Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.
Sot mbushen 31 vjet nga dita, kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.
Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.
|
FAKT-Diktatori Enver Hoxha, hero kombëtar i Serbisë
DOSJA NR. 1333…PSE I VRANË DY PROFESORËT NË SHKODËR ?!
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VIII/
■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.
■Kush ishte Prof. Avokat Paulin Pali?
Me datën 18 tetor 1946 major Zoji Themeli, në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës (në shtëpinë e Çiurçisë), fillon me dokumentacionin që për fat ruhet edhe sot.
“Avokat Paulin Mark PALI është i datlindjës 1914. Prindët e tij ishin Mark e Shaqë Pali. Ka një vëlla Gaspër Palin, ishoficer i naltë. Paulini është beqar, i pa dënuar, i varfër, me universitet të kryer për drejtësi, profesor avokat, nga Shkodra, i arrestuar më 14 gusht 1946…” Paulini deklaron: “Kam krye fakultetin Juridik në Firencë në vitin 1942. Kam ardhë në Tiranë, prej ku kam shkue në Prizren. Për Kosovën mendojshe se do të fitojnë lirinë dhe, nuk do të rrinte nën sundimin e Krajl Pjetrit… Jam arrestue nga forcat partizane tue u arratisë në Itali, me datën 15 shtator 1946…”
■Në vitin 1992, më tregonte zonja Terezina Pali (Zorba), ish bashkvuejtëse e Avokatit në kohen e hetimeve: “Kur po më dërgonin në dhomën e pyetjeve polici shoqnues më la pak minuta në koridor, mbasi ai hyni tek oficeri pyetës ku dukej se kishte njerëz. Aty afër derës ishte një baul e vjetër e mbyllun me dry. Ndigjova një za të lehtë e të mekun: “Terezinë…Terezinë! Jam Paulin Pali!”, unë e tronditun ju përgjegja: “Kush?”…Ai u përgjegj prap: “Paulini moj, Paulin Pali!”.”Isha aq e tronditun sa edhe sot më tmeron ai kujtim i mnershëm i asaj dite, kur mendoi atë djalë aq të pashëm e të gjatë si bajrak dy metër, të palosun dyfish në atë arkë aq të vogël sa mezi mund të futej një fëmijë.
Aty i shkreti Paulin ka qëndrue me ditë e javë të tana… derisa njëditë nuk u ndigjue ma zani i tij që ndigjohej çdo natë në tortura.”
■Do të ishte me interes me u studjue dosja e plotë e këtij grupi martirësh që, nuk m’u dha mundësia me e pa këtë material të plotë, po mërrijta me kuptue nëpërmjet atyne pak rreshtave të ballafaqimeve, qëndrimin heroik dhe të palëkundun të Burrave që s’ njohën frikën: Prof. Kol Prelës, Av. Paulin Palit, Kel Çobës, Abdyl Rusit dhe Kol Kurtit.
■Për martirin Simon Darragjati fatkeqësisht nuk kam muejtë me gjetë material. E vetmja dishmi per Te, asht ajo e Loro Vatës, që ishte prezent kur u holl nga dritaria… E kjo ngjante si pasojë e torturave e presioneve per dishmi fallso nga krimineli Fadil Kapisyzi.
■Edhe pse të ndodhun para gjakajtorëve kriminel’ e vrasës: Zoji Themeli, Dul Rrjolli, Nesti Kopali, Vehbi Fishta, Xhemal Selimaj, Lilo Zeneli, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Fadil Kapisyzi, Xheudet Miloti, etj., asht e pakuptueshme për né, forca e qëndresës së Tyne dhe këtë e tregon ma mirë se çdo gja, fundi i jetës së Tyne nga torturat.
■Kush ishte Prof. Kol Prel Gjoka, deputeti i Dukagjinit në zgjedhjet e vitit 1945?
Me datën 7 shkurt (fruer) 1947, oficeri pyetës Zoji Themeli shënon:“Kol Prela ka lé në Shkodër në 1918. Banues në rruga Kokaj Nr. 4, Rus Katolik. Në 1928 ka krye shkollën e ultë ndër Jezuit, ndërsa të mesmën në Gjimnazin e Shtetit, në Shkodër, në 1935.
Fakultetin e Letërsisë e ka përfundue në Torino, në 1940. Në 1944 ishte në Shkodër, përgjegjës i Seksionit Ekonomik. Drejtor i Normalës së Elbasanit, deri në nandor 1945. ■Më 2 dhetor 1945, Deputet i nën/prefekturës së Dukagjinit, deri më 14 shtator 1946, që u arrestue në Tiranë. Mbas dy javësh asht sjellur në Seksionin e Mbrendshëm Shkodër.
■Prof. Kol Prela deklaron: “Me Padër Gjon Shllakun kam bisedue kundër Italisë, kemi kenë dakord të dy që né duhet të çlirohemi. Që në 1940 e njifshe P. Gjonin dhe kemi bisedue çështje politike, letërsi, histori dhe filozofi. Ai njifte të gjitha shkencat. Pjetër Prendush Palaj, me ka ardhë dy herë në shtëpi që të ndërmjetsoja për transferim…Loro Vatën e njof për ftyrë por nuk kam pasë lidhje. Me Gjelosh Lulashin kam pasë lidhje, ai më ka thanë me ikë por unë i kam kundërshtue. I kam tregue për Konferencën e Paqës që ose do të bahët paqë, ose bota do të ndahët në dy bloqe. Më pëlqente demokracia me shumë parti si në Angli e Francë.
■Procesi vazhdon: Zoji Themeli arrinë që Kola të ballafaqohët me vëllain Markun, për Organizatën “Bashkimi Shqiptar”, dhe se Kola i ka dhanë udhzime asaj Organizatë, por Kola thotë se nuk asht e vërtetë. Madje, Kola nuk ka pasë fare dijeni se asht formue një organizatë e këtillë. Kola mohon edhe ekzistencën e ndonjë oganizate ose partie demokristjane, mbasi P. Gjoni thotë Kola, do të më kishte tregue… Zoji Themeli d.v.”
- KEL ÇOBA: Mohon thanjet e Xhevat Metës, Karlo Sumës dhe Syrri Anamalit…
- ABDYL RUSI nuk pranon asnjë nga thanjet e dëshmitarëve…
- KOL KURTI thotë: Takimet me shokë nuk kanë pasë karakter politik. Tjerat çka thohën këtu, nuk janë të vërteta.(Dosja 1333).
■ Mbas 18 muejsh hetuesi, Prokurori Ushtarak i Zonës Ushtarake Shkodër, kap. Namik Qemali d.v. përpilon akt-akuzën për të pandehurit: “1. Paulin Mark Pali, 2. Kol Prel Gjoka, 3. Kel Gjon Çoba, 4. Dhionis Kristo Miçaço, 5. Shyqyri Bajram Shpuza, 6. Abdyl Riza Rusi dhe 7. Mehmet Mahmut Daiu…
Kanë punuar për formimin e organizatës terroriste në Shkodër.
Nga të pandehurit, Kol Prela, ka qenë efektiv i Komitetit Qendror Demokristjan, dhe bashkpuntor i Organizatës terroriste. Kanë mbajtë lidhje me armiqtë mbrenda e jashta shtetit. Kanë qenë për ndërhyrjen nga jashtë nga të huajtë imperialistë…
***
■“Trupi Gjykues i përbërë nga: Kryetari, kap I Misto Bllaci, antarë, kap II Përtef Alizoti dhe nëntoger A. Koroveshi, prokuror kap. Namik Qemali, sekretar Shaban Q. Dautaj, me datën 14 janar 1948, ditën e mërkurrë, hapi seancën me pyetjen e të pandehurit:
■Prof. Kol Prel GJOKA: “…vjeç 30, i pamartuar, i padënuar, i varfër, ka mbaruar fakultetin e letërsisë, Profesor, ka vëllain në burg (Markun), i arrestuar më 19 shtator 1946, deklaroi: Mbasi nuk kam marrë pjesë në organizata nuk mund ta quej trathti.”
■Prof. Av. Paulin PALI deklaron: “Akuza pjesërisht asht e vërtetë, sidoemos se kam dashtë me ikë. Lëvizjën N.Çl. e kam njoftë, …në fund e kam simpatizue dhe kam kontribue për shlirimin e Shqipnisë. Për kundra sajë, përsa i përket diktaturës nuk e kam dashtë, sidoemos kufizimin e partive të tjera dhe shkrimjen e fuqive të tjera ekonomike.
Në 1942-43 ishe në Kosovë. Mbas 1944 erdha në Shkodër. Për shlirimin e Shqipnisë pa Kosovën e kam konsiderue nji gja të mangët, se Kosova asht Shqiptare dhe asht marrë nga shovenistët serb padrejtësisht. Me forcë nuk mund t’a marrim, por me drejtësi internacionale dhe simbas Blokut Antifashist do të pyetej populli, dhe kjo mund të zgjidhesh në mënyrë miqësore. Korça dhe Gjinokastra janë shqiptare dhe i kërkon Greku. ..Mendimi i em për Kosovë ka kenë arësyeja ekonomike, politike, kombësia.
■Unë nuk dij në se populli kosovar rron i lirë apo jo, por minoritetët në vendin tonë rrojnë njësoj, edhe popujt e Maqedonisë e Kosovar rrojnë si këtu, thoni ju, unë s’e dij! Ëndrra ime ishte nji Kosovë e lirë! Por, në konfërenca nuk kam bisedue me popull, se atë liri nuk e kishim mbas shlirimit, por me shokët e mij si: Galip Juka, Adem Bazhdari, Muzafer Pipa, Ragip Meta etj., kam folë. Kur filluen Gjyqet e Popullit nuk më pëlqenin, se nuk garantohej si duhej drejtësia. Trupi Gjykues nuk ishte i aftë. Gjykatësi duhej të ishte i paanëshëm. Po citoj nji shembull qysh në fillim e deri në mbarim, këtë ide e kam pasë formue, Riza Alinë, as e kam njoftë, as e dij se ka kenë element i keq. Ekzekutimi i tij më ka ba të vuej shpirtnisht, gjithashtu edhe Ymer Lutfija që nuk e ka meritue me u dënue me vdekje. Jam fajtor vetëm për politikën që kam ndjekë kundër Gjykatave Ushtarake, për Kosovën, dhe politikën kundrejt Blokut antifashist ndaj vendit tonë, mbasi i konsideroj të padrejta. Për demokristjanen nuk kam bisedue, as nuk kam dijtë, as nuk kam dijeni, as nuk kam dijtë se ka kanë Padër Gjoni, por si nji parti e krijueme jashta shtetit, e dij se asht ndër shtete tjera por, as që kam bisedue për té me njeri.
Në kjoftë se jam i tepërm për shoqninë njerzore, mund të më zhdukni!..
Unë dal si Paulin Pali para arrestimit, por ma pas (mbrapa), nuk dij gja dhe mos më pyetni! Jam marrë në proçes dhe nuk jam dakord në përgjithësi me té.
Unë dua të tham këtë: “Ma mirë të hesht!”
Moralisht nuk jam i pastër, karakteri i fortë burrnor më mungon. Kerkoj mëshirë!”
■Kryetari i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me datën 16 janar 1948, dha vendimin:
PAULIN MARK PALI dhe KOL PREL GJOKA, me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
Të dënuarit kanë të drejtën e apelit në Gjykatën e Naltë.”
■“Gjykata e Naltë mblodhi Këshillin e sajë me datën 23 mars 1948 dhe me vendimin nr.108, E përbërë nga : Kryetar, major Niko Çeta, antarë, kap. I Nexhat Hysejni dhe kap. II Mustafa Iljazi, asistent, aspirant Thoma Rino, prokuror ushtarak i Ushtrisë K. Shqiptare, kap. I Nevzat Haznedari, vendosi: Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, të dënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës
- PAULIN PALI 2. KOL PRELA. Mbetët në fuqi edhe shtetizimi i pasurisë.”
■Cili ishte vullneti i tyne i fundit? Kur u ekzekutuan? Kush i ra mbas kokës…
Dihët vetëm se njëditë kur shkoi në qelinë e tij Adem Bazhdari, gjeti të shtrimë përdhe një njeri, pothuej i vdekun, ishte i lamë me gjak, përmbys, ia solli fëtyrën nga drita e shikoi, por nuk e njohti….E pau se merr frymë dhe, e pyeti: “Kush jé ti?”
Ai u përgjegj: – “Jam Paulin Pali”…
***
HAPNI DOSJEN 1333 e shikoni, sa intelektualë u zhduken nder ata dy vjetë…
■Të gjithë të pafajshem, të varfen, pa shtëpija, pa familje, po edhe… PA VARRE!
■Vetem kështu, rrenohej përgjithmonë thëmeli kulturor në Shkoder!
Vazhdon Pjesa IX…
Melbourne, Prill 2016
Nekrologjia” e një legjende shqiptare në Amerikë
Beqir SINA – New York/
Boston, nga “ëndrra Amerikane” fama e madhe, tek mbyllja e restorantit, dhe shembja e restorantit të famshëm të Bostonit Anthony’s Pier Four/
BOSTON MA : Mediat e Bostonit në Shtetet e Bashkuara, njoftuan lajmin e kobshëm dhe dhanë kumtin 3 vjet më parë se restoranti i famshëm i Bostonit dhe për një kohë të gjatë, dhe ikona e restoranteve në Amerikë, Anthony’s Pier 4, do të mbyllej përgjithmonë. Kjo, mbasi fëmijët e “hajrit” e shitën restorantin e famshëm të babait, të tyre, pronën e tij, që me sa mund e djersë, ai arrti t’a vëjë, këtë , pronë, si një kurbetçi i ardhur nga Korça, në Amerikë, në moshën katër vjeçare me prindërit e tij.Restoranti Anthony’s Pier 4 Pier 4, ishte hapur në vitin 1963 nga vet Anthony Athanas, afaristi dhe patrioti i dalluar i komunitetit shiptaro-amerikan, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 93 vjeçare.
Historia e tij me këtë biznes ishte e një jetë, që është quajtur ndryshe edhe ”ëndërra amerikane”, e realizuar me punë të rëndë dhe dedikim ndaj familjes, pronës dhe vendit të tij.Ai vdiq në Boston, dhe është konsideruar si një nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës. Anthony Athanas, ishte një nga bisnemenët më të famshëm të Bostonit, por në komunitetin shqiptar të Amerikës, ai do të mbahet mend më shumë si patriot i shquar, që punoi pa u lodhur për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në Shqipëri edhe në Kosovë.Ndërsa gruaja e tij Ester Athanas, një grua e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan, vdiq më 1 nëntor 2004 në moshën 91-vjeçare në shtëpinë e saj, mbas një jete martesore prej 64 vjetësh bashkëjetese me zotin Anton. Në vitin 1940, Esteri, 28 vjeç, u martua me Anton Athanasin. Anthony Athanas ishte një figurë qendrore në organizatën panshqiptare Vatra dhe bashkëthemelues i organizatave të tjera shqiptaro-amerikane.Ai vdiq në shtëpinë e tij në Swampscott pas një beteje tre-vjeçare me sëmundjen e alcajmerit. Antoni Athanas, ishte themeluesi i një prej restoranteve që u bë më pas më me emër në rangun e restoranteve të Amerikës – dhe ishte pagëzuar me emrin Anthony’s Pier Four.Kryetari i Bashkisë së Bostonit e quajti Athoni Athanasin, një traditë në vetvete, pasi ky restorant, tha ai u kthye në një mikpritës të mijra takimeve politike dhe ishte shumë bujar në mbështetjen për komunitetin.
Sekretari i Shtetit – ish Senatori i Maseçustiti, miku i Athanasit, John Kerry u shpreh kur vdiq legjenda shqiptare në Amerikë, se :”Anthony Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo imigranti duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar,” tha senatori Kerry.
I lindur në Shqipëri më 28 korrik 1911, Athanasi imigroi me familjen e tij në New Bedford në vitin 1915. Në fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave në kuzhinat e restoranteve. Në vitin 1937 hapi restorantin e tij të parë dhe vazhdoi pastaj me restorante të tjerë, më i famshmi i të cilëve u bë Anthony’s Pier Four.
Anthony Athanas do të mbahet mend sidomos për ndihmën bujare që i dha komunitetit shqiptar të Amerikës dhe kontributin për bashkatdhetarët e tij në Shqipëri dhe në Kosovë.
Nuk ka shqiptar në Boston, por edhe përtej tij që të mos ketë një kujtim nga ky restorant apo nga vetë Anthony Athanas, bashkëpunëtori i ngushtë i Fan Nolit, udhëheqësi dhe sponsorizuesi i dikurshëm i ‘Vatrës’ dhe një nga figurat historike të diasporës sonë në SHBA.
Ndonëse jo rrallë i injoruar dhe përbuzur nga njerëzit që u kishte shërbyer më shumë, (figurat si Athanasi janë vështirë të palosen e të mbyllen brenda një komuniteti), ai do të mbetet përgjithnjë në kujtesën dhe historinë e Shqiptarëve të Amerikës.
Restoranti “Anthony’s Pier 4”, i njohur si vendi ku darkuan presidentë amerikanë e shumë njerëz të shquar të artit e kulturës, ku u mbajtën shumë takime të komunitetit e ngjarje personale të shqiptaro-amerikanëve, pati shënuar rënie që kur Anthony Athanas ishte gjallë, ndërsa pas vdekjes së tij duket se shpresat për ringritje qenë shuar njëherë e mirë.
Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” me kryeredaktorin e saj Ruben Avxhiu, i kushtojë një shkrim historikut të këtij restoranti, që ka qenë ndër të preferuarit e elitës së Bostonit për dekada me radhë.
Ajo shkruante se “Gjysëm shekulli më parë, kur Anthony Athanas vendosi të hapte restorantin e tij të radhës, “Pier 4”, ai zgjodhi një zonë të pabanuar e të shkretuar. Me mole e skela të vjetra, ku asnjë mjet lundrues nuk ndalej më.
Një nga anektodat më interesante të kohës, tregon për Fan Nolin, mikun e ngushtë të Athanasit, që ishte tmerruar nga ideja dhe u lutej miqve që ta shpëtonin Athanasin nga ky gabim i madh. Kush do të shkonte të hante në atë vend? Po i hidhte Anthony të gjitha paratë e fituara në një pellg që sillte veç dështim.Po çfarë nuk shihte dot gjeniu i kulturës shqiptare, e dallonte syri i gjeniut të biznesit dhe guximtarit nismëmarrës.Ky vend gati “ekzotik” në krahasim me pjesët e qytetëruara të Bostonit shumë shpejt u kthye në një sekret të vogël, të cilin që të gjithë e dinin”, shkruan gazeta.Familja Kennedy, duke përfshirë edhe Presidentin John Kennedy, apo presidentë e politikanë të tjerë, artistë si Liz Taylor e Lisa Minelli, regjizori Hitchock janë vetëm një ilustrim i vogël i dhjetra njerëzve nga më të shquarit e botës amerikane që kanë darkuar në këtë lokal, për gjysëm shekulli.
Në vitet e fundit, me ripërtëritjen e komunitetit shqiptar në Boston e rrethina, “Anthony’s Pier 4” ishte bërë përsëri një nga vendet e preferuara për dreka e darka solemne, festa gëzimi e përkujtimore të dhimbshme.
Gazeta The Boston Globe njoftonte se restoranti i famshëm i Bostonit Anthony’s Pier Four, do të mbyllej përgjithmonë në muajin gusht- 2013. Restoranti i njohur, pronë e familjes Athanas, u hap në vitet 60 nga shqiptari i mirënjohur Antoni Athanas, i cili vdiq në vitin 2005 në moshën 93 vjeçare.
Zoti Athanas erdhi nga Shqipëria në Amerikë në moshë fare të vogël dhe pasi hapi disa restorante në periferitë e Bostonit, bleu një truall buzë detit të cilin më vonë do ta shndërronte në atë që ai e quajti Anthony’s Pier Four.
Restoranti u bë mjaft i njohur për menunë e pasur dhe verërat e zgjedhura dhe në vitin 1981, ai ishte njëri ndër 5 më të suksesshmit e Amerikës.
Xha Antoni, siç u bë më vonë i njohur pronari i tij, krijoi miqësi me disa ndër njerëzit më të shquar të Amerikës, të cilët vinin shpesh këtu për mjedisin që zoti Athanas u krijonte dhe natyrisht për ushqimin e mirë. Mes tyre kishte presidentë, aktorë dhe artistë me emër.
Komuniteti shqiptar do ta mbajë mend restorantin për takimet e rëndësishme që ka mbajtur këtu ndër vite, në sajë të bujarisë së pronarit Antoni Athanas.
Djemtë, e zotit Athanas, që trashëguan pronën e babait të tyre që u bë i famshëm me këtë restorant, i thanë gazetës The Boston Globe, atëhere se ata mund të hapinin një restorant tjetër, një variant më të vogël të Pier Four-it, në njërën prej ndërtesave të reja që do të ngrihen në atë vend ku ishte dikur një restorant i famshëm që tani nuk do të jetë më.
Mirëpo vetëm 8 vjetë nga vdekja e pronarit të Restorantit të famshëm në Boston, i themeluar nga shqiptari i famshëm Anthonu Athanas në vitin 1963, njoftuan lajmin e “trishtueshem”, se dje se restoranti me emrin Pier Four Restorant Anthony – është shembur.
Dhe tani do të na mbeten vetëm kujtimet “ se na ishte një herë një Restorant i famshëm në Boston, i kurbetqarit shqiptar nga Korça, që u bë i famshëm, Anthony Athanas, quhej lindi më 1911 dhe vdiq më 1985 në Amerikë”.
Njoftimin për shembjen e tij e njoftoi zyrtarisht Bashkia e Bostonit këtë të martë, e cila tha se mjetet e rënda e kan shembur plotësisht restorantin e njohur “Athony’s Pier 4”.
E cila ka qenë pronë e Shqiptarit Anthony Athanas, i cili e ngriti restorantin e tij në vitin 1963, ku me pjatat e shijshme të përgatitura tërhoqi mjaft klientë të njohur, si Riçard Nikson dhe familjen Kenedi.
Por edhe gangsteri i famshëm i Bostonit, Xhejms Bolxher ishte një klient i rregullt i restorantit të shqiptarit, i veçantë jo vetëm në ushqime, por edhe në mikpritje, tradita që mesa duket shqiptari nuk e ka lënë pas.
Me ndarjen nga jeta të Anthony, restorantin e trashëgoi djali i tij, i cili vendosi ta shiste truallin tek një sipërmarrës. Restoranti i “Athony’s Pier 4” nga fillimi i viteve 1980 arriti në një fitim rreth 12 milionë dollar në vit dhe ishte restoranti më fitimprurës në Shtetet e Bashkuara, por i mbyllur në gusht 2013.
Anthony Athanas, ishte një shqiptar i lindur në Korçë, në vitin 1911 dhe emigroi bashkë me familjen. Në vitin 1938, ai bleu restorantin e parë në Massachusetts, i cili në vitet ’50 u bë një nga restorantet me fitimprurëse në SHBA, me 1 milion dollarë në vit. Ai vdiq në vitin 2005 në moshën 93-vjeçare.
Antoni Athanas – shqiptari dhe amerikani i famshëm/
Më 21.05.2005 Ilir Ikonomi i Zëri i Amerikës, dha kumtin se vdiq në Boston një nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës, Anthony Athanas. “Ai ishte një nga bisnemenët më të famshëm të Bostonit por në komunitetin shqiptar të Amerikës do të mbahet mend më shumë si patriot i shquar që punoi pa u lodhur për të ndihmuar bashkëkombësit e tij si në Shqipëri edhe në Kosovë” tha Ikonomi, i cili e vizitoi disa herë këtë restorant dhe na solli kronika të bukura nga Bostoni .
Anthony Athanas ishte një figurë qendrore në organizatën panshqiptare Vatra, tha ai andaj Zëri i Amerikës intervistoi kryetarin e athereshem të Vatrës, Agim Karagjozi, sot Presidenti i përjetshëm Nderi i Vatrës.
Zëri i Amerikës: Zoti Karagjozi, ju si kryetar i Vatrës, si e keni njohur zotin Athanas, ç’mund të na tregoni për njohjet tuaja të hershme me të?
Agim Karagjozi: Antoni Athanasin e kam njohur shumë herët, qysh në vitet e para që kam ardhur në Amerikë, në fillimin e viteve 60. Antoni Athanasi në atë kohë ishte “the rising star” – ylli që po shkëlqente në Vatër. Ai ishte shumë i afërt me Kristo Athanasin, i cili në atë kohë konsiderohej si “Babai i Vatrës”. Por në skenë doli Antoni Athanasi, njeriu i ri, njeriu i dinamizmit, që solli një gjallëri të re në Vatër, shumë i përkushtuar, me mbështetje të jashtëzakonshme financiare dhe me veprimtari dhe me punë. Ishte ai që ngjalli shpresa të reja për Vatrën dhe sigurisht ishte puna që bëri në ato vite Antoni që Vatra është e gjallë sot.
Zëri i Amerikës: Antoni Athanasi ishte njeri shumë i zënë me biznesin e tij. Si arrinte ai të kontribuonte edhe me veprimtaritë për Vatrën?
Agim Karagjozi: Antoni Athanasi kishte ndjenja shumë të thella shqiptare. Ai i kishte marrë ndjenjat në radhë të parë nga familja e tij. Ai ka ardhur në Amerikë në moshën tre-vjeçare. Kishte një familje shumë atdhetare – i ati i tij ishte atdhetar. Pastaj, pasi u rrit, u njoh me Nolin dhe me Konicën dhe i admironte të dy ata, por sidomos Nolin.
Antoni Athanasi ishte një dishepull i Nolit dhe u frymëzua shumë thellë nga veprimtaria, puna, kultura dhe idealizmi i Nolit. Athanasi i përkiste një familjeje që u përzu nga grekët në vitin 1913 kur u bënë masakrat, pra ishte një familje e vuajtur dhe kjo e shtynte të përpiqej për t’i shpëtuar shqiptarët nga rreziqet e fqinjëve.
Ai kishte një krenari dhe ndjenja të thella shqiptare prandaj e gjente kohën, sado i zënë që ishte. Kishte edhe kapacitetin financiar dhe moral që t’i kushtohej Vatrës, e ndjente këtë si detyrë. Antoni Athanasi ishte trashëgimtari i Nolit në Vatër, ishte ai që i siguroi jetën Vatrës për shumë dekada.
Ai ishte edhe një amerikan i shquar, gëzonte një reputacion shumë të madh në Amerikë, ishte ndoshta njeriu më i suksesshëm në biznesin e restoranteve. Ishte një filantropist i pakursyer që ndihmonte në shumë anë. Kështu, ai në Boston është një nga figurat më të nderuara dhe njihet në të gjithë Amerikën si një figurë e shquar.
Restoranti i tij Pier 4 është një nga restorantet më të mirë ku vijnë njerëz nga të gjitha anët e Amerikës. Antoni Athanasi është bërë një legjendë në Amerikë. Ka qenë shumë i aftë dhe shumë dinamik, njeri që nuk harxhonte kohën kot me fjalime të gjata. Edhe në mbledhjet që bënim ne kur bisedoheshin çështjet e ndryshme – ju e dini si e kanë zakon shqiptarët që i zgjasin bisedat – ai i binte shkurt dhe hynte drejt në temë. Ishte tamam njeriu me vetitë e individit të suksesshëm, kishte veti natyrore dhe ishte njeri i rrallë.
Zëri i Amerikës: Sot në Shtetet e Bashkuara vijnë shumë emigrantë të cilët ëndërrojnë të bëhen të njohur, të krijojnë bizneset e tyre dhe të pasurohen. Çfarë mund të mësojnë ata nga Antoni Athanasi?
Agim Karagjozi: Ata mund të mësojnë këtë gjë, që me talent dhe me përkushtim dhe me punë të pakursyer mund të arrihet çdo gjë. Antoni ishte për t’u habitur. Ja se ç’tregonte ai në një rast: kur arriti të ketë restorantin e tij të parë, një restorant fare i vogël, ai punonte aty fare i vetëm. Rrinte te banaku dhe thërriste me zë të lartë, gjoja sikur po i jepte porosinë gjellbërësit.
Në fakt, ai nuk kishte gjellbërës, por pasi thërriste porosinë, vraponte vetë në kuzhinë që të përgatiste gjellën për t’ua sjellë mushterinjve. Ishte njeri me kapacitet, me talent, punëtor, i zgjuar, i gjallë, i zoti dhe nuk e harxhonte kohën kot. Si rrjedhojë e kësaj, erdhi koha kur ai arriti të ketë në Boston katër restorante. Ai ndërtoi restorantin Pier-4 në Boston, i cili është gati si një monument në Amerikë, një vend pelegrinazhi ku shkojnë njerëz nga të gjitha anët e Amerikës për të ngrënë një drekë a një darkë.
Njerëzit shkonin atje edhe thjesht për dëshirën që kishin për të takuar Antoni Athanasin, sepse ai rrinte në restorant ditë e natë, nga ora 6 e mëngjesit e deri në mbrëmje kur mbyllej. Ai rrinte atje për të pritur e përcjellë vetë mysafirët. Njerëzit kishin një ndjenjë krenarie dhe kënaqësie që të takonin Antoni Athanasin. Nuk ka personalitet amerikan që të mos ketë qenë në restorantin e tij, qoftë personalitete politike apo të artit, njerëz të Hollivudit e të tjerë. Në restorant do të gjesh të gjitha fotografitë e këtyre njerëzve të shquar.
Eugjen Merlika tregon atentatin që i bëri njësiti guerril i Tiranës gjyshit Mustafa KRUJA
Nga Roland QAFOKU- “Debati në Channel One”/
Eugjen Merlika, nipi i Mustafa Krujës, kryeministrit të 16-të të shtetit shqiptar, rrëfen pjesë nga historia. Ai jep versionin e tij se si u plagos Mustafa Kruja nga njesiti gueril i Tiranës, duke treguar edhe xhaketën e shpuar nga plumbi. Lexoni më poshtë intervistën dhënë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.
-Jeni larguar nga Shqipëria në vitin 1991 dhe prej 25 vjetësh jetoni në Itali. Gjyshi juaj Mustafa Kruja është cilësuar tradhëtar nga historiografia komuniste. Çfarë ka ndryshuar në këto 25 vjet në këtë cilësim në Shqipëri?
Ju falenderoj që më jepni mundësinë të flas për historinë e gjyshit tim, një figurë kontradiktore, por besoj do të kem mundësinë të shpreh mendimin tim. Ndryshimi është shumë i madh sepse gjatë këtyre viteve është shprehur për të, për veprimtarinë e tij, janë bërë diskutime edhe në TV ka mendime të ndryshme, vazhdon historia ta konsiderojë si personazh negativ, më tepër sesa pozitiv, por kjo është pasojë e një mendësie të trashëguar nga komunizmi dhe është vështirë të ndryshohet. Por ka përpjekje që figura e tij të shihet në kompleks, të mos gjykohet vetëm për kohën kur ka qenë krysministër. Unë falënderoj një pjesë të medias që kanë shkruajtur mjaft për figurën e tij.
Unë e kam cilësuar Mustafa Krujën po aq tradhtar sa Ismail Qemali, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha të cilët për një pjesë të shqiptarëve janë heronj dhe një pjesë janë tradhtar. Edhe Mustafa Kruja cilësohet për një pjesë hero dhe për një pjesë trëadhëtar. Do doja një koment për atë që mendojnë për gjyshin tuaj.
Mua më pëlqeu komenti juaj se ka trajtuar në dritë origjinale tradhtinë, me këtë akuzë është përballur edhe Ahmet Zogu edhe Ismail Qemali edhe Enver Hoxha. Ne si popull e kemi shumë të pakursyer këtë epitet. Tradhtar quhet dikush që tradhton një ideal për të fituar diçka për veten e tij, ndërsa në këto raste ëshët çështje konceptesh e mendësish politike. Ne jemi vend i vogël, në mes të dy popujve të tjerë që që kanë dashur gjithmoën të marrin tokat tona. Jemi të detryuar si popull të manovrojmë në këtë ambjent politik.
Përse Mustafa Kruja sipas jush nuk ishte tradhtar?
