Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

KUJTESË- 2 prilli, Masakra e Parashikuar dhe Roli i Kriminelëve të Sigurimit

$
0
0

NGA ALFONS GRISHAJ/Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij… Më kërkuan disa herë që të flisja. Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe.
Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë.
Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj… Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar?
Në lagjen “Xhabije”, populli gati sa nuk u konfrontua me këta mjeranë, që për të dytën herë donin të votonin. Vetë Sokol Shazi, përfaqësues i Frontit Demokratik, ky një njeri kurajoz dhe i ndershëm, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njëherë, çfarë doni këtu!?”.
Devocioni i tepruar i këtyre zanatlive të pafe, që për ta nëna dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte në kolaps shtetin komunist.
Gjeka duhet ta dinte se, Shkodra ka qenë fuçi baruti për antikomunizëm.
Atje janë zhvilluar dy lëvizje të mëdha antikomuniste ‘45-‘46. Si i kishte harruar Gjeka të gjithë ata priftërinj e hoxhallarë shkodranë, që ishin burgosur e martirizuar?
Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka, nuk e njihnin historinë antikomuniste të Shkodrës. Ata vinin si diletantë për të nakatosur dhe jo për të qetësuar.
Për t’i kujtuar Gjekës, se Dilaveri u plagos më 13 dhjetor, pikërisht se ai nuk e njihte situatën dhe ajo ishte një shenjë e mirë për t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka.
Më 1 prill kemi ndenjur deri në 10:30 të natës, duke qetësuar demonstruesit para KPP. Kemi qenë disa përfaqësues të PD-së: Unë, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjetër Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, nëqoftëse nesër mblidhen demonstrues para KPP-së, ne do të veprojmë ndryshe”. “Cila ishte arsyeja që ky njeri që i dridheshin duart duke dredhur cigaren të ishte në atë ankth? Kush e kishte urdhëruar dhe përse!?”. Dy prilli do të ishte përgjigjja më e mirë. Pas shpërndarjes së demonstruesve, shkuam tek selia jonë. Për të nesërmen u caktuan të hapnin zyrën Arben Broci dhe Eduard Grishaj, me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Bërdica, përkatësisht anëtarë të Këshillit të PD-së.
Përpjekjet e zëvendësministrit Hajredin Shyti, për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, siç tha në gjyq, që gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-së Shkodër, i duhet një përgjigje e saktë këtij rrufjani. Tek KPP, nuk ka qenë vetëm Arben Broci, por ka qenë dhe Frano Gjergji, Fatmir Bërdica, Eduard Grishaj, Eduard Përjaku, unë dhe më vonë Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar që në takimin me Ramiz Alinë. Mbase, ishte i vetmi, në atë takim që e injoroi Presidentin komunist.
Shumica e të pranishmëve në atë takim ia dhanë dorën Ramizit, kurse Arben Broci jo.
Si mund të harrohej ky injorim që i bëri Arbeni të paprekshmit Ramiz Alia? Shpeshherë Arbeni shprehej: “Këta kriminelë kanë me u vra!”. Meqë rrinim dhe në një lagje ishim më afër njëri-tjetrit. Unë, Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashtë mbledhjes për problemet e PD-së.
Të njëjtën shprehje do ta dëgjoja më vonë prej mikut tim, të paharrueshmit Hajdari, i cili një ditë më tha: “Alfons, kriminelët e Nanos janë duke u përpjekë me më vra dhe kan me e ba. Nëse gjaku im ka me i shërby demokracisë dhe Shqipërisë, ja kisha ba hallall, por nëse jo, do më vinte keq!”.

Si nisi
2 prilli filloi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Kjo protestë mund të krahasohej vetëm me protestat e vendeve të civilizuara botërore. E ardhmja e Shqipërisë kishte zgjedhur një model civilizues për të protestuar. Ishte një krenari dhe habi për këtë organizim ideal. Siç duket këto nxënës kishin menduar ta zbusnin klimën e protestuesve dhe komunistëve. Mbase dora e Zotit po mundohej të çlironte atë atmosferë (megjithëse komunistët nuk besojnë në Zot), të rëndë.

Pllakati i kësaj ngjarjeje
Çdo qytetar shkodran që e ka parë këtë skenë është mallëngjyer.
Por, jo! Engjëjt e lirisë nuk i njihnin mirë skeletonët e komunizmit. Si bisha të tërbuara u hodhën bashibozukët mbi nxënësit e pambrojtur… Pse e gjithë kjo egërsi mbi fëmijët që ishin të ulur mbi çantat e tyre!? Bashibozukët laramanë, shumica ishin pa uniformë policie, praktikë kjo e vendeve diktatoriale. Vetë kjo përzierje tregon për një taktikë dinake të përpunuar mirë nga Çapajev Thaçi dhe vartësit e tij…, shkodranët duke parë këtë skenë, u hodhën për të mbrojtur fëmijët e tyre. Babai për fëmijën, komshiu për komshiun, shoku për shokun dhe kështu reaksion zinxhir si bomba me hidrogjen plasi kjo demonstratë. Demonstrata e 2 prillit ishte e katërta brenda një viti. Nga përmasat ishte demonstrata më e përgjakshme në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Hebrejtë kanë një shprehje, “Helkath-Hazurim”, që do të thotë, “fushëbetejë”. U vranë pesë anëtarë të PD-së dhe jo katër. Këtë e kam thënë dhe e kam shkruar në shkrimet e tjera për 2 prillin: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe vdiq më vonë prej plagëve Artur Gila. U plagosën mbi 100 demonstrues, shumica me armë zjarri dhe pjesa tjetër me mjete të forta. Nuk mund të lë pa përmendur Harris Moranën, që mori plumbin në gjoks para Komitetit të PP-së, Shkëlqim Lisin, që nuk ishte më shumë se 12 vjeç, mori plumbin në bark dhe ashtu i plagosur ngrinte dy gishtat lart. Çlirim Bajri, mbeti i paralizuar, nga dy plagë zjarri etj. Mirë se këto ishin trima, po me vajzat çfarë patën ata të panderë e të pafe? Po përmend disa vajza që shkuan deri në humbje ndjenjash: Marsida Bruceti, Suela Basha, Blerina Tuzi, Elida Nika, Sidola Vata, Aida Krroqi, Flora Kurbini. Këto vajza nuk e kalonin moshën 17-vjeçare. Pra, siç shikojmë ishte një verbim total i Sigurimsave me dhe pa uniformë… Pse e gjithë kjo verbëri?!

Ballë për ballë me Çapajev Taçin
Gjatë ngjarjes së 2 prillit Blerim Çela, Kolec Ndoja, Agustin Shqalsi dhe unë, shkuam dy herë për t’i kërkuar Çapajev Taçit, që policia mos të qëllonte më me armë, as në ajër dhe as mbi popull. Kërkuam që forcat e policisë të tërhiqeshin brenda objekteve të tyre. Mbi tavolinën e tij kishte një kallashnikov dhe pesë karikatorë me fishekë. Kolec Ndoja e pyeti në mënyrë të ashpër: “Pse e mban këtë automatik dhe këto krëhëra me fishekë mbi tavolinë, për të vrarë!?”. Hyri menjëherë Agustini, që me qetësi shmangu një debat të pangeshëm. Çapajevit i shpjegova situatën, duke i kërkuar maturi dhe mençuri për kërkesën tonë, se për çdo rëndim të situatës, përgjegjësia do të binte mbi të. Ai me një triumfalizëm tha: “Forca të reja po vijnë nga Tirana, për të marrë situatën në dorë!”. U larguam për të vazhduar detyrën tonë…

Dezinformimi dhe manipulimi, formë dhe mjet i Sigurimit të Shtetit
Kam shkuar shtrat më shtrat tek të plagosurit, duke shënuar emrat e të vrarëve dhe të plagosurve (së bashku me doktor Spahinë dhe doktor Grezdën regjistruam rreth 60 të plagosur që ishin paraqitur për mjekim), të cilët tregonin plagët e tyre. Më vonë lista do të rritej…
Atë pasdreke po u jepja intervistë gazetarëve të huaj. Njëkohësisht po komunikoja direkt me Frrok Çupin, i cili shënonte ato çfarë thoja. Emrat e martirëve ia komunikova të saktë, por një spiun i Sigurimit më gjeti “fjetur”, ose më mirë ma hodhi (e shpjegova më lart kisha netë pa gjumë), më tha për Bujar Bishanakun: “Nuk është emri i tij Bujar, por është Ilir Leshanaku”, duke u përbetuar se ishte i afërm i tij.
E hëngra nga Sigurimsi për herë të dytë dhe të fundit. I thashë Frrokut të ndryshonte emrin. Shikoni se si shokët e Gjekës nuk luftonin vetëm me pushkë, por dhe me dezinformim. Siç doli dhe më vonë në Parlamentin shqiptar, shkrimi im dhe i Rudolf Markut nuk ishin të saktë… Makina propagandistike e Sigurimit nuk ngurroi që, mbas këtyre vrasjeve të shkruante në muret e Shkodrës se, Arben Brocin e vrau Arbnori. Gënjeshtrat, sajimet, manipulimet, dezinformimet ishin shpeshherë një armë e fuqishme propagandistike në duart e mjeshtrave të Sigurimit. Por, kjo lojë e pabesë nuk eci tek shkodranët demokratë.

Martirët e 2 prillit
Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
*Autori eshte kryetar I Deges se VATRES ne Michigan(Dielli-Arkiv)

 


Shkodër, 25 vjetori i demonstratës së 2 prillit – Basha: Nderojmë dëshmorët

$
0
0

TIRANË, 2 Prill /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike ka nderuar me një cermoni përkujtimore sot në Shkodër vrasjen e katër te rinjve më 2 prill të vitit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputet të PD-së, Edi Paloka, Genc Pollo, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe në praninë e qindra qytetarëve, ka vendosur kurora me lule te memoriali i dëshmorëve te 2 prillit.Basha në fjalën e tij tha se “25 vite më parë regjimi komunist vrau në Shkodër katër të rinj, nderim për jetë Arben Brocit, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu. Ata i kujtojnë Shkodrës masakrën e 2 prillit, ata na tregojne se Shkodra është bastion i demokracisë shqiptare, është frymzimi ynë për demokraci. Ngjarja e 2 prillit tregon se demokracia në Shqipëri erdhi nëpërmjet sakrificës. Nderim dhe mirënjohje për jetë martirëve dhe dëshmorëve te demokracisë”.“Ata vranë katër dëshmorët, por nuk vranë dot ëndrrën për të ecur përpara për të hapur kapitullin e demokracisë në Shqipëri. Asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë vajza dhe djem në këtë pelegrinazh se sa sot në Shkodër. Kjo është përgjigjja ndaj tyre, është shprehja e ndërgjegjësimit të të rinjve, të shqiptarëve, për te nxjerrë vendin nga udhëkryqi i demokracisë ku ndodhet sot”, tha Basha.Me tej ai theksoi se “Trashgimtarët politike të diktaturës kthehen te dhuna, urrejtja, shtypja, korrupsioni, luksi për vete dhe si 25 vite më parë ata vjedhin votat. Modeli i tyre është varfërimi i shqiptarëve, sepse vjedhin me tendra korruptive. Kemi protestuar dhe s’do reshtim së protestuari, sepse sot ata kanë marrë peng pushtetin. Ne jemi gati dhe të vendosur që të mos e lemë endrrën e katër dëshmorëve të ndryshkur, por jemi më të vendosur se kurrë për të çliruar nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta. Në do të vazhdojmë për të sjellë në jetë projektin tonë në shërbim të shqiptarëve, modelin e vlerave dhe të punës”.

 

Shkodra, 40 mijë proestues në protestën e madhe antikomuniste

$
0
0

 

LISTA E TE VRAREVE DHE TE PLAGOSURVE ME 2 PRILL 1991/
Të vrarë dhe të plagosur me dt. 2 Prill 1991 në Shkodër /
Të vrarë :
1-Arben Beqir Broci Vjec 25 –Antar i Komisionit Drejtues PD-Shkodër.
2-Bujar Rexhep Beshanaku, Vjec 23-Antar i PD Shkodër.
3-Besnik Nut Ceka, Vjec 27, Antar i PD Shkodër.
4-Nazmi Tahir Kryeziu, Vjec 46, Antar i PD Shkodër.
Shquar me 2 Prill 1991:
Të gjithë të plagosurit me 2 Prill 1991
Shkolla “Jordan Misja”
Shkolla “29 Nëntori”
Shkolla ”Oso Kuka”
Populli i Shkodrës ,që përfaqësohej me mbi 40 mijë protestues, për të mbrojtur fëmijët student dhe votën e lire.
Emrat e disa tê plagosurve me armë zjarri :
Artur Gila, Vjec 23, 2 plage ne kembe, pas 15 ditesh ai vdiq
1-Çlirim Abaz Bajri, Vjec18 ,2 plage zjarri, regj.tib.sin.
2-Luan Vlladna, Vjec13, 2 plage zjarri, regj.tib.sin
3-Admir Abaz Kotrri Vjec25, 2 plage zjarri, regj.tib.sin
4-Flamur Shefqet Kraja Vjec 18, 1 plage zjarri, regj.tib.sin
5-Ridvan Mehmet Lika, Vjec 30, 1 plage zjarri, regj.tib.sin
6-Altin Simon Moni, Vjec19,1 plagezjarri në krah;
7-Haris Gjovalin Morana, Vjec 18, 2 plage ne gjoks;
8-Paulin Zef Voci, Vjec 26, 2 plage ne krahe;
9-Genc Qemal Muslia, Vjec 19, 2 plage në shpatull;
10-Luigj Pervasa, Vjec 24 ,1 plage fem.Sin;
11-Kolec Kapaj, Vjec 23, 1 plage fem.Sin;
12-Artan Hysi, Vjec 25, 1 plage dore e djathte;
13-Rexhep Jakupi, Vjec 32, 2plage, regj.Tib.
14-Shpetim Qamil Puka Vjec 38, 1 plage, regj.Teb.frak.tib
15-Florian Ndoja Vjec16,1 plage shpatull;
16-Dritan Haxhia, Vjec 25, 1 plage dora e majte;
17-Martin Guri, Vjec 18, 1plage dora e djathte
18-Flamur Lugjaj, Vjec18,1 plage dora e djathte;
19-Ymer Cafi Vjec 30,1 plage regjioni pemoral;
20-Nikolin Vjerdha, Vjec 27,1 plage regjioni pemoral
21-Fatime Cela, Vjec 62 ,1 plage regjioni pemoral
22-Daniel Shestani, Vjec 18, 1 plage rexjodeltoio;
23-Elizabeta Jak Vuka, Vjec 30, 1 plage ne goje;
24-Senahi Shaqir Gjekaj, Vjec 30, 2 plage ne kembe
26.Shkelqim Lisi, Vjec13, 1 plage zjarri ne bark
27. …..
Disa nga emrat e shume të plagosurve me mjete të forta:
1-Suela Basha, Vjec 17, komacion cerebral
2-Pal Nika, Vjec 27, goditje ne koke
3-Bardhyl Smakaj, Vjec 30, goditje ne koke
4-Xhevdet Sadik Lugjaj, Vjec 24 goditje ne koke
5-Fuat Sulejman Qallimi, Vjec 27 tronditje D.P.Brendshme
6- Marin Marku, Vjec 35, frakture e parakrahut
7-Nikolin Cungeli, Vjec 29 goditje ne koke, komacion
cerebral
8-Remzi Dibra, Vjec 30
9-Zamir Abaz Abazi, Vjec 22, Tronditje polic D.P.Brendshme
10-Bepin Ndoci Vjec 25, Goditje ne koke
11-Dallandyshe Bruçaj, Vjec 25, Komacion rebrail
12-Niko Fusha, Vjec 19 komacion cerebral
13-Kolec Sermi, Vjec 28 plage lacerukontazive kemba e djathte
14-Violeta Kopliku, Vjec 21, plage kemba e majte
15-Selami Bejtja, Vjec 22, plage kontazive koke e tru
16-Ylber Fadil Tyli,Vjec 37, goditje ne koke
17-Ndue Zumijtja, Vjec 45 plage lacerokontuzive
18-Nikolin Çekliçi, Vjec 17, plage lacerokontuzive ne koke
19-Marian Sheqi, Vjec 23, plage lacerokontuzive ne koke
20-Almir Maliqi, Vjec 17
21-Qemal Cala, Vjec 25 komocion cerebral
22-Astrit Çuni, Vjec 23
23-Elida Naka, Vjec 15, plage ne koke nga rrahja
24-Riza Bilali, Vjec 30, plage lacerokontuzive
25-Kolec Lani, Vjec 28, plage lacerokontuzive
26- Fred Bajrami, Vjec 23, plage lacerokontuzive dora majte
27-Sait Dibra, Vjec 24, plage lacerokontuzive koke
28-Kolë Topalli, Vjec 18 plage lacerokontuzive koke dhe dora majte
29.Dritan Kodra, Vjec 15 kontuzion krahi, plage prerese ragjioni thomoral te majte
30.Arben Vucina, plage lacerokontuzive ne trup
31.Paulin Ndoja Vjec, 25 komocion cerebral
32.Blerina Enver Tuzi, Vjec 17 komocion cerebral e kontuzion
krahi
33.Natasha Barketi, Vjec 32 kontuzion te trupit, kontuzion krahi nga rrahja
34.Marsida Bruceti, Vjec 17 vulnuslacerb, kontuzive
kontuzion cerebral
35.Skender Asllan Cekaja, Vjec 21 frakture te maksilles,
fracturedenti,vulnuslacero kontuzive ne koke
36.Arben Ademi, Vjec 30 vulnuslacero kontuzive ne koke dhe
trup
37.Sidola Gjoke Vata, Vjec 18 vulnuslacero kontuzive ne koke
komocion cerebral
38.Shpetim Hasani, Vjec 21 vulnuslacero kontuzive ne dore te majte
39.Luan Arben Cafi, Vjec 20 plagosje vulnuslecero kontuzive
40.Astrit Harapi, Vjec 23, vulnuslacero kontuzive dora djathte
41.Zamir Lika, Vjec 27 plage prerese dora djathte
42.Artur Lazri, Vjec 17 plage lacero kontuzive kemba e majte kontozion korpurus
43.Besnik Kollaku, Vjec 57 plage lecerokontuzive ne koke
44.Ben Gjoni, Vjec 18 kontuzion e distorciotalokrural
dora e djathte plage, lacero kontuzive ne koke
45.Hysni Keraj, Vjec 18 plage prerese supin e majte
46.Adriatik Lika, Vjec 16 plage lacero kontuzive manidekter
47.Mondi Bushishta, Vjec 14 plage dora djathte e kontazion
korpule
48.Bedrie Zyma, Vjec 30 vulnuslacero kontuzive regjioni frontal me hematome
49.Ali Zyma, Vjec 40
50.Marian Gryka, Vjec 16 me hematoma regjioni frontal
51.Adnan Haxhia, Vjec 28 lacero kontutive dora majte
52.Dorian Marku, Vjec 14 me hematoma lacero kontutive
53.Flora Kurbini, Vjec 17 hematome lecero kontutive me trup
54.Ganimet Duraku, Vjec 17 komunikacion cerebri e krani
55.Petrit Gruda, Vjec 18 kontuzion korpurie me hematome
56.Aida Krroqi, Vjec 16 komecionkontuzion e kompromis
57.Petrit Hasa, Vjec 15 kontuzion krani e korpuri e valnus lacer kont.ne koke
58.Sulejman Sadiku, Vjec 20
59.Flamur Shefik Kraja, Vjec 20 plage lacero kontuzione
60.Kolec Ndocaj, Vjec 24 kontuzion korpurie e valunus lacerokontkoke
12472744_1711179539129766_9070923445502998467_n.jpg
12888654_1711179615796425_61941118269989206_o.jpg
12888723_1711179622463091_8300566198689219674_o.jpg
12888765_1711179532463100_8369738429971085128_o.jpg
12891647_1711179712463082_2749061851334672911_o.jpg
12901188_1711179535796433_3988722944830722921_o.jpg
12294680_1711181842462869_4267335975368721922_n.jpg
12933110_1711181939129526_4935995774961292016_n.jpg

