Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

ME TA! ME NJEREZIT E VERTETE !

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-fone-dilpNga Foni Male DILO/
 Rastësia nganjëherë është nëna e surprizës dhe të befason aq shumë, sa të duket se edhe pse e jeton, e prek dhe e dëgjon, ajo është e pabesueshme.
Për një rastësi të tillë dua të them dy fjale, për atë që ka disa ditë që e mendoj e, që me bukurinë dhe forcën e saj, duket se më ndryshoi jetën, më mbushi me optimizëm, dhe, pse jo: duke më çuar larg , tre çerek shekulli përpara, tani ndjehem i ri e i fuqishëm, mendimi im mori krahë e fluturoi dhe, e çuditshmja është se , duke rijetuar momente të atëhershme , tani ju jap një tjetër dritë vështrimi, janë nën prizmin e një kritike të pjekur dhe… pse jo? Krenohem për atë që kemi jetuar, sepse nuk ishte vetëm e vështirë:Absurde , abstrakte, e tmershme goditëse dhe e pamëshirshme deri në tmer gjithçka i përket asaj kohe, pa asnjë bazë apo mbështetje, me jetën tonë në duar katilash të pamëshirshëm , ashtu si u shpreh dhe Pandora e mirë, -Bënë çdo gjë të keqe, pa u menduar, sa mundën e më keq me ne…Nuk kish mundësi të bënin më tepër…
I kishin vrarë babanë …kot.Lete Koçi kurrë nuk kish trazuar njeri. Ishte i qetë ,puntor dhe si bir i denjë i Kostikës,, patriotit të mirënjohur ishte një familjar shembullor. Trim si i ati dhe kjo i thoshte të gjitha. Pse e kishin vrarë???E kishin lënë Sofien e shkretë të ve me 4 kërthinj në duar, duke u dredhur në acar të tmerit, dhe pa kuptuar akoma se përse.Që nga ajo ditë ishin të destuinuar të dëgjonin krismat e armëve që vranë babanë e tyre të mirë, ishin të destinuar t’i ndjenin ato krisma t’i ndiqnin e, të kishin ndjesinë se çdo herë do të ishte e fundit për ‘ta se ata plumba të zinj, do të shuanin edhe jetën e tyre…Por , jeta i bëri të kenë, përveç ndjesisë së tmerit edhe atë të krenarisë dhe sidomos të dëshirës për të jetuar e për ta nderuar kujtimin e atij babe , të cilin e bënë kurban në altarin e shenjtë të familjes së ndershme. . tani Pandora, ngjan aq krenare pranë Nolit bashkëshorit të saj në dukje të qetë, sepse në të vërtetë, edhe ai është një vullkan që duket sikur fle, por që shpërethen , e ato që thotë ngjajnë me llavën vullkanore, pra Pandora duket se ja ka arritur qëllimit të saj madhor. Është e lumtur mes fëmijëve e, fëmijëve të fëmijëve të saj të mrekullueshëm, dhe gjithmonë energjike të të japë të kuptosh, se jeta e vështirë jo vetëm që nuk e përkuli, por e bëri më të fortë, e bëri një shembull të njeriut që luftoi çdo ditë për të mbijetuar në ferrin komunist dhe…ja arriti qëllimit.
-E mbajtën mamanë –tha duke folur e qetë, por kjo në dukje sepse dukej që brenda saj vlonte –e mbajtën gjithë natën nëpër zyrat e tyre të qelbura dhe Xhevua, një qen i tyre e torturoi gjithë natën duke i thënë se, si grua e një të pushkatuari politik , mund t’i besonin e t’i thoshin fshatarët gjëra kundër …pushtetit diktator.. më falni popullor. Ajo , si e penduar e si grua e mirë duhej të vinte tua thoshte të gjitha atyre. E shkreta mëmë!Sos ishin pak vuajtjet e lufta e saj, donin ta bënin dhe spiune.
-Po ç’thoni more, – ngeli duke thënë gjithë atë natë- sos kam shkollë e di nga këto gjëra. Shihni e gjeni njerëz të tjerë për këtë punë. Unë e vafra boll kam hallet e mija..
Gjithë natën e torturuan e më pas, në mëngjes kur e lëshuan duke e kërcënuar ,me të arritur në shtëpi mu si ajo luanesha që është liruar nga kafazi, Sofia mori një këlysh qeni e …e quajti …Xhevo. 
Se sa doja të qeshja me këtë, vetëm një Zot e di , e , se sa respekt kam për këta njerëz të mirë që i takova krejt papritur e që i kam vazhdimisht në mendje e në zemër, edhe këtë e di Zoti. Ka akoma njerëz të mirë.Lum kush i ndesh e i bën miq, sepse unë sot jam me të vërtetë shumë shumë i lumtur e, pres me durim kur do t’i takoj përsëri,për të folur me ‘ta ashtu si rralë herë flasim në kohët e sotme, me zemër të hapur!!!
                                      
 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Mesanta e shurdhër e krimit pa alibi

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

15 vjet më parë u ekzekutua me C4 gazetarja Shote Haklaj/

Objektivi i shpërthimit me eksploziv të fuqishëm, i llojit C4, ishte apartamenti ku banonte deputeti i PD-së, Azgan Haklaj./1-azganhaklaj

Shkruan:Dukagjin Hata/

 Ishte një mesantë e errët dhe e shurdhër e 31 tetorit 2001, kur Tropoja e mbështjellë me hije dhe mister, do të përjetonte një prag apokalipsi. Një  shpërthim i fuqishëm eksplozivi gati rrafshoi në tokë një pallat pesëkatësh në lagjen “Partizani” të Bajram Currit. Objektivi i shpërthimit me eksploziv të fuqishëm, i llojit C4, ishte apartamenti ku banonte deputeti i PD-së, Azgan Haklaj. Për fat të mirë, ai nuk ndodhej në banesë, pasi ishte ftuar në një darkë ku ishin dhe drejtues të lartë të PD-së të ardhur nga Tirana. Në apartamentin e Haklajt gjendeshin vjehrra dhe kushërira e tij, Shote Haklaj. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shembi njëri pas tjetrit të gjitha ndarjet e brendshme të pesë kateve, duke e lënë ndërtesën vetëm me muret e jashtme si kafaz. Një foshnje i lidhur në djep, fluturoi nga kati i pestë në të parin por Zoti deshi që ai të mbijetonte. Personat që e kishin vendosur eksplozivin ishin ekspertë, pasi e kishin drejtuar efektin e veprimit në mënyrë vertikale për të shkaktuar një dëm sa më të madh të ishte e mundur.

Ngjarja e kobshme solli pasoja tragjike dhe shumë pyetje që ende sot e kësaj dite enden të mbështjella me dyshim e mister. Si rezultat i shpërthimit, gjeti vdekjen 27 vjeçarja, Shotë Haklaj, që kishte disa kohë që kishte nisur punë si korrespondente e TV Kukësit dhe u plagosën disa persona të tjerë. Për fat të mire, nuk pati viktima të tjera edhe pse në momentin e shpërthimit në pallat ndodheshin mbi 100 persona. Autorët e këtij akti të mirëfilltë terrorist, që synoi të zhdukte familjen e deputetit demokrat Azgan Haklaj dhe të paktën 20 familje të tjera nuk është zbuluar kurrë nga strukturat e specializuara të shtetit.

Ky krim monstruoz, akt i mirëfilltë terrorist, ekzekutoi në mënyrë barbare një vajzë të re, në kulmin e moshës dhe të ëndrrave, një gazetare që kishte hyrë në rrugën e mediave, në emër të fjalës së lirë, për të cilën dha jetën. Është e para gazetare që ekzekutohet në Gadishullin e vjetër dhe më gjërë me eksploziv C4, një nga mënyrat më mafioze të eleminimit me prapavijë hakmarrjen. Vrasja e Shotës nuk ishte një “aksident”, por krim monstruoz, i përllogaritur nga ekzekutorët gjakftohtë, për të eleminuar një gazetare opozitare, një kundërshtare politike, një bashkëluftëtare të politikanit Azgan Haklaj.

Ky akt terrorist që në rastin më të keq mund të kishte pasojat e një masakre, ishte në vazhdën e sulmeve ndaj fisit Haklaj, një nga fiset më qëndrestare të Tropojës dhe të krejt veriut shqiptar në luftën për liri dhe dinjitet shoqëror, njëkohësisht dhe një nga fiset më të sulmuara nga segmente të shtetit, krimi i organizuar dhe mafia në të gjitha kohërat.

Etja për hakmarrje të shpejtë nuk kurseu as jetën e një femre, një vajze të re në moshën e pranverës, një gazetarje të përkushtuar, që kishte aq shumë për të shkruar dhe për të bërë në jetën e saj, që fatalisht u këput në mes.

Kulla epike e burrave të fortë e të besës, që kishte dhënë modele atdhetarie në luftën për liri dhe dinjitet shoqëror, do t’i nënshtrohej një genocidi të fshehtë e të pakuptimtë, që me kohë do ta shndërronte në një rrënojë. Është një realitet tejet i trishtë e tragjik, shoqëruar me vrasje të njëpasnjëshme, me hije ankthi e dyshimi, që strukturat e antikrimit, me heshtjen dhe mungesën e dëshirës për të zbardhur të vërtetën, me ikjet e familjarëve drejt perëndimit, e kanë bërë ende më të zymtë tablonë ekzistenciale të fisit Haklaj.

Pas rënies së Murit të Berlinit, gjenocidi ndaj derës së Haklajve është genocidi më i egër dhe më mizor i ndërmarrë ndonjëherë nga segmente të politikës së inkriminuar dhe mafies ndaj një familje me kontribute historike.   

Numërohen mbi 150 vrasje, ndërkohë që me qindra grabitje apo atentate që kanë shkaktuar plagosje dhe gjymtime në rrethin e Tropojës, janë pa asnjë autor dhe mbajnë peng një histori të keqkuptuar. Mbi 30 sulme, të cilat kanë shkaktuar 14 të vrarë dhe të plagosur janë mbi shpinën e një familjeje, saga e të cilës përmban një “Kuti Pandore” të pazbuluar.

Bombardimi me C4 i pallatit në fjalë, ku mbeti e vrarë gazetarja Shote Haklaj, qe paraprirë nga një serial i përgjakur atentatesh e vrasjesh, ku në shenjëstër ishin kulla dhe burrat e derës qëndrestare të Haklajve. Një nga më të ekspozuarit ndaj këtyre skenarëve ogurzinj ishte politikani i ri Azgan Haklaj, njeri i artit dhe kulturës, valltar i klasit të lartë, një personazh embelmatik në Tropojë, që i jepte tonin jetës politike dhe qytetare të kësaj treve, e cila asnjëherë nuk qe pajtuar me tiraninë komuniste dhe format e saj të maskuara në demokracinë e brishtë shqiptare.

Saga e fisit Haklaj në Tropojë është ende mister, pasi asnjë vrasje nuk është zbuluar, asnjë autor i arrestuar apo i hetuar. Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha, e cila brez pas brezi ka ndezur pishtarë qëndrese për komb e flamur dhe ka vënë gurë kilometrikë në kujtesën kombëtare. Dera e Haklajve ka dhënë katër dëshmorë për atdheun: Shpend Zeqir Haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Ismail Plak Haklaj, dekoruar me Medaljen e Trimërisë, Man Arif Haklaj, dëshmor i Atdheut dhe Rustem Sadri Haklaj, dëshmor i Atdheut. Të parët e Haklajve kanë luftuar me armë në dorë kundër turqve e serbëve, ndërsa gjatë luftës në Kosovë, dera e tyre ka qenë një bazë e fuqishme e luftës dhe strehuese e qindra kosovarëve, të ikur nga flakët e spastrimit më të egër etnik të kryer ndonjëherë në Gadishullin e vjetër. Por në vend të kurorës së merituar, shteti dhe shoqëria jonë e traumatizuar gjatë këtij tranzicioni të vrazhdë, iu ka ofruar dhunë, djegie, kërcënime, vrasje, të cilat, siç e thamë, ende nuk kanë qoftë dhe një autor të vetëm.

Azgan Haklaj, njëri nga pinjollët më të njohur të derës së Haklajve, ka qëndruar me stoicizëm dhe shpirt qëndrestari në Shqipëri, duke luftuar me art, me libra dhe kulturë për ta bërë më të ndjeshme e më të drejtë këtë shoqërinë tonë në kthetrat e këtij tranzicioni primitive.

Azgani garoi në zgjedhjet problematike të vitit 2001, duke qenë i burgosur politik nga qeveria ekstremiste majtiste. Një nga politikanët më aktiv të PD-së, ai do të sillte në Kuvendin e Shqipërisë zërin e shpresës dhe protestës qytetare për një Shqipëri tjetër, të cliruar nga kthetrat e krimit politik dhe të gjitha llojet e hapura apo të kamufluara të krimit dhe devijimit social, ekonomik e politik të shoqërisë shqiptare, nën kthetrat e mafies politike të vazhdimësisë. 

Mbi Azganin dhe familjen e tij janë bërë gjashtë atentate politike, që nga vendosja e eksplozivëve në banesë deri tek snajperi, C4, granatimi me armë të rënda, aksidenti me makinë e deri tek tentativa për ta helmuar.

Veprimtaria dhe kauza e tij është në përballje me segmente të mafies shtetërore është bërë objekt i kanecelarive të BE-së, Moskës e Uashingtonit, ndërkohë  që për të kanë shkruar figura të njohura letrare, artistike e politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në gjithë hapësirën etnike shqiptare.

Kauza e tij nacionaliste, përkushtimi dhe qëndresa e tij, nuk ka gjetur jehonë tek spektri politik shqiptar, që sot e gjithë ditën ka qenë i zënë duke bërë pazare e duke ndarë tortën e turpit, ndërkohë që individë si Azgani iu nënshtrohen presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve me jetë, në një vend ku të jeshë idealist dhe progresist është një sprovë e vështirë. 

Atentati mizor i 31 tetorit, ndodhi për të terrorizuar dhe paralizuar lëvizjen opozitare në Tropojë, ku Azgan Haklaj, si një nga funksionarët kryesorë politikë dhe pushtetarë të kësaj treve, deputet që do të tundte Kuvendin e Shqipërisë, gjendej në ballë të saj, me karizmën e një qëndrestari të patrembur. Disa muaj më parë, në zgjedhjet e përgjitshme, Azgani do të garonte dhe do të fitonte mandatin e deputetit, që nga qelitë e burgut, ku i qe nënshtruar torturave çnjerëzore. Pjesë të inkriminuara të shtetit shqiptar kërkonin të hakmerreshin ndaj një humbje të thellë e të paralajmëruar në Tropojë, duke dhënë një mesazh të përgjakur. 

Shote Haklaj, vajza e bukur e Malësisë së Gjakovës, gazetarja e talentuar, që nuk i mbijetoi dot sulmit me C4, nesër mbushen 15 vjet që nuk është më, duke paditur gjithë klasën politike për pajtim me krimin dhe drejtësinë shqiptare, që asnjëherë nuk e ka thënë fjalën e saj në kohëën dhe vendin e duhur.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Austria kremtoi 26 Tetorin-Festën Kombëtare

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

 

1-austriHazir Mehmeti, Vjenë/
Austria kremtoi 26 Tetorin, Festën Kombëtare, datë kjo kur para 61 vjetësh u larguan përfundimisht forcat aleate fituese kundër nazizmit.
Qendra e Vjenës, Heldenplaci ishte i mbushur me ushtarë regrutë të cilët solemnisht dhanë betimin para qytetarëve dhe drejtuesve të vendit, përjashtuar kryetarin i cili pritet të zgjidhet në dhjetor.
Kancelari Christian Kern në fjalën e rastit mes tjerash tha: “ Historia e sukseseve në Austri është shkruar nga e përbashkëta, ju referohem mbi 2 milion vullnetarëve anëtarë të shoqatave dhe organizatave në vend. Kjo tregon mbi vetëdijen e lartë për një ta qua sigurt Austrinë përpara”  U organizua parada ushtarake në unazën e parë të qytetit aty ku janë edhe Parlamenti, Universiteti, Burgtheatri.
Përndryshe, polarizimit mes forcave politike në vend asnjëherë nuk kanë qenë më të ashpra. Kjo u vërtetua edhe me dështimin e zgjedhjes së presidentit pas dy përpjekjeve.
Përndryshe Austria që nga viti 1959 është përcaktuar si vend me politikë neutrale, çka i dha një prestigj të lartë në politikën globale deri atje sa prej këtij shteti u zgjodhe edhe Kryetari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Kurt Waldheim.
Gazetat kryesore “Die Presse”, “Der Standard” etj  shkruajnë  me titullin “Festa kombëtare pa president” ku jepen fjalët e kancelarit Kern dhe analizë gjendjes së polaritetit politike me theks të veçantë ruajtja e imazhit dhe progresit politik të vendit.
Austria ka një ekonomi të zhvilluar, me të ardhura të larta për krye banori e cila renditet ndër të parat në botë, me kualitet jete gjithmonë nga vendi i parë deri në të tretin. Të ardhurat kombëtare kryesore janë nga industria, turizmi, bujqësia. Vetëm Vjenën e vizitojnë brenda vitit mbi 13 milion turist nga e gjithë globi. Edhe pse nuk ka det, Austria me turizëm i siguron 1/3 e të ardhura kombëtare.
Në historinë e popullit austriak dhe shqiptar janë të shkruara lidhje miqësore shekujve, njëri nga të cilët ishte mbështetja e Austro-Hungarisë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në shekullin e kaluar. Përkrahja diplomatike në situata të vështira popullin shqiptar pas rrëzimit të komunizmit, kundërshtimi i politikës shtypëse e gjenocide të Serbisë, përkrahja e kërkesave të drejta të shqiptarëve, mbështetja e ekonomike, pjesëtarët austriak të KFOR-it etj.  Këtu janë të njohura mirë për ne  figurat politike si: Alois Mock, Bruno Keesky, Viktor Klima etj, Apo gazetarja e mirënjohur e  Die Pressit në Beograd Christine Von Kochl, e cila u shpall e pa dëshirueshme në Beograd vetëm pse mbajti qëndrim të drejtë ndaj shqiptarëve, dhe ishte kundër dhunës jugosllave, kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve në viset shqiptare.
Në historinë e re mes dy kombeve do jetë e shkruar me shkronja që peshojnë, hartimi dhe përkrahja e planit për pavarësinë e Kosovës ambasadori dhe diplomati i njohur, Albert Rohan.
Të gjitha këtyre lidhjeve u prijnë ata që brumosin trurin me shkencë e kulturë, veprat e gjuhëtarëve e shkencëtarëve austriak e gjerman: Johannes Gerog Hahn, Gustav Meyer, Franz   Baron Nopsca, mes  të cilëve themelues i studimeve albanologjike  Norber Jokli, nga i cili për herë të parë prej të gjitha gjuhëve ballkanase incizoi në shirit fjalët nga gjuha shqipe.
Austria ngriti shumë shkolla shqipe, shkolloi mbi baza njerëzore e patriotike ku mësuan shumë figura të njohura kombëtare.
Shqiptarët kontribuuan në bazamentit e fortë të miqësisë, ndër të cilët duhet përmendur: Gjergj Basta, komandat ushtrie dhe guvernator i Vjenës para katër shekujve, Karl Gega, Aleksandër Moisiu etj.  Aktualisht në Austri jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë, shumica mërgatë e re. Janë të integruar mirë në jetën e vendit. Kanë shoqata e biznese të shumta dhe dallohen me sukseset e tyre. Në qendrat Universitare të Austrisë studiojnë student shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, vetëm në Vjenë rreth njëmijë student pjesërisht të organizuar në shoqata studentore. Në Austri mësohet gjuha shqipe si gjuhë amtare për çka nga shteti austriak paguhen 24 mësues me  2600 nxënës.  Tani shqiptarët janë të kyçur edhe në organet administrative vendore dhe në jetën politike.
Vjena është pjesërisht seli e Kombeve të Bashkuara ku edhe shqiptarët janë të përfaqësuar përmes shtetit amë, Shqipërisë.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

SI I PUSHKATOI VITO KAPO DY LIBOHOVITË TË PAFAJSHËM

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Vito Kapo ka ndërgjegjen e saj edhe pushkatimet e Dervish Bejkos, Pal Zefit, Hajri Pashajt e qindra të tjerëve/

1-vito-kapoVito Kapo ka qenë antare e presidiumit të Kuvendit Popullor që miratonte dënimet me vdekje. Ka miratuar dënimin me vdekje të Skënder Dajës dhe tre të burgosurve të tjerë të Revoltës së Spaçit më 24 maj 1973./

1-kolec-traboini-2012-pantheon-studio

Nga KOLEC TRABOINI / Ndërkohë që ka plasur një debat i madh a duheshin nderuar si martir të demokracisë 67 shqiptarë të pafajshëm që pushkatoi katili Mehmet Shehu në shtator 1943, shumë njerëz me lidhje gjaku apo shpirtërore me komunizmin e konsiderojnë këtë dekorim një gabim i madh. Në këtë kor bretkosash postkomuniste nuk rri pa u përzierë edhe gërmadha e diktaturës Vito Kapo, e cila e lëshoi zërin e saj si qyqe vjeshte në mbrojtje të krimeve të komunizmit. Lexoni çfarë thotë kjo hata e zezë:  “Nuk ka gjë më të ulët. E pashë dhe mu duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Ata kanë qenë dhe mbetën tradhtarë të Shqipërisë që jo vetëm nuk duhen dekoruar por nuk duhet të zihen fare në gojë” . Kjo plakë e rrjedhur, gruaja e eksponentit të komunistëve shqiptare Hysni Kapo, kërkon tu mësojë shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë e të mos bëjnë. Ajo ka guximin të mos i quaj as shqiptarë ata që u vranë egërsisht nga Mehmet Shehu, por thjeshtë e me përçmim: ballistë. Dhe as të analizoje sadopak se në çfarë rrethanash u vranë mizorisht ata 67 njerëz. Vito Kapo bën sikur nuk di  se pak më parë ishte bërë Marrëveshja e Mukjes ku partizanë e ballistë ranë dakort që me çlirimin e Shqipërisë do ta ndanin pushtetin në mes tyre. Nuk thotë fare Vito Kapo se ishin komunistët të udhëzuar nga miku i saj dhe armiku i popullit shqiptar Dushan Mugosha, që prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Mukjes. Nuk thotë kjo gërmadhë plakë as faktin se kur u bë ajo masakër në Lushnjë nuk kishte pushtues askund. Sepse italianët kishin kapitulluar ndërsa gjermanet ende nuk kishin ardhur në tokat shqiptare prandaj nga na dalin këto viktima të komunistëve që të kenë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Vito Kapo ka qenë në forumet udhëheqëse të komunistëve rreth pesë dekada, edhe ministre ka qënë dhe e di mirë mënyrën si funksiononte demagogjia, gënjeshtra dhe mashtrimi komunist. Prandaj dhe në mënyrë krejt mashtruese i akuzon 67 viktimat e pushkatuara si bashkëpunëtorë të armikut pushtues, kur ato ditë pushtues nuk kishte asgjëkundi në Shqipëri. Po se çfarë është mashtruesja Vito Kapo  më mirë se kushdo e dinë libohovitet. Ka një ngjarje gjatë luftës që e tregon shpirtin gjakësor të kësaj shtrige të kuqe komuniste. Dihet se në mes të libohovitëve, për shkak te ndarjes partizanë e ballistë kishte plas një luftë vëllavrasëse.  Secila palë, herë partizanë e herë balliste,  vinin në këtë qytet paqësor dhe bënte masakra mbi popullsinë, rrëmbenin qytetarë dhe i pushkatonin. Në një nga këto ardhje, një njësit partizan rrëmbeu rreth 15 libohovitë dhe i mori me vete për ti dërguar në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Enver Hoxhës në Odriçan. Atje improvizuan një gjyq partizan dhe dy nga libohovitët që i mbanin si rob, u vendos ti dënonin me vdekje. Fillimisht i lanë të lidhur nën hijen e një peme deri sa të vinte koha për ekzekutimin.  Andej kalon partizania Vito Kapo që atë kohë shërbente në Odriçan pranë shtabit të Enver Hoxhës. Afrohet nga robërit libohovitë dhe pyet se çfarë janë këta. I thanë i kemi sjellë nga Libohova e janë familje ballistësh. Vito Kapo që ishte vetë nga Zagoria, i njihte libohovitët ndaj  iu afrua dhe i pyeti një për një. Pasi bëri këtë gjë u takua me atë që drejtonte gjyqin dhe e pyeti se sa do të pushkatonin. Dy, i tha ai partizani, besoj se kaq mjafton. Të tjerët do ti lëmë të lirë. Jo, thërriti partizania Vito Kapo. Jo dy, po katër. Pastaj shkoi tek ata që i mbanin të lidhur, zgjodhi dhe dy të tjerë, e kështu të katërt i mbajtën. Të tjerëve u thanë të iknin e po të donin mund të futeshin në radhët e partizanëve. Të katërt ata që i ndanë në një anë pas pak i pushkatuan. Kështu që dy shpirtra njerëzorë janë në ndërgjegjen e pavrarë shtrigës komuniste  Vito Kapo. Mirë është të pyetet kjo plakë se çfarë kishte me ata dy libohovitët e mjerë. Për me tepër duhet pyetur çfarë mban mend ende nga ajo kohë krimesh të përbindshme  e kjo para se të ketë rrjedhur krejt e të ketë dredhur bishtin. Këtë histori ma tregoi kohët e fundit një libohovit që nuk dëshiron të identifikohet sepse është person i njohur publik. Por ajo partizania shtabiste e Enverit nuk ka në ndërgjegje vetëm jetën e dy libohovitëve. Vito Kapo ka qenë antare e presidiumit të Kuvendit Popullor që miratonte dënimet me vdekje. Ka miratuar dënimin me vdekje të Skënder Dajës dhe tre të burgosurve të tjerë të Revoltës së Spaçit më 24 maj 1973. E ka miratuar vendimin me vdekje të 22 vjeçarit Skënder Daja vetëm pse këndonte me kitarë këngët e Adriano Çelentanos (Skënder Daja ishte bir i një babai të pushkatuar, Qemal Daja në 1953). Vito Kapo ka ndërgjegjen e saj edhe pushkatimet e Dervish Bejkos, Pal Zefit, Hajri Pashajt e qindra të tjerëve.   Dhe asnjë prej kriminelëve komuniste nuk është dënuar nga drejtësia për rolin e tyre si xhelatë në duart e diktatorit që ka ekzekutuar rreth 6500 shqiptarë. Nuk e dimë pse hesht Europa në këtë rigjallërim të rrezikshëm të elementeve që e terrorizuan popullin shqiptar për 50 vjet deri në kufijtë e gjenocidit. Ka një rigjallërim të llahtarshëm të vemjeve të kuqe. Mendojnë se ju ka ardhur ora për revansh. Prandaj është e kuptueshme se pse kjo plakë e kuqe komuniste në ngordhje,  ka guximin marrok të mbrojë krimet e komunistëve, sepse kështu ajo mbron dhe krimet e veta të përbindshme për të cilat mjerisht nuk është dënuar asnjë herë.  27 tetor 2016

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, njeriu i SFEVA

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-me-gjeneralin

 NE FOTO:Kryetari i OMONIA Leonidhas Papas, me gjeneralin e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak grek të Janinës Vasileos Andonios./
leonidha-papas-2-duke-folur-per-aneksimin-e-jugut-te-shqiperise

NE FOTO:Leonidha Papas, duke folur per aneksimin e Jugut te Shqiperise/

2-sebastianosNE FOTO: Sebastianos me Leonidhas Papas, 1994/

Nga Arben Llalla/

Kryetari i OMONIA, Leonidha Papas, doli me një reagim të dytë duke sulmuar shqiptarët që mbrojnë Çështjen Çame, por kësaj here duke u shfaqur si misionar i miqësisë greko-shqiptare. Por sa i sinqertë është Leonidhas Papas për paqenë dhe miqësinë greko-shqiptare?

Leonidha Papas është nga rrethi i Sarandës, djali i priftit të kishës ortodokse në Sarandë nuk u zgjodh rastësisht kryetar i organizatës më të madhe të minoritetit grek OMONIA, organizatë që dikton politikat e dy partive të minoritetit grek, PBDNJ dhe MEGA. Leonidha Papas vjen në krye të OMONIA me një aktivitet të ngjeshur ekstremist kundër Shqipërisë. Ai disa herë është shfaqur me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit dhe ka njohje të vjetra me figurat kryesore të politikës dhe fetare të Greqisë.

Leonidha Papas që në moshën të re ra në kontakt me Mitropolitin e Konicës, antishqiptarin e dalluar, Sebastianos. Për dy vite Papas jetoi në Konicë ku u trajtua si paraushtarak i grupit të shenjtë ortodoks. Më tej, u dërgua me bursë të studiojë në Selanik me rekomandim të Mitropolitit Sebastianos, pasi ishte anëtarësuar më parë në organizatën ekstremiste antishqiptare të themeluar nga Sebastiano, SFEVA. Papas ka qenë nënkujdesin e kryetarit të SFEVA, dega Selanik, Grigori Drigojas, i cili ishte arkitekti i propagandës së SFEVA deri sa vdiq në vitin 2005.

Grigori Drigoja disa herë ka qenë në Shqipëri duke vizituar zonat nga Korça e deri në Sarandë i shoqëruar nga Leonidha Papas. (SFEVA ka ndikim të madh prej disa vitesh në fshatin Polenë të Korçës që konsiderohet si projekt pilot për asimilimin e plotë.)

Pas mbarimit të studimeve disa vjeçare që nga viti 1990-2000, në Konicë dhe Selanik, Leonidha Papa me rekomandim të kryetarit të SFEVA, Grigori Drigoja vuri kontakte me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasios Janullatos. Takimin e parë sipas të dhënave u realizua në vitin 2000, në zyrën e Janullatosit. Pas bisedës me Kryepeshkop Anastasin, Papas u angazhua për ndërtimin dhe riparimin e kishave me fonde të siguruara nga Greqia si dhe për ndërtimin e 8.000 varreve boshe të grekëve. Me kalimin e viteve dhe botimin e disa shkrimeve për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, Leonidha Papas ka krijuar personalitetin e tij në klasën më të lartë të politike në Greqi. Në Kongresin e fundit të OMONIA-s atij ju çel rruga për postin e kryetarit. Ai u përball ashpër në votime me dy kandidaturat e rekomanduara nga Vangjel Dule, Alkis Pulis dhe Vasilis Kagjos, por me ndërhyrjen e organizatave ekstremiste dhe deputetëve grekë të forcave të djathta, Alkis Pulis u tërhoq nga gara dhe mbështeti Leonidha Papas.

Gjatë raundit të dytë për kryetar të OMONIA-s, Leonidha Papa bëri disa takime në Athinë me Asfalinë dhe Babis Karathanos për të siguruar mbështetjen e plotë. Papa u zgjodh në krye të OMONIA-s nga krahu ekstremist i minoritarëve grekë i mbështetur nga kisha greke, shoqatat nacionaliste, si nga kryetari i shoqatës Vorio Epiros, Babis Karathanos, një ekstremist i thekur dhe njeri i afërt me Mitropolitin e Konicës, të ndjerin Sebastianos, por edhe me kryetaren e shoqatës “Rinia e Vorio Epirit”, Eleni Dhimu, e cila kishte një sherr intim me Vangjel Dulen.

Pasi u vu në krye të Omonia, Leonidha Papa nisi takimet me krerët e lartë të shtetit grek, si dhe ato fetare. Papa pati ndikim të madh në disa kandidatura për kryetar bashkie që garojnë nën logon e PBDNJ. Kështu, ai mbështeti për Bashkinë e Konispolit, Anastas Gudas, me të cilin ka njohje qysh në fillim të viteve ‘90 në Selanik. Papas po punon pa u lodhur që një ditë Anastas Gudas të fitojë Bashkinë e Konispolit, me qëllimin e shkëputjes jo vetëm gjeografike të Konispolit dhe Finiqit nga jugu shqiptar, për të rënë nën ndikimin e Prefekturës së Gumenicës.

Leonidhas Papas ka kontakte të rregullta me Asfalinë greke, si dhe me krahun ekstremist të Agimit të Artë. Dyshohet se është stërvitur në kampet paraushtarake greke që synojnë realizimin e politik të bashkëngjitjes me Greqinë të Jugut të Shqipërisë. Leonidhas Papas ka bërë edhe piketimet në terrenin gjeografik në Shqipëri ku duhen bërë sulmet nga organizatat ekstremiste greke.

Pyetjet publike për Leonidhas Papas janë:

Çfarë e lidh Leonidhën Papas me grupin terroristë MAVI që bënë takime me krerët e kësaj organizate?

Përse Leonidhas Papas fotografohet me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë?

Përse ka kryer piketimet e rrugëve malore në kufirin greko-shqiptar nga Saranda e deri në Korçë?

 

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Letra e një Meshtari shqiptar dhe Enciklika antikomuniste e Piut XII

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


1-dom-shtjefni-2
Dom Shtjefën Kurti
 (Ferizaj, Kosovë, 25.12.1898 – Gurëz, 20.10.1971) prift, u pushkatua para banorëve të  Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës. E se kishte pagëzuar një fëmijë. Po ai kishte bërë shumë më tepër. I kishte shkruar letër Papës, duke i treguar një të vërtetë, që nuk duhej ta kalonte kurrë kufirin e rrethuar nga telat me gjemba.

Edhe pse jam meshtar i thjeshtë, po marr, plot respekt, guximin, t’i paraqes Shenjtërisë Suaj sa vijon, me që po më jepet rasti për ta bërë këtë, ndërsa është e pamundur për Ipeshkvijtë tanë.

Atë Fort i Shenjtë, do t’ Ju dhembë shumë, kjo që po Ju tregoj, por ngushëllohem kur mendoj se derdhi në zemrën engjëllore të përbashkët, hidhërimin me të cilin është përplotë shpirti ynë i krishterë e meshtarak. Ne, kleri shekullar e rregulltar, jetojmë në epokën e persekutimit të mirëfilltë.

Të gjitha veprimtaritë tona, në të gjitha fushat, janë ndërprerë; e jo vetëm, por edhe janë shkatërruar pjesërisht ose janë vënë nën mbikqyrje të rreptë. Janë mbyllur Seminaret, si ai Papnor i Shkodrës, ashtu edhe ai i françeskanëve e i jezuitëve, sipas udhëzimeve të bolshevikëve rusë, stërholluar nga urrejtja satanike e qeveritarëve tanë.

Përveç këtyre dhunimeve e mungesave, Kleri është në zi për vdekjen e dhunshme, të paraprirë nga tortura të padëgjuara, të nëntë meshtarëve, ndërsa vijojnë të vuajnë dënimin, në burgje të tmerrshme, nëntëmbëdhjetë të tjerë: e si të mos mjaftonin, çdo ditë flitet për arrestime të reja. Në çastin, kur po i shkruaj këto rreshta, më vjen lajmi se janë arrestuar edhe tre meshtarë të tjerë si dhe një numër i madh besimtarësh, katolikë e myslimanë: njëri nga tre meshtarët e kremtoi Meshën e tij të parë më 8 të muajit në vijim. Secili nga ne pret, me nënshtrim të qetë, të njëjtin fat. Ne e besimtarët tanë katolikë, nuk kemi shpresë të gëzojmë të drejtat e qytetarit, sepse njihemi si nënpunës të Vatikanit. Kushdo që na mbron, pas pak kohe, e vetëm për këtë arsye, flaket pa mëshirë në burg. Kush është me Selinë e Shenjtë, shikohet si reaksionar e armik i qeverisë së sotme komuniste. Vazhdimisht në gazetat, në fjalimet publike, në revistat humoristike, në trasmetimet radiofonike e në çdo mjet tjetër komunikimi, vihen në lojë feja, liturgjia, Vatikani e Personi Juaj August, ndjekur me ankth nga të gjithë katolikët e shpirtrat e ndershëm të besimeve të tjera. Jemi gati të vuajmë e të durojmë gjithçka, veç shpotitjes së Mëkëmbësit të Krishtit, gjë që na e pikëllon shpirtin e na i thellon varrët e dhembjes sonë të pamasë.

Këtu nuk ka kurrfarë lirie të fjalës, as të mendimit e as të shtypit. Gjithçka është vetëm në dorë të qeverisë ateiste e askush nuk mund t’u kundërvihet gabimeve, që përhap. Kush guxon të kundërshtojë, zhduket menjëherë nga faqja e dheut, pa shenjë pa dukë.

Shenjtëri, ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për t’u thënë, po mua më duhet të kufizohem me sa shënova më sipër, duke e shkruar ngutshëm këtë letër, nga frika se mund të kapem me dorë në të. Edhe një herë Ju siguroj se më vjen tejet keq, që po e hidhëroj kaq shumë shpirtin e ëmbël të Shenjtërisë Suaj me këtë letër kaq të ankthshme. Përkulur tek këmbët e Shenjtërisë Suaj, lypi përvujtërisht bekimin Tuaj Atëror Apostolik, për vete, për klerin e Tiranës, të kryedioqezës, popullin e për të gjithë, si ugur për një ardhmëri më të mirë e, sidomos, me shpresë se do të na mbështesni në luftën e sotme, pa asnjë luhatje, për fenë tonë e për lidhjen e pazgjidhshme me Personin Tuaj August”.

Letra, himn për besnikërinë e Dom Kurtit e të Kishës Shqiptare ndaj Kryebariut, drejtuar Papës në çastin tragjik, kur vihej në lojë vetë ekzistenca e Kishës Katolike në Shqipëri, datohet: 19. 09. 1946. Nuk dihet me ç’rrugë u nis, as nëse arriti ndonjëherë në dorë të Papës Piu XII. Dikush është në kërkim të saj.

