje shkelje te bukes, te te mirave te bosit te tij. Edhe pse ketu nuk ka asgje te papranueshme, jomorale, sepse qe te dy ishin te rinj, beqare dhe nuk kishin ndonje lidhje tjeter. Ne vitin 1930, pas 14 viteve Ademi kthehet ne Çameri dhe qendron atje disa muaj, fejohet me nje vajze nga nje familje fisnike, Emine Izetin. Te gjithe familjareve dhe te afermeve u kishte derguar dhurata me vlere, disave edhe ore dore te arta me emrin e tyre te shenuar ne to. Kthehet perseri ne Amerike per te vazhduar punen. Nje nate deerisa po priste shoket e tij ne nje lolal ku ata shkonin rregullisht ne fundjave, ai porositi darke per 8 veta edhe pse ai ishte vetem, sepse shoket po vonoheshin. Pastaj ata i treguan se e kishin takuar nje bashkatdhetar qe tani jetonte ne Londer dhe ai ate nate do te udhetonte drejt Londres, prandaj kishin kaluar pak kohe me te. Duke i pritur shoket ai ishte ndier pak si i deshperuar, pak i renduar shpirterisht, per te mos thene i trishtuar, dhe aty per aty kishte vendosur qe te kthehej ne atdhe, keshtu me nuk mund te jetohej. Amerika vertet i ofronte çdo gje, por nje gje ajo kurre nuk mund t’ia ofronte:atdheun, Sepse siç ka thene Gete: “Vendi i huaj nuk te behet atdhe”. Edhe Ademin po e therriste zeri i atdheut.
“Pas kesaj nate, m’u mbush mendja se do te ik nje ore e me pare ne vatan, pasi nuk dihet se ç’sjell koha Te mos na ndodhe qe te leme ketu kockat tona, ashtu si ndodhi me shokun tone para disa ditesh qe vdiq. Me perjashtim te neve shokeve te tij asnje nuk i erdhi ne varr. Ne vatan edhe vdekja ka lezet. Atje ka respekt, dhembshuri e shoqeri te shumte kur percillemi per ne banesen e fundit”, u tha shokeve ate nate Ademi. Kur ata iu pergjigjen se ai kishte te drejte, porse duhej qe te rrinin edhe pak sa te fitojne ca para te tjera, Ademi, atehere vazhdoi: “Degjomeni mua, njeriu nuk ka te ngopur me para, por mendimi im eshte qe duhet te mendojme edhe per femijet, shoket, miqte dhe per vendin qe na pret. Nuk thone kot qe guri i rende eshte ne vend te vet. Atje çmohemi mire e me vleren qe kemi. Mire thone qe koka peshon me shume ne vendlindje. Atje ku eshte me e embel balta. Te mos harrojme se fjala: “Amerike” do te thote:”Ha, merr dhe ik”! Keshtu duhet te veproje çdo njeri qe i thote vetes shqiptar dhe atdhetar (faqe 57). Te nesermen ne mengjes Ademi e njoftoi bosin e tij per vendimin qe ai kishte marre per t’u kthyer ne atdhe. Bosi u ndie shume i befasuar per kete vendimi dhe filloi ta “bombardonte” Ademin me shume pyetje per te mesuar se mos ai kishte ndonje pakenaqesi ne pune, por Ademi i tha jo dhe i tregoi arsyen e vertete. Me rastin e largimit te Ademit nga Amerika u organizua nje darke madheshtore ku merrnin pjese shume shoke e miq te tij, ndersa shpenzimet e darkes i mori persiper bosi.