UDB-ja JUGOSLLAVE NE MES TE LIDHJES KOSOVARE NE SH.B.A

$
0
0

Nga Ilaz Kadriu/Chikago/

Me rastin e botimit te vepres ” Lidhja Kosovare ne Sh.B.A. dhe Jusuf Azemi ” Dokumente sekrete jugosllave, {1971 – 1990 }, botoi ” Vatra” Shkup, 2015, fq.345.
Permbledhjen, perkthimin, redaktimin dhe parathenien: Qerim Lita.
   Se mergata shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me gjere, ka luajtur nje rrol te rendesishem ne procesin e nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare ne pergjithesi dhe te Kosoves ne vecanti, tregon edhe angazhimi shume serioz i UDB-se jugosllave , ne zbulimin e aktiviteteve kombetare te Lidhjes Kosovare dhe Ballit Kombetar, me theks te vecante, veprimtarise se Jusuf Azemit dhe bashkepunetoreve te tij ne tere teritorin e Amerikes, Kanadase dhe Evropes.
Sic pohon edhe autori  ne parathenien e vepres, ” bartes i aktiviteteve dhe aksioneve te tilla kombetare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes , ishte organizata e Lidhjes Kosovare me qender ne Chicago, e cila , permes  degeve te saj, shtrihej edhe ne New York, Detroit Boston, Toronto, si dhe ne shume qendra boterore, si Paris, Rome, Bruksel, Kopenhage, Munik, etj.
Udheheqesit e kesaj lidhjeje,organizuan dhe morren pjese neper shume aktivitete politike gjate nje kohe te gjate te veprimtarise se tyre kombetare dhe patriotike.
   Lidhja Kosovareishte ishte edhe anetare e Bashkimit Federalist te Komuniteteve Evropiane , nepermes te ciles kjo organizate demonstronte fuqishem shkeljen e rende te te drejtave njerezore te popllit shqiptar nen regjimin e eger komunist te shtetit te Jugosllavise.Autori, ne baze te raporteve,shkresave, informatave, depeshave dhe njoftimeve te ndryshme zyrtare edhe te atyre ” Top Secret”, vjen ne konkludim se bartes  kryesore dhe organizues te ketyre aktiviteteve kane qene Jusuf Azemi, Luan Gashi , Vasil, Andoni, Ajet Rushiti, Ismail Shabani, Osman Shabani,Azem Vuli, Bardhyl Shatku,Qazim Rrushaj, e shume e shume aktiviste te tjere, te cilet ne menyre direkte dhe indirekte permenden kronologjikisht neper raportet , informatat, njoftimet dhe depeshat zyrtare te ambasadoreve jugosllave, konzujve si dhe te agjenturave te ndryshme te lidhura me sherbimet sekrete dhe UDB-ne jugosllave dhe agjenteve te tyre te infiltruar ne kete organizate me shifra dhe kodime te caktuara nga qarqet zyrtare jugosllave.Ne baze te ketyre raporteve, shifet lehte se UDB-ja jugosllave nga cdo qytet shqiptar ne vendlindje ka caktuar me se paku dy shpiune, te cilet panderprerje kane dhene informata qofte ne menyre direkte ne ambasadat, respektivisht konzulatat jugosllave, ose me shkrim drejtuar sherbimeve te Sekretariatit te puneve te Brendshme te Kercoves, Gostivarit, Tetoves, Shkupit, Prishtines, Gjilanit , etj.
   Mirepo, shkruar autori, perkunder perpjekjeve te medha te Qeverise Jugosllave qe te njollosi figurat eminente te Lidhjes Kosovare si dhe Ballit Kombetar, veprimtaria e tyre nuk pushoi asnjehere. Ishin te kota perpjekjet e agjenturave jugosllave dhe bashkepunetoreve te tyre qe te diskreditojne veprimtarine patriotike te ketyre organizatave dhe udheheqesve te tyre- shkruan autori.
   Kjo permbledhje perfshin 160 dokumente sekrete jugosllave ne forma te raporteve, shkresave, depeshave, planeve operative, telegrameve te karakterit “teper sekret”, njoftimeve te ndryshme zyrtare te cilat njoftojne organet kompetente jugosllave per veprimtarine e gjate te ketyre dy organizatave, te cilat, me aktivitetin e tyre te dendur politik, mbajten gjalle shpirtin dhe frymen nacionaliste shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Kanade dhe ne Evrope.
   Dokumentet sekrete jugosllave jane sistematizuar ne kete permbledhje nga koleksioni i materialeve arkivore te zbuluara gjate punes se autorit ne Arkivin Shteterot te Republikes se Maqedonise ne Shkup, si dhe nga koleksioni i dokumentave te Lidhjes Kosovare ne Chicago.
   Ne vend te perfundimit:
   Perbledhja ne fjale eshte produkt i kerkimeve dhe hulumtimeve arkivore te autorit, i cili ne baze te raporteve shume konfidenciale sjell informacione te verteta lidhur me shume persona te dyshimte , te infiltruar ne kete organizate me emra dhe shifra te nje kodimi te caktuar jugosllav. Me kete permbledhje, dhe ne baze te konstatimeve te autorit dhe raporteve, hiqet dilema e shume thashethemave lidhur me udheheqesit e Lidhjes Kosovare dhe te Ballit Kombetar.Perkthimi i dokumentave ne fjale eshte bere nga vet autori, i cili, me kete ka dhene nje kontribut te rendesishem ne zbardhjen e aktiviteteve kombetare te Lidhjes Kosovare dhe me gjere.

FAIK KONITZA:Shqipëria ka nevojë për një qeveri, që sillet me respekt dhe jo me dhunë ndaj qytetarëve

$
0
0

Faik Konica mbetet një nga figurat më të shquara të historisë së Shqipërisë dhe veprat e tij mbeten po kaq aktuale sot e asaj dite. Më poshtë, gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar një tekst ku Konica flet në Romë për vizionin e tij mbi qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Bëhet fjalë për qershorin e vitit 1919, 97 vite më parë. Që prej atëherë, shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ashtu sikurse tani kur flitet me të madhe për gjyqësorin, edhe atëherë, Konica kërkonte emërimin e njerëzve të ndershëm në drejtësi.

Konica: Në Shqipëri do të ketë popullaritet vetëm ajo qeveri që do t’i japë vendit atë që i mungon: një administratë të matur, aktive dhe të shkathët, që sillet me respekt dhe jo me dhunë ndaj qytetarëve, sepse pas drejtësisë, populli shqiptar nuk vlerëson asgjë tjetër përveç mënyrave të buta të sjelljes.

Gabimi më i madh që bëjnë disa qeveritarë është kur mendojnë se brutaliteti tregon energji, ofendimi tregon forcë. Përkundrazi, këto janë shenja të dobësisë.

Një rëndësi e veçantë u duhet kushtuar gjykatave. Atje ku do të emërohen gjyqtarë vërtet të ndershëm, të paanshëm dhe të zotë, qeveria do të fitojë menjëherë zemrat e popullit. Për gjyqtarë të tillë, asnjë rrogë nuk do të ishte tepër e madhe, asnjë shpenzim nuk do të ishte i kotë.”

konica

PLAVA BASHKON NYJET E FERRAJVE

$
0
0

Nga Esad Gjonbalaj/

Kanë kaluar mëse 137 vite nga lufta heroike e Nokshiqit, por edhe pse kohë e gjatë dhe pushtimet e Plave Gucisë nuk u ndalën kurrë, qëndresa e trevës tonë gjatë historisë ka lënë gjurme të pa shlyeshme ne historinë kombëtare. Lufta e Nokshiqit i parapriu edhe vetë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë  sepse po në këtë luftë forcat vullnetare shqiptaret me Flamurin tonë kombëtar në ballë mundën forcat malaziase për të mbrojtur tokat shqiptare dhe atdheun e tyre nga okupimet sllave.

Po nga kjo betejë e lavdishme e Nokshiqit është i ruajtur në muzeun kombëtar të Tiranës edhe Flamuri më i vjetër shqiptar. Kjo betejë e lavdishme  përshkruhet shumë edhe me trimërinë e kryetrimit dhe strategut  ushtarak të trevës tonë legjendarit Jakup Ferrit.  Familja e kryetrimit plavjan, Familja Ferri pas vdekjes  heroike të Jakup Ferrit në betejën e Nokshiqit vazhdoi rezistencën në mbrojtje të interesave kombëtare, por me pushtimin malazias të Plavë Gucisë në Tetor të 1912-es, fati i Plave Gucisë mori një rrugëtim të dhimbshëm sepse përmëse 100 e më shumë vite në Plave Guci punohet që të çrrënjoset qenia shqiptare në këto treva të krenarisë kombëtare.

Heroi Jakup Ferri mbetet emblema e Historisë Kombëtare dhe i kalon kufijtë e Plave Gucise. Ai mbetet simbol frymëzimi për breznitë e sotme dhe të ardhme. Këngët kushtuar këtij trimi legjendar, e kane kthyer në pavdeksi aktin e tij heroik, që mbetet frymëzim për Kombin.

Rapsodi e jep në përmasat e legjendës aktin trimëror të këtij trimi:

Ç´është ai gjog i kuq e i bardh´

Nga beteja sjell haberin

Heu Mespërmes bjeshkës i bie

Fill i vetëm pa luftëtarin

Si dori i lashtë legjendash

Ai po vjen me vrap drejt pragut

As ujëvarat e Valbonës

Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut

 

***

Jakup Ferri mor ku je

Thërrasin malet me piskam

Tridhjet krena o i ke pre

Me shtatë plagë po rri në kambë….

Plave Gucia ndjehet krenare për birin e vet që u vetfliju në emër të Lirisë, duke mbetur i pavdekshëm në altarin e Kombit.

 

SHQIPJA GJITHENJE KTHEHET NE FOLEN E VETE

 

Në Plave  sot pas shumë kohë u takuan trashëgimtarët dhe pjesëtarë të Ferrajve Prof.dr. Naser Ferri me të birin  e tij Orestin dhe pjesëtar të tjerë të familjes Ferri që sot jetojnë në Plave Guci.

Dr Ferri me pjesëtarët e familjes vizituan varrin e kryetrimit Jakup Ferrit, pastaj së bashku dhe te shoqëruar nga bashkëvendësit tonë vizituan edhe xhaminë e Ferrajve që u ndërtuan në vitin 1899/1900 nga djemtë e Jakup Ferrit për të nderuar veprën dhe jetën e babit të tyre.  Takimi kaloi në një atmosferë te ngrohtë dhe familjare por vend të rëndësishëm në komunikimin e ndërsjellët zuri aspekti kombëtar shqiptar dhe realiteti i hidhur ku asimilimi ka bërë të vetën por Ferrajt e krenarisë kombëtare të vetdijeshëm me relitetin nuk ndërrojnë shqiptarinë me asgjë tjetër sepse krenaria e të qenurit pasardhës të Jakup Ferrit nuk e don ndryshe.

Nëse shtjellojmë dhe vështrojmë takimin e Ferrajve sot kjo më ngjason  me thënien e bukur “shqipja gjithnjë kthehet ne folën e vet”.

Ferrajt do të mbeten përgjithnjë krenarë të Plave Gucisë Shqiptare.

PUSHTIMI I TREVAVE LINDORE SHQIPTARE NGA FUQITË JUGOSLLAVE/PARTIZANE NË GJYSMËN E DYTË TË VITIT 1944

$
0
0

Halim PURELLKU/

Fuqitë ndërluftuese /

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rrethi i Dibrës, i Radastushës (-Rekës së Dibrës), i Strugës, i Kërçovës, i Gostivarit dhe ai i Tetovës, si dhe pesë fshatra të rrethit të Prespës, me sipërfaqe rreth 4.100 km2, nga shtatori i vitit 1944 e deri në nëntor të vitit 1944, ishin nën pushtimin ushtarak gjerman dhe me administratë shqiptare, kurse pjesa tjetër e Trevave Lindore shqiptare ishin nën pushtimin bullgar.1. Asokohe, në Trevat Lindore shqiptare, krahas ushtrive dhe pushteteve gjermane dhe bullgare, vepronin edhe struktura të tjera legale e ilegale politike dhe si ushtarake. Nga organizmat politike shquheshin: “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, me komitetet e saja edhe në Tetovë dhe në Gostivar2., Partia Komuniste e Jugosllavisë (në vazhdim: PKJ), si dhe Organizata çetnike etj.3. Secila nga këto organizata kishin ngritur edhe fuqitë e tyre të armatosura. Të gjithë këta faktorë ushtarak, madje si faktorët ushtarak edhe ata politik vepronin në këto treva mbi bazën e interesave dhe ideologjive të veta.

  • -Shtrirja gjeografike e Trevave Lindore shqiptare[1]

Fuqitë balliste: Në Trevat Lindore shqiptare, “fuqitë shqiptare” ashtu siç i cilësonte edhe Mihajllo Apostollski, në një raport të tij drejtuar Shtabit Suprem të Ushtrisë Nacional Çlirimtare (UNÇ) dhe Aradhave Partizane (AP) të Jugosllavisë në tetor 1944,4. njihen dhe me sinonime të tjera, si: “fuqitë kreshnike”, “fuqitë kufitare vullnetare”,5. por dhe hera herës në dokumente dhe literaturë i hasim me emrin  fuqitë e “shqiptarëve pro-gjerman”), por termi “fuqi balliste” mbeti emërtimi më i përdorur për ta, jo vetëm pas përfundimit të luftës, por edhe sot, ashtu që edhe ne në këtë punim do të përdorim termin: fuqitë shqiptare/balliste. Organizimi i formacioneve të armatosura të kësaj strukture dhe rekrutimi i “vullnetarëve” mbi baza të listave paraprake në radhët e shqiptarëve të trevave të Gostivarit, Kërçovës, Tetovës etj, filloi që nga fillimi i majit 1944, me dekret të Xhemail (Xhemë) Hasanit (Xhemë Gostivarit), i cili edhe ishte komandant i tyre, kurse zëvendës komandant ishte Mefail Shehu (Mefail Kërçova).6. Në gusht 1944, numri i ballistëve në këto treva përgjithësisht ishte i kufizuar dhe ishin dobët të armatosur, kryesisht me armë të lehta; posedonin vetëm disa armë automatike.7. “Ballistët e trevave të Kërçovës-Gostivarit ishin drejtpërdrejt të lidhur me ballistët e Kosovës dhe ishin nën komandën e përbashkët me qendër në Prizren nga ku furnizoheshin me armë e municione” – thuhet në dokumentet partizane të kohës.8.

Fuqitë partizane: Numri i anëtarëve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) në këto treva edhe asokohe ishte shumë i vogël, përkatësisht minimal. Në katër (4) rrethe të Trevave Lindore shqiptare (atë të Tetovës, të Gostivarit, të Dibrës dhe të Strugës) PKJ-ja, nga mesi i vitit 1944, kishte gjithsej rreth tetëdhjetë (80) anëtarë.9. Ndërkaq, në korrik të vitit 1944, në gjithë “Maqedoninë” njësitë partizane numëronin gjithsej rreth 3000 luftëtarë.10. Svetozar Vukmanoviq Tempo, në qarqet e larta komuniste, cilësohej si “organizuesi dhe frymëzuesi” i brigadave partizane jugosllave në “Maqedoni”,11. një konstatim i këtillë gjen mbështetje edhe në vetë raportin e Svetozar Vukmanoviq Tempo, dërguar KQ të PKJ-së, 8 gusht 1943.12. Kurse “Brigada kosovare është (ishte-H.P.) boshti i lëvizjes partizane maqedonase. Kjo pranohet edhe nga liderët maqedonas” vlerësonte MekDonalld (Donalld), kapiten britanik në misionin tek formacionet partizane, në një raport të tij për Forin Ofis-in britanik.13. Kurse, sa i përkiste karakterit të lëvizjes komuniste partizane në “Maqedoni” ai (MekDonalld) vlerësonte se ajo: “në themelet e saj para së gjithash është (ishte-H.P.) nacionaliste, e pastaj lëvizje komuniste” dhe deri në tetor të vitit 1944 fuqitë partizane “maqedonase”, me një nivel disipline të ulët, asnjëherë nuk kishin ndërmarrë ndonjë aksion të madh luftarak dhe gjithmonë iu shmangeshin atyre.14. Kështu vlerësonte dhe konsulli italian në Manastir, në një raport të tij (30 janar 1945), kur thotë se: “…thuajse asnjëherë partizanët nuk i shqetësonin trupat gjermane…” në “Maqedoni”.15.

Tërheqja e trupave gjermane nga Trevat Lindore shqiptare dhe operacionet ndërluftuese midis palëve (shtator-tetor 1944)

Në Trevat Lindore shqiptare, fillimi, zhvillimi dhe përfundimi i operacioneve ndërluftuese midis faktorëve ndërluftues në terren; trupave gjermane, fuqive shqiptare/balliste dhe fuqive jugosllave/komuniste ishin ngushtë të ndërvarura me situatat momentale ndërkombëtare dhe rajonale, nga të cilët ishin, si: Përfundimi i përgatitjeve të Aleatëve për ofensivë të fuqishme kundër Gjermanisë, si nga lindja ashtu edhe nga perëndimi; hyrja e trupave sovjetike në Serbi dhe Bullgari; zbarkimi i trupave britanike në jug të Shqipërisë; kapitullimi i Bullgarisë (9 shtator 1944); operacionet aleate “Ratweek” dhe “Helium” mbi trupat gjermane; vendimet e Konferencës së Jaltës etj.16.