Ndërkaq dihet nga të gjithë se më 1 korrik 1949, Kongregata e asokohsme e Zyrës Shenjte (sot Kongregata për Doktrinën e Fesë) botonte Dekretin, që njihet si “Shkishërim i komunistëve” (Scomunica ai comunisti), me të cilin Kisha Katolike distancohej nga ideologjia komuniste. Sipas së drejtës kanonike, nuk bëhet fjalë, formalisht, për shkishërim të dhënë nga Selia e Shenjtë me nismën e saj, por për një deklaratë zyrtare sipas së cilës:

“Të krishterët nuk duhet të shkruhen në partitë komuniste ose t’i ndihmojnë komunistët. Nuk duhet të botojnë, të përhapin ose të lexojnë libra, revista e gazeta ose pamflete, që mbështesin doktrinën ose praktikën e komunizmit, e aq më keq, të shkruajnë ndër to. Besimtarët, që dëshmojnë doktrinën komuniste materialiste e antikristiane, posaçërisht ata, që e mbrojnë dhe e përhapin, bien ipso facto në shkishërimin e rezervuar nga Selia e Shenjtë dhe përjashtohen prej sakramenteve, si mohues të fesë katolike”.

Të gjithë ata, që besojnë me të vërtetë, e kanë për detyrë ta përhapin ketë dekret të Zyrës Shenjte, shkruar nën papninë e Piut XII! Thua të ketë lidhje ndërmjet Letrës, përpjekje tejet e guximshme e një meshtari shqiptar për t’ia prerë hovin ideologjisë, që po i vinte flakën gjysmës së botës, e “Shkishërimit” të Piut XII? Do të vërtetohet, kur të flasin arkivat!(Kortezi-Radio Vatikani)

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

BALLISTIN SEJFI PROTOPAPA E KISHA MIK NË BOSTON

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-sejfi-protopapa-dhe-kolec-traboini-2005-boston-aNga Kolec Taboini/ Sejfi Protopapën (20 shkurt 1923 – 13 Prill 2014), ndjesë pastë, e kam pas mik të mirë. Së pari erdhi e me takoi në një festë të Flamurit në Pier Four, restoranti i atdhetarit Anthony Athanas. Ishte viti 2005. Siç shihemi në këtë fotografi kur ishim bashkë në atë gëzim të shqiptarëve të Bostonit. Më tha ti qënke gazetar e unë jam i interesuar për gjithçka që ngjet në atdhe. Më tregoi se pas vitit 1990 i kishte shkuar në derë të shtëpisë Dritëro Agollit e i kish thënë ja ku erdha me së fundi, jam ai Protopapa yt i zi. Dritëroi ishte mpirë. E kishte ftuar të hynin brënda të mos llafosnin në derë. Dhe nga fjalët e para të ashpra, nën vështrimin e Sadijes që drithëronte se mos ndodhte gjë e keqe, ja kishin kthyer si shqiptari me shqiptarin me raki. Profesor Sejfiu, se kështu i thoshnim, më vinte edhe në shtëpi në Boston. Ja shtroja me raki Shqipërie në verandën e shtëpisë pa harruar një kafe të zezë në fund. Aty e kishte kënaqësinë. Ishte me të vërtetë shumë miqësor, shumë i kulturuar dhe një burrë i urtë me edukatë të lartë. (Dhe akoma e kësaj dite bijtë e çobanëve komunistë na tregojnë ballista pulash). Sejfi Propapa, bir avokati, që dikur ishte me rininë e Ballit në Berat, më parë qe njohur me Kristaq e Margarita Tutulanin(i kishte pas miq por ideologjia e luftës i ndau), ishte një nga shqiptarët më të shkolluar në Amerikë. Mjafton t’ju them se punonte fizikant në NASA. E kujtoj me respekt dhe jam krenar që ai me konsideronte ndër miqt e tij, ai ballisti, dijetari shqiptar më i shquari në Amerikë.

Kolec P. Traboini 27 tetor 2016

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

URIM në 70 vjetorin e Lindjes

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

*KUJTIM GJONAJN,  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…/

gjonaj-21492587_977866562225742_9106368773345122687_o719Një urim nga Nju Jorku në 70-të vjetorin e regjisorit Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”/

1551551_10202953420898973_803697481_n Nga Keze Kozeta Zylo/12553090_1748227942073669_6952050826834347007_n

Arti nuk njeh kohë, nuk njeh kufij, nuk njeh mure e për më tepër moshë.  Arti dhe krijuesi i artit është si vera e vjetër, qësa më shumë qëndron aq më e dashur bëhet. Ja kështu po ndodh dhe me regjisorin e shquar z.Kujtim Gjonaj në 70-të vjetorin e lindjes së Tij, rritur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë me origjinë nga Mezhgorani i Tepelenës.  Nuk kishte sitë ndodhte ndryshe me Kujtimin, përveçse të dashurohej me artin, sepse të kesh parë nga afër muzgun e mëndafshtë blu mezhgoranas, borën e bardhë majave si vello transparente e nuseve në ditën e dasmës, lulet e bardha të kumbullave me një vijëzim rozë anash si qëndismë paje, gurgullimën e përroit që derdhet si argjend nëlumin Vjosa dhe ndërkohë tëdëgjosh për luftrat, bëmat heroike, për shkollën shqipe dhe mësuesit e saj që shpërndanin dritën e diturisë, për avokatin e Pavarësisë Feim Bej Mezhgoranin patjetër që diçka do të futet në rremba të gjakut dhe do të ngacmojë gjer në lulëzim marramendës një ditë…Mjaft dokumentarë me figura nga më të ndritura historike dhe të artit kanë vlera të padiskutueshme, kanë shpirtin e një artisti me veshje të argjendtë poetike.Nuk e di sepse kam një ndjesi të ndaloje së pari tek filmi dokumentar me titullin “MARGARITA”, ku vetë emri i saj plot shkëlqim nuk e ka munduar fare për titullin, sepse çdo shkronjë ndriçon, bën dritë.  Margarita është ikona e bukurisë femërore dhe e artit njëkohësisht.  Binomi bukuri dhe art i kanë dhënë perëndeshën e frymezimit regjisorit për tësjellë për publikun këtë film të realizuar mjeshtërisht.  Figura brilante e Margaritës, aktrimi i saj mahnitës me siguri në se do të jetonte në botën e lirë medoemos do të kishte tërhequr vëmendjen e Hollivudit…13403822_10208175636100848_4486082663849462926_o-1

Margarita edhe pse i ka kaluar të 80-at ajo qëndron si një hyjneshë e bukur dhe virtuoze në aktrim.  Loja e saj aktoreske është siç thotë Bokaçio për poezinëse: “Sa më shumë ikin vitet, aq dhe mëbrilante bëhen tercinat e Dantes”.12485963_1750736121822851_562148055194698113_oVetë Margarita është POEZI!…

Dokumentari për Çamërinë të titulluar “Endrra e Çamërise” duket sikur vjen nga lashtësia homerike, ku së bashku me skenaristin Enver Kushin trokasin fort në zemrat shqiptare, në ndërgjegjen kombëtare për zgjimin e saj, për Sulin, Prevezën, Paramithin e gjithëÇamërinë.  Çamëria në këtë dokumentar me gjithë materialin e sjellë nga arkivat e ndryshme jepet e plotëështë një frymëzim për brezat, ështëprush që qëndron i ndezur, është dëshmi në ninëzat e syrit çam…

1185326_1379113568985110_1252442891_n

Endrra e Çamërisë duket sikur mbledh rreth oxhakut ne Ninat në fshatin e lindjes së Hasan Tahsinit, Burrat e saj duke filluar me Hoxha Tahsin, poetin Bilal Xhaferri etj…  Me të drejtë filmi dokumentar është quajtur “Deti i diturisë”, ku Hoxha Tahsin nga rektori i Universistetit në Stamboll shkon dhe me studime nëUniversitetin e Sorbonës në Francë etj.  Filmi dokumentar është një libër i dijes që të ngërthen pas ekranit dhe përsëri kërkon që tëmos mbarojë aq shpejt…  Eshtë populli çam i martirizuar, i dëbuar nga trojet qëtë sjellë pranë poetin Xhaferri me baladën çame i cili shkruan:  “Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri/ Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote/ mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore/… Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri/ Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…Lamtumirë, Çamëri”!Regjisori Gjonaj ka punuar në nje nga institucionet më të mëdha të artit kombëtar në Kinostudio dhe padyshim vazhdon të sjellëme atë pasion, profesionalizëm artin e bukur shqiptar.  Të realizosh një sërë dokumentarësh filmik me figurat më të shquara historike do të thotë të bësh një punë voluminoze, cilësore të bredhësh gati fusha e male, shtete, dete e oqeane sepse e tillëështë gjeografia e lëvizjes së shqiptarëve nëpë botë, nga historia, fati dhe vetja…Dokumentari filmik “Ditët e fundit të një luani” për Ali Pashë Tepelenën me skenar nga poetët e mirënjohur Petrit Ruka dhe Sadik Bejko është një kontribut tejet i vyer i regjisorit Gjonaj dhe shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, është nje kontribut për të gjithë shikuesit e shumtë, sepse Ali Pashë Tepelena është burri që drodhi dhenë, është burri qëi vuri kufirin tek thana hordhive turke që pas vdekjes së Gjergjit të Madh, është burri që ka tërhequr vëmendjen e më shumë historianëve dhe diplomatëve të huaj në histori për Shqipërinë…

Ndonëse është e pamundur qët’i përmledhësh në një shkrim të gjithë filmat dokumentarë që ka realizuar Gjonaj përsëri do të ishte e udhës sëshenjtëtëpërmendnim Shenjtoren e Kombit shqiptar dhe të gjithë botës Nënën Terezë të sjellë nëpërmjet një dokumentari tejet special nga Gjonaj.  Sa here që e transmetojmë në TV “Alba Life” në New York filmin dokumentar për Nënë Terezën shikues tëshumtë na marrin dhe na kërkojnë që ta ritransmetojmë dhe ne shpesh here jua kemi realizuar dëshirën, sepse ështënjë etje e tyre, është dashuri emigrantësh për kulturën, për figurat e shquara historike, ku mids tyre Nëna Terezëështë pasaporta e identitetit, eshte mirësia e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Duke i parë të gjithë filmat dokumentarë nga regjisori Gjonaj dhe realizimet marramendëse të cilat janë histori sepse kanë brenda zjarrin, hirin dhe vullkanin e kohërave, sjellin zëra dhe jehona të maleve kryelartë, pohoj se kjo krijimtari përbën një pasuri që do tëruhet përjetësisht në shpirtin e popullit.

Eshtë një pasuri që të kujton regjisorin e famshëm hollivudian Steven Spielberg i cili thotë:  “I’ve always wanted to tell a story about Lincoln. I saw a paternal father figure; I saw someone who was completely, stubbornly committed to his ideals, to his vision”, që përkthehet: “Unë kam dashur gjithmonë për të treguar një histori rreth Abraham Lincolnit. Unë pashë një figurë tebabait.  Unë pashë dikë që ishte i kompletuar dhe me kokëfortësi mbronte idealet, sipas vizionit të tij.

Në dokumentarët me figurat më brilante të Kombit ai eksploron me një perceptim të qartë intelektual,  vizual, me një levizje të ndjeshme estetike dhe me nje shije të lartë elitare.Në moshën më të pjekur dhe më të re të 70-ve pasi ka shijuar vitet e arta të rinisë, tashmë ka arritur pjekurinë maksimale për punë dhe më të bukura që e presin përpara.  Projektet befasuese që ka përpara e sfidojnë moshën, harrojne vështirësitë, lodhjet dhe të kujtojnë aktoren e famshme Sofia Loren e cila thotë se: “There is a fountain of youth: it is your mind, your talents, the creativity you bring to your life and the lives of the people you love. When you learn to tap this source, you will have truly defeated age”, qe perkthehet se:

“Atje është një burim i të rinjve: ai është mendja juaj, talenti juaj, kreativiteti që sjellë në jetën tuaj si dhe jetën e njerëzve që ju duan. Kur ju mësoni  të trokisni lehtë në këtë burim, ju do të keni moshën e vërtetë të mposhtur.

Të gjitha këto i bëjnësfidë kohës nëper tëcilën kaloi dhe po kalon.  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…

Krijimtaria e Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”

Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Thirrja, (1976)

Regjisor

Shëmbja e idhujve, (1995)

Djemtë e Valiasit, (1984)

Dokumentarë

Ali Pasha Tepelena, Faik Konica, Jeronim de Rada, Naim, Mother Teresa and Sulejman Pitarka, Margarita, Hasan Tahsini, Gjithcka per Kosoven, etj

Vlerësimet

Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëBujar Nishani

Nderi i Tepelenës nga Bashkia me k/bashkiak Tërmet Peci

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, 1986, filmi “Kështjella e këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), 1995, me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo), 1998.

 

16 Nëntor, 2016

Staten Island, New York

 

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


PERPJEKJET PER ALFABETIN E SHQIPES

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kongresi i Manastirit priu pavarësinë e shtetit shqiptar/1-kongresi-i-manastirit-300x169Nga Geg Kosova/
Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historisë së popullit shqiptar. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare.

Tash kur shkruajmë këta rreshta, në shënim të përvjetorit të shkronjave shqipe. Kthehemi 104 vjet mbrapa, më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, tash qytet nën juridiksionin e Maqedonisë, ku pat filluar punimet Kongresi me rëndësi të madhe për gjuhën, kulturën, historinë dhe çështjes shqiptare përgjithësisht. Ruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe hsitorisë së popullit shqiptarë. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare. Kongresi i Manastirit, tuboi personalitetet më të ditur, intelektualët dhe shkrimtarët më të angazhuar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, të cilët në këtë kongres do të vendosnin njërën nga problemet themelore të gjuhës shqipe, vendosjen e një alfabeti të shqipes. Kongresi i Manastirit u mblodh në kohën, kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare, po arrinte kulmin e qëllimet e saj kundër synimeve të krahut të Lindjes orientale osmane te dobesuar, e krahut të Lindjes sllave-greke synuese e gallabrimit te trojeve shqiptare, për të cilën shumë patriotë e pishtarë të shkrimit,e të shqipes shqipe flijuan jetën.
Rruga e mundimshme
Përpjekjet e tyre për shqipen e shkruar kishin një vazhdë të përgjakshme në kohë dhe hapësirë shqiptare. Që nga viti 1462, kur merret dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe e gjerë në vitin 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit, 36 shkronjat, shenjat grafike të cilat shënojnë 36 tingujt e gjuhës sonë, kaluan rrugë të mundimshme, shkronjat tona kaluan këtë rrugë sa edhe vet populli që fliste gjuhën e këtyre shkronjave. Sa me të drejtë Sami Frashri për këtë thotë; “Është për tu çuditur, qysh ka rrojtur gjerë më sot kombi shqiptarë, duke mos shkruar e duke mos kënduar gjuhën e vetë, kur janë humbur kaq kombe, që shkruanin e këndonin gjuhën e tyre. Siç janë syrjanët, kaldënjasit, latinët e të tjerë”. Kushtet e egra që i rrezikonin nga të gjitha anët, të cilat i kaloi gjuha dhe alfabeti ynë, që nga osmanët që synonin të përhapnin përmes mejtepeve e medreseve sa më bindshëm fenë islame e kultin e saj, në të cilat shkrimi i fëmijëve shqiptarë bëhej me alfabet arab. Kishat në anën tjetër vepronin me alfabet latin e grek, e një kohë edhe me atë sllav. Kishin të vetmin qëllim, shkombëtarizimin e shqiptarëve, sepse ndjenja shqiptare ishte pengesë që jo vetëm pengonte fenë islame dhe shtrirjen e ortodoksizmit, por, ajo edhe urrehej me gjelazi në formë e përmbajtje primitive. Patriarkana Greke, aleate e këtij morali të keq, mundohej me gjitha mjetet të formojë bindje, se shqiptarët janë të topitur për kulturë, madje shqiptarët nuk kanë asnjë dëshmi nga e kaluara e tyre primitive. Ky veprim grek mundohej të bind opinionin e kohës, se shqiptarët që më kohë nuk kanë pasur elementin qenësor kombëtar GJUHËN, mjetin elementar, jo vetëm kulturor, por edhe kombëtar. Ata injoronin, se gjuha e shqipe është gjuhë barbare. Andaj e mallkonin dhe e ndëshkonin çdo shqiptarë, që përpiqej të shkruante e të mësonte gjuhën kombëtare. E si duket, çdo veprim që me masa shtrënguese mundohej ta ndalonte i huaji, shqiptarëve iu shtonte rrezistencën. Kjo përpjekje e vetëdisimit shumë shqiptarë të moteve të rëndë i ka bë të mëdhenj kombëtarisht. Përkundër urrejtjes e represalieve të të huajve kundër gjuhës, kulturës dhe popullit tonë, iluministët tanë, dëshmorë të gjuhës e kombit, kurrë nuk u përulën para sakrificave. Me vetsakrificë ata shkruanin abetare e tekste shkollore dhe ato i shpërndanin ndër bashkombasit, që të mësojnë gjuhën e tyre. Në këto rrethana, ata hapën edhe shkollat e para, si ajo e Korçës dhe simotrat e saj të mëvonshme. Nuk ka dyshim se fara e hedhur nga Naum Veqilharxhi, Pandeli Sotiri, P. K. Negovani, P. N. Luarasi e rreshti i madh pas këtyre pishtarëve të arsimit tonë kombëtarë, do të jetë ftillues i mbarsëm nga farëhedhësit e mirë, të niset kjo rrugë e mbarë e të vijë gjerë në ditët tona. Pionierët e saj të nderohen e të çmohen prej gjithë breznive që vijnë pas tyre. Kësaj rrugë të trasuar, kësaj kulle të madhe e të fortë, të cilës themelin ia vuan pishtarët tanë të lavdishëm, më vonë çdo shqiptarë atdhedashës “i ka vuar nga një gurë, që ajo të jetë edhe më e madhe e më e fortë”. Kjo është kalaja e kulturës sonë kombëtare sot.
Rruga e shkronjave shqipe
Alfabeti ishte problem i dorës së parë për gjithë shqiptarët përparimtarë të shekullit 19-të. Megjithëkëtë, ky shekull kaloi pa e zgjedhur problemin e shkronjave të shqipes. Edhe pse kësaj rrugë rrugëtuan personalitetet e gjuhës dhe kulturës kombëtare, që nga Buzuku, Budi, Bogdani, Matrënga, Bardhi e të tjerë shkrimtarë të veriut, që veprat e tyre i shkruanin me alfabet latin, ata herë-herë tentuan që ato ti zëvendësojnë me ndonjë shkronjë të veçantë përshtatur natyrës fonetike të gjuhës shqipe. Shkrimtarët e jugut, të njohur me emrin Bejtexhi, Nazim Frakulla, H.Z.Kamberi. M.K.Çami, Dalip e Shahin Frashri e të tjerë, shkruanin shqipen me alfabet arab, nga të cilët nuk vërehet ndonjë tentim në drejtim të zgjidhjes së një alfabet të shqipes. Ndërsa arbreshët matanë Adriatikut, patën angazhime në zgjidhjen e alfabetit të gjuhës arbëreshe. Veçohet De Rada me dy Kongreset e mbajtura për gjuhën shqipe. Kamarda bëri tendencë për një alfabet të ri, por nuk pati jehonë /Alfabeto generalo Albano Epirotika/. Rrugës së shkronjave shqipe, pos individëve prinë edhe shoqëritë patriotike të shqiptarëve jashtë dhe brenda atdheut. Alfabeti gjatë ishte pikësynim i të gjithë shqiptarëve, sepse shkrimi i shqipes me shkronja të njësuara, peshonte edhe njësimin e vet shqiptarëve. De Rada me të drejtë shkruante, “Alfabeti nuk duhet të shkaktojë, që ne të zihemi si gratë” Kjo zgjidhje do të bënte një zgjim të tërësishëm dhe do të ndihmojë për shkëputje nga okupuesit dhe aspirantët grabitqarë. Përpjekjet e Rilindëseve ndikuan që ata të veprojnë të përbashkuar në çështjen kombëtare, ata krijuan alfabete të shqipes dhe ato i përhapnin ndër shqiptarët. Kështu, Naum Veqilharxhi hartoi alfabetin origjinal në vedi, të cilin u mundua ta përhap në Shqipëri. Kristoforidhi përdori alfabetin e veçantë me vetëm dy shkronja të huazuara nga greqishtja, Jubani përdori alfabetin latin edhe pse ai numërohej ndër autorët e parë të shekullit të kaluar me veprën “Raccolta di conti popolari rapsodia albanesi”. Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 kishte një alfabet të veçantë, i cili pati afirmim bukur të gjerë dhe pati ndikim edhe në alfabetin e sotëm, për dallim ka vetëm 10 shkronja. De Rada me punën e tij prej vigani, gjashtë dekada u muarr me letërsinë dhe gjuhën shqipe, por edhe çështjes së shkronjave të shqipes nuk iu nda. Më 1836 botoi veprën “Këngët e Milosaut” me alfabet latin, të kombinuar me disa shkronja greke e disa të tjera konvencionale. Kurse më 1894 dha një alfabet të veçantë të kombinuar me shkronja latine e greke. Më parë kishte botuar edhe një gramatikë në Firence më 1870, “Grammatica della lingua Albanese”. Kamarda hartoi tri alfabete të një pas njëshme. Më 1870 botoi alfabetin e tij më të përsosur i cili ofrohet shumë me këtë të sotshmin, edhe pse siç thamë më parë, ai nuk kishte ndonjë shtrirje të madhe, ai i jep shkas Kamardës të numërohet ndër filologët tanë të mëdhenj. Kuptohet edhe me veprat tjera nga fusha e gjuhësisë.
Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipës
Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipes, gjatë gjithë shekullit 19-të, ishin të pandërprera. Nuk ka dyshim, patriotët e Rilindjes Kombëtare këtë çështje e kishin me prioritet që kërkonte zgjidhje të shpejt. Nuk mungonin shkrimet e angazhimet personale të autoriteteve kompetente, të shkrimtarëve dhe dijetarëve, as angazhimet e tyre në grupe dhe shoqëri të organizuara shqiptare jashtë e brenda atdheut. Një tentim për këtë çështje të madhe e njohim edhe nga i madhi Ismail Qemaili me bashkëveprimtarë, V. Pashën, Kristoforidhin e Hoxhë Tahsinin, Poashtu një tjetër iniciativë e njohur më 1869 dhe prapë më 1872, që nuk u kororizuan me ndonjë sukses. Megjithëkëtë, këto njihen për fille të mbara në këtë drejtim. Filologu ynë i famshëm Kristoforidhi edhe një herë tentoi më 1877 të bëjë një zgjidhje, por edhe kjo nuk doli fatlume. Megjithatë, këto tentime nuk janë të pafrytshme, meqë, mu këto ishin nisje e mbarë për një shtruarje të përbashkët të kësaj çështjeje kombëtare. Vetëm një vit pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1879, u formua Shoqëria e Stambollit, çështjen e alfabetit e shtroi në përmasa të gjëra. Këtu mbahet mbledhja e 28 personaliteteve autoritative, mes tyre edhe tre Vëllezërit Frashri, Abdyli, Naimi e Samiu, së bashku edhe me P.Vasën, Said Toptanin, H. Tahsinin, Ali Vrionin, Koto Hoxhin, Ibrahim Dimën, Nikollë Bonotin, Anastas Frashërin e shumë atdhetarë të tjerë. Këto autoritete formojnë në Stamboll shoqërinë “Drita” dhe pas tre numrave të revistës me emërin “Drita”, revista merr emrin “Dituria”, e cila nga katër variantet e mundshme të alfabetit të kësaj shoqërie, ai i Sami Frashërti u bë bazë për hartimin e teksteve dhe veprave të botuara më vonë nga kjo shoqëri. Në shoqërinë e Stambollit u botua Abetarja e parë shqipe në 20.000 kopje, që doli me emrin “Alfabetore e Gjuhës Shqipe”. Alfabeti i kësaj shoqërie u njoh me emrin Alfabeti i Stambollit, ose edhe Alfabeti i Frashërve, i cili një kohë pati jehonë të madhe edhe në shumë koloni shqiptare, si në Bullgari, Rumani dhe në disa hapësira të trollit amë në Shqipëri. Çështja e një ABECEDE të gjuhës shqipe, ishte jo vetëm aktuale, por edhe e domosdoshme në këtë vlug të ngjarjeve historike të popullit tonë. Në të njëjtën kohë shqiptarët ishin përballur edhe me kërkesa të vështira politike teknike dhe praktike, për shkak të gjeturisë së shtypjes, mundësisë tipografike që dispononte autonomia turke. Se kishte disa propozime në këtë tubim.
Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabete të përbashkët për gjithë shqiptarët
Alfabeti i Stambollit dominoi shumë kohë, megjithatë, nuk pati shtrirje në gjithë kombin. Ai u përhap shumë në shqipen e jugut, ndërsa në veri dominonte Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Alfabeti i Stambollit u pranua për shumë arsye, në dorë të parë ishin arsyet politike, fonetike dhe gjeolinguistike, me të cilat ky alfabet ju dha grusht të fortë armiqve të gjuhës sonë në aspektin politik, ndërsa në parimin fonetik kishte “çdo shkronjë të ketë vetëm një zë dhe për një zë një shkronjë në vete”. Parim që nuk do të zbatohet as në Kongresin e Manastirit, edhe pse ky alfabet do të shërbejë për bazë dhe kishte idhëtar edhe Mjedjen. Për çështjen e alfabetit, përpjekjet shqiptare nuk marrin fund, Shoqëria e Stambollit përdori për bazë shkronjat dhe fonemat e alfabetit latin me çka iu kundërvu tendencave armiqësore të më parshme turkomane e grekomanë. Përkundër shtrirjes së tij në trollin shqiptarë, jashtë tij gazetat përdornin alfabetet e tyre të veçanta. Kjo ishte frymë e pa konsoliduar në shkallë të gjerë kombëtare dhe tendencë e pashuar nga armiqtë, që gjuha shqipe të mos ngrite nivelin e saj me shkronja të veçanta. Andaj, nga shqiptarët me kënaqësi vështrohej përcjellja e shkrimeve të saj, po aq sa vështrohej me kërcënim nga të huajt. Kështu vepruan “Albania”e Konicës, që ishte tribunë e shtypit të kohës, “Kombi” në Amerikë dhe të tjera, përveç Bukureshtit dhe Sofjes.
Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabet të përbashkët për gjithë shqiptarët. Sipas dokumenteve të njohura, shqipja e fillimit të shekullit 20-të, përdorte shtatë apo tetë alfabet të ndryshme, vitet e mëhershme në shkrimet e pakta të shqipes përdoreshin edhe 52 alfabete, nga kjo me të drejtë ankohej lexuesi i kohës, çka do të bënte i mjeri shqiptarë për ta kënduar gjuhën e tij? Cilat ti merr, e cilat ti lë? Gjendja e tillë për shqiptarët e atëhershëm, me shkallë të ultë të arsimimit, ishte shumë e komplikuar dhe kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë e fatlume. Përball forcave përparimtare kombëtare, armiqtë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, përpiqeshin që me çdo kusht, ta mbanin popullin tonë në një gjendje pakrye. Disa nga ata dilnin gjëja se përkrahnin myslimanët, e të tjerët dilni, se përkrahnin të krishterët. Kështu me këto “përkrahje” të njërës palë të pengonin palën tjetër, thjeshtë ata pengonin gjitha proceset shqiptare në këtë drejtim. Fundi i shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit 20-të, përveç rritës së madhe të Lëvizjes Kombëtare për lirimin e shqiptarëve nga zgjedha pesë shekullore e Turqisë. Patriotët shqiptarë vazhduan luftën, lëvizja rritej, lufta politike pa aleatë thuaja vendnumëronte, ndërsa lëvizja kulturore zgjerohej. Rritej numri i krijuesve dhe veprave artistike në gjuhën shqipe si edhe numri i revistave, gazetave, shoqërive kulturore jashtë dhe brenda tokave tona, Rrjeti dhe niveli i shkollës shqipe u zgjerua, krahasuar me atë të fillimit në Korçë (7 mars 1887), Realisht u poqën kushtet që edhe çështja e alfabetit që ishte afër zgjidhjes të përkryhet. Me iniciativën e Klubit “Bashkimi” të Manastirit, u ftua Kongresi i Manastirit, i cili do të mbahej në Manastir prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Për këtë ngjarje monumentale të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare, që merret ndër ngjarjet dhe datë më e madhe historike e shpirtërore kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, Kongresi i ABC-së shqiptare i priu shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, më 28 ëntor 1912 në Vlorë.
Roli i shoqatave “Bashkimi” dhe “Agimi”, e Shoqëria e Stambollit.
Iinfluencë të madhe kishte kleri katolik i veriut At Gjergj Fishta, që atë kohë drejtonte shoqërinë “Bashkimi” në Shkodër. Temë e vetme e këtij Kongresi ishte zgjidhja e alfabetit të shqipes. Në Kongres morën pjesë 150 të deleguar nga të gjitha viset dhe kolonitë shqiptare, në mesin e tyre kishte edhe konzujë të huaj, në Kongres ishin të përfaqësuara edhe besimet fetare. Delegatët, sipas dëshmive të kohës, vinin të hipur në kuaj, ishin të veshur solemnisht dhe solemnisht priteshin nga shqiptarët anas të Manastirit me rrethinë. Përfaqësuesve në Kongres të Manastirit, vendorët para ndërtesës ku mbahej kongresi ju shtruan rrugën me qilima e sixhade, që nga ura gjer te ndërtesa tri katshe me kupolë, ku tuboheshin të deleguarit, të cilëve nga vendorët iu sigurua edhe roje për mirëvajtjen e sigurisë gjatë punës së Kongresit. Delegatët ishin nga Manastiri, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Kolonja, Janina, Selaniku, Bukureshti, Konstanca, SHBA-të, Sofja, Egjipti dhe Italia. Kongresi zgjati disa ditë. Për datën e fillimit ka mendime kontestuese, disa thonë Kongresi filloi më 12 nëntor, disa mendojnë më 1 nëntor, madje një konzul serbë thotë se Kongresi u mbajt diku në dhjetor. Por, data e 14 nëntorit, sipas gjithë dokumentacionit dëshmon realitetin dhe saktësinë e vërtetë të mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Kongresi që në fillim zgjodhi kryetarin e Kongresit Mit-hat Frashërin të birin e Abdyl Frashërit, Sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi ndërsa nënkryetar i Kongresit u zgjodh Grigori Cilka dhe 11 anëtarë të tjerë. Kongresi zgjodhi edhe një Komision të zgjeruar nga shoqëritë “Bashkimi dhe “Agimi”, Shoqëria e Stambollit dhe personalitete tjera nga shoqëritë dhe kolonitë shqiptare, që pas diskutimeve, propozimeve dhe mendimeve të ndryshme, më 22 nëntor 1908 Komisioni solli një konkluzë. Në të cilën para Kongresit u sollën dy alfabete alternative të mundshme për përdorim të barabartë, të cilat vet koha, në zbatueshmërinë praktike të tyre, do të dëshmojë cili nga ata të merret për alfabet të shqipes dhe për gjithë shqiptarët. Për variant u moron Alfabeti i Stambollit dhe një alfabeti me bazë alfabetin latin. Komisioni dhe Kongresi vendosen, që në të gjitha shkollat dhe në të gjitha revistat dhe shkrimet e shqipes, të përdorën këto dy alfabete alternative. Komisioni përbëhej nga këta anëtarë: Atë Gjergj Fishta, Kryetar. Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit-hat Frashri, Shahin Kolonja, Dhimitrak Budi, Ndre Mjedja, Fehmi Topuli, Nuset Vrioni dhe Grigor Cilka, anëtarë. Të gjithë u zgjodhën me votë të fshehtë. Në këtë komision u zgjodhën personalitete eminente me qëllim të mos bazohen në alfabetet e deri atëhershme të përdoruar në gjuhën shqipe, edhe pse më parë Kongresi kishte vendosur që për alfabet të shqipes të mbështetej në alfabetin latin, i cili për gjitha parimet gjuhësore i përgjigjej shqipes. Komisioni mori për çdo tingull të shqipes veç e veç një shenjë grafike të veçantë, gjegjësisht për çdo tingull një shkronjë. Analiza e thellë e praktikës gjuhësore për disa tinguj kërkoi një punë e gjatë. Pas diskutimeve të rrepta, të nivelit gjuhësor e shkencor, në mes të delegatëve në Kongres, u murr vendim, që disa tinguj të shqipes, duhet të shënohen me dy shenja grafike. Kështu që, më 22 nëntor 1908, Komisioni arriti të propozon qëndrim definitiv para Kongresit. “Pasi që u kënduan verbalist ditëve tjera, e pasi që e pamë, se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, por jo aq sa të na kënaqë të gjithëve, e ti shërbente si përparim dhe diturisë ndër ne; Të shtyre edhe nga disa shkaqe të përjashtme e shtyem prapa, e me pëlqim të të gjithëve u vendos që: Të merret ABECE-ja e Stambollit, e me te së bashku, një ABECE thjeshtë latine, që të përdorën bashkërisht në mes të shqiptarëve”. Nga kjo vërehet, se Kongresi i Manastirit nuk e zgjodhi përfundimisht çështjen e alfabetit të shqipes. Por, Kongresi e thjeshtoi shumë rrugën e pakrye që deri atëherë e mundonte shkrimin e shqipes. Padyshim ky trasim lehtësoi shumë zgjedhjen definitive, që do të arrihet brenda një kohe relativisht të shkurtër më 1910. Korpusi fonetike e fonologjik i shqipes, ligjet dhe zhvillimet e brendshme të gjuhës sonë, përmbushen me 36 shkronjat e kërkuara kahmot, që janë përkatëse me 36 tingujt fonetik të shqipes, shkronjat me bazë latine të cilat i kemi sot të afërta me shkronjat e shumë gjuhëve të zhvilluara të botës. Prej këtu e tutje shqiptarët me punën e tyre i dhanë hov luftës dhe punës krijuese mendore edhe kundër pushtuesve dhe lakmisë së tyre për të imponuar shqiptarëve gjuhën e tyre. Hovi i zhvillimit të gjithmbarshëm të vetëdijes shqiptare për gjuhën dhe zhvillimin e vlerave pozitive shpirtërore kombëtare, dobësoi furinë e synimeve imponuese dhe nëpërkëmbjen e këtyre vlerave kombëtare nga të huajt.
Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan
Për Kongresin e Manastirit gjithë pjesëmarrësit e në veçanti Fishta, Mjedja, Mit-hat Frashri, Gurakuqi, Grameno, Hilë Mosi, Bajo e Qerqiz Topuli e shumë të tjerë, kanë luajtur rol me rëndësi, alfabetet e të cilëve kanë pasur ndryshime gjatë kohës, gjerë në Kongresin e Manastirit. Vitet e para pas Kongresit të Manastirit filluan protestat shqiptare për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit, në Berat masa dogji abetaren me shkronja arabe-turke, ndërsa në Korçë protestuesit kënduan këngën e alfabetit shkruar nga mësuesja Parashqevi Qiriazi. Protesta u organizuan për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit nga gjonturqi dhe fryma greke. Në mbrojtje të alfabetit shqiptarët u organizuan edhe në Përmet e Elbasan. Përkundër kërcënimeve antishqiptare turke e greke, Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan, e cila për shkak të rrethanave filloi punën më 1 dhjetor 1909.
Tash kur po përmbyllet një përvjetor i moshës së moçme për shkronjat tona, që po rrugëtojne në fillmshekullin e dyte te jetes së tyre dhe nismen e rrugëtimit e rritës së gjuhës gjuhës kombëtare shqipe, e cila këtë vit mbushi shekullin “Komisija Letrare e Shkodrës 1916”. Përkujtojmë vështërsitë dhe punën e mundimshme të atdhetarëve shqiptarë, përpjekjet shumëvjeçare të tyre, që ne sot të ligjërojmë e të shkruajmë alfabetin e trashëguar nga stërgjyshërit tanë të lavdishëm. Ky alfabet ka ngritur lartë kalanë gjithëdijes shkencore dhe vlerave shpirtërore të artit e kulturës sonë kombëtare. Sot jemi të barazuar me civilizimin e popujve që dikur ua kishin laminë, dhe ka bërë të na lakmojnë edhe ata, që dikur nuk na kanë shikuar me simpati, as neve për popull të moçëm, e as gjuhën tonë për vlerë të veçorisë kombëtare.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

SPECIALE: Kur ylli i Hollywood-it, Nicole Kidman vizitoi Kosovën

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

nikole_kidman_ne-kosove– Aktorja e madhe Nicole Kidman me viziten në Kosovë para 10 viteve niste udhëtimet si ambasadore e UNIFEM-it. Në Prishtinë ajo tha: Unë jam këtu në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë, pikë së pari për të mësuar prej jush, pastaj për të qenë me ju për këto momente kaq vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Do të bëj çmos që të jam zëri juaj kudo që të jem…Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, faleminderit Kosovë. Kjo është një ngjarje shumë e madhe, më e madhe se që e kam pritur/nicole-kidman-ne-kosove

-Nicole Kidman deklaron tash, pas 10 vitesh: Pas dhunës në Kosovë, vendosa të ndihmoj/

nicole-kidman-ne-kosove-1

SPECIALE: Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/0_62_kidman_kosovo_2

PRISHTINË, 18 Nëntor 2016/ Aktorja e madhe australiane, ylli i Hollywood-it, ambasadorja dashamirëse e UNIFEM-it, Nicole Kidman, ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku ka mbërritur në 14 tetor. Në udhëtimin e saj të parë në terren si ambasdore, fituesja e çmimit Oscars, erdhi në Kosovë për të dëgjuar zërin e grave kosovare.Drejtuesja e zyrës në Prishtinë të UNIFEM-it (Fondit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Grave), Flora Macula, ka njoftuar atëherë se Nicole Kidman do të jetë në vizitë njëditëshe në Kosovë.Aktorja Nicole Kidman është emëruar ambasadore dashamirëse në UNIFEM në 26 janër 2006. Misioni i saj si ambasadore ëshë mbështetja e grave nëpërmjet udhëtimeve nëpër vende të ndryshme të botës, për të cilat UNIFEM ka projekte.Pas emërimit ambasadore, siç ëshë noftuar ajo ka paralajmëruar vizita të mundshme edhe në Sudan, në Republikën Demokratike të Kongos, në Liberi, Afganistan dhe Kamboxhia.Kështu kam raportuar, mes tjerash, nga Prishtina në 14 tetor 2006. Tirulli i raportit ishte: YLLI I HOLLYWOOD-it, NICOLE KIDMAN, ME VIZITEN SOT NË KOSOVË NIS UDHËTIMET SI AMBASADORE E UNIFEM-itnikole_kidman_ne-kosove-3

Ndërsa, të nesërmen, në 15 tetor 2006 kam raportuar:KOSOVË, YLLI I HOLLYWOOD-it, NICOLE KIDMAN, AMBASADORE E UNIFEM-it, TAKON GRATË SHQIPTARE DHE SERBE

nikole-kidman

PRISHTINË, 15 Tetor 2006/ E impresionauar nga mikpritj kosovare, aktorja e madhe australiane, ylli i Hollywood-it, ambasadorja dashamirëse e UNIFEM-it, Nicole Kidman, mbrëmë ka shëtitur këmbë nëpër kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nga ceremonia e pritjes në hotelin “Grand” e deri në hotelin ku e ka kaluar natën në “Qytezën Pejton”.Fituesja e çmimit Oskars në udhëtimin e saj të parë në terren si ambasadore, sipas axhendës, sot udhëtoi në Gjakovë, qytet në perëndim të Kosovës, kufitar me Shqipërinë, për t’u takuar me gratë shqiptare të keqtrajtuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe në Graçanicë, afër Prishtinës, për t’u takuar me gratë serbe. Bëhet e ditur se për këto vizita Kidman ka shprehur dëshirën të mos jetë shumë e pranishme në publik, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për t’u njohur me problemet dhe me njerëzit në Kosovë.“Unë jam këtu në cilësinë e ambasadores së vullnetit të mirë, pikë së pari për të mësuar prej jush, pastaj për të qenë me ju në këto momente kaq vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Do të bëj çmos që të jam zëri juaj kudo që të jem”, ka thënë aktorja e madhe.Ajo është pritur nga udhëheqësit më të lartë kosovarë e të UNMIK-ut, nga diplomatët në Prishtinë, nga shumë përfaqësuese të grave të Kosovës, kudo është mirëpritur e përshëndetur nga qyetetarët gjatë gjithë vizitës.“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, faleminderit Kosovë. Kjo është një ngjarje shumë e madhe, më e madhe se që e kam pritur”, është shprehur Nicole Kidman.Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, duke iu drejtuar ambasadores së vullnetit të mirë të UNIFEM-it, Kidman, ka theksuar respektin për çështjet dhe barazinë gjinore nga të gjtha institucionet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.“Respekt për çështjet dhe barazinë gjinore. Zakonisht ne e citojmë Rezolutën 1244, por këtë herë do ta citojmë Rezolutën 1325, e cila merret me çështje të femrave, të cilat duhet të jenë gurthemelues për çdo shoqëri”, ka thënë Ryker. Ai ka shtuar se “çështja e barzisë gjinore është çështje e drejtësisë” dhe  edhe për këtë e ka vlersuar të rëndësishme vizitën.Presidenti Fatmir Sejdiu ka  shprehur mirëseardhjen  në emër të popullit të Kosovës. “Jemi mbledhur për t’i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë ambasdores së vullnetit të mirë të UNIFEM-it, znj. Nicole Kidman, e cila është njëherit e njohur për sukseset e mëdha në fushën e artit të shtatë. Jemi të nderuar me misionin e saj në Kosovë, për gratë kosovare”, ka thënë presidenti Sejdiu.“Pikërisht ju zonjusha Kidman jeni shembulli më i mirë se çka një femër mund të arrijë kur është e lirë që të ushtrojë detyrën e vet në liri”, ka thënë kryeministri i Kosovës Agim Çeku duke theksuar përkushtimin e qeverisë për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të grave në veçanti.Kidman në vizitën e saj të parë në Kosovë u shoqërua nga Noeleen Heyzer, drejtoreshë ekzekutive e UNIFEM-it.Drejtoresha Heyzer ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për ambasadoren, e cila me vizitën në Kosovë e ka nisur misionin nëpër vende të ndryshme të botës. “Jam e lumtur që Nikole ka ardhur si ambasadore, sepse ajo është njeri që dëshiron të bëjë të mira për ta ndryshuar botën”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e UNIFEM-it.