Ne prill te vitit 1934 Ademi kthehet ne Çameri. Erdhi ne Amerike djale i ri, tani po kthehej si nje burre i pjekur me nje pervoje te pasur jetesore. Me parate qe ai i kishte derguar familja kishte siguruar nje gjendje te mire ekonomike.Ate vit martohet dhe pas nje viti, me 5 maj te vitit 1935 i lind nje djale, Abedini. Me parate e kursyera ai e permiresoi edhe me shume gjendjen ekonomike te familjes. Pervojen jetesore te fituar ne Amerike ai e shfrytezoi mire per te drejtuar ekonomine e familjes, per ta ndihmuar, per ta perparuar jeten e fshatit, ngritjen e vetedijes kombetare. U tregonte bashkefshatareve per veprimtarite atdhetare te shqiptareve te Amerikes, parakalimin ne Filadelfia. Me punen e tij te perkushtuar, urtesine e mençurine e tij,kujdesin ndaj fshatit e bashkefshatereve, ai e gezonte perkrahjen dhe adhurimin e te gjitheve. Prandaj ate e zgjedhin kryeplak te fshatit. Ne ato rrethana te ashpra, ku shteti grek mundohej ne çdo menyre per ta shtypur popullsine çame, kryeplaku duhej ta mbronte dinjitetin e fshatit dhe te qendronte i paperkulur perpara ketyre kercenimeve, shantazheve. Ai si kryeplak bente pajtimin e njerezve, ndihmonte bashkefshataret, uke u sherbyer me pervojen amerikane. Ai beri edhe perpjekje per shkollen shqipe, sepse e dinte fare mire se arsimimi i popullit ishte arma me e forte kunder prapambetjes, ishte burimi i perparimit dhe vater e atdhedashurise. U ndie shume keq kur i pa femijet shqiptare duke recituar greqisht, kur e pa se edhe djali i tij, Abedini po recitonte me ta greqisht. Vlen te permendet nje episod i bukur i kesaj periudhe: Disa kandidate per parlamentin grek po qendronin ne fshat dhe Ademi i fton ne darke. Ne kete darke merrnin pjese: nje prokuror, nje nepunes shteti dhe nje oficer me grate e tyre. Ademi i mirepret me shume perzemeresi, me te gjtha te mirat, sipas trditave tona, duke ua shpalosur atyre vlerat morale e njerezore te popullit tone. Urrejtja nuk luftohet me urrejtje, por me vlera. Vlerat jane arma me e forte kunder urrejtjes e paragjykimeve.
Tani vijme edhe te viti 1944, kur forcat greke me tere egersine e tyre e masakrojne popullsine çame, ndersa te tjeret i debojne me force nga trojet e tyre, djegin e shkaterrojne vendbanimet shqiptare. Ademi keto egersi i kishte perjetuar ne moshen e djalerise ne vitet 1912 – 1913, por shkalla gjenocidale greke kete here ishte shume me e pameshirshme. Ademi me familjen e tij vendosen ne Vlore. Aty i pret Qamil Tushi, vellau i Alikos me te cilin Ademi ishte njohur ne Amerike. Ata u vendosen ne shtepine boshe te Alikos. Me Qamilin e hapin nje restorant. Ademi u tregonte klienteve per Ameriken. Edhe ne Vlore dhe ne rrethin e saj Ademi u be i njohur dhe i dashur per te gjithe, nga respekti e quanin Adem Çami. Ai u ndihmon familjeve çame, kusherinjve, i sjell ne Vlore dhe i sistemon ata. Ademi ishte nen vezhgimin e Sigurimit te Shtetit, sepse ai kishte jetuar ne Amerike. Edhe pse Ademi ishte emigrant ekonomik dhe jo politik dhe ishte marre me veprimtari atdhetare, ata e mbajne nen vezhgim, sepse regjimi komunist e kishte shpallur Ameriken armikun numer nje te shtetit shqiptar. Ia terrheqin verejtjen, sepse ne dyqan i shkonte Sinan bej Vlora. Ademi i pergjigjet punonjesit te Deges se Brendshme se Sinani vinte nga nje familje atdhetare qe kishin bere shume per Shqiperine, por kush degjonte per keto. Ne vitin 1953 mbyllet dyqani, sepse prona private nuk ekzistonte me ne Shqiperi. Ne Vlore çifti Adem e Emine Teme e rriten familjen e tyre, dy djemte: Abedinin dhe Njaziun dhe tri vajzat: Habiben, Inajetin dhe Driten. Atyre u siguruan nje jete normale brenda rrethanave te asaj periudhe historike te Shqiperise. Abedini mbaron Institutin bujqesor, ndersa Njaziu shkollen e mesme per elektrik. Femijet ishin bere te zotet e vetes, ishim martuar e kishin krijuar familjet e tyre. Kjo sikur e shliroi pak çiftin Teme, sepse ata e kishin kryer me nder detyren e prindit, i kishin permbushur te gjitha detyrimet ndaj femijve te tyre. Por, pak dite pas marteses se vajzes me te vogel, me 18 nentor te vitit 1968, pas nje semundje te shkurter, Adem Zer Teme ndahet nga kjo bote. Xha Ademi e kishte mbyllyr me nder e dinjitet ciklin e jetes mbi toke, por ai nuk e kishte mbyllur kapitullin e jetes amerikane, nuk e kishte mbyllur deren e shpreses se endrres amerikane per femijet e tij – ai i kishte lene nje porosi, nje fshehtesi, nje amanet bashkeshortes se vet per te cilen do te flasim ne vazhdim pasi t’i themi disa fjale edhe per bashkeshorten e tij, Eminene.