Komanda Madhore (e Lartë) gjermane, më 2 shtator 1944 e miratoi tërheqjen e Armatës (Korparmatës) “E” nga Greqia drejt veriut. Nën komandën e grupit të Armatave “E”, në fillim të tërheqjes qe përfshirë dhe “Korpusi njëzetenjë (21) kodrinor i armatës” i cili ndodhej në Shqipëri. Komanda e grupit të armatave “E”, në krye me gjeneralkolonelin Ler, kishte vendosur që efektivat kryesore të tërhiqen në drejtim të veriut nëpërmjet luginës Moravë-Vardar, kurse efektivat e “Korpusit njëzetenjë (21) të armatës” të tërhiqen në drejtimin: Lezhë-Shkodër-Podgoricë-Nikshiq.17.

Mbi trupat gjermane në tërheqje, në Trevat Lindore shqiptare qe ndërmarrë operacioni i koduar si “Retvik” (“Ratwek”) nga ana e britanikëve, që filloi më 26 gusht 1944, me këto objektiva: spastrimin e luginës Kërçovë-Strugë nga trupat gjermane dhe pengimin e tërheqjes së tyre drejt veriut e perëndimit. Në operacionin “Retvik” përkrah forcave partizane komuniste qe angazhuar dhe aviacioni ushtarak aleat, i cili vepronte gjatë ditës. Brenda një jave (1-7 shtator 1944), sipas planit, u ndërprenë plotësisht të gjitha linjat e komunikacionit në drejtimet: Kërçovë-Strugë, Strugë-Dibër, Dibër-Kërçovë dhe Dibër-Gostivar.18. Kështu, gjatë 28-30 gusht  dhe 1 shtator 1944, fuqitë partizane, në bashkëveprim me sulmet e aviacionit aleat i cili natën bombardonte qendrat e rëndësishme, kurse gjatë ditës sulmonte kolonat dhe mjetet transportuese të armikut, rrënuan pjesë të hekurudhës Gostivar-Kërçovë dhe Kërçovë-Strugë, përkatësisht pjesën e hekurudhës Izvor-Botun dhe stacionet hekurudhore; Slivovë, Presekë, Pesoçan dhe Botun.19. Pas 7 shtatorit 1944, operacioni vazhdoi me emrin e koduar “Helium”, qëllimi i të cilit ishte që nëpërmjet dëmtimit maksimal të hekurudhave të zvarritej për dy muaj tërheqja e trupave gjermane nga Greqia.20. Megjithatë trupat gjermane u tërhoqën nga Kërçova. Pas evakuimit/tërheqjes së gjermanëve nga Kërçova dhe pas një qëndrese të vogël të fuqive balliste, më 1 shtator 1944, “Brigada I Kosovare” e pushtoi Kërçovën, me ç’rast partizanët terrorizuan popullatën e fshatit shqiptar Dërgovë të Kërçovës. Por, përpara kundërgoditjes së fuqishme të “fuqive balliste” nga drejtimi: Dërgovë-Kërçovë, në fshatrat Klenoec e Izvor dhe në malin Bukovik, në të njëjtën ditë partizanët u thyen dhe ishin të detyruar të largohen nga Kërçova me rrethinë.  Ndërkaq, më 3 shtator “Brigada I Kosovare” u tërhoq në trekëndëshin Dibër-Kërçovë-Gostivar.21.

Ndërkohë, më 4 shtator 1944, trupat gjermane u evakuuan/tërhoqën edhe nga qyteti i Dibrës, i cili pastaj ra në duar të partizanëve shqiptarë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare (UNÇ) dhe Aradheve Partizane (AP) të Shqipërisë, si dhe të Aradhes partizane të Dibrës-Kërçovës e cila aradhe më 10 shtator 1944 hyri në kuadër të Brigadës IV Shqiptare të UNÇ dhe AP të Jugosllavisë.22. Dibra vazhdonte të ishte në dorë të partizanëve shqiptarë edhe më 16 tetor 1944.23. Por, veç Dibrës, Trevat Lindore tjera vazhdonin dhe më tej të jenë në dorë të trupave gjermane dhe të fuqive balliste. Kështu, rreth 10 shtatorit 1944, Struga, Ohri, Kërçova, Gostivari, Tetova vazhdonin të ishin në duart e gjermanëve, ku dhe qenë përqendruar një numër i vogël i trupave gjermane, si dhe një numër më i madh fuqish shqiptare/balliste. Treva e Tetovës, e Shkupit dhe e Kumanovës dhe linjat e komunikacionit: Shkup-Kaçanik dhe Shkup-Tetovë vazhdonin të ishin në dorë të trupave gjermane edhe më 15 shtator 1944.

Ndërkaq, fuqitë partizane, nga mesi i shtatorit 1944, ishin të grupuara në male midis Dibrës-Kërçovës-Gostivarit dhe në zonat e Brodit (Poreçes) e të Krushevës, ku dhe po përgatiteshin për një sulm të ri.24. Gjithashtu dhe fuqitë vullnetare/balliste të prira nga Xhemë Hasani (Gostivari), sipas vlerësimeve të zyrtarëve komunistë jugosllavë, vazhdimisht po forcoheshin për të mbrapsur sulmet partizane. “I gjithë populli shqiptar, me përjashtim të një pakice, me armë në dorë merr pjesë në anën e Xhemës”, ndaj dhe për një kohë shumë të shkurtër ai ishte në gjendje të mobilizonte  3-4000 veta nën armë. Kurse, sipas vlerësimit të strukturave partizane, për momentin ndryshe qëndronte puna me fuqitë shqiptare/balliste të prira nga Mefail Shehu (Kërçova). Ata, nga fundi i shtatorit 1944, i kishte ngërthyer një krizë e brendshme që manifestohej me rënie të moralit dhe të disiplinës, e gjithë kjo kishte rezultuar gjoja me rënie të numrit të tyre.

Megjithatë në gjysmën e dytë të shtatorit, fuqitë partizane në luftë me shqiptarët u ndanë jo vetëm me disfata por edhe me humbje të mëdha në njerëz. Kështu, p.sh. më 19 shtator, fuqitë e Xhemës shpartalluan fuqitë partizane në fshatin Kiçinicë të Rekës së Dibrës. Ndërkohë, një grup fshatarësh të trevës së Tetovës në një përpjekje të armatosur me një “aradhe partizane” jugosllave, ia dolën t’i rrethojnë dhe t’i likuidojnë njëzet e gjashtë (26) partizanë dhe udhëheqësin e tyre Todor Ciposki-Merxhan. Kjo shënonte një goditje të rëndë për partizanët në zonën e Tetovës.25. Gjithashtu edhe fuqitë partizane të Brigadës IV shqiptare dhe të Brigadës VI të UNÇAPJ-së, më 26 apo 28 shtator 1944 sulmuan dhe i pushtuan fshatrat Serbicë, Novoselë dhe Harangjell në veri të Kërçovës, por përpara kundërpërgjigjes së fshatarëve shqiptar, partizanët u thyen dhe në mënyrë të paorganizuar ikën që aty, duke lënë pas 9 të vdekur dhe 21 të plagosur.26.

Ndërkaq, sipas burimeve jugosllave, në fund të shtatorit, përkatësisht në fillim të tetorit 1944, rreth 1000 trupa gjermane vazhdonin të qëndronin në Strugë, në Ohër dhe në dy fshatra të fushës së Strugës, si p.sh. në Mesheishtë, të cilët mbanin nën kontroll rrugën Ohër-Tiranë. Por, edhe rreth 100 ballistë të armatosur vepronin  në trevën e Strugës.27. Më 3 tetor 1944 qe lëshuar urdhri për tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria dhe Greqia.28. Burimet partizane jugosllave bëjnë të ditur se në ditët e para të tetorit 1944, gjermanët po tërhiqeshin nga Vlora për në Strugë e Ohër. Disa kolona gjermane kaluan nga Ohri në Resnjë, por përsëri u rikthyen në Ohër. Ndërkaq, fuqitë e “Brigadës VII” partizane me veprime luftarake në qafëmalin “Gjavatë” u përpoqën të pengonin  lëvizjen e trupave gjermane në këtë relacion, por më 4 tetor 1944 fuqitë partizane u thyen dhe trupat gjermane vazhdonin lirshëm lëvizjet e tyre.29. Andaj Grupi i armatave “E”, vazhdonte t’i dominojë linjat kryesore të komunikacionit, si dhe të sigurojë tërheqjen e disa divizioneve gjermane drejt veriut. Po ashtu, edhe fuqitë shqiptare/balliste gjatë tetorit të vitit 1944 zhvillonin thuajse luftë të përditshme me fuqitë partizane të UNÇJ-së në Trevat Lindore shqiptare, që nga Ohri e Struga në jug e deri në zonat e Kaçanikut, Malit të Zi të Shkupit, dhe Kumanovës-Preshevës në veri.30.

Në këto rrethana, nga strukturat drejtuese jugosllave/partizane ishte hartuar një Plan operativ për pushtimin përfundimtar të Trevave Lindore shqiptare. Për realizimin e këtij plani parashihej që të angazhohen dy korpuse: “Korpusi i Shkupit” dhe “Korpusi i Manastirit”  Sipas planit, detyrat e njësive partizane të “Korpusit të Shkupit”, të ndihmuara dhe nga njësitë bullgare të konvertuara, ishin: të ndërpresin linjat e komunikacionit në drejtimet: Shkup-Gryka e Kaçanikut; Shkup-Tetovë dhe Shkup-Kumanovë. Njëkohësit këto fuqi partizane gjatë këtyre operacioneve ishin ngarkuar dhe me detyrën: të veçonin (ndanin) fuqitë shqiptare/balliste nga gjermanët dhe t’i detyronin ata të tërhiqen në Tetovë. Ndërkaq, njësive të “Divizionit 48” të “Korpusit të Manastirit”, iu dha për detyrë që pasi të pushtonin Ohrin dhe Strugën të sulmon Kërçovën dhe, pas pushtimit të saj të vazhdon marshin drejt Gostivarit për të kontribuar në suksesin e operacioneve për Shkupin. Mësymja ndaj trevës së Kërçovës planifikohej të fillonte më 8 tetor 1944. Operacionet e fuqive jugosllave/partizane për realizimin i këtij plani do të vazhdoјnë gjatë tetorit të vitit 1944.31. Më 6 tetor 1944 katër brigada jugosllave/partizane të “Divizionit 48”, ndër ato dhe “Brigada IV Shqiptare” i kishin zënë pozitat luftarake përreth Kërçovës.32.  Fuqitë  jugosllave/partizane ishin të pajisura dhe me artileri të rëndë; disa topa, të cilët dhe i vunë në veprim.33. Ata më 8 tetor filluan mësymjen mbi Kërçovën34. nga disa drejtime, kryesisht me zonë veprimi përreth vetë qytetit të Kërçovës dhe në pjesën veriore të kësaj zone. “Brigada e Katërt (IV) Shqiptare” vepronte në veri të trevës së Kërçovës dhe, përkohësisht pushtoi fshatit Tuhin, pastaj efektivat e saj u hodhën në malin Bukojç (Bukvik). Kurse, “Brigada I maqedonase” në mëngjesin e 9 tetorit 1944 nga jugu  sulmoi qytetin e Kërçovës, por nuk arriti ta pushtojë. Po më 9 tetor 1944, luftime të ashpra zhvilloheshin dhe në vijën e luftës Kërçovë-fshati Qafë (në veri). Mirëpo, fuqitë shqiptare, të ndihmuara nga popullata vendase dhe nga gjermanët, e thyen mësymjen disaditëshe të fuqive partizane mbi Kërçovën dhe iu shkaktuan atyre humbje të mëdha në njerëz dhe materiale, ndaj dhe kjo trevë vazhdonte të ishte në dorë të shqiptarëve.35.

Kështu, Divizioni 48 i UNÇJ-së, në kuadër të së cilit vepronte dhe Brigada IV Shqiptare, pas luftës dëshpëruese me “fuqitë balliste” në vijën Kërçovë-fshati Qafë, më 8 e 9 tetor 1944, u hodh nga sektori i Kërçovës në sektorin e Strugës, me qëllim të pushtimit të trevës së Strugës dhe me këtë të ndërpret linjën e komunikacionit Tiranë-Ohër. Ndërkohë, garnizoni gjerman në Strugë qe përforcuar me efektiva të reja nga Ohri dhe Shqipëria e vjetër, e pastaj qe drejtuar për veprim përgjatë linjës së komunikacionit Resnjë-Ohër. Pas luftimeve treditëshe, fuqitë e Divizionit 48 nuk arritën të pushtonin as Strugën dhe, më 19 tetor 1944 e ndërprenë sulmin ndaj saj. Struga vazhdonte të mbetej në dorë të gjermanëve, si dhe të fuqive/ballistëve me rreth 100 veta të armatosur nën komandën e Murat Labnishti.36.

Gjithashtu edhe në hapësirën midis Gostivarit dhe Shkupit, gjatë tetorit 1944, qenë zhvilluar luftime të rrepta të herëpashershme midis fuqive jugosllave/partizane me fuqitë shqiptare/balliste dhe trupat gjermane. Qëllimi i partizanëve ishte të pushtonin Shkupin dhe territorin në jug dhe perëndim të këtij qyteti.37. Në mbrojtje të trevës së Shkupit qe vënë edhe Xhemë Hasani (Gostivari), komandanti i fuqive shqiptare/balliste, me fuqitë e tij. Në fillim të tetorit të vitit 1944, ai me një numër të fuqive balliste, me Shtabin e vendosur në Harijevë (sot: lagja “Gjorçe Petrov”-Shkup) ndodheshin të  përqendruara në mbrojtje të rrugës Shkup-Tetovë.38. Qëllimi i këtyre fuqive shqiptare/balliste ishte t’i përzënë nga ky rajon fuqitë jugosllave/partizane dhe të ndërlidhen me trupat gjermane në Shkup.39. Mirëpo, në fillim të tetorit 1944, dy brigada jugosllave/partizane do të marshojnë nga mali “Karlijaka” (Karshijaka), drejt pozicioneve të  këtyre fuqive shqiptare/balliste.40. Numri i efektivave partizane ishte i madh, vetëm rreth Shtabit qëndronin 800 veta. Operacioni i këtyre fuqive jugosllave/partizane kishte për objektiv që pasi të thyen fuqitë balliste të kalonin lumin Vardar dhe të vepronin në zonat në perëndim të tij, për të ndihmuar kështu fitoren e fuqive jugosllave në operacionet për pushtimin e Trevave Lindore shqiptare. Në mëngjesin e 7 tetorit 1944 fuqitë jugosllave/partizane sulmuan fuqitë balliste me zonë veprimi  përgjatë vijës: Govorlevë-Svetapetkë-Barovë-Çiflik (fshatra të Shkupit). Pasi e thyen vijën e frontit, fuqitë jugosllave/partizane depërtuan deri te lumi Treska. Por trupa gjermane, rreth mesditës, marshuan në drejtim të fshatrave Nerez dhe Matkë të Shkupit dhe në mbrëmje i thyen e i përzunë që andej fuqitë partizane. Në jug të Shkupit, luftime midis fuqive balliste dhe atyre partizane u zhvilluan edhe gjatë 12 tetorit, që përfunduan me humbje të dyanshme në njerëz e materiale.41. Por, operacionet luftarake në hapësirën midis Shkupit dhe Tetovës vazhdonin. Gjatë 17-19 tetor 1944, Divizioni 42 partizan jugosllav u ndesh me një pjesë të trupave gjermane të Divizionit XI dhe fuqitë shqiptare/balliste dhe, sipas burimeve jugosllave, këtu u thyen fuqitë balliste dhe, partizanët “ia dolën ta kontrollonin dhe ta mbanin në dorë të tyre rrugën Tetovë-Shkup”, si të dhe rrënuan linjën e komunikacionit Shkup-Kaçanik. Njëkohësisht vazhdonin dhe përgatitjet e fuqive partizane për sulm mbi Shkupin.42. Mirëpo, pas një jave, më 25 dhe 26 tetor 1944, sërish u zhvillua luftë për Malin e Thatë (“Suva Gora”) dhe vijën e komunikacionit Shkup-Tetovë midis fuqive balliste dhe atyre partizane.43.

Kështu, deri më 18-19 tetor 1944 të gjitha operacione luftarake të fuqive jugosllave/partizane në të gjitha Trevat Lindore shqiptare, pos disa “sukseseve taktike”, përfunduan kryesisht “me sukses operativ” të armikut. Kurse trupat gjermane pas përforcimeve  me efektiva të reja nga Ohri dhe Shqipëria e vjetër, vazhdonin të vepronin përgjatë linjës së komunikacionit Resnjë-Ohër. Gjë që dhe më tej Grupi i armatave gjermane “E” vazhdonte t’i dominojë linjat kryesore të komunikacioni.44.

Operacionet luftarake përfundimtare për Trevat Lindore shqiptare  (nëntor 1944)

Nga fundi i tetorit 1944, fuqitë jugosllave/partizane po përgatiteshin për operacione të përmasave të mëdha. Qe hartuar dhe plani operativ për pushtimin përfundimtar të Trevave Lindore shqiptare.45. Sipas planit, kjo detyrë i qe ngarkuar Korpusi XV të UNÇAPJ-së.46. Në dhjetëditëshin e parë të nëntorit 1944 nga territori i Korpusit XV po evakuoheshin edhe mbeturinat e fundit të ushtrisë gjermane. Dibra vazhdonte të ishte në dorë të partizanëve shqiptarë, kurse Struga dhe Ohri pas largimit të trupave gjermane ra në dorë të fuqive partizane dhe po vendosej pushteti ushtarak e civil jugosllav, ndërkaq trevat e Kërçovës, e Gostivarit dhe e Tetovës vazhdonin të ishin në dorë të shqiptarëve, kurse në trevën e Kumanovës dhe në sektorët Shkup-Kaçanik dhe Shkup-Tetovë vazhdonin luftimet.47.

Kështu dhe sipas historiografisë jugosllave, që nga fillimi i nëntorit 1944, kur gjermanët u tërhoqën drejt veriut dhe perëndimit,  formacionet balliste ishin forca e vetme që iu kundërvunë pushtimit të Trevave Lindore shqiptare nga partizanët  jugosllav.48. Nga fundi i tetorit/fillimi i nëntorit 1944, edhe popullata shqiptare e trevave të Kërçovës, të Gostivarit dhe të Tetovës etj., po organizoheshin dhe po mobilizoheshin për t’iu kundërpërgjigjur mësymjes së fuqive jugosllave/partizane.49. Sipas burimeve jugosllave, nga fundi i vitit 1944 në formacionet balliste në Trevat Lindore shqiptare ishin përfshirë rreth 15.000 veta, nga të cilët: rreth 6000 ishin sistemuar në rajonin e Kërçovës; rreth 2000 në rajonin e Gostivarit dhe 5000 në rajonin e Tetovës.50. Sipas një Raporti të Shtabit të Divizionit 48 të UNÇAPJ-së (4.11.1944), fuqitë balliste nga trevat e Kërçovës-Gostivarit së paku që në tetor të vitit 1944 ishin drejtpërdrejt të lidhur me ballistët në Kosovë dhe kishin Komandë të përbashkët me qendër në Prizren, nga ku furnizoheshin me armë e municione.”51.

