Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

Gojëdhëna dhe këngë për kohën e Skënderbeut

$
0
0

 1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1632

Duke filluar këtë hulumtim  për epokën e Skënderbeut në 500 vjetorin e ti,j diku nga viti 68, Qemal Haxhihasani, shkruante te gazeta gazeta’’ Drita” e diel, 14 janar 1968:” Lavdia e luftërave te mëdha popu­llore te kohës se Skënderbeut u ruajt jo vetëm në burimet historike,  por edhe në zërin e gjallë të traditës. Populli diti të na sjelle jehonën e ngjarjeve të asaj kohe të shkëlqyer, të historisë sonë, kur Shqipëria u bë e vetmja barrikadë e rëndësishme e vërshimit osman nëpër botë, me tregimet e tij mrekullueshme. Shekujt e rëndë të  robërisë nuk munden t’i vrasin me hanxharët e tyre të përgjakur këto tregime. Ato ishin strukur thellë në zemrën e popullit tonë, rronin në shpirtin dhe gjakun e tij. Pleqtë në mbrëmje rreth vatrave i tregonin ato. me dashuri. Të rriturit, kur kalonin nëpër trojet ku ishin zhvilluar skenat e betejave legjendare a nëpër shkëmbinj të nga lëshoheshin shigjetat vdekjeprurëse të  shqiptarëve që shponin, sipas vete kronistëve osmane, edhe gurin, u flitnin bijve dhe nipërve për lavdinë që pushonte në këto vise.  Dhe të  rinjve u ndritnin sytë, u qeshte zemra nga këto gjeste heroike të të parëve, që rritnin krenarinë e tyre kombëtare,dashurinë për atdhe e liri.Duke vijuar më tej Haxhihasani thotë:Fantazia popullore, e frymëzuar nga gjestet luftarake të kryetrimit, e idealizoi me përpjesëtime gjigante forcën e krahut dhe të shpatës së tij. «Kur del ven’ e rakeja (ylberi) në qiell», pleqtë e Matit thonë se «ka dale shpata e Skenderbegjut, me kta luftonte Skanderbegju. Forca e mreku­llueshme e shpatës se heroit shprehet me legjendat e prerjes së shkëmbit të Varoshit, me hapjen e Shkalles së Rrajcës në Librazhd, me shpërthimin e ujërave të kroit të Altarit në Milot, të  Gurrës së Trodhmes në malin e Bajzës etj. Tradita gojore për Skënderbenë ka në shtratin e saj ngjarjet e kohës, të cilat i ka pasqyruar sipas mënyrës ‘ tradicionale te konceptimit artistik popullor. Kështu të dhënat e traditës kanë një interes të  veçantë. Krahas dokumenteve historike ato përbejnë një tjetër burim shumë të rëndësishëm, që ndihmon në mënyrën e tij, për të nxjerrë në pah madhështitë e kësaj periudhe epike të historisë sonë dhe për të hedhur dritë në,problemet e ndryshme të saj. Ato i jetuan nëpër shekuj si një cfaqje e gjallë e shpirtit epik të  masave tona  popullore, e vullnetit të tyre për liri, si një flamur i madh lavdie qe frymëzonte për beteja te vazhdueshme  çlirimtare.

         1.

Skanderbegju ka ba luftë të  madhe në Varosh. Atje e patën rretheku e kan e kan turqit e s’kish ka vinte buka kurrkun. Po e nimoi Lura. Kta ç’batën? Kualt e parë  i mushën me brame farke e çakiga; kualt tjerë me drithë e ushqime. Asqeri i Turkut, kur panë bramen e farkes thanë:

-Mo i gani kta se qankan xhip, farkaxhij.Edhe i lanë  të hishin ne Varosh. Skanderbegju   u gzu   shume nga nima e lurasve ene tha:

-Ju jeni besnikt e mij, ku rafshi ne lufte, ju fitofshi.

Per çekta lurasit kurdohere çi ka­ne ra në lufte, kanë fitue.

Fushëlurë-Dibër

2.

Skanderbegu ka pete Koke Malcin:

-Kur zehet ma kollaj asqeri Turkise?

Koka i tha:

-N’zhek, n’mesdite, kur t’dalin me u la n’uje.

N’zhek asqeri   po lahesh n’Mat e kishte lane armet turra-turra. I ra Skanderbegu e fitoi luften.

Pllane-Lezhe

3.

Kur ra Kruja nanedheteë goca dulën në Grykë  të  Vajes dhe u gremisen dorë me dorë ne Dro, për mos me ranë në dorë teë turqve. Edhe sot ky vend quhet Gryka e Vajes.

Krujë.

4.

Skanderbegju shpatën prej alltani, fren’e kalit prej alltani, shalën e kalit prej alltani e rrobët prej alltani, yëft të xhitha, i ka lanë në  Cafe te  Buellit, ma nja shpelle, që merr trama-trama, manej teposhte-teposhte, apet trama-trama njer m’ate shpellen e mrame. Po s’u’n vej kush me i marre  se Skanderbegju ja ka ba amanet tokës.

I tha Skanderbegju tokes:

-Ta kam dhane amanet ket xha me ja dhane xhinsit, tem.

E.s’un e ka marre kush athere.

Urxalle-Mat

5.

Ky Murani i pare ne Kruve, n’Fushe te Kosoves fjale ka çue:

 -Sulltan Murati rn’u ka afrue, nat’e dite jam tu liftue!

Skanderbegu, sa mur xhevapin, menihere c’e njeshi shpaten; ushtrise vet s’i ka kallxuve, si rrufeja ka mrri n’Kruve, bashkë  me Uranin u ka bashkuve.

Skanderbegu me ushtrin e vete ka dale malit kep me kepe; kep me kep e prru me prruve, të  gjithe Krasten c’e ka rrethuve, me Sulltan Muratin u ka takuve; na janë  vra, na janë dermave. Sulltan Murati paska qaje:

-Gjithë ushtrija qenka vraje. Qenka vra, u ka maruve,ka dhane urdhnin me dredhuve, për Stamboll-o për me shkuve:

-S’asht e mundun me hy n’Kruve! E mor po, mor jo!

Krujë.

6.

Sontenith, me dy ore nat’e,

atje lart, nga Muskovate,

ndihej gjemë’ e topave.

Nga kjo gjemë ‘e topave gjithë

 bota me gjëmonte;

nga tym i dyfeqeve

gjithë malet mjegullonin;

nga shkëlqimi i shpatave

 gjithë fushat me shkëlqenin;

nga gjaku ushtareve

 nkuqesh ujët e lumenjve;

nga copat e shtizave

ura bëheshin mbi ujë!

Arbëreshet e Italisë

7.

Kam pase t’parin shpate mizore, amanet aj na ka lanë:

«Armet e mushme mos me i dhane!»

e m’qillue për nget martina, kje tu bine Shkodra e letina.

Por thuej Pashes e Allaj Begut: S’lidhen t’bijt e Skënderbegut!»

Kërset pushka, Saraji dridhet, qaj Gjin Leka nuk po lidhet!…

Gomsiqe-Mirdite

 

 

 


SKËNDERBEU-STRATEGU USHTARAK MË I MADH I SHEKULLIT XV

$
0
0

NE PËRKUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES  GJERGJ KASTRIOTIT –SKENDERBEUT

1 Skenderbeu

NGA  HYSEN S.DIZDARI –TIRANE/*

———————————————————————————-

SKËNDERBEUT-STRATEGU USHTARAK MË I MADH I SHEKULLIT XV DHE  ARTI LUFTARK I USHTRISË TIJ/

Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pamvarsi kombëtar në shekullin e XV ,por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës,gjatë viteve të marrjes peng nga turqit,ku arriti të përfundoi ,shkollat më mira  ushtarake të prendoris Osmane.Një nga aftësit e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444.

Tiparet kryesore të artit ushtarak të  Skenderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të  pa parë,në luftrat e pricipatave feudale të shekullit X-XIV.

Skenderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe pershtati ,artin ushtarak të kohës tij,duke hequr dorë nga kalorsia feudale Evropiane e karrocuar,e ngadalët dhe e pa monevrushme dhe krijoje një kalorsi të re të sh Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skenderbeut,rridhnin nga familjet  e mëdha feudale shqiptare si më poshtë :

Familja e Aranitve,Familja e Dukagjinve,Familja e Topiajve,Familja e Muzakajve,Familja e Balshajve,Familja e Spanve dhe të tjera.

Skenderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës,dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbër nga bijët e populli shqiptare, të cilët luftonin për mjë çeshtje të drejt, për të mbrojtur trojet dhe shtëpit  veta nga pushtuesit e huaj.

PERBERJA DHE STRUKTURA E USHTRISE SKENDERBEUT

1-Ushtria e Skendërbeut përbehej nga kembësoria e cila kishte në përberjë  rreth 6500-7500 ushtar të cilët i kishte stervitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motres Skenderbeut,komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake ,guximtar,trim dhe besnik i Skenderbeut.

2-Kalorsia e lehte e cila përbehej nga 8000 kalorës,të cilët ishin stervitur dhe komandohej nga djali i vellait të Skendërbeut Hamza Kastrioti ,i cili kishte provoje të madhe luftarake ,gjatë qendrimit në ushtrine Osmane,ai kishte drejtuar dhe marre pjesë në shume beteja luftarake.

3.Komandati  Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrise Skenderbeut.Ai kishte provoje të madhe  luftarake në  zbulimin e forcave të armikut,në organizimin e pritave ,dhe goditjet e befasishme të armikut,Ai organizoj dhe stërviti kalorsin e shpejte,sepse  kishte provoje të gjatë luftakrake se kishte sherbyer disa kohe si komandat në ushtrine e aleatit të Skenderbeut ,Mbretit të Napolit Alfonsit V.

Skendërbeu në krijimin e kalorsis lehtë,kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuaje të  racave më të mira të kohes të  cilët i kishte stërvitur ,për të  perballuar ngarkesa fizike dhe per të kryer monovra dhe levizje të  shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrise Skendërbeut ,ishte e stervitur mirë në perdorim me mjeshtëri të monovren të goditjet befasishme dhe terhëqjes kur ishte nevoja.

4.Skenderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithëshëm por ai drejtonte ushtrine dhe merrte pjesë vete në beteja luftarake.

Ai komandonte vete një pjesë të ushtrise e cila përbehej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsis dhe këmbësorise të cilit ishin të  pergatitur dhe stervitur mire.Kjo pjesë ushtrise qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të  sigurta ,duke shfrytezuar terrenin dhe keto forca futeshin në luftim në moment vendimtare te betejës,duke përdorur monovrën , befasinë dhe shpirtin luftarak .Kjo taktike dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelsi i fitoreve  mbi një ushtri nga dy deri ne pese here më të madhe në numer.

Por të  arritur këto fitore Skenderbeu e stërviti dhe  pajisi ushtrin me armët më  të  mira të kohës,si shpata e mburojat e lehta,heshta ,harqet me shigjetat,topat etjere.

Armët përsonale të Skenderbeut janë shumë të  famshme dhe sot ato gjenden në  një nga muzete e Vjenes.

Poeti Kombetar i Shqiperise, Naim Frasheri, kur vizitoj këtë  muze shkroi disa vargje kushtuar armve të  Skenderbeut.

Mësuesja dhe atëdhetarja e pa lodhur e shkollës  të  parë të  vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në  një  shkrim,në  vitin 1925 thekson:“Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptare nga gjumi i rendë  që  e kishte pushtuar dhe i dhanë  fuqi e guxim të  fillojë  luftën kundër tiranise.”

Po ju kujtojme shqiptarve pjesë  nga vjersha ,,Parrasja,,e Naim Frasherit :

Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,

Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!

…………………………………
Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’ e lëftuan,
Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’ i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’ e Beratit!
E ju, bregoret’ e Matit!
Folë, fol’ o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”

Naim Frasheri,

Pjese nga vjersha e “Parrajsa” shkruar në vitin 1894

*Autori e dergoi shkrimin per Diellin nga Tirana

KAPITENI SHQIPTAR NDEROHET NE KABUL

$
0
0

Gjeneral M. respketon kap. Feti VogliHolli i trimerise ne Kabulvendi ku u vendos pllaka per kap. feti.vogliceremoniaBusti i kap. Feti Vogli ne Zallher

Nderohet vepra e kapiten Feti Voglit, në Kabul të Afganistanit/

Fotografia dhe akti sublim i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan./

Nga Shefqet Kërcelli/
Me rastin e 6 vjetorit të rënies në krye të detyrës, të  Dëshmorit të Atdheut,  kapiten Feti Vogli, jeta dhe vepra e tij u nderuan  edhe në vendin ku ai dha jetën, në Afganistan.

Me këtë rast, më 20 shkurt 2018, në komandën e Misionit “Resolute Support” {RSM}, në Kabul, u zhvillua një ceremoni e veçantë ku morën pjesë ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në strukturat e NATO-s, në Kabul, si dhe ushtarakë të vendeve aleate.

Fillimisht Gjeneral brigade Micheal R. Fenzel, Drejtori i Planifikimit të Mbrojtjes në misionin RSM në Afganistan, evidentoi aktin heroik te Kapiten Feti Voglit më 20 shkurt 2012, gjatë misionit të tij në Afganistan. Më pas Kolonel Altin Kurti, drejtues i radhës për kontigjentin shqiptar të “Resolute Support”, në emër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, falenderoi autoritetet e larta drejtuese të NATO-s, për nderin dhe mirënjohjen që treguan, duke vendosur kapiten Feti Voglin, Dëshmorin e Atdheut, në panteonin e të rënëve në Afganistan, pikërisht në vendin ku Ai dha jetën në krye të detyrës. Më pas të pranishmëve në ceremoni ju lexua jeta dhe vepra e Kapiten Feti Voglit, derisa u flijua në krye të detyrës.

Fotografia dhe akti sublime i kapiten Feti Voglit u vendosën në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s, të rënë në krye të detyrës në Afganistan.
Holli i Trimërisë (Hall of Valor), është një ambient, në muret e të cilit vendosen fotografi të të gjithë ushtarakëve të rënë në krye të detyrës në Afganistan. Kjo fotografi shoqërohet njëkohësisht me një mbishkrim rreth detyrave që kanë kryer të rënët gjatë karierës ushtarake.

Kapiten Feti Vogli, “Dëshmori i Atdheut”, dha jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni të zhvilluar nga efektivat e Batalionit Special të Forcës Tokësore, në Afganistan, në bashkëpunim me forcat amerikane dhe afgane, që po punonin për ndërtimin e shkollës dhe qendrës mjekësore, në një zonë ku banorët e saj, jetonin nën kufijtë jetikë në infrastrukturë, arsimim dhe shërbim shëndetësor.

Ai ra heroikisht më 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kryerjes së misionit COMBAT “Eagle 4”. Vdekja e kapitenit shënon dhe  humbjen e parë të FA shqiptare në një nga misionet më të vështira që ka ndërmarrë ndonjëherë NATO dhe aleatët e saj. Kapiten Vogli, ra në krye të detyrës në fushë-betejë, në emër të lirisë dhe të demokracisë, në luftë kundër demonëve të së keqes, për të siguruar një jetë më të mirë për popullin Afgan. Emri i tij tashmë është shkruar me germa të arta në piedestalin mbarëbotëror të lirisë, së bashku me qindra dëshmorë të vendeve të NATO-s.  Gjithashtu në nderim të aktit të tij sublim, në ambientet e batalionit Special të Forcave Tokësorë të FA shqiptare, është ngritur një bust i kapitenit, ku zhvillojnë rregullisht homazhe ushtarakët e këtij batalioni, miq dhe të afërm të Heroit.

Vendosja e fotografisë së Kapiten Voglit, në hollin e Trimërisë në Afganistan, mban gjallë dhe përjetson jetën dhe veprën e ushtarakut shqiptar, të rënë në krye të detyrës, njëkohësisht bën krenar gjithë popullin shqiptar.

Puka dhe eksodi human

$
0
0

1-leonora-laci

Nga Leonora Laçi/

“Mos pyet se çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd”- këto rreshta më nxitën për të bërë një shkrim që shumëkujt i sjell ndërmend një qytet të vetmuar, mes maleve i bekuar, e nga dora e  natyrës krijuar.

Vetmi e frikshme, rini që synon metropolet, të etur për dije, njohje e emancipim, që më nuk kthehen.

Shpesh në artikujt e mi e kam parë “gotën gjysmë boshë”, këtë herë do e lë pesimizmin tutje dhe të përfshihem në emocionet e ndjenjat pozitive që më paraqet qyteti im.

Udhëtimet fizikisht nuk i kam pasur të shpeshta, por në mendjen time ruaj pafund kujtime por ndjej dhe dhembje njëkohësisht për eksodin e heshtur të pukjanëve. Rrugëtimi Shkodër-Pukë më pështjellon zorrët e mendjen por prapë gjejë kohë për meditimin tim, meditim i vonuar në kohë. Gjarpërimet e rrugës janë të lodhshme, por rruga ka fund, mendimet e mija jo, janë më të gjata se rrugët…

Babai më pyeti një ditë papritur:- Pse nuk shkruan për Pukën? E pashë: -Pukën?!- gëlltita fjalët, nuk ishte një pyetje sa për të kaluar radhë, por qëndronte. Nuk kisha asnjë arsye për të mos shkruar për Pukën, dhe kam 1001 arsye për të shkruar për të. Puka meriton shumë më tepër,  këto rreshta nuk ja zgjidhin problemet e shumta.

1001 arsyet e mia, fillojnë që nga fakti se Puka është vend-origjina ime. Kam nostalgjinë fëmijërore atje, në një fshat të fshehur mes shkrepave që quhet Kabash. Drejt tij duhet të ecje në këmbë një copë rruge të mirë. Përtej kësaj, ishte i bukur, është, ndonëse ka vite që nuk kam qenë më. Kishte një urë kalimi sfiduese, por ne fëmijëve na pëlqenin sfidat, bora shpesh ishte prezent dhe na nxirrte kokën deri në dritare për ditë të tëra, si në një garë me diellin, por bora e fitonte betejën.

Ura me siguri nuk është më aty…as njerëzit.

Përroi po, ajri brisk të fishkëllente fytyrën në dimër e verë. E adhuroja eksplorimin e maleve përreth. Urat ishin i vetmi mjet lidhës për të shkuar drejt shtëpisë sonë, sepse përroi në dimër  vërshonte i tërbuar e në verë ndërronte fytyrë, i qetë dhe i pakësuar, a thua se nuk ishte i njëjti…

Kabashi, fshati ku gjyshi im i ndjerë jetoi e punoi pa u ndjerë. Ndjej mirënjohje për gjyshin e për punën e tij, gjyshërit tanë ishin heronjtë e heshtur real, biografia e keqe i solli dëme, por nuk i’a thelloi dëmet vetës, nuk ankoi, pranoi fatin e tij dhe familjes së tij. Kokulur punonte arën e vet, që nuk ishte më e tija, ani, sa për dy punonte. Bindjet nuk  iu lëkunden, vdiq si fanatik i mbretërisë.

Dheu, malet, uji, dielli, ajri, njerëzit,  janë ndryshe atje, sepse ende nuk kanë hyrë vinçat për të prishur atë çfarë natyra i ka fal.

Puka dhe njerëzit e saj nuk dëgjohen për gjakmarrje e kriminalitet, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe gëzojnë respekt.

Feja asnjëherë nuk ka qenë mollë sherri, të krishterë e myslimanë festonin e festojnë Shën sebastianin( shmasjanin), Shëngjergjin e Shenkoll, bajram e pashkë së bashku, i gjenden njeri- tjetrit për të mirë e të keq, pa dallim.

Puka, ka dhe gatime tradicionale të mrekullueshme. Ndjej shpesh nostalgji për ato gatime të shijshme dhe për të hequr mallin vizitoj Hanin e Perparim Laçit që i gjej të gjitha gatimet bio.

Shpesh mendoj, kur do të vij dita që Pukës ti rikthehen bijtë e saj dhe ta shfrytëzojnë atraksionin natyrorë për turizëm në verë e dimër ?! Pukës si krahinë nuk i mungon potenciali njerëzor për ta bërë këtë, por duhet vullnet politik e qytetar, duhet solidaritet sëbashku me vizionin afatgjatë.

Pukës i thuri vargje Dom Ndre Mjeda e Migjeni, pa lënë anash Shtjefën Gjeçovin që i mblodhi e përcolli zakonet e traditat e zonës. Pukën e përjetësoi të varfërueshme vepra e Migjenit.

Puka migjeniane nuk ka ndryshuar shumë  që atëherë, duket sikur është lënë qëllimisht e tillë që të mbetet si model unik frymëzimi për migjenianët e tjerë.

Ndonëse investimet infrastrukturore ndjehen, por prapë janë të pamjaftueshme për t’i kthyer mendjen njerëzve për të jetuar atje.

Rrugëtimi im filloi me gjarpërimet e rrugëve, të njëpasnjëshme, faqet e malit më humbin para syve, pishat kundërmonin teksa kuptoj se po i afrohesha qytetit, një tabelë teneqeje më uron mirëseardhjen. Por, mirëseardhja e vërtetë gjendet në zemrat e banorëve të cilët të mirëpresin qofshin të njohur e të panjohur duke të hapur derën me fjalët -“ Hajde Bujrum”.