Vetë jeta e tij tregon se nuk ishte tradhtar. Që në rininë e tij ka punuar me pasion për atdheun. Qëkur ishte student në Stamboll është shquar për veprimtarinë atdhetare, për luftën për shkronjat shqipe, për të drejtat e komuniteteve, për të cilat ëshët përjashtuar nga universiteti, por më në fund u pranua pas një ndërhyrjeje nga deputetët e parlamentit. Gajtë gjithë jetës ai ka punuar për interesat e Shqipërisë. Akuza atij i bëhet për kohën që ka qenë kryeminsitër, pra gjatë kohës së pushtimit fashist. Ky është problemi më i diskutueshëm i jetës së tij. Ai e ka dhënë shumë mirë shpjegimin tek nëj dokument që i ka bërë qeverisë amerikane për të marrë strehim politik atje. Ai shpjegon motivet dhe rrethanat që e kanë shtyrë. Ai vetë thotë se kur ka ardhur në Shqipëri ishte i vendosur të mos pranonte asnjë funksion qeveritar në Shqipërinë e pushtuar. Nga 1939 deri në 1941 Mustafait i është propozuar 3 herë të bëhet mininistër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit dhe Mustafai nuk ka pranuar. Është marrë me studime. Viti 1941 solli ndryshime të mëdha. I pari është bashkimi i trojeve shqiptare, Kosova, Dibra e madhe një pjesë e trojeve të Malit të Zi, ndërsa Çamëria sado që ishte në synimin e atdhetarëve shqiptarë nuk u realizua. Pra, bashkim solli një erë të re në historinë shqiptare sepse menjëherë pati entuziazëm të madh sidomos në Kosovë. Atje shkollat shqipe u hapën gjithandej. Më vonë filloi lufta mes BS dhe Gjermanisë, Hitleri vendoi të prishë paktin me Stalinin dhe e sulmoi. Sulmi i BS ndryshoi raportin e forcave në Evropë se në gjitha vendet e pushtuara u aktivizuan komunistët, të cilët deri atëherë kishin qenë pasive. Komunistët nuk ekzistonin deri në qershor të vitit 1941. E njëjta gë ndodhi dhe në Shqipëri. Në vjeshtën e vitit 1941 organizimi arriti majën me krijimin e Partisë Komunsite, që u krijua nga 2 jugosllavë si Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha se grupet komunsite shqiptare nuk qenë të aftë në 2 vjet e gjysëm të krijonin parti. Ky moment shpjegon faktin që Mustafa Kruja pranoi të marrë qeverinë me propozimin e Jakomonit. Ai parashikoi që ky bashkim vihej në rrezik, sepse nëse lëvizja që po krijohej do të kishte sukses, do të rrezikonte pikërisht fitorja që ishte arritur. Ai pranoi të behej kryeministër që komunsitët të mos vinin në pushtet, sepse rezultati i parë do të ishte braktisja e trojeve shqiptare dhe së dyti do të vendosej një diktatur staliniane.
Po cila ishte më e rrezikshme komunizmi që po lindte apo lufta ndaj pushtuesëve italianë?
Rreziku më i madh nuk ishte Italia se ajo ishte në gjendje lufte ndërsa komunizmi vërtetoi se qe shkatërrimtar për kombin, duke iu dorëzuar sllavëve tokat e Shqipërisë dhe vendosi diktaturë jo demokraci.
Por, i bie që Mustafa Kruja ka dështuar në këtë synim, pasi komunistët në këtë 1 vit, 1 muaj e 1 ditë që ai ishte kryeministër kanë kryer organizimin më të madh të tyre. U themelua Debatiku, u themelua gazeta “Zëri i Popullit” dhe Kushtrimi i Lirisë, u organizua konferenca e Pezës dhe u ngritën çetat e para bashkë me njësitete guerile.
Kjo është e vërtetë por ka arsyet e veta. Mustafa Kruja kur ka marrë qeverinë i ka vënë 3 kushte mëkëmbësit Jakomoni. Kushti i parë që Shqipëria të kthehej në vendimet e 12 prillit të 1939 të cilat ishin, bashkim kurorash, bashkim si shtetesh, por Shqipëria mbetej me të gjitha institucionet e saj, më vonë italianët i suprimuan këto institucionee dyta. E dyta të hiqeshin simbolet fashiste në flamurin e Shqipërisë. E treta Mustafa Kruja i kërkoi një forcë milicie prej 10 mijë vetash për të mbajtur rendin. Meqënëse këto kërkesa nuk u realizuan, ai nuk arriti të këtë sukses në projektin e tij, por kjo nuk do të thotë që ishte tradhtar dhe projekti ishte i gabuar.
Çfarë pasojash konkrete pati Shqipëria nga fakti që Mustafa Kruja ishte kryeministër. Sa shqiptarë vuajtën nga ky bashkëpunim i Mustafa Krujës? Kam parasysh këtu edhe një deklarim të Artan Shkrelit, këshilltarit të kryeministrit Rama sipas të cilit edhe ai po të jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore do bënte të njëjtën gjë që bëri Mustafa Kruja.
Unë e përshëndes këtë deklaratë të Artan Shjkrelit sio një studiues serioz dhe i saktë dhe e falenderoj për vlerësimin. Problemi është ky, cilat ishin interesat e Shqipërisë në atë periudhë. Bashkimi kombëtar dhe përballja me luftën në mënyrë sa më të mundur të padëmshme. Nuk ishte lufta ndaj fashistëve, ishte bashkimi kombëtar, qoftë dhe me përkrahjen e fashistëve.
Sipas jush, a bëri populli shqiptar rezistencë ndaj pushtuesve?
Qenë disa vatra rezistence të monarkistëve, por jo të komunsitëve, ata nuk kanë bërë asnëj rezistence. Deri në 42, Enver Hoxha rrinte te kafe Flora në mes të Tiranës, më pas nuk kanë bërë beteja të mëdha, kanë bërë luftë çetash në funksion të marrjes së pushtetit, jo në të mirë të vendit.
Ju po mohoni luftën që kanë bërë shqiptarët që morën armët për të shporrur fashistët dhe jo për tu bërë komunistë.
Shqiptarët e thjeshtë po u ngritën, por jo komunistët dhe Enver Hoxha. Ata synonin marrjen e pushtetit dhe gjithçka e drejtonin jugosllavët.
A pati një konkluzion për ato që bëri Mustafa Kruja, për gabimet dhe të mirat?
Konkluzioni varet nga këndvështrimi. Historiografia zyrtare e ka marrë si dicka negative. Mua nuk më duket se është ashtu jam i bindur që vlerësimi nga historiografia nuk është i saktë dhe historia e vërtetë që do të shkruhet në të ardhmen nuk do të lërë asgje nga kjo historigrafi që është tani. Unë kam disa thënie për Mustafa Krujën nga personalitete të poltikës. Karl Gurakuqi, Martin Camaj Eqerem bej Vlora, Kolë bej Miraka etj (vlerësime maksimale për Mustafa krujën). Fakti që Kosova sapo u bë e pavarur i vendosi 3 rrugëve emrin e Mustafa Krujës, tregon se për ta mbetet shumë i rëndësishëm.
Po në Shqipëri a ka emra institucionesh dhe sheshesh me emrin e Mustafa Krujës?
Në Shqipëri në një shesh në Krujë është emri i tij. i’u vendos me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë. Ai punoi gjithë jetën as për famë as për pasuri por për të realizuar interesat e shqipërisë. Jam i bindur që ka bërë mirë që mori detyrën e kryeminsitrit.
Një ngjarje të bujshme që ka kaluar në jetën e tij ka qenë edhe atentati që komunistët dhe njësiti gueril i Tiranës i bëri Mustafa Krujës ku mbeti i plagosur. A mund të na tregoni dicka më shumë për atentatin që i është bërë gjyshit tuaj në tetor të vitit 1943?
Po. Kjo që po ju tregoj është xhaketa që Mustafai ka pasur kur i kanë bërë atentatin. E ka ruajtur që nga ajo ditë nusja e xhaxhait. Dallohet që ka marrë 4 plumba, por shpëtoi sepse plumbat e morrën në dorë. Duket se instikti i mbrojtjes ka bërë të ngrejë dorën dhe plumbat e kanë marrë të 4 në krah, ndërkohë që një tjetër i ka shpuar xhaketën në pjesën e poshtme. Ai sapo doli nga klinika dentare në oprën 11 paradite. Pjestarë të njësitit gueril i dolën përpara dhe qëlluan mbi të. Menjëherë mbërritën gjermanët dhe në të gjithë Tiranën u vendos shtetrrethimi. Nëna ime, pra nusja e djalit të Mustafait më ka treguar gjithçka nga ajo ditë dhe ajo natë e trazuar. Në mesnatën e asaj dite, ka rënë dera dhe dilte vetëm nëna ime, si gruaja e re, dhe mendohej se mbi grua nuk qëllohej. Ishte kapedan Markagjoni, Gjon Markagjoni kapedan i Mirdites, me dy djemtë, Mmarkun dhe Sandrin të shoqëruar me 500 mirditorë të armatosur që kishin udhëtuar për tërë ditën nga Mirdita në Tiranë. U futën në shtëpi dhe kanë diskutuar nja 2-3 orë me gjyshin sepse Marku dhe Sandri donin të merrnin hak për atentatin. Ata ishin gati për të bërë raprezalje në Tiranë ndaj komunistëve në shenjë hakmarrje. Mustafai u tha në asnjë mënyrë, këtë ma ka bërë partia komuniste, jo njerëz të vecante, prandaj sdo te derdhet asnjë pikë gjaku. Gjyshi im ishte paqësor dhe nuk lejonte gjëra të tilla. Të nesërmen ata ikën dhe e morën me vete në kullën e kapedanit. Mustafai qendroi tre muaj në kullën e tyre pas kësaj ngjarje.
Ka një arsye pse ai iku nga detyra e kryeministrit. Vrasja e mikut të tij Qazim Koculit, mikut me te afërt. A mund të na thoni arsyen ose ndonjë detaj për dorëheqjen?
Arsyeja është vrasja e Qazim Koculit. Ai ishte i dërguar i qeverisë në Vlorë me fuqi të plota nga Mustafai. Unë nuk kam dokumente, por mesa më ka treguar im atë, qëllimi ishte për të filluar dhe organizuar një rezistencë anti italiane që do të shpërthente në momentin e duhur, meqë nuk i plotësuan kërkesat e tij. Qazim Koculi çoi armë në disa shpella por italianët e kuptuan dhe e vranë. Mustafai kërkoi hetim dhe nxjerrje para gjyqit të personave përgjegjës, nuk ia pranuan dhe dha dorëheqjen. Këtu dua të tregoj edhe një detaj që Hysni Kapo bashkë me Qazim Koculin kanë ardhur në shtëpinë e gjyshit tim Mustafa Kruja kur ai ishte në detyrën e kryeministrit. Një gjë e habitshme po të mendosh se Hysni Kapo ishte sekretar i qarkut të Vlorës. Por lidhja është se si Kapo dhe Mustafa Kruja përgatiteshin për rezistencë dhe ky bashkëpunim do sillte rritjen e saj. Ata donin të bënin të njjëtën gjë si luftë si në 1920. Por gjërat nuk shkruan mirë pas vrasjes së Qazim Koculit dhe ky bashkëpunim nuk u arrit kurrë.
Sa e njihte Mustafa Kruja aktivitetin e Enver Hoxhës?
Hoxha në atë kohë nuk ishte shumë i njohur, rrinte më tepër tek shtëpia e të kunatit Bahri omarit. Më shumë se ai vetë njihej pseudonimi i tij.
Paska qenë i zoti ta fshihte identitetin dhe kryeministri të mos e njihte atë që do drejtonte Shqipërinë për 50 vjet.
Mesa di unë, Mustafai mund ta ketë njohur si emër, pro nuk ka pasur lidhje ose marrëdhënie me të. Ai ka një shkrim ku thotë pse Enver Hoxha u vendos në krye.
Pse u largua jashtë Shqipërisë Mustafa Kruja?
Sepse djali i tij 19 vjecar që ishte ne Vjene për studime u sëmur dhe ai u nis menjëherë. Djali vdiq në spital nga tuberkulozi, ai ndenji dhe pak kohë në Austri, më pas kaloi në Itali, prej aty ka shkuar në Egjipt. Ka pasur periudhe vështirësish ekonomike shumë të mëdha, nuk punonte se ishte klandestin. Këtë gjendje ia ka treguar Abaz Kupit që ishte me mbretin në Egjipt dhe mbreti e ka marrë në Egjipt. Mustafa Kruja kishte me vete 1 djalë, 2 të tjerë im atë dhe xhaxhai ishin ne Shqipëri, ndërsa Bashkimi mbeti në Itali, e ndërsa njëri vdiq. Ndërsa motra e tij, e shoqëroi në Egjipt e më pas në Amerikë. Ai shkoi në Egjipt deri në 1956, ndërsa në 1958 vdiq.
Ka dyshime që mund të ketë dorë Sigurimi i Shtetit në vdekjen e tij. Operacioni doli me sukses por menjëherë pas përmirësimit ai vdiq krejt papritur.
Nuk ka asnjë të dhënë të saktë, mund të ketë pasur dorë, mund të mos ketë pasur dorë. Halla më ka thënë që nuk beson të ketë pasur dorë sigurimi, sepse atë natë që ka vdekur 2 agjentë të CIAS amerikane i kanë thënë ne kemi qenë gjithmonë pranë jush.
Cilat ishin gabimet e Mustafa Krujës?
Siaps mendimit tim, gabimet e tij ishin në marrëdhënie me Zogun, ai ka qenë mik me të përpara se të bëhej armik politik. Ai është njohur me Zogun kur ishte në Stamboll. Në kohën e Haxhi Qamilit, ata kanë bashkëpunuar, pas ikjes së princ Vidit ai është kthyer e ka ndenjur disa muaj në Mat te Ahmet Zogu. Në Kongresin e Lushnjes, ai nuk shkoi sepse ishte minister i qeverisë së Durrësit. Kongresi i Lushnjes bëhej per të rrëzuar qeverinë e Durrësit dhe ai nuk e ndjente moralisht veten të aftë të tradhëtonte qeverine e Durrësit. Ai donte marrëveshje me shoket e tij gje që nuk mundi ta bënte. Lidhjet ishin nëpërmjet letrave.
Ka një histori ndryshe nga të tjerët Muastafa Kruja. Ai nuk ishte bej dhe nuk ka dalë nga bejlerët, por nga populli, që e thotë dhe Jakomoni si arsye përse e zgjodhi atë për kryeministër.
Kjo është e vërtete dhe është një meritë e tij, Esat Toptani ka thënë se më në fund edhe Kruja do të ketë një vezir. Ai nuk kishte ndërmend të bëhej vezir.
PROFESOR IBRAHIM KELMENDI (1916-1979)
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes, kujtojmë jetën dhe veprën e patriotit, inetelektualit dhe historianit të shquar/
Nga Afrore SHAIPI/Presheve/
Të kujtosh veprën e njerëzve të mëdhenj të kombit, e në veçanti të figurave dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare gjatë shekullit XX, nuk është vetëm mirënjohje për këtë plejadë atdhetarësh, por edhe vlerë për t’ia lënë brezave vazhdimësinë e punës së tyre titanike.Ta mbrosh me armë dhe të respektosh me dije e shkencë qenien etnike, kulturën dhe civilizimin e tij, në të vërtetë pasqyron figurën e atdhedashurisë dhe përcaktimit kombëtar nëpërmjet ngritjes së çështjes kombëtare në nivelin më të lartë të idealit të tij. Të krijosh historinë e kombit tënd dhe të shkruash historinë e kombit tënd është mision i njerëzve të rrallë dhe të mëdhenj. Në mesin e të tyre hyn pa mëdyshje edhe figura emblematike e profesorit Ibrahim Kelmendi nga Presheva si historian i parë nga Kosova Lindore e ndoshta edhe nga mbarë Kosova.Ibrahim Kelmendi lindi më 16.04.1916, në Preshevë në një familje me traditë atdhetarizmi dhe arsimi. Shkollën fillore e kreu në Preshevë, kurse në vitin 1938 e mbaroi Medresenë e Madhe në Shkup. Studimet e historisë i filloi në Universitetin e Beogradit, i vazhdoi në Peruxha të Italisë, ku për shkak të veprimtarisë antifashiste u përjashtua dhe u detyrua t’i përfundoj në Zagreb. Pas diplomimit në nëntor të vitit 1942 u punësua në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës si profesor i historisë, ku pas një kohe emërohet zëvendësdrejtor i gjimnazit dhe drejtor i Internatit të nxënësve.
Me çështjen kombëtare ishte preokupuar qysh në medresen e madhe. Shpesh është evidentuar si nacionalist, armik, kolonë e pestë, irredentist e reaksionar. Gjatë studimeve në Beograd, për shkak të mospajtimit të mësimdhënjes për historinë e shqiptarëve demonstrativisht e lëshoi fakultetin dhe u transferua në Itali, e edhe atje për veprimtari të hapur ndaj fashizmit Italian u përjashtua nga fakulteti. Si shumica e intelektualëve të ndritur, edhe ai u radhit në krahun e nacionalizmit shqiptar, gjegjësisht tek Balli kombëtar. Me bindje ishte antifashist i pastër. Si i tillë ishte anëtar aktiv i kreut të ngushtë të komitetit të intelektualve të Lidhjes se Dytë të Prizrenit. Ishte këshilltar i Komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare, e pastaj ishte në organet drejtuese të Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar, ku u dallua me aktivitetin e tij dhe në funksione të ndryshme në udhëheqjen e saj.
Rrethanat e atëhershme të luftës e detyruan të kthehej në Preshevë në shtatorin e vitit 1944, kur e mori organizimin dhe udhëheqjen e popullatës shqiptare të Kosovës Lindore në ruajtjen e trojeve shqiptare nga sllavokomunistët dhe bullgarët fashistë. Këtë luftë të turmave të gjëra popullore nuk ka të drejtë askush ta quajë ndryshe, pos luftë e shenjtë çlirimtare, thjesht për liri dhe të drejta tjera njerëzore. Duke u nisur nga ky postulat, vetë Kelmendi thotë “kjo luftë është thjesht kombëtare, pa mbështetje në ndonjë politikë, ideologji, mendim e interes të huaj. Sipas karakterit, mënyrës, qëllimit, kjo luftë nuk dallohet prej të gjitha luftërave antifashiste që kanë bërë popujt e tjerë të Evropës”.
Kur lufta në Preshevë dhe rrethinë ishte e pashpresë dhe kur forcat partizane serbo-maqedonase e të tjerë do të hynin në Preshevë, ai i mbeti besnik idealeve të veta. I mbeti besnik dhe i paluhatshëm njësive vullnetare që kishin zgjedhur vdekjen më parë se jetën nën robëri të komunizmit jugosllav. Pas pushtimit të Preshevës, ai së bashku më Mulla Idrizin, Hysen Tërpezën, Adem Gllavicën, Luan Gashin e tjerë, drejtpërsëdrejti me pushkë në dorë mori pjesë aktive në të gjitha përleshjet me forcat partizane në Anamoravë, Ferizaj, Gjilan, Malësi të Preshevës e Drenicën legjendare. Në nëntorin e vitit 1946, u detyrua me një grup veprimtarësh të NDSH të kalojë kufirin dhe emigroi në Greqi, pastaj në Gjermani dhe në fund u vendos në Melburn të Australisë.Profesor Ibrahim Kelmendi është një prej intelektualëve dhe shkencëtarëve të parë të Kosovës që u mor me hulumtime shkencore nga fusha e historisë kombëtare që nga periudha e parahistorisë e deri në kohën bashkëhore.Në mënyrë parimore dhe shkencore ai polemizon me autorët serbë për çështjen e Kosovës, prejardhjen ilire të shqiptarëve, autoktoninë e shqiptarëve të Kosovës, vazhdimësinë së tyre në Kosovë dhe të drejtën historike të shqiptarëve të Kosovës për një shtet në një njësi territoriale natyrore, të cilën ai e quan etnike. Me shumë fakte të qëndrueshme kundërshton dhe e konteston historiografinë glorifikuese serbe në përgjithësi dhe demaskon historiografinë serbomadhe mitike, borgjeze e ekspansioniste ndaj historisë dhe çështjes shqiptare në Kosovë.
Angazhimi i tij politik ishte në dy rrafshe kryesore:
- luftën e pa ndërprerë për çlirimin e tokave shqiptare të robëruara dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë e pavarur dhe
- luftën kundër komunizmit, të cilin e quante me të drejtë një ideologji pansllaviste dhe thoshte se komunizmi është një proces jonatyror.
Ai ka shkruar një mori promomoriesh të ndryshme në aktualizimin e çështjes së Kosovës dhe çështjen shqiptare para organizatave më të rëndësishme politike botërore dhe shteteve të mëdha për interevenim në mbrojtjen e të drejtave elementare njerëzore të shqiptarëve të Jugosllavisë.
Prof.Ibrahim Kelmendi, si një hulumtues i zellshëm, bashkëpunoi me të gjitha revistat dhe gazetat e kohës, që botonte mërgata shqiptare anembanë rruzullit tokësor. Ishte bashkëpuntor i rregullt i: “Albania” e Bostonit, ”Albania “ e Romës, “Përpjekja jonë” e Nju Jorkut, “Flamuri” i Ballit Kombëtar, “Besa” e Stambollit, “Koha e jonë”, “Rinia kosovare në botën e lirë të Nju Yorkut” etj. Ndër punimet më të dalluara janë:
“Ilirët në protohistori-origjina, kultura dhe përhapja e tyre”,
“Prej Miteve deri në Butmir”,
“Pak fjalë për të kaluarën e shqiptarëve”,
“E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi”,
“Përbërja etnike dhe historike e Kosovës”,
“Kosova në luftë”,
“Të mësuem me u ba fqinjë të padurueshëm”,
“Kosova në luftë me komunizmin”,
“Perspektiva e imprerializmit serb”,
“Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”,
“Klika Hoxha-Shehu nuk është për Kosovë”.
Ibrahim Kelmendi është në mesin e atyre historianëve të paktë i cili jo vetëm që bëri histori, por edhe e shkroi atë, jo vëtëm për të mos e harruar por edhe për të mos na u përsëritur ajo. Pra, me shumë të drejtë mund të konkludohet se Ibrahim Kelmendi si historian, luftëtar e patriot, bëri histori, shkroi histori dhe i siguroi vetes vend nderi jo vetëm në historinë e Kosovës e të Preshevës në veçanti, por edhe në historinë e popullit shqiptar në përgjishësi.
Për nder të kontributit të tij, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Presidentja e Republikes së Kosovës e dekoroi me “Urdhërin e lirisë”; Me rastin e shtatëdhjetëvjetorit të themelimit të Gjimnazit “Sami Frashëri “ në Prishtinë, Ministri i Arsimit i ndau Fletëfalemnderim (post humno); kurse shkolla fillore më e madhe dhe më me traditë në Preshevë, mban emrin e këtij patrioti dhe historiani të mirëfilltë.
Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së këtij personaliteti, po e botojmë një punim të pa botuar deri më tani nga vepra (gjithashtu e pa botuar) “Pak fjalë për historinë e shqiptarëve”:
SHQIPNIJA KUNDËR PUSHTIMIT ANADOLLAK
Mbas luftës së Kosoves popujt e Ballkanit, njani mbas tjetrit ranë ndër sundimin turk. Më 1396 Bullgaret, më 1453 Konstantinopoli dhe me të muer fund Buzanti i famshëm; serbët të cilët qysh nga lufta e Kosovës gjithnjë kanë njohtë sovranitetin turk, ranë definitivisht më 1459 për t’u ringjallë në shekullin XIX. I vetmi popull qi rezistoi me një kryenaltësi madhështore qe populli shqiptar. Ai u bë kështjella e fundit e kristinianizmit në Ballkan. I primun prej Skenderbeut, ai nuk iu përkul 23 vjet pa pushue. Emri i mbretit të shqiptarëve kaloi dete e male dhe si frymë shprese e ngushëllimi u përhap nëpër Europë. Skenderbeu qe mbiquejtë “Drague i Shqipnisë”, ‘‘Athlet i Kristianizmit” etj.
Në luftën e vitit 1448 Serbia qe konsiderue si vend anmik ndaj Skenderbeut dhe Jan Huniadit, sepse tue qenë vasal i Turqisë, e tradhtoi kauzën kristiane.
Në luftrat me Skenderbeun, ushtria e armikut shpesh herë e ka arrijtë numrin 100.000. Në fushën e betejës, shqiptarët kanë qenë gjithëmonë të vetmuem por ndihmat morale nga Papa si dhe ato materialë nga Napoli e Venediku nuk u patën mungue.
Shqiptarët janë të lindun me luftue kundra indovarvarëvet. Sikur e luftuen Romen, dy shekuj me radhë, për nji kohë aspak më të shkurtë e luftuen invadorin turk. Edhe atëhere kur kështjellat e tyne njena mbas tjetrës ranë në duert e turqve, shqiptarët nuk pushuen së luftuemi për lirinë e tyre. Përveç malazezëvet, janë i vetmi popull i perandorise turke qi nuk u quejt ndonji herë “raja”. Gjatë gjithë kohës turke, shqiptarët qenë qeverisë vetë duke pasë ligje, zakonet e tyne. Shqiptarët nuk paguejshin taksa dhe gjithënji refuzojshin me u ba ushtarë të rregullt të Sulltanit.
Shqiptarët ishin gjithënji në gjendje revolti. Prandaj njerëzit qi nuk e njohin mirë konstruktin shpirtnor të tyne konkludojnë se nuk janë të aftë me i u bindë ligjeve të shoqënise. Shqiptarët, në të vërtetë, nuk u bindshin vetëm atyne ligjevet qi ishin symbol i sundimit të huej. Zakonet i u qenë bamun ligje shqiptarëvet. Atyre iu bindshin , sepse ato qenë pasuni e tyne e fitueme ndër shekuj. Edhe ata qi në shekujt XVI e XVII qenë bamë muslimanë, nuk sakrifikuen kurrgja nga karakteristikat dhe zakonet e tyne. Më këtë akt të tyne, lufta kundër invaduesit turk nuk humbi kurrgja.
Vihet në dukje gjithmonë se ndër popullatat muslimane të Perandoris Turke, të vetmit qenë muslimanët Shqiptarë, qi gjithnji luftuan pa rezervë kundër Turqisë.
H.N.Brailsford thotë: Këthimi i tyne në Islamizëm u ka ndërrue vetëm besimin e tyne, por veset e Islamizmit, poligamia dhe skllavëria nuk i infektuan shqiptarët. Pushtimi Osman nuk qe i zoti as t’i skllaverojë e as t’i korruptoje temperamentet e tyne të pamposhtun…“
Natyrisht sundimi turk qe mjaft i gjatë. Nuk mohohet se përveç kundërshtimeve dhe luftravet që i patën me ta, shqiptarët i suellën edhe shumë shërbime të çmueshme. Vullnetarët e tyne derdhën gjak gjithkund. Në Kaukaz, Egjypt, Persi, Krime, Arabi, Vllahi i Molldavi. Numri i Veziravet dhe i pashallarëvet të origjinës shqiptare qe mjaft i madh. N.Jorga thotë: “Qysh prej ardhjes së turqëvet njerëzit politik ma energjik të Perandoris Turke , qenë pa dyshim shqiptarët.”
Për t‘i shfrytëzue njerëzit e talentuem të popujvet të ndryshëm turqit u treguen shumë të shkathët. Për këtë qëllim , ata nuk i pengonte as feja as rraca. Për t’u bamun personalitet mjaftonte të ishte i zoti. Nicola Jorge thotë përsëri: ”Vezirat, dinjitarët e Oborrit, komandantat e ushtrisë,- shkallë qi me radhë të gjithë i kalojnë- qeveritarët ndërmjet të kristianëvet pa dallim nëse janë me dëshirë ose janë bamun rob lufte a për ndonjë arësye, kanë qenë të shtrënguem me lanë besimin e tyne të parë. Kështu kemi si shembull Grekë bile edhe ndër Paleologe sikurse kemi pamun, Sërbë meqenëse vendi i tyne në momentin e pushtimit ndodhej në shkatrrim të plotë, Bullgarë, por në numër më të vogël meqenëse nuk ishin fort të aftë, Shqiptarët shumë të zotë e të fortë, hypnin njeni mbas tjetrit në radhët e para të botës politike dhe ushtarake othomane..”
Kurdo që Austro-Hungarija dhe Venediku luftojshin kundër Turqisë, Shqiptarët u ishin aleatë të sigurt. Sidomos në kohen e Maria Therezës, qe damtue shumë qytetnimi shqiptar e sidomos arsimi i porsa filluem në pjesën katolike. Nga kjo kohë fillestare në Shkup e Prizren, si dhe në vende të tjera kanë mbetë edhe disa dokumente në gjuhën shqipe. Shqiptarëvet u lumtë gjaku sepse Austro-Hungarija dhe Venediku sa herë që bajshin paqë me Turqinë, nuk i përfillën asnjëherë. Sa pushonin luftat, Turqia i kthente armët e saja kundra shqiptarëvet. Ky pat qenë shkaku qi shqiptarët të merrnin udhët e mërgimit në Dalmaci, Srem, Itali e gjetiu.
KRYENGRITJE SHQIPTARE
“Për ne, perendimorët”- shkruen M.Cyprien Robert-“nji fakt ndahet kjartësisht nga kaosi i shqiptarëvet të dashtun. Ky fakt asht se, në të gjitha epokat, populli shqiptar duket i destinuem me qenë kalaja e fundit e lirivet greko-sllav. Asht ai që i rezistoi ma gjatë romakëvet, i sulmuem ma përpara se grekët, nuk u dha veç se mbas tyne. Kurrë nuk e ka pësue tanësisht zgjedhën e sulltanëvet. Qysh kur se dhelpnija othomane e ka çorganizue, ai ka kethye të gjithë energjinë e tij drejt luftës dhe mbi fushat e betejës qe shumë herë tmerri i orientit dhe i oksidentit…”Sikurse në nji kohë, me mjete modeste e patën luftue Bizantin, me nji vrull të madh dhe nji fanatizëm të rreptë e hutuen edhe pasardhësin e tij Turkinë. Në shekullin e XVIII kur mendimet e reja tronditshin absolutizmin në Europë, shqiptarët të mbështjellun rreth Shkodrës e Janinës, bajshin nji rezistencë vigane kundër centralizmit e përgjitësisht kundër Turqisë. Në këtë kohë shihet nji kristalizim mendimesh ndër ta. Kjo kohë asht e vetmja periudhë – mbas asaj të Skenderbeut kur shqiptarët, paraqiten të bashkuem. Epet përshtypja se kufijt e krahinave nuk ekzistojnë ma. Në të dy epiqendrat arrihet nji nivelizim respektiv. Në veri sundojnë Bushatlinjtë e në Jug Ali Pasha. Ndër këta rivalë të fortë kishte edhe mëni. Secili prej tyne mendonte me u ba vetë strumbullar i shqiptarëvet. Më 1819, në mes këtyne rivalëvet të ashpër, bahen edhe lidhje familjare. Kjo provokon nji zbutje në lakmitë e tyne. Ali Pasha kishte miq të fortë në çdo vend të veriut e sidomos në Mirditë. Edhe Bushatlinjëvet nuk u mungonin miqt në Jug. Ky penetrim reciprok, jug-veri asht kristalizimi i shpirtit politik e Kombëtar te Shqiptarëvet. Fqinjëvet të shqiptarëvet, në at kohë, në fund të shekullit XVIII e sidomos atyne të veriut e të Veri-Lindjes u mungonte krejtësisht ideja politike. Me gjith aktivitetin e agjentavet Rusë e Austriak, ata nuk e kuptoninin nevojën e shkundjes së baltës “raja” nga kurrizi i tyne.
BUSHATLIJT E SHKODRËS
Që nga viti 1741 e deri më 1832, zotnijt absolutë të Veriut ishin Bushatlijtë e Shkodrës. Begollët e Pejës në këtë kohë ndigjohen fare pak. Nga shumë të huej, Bushatlijt quhen dinaste. Ata qenë gjithënji në përleshje me Sulltanin. Edhe malazezët nuk i honepseshin. Ndër Bushalijt, ma i ndigjuemi ka qenë kara-Mahmudi. Akti ma politk i tij qe Asambleja e Podgoricës (1786) ku përpara krenevet shqiptare, muslimane e katolike, u betue n’Ungjillë e në Kuran për ta luftue anmikun e liris deri në vdekje. Ky akt i tij provokoi admirimin e çdo kujt. Senatori i Raguzës, n’emën të Republikës së vet, i çfaqi urimet, Franc Jozefi i II i dërgoi nji kryq të artë në vend të dekoratës. Ushtrit e tija luftuen në Shkodër, në Kosovë e në Mal tëe Zi. Pasardhësi i tij, Mustafa me nji ushtri të madhe, të komandueme prej tij dhe Leshit të Zi , arrijti deri në Prilep . Atje qe thye nga Rashid Pasha ma tepër me dinakëri se sa me forcë dhe qendresën e fundit e bani ne Rozafat. M.Cyprien Robert-i shkruen:”Perlepi u ba kështu . Kapua e këtij Hanibalit të ri…”
“I falun por i çfuqizuem, plaku(Mustafa) u nis për në Stamboll dhe në Pranverën e vitit 1832, tak tiki (ushtarët e rregullt) të veshun n’uniformë u nis , hypën shkallët e shenjtatë Rozafat-it per dëshprimin e madh të mirditasvet (Autori i quen mirditas të tanë Geget)..”