Pushtimi i Resnjës, Ohrit dhe Strugës: Në nëntor të vitit 1944, Korpusi 15 i UNÇAP-së të Jugosllavisë qe angazhuar në operacionet për  pushtimin e trevave të Manastirit, të Resnjës, të Ohrit, të Strugës, të Kërçovës, të Gostivarit të Tetovës etj.52. Më 20 tetor 1944 Korpusi XV i UNÇAPJ-së mori urdhër të fillon operacionin për “çlirimin” e Pelagonisë dhe të trevave rreth liqeneve të Ohrit dhe të Prespës.53.

Më 24 tetor 1944, fuqitë partizane shqiptare dhe jugosllave sulmuan Kolonën ushtarake gjermane e cila ishte në lëvizje të përhershme në aksin rrugor Qafë Thanë-Strugë. Por, pasi që nga Elbasani arritën trupa shtesë gjermane, në mbrëmjen e asaj dite forcat partizane u tërhoqën në drejtim të fshatrave; Ladorishtë, Frëngovë dhe Zagorçan të Strugës. Pas dy ditësh, më 26 tetor filloi kundërmësymja e trupave gjermane që përfundoi: me përzënien e partizanëve nga këto fshatra. Më rëndë e pësoi fshati shqiptar Ladorishtë, ku gjermanët dogjën shumë shtëpi të këtij fshati, si dhe pushkatuan rreth 100 shqiptarë. Ndërkohë, më 31 tetor 1944 trupat gjermane që ndodheshin në Resnjë u nisën për në Ohër. Rrugës pati një përleshje me fuqitë partizane në Bukovë (ndërmjet Resnjës dhe Ohrit), pas disa përleshjeve gjermanët rreth orës 12h të 2 nëntorit 1944 hynë në qytetin e Ohrit dhe, nga aty vazhduan marshin në drejtim të Strugës. Ndërkohë, në mbrëmje të 31 tetorit, një kolonë gjermane nga drejtimi i Elbasanit pasi theu forcat partizane midis Qafë Thanës dhe Strugës arriti në qytetin e Strugës. Në sektorin e  Strugës vepronin Brigada IV Shqiptare dhe një batalion i Brigadës XV jugosllave. Luftimet për Ohrin e Strugën vazhduan për rreth 14 ditë që përfundoi me largimin e trupave gjermane dhe hyrjen e partizanëve në Ohër dhe në Strugë.54. Ndërkaq, në fillim të nëntorit (rreth 6 nëntor 1944) në hapësirën midis Ohrit e Strugës ndodheshin trupat gjermane të grupit »Stajerer«, të cilat përgatiteshin për tërheqje nëpër Shqipërinë e vjetër. Po më 6 nëntor 1944, Divizioni 48, në kuadër të të cilit ishte dhe “Brigada IV shqiptare”, fillon Operacionin për Ohrin. Brigada IV shqiptare kishte për detyrë të vërë nën kontroll linjën e komunikacionit Ohër-Strugë dhe të mos lejonte të arrijë nga drejtimi i Strugës asnjë ndihmë për gjermanët.55. Më 7 nëntor forcat partizane të Divizionit 48 të UNÇ-së dhe APJ-së sulmuan një kolonë ushtarake gjermane përgjatë aksit rrugor Strugë-Ohër dhe po atë ditë (7 nëntor)  pushtuan  dhe Ohrin, kurse në qytetin e Strugës hynë më 8 nëntor 1944.56. Përkatësisht,  më 8 nëntor 1944  Brigada IV shqiptare hyri pa luftë në Strugë. Gjatë luftimeve në trevën e Strugës nga radhët e kësaj brigade 35 veta u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën.57. Kështu, fuqitë partizane më 6 nëntor 1944 pushtuan Resnjën, në 7 nëntor Ohrin dhe më 8 nëntor Strugën.58. Kurse, trupat gjermane po tërhiqeshin nga Struga në drejtim të Qafë Thanës dhe Elbasanit, tërheqja e të cilëve po pengohej nga njësitë partizane  shqiptare.59.

Dokumentet historike të kohës, vërtetojnë se pas pushtimit e në vazhdim të nëntorit, Struga mbahej nga fuqitë partizane nën shtetrrethim dhe qe mbyllur “hermetikisht” kufiri shtetëror i paraluftës me Shqipërinë e vjetër. Ashtu që në dhjetëditëshin e tretë të nëntorit të vitit 1944 brigadat partizane po ndërmerrnin nëpër vendbanimet e Strugës fushata me pretekstin e çarmatosjes, por në të vërtet ata ishin ekspedita ndëshkuese masive ndaj shqiptarëve, të cilat shoqëroheshin me: “spastrime”/likuidime “ në “mënyrë më energjike”, arrestime, si që thuhej,  të ballistëve të dalluar dhe simpatizuesve, por në të vërtetë ata fushata u shtrinë mbi të gjithë popullatën shqiptare pa dallim gjinie e moshe. E pësuan rëndë fshatrat: Frëngovë, Kalishtë, Zagraçan, Radolishtë, Veleshtë, Oktis, Potgorcë, Lubanishtë etj. Mirëpo, edhe tani përballë terrorit çnjerëzor jugosllav, vazhdonte qëndresa e shqiptarëve të Strugës kundër pushtimit jugosllav/partizan. Një nga drejtuesit e saj ishte Murat Labnishti, nën udhëheqjen e të cilit organizoheshin grupe/njësi të armatosura shqiptare dhe tubime mobilizuese nëpër fshatra të Strugë. Në gjysmën e dytë të muajit nëntor 1944, rreth 280 fuqi shqiptare/balliste operonin me zonë veprimi në fshatrat: Lubanishtë, Tërpejcë, Leshan, Cërvena etj.60.

Ndërkaq, Dibra edhe gjatë tetorit të vitit 1944 vazhdonte të jetë në dorë të partizanëve të Haxhi Lleshit.61. Kështu, deri më 8 nëntor 1944  trevat me qytetet: e Dibrës, Strugës, Ohrit dhe Prespës kishin rënë nën pushtimin e fuqive jugosllave/ partizane. Ndërkaq, trevat dhe qytetet e  Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit dhe treva e Kumanovës ende vazhdonin të jenë në duar të fuqive shqiptare/balliste. Ndaj dhe nga 10 nëntori 1944 luftimet midis fuqive shqiptare/balliste dhe atyre jugosllave/partizane do të vazhdojnë në sektorët Shkup-Kaçanik dhe Shkup-Tetovë-Kërçovë”.62.

Pushtimi i Shkupit dhe Tetovës: Pasi që Armatës së Kuqe iu afrua Beogradit dhe Nishit, linja e komunikacionit: Shkup-Vrajë-Nish për gjermanët e humbi rëndësinë dhe tani për to më e rëndësishme ishte linja Shkup-Kaçanik.63. Ndërkaq, largimi i trupave gjermane të grupit »Stajerer« drejt Shqipërisë, iu mundësoi fuqive partizane të shtinë në dorë linjat e komunikacionit Velez-Shkup.64. Deri në 10 nëntor vija e komunikacionit Kumanovë-Shkup ishte në dorë të gjermanëve, por më 10/11 nëntor 1944 u evakuuan trupat gjermane nga Shkupi dhe, më 11 nëntor 1944 Shkupi dhe Kumanova ranë dorë të njësive jugosllave/partizane dhe të trupave bullgare të Armatë I të konvertuar në partizan.65.

Përgjithësisht forcat partizane në Shkup, që në fillim të tetorit 1944, ishin të ngarkuara me tri detyra kryesore, dhe atë: Të pamundësohet depërtimi i gjermanëve në drejtim të Kaçanikut; Të likuidohen trupat gjermane në Shkup dhe në vise tjera përreth; Të ndahen/veçohen fuqitë shqiptare/balliste nga gjermanët dhe të detyrohen të tërhiqen në Tetovë.66. Sipas planit detal ushtarak po bëhej përqendrimi i fuqive jugosllave/partizane në trevën e Shkupit. Efektivat e Brigadës 12 të Divizionit 42, më 11 nëntor ishin pozicionuar në Vodno të Poshtme dhe përreth fshatit Krushapek, me detyrë të mbrapsnin ndonjë intervencion eventual të fuqive shqiptare/balliste dhe të mbrojnë hidrocentralin “Matka”. Ndërkaq, trupat gjermane në natën e 13/14 nëntorit 1944 po evakuoheshin  nga treva e Shkupit në drejtim të Kaçanikut.67. Ndërkohë, Xhemë Hasani, Mefaili Shehu dhe Shabani në natën e 11/12 nëntorit 1944 kishin arritur në trevën e Shkupit, për të ndihmuar në mobilizimin dhe ngjeshjen e radhëve të fuqive balliste në mbrojtje të trevës së Shkupit, përpara rrezikut partizan jugosllav.68.

Lufta midis formacioneve jugosllave/partizane të Korpusit 16 me trupat gjermane në sektorët:  Shkup-Kaçanik dhe Shkup-Tetovë do të vazhdojë nga 11 e deri në 14  nëntor 1944, por me fuqitë shqiptare/balliste ajo do të vazhdoi deri më 19 nëntor. Kështu, më 13 nëntor 1944, Batalioni IV i Brigadës XII partizane vazhdoi operacionin për pushtimin e fshatrave shqiptare të zonës së Shkupit: Nerez i Sipërm, Gërçec, Krushapek dhe Shishovë që shtrihen përreth lumit Treska, dhe ia doli që formacionet balliste t’i shtyn përtej bregut të majtë të lumit Treska.69. Veçanërisht luftime të rrepta u zhvilluan te fshati shqiptar Orman, në drejtim të Kaçanikut dhe në vijën: fshatrat Çiflik-Lubin-kuota 420-fsh. Gllumovë-manastiri Shën Mëria dhe më tej në drejtim të Tetovës. Formacionet balliste jo vetëm që nuk u thyen, por gjatë 15 dhe 16 nëntor kaluan në kundërmësymje mbi divizionet 42 dhe 50 jugosllave/partizane. Luftime më intensive u zhvilluan veçanërisht rreth hidrocentralit “Matka” dhe fshatit Gllumovë. Fuqitë jugosllave/partizane përballuan këtë kundërsulm dhe pas përgatitjeve, njësitë e Divizionit 50 me mbështetjen e artilerisë dhe armëve tjera të rënda filluan operacionet për Tetovë nga dy drejtime, dhe atë: nëpër luginën e Dervenit (Shkup-Tetovë) dhe nëpër luginën e Vardarit. Kështu, në mëngjesin e 17 nëntorit forcat jugosllave/partizane kaluan lumin Treska dhe filluan kundërsulmin ndaj “fuqive balliste dhe gjermane”.70. Pas luftës së rreptë dhe humbjeve të shumta nga të dyja palët ndërluftuese, në mbrëmje të asaj dite njësitë e Divizionit 50 ia dolën të depërtojnë përtej vijës mbrojtëse shqiptare: fsh. Kopanicë-fsh. Arnaqi-fsh. Semenishtë-fsh. Çajlanë. Pas pushtimit të këtyre pozicioneve, njësitë e këtij divizioni ndërmorën sulm drejt fshatit Rashçe, me synim të depërtojnë në luginën e Vardarit dhe të vazhdojnë nëpër fshatin Radushë në drejtim të Tetovës. Forcat jugosllave/partizane po avanconin dhe, deri në mbrëmje të 17 nëntorit ata u pozicionuan për së gjati në vijën: Gramadë-fsh, Grupçin- fsh. Kopaçindoll-fsh. Llërcë. Më 18 nëntor  brigadat partizane të pajisura edhe me artileri, vazhduan sulmin në drejtim të Tetovës. Ndërkaq, formacionet shqiptare/balliste pas luftimeve të ashpra gjatë tërë ditës me partizanët te fshati Grupçin, u detyruan të mbrapsen drejt qytetit të Tetovës. Në mëngjesin e 19 nëntorit tri brigada partizane (e 13-ta, e 14-ta dhe e 15-ta) pa luftë hynë në qytetin e Tetovës nga se qe evakuuar më parë nga trupat gjermane, kurse Brigada e 3-të e Divizionit 42 zuri pozicione te fshatrat Xhepçishtë dhe Poroj të Tetovës.71.

Pushtimi i Kërçovës dhe Gostivarit: Rrethet e Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës ende rreth 12-13 nëntorit 1944 ishin në dorë të formacioneve balliste, të cilët dhe i kishin zënë pozitat për mbrojtjen e këtyre trevave.72. Konsiderohet se fuqitë balliste të cilat ishin vënë në mbrojtje të Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës arrinin në rreth 12.000 veta. Ndërkaq, për pushtimin e Kërçovës, ishin planifikuar njësitë jugosllave/partizane të Korpusit 15, dhe atë: Divizioni 41 dhe  Div. 48 dhe Brigada e 7-të e Divizionit 49. Ndër këto formacione partizane ndodhej dhe Brigada IV shqiptare (“shiptarska”) partizane. Detyra e këtyre fuqive jugosllave/partizane ishte thyerja dhe eliminimi i fuqive shqiptare/balliste dhe pushtimi i Kërçovës e pas saj dhe i Gostivarit e Tetovës, si dhe krijimi i kushteve për vendosjen e pushtetit jugosllav në këto treva.73. Në këtë kuadër, “Shtabi partizan i Grupit të Kërçovës”, me në krye shefin Vuko Turkoviq dhe komandantin Kosta V. Jashmak, më 12 nëntor 1944, iu urdhëroi fuqive partizane të angazhuara për pushtimin e Kërçovës, që gjatë operacionit të bëjnë, veç tjerash: Spastrimin e zonës dhe të vetë qytetit të Kërçovës nga fuqitë shqiptare/balliste; Të grumbullonin të gjitha materialet ushtarake, për çka “nëse ishte e nevojshme të përdoret forca” , si dhe; Të bënin grumbullimin në kazermat e Kërçovë të të gjithë meshkujve shqiptarë të aftë për armë, ku do të qëndronin nën roje deri në “vërtetimin e përgjegjësisë”. Por, detyra kryesore e partizanëve jugosllav në këtë operacion ishte të likuidonin sa më shumë efektiva shqiptare në njerëz, por dhe të bëheshin “zhdukje sa më të mëdha” të gjithë çka hasej në trojet shqiptare.74.

Asokohe, edhe fuqitë partizane të UNÇ-së dhe AP të Shqipërisë shprehën gatishmëri të marrin pjesë në mënyrë aktive në mësymjen ndaj Kërçovës dhe Gostivarit. Me këtë detyrë qe ngarkuar Divizioni IV i Korpusit I të UNÇAPSH-së.75. Mirëpo, gjatë ofensivës së fuqive jugosllave/komuniste mbi Kërçovën 12-15 nëntor 1944, nuk iu lejua të merr pjesë Divizionit IV të Korpusit I të UNÇAPSH-së, por ai qe urdhëruar të veprojë në drejtim të Gostivarit. Si duket kjo ndodhi nga arsyeja  jo vetëm e pozitës strategjike të Kërçovës, por dhe për atë që forcat e këtij divizioni të mos jenë dëshmitar të terrorit dhe masakrave të partizanëve jugosllavë mbi shqiptarët e trevës së Kërçovës.76.)

Luftimet për Kërçovën, për Gostivarin dhe për Tetovën midis fuqive shqiptare/balliste dhe atyre jugosllave/partizane të Korpusit XV u zhvilluan nga 11 e deri më 20 nëntor 1944. Në këto operacione ishin angazhuar një numër shumë i madh i efektivave partizane. Kështu, sipas vetë burimeve jugosllave, vetëm njësitë e Divizionit 48 nga 11 nëntori e deri në 15 nëntor 1944 numëronin gjithsej rreth 2100 efektiva, kurse më 16 nëntor ky numër shkoi në 3326 efektiva, apo gjatë 19-20 nëntor ai numër arriti në 3529 efektiva.77.

Ndërkaq, sipas një Raporti të Shtabit të Divizionit 48, të 12.11.1944, kuptojmë se efektivat shqiptare/balliste të përqendruara në mbrojtje të rrethit të Kërçovës ishin nën komandën e Mefail Shehut (Zajazit, ) Shazos dhe Shabanit etj., dhe se numri i tyre nuk ishte dhe aq i madh. Në prapavijat e fuqive kryesore shqiptare/balliste dhe në qytetin e Kërçovës kishte efektiva të pakta balliste. Fuqitë shqiptare/balliste në numër më të madh ishin përqëndruar në sektorin e Zajazit dhe, çdo shtëpi në fshatin Zajaz ishte e fortifikuar për mbrojtje.78.

Operacionet intensive luftarake midis fuqive shqiptare dhe atyre jugosllave/komuniste për Kërçovën dhe Gostivarin do të zgjasin nga 15 deri më 18 nëntor 1944.79. Kurse, Divizioni 48 (pa brigadat 4-të dhe 6-të ), i cili divizion përbënte grup të veçantë për veprim nën drejtimin e “Shtabit të përkohshëm” të krijuar rishtas, do të zhvilloj në luftën për thyerjen dhe zhdukjen e formacioneve balliste deri në pushtimin e fshatit Zajaz.80.  Kështu, pasi që deri në mbrëmje të 14 nëntorit 1944 njësitë e divizioneve 41 dhe 48 të Korpusit XV i pushtuan pozicionet fillestare për sulm, më 15 nëntor 1944 ata u ndanë në tri grupe operative dhe filluan sulmin për pushtimin e Kërçovës, nga tri drejtime:

  1. Nga veriu, sulmoi Brigada e 11-të, në drejtim të fshatrave Qafë dhe Prapadisht;
  2. Nga verilindja, sulmoi Brigada e 2-të në drejtim të fshatrave Tuhin dhe Novoselë. Pasi i theu forcat balliste kjo brigadë pushtoi fshatin Tuhin dhe pastaj vazhdoi sulmin drejt fshatrave Jagoll dhe Sërbicë;
  3. Nga lindja, sulmoi Brigada e 6-të në drejtim të fshatrave Shutovë, Premkë, Garanë dhe Strellcë dhe, ia doli t’i thyej forcat balliste, me përjashtim në fshatin Garanë ku zhvillohej luftë për çdo shtëpi, dhe ia doli t’i pushtojë këto fshatra.

Si gjithmonë në kontinuitet detyra edhe e këtyre divizioneve partizane jugosllave të përqendruara në këto treva ishte: spastrimi përfundimtar i terrenit nga fuqitë shqiptare/balliste; çarmatosja dhe ndëshkimi e nënshtrimi i shqiptarëve.