Ne kete liber disa faqe i jane kushtuar edhe Emine Izeti – Teme, bashkeshortes se Ademit. Nje shkrim eshte nga vete autori, Namik Selmani me titull: “Me jep nje grua, te te jap nje familje”, ndersa shkrimi tjeter eshte nga Sali Bollati, veprimtar i çeshtjes çame dhe mik i familjes Teme: “Amaneti i nje nene qe nderroi jete ne Filadelfia”. Vete tituli i shkrimit te autorit Namik Selmani e ka permbledhur, percaktuar bukur portretin fizik e shpirteror te saj. Zonja Emine, Nene Mineja ishte nje grua e jashtezakonshme e pajisur me te gjitha tiparet tipike te nje gruaje shqiptare: nderi dinjiteti, qendresa, dashuria dhe perkushtimi per familjen, nikoqire e mikpritese shembullore – grua me karakter te forte per te cilat populli yne, si asnje popull tjeter, e ka krijuar fjalen: “burrneshe”. Ajo ka qene nje grua e zonja dhe mjaft e zgjuar, ka mbaruar medresene dhe ka patur nje shpirt artistik, ka shkruar mjaft poezi ne stilin popullor te tradites sone. Ajo ka qene edhe nje burim per folklorin çam, duke u dhene materiale folklorike studiusve te folklorit dhe kultures popullore, si, p. sh. studiusit Fatos Mere Rrapaj. Gjate ketyre hulumtimeve, ajo i ka dhene folklorit çam, histori, 23 kenge, gjegjeza, perralla, me vlera te rralla artistike. Si nuse nuk kishte pranuar te vinte ne Amerike me Ademin, por fati e deshi qe ajo te vinte tani ne nje moshe te shtyre.Ka nderruar jete ne Filadelfia ne vitin 2004.
Siç e kemi cekur me pare, Ademi ishte bere qytetar amerikan ne vitin 1929 dhe ishte pajisur me pasaporten amerikane. Kete pasaporte Ademi ia kishte lene amanet Eminese qe ta ruante dhe nje dite t’ia jepte perfaqesuesit, ambasadorit amerikan:“Kur te vije ai, ia jepni atij kete pasaporte, jepja Abedinit se ai di si te veproje pastaj”, e kishte porositur bashkeshorten. Ademi ishte i bindur se sistemi komunist ne Shqiperi do te permbysej nje dite dhe Shqiperia perseri do te vendoste marredhenie diplomatike me Ameriken dhe kjo pasaporte do t’ua hapte rrugen femijve te tij drejt Amerikes. Keto jane parashikime profetike te Adem Temes qe nuk mund te merren ne asnje universitet, por qe rrjedhin nga pervoja e pasur jetesore. Ai i kishte ndjekur disa takime ne Amerike ku dikush kishte thene se sistemi komunist nuk mund te jetoje per nje kohe te gjate. Po ne ato kushte qe ishte Shqiperia gjate diktatures komuniste, askujt nuk i ka shkuar nder mend nje parashikim i tille. Dhe vertet ashtu ndodhi, komunizmi ne Shqiperi u permbyse ne vitin 1991, u vendosen marredheniet diplomatike me Ameriken dhe ne vitin 1992 Ambasada Amerikane e leshoi lajmin se kush ka punuar, jetuar ne Amerike, kush ka dokumente amerikane t’ia paraqese ato ambasades. Vetem tani Nene Mineja ua tregoi femijveve pasaporten qe ajo e kishte ruajtur me shume kujdes gjate gjithe atyre viteve sipas porosive te Ademit. Kete askush nuk e kishte ditur gjer ate dite, as femijet dhe askush tjeter. Te tilla ishin kohet, “kur muret kishin veshe”. Ademi dhe Emineja e kishin bere kete per t’i ruajtur femijet nga ndonje e papritur, nga ndonje e keqe, sepse autoritetet shteterore do ta kishin marre vesh dhe do ta konfiskonin dokumentin