Mbas kësaj disfate , ushtritë turke banë kërdi në popullatën shqiptare të shumë vendeve dhe sidomos të Kyprilisë dhe të Shkodrës. Reshid Pasha urdhënoi qi në çdo vend krenët të zhduken. Nga ky dënim nuk shpëtuan as pashallarët e bejlerët e Pejës, Prizrenit, Prishtinës e Gjakovës.
“Asht e sigurt se ashtu sikur Ali Pasha i Tepelenës e pat shkatrrue feudalizmin trashigimtar shqiptarë në Toskëni, mund të thohet se Veziri i Madh Reshid Pasha e zhduku në Gegni…”
ALI PASHË TEPELENA
Më 1788, Ali Pashë Tepelena qe emnue Pasha i Janinës dhe më vonë i Thesalisë dhe i Aharnanis. Suksesi i parë i tij qe qi e qetësoi vendin nga rebelizmat. Më vonë i shtypi edhe bejlerët e agallarët me sa nuk i bindën . Atij iu bindën edhe Pashallarët e Peleponezit dhe bile edhe ai i Selanikut për nji kohë. Kur e pat forcue pozitën dhe qe organizue ushtarakisht ai dezertoi nga Sulltani. Në shumë vende, ushtritë e tij ngashënjyen mbi ushtritë turke. Agjentat e tij qarkullojshin në Greqi, Rumani e deri në Syri. Ai qe bamë brenga ma e madhe e Portës. Me të drejtë e quejtën “Burri ma i madh i Ballkanit në dy dhjet-vjetshat e para të shekullit XIX“.
Ali Pasha ishte shumë i zgjuet. Në politikë ishte makiavelist i mbaruem. Për t’ia arrijtë qëllimit nuk zgjidhte mjete. Më përfaqësuesit e huej ishte shumë i përzemërt. Ai përkrahte çdo renegat qi mund t’i shërbente punëvet të tija. Grekët më 1821 Ali Pashën e kishin mbështetësin kryesor. Nicola Jorga thotë se me dhaskajt grekë bisedonte mbi ardhmënin e popullit të tyne. “… Disa nga krenët intelektualë të kombit shihshin në te “mbretin’ e ardhshëm të Heladhës së Re…” Me Napoleonin ishte në marrëdhanje të mira. Ai simbas motit këthente gëzofin. Edhe me Anglezët ishte mirë. Por, Ali Pasha ishte edhe symbol i tiranizmit. Më 1882, qe zhdukë trathtisht nga turqit. Mbas vdekjes së Ali Pashajt u shemb edhe karabinaja e tij. Konstrukti i saj qe nji pasqyrë e jetës së sajë të shkurtën. Drejtues i kësaj ndërmarrjeje duhet t’ishte gjithëmonë nji Ali Pasha. Mbasi ky mungoi, ajo ra në duert e dobëta të Veli Beut, të Zylyftar Podës dhe të Asllan Beut të cilën ishin nji parodi e Ali Pashës.
“… Shkatërrimi i Turqis filloi me vendosjen e pashallëkvet praktikisht të pamvarun siç ishin ata të Shkodrës ndën Mehmedin e Bushatit, të Janinës ndën Ali Pashë Tepelenën dhë të Vidinin ndën Pasvanoglou…”.
Më 1830, pasardhësit e Aliut, që nuk ishin mirë as ndërmjet tyne, tentuen të bajnë nji kryengritje . Mirëpo shpata e Reshid Pashës i shkallmoi. Porta dha nji falje dhe bani nji gosti të madhe për të gjithë krenët në Manastir. Në gosti muerën pjesë afër 500 krenë shqiptarë – muslimanë. Mbasi mbaroi ngranja e pija, Rashid Pasha ua këtheu armët dhe i pushkatoi që të gjithë deri te ma i fundit. Me këtë masakrim, sui generis, turqit deshtën me shue çdo shenjë gjallënije ndër shqiptarët. Disa vjet mbas këtij tmerri, M.C. Robert shkruen ”Klanet muslimane q’u shpërndanë, të gjithë krenët e tyne qenë zhdukë dhe pa krenë ata përbajshiun nji masë të vdekun” . Mirëpo populli asht nji bimë e gjallë së cilës nuk i mungon kurrnjëherë fuqia vegjetative. Me krejt masat e ndërmarruna prej turqvet, shqiptarët nuk i ndërruen zakonet e tyne.
Kryengritjet vazhduen të përsëriten por nuk u banë lëvizje deri vonë mbasi pengojshin lakmitë e fqinjëvet të mbështetuna sidomos prej Carëvet të Rusise.
Thanë se kryengritje u bajshin gjithënji. Më 1835 u ba nji në Shkodër dhe u pat kushtue Turqvet 15000 të vramë. Tre vjet ma vonë, nën kryesinë e Ali Pagullës në Vlonë e në Berat dhe më 1843 u ba nji kryengritje në Shkup, e cila u përhap deri në Tetovë e në Prishtinë dhe kështu ato nuk u mbaruen ndonjëherë. Por mjerisht, interesi i Evropës për Shqipni ka qenë gjithënji i vogël, a ma mire deri në kohnat e reja për Shqipni nuk ashtë interesuae njeri. Gjatë historisë, Rusia gjithënji i ka përbuzë Shqiptarët. Ajo ka përkrahë fqinjët me u përhapë në kurrizin e damin e Shqipnis.
SANXHAKU I JENI PAZARIT
Përveç Kosovës, Metohisë dhe Makedonisë Perëndimore, pjesë e Shqipnisë është edhe Sanxhaku i Jeni Pazarit. Banorët e kësaj krahine malore ndahen dysh: Musliman dhe orthodoks. Të parët janë Shqiptar dhe të dytët Serb. Nji klasifikim të këtillë e bamë për arsye se të dy palët kanë origjinë shqiptare. Orthodoksit janë sllavizue në kohë të lashta dhe përveç fizionomisë dhe disa zakonevet nuk kanë gja tjetër shqiptare.
Shumicën e popullatës së Sanxhakut e përbëjnë Shqiptarë. Serbë mund të jenë vetëm 25%. Nji anëtar i komisionit për të caktue kufinin e Malit të Zi më 1878; në të përkohshmen <<Pester Loyd>> më 12 Tetuer 1912 në mes tjeravet shkruente: <<Thuej se krejt Sanxhaku i Jeni Pazarit banohet nga musliman t’origjinës shqiptare>>. Shqiptarët ndodhen të koncentruem në Jeni Pazar, në Sjenicë, në Beranë, në Priepole dhe në Biellspole. Propaganda serbe këta Shqiptarë gjithni i quen serbë të muslimanizuem dhe pastaj të shqiptarizuem. Ata i quajnë si vazhdim natyral të muslimanëve të Bosnjës. Bosnja në çdo pikpamje mbaron në lumin Drina. Popullata e saj asht kroate ose serbe dhe me atë të Sanxhakut nuk ka kurrnji të ngjame. Sanxhakllitë pa dallim feje, me shumicë, kanë fise: Kelmend, Shale, Hot, Kalosh dhe sidomos Kuç. Këta të fundit me shumicë mund të jenë serbizuar; Mjaft i përhapun asht edhe Shkreli. Ka djetarë qi mendojnë se fiset (disa) bërthamën e kanë në këto anë.
Në Sanxhak fliten dy gjuhët: shqipja dhe serbishtja. E para flitet ma shumë, por gjithnji asht tue humbë. Rrethanat politike kanë qenë dhe vazhdojnë me qenë në favor të dytës. Shkolla shqipe dhe libri shqip ende nuk kanë mbërri n’ato anë. Qe ma shum se gjysëm shekulli bahen përpjekje serioze për tí sllavizue, së paku me gjuhë. Në shekullin e kaluem sllavizimi i shqipes asht ba me anë të lidhjevet kulturale qi kishin këta Shqiptarë me muslimanët e Bosnjës dhe të Hercegovinës. Por ma shum me anë martesash. Me gjithë atë shqipja qëndron fort. Katundet thuej se përgjithsisht flasin shqip-natyrisht me sa janë shqiptarë. Sllavizimi asht ba vetëm nëpër qytete. Me gjithë atë e pakta gjysma e popullatës se qytetvet gjithnji flet shqip ose asht bilinguiste. Popullata e Beranes dhe e Sjenicës edhe nëpër qytete flet thuejse vetëm shqip. Për katunde as të mos flasim. Bje fjala Peshteri i gjith flet vetëm shqip; sepse serbë në këtë krahinë nuk ka as për fare. Po ashtu katundet e Jeni Pazarit, të Beranës dhe të Bielopoles dhe të Priepoles Shqiptarët me shumicë absolute flasin shqip. Kufini etnik i Shqipnisë mbaron në lumin Lim.
E kaluemja e këtyne Shqiptarëvet nuk asht tjetër përveç nji varg i papremë dhe i përgjakshëm përpjekjesh për të mbrojtë egzistencën kombëtare të tyne me standardet e Malit të Zi dhe me vojvodët e Serbisë. Motivi ma populluer i poezisë së tyne, në gjuhën shqipe ose serbe, asht gjaku i derdhun në lufta kundra dy armiqvet të sipërm. Dhe serbët e malazezët nuk i thrrasin ndryshe përveç <<Arbanasi>> qi do me thanë <<Shqiptarë>>.
Në kohën e Jugosllavisë së përparshme dhe të kësaj të sodit ata persekutoheshin dhe persekutohen nji lloj si shqiptarët e Kosovës, të Metohisë dhe të Makedonisë Perëndimore. Asht sulm i madh numri i tyne qi tue mos muejtë me i rezistue teoritë lanë shtëpijat e tyne dhe shkuen në Turqi. Nji numër i konsiderueshëm pat ardhë edhe në Shqipni.
Gjindarmi serb dhe malazez ishte autoriteti ma i naltë. Ai vriste dhe priste pa qenë nevoja me dhanë llogari të madhe.
Prej vjetit 1920 deri më 1928 këta Shqiptarë e kanë kundërshtuar ushtarin dhe gjindarmin jugosllav me nji vendomsëni jashtzakonisht të madhe. Nuk ka të madh as të vogël, në mbarë Sanxhakun, qi nuk i din trimnitë e Jusuf Hadrit, të Sahit Hadrit, të Jusuf Mehoviqit, të Husein Boshkoviq Hotit, të Abdyl Kolashin Hotit, të Rexh Ballotës, të Feri Sallkut dhe të shum tjerëvet qi vetmohisht kanë luftue kundra Jugosllavis, për të vetmen arsye pse vehten e ndijshin Shqiptar. Pra, gjatë periudhës së siperme edhe Sanxhaku kishte Azem Bejtat dhe Sadik Ramnat e tij, qi qenë ba tmerri i ushtarit dhe i gjindarmit jugosllav, në luftë për nji kauzë të shenjt, qi ishte bashkimi i Sanxhakut me Shqipni.
Gjatë luftës së dytë botnore Sanxhakllijtë, kanë vuejtë shumë, ndoshta ma shumë se Shqiptarët e krahinavet tjera, qi shtrydhen prej Jugosllavisë. Qysh prej vjetit 1941 çetat drazhiste dhe çetnike pa pre i janë vërsuel Sanzhakut për tí shbije Shqiptarët. Ma vonë këtyne barbarevet të çmendun i u bashkuen edhe partizanët e Titos dhe në këtë mën yrë egzistenca e Shqiptarëvet qe vue në rrezik. Për me kuptue vogëlsinë shpirtnore të këtyne katilavet, mjafton me përmendë krimin qi banë çetat drazhiste, nën komandën e Pavle Gjurishiqit, në nji natë të Frorit 1943, kur dogjën 50 copë katunde të Bihorit dhe vranë afër 7000 gra, fëmi dhe pleq. Nënvizojmë se edhe krahinat e tjera të Sanxhakut nuk kanë kalue shumë ma mirë. Shkaku i kësaj poshtërsije duhet kërkue në imperializmen e pafrenueme të serbvet dhe në faktin se këta Shqiptarë fatin e tyne dojshin me e lidhë me atë të Shqiptarëvet të tjerë.
Faji nuk asht i tyne, por i serbëvet qi mashtrojshin botën me të paqenuna dhe i Shqitarëvet qi nuk ishin në gjendje me luftue nji propagandë t’atillë.
On the Formation of the Albanian People
By Nelson ÇABEJ/
The history of the Albanian people and the ancient homeland of Albanians has been dealt with in numerous, often fundamental, papers and books of Albanian and other European scholars. Despite the high scientific level, these works were limited in scope; they coped with the complex problem of the formation of Albanians from particular aspects imposed by the field(s) of expertise of the authors.
Beginning with Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716) and Johann Thunmann (1746-1778) in the 18th century, most of the outstanding authorities in the fields of history, linguistics and archaeology of the 19th century acknowledged and supported with evidence and scientific arguments the view that Albanians, at least from the classical era, lived in their present-day territories and are linear descendants of ancient Illyrians (C. Malte-Brunn, W. M. Leake, J.G. von Hahn, B. G. Niebuhr, T. Mommsen, J. P. Fallmereyer, P. Kretschmer, W. Deecke, S. Bugge, et al.). However some authors opposed that view (F.C.H.L. Pouqueville, C. Pauli, H. Hirt, et al.).
In the 20th century, the controversy about the ancient homeland of Albanians continued, but again, most scholars involved in studies of Albanian history and language still supported the theory of the presence since the classical antiquity of Albanians in the present-day Albanian-speaking territories. Many European scholars made contributions to the substantiation of this view by presenting evidence from their respective fields of expertise (linguistics, history, archaeology, ethnography, folklore, common law, mythology, genetics, etc.). During the second half of the 20th century the contribution of the Albanian historians, linguists, and archaeologists in the studies on the history of Albania and the origin of Albanians increased rapidly and became preponderant, making Albania the world center of the Albanian studies. Worth mentioning are contributions of Albanian historians like Aleks Buda, archaeologists like Skënder Anamali, linguists like S. Demiraj and, above all, the greatest albanologist of all time, Eqrem Çabej, whose extensive work represents the synthesis of 3 centuries of studies on the history of the Albanian language and comprises a wealth of evidence from the most diverse fields of scientific investigation on the subject.
The concept of the autochthony of Albanians
Autochthony of a people is a temporally relative concept, implying its presence in the actual territories from a particular time in history, neglecting temporary foreign invasions, raids and minor enclaves and colonies of foreign peoples that did not overturn the ethnic equilibrium of the native population, did not lead to the loss of its ethnic identity and the ‘We’ consciousness, its native language and socio-cultural heritage. Indeed, given the generally accepted ‘out-of-Africa” theory on the origin of human race, no people can claim an absolute autochthony. As it will be used in this series of articles, the autochthony of Albanians implies their presence in modern Albanian-speaking territories since the classical antiquity.
In the above meaning, the autochthony of Albanians represents a well founded concept, which is free of any political overtones or connotations, hence not a taboo. The relativity of the concept the autochthony of Albanians was defined more than half a century ago by Eqrem Çabej:
“…like all the other Indo-European peoples, Albanians too, came to their present territories since ancient times. Accordingly, it is not a question of absolute autochthony, but of a relative one. Even though, in principle, this problem can be dealt with from the prehistoric ages of metals (bronze, iron), by examining it linguistically as well as in relation to the prehistorical archeology, herein, on methodical grounds, we’ll restrict ourselves to the question: Are Albanians uninterruptedly inhabitants of these territories since the Greek and Roman times?”[1].
This concept is echoed recently by many historians and linguists, including the distinguished byzantinologist Alain Ducellier[2]. It implies the Illyrian origin of Albanains rather than an ethnological homogeneity, which can not be claimed by any people or ethnic group of Europe. It implies ethno-cultural Illyrization/Albanization of foreign element in the ancient coastal colonies of south Illyria and Epirus; it admits the possibility of assimilation or Illyrization of the small tribe of Bryges (Βρύγες,), considered by most historians to be a Thracian people[3] by most historians; it implies the assimilation in south Epirus (Ioannina) of the Greek population that emigrated there from Constantinople, Duchy of Athens (Attica), Principality of Achaia in Peloponnesus and the Kingdom of Thessalonika (Thessaly) in the beginning of 13th century at the time of the Latin Empire (Imperium Romaniae) with its capital in Constantinople (1204-1261)[4].
Theoretically, it cannot be excluded the possibility that during the Late Antiquity and Middle Ages the Illyrian-Albanian territory might have been infiltrated by small foreign groups of people too minute to be noticed by the contemporary historians. Such ancient ethnic interminglings are a general feature of the ethnogenesis of every people on earth.
The concept of the autochthony of Albanians, to my knowledge, starts with, the greatest philosopher and the most versatile scientist of his time, and also an early true scholar of the Albanian linguistics[5], Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), by the beginning of the 18th century, with three famous letters he addressed to the Königliche Bibliothek Preußens (Royal Library of Prussia), by concluding that the Albanian language is a descendant of Illyrian[6]. But, it was the Swedish historian and linguist Johann Thunmann (1746-1778) that, towards the end of the same century, with historical and linguistic evidence proved and argued convincingly that Albanians are descendants of ancient Illyrians and inhabit the same territories their south-Illyrian ancestors occupied in antiquity. By studying the history of Albanians he proclaimed that he could “not fail to recognize in them ancient neighbors of Greeks and subjects of ancient Rome”[7].
By the middle of the 19th century, Johann Georg von Hahn (1811-1869) in Albanesische Studien (1854), presented voluminous and scientifically solid evidence and arguments in support of the autochthony of Albanians. Equipped with deep knowledge of not only the ancient and modern written sources, but of the Albanian language, psychology, folk culture, and the nature and geography of Albanian territories, he made a methodical thoroughgoing analysis and synthesis of the evidence about the Albanian history, language, customs and myths, which led him to the conclusion that “Since Albanians are no Slavs and show no closer affinity to other peoples of whom we know, and since the meager existing sources, except for Slavic immigration, report no immigration that would have been sufficient to create a great people, one must admit that modern Albanians are descendants of the earlier inhabitants of the land”[8].
Soon thereafter, Austrian historian Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861), a cofounder of the discipline of Byzantinology, in Das albanesische Element in Griechenland I (The Albanian Element in Greece I) (1857) also came to the conclusion that: “The homeland, where the attested history of Albanians first unfolds, is the mountainous, mainly rugged, torn and narrow coast belt of one hundred hours long and nowhere more than thirty hours wide, encompassed south of the gulf of Ambracia, north of Lake Shkodra, west of Ionian-Adriatic seas and east of Pindus range, with the southern half known in Antiquity as Epirus and the northern part as Illyria”[9]. Fallmerayer extended the concept of the autochthony of Albanians to the prehistory: “They are a people that inhabited the country before beginning of the historiography”[10].
In the still unsurpassed masterpiece, Römische Geschichte (The History of Rome), Theodor Mommsen (1817-1903), wrote about “The original Illyrian population, whose latter pure remnants the modern Albanians seem to be”[11]. He also made clear the Illyrian identity of Epirotes by naming Albanians “Epirotes of Antiquity”: “The brave Epirots, the Albanians of antiquity, clung with hereditary loyalty and fresh enthusiasm to the high-spirited youth—the “eagle,” (Pyrrhus – N.R.C.) as they called him” [12].
The founder of the Albanian comparative historical phonology, Gustav Meyer, by the end of the 19th century also concluded that “There is no ground whatsoever, to consider this language for something else but as the younger phase of the old Illyrian or, more accurately, one of the ancient Illyrian dialects”[13].
Echoing Meyer, towards the end of the 19th century, Paul Kretschmer, an all time great expert of Greek language, wrote: “The admission that the Albanian language represents the younger phase of ancient Illyrian, or as G. Meyer by right (in Grober’s Grundriss I 804) cautiously put it, represents one of the old Illyrian dialects, according to the general state of affairs, is as likely as one has to provide very weighty arguments to refute it”[14]..
In the first half of the 20th century, the distinguished scholar of the Albanian language Norbert Jokl (1877-1942), made numerous fundamental studies on the etymology of Albanian and developed a sui generis theory of autochthony, according to which Albanian people formed in ancient Illyrian territory, but he localized it in the eastern region of Illyria, in Dardania (now the Republic of Kosova). His extensive and deep studies on the etymology of Albanian and history, evolution and homeland of the Albanian are central to the modern theory of autochthony of Albanians. Among later scholars that argued and supported with new evidence the autochthony of Albanians are Julius Pokorny (1887-1970), Eric Hamp, Georg Renatus Solta (1919-2005), Waclaw Cimochowski (1912-1982), et al.
After 60es of the last century, Albania became the world center of albanological studies accomplishing a number of outstanding achievements in the fields of the Albanian linguistics, archaeology, ethnography, folklore, etc., which, coming from the most different disciplines, converged to the relevant scientific conclusion: Albanians are autochthonous in their present Albanian-speaking territories. The period of time after the World War II coincides with the greater and most productive life of the all time greatest albanologist, Eqrem Çabej (1908-1980), whose immense contributions, as well as his synthesis of the studies in the field of the origins and history of the Albanian language, represent the crowning achievement the Albanian linguistics and albanology in general. His work is of paramount importance for the recognition of the Illyrian origin and the autochthony of Albanians in present-day territories[15].
Let’s reiterate, in this series of articles I will adopt the concept of the relative autochthony, which acknowledges the presence of Albanians in their present territories in Republic Albania, Republic of Kosova and surrounding Albanian-speaking territories at least since the classical Greek-Roman period, as developed by Thunmann, promoted by E. Çabej (1958)[16], and endorsed by other Albanian and foreign scholars.
There are clearly substantial gaps in our knowledge on the history of Albanians, just like in the history of other peoples; some gaps may never be filled. But these gaps do not shake the theory of the Illyrian origin of the Albanian people just as gaps in the history of other peoples like Greeks, Serbians, Croatians, and most of the peoples of Europe and the world. In fact, it is in the nature of the human knowledge that gaps remain not only in theories about the origin of peoples and the place of their formation, but even in theories of modern natural sciences.
Relevant historical parallels can be drawn with the history of formation of other Balkan peoples. The Greek people emerged after the migration of various “Greek” tribes such as Aeolians and Ionians by the 16th century BC, and Dorians by the 11th century BC. Our knowledge on the origin and the language of these tribes spoke before arriving in the peninsula is minimal and anything but solid. No one can say with certainty where the Dorians came from and what language did they speak. Even if both Dorians and Aeolian-Ionians initially belonged to the same ethnic group, which no one has been able to prove, five to six centuries separating their arrival in Greece would have been sufficient for them to have developed two different languages. If one would consider the organization of the Olympic Games in the 8th century BC as the time of the formation of the Greek people, still in the 5 century Herodotus and Thucydides speak of non-Greek, Pelasgian tribes living in various parts of the modern Greece, while Thucydides reports that at his time (5-4th centuries BC), in Aetolia there were still non-Greek-speaking tribes such as Eurytanians, who according to Thucydides still in the 5th century BC spoke a language “completely incomprehensible”[17] to Greeks. In the meantime, there were still Macedonians speaking their own language even after the death of Alexander the Great[18], while Epirus was still inhabited by a ‘barbarian’ unhellenized population. The modern Greece has been an area of expansion of the Greek population and Greek culture during more than 2 millenia.
Serbians’ early history in Balkans, as a particular Slavic people is almost unknown. The first specific report about them dates the 10th century. For the first time, in De administrando Imperio the emperor Constantinus Porphyrogenitus VII (905- 959) reports that in the 7th century a part of Serbians were allowed to move to an area near Thessaloniki[19], south Balkans. Later they moved to the north of the peninsula, in an area south of Danube. Then, in the 7th century, with the permission of the Byzantine emperor, they settled in Dalmatia before the final resettlement roughly in modern Serbian territory.
Similarly, there is a 3-centuries long silence on Croatians until the middle of the 10th century.
To reiterate, the core of the theory of the autochthony of Albanians is the idea that they are descendants of Illyrian tribes inhabiting South Illyria and Epirus.
In the 2nd century CE, the ancient sources speak of an Illyrian tribe named Albanoi[20] and in the 10th century CE their name appears as the name of a people Albanoi (Άλβανοί)[21] with an unmistakable ethnic identity within the territories occupied in Antiquity by their Illyrian ancestors. In this relative meaning, the autochthony of Albanians is a historical reality and Albanians are the linear and immediate descendants of Illyrians.
As it is common with most of the scientific theories, the autochthony of Albanians has been criticized, both objectively and subjectively, and it can be predicted that it will continue to be so in the future. Unresolved problems or questions will remain in the future. What makes a theory solid and reliable is not its perfection and immutability but its relative power to explain the known facts at any point in time. A scientific theory always benefits from the scientific debate and the autochthony of Albanians has been gratified by all the objective critique from all the scholars, both by its supporters (Kretschmer, Jokl, Çabej, Hamp, Cimochowski, et al.) and opponents (Paul, Hirt, Weigand, et al.).
References
1 Çabej, E. (1958). Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të vëndeve. Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shk. shoq. 2, p. 54-62.
2 Alain Ducellier [(1998). Les Albanais dans l’empire byzantin: de la communauté à l’expansion. In The Medieval Albanians. Symp. Athens, pp. 17-45 (p.19): “pour les Albanais comme pour tous les autres peuples balkaniques, on ne saurait jamais parler que d’autochtonie”.
3 S. Byzantini Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt. Reimer, Berlin, p. 187: “Βρύκες ἔθνος Θρακης”.
4 Osswald, B (2007). The ethnic composition of medieval Epirus. In Imagining Frontiers, Contesting Identities. Ed. S.G. Ellis and L. Klusáková. Edizioni Plus, Pisa. p. 137.
5 Hamp, E. P. (1981). On Leibniz’s Third Albanian Letter. Zeitschrift fur Balkanologie. Jg. XVII 1, p. 34-36.
6 Reiter, M. (1980). Leibnizen’s Albanerbriefe. Zeitschrift für Balkanologie. Jg. XVI, p. 82-93.
7 Thunmann, J. (1774). Untersuchungen über die Geschichte östlichen europäischen Völker. Chapter Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen. Siegfried Lebrecht Crusius, Leipzig, p. 246.
8 von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. . F. Mauko, Jena, p. 213: “da die Albanesen keine Slaven sind, und mit keinem andern bekannten Volke nähere Verwandtschaft zeigen, da die freilich kümmerlichen Quellen ausser der slavischen keine Einwanderung melden, die bedeutend genug wäre, um ein grosses Volk zu schaffen, so darf man annehmen, das die heutigen Albanesen die Nachkommen der vorslavischen Urwohner des landes seien”.
9 Fallmerayer, J.P. (1857). Das albanesische Element in Griechenland: Über Ursprung und Alterthum der Albanesen I, Bayerische Akademie der Wissenschaften, München, p. 8 (424): “Heimatland oder Ursitz, in welchem die beglaubligte Geschichte das Volk der Albanier zuerst entdeckt, ist der gebirgige, meistens rauhe, etwa einhundert Stunden lange und nirgend über dreissig Stunden breite, südlich vom Ambrakischen Golf, nördlich vom Skodra-See, westlich vom jonisch-adriatischen Meere und östlich vom Pindusgebirg eingekeilte, schmale und zerrissene Küstenstrich, von welchem die Südhälfte im Alterthum Epirus, die nördliche aber Illyria hiess”.
10 Fallmereyer, J.P. (1857). Ibid. p. 11 (427) “Sind sie ein Volk, welches vor Anfang aller Geschichtskunde im Lande war”.
11 Mommsen, T. (1855). Römische Geschichte II. Leipzig, f. 161:”Die ursprünglich illyrische Bevölkerung, deren letzter reiner Ueberrest die heutigen Albanesen zu sein scheinen”.
12 Mommsen, T. (1854). Römische Geschichte I. Weidmannsche Buchhandlung, Leipzig, f. 257: “…die tapfern Epeiroten, die Albanesen des Alterthums, hingen mit angestammter Treue und frischer Begeisterung an dem muthigen Jüngling, dem ‘Adler‘, wie sie ihn hiessen”.
13 Meyer, G. (1888). Die lateinischen Elemente im Albanischen. In Grundriss der romanischen Philologie I, Trubner, Strassburg, p 804-821: “Es ist keine Grund vorhanden, dieselbe für etwas anderes zu halten, als für die jüngere Phase des alten Illyrisch oder richtiger einer der alten illyrischen Mundarten”.
14 Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenhoeck und Ruprecht, Göttingen, f. 262): “Die Annahme, dass die Albanesische Sprache die jüngste Phase des Altillyrischen oder, wie sich G. Meyer mit Recht vorsichtiger ausdrückt (in Grober’s Grundriss I 804), einer der alten Illyrischen Mundarten darstelle, ist der ganzen Sachlage nach so wahrscheinlich, dass man schon sehr gewichtige Gründe beibringen musste, um sie zu wiederlegen”,
15 Çabej, E. (1976-2006). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes volumes I-VII. Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë.
16 Çabej, E. (1958). Problemi i autoktonisë së shqiptarëvet në dritën e emravet të vëndeve. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore 2, 54-62.
17 Thucydides, The Peloponnesian War 3, 94, 5: “ἀγνωστότατοι δὲ γλῶσσαν”.
18 Strabo Geography
19 Porphyrogenitus C. De Administrando Imperio
20 Claudii Ptolemaei, Geographia, III, 13, 23, Red. C.F.A. Nobbe, Tauchnitz, Leipzig, 1843, f. 197.
21 Michaelis Attaliotae Historia Opus. Ibid, p. 9, 18 and 297.
TRE MOTRAT LEPENICA,TË BURGOSURA, DHE TË INTERNUARA NGA FASHIZMI DHE KOMUNIZMI
*“Vajza shqiptare, çohuni në këmbë për të mbrojt atdheun nga robëruesit. Duam liri! ”./
*Unë propagondoja se komunistët vepruan si fashistet. Fashistët i vunë flamurit tonë shpatat e Duçes ndërsa komunustët i vunë yllin e Rusisë. Ne duhet të kemi një Shqipëri të lirë nacionaliste./
Nga Enver MEMISHAJ/
Shumë familje që dhanë me përkushtim dhe me dashuri për atdheun dhe lirinë gjithëçka që mundën, në kohë shumë të vështira, u mbuluan me pluhurin e harresës gjatë diktaturës komuniste.
Një nga këto familje që duhet kujtuar dhe nderuar është edhe ajo e Numan Lepenicës. Numani lindi në Lepenicë të Vlorës në vitin 1892, dhe kreu arsimin e lartë në Stamboll. Ai i shërbeu vendit të tij për 32 vjet, nga 1912, si oficer në qeverinë e Ismail Qemalit, i plagosur në Luftën e Vlorës më 1920, kryetar komune dhe nënprefekt deri më 31 dhjetor 1944 dhe ashtu si miku i tij Ali Asllani vdiq pa pension, në mjerim.
Numani u martua me dashuri me mësuese Zenepen, të bijën e Mustafa Xhomos, një bej i rënë nga vakti nga Leskoviku dhe mbesë në familjen Vlora.
Të tre vajzat e tij: Tefta, Afërdita dhe Elisabeta, nën shembullin e prindërve, u aktivizuan si luftëtare për përparimin e femrës shqiptare dhe si luftëtare për liri kundër pushtuesit fashist. Ato u burgosën dhe internuan dhe patën një fund tragjik.
Sot nga ajo familje me famë e emër të mirë ka mbetur vetëm një vajzë Donata. Është detyrë atdhetare dhe kulturore të hedhësh dritë mbi veprimtarinë qytetare dhe atdhetare të tre motrave Lepenica.
- TEFTA LEPENICA
Tefta ka lindur në Vlorë, më 28 prill 1917. Ajo fitoi konkursin për të ndjekur Institutit Femror “Nana Mbretëneshë”. Gjatë kohës së studimeve në Tiranë, ajo ra në dashuri me Emin Selenicën nga Korça, marrëdhënie që u kurorëzua me martesë më 27 dhjetor 1934, siç shënohet në regjistrin e Gjendjes Civile.
Martesa nuk e pengoi në vazhdimin e shkollës. Ajo me vullnet të fortë u diplomua në vitin shkollor 1936-1937, me rezultate të larta, në degën e gjimnazit.