Më 15 nëntor formacionet partizane/komuniste e pushtuan qytetin e Kërçovës, kurse fuqitë balliste në tërheqje nga Kërçova në drejtim të veriut (Gostivarit) u pozicionuan në fshatin Kolibar (disa km. në veri të Kërçovës) dhe disa njësi nga radhët e tyre shkuan si përforcim në mbrojtje të fshatit Zajaz. Ndërkaq, Brigada IV shqiptare, ndërkohë bënte ndjekjen e ballistëve në drejtim të fshatrave Reshtan dhe Llagje (Trapçidoll). Luftimet nga fshati Zajaz deri në pushtimin e Gostivarit i zhvillonte Divizioni 48, por tani pa Brigadën I.81.

Luftime më të rrepta midis fuqive shqiptare/balliste dhe fuqive jugosllave/partizane të Divizionit 41 u zhvilluan në zonën e fshatit Zajaz të Kërçovës.82. Por, deri në ora 14:00 të 15 nëntorit 1944, fuqitë komuniste partizane arritën të pushtonin Zajazin dhe pjesën më të madhe të rrethit të Kërçovës. Fuqitë shqiptare/balliste u tërhoqën nga rrethi i Kërçovës në mënyrë të organizuar drejt veriut në malin Bukojç (Bukovik/Parkovik). Aty me përforcimet e reja që erdhën nga Gostivari ata hapën front të ri lufte me zonë veprimi: fsh. Tajmisht-Staroselë-Kolari-kot. 1278 dhe, në natën e 15/16 nëntorit ndërmorën tri sulme të furishme mbi fuqitë komuniste/partizane jugosllave. Në 16 nëntor, në ora 6:00, ata mësyn mbi pozitat e pararojave partizane dhe për pasojë i morën disa pozita luftarake të partizanëve. Luftimet vazhdonin  edhe gjatë 16 nëntorit në të dy krahët e vijës së frontit të luftës.83. Deri në ora 12.30 të 16 nëntorit forcat shqiptare/balliste ia dolën ta rikthejnë një pjesë të territorit të humbur një ditë më parë.84. Por, pas 3-4 ditë luftimesh, më 18 nëntor 1944 Kërçova me rrethinë qe pushtuar nga fuqitë jugosllave komuniste/partizane. Po më 18 nëntor, formacionet partizane jugosllave vazhduan marshin nga Kërçova drejt Gostivarit nga tri drejtime, me qëllim që të pushtonin trevën e Gostivarit, të çarmatosnin fuqitë shqiptare/balliste, si dhe të ndërlidheshin me njësi të Korpusit 16 që po marshonte nga Shkupi për Tetovë. Luftimet rezultuan me rrethimin e qytetit të Gostivarit, i cili qe pushtuar  më 19 nëntor nga forcat e  Divizioni 48.85.

Kështu, më 19 nëntor 1944, të gjitha efektivat e njësive partizane, pos dy brigadave, të Korpusit XV të UNÇAPJ-së, ndërmorën ofensivë energjike kundër fuqive shqiptare/balliste, në drejtimin: Kërçovë-Gostivar-Tetovë, që rezultoi me pushtimin e Gostivarit rreth orës 16.00 të së njëjtës ditë (19 nëntor 1944). Pas pushtimit, qyteti i Gostivarit vazhdonte të mbahej i bllokuar edhe gjatë natës 19-20 nëntor 1944 dhe, njëkohësisht bëhej “çarmatosja masive e shqiptarëve” nënkuptohet ndëshkimi i atyre të cilët i hasën në qytetin e Gostivarit dhe në fshatrat përreth.

Më 20 nëntor 1944, pjesa operative e Shtabit të Korpusit XV,  selinë e kishte në Gostivar. Ndërkaq, divizionet e këtij korpusi ishin të dislokuara si vijon: njësitë e Divizionit 41, me Shtabin në Kërçovë, ishin sistemuar në qytetin e Kërçovës dhe në zonën veriore të rrethit të Kërçovës,  kurse njësitë e Divizionit 48, me Shtabin në Gostivar, u sistemuan në Gostivar dhe në fshatrat Balindoll dhe Vrapçishti, Divizioni 49 i Korpusit XV vazhdonte të ishte i përqendruar  në “frontin kufitar” me Greqinë dhe Shqipërinë, me përjashtim të Brigadës VII të këtij divizioni, e cila pas operacionit Kërçovë-Gostivar u kthye në divizionin e vet, me seli në Dibër. Por, dy batalione të Brigadës VII të Divizioni 49 të Korpusit XV në kthim e sipër për në divizionin e tyre në Dibër, nga 20 nëntori zhvillonin operacionin e spastrimit të terrenit nga formacionet shqiptare, në zonën jugperëndimore të rrethit të Gostivarit, si dhe në rrethin e Radostushës (Rekës së Dibrës) e deri në qytetin e Dibrës. Gjithashtu, edhe njësitë tjera të Korpusit XV, së paku deri në fund të nëntorit 1944, vazhdonin operacionet e tyre edhe në trevat e Gostivarit, Strugës etj., ku dhe herë pas here zhvilloheshin përpjekje të armatosura me fuqi të armatosura shqiptare.86.

Pas pushtimit të Gostivarit u tërhoqën nga aty edhe Xhemë Hasani (Gostivari) dhe Mefail Shehu (Kërçova), komandantët e fuqive shqiptare/balliste, për t’iu prirë dhe më tej deri në vdekje qëndresës kundër pushtimit jugosllav.87. Deri në fund të nëntorit 1944, në Trevat Lindore shqiptare u zhvilluan një numër përpjekjesh të armatosura midis fuqive jugosllave/partizane dhe atyre shqiptare/balliste.88. Luftimet në territorin e Divizionit 48 (Gostivarit) përfunduan më 27-28 nëntor 1944, me thyerjen e qëndresës shqiptare dhe, të shoqëruara me ekspedita ndëshkuese të llojeve të ndryshme, nga të cilat ishin dhe ekspedita të “grumbullimit të armëve”, të eliminimit të “ballistëve”, të arrestimeve në masë të shqiptarëve në “llogore për të zënët rob” (“pleniçeski llageri”) të brigadave partizane jugosllave, të likuidimeve fizike në masë etj.89. Sipas të dhënave jugosllave, në luftimet për trevat e Kërçovës, Gostivarit dhe Tetovës humbën jetën ose u zunë rob dhe u arrestuan nga armiku gjithsej rreth 13.000 shqiptarë,90. kurse rreth 10.000 shqiptarë të trevave të Gostivarit, të Kërçovës, të Tetovës, të Dibrës, të Strugës, si dhe të trevave të Shkupit e Kumanovës (Karadakut), përpara terrorit u tërhoqën dhe në kushte të dimrit u strehuan ndër male dhe nëpër fshatra malore.91.

 

FUSNOTA/REFERENCA

  1. dr. Masar Kodra, Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), Kumanovë, 1996, (në vazhdim: Prof. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…),  f. 76-78, 106-107
  2. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 110 dhe 111 dhe 227.
  3. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија,  Избор и редакција д-р Тодор Чепреганов, д-р Ѓорѓи Чакарјаневски, д-р Васил Јотевски, д-р Миле Михајлов, д-р Лилјана Пановска, boton: Институт за национална историја, Скопје, 2005 (në vazhdim: Ослободување на федерална Македонија,  Западна Македонија…), dok. n 30, f. 53.
  4. Државен архив на Република Македонија (në vazhdim: ДАРМ), Скопје, Фонд (në vazhdim: Ф.)  Бр. 254- Главен штаб на Македонија 1942-1945 (në vazhdim: ГШМ), Кутија (në vazhdim: К.)  Бр. 54-а  (i pa i pa rregulluar), 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit, komandant i Shtabit Kryesor për Maqedoni, Shtabit Suprem të UNÇAP të Jugosllavisë.
  5. Arkivi Qendror i Shtetit (në vazhdim: AQSH), Tiranë, Fondi (në vazhdim: F.) 152, Viti (në vazhdim: V.). 1944, Dosja (në vazhdim: D.) 179, fl. 21-26, Projekt, kryeministri Rexhep Mitrovica, Ministrisë së PB, Tiranë, 7 dhjetor 1943.
  6. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, fq. 111
  7. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945, Избор, превод и редакција Д-р Тодор Чепреганов, boton: Државен архив на Македонија dhe Матица македонска, Скопје, 2000, (në vazhdim: Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…), 352, f. 421; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 3, f. 31.
  8. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 45 f. 80.
  9. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 209-210, 212, 219 dhe 221.
  10. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254- ГШМ 1942-1945, К.  Бр. 54-а , 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit…
  11. Q.SH, Tiranë, F. 41/AN, V. 1944, D. 134, fl. 1, Letër e Video Smilevski-Bata, Shtabit Kryesor të LNÇ dhe AP, 1, Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, Shokut Tempo, më 24 Mars 1944.
  12. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр.-426-Централен Комитет на КПМ, K. 2, ае. 422, л. 1-11.
  13. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945… dok. 352, f. 418, Raport i kapitenit MekDonalld, shef i Misionit britanik pranë Shtabit Kryesor për Maqedoni, 4 dhjetor 1944 vj.
  14. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, 352, f. 417-418, 424; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III,  Западна Македонија…, dok. nr. 3, f. 32.
  15. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, 394, f. 463.
  16. ДАРМ, Скопје, Ф. -Бр. 254-ГШМ, К. Бр. 54-а, Р. Бр. 134, Прилог 32, 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit;  Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. nr. 337, f. 369, nr. 352, f. 415-417, nr. 394, f. 464 dhe shënimi nr. 720; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 3, f. 30, nr. 31, f. 56 dhe 58,  nr. 32, f. 59, nr. 36, f. 66, nr. 70, f. 179; Историја на Македонскиот народ, Том пети, boton: Институт за национална историја,(në cazhdim: Историја на Македонскиот народ, Том пети…), Скопје, f. 305.
  17. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Druga knjiga (Od Drugog zasedanja AVNOJ-a do konačne pobede), Drugo prepravljeno i dopunjeno izdanje, boton: V o j n o istorijski institut,  B e o g r a d, 1 9 6 5 (në vazhdim: Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, knj. 2,…), f. 250-351; Marenglen Kasmi, Aspekte të luftës së Tiranës dhe largimi i Wehrmacht-it nga Shqipëria, Studime historike, Nr. 1-2/2015, Tiranë, 2015, f.187; Дане Петковски,  Владо Стрезоски, Борбена дејства у Западној Македонији 1941-1944, Београд, 1983( (në vazhd.: Дане Петковски,  Владо Стрезоски, vep. e përmendur…), f. 229.
  18. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, 352, f. 415; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 3, f. 30; Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 304.
  19. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 14, f. 41-42.
  20. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 305.
  21. AQSH), Tiranë, F. 41/AP. v. 1944, D. 135, fl. 17-19, Komunikatë Nr.1 e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe APM; Ослободување на федерална Македонија, Том III, Западна Македонија.., dok. n 14, f. 41-42, nr. 18, f. 44, nr. 21, f. 46;. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2..,f. 346; Дане Петковски, Владо Стрезоски, vep. e përmendur…, f. 236.
  22. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 21, fq. 46; Prof. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 229-230.
  23. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. 337, f. 374.
  24. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 23, f. 47-48, nr. 25, f. 49, nr. 26, f. 50.
  25. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…,  nr. 30, f. 53.
  26. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254- ГШМ, К. Бр. 54-а, Nr. 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit…; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…,f. 348; Историја на Македонскиот народ, Том пети…, f. 305.
  27. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 30, f. 54, nr. 34, f. 62; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 355.
  28. Marenglen Kasmi, pun. i përmendur…, , f. 187.
  29. ДАРМ, Ф. -Бр. 254- ГШМ (1942-1945), К. 54-а, Р. Бр. 134, Приллог 32, Relacion i “Shtabit Kryesor të Maqedonisë” për luftimet e fuqive partizane nga 20 gusht e deri më 23 tetor 1944 (nr. arkival 3997), f. 2 dhe 9 (në vazhdim: Relacion… 20 gusht-23 tetor 1944); Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 31, f. 57;  dok. nr. 36, f. 66.
  30. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…,, f. 356-357.
  31. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254- ГШМ, К. Бр. 54-а, Nr. 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit…; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. 31, f. 56-58,  n 32, f. 59, nr. 33, f. 61 dhe fusnota/referenca nr, 8; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том II,  Централна Македонија,  Избор и редакција: д-р Васил Јотевски, д-р Ѓорѓи Чакарјаневски, д-р Тодор Чепреганов, д-р Миле Михајлов, д-р Лилјана Пановска, boton: Институт за национална историја, Скопје, 2005 (në vazhdim: Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том II,   Централна Македонија…), dok. nr. 93, f. 110.
  32. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 30, f. 55, nr. 33, f. 61.
  33. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 31, f. 57,
  34. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 33, f. 61, nr. 34, f. 61-62.
  35. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 231; Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. nr. 337, f. 372-373; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 70, f. 179-180.
  36. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254-ГШМ, К. 54-а, Р. Бр. 134 приллог 32,..20 gusht-23 tetor 1944, f. 18, 22; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 30, f. 54-55, nr. 39, f. 71-72; Prof. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 231; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 355-356.
  37. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254- ГШМ,, К. 54-а, Р. Бр. 134 приллог 32, Relacion …20 gusht-23 tetor 1944, f. 20.
  38. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том II, Централна Македонија…, dok. n 93, f. 110; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 32, f. 59.
  39. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…,, f. 355.
  40. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том II,  Централна Македонија…, dok. n 93, f. 110; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III,  Западна Македонија…, dok. nr. 32, f. 59.
  41. [1] . ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254-ГШМ, К. 54-а, Р. Бр. 134 приллог 32, Relacion … 20 gusht-23 tetor 1944, f. 9. 20 dhe 24-25.
  42. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254-ГШМ, К. 54-а, Р. Бр. 134 приллог 32, Relacion …20 gusht-23 tetor 1944, f. 26 dh 31; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 37, f. 66, nr. 42, f. 76
  43. . Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 39, f. 71-72, nr. 42, f. 76.
  44. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254-ГШМ, К. 54-а, Р. Бр. 134 приллог 32, Relacion …20 gusht-23 tetor 1944, f. 18, 22; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 30, f.54-55, nr. 39, f. 71-72; Prof. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 231; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 355-356.
  45. ДАРМ, Скопје, Ф. Бр. 254- ГШМ, К. Бр. 54-а, Nr. 32, 31.X.1944, Raport i Mihajllo Apostollskit….
  46. [1] . Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 357; Историја на Македонскиот народ, Том пети,., f. 336.
  47. [1]. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, nr. 336, f. 366-377; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 67, f. 175.
  48. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, 369.
  49. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…,  nr. 30, fq. 54.
  50. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, fq. 336.
  51. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 45-fq. 80.
  52. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, fq. 336; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, fq. 357; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 64, f. 110.
  53. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, 364.
  54. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 41, f. 75-76, nr. 43, f. 77-78, nr. 45, f. 80, nr. 51 f. 89.
  55. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, fq. 366.
  56. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 333; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 51-fq. 8; Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. 336, f. 366.
  57. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 333-340; Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, fq. 367.
  58. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, nr. 336, f. 366; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III,  Западна Македонија…, dok. nr. 41, f. 75-76, nr. 43, f. 77-78, nr. 49,  f. 87, nr. 51, f. 89, nr. 55,  f. 95.
  59. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 51-f. 89,  nr. 55-f. 95; Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. nr. 336, f. 366.
  60. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 92, f. 222-223.
  61. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, dok. nr. 337-f. 375-376.
  62. Велика Британија и Македонија, Документи 1942-1945…, nr. 336, f. 366-377.
  63. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 32, f. 59.
  64. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 367.
  65. [1] . Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 360.
  66. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 32, f. 59; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том II, Централна Македонија, dok. nr. 93, f. 110.
  67. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 369.
  68. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 63, f. 116.
  69. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 333, 335.
  70. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 371; Историја на Македонскиот народ, Том пети,.., f. 338.
  71. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 339 dhe 350.
  72. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 63, f. 122, nr. 65, f. 171, nr. 67, f. 175.
  73. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 370; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III,  Западна Македонија…, dok. n 67, f. 175.
  74. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 67, f. 174-177.
  75. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 46, f. 82-83,  nr. 51, f.  90, nr. 68-f. 178,
  76. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 68, f. 178.
  77. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 64, f. 110, 133, 155, 157.
  78. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 66, f. 171.
  79. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 81, f. 203.
  80. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 64, f. 164.
  81. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, fq. 370-371; Prof. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…,f. 234; Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, fq. 337; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 64, f. 110 dhe 164.
  82. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, fq. 351.
  83. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 75, f. 189-191.
  84. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 78, f. 195,197.
  85. Oslobodilački rat naroda Jugoslavije 1941-1945, Knjiga 2…, f. 371; Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 338.
  86. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 64, f. 164-165,  nr. 92, f. 220-226.
  87. dr. Masar Kodra, vep. e përmendur…, f. 234; Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. nr. 92, f. 223, 224.
  88. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 93, f. 227, nr. 94, f. 228, nr. 101, f. 237, . nr. 105, f. 243, Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 351.
  89. Ослободување на федерална Македонија, Документи, Том III, Западна Македонија…, dok. n 92, f. 223, nr. 96-fq. 230.
  90. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, fq. 340.
  91. Историја на Македонскиот народ, Том пети,…, f. 350.

[1] . Me termin/nocionin “Treva Lindore shqiptare” nënkuptojmë: trevat shqiptare në lindje të maleve Sharr-Korab-Deshat-Jablanica dhe në jug të maleve Sharr dhe Mali i Zi i Shkupit (Karadak).

Shqipëria në kohën e Skënderbeut, 4 herë më e madhe se Serbia

$
0
0

Shqipëria në kohën e Skënderbeut, 4 herë më e madhe se Serbia (FOTO)

Shqipëria në kohën e pushtimeve të para osmane e deri në vdekjen e mbretit të shqiptarëve Skënderbeut, ishte rreth 3-4 herë më e madhe se Serbia, pa llogaritur këtu, siç shihet në hartë, edhe krahinën e Rumelisë si pjesë e perandorisë osmane.

Ishte një pjesë e konsiderueshme e territoreve të banuara kryesisht me shqiptarë, që shkonin deri në Edrene (Edirne) në kufijtë e Dardaneleve.

Në atë kohë, territori shqiptar si njësi më vete, ishte më i madh ose përafërsisht i barabartë me Bizantin.

Harta përshkruan madhësinë e territorit shqiptar të paktën në katër vjetët e sundimit të tij, të cilat u zgjeruan në jug në Greqi dhe në Maqedoni.

hartambretrim-1


Baba Hekurani i Teqesë së Frashërit, çdo ceremoni e mbyll me fjalët “Rroftë Shqipëria”!