0_61_kidman_kosovoNICOLE KIDMAN: PAS DHUNËS NË KOSOVË, VENDOSA TË NDIHMOJ

NEW YORK , 18 Nëntor 2016/ Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, është shprehur se pasi ka njohur realitetin e  femrave dhe fëmijëve, viktima të luftës në Kosovë 10 vite më parë, kishte vendosur të kishte prioritet ne jetën e saj ndihmën për ta, citon media botërore e shqiptare raportin e 17 Nëntorit 2016 nga New York.Kidman fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha në mbrëmje në New York, gjatë ceremonisë së shënimit të 20-vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”.Kidman, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato.Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë mbledhur mëse 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Durrësi kujton!

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Leonora Laçi- studiuese/

Në Odeonin “Nikolin Xhoja” të Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”,  Durrës me datë 18 nëntor u promovua libri i znj.Fatbardha Saraçi (Mulleti) “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit” i botuar nga Insituti i Studimit të Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit që në vitin 2013, por do ishte Durrësi që ti bëj këtë promovim të munguar nga ISKK.

Ky promovim u organizua nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit bregdetar dhe Klubi i Artit dhe Kulturës Sigal Uniqa Group. Pati  të pranishëm studiues, poet, politikan, artistë e profesor e të tjerë njerëz të artit dhe kulturës durrsake por dhe më gjërë, ku shumë nga ata kanë provuar persekucionin komunist në forma të ndryshme. Promovimi zgjati rreth dy orë të cilat na u dukën shumë pak, në një sallë të mbushur plot, ku secili kërkonte të thoshte fjalën e tij,  ku pati vlerësime dhe kritika për autoren e disa librave, studiuesen, shkrimtaren Fatbardha Saraçi (Mulleti), e cila me buzëqeshje dhe me thjeshtësi i përcjellte ato.

Referuan disa studiues e shkrimtar ndër ta përmendim: piktoren Keidi Sejdiu, z.Bashkim Kopliku, z.Vladimir Muça, Prof. Alisa Velaj (Universiteti “Aleksander Moisiu” i Durrësit), z.Hysen Haxhia, z.Tanush Mulleti, z.Vaso Papaj etj. Pati dhe prani të mediave siç ishte News 24.

Ndër referatet që u mbajtën po citojmë disa nga frazat të cilat ju dorëzuan të shkruara autores, duke kërkuar ndjesë për mos përmendjen e të gjithëve pavarësisht dëshirës sime, referimet përmbledhnin vlerat por dhe të “metat” e veprës, pasi ka nga ata që nuk u vjen për shtat ose u rri ngusht e vërteta sepse mundohen të kapen me vogëlsira dhe jo me mesazhet e forta që përcillte vepra, dhe Fatbardha përmes rreshtave të saj.

  1. Bashkim Kopliku në fjalën e tij, vlerësoj autoren dhe veprën duke shprehur se –“ kjo vepër është një kontribut i madh i historiografisë shqiptare, dhe në letërsinë shqiptare”. Duke vazhduar me tej me analizën që i ka bërë veprës ndarë në disa çështje që sipas tij, janë ndër më të rëndësishmet për tu diskutuar. Pë ndalem në dy prej tyre për të cilat dhe autorja dha përgjigje në fund, çështja e pestë dhe çështja e gjashtë.

Në çështjen e pestë z.Bashkim Kopliku kërkon “llogari” se pse nuk është dhënë identiteti i këtyre personave të ulët deri në kriminelë, pasi autorja ka vendosur vetëm iniciale. Autorja Fatbardha i përgjigjet auditorit dhe referuesit me këto fjalë -“Unë kam bërë libra për ndergjegjësimin e shoqërisë dhe jo ta vazhdoj luftën e klasave tek pasardhësit e atyre që kanë bërë krime”. Duke lënë të kuptohet që urrejtja sjell urrejtje, dhe si znj. Fatbardha duhet të dimë të falim por jo të harrojmë, sepse harresa është vrastare.Ndërsa çështjes së gjashtë dhe të fundit të z.Kopliku, ku një ndër propozimet e tij ishte kritika për sa i takon korrektimit profesional drejtshkrimor, ku shprehet tekstualisht se: “ka shumë gabime drejtshkrimore: ku autorja ka përzier gegërishten, shkodranishten dhe gjuhën standard ekzistuese, dhe se fatkeqësisht korrektuesi gjuhësor i librave le shumë për të dëshiruar në punën e tij”. Znj.Saraçi me qetësin që e karakterizon u përgjigj se: “ndonëse vepra nuk është përfekte sa i takon anës drejtshkrimore apo përzierja e dialekteve vjen për shkak se para se të bëhej ky botim, më parë janë bërë libra të veçantë ndarë në vëllime ku i pari daton në vitin 1996 e duke vijuar në vitet 2000 me dy të tjerë, pra ky botim është botuar nga Insituti i Studimit të Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit ku janë tre vëllime në një të vetëm, duke mos prekur origjinalitetin e veprave. Si dhe shprehet se pavarësisht përzierjes së gegnishtes me standarden apo gabimeve drejtshkrimore, ngjarjet janë po ato, dhe këto gabime nuk ndikojnë në përcjelljen e mesazheve të librit”.

Ndërsa referuesja Prof. Alisa Velaj, u përqendrua tek stili i vepres dhe vlerat letrare të saj, ku ajo e quajti përdorimin e gegnishtes një vlerë të shtuar. Ndërsa disa poetë u shprehen me gjuhën e poezisë. Pati dhe të tjerë që sollen episode nga ngjarje të dhimbshme, ku ishte e pashmangshme të mos i përfytyroje ato episode apo skena makabre që komunizmi bëri mbi popullin e vet, ato  krime çnjerëzore që duken të pabesueshme por ja që ishin më reale se realja. Z.Vaso Papaj në referimin e tij i mëshon rëndësisë së kësaj vepre dhe mësimeve të saj, ku shprehet më tej se :”E di që ju kanë ngacmuar gjatë leximit dhjetra e dhjetra emra të rinjsh e të rejash të studiuar në perëndim, që në atdhe përfunduan ose nën plumba ose baltra të Myzeqesë e tuneleve të Spaçit apo Bulqizës. Po sa i vlefshëm do të ishte ky libër po të futej nga Ministria e Arsimit në programet e historisë nëpër shkolla qoftë edhe për disa orë”.

Më tej piktorja Keidi Sejdiu u ndal tek femra shqiptare, dhimbja dhe forca e saj, citoj: “ se këto gra dhe forca e tyre janë motivi dhe modeli më i mirë i shoqërisë sonë”. Ndërsa z. Vladimir Muça e konsideron këtë libër një muzeal monumental historik për lëvizjen dhe prosperitetin e gruas shqiptare.

Një djalosh i vogël ndryshoi atmosferë duke luajtur në vjolinë shoqëruar nga mësuesja e tij në piano, që e pasuruan këtë event promovues. Por si qershia mbi tortë për  veprën e autores, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës nën kryesimin e Nikolla Spatharit i jep asaj çmimin  “Osman Kazazi” me motivacion:“Për kontributin e dhënë në fushën e kujtesës historike dhe si e persekutuar e regjimit diktatorial”. Ky ishte vlerësimi i parë për librat  për znj.Saraçi e cila ka mbi 20 vite që shkruan.

Në fjalën e saj, ajo falënderoi të pranishmit që e bënë këtë pasdite të paharrueshme dhe falënderoi organizatorët që e vlerësuan misionin e saj humanist në dobi të kujtesës historike kolektive. E më tej shpreh qëllimin e saj në këtë ditarë kujtese, se këto libra nuk janë vetëm libra, që u hapin horizonte të reja atyre që duan të dinë, në të njëjtën kohë mesazhe për humanizëm, për përsosjen shpirtërore e morale të njeriut, për luftën e tij drejt përparimit përmes udhës së mundimeve, për mbrojtjen e tij nga kanosjet çnjerëzore, për ruajtjen e vlerave që kanë krijuar epokat e historisë sado të errëta të kenë qenë”. Më tej thekson se: “përmes dhimbjes arrihet njohja. Procesi i njohjes të historisë së vërtetë është një proces i domosdoshëm. Nëse nuk i tregon popullit tënd historinë e vërtetë, njerëzit do të fillojnë të shpikin, të trillojnë e të tregojnë histri të pavërteta. Kjo nuk është gjë e mirë.

Autorja ka bërë punën e institucioneve për kujtesen historike, ka bërë punën e historianëve që merren me kujtesen kolektive, të akademive shkencore, punën e instituteve, ajo me punën e përkushtimin e saj na ka lënë të zezën mbi të bardhë. Ka bërë misionin e shenjt për të njohur të vërtetën.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Arbereshet e Hores perkujtuan 260-vjetorin e vdekjes te At Gjegj Guxeta

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-zef-chiaramonteNa shkruan nga Palermo:Prof Zef Chiaramonte/

Me daten 21 Nentor 2016, ne Hore te Arbereshevet, selia e Eparkise Italo-Abereshe ne Sicili,u mbyllen manifestimet te programuara me rastin e 260-vjetorit te vdekjes te Sherbetorit te Perendise At Gjegj Guxeta.1-hora_e_arbereshevetFal punes se palodhshme te tij, Arbereshet e Sicilise gezojne deri me sot trashegimine gjuhesore, demoantropologjike dhe kishtare bizantine.Kujtojme ketu vetem kryevepren e tij: themelimi me 1734, ne Palermo, te Seminarit Italo-Arberesh, çerdha nga dollen prifterinj dhe dhespote arbereshe te denje, shkrimtare, poete, njerez te kultures, te mjekesise, te jurisprudences, …

Programi u zhvillua ne dy pjese: pjesa historike-kulturore ne te cilen referuan profesoret Françesko Altimari, Mateo Mandala dhe Shaban Sinani, dhe pjesa shpirterore qe u hape me fjalen e Dhespotit Imzot Gjergj Dhimiter Gallaro dhe vazhdoi me referimet e pifterinjeve Torçivia dhe Kastanja.

Pas shtejterimit te Nene Terezes dhe lumnimin e 38 Martireve te komunizmit, programi eshte mbajtur pikerisht per te shpejtuar procesin e lumnimit te At Gjergj Guxetes, gje qe do te ishte nje tjeter gezim i madh, jo vetem per Arbereshet, por per mbare kombin tone shqiptar.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

KUJTESE NE 70 VJETORIN E PUSHKATIMIT

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

imgres-copy*KUPA  E  ARTË  PËR “KATOLIÇESKAJA  BANDA”/

*25 NANDOR 1946 – 2016… 70 VJETORI I PUSHKATIMIT !/

Nga Fritz RADOVANI/

  • Ata janë gurtë e thëmelit të Atdheut që nuk vdiqën por u gurosën e, prap sot, na mësojnë si Atë ditë kur lane me Gjakun e Tyne të Shenjtë Tokën Shqiptare!
  • Dardania Heroike Shqiptare asnjëherë nuk u pajtue me robninë sllavokomuniste, po luftoi e derdhi Gjak per Liri. Emnat e shumë Atdhetarëve mbetën të pashlyeshëm nga: Prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Met Dini, Adem Shala, Gjok Dom Gjoni, Pjetër Toma, Shaban Polluzha, Bajraktari i Llaushës,…. deri tek Adem Jashari me far’e fis i ditëve tona. Historia e Tyne asht një libër mija faqesh i shkruem me Gjak!
  • Urdhni i Titos duhej zbatue! Partia Komuniste Jugosllave kontrollonte edhe Shqipninë e robnueme prej tyne. Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Omer Nishani, Mehmet Shehu, etj., zbatonin urdhnat e Dushan Mugoshës, që vazhdonte me vra barbarisht Shqiptarë…
  • Në dhjetorin e vitit 1945, u krijue Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar, pra NDSH për Kosovën me kryetar Prof. Hajdar Pllaneja, profesor i Gjimnazit Prizrenit, mik i Mit-hat Frashërit, Kol Parubit, Gjergj Martinit, Muhamet Vokshit dhe mbasardhës i denjë i prof. Ymer Berishës. Marsel Vuçaj vepronte në Pejë ku ishte famullitar At Bernardin Llupi. Humbjet në njerëz nuk llogaritën. Ndonse, Maria Shllaku, luftare e zjarrtë nga Shkodra, ishte arrestue që në shtator të 1945, OZN-a e formoi grupin e “armiqve të popullit”, tue i akuzue ashtu si të gjitha “demokracitë popullore” njerëzit që donte me zhdukë, me faj e pafaj tue i veshë me nenët 3 pika 3 pika 1, neni 3 pika 7 e 12, neni …“ i tradhtisë ndaj Atdheut dhe e bashkpunimit në grup për rrëzimin e pushtetit popullor me dhunë, agjenta e spijunë të …etj. etj.”, akuza fallse si gjithmonë në sistemet komuniste totalitare. Një pjesë Shqiptarësh i nisën per Tivar, me Ramiz Alinë e i zhdukën…
  • Në grupin e Prizrenit përfshihën: Maria Shllaku, At Bernardin Llupi OFM, Kol Parubi, Gjergj Martini, Marsel Vuçaj, Isa Cavolli, Masar Begolli, Hamza Begolli, Jusuf Haxhiymeri, Mehmet Vokshi, Viktor Gashi, Frano Civlaku, Jak Krasniqi, Osman Basha, Skender Rizaj, Engjëll Berisha, Shefqet Kelmendi, Ramiz Kelmendi, Kamber Pajaziti, Sebë Mateja, Jak Shahini, Gita Mjeda, Luçije Leka, Sebë Kola, Miftar Bala, Binak Dema dhe Gjergj Deda. Dosja asht e cungueme e jo e saktë. Megjithate, pjesa që na intereson për ketë shkrim del edhe nga kujtimet e bashkvuejtësve të shumtë të asaj ngjarje. Kryesisht jam ndihmue per këte material nga bashkvuejtësi Sheuqet Kelmendi (1995).
  • Gjyqi i montuem sllavotitist vendosi: Maria Shllaku 24 vjeç, At Bernardin Llupi 60 vjeç, Kol Parubi 40 vjeç dhe Gjergj Martini 29 vjeç, u dënuen me vdekje me pushkatim. Vendimi u zbatue me datën 25 Nandor 1946, në të dalun të dritës në Prizren…
  • Sa u hap dera nga rojet jugosllave, At Llupi pa ju trembë syni, tha: “Gjergj e Kolë, ejani të shkojmë krenarë, lé ta shohin këta se nuk ia kemi frikën plumbit! Duhet të jemi të lumtun se po vdesim për idealet e Kombit!”.

 

“VDEKJA SI  KJO, VDEKJA PËR SHQIPTARIZËM,

ASHT KUPË E ARTË!.. RRNOFTË SHQIPNIA!”

  • Këto ishin fjalët e Fratit At Bernardin Llupi para plutonit pushkatimit!

E, mbas të shtimëve të automatikut, At Llupi kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e Atij Martiri… Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!” …Xhullinjtë Ju afruen dhe vazhduen me shti mbi Té, derisa Frati Shkodranë u shtri mbi Tokën Nanë Shqiptare…të Prizrenit robnuem!

  • Vazhdoi Mësuesi Gjergj Martini: “Lamtumirë vëllazën! Tregoni Botës mbarë se Kosova e Shqipnia ka trima, që japin jetën për vatan dhe, nuk ka asnjë armik që na tremb!

Shqiptari nuk përkulët kurrë!”.

  • Prof. Kol Parubi me një za të lehtë siç fliste Ai, u tha: “Lamtumirë vëllazën, Amanet vajzën. Rrnoftë Kombi ynë Shqiptar, rrnoftë Shqipnia!”.
  • U ndigjue zani i Maria Shllakut, Ajo nuk doli nga qelia pa i dhanë fund kangës së trimit maleve Ymer Berisha…At Llupi i tha: “Të lumtë, o bylbyli i shqiptarizmës! Lé ta marrin vesh Bota si shkon me vdekë femna Shqiptare…me kangë në gojë!”…
  • Maria u përgjegjë: “Rrnoftë Shqipnia e Madhe! Rrnoftë bashkimi i Shqiptarëve!”.

***

  • Në këte 70 vjetor të pushkatimit të Këtyne Atdhetarëve Trima, pa asnjë hezitim duhet ruejt naltë figura e simbolit Lirisë së Dardanisë Ibrahim Rrugovës dhe, e të gjithë Atyne Martirve që punuen e vdiqën si me lé për Atdhé e përparim!
  • Amaneti i tyne duhet të bahet udhërrëfyesi i gjithë Rinisë Shqiptare!

            Melbourne, 24 Nandor 2016.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

REAKSIONI TURK KUNDËR ALFABETIT DHE ARSIMIT SHQIP (1908-19012)

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-halim-purellkuNga Prof. dr.Halim  PURELLKU/Revolucioni xhonturk dhe rivënia e kushtetutës osmane (23 korrik 1908) fillimisht krijuan kushte pak sa më të favorshme për zhvillimin e lëvizjes kulturore-kombëtare shqiptare.  Por, xhonturqit pas forcimit në pushtet hoqën dorë nga premtimet që ua kishin bërë popujve të shtypur të Perandorisë. Tani në vend të premtimeve autonomiste për popujt jo turq, ata  zbatuan opsionin e “osmanizmit”  me të cilin formalisht të gjithë shtetasit e perandorisë shpalleshin për “osmanlinj” me “barazi të plotë para ligjit”. Mirëpo, Kushtetuta përcaktonte se gjuhë zyrtare e detyrueshme mësimi në shkolla ishte turqishtja, me këtë ju mohohej në thelb shqiptarëve e drejta për të u arsimuar  në gjuhën amtare. Do të thotë se me opsionin e “Osmanizmit” turqit, nga pozitat e nacional shovinizmit turk i mbështetur dhe nga institucioni fetar mysliman i Shehulilamit, jo vetëm që luftonin emancipimin kulturor por dhe mohonin dhe luftonin identitetin kombëtar të popullit shqiptar. Prandaj dhe shpejt pas revolucionit Xhonturk shpërthyen kundërthëniet midis pushtetit osmanist të xhonturqve, i përkrahur dhe nga segmente të caktuara të shoqërisë shqiptare për interesat e tyre personale e klanore, dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në prag të kongresit të Manastirit, në trojet shqiptare funksiononin vetëm 15 shkolla.  Do theksuar se shkollat shqipe të asokohe shquheshin edhe për karakterin e tyre kombëtarë shqiptar dhe laik, që do të thotë se toleranca tradicionale ndër fetare tek shqiptarët  mbretëronte edhe aso kohe në shkollat shqipe, ku ishin  përfshirë  nxënës të të gjitha besimeve fetare. Për  Lëvizjen kombëtare Shqiptare mbetej dhe më tej objektivi kryesor përhapja e shkollave shqipe dhe futja e gjuhës shqipe si lëndë mësimore në shkollat shtetërore, si dhe zhvillimi i gjuhës kombëtare në përgjithësi, ndaj dhe si imperativ u shtrua nevoja e caktimit të një alfabeti të vetëm të gjuhës shqipe. Përgatitjet për caktimin e një alfabeti të vetëm zgjatën gjatë gjithë epokës së Rilindjes kombëtare, për të u kurorëzuar në fazën e fundit të saj (Rilindjes). Kjo u arrit fal veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të rilindësve shqiptar; gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicist etj. Një ndihmesë të madhe dhanë dhe organet e shtypit të fundshekullit XIX dhe fillimi i shek. XX.

Iniciativën për organizimin e një kongresi kombëtar për të arritur në një përfundim të unifikuar të çështjes së alfabetit e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, në mbledhjen e 23 gushtit të vitit 1908. Pas përgatitjeve gjatë muajve gusht-shtator 1908, klubi “Bashkimi” në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. U ftuan (Ftesa-”Zëdhënia”) për të marrë pjesë në kongres, klubet dhe shoqëritë patriotike brenda e jashtë vendit,  të cilat  dhe  u zotuan se do të dërgonin përfaqësuesit e tyre në kongres.

Kongresi i zhvilloi punimet nga 14 e deri më 22 nëntor 1908, në hotelin “Liria” të Themistokli Gërmenjit, në Manastir. Në Kongres morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga të cilët 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Nga delegatët pjesëmarrës ishin dhe Salaheddin beu, Gjergj Qiriazi, për Manastirit, Hafis Ibrahim efendiu, Emin beu, Haxhi Jashar efendiu dhe Rrok Berisha për Shkupin, Malik Elmazi për Nakoleter (mbase Nakolec, të Prespës) Xhemal beu dhe Beqir Dalipi për Ohrin, Ramiz beu për Dibrën, Sadik efendiu për Kërçovën, Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin etj..

Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit, Mid’hat bej Frashrin, nënkryetar Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin, kurse sekretar Hil Mosin, Toma Avramin dhe Nushet bej Vrionin. Të gjithë Delegatët votuan propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri, i cili për shkaqe objektive arriti me vonesë nga fundi i punimeve të ditës së parë. Dy ditët e të para të kongresit; të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe ishin prezent rreth 400 veta. Në ditën e tretë të punimeve kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, në krye me Gjergj Fishtën, anëtarë i komisionit ishte dhe Gjergj Qiriazi.

Detyra kryesore e Komisioni, sipas Gjergj Qiriazit, ishte: “Alfabeti duhet ta bashkoj kombin dhe i vetmi instrument me të cilin ai do të përparojë”. Në këtë kuadër, Komisionit iu njoh e drejta e pakufishme për sjelljen e vendimit rreth çështjes së alfabetit që do të obligonte të gjithë. Ndërkaq, në ditën e tretë, të katërt dhe të pestë të mbledhjeve, Komisioni diskutoi, veç të tjerëve, për themelimin e Alfabetit. Pas diskutimeve të shumta, me datë 20 nëntor 1908 komisioni miratoi rezolutën e hartuar në gjuhën shqipe, e cila qe  miratuar me nënshkrim nga të gjithë delegatët e pranishëm në kongres. Në kongres u krijua një alfabeti i ri mbi bazën e atij latin, i cili u rekomandua që bashkë me alfabetin e Stambollit detyrimisht të përdoren në shkolla. Por, Alfabeti thjesht latin për shkak se ishte më praktik u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Kurse në ditën e fundit të punimeve të Kongresit, ku ishin të pranishëm vetëm delegatët, u aprovuan dy rezoluta:

  1. Klubet në Shqipëri do t’i dërgonin raport një herë në muaj Klubit të Manastirit, ndërsa ky do t’u dërgonte atyre, si dhe shoqërive raportin e përgjithshëm.
  2. Pas dy viteve do të mbahej Kongresi në Janinë,në të cilin do të trajtohej çështja e gjuhës dhe e literaturës.

U vendos që klubi qendror, me të cilin do të mbanin lidhje të gjithë klubet tjera, të ishte Klubi “Bashkimi” i Manastirit, e jo Klubi i Stambollit për të cilin insistonin të moderuarit dhe turkoshakët, kjo dëshmon për dominimin e krahut kombëtar në Kongres. Njëkohësisht, me këtë vendim Klubi i Manastirit u ngritë në qendër kryesore të vendosjes për bashkërendimin e veprimtarisë organizative e politike-kulturore në luftën për të drejtat kombëtare.

Ndonëse zgjidhja e çështjes së një alfabeti të njësuar dhe të vetëm të shqipes, ishte çështja themelore në kongres, ai ka rëndësi të madhe jo vetëm në rrafshin linguisti por dhe në atë politik. Sepse krahas mbledhjeve plenare që i zhvillonte kongresi, u mbajtën edhe gjashtë (6) mbledhje të fshehta në shtëpinë e Gjergj Qiriazit, për të cilat nuk ishte njoftuar kongresi në mbledhjet plenare.

Në ato mbledhje merrnin pjesë atdhetarë më të vendosur e më të përgatitur në mendime, që e ndjenin si detyrim përpunimin e një platforme politike dhe hartimin e një programi të përbashkët kombëtar. Mbi bazë të vendimeve që u morën në këto mbledhje u hartua një program kombëtar prej 18 pikash, i cili është një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit. Në këtë dokument nga kërkesat kryesore politike ishin:

  • Autonomi territoriale-administrative për Shqipërinë;
  • Njohja zyrtare e kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe;
  • Ngritja e arsimit të pavarur shqiptar duke i kthyer të gjitha shkollat e ulta e të mesme shtetërore turke në Shqipëri në shkolla kombëtare shqiptare, në të cilat gjuhë e mësimit do të jetë gjuha shqipe, kurse turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë nga viti i katërt i shkollës fillore;
  • Marrëdhëniet e shoqërive, të klubeve e të komiteteve shqiptare me organizatën e (xhonturqve) “Bashkim e Përparim” etj.

Rëndësia e veçantë e këtij Programi politik qëndron në atë se përmbysi pretendimet e turqve të rijë dhe turkoshakëve  shqiptar  për ta kufizuar Kongresin vetëm me çështje të alfabetit, por dhe për atë se dëshmonte që edhe pas shpalljes së kushtetutës objektivi themelor i Lëvizjes Kombëtare  Shqiptare ishte realizimi i autonomisë së Shqipërisë. Më pas ky Programi prej 18 pikash, duhet të paraqitej  nga deputetët shqiptar si kërkesa shqiptare në parlamentin turk,

Kështu, pas nëntë ditësh pune, më 22 nëntor 1908, Kongresi i Manastirit i përfundoi punimet me sukses dhe hyri në historinë e kulturës shqiptare si Kongresi që vendosi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Çështja e alfabetit nga pushteti turk nuk shihej si çështje kulturore, por u fry si çështje religjioze dhe politike. Ndonëse pushteti zyrtar turk formalisht bënte sikur mban qëndrim neutral, ai e nxiste dhe e mbështeste luftën kundër alfabetit shqip latin. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit një nga mjetet kryesore që përdorte pushteti turk ishte propaganda që gjuha shqipe të shkruhet me alfabet arab. Ndërkaq, që në fund të vitit 1908 Ministria e Arsimit e Turqisë mori masa administrative dhe urdhëroi që në shkollat e vilajetit të Kosovës shqipja të mësohej me shkronjat arabe. Një urdhër i tillë iu dha në shkurt të vitit 1909 edhe prefekturës së Elbasanit.

Do theksuar se përkrah reaksionit turk u vu edhe kupola më e lartë e fesë myslimane; Shejhylislami, i cili i kërkoi Ministrisë së Arsimit ndalimin e përdorimit  të alfabetit lanin për gjuhën shqipe dhe, më 5 prill 1910 me anë të një qarkoreje  të njëjtën ua kërkoi edhe të gjithë myftinjve të Shqipërisë. Shumica e myftinjve u rreshtuan në zbatimin e kësaj politike, nga të cilët u shquan  myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini (Voka), por dhe myftinjtë e Prishtinës, Dibrës etj. Sa që, po në prill të vitit 1910, Shehylislami bashkë me shehlerët e hoxhallarët fanatikë e turkoman  mallkuan shkronjat shqipe dhe ua ndaluan myslimanëve përdorimin e tyre.

Ndërkohë, pas shtypjes së kundërrevolucionit në prill të vitit 1909 dhe pasi i forcuan pozitat në Stamboll, xhonturqit ndërmorën masa shtypëse ndaj lëvizjes kulturore shqiptare. Në  Shkup dhe në Manastir zhvillohej agjitacion i rreptë kundër zbatimit të alfabetit latin, ashtu që në Manastir qe ashpërsuar lufta midis atdhetarëve shqiptar dhe xhonturqve rreth alfabetit shqip.  Për rrjedhojë, në vitin 1909 qe ndaluar nga pushteti alfabeti latin, në shkollat ku mësohej në gjuhën shqipe. Kjo luftë vazhdoi dhe në vitin 1910.  Pas hartimit të alfabet të ti ri turko-arab “me katër germa të reja”, pushteti turk me anë të qarkores së datës 6 .o2.1910 e ndaloi kudo në Shqipëri alfabetin latin, dhe urdhëroi që gjuha shqipe në të gjitha shkollat myslimane private dhe shtetërore të mësohet me alfabetin arab, kurse urdhëroheshin autoritetet e pushtetit të i mbyllin të gjitha shkollat ku mësohej gjuha shqipe me shkronja latine, si që ishte rasti në Shkup ku u ndërpre kursi i gjuhës shqipe me shkronja latine pranë shkollës idadije të këtij qyteti.

Njëkohësisht, Qeveria turke urdhëroi dhe ndalimin e botimit dhe shpërndarjes së librave, gazetave, revistave me alfabetin shqip.

Krahas shpërndarjes së abetareve me alfabetin arab, që në janar 1909, Qeveria osmane organizonte dhe financonte mitingje kundër alfabetit shqip me shkronja latine si në Shkup, Manastir, Ohër, Tetovë, Dibër, Përlepe, Follorinë etj. Këto mitingje organizoheshin pran xhamive e objekteve tjera fetare dhe drejtoheshin nga hoxhallarët. Një miting i tillë qe organizuar  në xhamin e sulltan Muratit në Shkup, nën organizimin e Said Hoxhës deputet i Shkupit. Mitingjet organizoheshin nën parullën: se përdorimi i shkronjave jo arabe paraqit rrezik për fenë myslimane.

Pushteti ndërmori masa represive ndaj të gjithë mbështetësve të alfabetit shqip; qofshin ato nëpunës, veprimtarë, intelektual, nxënës etj. Masat ishin të natyrave të ndryshme si arrestim, përjashtim nga puna, transferim në ndonjë vend tjetër të perandorisë, si p.sh. nën akuza të këtilla  nga fundi i majit të vitit 1909 vetëm në Ohër, në Pogradec e në Strugë u arrestuan 17 veta, midis të arrestuarve ishin edhe Hamdi Ohri, Xhemaledin Beu, kryetar i klubit të Ohrit dhe Mehmet Beu, sekretar i klubit, si dhe u përjashtuan një numër i nxënësve nga shkollat, si në Shkup, në Manastirit, në Korçë etj.

Megjithatë, përkundër  gjithë këtyre masave të ashpra nuk pushoi puna e klubeve për hapjen e shkollave private dhe botimin e librave shqip me alfabetin latin të ndaluar,. Me veprimtarinë e tyre kombëtare klubet dhe gazetat e kohës që botoheshin brenda e jashtë vendit ndihmuan që për një kohë të shkurtër të bëhet një ndarje e plotë shpirtërore midis shqiptarëve e turqve, vlerësonte konsulli serb në Manastir, Luba M. Mihajlloviq.

Këtë fjalë rasti do ta përmbyll me një  vlerësim të prof dr. Petro Janurës në veprën e tij me titull: Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe, Shkup, 1969, i cili thotë: “Alfabetin e sotëm që e përgatitën shekujt  me anën e njerëzve dashamirë të shkrimit e të kulturës shqipe, zyrtarisht e stilizoi në formë definitive  dhe e vuri në zbatim data 1908, që u ratifikua prej datës 1912 edhe pse në këto data nuk u dha asnjë urdhër, por etika e ndërgjegjes së ndershme kombëtare, që i pruri këto data, u bë urdhër për tu pranuar përgjithnjë ky alfabet.”

 

Tetovë, 21.11.2016

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Xhemajl Mustafa, veprimtari kolosale në shërbim të atdheut

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-xhejmail-mustafa

Në foto: Xhemajl Mustafa (në mes) derisa korrespondenti i tashëm i Gazetës DIELLI Behlul Jashari zhvillonte intervistë ekskluzive për ATSH me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në 22 shtator 1994/

-Kryeministri i Kosovws,  Isa Mustafa përkujton veprimtarin e shquar, Xhemajl Mustafa/

Prishtinë, 23 nëntor 2016/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të Kosovës, Xhemajl Mustafa, në 16 vjetorin  e vrasjes:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

U mbushën 16 vjet nga vrasja tinëzare e Xhemajl Mustafës, intelektualit të jashtëzakonshëm dhe veprimtarit të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një prej emblemave të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të prirë nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.Xhemajl Mustafa, gjatë veprimtarisë kolosale në shërbim të atdheut, dha kontribut të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe të sensibilizimit të opinionit vendor e ndërkombëtar, për Kosovën dhe kauzën e saj.Mbi të gjitha, Xhemajl Mustafa ishte një njeri i jashtëzakonshëm, optimist, me vullnet të pathyeshëm dhe me qetësi të admirueshme shpirtërore, i cili në çdo kontakt rrezatonte pozitivitet, besim dhe virtytet më të larta njerëzore.Me këtë rast, ripërsërisim kërkesën tonë konsistente për zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe dhjetëra personaliteteve politike të shquara të Kosovës, të vrarë në atë periudhë.