Në bibliotekën e motrave Lepenica mundëm të gjejmë një kartolinë pas së cilës ishte shkruar: “Dhurue Tefta Lepenicës, Instituti Femëror “Nana Mbretneshë”, për nota të mira”. Më poshtë në kartolinë shënohet: “Silluni mirë gjithmonë kundrejt shtazëve…” Prej kësaj kartoline dhe të dhënave të tjera gojore marrim vesh se Tefta ka qënë një nxënëse e shkëlqyer në mësime.
Krahas diplomës Tefta përvetësoi shumë mirë edhe gjuhën italiane, ndërsa në familje ajo kishte marrë njohuritë fillestare per gjuhën turke, frënge dhe greke, prej prindërve.
Në shenjë kujtimi e nderimi për ato vajza që u bënë flamurtare të përparimit dhe luftës për liri po përmendim maturantet e këtij viti shkollor:
Dega e gjimnazit: Musine Kokalari, Vera Bogdo, Agllaia Harito, Tefta Lepenica, Qamuran Toptani, në sesionin e vjeshtës.
Dega e normales: Gjylsyme Dervishi, Liri Poshi, Margarita Nosi, Pullumbe Libohova, Eleni Toroshani, Ganije Bejko, Ganimet Gjilani, Gliqeria Koça, Gjenovefa Bojaxhi, Mukadez Serezi, në sesionin e vjeshtës.
Me rastin e diplomimit të maturës së parë të Institutit “Nana Mbretneshë”, shtypi kohës shkruante:
“Në se sot kemi shkolla të mesme që na nderojnë Instituti “Nana Mbretneshë”, është në radhën e parë. Kishte nevojë të madhe vendi ynë për një strehë dritëdhënëse dhe edukonjëse të brezit femëror që po rritet. Dhe u plotësua me çeljen e këtij Instituti që qysh katër vjet punon palodhje për arsimin e 500 e ca vajzave shqiptare… U provua se vajza shqiptare është e zonja të punojë tamam si femrat e tjera të botës së qytetërueme. U pa qartazi dëshira dhe vullneti që ka vajza shqiptare për dritë përparimtare”. (Revisa “Diana”, nr. 32, korrik 1937, f. 32.)
* * *
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, të tre motrat Lepenica: Tefta, Afërdita dhe Elisabeta, falë traditës familjare dhe shembullit të prindërve, që në ditët e para u gjendën në vijën e parë të rezistencës dhe luftës për liri. Shtëpia e tyre në lagjen “Lirim” së bashku me atë të Aleksandra Premtit etj., fqinja e tyre, u kthyen në baza të luftës për liri.
Në korrik të vitit 1939, Tefta së bashku me Viktori Gjikondin, veterane e Lëvizjes Antifashiste, në Vlorë, u caktuan të shoqëronin fëmijët shqiptarë që shkonin në kampet italiane. Të dy shoqet vazhdonin të bënin propogandë të pa reshtur kundër pushtimit fashist, por fashizmi ashtu si edhe komunizmi, më vonë, kishte agjentë në çdo qelizë të shoqërisë.
Kështu që agjentët fashistë arritën të zbulonin aktivitetin antifashist të këtyre dy vajzave. Federata e Luftimeve në Brindzi më 7 korrik 1939 i shkruan Fashistit Giovani Giro, Inspektor në Tiranë:
“Referuar komunikimit telegrafik të shokut Bianki, dje janë paraqitur dy mësuese përkthyese të kampit Znj. Tefta Lepenica dhe znj. Viktori Gjikondi. Sipas udhëzimeve të shoqes Poli, të cilës i kam telefonuar, parashtroj riatdhesimin e tyre të menjëhershëm për motivet e më poshtëme: Kanë treguar entuziazëm të pakët për ardhjen e tyre në Brindsi, duke folur me një nga bashkëpunëtorët e mi, ato janë shprehur si më poshte:
- ne ishim të kënaqura me Mbretin Zog (Mbret maskara e i poshtër), sepse ishte shprehja e një shteti të lirë dhe të pavarur.
- ne nuk kuptojmë se si Italia u ka hequr lirinë një milon shqiptarëve, të cilët duan të jetojnë të lirë.
- Kur Republika e Venecias kishte raporte të mira tregëtare me Shqipërinë, nuk ishte kjo Italia e sotme që pushton shtetet e vogla.
- Ju italianët e njihni historinë tuaj siç ua kanë mësuar në librat tuaja. Historinë tonë, do të ua mësojmë ne, historinë e vërtetë që njihet ndërkombtarisht.
- Ne kemi nostalgji për Shqipërinë, që për ne, mbetet atdheu jonë i bukur.
- Ne kemi ardhur në Itali, për një shpërblim prej 400 liretash dhe që të kemi mundësi të blejmë ndonjë fustane apo sende të tjera.
- Të gjitha mësueset e tjera i kanë nisur me detyrim.
- Duam të jemi të lira, sidomos mbrëmjeve për t`u argëtuar.
E quaj të domosdoshme të shënoj që njera prej të dyjave ka pohuar se është vajza e kryetarit të komunës së Vlorës.
Ju lutem të merrni masa urgjente për t`i kthyer në vendin e tyre dy mësueset që ndodhen në Brindsi. Po kështu dy mësueset e tjera njera është bullgare dhe nuk di asnjë fjalë italisht, ndërsa tjetra di pak italisht. Sekretari Federal Franko Fedele Bozi “ (AQSH, F. 161, V. 1939, D. 975, f. 1)
Nuk ishte e vështirë për fashistët që të verifikonin menjeherë se bëhej fjalë për kryetarin e komunës Numan Lepenica, babai i Teftës, ndaj të cilit edhe do të hakmerreshin.
Shkresës së sipërme, më datën 8 korrik 1939, i përgjigjet Partia Fashiste e Shqipërisë, Drejtoria Qëndrore, Tiranë: “Përgjigje e Francesko Jakomonit Mëkëmbës i Përgjithshëm i Mbretit Perandor Tiranë.
Mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që shoqërojnë fëmijët pranë kolonive të Federatës së Brindzit, kanë manifestuar ndjenja antiitaliane, për më tepër janë shprehur në momentin në të cilin Organi i Partisë Nacionaliste Fashiste, po përkujdeset me dashuri për mysafirët e vegjël shqiptarë.
Sjellja e dy mësueseve shqiptare, siç del nga raporti i Federatës së Brindzit, është e papranueshme dhe ju kërkoj domosdoshmërisht pushimin e shpejtë nga shërbimi që kryejnë. Tek elementë të tillë të këqinj bashkohet shpirti keqdashës me paqartësinë.
Duke mbrojtur shërbimin tonë, shfytëzojmë veprën e ripërtëritjes politike dhe morale dhe duke e marrë me shumë besim dhe me entuziazëm të madh bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve.
Të dy mësueset e sipërcituara në koloninë e Federacionit të Brindzit, do të zëvëndësohen me të tjera që rezervohem t`i shënoj. Inspektori P.N.F. Giovani Giro” (AQSH, F. 261, V. 1939, D. 975, f. 2-3)
Sekretari, Mëkëmbësit të Përgjithshëm ka vënë këtë shënim për S.E. Koliqin: “Relacioni i dërguar më datën 8 korrik 1939, nga inspektori i P.N.F. i dërguar për njohje nga E.V. përforcon idenë se dy mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi që kanë demonstruar papajtueshmëri në situatën e re pushohen nga shërbimi. I jam mirënjohës E.V. në se do të na informojë, në kohën e duhur për sa i përket çështjes. Sekretari Mëkëmbësi i Përgjithshëm” (AQSH, F. 261, V. 1939, D. 975, f. 6)
Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, më 13 korrik 1939, u përgjigjet shqetësimeve fashiste: “Me keqardhje kam marrë njoftim mbi shkresën tuaj të datës 8 korrik 1939. Shoqërueset Tefta Lepenica dhe Viktoria Gjokondi nuk janë mësuese, por vetëm ish nxënëse në Institutin Femëror “Nana e Skënderbeut” të Tiranës, ku kanë krye liceun në vjetin shkollor 1938-1939. Kam marrë shënim që ndonjë kërkesë eventuale e tyne për punë ose bursë të mos merret në konsideracion.
Të përmëndurat janë kenë dërgue me shpejti prej Vlonës, për me zavëndësue dy shoqëruese të tjera që janë kenë sëmurë. Ministri Ernest Koliqi” (AQSH, F. 261, V. 1939, D. 975, f. 5)
Ndjekja e autoriteteve fashiste vazhdon. Më 24 korrik 1939, për mësueset shqiptare Tefta Lepenica dhe Viktori Gjikondi, gjejmë edhe këtë informacion: “Informues të vlefshëm raportojnë se mësueset shqiptare… kanë manifestuar një qëndrim të tillë ndaj situatës që ka qënë e mjaftueshme për riatdhesimin e tyre… Ësht gjithashtu në vijim … masa paraprake për pushimin e tyre. Francesko Jakomoni” (AQSH, F. 261, V. 1939, D. 975, f. 7)
* * *
Viti 1939, kishte ardhur i zi për shqiptarët, por veçanërisht për ata që u gjendën në vijën e parë të rezistencës dhe të luftës kundër pushtrimit fashist.
Babain e Teftës, Numan Lepenicën, kryetar komune, i aktivizuar me qarqet antifashiste, më 10 tetor 1939, e pushuan nga puna.
Teftën e riatdhesuan nga Italia duke mbajtur shënim që të mos punësohej në administratën shtetërore dhe të mos lejohej me bursë të ndiqte universitetin ne Itali, siç kam cituar më lart vendimin e Ministrit të Arsimit Ernest Koliqi.
Ato vajza që kryenin degën e gjimnazit në Institutin “Nana Mbretneshë”, që fashistët e quajtën “Nana e Skënderbeut”, kishin të drejtë të ndiqnin studimet universitare në Europë. Por, Tefta, për shkak të qëndrimit antifashist të saj dhe të familjes, ajo nuk mund të ndiqte studimeve në Itali, është kjo arsyeja që babi sajë kërkoi një udhë tjetër për të arsimur të bijën.
Ajo mundi të regjistrohej për konkurim në Universitetin e Zagrebit, për farmaci. Tefta fitoi konkursin ndoqi studimet dhe u diplomua farmaciste. Për kohën e studimeve që kaloi në Zagreb na mungojnë të dhënat. Ajo duhet të jetë diplomuar në vitin1944 dhe pasi u kthye në Shqipëri, me ndihmën e miqve të babait, hapi një farmaci në Durrës. Komunistët që kishin ardhur në fuqi e shihnin me dyshim vajzën e një nepunesi të lartë të regjimit “antipopullor” të Zogut. Kështu që ajo punonte në kushte të vështira dhe aty nga viti 1947 (?), u gjend e helmuar, në moshën 30 vjeçare, pa krijuar familje dhe pa gëzuar jetën, në rrethana që mbetën të pa sqaruara.
Është rasti të bëjmë një krahasim midis fashistëve dhe komunistëve: Tefta, për mendimet antifashiste, vetëm u riatdhesua nga Italia. Motra e saj Afërdita, siç do të shohim më poshtë, për të njëjtat mendime, por tashmë kundër komunistëve, në vitin 1950, në moshën 24 vjeçare, u gjykua dhe prokurori kërkoi dënimin me vdekje, por gjykata “mëshiroi” dhe i dha vetëm 10 vjet burg!
- AFËRDITA LEPENICA
Pas daljes nga burgu, Afërdita mbeti e persekutuar deri në fund të jetës. Ajo punoi mami në qytezën e sharrëxhinjëve, në Hotolisht të Librazhdit, deri sa doli në pension. Çdo vit, ajo së bashku me Donatën vajzën e sajë, i kalonte pushimet verore në shtëpinë e autorit të këtij shkrimi, në Vlorë. Nëna ime, me gjith hallet e sajë, e priste dhe e përcillte me dashuri dhe respekt dhe nuk u lodh asnjëherë duke i shërbyer. Po kështu edhe Gatua, motra ime në Tiranë, me dashuri prej motre, i hapi Afërditës dhe Donatës derën e shtëpisë dhe të zemrës. Afërdita i tregonte autorit të këtij shkrimi jetën e sajë plot peripeci dhe vuajtje të pa fundme. Pas vitit 1992, kur mu dhanë mundësit të shfrytëzoj arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme harmonizova tregimet e Afërditës me dokumentat e kohës. Ja se ç`farë ka treguar Afërdita, nën tortura, në hetuesinë komuniste:
“Unë kam lindur në Vlorë më 8 korrik 1925. Mbas mbarimit të arsimit fillor, prindërit më regjistruan së bashku me motrën binjake Elisabetën në Shkollën Tregtare në Ujë të Ftohtë, të Vlorës, në atë kohë një shkollë me emër shumë të mirë.
Në vitin 1940, kur unë vazhdoja Shkollën Tregtare, Ministria e Shëndetsisë me anë të një lajmërimi në gazetë, kërkoi 35 vajza për t`i çuar në Itali për studime… Babai pasi mori pëlqimin tim me anë të miqve të tij më siguroi një bursë.
Më 2 qershor 1940, u nisa së bashku me shoqet në Itali. Më 1 korrik mbritëm në Bari. Aty qëndruam 6 muaj, për studime për mami, por duke qënë se Bari ishte zonë lufte dhe bombardohej nga anglezët na trasferuan në Kamerino.
Në pushimet e verës të vitit 1942 erdha në Vlorë dhe shkova për disa ditë në fshatin e origjinës së babait, në Lepenicë. Në shtëpinë e xhaxhallarëve që ishte shndërruar në bazë të luftës, vinin partizanë ilegal, midis tyre edhe djali shtëpisë tonë Sadik Premtja. Nga ai mora njoftimet e para për Lëvizjen Nacionalçlirimtare, mësova këngët e para revolucionare dhe në përfundim të pushimeve u ktheva në Itali për të vazhduar studimet. Në të vërtetë e urreja në kulm fashizmin dhe italianët.
Ndër shoqet e mia studente në Itali kujtoj: Xhemile Gjinishin, motrën e Mustafa Gjinishit nga Peqini, Nimete Luzatin, nga Luzati, Melani Kafeja nga Shkodra, Aspasi Roshi nga Kavaja, Lefteri Dhamo nga Durrësi, Nixhije Hila nga Delvina dhe tash banuese në Tiranë, Senka Andrea nga Shkodra, tash mami në Lezh, Sofije Bejtja nga Elbasani, tash banuese në Tiranë, Bukurie Meçaj nga Elbasani, tash mami në Peqin, Hasime Janina nga Berati, tash në burg politik, Milla Paço nga Përmeti, tash me banim në Tiranë, Fahrie Deliu nga Elbasani tash nuk e di ku banon, Evjani Ndija nga Elbasani tash mami në Përmet, Eftiqi Noçka nga Gjirokastra tash mami në Vlorë, Margarita Papleka nga Elbasani, tash mami në Tiranë, Meropi Shyqyriu tash me banin në Elbasan, martuar me major Kopi Nikon, Bepina Shala nga Shkodra, Athina Marku nga Elbasani. (Fjala tash, tregon vitin 1950, kur Afërdita flet për jetën e sajë)
Me këto shoqe, në sallë ku mblidheshim me pretekst studimi, bisedonim shpesh herë për luftën që bëhej në Shqipëri. Këtë frymë vendosëm ta përhapim në të gjitha shoqet e konviktit. Mirpo aktivitetin tonë e raportoi në karabineri shoqja jonë Maria Bobe nga Shkodra, e cila më pas u martua me kapitenin e karabinerisë së Kamerinos.
- E burgosur dhe internuar prej fashistëve italianë.
E spiunuar, më 27 shkurt 1943, u arrestova nga Kuestura e atjeshme si antifashiste, meqënse në konvikt flisnim për Lëvizjen Antifashiste që bëhej në Shqipëri dhe këndonim këngë revolucionare, që i kishim mësuar kur ishim me pushime në Shqipëri. Shpesh herë këndonim një trakt që më kishte dhënë mua Sadik Premtaj – Xhepi, në muajin tetor të vitit 1942, kur isha me pushime në Shqipëri.Në këtë trakt Parti Komuniste i bënte thirrje popullit që të hidheshin në luftë kundër fashizmit.
E mbaj mënt, se si më arrestuan: Kryemurgesha që ishte në konvikt Ana Piaxha më tha se duhet të shkoja në Karabineri. Atje kapiteni Karabinerisë më kërkoi që të ngrinim në konvikt Organizatën e Fashios dhe të merrnim triskat e Fashios. Unë e kundërshtova duke i thënë se ne nuk kemi ardhur këtu për të bërë politikë, por për të vazhduar studimet.
Athere ai më tha se ju keni lidhje me partizanët shqiptarë dhe këtu keni ardhur jo vetëm për të mësuar, por edhe për të bërë propagandë kundër fashizmit dhe se kishte urdhër nga Ministria e Jashtme Shqiptare të më internonin pse isha kundër fashizmit.
Pra, sentimentet e mia ishin zbuluar dhe prandaj të nesërmen në katër të mëngjezit më morën dhe më internuan në kampin Polence tre orë larg me tren nga Kamerino. Në atë kamp vuanin 2000 gra të huaja dhe italiane. Dy ditë më parë kishin internuar edhe shoqen time Milla Paço. Fashistët na trajtonin shumë keq…, na jepnin vetëm 150 gr. bukë në ditë, por mua më ndihmonte familja, për çdo muaj merrja prej saj 1000 lireta ose edhe më shumë. Atje kishja si shoqe të ngushtë vetëm një turke që quhej Suela…
Në Polence qëndrova pak kohë pasi u sëmura prej vuajtjeve…, dhe mua më trasferuan në katundin Fiuminda, që fashistët e quanin “ampo libero” Aty jam njohur me disa familje italiane, por shumica nuk më kujtohen emrat… Edhe këtu vuanim, pasi na jepnin vetëm 150 lireta në muaj…
Mund të kujtoj Alberto Rossin, familjarisht. Me këtë unë shoqërohesha, por ishte e ndaluar nga karabineria që ne të internuarat të kishim intimitet me italianët.
Këtu qëndrova deri më 15 nëntor 1943, prej kësaj date na çuan në një kamp tjetër në Apiniano ku qëndrova deri në shkurt të vitit 1944.
Aty më ka ardhur kuestori komandës dhe pasi më bëri komplimenta donte të dinte se cilët ishin komuniste që ndodheshin akoma në konviktin tonë. Unë i thash se neve asnjera nuk jemi komuniste, por jemi vetëm studente që kemi ardhur këtu të kryejmë studimet dhe të kthehemi në atdhe. Ai nuk më besojë dhe më tha se deri sa të mbarojë lufta ti do të qëndrosh e internuar. Më 15 shtator 1943, më trasferuan në Ampinjero.
Para se të më transferonin më erdhi një telegram nga Eqrem Çabej, njeri krejt i panjohur nga mua, ku më thoshte të shkoja në Romë… Unë këtë njeri nuk e njihja dhe nuk e dija çfarë detyre kishte në Romë…
Dy shoqet e mia Milla Paço dhe Hasije Janina u liruan, kurse mua nuk më liruan, për këtë unë pyeta dhe më thanë: Nuk kemi asnjë urdhër as nga Ministria e Jashtme dhe as nga Ministria e Luftës.
Kështu që unë mbeta e internuar dhe u trasferova në Apijano, ku vuante edhe një ruse e bardhe edhe kjo e internuar.
- E burgosur dhe internuar prej nazistëve gjermanë.
Sapo e okupuan këtë fshat gjermanët, mua më burgosën me akuzën se jam në lidhje me partizanët, gjë që unë e mohova me këmbëngulje. Në burg kam qëndruar nga data 7 shkurti 1944, deri nga fundi muajt qershor 1944 dhe kam vuajtur nga trajtimi keq dhe ushqimi keq: lakra dhe 150 gram bukë në ditë.
Oficerët gjerman, të shoqëruar nga ata italian, kërkonin nga mua të tregoja bazat e partizanëve. Unë u thoja se nuk di gjë, për këtë dy herë më kanë vënë në torturat e fronit me korent dhe duke qënë se unë nuk fola u bindën …
- Liria nga forcat amerikane dhe idetë antikomuniste.
Më nxorrën nga burgu dhe më çuan në fshatin Karidone. Atje qëndrova deri sa erdhën forcat amerikane. Mbas dy muajve të çlirimit nga gjermanët shkova në Bari në Misionin Ushtarak Shqiptar, i kryesuar nga n/kolonel Kadri Hoxha, i cili më caktoi infermjere në kamp…
Në kontaktin e parë që pata me partizanët e plagosur që kishin ardhur në Itali mora vesh për dezertimin e Sadik Premtes – Xhepit, njeri që unë e doja dhe e admiroja pa masë si edhe ai mua. Simpatia e madhe që kishja për të, më bënë që edhe unë të ndërroj opinjon dhe rrugën, pasi arsyetoja se deri sa ai jetoi dhe luftoi për Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe u kthye mbrapa, si duket kjo Lëvizje nuk është e drejtë dhe e mirë…
Mosha ime e re, 18 vjeçare, dhe rrethi shoqëror që kishja frekuentuar para se të bija në kontakt me partizanët shqiptar kishin influencuar në ndërrimin e mendimeve të mia dhe lajmi për Sadik Premten – Xhepin, ndikuan kryesisht në ndjenjat e mia revolucionare, kështu që unë besova anglo-amerikanët. Në kamp me partizanët shqiptar qëndrova në tepër se një muaj e gjysëm.
- Kthimi në atdhe dhe aktiviteti antikomunist.
Më 21 dhjetor 1944, u ktheva në Shqipëri, në familjen time në Vlorë. Aty mësova se një xhaxha, Xhelal Hoxha, ishte vrarë në luftë si ballist, gjithashtu edhe Hysni Lepenica, dy njerës që unë kisha për ta një dashuri të madhe. Pastaj më thanë se partizanët kishin djegur shtëpinë tonë në Lepenicë dhe kishin marrë të gjithë mallin. Këto ngjarje e rënduan më tepër shpirtin tim. Që në ditët e para të kthimit tim në Vlorë fillova miqësinë me disa shoqe që kisha pasur më parë… Ishin shoqë të pakënaqura dhe antirevolucionare… Kisha miqësi me familjet e çifutëve që kishin një urrejtje të madhe për Pushtetin Popullor. Te këta gjeta tamam ata që kërkoja…
Vendi ku mblidheshim ishte shtëpia e Xhon Matathia-s. Atje vinin Rafo Jakoeli, Moisi Levi, tani në Vlorë, Nino Ganiu, Xhakovino Matathia, tani në Tiranë, po ashtu vinte djali doktorr Çupishtit, Skënderi, me të motrën Shukranen, tani familjarisht në Shkup, dhe shoqet e mia çifute Mini Jakoeli dhe Tuçi Matathia dhe nga ndonjë herë mblidheshim te shtëpia e Mini Jakoelit.
Ne mblidheshim çdo të shtunë dhe bisedonim mbi reformat, shtetëzimet, regjimin që ne s`na pëlqente. Mbas kërkesave të tyre unë u shpegoja për ushtrinë anglo-amerikane dhe regjimin demokratik që ishte në Itali, që i dedikohej udhëheqies së De Gasperit etj. U flisja për ushtrinë anglo-amerikane, e cila e trajtonte mirë popullin italian, përgënjeshtroja lajmet e gazetës sonë. U thoshja se në Itali gjendej çdo gjë, ju thoja se Kryqi i Kuq amerikan shpërndan ushqime dhe ndihmon të dëmtuarit e luftës etj. U thoshja se shumë oficerë amerikanë dhe anglez më kishin thënë se nuk është e largët dita kur do të vimë në Shqipëri. Lavdëroja rregullin dhe disiplinën anglo-amerikane.
Në vitin 1946 në Vlorë zura miqësi me vajzat e Risiliotëve: Diana Risilia, Rubie e Nergjize Risilia të cilat kishin marrë pjesë aktive në radhët e Ballit Kombëtar.
Në këtë shoqëri nuk mungonte asnjëherë Shukrie Çupishti, e cila gjatë viteve 1940-1943, kishte qënë në gjimnaz në Itali, një vajzë tepër e zgjuar. Doktor Çupishti i ati Shukranes u trasferua në Peshkopi ku mori edhe familjen me vete. Më 28 nëntor 1948, familjarisht u arratisën në Shkup, Jugosllavi. Shukrania më kishte propozuar edhe mua të arratisesha bashkë me ta, por në atë kohë unë u arrestova në Burrel për agjitacion dhe propogandë.
Mbledhjet i bënim tek Diana Risilia pasi shtëpia e saj ishte në periferi të qytetit. Ne nxisnim edhe shoqe të tjera të vinin në takimet tona. Kështu u bëmë gjithsej 11 vajza: Afërdita Lepenica, Shukrane Çupishti, Diana Risilia, Rubie Risilia, Nergjeze Risilia, Nedime Kasëmi, Mimi Kasëmi, Nefrone Agalliu, Tahnime Mustafaraj, Mini Jakoeli, Tuçe Matathia.
Ky grup ishte vepra ime. Ne jemi mbledhur katër herë në shtëpinë e Diana Risilisë. Në këto mbledhje bisedonim për luftën dhe rolin që kishte luajtur femra në atë luftë, që sipas pikpamjes tonë ajo i kishte shërbyer më tepër burrave se sa luftës. Flisnin ato që e kishin jetur luftën… Nedime Kasëmi që kishte qënë pjestare e celulës së Ballit Kombëtar në Vlorë lavdëronte Ballin Kombëtar dhe thoshte se edhe neve kemi qënë shumë shoqe në celulë, por nuk ka pasur degjenerim…
Këto lidhje u shkëputën duke filluar nga fundi i vitit 1946 deri në itin 1949, pasi jeta na shpërndau.
- Në shërbim femrës shqiptare dhe vullnetare në hekurushë.
Në janar –shkurt 1945, u emrova mami në Himarë, nga Himara u tasferova në Mesaplik e Drashovic. Në Drashovic mu dha mundësia që të shoh biografinë time ku shkruhej se isha person i padëshëruar dhe që nuk duhet të besohesha. Kjo gjë më revoltoi kundër pushtetit. Kuptova qartësisht se ndiqesha nga policia.
Nga muajin qershor i vitit 1945 u tasferova mami në Valias të Tiranës. Këtu qëndrova për 4 muaj dhe në nëntor të këtij viti u ktheva pranë familjes, pasi isha dobësuar shumë dhe babai më tha që të kthehesha në shtëpi pa lejen e Ministrisë. Pranë familjes qëndrova 8 muaj pa punë, deri sa mora veten.
Në gusht të vitit 1946 më emëruan mami në Kurvelesh.
Në muajin gusht 1947, kam qënë vullnetare në hekurudhën Peqin – Elbasan. Me t`u kthyer nga hekurudha kam punuar provizorisht llogaritare në Ndërmarjen e Grumbullimit në Vlorë, afro një vit.
Në muajin mars 1948 jam trasferuar në Burrel ku edhe krijova një rreth antikomunist.
Më 27 tetor 1948 më arrestun në Burrel dhe më akuzuan për agjitacion dhe propagandë, por pas tre muaj e gjysëm më liruan për munges faktesh…
U lirova pas rezolutës të Kongresit të Parë të PKSh –së më 22 dhjetor 1948 dhe shkova në Vlorë ku qëndrova 8 muaj pa punë, deri në gusht të vitit 1949, sepse nuk pranoja të shkoja në punë në rrethin e Maliqit ku më kishte emëruar Ministria e Shëndetësisë.
Më 26 gusht 1949, me kërkesën time shkova në rrethin e Gramshit sepse atje ndodhej i fejuari im Hysen Dervishi. Aty u njoha me nëpunësa dhe fshatarë antikomunist, të cilët m`i prezantoi i fejuari im. Edhe këtu dhe në çdo vend tjetër nuk mungova të vazhdoj aktivitetin tim antikomunist…
Të gjith njerëzit e mi të afërt janë kundër komunistëve në pushtet: Refati, Shaqia, Qemali, Imeri, Fetiu. Dilaveri, etj.”.
- Mendimet dhe idetë e mia.
Në rrethin tim shoqëror kam pasur dhe kam mbrojtur këto mendime: Unë kam menduar se kjo qeveri nuk vete shumë. Kam menduar gjithnjë se edhe neve duhet të luftonim kundër komunizmit dhe kam biseduar se një ditë do të vinin anglo-amerikaët dhe do rrëzonin komunistët nga pushteti.
Unë propagandoja se komunistët vepruan si fashistet. Fashistët i vunë flamurit tonë shpatat e Duçes, ndërsa komunustët i vunë yllin e Rusisë. Ne duhet të kemi një Shqipëri të lirë nacionaliste.
Për këto mendime më nxiste xhaxhaj im Refat Lepenica, djali xhaxhait Qemal Lepenica, kushriri im Perlat Selami, sot në vitin 1950 i vdekur dhe shoqia ime vlonjate Athina Marku që është mami në Elbasan.
Unë mendoja se Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe të zhvillohet në rrugën demokratike, por jo në rrugën e komunizmit. Mua nuk më pëlqente diktatura komuniste, më pëlqente demokracia e tipit të perëndimit.
Simpathia për tipin e demokracisë së perëndimti më ka lindur që kur erdhën aleatët në Itali duke lexuar revista, gazeta amerikane dhe angleze të shkruara italisht dhe duke biseduar me ushtarakët e misionit anglo-amerikan dhe ndihma që ata i jepnin popullit, tek neve la përshtypje të mira për demokracinë e perëndimit. Ne kemi folur gjithmonë për ide nacionaliste për një Shqipëri të lirë, për flamur pa yll.
Kur ishja me punë në Drashovicë të Vlorës, së bashku me një shoqen time, të quajtur Liri, së cilës i ishte pushkatuar i ati, përgatitëm disa trakte ku i bënim thirrje popullit të protestonte kundër qeverisë, pasi qeveria nuk ishte njohur akoma dhe thoshim se kjo qeveri po na burgos dhe na pushkaton, por këto trakte na u zunë nga Sigurimi. Mua më morën në pyetje në Drashovic, më këshilluan dhe më liruan.
Njerëzit e pushtetit më quanin armike dhe nuk më afronin. Në gjirin e familjes nuk kam qëndruar, që kur u ktheva nga Italia, veçse si mysafire kështu që ndjenjat e mia vazhdonin të ishin kundër pushtetit të komunistëve…
- E burgosur dhe internuar prej komunistëve shqiptarë.
Bashkëpuntorët e Sigurmit të Shtetit: Xhemal Laçka, Sul Galla, ”Sifoni” dhe rezidenti ”Medicina”, që punonte bashkë me mua, më raportuan dhe mbi bazën e raporteve të tyre, më arrestun më 17 prill 1950… Pas 4 muajve në tortura, pa ushqime dhe barna, pa ndihma nga familja, u sëmura rëndë nga mushkritë. Në gjendjen e rëndë shëndetsore Hetuesia e Elbasanit me shkresën nr. 61/1 datë 3.8.1950, i shkruan Tiranës: ”Rezervoni një birucë të përshtatshme si e sëmurë për Afërdita Lepenicën…”…
Pas 6 muajve në tortura dhe vuajtje të pa fundme, Prokurori shpirtzi, kapiten Xhavit Struga në pretencën e tij më akuzoi për agjitacion dhe propogandë dhe si agjente anglo-amerikane dhe kërkoi dënimin tim me vdekje. Në atë kohë unë isha vetëm 24 vjeçe vajzë. Gjykata e përbërë prej major Rexhep Kollit, major Pilo Shantos dhe kapiten Manol Milos dhe sekretar Braho Maliqi, u tregua e ”mëshirshme” dhe më 1 tetor 1950 më dha vetëm 10 vjet burg!?
Më 12 mars 1956, pas 6 vjetëve të vuajtjes në burg, i kërkova Gjykatës lirimin me kusht, me arsyetimin se: E mbetur pa asnjë ndihmë nga familja, pasi të dy prindërit ishin pa punë, motra e madhe kishte vdekur në rrethana të pa qarta në vitin 1947, motra tjetër ishte e shtruar në sanatorium në Vlorë dhe duke qënë se vuaja nga sëmundja e mushkrive, zemra dhe azma.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit me shkresën nr. 990 datë 13.1.1957, i shkruan Gjykatës së Lartë: ”Gjatë kohës që vuan dënimin në burg, nuk mban qëndrim të mirë, nuk tregohet e penduar për fajin e kryer dhe se lirimi i saj para kohe me kusht paraqet rrezikshmëri shoqërore. Gjithashtu edhe qëndrimi i familjes nuk është i mirë. Kjo Ministri jep opinjonin të mos lirohet nga burgu. Zv/ministri i Punëve të Brendshme gjeneral Major Mihallaq Ziçishti”…
Jam liruar nga burgu me kusht më 15 dhjetor të vitit 1957… Në shtëpinë time në të cilën kisha qënë më tepër mysafire gjeta vetëm nënën pa pension dhe motrën Elisabeta të sëmurë nga mushkritë e cila vdiq pas dy vjetëve, në vitin 1959.