$
0
0

-Teqeja e Frashërit është një nga kryeqendrat e Bektashizmit dhe atdhetarizmit… Vëllezërit Frashëri: Abdyli, Naimi dhe Samiu, shkuan e mësuan në shkollën e “Teqesë së Frashërit”/

-Baba Hekurani i Teqesë së Frashërit, Alipostivanit dhe Përmetit çdo ceremoni e mbyll me fjalët “Rroftë Shqipëria”!/

– Teqenë e Frashërit, Mihal Gramenua e ka quajtur “Shkollë të Madhe Kombëtare të Shqipërisë”/

– Teqeja e Frashërit u ndërtua në prill 1781 nga Sulejman Beu, nga trungu i familjes së Sulejmanbejllinjëve të Frashërit/

-“Po të nderojë njeriu-njeriun, e ka nderuar Perëndinë” dhe se “Njerëzia është Perëndia”, – thotë Naim Frashëri/

– Kur Teqeja drejtohej nga Baba Alushi nga lagjja e Kasollarëve të Frashërit, në Teqe fliteshin 6 gjuhë: shqipja, persishtja, arabishtja, osmanishtja, greqishtja dhe vllahishtja

-“Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri… janë emblema të Bektashizmit dhe njëkohësisht të patriotizmit”, – ka shkruar Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj

– Në dhjetor 1907 dhe në korrik 1908 në Teqenë e Frashërit ka qëndruar për disa ditë çeta e Çerçiz Topullit

– Teqeja u dogj më 6 maj 1914 nga andartët dhe ushtria pushtuese e Greqisë, dhe u rindërtua më 1923 me ndihmën e shqiptarëve të SHBA

– Dede Reshat Bardhi është një mal hyjnor, ishte i dërguari i Imam Aliut

Nga  Prof. Kastriot Bezati& Albert Z. ZHOLI

Shpalosja e flamurit të kuq, me shqiponjën e zezë me dy krerë

Ngritja e simbolit të kombit dhe të shtetit, shpalosja e flamurit të kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë, para çdo institucioni të Bektashizmit dhe parimi i tij kryesor se, “Pa Atdhe nuk ka Fe”, flasin qartë se bektashinjtë më shumë se çdo gjë duan Atdheun, duan Shqipërinë. Naim Frashëri, shenjtori i njerëzisë, poeti dhe profeti i shqiptarëve dhe Shqipërisë, autori i vargut më të dashur të shqiptarëve brenda e jashtë Shqipërisë, “Ti Shqipëri më ‘ep nder, / Më ‘ep emrin Shqiptar”, në “Fletoren e Bektashinjve”, shkruan: “Besë e Bektashinjve është udhë e gjerë, që ka përpara dritën, urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë dhe gjithë mirësitë. Më një anë ka lulet e diturisë, në anën tjetër të së vërtetës”. Dhe më poshtë Naimi, mendimtari dhe edukatori i kombit, shkruan se bektashinjtë “duan si shpirtin e tyre dhe të tjerët, myslimanë e të krishterë dhe shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë. Po më shumë duan Mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët, që kjo është më e mira nga gjithë të mirat”. Këto virtyte njerëzore janë të pranishme te figura e bektashiut dhe atdhetarit Hekuran Fejzo Nkollarit, i cili me Dekretin e Shenjtë Nr. 7 datë 29.12.2009 të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, shenjtorit Haxhi Dede Reshat Bardhit, iu dha titulli Baba dhe u emërua Baba i Teqesë së “Baba Nasibiut” të Frashërit, të Teqesë së “Baba Aliut” në Alipostivan dhe të Teqesë së “Baba Xhaferit” në qytetin e Përmetit. “Haxhi Dede Reshat Bardhi në fytyrë ka patur dritë hyjnore, që shprehte bukurinë e brendshme dhe të jashtme, si dhe mirësinë e njerëzimit. Dede Reshat Bardhi është një mal hyjnor, ishte i dërguar i Imam Aliut”, – thotë Baba Hekurani. Dhe më poshtë ai vazhdon: “Në bektashizëm ka vetëm vëllazëri”, – na thoshte Haxhi Dede Reshat Bardhi.

 

Jetëshkrimi

Baba Hekurani u lind më 7 shtator 1963 në Seniçan. I ati, Fejzo Nikollari, ishte nga Seniçani, ndërsa e ëma, Vezire Zoto, ishte nga Borocka, të dy fshatra të trevës së Përmetit. Ishin 9 fëmijë, Skënderi, Bukuria, Vikua, Ruzia, Alia, Myneveri, Hajria, Shyqyriu dhe Hekurani. U rritën ata përmes halleve, por me dashurinë e madhe të prindërve, të cilët u dhanë ndershmërinë, mirësinë, arsimin, urtësinë, dashurinë për Shqipërinë. Vitet shtynë njëri tjetrin dhe erdhi një ditë dhe i ati, Fejzua, u nda nga jeta më 1985, ndërsa e ëma, Veziria, u nda nga jeta më 2010. Baba Hekurani kreu shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare “Riza Velçishti” në Seniçan, më tej filloi shkollën e mesme “Kamber Bënja” në Bënje, por pas 2 vitesh, i detyruar nga vështirësitë ekonomike të familjes, e ndërpreu shkollën dhe filloi punën në kooperativën e Mërtinjit, pastaj në Bonifikimin e Përmetit, në Ndërmarrjen e Ujërave Këlcyrë, në Shfrytëzim – Përpunimin e Drurit të Përmetit. Më 1992 emigroi në Greqi, ku punoi në punë të ndryshme në Trikalla, në Athinë, në Lamia, në ishullin Evia ose Kolkidha, në Larisa. Më 2000 u kthye në atdhe, në Seniçan. E ktheu ndërgjegjja kombëtare dhe idetë atdhetare dhe bektashiane të Dede Reshat Bardhit dhe të Baba Aliut të Alipostivanit. Në Seniçan rindërtoi Mekamin në vendin e quajtur “Ahuri i Nakove”, i cili edhe sot quhet “I miri i Nakove”. “Më 22 mars 2001 shkova në Alipostivan. S’kishte as teqe, as turbe. Ekzistonin vetëm si emër. Familja e parë ku unë u mbështeta ishte ajo e Refat Hasimit, djalit të dëshmorit të LANÇ-it, Dule Hasimit dhe nipit të dëshmorit të viteve 20 të shekullit XX, Bilal Alipostivanit. Refati është dhe ustai, i cili së bashku me Demir Elmazin dhe besimtarët e Alipostivanit, ngritën Tyrben e Baba Horasanit”, – thotë Baba Hekurani. Nuk kaloi as një vit dhe, më 04.04.2002, pasi qëndroi disa ditë pranë Selisë së Shenjtë në Tiranë, Haxhi Dede Reshat Bardhi, i veshi rrobën e bektashiut. U emërua dervish në Teqenë e Baba Ali Horasanit të Alipostivanit dhe, në periudhat e ngrohta, kryente edhe shërbime në Teqenë e Kulmaktut të Malit të Tomorit. Këshilli i Bashkisë së Poliçanit, “Për kontributin e veçantë në harmoninë fetare, përkushtimin dhe shenjtërimin e Sektit të Bektashizmit në Teqenë e Kulmakut, pasurinë shpirtërore të besimtarëve Bektashinj dhe ndihmën e të varfërve të qytetit të Poliçanit”, i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”.

 

 Në vitet 2007–2009 emërohet dhe punon si dervish në Teqenë e Frashërit

“Teqeja e Frashërit është një nga kryeqendrat e bektashizmit dhe atdhetarizmit… Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu, shkuan e mësuan në Shkollën e Teqesë së Frashërit, kur Baba i Teqesë ishte Baba Alushi… Teqenë e Frashërit Mihal Gramenua e ka quajtur “Shkollë të Madhe Kombëtare” të Shqipërisë”, – tha ndër të tjera Baba Hekurani në kumtesën e tij të mbajtur në Konferencën Shkencore me temë “Frashri vatër e pavdekshme e atdhetarizmit në Shqipëri”, organizuar në Frashër më 25 maj 2014. Frashëri gjatë ecurisë historike ka lindur aq shumë figura historike sa është vështirë të krahasohet me një hapësirë të dytë gjeografike me të njëjtat përmasa, qoftë kjo hapësirë brenda apo jashtë Shqipërisë. Emri i Frashërit nuk ka kufij gjeografike dhe vepra e doktrinarëve të mëdhenj të kombit, Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit e Samiut, janë Bibla dhe Kurani i shqiptarëve dhe Shqipërisë. “Naim Frashëri, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashëri… janë emblema të bektashizmit dhe njëkohësisht të patriotizmit”, – ka shkruar Kryegjyshi Botëror i Bektashizmit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Ndërtimi

Teqeja e Frashërit u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu nga trungu i familjes së Sulejmanbejllinjëve të Frashërit në tokat e dhuruara nga Jaup Bej Selenica. Tahir Skënderasi apo Baba Nasibiu, nga lagjja Skënderas e Frashërit, e hapi Teqenë apo ndoshta u bë drejtuesi i Teqesë në vitin 1785 dhe ky vit është edhe viti i ngritjes së shkollës në Teqenë e Frashërit. Në mesin e shekullit të XVIII, kur Teqeja drejtohej nga Baba Alushi, nga lagjja e Kasollarëve të Frashërit, në Teqe fliteshin 6 gjuhë: shqipja, persishtja, arabishtja, osmanishtja, greqishtja dhe vllahishtja. Gjuha bazë në këtë shkollë ishte shqipja, veçse kjo shkruhej me alfabetin arab. Në Frashër, dëshmitë e shkrimit shqip lidhen me poemat e Nasibi Tahir Babait në hapësirën kohore 1785 – 1827 dhe më pas me librat e vëllezërve bektashinj Dalip e Shahin Kaso Frashëri, i pari me veprën “Hadikaja” (1842), i dyti, me veprën “Muhtarnameja” (1868). Ngjarje madhore që u zhvilluan në Teqenë Bektashiane të Frashërit janë edhe dy Kuvendet Ndërkrahinore të Frashërit, i pari, u mbajt në maj të 1878-ës, i dyti në qershor të 1880-ës. U drejtuan nga Abdyl Frashëri dhe Baba Alushi dhe janë ndoshta këta dy kuvende të mëdha atdhetare, mbi të cilat populli ngriti këngën “Alush Babai me shenjtëri, Abdyl Beu me dituri, përpiqen për Shqipëri”.

Teqeja në vitet 1908-1912 u bë jatak dhe vatër e fuqishme e çetave të lirisë së Shqipërisë.

Në këto vite drejtues i Teqesë ishte Baba Abedin Ibrua nga Backa e Skraparit. “Baba Abedini përmbledh virtytet më të larta… Me mirëbërësin e tij e ka fituar simpatinë e gjithë popullit, muhamedanë e të krishterë”, – ka shkruar Mihal Gramenua.. Në dhjetor 1907 dhe në korrik 1908 në Teqenë e Frashërit ka qëndruar për disa ditë çeta e Çerçiz Topullit. Teqeja dha ndihmesë të madhe dhe, nën kujdesin e Baba Abedinit, në tokën e Karfil Halil Frashërit, u hap Mësonjtoria Shqipe e Frashërit nga mësuesi Hasan Hoxhë Efendiu nga Sanjollasi i Kolonjës. Teqeja i jepte një rëndësi të madhe hapjes së shkollave shqipe jo vetëm në Frashër, por në gjithë trevën e Përmetit. Udhëhiqej nga idetë e Vëllezërve Frashëri. “Në qoftë se do të korrësh pas një viti mbill grurë, po do që të korrësh pas një shekulli ngri shkolla”, – thoshte Sami Frashëri. Në vitet e LANÇ-it, nga 28 deri më 30 janar 1944 dhe më 19 e 20 maj 1944 në Teqenë e Frashërit, të drejtuar në ato vite nga Baba Abaz Hilmi Elezi, kanë qëndruar së bashku dy klerikë të lartë, njëri bektashi, Baba Abazi, tjetri ortodoks, At Pais Vodica, të cilët më vonë do të jenë: Abaz Hilmi Dede – Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit (1945-1947) dhe At Paisi Vodica – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (1948-1966).

Teqeja u dogj më 6 maj 1914

Teqeja u dogj më 6 maj 1914 nga andartët e ushtria pushtuese e Greqisë dhe u rindërtua më 1923 me ndihmën e shqiptarëve të SHBA. U mbyll më 1967 nga monizmi dhe u rihap më 15 tetor 1997. Në hapësirën e viteve 1994 – 2005 u rikonstruktuan Portiku dhe Tyrbet e Tahir Nasibiut dhe Baba Mustafait, u ringrit Tyrbia e Baba Alushit dhe u ribë çatia e Ndërtesës së Sipërme të Teqesë nga mirëbërësit Përparim Skënderi, Shpëtim Bega dhe Asllan Bora. Baba Hekurani, në vitet 2007-2009 (si dervish) dhe në vitet 2010-2016 (si baba) ka bërë një punë të madhe për rikonstruksionin e dy ndërtesave të Teqesë si dhe në rregullimin e mjedisit përreth Teqesë. “Dervish Hekurani ka bërë përpjekje të mëdha për të mbajtur të hapur dhe për të restauruar Teqenë … Kur vete në Frashër ose në fshatrat e krahinës së Dangëllisë të shumtë janë njerëzit jo vetëm besimtarë, por edhe dashamirës të bektashizmit, të cilët flasin me admirim për punën e Dervish Hekuranit”, – ka shkruar Orhan Frashëri, veteran i LANÇ-it. Në hapësirën kohore, 1781 – 2016, Teqeja e Frashërit është drejtuar nga 14 baballarë: Baba Tahir Skënderasi – Nasibiu, Baba Jusuf Skënderasi, Baba Alush Frashëri, Baba Hysen Skënderasi, Baba Abedin Ibro, Baba Sheme Skënderasi, Baba Mustafa Qerezi, Baba Murat Skënderasi, Baba Abaz Hilmiu, Baba Mete Zyka, Baba Sherif Canometi, Baba Selim Kalicani, Baba Xhemal Shkëmbi, Baba Hekuran Nikollari. “Hekuran Nikollari, … që me shumë dashuri dhe energji po vazhdon të ringrejë Teqenë e Frashërit, Teqenë e Nasibiut, na tha: “Frashëri do të ringjallet, si mbijnë filizat e rinj të bimëve nga toka. Pa Frashërin nuk ka komb Shqiptar”, – shkruajnë dy vëllezërit, profesorët Alfred dhe Neki Frashëri në librin “Frashëri në Historinë e Shqipërisë”, Tiranë, 2007.

Kontributi i lartë

Baba Hekuranit, “Për kontributin e lartë në ringritjen e institucionit të kultit Bektashian në rrethin e Përmetit veçanërisht të Teqesë së Nasibiut në Frashër, për punën e madhe në ringjalljen e besimit bektashian duke fituar besimin, respektin dhe dashurinë e gjithë popullit të Dangëllisë si një klerik i veçantë i Bektashizmit”, iu dha Titulli “Nderi i Frashërit” nga Këshilli i Komunës së Frashërit (Vendimi Nr.19 datë 21.03.2015). Teqeja e Alipostivanit ngrihet në një kodër te bukur mbi fshatin Alipostivan, në një pikë dominuese prej nga shikon si në pëllëmbë të dorës Luginën e Vjosës deri në majën e malit Nemërçkë. Është një super-teqe, ku toka prek qiellin e qielli zbret në tokë, përballë malit të Dhëmbelit. Është ndërtuar në vitin 1767, e dhëne kjo që na jepet edhe nga materialet e Muzeut të Odeonit në Selinë e Shenjtë, ngritur më 07.09.2015. Gati një shekull më vonë, më 1857, në krye të Teqesë vjen Baba Aliu, i cili i dha edhe emrin e tij Teqesë së Alipostivanit. Mbas Baba Ali Horasanit, në Teqe, kanë shërbyer Baba Abdullai, Baba Meleq Pasho, Baba Hysen Bobe, Baba Nazif Bega, Baba Hajdar Hodo.

Djegia e Teqesë

Teqeja është djegur më 1870 dhe më 1914, herën e parë nga pushtuesit turq të Portës së Lartë dhe herën e dytë nga andartët grekë e ushtria pushtuese e Greqisë. Nga tërësia e luftimeve për liri e mbrojtjen e Atdheut, veçojmë: betejën e zhvilluar në Nivie të Pagrisë më 07.07.1911 dhe betejën e zhvilluar në Qafën e Qivurit dhe Kodrën e Teqesë në Alipostivan më 18.05.1914. E para u zhvillua nga çetat atdhetare të Shqipërisë së Jugut kundër pushtuesve të Portës së Lartë, ku ra heroikisht komandanti i çetës atdhetare të Delvinës, Nazif Hadëri nga Palavlia e Sarandës. Populli, me kërkesën e nën kujdesin e Baba Abdullait, e mori trupin e dëshmorit dhe e varrosi me nderime pranë Teqesë së Alipostivanit dhe, më vonë, e rivarrosën po me nderime në Përmet. E dyta, u zhvillua nga çeta atdhetare e Bilal Alipostivanit kundër andartëve e ushtrisë pushtuese të Athinës. Kosta Papa Tomori, prift, në librin “Masakrat Greke në Shqipëri”, ndër të tjera shkruan: “Në Lipostivan qe trimi me fletë Bilal Lipostivani, i cili nga Teqeja po luftonte kundër 300 vetash …Kapedan Manoli një gjiritas, u derdh ta zinte të gjallë Bilalin po nuk arriti se plumbi i Bilalit e gjeti në ballë dhe kafshoi dhenë”. Bilali, pas një beteje të ashpër, ku u vranë 44 armiq, u plagos rëndë dhe vdiq pas 6 ditësh në Berat. Teqeja u rindërtua më 1920. U mbyll nga monizmi më 1967 dhe u rihap nga demokracia më 2003. Ndërtesa e re u ndërtua ne vitet 2004 – 2010. U projektua nga arkitekti Agron Ibrahimi dhe inxhinieri Dashnor Hodo, të dy nga Përmeti. Konstruktor ishte Anila Hasanaj nga Vlora. U ndërtua nga Safet Çapoku, teknik ndërtimi me specialistë e punëtor nga qyteti i Përmetit. Edhe sot, në mjediset e jashtme të Teqesë, punohet dhe është në përfundim “Ndërtesa trekatëshe”, në mjediset e brendshme të së cilës ndër të tjera do të jenë: Salla e “Veprimtarive Kulturore e Shkencore”, Biblioteka, Menxa, Hoteli (me disa dhoma) për vizitorët e shumtë që vijnë në Teqe nga e gjithë Shqipëria. Ndërtesa është projektuar nga Haxhi Musai e Alban Elmazi dhe po realizohet nga vëllezërit Alban dhe Ermir Elmazi. Në krye të punëve për ngritjen e ansamblit arkitekturor të ndërtesave të Teqesë, ka qenë dhe është njeriu i mendjes dhe i punës Baba Hekurani. “Baba Hekurani ka një kulturë dhe informacion të jashtëzakonshëm, jo vetëm për historinë e besimit, por edhe për historinë në tërësi, për problemet shoqërore e, mbi të gjitha, mbart në vetvete një dashuri të madhe për kombin, lexon vazhdimisht dhe kërkon që biblioteka e teqesë të pasurohet përherë me sa më shumë libra”, – shkruajnë studiuesit Nuri Dragoi e Luan Nikollari.