 

 

 

Stavro Stavri, ish ministrin fuqiplotë shqiptar në Francë, Jugosllavi e Greqi…

$
0
0

Stavro Stavri- Kavajasi që mbante një emër melodioz e të harmonishëm, si vetë kënga e mjellmës/

1 Fotaq-AndreaNga Fotaq Andrea/

kavaja 1ne pazarin e kavajes

E kemi fjalën për Stavro Stavrin (1885-1955), ish ministrin fuqiplotë shqiptar në Francë, Jugosllavi e Greqi, avokat, doktor në drejtësi (diplomuar në Paris), ish deputet i Prefekturës së Durrësit në vitet 1920, ish Sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Republikës së Shqipërisë, deputet i Tiranës, ish profesor i gjuhës shqipe në Shkollën e Gjuhëve Orientale në Paris, mik i madh i Francës, që e dekoroi më 1950 me Çmimin e madh të Gjuhës franceze. Po japim më poshtë dy dokumente historike që e shfaqin atë patriot të përkushtuar me zemër, zë e mendje për çështjen shqiptare në fillimet e shtetit të ri shqiptar. Sepse është i treti shqiptar (pas Mustafa Abdylit dhe Dhimitër Beratit), zëri i bukur i të cilit figuron historikisht i regjistruar në Arkivat e Vjenës e të Sorbonës dhe i dyti ministër i Shqipërisë (pas Iliaz Vrionit) në cilësinë e Anëtarit të asociuar të Akademisë Diplomatike Ndërkombëtare të Parisit. Figurën e tij e ka bërë të njohur publikisht në kohët tona Olimbi Velaj (2006), dhe më pas në korrespondencë me njëri-tjetrin (2012) Rudi Metaj e i ndjeri Robert Elsie, ky enciklopedist modern i botës shqiptare që prehet përjetësisht nën hijen e rëndë të Alpeve të Shqipërisë. Më pas, mësojmë nga studiuesi Fatmir Minguli se biografi Zyhdi Shehi i ka kushtuar një monografi diplomatit Savro Stavri, por për fat të keq, librin e tij nuk e disponojmë.

Arkivat franceze dhe sidomos Biblioteka e pasur numerike “Gallica” japin disa të dhëna interesante për Stavro Stavrin sipas shtypit të kohës kur ai jetoi e veproi në vitet 20-30. Kështu, mësojmë nga goja e Stavrit se vetë emri i tij me tingëllim të harmonishëm “canorus” do të thotë “Kryqi i Kryqit”, se më 1925 synonte të botonte një “përmbledhje rrëfenjash të Orientit” në bashkëpunim me Zonjushen Alice Brenot, doktore në Letërsi, dhe latiniste e rrallë për kohën, me të cilën ai do të martohej po atë vit, dhe se më 1932, kur jepte pritje në Ambasadën shqiptare në të famshmen “Rue de la Pompe”, në krah të Znj. Brenot, ai kishte botuar tashmë një poemë në revistën “La Bourgogne”. Po ashtu, libri i tij “Etudes sur l’Albanie” (“Studime për Shqipërinë”), botuar në Paris që më 1922, ishte komentuar nga shtypi i kohës “si një vepër interesante në të cilën [autori] përshkruan doket, historinë fetare e letrare,  zakonet familjare të atij vendi nga i cili ai ka dalë si një nga përfaqësuesit më të shquar të tij” (gazeta “Cœmédia”, 3 gusht 1925).

Lidhur me dy dokumentet e mëposhtme, vlen të theksojmë se incizimi i zërit të tij nga Arkivat e Sorbonës pasqyron një dialekt “puro kavajas”, që përbën, si çdo dialekt tjetër, një pasuri fonetike të shqipes, mjaft me interes për gjuhësinë historike shqiptare; nga ana tjetër, historiku i shkurtër i kombit shqiptar që ai shpalos në fjalën e tij para Akademisë Diplomatike ndërkombëtare të Parisit shfaq jo vetëm frymën e tij të fuqishme patriotike, por edhe erudicionin e tij të thellë, që e mbështet më ndonjë rast në teza e teori të kohës, me kufizimet dhe pasaktësitë e tyre shkencore, si për shembull prejardhja e popullit shqiptar nga Azia, tezë që e mbështeste gabimisht Louis Benloew, ky gjuhëtar e etnolog i mirënjohur hebre-francez. Por, po ja lëmë fjalën vetë Doktor Stavro Stavrit me transkriptimin që i kemi bërë zërit të tij të incizuar dhe me fjalën që mban në Akademinë Diplomatike të Parisit.

Letër drejtuar një miku

8 qershor 1921

nga Stavro Stavri (transkriptim i tekstit të incizuar, 2, 09 minuta).

I dashni e i nershmi vlla,

Mora letrën tate mas gjasht’ vjet       që nuk ta pata pa shkrimin e u g’zova shum’ për shnetin tuj. Sikur ju, en mu, m’ka marr malli shum’ për ju, për Kavajën, ene për gjithë viset e Shqipnis’. Letra juj më pru nër men’ gjith’ qejfet e djemnis, fjalimet [bisedat] që kena bã, kangët kombiare që kemi punu, djemt’, gocat e gjith’ ato njerzit qi i mësojën  me kënu e me shkru shqip në kohën e Turqis.

Pres me gëzim dit’n e lumtme  që do ju shof me sy, se nuk paska gjã m’e amël e mã e dashme se mãmëdheu. Gëzohem që kãm n’gju [dëgjuar] se sot se gjith’ shqiptar’t, t’mãdhenj e t’vegjël, burra e gra menojn e punojn për Shqipni. Me kët’ mënyr’ do përmajm’ e do shigurojm’ të drejtat tona. Në qoftë se gjinet nonji që ene nuk i ka ardhë menja, do dojim të fluturojëm të vijëm atje e t’i thojëm :

O vlla shqiptar,

Që n’gjith’ punët je i mar’[mbarë],

Pa ktheji syt’ në Shqipni,

Se gjinet ene në idhni.

Mos bȭ [e bë] me g’zim anmikun,

Që do Shqipnin m’ e fikun.

Shqipnin e ka neru Zoti me gjith’ t’mirat,

Me det, lumna, projna, me fusha, male e bjeshka,

Me tok’ t’begatshme që mshef  shum’ pasuni.

à burrani pra, t’mësojm,

Nat’ e dit’ t’punojm’

Mãmëdhen t’lulzojm’,

Q’i t’na gëzohet miku

E t’na ket nez [ndez] anmiku

E gjith’ bota t’na nerojn’.

Kaq gjã nji student shqiptar, me zemër plot mall ju thot : « Dashtë Zoti o mãmdhetarë, mos i shkoj kjo lutje kot !

I falem shnet t’gjithve,

Stavri [pasojnë duartrokitje].

 

Statuti ndërkombëtar i Shqipërisë

Nga Stavro Stavri

Fjala në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare, Paris, 1932.

Nëse bashkimi bën forcën, kohezioni sjell fuqinë, dhe Akademia Diplomatike Ndërkombëtare, falë frymës së harmonisë mes anëtarëve të saj, e ka për detyrë t’i bëjë Europës dhe Botës mbarë shërbimet më të çmuara.

Kompani ndërkombëtare, Akademia na shfaqet sa nyje lidhëse, aq edhe udhërrëfyese e vatër ndriçuese për tërë ata që ndihen të izoluar, të pasigurt a mbërthyer nga ankthi i së nesërmes.

Kombet, ashtu si familjet, mund të jenë në mos të përçara, të paktën të shqetësuara nga konfliktet e interesit, por është pikërisht zgjuarsia e anëtarëve të saj, udhëhequr nga fryma e kortezisë, e bamirësisë dhe, në rast nevoje, nga fryma e sakrificës dhe e vetëmohimit, ajo që do dijë t’i sheshojë tërë çështjet e mosmarrëveshjeve.

Çka përbënte madhështinë e Familjes së lashtë ishte nënshtrimi ndaj autoritetit prindëror, dhe çka e bën me emër edhe sot familjen patriarkale ballkanike është bindja ndaj kreut të saj, dhe rezultatet pozitive të kësaj bindjeje shfaqen nëpërmjet unitetit të drejtimit dhe të orientimit familjar.

Çka do të shfaqë madhështinë e Botës njerëzore, dhe në mënyrë të veçantë të Europës së qetësuar e të ringritur do të jetë nga ana e cilitdo Anëtar të Familjes Universale – dua të them nga ana e çdo Shteti -, pranimi i vullnetshëm i sugjerimeve apo i propozimeve të një Këshilli me kompetenca të plota, i pavarur e i paanshëm, me objektiv të vetëm riorganizimin e përgjithshëm.Ditën kur ky Këshill do të jetë i përbërë nga Anëtarë tek të cilët dija që zotërojnë do të jetë garanci për pagabueshmëri nga ana e tyre, jeta shembullore që bëjnë do të dëshmojë se nuk udhëhiqen nga asnjë ndjenjë interesi të ngushtë, se ndershmëria në veprimet e tyre do të jetë model i ndershmërisë morale; dhe po atë ditë nuk do të ketë kurrfarë dyshimi që Këshilli do të ushtrojë mbi fatet e pesë kontinenteve një ndikim të efektshëm përherë e më të madh.Pikërisht këtë përpiqet të realizojë nëpërmjet punimeve të veta Akademia Diplomatike Ndërkombëtare, e cila sot po më bën nderin të më pranojë në radhët e saj për të zënë vendin e paraardhësit tim të ndjerë Ilias Vrionit, i cili ka qenë gjatë karrierës së tij Kryetar i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Ministër i Punëve të Jashtme në disa kabinete qeveritare dhe që prej shtatë vjetësh i akredituar pranë Qeverisë së Republikës Franceze në cilësinë e të Dërguarit të Jashtëzakonshëm dhe të Ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë.

Zotërinj,

Pesëqind e dymbëdhjetë Ambasadorë e Ministra, të bërë bashkë, me një qëllim të vetëm, tek i shohim të bashkërendojnë përpjekjet e tyre në të njëjtin drejtim, të dhurojnë krejt cilësitë e tyre të natyrshme, rezultatin e punëve dhe të përvojës për realizimin e të njëjtit qëllim, atë të gjetjes së një zgjidhjeje për vështirësitë që po kalon sot Bota – ja forca e zgjuarsisë dhe e gjenisë përfaqësuar prej tyre, ja shenja paralajmëruese e suksesit të pritshëm!

Do t’ju flas sot për Shqipërinë, për origjinat e saj, për gjendjen e saj në Europën e sotme.

Ka shtete të rinj dhe Shqipëria është një prej tyre; ka popuj të lashtë, dhe shkipëtarët janë një prej tyre.

Shkipëtarë, është emri i të parëve tanë, pak a shumë njëlloj si Galët që është emri i të lashtëve tek Francezët,  apo si Iberët, tek Spanjollët, si Kletët tek Irlandezët dhe si Germanët tek Alemanët.

Ardhur prej Azie gjatë mërgimesh parahistorike të popujve, ky degëzim i vogël i familjes së madhe ariane, degëzim që ruajti në gjuhën e vet krejt karakteristikat e gjuhëve indo-europiane, u vendos në këtë krahinë ballkanike buzë Adriatikut dhe u mbajt aty me aq vitalitet sa aty ndodhet edhe sot e kësaj dite.

Ardhur para Grekëve, ardhur para Sllavëve, në një epokë aq shumë të hershme, ata shfaqen tashmë autoktonë, dhe vetëm gjurmët gjuhësore e kujtimet tradicionale shfaqin atë stad kalimtar të jetës së tyre buzë detit Kaspik dhe në malet e Kaukazit para mbërritjes së tyre në Iliri.

Shkipëtarët, të lumtur tek e panë veten të vendosur në këtë qoshk toke të re për ta, e shprehën ndjenjën e tyre me fjalën “i lirë”, duke e quajtur kështu vetveten “ilirianë“, dhe më pas do të njiheshin vetëm me këtë emërtim. Në bazë të krahinave ku banonin, ata dalloheshin mes tyre në Taulantë, Peonë, Dardanë… Ishin paganë, adhuronin forcat e natyrës si dhe zogun mbret të maleve, shqipen, nga ku morën emrin shkipëtarë, bij të Shqipes.

Si njohën jetën nomade, mbërritën në stadin e jetës patriarkale, hapën toka të reja, dhe e quajtën veten arbanës apo arëbërës, kultivues të arës, aurura, emër homerik i tokës-arë. Emri modern Shkipëtarë megjithatë vazhdon të ekzistojë.

Disa shekuj më vonë, Bizantinët i quajtën Alvanites apo Arvanites, që Turqit e shqiptuan Arnautë apo Arnavutë.

Sikur shqiptarët të kishin jetuar në qetësi në tokën e tyre, nuk ka kurrfarë dyshimi se do të kishin njohur që herët një erë të gjatë paqeje shoqërore, por të vendosur siç ishin në udhëkryq të Lindjes e të Perëndimit, do ndodhte pikërisht në territorin e tyre përplasja midis dy koncepteve morale që do të trondiste Europën përgjatë shekujsh: krishterimi dhe besimi kuranik.

Në shekujt e parë të erës sonë, apostulli Pal erdhi në Iliri të përhapë doktrinën e Jezusit, madje ai i përkushtoi shumë prej epistulave të veta Ilirëve, të cilët i ktheu në besimin e tij.

Gjatë skizmës së Orientit, të ndodhur nën ndikimin politik të Kostandinopojës, shumë prej tyre pranuan ritin ortodoks; po kur në shekullin XV filloi lufta  e gjysmëhënës kundër kryqit, shumë shqiptarë do të njihnin vuajtjet dhe mjerimet e kësaj lufte.

Dhe me pushtimet e njëpasnjëshme që bënë, ngadhënjyesit do të impononin edhe fenë e tyre për cilindo që do donte të ruante të drejtën për të zotëruar toka, si dhe për të pasur disa privilegje. Pikërisht në këtë kohë, për të shmangur rrënimin e tyre, shqiptarët, e disa syresh me bindje të plotë, pranuan fenë e Muhametit. Dhe me përhapjen e kësaj feje, dy sekte do të viheshin përballë njëri-tjetrit, ai i sunitëve, muhamedanë të hershëm, dhe ai i bektashinjve që, tek adhuronin Allahun, njihnin për profet Muhametin por edhe Aliun. Aktualisht, myslimanët e Shqipërisë, të pavarur nga Kalifati, formojnë një bashkësi myslimane shqiptare, dhe kreu i tyre shpirtëror është Krye-Myftiu, i përqendruar në Tiranë. Bektashinjtë kanë për të parë të tyre Krye-Gjyshin, i cili është i përqendruar edhe ai në Tiranë.

Ortodoksët kanë gjithashtu kishën e tyre autoqefale kombëtare, kurse katolikët romakë kanë vartësi nga Vatikani.

Shqiptarët gëzojnë në Shqipëri liri të ndërgjegjes dhe qofshin katolikë, ortodoksë apo myslimanë, të gjithë kanë të drejtën e barabartë për funksionet publike dhe kulti që praktikojnë më me zell është përkushtimi ndaj atdheut.

Pa mjetet e duhura, duke qenë të izoluar për shkak të natyrës malore të vendit, shqiptarët, prapëseprapë kanë pasur nderin t’i bëjnë kauzës së Europës së krishterë një shërbim të çmuar duke ngritur një barrikadë ndaj sundimit aziatik.

Është pikërisht Heroi i tyre kombëtar Skënderbeu, ai që u bë artizan i në vepre të tillë, mburojë përballë tërë asaj ofensive.

Gjon Kastrioti, nga familje fisnike shqiptare, banonte në kështjellën e Krujës dhe mbretëronte në rajonin e Matit dhe të provincave përreth. Sulltan Murati II, që kishte pushtuar një pjesë të Azisë e të Thrakisë, erdhi për të sulmuar princërit fqinjë të Shqipërisë. Gjon Kastrioti po ashtu u sulmua nga trupat e Muratit. Për të shpëtuar popullin e tij, nuk gjeti mënyrë tjetër veçse dha peng katër djemtë që u morën në Adrianopojë. Sulltani helmoi tre syresh, dhe më i vogëli, vetëm nëntë vjeç, e çuditi me bukurinë dhe zgjuarsinë e tij, e rriti kështu së bashku me djalin e tij, Mehmetin, ai që më vonë, do të pushtonte Kostandinopojën. Mësoi aty greqishten, latinishten, turqishten, arabishten, italishten, sllavishten, si dhe zanatin e armëve, në të cilin nuk do vononte të shkëlqente. Në Anadoll, korri fitore dhe do të njihte gradat më të larta dhe krejt lavdet, ndërkohë që sulltani do t’i vinte emrin Skënderbe,  domethënë princi Aleksandër.

Gjon Kastrioti sakaq do të ndërronte jetë dhe sulltani e pushtoi krejt vendin brenda një kohe të shpejtë, duke e nënshtruar e duke mbajtur mbyllur në pallat nënën e Skënderbeut dhe të motrën. Skënderbeu ndjeu thellë në shpirt dhembje të tillë që u shndërrua në urrejtje të pamëshirshme ndaj vrasësit të vëllezërve të tij dhe pushtuesit të vendit ku kishte lindur. Priti çastin e volitur për t’u përgjigjur.

Despoti George Brankoviç i Serbisë ishte thyer ndërkohë nga Turqit dhe papa Eugjeni IV porositi Hungarezët, Polakët dhe Transilvanët të shkonin në ndihmë të Serbëve kundër ushtrive turke ku shkëlqente Skënderbeu në atë kohë. Në kulmin e betejës, Huniadi la Vladislavin  në kampin e vet dhe niset në krye të 10.000 trupave për të bërë një manovër të fshehtë, duke përparuar në drejtim të Moravës për të zënë në befasi trupat turke.

Skënderbeu tek zbuloi këtë manovër, kuptoi se kishte ardhur çasti për shpagim. Mblodhi aty-aty besnikët e tij shqiptarë që e shoqëronin dhe mori së bashku me ta vendimin për tërheqje; Hungarezët i ranë befasisht ushtrisë turke dhe e shpartalluan. Skënderbeu mbërtheu ndërkohë reis efendiun që mbante vulën zyrtare të sulltanit dhe i diktoi një ferman drejtuar guvernatorit të Krujës, qyteti i tij i lindjes. Fermani urdhëronte që guvernatori t’ia linte postin e tij Skënderbeut.

Guvernatori, duke i besuar këtij urdhri të sulltanit nuk e bën fjalën dysh. Në çast, Skënderbeu mbledh krerët dhe parinë e rrethinave të Krujës, i vë në dijeni të planeve pushtuese dhe armiqësore të sulltanit. Të gjithë në një zë shprehin gatishmërinë për t’i bërë qëndresë sulltanit dhe e shpallin Skënderbeun mbret, ndërkohë që prapsin sulmet e garnizoneve të sulltanit. Skënderbeu ishte në atë kohë njëzet e nëntë vjeç.

Sulltani, me t’u vënë në dijeni të qëndrimit hakmarrës të Skënderbeut ndaj tij, i drejtoi një letër plot qortesë, po prapë e falte për veprimin që kishte bërë.

Skënderbeu iu përgjigj me këto fjalë:

“Nga kampi i tij pranë Krujës, më 12 gusht 1445, Gjergj Kastrioti, ushtar i Jezu-Krishtit dhe Princ i Epirotëve, për Muratin, Princ i Turqve, përshëndetje!…” E përligj më pas qëndrimin e vet dhe deklaron hapur se do të vazhdojë luftën gjer në fund për shpëtimin e atdheut të tij.

Sulltani përgatiti atëherë një ushtri tepër të madhe në numër që e drejtoi vetë kundër Krujës, por u mund dhe iu desh të largohet nga Shqipëria. La aty vetëm dy gjeneralë dhe 25.000 trupa për të mbrojtur disa fronte në kufi me Maqedoninë.

Skënderbeu festoi fitoren në krejt trojet shqiptare dhe, pa lënë kurrgjë pas dore, e përdori gjeninë e vet për të inspektuar qytetet dhe krahinat, për të zhdukur pasojat e luftës dhe për të ringjallur kudo shpirtin shqiptar.

Njëzet e pesë vjet me radhë, ai luftoi me sukses kundër armiqve të Shqipërisë duke u veshur me lavdi. Kështu Turqit, që kishin nënshtruar Azinë, Greqinë dhe kishin pushtuar Kostandinopojën Trebizondën, Valakinë, Serbinë, Bosnjën, pësuan dështim në Shqipëri, gjë që i pengoi të pushtonin Romën dhe të ngrinin flamurin e gjysmëhënës në Kapitol.

Ai mbretëroi për njëzet e dy vjet si Mbret i Shqipërisë, i zgjedhur nga populli i tij, i njohur nga Selia e Shenjtë, nga Venediku, nga Mbreti i Napolit, nga mbreti i Francës, nga princërit e Serbisë, të Valakisë, të Hungarisë, madje edhe nga kundërshtari i tij Mehmeti II, me të cilin përfundoi marrëveshje tregtare.