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


28 NENTORI SI REFLEKTIM

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kreu i Shtetit shqiptar ua ka uruar të gjithë bashkatdhetarëve 104-vjetorin e Ditës së Pavarësisë: Gëzuar Festën e Flamurit Kombëtar!/

Presidenti i Republikës, Sh. T .Z. Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani dhanë sonte në darkë në Pallatin e Brigadave, pritjen zyrtare me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, në të cilën ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, artistë, intelektualë, familjarë të nënshkruesve të Aktit të Pavarësisë si dhe bashkatdhetarë të shumtë.

Në vijim përshëndetja e plotë e Kreut të Shtetit shqiptar:

“I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,

I nderuar zoti President i Kosovës,

Të nderuar ish-Presidentë, ish-kryeministra,

Të nderuar autoritete të Shtetit Shqiptar,

Shkëlqesi Ambasadorë,

Të nderuar drejtues dhe përfaqësues të Bashkësive Fetare,

Të nderuar autoritete vendore,

Të dashur bashkatdhetarë kudo ndodheni,

Zonja dhe zotërinj, miq e të ftuar!

E përjetoj si privilegj të madh dhe nder të veçantë që në cilësinë e Presidentit të Republikës në këtë ditë të shënuar për kombin tonë të uroj të gjithë bashkatdhetarët tanë: Gëzuar Festën e Pavarësisë kombëtare! Gëzuar Festën e Flamurit! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Si sot më 28 Nëntor 1912, pas një udhëtimi të gjatë nëpër histori mes luftrash, kryengritjesh, rreziqesh e sfidash ekzistenciale, mes kujtimit të mijëra dëshmorëve e gjakut të derdhur, Rilindja e vërtetë shqiptare mbërriti në apogjeun e vet! Si kurrë më parë e shkuara dhe e ardhmja, gegë e toskë, të gjallë e të vdekur ishin pranë njëri-tjetrit në atë ditë të shenjtë rreth Ismail Bej Vlorës për të përmbushur vullnetin e një populli të lashtë për liri, pavarësi e shtetformim. Nder përjetë Atit themelues! Nder përjetë Rilindasve të mëdhenj të kombit! Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane. Do të na mbetej peng në ndërgjegje nëse sonte vëmendjen nuk e kthejmë me mirënjohje edhe ndaj Vilhelm Vidit, Princit evropian të Shqiptarëve!

Po ashtu do të mbeteshim peng të historisë së ideologjizuar komuniste nëse nuk e kthejmë edhe formalisht Mbretin Zog, këtë burrë të ndritur të kombit shqiptar, shtetformues e konsolidues i tij, atdhetar e politikan i klasit të lartë në panteonin e vlerave të ndritura të kombit. Nder përjetë kujtimit të tyre!

Kanë kaluar 104 vjet nga dita e shenjtë, 104 vjet histori e shtetit shqiptar në të cilën reflektohen të gjitha virtytet dhe cenet tona, të gjitha ëndrrat dhe aspiratat e idealistëve, qëndresa dhe fataliteti, liria dhe tirania, lufta dhe paqja, diktatura dhe antikomunizmi, pluralizmi dhe demokracia, tranzicioni dhe integrimi! Gjatë fundit të kësaj periudhe, problemi shqiptar në Ballkan ka gjetur zgjidhje duke i dhënë paqe e stabilitet rajonit. Pavarësia dhe demokracia e Kosovës janë një provë dhe realitet i patjetërsueshëm i këtij fakti. Nga kjo sallë ceremoniale përftitoj nga rasti të përshëndes të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, ata në Diasporë i bindur se Flamuri Kombëtar na mbështjell të gjithëve si identitet i patjetërsueshëm.

Të nderuar të pranishëm,

Gjatë historisë ne kemi pasur sukses të gjitha ato herë kur jemi treguar bashkëpunues me njëri-tjetrin! Nuk e kemi pasur atë sa herë jemi treguar egoistë, sa herë i jemi kundërvënë ashpër njëri-tjetrit për interesa të ngushta pushteti, sa herë kemi vendosur partinë mbi Shqipërinë, sa herë kemi braktisur vullnetin e popullit për pushtetin e individit, sa herë kemi vendosur dhunën e forcës mbi forcën e arsyes, sa herë kemi cenuar standardet demokratike. Fjala e lirë është arritja jonë e madhe. Duhet ta ruajmë atë me çdo çmim.

Gjatë këtij viti kanë ndodhur disa ngjarje të mëdha për të na kujtuar të gjithëve ne se ende nuk jemi ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Shenjtërimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare nga Papa Françesku na nxit për të reflektuar! Shteti shqiptar duhet të gjejë sa më parë formulën për t’i shpallur ata dhe të gjithë viktimat e diktaturës të pafajshëm. Ne kemi nevojë të konservojmë kujtesën e rezistencës antikomuniste, ta bëjmë pjesë të kurrikulave shkollore dhe të dënojmë krimet pa thënë “ndoshta e sikur” dhe jo t’i relativizojmë ato duke e shndërruar historinë në folklor e folklorin në histori. Ne duhet të nxëmë nga historia dhe jo të vazhdojmë manipulimin e saj.

Kurrë më shumë se sa sonte mund të shpreh kënaqësinë e madhe, timen personale, por edhe të të gjithë shqiptarëve për atë që ndodhi më 4 shtator në Sheshin Shën Pjetër. Shqiptarët tashmë kanë Shenjtoren Terezë. Në çdo situatë nuk duhet të harrojmë se jemi populli i saj.

Të dashur miq!

Në 26 vjet ne kemi shënuar përparim të madh duke pasur parasysh pikën e nisjes. Por nuk kemi mbërritur ende aty ku dëshirojmë, aty ku mundemi dhe kemi vullnet. Pengesa subjektive, të cilat shpesh i krijojmë vetë, na zënë rrugën nganjëherë. Në korrik të këtij viti Parlamenti shqiptar me një konsensus historik bëri ndryshimet kushtetuese duke mundësuar nisjen e reformës në sistemin e drejtësisë. Personalisht kam bërë çdo gjë që ky proces të jetë sa më efikas dhe në shinat e kushtetueshmërisë. Drejtësia mbështetet në ligj dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka drejtësi as mbi ligjin e as nën ligjin.

Zonja dhe zotërinj,

Edhe viti që po lemë pas ka qenë i mbushur me sfida për paqen, sigurinë dhe vlerat njerëzore, duke sjellë nevojën për një përgjigje më të shpejtë e të koordinuar. Shqipëria ka qenë plotësisht e rreshtuar në krah të aleatëve dhe partnerët e saj strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në përballjen me sukses të këtyre sfidave, qoftë ndaj terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, e udhëhequr nga respekti për liritë dhe të drejtat themelore, zbatimi i ligjit dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Shqipëria tashmë është një faktor dhe aktor aktiv e i pazëvendësueshëm në kontributet për bashkëpunimin, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin rajonal. Ajo është anëtare e të gjitha organizatave rajonale të Evropës Juglindore dhe të Ballkanit Perëndimor, duke u kushtuar një vëmendje të veçantë e të madhe marrëdhënieve me vendet fqinje, por edhe me rajonet e tjera të botës.

Me ndjenjë krenarie iu referohem shpesh partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët e vlerësojnë lart rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, në dobi të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sot rajoni i Ballkanit Perëndimor ka hyrë në një fazë të re mirëkuptimi dhe bashkëpunimit. Agjenda e integrimit evropian mbizotëron bashkëpunimin mes të gjitha vendeve të rajonit.

Gjithashtu, Pavarësia e Kosovës demonstroi se ishte një vendim i drejtë në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. Një vendim që nuk drejtohej kundër ndonjë vendi apo etnie tjetër, por një vendim, i cili i shërben një të drejte të mohuar të popullit të Kosovës.

Të nderuar miq,

Kontributin tonë në NATO dhe perspektivën evropiane të vendit, më shumë se çdo gjë tjetër, i kemi parë dhe i shohim si përgjegjësi. Integrimi evropian ka qenë kurdoherë zgjedhja e klasës politike dhe qytetarëve shqiptarë dhe jo një vendim i imponuar nga rrethanat apo kushtet. Si e tillë ai është dhe do të mbetet gjithmone alternativa jonë e vetme. Në këtë optikë, funksionimi i konsoliduar i shtetit ligjor, maturimi në politikëbërje në standardin evropian, ndërtimi i një kulture politike bashkëpunuese e konsensuale, përqendrimi në plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe angazhimi më aktiv civil janë sfida aktuale të vendit. Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian do të jetë hapi tjetër cilësor që do na çelë derën për të ecur në udhën e gjatë të reformave edhe më të thella, e ndoshta më të dhimbshme, por të domosdoshme për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi, përkushtimi dhe veprimi i pandalshëm i shoqërise shqiptare dhe aktorëve të saj në përmbushjen e standardeve të kërkuara. Jam i bindur se shqiptarët nuk do të lodhen kurrë në këto përpjekje dhe në këtë rrugëtim.

Të dashur bashkatdhetarë,

Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete të mëdha: zgjedhjet e lira e të ndershme që do të zhvillohen në qershorin e ardhshëm dhe lirimin e vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërmen, ne dhe fëmijët tanë, politikën dhe shtetin, demokracinë dhe integrimin.

Në cilësinë e Presidentit të Republikes i ftoj të gjitha palët politike në vend që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore, një reformë kjo që t’u përgjigjet zhvillimeve në vend duke korrigjuar defektet dhe konsoliduar infrastrukturën zgjedhore! Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cenuara e të kontestuara. E kemi jetike nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme. Unë shpreh besimin tim se Shqipëria dhe shqiptarët dhe të gjitha institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkohësisë duke bërë më të mirën për sot dhe për nesër, për vete dhe për brezat.

Gëzuar Festën e Pavarësisë! Rroftë Flamuri ynë kuq e zi! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!”

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kujtsë- Dr.Rugova, themelues i shtetit dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-rugova

 

IBRAHIM RUGOVA: JETA DHE VEPRIMTARIA LETRARE E POLITIKE/

1944/
Më 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.
Sadri Elezi në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut.
Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.
Ibrahimi u lind rreth dy javë pas hyrjes së brigadave partizane, që veten e quanin çlirimtare, në Istog dhe në fshatrat e kësaj ane. Së pari vijnë brigadat partizane të Shqipërisë, e pas tyre edhe një brigadë partizane e Malit të Zi – Brigada e Bokës – e quajtur nga vendësit edhe Brigade e zezë, për shkak të krimeve që ka bëri mbi shqiptarët.
1945
Pa i mbushur as 6 javë, Ibrahimit partizanët ia arrestojnë babanë, Ukën (27-vjeçar), dhe gjyshin, Rrustën (67-vjeçar), rreth 10 janarit 1945 dhe i ekzekutojnë pa gjyq, mu sikur edhe mbi 70 shqiptarë të kësaj ane. Por varret e tyre kurrë nuk janë gjetur.
Me këto vrasje pushteti komunist mbjell tmerr e frikë në popull në atë dimër të acartë e me shumë borë. E trajtuar si familje “kullake e armiqësore”, familja Rugova në Cerrcë del me katër burra të vrarë e të zhdukur në luftë, me tërë pasurinë e tundshme të konfiskuar nga komunistët.
Në muajin shkurt, pas revoltës së armatosur në Drenicë, në Kosovë vendoset gjendja ushtarake, e cila edhe me tepër e rrit terrorin mbi shqiptarët. Njerëzit burgosen dhe ekzekutohen me procedurë të shkurtër.
Ibrahim Rugova një periudhë të fëmijërisë së hershme, bashkë me nënën e tij, Sofën, e kalon te dajallarët e tij, në familjen e Qerim Muriqit (Rugova) në Llukafc të Begut, fshat afër Istogut. Edhe familja e nënës ka qenë e traditës, e madhe dhe me shumë prona buzë lumit të Istogut, por edhe me prona të tjera në Koshutan të Rugovës nga e kishte prejardhjen. Nëna Sofë nuk do të martohet, por do të kujdeset për djalin e vetëm.
Siç pohon edhe vetë Ibrahim Rugova, dashuria e afërsia e dajallarëve, e sidomos e gjyshit Qerim, një mjeshtër i hollë e latues i gurit, do të ndikojë edhe në përkushtimin e tij ndaj punës dhe vlerës njerëzore e kombëtare, sidomos të traditës shqiptare.
Rininë e hershme e kalon në bashkësi familjare me dy xhaxhallarët e vet – Shabanin dhe Aliun – ndërsa më vonë vetëm me xhaxhain e vogël Aliun i cili kujdeset edhe për shkollimin e Ibrahimit. Por, mbi të gjitha, do të rritet “në prehër të dy gjysheve”. Pra përveç dashurisë së pakufishme të nënës Sofë, ai kishte edhe dashurinë dhe kujdesin e nënës së babait, gjyshes Shake, dhe gjyshes Razë, nga dajat. Që të dyja mundohen sa munden t’i kompensojnë dashurinë e humbur të njërit prind. E para vdes më 1972, kurse e dyta më 1989.
1948
Kur kishte vetëm 4 vjeç, duke lozur me fëmijët e lagjes, dëgjon dikë duke thirrë: “Ukë, eja hyn brenda”, dhe menjëherë me vrap shkon te nëna dhe i bie në prehër: “Nënë, e gjeta babën, ma kishin marrë Lushajt”! Domethënë, si fëmijë e dinte se babai i kishte humbur dhe sigurisht kishte dëgjuar nga të rriturit se ishte diku dhe ndoshta mund të kthehej!
1949
Gjyshi Qerimi do t’i falë dhuratën e parë, një laps. Shpesh në biseda private Ibrahimi do të flasë me admirim për gjyshin e tij si mjeshtër shumë i shkathët që ndërtonte dhe konstruktonte mullinj me ujë. Citonte fjalët e tij: “Bre dajë, si nuk pata do vjet shkollë, se gjyshi edhe aeroplanin e kish konstruktue”!
Por i dinte me dhjetëra objekte të ndryshme që kishte ndërtuar në ato anë. Vetëm në ndërtimin e një kulle prej mermeri kishte bërë 20 vjet.
Ndërkaq Ibrahimi për të thotë: “Njëfarë mase, (atij) ia kam borxh shprehinë e punës, të disiplinës, pavarësisë, besnikërinë ndaj parimeve, atë ‘rregull shtëpiak’ tradicional, të afërt me jetën, që e pengoi këtë familje të bëhej komuniste nga oportunizmi”.
1950
Që nga mosha gjashtëvjeçare do të mbajë në mend fëmijërinë e rëndë dhe me skamje. “Për mua, fëmijëria, para së gjithash, do të thotë vështirësi e jetës, sprovë për të mbijetuar. Më kujtohet një kohë, diku nga viti 1950, kur gjithë familja kalonte kohën duke u përpjekur të sigurojë ushqim”, do të rrëfejë Ibrahimi në librin “Çështja e Kosovës”. Për këtë vit ai thotë se “nisi uria e vërtetë, e cila do të zgjasë dhjetë vjet”.
Në përkushtimin e Ibrahim Rugovës ndaj traditës ka ndikuar edhe afria e tij që nga fëmijëria me burrat e njohur e të çmuar rugovas. Siç ishte traditë atëherë, burrat mblidheshin në oda, sidomos gjatë netëve të dimrit, tregonin histori, këndonin këngë trimërie, e sidomos këngë kreshnike me lahutë e çifteli. Axha i tij, Azemi, ishte një lahutar i njohur, daja i Ibrahimit, Rrustem Qerimi, ishte një këngëtar i dalluar me çifteli. Fëmijëria e Ibrahimit kalon në këto ambiente duke u brumosur që në atë moshë me kujtesë të theksuar historike për traditën shqiptare.
“Xhaxha i tim atë (e ka fjalën për Azemin) rrëfente apo këndonte çdo mbrëmje pas darke deri vonë, pastaj e ndërprente rrëfimin në mes të situatës më dramatike dhe thoshte, ‘do të vazhdojmë nesër’. Ai këndonte ngjarjet me episode, njëfarë fejtoni, t’i themi. Gjithë ditën, ne të vegjlit, të pesë djemtë, flisnim se çka do të ndodhte”. (Çështja e Kosovës),

1952
Ishte 7 vjeç kur zakonisht fëmijët regjistroheshin në shkollën fillore. Ai pa vullnet shkon në shkollë. I vetëm, pa shoqëri, pas tri ditësh e braktis shkollën, nuk don të shkojë më. Me gjithë insistimin e nënës dhe të familjarëve, në kohën kur duhet të nisej për në shkollë, fshihej diku, vetëm për të mos shkuar. Afër shkollës ku duhej t’i ndiqte mësimet ndodhej një godinë që banorët e quanin “Kulla e popit”, burgu komunist. Me siguri kishte dëgjuar se aty ia kishin arrestuar, torturuar dhe zhdukur pa gjurmë babanë dhe gjyshin. Ai si fëmijë do të ketë dëgjuar të flitet nga të rriturit për atë godinë.
1954
Pra, rrethanat e rënda të asaj kohe në të cilën kaloi familja dhe frika nga dhuna e pushtetit komunist, bëjnë që Ibrahim Rugova të fillojë në Istog shkollën fillore me dy vjet vonesë.
Tashmë ishte nëntë vjeç dhe nis të shkojë në shkollë. Por tash nuk shkon vetëm. Në të njëjtën kohë regjistrohet edhe djali i xhaxhait të tij, Rrustemi. Ata dy së bashku do të ndjekin mësimet që nga klasa e parë e fillores deri në përfundim të së mesmes.
Kur njëherë do ta kapë librin në dorë nga ai më nuk do të ndahet kurrë. Kështu do t’i kenë thënë nënës së tij të brengosur plakat e fshatit.
Ai menjëherë dallohet si më i miri i brezit të vet, e më vonë i të gjitha brezave të shkollës fillore në Istog. Për një kokë ishte mbi brezin e tij.
Si nxënës i shkollës fillore fillon të lexojë libra, revista e gazeta të kohës që i sillte në shtëpi xhaxhai i tij, Aliu, por mbi të gjitha ishte interesimi i tij i madh për të lexuar librat e bibliotekës së qytetit dhe të shkollës.
Si nxënës i fillore nis të shkruajë poezi që i lexonte në orët letrare.
1961
Më 3 tetor boton vjershën e parë me titull “Erdhi vjeshta” në gazetën “Rilindja” (për fëmijë). Ndërsa, më 28 nëntor boton edhe vjershën e dytë me tri strofa, me titull “Uroj – atdheut”. Në dy vargjet e para këndon: “Uroj – atdheut tim/Dy pranvera n’mot”. Në dy vargjet e fundit: “Uroj – atdheut/Përherë liri”!
1962
Në numrin 1 të muajit shkurt të revistës letrare “Jeta e re” boton poezinë me titull “Nanës”, me të cilën e fillon bashkëpunimin me këtë reviste të vetme letrare në Kosovë. Si nxënës shembullor, çdo vit zgjidhet kryetar i klubeve letrare të shkollës.
Si nxënës i fillores me disa anëtarë të familjes gjatë verës shkon në pronat familjare në Rugovë, një rrethinë malore, por shumë piktoreske, ku merr frymëzimet e para djaloshare.
Pas mbarimit të shkollës fillore tetëklasëshe në Istog, menjëherë në qershor regjistrohet në Shkollën e Normale në Prishtinë. Për herë të parë shkon në Prishtinë dhe meqenëse mbërrin me vonesë, i duhet të kalojë natën nën qiellin e hapur në qytetin e panjohur për të, për të pritur mëngjesin e nesërm. Mu në qendër të Prishtinës, aty ku tani gjendet shtatorja e Nënës Tereze, nga mesnata e zë gjumi. Vjen një polic dhe e qorton pse po flinte aty. Pasi i tregon se nuk kishte para për fjetur në hotel, polici ia kërkon letërnjoftimin që nuk e kishte. Por ia tregon përse kishte ardhur në Prishtinë dhe pasi ia sheh notat në dëftesë, polici e lejon të flejë aty.
Por në shtator çelen dy paralele të Shkollës Normale të Pejës në Istog. Për shkak të gjendjes ekonomike, kthehet në Istog, ku i mbaron dy klasët e para.
Gjatë dy klasëve të normales në Istog si nxënës shembullor dhe sadokudo që e njihte serbishten bashkë me disa nxënës të tjerë e detyrojnë që të ndjekë mësimet në serbisht. Por përsëri është nxënësi më i mirë i brezit.
1964
Tri klasët e fundit të normales i kryen në Pejë, por tani mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Edhe atje dallohet si nxënës, sidomos në lëndën e gjuhës shqipe dhe lëndëve shoqërore. Por hartimin e parë të tij në normalen e Pejës, profesori i gjuhës shqipe e noton me notë negative. I thotë se ka kopjuar, nuk beson se një nxënës mund të shkruajë aq bukur. Por pasi e sheh se edhe hartimet e tjera janë po aq të bukura, atëherë bindet.
Si familje e shenjuar “armiqësore”, nuk i japin bursë dhe kushtet ekonomike i ka të rënda. Por tani i ka mundësitë më të mëdha për të lexuar dhe për të thelluar njohuritë e veta.
Përveç literaturës në gjuhën shqipe, që ishte e pakët, në serbisht lexon veprat e shkrimtarëve të mëdhenj botërorë si Balzakun, Servantesin, Lorkën, Shekspirin, Bajronin, Shelin, Tolstoin, Dostojevskin, Pushkinin, Jeseninin. Disa poezi të këtij të fundit më vonë do t’i përkthejë me përkushtim nga origjinali në shqip.
Më vonë si student, për disa prej tyre do të shkruajë me një frymëzim të veçantë.
Lexon me përkushtim çdo gjë që botohet në revistat shqipe. Si normalist përveç poezisë, shkruan edhe proza poetike.
Siç pohonte edhe vetë, gjatë shkollës së mesme nuk çan fort kokën për disa lëndë që nuk i interesonin. Gjatë atyre orëve lexon letërsi apo filozofi. Profesorët kishin mirëkuptim!
1967
Pasi mbaron shkollën e mesme regjistrohet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Vitin e parë e kalon në një gjendje të rëndë ekonomike. Pa bursë dhe pa kurrfarë ndihme. Jeton në konviktin e studentëve, por siç thuhej atëherë “ilegal”.
1968
Ky vit është shumë domethënës për Kosovën. Kanë kaluar dy vjet nga rënia e Rankoviqit dhe UDB-ja nuk është më ajo që ka qenë. Hetohet një frymë më liberale. Njerëzit marrin frymë më lirisht. Madje në një kohë shumë të shkurtër diskutohet për Kosovën republikë, por shpejt ndërpriten. Ndërsa nëpër Evropë shpërthejnë demonstrata të mëdha studentore.
Në Kosovë për herë të parë sillen libra nga Shqipëria. Është ky vit që kalon në shenjë të shënimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, për të cilin shkruhet pothuajse çdo ditë në shtypin e atëhershëm. Në muajin maj organizohet nga pushteti i atëhershëm edhe një simpozium ndërkombëtar për Skënderbeun. Në Prishtinë, pas 1948, për herë të parë vijnë edhe katër studiues nga Tirana. Përgjithësisht hetohet një zgjim i ndjenjave kombëtare që ishin ndrydhur me vite.
Një tjetër ngjarje me rëndësi ndodh në Prishtinë: organizohet Konsulta e njohur gjuhësore. Gjuhëtarë, shkrimtarë dhe ekspertë të ndryshëm nga Kosova dhe viset shqiptare përreth marrin pjesë dhe diskutojnë për tri ditë me radhë dhe miratojnë unisimin e gjuhës standarde shqipe, mu sikur në Shqipëri.
Ndërkaq një ngjarje tjetër që shënon atë vit janë demonstratat e njohura studentore dhe të rinisë shkollore në Prishtinë dhe në disa qytete të tjera.
Atë vit Ibrahim Rugova tashmë është në vitin e dytë të studimeve, por prapë pa bursë. Shtrëngohet të punojë arsimtar në shkollën fillore në Obiliq, tetë km. larg Prishtinës dhe të studiojë. Në të njëjtën kohë i ndjek studimet dhe shkruan në revistat e gazetat e kohës.
Do të mbahet në mend artikulli që boton Ibrahim Rugova në gazetën e studentëve “Bota e re” në numrin e 28 nëntorit të vitit 1968, në prag të demonstratave të studentëve dhe të rinisë shkollore të 27 nëntorit të atij viti, me titull “Pavarësia kombëtare”, me të cilin sikur paralajmëron nismën e ideve të veta intelektuale e politike, të cilat, 20 vjet më vonë, në një kohë shumë të rëndë, do t’i shprehë në mënyrë të qartë dhe konsistente si trinom – Liri, Pavarësi, Demokraci. Ai shkruan me rastin e përvjetorit të ngritjes së Flamurit kombëtar më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, dhe pasi e quan një nga ditët më të bardha të historisë sonë, vazhdon: “Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e një trungu në çdo stinë të kohës”. Ndërsa fare në fund thotë: “Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë”.
Gjatë kësaj kohe, në radhë të parë lexon pareshtur dhe siç pohon vetë, zbulon letërsinë “moderne”, të asaj kohe, shkollën franceze (simbolizmin, Malarmenë, Bodlerin), letërsinë bashkëkohore (Sartrin, Kamynë, Beketin).
Por tani bëhet shumë aktiv në aspektin kulturor e letrar. Bashkë me disa studentë të tjerë (Rexhep Ismajli, Eqrem Basha, Sabri Hamiti etj.) siç pohon vetë Rugova, krijojnë “një rreth të mendimit të hapur ndaj tendencave të reja të teorive estetike dhe linguistike, të cilët i tërhiqte kritika e re franceze dhe strukturalizmi”.
“Ishte grup pak i fortë, jo nacionalist, por modern, me një orientim nacional. E gjithë kjo më hapi edhe mua që isha veçanërisht i mbyllur nga natyra, ndaj botës, ndaj të tjerëve”.
Ndërkaq Sabri Hamiti thotë: “Ibrahim Rugova i përket brezit të 68-tës, dhe më tej Qarkut Kulturor të Prishtinës”. Një lëvizje e fuqishme studentore që mblidhte për të parën herë të rinjtë e tokave shqiptare në Kosovë dhe rreth Kosovës, e cila, siç thotë, “do ta shpërndante ndikimin e vet çlirues edhe në shtresa të tjera të shoqërisë”.
1969
Ibrahim Rugova shkruan intensivisht në revistën për kulturë art e letërsi të Prishtinës “Fjala”, ku hap një rubrikë të përhershme të titulluar “Zenitet letrare” që nga numri 3 i muajit mars të po këtij viti. Shkruan për Jeseninin, Shelin, Bodlerin e Preverin, por edhe për Migjenin e Nolin.
Dhe menjëherë i bie në sy lexuesit të vëmendshëm dhe të shkrimtarëve.
Kah fundi i atij viti, Rugova bashkë me disa miq të tij studentë merr ta drejtojë gazetën e studentëve “Bota a re”, të cilën do ta bëjë një nga gazetat më të lexuara të kohës dhe që mban vulën e modernitetit të ideve, por edhe të kritikave shoqërore.
Sabri Hamiti shkruan se “lëvizja kulturore e intelektuale e përqendruar në brezin universitar e bëri gazetën e vet kulturore, revistën e vet kulturore (Dituria) dhe formoi shtëpinë e vet botuese. Kjo, në mënyrë të pashpallur, artikulonte alternativën e njëshit pushtetor në kulturë”, i cili kishte një gazetë të përditshme, një revistë letrare, një radio, një shtëpi botues në shqip.
1970
Ibrahim Rugova dhe Rexhep Ismajli që janë shtyllat kryesore të gazetës “Bota a re”, komentojnë veprat më aktuale filozofike e letrare të kohës ose përkthejnë punime apo fragmente të veprave të tyre. Nga filozofët e asaj kohe në faqet e gazetës “Bota a re” mund të ndeshen emrat si Leshek Kolakovski, Betrand Rasel, Rozhe Garodi, Lysien Goldman, Karl Jaspers, Erih From etj. Por nuk mungojnë as punimet kritike origjinale. “Atëherë mund të botoja artikuj mjaft të angazhuar, tejet modernistë”, thotë Rugova për atë periudhë.
Prandaj më se njëherë kujdestarët ideologjikë të partisë, duke u shtypur gazeta në shtypshkronjë heqin faqen e parë, ose ndonjë faqe tjetër.
Po në këtë vit, po ky grup krahas gazetës, nxjerr edhe revistën “Dituria”, ku përfshihen kryesisht punime të studentëve të fushave të ndryshme dhe në këtë kuadër botojnë edhe disa vepra letrare.
1971 
Rugovën edhe pak muaj e lanë në “Bota e re” e “Dituria”. Në pranverë të këtij viti pushteti e përzë bashkë me miqtë e tij. Përkohësisht fillon të punojë në revistën “Fjala”. Diplomon në Fakultetin Filozofik.
Boton veprën e parë letrare “Prekje lirike”, një përmbledhje të shkrimeve të “Zeniteve letrare”, në të cilën, “manifestoi qartë mëvetësinë dhe pavarësinë e vështrimit dhe të gjykimit, autonominë personale në fushën e kritikës dhe të interpretimit letrar”, por edhe “revoltën kundër shkrimeve kuaziobjektive që shkruheshin për letërsinë, duke zbritur më shpesh në një sociologjizëm vulgarizues”. Këtë vepër ia kushton tre më të dashurve të vet:
Atij, që s’e njoha asnjëherë.
Asaj, që i kushtova me jetë.
Asaj, që më ktheu me fytyrë kah jeta.
Tash vonë kritiku i ri Kujtim Shala për këtë vepër shkruan:
“Çelësi për ta lexuar Rugovën përballë kritikës së kohës është libri “Prekje lirike”. Ky libër refuzon leximin e jashtëm/ sociologjizues/ideologjizues, dominant në kulturën letrare shqipe, dhe provon fuqishëm kritikën si rikrijim të veprës letrare. Aty normën e leximit e përcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale”.
Në vjeshtë e dërgojnë për një vit në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Slloveni.
1972
Pasi kthehet nga ushtria punësohet si bashkëpunëtor shkencor në sektorin e letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Po ashtu regjistrohet në studimet pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë këtyre viteve në të përkohshmen e atëhershme boton vazhdimisht punime të ndryshme kritike dhe teoriko-letrare. Përcjell me vëmendje zhvillimet në letërsinë bashkëkohore shqipe.
Qarku Kulturor i Prishtinës tashmë përqafon programin e qartë letrar e kulturor nacional, por edhe rrymat moderne perëndimore të kohës. Ishte periudha kur edhe në Kosovë fillon të flitet dhe të shkruhet edhe për strukturalizmin, semiologjinë…
1975
Në mars të këtij viti martohet me Fanë Vuthajn, me të cilën kishte rënë në dashuri katër vjet më parë.
1976-1978 
Më 8 janar i lind djali i madh, Mendimi. Boton “Bibliografinë e kritikës letrare shqiptare – 1944 -1974” (së bashku me Isak Shemën).
Në vjeshtë të këtij viti merr një bursë franceze specializimi. Tetë muaj i kalon në Paris në “Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales”, siç thotë si stazhist te Rolan Barti, të cilit, 20 vjet më vonë do t’ia kushtojë ligjëratën e Sorbonës, me rastin e shpalljes Doktor Nderi të Universitetit VIII në Paris. Por njëkohësisht ndjek edhe ligjërata të tjera në Sorbonë.
“Isha shumë aktiv, e ajo që më stimulonte më së shumti, ishte liria e atij sistemi të mësimit…Ishte shkurt, por mësova shumë. Ishte koha kur filozofët e rinj (Andre Glyksman, Bernar-Anri Levi) kishin përplasjet e mëdha, e unë shikoja gjithë çka mundja. Kisha raporte me Bartin dhe studentët e tij, sidomos me të huajt”, kujton më vonë me entuziazëm Rugova ditët e Parisit.
Por qysh në atë kohë, siç pohon vetë, nën influencën e Bartit mediton gjatë studimeve “mbi relacionet pushteti-dija dhe funksionimin e shtetit, raportet mes strukturës intelektuale dhe shoqërisë; pikërisht kështu mund t’i qasemi çështjes së ekzistencës së një lëvizjeje për liri”. (Shih Çështja e Kosovës). Pranon se ka qenë njeri krejtësisht apolitik, edhe pse interesohet shumë rreth teorisë së pushtetit. “Më vonë propozova një analizë për marrëdhëniet mes pushtetit dhe rezistencës me librin Strategjia e kuptimit (1980) dhe në Refuzimi estetik më 1987. “Fjala ishte për formën e vetme të rezistencës së mundshme ndaj shpërdorimeve të rënda të pushtetit kundër shqiptarëve të Kosovës, e kjo i minonte edhe parimet mbi të cilat mbështetej ky sistem”. (Po aty).
1978
Boton veprën e dytë – Kah teoria. Është interesant se dy tekstet e para në fillim të këtij libri Letërsia si differentia specifica dhe Një korrektiv estetiko-teorik, i shkruan në vitin 1973, atëherë bashkëpunëtor i ri në Institutin Albanologjik. Janë këto pjesët kryesore të veprës, në të cilat “shtron problemin e krijimit të një rrafshi sa më autentik të trajtimit të letërsisë si krijimtari shpirtërore intelektuale”.
Në pranverë të këtij viti Rugova kthehet nga Parisi plot jetë dhe fillon projektin e vet të madh – monografinë për Pjetër Bogdanin. “Isha i mahnitur me Bogdanin”, pohon Rugova. Ndërkaq duke folur për metodën që përdor, thotë se “isha i inspiruar drejtpërdrejt nga strukturalizmi, prandaj hutoi shumë shqiptarë”.
1979 
Botohet Kritika letrare (nga De Rada deri te Migjeni) (së bashku me Sabri Hamitin).
1980 
Rektorati i Universitetit të Prishtinës do t’i bëjë të mundur qëndrimin njëmujor kërkimor (mars-prill) në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Atje do të mbledhë lëndën për tezën e doktoranturës “Kahe dhe premisa…”, të cilën do ta mbrojë më 1984.
Në qershor i lind djali i vogël, të cilin do ta pagëzojë me emrin e babait të tij, Ukë, traditë kjo shqiptare që nipi të trashëgojë emrin e gjyshit.
Po këtë vit, Ibrahim Rugova boton veprën tjetër të radhës – “Strategjia e kuptimit”. Vepra ndahet në tri pjesë: ese, kritikë dhe teori e poezisë shqipe. Në këtë vepër përfaqësohen pikëpamjet e Rugovës për kritikën, ndërsa këta tre kapituj shenjojnë pikat kryesore të interesimit të tij si kritik prej më se dhjetë vjetësh.
Për këtë vepër, ku përpiqet të gjurmojë se cilat janë mundësitë e kundërshtimit të vdekjes së kuptimit të botës bashkëkohore, Rugova përdor konceptin e “strategjisë negative”, që siç thotë, një koncept në plan të parë polemik, në mënyrë që më vonë konceptin e vet intelektual ta investojë në politikë. “Në histori ndodh që intelektualët të jenë të fundit ata që nuk lejojnë të bjerë populli”, do të pohojë Rugova më vonë.
Shkruan një parathënie inspirative me titull “Arti i dhembjes universale” të kompletit të veprave të Ismail Kadaresë, në botim të “Rilindjes” në Prishtinë.
1981
Në mars dhe në prill shpërthyen demonstrata të mëdha të studentëve dhe të rinisë pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, në të cilat kërkohej që Kosova të bëhej republikë në kuadër të federatës jugosllave. Ato u shuan me gjak. Gjatë atij viti organizohen shumë procese politike gjyqësore, në të cilat pjesëmarrësit marrin dënime maksimale të parapara me ligj – deri në 15 vjet. Në procese të tilla dënohen rreth 6.000 shqiptarë.
Në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme. Pastaj filloi procesi i diferencimit ideopolitik në të gjitha institucionet. Pati përjashtime nga puna. Me një fjalë, nisi një terror i vërtetë propagandistik sidomos ndaj intelektualëve. Për një fjalë goje dënoheshe me burg.
Ibrahim Rugova punon intensivisht për ta kryer projektin për Bogdanin që e kishte nisur që nga viti 1980. Tash i kishte mbetur t’i jepte dorën e fundit tekstit të shkruar.
“Ishte gjendje e jashtëzakonshme, kishte ushtarë gjithandej, makina të policisë, autoblinda që shëtisnin nëpër rrugët e Prishtinës, e unë isha mbyllur dhe shkrova këtë (librin)”.
1982
Del nga shtypi vepra aq e pritur – “Vepra e Bogdanit 1675-1685” për të cilën Rugova kishte dhënë aq shumë mund e përkushtim, por do të ndjejë edhe kënaqësi të posaçme që kryen një punë të madhe.
Vepra pritet mirë nga kritika dhe lexuesit.
Duke sqaruar në parathënien e librit se çfarë e shtyri të shkruajë këtë vepër thotë se është “habitur dhe befasuar” ku ka gjetur se si Bogdani, “pos çështjeve të tjera filozofike -teologjike e filozofike-shkencore, fliste edhe për metaforat, për tropologjinë dhe për figurat e ndryshme të retorikës, si dhe për disa aspekte të poetikës”. “Mirëfilli u entuziazmova dhe iu ktheva punës që këtë intuicion dhe entuziazëm ta kthej në argument dhe në vlerësim, shkurt në njohje të veprës”.
Në të vërtetë Rugova, i entuziazmuar me veprën e Bogdanit “Çeta e profetëve”, ndërpret përkohësisht punën në tezën e disertacionit, që e kishte marrë më 1979, dhe e shkruan monografinë për Bogdanin.
Për këtë vepër R. Musliu shkruan: “Bogdani i monografisë në fjalë, thënë shkurt, është Bogdani i Ibrahim Rugovës. Kjo monografi antologjike më në fund hap periudhën e studimeve bogdaniane, por aq edhe të letërsisë së vjetër shqipe”,.
Ismail Kadare shkruan më 1990 se si s’është e rasti që Rugova para se të niste udhën e lirisë u zhyt në botën bogdaniane. “Vjersha kozmogonike e Bogdanit, ajo që e mahniste Poradecin, është quajtur prej një prej studiuesve të tij, mikut tim Ibrahim Rugova, tani kryetar i Partisë (Lidhjes, v.j.) Demokratike të Kosovës ‘Krijimi i rruzullimit’”.
Monografia për Bogdanin do të ribotohet edhe njëherë në Prishtinë më 1990 dhe në të njëjtin vit edhe në Tiranë.