Teqeja e Baba Xhaferrit

Teqeja e Baba Xhaferrit në Përmet është themeluar më 1861 nga Bektash Babai, i ndihmuar nga Ali Haqi Babai i Gjirokastrës. Nuk kemi të dhëna nëse kjo teqe është apo jo Teqeja për të cilën na flet kronikani osman Evlija Çelebi, i cili shkruan se më 1670 ngrihej një teqe në Përmet, ndaj po i referohemi vitit 1861. Baba Xhemali dha kontribute në Shpalljen e Pavarësisë. Baba Abedini i Frashërit dhe Baba Xhemali i Përmetit organizuan mbledhjen e jashtëzakonshme më 28 nëntor 1912 në Përmet, e cila mandatoi Mit’hat Abdyl Frashërin si delegat të Përmetit në Kuvendin Historik të Vlorës (28.11 – 07.12.1912). Më vonë në krye të Teqenë e Përmetit vjen Xhafer Sadik Baba nga Gjirokastra. Ai u bë edhe Dede, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, i cili drejtoi punimet e Kongresit IV Bektashian. Në janar të vitit 1930, Sali Njazi Dedeja, i cili u largua nga Turqia dhe erdhi në Shqipëri, për të ngritur Qendrën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit, u prit në Sarandë edhe nga Baba Xhaferi i Teqesë së Përmetit dhe Baba Kamber Pagria, në atë kohë Baba i Teqesë së Prishtës, të cilët edhe e shoqëruan në rrugën Sarandë-Tepelenë-Përmet-Leskovik-Ersekë-Korçë. Sali Njazi Dedeja, Kryegjyshi Dëshmor i Atdheut, (vrarë në Tiranë nga pushtuesit fashist italian më 28.11.1941), qëndroi një natë në Sukë dhe disa orë në Përmet. Teqeja e Përmetit është drejtuar edhe nga Baba Sabriu, Baba Barjami dhe Baba Zeneli. Teqeja u mbyll nga monizmi më 1967 dhe u rihap nga demokracia më 11.10.1991, që është edhe dita e parë e rihapjes së bektashizmit në Përmet. Bektashizmi shpall dashurinë për njerëzit. “Po të nderojë njeriu njeriun, e ka nderuar Perëndinë” dhe se “Njerëzia është Perëndia”, – thotë Naim Frashëri, i cili i ka kënduar edhe Jezu Krishtit (në poezinë e tij “Përpara Krishtit”), ashtu si i ka kënduar Abaz Aliut. Morali, Dituria dhe Atdhetarizmi mishërohen apo trupëzohen më së miri në figurën e Baba Hekuranit, i cili është një misionar sa i dukshëm dhe i padukshëm, sa tokësor aq edhe qiellor, i së mirës, i së vërtetës, i së drejtës, i diturisë, misionar i unitetit ndërfetar dhe mbi të gjitha i atdhedashurisë në Shqipëri.

      Bektashizmi qëndron brenda Atdhedashurisë

“Aq e madhe ka qenë ndjenja e atdhedashurisë, sa Naim Frashëri edhe perëndinë e bën shqiptare. Ai thotë se “në malet e Shqipërisë atje rrojnë perënditë”. Madje për Naim Frashërin dhe për gjithë bektashinjtë edhe “Abaz Aliu zu Tomorë”, domethënë nga Fusha e Qerbelasë erdhi në Tomor”, – thotë Dritëro Agolli. Në Simpoziumin Kombëtar të Vlorës, mbajtur më 28 tetor 2015, organizuar nga Kryegjyshata Bektashiane, Baba Hekurani në trajtesën e vet ndër të tjera tha: “Qerbelaja është fusha ku u masakrua Imam Hyseni, djali i lavdishëm i Imam Aliut…Në fushën e Qerbelasë, heroike është vdekja e djalit trim, kalorësit legjendar, birit të Imam Hysenit, Abaz Aliut …Abaz Aliu, dëshmori i Qerbelasë, erdhi dhe gjeti prehje tek mali ynë i shenjtë, në malin e Tomorit”. “Baba Hekurani është një model, një shërbyes i idealit dhe besimit të sektit bektashian, një shembull dhe udhëheqës për cilindo… Një sekt apo institucion fetar, arrin rezultatet e pritshmëritë e dëshiruara vetëm atëherë kur punon si Baba Hekurani”, – ka shkruar gazetari e studiuesi, drejtori i BBF, Fejzo Subashi. “Kush bën mirë, është më i mirë se vetë e mira”, – ka thënë Imam Aliu. I tillë është edhe Baba Hekurani, është më i mirë se vetë e mira.. “Baba Hekurani udhëhiqet nga atdhedashuria, e vërteta, dashuria dhe ligji… nga dashuria për të gjithë njerëzit, respekton besimet e ndryshme fetare duke qenë njëherësh tolerant dhe për marrëdhënie të mira mirëkuptimi vëllazëror ndërfetar brenda e jashtë trevës së Përmetit”, – shkruajnë historianët Pëllumb Xhufi, Albert Frashëri, Laurant Bica, Myslim Islami, fabulisti Gjikë Kurtiqi dhe muzikologu Naxhi Kasoruho. “Kur të pyet Baba Hekurani, na duket sikur Zoti vetë na bën intervistë… Kemi foto me presidentë, kryeministra, ministra e deputetë, por fotoja me Baba Hekuranin padyshim do të jetë me një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë. Nga Teqeja e Alipostivanit na duket sikur shohim gjithë Shqipërinë”, – shkruan gazetari, analisti e studiuesi Roland Qafoku. Baba Hekurani ka hyrë edhe në këngën e popullit. Grupi folklorik “Djemtë e Vlorës”, këndon: “Buron kënga për ca burra, / Që i ka ëndërr vatani, / Po del një në njëmijë burra,/ Baba Dervish Hekurani”. Baba Hekurani është sot një kalorës i madh i Bektashizmit dhe një Atdhetar i madh i Shqipërisë.

 

NDËRROI JETË APOSTULLI I DARDANISË

$
0
0

Frank SHKRELI/

Ne Foto: Prof. Dr. Zef Mirdita  (1936-2016)/

Mediat elektronike dhe gazetat përhapën lajmin e zi anë e mbanë trojeve shqiptare se Prof. Doktor Zef Mirdita, në moshën 80-vjeçare  e la këtë shekull për në jetën e amshuar, duke i mbyllur sytë në Zagreb të Kroacisë ku kishte jetuar dhe zhvilluar për shumë vite aktivitetin e tij akademik dhe shkencor.  Kombi shqiptar është sot më i varfër me zhdukjen e këtij  historiani dhe kolosi të shkencës dhe letrave shqipe.  Është më i varfër kombi shqiptar dhe sidomos Dardania, me humbjen e një shqiptari dhe shkencëtari të madh, i cili me sjelljet e tija fisnike dhe me një përvojë të gjatë akademike dhe kombëtare — ai me jetën dhe veprat e tija në gjuhë të ndryshme europiane dhe sidomos përballë të huajve, nderonte kombin shqiptar kudo që shkonte dhe kudo ligjëronte nepër kryeqytete të Europës, në mbrojtje të historisë mija vjeçare të kombit shqiptar në trojet e veta autoktone, duke filluar nga periudha e iliro-dardane e deri në ditët e sotëme.

Fatkeqsisht, përveç nëpërmjet disa shkrimeve të tija, unë nuk patur rastin ta njihja personalisht Profesor Zef Mirditën, por ata që e kanë njohur për së afërmi dhe të cilët kanë pasë fatin të ishin edhe studentë të tij në Universitetin e Prishtinës dhe universitete e fakultete të tjera të Kosovës, e konsiderojnë kalimin në amshim të Profesor Zef Mirditës sot si një fatkeqsi për botën arbërore, për  të vërtetën e saj historike dhe për shqiptarizmin në përgjithësi. Ndër vetitë e Profesor Zef Mirditës, pohojnë ata, ishte e vërteta mbi historinë iliro-shqiptare si dhe mbrojta e saj kudo dhe kurdo, por ai njëkohsisht ruante edhe vetitë që nuk mësohen në libra, por të cilat historikisht e kanë dalluar fisin e vjetër të shqiptarit nga popujt e tjerë – e që janë  burrënia, nderi, besnikëria.  Mision të jetës së tij, ai kishte përcaktuar mbrojtjen e historisë dhe të së vërtetës së zanafillës së shqiptarëve, sidomos të Dardanisë dhe dardanëve.

Megjithëse Dardanët kanë qenë njëri prej fiseve më të dalluar të botës ilire, fatkeqësisht gjeneza dhe historia e tyre nuk kishte tërhequr më parë vëmendjen dhe interesimin e studiuesve dhe të historianëve të vërtetë si Profesor Zef Mirdita.  Për më tepër, edhe ato pak studime që mund të ishin bërë gjatë dekadave të kaluara, sidomos nga të huajt, historia e Dardanisë dhe Dardanëve mohohej dhe madje kur paraqitej, ajo shtrembërohej qëllimisht nga të huajt, me mungesa të mëdha historike dhe kulturore, përfshirë edhe mohimin e etnogjenezës së tyre.

Por akademik Zef Mirdita si rradhë ndonjë tjetër historian, e kishte marrë përsipër si përgjegjësi personale intelektuale por edhe kombëtare, për të provuar me veprat dhe shkrimete tija me argumentat shkencorë, se Dardania ishte Iliri dhe se dardanët ishin me prejardhje ilire, njëkohësisht duke hedhur poshtë njëherë e mirë edhe tezat kryesisht të shtrembëruesve të historisë së shqiptarëve pasardhësve të ilirëve — se dardanët nuk na paskan qenë me prejardhje ilire.  Mirëpo, Profesor Zef Mirdita gjatë gjithë jetës së tij me veprat dhe studimet që ka bërë në këtë fushë, argumenton me fakte historike dhe mbështetur në zbulime arkeologjike se e kundërta është e vërteta nga ato që kanë paraqitur shtrembëruesit e historisë së ilirëve dhe të shqiptarëve.  Në shkrimet e tija, Profesor Zef Mirdita ka mbrojtur vazhdimisht tezën e etnogjenezës iliro-shiptare se dardanët në të vërtetë kanë ekzistuar si një popullsi banuese në trojet e veta në Dardani nga kohët e hershme e ndoshta edhe deri në mesjetë dhe si të tillë ata janë aty padyshim parardhës të shqiptarëve në Kosovën e sotme dhe më gjërë.

Historiani shqiptar Moikom Zeqo, duke vlerësuar figurën dhe veprën e Profesor Zef Mirditës me rastin e vdekjes së tij, pohon se, “Zef Mirdita qe një mjeshtër i madh i analizës, i referencës shkencore bibliografike dhe arkeologjike si dhe i metodologjisë moderne të parashtrimit dhe të sintezës së mirëfilltë.  Studimet e tij për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet janë substanciale dhe të patjetërsueshme.  Dhe të mos harrojmë që një vështrim të tillë historik dhe konceptual ai e ka bërë dhe e ka botuar shumë më përpara arritjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, është shprehur historiani Moikom Zeqo.  Ndërkaq, njoftohet se në Zagreb sapo është botuar dhe promovuar vepra voluminoze e akademik Zef Mirditës me titullin: “Dardanët dhe Dardania Antike”. Duhet të jetë kjo një vepër e madhe, e mbarë dhe e frytshme e këtij Apostulli të Dardanisë, një vepër kjo besoj që pasqyron shprehje të ndriçimit mendor historik dhe të atdhedashurisë së tij për kombin e vet dhe për të vërtetën e preardhjes së tij historike, nga rrjedhte edhe vet.  Një vepër kjo e fundit nga Profesor Zef Mirdita, që shpresojmë të shërbejë si porosi dhe flakë për brezin e sotëm të shqiptarëve, pasardhës të dardanëve – si flakë që të mos shuhet por të shëndritë si trashëgimi e Apostullit të Dardanisë, Zef Mirditës për ruajtjen e identitetit kombëtar për brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve — në udhën e historisë se re të Kosovës dardane të pavarur dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të veta.

***

Kush ishte Prof. Zef Mirdita?

Prof. Dr. Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb. Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, absolvoi Filozofinë. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Šidak. Qysh si student i vitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Kršnjavoga” në Zagreb. Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.  Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanët dhe Dardania në Antikë.  Më 1973 u zgjodh docent me ç’rast e mori përsipër Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilën lëndë e ligjëroi në dy gjuhë, për studentët shqiptarë dhe serbë.  Në gusht të të njëjtit vit qëndroi në Shqipëri ku bëri gërmime e hulumtime arkeologjike.  Më 1974 si bursist i Qeverisë Italiane qëndroi në specializim në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës. Në vitet 1976-1977, si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung” qëndroi në specializim (Për Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën) në Universitetin e Heidelberg-ut në Gjermani.  Më 1978 u zgjodh profesor, ndërkaq më 1983 profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës.  Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.  Njëkohësisht, si profesor mysafir ligjëroi në disa universitete europiane, si në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë.    Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”.  Nga 1 marsi i vitit 1993 është këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë ku e udhëheq projektin “Vlasi –popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot”.   Që nga viti akademik 1997/98 deri në atë 2006/07 ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit “J. J. Strossmayer” në Osijek, ku e ligjëroi lëndën: Historia e Vjetër – Lindja e Vjetër.   Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj. Po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.  Që nga viti 1999 është nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Kroato-Shqiptare, ndërsa në periudhën kohore 2003-2007 ishte anëtar i Këshillit për Pakica Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë.  Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Profesor Zef Mirditën me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.  Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve   për librin, “Vllehët në historiografi”, i cili u shpall libër i vitit 2004.  Më 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.(Biografia e Profesor Zef Mirditës është marrë nga Revista Drita – e përmuajshme Fetare-Kulturore e Kishës Katolike në Kosovë).

 

 

 

Konferencë shkencore në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë

$
0
0

100 VJETORI I LINDJES SË ALBANOLOGUT  QEMAL HAXHIHASANI/

Nga MSc. Albert HABAZAJ/

Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë, organizuan një Konferencë shkencore për figurën e respektuar të Qemal Haxhihasanit (1916-1992). Konferenca, që u zhvillua në mjediset e Universitetit, më 31 mars 2016, ishte dhe një plotësim i amanetit të babait të Folkoristikës shqiptare nga kolegët e pasardhësit e tij diturorë të fushës, vëzhgues të punës në terren e kërkues shkencorë, nën mbështetjen financiare të familjes dhe veçanërisht të së bijës së tij, përkthyeses së njohur Jeta Haxhihasani. Veprimtaria u zhvillua në nderim të 100 vjetorit të lindjes të Qemal Haxhihasanit, këtij personaliteti të shquar të arsimit dhe folklorit shqiptar. Koha, që lamë pas, edhe pse ai kishte kontribute titanike në etnokulturën shqiptare dhe arsimin mbarëkombëtar, e pa atë, (njërin nga fatosat e albanologjisë), bardhë e zi, saqë, ende vigani tallazitet në horizontin tonë me dritëhije.

Qemal Haxhihasani u lind në qytetin e Elbasanit më 16 shkurt 1916 në një familje nëpunësi të vogël me tradita atdhetare dhe u nda nga jeta më 1 shkurt 2002. Ai pati fatin të ishte normalist i Elbasanit dhe fatin në katror të ketë mësues shkencëtarin Aleksandër Xhuvani, një nga personalitetet e mirënjohura të kohës. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Firences, në Itali. I pajisur me dije të thella, i mbushur me kulturë perëndimore, i dalluar për integritet dhe forcën e intelektit, me identitet kombëtar dhe edukatë pune, ai do të bëhej një folklorist i spikatur, një nga etërit e folkoristikës shqiptare të pasçlirimit, tok me prof. Zihni Sakon; si vijues të plotësuar të të parëve të tyre të linjës e sidomos të mbledhësve të hershëm shqiptarë të krijimtarisë folkorike të mirëfilltë, si De Rada, Jubani, Mitko, Dine, etj. Ai ishte prudent (i matur e i urtë), por nuk lëshonte pè, nëse bëhej fjalë për ndonjë krijim që nuk përmbushte kriterin e hyrjes në qarkullim folkorik. Qe kërkues i saktë për autenticitetin folkorik, për ruajtjen e vlerave autentike

Nuk kemi ndërmend të shkruajmë jetëshkrimin e tij shkencor, por vlen të theksojmë se ai dha ndihmesë të çmuar edhe si historian i folkloristikës shqiptare. Haxhihasani konsiderohet si një ekspert i letërsisë popullore shqiptare (në Sektorin e Prozës e të Poezisë Popullore), eksplorues, gjurmues, hulumtues i pasionuar i terrenit, udhëheqës i ditur dhe i palodhur i fushës, thelluar ngushtësisht në poezinë popullore me të tri ndarjet e saj të veçanta: epike, lirike dhe epiko-lirike apo liriko-epike. Ndërkohë, mund të cilësohet vërtet heroike puna e Qemal Haxhihasanit si profesor e folklorist i shquar, si hartues i veprës madhore “Epika legjendare” (I, II), një nga personalitetet me vlerë programatike për studimin e trashëgimisë sonë kulturore. Njohja, përhapja, vlerësimi, gjykimi saktë e i thelluar i veprës së tij janë domosdoshmëri në praktikën e një trupe akademike, në mbështetje të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Me këtë synim u zhvillua dhe Konferenca shkencore e Vlorës kushtuar kontributit të tij të dukshëm albanologjik. Pasi çeli punimet e Konferencës dr. Ermir Xhindi, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit të Vlorës, nisi seanca e parë, ku prof.dr. Agron Xhagolli, folklorist, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë (QSA), shpalosi personalitetin e prof. Qemal Haxhihasanit dje dhe sot. Prof.dr. Nexhip Mërkuri, gjuhëtar, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë mbajti kumtesën: “Qemal Haxhihasani për të folmet e fshehta të Përmetit dhe prirja e tyre si pasuri gjuhësore”. Dr. Vilma Bello kumtoi materialin për të folmen e Çamërisë, si një hulumtim i thellë e krahasues i dialektologut Qemal Haxhihasani. (Kumtesa qe përgatitur së bashku me dr. Migena Balla [të dyja pedagoge të Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të universitetit tonë]). Ardhur enkas për këtë nderim nga Tetova, prof.dr. Hamit Xhaferi (pedagog i Universitetit të Europës Juglindore, Tetovë) trajtoi ndihmesën e Q. Haxhihasanit për arsimin shqiptar në Tetovë. Dr. Leka Skëndaj, gjuhëtar e pedagog i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, shtjelloi sfidat e kristalizimit të metodologjisë në kërkimet dialektore dhe ndihmesën e prof. Qemalit. Gjatë kësaj seance u fol edhe për pikëpamjet mbi origjinalitetin e Eposit Heroik Shqiptar, temë të cilën e kishte prof.dr. Zeqirja Neziri nga Universiteti i Shkupit; si dhe mbi rolin e prof. Haxhihasanit si përudhësues i sociolinguistikës shqiptare, punim i prof.dr. Valter Memisha (QSA), të cilët në pamundësi pjesëmarrjeje, kishin dërguan materialet, që, si çdo kumtim i radhës, u dëgjuan dhe, për to, u bënë pyetje a diskutime.