E mbetur pa punë shkova në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kërkova të ushtroja profesionin tim si mami ku të kishte nevojë. Më emruan në Hotolisht të Librazhdit. Atje mora me vete edhe nënën time plakë, e cila vdiq në vitin 1963 dhe erdha dhe e varrosa në Kuzumbaba në Vlorë atje ku ishin varrezat e familjes dhe ku ishte varrosur edhe babai im. (Arkivi MPB, F. 1, D. 5575 dhe Dosja operative 5706.)
- Lindja e vajzës.
Në Hotolisht të Librazhdit u martova me Eqerem Hysenbegasi dhe pas lindjes së vajzës, më 22 korrik 1961 u ndamë. Vajzën e quajta Donata që në italisht do të thotë dhuratë nga Zoti. Donata arsimin e mesëm e kreu në Prenjas. Shkrimtarja Zyba Hysen Hysa e përshkruan Aferdita Lepenicën me këto fjalë: “Nuk mund të harroj Afërdita Lepenicën, e cila ka jetuar vite e vite në Hotolisht, në vendlindjen time. O Zot, sa tronditesha, kur edhe më të mbeturit i hidhnin vështrime përbuzëse. Po vajza e sajë? Donata! Një perëndeshë! Ajo vishej thjesht, por reflektonte një fisnikëri të fisme në fytyrë, saqë kurrë nuk kam ndeshur deri më sot një bukuri të tillë njerzore. Hante si të tjerët, vishej si të tjerët, por shkëlqente, se kishte sjellje të fisme që buronte nga origjina e saj. Bekuar qofshin nënat dhe gratë fisnike shqiptare! Vetëm ato nëna lindin dhe rritin bij e bija për të marrë në dorë frerët e drejtimit të kombit tonë të përvuajtur nga jo fisnikët”. (Zyba Hysen Hysa “Sharrajt në jetën e kombit”, Maluka, Tiranë 2012, f. 171)
Donata u martua në Tiranë, me Petrit Gurí Selmanaj me origjinë nga Lapardhaja e Vlorës, me të cilin pati dy vajza: Artemida e lindur më 24 qershor 1987, diplomuar për biologji dhe Alma e datëlindjes 28 shkurt 1992, diplomuar në Svicër për drejtësi, Mardhënie Ndërkombtare.
Donata kreu në Tiranë arsimin e lartë për drejtësi dhe ishte për shumë kohë juriste në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 1997, ajo refuzoi marrjen në riprovim që organizoi qeveria dhe doli në profesion të lirë, avokate, profesion që e ushtron edhe sot e kësaj dite me sukses të plotë.
- Saktësinë e kujtimeve të Afërdita Lepenicës dhe të aktivitetit të saj e gjeta të pasqyryar edhe në dokumentat e kohës. Po citoj disa nga këto dokumenta:
“Të lartpërmëndurat Aferdita Lepenica… kanë dalë në forma të ndryshme kryengritse, si p.sh. nuk kanë dash me vue një shirit me ngjyrat e flamurit italian, bashkë me ato të flamurit shqiptar, e kur janë detyrue, hidhnimin e tyre e kanë shfaqur në konvikt duke shkrue në gjuhën shqipe mbi dyer: “Vajza shqiptare, çohuni në këmbë për të mbrojt atdheun nga robëruesit. Duam liri! etj.”. (AQSH, F. 295, V. 1942, D.113, f. 239 )
* * *
“Shtojmë se pesë studenteshat e përmëndura janë pjestare të Lëvizjes Komuniste Shqiptare, mbasi këtu ka pas edhe manifestime terroristike… Në komunikimin që ju bëmë më sipër lutemi me i vëzhgue me imtësi zonjushat e thëna”. (AQSH, F. 293, V. 1942, D. 367, f. 25 )
* * *
“Ministria e Punëve të Brendshme. Zyra Politike. Tiranë, më 26.3.1943. Kemi nderin të ju njoftojmë se Drejtoria e Institutit të Asistencës Publike në Kamerino në të cilin vazhdojnë studimet bursistët për mami të kësaj drejtorie, na njofton se për arsye politike Ministria e Punëve të Brendshme Italiane sipas propozimit të Komandës Lokale të Karabinerisë ka arrestue bursistat znj. Mila Paço dhe Afërdita Lepenica dhe i ka internue të parën në komunën e Esantolios dhe të dytën në atë të Fiuminatas.
Drejtoria e Institutit në fjalë nuk di arsyet e këtij arrestimi prandaj ju lutemi të kini mirësinë me intervenue ku duhet për të bërë hetimet e rastit mbi arsyet e këtij arrestimi, tue pas mirësinë që përfundimi të na njoftohet për me mujt e me vendos mbi pozitën e tyre si bursista të kësaj administrate. Drejtori i Përgjithshëm Dr. Hamdi Sulçebe”. (AQSH F. 152/2, V. 1943, D. 163, f. 1)
* * *
“Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Politike, Tiranë, më 29. 5.1943. Drejtoria e Shëndetësisë, me shkresën e datës 22 të vazhduesit kërkon që të ndërmjetësohet për lirimin dhe kthimin në atdhe të tre vajzave të internuara politikisht në Itali të cilat vazhdojnë studimet e tyre pranë Universitetit të Kamerionos për mami, emrat e të cilave janë: Hasije Janina, internue ne Kamerino, Aferdita Lepenica, internue ne Fiumanto, Mila Paço, internue në Esantolio të provincës Makerato.
Lutemi prandaj si vajza që janë të ndërmjetsohet për lirimin dhe kthimin e tyre në atdhe, mbasi familjet e tyre ndodhen të shqetësueme tuj mos pasun as ndonjë lajm për gjendjen e tyre. Shtojmë se Kryesia e Këshillit Ministror me shkresën e datës 26 dhe 30.7.1942, asht lutun të ndërmjetsojë për lirimin e tyre, por deri tash nuk asht pa të jetë kryer ndonjë veprim. Kishte me na pëlqye të kemi një sigurim mundësisht sa më parë. Ministri” ( AQSH F. 152/2, V. 1943, D. 159, f. 35; AQSH F. 151, V. 1943, D. 21, f. 188)
Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë të njetën shkresë ua ka drejtur autoriteteve të Kamerinos, për Aferdita Lepenicën. (AQSH F. 152/2, V. 1943, D. 163, f. 1)
* * *
“15.7.1943. Drejtoria e Samitit Publik të kësaj Mbretënie, komunikon që studenteve të poshtë shënuara nuk u është lejuar riatdhesimi nga autoritetet e Kamerinos: Naxhije Hila, Meropi Shuteriqi, Hasije Janina, Margarita Syko, Bukurie Muço, Afërdita Lepenica, Milla Paço. Për të shënuarat është shënuar vendi i internimit: Kuestura nr. 390, në një kohë të mëvonshme do të shihet e mundur zgjatja e kohës së internimit”. (AQSH F. 153, V. 1942, D. 227, f. 173)
* * *
“Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë. Tiranë, më 19.7.1943. Drejtuar Ministrisë së Punëve të Brëndshme, Zyrës Politike.
Kemi nderin t`u njoftojmë se prej tre vjetësh kjo drejtori pat dërgue me burs të vet në Bari 43 vajza për me studjue për mami. Ma von këto u transferuan në Kamerino ku vazhduan deri sa kryen kursin tue u diplomue brenda vitit vazhdues.
Mbasi mbaruen studimet këto vajza u kthyen me përjashtim të zonjushave Afërdita Lepenica e Milla Paço të cilat janë ndalue nga kuestura lokale e internue në atë provinc, katër muaj ma parë, ndërsa zonjushat Naxhije Hila, Meropi Shuteriqi, Hasije Janina, Margarita Syko dhe Bukurie Muço u ndaluen me u kthye në Shqipëri nga autoritetet e vendit.
Të na lejohet të shënojmë se ngjarja e sipërme vë në pozitë delikate këtë administratë ndaj familjeve të tyre deri sa zgjedhja e kanidatëve ka qenë ba në bazë të raporteve të lëshueme prej zyrave lokale për sjellje të mira dhe vendbanimi tyre në Kamerino ka qenë gjithëmonë në internatin e caktuem në marreveshje me shkollën.
Ju lutem, prandaj, të keni mirësinë për një demarsh të favorshëm për lirimin dhe kthimin e tyre në atdhe. Drejtori i Përgjithshëm Dr. Hamdi M. Sulçebe” (AQSH, F. 149 V. 1943, D. I-449, f. 334; AQSH, F. 152/2 V. 1943, D. 159, f. 14, 31)
* * *
“Ministria e Punëve të Brendshme. Zyra Politike. Tiranë më 30.7.1943. Drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave.
Kemi nderin me parashtrue se me përjashtim të Hasije Janinës nga Berati vjeç 18, të gjitha studentet e tjera që përmënden në shkresën tonë të sipërme janë lirue dhe kthye nëpër shtëpitë e veta.
Prandaj, lutemi, bëni demarshet e duhuna që të lirohet edhe Hasije Janina studente në Kamerino të Italisë. Përfundimi të na njoftohet. Ministri” (AQSH, F. 149 V. 1943, D. I-449, f. 335)
* * *
“Prefektura e Vlorës. Vlorë 1943. Lista e të internuarve politik në Itali, të qarkut të prefekturës së Vlorës.
Afërdita Lepenica, e bija e Numanit, lindur dhe banuese në Vlorë, studente në Universitetin Obstertik e internueme në komunën Fiumanta, nr.13, via “Vitorio Veneto”, provinca Makerata Italia, ose Kamerino.
Qazim Kokoshi me gruan dhe të bijën e tij, lindur e banues në Vlorë, i arrestuar prej ushtrisë italiane në Mitrovic- Kosovë, më 1939. Në kohën e fundit ata ndodhen në Bergamno-Gandano Itali.
Sinan Gjoni, i biri Islamit, lindur në Tragjas, banues në Vlorë, me profesion student, i arratisur nga ushtria italiane më 1941.
Subi Hallo, i Manxharit dhe Qafilesë, Ibrahim Shyti…, Mihal Birga …, Ksenofon Zani …, Petro Marko, i biri Janit dhe Zoicës, lindur dhe banues në Dhërmi. Arrestuar më 1941, ndodhet në Palermo Itali, Grigor Strati … “ (AQSH, F. 152/2 V. 1943, D. 159, f. 53)
* * *
Në propagandën antifashiste që bënte në shkollë Afërdita Lepenica është dalluar së bashku me Xhemile Gjinishi të cilën e nxiste Mustafa Gjinishi i vëllai me anë të letrave që i dërgonte.
(Astrit Kaziu “Legjenda Gjinishi, përballë së vërtetës”, Tiranë 2004, f. 56-59)
III. ELISABETA LEPENICA
Elisabeta ka lindur në Vlorë, më 8 korrik 1925 dhe ishte binjake me Afërditën motrën e saj. Të dy motrat ndoqën Shkollën e Tregtare të Vlorës dhe Elisabeta duhet të jetë diplomuar në vitin 1942 apo 1943.
Tradita familjare dhe shpirti atdhetar i tre motrave do ta hidhte të gjith familjen në luftë kundër pushtuesit fashist. Ndërsa Tefta dhe Afërdita gjatë viteve të pushtimit 1939 – 1944, ndiqnin studimet jashtë shtetit në Ital dhe Zagreb, motra e tretë Elisabeta jetonte në Vlorë. Ajo ishte në vijën e parë të propogandës antifashiste. Shtëpia e sajë në qytet dhe në fshatin e origjinës, në Lepenicë, u kthye në bazë të luftës për liri. Xhaxhai saj Xhelal Hoxhaj ishte nje figurë e njohur e Lëvizjes Antifashiste, në Lumin e Vlorës. (“Historiku i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për Qarkun e Vlorës”, Vëll. I, f. 125; Shamet Gjika “Ditari i kohëve me gjëmime…”, Tiranë 2005, f.73)
Elisabeta njihej në qytet ai aktiviste dhe flamurtare e të rejave të qytetit, për përparim, për t`i nxitur dhe bindur që të rezistonin dhe luftonin kundër fashizmit, me të gjitha format e mundëshme.
Dita e çlirimit e gjeti Elisabetën në vendlindje në Vlorë me dëshirë për të ndjekur udhën e nënës së saj si mësuese. Për këtë ajo ndoqi në Tiranë një kurs 9 mujor dhe u diplomua si mësuese për shkollën fillore.
Pas mbarimit të kursit u emërua në katundin Vajzë dhe pas një viti u transferua në zonën e thellë të Mesaplikut ku punoi dy vjet.
Viti 1950, do të ishte fatal për familjen Lepenica. Motra e sajë Afërdita u arrestua dhe u dënua si armike e Partisë dhe Pushtetit popullor. Tashmë Sigurimi i Shtetit kishte rastin ta asgjesonte këtë familje reaksionare!
Tefta, motra e madhe ishte helmuar në Durrës, para 3 vjetëve, motra tjetër Afërdita u burgos. Nëna e sajë, mësuse Zenepja, ajo atdhetarja dhe mësuesja e përkushtuar që nga viti 1917, u pushua nga puna.
Megjithë respektin që kish populli, për Elisabeta Lepenicën, për këtë vajzë të ditur, të edukuar të bukur dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve, e pushuan nga puna, sepse ishte motra e një armikje të popullit!
I ati Numani që nga 1 janari 1945, kishte mbetur pa punë, pa pension dhe pa triskat e bukës, pra nuk i jepnin bukën e gojës! Në këto kushte terrori e persekucioni, shpirti tij nuk duroi më, vdiq në vitin 1953, në një moshë ende të re 61 vjeçare.
Për të nxjerrë bukën e gojës për vete dhe për prindërit e sajë, Elisabeta u detyrua të punojë në bujqësi, krahas nënës së autorit të këtij shkrimi. Në vitin 1956, Elisabeta u pa se vuante nga mushkritë dhe u shtrua në sanatariumin e Vlorës.
Në kushte shumë të vështira jetese, tre vjet më vonë, në vitin 1959, ajo do të dorëzonte shpirtin e saj të bukur, në një moshë ende e re, pa krijuar familje dhe pa gëzuar jetën.
Kështu pa asnjë faj u shua familja atdhetare e Numan Lepenicës, prej komunistët të Vlorës.
– F u n d –
HISTORIA, ARKITEKTURA DHE DOKET E NDËRTIMEVE NË SULOVË
NGA PËLLUMB GORICA/
Sulova, është një zonë kodrinore e Elbasanit, e banuar që në periudhat e hershme historike, me veçorinë e vargut të kodrave shkëmbore, dhe shtrirjen e luginës ku rrjedh lumi Devoll. Ajo është e njohur për peizazhin e saj të gjelbër, traditat e bukura, por edhe histori që enden të mbushura me patriotizëm. Është mëse e kuptueshme dhe e natyrshme, që një zonë, me një pozitë të tillë gjeografike, të mos mbetej jashtë vëmendjes së çdo bashkësie njerëzore. Atë e vërtetojnë zbulimet e objekteve të shumta arkeologjike, fortifikimet, dhe vendbanime të vjetra, por edhe dokumente e toponimia e shumtë. Gjatë antikitetit të vonë, në shekujt IV-VI, aty do të shfaqen karakteristika interesante në ndërtimet me karakter fortifikues, (kala, kulla) rrugë, ura, por edhe në periudha të tjera të mëvonshme historike, e sidomos në shekujt e parë pas pushtimit turk, me ndërtime publike dhe fetare, që do të ishin të shumta në atë kohë.
Por në këtë shkrim studimor ne do të flasim për banesat familjare në këtë zonë, të cilat nga një periudhë historike në tjetrën, dhe nën ndikimin e faktorëve luftarakë, ekonomikë e shoqërorë kanë ndryshuar në formë dhe strukturë.
Banori i kësaj zone e deshi jetën, dhe e lidhi atë fort me banesën e tij. E ndërtoi atë prej guri, apo prej druri. Atje ku kishte gjetur tokë të përshtatshme, burim uji e mera për bagëtinë, por edhe për mbrojtje nga sulmet e pushtuesve, keqbërësve, apo edhe kafshëve të egra. Dikur si fillesë të banimit mendohet të kenë shërbyer ndërtimet brenda kalave, kullave antike, dhe pasi njerëzit janë siguruar në mundësitë e jetës në këto vende është kaluar në ndërtimet e terreneve të hapura. Ka pasur banesa brenda rrethimeve të fortifikuara si në kalanë e Qafës. “Gërmimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë një kompleks banesash (13 shtëpi banimi) brenda mureve rrethues të kalasë”. (Y Cerova, Iliria Nr 2, viti 1987, faqe 167). Ndërtimet aty kanë pasur karakter kryesisht mbrojtës, sepse jeta e pasigurt, dhe njerëzit preferonin të banonin brenda mureve të fortifikuara megjithëse jo në kushte të përshtatshme. Në periudha të mëvonshme u ndërtuan banesa edhe jashtë këtyre fortifikimeve ka shumë histori gojore që tregojnë në lidhje me vendbanimet e vjetra. Ndër më të njohurat janë ato që tregojnë për Klosin, një vendbanim i vjetër e me një shtrirje të gjerë në një pllajë poshtë kalasë antike të Qafës. Një histori thotë se: “Shtëpitë në këtë zonë ishin ngritur njëra mbi tjetrën, rrethuar me mure, përpjetë dhe tatëpjetë kodrës, me rrugë të ngushta dhe të pjerrëta”. Gjithashtu qarkullon edhe një histori tjetër se: “Aq të dendura ishin banesat sa ato ngriheshin njëra pas tjetrës nga kalaja deri te kisha dhe keci shkonte nga çatia në çati pa prekur këmbët në tokë.” Kjo histori e të tjera si kjo, në Sulovë dëshmojnë se ka pasur një bazë e mbështetje reale madhësia dhe lashtësia e vendbanimeve.
Zakonisht banesat u ndërtuan në vende të ngritura dhe zotëruese, me pamje dhe horizont të gjerë, në kodra dominuese, duke u dhënë edhe atyre shpesh pozicione strategjike, në terrene të thyera mbi toka joprodhuese për të ruajtur arat. Toponimet me emra të vjetër në këtë zonë ruajnë dhe përcjellin ende karakteristikat e vendbanimeve të dikurshme, veçanërisht: Kloset, Vilza, Kisha, Goricë e Çalës, Bovisht, Skunaj, Guri i Bardhë, Lekri, Radësh, Zhavur, Mëhallë e Kuqe, etj. Banesat ishin të vendosura në një parregullsi, në varësi të kushteve të terrenit, të grumbulluara, të rrethuara nga gjelbërimi i drurëve të ndryshëm frutorë e jo frutorë, me mure të larta e pengesa të tjera pasi jeta e pasigurt në periudha të caktuara e bënte edhe sulovarin të mbrohej sa më mirë. Një tipar tjetër dallues, i këtyre vendbanimeve ishin banesat larg njëra-tjetrës, pasojë kjo e mundësive që të ofronte terreni në kushte të caktuara të kohës, si edhe karakterit të pronësisë,të cilat ishin ndërtesa dykatëshe prej guri me mbulese prej rrasash guri.
Mbizotëruese në periudhën e regjimit të Zogut ishin banesat njëkatëshe, apo ndryshe tip “përdhese” prej gardhi lyer me baltë dhe të pashtruar, mbuluar me kashtë. Ky tip banesash ishte shprehje e varfërisë së popullsisë, që mbizotëronte në Sulovë, sidomos në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Gjëndjen e këtyre banesave dokumentat e shtypi i kohës e nënvizonin. “Gjëndja ekonomiko-shoqërore dhe shëndetësore e kësaj prefekture nuk është e mirë, sidomos popullsia e krahinave Çermenikë, Dumre, Shpat, Mollas (Sulovë). Nuk kanë as shtëpi të mira,as jetesë të mirë dhe mungesa e komunikacionit, e arsimit i ka izoluar, i ka lënë mbrapa’’ (Letër drejtuar qeverisë në vitin 1925 nga Prefekti i Elbasanit Murat Pod Gorica).
Orientimi i banesave bëhej nga jug-perëndimi. Ky ishte dhe është një rregull i përgjithshëm, por me përjashtime në varësi të terrenit, dhe përshtatjes së ekonomisë familjare. Ndërtimi i banesave të mira dëshmonte para së gjithash edhe për forcën ekonomike të porositësve të tyre, ku pasqyrohej edhe diferencimi klasor, ndaj shumë nga ndërtimet kanë qenë njësoj. Por, për ndërtimin e e këtyre banesave vendimtare në çdo kohë kanë qenë ndikimet e mënyrës së jetesës dhe doket e popullit sulovar. Zakonisht banesat ndërtoheshin në vende të kulluara, e me taban e, por që kishin fushëpamje të gjërë, me oborr, tërësisht apo pjesërisht me kopsht të gjelbëruar pemësh frutore nga më të ndryshme, të rrethuara me mure, por ka pasur edhe shumë shtëpi të rrethuara me gardhe ferrash veçanërisht në familje të varfra. Tokën për ndërtim e përcaktonin të moshuarit e fisit. Kushti i parë ishte të ruhej, se mos në atë vend ka pasur varre të vjetra, apo ka qenë vend i shenjtë, e siç thuhej në popull, i nemur, në troje që banorët e tyre ishin shuar nga fatkeqësitë. Trualli për banesë duhet të ishte afër pronave, Është e njohur në traditën popullore, që në zgjedhjen e trojeve për banim një faktor i rëndësishëm ka qenë mundësia e sigurimit të ujit të pijshëm, dhe që në mjaft raste largësia e burimeve diktonte transportin me krahë e kafshë ngarkese. Sipas mënyrës së atëhershme popullore, një truall konsiderohej i mbarë vetëm mbas disa provave më të përhapura, sidomos ajo e vathëve të dhenve. Në truallin që mendohej për ndërtim tufa e bagëtive lihej tre net me radhë, nëse delet pushonin të qeta ai truall konsiderohej i mbarë dhe fillohej ndërtimi i saj. Provë tjetër, ishte ajo me tre rrasa guri. Nëse ato mbusheshin me milingona ai konsiderohej përsëri i mbarë, dhe vetëm mbasi përcaktohej trualli fillonte grumbullimi i materialeve të ndërtimit. Si materiale bazë janë ato prej guri dhe druri. Prania e gurit edhe sot është e dukshme në këtë krahinë, dhe nuk ka qenë asnjëherë problem e shfrytëzohej bollëku i gurëve nga rrënojat e vjetra, por edhe të diktuara nga terreni,nga lartësitë shkëmbore, dhe gurët e përrenjve. Përpara se të ndërtohej banesa apo diçka tjetër, guri duhej të gjendej sipas cilësisë së kërkesave të përdoruesit të kohës. Me gurë të gdhendur në mënyrë mjeshtërore përgatiteshin qoshet e pragjet, por edhe shkallët nga jashtë. Guri përdorej edhe për mullinjtë e blojës, për të larë rrobat e trasha në dërstila, apo për të pirë ujë bagëtia. Me gurë ndërtoheshin edhe çezmat, ledhet e arave, vetulloret e ullinjve, apo pendat mbrojtëse nga vërshimet e përrenjve. Si material mbulimi të shtëpive përdorej rrasa e gurit. Me rrasa guri shtrohej edhe para shtëpisë oborri, rrugica, lëmenjtë e shirjes së të lashtave, kasollet e bagëtive, dhe gardhecët e drithërave. Gati çdo gjë ishte e ndërtuar apo e mbuluar më këtë material të fortë dhe me kosto të ulët. Por, ndërtimi i gjithçkaje prej guri në ndërtimin e shtëpive është një dëshmi i një pune të madhe e të mundimshme, duke marrë parasysh gjëndjen e tij për ta sjellë në formën e dëshiruar, si për qoshet apo edhe për portikët, pragjet, etj. Teknika e ndërtimit me baltë dhe gëlqerja e përzier me rërë lumi, preferohej shumë nga banorët, pasi ajo përmbante elementë lidhës, dhe ka përbërë një traditë ndërtimi. Druri përdorej për trarët, duke e mbushur çatinë me një katrahurë trerësh, çatmash, dërrasash, të cilat janë përdorur shumë edhe për dyshemetë e ndarjet e kthinave, por edhe për dyert e dritaret. “Punimet e drurit dyer e dritareve qenë të punuara nga duart e ustait më të zotë e mjeshtrit Elmas Qosja nga Dragoti”, shkruan autori nga Gramshi Shyqyri Tafa në librin e tij “Në mes njerëzve të thjeshtë”, faqe 45. Në shumicën e familjeve tavanet mungonin,dhe rrallë herë me kallama. Hapësira në mes gurëve të mëdhenjë mbushej me gurë të vegjël. Në banesat e vjetra deri në periudhën e mbretërimit të mbretit Zogu nuk është përdorur suvaja në mure. Vetëm në vitet ‘30 të shekullit të kaluar u vu re prirja për të futur në përdorim suvatë, e për të ndërtuar tavane e dritare të pajisura me xham, madje në ndërtimet e asaj kohe është vënë re në mënyre të natyrshme faktori klasor, i pashkëputur nga faktorë të tjerë. Dhe shtëpi të tilla në atë kohë ishin një luks i rrallë për atë kohë, që jo çdo familje e pasur mund ti kishte. Tipi më i përhapur i banesave me dyer e dritare të ngushta, ishte banesa me hajat, tip dykatëshe, që më vonë pati përmirësime në materialet e përdorura në përmasat, shtrirjen, orientimet etj.
Themelet e banesave sipas besytnive të kohës hapeshin vetëm ditën e shtunë. Ndërtimi shoqërohej me ceremoni të shumta. Festohej kur nisnin punimet, por edhe kur hyhej në shtëpinë e re. Zakoni i cili ishte aq i vjetër sa s`mbahej mend, kur hidheshin themelet therej një kurban, (zakonisht dash.) Urohej “qoftë truall i mbarë”, “për hajër trualli i ri”,“ta gëzoni me fëmijë e të dashur” etj.
Për ndërtimin e banesave deri në vitet `50 të shekullit të kaluar, ustallarët më të dëgjuar më së shumti vinin nga krahina të tjera. Të moshuarit e kanë çmuar punën shumë të mirë të ustallarëve nga Opari. Historitë gojore tregojnë se ata vinin në formë grupi, 5-6 vetë kryesisht në muajt e verës. Në të gjithë vendin, nuk ka mjeshtër më duarartë se ustallarët oparakë për punimin e gurit në ndërtim. Ata ndërtuan në Sulovë jo vetëm shtëpi, por edhe rrugë, ura, kisha, xhami, dhe është fakt që këto objekte në përgjithësi kanë një teknikë të lartë. Gurët ata i gdhëndnin me kujdes, dhe i lidhën me llaç gëlqere të përzier me lesh dhie, mjeshtri që trashëgohej qysh prej ndërtimeve në periudhën e Arbërisë së herëshme. Në ndërtimin e këtyre shtëpive, mendimi i ustallarëve oparak zinte vend në zgjedhjen e materialeve, por edhe të vendit për ngritjen e saj. Për punën që bënin, sulovarët i shpërblenin ata jo vetëm me para, por edhe me mikpritje e urime të shumta.
Kohërat zëvëndësojnë kohrat dhe gjurmëte këtyre banesave tashmë pothuajse janë zhdukur. Diku janë kthyer në gërmadha, e të mbuluara nga ferrat e fieret, aq sa nuk përcaktohen më se ç’janë, dhe se ç’kanë qënë dikur, e ç’kohë i përkasin, por e ruajnë lashtësinë e tyre.
Është e vërtetë që në formatin e një shkrimi të tillë e pamundur të pasqyrosh të plotë historinë e ndërtimeve dhe arkitekturës së një zone, por me aq sa shkruajtëm shkurtimishi mendojmë se kemi thënë diçka.
1919- “Lufta” mes “Vatrës” dhe Lobit grek mbi numrin e shqiptarëve në Amerikë
Gazeta amerikane New York Herald – ka botuar dokumenta të rralla që flasin mbi numërin e shqiptarëve në Amerikë/
“Lufta” mes Vatrës, dhe Lobit grek në Amerikë, simbas dokumentave të asaj kohe në për përpjekje të mëdha, të grekërve për të minimizuar numrin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, një shekull më parë/
Nga Beqir SINA/
JU QOFTË I LEHTË DHE`U I KOSOVËS!
Përkujtim i përvjetorit të martirit Sali Mujaj/
NGA RAMIZ MUJAJ/ New York/
Në vitin 1999, në muajt e dimrit në acarin më të madh, forcat paramilitare serbo çetnike dhe pjestarë Cerrno Gor, e fshinë përpara popullatën e komunës së Pejës. Në atë golgotë ishin edhe babai, nëna ime, familjarët si dhe farefisi im,që shkuan duarthatë nga qyteti i Pejës.Të gjithë pa përjashtim, pleqtë, gratë, e fëmijët, dhe të sëmurëve ju desh që ti lëshonin shtëpitë dhe të dilnin nxitimthi sipas urdhrit të paramilitarëve.Dikush përpiqej që të merrte në shpejtësi ndonjë ndonjë veshje, dikush diç tjetër, pa e ditur ose pa e menduar fare se përsëri do të kontrolloheshin apo do të plaçkiteshin e keqtrajtoheshin, i madh e i vogël.Ishte një tmerr i vërtetë. Deri në tentim vrasje e vrasje, paramilitarët kanë vendosur tytat e automatikve tek kokat e popullatës për të dhënë detyrueshëm çdo metelik e bizhuteri që kishin. Paramilitarët Serbë me paramendim terrorizonin qytetarët në atë acar.Rrugës së gjatë dhe në borë të madhe ja mësynin kufirit të Malit të zi nëpër bjeshkët më të rrepishme të kufirit në marsin e acartë të vitit 1999; të gjithë në këmbë dhe të pa paisur fare me rrobat e dimrit. Ndër ata ishte dhe axha im i moshuar dhe i sëmurë rëndë, Sali Rrustem Mujaj me gjithë familje.
Sali Mujaj Salihi, gati thuaj i palëvizshëm, i sëmurë rëndë, duhej ta merrte atë rrugë të golgotës shqiptare mu në mes të acarit të tmerrshëm dhe grykëve të pushkëve e britmat deri në ulurimë të paramilitarëve. Falë familjarëvë të vet, dhe posaçërisht djalit të tij Binak Mujaj, meqenëse edhe ai ishte hall lig, me vuajtje të mbijetesës, që në gjendje që babain e vet ta mbarte mbi supet e veta në atë acar dhe borë të madhe gati për më shumë se 50 kilometra rrugëtim. Binaku ishte moshatari im, kushëriri im, dhe kolegu im, me të cilin jam rritur bashkë si të ishim vëllezër .
Mbëritën në Rozhajë dhe aty shumica e refugjatve gjetën strehim tek të afërmit, vëllezër në qytet dhe nëpër fshatra si Buxhov, Dacaj e qytet. Pastaj disa nga refugjatët shkuan për në Shkodër në Shqipëri, mirëpo familja e Salihut u vendos në Ulqin. Këtu nuk shkuan shumë ditë dhe axha im, Salihu i sëmurë, vdiq nga mundimi i udhëtimit aty dhe qe vorrosur.
Në vitin 2004, unë isha i kthyer nga Amerika në vendin tim (vendëlindje),duke menduar se ishte koha të kthehesha përgjithmon.Pasi që kishte mbaruar lufta mendova se çdo gjë do ishte në rregull dhe jeta do të vazhdonte normalisht, popullata do të mjekonte plagët e trupit dhe të shpirtit, do të bashkoheshin me të humburit e luftës, do te rindërtoheshin shtëpitë e djegura dhe gjithçka do të ecte normalisht. U ktheva me familje dhe me mjete, por nuk më doli ashtu.Kishte qenë zhgënjim total kësaj rradhe (no koment). Një ditë më takoi Binaku, që kishte qen’ si vëllau im, dhe më tha: – Si tja bëj, kushëri? Më jep një mendim; eshtrate e babait kam frikë se do të mbesin në Ulqin.
Unë e këshillova siç ma tha shpirti:-Binak vëlla, ti duhesh të bësh ç’është e mundur që eshtrat e babës ti bartësh në Kosovë dhe ti varrosësh në vendlindje,në Rugovë.Unë do të ndihmoj me të gjithë mundësitë e mia.
Ashtu dhe u bë.
Binaku me shumë vuajtje dhe keqtrajtime, me shumë mundime nëpër burokracitë Malazeze, mundi ti sjellë eshtrat e babait të vet në vendlindje dhe i varrosëm me dinjitet në vendlindje, duke pasur pranë solidaritetin e vendasve dhe fshatarëve të katundit Dukaj, ish Dukaive e Rugovë.