Pas vdekjes së tij më 1467 [1468], pushtimi islamik u vendos sërish dhe Shqipëria u shndërrua në provincë osmane. E megjithatë, asnjëherë shqiptarët nuk e konsideruan veten si banorë të një vendi të pushtuar, tek përjetuan thjesht administrimin otoman, aq difektoz për më tepër në Europë, por edhe më shumë në Azi, ndërkohë që ruajtën gjuhën, doket, zakonet e tyre dhe sa herë që u jepej rasti, do shfaqnin fuqishëm ndjenjat e tyre separatiste e autonomiste. Kështu ndodhi me Bushatllinjtë, pashallarët trashëgimtarë të Shkodrës, më pas me Ali Pashë Tepelenën, me Himariotët, Suliotët, Malësorët e Mbi-Shkodrës, Mirditorët  banorët e krahinës së Matit, që ruajtën gati përherë njëfarë autonomie.

Gjatë Kongresit të Berlinit, u formua Lidhja e Prizrenit për të parashtruar të drejtat kombëtare e për t’i mbrojtur ato. Edhe më pas, më 1909, 1910, 1911, ata luftuan me ashpërsi kundër Xhon- Turqve dhe ashtu sikurse ndodh me hekurin që tek e rreh në kudhër pa pushim, arrin më në fund ta thyesh, po ashtu, pas një numër revolucionesh lokale, një mbledhje e tërë patriotëve shqiptarë u mbajt më 28 nëntor 1912 në Vlorë, ku u ngrit nga Ismail Qemal Vlora, në shenjë pavarësie, flamuri kombëtar, i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore. Përpara faktit të kryer, në prani të një populli i gatshëm që më mirë të vdesë se sa të jetojë pa liri, pavarësia e Shqipërisë u njoh nga Fuqitë e mëdha më 20 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës.

Zotërinj,

Tek pata nderin t’ju flas për zanafillat e Shqipërisë, tek solla në kujtesën tuaj shkurtimisht etapat kryesore të historisë sonë, gjer më 1912, më lejoni t’ju paraqes tani gjendjen e sotme të Mbretërisë së Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet fqinje si dhe me shtetet e tjera europiane.

Ahmed Zogu, prejardhur nga një familje e lashtë dhe fisnike shqiptare e Matit, pasi luftoi pareshtur gjatë pesëmbëdhjetë vjetësh për të konsoliduar pavarësinë e atdheut të vet tronditur rrezikshëm, pasi siguroi unitetin e të gjitha krahinave dhe stabilitetin e kufijve të përcaktuar nga Protokolli i Firences, u zgjodh mbret i Shqiptarëve më 1 shtator 1928 nga Asambleja kombëtare, kur kishte qenë më parë President i Republikës së Shqipërisë; u ngjit në fron me emrin “Zogu i parë”.

Shqipëria është sot një monarki demokratike, parlamentare, e trashëguar, në bazë të Kushtetutës monarkike të 1 dhjetorit 1928.

Dy termat “monarki demokratike”, që duken në vetvete kontradiktore, shpjegohen kësisoj: me përjashtim të anëtarëve të Familjes Mbretërore, që mbajnë titullin “Madhëri, Princ, Princeshë”, Shqipëria nuk jep asnjë titull tjetër fisnikërie, dhe Shqiptarët nuk mund të mbajnë kësi titujsh në vendin e tyre. Gjithë shqiptarët janë të barabartë në të drejta e detyra, dhe nuk ekzistojnë privilegjet.

Janë krijuar dy urdhra kombëtare dekorimesh, “Urdhri i Skënderbeut” dhe kohët e fundit “Urdhri Besa”. Vetëm mbreti ka të drejtë t’i japë këto urdhra.

Kushtetuta monarkike që shfuqizonte tërë dispozitat e Kushtetutës republikane, përpunuar nga Asambleja Kushtetuese gjatë rivendosjes së Legalitetit më 21 janar 1925, ia beson pushtetin ekzekutiv Mbretit, që e ushtron këtë pushtet nëpërmjet Ministrave të tij. Mbreti ka gjithashtu të drejtën e faljes dhe të drejtën për të ulur apo ndryshuar ndëshkimet. Pushteti legjislativ ushtrohet si nga Mbreti, ashtu dhe nga Dhoma e Deputetëve. Kjo Dhomë, e zgjedhur për katër vjet, sapo është ripërtëritur dhe përbëhet nga gjashtëdhjetë anëtarë të zgjedhur me votim të përgjithshëm në dy shkallë.

Mbreti përfaqëson shtetin shqiptar si brenda, si jashtë, pret dhe akrediton veprimtarët diplomatikë. Nga ana tjetër, në rast agresioni, mund të shpallë gjendjen e luftës, si dhe përfundon marrëveshje miqësie, aleance etj., duke i dhënë llogari Parlamentit për qëndrimet e tij në pajtueshmëri me interesin e lartë të shtetit.

Shqipëria shpreh gëzim për regjimin e vet monarkik. Populli e mbështet njëzëri sovranin e tij, duke e shfaqur entuziazmin gjatë festave kombëtare dhe shtypi i bashkohet gjithë këtij entuziazmi.

Të huajt, udhëtarët që kanë shkuar në Shqipëri para pesë vjetëve, dhe që janë kthyer përsëri aty, shohin tani një vend krejt të transformuar. Dhe kjo, falë energjisë dhe urtësisë së mbretit të vet, që ka ditur të stimulojë zellin për punë dhe të thyej fuqinë e dembelizmit dhe fatalizmit rrënjosur në popull përgjatë katër shekujsh sundimi osman, duke e zëvendësuar me energjinë dhe përkushtimin ndaj atdheut.

Ndër njëmijë shembuj, do të përmend vetëm një, vëmendjen krejt të veçantë me të cilën Sovrani ynë përkujdeset për edukimin kombëtar: kështu, në Shqipëri, Zotërinj, në mbrëmje, tek dalin nga shkolla, shohim, qoftë edhe nëpër fshatrat e vegjël, të ecin me hap rreshtor vajza të reja duke kënduar këngë patriotike; dhe, si nëna të ardhshme për brezat e rinj, asgjë nuk është lënë pas dore në formimin e tyre si edukueset e para të drejtuesve të ardhshëm të shtetit, të mjekëve të ardhshëm, të avokatëve të ardhshëm, të inxhinierëve të ardhshëm, të punonjësve të ardhshëm të dorës dhe mendjes. Dy cilësitë që ato zotërojnë dhe që duhet t’i zotërojnë plotësisht: guximi dhe vetëmohimi, janë të tilla që duhet të njihen edhe jashtë kufijve, sepse Shqipëria sot kërkon të zërë një vend të denjë për të, të denjë për të shkuarën e saj heroike, të denjë për një shtet të lirë e të pavarur siç është sot nën qeverisjen e sovranit të saj fisnik e gjenial.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet fqinje, Jugosllavinë e Greqinë, janë miqësore dhe me vullnetin e mirë të të gjitha palëve, këto marrëdhënie mund të bëhen përherë e më të përzemërta.

Shqipëria dhe Italia kanë marrëdhënie të shkëlqyera mbështetur në Traktatin e aleancës mbrojtëse, nënshkruar në Tiranë më 22 nëntor 1927. Në bazë të këtij Traktati, përcaktohet shprehimisht se të dyja Palët e larta kontraktuese kanë vendosur të merren vesh për një aleancë mbrojtëse, qëllimi i vetëm i së cilës është forcimi i marrëdhënieve të natyrshme që ekzistojnë fatmirësisht  midis të dyja vendeve, për të siguruar një politikë zhvillimi paqësor.

Qeveritë britanike e franceze janë shprehur në favor të zhvillimit të shtetit të ri shqiptar, dhe politikanë të Britanisë së Madhe, burra shteti francezë si d’Estournelle de Constant e Z. Ministër Justin Godart, i kanë sjellë Shqipërisë nga pikëpamja ndërkombëtare një mbështetje të madhe gjatë formimit të saj si shtet i pavarur.

Ne kemi përfaqësues diplomatikë në Athinë, Beograd, Ankara, Sofje, Romë, Paris, Londër, Uashington, si dhe një delegat të përhershëm në Shoqërinë e Kombeve.

Kjo është gjendja e sotme e Shqipërisë, e këtij vendi aq të njohur për bukuritë e veta dhe për pasuritë natyrore, një vend i hapur ndaj shteteve europiane dhe Botës së Re.

Kur më 1930, Konferenca e parë ballkanike u mblodh në Athinë me qëllim që të punohet për afrimin e popujve të ndryshëm të Ballkanit dhe për të intensifikuar marrëdhëniet e tyre ekonomike, populli shqiptar nuk qëndroi moskokëçarës ndaj ftesës që iu bë, po dërgoi delegatët e vet në Athinë, dhe këtë gjë bëri edhe në Stamboll e Bukuresht.

Asnjë ftesë për pjesëmarrje në Konferenca ndërkombëtare, që i është drejtuar qeverisë apo popullit shqiptar, me qëllim që të forcohet bashkëpunimi i çiltër për ruajtjen e paqes, nuk ka mbetur pa përgjigje të favorshme nga ana jonë, sepse Shqipëria, e lirë dhe e pavarur, e quan si detyrë të vet të japë kontributin e saj bashkëpunues për rendin dhe prosperitetin në Ballkan e në Adriatik, ku ajo ka portet e veta të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës; nën drejtimin e Mbretit të saj, ajo ia kushton tërë përpjekjet e veta paqes në botë, për interesin ndërkombëtar.

Përktheu nga origjinali

Fotaq Andrea

1990,Kur Shqipëria kërkonte në OKB kufirin detar!

$
0
0

1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

1.Me një letër të datës 1 maj 1990, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara transmetoi kërkesën detare të Shqipërisë. Në hyrje të këtij të punim  të një serie  lëshuar nga Zyra e Çështjeve të Oqeanit, Byroja e Oqeaneve dhe Çështjet Ndërkombëtare të Mjedisit dhe Shkencës në Departamentin e Shtetit ,Shtetet e Bashkuara ,pwr  kufijtë në det Nr. 116 thuhet se : Pretendimet e drejta: Shqipëria dhe Egjipti.Qëllimi i serive është të përcaktojë bazën e aranzhimeve kombëtare për matjen e zonave detare nga shtetet bregdetare. Është menduar vetëm për përdorim të sfondit. Ky dokument nuk paraqet domosdoshmërish një pranim zyrtar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të kufijve të pretenduar,thuhet më tej. Analisti kryesor për këtë studim,ishte  :Robert Ë. Smith.

2.1 Pakti detariThuhet se  qëllimi është analiza e  pretendimet të  bëra nga dy shtete për të krijuar një bazë të drejtë nga të cilat të maten 12-milje e deteve  territoriale të tyre ,ku dy shtete që kërkojn të drejtat e tyre detare  ishin:Shqipëria dhe Egjipti. Baza për analizimin e secilës kërkesë është neni 7 i Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit (Konventa e LOS) e cila riprodhohet në Aneksin 1. Paragrafi 1 i këtij neni është paragrafi madhor që përcakton kushtet gjeografike nën të cilat Shtetet mund të kërkojë vijat bazë të drejtë:

“1. Në lokalitetet ku vija bregdetare është thellësisht e prerë dhe e prerë, ose nëse ka një buzë ishuj përgjatë bregut në afërsi të saj, mënyra e bashkimit të vijave bazë të drejtë mund të përdoren pikat e duhura në nxjerrjen e bazës nga e cila matet gjerësia e detit territorial. “Kufijtë e mëhershëm në studimin e deteve propozojnë standarde objektive me të cilat do të gjykohen pretendimet e drejtpërdrejta bazë.

3.Ky studim do t’i përdorë këto standarde për të analizuar pretendimet e Shqipërisë dhe Egjiptit.Me një letër të datës 1 maj 1990, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara transmetoi tekstin e mëposhtëm duke modifikuar kërkesën detare të Shqipërisë. Dekreti nr. 7366 për ndryshimin e dekretit 4650,datë 9 mars 1990, për Kufirin Shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë

Neni 1-Paragrafi i parë, Neni 4, i Dekretit nr. 4650, datë 9 mars 1970, duhet të paraqitet si vijon:”Ujërat territoriale të Republikës Socialiste Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë vijës bregdetare përgjatë një gjerësi prej 12 milje detare (22.224 m), duke filluar me sipërfaqen bazë vijë e drejtë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhli), Kepi i Pallës, Kepi i Lagjës (Kalaja e Turrës), Kepi i Semanit, Gjiri i kepit të Gramës  , pastaj në mes të bregut shqiptar dhe ishujve grek deri në mes të Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Cape Rodon shtrihet deri në vijën kufitare Shqipëri-Jugosllave “, pastaj në mes të bregut shqiptar dhe ishujve grek deri në mes të Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Kepin e  Rodonit shtrihet deri në vijën kufitare Shqipëri-Jugosllave. ”

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Tiranë, 24 mars 1990

Dekreti nr. 7366

4.

Analiza e autorit: Shqipëria ka ndryshuar këtë Dekret në disa raste. Në një shtojcë mujore të pilotit të Adriatikut në 1 mars të vitit 1960, deti territorial i Shqipërisë u raportua të ishte 10 milje larg përcaktuar si linja bazë. Një det territorial dhjetë milje u pretendua së pari në Dekretin Nr  1535, në vitin 1952.

Në Kufijtë e Mëhershëm të Detit  riprodhoi këtë shpallje të vitit 1960 me një përshkrim të shkurtër dhe hartën 4.

Dekretet e viteve 1970 dhe 1976 nuk e ndryshuan pretendimin e drejtpërdrejtë bazë, por gjerësinë e detit territorial. Pretendimi territorial i Shqipërisë ka shkuar nga 10 milje të bëra në 1952 deri në 12 milje në vitin 1970, në 15 milje në 1975 dhe në 12 milje në

  1. Kështu, ndryshimi primar i pretendimeve detare të Shqipërisë që rrjedh nga dekreti i vitit 1990 nuk është për sistemin e drejtpërdrejtë të tij bazë, por për kthimin në 12 milje një kufizim territorial të detit të përcaktuar më parë prej 15 miljesh të pohuara në vitin 1976 (hartë 1).

5.

Dekreti i vitit 1970, 4650 (i ripunuar në Aneksin 2 të këtij studimi), titulluar “Për kufijtë e Republikës Popullore të Shqipërisë”, përmbante 14 nene. Dekreti i mësipërm i vitit 1990 ndryshon paragrafin e parë të nenit 4. Paragrafi i dytë i këtij neni, i cili supozohet të jetë ende në fuqi, thotë:

“Ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon të shtrira në vijën e drejtë që kalon përmes kapelave të përmendura në paragrafin e parë të këtij neni, si dhe ujërat në këtë anë të vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë,janë ujërat e brendshme të Republikës Popullore të Shqipërisë”. Një tjetër pjesë e rëndësishme e pretendimit të Shqipërisë, nga një perspektivë lundrimi, gjendet në nenin 7 ku Shqipëria pohon se “anijet e huaja do të hyjnë ose do të kalojnë nëpër ujërat territoriale të … Shqipëria vetëm me autorizim të posaçëm të Këshillit të Ministrave …” Në vitin 1989 Shtetet e Bashkuara protestuan për detin territorial 15 milje, pretendimin e drejtpërdrejtë bazë dhe pretendimin se anijet e huaja kërkonin leje paraprake për të ushtruar kalimin nëpër detin territorial (shih Shtojcën 3 për tekstin e shënimit të protestave të SHBA).Vetëm kufiri i detit territorial ishte i korrigjuar me dekretin e vitit 1990. Dekreti përcakton linjat bazë gjeografikisht duke cituar shtatë veçori të ndryshme në bregdetin shqiptar, por duke mos dhënë asnjë koordinatë gjeografike (shih hartën 1). Gjatësitë bazë variojnë nga rreth 5 milje në rreth 16 milje (shih Tabelën 1): Ekziston vetëm një ishull, Ishulli i Sazanit i përdorur si baze point, kështu që kriteri i “ishujve fringing”, përmendur në nenin 7 të Konventës LOS, nuk mund të përdoret për të justifikuar drejtësinë.

Ka vetëm një ishull, ishulli i Sazanit, i përdorur si një bazepoint, kështu që kriteri i “ishujve fringing”, përmendur në nenin 7 të Konventës LOS, nuk mund të përdoret për të justifikuar vijat bazë të drejtë.

Për më tepër, vija bregdetare është relativisht e qetë dhe prandaj kërkesa bregdetare “thellësisht e prerë” nuk plotësohet.

Gjiri i Vlorës mund të përkufizohet si një gji juridik duke tërhequr një vijë mbyllëse e cila do të vendoset në tokë nga Sazani. Përveç këtij linja mbyllëse, vija bazë për bregun e mbetur shqiptar duhet të jetë baza “normale”, e cila është linja me ujë të ulët siç është shënuar në tabelat në shkallë të gjerë të njohura zyrtarisht nga Shqipëria.

Table 1

Coastline Points Distance between Points (miles-approx.)

Cape Rondo to Cape Palla 11

Cape Palla to Cape Lagji 16

Cape Lagji to Cape Seman 14

Cape Seman to Vjose River 15

Vjose River to Sazan Island 10

Sazan Island to Cape Gjuheza 5

 

Haki Hajdar Blloshmi dhe masakra e Dunicës

$
0
0

1 shtepia BlloshmeveNga Bedri Blloshmi /

Lindi më janër 1904 në fshatin Bërzeshtë. Ishte djali i dytë i Hajdarit. Arsimin e tij e filloi në Korçë në vitet e luftës të parë botërore. Ishte i martuar, por pa patur fëmijë. Aty vazhdoi një vit liceun komëtar të Korçës. Në vitin 1918 migroi në SHBA ku vazhdoi një vit liceun anglez të Bostonit dhe dy vite gjimazin ‘Lane’ të Chicagos. Në prill te vitit 1922 punësohet si sekretar i konsullatës shqiptare të Nju Yorkut ku titullar ishte Konstandin Çekrezi. Më pas më 1923 me Abdyl Sulën duke vijuar me Konstandin Tashkon në vitet 1923-1925 mbas pushimit nga puna të Konstandin Tashkos në shkurt të vitit 1925 e deri në caktimin e konsullit të ri George Priftit në konsullatën e re në Boston.

Hakiu ka kryer funksionin e gjerantit të konsullatës. Ai qëndroi në atë detyrë deri në fund të prillit të vitit 1929 ku u pushua për motive politike dhe u zëvendësua nga sekretari i ri Hito Sadiku. Ndërkohë kishte vijuar 3 vite universitetin e Bostonit për filozofi e letërsi.

Mbas vdekjes së vëllait papritur, nën Kolonel Selahudinit me kërkesën e familjes kthehet në atdhe. Hakiu punësohet si kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme më pas si kryetar komune. Fillimisht shërben si kryetar i komunës në Librazhd. Në 30 shtator të vitit 1939 emërohet si kryetar i komunës në Belsh dhe më vonë në komunën e Gracenit.

Më krijimin e partisë së ‘Ballit Kombëtar’ Hakiu bëhet udhëheqësi i Librazhdit dhe Quksit. Së bashku me Nezir Muzhaqin ai merr pjesë në mbledhjen e Mukjes dhe Tapizës. Në mars të vitit 1944 zhvillohen luftime midis reparteve partizane dhe çetave balliste. Kështu më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të rrethit të Pogradecit, në luftimin e ashpër midis batalionit të IV të brigadës së I S, kapen disa luftëtarë të Hakiut. Më pas i bëjnë thirrje atij të dorëzohet për të falur forcat që kishte. Premtimi qe tipik komunist dhe nuk u mbajt. Mbas kapjes u pushkatuan 27 vetë ku 5 ishin të familjes Blloshmi

Dunica e përgjakur

Kam vite që përpiqem të mësoj sa më shumë për masakrën komuniste të ndodhur mëngjesin e 7 marsit 1944. Në këtë udhëtim të dytë mësova se ku ka qenë komandanti i çetës Haki Blloshmi. Në këtë fshat malor, në rrugën e Sanakosit është një lagje që thërritet “Lagjia e Agallarëve”. Këtu janë disa shtëpi dhe më të shumtat janë të fisit Agolli. Shtëpia që të bie në sy nga rrënimi është dykatëshe dhe e pabanueshme, me gurë të gdhendur dallohen akoma copat e dërrasave prej dru ahu të latuara që tani pas kaq vitesh shërbenin si ushqim për brejtësit. Kjo shtëpi qëndron me dyer e dritare të shqyera dhe shumë rrallë vjen ndonjë zog në pemët që e rrethojnë. Ka qënë pajisur me të gjitha ambientet e duhura të një shtëpie fshati dhe duket me të vërtetë një shtëpi fisnike. I zoti i shtëpisë quhej Teki Agolli. Këtu ka qënë Hakiu me disa luftëtarë të tjerë natën e 6 marsit duke u gdhirë 7 mars, e cila më pas do ngrysej me masakrimin e 14 burrave luftëtarë me në kryekomandant Haki Blloshmin, të cilët kanë qenë të groposur deri në vitin 1994-1995 kur erdhi dita të ngrihen e të varrosen me të gjithan derimet në një parcelë të veçantë në Pogradec, Mbas gremisjes të terrorit komunist që gjakosën gjithë kombin me luftën vëlla-vrasëse. Ndërsa 13 luftëtarët e tjerë i kanë ekzekutuar shumë më sipër lagjes. Personat që kanë kryer ekzekutimin sipas informacioneve kanë qënë Feti Smokthina (mbasi vrau Haki Blloshmin ka grabitur edhe orën e dorës) Misto Treska dhe Tele Baçi, në prezencën e shumë fshatarëve të cilët nuk e prisnin këtë gjakderdhje. Sipas burimeve edhe sot ky fshat e kujton me shumë dhimbje këtë gjakderdhje. Pothuaj ajo ditë lexohet lehtë në fytyrat e tyre tronditja nga masakra. Shumë nga këta u larguan kokëulur drejt shtëpive të tyre duke varrosur përjetësisht në zemrat e tyre tmerrin që panë. Gjatë bisedës me ta për tragjendinë, ata fillojnë e tregojnë: “E kam para syve sikur ka ndodhur dje”, tha njëri prej tyre. Nga hidhërimi kapin kokën me dy duar. Fshati Dunicë ka mbetur me një damkë të keqe dhe të pamerituar… Kurrë mos i besoni ato që thuhen për Haki Blloshmin. Porju që shkruani e dini më mirë se unë se historinë e bëjnë të gjallët. Më vjen mire që ju doni ta zbardhni, të shkurani për brezat e ardhshëm për këtë masakër. Ajo që shkruhet kurrë nuk harrohet…

 

Lista e dytë që nuk ekziston në arkiva të shtetit

  1. Shefqet Hajdar Blloshmi – Bërzeshtë
  2. Skender Blloshmi – Bërzeshtë
  3. Rexhep Leka – Bërzeshtë
  4. Hasan Bishtogu – Bërzeshtë
  5. Sherif Pelivan Xhambazi – Homçan
  6. Sadush Mehmet Elezi – Velçan
  7. Refat Muhedin Manellari – Hosteç
  8. Sabri Tomas Denko – Panarit
  9. Mehmet Çepi – Xhyrë
  10. Selim Çepi – Xhyrë
  11. Sabri Elezi
  12. Elmaz Belba – Qukës
  13. Dervish Mënalla – Kokrevë.