1983-1984
Punon intensivisht vetëm në disertacionin e doktoranturës.
Gjatë vitit ’84, në Universitetin e Prishtinës mbron tezën e doktoranturës me titull “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, 1504-1983”.
1985
Në muajin prill Ibrahim Rugova bashkë me disa përfaqësues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovë merr pjesë në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, ku ndodh përplasja e parë me shkrimtarët serbë që tashmë ishin instrumentalizuar nga regjimi i Beogradit dhe ishin vënë në ballë të propagandës së egër antishqiptare.
Ai paraqet kumtesën me titull “Liria konkrete”. Para se ta lexojë kumtesën bën një replikë distancuese ndaj fjalimit të kryetarit të shkrimtarëve të Serbisë Miodrag Bullatoviq, i cili me fjalët më brutale sulmon shqiptarët dhe madje i akuzon për “gjenocid” mbi serbët e Kosovës. Rugova flet për tendencat restriktive të viteve të fundit që t’i imponohen letërsisë shqipe në Jugosllavi. Ai do të pyesë kolegët e tij shkrimtarë nga mbarë Jugosllavia: “Si mund ta përjetoj lirinë unë si intelektual shqiptar në kohën kur nga forca të ndryshme me pikëpamje dogmatike, më imponohet asimilimi apo dysia. Dhe si mund ta përjetoj lirinë, kur sot, tashmë 3-4 vjet nga publicistika e verbër dhe nga pseudoshkenca e pseudoletërsia kërkohet të zhduket historia ime kombëtare, realiteti historik dhe realiteti shoqëror, me pretekst të cungimit: hiq këtë, hiq atë, madje edhe në pikëpamje kushtetuese”, tërheq vëmendjen Rugova për ato që do të pasojnë më vonë nga regjimi i Beogradit ndaj Kosovës.
1986
Boton në Prishtinë veprën Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare (600 faqe), në të cilën kishte punuar disa vite dhe kishte derdhur aq shumë mund. Kjo vepër do të ribotohet dhjetë vjet më vonë edhe në Tiranë (më 1996).
Studiuesi i letërsisë shqiptare dhe pa dyshim njohësi më i mirë i opusit letrar të Ibrahim Rugovës, Sabri Hamiti, për këtë vepër shkruan se “me ndërtimin, strukturimin, kërkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapërcen qëllimet fillestare të një monografie dhe merr përmasat e një enciklopedie për kritikën shqiptare si disiplinë të mendimit dhe të kritikës letrare shqipe”.
Pasi e vlerëson si veprën më të madhe e më të ndërliqshme kritike të I. Rugovës, dhe si një enciklopedi të kritikës. S. Hamiti thotë se ajo është edhe “një nga veprat më të mëdha të kritikës shqiptare, duke e bërë vetvetiu autorin njërin ndër mendimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë për letërsinë”.
Në tetor Rugova merr pjesë në Takimet ndërkombëtare të shkrimtarëve në Beograd dhe në kuadër të tyre zhvillohet diskutimi me temë “Apokalipsi dhe letërsia sot”. Mirëpo gjatë tërë kohës shkrimtarët serbë diskutojnë vetëm për Kosovën me një diskurs tejet negativ. Pas provokimeve dhe insistimit që edhe Rugova të flasë për Kosovën, ai nuk pranon të flasë ditën e parë, për shkak të atmosferës së rëndë emocionale, por të nesërmen, ku ishin të pranishëm rreth 40 shkrimtarë të huaj. Hedh poshtë të gjitha pohimet për Kosovën, duke thënë se “fare nuk i pranoj”.
“Tash disa vjet po çajmë kokën për Kosovën dhe me nacionalizmin, sa që është bërë punë e mërzitshme, e padurueshme”. Rugova diskutimet që zhvillohen i quan “diskurs në nivel të shtypit të verdhë për Kosovën”
“Kam pritur nga shkrimtarët që në frymë të vokacionit të tyre, të flasin për Kosovën si humanistë. Këtu vërehet një dyfytyrësi e madhe: në njërën anë për vete kërkohet demokraci, e për të tjerët një represion dhe negacion total. Mendoj se për Kosovën duhet kërkuar më shumë demokraci, humanizëm e mirëkuptim e më pak represion, se do të jetë më mirë”.
Kundër fjalimit të Rugovës reagon shkrimtari nga Maqedonia Ante Popovski, i cili kërkon përgjegjësi nga Rugova, pastaj e sulmojnë Milan Komneniq e Miodrag Bulatoviq. Ky i dyti për shkak se Rugova po kërkonte demokraci për shqiptarët, që sipas tij, nuk e meritojnë. (Revista “Fjala”, 15.12. 1986).
1987
Rugova boton librin “Refuzimi estetik” dhe kjo është vepra e tij e fundit letrare. Libri e ka marrë titullin nga eseja që është në ballë të librit. Në parathënien e librit Rugova sqaron se vështrimi përqendrohet në refuzimin estetik, si kategori e teorisë së funksionit të artit në një kuptim më të çliruar e jo si funksion i drejtpërdrejtë. Por ai thekson se kjo kategori ka edhe konotacione të tjera, se si “para situatave të caktuara që sjell rrjedha e kohës, nuk bën t’i mbyllësh sytë, po të forcosh vetë dijen letrare… të insistosh në krijimin e hapësirave të krijimit…”. “…sepse në qenien njerëzore është të refuzojë dhe të aprovojë, po të refuzojmë kur duhet, cilësi e vërtetë njerëzore dhe intelektuale”.
Por si e shpjegon vetë Rugova refuzimin në këtë ese?
“Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm”.
Pothuajse 20 vjet më vonë Mark Marku në promovimin e veprave të Rugovës në Tiranë do të shkruajë për këtë libër se “refuzimi estetik parapërgatit refuzimin e madh politik të shqiptarëve, rezistencën e kësaj bote ndaj represionit të ushtruar nga aparati serb i dhunës”.
“Kalimi nga një refuzim në tjetrin është krejt i natyrshëm dhe për këtë vepra e plotë e Rugovës është model i koherencës së njeriut të ideve dhe të njeriut të veprimit, i ideologut dhe politikanit, i njeriut të rrethanave dhe njeriut largpamës të së ardhmes”.
Emërohet kryeredaktor i revistës shkencore “Gjurmime albanologjike” që e boton Instituti Albanologjik në Prishtinë.
Rugova në një intervistë për gazetën “Bota e re”, duke folur për raportin inteligjencia-shoqëria thotë se “pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor”. Ai thotë se intelektuali në Kosovë një kohë të gjatë është konsideruar si “agjent” i shtetit amë, nga i cili koncept lirohen pak në vitet 1966-1981. Rugova konstaton se “kohëve të fundit po shfaqen tendenca reaksionare dhe shoviniste jashtë Kosovës që intelektuali shqiptar të etiketohet si element ‘antishtetëror’, duke ia mohuar legjitimitetin kombëtar e kulturor në emër të një kozmopolitizmi etatist, të një ortodoksizmi e bizantinizmi primitiv mesjetar të pashembullt në botën bashkëkohore”.
1988
Ibrahim Rugova zgjidhet kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ishte koha kur politikanët shqiptarë ishin gjunjëzuar para sulmeve të egra të Beogradit dhe vetëm po zbatonin urdhrat e tij. Ishin shkrimtarët që u vunë në mbrojtje të popullit dhe iu kundërvunë propagandës së shfrenuar të regjimit serb.
Rugova bashkë me disa përfaqësues nga Kosova merr pjesë në Beograd në muajin prill në bisedat mes shkrimtarëve serbë e shqiptarë me temë: “Serbët dhe shqiptarët sot në Jugosllavi”.
Ishte koha kur propaganda e regjimit të Beogradit kishte arritur kulmin kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe haptas kërkohej suprimimi i autonomisë së Kosovës, që edhe do të ndodhë një vit më vonë.
Në atë takim Rugova lexon fjalimin e titulluar “Strategjia negative”, në një atmosferë të rëndë, ku kishte shumë publik.
Mes tjerash Rugova thotë se “sot nocioni për Kosovën në Jugosllavi, e sidomos në Serbi, po vdes dita-ditës” dhe se “nuk ka më kuptim njerëzor ndaj ka rënë në shkallën më të ulët të mundshme”. Në anën tjetër, thotë Rugova, serbët krijuan shenjat mbrojtëse si shpërngulja e serbëve, drama kosovare, tragjedia kosovare, eksodi i serbëve, dyndjet e serbëve, dhunimet, përdhosjet, djegiet, dëmet etj., të cilat bëhen etiketa të reja dhe shumë të forta.
Rugova konstaton se ky është “kuptimi i zeros së bardhë” dhe që mbështetet në “kuptimin mitik” dhe “brenda rrafshit të mitologjive moderne”, që bëhen surrogate të ideologjive të ndryshme”. Më tej ai thotë se gjatë shtatë viteve të fundit janë krijuar etiketa të hekurta që i shërbejnë një “strategjie të fshehtë negative siç janë: nacionalizmi shqiptar apo irredentizmi, separatizmi, kundërrevolucioni, gjenocidi, fashizmi, shqiptarofobia, shqiptarizmi, çështja e inteligjencies shqiptare, anarkia eksplorimi popullativ dhe shumë e shumë të tjera”. (Shih I. Rugova: Pavarësia dhe demokracia”, Prishtinë 1991).
Edhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës u kundërvihen shkrimtarëve serbë që sulmonin dhe akuzonin shqiptarët me etiketimet më të ashpra.
Në maj caktohet takimi i ri bisedave serbo-shqiptare, por nuk do të organizohen kurrë.
Në tetor shkrimtarët serbë në Kosovë japin dorëheqje nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK). Rugova dorëheqjet e shkrimtarëve serbë i cilëson si përpjekje për suprimimin e SHSHK dhe si përpjekje që ta kthejnë atë në statusin e një seksioni të Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë, çfarë ishte më herët.
Në Kosovë vazhdojnë mitingjet serbëve që kishin filluar një vit më parë, kurse në Beograd në nëntor organizohet një miting ku marrin pjesë rreth një milion njerëz në mbështetje të serbëve të Kosovës. Në këtë kohë suprimohet autonomia e Vojvodinës.
1989
Edhe ky vit fillon me ngjarje dramatike. Beogradi po përgatiste suprimimin e autonomisë së Kosovës. Në muajin shkurt minatorët e Trepçës ngujohen në zgafellë në një grevë urie në shenjë proteste kundër këtyre paralajmërimeve dhe kundër disa udhëheqësve shqiptarë që zbatonin verbërisht urdhrat e Beogradit. Pas dhjetë ditësh përfundon greva dhe burgosen shumë prej tyre.
Nënshkruhet Apeli i 212 intelektualëve shqiptarë kundër suprimimit të autonomisë së vitit 1974. Por në vend se të merret parasysh apeli i tyre, ata sulmohen si nacionalistë e separatistë.
Më 23 mars Kuvendi i Kosovës, që ishte rrethuar me forca të mëdha policore dhe me tanke, nën trysninë e madhe miraton ndryshimet kushtetuese me të cilat suprimohet kushtetuta e vitit 1974.
Po atë ditë shpërthejnë demonstrata të mëdha: me dhjetëra të vrarë. Më 28 mars Kuvendi i Serbisë triumfalisht shpall se Serbia është një e tërë. Po atë ditë përsëri demonstrata në Kosovë dhe përsëri me dhjetëra shqiptarë të vrarë. Në Kosovë masa të jashtëzakonshme dhe orë policore. Nga mbarë Jugosllavia dërgohen forca të mëdha policore.
Ibrahim Rugova duke komentuar protestat do t’i deklarojë shtypit italian: “Kjo që po ndodh është kryengritje e popullit kundër dhunës – për shkak të dhunës. Populli lufton për autonomi, për të drejtat e tij”. (L’Unita, Romë 30 mars 1989).
Në fillim të prillit arrestohen mbi 200 intelektualë të profileve të ndryshme nga mbarë Kosova dhe dërgohen në izolim nëpër burgje të ndryshme të Serbisë, ku torturohen në mënyrën më mizore. Askush nuk guxon të flasë dhe të pyesë. Në vend mbisundon një terror i vërtetë. Ibrahim Rugova është i vetmi që publikisht denoncon dhunën dhe terrorin mbi shqiptarët. Pothuajse është i vetëm në selinë e Shoqatës e Shkrimtarëve të Kosovës. Të tjerët heshtin.
Ai vazhdimisht u jep intervista nëpërmjet telefonit gazetarëve të huaj dhe të republikave të veriut të Jugosllavisë që vijnë në Prishtinë.
Gazeta “Veçer” e Mariborit (Slloveni), më 22 prill 1989, shkruan në hyrje të një intervistë me Rugovën: “Më duket se Dr. Ibrahim Rugova ende është i vetmi shqiptar në Kosovë që ka guxim të flasë ashtu siç mendon”.
“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”, i thotë Rugova gazetarit, i cili habitet se si është e mundur që ende flet kështu. Ndërkaq Rugova parashikon se e ardhmja e Kosovës “do të jetë e rëndë, e tmerrshme, e zezë”.
Kremtimin e serbëve të 600-vjetorit të betejës së humbur të Kosovës nga turqit, Rugova e quan provokim për shqiptarët. “Është thjesht një festë shoviniste serbe”, thotë ai.
Dy ditë para se në Gazimestan afër Prishtinës të vijnë rreth një milionë serbë dhe tërë krerët e Jugosllavisë dhe Serbisë, Ibrahim Rugova do t’i deklarojë gazetës së njohur gjermane “Shpigel” më 26 qershor:
“Nëse Serbia përpiqet për të shtypë identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një populli i vogël. Në të kaluarën sa herë që një popull i vogël është përpjekur të luajë rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e tij”. Pas kësaj deklarate Rugova kërcënohet seriozisht nga pushteti.
Në ditën e kremtimit të betejës së Kosovës, ku kishte folur Millosheviqi, Rugova në banesën e tij i jep intervistë gazetarit të “Zëri të Amerikës” që kishte përcjellë manifestimin e serbëve, në të cilën denoncon kremtimin si shovinist dhe antishqiptar.
Në muret e hyrjes së ndërtesës ku banonte Rugova serbët kishin shkruar një parullë shoviniste e makabër: “Samo mrtav shiptar je dobar shiptar” (Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë).
Rugova në vjeshtë për herë të parë shkon në Nju-Jork, ku merr pjesë dhe flet në një tubim kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së shkrimtarit të tij të dashur Pjetër Bogdani.
Në këtë kohë, në vendet e lindjes filluan manifestime të ndryshme dhe nisma të proceseve të pluralizmit. Në tetor bie muri i Berlinit.
Në Jugosllavi fillon pluralizmi partiak dhe formohen partitë e para në republikat veriore.
Ibrahim Rugova vihet në krye të partisë së parë alternative, të themeluar më 23 dhjetor – Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fillimisht në shtator të atij viti, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore, ranë dakord pothuajse spontanisht që të themelonin një parti politike, e cila do t’i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit. Kuvendi themelues u mbajt në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku në atë kohë edhe zhvilloheshin të gjitha aktivitetet jo vetëm letrare por edhe vlimet shoqërore dhe politike.
Në Kuvendin themelues, përveç Këshillit të zgjeruar nismëtar për themelimin e LDK-së, morën pjesë gjithsej 96 veta, të cilët me nënshkrimet e veta dhe me deklarime të lira i vendosën themelet e partisë së parë politike. Megjithëse prezentë ishin disa gazetarë vetëm tri media do të njoftonin për themelimin e LDK-së, ndër të tjera edhe gazeta “Rilindja” me një gjysmëlajmi. Ndërkaq, TV Prishtina e kontrolluar rreptësisht me shtatë ditë vonesë, ndërkohë që lajmi kish marrë dhenë në botë.
Pra, vetëm 9 muaj nga rrënimi me forcë i pozitës kushtetuese të Kosovës nga Beogradi, Rugova vihet në krye të një force të re politike, e cila shumë shpejt do të rritet në një lëvizje të madhe gjithëpopullore, të cilën do ta drejtojë për 16 vjet.
1990
Në LDK shumë shpejt do të aderojnë me mijëra anëtarë. Menjëherë, në fillim të vitit, nis formimi i degëve të saj nëpër Kosovë. Emri i saj bëhet i njohur edhe jashtë kufijve të shtetit. Rugovën nga të katër anët e përgëzojnë. Por në të njëjtën kohë politikanët vendës komunistë dhe sidomos shtypi serb vazhdon sulmet më brutale ndaj Rugovës dhe stigmatizimin e tij, kurse LDK-në e përshkruajnë si organizatë të “separatistëve dhe nacionalistëve” shqiptarë.
Ende vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Gjatë janarit dhe shkurtit shpërthejnë protesta fillimisht në Prishtinë e pastaj edhe në qytetet e tjera. Përsëri me dhjetëra të vrarë, mu sikur vitin e kaluar. Por tani numri i të vrarëve është dyfish më i madh.
Mediat vazhdojnë të jenë të kontrolluara nga pushteti represiv.
Rugova vazhdon të komunikojë vetëm me mediat e huaja dhe ato të veriut të Jugosllavisë (Kroacisë dhe Sllovenisë). Për politikën represive serbe thotë se ka nxjerrë në “sipërfaqe territore, vullnetarë dhe armë” dhe se “satrapët nuk mund të bëhen demokratë”. Në LDK për një muaj anëtarësohen 150 mijë vetë.
I pyetur në shkurt po të këtij viti nga gazeta e njohuri italiane “Corriere della Sera” se cila do të ishte zgjidhja për Jugosllavinë, Rugova thotë “një konfederatë moderne, e bazuar në komunikimin dhe respektimin e diversiteteve”.
Në Beograd dështon Kongresi i komunistëve të Jugosllavisë, pasi përfaqësuesit nga Sllovenia dhe Kroacia braktisin atë. Në Kosovë shqiptarët largohen nga Lidhja e Komunistëve në mënyrë masive, ndërsa nga Lidhja Socialiste kalojnë në LDK.
Por në muajin mars edhe një e keqe godet shqiptarët: shërbimet sekrete serbe dhe ato ushtarake helmojnë nxënësit nëpër shkolla madje edhe nëpër çerdhe. Statistikat shënojnë rreth 7000 nxënës të helmuar.
Në muajin prill Rugova bashkë me një grup, që, siç thuhej atëherë, përfaqësonin alternativën e Kosovës, qëndron në SHBA për të dëshmuar në Kongresin amerikan, ku paraqitën fakte për dhunën që ushtrohej mbi shqiptarët në Kosovë, si burgosjet, vrasjet, izolimet, përjashtimet e njerëzve nga puna, për proceset e montuara politike, për sulmet brutale ndaj kulturës dhe historisë së shqiptarëve etj. Gjatë asaj dëshmie në Kongres përfaqësuesit serbë (në mesin e tyre edhe Dobrica Qosiq dhe disa priftërinj) akuzuan shqiptarët se po djegin manastire se gjoja në Kosovë po zhvillohet luftë fetare se gjoja serbët mbrojnë krishterimin, kurse shqiptarët islamizmin.
Rugova në një intervistë të botuar më 15 në “Fjala”, duke komentuar debatet që zhvillohen në at ë kohë për rregullimin e Jugosllavisë thotë: “Ne si LDK pak më vonë do të dalim me një deklaratë kushtetuese që do të inkuadrohemi në këto debate për kushtetutën e re”, duke paralajmëruar në këtë mënyrë Deklaratën e njohur kushtetuese apo të pavarësisë, siç do të quhet më vonë, më 2 korrik të atij viti.
Pak më vonë do të deklarojë se “pa shqiptarët si subjekt i barabartë politik nuk mund të ekzistojë as federata dhe as konfederata jugosllave” (Hrvatski rubikon”, qershor Zagreb).
Më 2 korrik në Prishtinë deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese. Rugova si kryetar i LDK-së, e cila tashmë tubonte rreth 700 mijë anëtarë, përshëndet dhe mbështet i pari këtë deklaratë, duke e quajtur një dokument historik dhe deklaratë për pavarësinë. Më 5 korrik Rugovën e urdhërojnë të paraqitet në polici ku e kërcënojnë.
Regjimi serb menjëherë okupon dhe mbyll TV Prishtinën dhe gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe “Rilindja” dhe vazhdon me masa edhe më të egra.
Gjatë korrikut Rugova shkon në Parlamentin Evropian si mysafir i Partisë së popujve të vegjël “Arc en Ciele” (Ylberi), ku e zgjedhin anëtar nderi të këtij parlamenti. Gjatë atij sesioni PE miraton edhe një rezolutë për Kosovën.
Rugova në atë kohë, duke folur për afrimin me Shqipërinë, kërkon të mos ketë mure të Berlinit. “Unë do të dëshiroja të shkoja në Shqipëri për të pirë kafe, ashtu siç bëjnë të gjithë evropianët”, thotë ai.
Në fund të muajit gusht në Kosovë vjen një delegacion i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë në krye me senatorin Bob Dol. Policia me masa represive e me gaz lotsjellës nuk lejon tubimin e shqiptarëve për t’i përshëndetur mysafirët, madje mezi lejon ardhjen e tyre nga aeroporti deri në hotelin Grand.
Më 7 shtator deputetët miratojnë në Kaçanik edhe Kushtetutën e pavarësisë.
Nga fundi i shtatorit Rugova viziton SHBA-të. Ndërsa ndodhej në Nju-Jork, në Prishtinë, më 29 shtator, i lind vajza Teuta, të cilën e pagëzon nga atje.
1991
Në fillim të vitit Rugova vendos kontakte me personalitetet nga Shqipëria, pas formimit të Partisë Demokratike. Po ashtu në Kosovë qëndron një delegacion i Parlamentit Evropian.
Rugova gjatë kësaj periudhe bën një turne nëpër disa vende të Evropës Perëndimore, viziton Francën, Zvicrën dhe Gjermaninë. Ai do të shprehet se “Kosova në këto qarqe tashmë ka hyrë si temë që kërkon zgjidhje”. Në Zvicër takon përfaqësuesin e PD-së, Gramoz Pashkon, kurse në Paris shkrimtarin Ismail Kadare. Në Gjermani bisedon për Kosovën në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi.
Duke folur në një intervistë rreth idesë së bashkimit kombëtar që qarkullonte në atë kohë, Rugova thotë se shqiptarët si qëllim kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, por duhet punuar me mençuri. “Bashkimi me forcë, me dhunë, vështirë tolerohet sot nga Evropa. Por tash për tash të mendojmë dhe ta bëjmë integrimin në kuadër të Evropës. Njëherë për njëherë duhet të njihemi, të shihemi, e pastaj t’i realizojmë kërkesat tona, edhe pse na është thënë se në të dy anët e kufirit, kemi edhe pikëpamje të ndryshme ideologjike. Por këto janë shpifje e gënjeshtra, që u doli boja, sepse nuk është e mundur që një popull të ketë dy ideologji”.
Më 5 maj të këtij viti mbahet edhe Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ibrahim Rugova zgjidhet me aklamacion kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fund të Kuvendit, në një fjalim përmbyllës, Rugova deklaron se “LDK-ja kontribuoi që sot shqiptarët pa frikë mund të shtrojnë kërkesat politike dhe të gjitha problemet që i preokupojnë, jo vetëm karshi pushtuesit, por kemi arritur që të lirohemi brenda vetvetes”. Ndërkaq për rezistencën paqësore, ai thotë se “kjo rrugë është opsion dhe ide evropiane për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe të vatrave të krizës në botë”.
Në Deklaratën politike të këtij kuvendi thuhet se “është e drejtë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike të komunikojnë e të bashkëpunojnë në format që i konsiderojnë vetë më të përshtatshme, sikur që është e drejtë e tyre që në hapësirën gjithëshqiptare, në frymën e ecurive të sotme politike e civilizuese evropiane, të bashkëpunojnë të papenguar dhe të kërkojnë që kufiri me Shqipërinë të shndërrohet nga një mur i pengimit në një vijë të takimit e të komunikimit të lirë ndërshqiptar”. Ndërkaq për krizën dhe gjendjen e rëndë në Kosovë thuhet se është “rezultat i agresionit hegjemonist, përmes sulmit brutal ushtarako-policor të pashembullt në historinë e shteteve federale, Serbia, me miratim të Jugosllavisë, shkaktoi vrasje e plagosje, burgosje, ndjekje e persekutime”.
Ibrahim Rugova në muajin korrik zgjidhet kryetar i Këshillit të porsaformuar Koordinues të Partive Politike Shqiptare të Kosovë. Ky këshill formohet “me qëllim të zhvillimit, bashkëpunimit dhe të koordinimit të aktivitetit ndërmjet tyre, si subjekte politike të popullit shqiptar, ndërtimit të platformës dhe të strategjisë së përbashkët për të realizuar synimet e shqiptarëve dhe për t’iu kundërvënë me sukses masave që po ndërmerr pushtuesi për thyerjen e qenies kombëtare”.
Më 26-30 shtator mbahet Referendumi me të cilin Kosova shpallet Republikë sovrane dhe e pavarur.
Në muajin tetor miratohet Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit është Ibrahim Rugova. Kjo deklaratë njihet sidomos për tri opsionet e saj për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.
Më 19 tetor formohet Qeveria e përkohshme e koalicionit e Republikës së Kosovës dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm në jetën konstitucionale dhe politike.
1992
Më 24 maj, përkundër kërcënimeve të forcave serbe, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur Presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës. Me shumicë dërrmuese të votave Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, ndërsa partia e tij LDK fitoi shumicën absolute të vendeve në Parlament. Vëzhgues të huaj nga SHBA-të, Anglia, Gjermania, Franca, Danimarka, Norvegjia si dhe vëzhguesit e partive që morën pjesë në zgjedhje i vlerësuan ato demokratike dhe të organizuara mirë. Akti i votimit të lirë, pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime dhe atmosfera e krijuar, u shndërruan në demonstrim dhe manifestim të vullnetit politik për pavarësi dhe demokraci të Kosovës.
Presidenti Rugova merr një telegram urimi nga Ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, i cili, në emër të Gjermanisë, e përgëzon për zgjedhjen e tij President.
Më 15 shtator Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova takohet me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alojz Mok nga i cili kërkoi përkrahjen e Austrisë për vendosjen urgjente të misioneve vëzhguese në Kosovë. Alojz Mok nga ana e tij deklaroi se çelësi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës gjendet në respektimin e vullnetit politik të popullit të saj.
Më 6 tetor Presidenti Rugova qëndron në Londër me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, ku takohet me zyrtarë të lartë të Britanisë.
Në muajin tetor Presidenti Rugova qëndron për vizitë zyrtare në Slloveni ku takohet me Presidentin slloven Milan Kuçan dhe kryemi-nistrin Janez Dërnovshek, ku kërkon përkrahje për zgjidhjen e statusit të Kosovës si shtet neutral dhe të pavarur
Më 22 tetor Presidenti Rugova takohet në Sofje me Presidentin e Bullgarisë Zhele Zhelev, i cili përshëndeti rrugën paqësore që ka marrë Dr. Rugova dhe populli i Kosovës për arritjen e qëllimit me mjete politike dhe potencoi se duhet të respektohet vullneti politik i shqiptarëve.
Në Shkup Presidenti Rugova takohet me Presidentin e Maqedonisë Kiro Gligorov. Të dy Presidentët theksuan se janë të vendosur për gjetjen e mënyrave paqësore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të Maqedonisë.
Më 28 nëntor Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Në dhjetor, në Bruksel, Presidenti Ibrahim Rugova takohet me sekretarin e shtetit të Amerikës Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari i shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës.
1993
Më 5 shkurt Presidenti Rugova kërkoi që çështja e Kosovës të zhvendoset nga Konferenca e Gjenevës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “Ne mendojmë se Këshilli i Sigurimit mund ta parandalojë konfliktin dhe mund të gjejë zgjidhje politike për çështjen e Kosovës”, theksoi Presidenti.
Më 16 shkurt Dr. Ibrahim Rugova udhëheq një delegacion nga Kosova, që kishte shkuar në Amerikë me qëllim që të njoftojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtypjen e të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Rugova bëri publik planin dhjetëpikësh të veprimit për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’u dhënë fund padrejtësive. Për herë të parë kërkon një protektorat civil ndërkombëtar në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Uashington Presidenti Rugova u prit nga Tomas Najllz, ndihmëssekretar i shtetit për Evropë dhe Kanada si dhe në Komitetin e Kongresit Amerikan për Marrëdhënie me jashtë nga kongresmenët Li Hamilton, Tom Lantos dhe Ben Gilman.
Nga 17 deri më 19 shkurt Presidenti Rugova merr pjesë në tubimin kushtuar problemit të ish-Jugosllavisë të organizuar nga “Qendra Karter” në Atlanta të SHBA-ve.
Më 23 shkurt Presidenti Rugova kërkon në Gjenevë zbatimin e menjëhershëm të rezolutës të miratuar nga OKB-ja dhe të masave preventive për t’i dhënë fund krizës së Kosovës para “sulmit të paevitueshëm ushtarak të forcave serbe”.
Në takimin që Presidenti Rugova pati në Gjenevë më 24 shkurt me zonjën Sadako Ogata, komisare e UNHCR-së, kërkoi që të ndalet rikolonizimi i Kosovës me refugjatë serbë dhe ndryshimi i strukturës etnike të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Francë më 27 shkurt Dr. Rugova u prit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme i Francës, Zhorzh Kizhman, ministri i Shëndetësisë Bernar Kushner dhe nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Asamblesë Nacionale Andre Bello. Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova kërkoi vendosjen e vëzhguesve të OKB-së në Kosovë, si masë preventive për parandalimin e eskalimit të konfliktit.
Më 11 mars Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin Rugova nga i cili mori një Promemorie për çështjen shqiptare. Gjatë qëndrimit në Itali ai takon kryeministrin italian Xhuliano d’Amato, nga i cili kërkoi angazhimin e qeverisë italiane për vendosjen e forcave paqeruajtëse në Kosovë si hap i parë për shtensionimin e situatës dhe fillimin e zgjidhjes së krizës.
Më 12 prill Presidenti Rugova pret një delegacion të Kongresit Amerikan në përbërje Eliot Engëll, Sjuzan Molinari, Bill Pakson dhe Pitër King. Kongresistja Molinari falënderoi Presidentin Rugova për, siç tha ajo. “që na keni lejuar të kemi nderin ta mbrojmë kauzën tuaj në Amerikë”.
Më 27 prill gjatë vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti Rugova takohet me të në Tiranë dhe i dhuron një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin.
Në kuadër të vizitës së tij në Suedi, Dr. Ibrahim Rugova u takua më 31 prill në Stokholm me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, baroneshën Margareta af Uglas. Me këtë rast Dr. Rugova kërkoi që në Kosovë të dërgohen forca paqeruajtëse të OKB-së, të vendoset protektorati i OKB-së në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova gjithashtu u takua edhe me ministren suedeze të Kulturës dhe të Emigracionit, Birgit Frigebo.
Më 4 maj Presidenti Rugova dhe ai i Shqipërisë Berisha u takuan në Tiranë, ku biseduan për mundësitë e zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës.
Më 25 maj Presidenti Rugova takon në selinë e tij në Prishtinë zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Vitali Çurkin, i cili e njoftoi Presidentin e Kosovës lidhur me planin për paqe të miratuar në Uashington nga ana e pesë anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së.
Në një letër dërguar më 31 maj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Butros Butros Galit lidhur me grevën e urisë të gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, Presidenti Rugova shkruan: “Kërkoj nga Ju, zoti Sekretar, që të ndërmerrni aksion konkret për të shpëtuar jetën e grevistëve dhe që të mbroni një të drejtë themelore të një populli të shtypur, që rrugën paqësore e ka pranuar si mjet për zgjidhjen e të gjitha çështjeve”.
Më 11 gusht Dr. Rugova i shkruan letër ambasadores së SHBA-ve në OKB, zonjës Medlin Ollbrajt, të cilën e falënderon për angazhimin e saj për miratimin e rezolutës për vazhdimin e misioneve vëzhguese në Kosovë si dhe kërkon që si preventivë Kombet e Bashkuara të marrin në protektorat Kosovën për të normalizuar jetën dhe evituar konfliktin.
Më 18 gusht policia serbe mban Presidentin Rugova më se një orë në një stacion të policisë në Prishtinë. Ai po kthehej nga një darkë pune më një delegacion të Bundestagut gjerman kur u ndalua dhe u dërgua në stacion policor.
Më 1 tetor, Dr. Rugova i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që sanksionet ndaj Serbisë të kushtëzohen edhe me çështjen e Kosovës. Po ashtu, ai përshëndet kërkesën e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Klaus Kinkel për vendosjen e kontingjentit të OKB-së, si preventivë në Kosovë dhe marrjen e Kosovës nën mbrojtje ndërkombëtare.
“Mund të them se Presidenti Rugova me urtinë, mençurinë, tolerancën e qëndresën, e meriton plotësisht Çmimin Nobel dhe do të ishte në nderin dhe dinjitetin e atij Komiteti që Presidentin Rugova ta laureonte me këtë çmim”, thotë më 19 tetor Presidenti i Shqipërisë Dr. Sali Berisha.
Më 4 nëntor Presidenti Rugova njofton Ministrin e Jashtëm të Francës, Alen Zhype, se nuk mund të udhëtonte për ta takuar pasi autoritetet serbe i kishin mohuar lëshimin e pasaportës,
Presidenti Rugova takon në Tiranë, më 17 nëntor, Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha. Të dy Presidentët theksuan se çdo tentativë për heqjen apo lehtësimin e embargos ndaj Serbisë është direkt apo indirekt një nxitje për agresionin e Serbisë. Heqja e embargos ndaj Serbisë, është e domosdoshme të kushtëzohet me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pakësimin e potencialit ushtarak të Serbisë në nivelet e lejuara nga KSBE-ja.
Më 24 nëntor Presidenti Rugova flet para deputetëve të grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, ku argumenton kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur e neutral.
Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Dr. Alojz Mok, pret më 2 dhjetor në Vjenë Dr. Ibrahim Rugovën. Ai thekson se politika e Dr. Rugovës është e drejtë, sepse ka evituar luftën dhe ka ruajtur qenien fizike të popullit të Kosovës. Ministri Mok premton që kjo politikë do të përkrahet.
Sekretari britanik i Shtetit, Dagllas Hog, pret Presidentin Rugova në Foreign Office në Londër. Dagllas Hog dhe Rugova e diskutuan çështjen e Kosovës në aspektin juridik, etnik e historik dhe konstatuan se është i nevojshëm një aksion i shpejtuar ndërkombëtar me qëllim të evitimit të konfliktit. Dr. Rugova argumentoi përcaktimin politik të shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur, neutral dhe të hapur për rajonin e Ballkanit.
Më 13 dhjetor në Romë, ministri i Jashtëm i Italisë, Benjamino Andreata, pret në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. “Ideja për protektorat ndërkombëtar në Kosovë, krahas evitimit të konfliktit, nënkupton edhe krijimin e kushteve për bisedime të barabarta për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës”, deklaron me këtë rast Presidenti i Kosovës. Ndërsa, ministri Andreata përkujton që ia kanë bërë të ditur Beogradit se çështja e Kosovës është një çështje ndërkombëtare që duhet zgjidhur në mënyrë adekuate.
Realizohet më 23 dhjetor takimi i Presidentit Rugova me ministrin e Jashtëm të Francës, Alen Zhype. Presidenti Rugova e njoftoi ministrin Zhype për projektin politik për Kosovën e pavarur e neutrale, duke respektuar vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur përmes Referendumit të vitit ’91, duke përsëritur kërkesën për një protektorat ndërkombëtar mbi Kosovën. Franca, tha Zhype, përkrah të drejtat politike të shqiptarëve dhe ajo do të angazhohet që këto të drejta të realizohen
Më 25 dhjetor në Shkup Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov takon Presidentin Rugova. Bisedohet për situatën në Kosovë e në Maqedoni.
Më 27 dhjetor pas vizitave zyrtare në Gjermani, Austri, Itali, Britani të Madhe dhe Francë, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova kthehet në Prishtinë ku deklaron: “Në këto takime u shpreh bindja e të gjithëve për domosdonë e parandalimit të ndonjë të keqeje në Kosovë dhe për kërkimin e një zgjidhjeje politike e paqësore për çështjen e Kosovës, sepse po të shpërthejë ndonjë konflikt në Kosovë do të ishte rrezik për tërë rajonin. Në të gjitha takimet që patëm u theksua se çështja e Kosovës nuk është problem i brendshëm i Serbisë, por çështje ndërkombëtare”
1994
Më 4 shkurt Presidenti i Republikës së Kosovës takon në Uashington Presidentin e SHBA-ve, Bill Klinton. Takimi u zhvillua në hotelin “Hilton” të Uashingtonit, para fillimit të Lutjes kombëtare të mëngjesit, që organizohet për çdo vit në kryeqytetin amerikan. Presidenti amerikan Klinton, nënpresidenti All Gor e personalitete të tjera ndërkombëtare, prezentuan sfidat aktuale dhe ftuan për çaste të prehjes shpirtërore, udhëheqjes morale dhe paqësore të politikës botërore.
Pas kthimit në Prishtinë më 14 shkurt, Presidenti Rugova vlerëson si shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm takimin me Presidentin Klinton, i cili shfaqi shqetësime për gjendjen në Kosovë dhe vlerësoi lart politikën tonë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me mjete politike e në rrugë paqësore. Klinton dhe Al Gor përsëritën qëndrimin se SHBA-të nuk do të lejojnë zgjerimin e konfliktit në Kosovë.
“Unë e kam takuar Presidentin Rugova dhe jam admirues i flakët i tij si dhe i hapave të rëndësishëm që populli i Kosovës i ka bërë për zvogëlimin e mundësive të përhapjes së një dhune me përmasa të gjera. Ne po e vëzhgojmë situatën për së afërmi atje. Për të penguar konfliktin në rajon ne kemi dërguar trupat tona në Maqedoni”, deklaron All Gor më 27 prill.