Tani unë e ndjej një obligim më pak në shpirtin tim që pata një mundësi ndihmese për martirin bashkë me Binakun dhe farefisin tim. Eshtrat e axhës tim u prehën në tokën e Kosovës, në Rugovë, pranë varreve të të parëve tanë. Unë me këtë rast përkujtimi, shpreh ndjenjat e dhimbjet për Axhën tim martir po dhe për Binakun, që kishte qenë pothuajse vëlla imi dhe ai, tani i ndjerë .
Ju jetuat me nder dhe vdiqët me nder. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire, që aq shumë e deshët, babë e bir, Sali dhe Binak Mujaj.
1946 – DOSJA NR. 852…- “ÇILJA DEREN ATIJ QË TROKET !”
Nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto: Don Injac GJOKA (1918 – 1979)/ (Portreti punue me laps, nga F.Radovani, 1993)
1946 – DOSJA NR. 852…/
■Mësuesi Don Alfons Tracki krenohej me nxanësit Shqiptarë, ndersa nxanësit e Tij, me veprat e veta nderonin Mësuesin, Edukatorin e Martirin e Kishës së Shqipnisë, Trackin!
Një rresht Martirësh të Trackit ishin Ata, që ngritën Permendoren e Tij në Shqipni, po edhe në Breslau, qytetin e Tij të dashtun që e sakrifikoi per Atdheun e Dytë Shqipni.
■Një nder Martirët e Shkodres së vjeter, që jetoi dhe punoi nen shembullin e Mësuesit të vet, ishte edhe Don Injac Gjoka, jetim pa prind në moshë të vogel dhe me një gjendje të pakandshme shndetsore, që nuk Ju nda gjithë jeten. U emnue në Bogë, po 1944, e gjeti në Mazrrek, ku mbas Janarit 1945 i kerkoi streh Mësuesi i vet Tracki dhe Ndoc Jakova, të dy të larguem dhe të kerkuem nga ardhja e brigadave shfarosëse partizane në Veri.
■Me 21 Mars 1946, plot 70 vjetë perpara arrestohet dhe torturohet si pak kush nga forcat e kriminale të Ndjekjes, të etëshme per Gjak Meshtarësh Katolik Shqiptarë. Ishte njëfarë togerit Bashkim Kasoruho, që kishte marrë përsiper me zbatue porosinë jugosllave:
“… Të zhdukni Shllakun, dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M.
■Nga hetimet e bame nder muejt e parë të vitit 1945, të cilat shenohen me mjaft detaje në Dosjen nr. 852, dhe që asht nder dosjet e plota (të pakta të Arkivit Min. Mbrendshme në Tiranë), që kam lexue me kujdes në vitin 1998, mbasi jo vetem kam njoh Don Injacin, po kujtimet e Figurës së Tij si model i persosun i një Kleriku që të lente mbresa vetem me paraqitjen e Tij, shikimin dhe pervujtninë Shpirtnore që e karakterizonte, po Ajo që më ka ba pershtypje ishte qendresa e pashoqe e Tij, perballë torturave e urisë së pashoqe që Don Injac Gjoken, e ka ndjekë deri në diten e vdekjes, me 12 Nandor 1979…
■Kleriku Don Injac Gjoka, jo vetem pranon strehimin e Don Alfonsit në qelen e vet, po ajo që zemron tejmase hetuesin e Tij, asht “mbrojtja që Don Injaci i ban Mësuesit të vet, tue vue në dukje punen baritore dhe kulturore që Tracki, ka ba nder fshatrat e humbuna të Velipojës, po edhe ndihmesen e Trackit nder komandat gjermane, per me evitue çdo vrasje apo shfarosje gjermane ndaj “partizanëve” që, rrezikonin fshatrat Shqiptare… me veprat e tyne shpesh të qellimta, per me vazhdue si në Jug “luftën civile partizane”.
■Don Injac Gjoka dënohet me 8 vjetë burg, në bazë të ligjit nr. 21, datë 15 Dhjetor 1944, Neni 1, per strehuesit e kriminelëve të “luftës”, gjithmonë me shpresë se vdes shpejtë.
1967…
■Viti i zi i pranverës së 1967, apo i t’ ashtuquejtunit “Revolucion Kulturor i tipit kinez”, kishte trokitë pothuej nder të gjitha dyert’ e Klerikëve Katolik Shqiptar, dhe pothuej të gjithë paperjashtim i kishin dhanë një pergjegje diktatorit ideator të “Revolucionit”, tue ua percjellë qendrimin e vet burrnorë, me skilen anadollake Ramiz Alia, një nga ata që zbatuen me perpikni vendimet e terroristit Enver Hoxha, kunder Klerit Katolik.
■Komiteti i PPSh së Shkodres, kishte ngarkue edhe ai disa mbeturina të mbetuna që nga koha e Haxhi Qamilit, po që me veprimet e veta nuk i lane asgja mangut atij, tue pasë gjithnjë busullen e tyne drejtuese “shokun” Ramiz, i cili ato ditë flinte e zgjohej sa tek drejtori i Institutit Pedagogjik Mihajl Prifti, sa tek Jup Kastrati, apo tek Xhemal Dini dhe Musa Kraja, që kishin marrë në duertë e veta edhe drejtimin e Degës së Mbrendshme në Shkoder, ku kriminelët Feqorr Shehu, Xheudet Miloti, Kasem Troshani, Ali Xhunga, Shyqyri Qoku, Dhimiter Shkodrani, dhe kuadrot Faik Minarolli, Sheuqet Muçi, etj., zbatonin me perpikmeni arrestimet, kontrollet e bibliotekave, të Kishave dhe qelave të Klerikëve Katolik, tue i shpronsue, shtetizue dhe plaçkitë deri tek qylymat e dhomave.
Nder thirrjet e para antikatolike per “Revolucionin Kultural” u arrestue At Gegë Lumaj, ashtusi, në 1945 kur Prekë Cali, u rrethue nga forcat partizane e jugosllave në Selcë…
U vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Mëshkallen, në Institutin Pedagogjik, ndersa ■Don Injac Gjoka, u thirr në Shtëpinë e Pionjerit të qytetit, në qender të Serreqit, krejt perballë Kishës Katedrale e mbulueme me “Fletë – Rrufe” dhe e dyllosun… Ishte ulë në një stol dhe po priste fillimin e mbledhjes, po si gjithmonë krenar dhe i paperkulun.
■Nuk priti shumë, dhe Don Injaci filloi Ai para drejtuesit të mbledhjes pyetjet e veta: Pse më keni kerkue në këte mbledhje? – Pergjigju, i tha drejtuesi, Pse kryeni sherbime Fetare ju Don Injac, kur e dini që nuk duhet ?
– Don Injaci, i tha: Perëndia më ka caktue me kenë Misionar i Fesë, si doktori i mirë që nuk ngurron me mjekue, ashtu edhe Misioni em më kerkon me kenë Doktor i Shpirtit per ata që m’ kerkojnë ndihmë! “Çilja deren atij që troket!” ka thanë Krishti. Edhe unë, do t’ Ua çili! Këte ua kam thanë edhe kur ishe në burg, këte po ua tham prap! Unë jam e kam me kenë i vendosun deri në vdekje!” Mbledhjen Don Injaci e mbylli me këto fjalë:
– “I vorfen kam le, i vorfen jam e, i vorfen due të vdes, due T’i perngjas Krishtit!”
(Nga proces – verbali i mbledhjes, i ruejtun dhe i publikuem nga Dr. Pjeter Pepa. 2004)
■Ashtusi vendosi, ashtu e mbylli jeten e vet!
■Në darkë, si pernatë, u drejtue nga furra ku kishte vendin e fjetjes, mbrenda furrës, aty vazhdoj lutjet e veta, po jo, si i “vorfen në Shpirtë”, po si nder ma të dijtunit dhe ma të pasunit e Kishës Katolike në Shqipni! Ky ishte Martiri Don Injac Gjoka!
■As sot, as kurrë, nuk ka nderim ma të Madh, se me u rreshtue me Martirët e Mëdhej të Kishës Katolike në Shqipni, Martirizue prej Gjenodit komunist të viteve 1944 – 1991.
Melbourne, Prill 2016.
HISTORI- 97 VJETORI I MEMORANDUMIT TË BERATIT
Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Korfuzit, shpërtheu lufta botërore e viteve 1914-1918/
30 prill 1919 – 30 Prill 2016/
Paria e Beratit kërkon: “Shqipëria të Qeveriset nën Mandatin Amerikan”/
– Presidentit amerikan Wilson lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, deklaron që “shqipëtarët janë të aftë për vetqeverisje”/
– Më 29 janar 1916, në Elbasan mbritën trupat bullgare dhe një forcë ushtarake e përbërë nga fuqitë e Ahmet Zogut/
– Krahasimi: Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Beratit dhe qëndrimet e befasuese të fuqive të mëdha/
Nga Harallamb Kota, studiues i historisë/
Xhonturqit -Kundër Shqipërisë Sovrane/
Në kryeqytetin perandorak po frynin erërat e një politike të re, në favor të ruajtjes së teritoreve perandorake dhe në dëm të çështjes shqiptare. Më 3 shkurt 1913, xhonturqit ndryshuan politikat e tyre lidhur me aleancat ballkanike e europiane dhe si përgjigje, Sebia bashkë me Malin e Zi e prishën armëpushimin. Menjëherë ushtria greke sulmoi në drejtim të Korçës dhe pas disa ditësh luftimi u fut në qytet. Prej këndej, iu drejtua përsë dyti Janinës. Qyteti mbrohej nga trupat ushtarake osmane, ku bënin pjesë edhe ushtarë të rekrutuar shqiptar. Më 12 prill 1913 Shkodra kështjella madhështore e Veriut, i dorëzohet ushtrisë malazeze. Garnizoni osman e braktisi mbrojtjen e qytetit, pasi mori urdhër nga “Shteti Turk” i qeverisur nga “Triumverati i Turqve të Rinj”. Fuqitë e Mëdha e kishin caktuar Shkodrën brenda kufijve të Shqipërisë. Esad Pash Toptani –gjeneral në ushtrinë osmane, i caktuar me detyrën e zv/komandantit për mbrojtjen e qytetit, me tu larguar komanda turke, e dorëzoi qytetin në duart e malazezve dhe me ushtrinë e mbetur, për të shpëtuar kokën e tij, u vendos në Tiranë.
Pushtimi i Shqipërisë
Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së Korfuzit, shpërtheu lufta botërore e viteve 1914-1918. Princ Vidi, i përballur me vështirësitë e brendshme, nuk ishte më zot i situatës dhe u largua. Largimi i sovranit në një moment kaq kritik e zhyti Shqipërinë në anarki. Qeveria greke përfitoi menjëherë nga kjo situatë. Ngaqë marrëveshja e Korfuzit nuk paraqiste më interes për të, ajo e hodhi poshtë. Venizellosi premtoi futjen e vendit të tij në luftë në krah të Antantës. Ushtritë greke depërtuan në Shqipëri dhe, në fund të vitit 1914, Korça dhe Gjirokastra ishin të pushtuara dhe u trajtuan përfundimisht të aneksuara, ndërsa administrata ushtarake u zëvendësua nga administrata civile. Pas pushtimit të Korçës dhe Gjirokastrës prej Greqisë, Italianët më 31 tetor pushtuan Shqipërinë dhe u vendosën në Ishullin e Sazanit përballë gjirit të Vlorës dhe më 26 dhjetor 1914, edhe brenda në Vlorë. Ky pushtim shkaktoi zhdukjen e asnjanësisë shqiptare, vendosur nga gjashtë fuqitë e mëdha në Londër më 29 korrik 1913. Sipas Nuçi Kotës, Doktor i Shkencave Juridike, diplomuar në Universitetin e Sorbonës në Francë, më 22 Maj 1915, “Italia, duke prishur aleancën e saj me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë, u rreshtua në krah të Francës dhe të Anglisë.Ky ndryshim i qëndrimit italian solli si rrjedhojë një marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë italiane dhe Qeverive franceze, angleze dhe ruse (paktin e fshehtë të Londrës), ku Italia zotohej: “Në rast se do të formohet në Shqipëri një “Shtet i Vogël Autonom dhe Neutral”, t’i ndajë krahinat veriore dhe jugore të Shqipërisë me Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë; pjesa e Shqipërisë së jugut, nga kufiri italian i Vlorës deri te Kepi i Stillos, do të jetë asnjanëse. Ky pakt i fshehtë, po të ishte zbatuar, do të kishte shënuar fundin e Shqipërisë, por nuk u zbatua. Presidenti Uillson, që nuk ishte në dijeni për këtë çështje, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u futën në luftë, iu kundërvu me të gjithë fuqinë e bindjeve të tij dhe, të paktën në këtë pikë, doli fitimtar”.
Synimet serbo- malazeze mbi Shqipërinë
Me të hyrë në Shkodër, komanda ushtarake malazeze u vu në kërkim të Çerçiz Topullit. Në mesditën e datës 14 korrik 1915, malazezët e kapën në pabesi Çerçizin, sëbashku me shokun e tij Muço Qulli. Kapedanët u arestuan si austrofil dhe u mbyllën në një gazermë. Disa orë më pas u arestua edhe Sejfi Vllamasi bashkë me Koço Kotën, të cilët u mbajtën të izoluar në kazermat e ushtrisë. Natën e 14 korrikut 1915, duke u gdhirë dita e 15 korrikut 1915, patrioti dhe trimi legjendar, heroi i Mashkullorës Çerçiz Topulli, me shokun e tij Muço Qulli, u nxorën nga qelia dhe u dërguan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem për tu pushkatuar. Vrasja e kapedan Çerçizit tronditi anembanë patriotizmën shqiptare. Komanda malazeze, u informua dhe mori masat e menjëhershme për asgjësimin e organizatës Krahu Kombëtar dhe të Komitetit për Shpëtimin e Kosovës. Njësitet operacionale ushtarake malazeze ndiqnin maleve Isa Boletinin dhe Ded Gjo Lulin, ndërsa në qytet filluan arestimet masive të figurave patriotike shqiptare. Po atë ditë që u vra Çerçizi, u arrestuan edhe shumë figura të tjera të patriotizmës shqiptare, Preng Pasha, Aqif pashë Elbasani, Sotir Peci, Luigj Gurakuqi, Fejzi Alizoti, Eshref Frashëri, Kristo Floqi, e tjerë. Mbajtja e tyre në qeli dhe në kazerma, po sillte frikë dhe panik në komandën malazeze. Si pasojë u vendos internimi i tyre në Mal të Zi, në Cetinjë. Duke qenë nën presionin e fuqive ushtarake austrohungareze, komanda ushtarake malazeze nuk mundi të marë masa ndëshkuese karshi patriotëve shqiptarë, por u detyrua t’i nxjerë nga burgjet në liri. Më 15 shtator 1915, ushtria austrohungareze shpartalloi trupat ushtarake serbo- malazeze. Për patriotët shqiptar, të cilët kishin qëndruar në Cetinjë në pritje për tu rikthyer në Shkodër, kishte ardhë ora e lirisë. Pas disa bisedimeve të bëra me komandën austrohungareze në Cetinjë, ata u kthyen në Shkodër. Më 24 shtator 1915, forcat serbo-malazeze, me ndihmën e bashkëpunëtorëve esadist, shtinë në dorë Ded Gjon Lulin dhe e vranë në Sheshëz afër Oroshit të Mirditës. Ushtria autro-hungareze më 17 janar 1916 hyri në Shkodër. Megjithatë, fuqi të armatosura malazeze që mbanin nën terror shqiptarët dhe kryenin masakra ndaj tyre, ndiqnin nga pas Isa Boletin me trimat e tij që vepronin në mbrojtje të bashkatdhetarëve të tyre. Pas luftimeve të përgjakshme më 23 janar 1916, Isa Boletini u vra në Podgoricë nga ushtritë serbo – malazeze. Para se të mbyllte sytë, ka dhënë këtë porosi: “Mos më leni në duar të shkaut. Më hidhni në hon, se atje dëshiroj me u preh”.
Ardhja e ushtrive austro –hungareze në Shqipëri.
Qendra e Korps Komandës austro-hungareze dhe e administratës qendrore shqiptare u bë Shkodra. Ushtria austro-hungareze mori në dorë administratën e mobilizoi disa batalione me ushtarë. Prefektura drejtohej nga një gjeneral me autoritet civil dhe ushtarak. U mbyll zyra e post-telegrafës, u suprimua gjykata penale dhe mbetën vetëm gjyqtarët civilë. Më 29 janar 1916, në Elbasan mbritën trupat bullgare dhe një forcë ushtarake e përbërë nga fuqitë e Ahmet Zogut. Ushtria austro-hungareze marshoi nga Shkodra dhe u vendos në teritorin e kufizuar deri me lumin Shkumbin. Matanë Vjosës, në krahinën e Vlorës ishin vendosur ushtritë italiane, ndërsa në krahinën e Korçës hynë forcat Franceze. Ushtria serbe, e përqëndruar në Durrës zbarkoi në Korfuz. Në kushtet e reja të pushtimit, qeveria e Durrësit humbi teritoret administrative dhe pushtetin mbi ato teritore. Si pasojë Qeveria e Esad Toptanit, quhej e rëzuar dhe Pashai u largua nga Shqipëria. Me të mbëritur ushtria austriake, disa krerë shqiptar më 3 mars 1916, morrën inisiativën për organizimin e një kongresi kombëtar në Elbasan, për krijimin e një qeverie provizore në emër të Ëidit, me kryeministër Aqif pashë Elbasanin. Mbajtja e kongresit nuk u pranuar nga komanda ushtarake austro-hungareze, me justifikimin që veprime të tilla nuk lejohen në kohë lufte. Në të vërtetë, Vjena kishte planet e veta dhe i kushtoi një rëndësi të posaçme administrimit të Shqipërisë në kohën kur mungonte qeveria e vëndit. Ushtria austro-hungareze që zotëronte teritorin shqiptar nga Shkodra deri në vijën e Shkumbinit, avancoi me shpejtësi në drejtim të Vjosës dhe maleve të Korçës. Disa reparte ushtarake austrohungareze të mbështetura nga vullnetarë matjan, lushnjarë e myzeqar, nën komandën e Zogut, zunë Vjosën, ndërsa pjesa tjetër e ushtrisë e ndihmuar nga vullnetarë shqiptar nën komandën e Sali Butkës iu drejtuan Korçës. Organizimi austrohungarez i qeverisjes lokale, funksionoi shumë mirë edhe në prefekturën e Beratit. Më pas, me ndërhyrjen e Aqif pashë Elbasanit dhe me mbështetjen e ministrit të Punëve të jashtme të Austro-Hungarisë në Shkodër, komanda ushtarake bëri emërimet e prefektëve në Berat, Durrës, Elbasan, të nënprefektëve në Fier, Lushnjë, Mallakastër, Skrapar, Peqin, Gramsh dhe disa kryetar komunash, duke formuar një administratë legale shqiptare në vend të asaj të Esad Pash Toptanit. Krahas administratës civile, u krijuan dhe njësi vullnetarësh shqiptarë, për të siguruar rendin, qetësinë dhe për të marrë pjesë në operacionet ushtarake. Vullnetarët shqiptarë edhe pse nën komandën austro-hungareze, ruajtën ndjenjën kombëtare dhe interesin publik kombëtar.
Ardhja e ushtrive Franceze në Shqipëri
Në teritorin juglindor të Shqipërisë, që sundohej nga ushtria greke, papritur situata pësoi një ndryshim të madh. Në tetor 1916, një ditë në befasi të plotë, zbret nga gryka e Mborjes një fuqi ushtarake franceze prej 400 kalorësish, të cilët hynë në Korçë si pa gjë të keq dhe menjëherë u dhanë ultimatum autoriteteve greke që të largoheshin nga Korça e të tërhiqeshin në Janinë. Në Selanik ishte instaluar Esat pash Toptani me një fuqi të vogël milicësh, që përfaqësonte sipas tij, “Qeverinë Shqiptare” të emigruar. Në Selanik ishte instaluar edhe Venizelua me një fuqi ushtarake të përbëra nga civilë anadollak dhe ushtarë me veshje të regullta, që kishte krijuar sipas tij një “Qeveri Vorioepirote”, aleate me anglo-francezët. Në këtë kohë çetat shqiptare të organizuara nga austriakët dhe që komandoheshin nga Salih Butka e Themistokli Gërmenji, në marëveshje edhe me Francezët thurnin plane për ta çliruar Korçën të okupuar nga grekët. Më 8 dhjetor 1916, Themistokliu me shokë, me një fuqi të armatosur prej 3000 veta hyri natën në Korçë. Më 10 dhjetor 1916 u shpall “Republika Shqiptare e Korçës”.
Çështja Shqiptare pas përfundimit të “Luftës Parë Botërore”
Më 30 tetor 1918, përfundoi Lufta I Botërore. Koalicioni i Boshtit, ku reshtoheshin: Turqia e xhonturqve, Autro-Hungaria, Bullgaria dhe Gjermania u mund. Ç’do të ndodhte me Shqipërinë?. Lufta I Botërore, e varfëroi së tepërmi ekonominë shqiptare, vëndi u fut në kaos, ndërsa populli u zhyt në mjerim të thellë. Mijëra vetë vdiqën nga zija e bukës dhe epidemitë. Mjaft dyqane dhe ndërtesa u shkatëruan. Berati duke qenë qendër komande për ushtrinë austrohungareze, ishte bërë fushë luftimesh ndërmjet Italisë dhe Austrisë, me pasoja për ekonominë e prefekturës. Në krahinën e Korçës, kontrolli i grekomanëve dhe francezëve ishte tepër i lartë. Koço Kota i kthyer në Korçë në pragun e largimit të ushtrive austro-hungareze nga Shkodra, filloi organizimin dhe grumbullimin e korçarëve rreth vetes dhe shumë prej tyre i anëtarësoi apo i bëri simpatizant të organizatës patriotike “Krahu Kombëtar”. Edhe situata në Dibër paraqitej e tensionuar. Një ushtri franceze ardhur nga Manastiri pushtoi Dibrën. Sipas marëveshjes së lidhur me qeverinë jugosllave, francezët me tu larguar nga Dibra, do ja dorëzonin qytetin Jugosllavisë. Për të mbrojtur krahinën e Dibrës, u mblodhën fuqi shqiptare të komanduara nga Isuf Elezi. Ndërkohë, një ushtri serbe vrapoi të hyjë në Shkodër dhe pas disa luftimeve me austriakët hyri në qytet, ku ngriti flamurin e saj. Italianët kishin mbritur edhe ata në dyert e Shkodrës. Konflikti i mundshëm midis italianëve dhe serbëve për të sunduar Shkodrën u zgjidh nga Komanda Aleate dhe qyteti ju dorëzua ushtrisë franceze, e cila erdhi duke marshuar nëpërmjet vijës Gjakovë-Malësi dhe Kosovë-Shalë-Shkodër. Me largimin e austrohungarezëve dhe ardhjen e francezëve, situata qeverisëse në Shkodër ndryshoi. Në kushtet e reja, organizata “Krahu Kombëtar” u shfaq me emërin “Komiteti Kosovës” dhe kryesohej nga Hoxha Kadri Prishtina. Krahu Kombëtar i kërkoi komandës franceze, organizimin e një Kuvendi për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por sipas Sejfi Vllamasit, koloneli francez Sardi de Fourtou nuk lejoi mbledhjen e një kongresi në Shkodër. Pas refuzimit francez, Fejzi Alizoti, Luigj Gurakuqi, Avni Dabulla e Preng Pasha, u nisën për në Lesh, e cila ishte zonë e okupuar nga ushtritë italiane, për të realizuar mbledhjen e kongresit në qytetin e Leshës. Por edhe italianët e refuzuan kërkesën e tyre.
Qeverisja e Shqipërisë nga “Komanda Ushtarake Italiane”.
Pas largimit të Austro-Hungarisë, vëndi qe i pushtuar nga italianët, me përjashtim të Korçës dhe Shkodrës, që kontrolloheshin nga francezët. Ndërkohë u hapën zëra për shpërbërjen e Shqipërisë në favor të Greqisë dhe Jugosllavisë. Për normalizimin e kësaj situate, në 1 nëntor 1918, Myfit Libohova i kërkoi komandës italiane në Shqipëri, të lejonte ngritjen e një qeverie shqiptare nën përkrahjen e Italisë. Ministri i jashtëm i Italisë, Sonino, kërkoi të thireshin në Romë Turhan Pasha, Myfit Libohova dhe Mihal Turtulli për të biseduar për krijimin e një qeverie të re shqiptare nën ndikimin e tyre. Mehmet Konica dhe Myfit Libohova, pas kthimit në Shqipëri nga takimi në Romë me qeverinë italiane, e thirrën Kongresin në Durrës që ishte ende kryeqytet i Shqipërisë. Më 25 dhjetor 1918 u krijua qeveria shqiptare e kryesuar nga Turhan Pasha.
Konferenca e Paqes dhe fati i Shqipërisë
Pak ditë pas formimit të qeverisë së re shqiptare, në fillim të janarit 1919, mori rrugën për në Romë ish-kryeministri shqiptar Ismail Qemali, i cilësuar për politikën italiane si anti-italian. Sapo hyri në tokën italiane, Profeti i shqiptarëve, u prek nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të mbërijë në Romë. Vdekja e tij e papritur, e ardhur pas kongresit të zhvilluar në Durrës, përhapi dyshime se mund të ishte helmuar. Mosmarëveshjet politike të patriotëve shqiptar dhe qëndrimet armiqësore midis tyre në përzgjedhjen e aleatëve, kishin krijuar terenin e përshtatshëm për fqinjin tonë jugor lidhur me pretendimet e tij ndaj teritoreve të cunguara shqiptare në vitin 1913. Si pasojë, në “Konferencën e Paqes” që po zhvillohej në Paris, qysh nga 12 shkurti 1919, ishte diskutuar problemi grek, që kishte të bënte me synimet e hershme të tyre mbi Shqipërinë Jugore. Një komision i posaçëm nisi të shqyrtonte kërkesat greke.
Komiteti i Shpëtimit Kombëtar
Rreziku që vinte nga fqinji jugor, diktoi nevojën e organizimit të popullit për mbrojtjen e kufijve të cunguar etnik dhe historik nga sulmet pushtuese të forcave ushtarake greke. Në shkurt të vitit 1919, u formuan në Berat dhe në disa qytete të tjera të kësaj prefekture “Komitete të Shpëtimit Kombëtar”. Koço Kota bënte pjesë në radhët e intelektualëve beratas dhe ishte një nga inisiatorët e krijimit të tyre. Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, morrën përsipër misionin e organizimit të forcave vullnetare popullore brenda Shqipërisë dhe bashkëveprimin e veprimeve të tyre, me inisiativat politike të patriotëve shqiptar, që vepronin pranë kryeqyteteve të Fuqive të Mëdha dhe në sallonet diplomatike në Konferencën e Paqes që po zhvillohej në Paris. Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, krijuan lidhje me Shoqëritë Atdhetare në Korçë, Bukuresht, Sofje, Aleksandri, Amerikë dhe kudo ku kishte shqiptar, për të ngritur dhe bashkuar zërin në mbrojtje të kufijve të cunguar etnik të Shqipërisë. Për realizimin e këtij qëllimi, dr.Koço Kotta në fillim të shkurtit 1919 shkoi në Korçë për të krijuar lidhjet e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Beratit me Shoqëritë Atdhetare të Korçës drejtuar nga Sotir Kotta dhe të Aleksandrisë në Egjipt drejtuar nga Llambi N.Kotta.
Amerikanët: Shqipëria e aftë për vetqeverisje
Për të qartësuar situatën lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, Presidenti amerikan Ëilson emëron konsullin e SHBA në Torino, Josef Haven, si delegat për të bërë hetimet e nevojshme në Shqipëri. Qeveria e Turhan Pashës dhe Komanda ushtarake italiane e mirëpritën ardhjen e tij dhe i vunë në dispozicion gjithçka mundën për mbarëvajtjen e misionit që konsulli kishte marë përsipër. Konsulli qëndroi disa ditë në Vlorë. Në shtëpi të Ali Asllanit, ai bisedoi me Qazim Kokoshin. Në takim morrën pjesë edhe gratë vlonjate. Konsulli Haven konstatoi i kënaqur që jo vetëm burrat por edhe gratë që mbanin kostume popullore shqiptare, u fjalosën me të, në gjuhën shqipe. Qazim Kokoshi i parashtroi konsullit amerikan, se shqiptarët dhe vlonjatët nuk pranojnë asnjë dominim Italian. Pas Vlorës, në të gjitha krahinat e Jugut të Shqipërisë, ku konsulli udhëtoi dhe i shkeli fshat më fshat, konstatoi se popullsia autoktone ishte shqiptare dhe fliste vetëm në gjuhën shqipe. Në Tepelenë, n/prefekti Qazim Koculi, kishte mbledhur të gjithë fshatarët me kostume popullore shqiptare, të cilët demostruan për çështjen shqipatre dhe shprehën simpatinë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjirokastër komisioni i drejtuar nga Thoma Papapano dhe Jorgji Meksi, kishin organizuar një pritje të nxehtë. Populli i veshur me kostume popullore shqiptare, i lutej konsullit ti transmetonte presidentit amerikan Ëillson, se dëshira e shqiptarëve është që të jetojnë më vehte si kombet e tjerë. Në Përmet pritja e organizuar nga patriotët Dhimitër Kacimbro dhe Koço Tasi, u bë më madhështore dhe populli i kërkoi konsullit që ti jepej Shqipërisë vetqeverim i plotë. Pritje madhështore u organizuan edhe nga populli shqiptar në Leskovik e Kolonjë. Pas këtij udhëtimi, konsulli amerikan Josef Haven i tha Mborjes: “Pretendimet greke janë krejt të kota”. Në zonën franceze të pushtimit, konsulli Josef Haven e filloi inspektimin nga Korça, ku qëndroi tre ditë. Autoritetet franceze të pushtimit, kishin ndaluar çdo manifestim popullor në favor të çështjes shqiptare. Korçarët, midis të cilëve kishte edhe nga ata që kishin qenë në amerikë dhe e flisnin mirë gjuhën amerikane, u paraqitën me shumë përfaqësi dhe kërkuan pavarësinë e Shqipërisë me të gjitha kufitë e saj, duke shfaqur edhe simpatinë e tyre të veçantë për Amerikën. Në vijim të misionit të tij, konsulli amerikan shkoi në Pogradec, ku nga takimi me major Mortier, u entuziazmua nga vlerësimi që ai kishte për shqiptarët. Mortier u shpreh kundra grekëve, serbëve dhe italianëve dhe kundra politikës franceze që i përkrahte ata. Pas Pogradecit, Konsulli amerikan Josef Haven shkoi në Delvinë, ku u prit nga n/prefekti Leonidha Frashëri, një nga patriotët më të dalluar shqiptar. Edhe këtu kërkesat e popullit ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Në fshatin Himarë, u shfaqën disa persona për protektoratin Italian, ndërsa në Vuno populli i kryesuar nga vëllai i Spiro Kolekës, kërkoi me këmbëngulje vetqeverimin e plotë të Shqipërisë. Mbas disa ditësh konsulli amerikan Josef Haven, i shoqërua nga Tefik Mborja, inspekton Durrësin, Tiranën, Shkodrën dhe Krujën. Nga Kruja konsulli amerikan Erikson u kthye në Vlorë. Misioni i tij kishte përfunduar. Në raportin që përpiloi dhe ja dërgoi presidentit Ëillson, konsulli Josef Haven çfaqi mendimin që: “Shqipëria është një vend që qeveriset vetë, sepse i ka të gjitha elementet e duhura që i nevojitet për vetqeverim”.
Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Beratit
Qëndrimi i Presidentit amerikan Ëilson lidhur me pretendimet greke mbi Shqipërinë, dhe deklarimi i tij që “shqipëtarë janë të aftë për vetqeverisje”, nxitën besimin e popullit shqiptar tek politika proshqiptare Amerikane. Patriotët shqiptar në pragun e mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris, hartuan dhe paraqitën para Fuqive të Mëdha dy dokumenta historike të asaj periudhe: Memorandumi i Aleksandrisë dhe Memorandumi i Korçës. Nisur nga rëndësia historike dhe përmbajtja atdhetare e dy Memorandumeve, dokumentat po i citojmë të plotë.
MEMORANDUMI ALEKSANDRISË
Shqipëria Natyrale
Adresuar: Konferencës Paqes në Paris !
Konferenca e Paqes, nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar, për të ruajtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të shtetit shqiptar dhe për të rishikuar kufijtë në favor të tij, duke përfshirë brenda tyre ato territore shqiptare që ishin shkëputur më 1878 e 1913.