dhe familja mund te vihej ne nje pozite te veshtire. Ruajtja e pasaportes amerikane ne rrethana normale nuk eshte diçka e jashtezakonshme, por ne rrethanat ne te cilat ishte Shqiperia ne ate kohe, atehere kjo i afrohet kufijve te pabesueshmerise. Me ane te kesaj pasaporte emigruan 65 vete nga familja e gjere Teme. Ne fillim, me 6 tetor te vitit 1992 erdhen: Abedini, Njaziu dhe Habibja, pastaj vazhduan te tjeret. Tani ata po jetonin ne qytetin ku kishte jetuar dikur babai i tyre, qytet per te cilin ata kishin degjuar vetem nga rrefimet e babait. Tani po ecnin rrugeve neper te cilat dikur kishte ecur babai i tyre. E kujt ia ka marre mendja se nje dite kjo do te ndodhte?! Nje gje e tille vetem dy vite me pare kishte qene jashte imagjinates se çdo shqiptari. Kjo eshte ajo forca e fatit, me e forte se çdo force tjeter. Tani familja Teme eshte bere perseri pjese e jetes se Filadelfias, bashkesise shqiptaro – amerikane, shoqates “Bijte e Shqipes”, e themeluar ne vitin 2002. Kete histori te bukur e te jashtezakonshme ata e kane paraqitur edhe ne nje takim, nje Konference Shkencore qe u organizua ne Fishtown ne vitin 2001, per te cilen kane shkruar edhe gazetat e Filadelfias.
Ne vitin 2004 familja i ka ngritur nje lapidar Ademit ne varrin e tij, por lapidari, permendorja (monumenti) me e mire, me domethenes e me madheshtore per te eshte botimi i ketij libri. Me kete liber, me kete histori te treguar aq bukur nga shkrimtari Namik Selmani ai nuk do te ngel vetem nje emer qe figuron ne ndonje liste, apo tregim dhe rrefimi i jashtezakonshem per jeten e tij nuk do te ngele vetem ne kujtesen e rrethit te ngushte familjar, por tani do te behet pjese e historise se bashkesise shqiptaro – amerikane, pjese e historise se Shqiperise. Eshte nje liber qe e pasuron biblioteken, literaturen per emigracionin e hershem te shqiptareve ne Amerike, duke u sherbyer brezave me te rinj te emigranteve shqiptare si nje pike referimi, si nje burim frymezimi per ta vazhduar punen e tyre, per t’i permbushur endrrat dhe synimet e tyre. Ajo qe te ben pershtypje ne kete liber eshte paraqitja reale e figures se Adem Temes, pa lavderime, pa sterzmadhime, qe per fat te keq eshte duke e karakterizuar nje pjese te literatures se kesaj natyre: monografike, jeteshkrimore. I falenderojme dhe i pergezojme: autorin Namik Selmani per paraqitjen me stil e me shije te holle artistike, rrefimin e drejtperdrejte e mjaft terheqes per jeten dhe vepren e Adem Temes dhe Z. Abedin Teme per furnizimin me materiale dhe historite e jetes se babait te tij, si dhe kujdesin per botimin e ketij libri te vlere. Ky liber na sjell edhe nje porosi sublime: Per te ndihmuar atdheun, per te punuar e luftuar per atdhe e çeshtje kombetare nuk duhet te keshe vetem tituj e grada shkencore, pozita shteterore, por ne radhe te pare duhet te keshe kembengulje, perkushtim e atdhedashuri, te jeshe shqiptar i mire si Adem ZerTeme. Do te sugjeroja qe ky liber mund te zgjerohet dhe te pasurohet edhe me shume, sepse ka ende per t’u thene per t’u analizuar per jeten dhe vepren e Adem Zer Temes, burrit te shquar te Çamerise. Ju faleminderit!