ALBANIA 1990

$
0
0

1 Shqiperia 1990
Nga Gëzim Llojdia/

1.Fred Abrahams në titullin: Shqipëria 1990 – Stuhia e Ambasadës botuar te :Theëorldpost” pjesë të marra nga libri ri “Modern Albania (NYU Press, 2015) shkruan se :Më shumë se 5,000 shqiptarë sulmuan ambasadat e huaja në Tiranë në korrik të vitit 1990. Këtu një grua hyn në kompleksin gjerman të Perëndimit. Ervis Gega ishte 16 vjeç në verën e 1990, kur qindra shqiptarë të irrituar, që dëshironin të shkonin në botë, filluan të sulmonin ambasadat e huaja në kryeqytetin e tyre. Gega dhe të afërmit e tij panë lajmet në televizionin italian nga vendlindja e tyre dhe shpejt krijuan mendjet e tyre. Një familje e muzikantëve, ata kishin vuajtur prej kohësh nën sundimin komunist.
Muri i Berlinit kishte rënë tetë muaj më parë, por Partia Komuniste e Shqipërisë po mbante. Statujt e Stalinit dhe diktatori Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, ende qëndronin në këtë shtet ballkanik të mbyllur dhe represiv.Gega kapi violinën e saj kineze dhe hipën në një tren për në Tiranë me prindërit, xhaxhain dhe tezen. Kur arritën, forcat e sigurisë kishin rrethuar lagjen diplomatike, por familja rrëshqiti policinë dhe u ngjit mbi mur në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore. Brenda pak ditësh, më shumë se 3,000 shqiptarë u bashkuan me Gegën dhe familjen e saj, veçanërisht pasi një azilkërkues sulmoi muret e ambasadës me një kamion. Qindra shqiptarë të tjerë kishin zënë ambasadat e grekëve, italianëve dhe francezëve. Katër vetë u hodhën në ambasadën kubane, por kubanezët i hodhën përsëri jashtë.
2.
Duke vijuar rrëfimin e tij, Abraham shkruan:Një burrë ngarkoi një kamion përmes murit të ambasadës së Gjermanisë Perëndimore më 3 korrik 1990. Tre vetë hynë në kompleksin gjerman të Lindjes. Për pjesën më të madhe, policia tregoi përmbajtje. Edhe nëse urdhërohet për të xhiruar, morali i ulët ka gjasa të parandalojë forcat e sigurisë nga hapja e zjarrit. Policia dhe ushtarët donin gjithashtu të largoheshin.
Disa diplomatë perëndimorë i inkurajonin shqiptarët të shkallëzonin muret e ambasadës.
“E bëra sepse e dinte se një eksod masiv do të bënte që kolapsi i regjimit të rrëzohej”, tha Ëerner Daum, diplomat i lartë gjerman në atë kohë, i cili u kthye në dritat e ambasadës dhe hapi portën.
3.
Anëtarët e Byrosë Politike dhe agjentët e inteligjencës, që nga ajo kohë më vonë thanë se kishin mbledhur informacione për mbështetjen e huaj për komplote subversive për të rrëzuar qeverinë, duke treguar gishtin në Gjermani, Itali, Francë, Jugosllavi dhe Greqi.

“Kjo dukej si diçka spontane,” më tha presidenti komunist në atë kohë, Ramiz Alia. “Por me siguri kishte duart prapa saj.”Deri në 7 korrik, kompleksi gjerman i Perëndimit kishte 3,199 njerëz, të cilët flinin në kopsht dhe u lehtësuan në një larje të dorës. Një grua lindi një vajzë të vogël që quhej Germana. Tetëqind e shtatëdhjetë njerëz flinin në ambasadën italian, dhe rreth pesëqind mbetën me francezët.
“Ishte aq e plotë, por njerëzit ishin të lumtur”, kujton Gega 25 vjet më vonë nga shtëpia e në Bon, Gjermani.
“Ne pamë Kupën Botërore të futbollit PER çdo natë dhe atë vit Gjermania fitoi .
4.
Qeveria shqiptare mohoi kërkesat e ambasadave për ushqim dhe tenda. Ose t’i nxirrni ata jashtë vendit ose t’i jepni ata në polici, tha qeveria. Në vend të kësaj, autoritetet ndërprenë furnizimin me ujë dhe spiunët infiltruan turmat për të mësuar se pse kishin ikur njerëzit.”Arsyeja ishte mungesa e besimit në rregullat në fuqi”, tha një person për një agjent i cili kishte rënë në ambasadën gjermane, sipas një raporti shqiptar të inteligjencës.
“Arsyeja është që të vishet si njerëzit e moshës sime jashtë (xhinse blu ose rroba të tjera si kjo) dhe të ketë një skuter,” një tjetër person i tha një spiune. “Unë kurrë nuk kam menduar të kem këto gjëra pa punuar, por nuk di si të blej një skuter në Shqipëri apo rrobat”.
Për familjen e Gegës, ishte persekutimi i pamëshirshëm nga partia. Të afërmit e saj ishin burgosur dhe dënuar me vdekje. Ervisit të talentuar i ndalohej të studionte muzikë ose të bashkohej me korin.Më 8 korrik, një i dërguar i Kombeve të Bashkuara arriti për bisedime dhe qeveria njoftoi se do t’i lejonte azil-kërkuesit të largoheshin nga vendi. Alia kuptoi se ata nuk do të ktheheshin në shtëpi edhe me një premtim imuniteti.
Dy ditë më vonë, avioni i presidentit të ri çekosllovak Václav Havel mori pesëdhjetë e një shqiptarë që ishin në ambasadën e vendit të tij.
“Jetoni gjatë Havelit,” thërrisnin pas uljes në Pragë.
5.
Në orën 4:00 të mëngjesit më 12 korrik, autoritetet bastisën njerëzit e mbetur në autobuza dhe i çuan në një konvoj në qytetin port të Durrësit, ku anijet pritnin t’i merrnin ata në Adriatik për në Itali. Fshatarët u rreshtuan rrugës për të dhënë lamtumirën Udhëtarët hodhën orët dhe paratë jashtë dritareve të autobusëve, sikur të donin të lënë të gjitha pas.Trenat i morën azil-kërkuesitnga Italia në Gjermani, Francë dhe më gjerë, të shoqëruar nga Kryqi i Kuq. Pasi ata u larguan, fundi i sundimit komunist ishte një çështje kohe. Në dhjetor, protestat e studentëve nxitën Komitetin Qendror për të legalizuar pluralizmin. Dy muaj më vonë, një turmë rrëzonte statujën e bronxit të Hoxhës në sheshin Skënderbej të Tiranës. Partia shqiptare e Punës fitoi zgjedhjet e para shumëpartiake më 31 mars 1991 dhe Alia mbeti president, por ai mbajti postin për më pak se një vit. Gega tani është profesore në Universitetin Johannes Guttenberg në Mainz, luan për Orkestrën Klongs dhe lëviz në mbarë botën. “Unë jam një shqiptare dhe Shqipëria është atdheu im”.”Por Gjermania është shtëpia ime.”


KUJTESE-KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…

$
0
0

Nga Fritz RADOVANI/

1 Frici

 11  MARS  1948,  ORA  05.00;- TEK  ZALLI  I  KIRIT,  SHKODER/

 KUVENDI I FRETENVE NË GJUHADOL I KTHYEM NË BURG…/

25 BURGJEVE NË SHKODER ME 17 NANDOR 1946, I SHTOHET EDHE BURGU I KISHËS SË FRETENVE KU DO TË FILLOJNË HETIMET, TORTURAT, GJYQET E MBYLLUNA DHE VRASJET E PUSHKATIMET MBI 700 VETË…

Në Nandorin e 1946 nder disa Kisha Katolike të Shqipnisë së Veriut Sigurimi i Shtetit komunist, me urdhen të kriminelit Enver Hoxha futi armatime, tue fillue nga kjo Kishë si dhe të tjera në Dukagjin, Mirditë dhe Lezhë ku, akuzoi Klerikët e pafajshem…

Hetimet dhe torturat kanë vazhdue deri nga Janari i vitit 1948. Atëherë filluen edhe disa nga gjyqet e mbylluna në mensen e Kuvendit të kthyem në burg…  Shumë nga Klerikët Katolik janë pushkatue pa i pa dhe ndigjue njeri në gjyqe, mbasi nuk pranonin akuzat.

Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar janë dënue me daten 8 Janar 1948. U mbajtën të lidhun duersh e kambësh, pa ju dhanë asgja me u ushqye madje, as ujë, deri me 11 Mars 1948.

Me 11 Mars 1948, rreth orës 4.00 të mengjesit bashkë me 12 persona të dënuem perpara per Lëvizjen e Postribës, u hypne në dy kamjona… Dhe, u derguen në Zallin e Kirit, tek Muri i Gjakut i Rrëmajit, në Token e Zef Sylës dhe, mbasi janë vendosë tek gropa e hapun, u asht marrë Fjala e Fundit dhe, po aty janë pushkatue… (Dosja 1302/II-A)

  1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti Mbret, Feja Katolike dhe Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra është tek Papa. Rroftë Shqipnija!
  2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!

  1. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
  2. Kryetar i Gjykatës Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Të dënuemit me vdekje që janë pushkatue atë ditë ishin:

  1. Imzot Frano Gjini, 2. At Mati Prennushi, 3. Don Nikoll Deda, 4. At Çiprian Nika,
  2. Cin Serreqi, 6. Dulo Kali, 7. Caf Dragusha, 8. Guljelm Suma, 9. Ing. Fahri Rusi,
  3. Murat Hysen Haxhija, 11. Bilbil Hajmi, 12. Pjetër Prendush Pali, 13. Gaspër Simon Gaspri, 14. Xhelal Hardolli, 15. Zef Kol Prela, 16. Rasim Gjyrezi…

Fjalët e Fundit të Tyne nuk janë në Dosjen e pushkatimit.

1993 MJEKU LIGJOR DR. PAPAVRAMI MË KA TREGUE:

Atëditë me 11 mars, rreth orës 04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për t’i pushkatuar, në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhur ingj. Fahri Rusin, 28 vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhe mos i turpëro të Parët e familjes s’ate!” – Fahriu i përgjigjet: “Nuk besoj se kush nga fisi im ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dy Shejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi i një gropës 4X2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin e dytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Perëndim,” shpjegonte doktori, i thirrun si mjek ligjor në pushkatimin e këtyne 16 vetëve. “Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargonj me drynjë, aty maje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë, edhe pse kanë kaluar 50 vjet, qëndrimi burrëror i klerikëve katholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën e këtueshme kishte triumfuar Ideali i lartë i fitorës së Parajsës me vuajtjët e tyre, që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohën as me Kalvarin. Shtinë me armë mbi ata gjokse burrash që dukeshin si lisa … Ranë andej stomit … kur u afrova per të vërtetuar vdekjën nuk arrijta të vizitoj asnjërin, kishin rënë në gropë dhe ishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri .., asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé. …..Atëherë, nuk dija të kuptoj si falët gjykatësi dhe toga e pushkatimit kur je i pafajshëm … Krishti, Papa dhe Shqipëria ishin Ideali i tyre!” (Shpjegim gojor i Doktorit në vitin 1993, në Shkodër).

***

11 MARS 1948 “SHTINË ME ARMË MBI ATA GJOKSE BURRASH QË

DUKESHIN SI LISA…” E LISAT RANË ANDEJ STOMIT… PLOT 70 VJET…

Që, bashkë me Ata Lisa u shemben shkollat e Tyne, u shemb historia e gjuha e të gjitha Atyne Fidanishtave Europjane, nder të cilat, lulzonte Rinia Shqiptare… Bash aty ku, nuk u shue 500 vjet Formula “Atdhe e Fe” e Pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut…

2018 Këte vit asht detyrë Atdhetare me kujtue Figura të Këtilla që kanë dhanë jeten!

Fatkeqsisht, asht tue u veprue në të kunderten e asaj që duhet të bante Shqiptari…

Kriminelët dhe terroristët nuk po ngopen me vjedhje, mashtrime dhe shperdorime…

Nder dritarët e Akademisë, arkivave dhe universiteteve shihet vetem “tym…”!   

Melbourne, 10 Mars 2018.

PORTRETI I SKËNDERBEUT & DHIMITËR FRANGU

$
0
0

VITI 1584 / PORTRETI I SKËNDERBEUT NË VEPRËN E DEMETRIO FRANCO-S (DHIMITËR FRANGUT)/

1 dhimiter Frangu

Nga Aurenc Bebja*, Francë/

Në fillimin e veprës me titull “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d’Epirro” të autorit Demetrio Franco (Dhimitër Frangut) – botuar në Venecia në vitin 1584 nga shtëpia botuese “Altobello Salicato alla Libraria della Fortezza” – gjejmë një portret të heroit tonë kombëtar, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” .

1 Portreti skenderbe Dh Frangu

E lumja Marije Tuci – emër që nuk harrohet

$
0
0

Marie Tuci

Shkruan: Msc.Kristinë Dedaj*/

Historia jonë kombëtare është sa e dhembshme por edhe tragjike. Vend të veçantë e të rëndësishëm në historinë tonë zë edhe femra shqiptare që nga periudhat e lashta e gjerë në ditët e sotme .Femra shqiptare gjatë shekujve ishte simbol i durimit, dashurisë,trimërisë ,mirësisë dhe i qendresës.Në skajë të rrugës së sotme të Kombit, në krah të autostrades ndodhet një fshat i vjetër me shumicën banorë të ardhun prej fshatit Orosh të Mirditës. Ky fshat quhet Ndërfushas. Aty ku ndahet kufiri i këtij fshati me fshatin e Ndërfanes që në shumë dokumenta arkivore i gjendet edhe emri ’’ Ndërfandinë’’ në kodrinën ma të dukshme të këtij fshati ndodhet kulla nder kullat   me të vjetra të këtyre trevave, kulla e Nikollë Mark Tucit.

Më 12 mars 1928 u lind Marjie Tuci e bija e Nikollë Tucit dhe e Dilë Fushës . Në vendlindje Marija hodhi hapat e parë të fëmijërisë .Familja e Marijes kishin një gjendje të mirë ekonomike sepse merreshin me punimin e arave dhe me kullotjen e bagëtive. Babai Nikollë Tuci e nënë Dila kishin katër fëmijë: Markun, Marijën,Luçjën dhe Lizën. Marija ishte nxënëse në shkollën e motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës prej moshës 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme.Veç virtyteve fisnike që Marija kishte marrë nga familja e saj në kolegjin e motrave Stigmatine fitoi edhe dije të bollshme për pregatitje për infermjere por Marija kishte vendosur t’i sherbente kishës dhe ëndërronte të bëhej murgeshë.

Gjatë vitit 1946 Marije Tuci bashkë me Davida Gjomarkun filluan punën si mësimdhënëse në fshatin Fan dhe Gojan të Mirditës të ftuara nga abati i Oroshit Frano Gjini.Bashkëkohësit tregojnë  se ishte një mësuese e mirë, e rregullt me nxënësit dhe kërkuese ndaj vetes , me qëllim që t’u shërbente nxënësve në shkallën më të lartë të mundshme , që ata të përvetësonin kërkesat shkollore sipas programit. Pas vrasjes së Bardhok Bibës më, 7 gusht 1949 sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë dhe deputet i Parlamentit , tri ditë më vonë në shenjë revolte dhe hakmarrje ndodhi ditë e zezë për Mirditën dhe mirditorët sepse u varën dhe u pushkatuan katërmbëdhjetë veta, u burgosën mbi 25 veta dhe u internuan mbi 300 veta në mesin e tyre edhe mirditorja e re dhe e bukur Marije Tuci.

Ajo arrestohët në Mirditë tri ditë pas vrasjës së Bardhok Bibës se bashku me të vëllanë e saj Markun.  Ishte moment i dhembjes edhe i tmerrit kur Marija dhe vëllau i saj Marku të dytë të arrestuar nga bishat e egra komuniste e shiquan njëri – tjetrin nga kamionët dhe nuk kishin mundësi për të biseduar e ai moment dhe ajo ditë ishte hera e fundit që vëlla e motër u panë bashkë.

Pasi u lirua nga burgu vëllau Marku në vitin 1957 gjeti në shtëpi një letër të shkruar me pika gjaku prej motrës së tij Marijes ku nder të tjera thoshte: ’’Jam e dënuar me tre vjet burg me kusht kur e dijnë fare mirë se ditët i kam të numëruara. Jam e lumtur që po i plotësohet deshira kolonel Hilmi Seitit që do të më bëjë që as familja ime mos të më njohë.’’ Pas arrestimit të dytë të tij Marku tha: gjithçka mund të harroj por jo motrën time që vdiq gjatë hetuesisë.’’ Kjo letër është marrë dhe askush nuk ka njohuri se ku ka përfunduar ajo letër.

Vepra që kishte kryer Marija ishte se ishte e bukur dhe model i qytetrimit, dijës, menqurisë, bukurisë dhe virtyteve të pastërta . Kjo vepër i ra në sy ish shefit të sigurimit të Shkodrës , Hilmi Seitit i cili kishte tentuar të abuzonte me trupin e saj por duke parë se Maria kishte një dinjitet të lartë dhe karakter të rrallë pranoj të torturohej e të vdiste e jo të behëj peshqesh për një moster.

Xhelati i egër komunist Hilmi Seiti urdhëroj që mbi vajzën e bukur dhe me virtyte të larta njerëzore të ushtrohët një dhunë më mizore që ta fusin në thes dhe brenda atij thesi të fusin edhe një mace të egër dhe duke e goditur macën me shufra hekuri që të terbohët dhe ta shqyej Marijen.

E mbijetuara Olimbi Baruti , për një muaj shoqe qelie me Marijen, duke folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut ka thënë:’’Burgu ishte një birucë… edhe pse e quanin qeli,ishte qelia nr.13 pa dritë,as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë,ujë,groshë ose makarona. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe,lutej shumë në burg dhe ishte kundër komunizmit. Gjatë gjithë muajit vetëm një herë i dhanë ndërresa edhe i ndau me mua .’

Deshmitarja tjetër Vida Matlia e cila ishte shoqe burgu për disa muaj me Marijen patë thënë :’’ Nga të ftohtit rrinim të përqafuara për t’u ngrohur . Qelia ishte plot me ujë,sepse binte shi edhe mbi dyshek.’’Motër Jorgjia Bulgareci ishte bashkëmoshatare me Marijen, pasi u mbyll kuvendi i motrave Stigmatine e kishte marrë malli për të parë qytetin e Shkodrës dhe nga Tirana e bëri një vizitë.Kur erdhi në qytetin e Shkodrës e kupton se Marije Tuci ishte e shtrirë në spital dhe shkon për ta kërkuar.

Nuk arrita ta dalloja kaq e kishin shpërfytyruar. Marija që më njohu duke folur me veshtirësi me tha: ’’ Jorgjia shiko si me ka bërë Hilmi Seiti.’’ Më kanë hedhur vazhdimisht e ngadalë ujë në kokë. Trupi im ishte i lagur gjithmonë. Pa pushim më linin mbi një shtrat të lagur. Për vdekjën e Marijes e ka kuptuar gjatë vitit 1990, kur ka ra regjimi i egër komunist.

Për martirën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbshme por edhe krenare janë thurur edhe vargje njëkohësisht:

’’Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace
N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë
Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë
Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista
Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë
Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes.’’

Kënga :’’Maria Martire për fe’’ i kushtohet qendresës heroike të Martirës Marije Tuci dhe gjithë Martirëve tjerë kundrejtë barbarizë së egër komuniste:

Në një natë të errët t’grabitën lirinë,
Të morën me dhunë me hekura në duer.