Memorandumi i Aleksandrisë u pregatit në Kajro nga N.Kasneci e A.Zako Çajupi. Më 8 dhjetor 1918, Komisioni i zgjedhur nga Mbledhja P.Shoqërive Shqiptare të Egjiptit, anëtar i të cilit ishte edhe Llambi N.Kotta, i mbledhur në shtëpinë e Filip Shirokës, e miratoi tekstin dhe e firmosi memorandumin. Memorandumi, i hartuar në favor dhe interes të mbrojtjes së të drejtave të shtetit shqiptar të pavarur dhe Sovran, nga ambiciet dhe synimet antishqiptare që shtetet shoviniste fqinje i kishin paraqitur Konferencës së Paqes, iu dërgua ambasadorëve të Shteteve Aleate, Anglisë, Francës, Italisë dhe SHBA me seli në Kajro, me lutjen që ta dërgojë secili në Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve që përfaqësojnë dhe kësisoj të arijë në duart e delegatëve të tyre në Konferencën e Paqes. Krahas Memorandumit, Komisioni hartoi edhe telegrame, që ju dërguan: Presidentit të SHBA z. U. Uillson; Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës, Anglisë, Italisë e SHBA; Shoqërisë “Vatra” në Amerikë, Shoqërisë “Bashkimi” në Shkodër; z.Mehmet bej Konitza në Londër, Pandeli Cale në Lozanë, Pandeli Evangjeli në Bukuresht, Kol Rodhe dhe Tefik Mborja në Romë, Kristo Luarasi në Sofje, Sotir Kotta në Korçë; filo-shqiptarëve Herbet në Londër, Miss Durham në Boston dhe Nerve në Paris. Dy anëtar të komisionit, Llambi N.Kotta e Leonidha Naçi shkuan në Skënderie për tu marrë vesh me vëllezërit shqiptar të atjeshëm.
MEMORANDUMI BERATIT
Shqipëria nën Mandatin Amerikan
Adresuar: Shkëlqesisë së tyre Komandos Franceze në Shkodër !
Mbas punëvet të Gjirokastrës, të cilat u pregatitën e u bënë vetëm prej Mufid beut, jashtë dëshirës e mendimit të popullit, duke u bashkuar me vendimin e fundit të Guvernës Provizore në Durrës, e cila kundërshtoi rreptësisht protektionin Italian në Shqipërinë e lirë, e shohim të arësyshme edhe ne populli i Beratit të çfaqim pranë Shkelqesisë s’Uaj ndjenjat atdhetare, duke Ju lutur të kini mirësinë e të ia paraqitni Qeverisë Madhështore e Mirdashëse, kërkesat e popullit të qarkut të këtushëm. Me këtë rast shpresoim se do të pranoni nderimet e të përzemërta e të qiruara:
I-Populli shqiptar duke u mbështetur në parimet kombëtare qi u vunë në veprim, dëshiroi t’i njihen të drejtat e tij qi ka, për të rojtur në sinisië Ballkane i lirë e indepandant, pranoi nji qeveri provizore e dërgoi delegate të posaçëm në Konferencë të Paqes, vetëm për të mprojtur indepadancën e plotë e tërsiën toksore të Shqiprisë me kufit e sajë etnografike e kombëtare.
II-Delegatët shqiptarë qi u dërguen në Konferencë të Paqes, kanë në dorën e tyre nji program të nënshkruar e të pëlqyer prej të gjith antarëve të qeveris së Durrësit, qi ky program tregonë kompetencën e tyre dhe e përfytëron idealain e kombit shqiptar, qi ka për independencën të papërkufizuar për vendin e tië.
III- Në kioftë se shtetet e mëdhenj qi po mëshirokan për liriën e popujve të vegjël, e sidomos për ne shqiptarët qi jemi populli ma i vjetër e ma i famshëm dhe mjerisht më i piklluar e më i përgjunjëzuar i Europës; nuk mundet ti pushojnë intrigat e Ballkanit dhe në e shohin të domosdoshme qi shteti shqiptar të mbetet nën mandate të nji Guvernes së madhe, atëherë nadëshirojëm mandatin amerikan, qi kështu të mundim të sigurojëm e t’i apim nji frymë kombëtare zhvillimit e lulëzimit të vendit tonë. Shtojëm se ket deshirë e vërtetojën edhe dokumentat qi janë dhanë konsulit amerikan qi shetiti Shqipërinë.
Nenshkruesit e Memorandumit
Paria e Prefekturës Berat
Nëshkrue:
1-Hekur be Vrioni: Kryepari i Katundariës
2-Zarif Aga Haznatari: Kryetar i klubit “ B A S H K I M ”
3-Fevzi Ruli: Advokat
4-Themistokli Kassapi: Notablë i krishter
5-Kostaq (Koço) Kota: Inspektori i Arrësimit
6-Salih Gjuka: Direktori Arsimit
7-Adem Shehu: Sekretari i Arësimit
8-Islam be Vrioni: Notabël muhamedan
9-Melek be Frashëri: Kapitanë,
10-Xhevdet Mehqemea: Advokat
11-Zejnel be Prodani: Notabël
12-Teki be Selenica: Notabël
13-Zoj Tonçi: Tregtar
14-Todi Naska: Nëpunës drejtësie
15-Bektash H.Berberi: Zanatli
16-Gaqe papa Zaharia: Direktori i Kancelarisë së Prefekturës
17-Emrullah Psarizi: Sekretari i Perlimentares
18-Hajredin Kuçi: Notabël
19-Andon Capo: Tregtar
20-Hysni aga Kafasi: Këshilltari i Perlimtares
21-Nuri Osman Smundja: Sekretari i Drejtësisë.
Nji kopje për Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.
Nënshkrue Fevzi Ruli d.v.
Berat 30.04.1919
DOSJA NR. 22.796- SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT DON MIKEL BELTOJEN ?!
Nga Fritz RADOVANI/
Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974)/
■Dosja e hetimit Hilë GJERGJI, 38 vjeç, fillon me 19 Prill 1973, ora 14.30…/
*Hetimet e Hilë Gjergjit fillojnë njëheri me torturat mizore të hetuesit Shyqyri Qoku./
■“I gjykuari Hilë Gjergj GJONI me dt. 30 korrik 1973, i rikthehet hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Shkoder, per perpilimin e një Aktakuze të re…Kryetari Nuri Resmja, anëtarë: Valdet Kotrri e Mejreme Gjyrezi, nd/prokuror Kostaq Shandro./
■Gjykatës së Rrethit Shkoder: Mendojmë që gjykimi i kësaj çeshtje të bëhët me dyer të mbyllura. Prokuri i Rrethit, Faik Minarolli…/
■Vendim per të pandehurin Hilë GJONI nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me Kryetar: Rrustem Gjata, anëtarë: Gjon Asllani, Filip Rroku, prokuror: Remzi Kruja… Nga neni 48,
Me vdekje – me pushkatim… Kryetari Rrustem Gjata.
■Në relacion të Gjykatës shenohet: “…Hilë GJONI, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja… Ka bërë thirrje per heqjen e fotografisë së udhëheqësit.” Tomas Beqari.
■Aranit Çela merr një relacion per “rezikshmërinë e Dom Mikel Beltojës, nga Feqor Shehu, dhe i percjellin dokumentat Kuvendit Popullor, ku shenohet: “… Ndësa, lutjen per faljen e jetës, i lartpërmenduri ka refuzuar në mënyrë kategorike ta bënte.” Kryetari i Gjykatës së Lartë, (Aranit Çela) dv.
■Dishroni me lexue edhe një poshtersi anadollako – komuniste, botue kohët e fundit mbas dekorimit të xhelatit që ka shkye per gjymtyrësh Klerikun nga Beltoja:
■Ja dhe Deklarata e fundit e kriminelit vrasës Shyqyri Qoku:
“Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut.
Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Qoku…” Në vitin 2016…
■Nga fjalët e siperme del kjartë se terroristi i dekoruem, asht gati me rifillue prap edhe
njëherë listen e poshtëshenueme…
SHTETI SHQIPTAR ASHT TERRORIST! AI DEKORON TERRORISTËT!!
Botue nga Arkivi Tiranë, 2016.
■Nga Lista e Proceseve të kriminelit Shyqyri Qoku, veçojmë disa prej atyne që njohim,
Emna të Klerikëve Katolik Shqiptarë:
- At Zef Pllumi,
- At Leon Kabashi,
- Imzot Ernesto Çoba, Vdekë në Sigurimin e shtetit…me 8 Janar 1980.
- Don Lec Sahatçija, Vdekë në Burgun e Tiranës…me 4 Prill 1986.
- Don Zef Hardhija,
- Don Kolë Toni,
- At Aleks Baqli,
- Fra Gasper Jubani,
- Don Marin Shkurti, Pushkatue me 1 Prill 1969.
- Don Gjergj Hardhija,
- Don Pjeter Gruda, Vdekë në Kampin shfarosës Sarandë…me 13 Janar 1989.
- Don Hilë Gjoni, Shkye per gjymtyrësh mandej asht Pushkatue me 10 Shkurt 1974.
■”Para pushkatimit, xhelatët e terheqin prej gjymtyrësh derisa e shqyejnë dhe, për së vdekuri, e pushkatojnë me 10 Shkurt 1974…” (deklaron Dr. Pjeter Pepa në vitin 2007.)
■Në vitin 1993, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, asht e shkrueme po e njajta frazë “per shkymjen e Tij, nga xhelatët para pushkatimit… me 10 Shkurt 1974.” (faqe 93 – Tiranë, 1993)
■DOSJA Nr. 22796… I njajti Person me tre Emna: Si e shpjegon xhelati Qoku këte?
- Hilë GJERGJI (1935 – 1974)
- Hilë GJONI (1935 – 1974)
- Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974) Emni per të cilin u Masakrue…
■Le të pergjegjet terroristi Shyqyri Qoku, se cilin ka zgjedhë, nga Këta tre Emna të Nderuem, per me shkye per gjymtyrësh me 10 Shkurt 1974…Para pushkatimit…
TURPI MA I MADH I SHEKULLIT: SHTETI DEKORON TERRORISTIN NË 2014 !
Melbourne, Prill 2016.
Së shpejti të Lum, 38 martirët, viktima të komunizmit në Shqipëri
Papa Françesku autorizoi botimin e dekretit përmes të cilit shpallen të Lum Shërbëtori i Hyjit, Vinçenc Prennushi, i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe 37 shokë martirë, të vrarë ndërmjet viteve 1945-1974, gjatë regjimit komunist.
Ditë e shënuar, kjo e 27 prillit 2016, për Kishën dhe për mbarë popullin. 38 martirët e parë shqiptarë, vrarë gjatë komunizmit, ndërmjet viteve 1945-1974, për të cilët prej vitesh ishte hapur çështja e kanonizimit kishtar, tani njihen nga Papa dhe Selia e Shenjtë të Lum, martirë për shkak të fesë në Krishtin. Kjo do të thotë se pas procesit kanonik në nivelin dioqezan për vërtetimin e martirizimit të tyre, përfundoi edhe procesi pranë Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve, në Vatikan.
Vërtet, dje, më 26 prill, pikërisht në festën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores Qiellore të mbarë popullit shqiptar, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, Papa Françesku u takua me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, të cilin e autorizoi të botojë dekretet, që kanë të bëjnë me njohjen e një sërë mrekullish, virtytesh heroike dhe martirizimi. Ndër ta, njihet
– martirizimi i Shërbëtorëve të Zotit, Vinçenc Prennushi, i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe i 37 shokëve të tij, vrarë ndërmjet 1945-ës dhe 1974-ës.
Festa e Zojës do të marrë edhe domethënie të tjera për Shqipërinë, popullin e Kishën shqiptare. E pikërisht në solemnitetin e Nënës së Zotit, Nënës së Këshillit të Mirë, janë shqyrtuar dokumentet e dëshmitë, që i dhuruan popullit e Kishës shqiptare martirët e parë, të periudhës së regjimit komunist 1945-1974-ë, të cilët i nderonte si të tillë që më parë.
Së bashku me ta, Ati i Shenjtë Bergoglio autorizoi publikimin e dekreteve edhe për dy mrekulli, katër martirizime të tjera dhe 8 virtyte heroike, që u njihen njerëzve të denjë për t’u konsideruar ndjekës të vërtetë të Krishtit e dëshmitarë të Tij në këtë botë. Së bashku me martirët shqiptarë hyjnë në plejadën e shenjtorëve e të Lumëve, pranë Hyjit të Gjithëpushtetshëm.(Radio Vatikani)
HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI “DJEMTË E BESËS”
33 vjetori i burgosjes së pjesëtarëve të grupit »Besa« në Plavë Guci/
NGA ESAD GJONBALAJ/
Gjatë historisë kurrë nuk është shuar flakadani i atdhetareve te paepur për lirinë e kombit shqiptar, flakadani i atyre që fatet e jetës ia dhuruan atdheut . Pas demonstratave të vitit 1981 që u zhvilluan në Kosovë aspekti kombëtar në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë mori hov dhe gjallëri duke ndritur kështu mendjet e shqiptarëve se duhet të i dilet zot kombit dhe atdheut për të parandaluar asimilimin, shkeljen dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve etnik të copëtuar në disa republika të ish-Jugosllavisë .
Në Plavë Guci rinia studentore e trevës tonë që asokohe studionte në Kosovë barte në vendlindje frymën kombëtare dhe krenarinë e të qënunit shqiptar. Asimilimi i shqiptareve në Plave Guci ne këtë kohë kishte marr hov të paparë, agjentet dhe spiunet e UDB-së me bashkëpunëtoret e tyre shqipfolës përbuznin dhe nëpërkëmbnin çdo gjë që kishte të bënte me shqiptaret dhe shqiptarinë. Nën dirigjimin dhe bekimin e shtetit mbillej urrejtja ndaj shqiptarëve dhe atdhetareve të mirëfillte, në bjeshkët tona këndoheshin këngë anti shqiptare në gjuhe sllave: “shoku Tito na jep pushkët se kanë ngritur shqiptarët hundët, na janë ngopur me bukë të bardhë e tani donë Skënderbeun me e ringjall”.
Presioni ishte i madhe ndaj çdo gjëje shqiptare, burgosjet kishin filluar: Demë Ulaj arrestohet dhe dënohet me 5 vite burgim, Ajshe Gjonbalaj 13 vite burgim dhe Beqir Gjonbalaj, 2 vite burgim, Ajshja dhe Beqiri motër dhe vëlla, vuthjan por ishin dënuar ne Kosovë. Ndalesa dhe pengesa institucionale në çdo aspekt të jetës, mirëpo edhe gjallëria dhe atdhetaria e atdhetarëve vetëm se shtohëshin dhe forcoheshin duke e parë këtë dhune sistematike të shtetit. Mirëpo rinia malësore e kohës që rritej me ndjenja të pastërta kombëtare në Plavë Guci kishte vendosur që ndaj këtij terrori shtetëror të UDB-së dhe kuislingëve shqipfolës të përgjigjet me një kryengritje të armatosur duke atakuar drejtpërdrejtë aparatin shtetëror dhe duke ua bërë me dije se ne shqiptaret e Plavë Gucisë nuk durojmë robërinë.
Përgatitjet për themelimin e grupit filluan që në dimrin e vitit 1983 në mes të iniciuesve të themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajli Prelvukaj dhe Esad Rexhep Gjonbalaj në një takim në qytetin e Gucisë ne gjysmëvjetorin shkollor të vitit 1983 për tu finalizuar me themelimin e grupit »Besa« në pranverën e po këtij viti.
Misioni i grupit Besa ishte ndërmarrja e aksioneve të armatosura dhe likuidimi e kolaboracionisteve të pushtetit të uniformuar dhe të pa pauniformuar, kolaboracionist qe asokohe bënin terror ne familjet atdhetare në Plavë Guci.
Iniciuesi i themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajl Prelvukaj po organizonte shokët e tij të lidhur rreth »Besës« dhe fisnikërisë shqiptare, të bashkuar rreth flamurit dhe idealit të lart kombëtar dhe tani në radhët e grupit Besa aktiv ishin edhe atdhetaret e devotshëm Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj, Burim Ahmetaj dhe Naim Selimaj .
Në Plavë Guci pranvera erdhi përgatitjet kishin marr intensitet për fillimin e operacioneve të koordinuara të pjesëtareve te Grupit »Besa« që të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Plavë.
Sipas planit ishte paraparë që grupi »Besa« do të vepronte në dy grupe: një grup gueril që do të ishte aktiv në male dhe tjetri logjistik që do punonte në furnizim dhe në mbledhje informacionesh. Përgatitjet e duhura ishin bërë dhe një pjesë e grupit kishte aktivitetet në teren për përgatitjen e veprimeve të duhura të planifikuara, kuptohet me arsenalin e armatimit dhe potencialin njerëzor e material që kishin në dispozicion.
Me 28 Prill të vitit 1983 disa pjesëtar të grupit aktiv »Besa«, në këtë përbërje Tahir Prelvukaj, Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj dhe Burim Ahmetaj ishin duke vëzhguar në hyrje të fshatit Vuthaj në vendin e quajtur Shtrejt përbri Rrethit të Bagëtisë, ata me vete kishin edhe një pjesë të armatimit që posedonin. Atë dite të 28 prillit, ditë e enjte në Vuthaj kishin dal për të shëtitur një grup nxënësish eserbo-malazias te gjimnazit te Plavës që po këndonin këngë për Titon dhe këngë antishqiptare duke kaluar nëper fshatin Vuthaj. Pjesëtaret e grupit »Besa« sapo kishin vërejtë grupin e nxënësve serbo-malazias, te provokuar nga klithmat e këtyre këngëve sllave kishin dal nga pylli te armatosur dhe kishin filluar t’i legjitimojnë ata, duke u bere te ditur njëkohësisht se këngët e Serbisë dhe te Cernagores dhe të Titos nuk janë të lejuara në Vuthaj të Kelmendit, sepse kjo është toke e Shqipërisë. Me dhjetra nxënës në panik e sipër kishin ikur, disa madje kishin kërcyer ne lumin Gerla dhe ia kishin mbathur nga kishin ardhur kurse një e pjesë e tyre kishin arritur të shkojnë në Guci dhe ta raportojnë ngjarjen në polici.
Në vendngjarje ishte arrestuar Sadri Ahmetaj, ndërsa Sadri Mehaj e kishin arrestuar rreth orës 10 të mbrëmjes. Përafërsisht ne këtë kohë ishte arrestuar edhe Burim Ahmetaj, ndërkaq gjatë natës pas një rrethimi të hekurt të Vuthajve u arrestua edhe Tahir Prelvukaj.
Po te njëjtën ditë në Plavë arrestohen edhe pjesëtaret e familjes Selimaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj dhe Naim Selimaj.
Me datën 30 Qershor 1983 Gjykata Komunale e Bijello Polës në Mal të Zi kishte shpallë aktvendimin kundër Grupit »Besa« dhe i kishte dënuar të rinjtë shqiptar me burgime të gjata:
Tahir Prelvukaj, 16 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Sadri Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Fadil Selimaj, 21 vjeçar, ishte dënuar me 5 vite burgim
Burim Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Sadri Mehaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 3 vite burgim
Muse Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 2 vite burgim
Naim Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 4 muaj burgim
Është e rëndësishme të thuhet se shumë pjesëtarë të grupit »Besa« nuk ishin dënuan dhe kishin shpëtuar nga burgosja e tyre, fal qëndresës stoik të pjesëtareve të grupit për të mos i qitur shokët e tyre para organeve të UDB-së. Dhuna e tmerrshme që u përdor nga UDB-ja gjate hetuesisë ndaj te rinjve tanë ishte e tmerrshme dhe e pa përshkueshme , pasojat e të cilës i vuajnë edhe sot pjesëtarët grupit BESA.
Të arrestuar asokohe dhe të marrë ne pyetje nga UDB-a kanë qenë edhe këtë persona: Ramë Qerimi Gjonbalaj (gjyshi i Tahirit dhe babai i Ajshe dhe Beqir Gjonbalaj), Xhavit Zeqiri Balidemaj, Agron Zeqiri Balidemaj. Në Prishtinë ishin arrestuar nga sigurimi shtetëror i Malit të Zi, Esad Rexhep Gjonbalaj dhe Faik Dini Gjonbalaj (shtetas amerikan).
Shikuar sot nga këndvështrimi i kohës ndokush mund të thotë, vallë si është e mundur që këta të mitur të marrin një guxim të tillë, për ndërmarrjen e këtyre veprimeve kaq të guximshme , për të menduar dhe vepruar aq larg , që të dërgon këtë nismë gjerë në një kryengritje të armatosur kundër një regjimi totalitar dhe antishqiptar, atëherë duhet analizuar shumë faktor, duke filluar nga familja, rrethi dhe periudha kohore e veprimit. Nismëtari i themelimit të grupit, Tahir Smajl Prelvukaj u rrit në prehërin e hallës së tij, heroinës së gjallë Ajshe Ramë Gjonbalaj. Ajo kishte qenë frymëzimi dhe inspirimi i një lëvizjeje që do mbetet në analet e historisë së trevës tonë por edhe të guximit të paparë të rinisë dhe të gjeneratave të kohës në Plavë Guci.
Të gjithë pjesëtarët e grupit »Besa« rrjedhin nga familje të cilat historikisht ishin fole të atdhetarisë dhe të dëshmuara në krahinën e Plavë Gucisë për veprimtari kombëtare. Vepra dhe guximi i tyre barte në vete trashëgiminë e gjeneve, virtyteve dhe shpirtit luftarak të trevës tonë ,dhe ishte realizim i amanetit të te parëve për mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. gjerë ne flijim.
Pas vuajtjes së dënimit në kazmatët serbo-sllave dhe daljes në burgun e madh e të ashtuquajtur “Liri”, Jugosllavinë Titiste, për të rinjtë tanë vazhdoj diskriminimi në çdo aspekt të jetës si nga UDB-a ashtu edhe nga kuislingët shqipfolës dhe spiunët e pa uniformuar të trevës tonë, të cilët i përbuznin pjesëtarët e grupi »Besa« duke i quajtur armiqë të shtetit Jugosllav dhe duke i diferencuar edhe në gazmende familjare, sepse frikësoheshin këta te gjorë kolaboracionist se mos po i dëmtojnë raportet dhe besnikërinë e tyre qe kishin ndaj UDB-së dhe miqëve të tyre sllavë.
Mirëpo grupi »Besa« dhe pjesëtaret e tij për veprat që i bënë u çmuan dhe u vlerësuan lartë nga atdhetaret e mirëfilltë dhe të dëshmuar të krahinës së Plavë Gucisë e që fatmirësisht ne Plavë Guci janë me shumicë.
The theory of the Illyrian origin of Albanians is historically valid
BY NELSON CABEJ/
In stark contrast to theories in natural sciences, historical hypotheses and theories are not empirically verifiable; having occurred in the past historical events are inaccessible to the historian and the only way he can reconstruct the past is to use historical sources, archaeological finds, linguistic remnants of the time, etc. However, historical sources are tinted by the emotions, prejudices and subjective feelings of the authors, which may have distorted the reality, archaeological finds may not always be related to the relevant populations and linguistic evidence may reflect foreign influences. The critical consideration and comparison with other sources may often corroborate historian’s views to a satisfactory degree but not always validate them. Furthermore, the historian himself is not free of the human emotions, prejudices and biases, so he is attracted by the kind of information he finds to agree with his beliefs and opinions. It is certainly very difficult to write history of the past based on the partial evidence that is available now. In spite of all the problems and philosophical impasses, the historiography is a 25-centuries old science that has contributed immensely to the human knowledge.
Being all of the above more or less philosophical problems relevant to the history of every particular country rather than a sui generis problem of the Albanian historiography, I will adopt herein a down-to-earth approach.
What I intend in these articles is not to access the inaccessible past of my people, but simply to reconstitute its historical past by using as much as possible pieces of available relevant evidence. All the evidence in sources, archaeological finds, linguistic fossils etc. is mere data which only after processed in historian’s brain generates information necessary for constructing the historical past. Certainly the emerging picture, by definition, will not be identical to the real past, but again this is is rather a problem of historiography in general than a problem of the Albanian history.
The theory of the Illyrian origin of Albanians gives the best and the more complete explanation of the known facts about the history, language and culture of Albanians, as linear descendants of south Illyrians that uninterruptedly inhabited the present-day Albanian-speaking territories, at least during the last three millennia. The theory looks at the language of Albanians, in Gustav Meyer’s expression, as the younger phase of a south-Illyrian dialect[1]
As mentioned earlier, the theory of Illyrian origin of Albanians started with an unbiased inquiry by Leibniz in his attempt to give an answer to the Prussian Königliche Bibliotek’s question on the nature and origin of Albanian. He analyzed the results of his research on the subject matter and first he guessed that its remnants may be “in the mountains of Epirus”2 and in the third letter, he expanded the territory to reach the conclusion that Albanian “was the language of the ancient Illyrians”3. Then Johann E. Thunmann expanded the area of research and elaborated arguments by delving into the historical evidence on the Albanian people4.
Thunmann, was the first to present the autochthony of Albanians in the form of a partly proven hypothesis. Had Thunmann, at his time, formalized it according to the present-day criteria of hypothesis building he could be able to state that his hypothesis fulfills the main criterion of a scientific hypothesis, the criterion of falsifiability, by offering the possibility to show it being false or the possibility of being refuted by demonstrating, e.g., the lack of sufficient linguistic affinities between the Albanian language and Illyrian; by proving that the Illyrian tribe of Albanoi mentioned by Ptolemy5 in the 2nd century AD was not related to the medieval Albanoi; by presenting historical evidence on migration of Albanians to their present territories at some point in time during the late Antiquity up to the 10th century, when they appear first in the known written sources6, etc.
Had he formalized the hypothesis that Albanians are descendants of ancient Illyrians inhabiting their ancestral territories in the west Balkans would allow him make a number of predictions.
With such formalization in mind, we can retrospectively reconstruct the predictions of the hypothesis of the autochthony of Albanians as presented more than two centuries ago by Thunmann and the relevant research to prove/disprove it as follows:
- Albanian is key to explaining the attested and reconstructed Illyrian words.
This prediction was proven to be true. In the works of Conrad Malte-Brunn, Martin William Leake, Johan Georg von Hahn, Paul Kretschmer, Alf Torp, Wilhelm Deecke et al., an ever increasing number of Illyrian (and Messapian) tribe names, personal names and place names began to be related to, and explained by, Albanian7. Although the common origin of Albanian with other Indo-European languages would make it possible that other languages like the ancient Greek (attested at an earlier time, when the IE languages were closer to each other) be helpful in this respect, Albanian has prevailed among all the IE languages in explaining the attested and reconstructed Illyrian words as well as Illyrian personal, tribe and place names.
- Illyrian personal names are preserved in Albania as such or as patronymics. Foreign authors and Albanians have proven this prediction to be true8. Among the Illyrian personal names inherited into Albanian are worth mentioning Bato (the name of the leader of the great Ilyrian revolt against the Roman rule in the first decade of the new era), which is still used now in unchanged form Bato in South Albania and probably Vatë, in northern Albania. Another example is Genthius, the name of the Illyrian king of the 2nd century BC, also attested in the Epirote version Gontha9 from which derives the modern personal name and patronymic Goxho in the rugged region of Labëria, South Albania, part of the ex-Roman province of Epirus vetus10, used as personal name and patronymic Goxho and Gjet/Gjeto as personal name and patronymic in northern Albania and Gjeç as patronymic in both northern and southern Albania; the Illyrian female name Teutana probably preserved in the personal female name Tana11.
- 3. Given the Illyrian tribe of Hylleis (Ύλεῖς)12, 13 was one of the three tribes (along the Dymanes (Δυμάνες) and Pamphyloi (Πάμφυλοι) that took part in the invasion of Dorians (Δωριεῖς) during the 11th century BC. Adequate evidence to prove the prediction will be presented elsewhere.
- Being consensually admitted that the Messapian language is a dialect of Illyrian, it would be expected that Albanian would uniquely be helpful in explaining words in Messapian inscriptions. Relevant research has showen that Albanian prevails among all the IE languages in explaining Messapian words14, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21. Noteworthy is the fact that similar place names and tribe names are uniquely encountered in the Messapian region of South Italy, Illyria and Epirus22.
- If Albanians were descendants of Illyrians it would be predicted that no interruption will be observed in the material culture of Albania at least during 2 last millennia. In point of fact, ample archaeological evidence reveals a clear continuity in the material culture of Albania, beginning from the Bronze Age. The Koman-Krujë culture, despite novelties it displays, is nothing but a continuation and evolution of the ancient Illyrian culture23,24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, under the new circumstances of the Byzantine empire to which Illyria belonged after the division of the Roman empire by the 5th century, the ethnological pressure of Slavic invasion and the accompanying shrinking of the ethnic Illyrian territories.
- The hypothesis would predict that proves and arguments will be found to refute the view on “the silence of written sources about Illyrians from the 7th century onward and about Albanians from the 2nd to the 10th century”. Indeed, concerning the first part of the statement, i.e. the silence of sources on Illyrians after the 7th century propounded by the Russian historian Dimitri Obolensky (1918-2001)31 is inaccurate. Evidence on Illyrians (Ἰλλυριοί) as a people exists in Chronicon Paschale32 of the 7th century and Paul the Deacon (c.720–799 CE) still writes about Illyria in the 8th in Historia Langobardorum, when he describes the destructions caused by Germanic tribes in Gallia and Illyria33. The place name Illyricum also appears in documents of the end of the 8th century, in relation to the transfer of bishoprics of Illyricum, Sicily and Calabria, from the jurisdiction of the Roman Church to that of the Patriarchate of Constantinople. The doubt that this may have to do with any south Slavic country disappears as soon as we remember that Slavic people in the 8th century were still pagans. By the middle of the 9th century Illyrians are mentioned in a Bulgarian scholion treaty commenting on “Illyrian bishops”34 (not “bishops of Illyria”) and adding in the present tense: “Bishops of Illyria depend from the Holy See of Rome”35.
Given that the Albanian language developed by 5-6th century CE36, it is logical to believe that the formation of the Albanian people occurred not later than the 7th century. Hence it makes no sense to look for Albanians to be mentioned in sources before the 7th century. And this alone would reduce the centuries of the “silence” to 3 because the emperor Constantine VII Porphyrogenitus mentions Albania in the 10th century37. Moreover, there is a solid linguistic fossil proving the South Slavic neighbors of Albanians were aware of their presence in modern Albanian territories at least by the 8-9th century, making the so-called silence on Albanians almost inexistent. This is a phonetic law of liquid metathesis, which was operative during the second half of the 8th century and affected the endonym Arban, which is encountered in medieval south Slavic documents as Raban. This fact proves that Albanians were in the present-day territories in the 8th century38.
As for the scarcity of the appearance of the name of Illyrians in the early medieval documents, this is not a specific problem for Albanians and Illyrians but also for Hellenes which do not appear at all during the whole period of the Early Middle Age. Let’s remember that the medieval sources are silent for 3 centuries about Croatians and 2-3 centuries about Serbs until they are mentioned by the emperor Porphyrogenitus by the middle of the 10th century39. And this occurred for a good reason: the Byzantine historiography of the early Middle Age was reduced to a hagiography, focused almost totally on the life of saints and the church. Even based on this fact alone, the American historian, John van Antwerp Fine pointed out: “The lack of early references to the Albanians is not significant. The centuries before the ninth are a period of few sources”40
The alleged centuries-long silence of sources of Albanians disappears if would take into account the Illyrian-Albanian continuity ( ).
- In the Albanian mythology traces must exist of the ancient Illyrian mythology. Indeed, this seems to have been the case: a number of Illyrian deities are found transposed into figures of Albanian mythology. Such are the figures of Zana and “E Bukura e Dheut”, which are believed be transpositions of the Illyrian goddess Thana41 or the Albanian mythological figure of lugati, which is interpreted as demonization, under the pressure of Christianity, of the god Logetis42, an Illyrian-Messapian deity.
The large body of evidence and arguments accumulated on the autochthony of Albanians, with the efforts of numerous scholars, during the last three centuries has verified the implied predictions of the Thunmann hypothesis. This fact raises the autochthony of Albanians to the level of a scientific theory, in the meaning of the theory that while solving numerous questions and problems, naturally generates other puzzles and makes new predictions. In other words, the autochthony of Albanians has acquired now the status of a scientific paradigm, a scientifically supported theory.
From the standpoint of the present knowledge, the theory of autochthony of Albanians is the only and as of yet unrivalled theory of the origin of Albanians that explains best the evidence from the all the relevant fields of linguistics, history, archaeology, ethnography, folklore, mythology etc. It is a complete theory in the Kuhnian meaning of theory and normal science.