Sadik Elshani
Filadelfia, 29 qershor 2019
Shenim: Paraqitur ne veprimtarine qe shoqata “Bijte e Shqipes” e organizoi me 29 qershor, 2019, per te nderuar figurin e Adem Zer Temes dhe per te peruruar librin e autorit Namik Selmani: “Bir i shquar i Çamerise Adem Zer Teme”.
-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja para 29 viteve fuqishëm kundër Serbisë: Okupim klasik – titull në faqen e parë në 6 Korrik 1990 dhe nuk u ndal edhe kur u ndalua…/ KALENDARI i Gazetës DIELLI/
PRISHTINË, 6 Korrik 2019/ Korrespondenti i Gazetës DIELLI në Kosovë, Behlul JASHARI sot përkujton se, në kohë të rezistencës e luftës kundër Serbisë okupatore, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në 6 Korrik 1990 në ballinë kishte titullin OKUPIM KLASIK dhe nuk u ndal edhe kur u ndalua. Para 29 viteve, masat e dhunshme të Serbisë e goditën edhe gazetën tradicionale të Kosovës Rilinda, në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. Me titull OKUPIM KLASIK, ishte reagimi dhe kundërshtimi i fuqishëm i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 korrikut 1990. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë gazetar a punëtor tjetër i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Masat e dhunshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës. Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës. Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese… “Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të Kosovës. “Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”… Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbajet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti. Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e flotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”… Pas pak më shumë se një muaji, në 7 Gusht 1990 gazeta Rilindja u ndalua natën me forcë në shtypshkronjë nga Serbia që e kishte okupuar Kosovën, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 për pavarësinë e Kosovës është ekspozuar për të parën herë në një ekspozitë të Arkivit Shtetëror të Kosovës të hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në 2 Korrik 2019. Pranë Deklaratës Kushtetuese janë ekspozuar edhe faqe të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja me shkrimet për ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, e cila u pasua me Kushtetutën që shpalli Kosovën Republikë në 7 Shtator 1990 dhe me Referendumin për Pavarësi të shtatorit 1991, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote. Deklaratën Kushtetuese për Kosovën e pavarur, e cila është e shkruar me makinë shkrimi, ekzemplarin origjinal që u lexua në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës në 2 Korrik të vitit 1990, në 29 vjetorin e saj, e dërgova në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me këtë shënim bashkangjitur në një letër shoqëruese të veçantë: “Kjo është Deklarata Kushtetuese e Kuvendit të Kosovës e 2 Korrikut 1990, ekzemplari origjinal që sapo u lexua e mora dhe e ruajë prej atëherë, kur edhe e kam cituar në redaksionalin që shkruajta për gazetën Rilindja me titull ‘Fillim i së nesërmes’ botuar në faqen e parë në numrin e 3 Korrikut 1990. Prishtinë, 30 Maj 2019 Behlul Jashari”. Deklarata Kushtetuese, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tash mëse 20 vjet nga Qershori 1999, Kosovës shtet 11 vjet – Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 116 shtete të botës, anëtare të OKB-së… Rilindja, në atë kohë e vetmja e përditshme shqipe në Kosovë, nuk u ndal edhe kur u ndalua nga Serbia para 29 viteve, vijoi me shkrimet nëpër faqet e revistave, e pastaj duke dalë edhe me emrin “Bujku” nga 18 Janari 1991 gazetë e përdrishme rezistencës, e lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha. Në kohë lufte, kur edhe “Bujku” u mbyll dhunshëm nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe në fundvitin 1998, gazeta Rilindja doli me emrin e saj të vërtetë, e shtypur në një shtypshkronjë private në Prishtinë, me punë nëpër shtëpitë e punonjësve të saj deri në dëbimin e tyre edhe nga Kosova, dhe u rikthye me kolonën e parë të forcave shpëtimitare të NATO-s që hynë në Kosovë në 12 Qershor 1999 – në Ditën e Lirisë, botim special për ngjarjen historike. E rikthyer në Kosovë, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur u mbyll kundërligjshëm e padrejtësisht nga UNMIK me dëbim dhunshëm nga Pallati me emrin e saj në Prishtinë. Dhe Rilindja përsëri nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa. Në pritje të zgjidhjes së ligjshme, duke pasur modelin e gazetave që kishin status të njëjtë në rajon e në botë – në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, në ballinë të numrit të fundit të 30 Dhjetorit 2008 është paralajamruar: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË. Gazeta shqiptare Rilindja nisi të dalë në Prizren në 12 Shkurt 1945, me angazhimin e intelektualëve të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, e vazhdoi në kryeqytetin Prishtinë. Duke kaluar nëpër këto zhvillime, gazeta tradicionale Rilindja, që është edhe shenjë identiteti, arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare.