Në fillim të majit, Dr. Rugova në Prishtinë takon ministrin britanik të Shtetit, Dagllas, i cili thotë se kjo është një vizitë e vullnetit të mirë, qëllimi i së cilës është të gjenden mënyra për dialog dhe për zgjidhje të çështjeve në ish-Jugosllavi, ku çështja e Kosovës ka një rëndësi të veçantë. Rugova thekson se qytetarët e Kosovës e kanë shprehur vullnetin e tyre politik në Referendumin për Kosovën e pavarur dhe neutrale, si dhe përkujton se ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare vendosjen e një protektorati ndërkombëtar civil të përkohshëm mbi Kosovën, me qëllim të evitimit të konfliktit e të normalizimit të jetës dhe të krijimit të kushteve për zgjidhjen paqësore të çështjes së Kosovës.
Në prill të këtij viti në Paris botohet libri Çështja e Kosovës – biseda me Ibrahim Rugovën nga botuesi i njohur Fayard. Autorë të librit janë Marie Françoise Allain, dhe Xavier Galmiche, me një parathënie të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare.
Më 19 maj Presidenti Dr. Ibrahim Rugova takohet në Kopenhagë me kryeministrin danez Pol Nyrup Rasmusen, i cili deklaron se e njeh mirë çështjen e Kosovës. Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryeministri Rasmusen tha se është i nderuar me këtë takim me Presidentin Rugova dhe se e njeh mirë çështjen e Kosovës.
Më 27 maj, Dr. Rugova takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Bjorn Tore Godal. Rugova thekson se problemi i Kosovës kërkon një zgjidhje urgjente e angazhim konkret dhe përmbajtësor nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
Në korrik Rugova u shkruan letër pjesëmarrësve të Samitit G-7 në Napoli të Italisë dhe kërkon që të ndërmerren veprime konkrete nga bashkësia ndërkombëtare për t’i dhënë fund politikës serbe të agresionit, okupimit dhe të spastrimit etnik të Kosovës, si dhe demilitarizimin dhe mbrojtjen ndërkombëtare të saj.
Ibrahim Rugova rizgjidhet më 14 korrik kryetar i LDK-së në Kuvendin e Dytë zgjedhor të kësaj partie.
Më 10 nëntor Presidenti Rugova takohet me ministrin e Jashtëm të Holandës Hans van Mierlo. Ministri i Jashtëm holandez shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në Kosovë dhe në rajon, duke vënë në pah kontributin e madh të shqiptarëve për ruajtjen e paqes dhe evitimin e konfliktit.
Më 16 nëntor Rugova takohet në Bruksel me kryetarin e Senatit belg, Frank Svilen dhe me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të KSBE-së, kurse disa ditë më vonë me ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Flavio Koti. Zvicra është e shqetësuar nga gjendja në Kosovë, thotë ministri zviceran, duke shtuar se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë shërbimet e mira në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes së duhur të çështjes së Kosovës.
Në fillim të dhjetorit Rugova takohet në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Strob Talbot, i cili thekson se ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë, njeh mirë historinë dhe realitetin kosovar dhe se administrata amerikane është e interesuar të pengojë konfliktin dhe të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për Kosovën. Po ashtu, ai zotohet se SHBA do të vazhdojnë presionin e tyre diplomatik për zgjidhjen e problemit të Kosovës, si dhe bashkëpunimin dhe kontaktet me udhëheqjen e Kosovës. Një takim tjetër të rëndësishëm Presidenti Rugova pati me ambasadoren e SHBA në OKB, Medlin Olbrajt, e cila thekson se “vërejtja e Kërshëndellave” e Presidentit Bush drejtuar Beogradit, që është përsëritur edhe nga Presidenti Klinton, qëndron.
Më 17 dhjetor Dr. Rugova takohet në Bon me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Klaus Kinkel. Dr. Rugova thekson se Kosova është nën pushtim klasik dhe aparteid të hapur nga Serbia, kurse Kinkel deklaron se vendi i tij, Gjermania, ndjek me shqetësim zhvillimet e gjendjes në Kosovë dhe veprimet e papranueshme serbe atje.
1995
Në fillim të prillit, Presidenti Rugova takohet me ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Dagllas Hërd dhe me sekretarin e Shtetit, Dagllas Hog. Presidenti Rugova thekson se opsioni për Kosovën e pavarur dhe neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, është shprehje e përcaktimit politik të shqiptarëve të Kosovës. Kjo është zgjidhje optimale dhe realiste, që ka bazë edhe në pozitën që ka pasur Kosova në ish-federatën jugosllave, si njësi konstituive e saj. Dagllas Hërd zotohet Londra do të bëjë presion në Beogradin për fillimin e dialogut me përfaqësuesit e Kosovës për zgjidhjen e çështjes së saj. Po ashtu, në Londër Rugova takohet me zonjën Margaret Theçër, ish-kryeministre e Britanisë së Madhe.
Më 26 prill Presidenti Rugova u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë Lena Hjelen – Uallen. Dr. Rugova thekson se zgjidhja më reale dhe më optimale është Kosova e pavarur dhe neutrale. Ndërkaq, Ministrja e suedeze, znj. Uallen thekson se vendi i saj është i brengosur për shkak të gjendjes në Kosovë dhe se ajo është e informuar mirë me situatën në Kosovë dhe në rajon dhe se përkrah një zgjidhje të pranueshme politike për Kosovën.
Më 15 qershor Presidenti Rugova u takua me ministrin e Jashtëm spanjoll Havier Solana ku thekson se vetëm në saje të maturisë dhe sakrificave të mëdha shqiptarët kanë arritur t’i ikin konfliktit të hapur që do të ishte me pasoja të paparashikueshme për tërë rajonin. Kosova e pavarur dhe neutrale është zgjidhje optimale dhe realiste e çështjes. Solana shfaq mirëkuptim për çështjen e Kosovës dhe angazhohet për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë të saj.
Më 22 qershor Presidenti Rugova, takohet në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Uoren Kristofer. Kristofer thotë se SHBA-të e njohin problemin e Kosovës dhe e siguron Presidentin Rugova se SHBA-të nuk do të qëndrojnë anash në rast të konfliktit në Kosovë. Ai thekson se pa zgjidhjen e pranueshme të çështjes së Kosovës nuk do të ketë heqje definitive të sanksioneve ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Po ashtu, Presidenti Rugova takohet me liderin e shumicës në Senatin amerikan, Robert Dol. Senatori Robert Dol tha se çështja e Kosovës është preokupim i vazhdueshëm i Senatit amerikan dhe se SHBA-të përkrahin të drejtat legjitime të popullit shqiptar të Kosovës.
Më 1 shtator, në një konferencë për shtyp, Presidenti Rugova, në kontekst të integrimeve shqiptare, paralajmëroi se së shpejti do të bisedojë me Presidentin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, për fillimin e projektit për ndërtimin e autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë. Kjo, tha ai, është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen – do të nënvizojë Dr. Rugova.
Presidenti Rugova më 22 nëntor nderohet me Çmimin për Paqe dhe Liri i Fondacionit danez PL – FONDEN. Në njoftimin e këtij fondacioni thuhet: “Arsyeja pse çmimi ju jepet sivjet Ju është puna Juaj brilante për paqe dhe liri në Kosovë, si dhe lufta Juaj kundër diskriminimit etnik në rajon”.
Më 7 dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës takohet me nobelisten shqiptare Nënë Terezen. Takimi u zhvillua në aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington. “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.
Më 8 dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova takohet në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit Uoren Kristofer, i dyti brenda gjashtë muajve. Rugova shfaq shpresën se SHBA-të, pas suksesit diplomatik në Bosnjë, do të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që është çështje kyçe në Ballkan. Uoren Kristofer thekson se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në pozicionin e njohur të artikuluar nga ish-presidenti Bush dhe të ritheksuar nga administrata e Klintonit se nuk do të lejohet konflikti në Kosovë.
Presidenti Rugova takohet më 12 dhjetor me ministrin gjerman Kinkel dhe e njofton për situatën e rëndë në Kosovë dhe për vazhdimin e gjendjes represive dhe të shtypjes së popullit të saj. Ai paraqet qëndrimin rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës, të artikuluar përmes Referendumit për Kosovën e pavarur dhe neutrale. Kinkel premton përkrahje politike në institucionet ndërkombëtare për shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ky ishte takimi i dytë i Presidentit Rugova me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme brenda një viti.
1996 
12 janar: Dr. Ibrahim Rugova përshëndet paralajmërimin e ndihmës-sekretarit të shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një zyre amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, thekson Rugova dhe shfaq shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapin zyra të tilla në Kosovë.
Në janar, me iniciativë të Komitetit Danez për Kosovën, Komitetit të Nobelit në Oslo iu dërgua kandidatura e Presidentit Rugova për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 1996. Në kërkesën për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe, jepen shënime biografike, shkencore e politike të Presidentit Rugova dhe përfshihen momentet më të rëndësishme politike të viteve të fundit në Kosovë.
Në pranverë, Dr. Ibrahim Rugova zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës (ASHAK).
Presidenti Rugova, bashkë me familjen, merr pjesë në hapjen solemne të Zyrës Amerikane në Prishtinë më 6 qershor. Hapjen e bëri Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum.
Nën presion ndërkombëtar dhe me ndërmjetësim të organizatës Shën Exhidio, në shtator nënshkruhet Marrëveshja për Arsim, gjegjësisht për kthimin e nxënësve dhe studentëve shqiptarë në objektet e tyre shkollore, nga të cilat ishin dëbuar nga regjimi serb më 1991. Kjo marrëveshje, megjithë insistimin dhe trysnitë ndërkombëtare, nuk është realizuar kurrë.
Në dhjetor, Presidenti Rugova nderohet me titullin Doctor Honoris Causa të Universitetit VIII të Parisit (Sorbonë).
Presidentja e Universitetit Paris VIII, Irene Sokolgarsky, tha për Rugovën: “Dr. Ibrahim Rugova, teoricien dhe kritik letrar para se shqiptarët të goditeshin përsëri nga gjëmat e errëta të historisë evropiane, është përcaktuar për aksion politik në mbrojtjen e ‘ekzistencës’. Po ky nxënës i vjetër i Roland Bartit, i cili ka medituar dhe shkruar shumë mbi relacionet forcë-dije, nuk është angazhuar në një rrugë të çfarëdoshme, por universalizmi i tij është vullneti absolut për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë. Kjo e ka shtyrë të praktikojë dhe të bëjë të ndiqet një politikë e mosdhunës, absolute, e cila dukej e parealizueshme në kontekstin e luftës dhe të vlimeve nacionaliste.
I etshëm për tolerancë dhe hapje ndaj Evropës, Universiteti Paris VIII është shumë i nderuar me pranimin në cilësinë e doktorit të nderit të Ibrahim Rugovës, shkrimtar pacifist dhe i guximshëm në rrugën e tij. Të mos pyesim ne sot “se ç’presim nga Ibrahim Rugova”, por më mirë të pyesim “se ç’pret një njeri i tillë nga ne”.
Ndërsa, biografja franceze e Rugovës, Mari Fransoa Alen, deklaron: “Për shkaqe të ndryshme të interesit, shkrimtari, mund të shkruajë për dashurinë, xhelozinë, për dështimin… për Zotin, ka një gjë të vërtetë që ky nuk mund ta evitojë kurrë, kjo është historia – situata sociale, epoka e tij, që njëkohësisht do të thotë vetë politika”.
Rugova është ky lloj shkrimtari që ka pranuar të mbajë mbi supe fatin e popullit të vet; është figurë e jashtëzakonshme, figurë e rrallë pacifisti jo vetëm në fjalë, por edhe në veprime. Këtë e ka vërtetuar tash shtatë vjet me gjithë pengesat dhe grackat e provokimet që ka. Rugova mban ekuilibrin mu nga ajo se si shkrimtar ka shkruar për përgjegjësinë dhe raportet e së mundshmes dhe pushtetit.”
1997 
Në prag të konfliktit të armatosur, Rugova bën thirrje që çështjen e Kosovës ta udhëhiqnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për të, si dhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore, të vendosej aty dhe në Bruksel, krahas kryeqendrave të tjera.
„Kërkojmë që çështjen e Kosovës ta udhëheqin SHBA-të, në bashkëpunim me BE-në në bazë të vullnetit politik të popullit të Kosovës për pavarësi e liri“.
Rugova përsëriti dhe një herë qëndrimin e tij të njohur për pavarësi të vendit si opsionin më të mirë, por thekson se Kosova duhet përkohësisht të jetë e hapur ndaj Shqipërisë dhe ndaj Serbisë, por po kështu ajo duhet të jetë e hapur veçmas ndaj SHBA-ve. “Kosova shtet i pavarur dhe neutral, i hapur ndaj Serbisë dhe ndaj Shqipërisë, me të gjitha garancitë për serbët lokalë, me një protektorat civil ndërkombëtar, si fazë kalimtare, është zgjidhje optimale, e cila do të qetësonte rajonin”.
Në fillim të vitit Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Kosovën, në të cilën bëhej thirrje për ndaljen e represionit serb, vazhdimin e sanksioneve ndaj Serbisë dhe hapjen e një zyreje të BE-së në Prishtinë. Rugova bënte thirrje në atë kohë për masa preventive dhe për prani civile ndërkombëtare në Kosovë.
Rugova përsëri kërkon hapjen e një zyre të BE-së në Kosovë.
Në pranverën e këtij viti shpërthejnë trazira të mëdha në Shqipëri dhe vendi ndodhet buzë luftës qytetare, kurse shteti pothuajse po përmbysej, në një kohë kur Kosovës po i shtohej dhuna e egër e regjimit të Beogradit.
Rugova shpreh shqetësimet me zhvillimet e atjeshme dhe bën apel për gjakftohtësi. Për shkak të të gjitha atyre që po ndodhnin në Shqipëri, do t’i thotë si në shaka zyrtarit të lartë amerikan Xhon Kornblum në Prishtinë se opsioni momental për Kosovën do të ishte “Kosova e mbyllur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë dhe e hapur ndaj SHBA-ve”.
Në maj Rugova bëri thirrje për anëtarësim të Kosovës si vend i pavarur në NATO.
Ndërkohë, si duket i inkurajuar me ato që po ndodhnin në Shqipëri, njëri nga krerët e institucioneve të Kosovës, sulmon me fjalë brutale Rugovën. I pyetur nga gazetarët për këtë sulm, ai vetëm do të thotë: “Dikush duhet të mbajë shtëpi, edhe kur i ka meshkujt e këqij”!
Në fillim të shtatorit shkon për vizitë në Gjermani ku takon për të satën herë ministrin e Jashtëm, Klaus Kinkel, dhe rithekson se “Kosova shtet i pavarur dhe neutral, i hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë, me të gjitha garancitë për serbët lokalë, me një protektorat civil ndërkombëtar, si fazë kalimtare, është zgjidhja optimale, e cila do të qetësonte gjithë rajonin e Evropës Juglindore”. Ndërkaq Kinkel deklaron se Kosova nuk do të jetë problem i brendshëm i Serbisë dhe se “Gjermania assesi nuk do ta harrojë popullin e Kosovës. Në të ardhmen do të angazhohemi më fuqishëm për Kosovën”.
Në shtator të këtij viti ai vihet në mbrojtje të studentëve dhe të rinisë, të cilët protestonin ndaj dhunës serbe. “Studentët dhe të rinjtë e Kosovës janë brez me guxim dhe me kulturë politike dhe shtetërore”, deklaronte ai, duke i mohuar zërat se ai nuk i përkrahte protestat e studentëve ndaj diskriminimit serb.
Sipas kultit të traditës ai e shpalli Nënën Tereze “nënë të njerëzimit, qytetare të parë të nderit të Republikës së Kosovës e simbol të kombit shqiptar”.
Në shtator ai përkufizon të drejtën e përfaqësuesve legjitimë të Kosovës për llojin e bisedave me Serbinë, duke i paraprirë qëndrimit të institucioneve për bisedimet e përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare në Vjenë, gjashtë vjet më vonë. “Me serbët do të bisedojmë vetëm për jetësimin e shtetit të Kosovës”, thoshte ai.
Presidenti Rugova më 22 nëntor deklaron se “me fuqinë tonë kemi arritur të mbijetojmë dhe që Kosova të mbetet plot”. “Mund të flasim, të kritikojmë, por duhet të jemi fanatikë në përcaktimet tona për pavarësi”, thotë ai në një intervistë.
Në fund të vitit Rugova ripërcakton edhe një herë frymën e lëvizjes së viteve ’90, duke e shquar si përcaktim të vetëm ndërtimin e shtetit dhe të rendit demokratik, si kundërvënie ndaj dhunës, të cilën e ushtronte Serbia.
Ibrahim Rugova në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës më 28 dhjetor të këtij viti shpall zgjedhjet e dyta parlamentare dhe presidenciale për datën 22 mars 1998.
1998
Në fillim të vitit Presidenti Rugova këmbëngul që lëvizja demokratike kishte ruajtur më të çmueshmen – substancën etnike – dhe se kishte ndërtuar shoqërinë civile në një lëvizje pa dhunë, që e ka evituar konfliktin.
Rugova më 25 shkurt në Kuvendin III rizgjidhet kryetar i LDK-së, gjatë punimeve të të cilit një grup braktis partinë i pakënaqur me ndryshimet në statut që i jepnin të drejtë kryetarit që të propozonte dy të tretat e anëtarëve të listës nismëtare për Këshillin e Përgjithshëm.
Më 9 mars, Ibrahim Rugova në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës shpall dy ditë zie për viktimat e terrorit serb në Prekaz e Llaushë të Drenicës.
Dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Rugova u dërgon një apel Presidentit amerikan Klinton, kryeministrit britanik Bler, Presidentit francez Shirak dhe kancelarit gjerman Kol për të bërë presion mbi Beogradin që të ndërpresë sulmet e policisë dhe të ushtrisë serbe në Drenicë. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me qendrat vendimmarrëse të botës për masat preventive në Kosovë.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare më 22 mars, Kongresi Amerikan miraton një rezolute, në të cilën krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohet që zgjedhjet në Kosovë të mos pengohen. Ndërkaq ndihmëssekretari i Shtetit, Strob Talbot deklaron: “Ne kemi një shprehje në anglisht: “zgjedhje në hije”. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”.
Më 29 maj Presidenti Rugova në Uashington takohet me Presidentin amerikan Bill Klinton. Pas takimit ai deklaron: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërkaq Klinton thotë se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s. Me insistimin dhe organizimin amerikan Rugova shkon në Beograd dhe takohet me Millosheviqin më 15 maj.
Më 19 korrik konstituohet Parlamenti i Republikës së Kosovës, në të cilin Presidenti i Republikës, Dr. Ibrahim Rugova, premton se “tërë fuqinë e tij do t’ia kushtojë arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë së Kosovës”.
Në shtator nga Gjermania jep një deklaratë me rastin e vdekjes së Nënës Terezë, të cilën e vlerëson si “Nënë shqiptare dhe Nënë të njerëzimit, qytetaren e parë nderi të Republikës së Kosovës, simbol të kombit shqiptar, që vjen nga thellësitë iliro-shqiptare, duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tonë”.
Më 22 tetor jepet njoftimi nga Parlamenti Evropian se Ibrahim Rugova është laureat i Çmimit Saharov. Rugova të nesërmen deklaron se “kjo vjen në ditët e vështira për Kosovën dhe është një nderim për popullin dhe gjithë qytetarët e Kosovës”. “Kjo është një mirënjohje për rezistencën paqësore të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci si dhe për sakrificat e tij”.
Më 13 dhjetor shkon në Paris ku kryeministri francez Lionel Zhospen ia dorëzon Çmimin e Francës për Drejtat e Njeriut. Me atë rast takon edhe Presidentin francez, Zhak Shirak, si dhe sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt.
Presidentit Rugova i dorëzohet çmimi “Saharov” i Parlamentit Evropian më 16 dhjetor. “Pavarësia e Kosovës do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Së pari do të qetësonte Shqipërinë, Maqedoninë madje edhe Serbinë. Pra do të ishte një faktor stabilizues në rajon. Po punojmë në një marrëveshje kalimtare për Kosovën, e cila do të qetësonte gjendjen, do të linte derën e hapur për të ardhmen e saj”, tha ai në ceremoninë e marrjes së çmimit. Nërkaq dy ditë më vonë në Pragë e merr çmimin “Homo homini”.
1999 
Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, më 6 shkurt fillon Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohet nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca mbaron më 23 shkurt pa rezultate përfundimtare. Thirret vazhdimi i saj për datën 15 mars në Paris. Ndërkohë, Presidenti Ibrahim Rugova kthehet në Prishtinë.
Në mes të marsit, Rugova dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovë, nënshkruajnë Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Pala serbe refuzon ta nënshkruajë. Hapet rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë. Mirëpo kjo periudhë në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit shfrytëzohet nga regjimi i Beogradit për të sjellë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.
Presidenti Ibrahim Rugova kthehet në Prishtinë më 21 mars. Më 24 mars fillon fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Më 31 mars, forcat policore serbe hyjnë forcërisht në rezidencën e Presidentit Rugova, duke mbajtur atë dhe familjen e tij në arrest shtëpiak deri më 5 maj.
Në të njëjtën kohë Serbia vazhdoi me intensitet të shtuar spastrimin etnik të Kosovës, duke i përzënë afër një milion shqiptarë nga Kosova.
Më 1 prill Presidentin Rugova e detyrojnë të takohet me Presidentin serb Millosheviq, pamje të të cilit u dhanë në televizionin shtetëror serb për qëllime propagandistike dhe diskreditimin e personalitetit të Ibrahim Rugovës.
Më 5 maj, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash të Qeverisë italiane dhe të Selisë të Shenjtë, Rugova së bashku me familjen largohet për në Itali.
Me t’u vendosur në Itali, Papa Gjon Pali II e pret në audiencë Presidentin Rugova së bashku me familjen. Nga Italia nis aktivitetin e tij intensiv diplomatik për çështjen e Kosovës. Kërkon intensifikimin e fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë.
Gjatë muajit maj Presidenti Rugova takon kryeministrin britanik Bler, kancelarin gjerman Shrëder, shefin e diplomacisë franceze Vedrin, Sekretaren e Shtetit të Amerikës Ollbrajt.. Ndërkaq, në qershor viziton Spanjën dhe takon Mbretin Huan Karlos, dhe Kryeministrin spanjoll Aznar. Po ashtu, në qershor viziton shtabin e NATO-s në Mons të Belgjikës, ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Havier Solanën, dhe komandantin e NATO-s, Ueslli Klark.
Po ashtu gjatë muajit maj Presidenti viziton refugjatët kosovarë të luftës në Gjermani, Itali dhe Maqedoni.
Presidenti Rugova, në fund të qershorit, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Krans Montanës në Zvicër, ku i jepet Çmimi i këtij Forumi, Çmimi i “Fondacionit 1999”. Rugova deklaron se “ky është lajm i mirë për mua dhe për popullin e Kosovës, lajm i dytë pas atij të vendosjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe kthimit të popullatës kosovare në shtëpitë e veta”.
Në diskutimin e vet në Forum, Rugova flet për nevojën e rindërtimit të Kosovës së shkatërruar nga lufta “rindërtim ky politik, demokratik, ekonomik, social e fizik, sepse, siç e dini, Kosova ka pësuar shkatërrime të mëdha”.
Presidenti Rugova u takua më 29 korrik në Romë me sekretaren amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt.
Pas qëndrimit të tij gati tremujor në Itali (për shkurt edhe në Gjermani), Presidenti Rugova kthehet më 15 korrik për një ditë në Prishtinë, i pritur përzemërsisht nga mijëra qytetarë prej Hanit të Elezit deri në Prishtinë. Këtu u takua me administratorin e parë të OKB-së në Kosovë, Serxho de Mello. I përshëndetur nga mijëra njerëz përgjatë rrugës nga kufiri me Maqedoninë, e sidomos në Han të Elezit e në Ferizaj, Dr. Rugova mbërriti rreth orës 12.50 para selisë së UNMIK-ut në Prishtinë, ku u prit me brohoritje dhe entuziazëm nga disa mijëra banorë të Prishtinës. Për ta pritur Presidentin Rugova kishin dalë edhe anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bashkëpunëtorë të Dr. Rugovës, drejtues të Kuvendit të Kosovës, drejtues të partive politike etj.
Masa e tubuar para selisë së UNMIK-ut mbante portrete të Dr. Rugovës dhe brohoriste “Rugova-Rugova”, “Rugova-NATO”, “USA” etj. si dhe këndonte këngën “Besa-besë”. Një veturë me një fotopankartë të Presidentit Rugova qarkulloi rrugëve të Prishtinës, e përshëndetur nga banorët dhe kalimtarët.
Presidenti Rugova me të arritur në Prishtinë takohet me përfaqësuesin e posaçëm të OKB-së për Kosovën, Serxho De Mello dhe bisedon me të për gjendjen më të re në Kosovë.
Presidenti Ibrahim Rugova takon më 15 korrik në Prishtinë me administratorin civil të OKB-së në Kosovë, Bernar Kushner, i cili ka ardhur në Kosovë për të marrë detyrën e re.
Presidenti takon më 15 korrik edhe me komandantin e forcave të KFOR-it, gjeneralin Majk Xhekson.
Më 31 korrik Presidenti Ibrahim Rugova takon në Prishtinë kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë. Rugova e falënderon përzemërsisht kryeministrin Toni Bler dhe Britaninë e Madhe për përkrahjen e gjithanshme që i dhanë Kosovës dhe për angazhimet e tyre të pakursyera politike e ushtarake në kuadër të forcave të NATO-s.
Në një konferencë për gazetarë, mbajtur 24 shtator në Prishtinë, Presidenti Rugova nënvizon se formimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës është një ngjarje me rëndësi në Kosovën e lirë dhe shton se inteligjencia ushtarake e Kosovës do të ketë mundësi që të zhvillohet më tej. Po ashtu, të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi që të ushtrohen në këto trupa dhe t’i kontribuojnë zhvillimit demokratik të Kosovës. Ky është një transformim pozitiv i UÇK-së dhe i inteligjencës sonë ushtarake, konstatoi Presidenti Rugova.
Në të njëjtën ditë, President Rugova përshëndet fillimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës.
Në gusht, Presidenti Rugova, në një intervistë për të përjavshmen autoritative gjermane “Der Spiegel”, tha se pavarësisht se kush do të sundojë në Jugosllavi, Kosova do të jetë e pavarur.
“Pa marrë parasysh se në Jugosllavi do të sundojë Millosheviqi apo opozita, Kosova do të jetë e pavarur”. Presidenti Rugova shtoi se statusi aktual i Kosovës, në të vërtetë, është një shkallë që i paraprin pavarësisë së Kosovës.
Më 2 shtator, Presidenti Ibrahim Rugova bisedoi me ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Sharping për gjendjen më të re në Kosovë dhe për bashkëpunimin e subjekteve politike me faktorët civilë dhe ushtarakë ndërkombëtarë në Kosovë.
Presidenti Rugova takohet me 13 gusht me kryekomandantin e forcave të NATO-s për Evropë, gjeneralin Ueslli Klark.
“Nuk është e vërtetë se në Kosovë është krijuar një klimë fashiste. Unë këtë fjalë as që dua ta përmend. Atë duhet ta hedhin poshtë edhe gazetarët, edhe qytetarët edhe forcat politike, edhe institucionet në Kosovë. Nëse flitet për rastet e dhunës, që bëhen nga personat e papërgjegjshëm, ne po i ndërmarrim të gjitha masat bashkë me aktivistët tanë që i kemi në terren”, theksoi Presidenti Rugova në një konferencë për shtyp më 20 gusht, në përgjigje të konstatimeve të një publicisti se “është krijuar një klimë fashiste” në Kosovë.
Në tetor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, viziton Kosovën. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vlerësoi se njohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhje e vetme reale politike. Në një intervistë që nga fundi i nëntorit u dha të përditshmes polake “Rzeczpospolita”, Rugova ka hedhur poshtë konfederatën ndërmjet Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës. “Kemi pasur federatën e mbretërisë dhe atë komuniste, që me dekada ka ekzistuar dhunshëm”, shtoi Rugova, duke shtuar se “nuk mund të merret parasysh kurrfarë varësie e Kosovës nga Beogradi”.
Më, 25 nëntor në Paris, Presidenti Ibrahim Rugova, pas përfundimit të forumit “Ballkani nga stabiliteti tek ndërtimi”, nënvizoi se zgjidhja e vetme e drejtë dhe që do ta qetësonte rajonin është pavarësia e Kosovës. “Kombinimet nuk kanë pasur sukses asnjëherë në Ballkan, prandaj duhet të bëjmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të gjitha shtetet që dalin nga ish-Jugosllavia duhet të lidhen drejtpërsëdrejti me Brukselin”.
Nuk dëshiron të deklarojë shumë gjëra për fatin e tij gjatë luftës. Atyre që atë e shihnin si humbës politik ai u përgjigjet preras: “Unë jam President i Kosovës”. Zgjedhjet e para nacionale të vitit 2001 e rikonfirmuan fuqinë e tij politike: ai u zgjodh President i parë i vendit në Kosovën e pasluftës.
2000
21 janar: Presidenti Rugova takohet me shefin e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së UE-së, Havier Solana.
31 janar: Në Prishtinë mbahet mbledhja e pestë plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën, mes tjerash, u shqyrtua raporti i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 1991-2000. Presidenti i Republikës, Dr. Ibrahim Rugova, i drejtohet Kuvendit më një fjalë rasti. Ai tha se çështje me rëndësi të veçantë dhe që hap perspektivë është formimi i strukturave të përbashkëta me UNMIK-un. “Ne e bëmë këtë hap me qëllim që Kosova dhe UNMIK-u të jenë më efikas në ndërtimin institucional, ekonomik e social të vendit tonë”. Këto struktura të përbashkëta do të funksionojnë deri në zgjedhjet e reja nacionale e lokale në Kosovë, tha ai.
8 prill: Në ditën e parë të takimit në Budapest, ku debatohet në temën “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre”, bashkëkryesuesi i Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës (KPA) dhe kryetari i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, u deklaroi gazetarëve se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë si për situatën në rajon, përkatësisht në Shqipëri, në Maqedoni, në Shqipëri si dhe në vetë Serbinë, ndonëse këtë Beogradi me këmbëngulje e refuzon.
Prill: në një intervistë për “Botën Sot”, pasi foli për Këshillin e Përkohshëm Administrativ të Kosovës (KPA) si për një Qeveri të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova tha se pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ në Kosovë e ka Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Bernar Kushner. Por, është bërë një përpjekje që në këtë pushtet apo administrim civil ndërkombëtar të marrin pjesë edhe kosovarët, në mënyrë që qeverisja të jetë sa më e efektshme, tha ai
Lidhur me heqjen dorë nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës, Rugova tha se “heqjen dorë nga institucioni i Presidentit të shtetit, ju them me sinqeritetin më të madh, e kam bërë për të mirën e popullit të Kosovës. Siç e dini, unë jam zgjedhur President i shtetit të Kosovës me votime të drejtpërdrejta nga populli i Kosovës. Por, kemi dashur të formojmë struktura të përbashkëta të qeverisjes së përkohshme deri në zgjedhjet e reja në Kosovë dhe e falënderoj popullin për mirëkuptim”, tha Dr. Rugova.
Prill – “Tashmë ne jemi jashtë Jugosllavisë”, thotë kryetari i LDK-së në një intervistë revistës së njohur “Der Spiegel”. Duke komentuar Rezolutën e OKB-së 1244, Rugova tha: “Ky ka qenë një kompromis i madh për të përfunduar lufta në Kosovë. Në të nuk është përjashtuar pavarësia e ardhshme. Dyert për këtë janë të hapura. Çdo gjë tjetër përveç pavarësisë për ne është e papranueshme… nëse bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, këmbëngul në integrimin e Kosovës në Jugosllavi, do të ketë një luftë të ardhshme. Ne të gjithë, pra i gjithë populli kosovar, do të ngriteshim në barrikada. Përveç kësaj, do të paraqiteshin edhe qarqe politike në Kosovë, të cilat do të kërkonin bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Në Maqedoni momentalisht 30 për qind e popullsisë është shqiptare. Edhe në Mal të Zi po shtohet numri i shqiptarëve. Ne jemi një popull i ndarë”.
19 maj: Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës (KPAK), të cilin e drejtoi z. Bernar Kushner, u debatua për privatizimin e ekonomisë së Kosovës. Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, përkrahu procesin e privatizimin. Përmes tij, hapen perspektiva të reja për investime dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës, u tha Rugova gazetarëve.
12 qershor: Me rastin e 12 qershorit, ditës së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova i dha një deklaratë Radio-Televizionit të Kosovës (RTK), në të cilën thuhet: “Dita e 12 qershorit është ditë e lirisë së Kosovës, dita e hyrjes së NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë, dita e kthimit të popullit të Kosovës në vendin e vet”. Rugova kërkoi angazhim për ndërtimin e lirisë, të demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës.
15 qershor: Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, vizitoi qytetin e Gjilanit. Kjo është vizita e tij e parë një komune dhe një dege të LDK-së brenda kësaj dekade. Vizita e rikonfirmoi popullaritetin e madh të Rugovës te populli i kësaj ane. Lideri i LDK-së arriti pikërisht në orën 9.30 para selisë së degës së LDK-së në Gjilan. Aty kishin dalë për ta pritur shumë aktivistë dhe simpatizantë të LDK-së, duke brohoritur Rugova-Rugova, Rugova-Berisha, Rugova-Kosova.
24 maj 2000: Me ftesë të Komitetit për Politikë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, kryetari i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, foli për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Rugova theksoi se pavarësia e Kosovës do t’i qetësonte shqiptarët dhe do t’ia bënte të qartë Beogradit se Kosova është e humbur për të përgjithmonë.
19 qershor: Përfaqësuesit e zyrave të pesë vendeve të Grupit të Kontaktit në Prishtinë u takuan me anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës. Përfaqësuesit nga SHBA, Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania dhe anëtarët e KPA-së diskutuan për mundësitë e hartimit të një kushtetute të përkohshme për Kosovën, për përgatitjet që po bëhen për zgjedhjet lokale, si dhe për mundësitë e caktimit të një date të përafërt për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Dr. Rugova tha se LDK-ja angazhohet për një sistem të kombinuar të sistemit proporcional me atë mazhoritar.
1 korrik: Kryetari i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, viziton qytetin e Podujevës. Mijëra qytetarë nga Podujeva dhe fshatrat përreth që nga orët e mëngjesit kishin mbushur rrugët e qytetit për të pritur kryetarin e LDK-së dhe bashkëkryesuesin e KPA-së. Dr. Rugova mbërrin në Podujevë në mesditë, i shoqëruar nga Kolë Berisha, nënkryetar dhe Sabri Hamiti, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, si dhe nga këshilltarët Xhemail Mustafa dhe Skender Hyseni. Mijëra llapjanë mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe fotografi të Dr. Rugovës, duke brohoritur emrin e tij. Para mijëra qytetarëve, Rugova tha: “Kam kënaqësinë që sot ndodhem në Podujevën e lirë. Ju ishit ata të cilët luftuat dhe sakrifikuat për këtë tokë të lirë. Llapjanët dhanë shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës.
Rugova në varrezat e fshatit Bradash të kësaj komune vuri kurora lulesh mbi varrin e Enver Malokut, ish-shef i Qendrës për Informim të Kosovës dhe bashkëpunëtor i tij i ngushtë.
9 korrik: Në orën 23.00, në afërsi të rezidencës së Presidentit Rugova, në lagjen “Velania”, nga një veturë në lëvizje persona të panjohur shtien me armë zjarri në dy raste. Raste të ngjashme në afërsi të rezidencës së Presidentit Rugova ka pasur edhe më parë, si në muajin tetor të vitit 1999.