Ti strehë të mundimit pate qelinë,
Ku njohe hetuesin, me zemër si gur.

Por në at’ vend ferrit ti s’u ligshtove,
Torturat durove me t’madhe qendresë,
Kushtimin për Zotin kurrë se mohove,
Provove cdo vuejtje, s’e preve ne besë.

Maria, Maria,
Vijnë Jonet prej qiellit,
Maria, Maria,
E lume Ti je,
Maria, Maria,
Ndrit rrezja e diellit.
Maria, Maria,
Martire për fe.

Oh, sa poshtnimet ti i durove,
At rrobe t’murgeshës e ruejte pa prekë,
Ti me trimni xhelatin sfidove,
Për fe e nder pranove, pranove me vdekë.’’

Marije Tuci vdiq në spitalin e Shkodrës më , 24 tetor 1950 në moshën njëzet e dy vjeçare. Pas vdekjës kusheriri i saj Kolë Shtjefni nga qyteti i Shkodrës lajmin e hidhur familjarve të Marijës iu kumtoj me anën e një telegrami. Familjarët e saj ishin të internuar në Tepelenë. Ai u kujdes që Maria të varroset në varret katolike të Rrëmajit në Shkodër. Pranë eshtrave të së bijës dëshiroi të varroset i ati, që së bashku me të shoqen e me fëmijët e tjerë, nuk e panë më Marijen e tyre, as edhe të shpërftyruar. Të shndërruar, patjetër që e ka takuar mes Shenjtërve Martirë në parajsë.Eshtrat e Marijes u zhvarrosën me emërim arqipeshkvnor në praninë e anëtarëve të Komisionit special më 23 tetor 2006. Të nesërmen më rastin e 47 vjetorit të saj të vdekjes u varrosën  në kishën e Motrave Stigmatine.

Zgjedhja e këtij vendi u motivua edhe nga fakti se pikërisht ajo kishë, sekuestruar së bashku me shtëpinë nga regjimi, u shndërrua  në gjyq, ku shumë veta u gjykuan dhe u dënuan me vdekje.Marija është e vetmja femër që gjindet në listen e  martirëve shqiptarë që u flijuan për Jezu Krishtin gjatë regjimit të egër komunist në Shqipëri që u shpallën të Lumtur më datën 5 nëntor të vitit 2016.Marije Tuci është trimeresha e lumturuar midis 40 martirëve të kishës katolike dhe gjatë procesit dioçezian të kanonizimit janë dhënë shumë deshmi të njejta për këtë ngjarje dhe të gjitha deshmitë e akuzojnë shtetin e egër dhe barbar komunist me krye diktatorin Enver Hoxha i cili më 1967 shembi edhe kishat e burgosi dhe torturoi ajkën e këtij vendi.Marije Tuci nuk përfaqëson thjeshtë sakrificën e një vajze të re por është njëra nder përfaqësueset shqiptare pra ,ajo ishte symbol i gruas që di të mbrojë bindjet e veta dhe t’i shpalosë ato pavarësisht rrethanave që janë kundër saj. Ajo e donte dhe e respektonte larine e saj duke e mbrojtur atë deri në fund. Marija ishte dhe do të mbetet symbol i një gruaje moderne që mbart idetë e veta dhe i shpreh ato, bën përpjekje ti zbatojë me bindje dhe me trimëri…Me veprën dhe heroizmin e martirës se re mirditore sot krenohen jo vetëm Mirdita por tërë trojet etnike shqiptare. Vajza e re nuk u gjunjëzua dhe u tregoi përbindshave komunistë se ishte tamam mirditore me dinjitet dhe me vlera të larta morale. Deshira e saj ishte t’i sherbente kishës dhe Zotit por ishte në pamundësi sepse në kohën kur veproi dhe jetoi Marija, Shqipëria ishte e okupuar nën kthetrat e egra të bishës së egër Enver Hoxha për pesëdhjetë vjet. I përjetshëm do të jetë kujtimi për martirën Marije Tuci, ajo ishte krenaria,nderi, frymëzimi dhe lavdia e kombit dhe kishës katolike shqiptare.E lumja Marije Tuci para se të vdiste tha:’’ Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. Falënderoj Hyun se po vdes e lirë .’’

Literatura:

Terezina ,Gjeçi, (2009), E djathta shqiptare  në mbrojtje të Shqipërisë etnike – (7) , Lumbardhi ,  Prizren

Atë Leonardo di Pinto,(2016),Imzot Vincenc Prennushi me shokë martirë ,vëllimi II, Arqipeshkvia Shkodër- Pult

Shenimet nga Artan Lleshi

* E dergoi për Diellin bashkëpunëtori i gazetës tonë nga Gjermania Nue Oroshi

Një poezi e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin

$
0
0

GjergjiPOEZIA E PAOLO GIOVIO-S PËR GJERGJ KASTRIOTIN NË VEPRËN “ELOGIA VIRORUM BELLICA VIRTUTE ILLUSTRIUM”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Mars 2018/1 Paolo

 Francesco Tajani, në veprën e tij “Le Istorie Albanesi”, botuar në Salerno në 1886, ka përkthyer nga latinishtja në italisht, në faqen n° 124, poezinë e Paolo Giovio-s për Gjergj Kastriotin, të cilën e gjejmë në faqen n° 147 të veprës me titull “Elogia virorum bellica virtute illustrium”, botuar në 1575 nga Pietro Perna.

Aurenc Bebja, ka përshtatur këtë poezi në shqip dhe e ka sjellë për lexuesin, nëpërmjet blogut të tij  “Dars (Klos), Mat – Albania” :1 Poezia

“Le Istorie Albanesi”, (1886) – Francesco Tajani / Burimi : Internet Archive

Gjergj, brenda varrit tënd mbyllet

Rrënimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit;

Kockat e tua pa kundërshtim,

Në shumë vende u shpërndanë dhe përhapën.

Pjesët e trupit që duhet të qëndronin të mbyllura,

Për të mos u ndjerë më të fyera nga armiku,

Ashtu nga emri yt u lind lavdia e zjarrtë,

Sa në një mijë pjesë u thyen dhe shkëmbyen.

Sepse duke u larguar nga kjo botë,

Trupi yt u copëtua nga armiqtë e tu,

sikur për tu ndjerë të rëndësishëm.

 

Dhe virtyti për tu dhënë jetë të tjerëve,

vjen nga ti, ashtu i njëjti,

të dha famë dhe nder.

Giovio – Jeta e njerëzve të shquar

1 elogy“Elogia virorum bellica virtute illustrium”, (1575) – Paolo Giovio / Burimi : Internet Archive

Edhe historiani frëng i do Kastriotët me gjak francez

$
0
0

Me rastin e Vitit Skënderbeu/

 skenderbeu 2

 Nga Fotaq Andrea/

Që shumëkush nga autorë të huaj, sidomos ballkanas, janë orvatur ta “përvetësojnë” qoftë edhe një grimë figurën e ndritur dhe madhështore të Skënderbeut tonë, duke pretenduar për gjoja lidhje gjaku historike të Kastriotëve me familje fisnike serbe, greke, malazeze, etj. –  kjo nuk është diçka e panjohur. Por që çështja të shkonte edhe më tej, për t’i shtënë njëfarësoj Kastriotët në dorën frënge, duke shfrytëzuar për këtë alibinë e lidhjeve të hershme të Normanëve të Sicilisë me Durrazot, të Anzhuinëve të Napolit me Topiajt, të Bukuroshëve (Les Beaux) të Provansës me Balshajt dhe me “Mbretërinë e Shqipërisë” të shekujve XII-XIII – kjo përbën shumë-shumë një çudi më vete, për të mos thënë një risi pretenduese. Për më tepër që ky pretendim apo kjo lakmi përvetësuese ndaj Kastriotëve, e thënë qoftë shkarazi, qoftë edhe në formë hipotetike, vjen nën penën e një historiani frëng, dhe të një historiani jo dosido.

Më 13 dhjetor 1912, pikërisht dy javë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si shteti më i ri në Ballkan, i parë sa me skepticizëm nga mjaft kancelari perëndimore, aq edhe me entuziazëm e optimizëm nga qarqe dashamirëse proshqiptare, organi prestigjioz francez “Le Figaro” botonte nën penën e historianit Edouard Driault artikullin “Shqipëria në Histori” (L’Albanie dans l’Histoire). Që në fillim, nuk do mund të pritej ndonjë gjë e madhe nga ky profesor historie dhe historian frëng, i njohur mbi të gjitha si “specialist në çështjet e Epirit”, tek do ngarkohej për këtë qëllim me shumë misione në Greqi në vitet 1920-1925, shi në periudhën kur do diskutoheshin e do kontestoheshin aq shumë kufijtë e Jugut të Shqipërisë nga ana e Greqisë. Por, në kulmin e lavdisë së tij, më 1913, kur sapo kishte themeluar “Revistën e studimeve napoleoniane”, e shohim prof. Driault të shkruajë edhe artikullin e tij të radhës te “Le Figaro” për shtetin e ri shqiptar.

Ia nis atëherë artikullit të vet drejtpërdrejt me një pohim të formës deklarative, ku mohon kryekëput përpjekjet shekullore të faktorit të brendshëm shqiptar në shpalljen e pavarësisë: “Shqipëria, thotë ai që krye të shkrimit, ia detyron ekzistencën e saj Austrisë, e cila, tanimë, e përkushtuar ndaj parimit të kombësive, me siguri do t’ia lërë Boheminë çekëve, Transilvaninë rumunëve, Kroacinë kroatëve, Bosnjën boshnjakëve, që janë serbë, dhe do kemi tanimë çinteresimin më të admirueshëm territorial”.

Në fakt, asgjë për t’u habitur në këtë deklaratë me tone ironike, po të nisemi thjesht e realisht nga mendësia e lojës diplomatike të Fuqive të mëdha të kohës, mendësi që shpejt do çonte në Luftën e Madhe botërore që bëri miliona viktima, lojë e ushqyer pikërisht nga lakmitë sunduese e pushtuese për zaptime territoresh dhe zona influencash.

Dhe menjëherë pas kësaj fjalie hyrëse, autori nis e përshkruan pozitën gjeografike të Shqipërisë dhe depërton në thelbin historik të etnisë shqiptare: “E megjithatë, Shqipëria nuk është një shpikje e Austrisë. Ka, mirë e bukur, një Shqipëri; ka në Perëndim të Maqedonisë përgjatë detit Adriatik, në vendin ku, nëpërmjet kanalit të Otrantos, ajo hapet mbi detin Jon dhe Mesdheun, një rajon me male të ashpra nga 1500 deri në 2000 e 2500 metra, një kështjellë e vërtetë shkëmbore, një racë e fuqishme, ku duan të shohin pasardhësit e Pellazgëve, stërgjyshërit e grekëve, raca më e lashtë e Europës që ka dhënë prova për forcën e saj dhe ka ditur të dëshmojë ekzistencën e saj”.

Shkurt e saktë deri këtu, duke e inkuadruar zanafillën e etnisë shqiptare në lashtësinë më të hershme pellazgjike, por duke na nxjerrë si bisht me një fait accompli ekzistencën e Maqedonisë, tek “harron” të thotë se është thjesht shtet i sajuar dhe pa histori, siç e ka përcaktuar Faik Konica. Dhe autori nuk do vonojë të na bëjë një skicim historik që nga koha e Pirros së Epirit me elefantët e tij për të sulmuar Italinë e Sicilinë, por duke lëshuar si shkarazi e “të dykuptimtë” shprehjen “Shqipëria dhe Epiri”, të para prej tij, ashtu si Athina zyrtare, si “dy etni” më vete: “Dhe shumë shpejt, – vijon ai – Shqipëria dhe Epiri ranë në duart e romakëve, që pushtuan Dyrrahin, Epidamnin e lashtë, Durrësin modern, që ia nisën Vijës Egnantia drejt Manastirit e Selanikut, një nga rrugët e mëdha të vendeve mesdhetare, nga Roma në Kostandinopojë, rrugë e vjetër depërtimi nga Perëndimi në Orient.” Dhe përsëri, më poshtë, një tjetër deklaratë e prof. Driault jo pa paragjykim: “Nën paqen e gjatë romake, malësorët [shqiptarë] nuk patën histori dhe pa dyshim qenë të lumtur” (!). – Ouu, pa shih, vërtet ?! – s’po e përmbajmë dot veten nga çudia. Sepse, në qenkëshin këta “malësorë pa histori” aq “të lumtur”, siç shprehet historiani ynë, e përse atëherë ata nuk u romanizuan “paqësisht” dhe nuk e zhdukën gjuhën e tyre? Apo të paktën nuk e shartuan gjuhën si rumanishtja moderne? Në është fakt historik që u zhdukën Dakia e Thrakia, është po aq fakt historik që nuk u zhduk aspak Ilirikumi i lashtë i qëndresës, i luftërave të pareshtura dhe i perandorëve ilirë të Romës, që nuk u zhduk aspak shqipja që flitej në krejt Ilirinë me tërë doket e saj!

Po fundja, as që ia vlen të merremi fjali pas fjalie me autorin frëng, i cili shpejt do fluturojë në kohë për të ardhur në Mesjetë, që përkon edhe me fundin e Bizantit dhe kohën e kryqëzatave, kur gjithë entuziazëm, ai sheh të zbarkojnë “në brigjet e Alessios. Durazzo-s dhe Avlonës [Vlorës], Anzhuinët e Napolit, Robert Guiscard-in me Normanët, si dhe Bukuroshët e Provansës apo Bajshajt”, të cilët ai i konsideron si “paraardhësit e Mirditorëve” (ashtu sikurse, në parantezë, një tjetër historian frëng, Germain Levèfre Pontalis, i sheh Dukagjinët “të prejardhur” nga dera e fisme e një prej kontëve të Karlit të Madh!) Po këtu, ka rrezik të na dalin gjithë fiset e stërlashta iliro-arbërore-shqiptare me origjinë të huaj, me paraardhës të llojit “Gargantua”, që i vë në lojë aq bukur shkrimtari i madh Fransua Rable.

Kulmi i shkrimit të autorit frëng arrin kur i hyn, me disa paragrafë të shkurtër, qëndresës shqiptare ndaj Perandorisë osmane dhe epopesë skënderbejane. “Ata [turqit], thotë ai, nuk u vendosën aty [në Shqipëri] me lehtësi, iu deshën, përkundrazi, 200 vjet për një vendosje të tillë. Dhe në këtë mes, zë vend saga heroike e Skënderbeut, Aleksandrit të shqiptarëve dhe, për ta rishprehur këtë sagë, do duhej pena e poetit epik. I ati i tij, Jean [Gjon] Castriot – mos vallë do mund të ishte me origjinë franceze? – i mundur, u detyrua t’ua japë pashallarëve turq katër bijtë e tij që u çuan në Kostandinopojë… ” (nënvizimi ynë).

Ja pra ç’na qenka! Gjithë tundimi lakmues i historianit frëng koncentrohet pikërisht në këtë formë pyetësore hipotetike: “mos vallë [Gjon Kastrioti Ati] do mund të ishte me origjinë franceze?” Jo, nuk kemi të bëjmë këtu aspak me ndonjë lajthitje të çastit, cytur thjesht nga forma frënge e të shkruarit të emrit (Jean Castriot) nën penën e tij. Sepse ai e di për bukuri se shkrimi i emrave të përveçëm në gjuhë të ndryshme nuk shpreh asgjë, në mos lojën e vjetër të qëllimeve nacionaliste, që vazhdon sot e kësaj dite sidomos në Ballkan te serbët dhe grekët! Por, duke lëshuar si shkarazi një mendim të tillë, tjetër kund e ka “hallin” historiani frëng : gjen atë mënyrë të vetën “origjinale” për të shprehur tërthorazi një pretendim lidhur me ndonjë origjinë të hamendësuar frënge të Kastriotëve, pasi ka parashtruar tanimë mendimin e vet për origjinat e mundshme frënge të Balshajve apo Mirditorëve.

Por neve që e dimë  ç’janë e kush janë në të vërtetë Kastriotët tanë, nuk ka pse të mos themi, nga ana tjetër, se na vjen edhe mirë që sa shumë na e lakmojnë të tjerët Skënderbeun tonë, sa shumë i ka joshur e i josh madhështia e KryeHeroit tonë dhe Dera (Shtëpia) fisnike kastriotine nga ai ka dalë! Në e do “francez” Skënderbeun tonë prof. Driault, punë për të, po e lëmë të kënaqet me këtë zilepsje e lakmi! Veçse, duke përmendur tërë këto lidhje tradicionale historike albano-frënge, nuk ka pse të mos mendojmë se historiani frëng synon edhe më tej: të riçelë ndoshta, në emër të këtyre lidhjeve një terren të ri për ndikim dhe rol që duhet të luajë edhe politika franceze në shtetin e ri shqiptar. Ashtu siç pat ndodhur në kohën e lidhjeve të Ali Pashë Tepelenës me Napoleonin dhe të dërguarit e tij në pashallëkun e Janinës, apo të lidhjeve të Mirditorëve me Napoleonin III në mesin e shekullit XIX. Dhe fakti është se edhe Franca nuk do vononte “të paraqiste” më 1913, kandidaturën e saj për mbretin e ardhshëm të Shqipërisë nën personin e Dukës së Monpensierit, konkretisht të François Bourbon Orléans-Montpensier. Për më tepër që në vitet e çoroditura të Luftës së parë botërore, Franca nuk do vononte të kishte oficerët dhe trupat e veta në Shkodër e Korçë, të mbështeste dhe merrte në mbrojtje “Republikën autonome të Korçës” si dhe të çelte “Liceun e Korçës”, djepin e ardhshëm të intelektualitetit modern shqiptar. Këto janë merita të padiskutueshme të politikës franceze në Shqipëri gjatë Luftës së Madhe, por ky nuk është objekti i shkrimit tonë.

Le t’i rikthehemi pra artikullit. Si jep, si i plevitosur, me tre paragrafë të kursyer tre “aksione” të Skënderbeut pas marrjes së Krujës ( a. “shfarosi 40 mijë trupa të vezirit të madh; b. shkatërroi ushtrinë prej 100 mijë trupash të Muratit II; c. asgjësoi po 40 mijë trupa të nipit të tij Hamza që e kishte tradhtuar), prof. Driault me kaq i jep fund, si me sëpatë dardhare, epopesë skënderbejane prej një çerek shekulli, duke kontrastuar këtu dukshëm me autorët e shkëlqyer frëngj që kanë shkruar aq bukur për Skënderbeun tonë, nga klasikët Ronsard, D’Agrippa, Montenj, Volter, Lamartin, Dyma, Shatobriand, etj. e deri te Apolineri i fillim shekullit XX, kur daton pikërisht edhe artikulli i prof. Driault. “Më në fund, – e përfundon ai episodin për Skënderbeun – heroi vdiq më 1467 [sipas kalendarit të vjetër turk] në moshën gjashtëdhjetë e shtatë vjeçare. Nuk kishte qenë Aleksandri, nuk kishte qenë as Pirroja, duke mos mundur dot të dalë nga malet e tij, por që boll i kishte vaditur me gjakun e të pabesëve”. Eh, mor profesor! Edhe meritën e padiskutueshme të Heroit tonë kombëtar që mbrojti fuqimisht vendin e tij pa asnjë qëllim ekspansioni e pushtimi ndaj popujve të tjerë, ju jo që nuk e nxirrni  në pah, por e sfumoni dhe e errësoni figurën e tij me fjalët “duke mos mundur dot të dalë nga malet e tij”!…  

Në pjesën e dytë të shkrimit, autori përsëri fluturon përmes historisë shqiptare, si dallëndyshe që frigohet se mos i ikën vera. “Pas tij [Skënderbeut], thotë ai, shqiptarët nuk patën prijës të denjë për vlerën e tyre…”. Dhe si jep skllavërimin e vendit nga osmanët, hakmarrjen e turqve që bënë “mijëra viktima”, konvertimin në myslimanizëm të disa fiseve në “Veri të Skombit” [Shkumbinit], por jo, nënvizon ai, “të Mirditorëve të krahinës së Shkodrës që mbetën katolikë, as të Toskëve në Jug që mbetën ortodoksë”, autori nxjerr si konkluzion: “Ndoshta është me vend të dallohen shumë Shqipëri, sepse kur bëhen kombësitë [nënvizimi ynë],hajt të ndalesh në numrin e tyre të madh” (?!) Me keqardhje, detyrohemi ta kundërshtojmë përsëri autorin, duke i thënë : – Ndoshta, do ishte mirë të ndalnit pak hovin, profesor! Sepse, kombet dhe kombësitë nuk bëhen, ato ekzistojnë! (Dora d’Istria). Sepse edhe ne e bëjmë dallimin ç’është kombi, ç’është feja, dhe e kuptojmë më së miri përmbajtjen e tezës suaj të “shumë Shqipërive”! Është një tezë që bie kryekëput ndesh me konceptin tonë të kombit unik e historik dhe një të vetëm, me doke, gjuhë, zakone, të kombit autokton shqiptar. Por ne e kuptojmë shumë mirë që ju e servirni tezën tuaj për të tjerë, si një tepsi bakllavaje shqiptare në prag të Konferencës së Ambasadorëve tuaj të Londrës.