(Behlul Jashari në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës “Bujku” dhe kryeredaktor i fundit i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008, ndërsa pas 10 viteve kishte edhe një ridalje simbolike protestuese, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018.)
Mbresa nga vëllimi me tregime “Rrënjët” i shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Resmi Çorbaxhi- /
NGA FUAT MEMELLI/
E kisha “takuar” krijuesin Resmi Çorbaxhiun në faqet e shtypit qysh para viteve ’90, pasi ai ishte një firmë e njohur. U desh të kalonin vite dhe ta takoja nga afër në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës “Dielli” në Neë York. E ka lënë Maliqin nga është me origjinë dhe prej vitesh jeton në qytetin Albany afër Neë Yorkut. “Mikrobi” i krijuesit nuk e le rehat dhe ai vazhdon të shkruajë në faqet e gazetave shqiptare që dalin në Amerikë. Atë ditë që u takuam, më dhuroi edhe vëllimin e tij me tregime “Rrënjët”. I lexova tregimet, ndërsa disa prej tyre edhe i rilexova. Nga kënaqësia që përjetova, po shkruaj disa mbresa, thjesht si një lexuas, pasi nuk jam kritik letërsie. Vëllimi “Rrënjët” nuk ka të bëjë aspak me rrënjët e ndonjë peme, por me “rrënjët” ku je lindur e rritur e ku mjaft njerëz duan edhe të treten aty, siç ndodh me ndonjë nga personazhet e tregimeve. Është “magneti” i vendlindjes, është zëri i të parëve që i thërret aty, pasi këmbët shkojnë aty ku i urdhëron zemra. Në këto vite të tranzicionit, kur shumë familje u larguan nga fshati e shkuan në qytete e një pjesë në emigracion, autori na sjell edhe peronazhe që tranzicioni nuk i shkuli dot nga “rrënjët”. Shumica e “brumit” të tregimeve, është marë nga atdheu ynë ku autori ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, por edhe nga Amerika ku jeton prej disa vjetësh. Personazhet e tregimeve janë njerëz të kategorive të ndryshme: fshatarë, mësues, nxënës ( autori ka punuar shumë vjet si mësues dhe e njeh deri në themel arsimin) specialistë të fushave të ndryshme, emigrantë, etj. Janë njerëz që autori i ka njohur në rrugën e jetës . Mbresat që i kanë lënë , i ka “arkivuar” në kujtesë e më pas i ka “zbrazur” në faqet e tregimeve. Janë personazhe realë e autori vetëm sa i ka ndruar emrat dhe i ka veshur me “gëzofin” artistik. Janë njerëz tokësorë, me të mirat e të këqiat e tyre. Tregimet e tij të thjeshtë e të bukur, mesazhet jetësore që ata përcjellin, më ngjajnë me poezitë e Dritëroit. Është kjo një vlerë e tregimeve të Resmi Çorbaxhiut. Plaku Baze, personazh kryesor i tregimit “Rrënjët”, nuk do të largohet nga fshati, nga “sarajet” e tij. “Këtu, vetëm këtu do të më dalë shpirti, qoftë edhe i vetëm” thotë ai. Tregimi ka një kolorit të pasur gjuhësor, veçanërisht të krahinës së Korçës, ka dialogje të bukur e retrospektiva, që të mbeten në kujtesë.
Një tregim jetësor, është edhe ai me titull “ Dëshira e fundit”, ku një çift fshatarësh, janë dashur e duhen deri në minutën e fundit. Siç thotë autori “ ata ishin bastun për njëri-tjetrin”. Krati, persoazhi kryesor i tregimit, nuk do të ligështojë pjesëtarët e familjes dhe do të japë shpirt në krahët e shokut të tij të vjetër. Dhe shkon më tej kur le amanetin: “dasma të bëhet sikur të isha gjallë”. Janë dëshira njerëzore këto që burojnë nga një shpirt i brishtë.