26 korrik: Pas Konferencës katërditëshe në Early House afër Uashingtonit, u nënshkrua një deklaratë me titull: Pakti kundër dhunës, midis përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre serbë që e organizoi Instituti Amerikan për Paqe. Deklaratën e nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit sipas radhës alfabetike, por vetëm si individë dhe jo në emër të ndonjë partie.
27 korrik: Pas përfundimit të konferencës në Early House afër Uashingtonit Dr. Ibrahim Rugova, bashkë me një pjesë të delegacionit të shqiptarëve, pati takime me ndihmëssekretarin e shtetit Tomas Pikering dhe me këshilltarin e Medlin Ollbrajtit, Xhems O’Brajan. Rugova pati një takim të veçantë e të përzemërt në Uashington me ambasadorin e SHBA-ve në OKB, Riçard Hollbruk.
29 gusht: Rugova, bisedoi me kryesuesin e Komisionit ndërkombëtar për personat e zhdukur, Robert Dol. Takimi u mbajt në Zyrën amerikane në Prishtinën dhe aty ishte i pranishëm edhe shefi i kësaj zyre, Kristofer Dell.
31 gusht: Kryetari i LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, takohet në Prishtinë me Komisionerin për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë i BE-së, Havier Solana. Në takim u bisedua për gjendjen më të re politike e të sigurisë në Kosovë dhe për domosdonë e një procesi zgjedhor tolerant dhe demokratik.
28 tetor: Mbahen zgjedhjet e para lokale në Kosovën e pasluftës. LDK-ja e prirë nga Rugova fiton 58 për qind të votave dhe pushtetin në shumicën dërmuese të komunave të Kosovës gjatë zgjedhjeve të sponsorizuara ndërkombëtarisht.
23 nëntor: Në Prishtinë, në një atentat, u vra Xhemail Mustafa, këshilltar i Rugovës, bashkëpunëtor shumëvjeçar i tij.
2001
Më 26 janar Hans Hakerup dha Dokumentin e parë të Udhëtimit (pasaportën), lëshuar nga UNMIK-u. Marrësi i parë është Ibrahim Rugova.
Më 1 shkurt, për të zgjidhur një problem në skajin e ndarë të Kosovës, në Mitrovicë, një plan katërpikësh e nënshkruan Hans Hakerup, Karlo Kabixhiozu dhe liderët shqiptarë të përfaqësuar nga Këshillin e Përkohshëm Administrative (KPA), Rugova, Thaçi dhe Haradinaj.
Më 22 prill, Korniza Kushtetuese e Kosovës i dorëzohet KPA-së, e panënshkruar dhe pa pajtimin mes liderëve e ekspertëve vendës me ata ndërkombëtarë. PSSP Hakerup e nënshkroi këtë Kornizë, e cila mundësoi formimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse (IPVQ), më 15 maj, një ditë pasi që kishte shpallur se zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbaheshin më 17 nëntor 2001.
Në tetor fillon fushata zgjedhore, pasi është shpërndarë Këshilli Tranzitor i Kosovës (KTK).
Liderët shqiptarë nuk e dinë çfarë përmban marrëveshja UNMIK-Beograd për të kandisur serbët që të dalin në zgjedhje, e arritur në mes të PSSP Hakerup dhe nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Çoviq. Ky dokument u nënshkrua më 5 nëntor. Kur shpaloset, Rugova, në takim me kryetarët e degëve të LDK-së, e quan të papranueshëm këtë dokument.
Më 17 nëntor mbahen zgjedhjet e përgjithshme (parlamentare) në Kosovë, të vëzhguara nga ndërkombëtarët. dy ditë më vonë OSBE shpall rezultatet e zgjedhjeve: LDK 46 për qind, PDK 26 për qind, AAK 8 për qind… Është hera e dytë që LDK-ja, e prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, i fiton zgjedhjet në Kosovën e pasluftës. Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 17 nëntor të vitit 2001 në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, ka fituar 45.65 për qind të votave, ose 359,851 vota, gjegjësisht 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Më 28 nëntor, në Prishtinë vendoset shtatorja e Skënderbeut. Kishte me dhjetëra mijëra pjesëmarrës. Rugova mban një fjalim në manifestimin që shpërfaq divergjencat në mes politikanëve shqiptarë. Opozita nuk merr pjesë në manifestim.
Në fillim të dhjetorit, Rugova takohet me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn në përpjekje për të gjetur formulën e qeverisjes mbi bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 17 nëntori. Pa rezultat.
Më 10 dhjetor konstituohet Kuvendi i Kosovës. Seanca e parë e pasuksesshme, liderët shqiptarë pa marrëveshje mes tyre.
Tri ditë më vonë vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës: Rugova nuk fiton votat për President të Kosovës. Seanca e re e Kuvendit shtyhet deri në fillim të janarit.
2002
As vazhdimi i tretë i seancës së parë të Parlamentit të Kosovës, mbajtur më 10 janar, nuk zgjedh Presidentin e Kosovës. Kjo do të bëhet në fillim të marsit.
Ibrahim Rugova mban fjalë rasti në ceremonitë e rivarrimit të Gërvallajve në Dubovik më 24 shkurt. Stuhi moti të keq përcjell këtë ngjarje, por edhe kundërthënie të shkaktuara nga anëtarë të familjeve Gërvalla.
Më 28 shkurt, Në rezidencën e tij në Prishtinë, PSSP-ja i ri, gjermani Mihail Shtajner, takon Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacin, në të cilën kërkohej formula për zgjedhjen e Presidentit dhe të Qeverisë së Kosovës. Aty nënshkruhet marrëveshja politike për ngritjen e institucioneve të Kosovës.
Më 4 mars, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, Kosova plotëson strukturën e lartë pushtetore të vendit. Kuvendi i Kosovës zgjedh për President të vendit Dr. Ibrahim Rugovën, dhe për kryeministër Bajram Rexhepin. Ai që njihej si Kryetari Rugova dhe Kryetari i Republikës së Kosovës për një dekadë, bëhej tani President i njohur ndërkombëtarisht i Kosovës.
Më 12 prill, Presidentit Rugova pret në rezidencën e vet për një takim të përbashkët PSSP Shtajner, Komandantin e KFOR-it, Valenten, Kryeministrin Rexhepi e Kryetarin e Kuvendit, Nexhat Dacin.
Me përshëndetjen “mirë se erdhe, gjeneral”, më 16 prill, Presidenti Rugova pret për herë të parë komandantin e TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çekun.
Më 3 maj, Presidenti Rugova nis dëshminë e tij kundër ish-diktatorit serb Millosheviq në Tribunalin e Hagës. Dëshmia mbaron më 6 maj. “Serbia deshi ta shkatërrojë me luftë Kosovën dhe shqiptarët…Unë kurrë nuk kam pasur frikë dhe nuk jam ndier i rrezikuar nga UÇK-ja”, thotë Rugova në gjyqin e Hagës.
Më 8 qershor, në Kuvendin e katërt zgjedhor të LDK-së, Ibrahim Rugova rizgjidhet kryetar i partisë.
Në fund të qershorit, Presidenti Rugova merr pjesë në një konferencë triditore ndërkombëtare në Krans Montana të Zvicrës, në të cilën mbajti një fjalë për Kosovën. Presidenti i Kosovës foli në sesionin plenar në temën “Kosova është e gatshme për investime të huaja” si dhe në temën “Zgjerimi i Evropës dhe Evropa Juglindore – konsolidimi i demokracisë është çelësi”.
Më 2 korrik, 12-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese, para mijëra pjesëmarrësve Presidenti Rugova zbulon bustin e Nënës Tereze në Prishtinë. “Prej sot shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Rugova dhe theksoi: “Ne ndihemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”.
22 gusht mban datën shkrimi “Përurimi i veprës së madhe të Sabri Hamitit”, teksti i mbramë që Ibrahim Rugova shkroi e botoi për së gjalli në fushën e dijes letrare.
Më 23 gusht, Presidenti Ibrahim Rugova zbulon në Gllamnik të Podujevës lapidarin e bashkëpunëtorit të tij, këshilltarit për informim, Xhemail Mustafës, i vrarë në mënyrë mizore në një atentat më 23 nëntor 2000 në Prishtinë. Presidenti e përjetoi rëndë humbjen e bashkëpunëtorit të ngushtë shumëvjeçar.
Më 10 shtator nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 26 tetorit në Kosovë
11 shtator, Presidenti Rugova dhe PSSP e shpallin “11shtatorin” Ditë të Përkujtimit në Kosovë në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001.
Më 17 tetor, Presidenti Rugova përuron rrugën dhe sheshin Bill Klinton në Prishtinë. Mban një fjalë rasti në rrugë, në lagjen Dardania të Prishtinës.
Më 24 tetor mbyllet fushata zgjedhore 2002, ndërsa më 26 tetor në Kosovë votohet për herë të dytë për pushtetin lokal. Zgjedhjet kalojnë në atmosferë të qetë dhe pa incidente. Të nesërmen, më 27 tetor, në Leshan të Therandës, vritet kryetari i kësaj komune Ukë Bytyçi dhe dy shoqërues e tij. Bytyçi kishte dalë të festonte fitoren e partisë së tij, LDK-së së udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Më 3 nëntor, PSSP Shtajner nënshkruan rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të dyta lokale në Kosovë: LDK fiton 45.12 për qind të votave, PDK 29.10 për qind, AAK 8.55 për qind në nivel të vendit.
Në zgjedhjet e dyta lokale në Kosovën e pasluftës, mbajtur më 26 tetor 2002, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar në 19 komuna (nga 30 sa ka Kosova), kurse mbi 50 për qind të votave në 11 komuna: në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Burim, Therandë, Podujevë, Vushtrri, Kastriot, Fushë-Kosovë dhe Viti. LDK-ja ka fituar më shumë se partitë e tjera edhe në Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Dragash, Klinë dhe Dardanë.
Më 8 nëntor 2003, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë emëroi ambasadorin Bob Dol (Bob Dole), senator shumëvjeçar amerikan, si Ambasador Nderi të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rugova e vlerëson senatorin legjendar Dol si mik të madh të Kosovës. ”Emërimi i senatorit Dol është një moment i rëndësishëm për mua dhe për popullin e Kosovës”, thuhet në dekretin e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova takohet me Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, i cili arrin për një vizitë në Kosovë më 18 nëntor.
Më 23 dhjetor, Presidenti Rugova e shpall “Shtëpi të Pavarësisë” të Kosovës ish- ndërtesën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila në vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX ka shërbyer si seli e institucioneve shqiptare të Kosovës që bënë rezistencë ndaj okupimit serb. “Ishte kjo shtëpi shtetërore e Kosovës, po ashtu ishte shtëpi përfaqësuese e Kosovës dhe e interesave të saj, sepse nëpër të kanë kaluar me qindra diplomatë, kongresmenë, senatorë e deputetë amerikane, evropianë dhe të shumë vendeve të tjera”, tha Dr. Rugova. “Mund të themi se pas Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, që ishte shtëpi e lidhjes së të gjithë shqiptarëve, sot në kryeqytetin e Kosovës po e përurojmë ‘Shtëpinë e Pavarësisë’, që do të jetë shtëpi e lirisë, e pavarësisë, e popullit të Kosovës”, tha Presidenti Rugova.
2003
Në fillim të shkurtit mori pjesë në Lutjen e Mëngjesit në SHBA. U takua me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit dhe anëtarë të legjislativit amerikan, përkrahës të çështjes së Kosovës.
Më 13 shkurt, Presidenti Rugova takon në Romë kryeministrin italian, Silvio Berluskonin.
Të nesërmen, më 14 shkurt, në qytetin Terni, në afërsi të Romës, Rugova mori Çmimin “Shën Valentini”, të cilin ia ndau bashkia e këtij qyteti. Këtë çmim e ka marrë para Rugovës edhe nobelistja Nëna Tereze.
28 shkurt: një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes për Qeverinë e Koalicionit, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Bajram Rexhepi, nënshkruajnë Deklaratën me të cilën tregojnë përkushtimin për ruajtjen e koalicionit.
Gjatë tri ditëve, duke filluar nga data 9 qershor, Kosova shënon 125 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit me manifestime të organizuara nën përkujdesjen e Presidentit të Kosovës. Ditën e parë, Presidenti Rugova njofton se ka dekoruar 37 personalitete të njohura nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës me dekoratën “Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
Njëherësh, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka dekoruar të gjithë themeluesit dhe veprimtarët e Lidhjes së Prizrenit me dekoratën “Hero i Kosovës”. Në kuadër të shënimit të 125-vjetorit të LSHP dhe në bazë të kompetencave kushtetuese të gjithë themeluesit, duke filluar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Vaso Pashë Shkodrani, Ferid e Shaqir Curri, e veprimtarë të ndryshëm i kam shpallë “Hero të Kosovës”, tha Presidenti.
Më 10 qershor Presidenti Rugova dhe flet para deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. Interesimi i deputetëve është të dëgjojnë fjalët e udhëheqësit autentik të kosovarëve. Takon shumë eurodeputetë, njohës dhe përkrahës të çështjes së Kosovës.
Në fund të qershorit, Presidenti Rugova merr pjesë në Forumin e Krans Montanës në Zvicër. “Kosova është në rrugë të mirë të ndërtojë një demokraci aktive dhe moderne”, thotë Rugova në atë tubim ndërkombëtar.
Më 8 korrik, Presidenti Rugova takon për herë të dytë komandantin e TMK-së, gjeneral Agim Çekun. “Në fazën tjetër, TMK do të jetë një forcë mbrojtëse e Kosovës”, thotë Rugova.
29 gusht: Në fshatin Hajvali, afër Prishtinës, Presidenti Ibrahim Rugova vë gurthemelin e Tempullit të Paqes. “Kosova ka traditë paqësore. Për më shumë se dhjet vjet, e frymëzuar nga Nëna Tereze, Kosova ndërtoi një rezistencë dhe lëvizje paqësore për liri e pavarësi, dhe shtetin e vet që u mbrojt nga kosovarët dhe miqtë tanë SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO”, tha Rugova,, duke vënë re se “ky tempull do të jetë më i madhërishëm, sepse e mban emrin e Nënës sonë të madhe Tereze, nobelistes së paqes, dhe i kushtohet asaj”. Në manifestim merr pjesë dhe flet ministri italian për çështje të Bashkimit Evropian, Roko Butilione.
17 shtator: Shefi i Shtatmadhorisë i ushtrisë amerikane, gjenerali Riçard Mejers, viziton Kosovën , ku takohet me Presidentin Ibrahim Rugova dhe viziton ushtarët amerikanë në kampin “Bondsteel”. Gjatë takimit në rezidencën e vet, Rugova i kërkon gjeneralit Mejers ndihmën e mëtejme të ushtrisë amerikane për Kosovën.
19 shtator: Presidenti Rugova takohet dhe bisedon në Prishtinë me ish-Presidentin amerikan Bill Klinton, i cili, po atë ditë, u shpall Doktor Nderi i Universitetit të Prishtinës.
30 shtator: PSSP Hari Holkeri, i cili kishte arritur në këtë detyrë në muajin paraprak, pas takimeve me liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës, Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, bën të qartë 14 tetorin si datë të fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike, që do të mbahen në Vjenë.
14 tetor: mbahet takimi i parë midis Prishtinës e Beogradit pas luftës së vitit 1999. Pas shumë përpjekjeve të Hari Holkerit dhe të bashkësisë ndërkombëtare, takimi fillon në pallatin Hofburg të Vjenës, për siç ishte thënë “çështje praktike” në mes të dy kryeqyteteve. Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të lartë të BE-së, OSBE-së, NATO-s dhe të Grupit të Kontaktit. Nga kosovarët morën pjesë Presidenti Rugova dhe kryeparlamentari Daci, kurse nga serbët Kryeministri Zhivkoviq dhe zëvendëskryeministri Çoviq. Takimin e ka hapur kancelari austriak Volfgang Shysel. “Kosova demokratike dhe e pavarur është e gatshme t’i pranojë obligimet ndërkombëtare”, ka potencuar në fjalimin e vet Presidenti Rugova.
Presidenti Ibrahim Rugova merr pjesë në Vatikan, më 19 tetor, në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i dytë ka lumturuar Nënën Terezën, së cilës Vatikani iu referohet si “Nënë Tereza e Kalkutës”. Në ceremoni merr pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, po edhe qindra personalitete nga Kosova dhe Shqipëria.
Më 23 tetor, Presidenti Rugova organizon për herë të parë “Darkën e Lamës” në Prishtinë. E quan festë iliro-shqiptare të falënderimeve, manifestim që do të bëhet tradicional.
Papa Gjon Pali II pret në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, më 19 dhjetor. Rugova takohet në Vatikan edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Sodano. Rugova kërkon nga Papa që ta ushtrojë ndikim e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës
Më 24 dhjetor, në vigjilje të festive të fundvitit, në prani të mediave, Presidenti Rugova nënshkruan Rregulloren për Dekoratat, Urdhrat dhe Tituj e nderit që i jep Presidenti i Kosovës, mbi bazë të dispozitave kushtetuese në fuqi.
2004
Presidenti Rugova i raporton për herë të parë para Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur një Fjalim Vjetor më 22 janar.
Presidenti Rugova merr pjesë në ndarjen e çmimit Saharov që Parlamenti Evropian ia ndan OKB-së dhe Kofi Ananit. Rugova takohet me Kofi Ananin më 29 janar.
Në Antverpen të Belgjikës, Presidenti Rugova shpallet Senator Nderi i Evropës.
Më 5 mars, Rugova, bashkë me Holkerin e Rexhepin, marrin pjesë në varrimin e Presidentit maqedonas Boris Trajkovski në Shkup, i cili më 26 shkurt kishte humbur jetën afër Mostarit, në Bosnjë.
12 mars – Në rezidencën e Presidentit Rugova në Velani, në orët e hershme të mëngjesit hidhet një granatë dore. Shkaktohen vetëm dëme materiale, janë dëmtuar xhamat e përparmë të dritareve të ndërtesës, por nuk ka të lënduar. Presidenti me gjithë familjen ka qenë në rezidencë në kohën e sulmit. Muhamet Hamiti, zëdhënës i Presidentit të Kosovës, në reagimin e parë, këtë akt e quan “sulm të rëndë kriminal mbi institucionin më të lartë të vendit”, vlerësim që pranohet përgjithësisht nga spektri institucional. Kryesia e LDK-së vendos që më 17 mars (e mërkurë), në orën 12:00, në Prishtinë, të mbahet një protestë paqësore, si reagim ndaj këtij sulmi kundër institucionit të Presidentit të Kosovës dhe kundër dhunës dhe akteve të tjera kriminale.
Më 14 mars, Holkeri cakton 23 tetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të dytat në Kosovën e pasluftës.
16 mars: në veri të Mitrovicës, tre fëmijë shqiptarë nga Çabra mbyten në ujërat e lumit Ibër, ndërsa pohimet e para të një fëmije tjetër që ka mbijetuar flasin se “ata janë ndjekur me qen prej serbëve dhe janë detyruar të hidhen në lumë”. Gjatë ditës ndërkaq, në Prishtinë, mijëra protestues kishin bërë thirrje kundër politikës së administratës ndërkombëtare, posaçërisht ndaj veprimeve që ata i kanë quajtur kundër vlerave të luftës çlirimtare. Protesta të ngjashme janë mbajtur njëkohësisht në 27 komuna të Kosovës.
Për tri ditë, 17 –19 mars, Kosova përballet me ngjarjet më të rënda të pasluftës, të njohura si ngjarjet e marsit të vitit 2004. Presidenti Rugova dhe udhëheqja vendore, me ndonjë përjashtim, akuzohen nga ndërkombëtarët për reagim të ngadaltë dhe të pamjaftueshëm.
22 prill: Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu viziton Kosovën.
Më 27 prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan; kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Anan, ndërkaq, insiston në formulën e përmbushjes së standardeve para definimit të statusit politik të Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite në SHBA takon edhe guvernatorin e Nju -Jorkut Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.
21 maj: Rugova ia dorëzon kontratën për projektin zbatues të autostradës Prishtinë-Durrës kompanisë gjermane BPI-Consult. Presidenti Rugova kishte hedhur idenë e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Durrës kah mesi i viteve nëntëdhjetë të shekullit XX. Ajo tanimë njihet si ‘autostrada e Rugovës” .
19 qershor: Ibrahim Rugova rizgjidhet në krye te LDK-së në kuvendin e pestë të kësaj partie.
Më 2 korrik, në 14 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, e njohur më vonë si Deklarata e Pavarësisë, Presidenti Rugova shpall se do të dekorojë deputetët e Kuvendit të Kosovës, “delegatët e 2 Korrikut”, me Medaljen e Artë të Pavarësisë.
Më 9 korrik, Presidenti Rugova merr pjesë në varrimin e Presidentit austriak Tomas Klestil. Gjatë qëndrimit në Vjenë, Rugova takohet me guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Shfarcenegerin, i cili ishte i deleguar special i Presidentit Bush në varrimin e Presidentit austriak.
Më 8 shtator, Presidenti Rugova e viziton Shqipërinë, ku nuk kishte qëndruar që prej vitit 1997. Takohet me Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano, liderin e opozitës Berisha.
Po ashtu, merr çmimin Doctor Honoris Causa, me të cilin e nderon Universiteti i Tiranës.
18 shtator: Rugova nderon Otto von Habsburgun me “Medaljen e Artë të Lirisë”, ndërsa Rugova vetë nderohet me “Çmimin e Evropës 2004”, i cili i dorëzohet në Prishtinë nga Habsburgu.
8 tetor: Ish-senatori amerikan Robert Doll arrin për një vizitë në Kosovë. Një ditë më vonë Presidenti Rugova ia dorëzon atij “Medaljen e Artë të Lirisë”.
21 tetor: Përfundon fushata zgjedhore 2004.
23 tetor: Mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë.
Rezultate e shpallura nga OSBE në fillim të nëntorit japin këtë pasqyrë rezultatesh zgjedhore: LDK kishte fituar 45.42 për qind të votave, apo 47 deputetë në Kuvend, PDK 28.85, apo 30 deputetë, AAK 8.39, apo 9 deputetë, “Ora” 6.23 apo 7 deputetë…Shefer, Solana e Kofi Anan i lavdërojnë zgjedhjet dhe kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve.
Pas shumë negociatave, më 17 nëntor, LDK dhe AAK arrijnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës, bashkë me PSHDK-në dhe disa subjekte minoritare joserbe. Marrëveshja mundëson që Rugova të zgjedhet më pas në Kuvend sërish President i Kosovës, Haradinaj Kryeministër, ndërsa Daci Kryetar i Kuvendit. Në opozitë mbeten PDK dhe “Ora”. Marrëveshjen e njeh shefi i UNMIK-ut Jesen- Petersen, i cili deklaron se do të ishte jodemokratike t’i thotë “jo” Haradinajt (për Kryeministër), ndërkohë që Solana deklaron se Haradinaj nuk është personi më i përshtatshëm për këtë post, për shkak të zërave që dilnin se ai mund të paditet nga Tribunali i Hagës.
23 nëntor: LDK dhe AAK i caktojnë ministrat e vet, pasi ditë më parë kishin arritur marrëveshjen e koalicionit.
26 nëntor: Rugova e dekoron Adem Jasharin me Urdhrin “Hero i Kosovës”.
3 dhjetor 2004: Presidenti Rugova me vota të fshehta u rizgjodh në krye të vendit edhe për një mandat pas tre rrathësh të votimeve në Kuvendin e Kosovës. Në dy rrathët e para kundërkandidat i Ibrahim Rugovës ishte Ramë Buja nga PDK, i cili në rrethin e tretë u tërhoq nga votimi i mëtejshëm. Në fund, nga 99 deputetë, pro Ibrahim Rugovës votuan 64, kundër ishin 32 dhe tri vota ishin të pavlefshme.
7 dhjetor: Rugova e Haradinaj takohen në Velani, për herë të parë pas zgjedhjes së tyre në krye të institucioneve.
23 dhjetor: LDK shënon 15-vjetorin e themelimit. Rugova dekoron LDK dhe një numër veprimtarësh të LDK-së me “Medaljen e Pavarësisë”.
2005
Me rastin e Vitit të Ri 2005, Presidenti Rugova organizon më 12 janar një pritje tradicionale për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë. Përveç përfaqësuesve të zyrave të huaja diplomatike, janë të pranishëm edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, komandanti i KFOR-it gjenerali Iv dë Kermabo, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Paskal Fieski, kryeparlamentari Nexhat Daci, Kryeministri Ramush Haradinaj me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar, komandanti i TMK-së gjenerali Agim Çeku dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë dhe të jetës institucionale e kulturore. Rugova tha se në vitin që sapo filloi pret përkrahjen më të madhe të diplomatëve të huaj në Prishtinë dhe të vendeve të tyre, sepse siç u shpreh, “kjo i duhet Kosovës për të ecur më shpejt”.
Presidenti Rugova, mban fjalimin Vjetor në Kuvendin e Kosovës më 26 janar. Ai zotohet se institucionet do të punojnë për njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës. Opozita kërkon debat për fjalimin e tij, por ky nuk pranohet nga shumica qeverisëse.
23 shkurt: Presidenti Rugova merr vendim, pas presioneve të autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë, që të tërhiqet nga posti i kryetarit të LDK-së.
Më 15 mars, Presidenti Rugova i shpëton një atentati në qendër të Prishtinës. Ngjarja ndodh rreth orës 8 e 20 minuta, derisa ai po kalonte në rrugën “Agim Ramadani”, për të shkuar në takim me Komisionerin për Politikë të Jashtme Havier Solanën në ndërtesën e Kuvendit. Besohet se mjeti shpërthyes që ishte vendosur në një kontejner afër “Slovenia Sportit”, ishte aktivizuar me teledirigjues, ndërsa burime të afërta me mbrojtjen e Presidentit kishin thënë se atë e kishte shpëtuar shkalla e lartë e sigurisë së makinës në të cilën gjendej, gjegjësisht shkalla e blindimit të saj. “Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën”, tha Rugova në lidhje më atentatin, pas takimit me Solanën.
Më 18 mars Rugova nominon për kryeministër Bajram Kosumin, pas dorëheqjes që kishte dhënë dhjetë ditë më herët kryeministri Haradinaj, në vazhdën e ngritjes së aktakuzës së Tribunalit të Hagës ndaj tij.
Më 7 prill, Presidenti Rugova kryeson delegacionin e Kosovës që merr pjesë në varrimin e Papa Gjon Palit II, i cili vdiq në Vatikan më 3 prill.
12 prill: Presidenti Rugova refuzon një takim me Presidentin serb Boris Tadiq “para se të njihet pavarësia e Kosovës”. Takimi mund të ndodhë vetëm në rrafsh multilateral, në ndonjë konferencë ndërkombëtare, insistonte Rugova.
21 prill: Pas kërcënimeve dhe një paralajmërimi, sipas policisë, për rrezik, SHPK-ja merr nën kujdesje Rezidencën dhe Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Në cilësinë e kryesueses së Institutit Kombëtar Demokratik (National Democratic Institute NDI), ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) qëndron në Kosovë nga 4 deri më 6 korrik.
Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një solemnitet rasti, i dorëzoi më 5 korrik ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar më 12 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës.
7 korrik: Në Kosovë qëndron kongresisti amerikan Eliot Engëll, të cilin Presidenti Rugova e nderon me “Medaljen e Artë të Lirisë” për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, Engëll thotë se Kosova do të jetë shumë shpejt e pavarur.
15 korrik: Presidenti Rugova pret në takim në Prishtinë me kryetaren e Unionit Demokratik të Gjermanisë (CDU) Angela Merkel, udhëheqëse e opozitës gjermane, e cila do t’i fitojë zgjedhjet nacionale në Gjermani tre muaj më vonë. Pas një takimi me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe Kryeministrin Kosumi, Merkel deklaron: “I di dëshirat e kosovarëve për statusin”.
Më 24 gusht, Presidenca e Kosovës njofton se për shkak të një ftohjeje, siç ishte menduar asokohe, Presidenti Rugova ka reduktuar veprimtaritë zyrtare. Ky njoftim vinte disa ditë pasi Rugova ishe kthyer nga pushimet verore që i kishte kaluar në Itali.
Gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit të Katedrales katolike në Prishtinë, më 26 gusht, Presidenti Rugova tha: “Sot është një ditë e madhe për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”.
Gurthemeli i Katedrales vihet për nder të 95-vjetorit të lindjes së Nënës Tereze nga ana e Presidentit Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik, në oborrin e gjimnazit Xhevdet Doda. Katedralja nis të ndërtohet në 600 vjetorin e lindjes së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Në këtë ceremoni nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërkaq, “ftohja” për të cilën fliste Zyra e Presidentit dukej më serioze gjatë kohës kur Rugova mbajti fjalën në ceremoninë e Katedrales: me frymëmarrje të vështirësuar, dukshëm i molisur.
Më 27 gusht, Presidenti Rugova udhëton për në qendrën mjekësore amerikane në Landstuhl të Gjermanisë për ekzaminime mjekësore. Një javë më vonë, më 4 shtator, Rugova kthehet në Prishtinë.
Më 5 shtator, Presidenti i drejtohet kombit me njoftimin për sëmundjen e vet. “Mjekët kanë gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar në mushkëri, prandaj më kanë caktuar një terapi intensive shëruese”, tha ai, për të shtuar: “Jam i bindur se me ndihmën e Zotit do të kapërcej edhe këtë betejë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku më fuqishëm për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, Kosovës, sa më parë nga miqtë tanë amerikanë e evropianë”.
7 shtator: Presidenti Rugova pret në takim ambasadorin Kai Aide dhe PSSP-në Jesen Petersen.
13 shtator: Ibrahim Rugova cakton Ekipin negociator të Kosovës, atë që u quajt “Ekip i Unitetit” edhe pas vdekjes së themeluesit dhe udhëheqësit të tij.
28 shtator: Kuvendi i Kosovës miraton Ekipin negociator të Kosovës, në një seancë që nga opozita cilësohet si e “dështuar”, ndonëse dy anëtarë të opozitës (Thaçi dhe Surroi) bëhen pjesë e Ekipit pesanëtarësh.
6 tetor: Në Rezidencën e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova mbahet takimi i parë i Ekipit negociator të Kosovës ku marrin pjesë Rugova, Daci, Kosumi, Thaçi, Surroi dhe koordinatori i grupeve punuese Blerim Shala.
12 tetor: Tribunali i Hagës vendos që pas lirimit me kusht, t’i mundësojë kryeministrit Ramush Haradinaj të merret me politikë, një vendim ky që shfuqizohet menjëherë, dy ditë më vonë, pas ankesave të Prokurorisë. Vendimi i ri pritet të merret pas festave të fundvitit, ndërsa në ndërkohë Haradinaj kishte zhvilluar një takim me Rugovën, më 14 tetor.
28 tetor: Grupi Negociator i Kosovës përmbyll takimin e dytë pa vendim për grupet punuese. Pas këtij takimi disa nga pjesëmarrësit thanë se ka pasur edhe ofendime midis vetë anëtarëve të grupit.
1 nëntor: Mediat njoftojnë se Marti Ahtisari është emëruar kryenegociator për Kosovën. Presidenti Rugova i dërgon letër Nikollas Bërnsit dhe Grupit të Kontaktit, në të cilën thuhet se populli i Kosovës është zotuar për Kosovën e pavarur dhe sovrane, të njohur në kufijtë e saj.
7 nëntor: Ibrahim Rugova takohet në rezidencën e vet me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Prishtinë. Lavrov hap Zyrën Ruse në Prishtinë.
15 nëntor: Rugova i jep mbështetje transformimit të TMK-së në forcë mbrojtëse gjatë një takimi që zhvillon me gjenerallejtënant Agim Çekun.
20 nëntor: Ekipi Negociator i Kosovës formulon qëndrimet përfundimtare para ardhjes së Ahtisarit në Kosovë.
21 nëntor: Ahtisari vjen në Kosovë për të filluar misionin e tij. “Jam i lumtur që po fillojmë zgjidhjen e statusit të Kosovës”, deklaron ai në Aeroportin e Prishtinës. Delegacioni i Kosovës miraton dokumentin mbi pozicionin kosovar për statusin.
22 nëntor: Grupi Negociator ia dorëzon Ahtisarit dokumentin për vizionin e kosovarëve për statusin final.
Më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, në Prishtinë, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së pranojnë se natën midis të hënës dhe të martës kanë hequr nga shtyllat elektrike flamujt e Presidentit Rugova, të vendosur nga KK i Prishtinës dhe i djegin publikisht ata para ndërtesës së KK të Prishtinës me pretekstin se vendosja e flamurit personal, siç e kanë quajtur ato flamurin e Presidentit, ka qenë një “provokim”. Në anën tjetër, Presidenti Rugova e dënon këtë akt, duke i quajtur persona të pandërgjegjshëm ata që e kanë djegur flamurin që ai e ka propozuar për flamur të shtetit të ardhshëm të Kosovës.
10 dhjetor: Presidenti Rugova bën paraqitjen e fundit publike jashtë rezidencës së vet. Ndez “Bredhin e festave të stinës” në qendër të Prishtinës dhe mban një fjalë rasti.
23 dhjetor: Presidenti Rugova dhe kryeministri Kosumi, pas një takimi të përbashkët në rezidencën e Presidentit, e vlerësojnë vitin 2005 të suksesshëm për Kosovën dhe luten që në vitin 2006 pavarësia të realizohet . LDK kremton 16 vjetorin e themelimit. Presidenti Rugova u drejtohet kryetarëve të degëve të LDK-së më një fjalë të shkurtër. Paraqitjet e kësaj dite do të jenë paraqitjet e fundit publike të Presidentit Rugova.
2006
6 janar: Presidenti Ibrahim Rugova merr urime nga Presidenti Bush dhe kryeministri Bler për festat e fundvitit.
11 janar: Pas një sulmi në zemër, vdes në moshën 68 vjeçare Imzot Mark Sopi, ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës. Presidenti Rugova shpall ditën e shtunë, 14 janar 2006, ditën e varrimit të Imzot Sopit, “ditë zie në tërë territorin e Kosovës”.
16 janar: Presidenti Ibrahim Rugova priti kardinalin e Venedikut, Anxhelo Skola dhe shefin e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg. Këto ishin takimet e fundit që Presidenti Rugova kishte zhvilluar me diplomatë të huaj para se të ndërronte jetë.
21 janar: Presidenti Ibrahim Rugova ndërron jetë. Zyra për Shtyp e Presidentit lëshoi një njoftim pas orës 12:00, në të cilin ndër të tjera thuhej: “Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.
Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”. Në ndërkohë, zëdhënësi i Presidentit, Muhamet Hamiti, u kishte deklaruar medieve ndërkombëtare: “Rugova e zhvilloi betejën e vet me kancerin me dinjitet dhe guxim të madh deri në frymën e fundit”.
21-25 janar – Këshilli i Varrimit, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, në të cilin marrin pjesë figura eminente vendore por edhe autoritetet më të larta ndërkombëtare në Kosovë, cakton fillimisht 5 ditë zie, për të vendosur në fund që për Presidentin Rugova Kosova do të mbante 15 ditë zie – deri më 6 shkurt. Bëhen përgatitjet e plota për ceremonitë mortore të Presidentit Rugova. Qindra mijëra njerëz, simbas vlerësimeve të mediave të huaja mbi një milion, me gjithë motin e ftohtë me temperatura deri në -18 gradë celsius që mbretërojnë në Kosovë, i bëjnë nderime Presidentit të ndjerë, trupi i të cilit ishte sjellë për homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
26 janar – Rreth një gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në funeralin e Presidentit Rugova, i cili pasditen me acar varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Velani. Rugova varroset me nderimet më të larta shtetërore e ushtarake, që janë quajtur “ceremoni kombëtare”. Mbi 50 delegacione nga vende të ndryshme të botës, udhëhequr edhe nga delegacione presidenciale, marrin pjesë në shërbesat përkujtimore. Arkivoli me trupin e Presidentit Rugova, mbështjellë me Flamurin e tij propozuar për Flamur shtetëror të Kosovës, bartet në “Shtratin e Topit” nga formacione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që kryen ceremonitë ushtarake të një funerali shtetëror, gjatë kortezhit që niset nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, për të kaluar, nëpër Rrugën Nëna Tereze, rrugës kah Fakulteti i Filologjisë dhe Instituti Albanologjik, ku kishte studiuar e punuar Rugova, përpjetë drejt sallës “1 Tetori”. Fjalë përkujtimore në ceremoninë qendrore mbajnë PSSP Soren Jessen-Petersen, kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Havier Solana, anëtari i kabinetit të Presidentit amerikan Bush, Xhekson, dhe nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha.
Rreth orës 14.35 minuta kortezhi funebër, pasi kalon nëpër rrugën Agim Ramadani, dhe rrugës përpjetë drejt Varrezave të Dëshmorëve, mbërriti në vendin ku do të pushojë përgjithnjë – në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, jo shumë larg nga rezidenca ku kaloi 12-13 vjetët e fundit të jetës. Trupi i Presidentit Rugova u lëshua në tokën e Kosovë pak minuta më vonë, para orës 15:00. Varri i Presidentit Rugova, mbuluar me pllakë të bardhë mermeri, ruan me shkronja të arit shënimet elementare: Ibrahim Rugova, 1944-2006.
I gjithë funerali i Presidentit – nga ora 09:00 e mëngjesit – transmetohet drejtpërdrejt në të tri televizionet me shtrirje kombëtare në Kosovë – RTK, RTV21 dhe KTV, por edhe nga stacione televizive nga Shqipëria. Ndërkaq, disa televizione të huaja kohë pas kohe kyçen në transmetim të drejtpërdrejtë.(Pergatiti per DIELLIN:Behlul Jashari-Prishtine”
***