Më në fund, me një lloj ekzotizmi, si ndalet pak, apo “në një çast lavdie – siç thotë ai” te Aliu i Tepelenit, “epope e mrekullueshme, me gjak, epshe e vdekje”, autori nuk mungon të vërë në dukje se ishte Ali pasha ai që “i kërkoi Buonapartit pushkë” dhe se perandori i dërgoi një nga oficerët e tij, Rosa-n. Kësisoj, me katër-pesë rreshta autori kënaqet ta mbyllë shpejt e shpejt edhe këtë kapitull kaq interesat të historisë së marrëdhënieve të Napoleonit me Ali Pashën, të cilave A. Boppe i kushtoi një libër të tërë ku shfaq historikun e interesave franceze në Egje dhe Jon përballë politikës ruso-turke-angleze për kontroll të Mesdheut.

Duke e pasqyruar Ali Pashën si tipin e xhelatit të suljotëve, prof. Driault e sheh atë edhe  “si mbret të maleve që ëndërronte të përmbyste sulltanin dhe të pushtonte Kostandinopojën dhe Azinë ndoshta, si dikur Aleksandri…” Megjithatë, profesor Driault i njeh Ali Pashës meritën që dha “sinjalin e pavarësisë së tyre” [grekëve], duke e cilësuar në këtë rast edhe “çlirues të Greqisë” (sic!)

Konkluzioni i prof. Driault, me ton akademik është: Edhe pse “këta shqiptarë janë të ashpër”, edhe pse janë “të prirë drejt zakonit të plaçkitjes”, kanë megjithatë “të drejta historike” dhe se “Shqipëria… lypset t’i lihet shqiptarëve… Kjo do të ishte drejtësia…”.

Po cila drejtësi?Ajo e Konferencës së Londrës?! Po cila Shqipëri? Ajo si komb unik me kufij të përcaktuar historikë të katër vilajeteve të ish Turqisë europiane?! Apo “shumë Shqipëritë” e Z. Driault, pa kufijtë e saj historikë? Ja pra, këto historiani frëng nuk i thotë, për t’i lënë gjoja të hapura si çështje… Kur nuk do vononte dhe Konferenca e Londrës do ta copëtonte keq e më keq të vetmen Shqipëri unike, duke i katandisur kufijtë e saj kokoshi një thelë. Por duke harruar nga ana tjetër vitalitetin e kombit shqiptar, kur vetë copëtimi i Shqipërisë do të shndërrohej me kohë në minë me sahat për të hedhur në erë krejt teoritë dhe profkat e “Serbisë së Vjetër” apo “Serbisë jugore”.

Një histori tronditëse nga kampi shfarosës i Tepelenës

$
0
0

Tregim nga Prenda Palja/

Nga Fatbardha Mulleti Saraçi/ studiuese/*

1 Palja ok

Tepelenë o gur  i zi

Mbyte grue e mbyte fëmijë

Oh ! Ca u bane djemve të rinj.

Kështu vajtoi Prenda Palja kur e detyruan të varroste dy djem të rinj që kishin vdekur në kampin e Tepelenës. Prenda Palja nga Nikaj- Mërturi, që ishte martuar me Pal Cel Ded Ndejaj nga fshati Salcë-Tropojë, i cili i qëndron nëpër male deri sa kaloi kufirin shtetëror të Shqipërisë në vitin 1948.

Nusja e e re Prenda Palja mbeti e vetme në shtëpi me dy vajza të vogla, të moshës pesë dhe dy vjeçare.

Ishte shtatlarte, e shëndetshme, plot energji, punëtore.

Ja si e tregonte jetën e saj:

-Isha njëzet e tre vjeçe, kisha dy vajza Zoja pesë vjeçe dhe Lezja dy vjeçe. Në shtëpi jetonte dhe nana Sutë Markja që ishte gruaja e axhës (xhaxhait) e burrit tim, ishte tetëdhjetë e pesë vjeçe (85 vjeç), nanë e Mirak Ukës, që ishte frat (prift) françeskan, me emnin fetar Françesko Pashko. Ai kishte mbarue  studimet në Itali dhe jetonte në Romë.

Në fshatin Salcë të Tropojës kishim shtëpinë dy katëshe të pajisun me orenditë shtëpijake, kishim bagëti, tokë dhe ishim një familje në gjendje të mirë ekonomike.

Ditën që u largue burri im nga Shqipëria na erdhën policët, natën, na morën nga shtrati, siç ishim me rrobat e natës, e na nxorrën jashtë.

Më tërhoqen prej bishtalecave (gërshetave), më kanë tërhequr zvarrë. Nuk më lanë me marrë asgja nga rrobat,  me zor më lanë me marrë bukën.

E shembën shtëpinë dhe na morën të gjithë pasurinë, orenditë, drithërat, bagëtinë, tokën me një fjalë na grabitën. Ngarkova në kurriz dy vajzat e vogla dhe plakën e shkretë nanë Suten e kapa nga dora.

Na internuan në Berat. Aty punova gjashtë muaj në kushte të zorshme. Jetonim në Kala të Beratit. Këtu më vdiq nana e priftit françeskan, zonja Sute Markja.

E varrosa me duart e mia, por i humbi vorri. Vuejtjen më të madhe e provova kur më internuen në Tepelenë.

Kapanonet ishin të populluara me qindra njerëz, çdo kapanon kishte edhe gjashtëqind vetë. Ishin vendosur shtretër dërrase në dy kate. Të internuar me mijëra vetë, pa dallim seksi, moshe, dëgjoheshin zërat tronditës në të gjithë dialektet e Shqipërisë…Flinim në kashtë (sanë). Kur flija të dy vajzat i mbaja në gjoks. Një vend që fryente një erë e tërbuar, që të merrte frymën, dimri i ftohtë, i ashpër me ngrica.

Jetova me të dy vajzat e vogla në këtë kamp me kapanone, rrethuar me tela me gjemba, me policë që bënin apelin pa zbardhur dita.

Më futën me transportuar (me bajtë) trupa nëpër ujë. Më thërrisnin me varrosë njerëzit që vdisnin në kamp, me ba gropa dmth me hapë varre.

Kemi punuar burra e gra, në erën e kufomave, me i transportue, me i rivarrosur. Vendvarrimi ka ndërruar tre herë. Nga matanë kampit u çuan tek ura e Bençës, buzë lumit dmth i hodhëm në ujë, se gjatë dimrit, lumi vërshonte e i merrte kufomat e eshtrat me vete.

Cdo natë vdisnin fëmijë dhe të rinj, nga urija. Një ditë në apel mungonin dy djem. Hynë policët të pajisun me hunj (me kamzhikë) në kapanon, i binin trupave të djemve, i kapën nga këmbët, i tërhoqen zvarrë, ndërsa ata ishin të vdekur (ishin dy djem si drita, nga zona e Matit). Më thirrën me i groposë dhe vajtova:

Tepelenë o gur i zi

Mbyte grue e mbyte fëmijë

Oh!  Ca u bane djemve të rinj…

Në Tepelenë kanë vdekur me qindar njerëz, foshnje të porsalindur, fëmijë, të moshuar dhe të rinj…

Vdekjet ishin të përhershme kryesisht nga mungesa e ushqimit dhe e higjenës. Vajzat isha e detyruar t’i laja me ujë të ftohtë.

Në tasin e supës kishte më shumë ujë e pak oriz të krimbur e gjethe prasi të kalbur. Në kapanon fjetja ishte në kashtë. Kur flinim i mbaja vazjat në gjoks dhe kisha vetëm një mbulesë të hollë. I shtrëngoja dy vocërraket e mia dhe i ngrohja me trupin tim.

Nana ime e çmuar Luçe Sadrija ka ardhur tetëmbëdhjetë herë me na pa në kampin e Tepelenës. Ka ecur nana Luçe në kambë prej Tropoje në Tepelenë e ngarkuar me njëzet e pesë kg ushqime, në veçanti miellin të kaverdisur (dmth të skuqur) në gjalp që mos tu prishte. E takonim vetëm tek telat, s’e lejonin të hynte brenda. Atë natë që vinte ushqimi e ndaja me të gjithë pjesëtarët e kapanonit.

Na detyronin të punonim në transport drurësh. Vajzat e vogla mbesnin vetëm në kapanon dhe prisnin e prisnin deri sa të kthehesha nga puna. Transportoja lisa, një copë lis peshonte 70 kg… Ecnim e ecnim deri tek zyrat e shtetit në Tepelenës.

M’u këput laku (kanopi) i ngarkesës që kisha në shpinë (në kurriz). Më urdhëroi polici me e marrë ngarkesën në krah, por nuk pranova, ndërsa një bashkëvuajtëse pranë meje e mori ngarkesën në krah, por u rrëzue nga mali dhe u dëmtua shumë.

Si e forcova lakun që më nevojitej për ngarkesen!! Preva flokët bishtalecat (gërshetat) i kisha deri tek këmbët, i shprisha, i godita, i bashkova me fije të tjera dhe me furkë përgatita një pe… Punova gjithë natën me dritën e kandilit që m’a kishte sjellë nana nga Tropoja. Me kët lak punova gjithë ato vite, nuk u këput ma, në transportin e drurëve nga mali deri në qendër të Tepelenës. Por edhe unë nuk u këputa, mbeta e fortë se e kisha për detyrë të rrisja dy vazjat e mia të vogla, ku t’i çoja ?

Racioni treqind gram bukë s’na mjaftonte. Kam mbledhur kokrrat e ahut dhe të bungut, i bëja lëng dhe e përdora për ushqim.

Shumë njerëz, fëmijë, të rinj, të moshuar kanë vdekur prej pa ushqimit.

Kam parë kur erdhen shtatë makina nga Mirdita, të ngarkuar me njerëz- plaka, pleq, të rinj, fëmijë, foshnje dhe nuse të reja shtatzënë.

Nuset e reja me djepat e fëmijëve në dorë, ia hodhën në tokë… I hodhën nga makina se njerëzit ishin të lidhur me zinxhirë.

Nuk mund të harroj një bashkëvuajtese që quhej Prendë Taçukja, të cilën e detyronin të linte djalin e vogël vetëm, në kapanon dhe atë e nisnin në mal për transport trungjesh. Djali i vogël ka bërë nevojën…

Kur Prenda është kthyer nga puna e ka gjetur nevojën e të birit të futur në çanten e saj të ushqimit, që e kishte të varun në mur.

Rojet e kampit i vendosen një enë (kusi) në qafë, e nxorrën jashtë, e mbështeten tek muri i kazermës dhe i detyruan të gjithë njerëzit t’a përshtynin…

Në kapanon zotëronte urija. Vasilit nga Korça i sillnin makarona, mbasi i hante ai i villte, në këtë moment zbriste plaku nga shtrati lart dhe hante të vjellurat e Vasilit.

Kur shpërthenin minat që kishin mbetë nga koha e luftës, kishte të vdekur… Një burrë plak i plagosur rëndë duke rënkuar thonte:- më ruani racionin e bukës. Ai po vdiste i uritur…

Edhe pse kaluan vite e vite, sa mbyll sytë dëgjoj të qarat e të vegjëlve që kërkonin bukë, që dridheshin nga të ftohtit, kur ngrica kishte përpirë gjithçka, kishte ngrirë zemren e pushtetarëve dhe në heshtjen e kapanonit, vocarrakët nuk merrnin më frymë…

Vaji i nënave të reja që humbën fëmijët ngrihej lart në qiell…, a mund të harrohen ulurimat e nënave?!

Erdhën disa pushtetarë për kontroll i kam folur, nuk para frikë:- Më hy thika tek ne, por fëmijët s’kanë faj.

Një grup fëmijësh bërtitën-“Enver –Stalin, pionerët duen liri”. Mbas ca kohësh erdh lirimi i fëmijëve, në rast se kishin të afërm që t’i merrnin. Fëmijët e mi s’pat kush me i marrë. Nuk më lenin të lirë mua dhe fëmijët se e quanin burrin tim të rrezikshëm, ai jetonte në Francë. Mbas Tepelenës na vendosen në Savër, në kasolle dërrase.

Kam pastrue puset e Lushnjes, treqind kova ujë në ditë duke i nxjerrë nga pusi. Këtu m’u dha mundësia të bëja një fotografi me vajzat e mia të vogla që tani kishin hedhur shtatin, po rriteshin. Kur më internuan peshoja 73 kg (shtatëdhjetë e tre), kur u lirova nga internimi peshoja (tridhjetë e pesë ) 35 kg.

Por ç’ndodhi pas lirimit nga internimi?

Ajo tregon:- Shkova bashkë me vajzat tek trualli i shtëpisë, jemi jetuar jashtë në shi dhe në të ftohtë. S’na është afruar asnjë njëri. Kemi mbledhur gurët dhe mbas dy vjetësh bëmë një dhomë sa me fut kokën. Kështu kaluan vitet”…

Ndërroi jetë në vitin 2010. Arriti të takohej me burrin e saj, që ishte invalid dhe vajzat ia mbushën vatren me nipa e mbesa. E çuditshme jeta, sa shumë vuajtje, por edhe jetën e pati të gjatë, vdiq në moshën nëntëdhjetë e një vjeçare.

Vajzat e saja Zoja, ka pesë fëmijë (tre emigrantë në Itali) edhe Lezja ka pesë fëmijë, tre emigrant në Francë.

Po t’a takosh Lezen sot që është shtatdhjetë e një vjeçare, din të të tregoj për jetën e saj që e provoi kampin e Tepelenës në moshën 2 vjeçare.

Ajo flet bukur, qartë, me një diksion t’ambel, ishte energjike. Ajo thotë:- U rrita si qyqja në rreth. S’na afrohej njëri. Kur u rrita më martuan në Dukagjin, në fshatin Abat, burri ishte njëzetë vjet më i madh se unë. Në ditën e dasmës ndodhi diçka e çuditshme, sapo morën vesh që kjo nusja është familje “e prekur”, dmth me biografi të keqe, të gjithë dasmorët  ikën, u larguan…Më ndoqi lufta e klasës, jo vetëm mua por edhe fëmijët e mij.

  • E solli per Diellin Leonora Laci

Një gjeni si Stephen Hauking

$
0
0

Kujtoj nga intervista- Lary King:  “cili është problemi aktual më i rëndësishëm e më i vështirë që po përballon njerëzimi”…?

Stephen Hauking :-“Shtimi i pakontrolluar i popullsisë”, iu përgjegj shkencëtari… “Po qe se vazhdohet me këto ritme, – vazhdoi ai, – në vitet ’30 të shekullit të ardhëshëm, njerëzit do të bashkëjetojnë ngjitur me njeri tjetrin…/

1 Andon Dede1 Stephen_Hawking

Nga Andon Dede, Nju York/

Vdekja e shkencëtarit të shquar, Stephen Haukins, është një humbje e madhe për Botën, në përgjithësi. Them kështu se ai nuk qe vetëm një gjeni në fushën e Kozmologjisë apo Fizikës teorike, por dhe një mendje e ndritur e një qytetar i madh që ka ngritur zërin për problemet më shqetësuese që po përballon e do t’i duhet të përballojë njerëzimi dhe që, për fat të keq, kanë rënë në vesh të shurdhër tek ata që mund të ndihmonin për shmangien e rreziqeve të mundëshme që mbartin ato. Por unë, duke mos qënë specialist i atyre fushave nuk guxoj të merrem më shumë për ndihmesën e jashtzakonshme të tij në shkencat që lëvroi. Për më tepër që lexuesi, me disa klikime në Internet mund të gjejë të dhëna e informacione me bollëk për jetën dhe veprën e këtij shkencëtari të shquar. Përmes këtyre rreshtave desha vetëm të rrëfej një përjetim timin e që mbart, sipas meje, mesazhe të mëdha.

Sapo kishim ardhur në Amerikë dhe po ndiqnim në darkë emisionin e përditshëm “Larry King Live”. Sado turp që të jetë, unë deri atëhere kisha dëgjuar vetëm emrin e këtij gjeniu të gjallë dhe nuk dija pothuajse asgjë më tepër për të. Kur Larry Kingu bëri prezantimin e të ftuarit, unë, që nuk e dëgjova mirë, me që po merresha me diçka tjetër, i them time shoqeje: “Aman mbylle se nuk e shoh dot…Keq më vjen për të, por le ta kalojmë tek një emision tjetër kësaj radhe…”. Ajo nuk e plotësoi kërkesën time duke u justifikuar se “mbase ia vlen, me që është shkencëtar i shquar”. “Shkencëtar i shquar ai?!” – ia ktheva unë dhe nuk e zgjata më dhe nisa ta dëgjoj me vëmendje. Pyetjet e moderatorit të njohur dhe përgjigjet e shkencëtarit të shquar më mbërthyen qysh në fillim pas ekranit, si rrallë herë. Po e them pa e tepëruar se ajo intervistë ka qënë dhe mbetet një nga më interesantet dhe më me vlerë që kam ndjekur në jetën time, në mos e pakrahasueshme me të tjerat. Edhe pse kanë kaluar rreth njëzet vjet qysh atëhere, po të më pyesë njeri tani, jam gati t’i riprodhoj pa vështirësi pyetje-përgjigjet e saj, si ato që lidhen me “gropat e zeza” të hapësirës, nëse ka jetë në planetet e tjera e çështje të tjera. Nuk më hiqet nga mendja dhe pyetja e fundit që i bëri Larry Kingu se “cili është problemi aktual më i rëndësishëm e më i vështirë që po përballon njerëzimi”. “Shtimi i pakontrolluar i popullsisë”, iu përgjegj shkencëtari, “Po qe se vazhdohet me këto ritme, – vazhdoi ai, – në vitet ’30 të shekullit të ardhëshëm, njerëzit do të bashkëjetojnë ngjitur me njeri tjetrin…”. (Po e them në parantezë, nga që nuk guxoj ta pohoj me zë të lartë, se po doli parashikimi i tij, nga ky mbipopullim nuk na ndan më shumë se një dhjetëvjeçar…).

Ja, ky qe episodi apo përjetimi im që desha ta ndaj me të tjerët, jo thjesht si një kuriozitet, gjë që as që do t’ia vlente, por për disa mesazhe të fuqishme që dalin prej tij, sipas këndvështrimit tim.

Ai qe gjeni dhe për fat të keq, Bota ka aq pak të tillë. Duke qënë kështu, mos vallë ne të tjerët, s’kemi se ç’përfitojmë nga përvoja e tij?! Mendoj se është e kundërta, ndaj dhe i shkruajta këto rreshta. Historia botërore ka treguar se shëmbuj si ky, që kanë pësuar fatkeqësi të tilla shëndetësore, si ai, komplet i paralizuar e që lëvizte me karrocë e komunikonte me aparate speciale, pra, ka pasur plot, madje edhe tek njerëz të talentuar në mos dhe gjeni. Por, mjaft prej tyre, në mos shumica, i janë dorëzuar fatit dhe e kanë vazhduar jetën në atë mjerim të vajtueshëm që Zoti apo Natyra kishte rezervuar për ta. Krejt ndryshe ndodhi me Stephne Haukins-in: ai vazhdoi veprimtarinë shkencore, madje dhe pedagogjike, thuajse njëlloj si të qe normal. (Sa për kuriozitet: para ca kohësh kam ndjekur në television, një kronikë për një biznesmen të suksesëshëm që ishte pa këmbë e me duar të gjymtuara).

Por, nga përvoja e tij mendoj se mund të përfitojmë të gjithë. Ne ankohemi e dorëzohemi për shkaqe apo simptoma fare të lehta, duke filluar nga një dhimbje koke apo shpatulle e deri tek ndonjë grip që na privon nga jeta normale. Lëmë çdo punë e mbështillemi në qoshen familjare, duke pirë çaj, pasi kemi kapërdirë më parë medikamentet e mjekut…Shpirtërisht jemi për tokë, a thua se morëm fund…Unë nuk them që të mos i kushtojmë vëmendje e kujdes shëndetit të përditëshëm, por le të mendojmë përherë se ka shumë më keq, ndaj të rezistojmë e të mos dorëzohemi. Unë i jap shumë rëndësi faktorit psikologjik apo psiko-terapisë dhe këtë përfundim nuk e kam vetëm nga teoria por dhe nga përvoja personale. Por, këto tema dalin jashtë këtij shkrimi e meritojnë trajtesa të posaçme.

Për të mos u zgjatur, dua ta shoh episodin e mësipërm edhe në një kënd-vështrim tjetër. Është folur e flitet shpesh se “ku qëndron bukuria e njeriut”. Madje, dhe kohët e fundit, disa kanale televizive u ndalën tek kjo temë duke e parë atë krejtësisht tek pamja e jashtëme, madje në hiret e disa femrave që Natyra u kishte dhënë fytyra të bukura, gjokse të hedhura e të pasme të bollshme…As që më pëlqen ta zgjas me këto. Por, do të doja të ndalesha tek një lloj bukurie tjetër, që lidhet me botën e brendëshme të njeriut, si kjo që shtjellova për Hauking-un e madh: duke ndjekur intervistën e tij, përgjigjet e mënçura, si rrallë herë më parë, unë as që e kisha mendjen më tek pamja e tij e jashtëme, për të cilën mblodha buzët në fillim të emisionit. Në fund, më erdhi aq keq që mbaroi intervista e që më duhej të ndahesha nga komunikimi televiziv me atë gjeni të gjallë. A nuk është dhe kjo një lloj bukurie tek njeriu apo e kam gabim?!