References
1 Meyer, G. (1888). Die lateinischen Elemente im Albanischen. In Grundriss der romanischen Philologie I, Trubner, Strassburg, p 804-821.
2 Reiter, M. (1980). Leibnizen’s Albanerbriefe . Zeitschrift für Balkanologie. XVI, 82-93.
3 Reiter, M. (1980). Ibid.
4 Thunmann, J.E. (1774). Untersuchungen über die Geschichte östlichen europäischen Völker. Chapter Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen. Siegfried Lebrecht Crusius, Leipzig.
5.Ptolemy Geography 3, 16.
6.Constantine VII Porphyrogenitus De Cerimoniis I, Red. I.I. Reiski, Weber, Bonn. Red. 1829, p. 688.
7.Çabej, N. (2016). Epirotes – Albanians of Antiquity. Albanet Publishing, Dumont NJ, pp. 106-116.
8.von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. F. Mauko, Jena.
9.Spahiu, A. (2010). Gjuha e Epirotëve të Vjetër. Botimet Princi, Tiranë, pp.132-133.
10.Çabej, N. (2016). Epirotes – Albanians of Antiquity. Albanet Publishing, Dumont NJ, p. 119.
1.Çabej, N. (2016). Ibid. p. 181.
- Günther, H.F.K. Lebensgeschichte der Spartaner. Internet: http://www.thule-seminar.org/herkunft_sparta_guenther.htm.
- Kiechle, F. (1963). Lakonien und Sparta – Untersuchungen zur ethnischen Struktur und zur politischen Entwicklung Lakoniens und Spartas bis zum Ende der archäischen Zeit. München, Berlin 1963, p. 116.
- Torp, A. (1895). Zu den messapischen Inschriften, Indogermanische Forschungen V, 197-215.
- Torp (1895). Ibid., p. 208.
16.Torp, A. ( 1897). Bemerkungen zu den venetischen Inschriften. In Om Io-mythen. Ed. J. Lieblein, Christiania. pp. 1-16.
- Mommsen, T. (1850). Die unteritalischen Dialekte. Wigand’s, Leipzig, p. 70; Mommsen Unteitalische Dialekte, p. 46.
18.Çabej, E. (1976). SE, pp. 151-153.
19.Çabej, E. (1976). SGJ III, p. 26.
20.Orel, V. (1998), Albanian…, Brill, Leiden, pp. 7-8.
21.Fortson, B.W. IV (2011). Indo-European Language and Culture: An Introduction. sec. ed. Wiley & Sons, Hong Kong, p. 408.
22 Çabej, N. (2016). Epirotes – Albanians of Antiquity. Albanet, Dumont, NJ, pp. 106-118.
23 Prendi, F. (1966). La civilization préhistorique de Maliq. Studia Albanica I, 254–266.
24 Anamali, S. (1982). Des Illyriens aux Albanais. Les nouvelles données de l’archéologie, Illyria
25 Prendi, F. (1966). La civilization préhistorique de Maliq. Studia Albanica I,254–266
26 Anamali, S. and Korkuti, M. (1969). Problemi ilir dhe i gjenezes së shqiptarëve në dritën e kërkimeve arkeologjike shqiptare. Studime Historike 1, 115-142.
27 Korkuti, M. (1972). A propos de la formation del’ ethnie illyrienne. In Premier colloque des Etudes Illyriennes, Tirana, pp. 55-76.
28 Korkuti, M. (1972). A propos de la formation del’ ethnie illyrienne. In Premier colloque des Etudes Illyriennes, Tirana, pp. 55-76.
29 Anamali, S. (1982). Des Illyriens aux Albanais. Les nouvelles données de l’archéologie, Illyria; Also available in English: Anamali, S. (1985). From the Illyrians to the Arbërs. In The Albanians and their Territories. Academy of Sciences of the PSR of Albania, 8 Nëntori, Tiranë, pp. 100-132.
30 Ducellier, A. (1998). Les Albanais dans l’empire byzantin: de la communauté à l’expansion. In The Medieval Albanians. Athènes, 17-45.
31 Dimitri Obolensky (1994). Byzantium & the Slavs. St. Vladimir’s Seminary Press, p. 284.
32 Paschalion seu Chronicon Paschale. vol. 4 Byzantinae Historiae Scriptoribus. Ed. du Fresne Du Cagne, Javarian, 1729, p.23.
33 Paul the Deacon Historiae Langobardorum. Univ. of Pennsylvania, Philadelphia, 1907, p. 2.
34 Wyrwoll, N. (1966). Politischer oder petrinischer Primat? Zwei Zeugnisse zur Primatsauffassung im 9 Jahrhund. Excerpta ex dissertatione ad lauream in Facultate Theologica, Pontificae Universitatis Gregorianae, Hildes, Wunstrof, p. 25.
35 Wyrwoll, N. (1966). Ibid., p. 35.
36 Demiraj, S. (2006). The Origin of the Albanians. Tiranë, 2006, p. 210.
37 Constantine Porphyrogenitus. Op. cit.
38 Çabej, N. (1990). Sa të vjetër janë emrat “arbër” dhe “Arbëri”? Bashkimi, 10 shkurt 1990.. See also Çabej, N. R. (2013). Ilirët që Mbijetuan. Fan Noli, Tiranë, ff. 151-160; Çabej, N. R. (2014). Vazhdimësi Iliro-Shqiptare në Emrat e Vëndeve. Fan Noli, Tiranë, pp. 28-30.
39 C. Porphyrogenitus De Thematibus et de Administrando Imperio. Weber, Bonn, 1840, pp. 128, 131, 143, 144, 145, 146.
40 Van Antwerp Fine, J. (1991). The Early Medieval Balkans: A Critical Survey from the Sixth to the Late Twelfth Century. University of Michigan Press, p. 11.
41 Çabej, N. (2014). Në gjurmët e perëndive dhe mitologjemave ilire. Fan Noli, Tiranë, pp. 75-81.
42 Çabej, N. (2014). Ibid. pp. 69-74.
Radio Vatikani- 38 martirët shqiptarë të fesë të shpallur të Lum nga Papa Françesku
Ja Kush janë 38 martirët shqiptarë të fesë së krishterë që janë shpallur të Lum nga Papa Françesku:
Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në burgu, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Françesku, bir të cilit ishte!
Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.
Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.
Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçe.
Dom Anton Muzaj: u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte fenë: si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.
Dom Anton Zogaj: famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtëzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, në sa priste ditën e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tës.
Dom Dedë Maçaj: i akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç.
Dom Dedë Malaj: mbeti i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike që i bëri fesë së krishterë në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç.
Dom Dedë Plani: dha shpirt në spital më 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjë akuzë e u bëri ballë heroikisht torturave mizore.
Dom Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturash çnjerëzore.
Dom Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.
Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.
Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit”.
Dom Lazër Shantoja: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s’munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.
Dom Lekë Sirdani: personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.
Dom Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.
Dom Marin Shkurti: i shuguruar meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.
Dom Mark Gjani: u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945.
Dom Mikel Beltoja: u pushkatua më 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.
Dom Ndoc Suma: vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar, nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesht pse isha arrestue”.
Dom Ndre Zadeja: prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.
Dom Pjetër Çuni: prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.
Dom Shtjefën Kurti: prift, pushkatuar para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës.
Atë Bernardin Palaj: frat e poet i madh, do të vdiste ne Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhësi i parë i Eposit të Kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh, i mbytur e i harruar.
Atë Çiprian Nika: françeskan, vdiq nën akuzën e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit.
Atë Gaspër Suma: rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.
Atë Gjon Shllaku: frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për “tentativë arratisjeje” dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën “Martir i Demokracisë”.
Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.
Atë Mati Prendushi: frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyq” komunist. Nuk i dihet as varri.
Atë Serafin Koda: frat françeskan; dha shpirt mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.
Vëlla Gjon Pantalia: jezuit; u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.
Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse deshën Krishtin.
Rishtarja stigmatine Maria Tuci: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.
NË BERLIN – KODI MANUSCRIT I NDRIÇUAR QË FIKSON ZANAFILLËN E HISTORIOGRAFISË SHQIPTARE
Nga Ilia S. Karanxha-Firenze/ Itali/
Ne Foto:Minjatura ku Marin Beçikemi i dorzon veprën dozhes Agostino Barbarigo. f. 1v/
Si fillime të historiografisë moderne shqiptare deri më sot konsideronim veprat De Obsidione Scodrensi (1504) e “Historia de Vita et gestis Scanderbegi Epirotarum princips” (1522) të cilat së bashku kanë përfaqësuar monumentet e para të kulturës e identitetit shqiptar e në të njëjtën kohë gurin themeltar në historiografinë shqiptare. Mirëpo duke mos njohur autorin e vërtetë të këtyre veprave gjithçka fillonte dhe mbaronte aty. Me shumë të paditura dhe me dhjetra hamendesime që linin pa një shpjegim racional edhe fakte elementare.I ashtuqojturi Marin Barleti na paraqitej më shumë si një enigmë se sa si një person historik i botës reale.
Në kushtet e reja të zbulimeve albanollogjike krijohen mundësira më të mëdha e krejt të ndryshme për hulumtime të reja dhe fillimet e historiografisë shqiptare rimarin një dimension të ri. Një dimension më realist dhe më evropian të lidhur ngushtë me zhvillimet humanistike të kohës.
Në filologjinë evropiane u injorua deklarata e P. Giovios(1546) që njihte si autor të Historisë së Skënderbeut Beçikemin dhe u parapëlqye studimi i A. Zenos(1753) që krijoi artificialisht figurën e Barletit si një person i ndryshëm nga Beçikemi. Për pesë shekuj me radhë mbeti i panjohur dedikimi monumental që humanisti shqiptar Luka Ulqinaku i bënte Marin Beçikemit qysh më 1519 ku e cilësonte atë si një Baba shumë i nderuar i kombit. (I. Karanxha: Luka Ulqinaku. Një dedikim munumental për Marin Beçikemin. Rilindasi Sup. 26.III.2016) E në fakt babai i vërtetë i kombit shqiptar sot mbetet vetëm Marin Beçikemi. Koha tregoi se rrugët e ndërmjetme apo të ndryshme janë të gjitha pa asnjë prespektivë që degjenerojnë në një farsë megallomane me karakter antikombëtar.
Duke ndjekur hapat e formimit kulturor të këtij humanisti gjejmë aktivizimin e tij qysh në moshë të re kur mban në publik dhe para autoriteteve veneciane fjalime retorike. Këto fjalime kanë karakter lavdërues për jetën dhe bëmat e këtyre nëpunësve të lartë që krahasohen sipas rastit, e sipas zakonit të kohës, herë me figura mitollogjike, herë biblike e herë herë me figura e heronj të shquar të antikitetit. Nuk mungojnë ekzagjerimet por nuk mungon të flasë edhe për ngjarjet e Shqipërisë për luftën madhore të Shkodrës, për trimërinë e besnikërinë e shkodranëve, për qëndresën heroike kundra perandorisë më agresive të kohës, për nevojat dhe fatin e emigrantve që kishin mbritur në Vendik dhe që prisnin ndihmë e mbështetje nga Serenisima. Nuk nguron të flasë në këto fjalime për jetën e vet, për fatin e familjes së tij dhe për nevojat e ngutëshme për mbijetësë. Praktikisht fillon të hedhë hapat e para në shkrimin e historiografisë shqiptare, fillon të interesohet për ngjarjet e afërta e të largëta të ndodhura në Shqipëri, të shkruajë për të shkuarën e lavdishme, për situartën e momentit si individ apo në emër të gjithë komunitetit shqiptar edhe për gjëndjen dhe nevojat e tyre. Nga një fjalim panagjerik tek tjetri do të arinim deri tek vepra e mirënjohur Rrethimi i Shkodrës bile edhe pas botimit të saj në Breshia ku bënte profesorin nuk do mungonte tu fliste nxënsve të tij për lavdinë e qytetit të Shkodrës. Fill pas botimeve mbi këtë ngjarej do t’i dedikohej për vite me rradhë historisë të Skëndërbeut deri sa të arinte më 1522 në botimin monumental që njohim sot apo në pregatitje të varianteve më të shkurtura që do të vidheshin nga niprit e Pal Ëngjëllit. (I. Karanxha: Gjeneza e një vepre dhe shtrembërimi i historiografisë shqiptare në shek. XVI. Zemra Shqiptare 1.XI.2015. )
Ja pra në këtë shtjellim telegrafik për humanistin tonë del qartë se shumë vite më parë se të dilnin veprat e sipërpërmëndura ishin hedhur hapat e para të historiografisë shqiptare. Tërthorazi mësohet se ai kishte filluar të fliste në publik dhe para autoriteve veneziane qysh nga viti 1484 por viti 1491 ose 1492 shënon një moment kulmor në jetën e Marin Beçikemit. I dipllomuar ose në prag të dipllomimit në të drejtë kanonike ai paraqitet me një poemë të gjatë para dozhes së Venedikut Agostino Barbarigo (1419-1501, doxhe nga viti 1486). Një ngjarje e jashtëzakonshme e rëndësishme e në të njtën kohë një nder i veçantë në jetën e këtij të riu plot talent dhe erudicion. Përmbajtja e kësaj poeme që përmënd edhe luftën e qëndresën heroike të Shkodrës nuk është shumë e ndryshme nga fjalimet e tjera panagjeriste që folëm edhe më sipër mirëpo këtë ngjarje kaq të veçantë e të rëndësishme të jetës së tij para dozhes së Venedikut ai do ta bënte të pavdekshëm me një kod dorëshkrim të ndriçuar nga një minjaturë e cila sot automatikisht mer një vlerë të dyfishtë. Si embrioni i fillimeve të historiografisë nga shqiptarët por edhe si një dokumen viziv që e ka bërë të pavdekshm momentin historik. E thënë me termat moderne një fotokronikë për pikënisjen e historiografisë shqiptare. Një ngjarje e shënuar e jetës së Marin Beçikemit shndrohet në mënyrë automatike një ngjarje e shënuar për mbarë popullin shqiptar, shndrohet automatikisht një pilastar i parë i shkencës albanollogjike, i kulturës dhe i artit shqiptar.
Pas argumetimeve për portretin autentik të Skënderbeut në kodin e ashtuqojturit Fenestella-s i cili zgjidhi për shkencën albonollogjike një polemikë gati shekullore(I. Karanxha: Skënderbeu autentik dhe modeli i Romës antike (de romanorum magistratibus) për mbretërinë shqiptare. Milosao 21 nëntor 2014- (në rjetë : Zemra Shqiptre 16.XI. 2014; Revista Drini, Tetova News) tani me kodin dorëshkrim të biliotekës shtetërore të Berlinit shkenca albanollogjike pasurohet me një dokumet të rallë i cili pasqyron në mënyrë vizive e autentike edhe aktin e parë të fillimit të historiografisë shqiptare. Në të njëjtën kohë këto minjatura e ndonjë aplikim tjetër (I. Karanxha: Nga Skënderbeu tek Giorgone e Leonardo da Vinci. Gazeta Dielli 5.VI. 2011 ) duhet ti konsiderojmë edhe si fillimet e artit rilindas shqiptar. Këto ishin shkëndijat e para të daljes nga mesjeta të cilat u shojtën nën terrorin e terrin shekullor të Perandorisë Otomane.
Dy fjalë për poemën e Beçikemit dhe dy kodet dorëshkrim.
Poemën e vet Beçikemi e ka mbajtur para dozhes Agostino Barbarigo aty nga vitit 1491 ose fillimi i vitit 1492. Ai e përmënd këtë oracion në shkrimet e tij të cilën e referon për herë të parë A. Zeno në formën: Orationes ad Serenissimo Venetorum Duces Augustinum Barbadicum & Leonardum Laurentanum Principes...(A. Zeno : Dissertazione vossiane…1753, p. 419) mirëpo nuk gjen gjurmë që oracionini për Barbarigo-n të ketë parë dritën e botimit.
Kjo përmëndje e Zenos meret nga Cecil H. Clough (DBI, 1970, vol. 7, pp 511-515 edhe në rjetë ) i cili në zërin për Beçikemin oracionin mbi dozhen A. Barbarigo e fut mes mes veprave të humbura të tij.
Në fakt vepra nuk shkoj kurrë në shtyp por mbeti si dorëshkrim jo një por në dy kopje pra dy kode. Ato ishin referuar nga Oscar Kristeller ( Iter Italicorum vol. II, 1967, p. 247 (Kodi i Venetikut), e vol. III 1983, p. 360 (Kodi i Berlinit)
Kodi i Berlinit : Marinus Becichemus Scodrensis ad Serenissimum et praestantissimum Principem Augustinum Barbardicum illustrissimum venetorum Ducem (=Marin Beçikemi Shkodrani për Princin shumë të Kthjellët e shumë të shkëlqyer Agostino Barbarigo dozhe shumë i famshëm venezian) (Staatsbibliothek zu Berlin –Preußischer Kulturbesitz (SBB-PK), Ms. Ham. 69)
Përshkrimi i detajuar i këtij kodi është bërë për herë të parë më 1966 nga Helmut Boese ( Die lateinischen Handschriften der Sammlung Hamilton zu Berlin beschrieben von Helmut Boese = Dorëshkrimet latinisht të koleksionit Hamilton të përshkruara nga Helmut Boese -Wiesbaden Harrassowitz 1966, p. 36 )
Kodi ka përmasat 26.5×18.5cm, i shkrojtur mbi pergamenë, është i lidhur me kapakë dekorativë të praruar në qëndër të të cilëve është pikturar përsëri me ar stema e dozhes Agostinio Barbarigo. Në f. 1r gjendet titulli me gërma të mëdha të praarura i cili është i mbyllur në një kornizë të kuqëremtë; f. 1v dedikimi i M. Beçikemit drejtuar dozhes ndodhet poshtë minjaturës të ambientizuar në pallatin dukal. Beçikemi i veshur me petkat priftërore i dorzon veprën e tij dozhes; f. 2r nis vetë poema e ndriçuar rreth e rotull me zbukurime floreale. Çel poemën gërma e madhe O (O Scodrae infandos semper miserate dolores…)që është ndriçuar gjithashtu me zbukurime ari e brënda saj qendron Luani simbol i republikës të Shën Markut ndërsa në pjesën e fundit të kësaj flete takojmë pësëri stemën e vetë dozhes A. Barbarigo.
Publikimi i plotë i këtij kodi dorëshkrim të cilin e disponojmë sot në variant integral nga biblioteka berlineze do t’i bashkangjitet veprës së re dedikur humanistit Marin Beçikemi. Në të njetën kohë për të nxjerë në pah vlerat historike e letrare të kësaj poeme të rëndësishme në zanafillat e historiografisë shqiptare është në fazën përfundimtare traskiptimi dhe përkthimi i plotë i poemës. E gjitha kjo falë bashkëpunimit e punës këmbëngulse e të çmuar të studiueses së shquar italiane Dr Olimpia Gargano e cila qysh në hapat e para të veprimtarisë së saj publicitare me pasion të veçantë dhe me rezultate të shkëlqyera i është dedikur shkencës albanollogjike.(Shih: Gëzim Llojdia: Studiuesja Olimpia Gargano dhe poema epike. Telegraf 7.III.2016. Idem: Shqipëria e Epërme e Edith Durhamit përkthehet në Itali. Gazeta Standart 27.IV.2016, Dielli 28.IV.2016 ) Përfitojmë nga rasti në këtë shkrim t’i dërgojmë edhe publikisht falenderimet më të sinqerta doktoreshës Gargano e cila bujarisht nuk mungoi të ofronte kontributin e saj edhe në këtë sektor të rëndësishëm të historiografisë shqiptare.
Jemi në pragun e jubilejve të mëdhenj për historinë e kulturën shqiptare të cilat më 2018 na bie të rikujtojmë si 550 vjetorin e vdekjes të Skënderbeut e po ashtu, si asnjëherë deri më sot, edhe 550-vjetorin e lindjes të Marin Beçikemit (alias Barleti). Dy viganë që qëndrojnë në themelet e historisë, identitetit, kulturës dhe shtetformimit shqiptar. Të një historie, të një identieti e të një kulture që i ka rënjët e veta në rilindjen evropiane. Serioziteti dhe angazhimi i institucioneve të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë shpresojmë dhe urojmë të mos mungojë.
Kodi i Venedikut: Marinus Becichemus Scodrensis ad Serenissimum …ecc. (Titulli si më sipër) (Bib. Nazionale Marciana -Venezia (Lat.Class XIV, cod 173 (4574)
Titulli i veprës paraqitet pësëri i mbyllur brenda një kornize dhe dekoracionet janë shumë të thjeshta e të varfëra. Dedikimi i Beçikemit në f. 1v ështe vendosur poshte stemës së dozhes A. Barbarigo që mbetet i vetmi zbukurim ikonografik i kodit. Ky kod duket si një kopje e primitive e kodit të Berlinit. Ai është publikuar së fundi si faksimile nga L. Nadin (Migrazione e integrazione…Roma 2008, ff. 207-223) me pretendimin e rigjetjes të një vepre të humbur meqënëse Cecil H. Clough në DBI, 1970, siç e përmëndëm më lart, e kishte paraqitur si të tillë. Poema komentohet prej saj si një krijim skolaresk që imiton vargun virgjilian e tërësinë e poemës e konsideron si një mashtrim letrar. Një konsideratë jo e saktë e mosbesuese për veprimtarinë krijuese të shqiptarëve. Opinjone të ngjashme do t’i gjejmë të përsëriten nga kjo studiuese edhe në vepra Shqipëria e Rigjetur(2012) kur i duhet të komentojë jetën dhe veprat e të ashtuqojturit Marin Barleti.
Disa probleme kodikollogjike e ikonografike.
Problemi i parë është çështja e datimit të poemës si një krijim letrar dhe i pregatitjes së kodit si një vepër përkujtimore. Lidhur ngushtë me këto çështje është edhe përcaktimi i autenticiteteit të personave të protretizuar në kodi berlinez.
Duke ndjekur nga afër jetën e Beçikemit e kemi parë si një variant të mundshëm që ai të jetë prezatuar para dozhes Agostino Barbarigo aty nga vitit 1491 ose e shumta e shumta aty nga fillimi i vitit 1492 vit në të cilin ai u largua për në Raguza. Kuptohet që në momentin e prezantimit ai kishte gati poemën por kjo gjë nuk mund të thuhet me siguri edhe për kodin. Ai mund të ishte pregatitur si para kësaj date po ashtu edhe mbas kësaj date.
H. Boese që na ka lënë përshkrimin e kodit berlinez e jep atë si një krijim të fundshekullit të XV por nuk flet për poemën ndërsa L. Nadin nuk flet fare për kodin venezian por vetëm për poemën që e konsideron si një krijim të periudhës rinore.
Në se kemi parasysh koston e lartë që duhej për pregatitjen e një kodi me minjatura dhe të lidhur me kapakë të dekoruar del e vështirë të mendohet që Beçikemi në moshën e tij rinore t’i kishte pasur këto mundësi financiare. Bie në sy cilësia e dobët nga pikpamja artistike e minjaturës dhe ky fakt të bën të mendosh për një kosto më të vogël. Sidoqoftë problemi i datimit të kodit mbetet një çështje e hapur për hulumtime më të detajuara në kontekstin e prodhimtarisë kodikollogjike t në fundshekullin e XV dhe në fillim të shkek XVI.
Përsa i përket çështjes të autenticitetit të personave të portretizuar me gjithë dobësinë e minjaturës afrimiteti i portretizimit të dozhes Agostino Barbarigo me imazhin e tij të vërtetë që dokumetohet nga shumë portrete të kohës ose të më vonshme nga artistët me të shquar të kohës (G. Bellini, M. Basaiti, P. Veronesi, medalja me portretin e dozhes etej. ) mbetet i pa kundërshtuar. Në këtë pikë për paralelizëm mund të themi se edhe figura e Beçikemit si një protagonist i drejtpërderjtë i ngjarjes na trasmeton imazhin e tij të vërtetë. Kuptohet brenda aftësive të kufizura artistike të minjaturistit.
Kur u botua vepra Historia e Skëndërbeut ajo u shoqërua me një portret i cili nga historiografia shqiptare u konsiderua si portreti autentik i Marin Barletit domethënë Beçikemit dhe është i mirënjohur në Shqipëri në të gjitha publikimet e ndryshme që lidhen me emrin e këtij humanisti.
Në shkrime të mëparshme(I. Karanxha : Cosiddetto ritratto di Marlin Barleti, Paese nostro. – Nr. 135, , shkurt, 2009, f. 17-18) por edhe në vepra: Barleti apo Beçikemi? (2010) argumetuam se ky portret nuk kishte të bënte me imazhin e vërtetë të autorit por kishte qënë një portret simbolik që u përdor nga Bernardino de Vitali edhe në publikime të autorve të tjerë. Sidoqoftë gjetja e imazhit të humanistit shqiptar Marin Beçikemi(Barleti) në minjaturë do të jetë një pikë e sigurtë referimi për hulumtime ikonografike në ambientet e artit rilindas venecian, breshian apo padovan ku humanisti ynë zhvilloi veprimtarinë e tij gati gjithë jetën e vet.
Firenze 29.IV.2016
DOSJA NR. 3616…- PO, IMZOT PROF. JUL BONATTIN… KUSH E KA SHKYE ?!
Nga Fritz RADOVANI/
Ne Foto: IMZOT JUL BONATTI(4 Maji 1874 – 5 Maji 1951)/
■Një Dosje që per mendimin tim paraqet shumë interes! Ishte një Dijetar i vertetë dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të hueja. Nderohej në Shqipninë e Jugut dhe asht konsiderue si Meshtar i paisun po me ata virtyte që u adhurue nga vlonjatët. Respekti dhe nderimi i Popullit ndaj Imz. Bonattit, mbeti përgjithmonë në Vlonen e Flamurit.
■Dosja hapet me këto fjalë: “…Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët…
Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë… Kur ishe në Itali, jam marrë me perkthime, kryesisht, me Lahuten e Malcisë, dhe Kanunin e Lekës, të përgatitun nga At Gjeçovi, me të cilin njihesha prej kohësh…”
■Në vazhdim shenohet: “Përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.” (dt. 10 qershor 1946).
Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar…
Namik Cakrani shënon: “… Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.”
Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç deklaratave të sipërme, akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “…Agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, atje ka bashkëpunuar me armiqë të popullit… Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi… U arrestua nga Sigurimi më 25 mars 1946 dhe u burgos në Vlorë. Gjyqi politik ju ba në Elbasan, më 31 tetor 1947 dhe u dënua me 7 vjet burg.”
■Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie…”. I keqtrajtuem nga Sigurimi fizikisht dhe moralisht, u dergue në Manikomjo të Durrësit…gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mbesa i Tij me Té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”
■Ishte data 5 Maji 1951 kur u hap fjala se Imzot Prof. JUL BONATTI, “ndrroi jetë!”
“Ndrroi jetë…”, një fjalë goje!
■U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!!
■Kush ishin këta të “sëmurë” që shkyenin Klerikët?
A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht viktimat e tyne me kenë Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin Martirët, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin Qokët e… ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij… dhe tue e rjepë përsëgjalli, per me ua vue miljona dollarë trashigimtarëve nder bankat e Botës.
■Imzot Bonatti ishte një Atdhetar’ e Klerik i perkushtuem per “Një Popull të Bashkuem!
Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga Kishat sllave e greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë, që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, dhe perdorimin e gjuhës Shqipe.
Ishte koha kur Peshkopët e KOASH, Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi
(burgosë në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli(pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, ma vonë, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse vazhduen me punue per Unifikimin e Kishave Shqiptare, njëherit me fillimin e persekucionin e Tyne të vazhdueshem mbas 1944.
■Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe Enver Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim dhe Fenë!
■Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, si paraardhësit e tyne anadollakë, gjithnjë dhe kudo ku kanë sundue kanë perdorë metoden “Perçajë e sundo!”, jo “pa rezultat”!!
■Në Sheshin Skenderbe Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë!..”
■Po, nëse Ajo “harron”, a ka kush me ua kujtue këte thanje të Papës Gjon Pali II ?!
Melbourne, Maji 2016.
Historia-SYLËMUESIT E GJAKOVËS
-me fjalë të luftarëve të Sh. Polluzhës/
Nga Qamil S. LLASHTICA/ Nënkryetar i degës së Vatrës, Toronto-Kanada/
Nga fundi i vitit 1944 serbët kishin mobilizue shumë forca kundër ushtrisë vullnetare të Shaban Polluzhës që po luftonte heroikisht në Drenicë. Për këtë qëllim serbët kishin nisun nga Gjilani nji brigadë që përbahej nga të rijtë e kësaj ane, kjo brigadë ma vonë u quejt ,,brigada e rinisë” komandant të saj ishin herojt e popullit dhe dëshmorët e atdheut, Isuf Kiki dhe Raif Cerrnica. Kjo brigadë jo vetëm që nuk luftoi kundër atdhetarëve drenicakë por ajo i ndihmoi tërthorazi dhe ma në fund kaloi në anën e Shaban Polluzhës, por para kësaj ajo u kujdes dhe kreu punë me shtabin çetnik që ishte vendosun në Prekaz.
Ishte dimën, kishte ra borë, nxente njifarë dielli, gjilanasit kishin ndezun disa zjarre dhe po ngroheshin e po pushonin. Komandantët i mblodhën luftarët dhe u treguen se po vinte Brigada Sulmuese e Gjakovës dhe se do të kalonte këtupari dhe i urdhnuen luftarët që të mos e flisnin asnji fjalë me ta. Askush nuk e dinte kuptimin e fjalës ,,sulmues” disa thanë se ndoshta i kanë sytë e lëmuet dhe kështu mbeti, vazhduen të ngroheshin dhe t’i prisnin ,,sylëmuesit,,. Nuk vonoi shumë dhe që nga larg u ndie zhurma e tyne. Po vinin me kangë e brohori, këndonin kangë partizane dhe kangë për bashkim-vëllaznimin. Kur kaluen pranë gjilanasve të cilët në radhë të parë po ua shikonin sytë, u thanë ,,… ju nuk po doni me luftue, tashti na ia tregojmë qefin atij, ka me e pa ai se kush asht brigada sulmuese,, dhe lëshuen disa fjalë mjaft të randa kundër atdhetarit të madh –Shaban Polluzha. Ashtu me kangë e me zhurma u nisën drejt pozitave të drenicakëve.
Rini e çmendun po shkonte drejt vdekjes, drejt vëllavrasjes, dejt tradhtisë …
Ne e dinim fort mirë se çka do t’i gjente këta të shkretë ,,gjilanasit e dinin taktikën luftarake të drenicasve. E kobshme për serbët ishte fjalia ,,a dulën krejt” (a dolën të gjithë? )– luftarët zinin pozitat rend në ndonji çubak dhe para vetit kishin ndonji arë, rogë, ledinë apo ndonji vend të zhveshun, në këtë vend prisnin të dilnin serbët, prisi i tyne pyeste me shenja e pa zhurmë ,,a dulën krejt,, dhe kur merrte përgjegjen se dolën të gjithë, atëherë i pari e merrte në shej të parin, i dyti të dytin, i treti të tretin e kështu me radhë deri te i fundit dhe ai që mbetej në kambë – të gjithë ndaj tij… – rrallëkush shpëtonte lëkurën në këtë rast. Unë shpresoj që drenicasit të mos e kenë përdorë këtë taktikë të kobshme ndaj sylëmuesëve tanë.
Mbas nji hamle (kohe) u ndëgjue krisma – sylëmuesit hynë në luftë. Dikur vonë pushoi pushka. Po kthehej Brigada Sulmuese e Gjakovës po kthehej e përgjysmueme, e sakatosun dhe e përgjakun; nji pjesë kishin mbetun atje në kodra të tjerët të plagosun e të ngarkuem në saja, gjaku i tyne shkonte vazhgë nëpër borë, britmat dhe gjamët e tyne ndëgjoheshin deri në kupë të qiellit. Luftarët e Brigadës së Rinisë ishin po në atë vend, sylëmuesit tashti po ktheheshin të heshtun e pa zhurmë, gjilanasve u shkonte mendja t’u thoshin ,,a jeni ju qata sulmuesit….,, po urdhni ishte urdhën dhe nuk folën.
Jo këta të mjerë nuk i kishin sytë e lëmuet po ,,koka u kishte marrë erë,, kush ua shpërlau trunin dhe ua nguliti në kokë idenë e bashkimit dhe të bashkëjetesës me serbët? Kush i mori në qafë këta kokëshkretë që shkuen ,,si qeni në rrush,, kush tjetër përpos atij apo atyne që u ngjitën deri në shkallët ma të nalta të federatës jugosllave dhe që jetuen si faraonë — faraonët e Gjakovës.
Qamil S. Llashtica
Toronto, KANADË