Tronditës është tregimi “ Vetmia”, dramë e cila nuk ka fund në jetën e një gruaje, pas burgosjes së të shoqit, gjoja si agjent i të huajve. Ne që e kemi njohur atë sistem, dimë plot raste të ndarjes për së gjalli të njerëzve të afërt prej “njollave” në biografi. Njerzit u largoheshin atyre sikur të kishin zgjebe. Dhe ngriheshin mure mes shtëpive të tyre për mos komunikuar, por më të lartë se ata, ishin “muret” shpirtërore. Njerzit përçmoheshin nga pushteti i kohës. Te tregimi “Vetmia” brigadieri e dërgon gruan të punojnë vetëm, e përzenë nga mbledhja e frontit, i kërkojnë të ndahet nga burri. Vetmia arin deri aty sa edhe i jati le amanet që “vajza mos vijë as në varrimin e tij”. I gjithë “mëkati” ishte se Besiani, i shoqi i Nëntores, kishte strehuar çifutë gjatë luftës. Duke lexuar këtë tregim, m’u kujtua familja e të ndjerit Hamit Qyteza, që e kam njohur pas viteve ‘90 në fshatin Rov të Korçës e përgatita një kronikë dhe një shkrim . Hamiti, ish student i liceut të Korçës dhe mjeshtër i ritjes së luleve, kishte patur “njolla” në biografi, dhe krahas ndëshkimeve të tjera, brigadieri e veçonte tok me gruan, duke i dërguar edhe në punët më të rënda.
Puna e Resmiut si mësues por edhe si gazetar te “Koha jonë”, e ka bërë që të njohë një mori ngjarjesh e karakteresh. Një ngjarje me një ish nxënëse , e ndodhur në vitin e mbrapshtë ’97, është bërë shkas për tregimin e bukur “Telefonata e papritur”. Atëhere vajza e urrente mësuesin, pasi nuk i jepte lejë për t’u takuar me të dashurin. Më pas doli që ai kishte qënë mashtrues dhe kish dashur ta trafikonte vajzën. Pas vitesh vjen një telefonatë e papritur nga jashtë ku tashmë jetonte vajza dhe falenderon mësuesin ( duket që është vetë mësues Resmiu) që e kishte shpëtuar nga prangat e trafikantit. Është një ngjarje bindëse, pasi të gjithë e dimë si lulëzoi ky fenomen në Shqipëri pas viteve ’90.
Të mbetet në kujtesë edhe tregimi “Lalai”, një fshatar i zgjuar e hokatar, që “të jepte ujë në bisht të lugës” e që godet me “armën “ e humorit kryetarin e kooperativës, “një djalurçinë nga qyteti, që rinte me kollare edhe në majë të malit”, por që i kishte shpatullat e ngrohta nga pushteti. Kryetari shpif ndaj tij dhe Lalai arrestohet , por mësohet e vërteta, ai del shpejt nga biruca dhe kryetari shkarkohet. Kjo ngjarje na kujton disa kuadro të atij sistemi, që “shinin lëmë” pasi i kishin shpatullat e ngrohta.
Me tregimet e bukur të këtij vëllimi, mund të vazhdonim por po i mbyll këto rradhë me urimin që Resmi Çorbaxhiu, i thjeshtë si vetë tregimet e tij, të na dhurojë vëlllime të tjera të bukur.
40 VJET perpara At Zef VALENTINI S.J., vdiq me Shqipninë në zemren e Tij…Ai ishte nder shkenctarët ma të mëdhaj italian, tri herë “Doktor Shkencash”, që gjithë jeten ja kushtoi Shqiptarëve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut dhe Gegnishtes së tyne. Asht le me 1 Korrik 1900 në Padova Itali, dhe vdiq në Palermo me 16 Nandor 1979. Prof. Ernest Koliqi shkruen: “At Valentini mbrriti në Shqipní në shtatorin e vjetës 1922. N’at muej t’âmbël e të praruem vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtësinë e rrugve të saj gjarpnuese, rrethue me gjethet e zverdhuna të lulevileve n’agoní e me aromat e fshehta që asokohe vërshonin prej s’mbrendshmi në rrugë, tue ardh’ prej matanë mureve të nalta t’oborreve të mbylluna”.