Nju York, 14 mars 2018


Promovohet Libri që zbardh të vërtetën për kufirin Çakorr-Hajlë- Kullë

$
0
0

Nga Prof. Dr. Zymer U. Neziri/1 Cakorri kufi

 Ali Kelmendi, një zë serioz nga Cyrihu se Kosova humb territor me Marrëveshjen e Vjenës (Ali Kelmendi, E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr-Hajlë- Kullë, shtëpia botuese ”Rugova Art”, Prishtinë, 2018. Fjalë përuruese në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 9 mars 2018)/

Të nderuar të pranishëm, të nderuar profesorë H. Bajrami, M. Bulliqi, L. Rushiti, profesorë të fakulteteve e të instituteve, Gani Krasniqi dhe brezi ’68, brezi ’81 dhe brezi i UÇK-së, ju për­shëndes të gjithëve!

Dy pikat më të njohura në këtë 100-vjeçar të Çakorrit, temë shqyrtimi në librin që po e për­u­ro­j­më sot, E vërteta për kufirin e vjetër  Çakorr-Hajlë- Kullë,  i autorit Ali Kelmendi, kufi ku për­fu­ndon ve­tëm krahina e Rugovës, por jo edhe krahinat e tjera shqiptare, janë vënë në pah mbrojtja dhe pu­shtimi i tij nga Mali i Zi, në prag të Luftës së Parë Botërore, më 1912, si dhe mbrojtja e tij gjatë Luftës së Dytë Botë­rore, 1941-1944, deri në ripushtimin e tretë dhe të fundit, kur aty, pra në Çakorr, vend­osin ku­firin Ser­bia e Mali i Zi, më 1945-46. Ndërmjet tyre e ka vendin edhe gje­ndja nën robërinë ju­go­sllave në mes të dy luftërave botërore.

Autori i librit dhe brezi i tij rugovas janë të lindur pas ripushtimit të Kosovës dhe të vi­se­ve tona të tjera, më 1944, pas kryengritjes, burgosjeve e pushktimeve, në kohën e mble­dhjes së tepricave e të punës detyrimore. Ai e kaloi fëmijërinë e hershme në kohën e aksionit të armëve dhe të shpë­r­nguljes për Turqi. Por, në ato vite, Rugova, që nga Çakorri e deri në Pejë, mbeti pjesë e Ko­sovës, sipas Komisionit Federativ për caktimin e kufinjve, më 1945-46. Nga libri E vërteta për kufirin e vjetër  Çakorr-Hajlë-Kullë, Ali Kelmendi ka gjetur dokumente dhe harta në Zvi­cër, që dësh­mojnë kufirin e Komisionit Federativ, më 1945-46: Qafa e Çakorrit- Moknat-Smilevica-Ha­jla-Kulla e Zhlebit, i pandryshuar në nivel federativ deri në fundin e asaj federate. Ai sjell edhe të dhëna nga enci­klo­pe­ditë e librat e ndry­shëm për ku­firin e vitit 1945-46.

Autori është pasues i brezave paraardhës rugovas, në krye me komandantët Salih Jaha, Çe­lë Sha­bani e Kadri Bajri, dhe pasardhës i atyre që luftuan rreth dyqind vjet për tokën e vet, po edhe të atyre që mbrojtën Rugovën nga Mali i Zi në Çakorr gjatë krejt Luftës së Dytë Botërore, në pe­ri­udhën ’41-’44, në krye me komandantin Zhukë Haxhia. Edhe të parët e Ali Kelmendit kanë qenë luftëtarë të da­lluar. Ata kanë mbrojtur Çakorrin në tetor 1912, i cili ra pas një lufte he­ro­ike të 9 mijë mbro­j­tësve shqip­tarë kundër sulmit të ushtrisë së Malit të Zi, e komanduar nga gjenerali Ja­nko Vuko­tiq. Ata luftuan me armë e pa to, me pushkë e me sopata, luftë që zgja­ti rreth dy ditë e net. I për­mendur është edhe gjyshi i autorit, Zhi­ti i Kadri Sokolit, hero epik i traditës gojore.

Në vijim, ai tërheq vërejtjen për udhëheqjen e sotme të Kosovës dhe për rrezikun nëse ra­ti­fikohet Ma­­rrë­veshja e Vjenës, e nënshkruar më 2015. Ai sjell argumente se kufiri, së fundit, është sak­të­suar para 70 vjetësh, nga Serbia e Mali i Zi, aty ku përfundon krahina e Rugovës, por duke lënë jashtë pjesë të mëdha të Kosovës: Pla­va, Gucia, Berana, Rozhaja, Sanxhaku i Pazarit, si dhe vise të tje­ra shqiptare, deri në Ulqin e Ti­var.

Autori përmend edhe emra nga kreu i Kosovës se ky është kapitullim i tyre para rugovasve dhe është mashtrim për liberalizimin e vizave, si dhe thotë se demarkacioni kurrë nuk do të kalojë pa pëlqimin e banorëve të Rugovës dhe përfundon se udhëheqësit ”po rrëshqasin në grackën e tra­dh­­­tisë kombëtare me faljen-shitjen e 8 230 hektarëve të tokave tona.”

Ali Kelmendi ka përkrahur intelektualët tanë, profesorët Sh. Bulliqi, Z. Gruda, R. Smaka, M. Carabregu, F. Isufi, M. Sadiku, S. Osmanaj, Z. Neziri  etj., që në pranverë 2015, para se të nën­shkruhej Marrëveshja e Vjenës, i thanë ish-Komisionit Shte­tëror të Kosovës, të kryesuar nga M. Meha, se po gabon, kurse kumtesat i botuan në libër të veçantë. Dihet, ai libër u shtyp tri herë brenda gjashtë muajsh, por, Qeveria e Kosovës kreu punën si e kreu dhe Marrëveshja u nën­sh­krua në Vje­në, kurse tash po kërkohet që ajo edhe të ratifikohet në Kuvendin e Ko­sovës!

Autori ka përkrahur protestat e banorëve të Rugovës, të Pejës e të Rrafshit të Dukagjinit, si dhe të Prishtinës e të viseve të tjera dhe ka përkrahur peticionin e mbi 200 mijë nënshkruesve kundër Ma­rrëveshjes së Vjenës; Ai ka përkrahur veprimet e Klubit të Intelektualëve Universitarë të Ru­govës kundër Marrëveshjes së Vjenës, si dhe shkresat e tyre drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të dy presidentëve, në Tiranë e në Prishtinë, të dy kryetarëve të dy kuvendeve dhe të dy kryemi­nis­t­ra­ve. Tash, Ali Kelmendi, që del para lexuesve me këtë libër për kufirin e vjetër Ça­k­orr-Hajlë-Zhleb, të vitit 1945-46, për­krah Raportin e Komisionit Shtetëtor për kufirin, të krye­s­uar nga Shpejtim Bu­lliqi, që me dëshmi të pa­kontestueshme e kundërshton Marrëveshjen e Vje­nës.

Nga leximi i librit E vërteta për kufirin e vjetër Çakorr-Hajlë- Kullë mund të nxjerrim disa përfu­ndime dhe një pasqyrë historike të pushtimit e të ripushtimit të tre­fi­shtë të Çakorrit, brenda gjy­smë shekulli: në vitet 1912, 1919, 1944, kurse në vitet 2012-2015 Çakorri bashkë me Kullën e Zhlebit i dhurohen Ma­lit të Zi! Këtë e kanë bërë disa udhëheqës të lartë të Ko­sovës, thotë ai. Këtij dhurimi i ka prirë ish-Komi­sioni Shtetëror për kufirin, i drejtuar nga Murat Meha. Fatkeqësisht, Marrëveshjen e nënshkroi Kosova më 26 gusht 2015 dhe kufiri, sipas saj, është te Kroni i Sokolit (Savina Voda) e jo në Kullë të Zhlebit, dhe është edhe në katundin Ku­qishtë, e jo në Qafë të Ça­korrit, pra për rreth 8 200 hektarë dëmtohen pronat e ka­tu­ndeve të Rugovës së Si­përme, por edhe vend­ba­nimet e tjera të Ru­govës së Poshtme hu­mbin tokë. Gjithashtu, me atë ma­rrë­veshje janë dëmtuar rëndë edhe ba­norët e shu­­më katundeve të anës së sipërme të Rra­fshit të Du­­ka­gjinit. Pra, kjo ka ndodhur aty ku pop­u­llsia është etnikisht shqi­p­tare, aty ku ka ve­tëm shqi­ptarë dhe nuk ka fare popullsi slla­ve, ku flitet vetëm shqip, ku veshja, kënga e vallja janë vetëm shqi­ptare, ku ruhen edhe doket, ri­tet e mitet që nga lashtësia il­ire.

Në fund, në kua­dër të këtyre shqyrtimeve të librit të Ali Kelmendit, për këtë 100-vjeçar të Ça­korrit dhe të fatit të tij, sa krenar aq edhe tragjik, shihet se në caktimin e kë­tyre kufijve pas LBD-së, më 1945, nga Jugo­s­llavia II, ashtu edhe si edhe përpara, shqip­tarët nuk kanë marrë pjesë. Ata ishin të ripu­shtuar nga Serbia e Mali i Zi, kurse këto të dyja vetë kishin vendosur kufirin në Qafë të Çakorrit e në Kullë të Zhlebit, më 1945, e jo në Kuqishtë e te Kroni i Sokolit. Por, më 1999, Ça­­ko­rri e krejt Rugova çlirohen pas luftës çlirimtare të UÇK-së, kurse Serbia e Mali i Zi e hu­mbin luftën me shqip­tarët dhe Kosova bëhet e lirë me ndihmën e NATO-s e sidomos të SHBA-ve. Por, sot, Kosova du­het të flasë edhe me zërin e hi­storisë dhe të etnisë, sepse është shtet i pa­varur dhe sovran, ashtu si edhe Mali i Zi, por jo ashtu siç veproi ish-Komisioni dhe ish-Qeveria, në vitet 2012-2015, madje, ashtu si po veprohet edhe sot, pa e dëgjuar zërin e popullit të vet e as zërin e historisë.

Krejt në fund, nga ky tubim përurues iu bë apel edhe tash Kuvendit dhe deputetëve të tij që të marrin parasysh Raportin e 4 dhjetorit 2017 të Komisionit të tashëm, të kryesuar nga prof. Bu­lliqi, të votojnë kundër rati­fikimit të Marrë­veshjes së Vjenës, sepse kështu është mirë edhe për Malin e Zi, edhe për miqtë tanë në botë, po edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Inxhinjeri Kujtim Beqiri dhe romani “Këneta”

$
0
0

1 Kujtim Beqiri

Ne Foto:Kujtim Beqiri/

Nga Gëzim Llojdia/

1.Fusha e Murros në luginë të Shushicës edhe sot i thonë :“Fusha  e Ali Beqirit” .Në Velcën e rrethuar me shpella e prej shkëmbinjve në brinjë të malit, lindi Ali Beqiri.“e  la i ati të vogël me një pasuri të pakët  e me një vëlla më të madh, shkruan, Ago Shero Agaj .Donte të bënte lart dhe fluturoi brenda një kohe të shkurtër e u bë nga më të pasurit e më të dëgjuarit e krahinës së tij .“Sa për nahije e tatëpjetë /u kam dalë për zot vetë…e bënë të thotë Ali Asllani në vjershat e tij të mbuluara e plot thumba në kohën e rebelëve . Sjell dëshmi se ai Aliu duhet të ketë lindur rreth vitit 1868 dhe vdiq në pranverën e vitit 1942 në Vlorë megjithë këto, thotë shkruesi në pleqëri, qe më fatkeqi i shokëve se rrojti shumë dhe pa shumë, pa me sytë e tij ripushtimin e vendit  prej Italisë,pa më vonë shkeljen e krahinës së tij prej grekëve  dhe për këtë shkak shënohet se atij ju desh të largohej për tu vendosur në konakët e Murrëzës ,por edhe aty nuk e pati të gjatë një përpjekje e ushtrisë me çetat shqiptare ju vu zjarri u mbart në Vlorë ku vuajti shumë dhe kur vdiq e varrosën pothuajse në heshtje dhe jo si e meritonte në një brinjë të Kuzum-Babait.Në këtë reshta përshkruhet vetëm ca pasazhe jete të Ali Beqirit, babait të Kujtim Beqirit inxhinierit, që u var në Maliq . Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij ,varet mizorisht nga regjimi në verilindje të vendit në një kënetë, që po thahej .

2.Në Vlorë Këshilli i qarkut disa vjet më parë e nderoi me titullin:” Nderi i qarkut,Vlorë” edhe inxhinierin Kujtim Beqiri . I biri i tij bëri, që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat ,por eshtra nuk gjetëm . Atëherë morëm vetëm një dorë dhe e hodhëm në arkivolin  e vogël për të pasur një varr .

Dëshmitë tjera sjellin tronditjen  madhe që njeriu përjeton . E varën në litar, por e ri varën sërish sepse ende nuk kishte dhënë shpirt .Të kujt ishin  ushtritë,apo për kë bie fjala se çfarë ushtrish të huaja kaluan këtej dhe bënë këtë kasaphanë ? Nuk ishin ushtri të huajsh , të huajt ishin dora vetë shqiptarëve, që varnin të shkolluarit në perëndim . Kishin ndërtuar trekëmbësh në vjeshtën fundit të vitit 1946 .

Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën :”sabotatorë të kënetës së Maliqit “ . Ka edhe një film të kinostudios:”Shqipëri e Re” dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta” .

Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan nën thirrjet :”Në emër të popullit “ .

Këneta  e Maliqit, disa nga shifrat që afrohen janë se rreth tre mije të burgosur kanë punuar atje .63 vetë kanë vdekur në punët e vështira si dhe janë pushkatuar janë varur në kohë të tharjes së saj . Masat represive , që u ushtruan në kënetën e Maliqit u përkasin metodave të nazistëve . Mushkonjat, kushtet e vështira të punës ushqimi i pakët ,mungesa e mjeteve të punës,mjetet përbëheshin prej lopatës, kazmës, tokmakut,dekovili dinamiti dhe pako gjë .Tharja e kënetës ku shfrytëzuan mizorisht energjitë mijëra vetëve që punuan për tharjen e saj , ndërkaq shteti refuzonte kredit dhe makineritë moderne që përdorte bota në tharjet e kënetave . Në 8 nëntor, i nxorën në gjyq , më 19 u dhanë vendimet. Për gjashtë prej tyre ishte kapital: marrje jete. Dy me varje. Katër me pushkatim. Natën e  22 nëntorit, i ngarkuan në makinë dhe prej Tiranës i dërguan në kantierin e tharjes së Kënetës së Maliqit. I kishin grumbulluar të gjithë punëtorët, u mbajt një fjalim i shkurtër. Nisën varja dhe pushkatimet . Kemi parë filmimet , që tregojnë në dokumentarët e kohës ku vriteshin njerëzia .Kujtim Beqiri , Abdyl Sharra u varën në litar, katër me plumba. Vasil dhe Zyrika Mano u pushkatua njëherësh bashkë me Mirush Përmetin dhe italianin Eugenio Scaturro.Italiani kur u gjend përpara skuadrës së pushkatimit nuk po e merrte vesh se po e vrisnin. Ndërsa nuk i kishin afruar përkthyes .

3.Kujtim Beqiri, mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor , u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Kujtim Beqirit i thanë të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. “Të rrojë Shqipëria”.

Akuza karshi inxhinierëve nuk është një gjë tjerë veçse një sajesë e sigurimit për të gjetur fajtorët për mos tharje të kënetës .Aktakuza politike duket qartazi si dhe akuzat e falsifikuara që u bëhen atyre familjet e të cilave kishin kontribut në luftërat kundër pushtuesve të vendit. Fakti ,që pjesa e  pasur ishte shtylla e parë në të gjithë luftërat pa përfshirë atë të fundit, tregonte mbështetjen patriotizmin e kësaj shtrese e cila vuajti shumë në 50 vitet e komunizmit. Kjo shtresë humbi gjithçka nga regjimi vendin e shqiponjave .

4.CV e Kujtim Beqirit:

Ing.Kujtim Beqiri.Ka lindur, në Velce (Vlore), me 16.02.1916, ne familjen e arsimdashësit Ali Beqiri. Shkollën fillore dhe qytetësen i kryen ne Vlore dhe dërgohet, në Tirane, për te studiuar në  Shkollën Teknike Amerikane, në degën elektrike, të  cilën e mbaron shkëlqyeshëm, me 1932. Aftësitë e jashtëzakonshme të Kujtim Beqirit i kishin lenë mbresa drejtorit të shkollës, Harri Fultzit, i cili shprehej: “Ti Kujtim do të bëhesh si Beniamin Franklini”.Nga 1932 – 34 mbaron dy vitet e fundit dhe maturën me burse në Austri, ku vazhdon Fakultetin e Inxhinierisë Civile, te Universitetit të Vjenës, të cilin e përfundon rezultate të shkëlqyera me 1940. Emri i tij është i skalitur me germa të arta ndër studentet e shkëlqyer të Universitetit të  Vjenës. I propozohet, të  qëndrojë si asistent profesor ne Vjene, por Kujtimi 24 vjeçar preferon të kthehet në atdhe. Emërohet fillimisht si inxhinier i prefekturës se Dibrës, me pas në Prizren e së fundi në Vlorë. Pas çlirimit te vendit men pjese aktive në rindërtimin dhe ndërtimin e rrugëve dhe urave. Shquhet në drejtimin e punimeve të rrugës Kukës-Peshkopi dhe se bashku me ing. Gjovalin Gjadrin në rindërtimin e Urës së Rrogozhinës. Në korrik 1946, emërohet drejtor i punimeve për tharjen  e kënetës së Maliqit dhe me 8 nëntor 1946 dënohet me varje së bashku me ing Abdyl Sharren dhe ekzekutohet ne moshën 30 vjeçare, vetëm pas 10 vite pune.

Djali tjerë,vëllai i Kujtimit .

Agr. Mehmed Beqiri.Ka lindur në Velce (Vlorë), në familjen e patriotit të luftës së Vlorës, të Ali Beqirit, me 7 shkurt 1911. Shkollën fillore e kreu ne Vlore, ku vijoi edhe shkollën plotore. Në moshën 13 vjeçare, me bursën e shtetit shqiptar, dërgohet ne Austri, për të vazhduar shkollën e mesme. Në vitin 1924-25 vijon edhe mbaron klasën e pare të Gjimnazit të Freystadit. Mosha e vogël e Mehmetit e detyroi atë të kthehet në atdhe, ku vazhdon, në  Tiranë, Shkollën Teknike Amerikane, në degën agronomike.Mbaron shkollën teknike, me 1930 edhe kthehet në Vlore, ku familjarisht po merreshin me krijimin e një ferme frutikulture moderne. Me 1936 shkon përsëri në Austri, për të kryer studimet në Shkollën e Larte Agronomike, të Vjenës. Me mbarimin e studimeve me 1941 kthehet në atdhe, për tu marrë përsëri me pasionin e tij frutikulturën. Emigron, në 1944, fillimisht në Itali, Siri e pas 1956 ne SH.B.A. Në SH.B.A merr doktoratën për sociologji dhe shërben si profesor në Kanada.Vdiq në SH.B.A. me 6 qershor 1987.

5.Nga aktakuza

Tri fazat e tharjes së kënetës:Për tharjen e kënetës punuan 6 mijë aksionistë. Objektivi i fazës së parë për tharjen e kënetës dështoi dhe dështimi çoi në pranga grupin e parë të sabotatorëve. Grupi i përbërë nga një skuadër prej 10 vetash, ku midis tyre dhe një 16-vjeçar u akuzua për shkak se kishte kryer vepra sabotuese në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, vepra spiunazhi në favor të agjenturave të huaja dhe kishte formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar të vendit tonë në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.

Arsyet e arrestimit

Këshilli i Gjykatës së Lartë kishte konstatuar se: Qysh në verë të vitit 1945, në bashkëpunim me agjentë të huaj ishte formuar një grup tekniko-profesional për të kryer vepra shkatërrimi e sabotimi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, për të minuar pushtetin në sektorin më vital të ekonomisë kombëtare dhe të pakësojë rezistencën e popullit shqiptar, duke dëshiruar një ndërhyrje të monarko -fashistëve grekë dhe të reaksionit të jashtëm. Për të kurorëzuar qëllimin e mësipërm dhe aktivitetin e tyre popullor të pandehurit Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e Zyrika Mano bashkë dhe me elementë të tjerë janë venë në kontakt herë pas here me agjentët e reaksionit të huaj, të maskuar me funksione legale, për t’iu shërbyer qëllimeve të tyre imperialiste, bëhen spiunë dhe vegla të verbëta në shërbim të tyre.