Kryeministri Mustafa: Presidenti Rugova, themelues i shtetit dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës/

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 72 vjetorit të lindjes. Gjatë ditës, kryeministri Mustafa, ka bërë homazhe pranë varrit të Presidentit Rugova si dhe ka vizituar Familjen Rugova.

Mesazhi i kryeministrit Mustafa me këtë rast:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Me rastin e shënimit të 72 vjetorit të lindjes, përkujtojmë sot me krenari Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.Republika e Kosovës dhe populli i saj shprehin respektin për jetën dhe veprën epokale të Presidentit Rugova, i cili me vizionin, vendosmërinë dhe lidershipin e tij, e udhëhoqi Kosovën drejt realizimit të synimeve shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci.Si themelues i shtetit të Kosovës dhe arkitekt i pavarësisë, Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës së qytetarëve të Kosovës, duke pasur përkrahjen e të gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.Qeveria e Kosovës ashtu si të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë, janë të përkushtuar për fuqizimin e shtetit të pavarur, për thellimin e miqësisë me SHBA-të si dhe për integrim të plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, vlera shtetërore dhe parime demokratike të përfaqësuara dhe të promovuara nga Presidenti Rugova.

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Udhëtimi i Ismail Qemalit në Sicili dhe Pietro Scaglione

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-ismail-qemali-siciliNga Gezim Llojdia/Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët   në gjuhën  shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja  Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto  të dhëna: The Memoirs of  Ismail Kemal Bey  që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin  që në këtë rast është  Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA
1.
Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E  gëzoç na të mjerët./ Ti që kurdole  jetë/, Që  kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.
(Nga  Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)
Poezia e dytë që është renditur pas kësaj  i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).
Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në  Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi  det që  vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në  Vlorë/ Me Flamur të kuq në  dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në  të zi /Në vajtim e robëri!
2.
Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:
Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t’a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbëris me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të  vrehet se si, qysh në atë kohë  Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur që  të  kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .
Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe c’ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e  tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë  i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyre me tepër që t’i shërbej idealit tij që aqë me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e bashkuar nxori për disa kohe një gazete me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoj në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër se gjithë  c’kish i prishte për botime.
Vëllimi nga është nxjerre përshkrimi i udhëtimit të  Ismail Qemalit në Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italisë” dhe mban gjithashtu një perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohe ndodhej ne Barcelone (8 Prill 1921). Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit te flakte Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: “Kam dëgjuar se arbreshet, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në  kujtim të  tyre janë varret e stërgjysheve — bien në  gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t’ime gjë me të  mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje ,është  dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të  atit fati i verbër i ka ç’këputur po që  gjaku nuk i le t’a harrojnë.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

DATËLINDJA E FORCAVE TË ARMATOSURA SHQIPTARE

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

4 DHJETOR 1912 – DATËLINDJA E FORCAVE TË ARMATOSURA SHQIPTARE/

1-forcat-e-armatosuraNga Safet RAMOLLI/Paradoksalisht, deri në vitin 1992, si datë krijimi e Forcave të Armatosura është mbajtur 10 korriku i vitit 1943, datë që përkon me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional­-Ҫlrimtare Shqiptare, a thua se historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve fillon pikërisht atëmot, duke fshirë në mënyrën më të keqe të mundëshme rrugëtimin e paraardhësve tanë shekuj e shekuj të shkuar. Me sa duket kalvari i Ushtrisë dhe i ushtarakëve Shqiptarë nuk ka të sosur. Thuajse në çdo katër vjet, kur edhe bëhen zgjedhjet e përgjithëshme politike, ato gati sistematikisht i nënështrohen një çoroditjeje dhe çorientimi nën slloganin “Reformë”, tashmë mjaft i bajatosur… 

Hyrje/

   Ushtria Shqiptare në rrugëkalimin më shumë se njëshekullor, ka bashkëshoqëruar zhvillimet në tërësi në Shqipëri duke ecur krahpërkrah me ato. Në raport me komunitetin në tërësi përbëjnë një grup shoqëror specifik, por me qëllim dhe interesa të përbashkëta. FA-të janë një bashkim njerëzish, me profesion të njëjtë a të ngjajshëm, të organizuar në mënyrë të posaçme, por edhe të armatosur, për t’i shërbyer bashkësisë në tërësi. Ato kanë lindur që në fillesat e organizimit shtetëror, si strukturë në shërbim të tij. Historikisht janë përbërë nga armë dhe shërbime të ndryshme, të integruara në qëllim të përbashkët për çështjen kombëtare. Gjithëherët kanë punuar në kushte të vështira dhe të privuara nga mjaft të drejta, janë përballur me sakrifica, që shpesh u kanë kushtuar edhe jetën.

   Por si një absurd të skajshëm, politika këtë ndarje shoqërore të punës, e ka gjykuar, dhe vlerësuar papërgjegjshmërisht nga këndvështrime ideologjike të skajshme, herë-herë fyes dhe ofendues. Por gjithësesi është pranuar si datë krijimi 4 dhjetori 1912, që kushtëzohet nga shpallja e pavarësisë  më 28 nëntor 1912 dhe krijimin e Qeverisë së Përkohëshme nën kryesimin e Ismail Qemal Vlorës.

Pararendja e Ushtrisë Shqiptare

   Përgjatë historisë së ekzistencës së paraardhësve tanë, kanë qënë të pranishme në sasi dhe cilësi të ndryshme forca të armatosura, me mision: mbrojtjen e tërësisë territoriale. Ilirët, paraardhësit tanë, kanë patur të organizuar një forcë të armatosur. Atë  e gjejmë prezente që në shek. IV p.e.r, kompletohej me qytetarë të aftë për të përballuar veprime luftarake.

   Në shek. XV-të, në trojet e të parëve tanë për gati 25 vjet drejtoi Skënderbeu, i cili krijoi një forcë të armatosur të përherëshme mjaft të fuqishme për kohën, por që kur rreziku ishte eminent, gjithë shtetasit e aftë mobilizoheshin dhe organizoheshin në reparte ushtarake ose në çeta. Prandaj edhe u mundësua që Gjergj Kastrioti Skënderbeu, doli fitimtar në përballjet me forcat osmane në 23 beteja, duke pësuar vetëm 2 humbje.

   Më vonë, në periudhën e Pashallëqeve dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, FA-të, marrin pamje më të plotë, misioni i tyre bëhet edhe më i qartë. Shekulli i XIX shërben si kufi ndarës midis periudhës së pashallëqeve dhe fillimin e periudhës së re e epitetuar: “Rilindja Kombëtare Shqiptare”, e cila nga studjues shqiptarë, por jo vetëm, është çmuar si periudhë historike, kur ndjenja kombëtare ishte në lulëzim dhe jeta ishte në ecje vijëpërpjetë. Në qytetet kryesore si Shkodra, Peja, Prizreni e Janina qeverisin pashallarë shqiptarë edhe me të drejtë trashëgimie, ashtu sikurse patën lulëzim të mirë edhe FA-të.

  Gjatë sundimit otoman, vendi ynë udhëtoi krahas dhe në një trase me fqinjët, por edhe sipas një farë “paracaktimi” disi më të imponuar nga Fuqitë e Mëdha. Në vitet 1832; 1859; 1878 “Çështja Lindore” përfshihet nga tri kriza. Ky evoluim i dha Lëvizjes Kombëtare Shqiptare brënda dhe jashtë territorit dimension më të qartë politik. Në prill 1878, në Janinë, në një mbledhje të personaliteteve nën drejtimin e Avdyl Frashërit, iu kërkua Portës së Lartë njohja dhe shpallja e autonomisë të territoreve shqiptare të bashkuar në një elajet të administruar nga nëpunës vendas, ku gjuha e administratës dhe e shkollës të ishte shqipja.

Më 10 korrik 1878 u krijua Organizata Nacionaliste e Lidhjes së Prizrenit (L.SH.P) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të katër vilajeteve dhe nga tre besimet fetare, me nismën e Avdyl Frashërit. Ajo, posë të tjerash, krijoi edhe Ushtrinë Kombëtare me rreth 50.000 luftëtarë, vullnetarë dhe atdhetarë këta të ardhur nga i gjithë vendi. Synimi ishte të garantohej paprekshmëria e territoreve shqiptare në Hot e Grudë, Plavë, Guci e Ulqin. Një forcë e tillë e armatosur nuk është e pakët për rrethanat e kohës.

   Shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912, krijoi kushte të reja për të ngritur e mëkëmbur Shtetin Shqiptar me gjithë institucionet dhe hallkat e domosdoshme. Prandaj edhe u shënua një hap cilësor për organizimin dhe konsolidimin e FA-ve. Më 4 dhjetor 1912, bëhet publike, krijimi i Kabinetit Qeveritar. Krahas institucioneve të tjera, konstituoi edhe Ministrinë e Luftës, e barazvlerëshme me Ministrinë e Mbrojtjes së sotme; prandaj kjo datë është vlerësuar si Data e Krijimit të Forcave të Armatosura. Në krye të saj u përzgjodh gjeneral Mehmet Pashë Dërralla. Edhe në të pastajmen, gjatë vitit 1913, kreu i Shtetit Shqiptar, realizoi organizimin e xhandarmërisë dhe një bërthamë ushtarake për t`u bërë ballë sulmeve të andartëve grekë. Patriotit të dëgjuar dhe me influencë në krahinën e Vlorës, Sali Vranishtit, i ngarkoi detyra të rëndësishme në FA-të, por edhe detyrën e komandantit të Trupës së Rojeve të I. Qemalit dhe të Qeverisë së Përkohëshme. Komandant i xhandarmërisë u caktua Alem Mehmeti nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili fillimisht ishte edhe komandant i repartit të kavalerisë. Në Qeverinë e Vlorës ishte prezente edhe struktura që merrej me grumbullimin e materialit informativ, për të mundësuar, sa të ishte e mundur, që të mos ndodhte asgjë e papritur. Forca e armatosur përbëhej nga  4.000-5.000 vetë, si mbrojtëse e parë ushtarake për qeverinë e re. Por kjo mbetet edhe meritë e posaçme e gjeneral Mehmet Pashë Dërrallës, me cilësinë e ministrit të luftës. Në këtë sipërmarrje kishin ndihmuar edhe ushtarakë të ardhur nga Evropa, sidomos një trupë oficerësh hollandezë nën drejtimin e gjeneral De Vor (De Weer). Në përbërje të ushtrisë ishin disa batalione vullnetarësh në krahinat e Vlorës, Kurveleshit, Kolonjës, Skraparit, Elbasanit. Por zhvillimi i dy Luftave Ballkanike dhe i Luftës I Botërore, ndikuan drejtpërdrejt në dobësimin deri në shpërbërje të FA-ve. Megjithatë, edhe në vitet 1914-1920 realizohet diçka në organizimin e FA-ve. Më 1919 Qeveria e Përkohëshme e Durrësit grumbulloi disa oficerë, që i vuri nën komandën e Ismail Haki Kuçit, kapiten i parë, me karrierë pozitive në ushtrinë e Perandorisë Turke. Ai formoi një trupë xhandarmërie “… për të  mbajtë qetësi”, – shprehen dokumentat e kohës.

   Kongresi Kombëtar i Lushnjës (janar 1920), i ngjajshëm me atë të Vlorës më 1912, kompozoi një qeveri me patriotë në zë por edhe të dijshëm. Në krye u vendos Sulejman Delvina, statist i mirëfilltë, bashkëpunëtor i I. Qemalit. Ky shtet u njoh nga ndërkombëtarët si Shteti Modern Shqiptar. Edhe kjo qeveri organizoi një ushtri kryesisht prej vullnetarësh e atdhetarësh të komanduar prej Bajram Currit. Ajo kishte në dispozicion një resurs të kufizuar forcash ushtarake, me gati 3.200  xhandarë, 1.200 këmbësorë, 600 trupa xheniere, por që gjithësesi, të komanduar nga oficerë italianë, francezë, austro-hungarezë dhe turq. Kjo forcë e vogël plotësohej prej forcave të parregullta të fiseve të kontrolluara kryesisht prej Ahmet Zogut, atë mot ministër i brendshëm. Në vitet 1921-1924, qeveritë e shumta, të përkrahura, sipas preferencave të drejtuesve nga Italia apo Jugosllavia, krijuan ushtri të kufizuar në numër. Ndërkohë janë prezente edhe forca që ishin nën kontrollin e kryetarëve të fiseve apo të njerëzve me influencë në krahina të ndryshme si B. Curri, E. Isufi, e të tjerë, të cilët në ndonjë rast u kundërviheshin edhe forcave qeveritare. Përfundimi është i qartë, FA-të në vitet 1920-1924, kanë qenë të kufizuara dhe jo me efektivitetin e duhur.

   Në qershor 1924 pati zhvillime të pazakonta. Vendi u përfshi nga lëvizje të armatosura, që palët politike i kanë emërtuar “Revolucioni Demokratik i Qershorit 1924”, apo “Revolucion i armatosur regresiv”. U krijua një kabinet qeveritar nën kryesimin e Fan S. Nolit, i cili në lëmin e forcave të armatosura, në përgjithësi, ruajti ndërtimin organizativ dhe përbërjen e ushtrisë së mëparshme, e cila rezultoi pas gjashtë muajsh jo efektive.

   Në funddhjetori 1924 krijohet kabineti qeveritar nën kryesimin e Ahmet Zogut, personalitet mjaft kompleks në vitet 1920-1939. Kjo qeveri pati mendimin se, në vitet 1912-1924 ushtria kishte kaluar caqe të ndryshme, në të cilët mbizotëroi elementi i një tërësie të shpartalluar vullnetarësh. Më 7 janar 1925, koloneli Ahmet Zogu, krijoi një kabinet qeveritar në të cilin thirri personalitetet më të preferuara prej tij. Vetë fillimisht u quajt kryeministër, dhe pak më vonë president. Programi i qeverisë në fushën e mbrojtjes përfshinte: suprimimin e Ministrisë së Luftës; shpërndarjen e ushtrisë ekzistuese dhe ngritjen e një xhandarmërie të fortë. FA-të u organizuan mbi bazën e sistemit të Milicisë në përmasat me rreth 3.000 veta, si dhe duke patur asistencën e organizatorëve të huaj si p.sh. kolonelët Mirach e Stirling, gjenerali Percy, (i pari austriak, dy të tjerët anglezë S. R), e mjaft të tjerë. Në Statutin e Republikës Shqiptare legjitimohej, që kryetari i Republikës të ishte edhe komandant i përgjithshëm i Fuqive Armate. Asistenca e specialistëve të huaj mbetet prezente deri më 1938.

Ndërkohë FA-të marrin pamje dhe përmbajtje më të plotë: kompletohen me bazë ligjore të huajtur nga perëndimi, me resurse njerëzore që stërviten sipas përvojës perëndimore, trajtohen financiarisht dhe moralisht në nivele të kënaqshme. Komponentë përbërës të tyre ishin dy: Ushtria Kombëtare dhe Xhandarmëria, ashtu si komandimi i tyre ishte unik.

   Më 24 qershor 1928 u muar Ligji i Parë Organik i Ushtrisë dhe Xhandarmërisë, si bazë për organizimin dhe funskionimin e tyre. Komanda Eprore e Fuqive Armate ishte nën drejtimin e Kryetarit të Republikës. Për mbajtjen e trupave ushtarake, konsumohej gati 48,03% e buxhetit të shtetit. Por, në çastin tragjik, më 7 prill 1939, forcat ushtarake rezultuan të paafta, të paorganizuara mirë dhe të komanduara jo profesionalisht.

Forcat e Armatosura në Sistemin Monopartiak (1941-1990)

   Pushtimi i vendit nga Italia fillimisht, dhe Gjermania më vonë, shtroi përpara forcave përparimtare detyrën imediate për organizimin e luftës çlirimtare. Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, u krijua gradualisht një forcë e armatosur, e cila mori mbi shpinë barrën e rëndë për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Rritja shkallë-shkallë e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare (U.N.Ç.SH) kaloi në tre faza kryesore.

E para përfshin kohën: nëntor 1941-korrik 1943, gjatë së cilës si forcë e armatosur konsiderohen fillimisht grupet dhe njësitet e vogla guerrilje, mandej çetat dhe batalionet e rregullta partizane, si dhe çetat dhe batalionet vullnetare territoriale të vetëmbrojtjes të popullit. Kjo forcë përbëhej afërsisht nga 10.000 luftëtarë, të inkuadruar në 22 batalione dhe në një numër më të madh çetash ushtarake të zonave të lira dhe të atyre të pushtuara.

Faza e dytë përfshin periudhën korrik 1943-maj 1944, kur është krijuar Shtabi i Përgjithshëm i U.N.Ç.SH. U krijuan formacione të mëdha ushtarake: Brigadat Sulmuese, Grupet Partizane, Shtabi i Zonës së I Operative, dhe Shtabet e Qarqeve. Në fund të kësaj faze forcat e armatosura u emërtuan Ushtri e Rregullt me gati 35.000 luftëtarë të organizuar në 9 Brigada Sulmuese, në 10 Grupe Partizane, dhe në 14 Batalione të veçuar. Por kishte edhe Batalione Vullnetare Territoriale, Njësi Guerrilje në qytete e krahina.

Faza e tretë konsiderohet periudha maj – nëntor 1944, kur U.N.Ç.SH kaloi në shkallën e saj më të lartë, duke u shndërruar tërësisht në Ushtri të Rregullt. Me krijimin e Komandës së Përgjithëshme u kalua në formacione të mëdha ushtarake, operative dhe operativo-strategjike, në krijimin e Divizioneve dhe të Korpoarmatave. U organizuan edhe 16 Brigada Sulmuese të reja, duke rezultuar e gjithë ushtria e inkuadruar në 8 Divizione dhe 3 Korparmata, me gjithsej gati 70.000 luftëtarë e luftëtare.

   Nga shumica e atyre që kanë qënë pjesëmarrës në këtë luftë, por edhe nga Misionet Ushtarake të Anglisë, dhe jo vetëm, pranohet se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare u udhëhoq nga Partia Komuniste Shqiptare, e cila, pët fat të keq, më vonë e degradoi misionin çlirimtar dhe demokratik duke vendosur një regjim totalitar. Por Historia e Ballkanit dhe ajo e Evropës pohon qartazi se në Shqipëri ishte prezente një forcë e armatosur, e cila edhe u ndihmua nga anglo-amerikanët me armatim e veshmbathje. Kjo forcë bënte pjesë në Koalicionin Antifashist Botëror të udhëhequr nga tre të Mëdhenjtë e Kohës: Ruzvelt, Çurçill dhe Stalin. Ky Koalicion funksionoi efektivisht, por me disa “plasaritje”, deri në mposhtjen përfundimtare të forcave regresive fashiste, naziste dhe militariste.

Më 10 korrik 1945, U.N.Ç.SH u quajt Ushtria Kombëtare Shqiptare. Më vonë u quajt Ushtria Popullore, duke u pasuar nga epitetime që mori vetë shteti, përfshi edhe “socialiste”. Deri në vitin 1983 ato ishin organizuar në 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operativo-Strategjike (këto të fundit quheshin Rezervë e Komandës së Përgjithshme S.R). Në shkurt 1983 u bë riorganizimi i Forcave të Armatosura, dhe njësia më e madhe ushtarake ishte Divizioni (u krijuan 22 Divizione S.R). Në vitin 1986 u krijua hallka e Komandave të Drejtimeve Operative (ishin tre të tilla, S.R), të cilat drejtonin disa divizione.

   Gjatë pranisë së Shtetit Komunist, forcat e armatosura, u vunë në shërbim të plotësimit të detyrave të vëna nga ky shtet; por kjo nuk do të thotë kurrësesi, se, mijëra shetasit që shërbyen në to, kanë edhe përgjegjësinë edhe detyrimet e padrejtësive që bënë drejtuesit e vendit. Kontributi i çmuar dhe i vyer që luftëtarët e lirisë dhanë, deri duke bërë sakrifica sublime, nuk mund të mohohet nga askush. Ata meritojnë mirënjohje dhe respekt për vullnetin dhe gatishmërinë që treguan për t’i dalë zot Vatanit. Ata meritojnë të kujtohen me obligim dhe të përjetësohen në Lapidarin e Nderit të Popullit Shqiptar, ata meritojnë edhe dekorime herë pas here, dhe askush nuk ka përse të bëhet “xheloz” për këtë vlerësim, sepse ata firmosën çlirimin e vendit jo vetëm me sakrifica të pafund por edhe me gjak.

Forcat e Armatosura në Shoqërinë Pluraliste.

   Pas vitit 1990, edhe FA-të po integrohen hap pas hapi në shoqërinë pluraliste. Kjo periudhë, tashmë një çerekshekullore, është e njohur për lexuesin shqiptar, sepse evoluimin e tyre, e ka përjetuar hap pas hapi, dikush drejtpërdrejt dhe të tjerët indirekt. Duhet nënvizuar domosdoshmërisht se, përafrimi me simotrat e Perëndimit, ka nxjerrë mjaft probleme, të cilat po kapërcehen, jo vetëm me vështirësi por edhe me “dhembje” për efektivat ushtarakë dhe familjet e tyre. Forcat e Armatosura janë përballur me mjaft probleme të panjohura më përpara, rrjedhimisht edhe të vështira. Kryesorja ndër to mbetet e ashtuquajtura “reformë”, e cila ka mbajtur në gjendje ankthi personelin e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre. Politika shpesh herë ka gatuar “çorbën e prishur” jo vetëm për vetveten, por për gjithë mjedisin. Kjo sepse, sa herë që në parlamentin shqiptar ka ndryshuar raporti i forcave, po aqë herë, por edhe më shumë, ministrat e mbrojtjes kanë “gatuar” nga një “reformë”, pasojat negative të të cilave i kanë mbajtur mbi supe ushtarakët dhe familjet e tyre. Pra në përgjithësi çdo e ashtuquajtur “reformë”, e reklamuar si një e ardhme më e mirë, në fakt në përgjithësi ka prodhuar një produkt gati të pakonsumueshëm jo vetëm për ushtarakët, por edhe për vetë politikëbërësit. Janë qindra kuadro me vlera, por që janë paragjykuar politikisht, që janë zëvendësuar me të tjerë “të vlerësuar” të përshtatshëm për të realizuar progres. Janë sajuar struktura e nënstruktura, të ideuara qëllimisht për të mënjanuar kuadrot e aftë, janë bërë deri edhe emërime në detyrë jashtë kritereve të përcaktuara duke ndërhyrë arbitrarisht deri në kompetencat e kreut të shtetit. Problem shqetësues ka rezultuar administrimi i pronave të ushtrisë, ai i administrimit të armatimit e municionit, i shërbimit inteligjent, e mjaft të tjera. Objektet ushtarake të nxjerra jashtë funksionit, nuk u kanë shërbyer ushtarakëve për strehim apo çështje të tjera, por janë dhënë në përdorim apo nxjerrë në shitje të dyshimta. Ka patur edhe akuza për keqpërdorimin e shërbimit inteligjent të ushtrisë apo për abuzime me armatimin dhe municionin luftarak, deri në shitje armatimi në shërbim të regjimeve militariste ose në vatra të nxehta; për prodhim të armatimit dhe municionit jo në përshtatje me detyrimet e anëtarësimit në NATO, për blerje armatimi “të kripur”, por që është vënë dorë në pajisjet e tyre, për financim të pamjaftueshëm të forcave të armatosura, etj.

   FA-të janë para detyrimit, që të kenë jo vetëm qartësinë e misionit në kushtet e reja, të armatosen me armë dhe pajisje bashkëkohore, por edhe të aftësohen profesionalisht për të përballuar detyrat me dinjitet si brenda vendit edhe jashtë, në kuadrin e bashkëveprimit me forcat e NATO-s, ku edhe bëjnë pjesë. Duhet pranuar dhe pohuar se FA-të, nga koha në kohë, po hedhin hapa të sigurt për t’u integruar denjësisht me simotrat e tyre dhe për të kontribuar me profesionalizëm deri edhe në misione ndërkombëtare, duke shënuar edhe Heroin e Parë, të ndjerin kapiten Feti Vogli, i cili pushon i qetë në krah të paraardhësve të tij luftëtarë të lirisë.

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

PO KUR TË MARROHEN BURRAT ?!

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Nga Fritz RADOVANI/

 Ishte viti 1913, kur Mark Kakarriqi ishte ambassador në Vjenë, dhe Shkodra vazhdonte me kenë e rrethueme nga Mali i Zi… Një gazetar e pyeti Markun: “Po kur të marojnë Burrat, shka keni nder mend me ba? – “Kur të mbarojnë burrat,  luftën do ta vazhdojnë gratë”, ju pergjegj Mark Kakarriqi… E fjala e Tij besa, vazhdoi edhe në okupacionin e 1944…/

Edhe një Marije tjeter mbas Maria Shllakut rroku armët…/

70 vjetori i VRASJES…/

  • ISHTE MARIA ZOJZI (DEDA) ME BURRIN E SAJ PJETER DEDEN…, në Sheldi.

Me 5 dhjetor 1946 në Shkoder festohej Nata  e Shën’ Kollit. Një mbramje jo e zakonshme në këtë qytet të lashtë, që gjithmonë ka përcjellë brez mbas brezit doket e zakonet e të parëvet të vet. Edhe pse shumë qytetarë janë largue ndër krahina të ndryshme të vendit ose edhe jashta Atdheut, zakonet i ruejnë, ashtusi atë ditë që festohën në Shkodër.

Atë natë të duket sikur qyteti asht prush ose ma mirë me thanë, sikur toka asht ndezë flakë prej dritave që depërtojnë jashtë dritarëve e kafazlijeve karakteristike të qytetit. Rrugët janë paqtue mjaft herët mbasi sejcili e ka mendue dishka para se me ra muzgu. Një gjel asht flijue edhe ndër shtëpitë e Pazarit të vjetër ndër kodrat rreth Kalasë, sëpse festa ka kohë që ka shkapërcye muret e nalta, të veshuna me shermashek e lulevile të shtëpive katolike.

Festa e Shën Kollit kremtohet në të gjitha anët ë qytetit. Dugajtë janë mbyllë njëherësh tue urue njeni-tjetrin: “Për shumë mot festën, pritshi të mirë mot!”

Në çdo votër asht vue buzmi, sigurisht jo, ma i madhi, mbasi ai ruhet për natën e madhe të Këshnellave, por sejcili oxhak nxjerr tym simbas forcës se asaj mbramje përzie me erën e gjellëve, që amvisat përgatisin me mjeshtrinë ma të madhe të grave të njohuna në këtë natë feste. Ajo që e ban ma të veçantë këtë natë asht qiri që ndezet në çdo shtëpi. Qiri i Shën’ Kollit asht  i pikturuem me lajle e lule shumëngjyrshe që vëndoset në krye të vendit dhe ndezet nga i zoti i shtëpisë e, festa fillon!

Fëmijët janë ma të gëzuemit në sofren e vet dhe me sytë e tyne vezullues kontrollojnë çdo qoshë pa u rrëshqitë asgja. Aty kanë vargjët e fiqëve të thatë, arrat e lejthijat që aq shumë ua kande, molla e fruta të stinës, dikund shihet edhe ndonjë ftu e portogal.

Gjyshet e moshueme, prej kohësh ndër kanavetat e tyne me dryj kanë ruejt për këtë natë të mbështjellun në letra xhami, qyfterin e derdhun ndër format e bukura të peshkut.

Vena nuk i mungon as ma fukarasë. Ulen ndër sofrat e shtrueme me sofrabezat e kuq, fillon urata prej ma të moshuemve dhe mbas sajë në kupë të qiellit kanga e Shën’Kollit: “Vjen Shën’Kolli prej Misirit…” Vazhdon zani ma i bukur i shoqnuem prej korit të pjestarëve të familjes. Naltohet zani me u ndigjue edhe prej komshijve, mbasi asht kënaqësi kur të nesërmen bisedohet prej grave se kujt i asht ndigjue zani ma larg.

Prej sofrës së fëmijve vjen lajmi se kur, do të vijnë në sofrën e tyne bukfikja e pitegjarpni i bamë me arra e rrush të thatë Selaniku. Mbas sofrës, fëmijët e gzuem e të marrakotun nga gzimi vazhdonin laradashat në dhomën e fjetjes ndër dyshekët e shtruem përtokë. Gaz’ e hare në atë dhomë fëmijësh, ndërsa në dhomën tjetër nder të gjitha sofrat bisedohej: “Ku e merr me pasë mendjën e tyne!”…

Ma plaku rrëmon zjarmin e në plasat e trungut të lisit me mashë kërkon me ba xhixha e shkëndia që çohen përpjetë. Krizmat e tyne i kujtojnë fishekzjarret që zbërthenin dikur në naltësi. Mendja i fluturon tek Kisha e Madhe… Sigurisht shenjë nervoziteti… Gratë i heqin vërejtje: “Boll ma, mos e luej se bukuri tèk asht!” Lodhja e ditës e shoqnueme me atë të pijes bajnë punën e vet e, kështu, ngadalë në Shkoder fillon e bie qetësia…

***

  • NATA SHËN KOLLIT…, dukej, sikur u mbyll pa krisma armësh partizane…

Atëherë, kur  ndër sofra shkrepën gotat e vëndosuna mbi sofrabezat e bukur që sonte kanë sipër gjithë të mirat, ndër mjaft shtëpi asht i treti Shën’Kollë që gratë kanë hapë arkat e baulat e nusisë dhe kanë hjedhë mbrendë, ndoshta, përgjithmonë fustanet e bukura me lloj-lloj ngjyrash, se ato janë zëvendsue me futat e zeza dhe degërmitë e bardha ashtusi në shtëpijat e Dedejakupëve, Kazazëve e të sa e sa të tjerëve, burrat e të cilave janë pushkatue. Janë mjaft në Seksionin e mbrendshëm tue u torturue e kushedisa ndër birucat e qelitë e këtij qyteti, ku çdo ditë djelmët e sa nanave hidheshin si thasë prej dritaresh me u thye kokat dhe me u hapë rrashtat ndër kalldramët e oborreve, ku ndihej vetëm era e shfarosjes së qytetnimit shkodran e atij kombtar europian, nën parullën e njohun të komunistëve: “Borgjezëve e reaksionarëve, plumbin ballit!”

Mbas mesnatës ndigjohen vetëm gjurmët e randa të këpucëve me thumba të agjentave, patrullave, zhurmat e xhipsit të Sigurimit të Ahmet Sujit e topolinos së Dulaç Lekiqit që merreshin me arrestime. Punojnë vetëm zyrat e hetuesisë së Seksionit të Mbrendshëm, të Seksionit Katolik, ndonjë zyrë e qarkorit të Partisë, që vazhdon në ilegalitet tue shpërnda urdhnat e sajë me agjentët terroristë të natës që tashma kanë pushtue qytetin.

Këto zyra, të drejtueme nga agjentët jugosllav bashkpunojnë me oficerët tanë tradhhtarë  Qazim Kapisyzi, Arif Gjyli, Lilo Zeneli, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri, Zoji Themeli, Pjerin Kçira, Rasim Dedja, Nesti Kopali, Xheudet Miloti etj., që nuk i fikun dritat kurrë mbasi ditë e natë dritaret janë të mbylluna, për mos me u ndigjue ndër rruga virrmat e britmat e të torturuemve të shkallmuem nder kalldrame për vdekje.

Ka mjaft nana që nuk i zë gjumi tue mendue se në duert e kujt ka loçkën e zemrës.

Një prej këtyne nanave asht edhe fatzeza Pina, e shoqja e Shtjefën Zojzit, që zemra i ndien dishka… Ajo, atë natë feste rri me sy të ngulun harû ndër gaca tue vrojtue kah votra, nuk i bahet me u ulë në sofër. Ajo asht e veçantë në të gjithë Shkodrën! Ajo ka në mal vajzën me emnin Maria. Vetë emni të ban me kujtue pa e njohë fare, një grue të pastër, besnike dhe trimneshë. Asht grueja fisnike e Pjetrit të Dedëjakupëve, që për besën e dhanun një ditë në kunorën Shenjtë kur në gisht vuni rrethin e martesës, merr malët bashkë me fatin e sajë dhe del me luftue komunizmin që ka pushtue mbarë Atdheun.

Nuk ishte jo hov rinie edhe pse ishte 30 vjeçe, por në zemër kishte mullâ urrejtjen e vrasjes së kushrinit nga komunistët, ingj. Ludovik Zojzit, arkitekt i vorrëve të Rrëmajit. Vllaun e saj prof. Rrok Zojzin, e kishin torturue në Sigurim se kishte guxue me thanë se, sa ka vra Zogu për 15 vjet komunistët i kanë vra për 15 ditë. Kjo grue zgjodhi rrugën e malit mbasi nuk mund të jetonte pa Lirinë e Atdheut, një dëshirë e pathyeshme edhe e burrit të saj që nuk kishte pranue bashkpunimin me komunistët. Ata nuk dinin me nda Shqipninë nga familja ashtusi dikur,  burrat e motit bashkë me gratë burrnesha që morën malët për liri.

Edukata qytetare e atdhetare ishte brumosë edhe prej dy axhave klerikë të familjes Zojzi.

Në heshtjen e asaj natës kriminelët mendojnë vetëm për krime e vrasje. Këtë detyrë do ta kryenin ma së miri Zoji Themeli, Toger Baba, Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil  Kapisyzi e Zenel Cani me shokët e Ndjekjës. Në të dalun të dritës së datës 6 dhjetor, rreth orës 04.00 të mëngjezit, në luginën e prronit të Hijes së Madhe, në Meshkallë të Sheldisë, kur Maria e zgjueme… doli nga çadra e vendosun prej Pjetrit në atë vend, u ndigjue një za: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!”…

Ajo, u përgjegj: “Për së gjalli kurrë, mor qena….!”, nxori armën nga brezi sëpse, e njihte mirë “besën” e komunistëve… Po, gjuejtjet e automatikëve të katilëve komunistë nga pozicionet e vëndosuna rreth asaj çadre gjatë natës, e rrëzuen  përdhé…

Ajo u vra me pushkë në dorë. Gjaku i pastër i Marijes u derdh në përrue dhe zbriti në Dri, për me përshëndetë ma afër Shkodrën. Ajo me ujët e Drinit pershëndeti edhe Nanën e vet për me i tregue Asaj se, “kur më linde Ti, bashkë me qumështin gjaku më mori erë baroti, ashtu si më pate mësue qyshë të re, në besë të burrit qëndrova e bashkë me Pjetrin e dashtun u vramë për liri!..” Rozafa veshtroi Vajzen e Zojzakëve e nuk ju ndigjue zani!

Maria nuk ishte as e para shkodrane e as e fundit që doli malësh me armë në dorë mbas vitit 1944 me luftue kundër komunistëve. Ishte edhe Maria Shllaku po prej Shkodret, që zani i sajë do të jehonte për 50 vjet ndër malët e Kosovës. Vajza shqiptare u tregue gjithmonë e denjë për armët që mbante në brez. Ajo nuk u përkul as para pushkatimit, as para torturës, as para yllit të kuq të “çlirimtarëve jugosllavë”, me të cilin na zhigatne Flamurin. Ajo i provoi burgjet komuniste, ajo provoi malët e Tepelenës, ajo provoi baltat e kënetave të Myzeqesë, ajo nuk iu tremb as presionit moral, shpirtnuer e fizik të hetuesisë, as interrnimeve, as punës së randë të fermave e kooperativave bujqësore por, gjithkund mbas burrave vuejtën për një kafshatë bukë, lindën dhe rritën fëmijë që njëditë… do të ishin ndera e Atdheut.

            ***

  • Vajzat e vërteta shkodrane në ballin e Rozafës vendosën dafina!

Vajzat e vërteta Shqiptare, Shkodra i ka pa edhe më 2 prill 1991!

Ishin vajzat e djelmët e shkollës “Jordan Misja” që me Flamurin e ngjymë në gjakun e djelmoçave trima shkodranë, marrshuen drejt Demokracisë! Ishin po ato vajza që më 14 janar 1990 i trandën thëmelet bustit të diktatorit të shekullit Stalin. E, prap më 2 prill, do të djegin tankun para diktatorit tjetër Enver Hoxha, që nuk i la gja mangut atit të tij, tue paralajmërue fundin e veprës së tyne: Turpit të Shekullit XX-të.

Toka Shqiptare i ruen në gjiun e sajë Herojtë, edhe pse sot na nuk dijmë ku pushojnë shumica e Tyne. Fshatarët e Meshkallës e ruejtën për 45 vjetë  Marijen në tokën e tyne, me një rrasë të vogël si shenjë nën kaçuba ferrash. Aty çobanët kishin shkrue me kujdes: “Këtu pushon Maria e Shtjefën Zojzit, besnike e burrit të saj”. Njëditë ata fshatarë bashkë me krahinat e Jubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përrreth e përcollën për në Rrëmaji, Heroinën e tyne. Aty e priti Shkodra, sigurish, Ajo nuk erdhi me petkun e bardhë të nusisë por me atë visar që asht  ma i Shenjti dhe ma i shtrenjti, Ajo erdhi e veshun me Flamurin e Shqipnisë si një zonjë e randë, me atë Flamur që Maria, me gjakun e sajë i ka shlye pergjithmonë yllin e qelbun të Titos, Stalinit, Enverit e Ramizit.

Edhe Flamuri, në shenjë nderimi për Heroinën e vet në zemrën e tij ka vu portretin e saj: SHQIPËN DYKRENARE. Ajo sot prehët me Nanën Pinë, mbasi burrin e besës komunistët e zhdukën, tue e vra për së vdekuni në Zallin e Kirit, pranë vorreve të Rrëmajit. Edhe Ai asht aty afër Marijes, aty ku janë shumica e Martirëve të Shkodrës…

  • Të gjithë bashkë pa Shenjë as Emen tek koka…
  • Marije! Më duket se, për kërkend ma shumë se për Ty….Shkruente dikur…, i madhi ynë

At Gjergj Fishta:           “… Ju besën

Ka për t’ua dhanë mbi vorr, se kurr për s’ gjalli

S’ ka me e koritun namin t’uej e nderën,

Se ka me dekë p’ r Atdhé si desin burrat

Si diqet, qé, ju për nji Shqipni t’lirueme.”

Shenim: U lexue në Radio Shkodra nga autori, me 5 Dhjetor 1992.

                Botohet në Dhjetor 2016.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>