25 PRILL 1968 Papa Pali VI, në perkujtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Gjergj Kastriotitnë Vatikan porositë: “Shqiptarë! Duenje At Zef Valentinin, se Ai ju don me zemër. Çmonje, se Ai punon pa nderpre për me u njoh përpara botës vlerat tueja shpirtnore e artistike. Ai asht i juej, sepse i ka vue çeshtjes suej mendjen e zemrën e vet”.
At Zef VALENTINI shkruen per Mikun e madh të Shkodres, Heroin Bajram CURRI: “Bajramit ia kish ânda, tue kujtuem emnin e gjinisë së vet, Curraj, me i thânë vedit: Un jam Curr! Në ndërtesën shpirtnore të Shqipnis, themelet do të vehen prej currash, prej virtytesh karakteristike të fisit; kur këta të qëndrojnë, edhe Shqipni ka; kur këta të hiqen, Shqipnis i luhet “carâni i votrës.”
At Valentini shkruen: “Shqiptart janë nji popull i çuditshëm. Të huejve u duket se kanë nji tânsí ligjesh e parimesh qi kundërshtojnë njena-tjetren, konflikte të pasherueshme, grindje të mbrendshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse të papërmbâjtshme shkatrruese, mirëpo mbas ksaj, kur bâhen gati të shprehin nji gjykim negativ mbî mundsitë e mbijeteses kombtare, vrejmë sesi shpërthen papritmas prej thellsive të shpirtit të tij nji ndjenjë e fortë vllaznimi qi të shtang e të mrekullon”.
At Zef Valentini S.J. ishte nder të huejt e paktë që vdiq me dy shtetsi: Italian e Shqiptar!
“Le Temps” ka botuar, të enjten e 10 qershorit 1909, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj akuzave për nxitje trazirash në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ismail Qemali dhe çështja e Shqipërisë/
Korrespondenti ynë na shkruan nga Athina :
Disa gazeta kanë riprodhuar nga Konstandinopoja informacionin se Ismail Qemal Beu është akuzuar për nxitjen e trazirave në Shqipëri.Para se të largohej nga Athina, ky burrë i shquar shteti shqiptar më bëri këto deklarata :
“Unë i kundërshtoj këto zhurma me mohimin më të plotë dhe më formal. Janë armiqtë politikë dhe kundërshtarë të Partisë Liberale që i përhapin këto shpifje. Të më akuzosh për kryengritjen e Shqipërisë është shpifje e pastër.
Sa i përket aspiratave kombëtare të Shqipërisë, ato janë aq legjitime dhe konsistente me ruajtjen e Perandorisë dhe të ekuilibrit ballkanik se as unë, as ndonjë patriot shqiptar nuk do të turpërohemi t’i shpallim ato.
Që prej kur i shërbej Perandorisë, kurrë nuk kam munguar të punoj për të pajtuar interesat e përgjithshme të saj me interesat e veçanta të Shqipërisë, sepse këto interesa identifikohen në gjithçka dhe kudo. Në të vërtetë, Perandoria Osmane nuk mund të ishte ndër fuqitë e qytetëruara të botës, nëse nuk do të ruante pronat e saj evropiane dhe të respektonte me përpikmëri sistemin kushtetues.
A mund të injorojë Turqia shërbimet që shqiptarët i dhanë çështjes liberale gjatë revolucionit të korrikut të vitit të kaluar dhe dobinë për atë të ekzistencës së një Shqipërie të mirëorganizuar si një pjesë integrale e Perandorisë ?Shqiptarët, me guximin e tyre të njohur dhe pozitën gjeografike të vendit të tyre, janë elementi i vetëm i aftë për të ruajtur autoritetin e Perandorisë Osmane në Evropë. Politikanët e regjimit të ri do të kryenin gabimet më të rënda politike nëse nuk e pranonin këtë të vërtetë.
Shqipëria dëshiron të lidhë fatin e saj me atë të Perandorisë Osmane dhe sistemin kushtetues të cilin ajo është gati të shërbejë, por ajo kurrë nuk do të lejojë që të trajtohet si një racë inferiore ose të vendoset nën kujdestari.”