Kush ishin pjesëtarët e grupit :Abdyl Sharra ish-oficer i fashizmit dhe i rrethuar nga një ambient familjar që u vu në dispozicion të Ballit e të okupatorëve. Kujtim Beqiri anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Vlorë në kohën e okupacionit. Të dy këta, me metoda të ndryshme, duke abuzuar besimin që u kishte ngarkuar pushteti popullor i përvishen punës shkatërruese të sabotimit. Deri diku dhanë shenja sabotimi në urën e Penkovës, Gomziqes, Mifolit… Me qenë se këto ura ishin në përfundim të ndërtimit, nuk u shtri sabotimi në stil të gjerë. Aktiviteti sabotues mori hov në vepra të tjera
Kujtim Beqiri i emëruar inxhinier drejtues i aksionit të rinisë në rrugën Kukës-Peshkopi sabotoi një pjesë të rrugës në sektorin “B”, kurse Abdyl Sharra i emëruar drejtor i punimeve për tharjen e liqenit të Maliqit, para se të nisej për në krye të detyrës merr udhëzime nga agjentët e juaj në Tiranë, duke u shpërblyer me një rrogë të përmuajshme prej 50 sterlinash. Atij iu dhanë premtime se në të njëjtën mënyrë do të shpërbleheshin gjithë elementët e tjerë që do të bashkëpunonin me të. Qysh prej mbërritjes së tij e deri më 27 korrik të 1946, që u largua nga përgjegjësia si drejtues i kantierit të Maliqit ai e shtriu aktivitet antipopullor të gjerë duke rekrutuar Aleks Vasilin, Vasil Manon, Zyrika Manon, Pandeli Zografin, Mihal Stratobërdën dhe dy italianët që gjendeshin në Maliq.
Mbledhjet e fshehta.Herë pas herë së bashku bënin mbledhje mëshefta, ku parashtronin programin e tyre kriminal. Ndanë sektorët e sabotimit sipas përgjegjësisë së punës që i ishte ngarkuar secilit. Abdyl Sharra i ndihmuar nga Maroi Guarnieri dhe Mihal Stratobërda sabotuan punën në kanalin kryesor. Vasil Mano sabotoi punën në ofiçinën e kantierit, si në prishjen dhe riparimin e ekskavatorëve, lotokompresorëve dhe lokomotorëve, në centralin e elektrikut, në sjelljen e ujit, në ngritjen e sistemit të barakave. I pandehuri Pandeli Zografi sabotoi në instalimin e linjës së dekovilave dhe lokomotorëve. Italiani, Eugerto Scatura sabotoi në financë dhe ushqime. Aleks Vasili sabotoi në gurore. Zyraka Mano ishte në lidhje me grupin dhe agjentët e huaj.
vijon me tej aktakuza .Ndërkaq nuk jane gjetur trupat .Ne vend te tyre familjaret jane ngushëlluar me dheun e marre nga toka e Maliqit .

Krimi serb i helmimit të fëmijëve shqiptarë, krim që nuk falet

$
0
0

 * 18 –të pranvera pas helmimit të rinisë shkollore nga i cili pati dhe të vdekur,  akoma ndihen pasojat e saj tek të prekurit. Viktimë nga helmimi ishte nxënësja Selvie Hoti, për shkak se policia serbe nuk lejon dhënien e ndihmës me kohë. Unë autori i shkrimit, si mësimdhënës i shkollës së mesme jam dëshmitar i përjetimeve të ditëve më të rënda në jetën time, kur sheh që nxënësi bie përtokë para teje i alivanosur duke u përpëlitur me vdekjen./Ndihmë të helmuarve, mars 1990

 *  -23 marsi të shpallet Dita e Rikujtimit të Viktimave të Helmimit nga Serbia./Ndihmë të helmuarve, mars 1990- Prof.Dr.Mazllum Belegu

Nga   Hazir MEHMETI , Vjenë/
Pranvera e vitit 1990 do nis me helmin dimetil phosphoditionat, sarin, dhe helme tjera me ndikim në sistemin nervore mu në ditën  pranverës 21 mars dhe 23 mars në qytet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Podujevë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë etj. duke vazhduar për shumë kohë me pasoja  8 mijë nxënës shqiptarë të helmuar. Ishte ky sulmi më antinjerëzor në kohën e pasluftës së Dytë Botërore.  Këtij akti gjenocidi i paraprinë rrethanat e shtetrrethimit pas ndryshimeve kushtetuese me dhunë nga pushteti okupues serb në Kosovë. Rezistenca popullore e vazhdueshme shekujve tani tregohej akoma më e fuqishme kundër pushtuesve sidomos nga viti 1989 kur hiqet autonomia e Kosovës nën shtypjen e tankeve.  Ishte koha kur shovinizmit serb ëndërronte në realizimin e qëllimit shovinizmit  i nxitur nga propaganda e vazhdueshme antishqiptare dhe represion permanent për dëbimin e shqiptarëve nga toka e tyre shekullore. Kjo politikë ishte e mbështetur edhe nga çarqet nacional-shoviniste brenda shtetit jugosllav i cili kishte nisur teposhtën drejtë shkatërrimit.

Akademikë famëkeq serb nuk e harruan detyrën e paraardhësve në shërbim të gjenocidit antishqiptar dhe pa nxitim ripërsëriten  memorandumin serb për zhdukjen e shqiptarëve nga territoret e tyre etnike në Kosovë, ashtu siç kishin bërë me 770 fshatra në Nish, Toplicë, Vranjë, Medvexhë një shekull pa ndërprerë. Ky memorandum nuk u bekua nga kisha ortodokse serbe e mbytur  në urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve autokton, kulturës e dokeve të tyre që jetonin mijëra vjet në tokat e tyre. Kjo detyrë kriminale iu ngarkua qeverisë shoviniste serbe, si pjellë e fobiste serbe ndaj shqiptarëve, e drejtuar nga kryekrimineli më i madh pas fashizmit, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në gjyqin e Hagës si kriminel lufte me pasoja vdekjen e gjysmë milioni njerëz.

Njëri nga aktet kriminale serbe ishte akti i helmimit të 8 mijë  nxënësve shqiptarë në shkolla, kopshte fëmijësh si dhe punëtor në fabrika e uzina në vitin 1990. Me datat 21 e 23 mars të këtij viti ishte helmimi i një shkalle të gjerë në qytet kryesore të Kosovës.   Siç do vërtetohet, helmimi i nxënësve shqiptarë u bë nga shërbimi sekrete ushtarak e policore serbe.    Paraprakisht propaganda armiqësore serbe përmes kishës ortodokse serbe, mediave publike e private nxiti urrejtje luftënxitëse. Kjo parapërgatiti segregacionin, duke ndarë nxënësit serb e malazez në lokale tjera shkollore nga nxënësit shqiptarë.

Populli i Kosovës i pa armatosur, i varfëruar nga padrejtësia në shtetin e sllavëve, ishte i  vendosur në realizimin e  përcaktimit kombëtar për liri e barazi me kombet tjera. Qëndresa e paparë në përballimin e pasojave të helmimit ishte një tregues se kombi shqiptar di të vepron edhe ndaj provokimeve të rënda. Kurse Prof. Dr. Masllum  Belegu i cili si specialist u përball me  të helmuarit në spitalin e Prishtinës, për mjetet e informimit tha: “Ky është helmim masovik, helmimi masovik është baras me luftën. Unë nuk kam mbërri të shoh diçka të tillë”.  (youtube.com/watch?v=7mzxXjLQJiI).  Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti:” Akti i helmimit është i tmerrshëm”. (Rilindja, 23 mars 1990).  Diplomati i njohur austriak Alber Rohan do deklaron: “ Gjatë viteve të 90-ta, autoritetet serbe vazhduan të diskriminonin kosovarët duke i përjashtuar nga të gjitha sistemet administrative, shëndetësore e arsimore  forcat jugosllave dëbuan mbi 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre drejt vendeve fqinje. Pas kësaj  NATO vendosi të ndërhyjë ushtarakisht ndaj Jugosllavisë”. (Bota Pres- 03.02.2018).

 

 

 

Murgesha nga Kroacia e cila kishte shërbyer në Binç të Kosovës,  shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990 ku mes tjerash thuhet: “Njerëzit sillnin djemtë e vajzat e veta në dëshpërim të vërtetë, sepse spitali nuk deshi t’ua pranonte fëmijët. Është e tmerrshme se si vuajnë ata njerëz të rinj. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot  janë derdhur”.

Gazeta e njohur austriake “Der Standard” Me 21 e 22 prill 1990 në artikullin e saj anlitik mes tjerash rreth helmimit shkruan: “ Për pak kohë 4000 nxënës shqiptarë u ballafaquan me helmim, shpjegoi  Xhemajli, dhe shkaktari deri sot nuk u zbulua. Mjekët në Prishtinë janë të bindur nga faktet, se kemi të bëjmë me një helmim të rëndë nga gazrat  psikotoksike  me të cilët duhej të ballafaqoheshin. Deri më tani tre fëmijë u shtruan për shërim  në Zvicër”. Argument rreth prodhimit të helmit sarin në Jugosllavi i cili u përdor në Kosovë është dokumenti nga Stipe Mesiq, Lider i DPK-së dhënë gazetës kroate “Slobodna Dalmacia.  “Dokumentet për APJ-në i dërgova më 1991 në Pentagon. Informatë, se APJ (Armata Popullore Jugosllave) prodhon gazin helmues sarin dhe bashkëpunon me irakianet e dërgova në Pentagon, ngaqë konsideroja se aktiviteti i tillë është rrezik për mbarë bashkësinë ndërkombëtare” Nga Suedia Goran Vasenius rreth helmimit shkuan një libër. Mes tjerash citojmë: “Me të dëgjuar se çfarë në të vërtetë po ndodhë me helmimin e fëmijëve të Kosovës, unë jam tmerruar prej atij realiteti. Librin e kam shkruar që bota të kuptojë realitetin se cfarë po ndodh në Kosovë, kam formuar një ekip të përbashkët europian, për viktimat e helmimeve të viteve 90-ta, për të demantuar propagandën e Millosheviqit. Dhe më vjen mirë që libri im zgjoi nga gjumi botën që ishte verbuar nga propaganda e Millosheviqit”  (zëri.info – 14 janar 2016 )

Propaganda serbo jugosllave ishte shumë e fuqishme krahasuar me mundësitë e nxjerrjes së vërtetës para opinionit botëror lidhur me shtypjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Kjo makineri propagandistike komuniste e nacional shoviniste antinjerëzore kishte aleat kryesor Akademinë e Shkencave Serbe, Kishën Ortodokse Serbe, Komitetin Qendror Federativ, Republikan, Komitetin Krahinor të Kosovës. Vepra antinjerëzore e saj u vërtetua me gjithë konglomeratin e saj të ndotur antinjerëzore e shkatërrues me rastin e helmimeve. Mjekësia serbe vepronte si dorë e zgjatur e krimit, ku mjekët serb nuk pranuan dhënien e ndihmës pacientëve shqiptarë. Diçka e tillë nuk është regjistruar ndonjëherë në historinë e mjekësisë njerëzore në thyerjen e Betimit të Hipokratit, ashtu siç ndodhi me mjekët serb në Kosovë.

A po harrohet ky akt kriminal serb?

Deri më tani nuk është e njohur se Kosova ka dërguar ndonjë ankesë kundër Serbisë rreth aktit kriminal të saj. As nga dëshmitarët e thirrur në gjykimet e Hagës nuk u shtrua ky argument i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Ja deklarata e  Dr.Besnik Bardhi, organizator i simpoziumit “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore” me 9 qershor 1990 në Zagreb. “Unë u kam shkruar letër të hapur presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaqi  dhe kryetarit të Parlamentit, ku kam kërkuar (është e botuar) që ti bashkëngjitet dosja e helmimeve, të merret parasysh dokumentacioni i helmimit të fëmijëve në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë”. ( Buimi: Emisioni RUBIKON, Adriatik Kelmendi KTV – emisioni, helmimet në Kosovë)

Krahas punës edukativo-arsimore  mësuesëve/eve iu shtua detyra e mbrojtjes së nxënësve dhe shkollës shqipe në vitet në vazhdim. Shumë prej tyre ishin të helmuar edhe pse helmi ishte efektiv kryesisht tek të rejat me organizëm të ndjeshëm. Represioni kundër mësuesve ishte i madh dhe me pasoja të rënda: vrasje, rrahje, arrestime, maltretime nga më të ndryshmet. Periudha e viteve nëntëdhjeta është sa e vështirë aq e lavdishme, andaj e meriton tretmanin e merituar nga qeveria dhe shoqëria kosovare sot.

TRAGJEDIA NE KEPIN E RODONIT, LULE PER 1003 TE MBYTURIT

$
0
0

*-HISTORIA- Në bordin e anijes “Linz”bashkë me ekuipazhin, ishin 1 003 persona të regjistruar, nga të cilët 413 robër italianë, të cilët do përdoreshin për punë në territorin shqiptar nga ushtria austro-hungareze. Por në anije kishte dhe persona të paregjistruar, ushtarë austro-hungarezë, që në prag të përfundimit të Luftës së I Botërore zgjodhën destinacione të tjera qëndrimi, përkthyes shqiptarë dhe italianë, personel nga Kryqi i Kuq, etj, të cilët e bëjnë këtë tragjedi detare nga më të mëdhatë e kohës./1 ekipi 1Nga Shefqet Kërcelli/1 anija

Më datën 21 mar 2018, në rajonin e Kepit teë Rodonit u zhvillua ceremonia përkujtimore e tragjedisë detare të anijes austro-hungareze “Linz”, e cila u mbyt ne 19 mars te 1918, me mbi 1000 persona ne bord.  Në bashkëpunim me Forcën Detare dhe ambasadat austriake dhe hungareze u bë e mundur një ceremoni e thjeshte, por shumë humane në kujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si tragjedia më e rëndë detare e perandorisë Austro-Hungarze.

Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori i Republikës së Austrisë, ambasadori i Republikës së Hungarisë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, Kuadro të Frcës Detare dhe Flotiljes Detare, Ministri provincial Patër Mirash Marinaj, diplomatë e ushtarakë, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, të medies, kuadro dhe detarë të anijes “Iliria”, P-131, etj.

Po ÇFARË NDODHI MË 19 MARS 1918

Avullorja austro-hungareze “Linz”, me kapiten Hugo Tonelli, ishte vapori i “Lloydit” austriak dhe në vitin 1918, u mor për nevojat e ushtrisë perandorake, transport trupash. Avullorja “Linz” u prodhua në kantierin e Triestes në vitin 1909, me përmasa 104 x 13.4 m, peshkim -7.9 m dhe tonazh 3819 t. Gjatë lundrimit nga porti i Rjekës për në portin e Durrësit, më datën 19 mars 1918, ora 19.00, anija hasi me një minë detare në bordin e majtë, 3.7 milje në perëndim të Kepit të Rodonit. Goditja ishte fatale, për rrjedhojë, anija u mbyt brenda 25 minutash. Në këto kushte dhe tri anijet luftarake (dy anije siluruese, “98” dhe “TB 974” si dhe destrojeri “Balaton”), që e shoqëronin “Linzin”, nuk patën asnjë lloj mundësie për të shmangur mbytjen e saj. Në bordin e anijes bashkë me ekuipazhin, ishin 1 003 persona të regjistruar, nga të cilët 413 robër italianë, të cilët do përdoreshin për punë në territorin shqiptar nga ushtria austro-hungareze. Por në anije kishte dhe persona të paregjistruar, ushtarë austro-hungarezë, që në prag të përfundimit të Luftës së I Botërore zgjodhën destinacione të tjera qëndrimi, përkthyes shqiptarë dhe italianë, personel nga Kryqi i Kuq, etj, të cilët e bëjnë këtë tragjedi detare nga më të mëdhatë e kohës.

CEREMONIA

Ditën e mërkurë datë 21 mars 2018, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti përkujtimor shkuan në vendin e mbytjes së anijes “Linz” me anijen “Iliria”, (P-13), ku u zhvillua një ceremoni e thjeshtë në respekt të detarëve e personelit të mbytur në këtë fatkeqësi detare. Me këtë rast Ddplomatët në përshëndetjen e tyre evidentuan fatin tragjik të personelit civil-ushtarak të anijes “Linz”, mbytur më se një shekull më parë.

Ceremonia pai dhe simbolikën e saj, sepse në këtë ngushëllim për detarët e mbytur morën pjesë dhe marinarë shqiptarë. Pra, shpirtrat e detarëve austro -hungarezë dhe ushtarëve robër italianë, të tretur në thellësitë e Adriatikut bashkë me trupat e tyre, mbas një shekulli morën ngushëllimin e diplomatëve respektivë dhe detarëve shqiptarë. Kjo tregon se vitet bëjnë të vetën, historia, dhe përpjekjet e vazhdueshme për paqe të popujve në këtë anë të Adriatikut sollën këtë ditë të veçantë, që askush se mendonte një shekull më parë.

Në vijim diplomatët e huaj nënvizuan përpjekjet për paqe e siguri gjatë këtyre viteve nga vendet e rajonit, si dhe të ardhmen evropiane të popullit shqiptar. Pas ceremonisë fetare të drejtuar nga patër Mirash Marinaj. nga dy ambasadorët, austriak dhe hungarez dhe komandanti ii Grupit te II-të të Forcës Detare, u hodhën në det kurora me lule, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie. Kështu në këtë ceremoni të thjeshtë, pjesëmarrësit shprehën dhimbjen, hidhërimin dhe ngushëllimet e tyre për detarët e anijes “Linz”.   Ju prehtë shpirti në paqe! Ky ishte mesazhi që ata përcollën në këtë ditë marsi, pak milje nga brigjet e Rodonit.

SHKODRA NUK E HARRON DON LUIGJIN !

$
0
0

Nga Fritz RADOVANI/1Don-LuigjKciraDON LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)/

24 MARS 1963: Shugurohet Meshtar Don Luigj Kçira nga Imz. Ernesto Çoba./

Pak kohë para zgjedhjeve të para nen pushtimin sllavokomunist të vitit 1944, votimet ishin caktue me 2 Dhjetor 1945. Aso kohe seminaristi Mark Çuni kishte formue Organizaten Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder. Aktiviteti i Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të shpërndame në nandor 1945 po në Shkoder. Teksti ishte i kjartë. Bahej thirrje për mos me votue për “Frontin Demokratik”, sëpse kjo organizatë mëshef mbrenda saj vetëm elementin sllavokomunist vrasës në shërbim të Jugosllavisë së Titos, politikë që ishte shumë e kjartë nga vëprimet e qeverisë komuniste kukull të Tiranës që drejtohej nga Enver Hoxha. Ardhja e Nako Spiros dhe e Sejfullah Maleshovës në muejt e parë të 1945 në Shkoder, kishte zbulue edhe një vëprim që shpejtë do të ndodhë, “se shpejtë qeveria komuniste do të mbyllin të gjitha shkollat fetare”….

Si dhe masat tjera ekonomike, që do të ushtrojnë kundër Fesë për me realizue qellimet ateiste të doktrinës komuniste stalinjane, si në Rusinë bolshevike të diktatorit Stalin.

Në Shkoder ishin edhe disa lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të sigurimit komunist që me Nandorin 1945, dhe ishin ditë e natë në gjurmim të vëprimëve të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Në Organizatë u përfshinë studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e “lira dhe demokratike” që shpejtë do të zhvilloheshin në Shqipni. Në fakt ngjau e kunderta!

Nder të parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të cilin Mark Gjon Shllaku më ka thanë se pak burra, mund të kenë qendrue gojëmbyllun para torturave shnjerzore ashtu si ka mujtë me qendrue Luigj Kçira. E mos harroni kurrë urrejtjen e sigurimit të shtetit!

Deklarata e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti, prokuror Aranit Çela, proces i plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të pakundërshtueshme tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të parë sigurimi komunist e që, përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e Organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe e drejtuesit tê saj Mark Çuni.

I arrestuemi Luigj Kçira deklaron: “At Fausti dhe At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë natë me 27 Nandor 1945. Kush na paditi s’e dij…”.

Luigj Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e “luftës së kllasave” nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe demokratike… Liri mendimi dhe fjale …kërkoi Liri Feje…një e Drejtë themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij “armik i popullit”. Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963. Rrethanat në të cilat u ndodh rrezikuene edhe njëherë arrestimin e Tij.

Nuhati perndjekjen dhe survejimin që nuk ju nda gjithë jeten madje, edhe kur ishte në rrugë karrshi Foto Marubit me çekiç në dorë tue meremetue shkarpa të vjetra…

13 Mars 1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni sherbimin fetar deri me datë 20 Nandor 2008, kur Don Luigji, ndrroi jetë në moshen 83 vjeçare në Shkoder.

***

2018 Sot në këte dhjetë vjetor të vdekjes së Tij, Don Luigj Kçira na kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, “armikut të popullit”, këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të Shkodres, klerikut të pervujtë, Ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në Shqipninë e martirizueme nga terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia.

Thjeshtësia dhe perkushtimi i Don Luigjit mbesin të perjetshme në kujtesen e të gjithë atyne që e njohën dhe u pershndetën me dashuni e respekt me Klerikun e palodhun… Vetë jeta dhe modestia e Tij janë një model prej të cilit duhet mësojnë Rinia sot! Ai ishte Meshtar Katolik që nuk u thye as nuk u perkul asnjëherë perballë terrorit dhe persekutimit komunist ma barbar që ka njoh historia e Popullit Shqiptar, Atij Popull që nder shekuj per Atdhe e Fe, vazhdoi me kenë besnik i Gjergj Kastriotit Skenderbeut !

Melbourne  23 Mars 2018.

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>