Seanca e dytë nisi me kumtesën e studiueses Arjana Seiti (QSA): “Metodologjia e prof. Qemal Haxhihasanit si kërkues shkencor. Dr. Gladiola Elezi, pedagoge e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, shprehu idetë e saj për vëzhgimet morfologjike të prof. Haxhihasanit në të folmen e Vërsulovës. Dr. Edlira Çekrezi, gjithashtu pedagoge e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, paraqiti veçori të përmbledhjes “Tregime dhe këngë popullore për Skënderbeun” të Qemal Haxhihasanit. Pegadogu tjetër i Universitetit “Ismail Qemali”, dr. Artan Xhaferaj u ndal te e folmja e Çamërisë dhe kontributi i Haxhihasanit. Kumtesën vijuese e paraqiti dr. Enkelejda Billa, pegagoge e Universitetit të Vlorës për Epikën historike nën vështrimin e Qemal Haxhihasanit. Studiuesja Orjona Shegaj (QSA) u ndal në klasifikimin e lirikës popullore sipas prof. Haxhihasanit. Kumtesën e radhës e mbajti studiuesja Ermela Broci (QSA), ku ftilloi hapësirat etnografike të këngëve rituale sipas prof. Haxhihasanit. Në vijim, shprehu dy fjalë dashamirëse Agron Xhaho. Në emër të familjes, përshëndeti Jeta Haxhihasani, e cila komentoi edhe një bllok me fotografi të atij titani, që ka shkelur trojet shqiptare pëllëmbë për pëllëmbë (brenda dhe përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë së sotme, në ato hapësira ballkanike ku kanë banuar shqiptarë). Albumi fotografik i Haxhihasanit (me komentin për to) përbën një atlas etnografik dhe arsimor më vete, model për mësuesit dhe studiuesit e sotëm. Më tej, u lexua përshëndetja e prof. dr. Vebi Bexheti nga Universiteti i Europës Juglindore, Tetovë; si dhe kumtimet e Prof. Zymer Nezirit nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë-mbi studimet e Qemal Haxhihasanit për “Ciklin e Kreshnikëve”; të studiuesit Agim Leka, po ashtu nga Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë-mbi personalitetin shkencor të Qemal Haxhihasanit; si dhe të pedagoges së Universitetit të Vlorës, dr. Evis Hudhëra. Referatin përmbyllës “Profesor Qemal Haxhihasani, albanologu ynë i shquar” e mbajti prof.dr. Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh.

Meqë qëlloi të jem përgatitësi i relacionit për Konferencën shkencore “Qemal Haxhihasani, personalitet i shquar i arsimit dhe i folkorit shqiptar”, kumtesën time (unë, Albert Habazaj) e vendosa në fund të kësaj parashtrese, që, në fakt është një relacion përmbledhës dhe kujtesë e dokumentuar e kësaj veprimtarie shkencore të institucionit tonë. Po e botoj me shkurtime, pa e publikuar të shkëptur si material). Mbajta kumtesën: “Qemal Haxhihasani, një Gjolekë i Folkoristikës shqiptare”. Trajtova ndihmesën shkencore në rrafshin e raporteve histori-epikë historike për Luftën e Vlorës, 1920 të profesorit të pashpallur, por profesor të profesorëve të fushës, Qemal Haxhihasanit. Në hartën folkorike të Shqipërisë Mbijugore, në krahinën e Labërisë ka mbi një shekull e gjysmë, afro dy, që është kënduar, dëgjuar e (kur u futën në përdorim aparatet regjistruese) regjistruar edhe kjo njësi foklorike: “U trete, Gjolek’, u trete,/ po sos u trete për vete,/ po për gjithë vilajete…/ – Pse lëfton, a derëzì?! – As për mua, as për tì,/ po për gjithë Shqipëri…”. Kjo këngë i kushtohet bëmave heroike të njërit nga bijtë e shpatës shqiptare, njërit nga kryetrimat e kryengritjeve popullore kundërosmane, kapedan Zenel Gjonlekës (Gjolekës me këngë e me histori). Në një trajtë tjetër, vështruar në kontekst, kjo këngë i rri mirë e bukur profilit të profesorit të madh, të paharruarit Qemal Haxhihasani, që është një Gjolekë i etnologjisë, një kapedan i folkorit shqiptar, një Dhaskal Todër i shkronjave shqip e arsimit ndër shqiptarë (Theodor Haxhi Filipi i viteve 1830 – shën. im: A. H); që një jetë të tërë, si ai, ia kushtoi arsimit dhe etnologjisë shqiptare. [ … ] Vetëm për Luftën e Vlorës, 1920, në rrafshin folkorik, kontributi i Qemal Haxhihasani është fillimtar dhe i jashtëzakonshëm. Nën kujdesin e Zihni Sakos, ai ka zgjedhur e pajisur me shënime vëllimin “Këngë popullore historike”, botim i Institutit të Shkencave, Tiranë 1956, me 408 faqe. Bashkë me prof. Sakon, në 40 faqe, kanë përgatitur hyrjen e këtij libri. Vëllimi ka një aparat të pasur bibliografik, me fjalorth, indeks të personazheve dhe toponimeve, me burimet e lëndës, etj.  Në tekst përfshihen 43 njësi folkorike kushtuar Luftës së Vlorës, e cila ndryshe quhet dhe Lufta e Njëzetës. Po kështu, vëllimi më i plotësuar “Epika historike, 3” (EH, 3), i formatuar sipas standarteve akademike, botim i Akademisë së Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 1989 [1990], me 774 faqe, është përgatitur nga Qemal Haxhihasani e Miranda Dule, me recensentë prof. Gazmend Shpuza e prof. Agron Xhagolli. Edhe ky tekst ka një aparat të pasur bibliografik, me fjalorth, tregues të vendeve ku u mblodhën këngët, tregues të emrave të njerëzve, të vendeve etj., me pasqyrën e këngëve të incizuara, burimet e lëndës, pasqyrën e shkurtimeve, shënimet për redaktimin, me shënime në fund të çdo njësie folkorike të botuar, etj., ku ndihet, duket, se kuptohet, dora e mjeshtrit erudit të folkoristikës shqiptare, Qemal Haxhihasani. Folkloristi i mirënjohur shqiptar Qemal Haxhihasani, për ciklet e këngëve popullore që trajtojnë periudhën 1913-1939, të asaj epike historike, që sot klasifikohet “këngë të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar”, duke vlerësuar edhe informacionin historik që japin nëpërmjet përjetimit emocional, vëren se nuk mund të vihet shenja e barazimit midis këngës historike dhe dokumentit historik. Kënga, sipas tij, është në radhë të parë një krijim poetik popullor. Ai thotë se ato “janë vazhdim i këngëve të periudhës së Rilindjes Kombëtare si në brendi ashtu edhe në formën e tyre artistike. Studiuesi përcakton nëncikle të luftërave, nëpërmjet të cilave, sipas tij, bashkohen pjesë të veçanta të historisë së lëvizjes lokale në tërësinë e jetës historike kombëtare. Sipas tij, sistemimi i këngëve brenda vëllimit është organizuar sipas kriterit kronologjik, duke i grupuar në tre kapituj: I. Këngë për ngjarje historike të viteve 1913-1919; II. Këngë për ngjarje të viteve 1920-1924 dhe III. Këngë për ngjarje të viteve 1925-1939. Kjo ndarje është bërë edhe sepse për secilën prej këtyre fazave ka zotëruar një ide kryesore e veçantë. Brenda përbrenda secilës ndarje ka edhe një farë grupimi të këngëve sipas kriterit tematik në mënyrë që të mos krijohet një shkapërderdhje, përhapje pa rregull, e hallakatur e materialit. Për tre periudhat historike të shek. XX, janë 500 njësi folkorike të përfshira në EH, 3. Nga këto, 159 i kushtohen ngjarjeve që zhvillohen e personazheve, që veprojnë brenda 2-3 muajve të stinës së verës së vitit 1920. Po të bëjmë një krahasim për të tri periudhat, kur për periudhën 6 vjeçare 1913-1919 janë regjistruar 183 njësi folkorike, për periudhën 14 vjeçare 1925-1939 janë shënuar 78 këngë, në raport me kohëzgjatjen e ngjarjeve historike të ndodhura, del që Epika Historike e Luftës së Vlorës (EHLV) është shumë më e pasur me njësi folkorike (si nënperiudhë brenda periudhës me ngjarje historike të viteve 1920-1924). [… ]

Qemal Haxhihasani punoi për të tjerët, për Shqipëri një jetë të tërë e bëri volume e volume të tëra, të botuara e të pabotuara ende. Skedat dhe dorëshkrimet e pabotuara, (që ndodhen në Arkivin e Folkorit Letrar të QSA, Tiranë: në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit si dhe në Institutin e Gjuhësisë), janë thesar i paçmuar dot, që ai na la. Trashëgimia popullore që kemi nga prof. Haxhihasani përbën një opus albanologjik më vete, me 100 e ca vëllime dorëshkrimesh, prej rreth 25 mijë faqesh të daktilografuara, në të cilat ai s’ka harruar të shënojë edhe  emrat e daktilografistëve. Nga këto, 82 vëllime janë të lidhura, të klasifikuara, të pajisura me një aparat të pasur shkencor. Ato vepra folkorike që përgatiti, janë visare të vërteta të kombit që presin botimin, por pasi shteti shqiptar të zgjohet nga gjumi i ariut polar, që e ka zënë qyshkur, … nëse bëhet fjalë për thesaret e trashëgimi kulturor të popullit shqiptar. Subjektet nga Dibra, Luznia, Opari, Vithkuqi, Leminoti, Plovishti, Kolaneci, Sul-Bilishti, Dardha, Korça, Devolli, Tetova, Gostivari, Çermenika e Bardhë (e Sipërme), Çermenika e Zezë (e Poshtme), me Martanesh e Shmil, Qerret- Shmili, Gryka e Zhullimës, Mokra, Shpati, Krraba, Rajca, Prrenjasi, Fusha e Domosdovës, Derveni me Xhyrë e Dardhë, Bërzheshtë-Babje, Dragostunja, Pishkashi, Linasi, Selita, Elbasani, Sharra, Tomadhe-Tirana, Përmeti, Shalësi, Rehova, Barmashi, Leskoviku, Polisi-Librazhd, Bezhani, Kaltanji, Qafëzezi, Shalës-Kolonja, Vermoshi, Kelmendi, Konispoli, Dukagjini, Skrapari, Tomorri, Zagoria, Shkodra, Lura, Banja, Brasniku, Jança, Tunja, Sulova, Gramshi, Zerqani, Kalaja e Dodës,  Prilepnica, Istogu, Kosova, Margëlliçi, Çamëria, Nikaj-Mërturi, Batra, Mati, Lezha, Durrësi, Puka, Kukësi,  Morava, Pulaj-Dukagjini, Fieri, Vlora, Himara, Palasa, Dhërmiu, Vunoi, Piluri, Kudhësi, Delvina, Gjirokastra, Tropoja, Tepelena, Mallakastra, Labëria, Malësia e Madhe, Çeremi, Malësia e Gjakovës, malësitë shqiptare, Gegëria, Toskëria e mbajnë mend dhe e kujtojnë me nderim profesorin e dashur, etnologun, folkoristin, shkencëtarin pasionat, humanist e patriot, demokrat të kulluar e me virtyte të larta morale Qemal Haxhihasanin, nga të cilët, për gjysmë shekulli kërkime në terren, ai mblodhi perlat e gurrës popullore. Ato margaritarë të popullit të tij, bashkë me miqtë e tjerë të shkencës së re të folkoristikës shqiptare, i përgatiti dhe i botoi në vëllimet e përfshira në pesë seri të korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar”, ku përfshihen krijime nga proza dhe poezia popullore shqiptare. Katër seri të këtij korpusi: I- Proza popullore (përfaqësuar deri tani me 6 vëllime); II- Epika legjendare (2 vëllime); III- Epika historike (3 vëllime); IV- Lirika (4 vëllime), janë ndërtuar mbi bazën e kritereve të mirëfillta shkencore, duke u selitur kështu brezave krenarinë kombëtare të shpirtit të pasur të krijimtarisë popullore përgjatë shekujve, se, edhe sipas tij, që kur bota është zënë edhe shqiptari këtu ka qenë, në trojet e tij. E vlerësojnë vitalitetin e tij model si një shembull të përkryer të punëtorit të jashtëzakonshëm. Në punën e tij kërkimore-shkencore spikati për sensin e qartë shkencor, për saktësinë e regjistrimit, duke respektuar parimin fonetik të bartësve në terren, si dhe për skrupulozitet të shkallës së lartë. Ai përbën një rast tipik dhe u ngrit në rangun e figurës enciklopedike, jo si mizëri gjithologësh sot ndër ne, me tituj e grada, që i tundin si stoli venitzëna. Bota e njihte, e vlerësonte dhe i fliste “PROFESOR”. Ndërsa ndër ne, në Shqipëri, mbeti me të njëjtin titull deri sa vdiq, “BASHKËPUNËTOR I VJETËR SHKENCOR”… Bota e kërkonte në Austri, Itali, Gjermani, Rusi, SHBA, Kopenhagen-Danimarkë, Bullgari, Bukuresht, Kajro, Grac, Paris, Romë e … ne nuk i jepnim leje(!) As për ekspedita në Kozencë, as ndër shqiptarët e Maqedonisë, ndër arbëreshët e Greqisë, të Malit të Zi apo të Italisë (!) As telefon në shtëpi nuk lejonim të mbante (!) I shpiknim ca njolla në biografi, që edhe pse s’pinin ujë, (se ai kullonte i tëri dritë e bardhë e mirësi intelektuale), prapë diçka ngelej tymnajë turmave.. Ishte arsimuar në Itali ai! Dinte shumë gjuhë të huaja ai! Kur fliste frëngjisht, s’kuptohej fare në ishte shqiptar apo francez … Komunikonte si i barabartë me kolegët e huaj ai. Bënte krahasim të etnokulturës e folkorit tonë me folkorin dhe kulturën popullore të të tjerëve, me mënyrën e jetesës të banorëve të vendeve të tjera në siujdhesën e Ballkanit, të Mesdheut, të Europës, të vendeve të Lindjes apo të Perëndimit, merrej me studimin e sjelljes shoqërore, strukturës ekonomike dhe fetare të popujve apo, sipas rastit, të grupeve të popujve, të cilat merrnin strukturën e vështrimeve antropologjike të përfillshme. Nuk ishte i mendimit me ne që “vetëm Shqipëria është fanar ndriuçes në botë, që vetëm ne dimë të këndojmë, të bëjmë histori, të kemi trima, këngë e valle trimash…” e gjepura të tilla karafile të kohës. Haxhihasani e nderonte intelektualisht Shqipërinë ta quaje etnolog. Edhe si folklorist të nderonte. Edhe si filolog. Edhe si albanolog. Tri qenë fushat e tij kryesore të studimit dhe të prodhimit shkencor: gjuhësia, folkoristika dhe bibliografia. Jo më pak kontribute studimtarie dha në etnografi, letërsi, pedagogji, mësimdhënie dhe përkthim letrar e shkencor. Formatimi i tij shkencor tërhoqi vëmendjen e personaliteteve europiane të fushës, si Lamberc, Foki, etj. Mendimi i tij merrej si pikë reference në studimin e kulturës së popujve të Europës Juglindore. Ai qe i veçantë. Si ata burrat e rrallë të antikitetit, të rëndë nga dituria. Qemal Haxhihasani iku si një Nestor i pambarimtë për etnologjinë, folkorin shqiptar e albanologjinë. Nga Qendra Ndërkombëtare e Bibliografisë me qendër në Gjermani, ai njihet dhe është vlerësuar si bibliograf i mirëfilltë shkencor në fushën e kulturës popullore. Bibliografia e botimeve të tij arrin shifrën 275 tituj apo zëra brenda periudhës 53 vjeçare 1938-1991. Ai është gur themeli e gur qosheli për ndërtimin e korpusit të folkorit tonë sipas gjinive.

Miqtë e tij, nën kujdesin e prof Agron Xhagollit, si një tufë me lule të freskëta mirënjohjeje për kontributet e çmuara që ka dhënë për edukimin, artin, kulturën dhe folkoristikën shqiptare, botuan në Tiranë, më vitin 2010 përmbledhjen me 20 artikuj të kolegëve, në 254 faqe, në librin titulluar “Qemal Haxhihasani, folklorist dhe mësues i rrallë”, nga ku do të shënonim shkrimet e profesorëve të nderuar Sefedin Trungu, Jup Kastrati, Mark Tirta, Mahir Domi, Andon Berisha, Kujtim Bevapi, Esat Braho, Abedin B. Qafjani, Jorgo Panajoti, Mustafa Gërcaliu, Agron Xhagolli, Ali Muka, Fazli Syla, Rrustem Berisha e Shaban Sinani. Nderim veprës albanologjike të atij pishtari të pafikur!

KUJTESA E 7 PRILLIT DHE ABAZ KUPI

$
0
0

Nga Luan Çipi/

Abaz Kupi, i njohur për shumë kohë si “Bazi i Canes”, ishte një tjetër personazh i rëndësishëm që dominoi situatën politike në Shqipëri, me kulmin e vet në rezistencën e organizuar po me nismën e tij personale, ndaj pushtimit fashist Italian të 7 prillit 1939. Pavarësisht se, qysh herët, ai e deklaroi veten “Legalist” dhe betohej për ish Mbretin Zog, (shiko fjalën e tij në shtatorin 1942 në Konferencën e Pezës), këtë deklarim aso kohe, do ta konsideroja më shumë vetjak dhe pa lidhje e vartësi, sepse Zogu, nuk denjoi dhe nuk dha asnjë urdhër për ta kundërshtuar ushtarakisht pushtimin, por u largua jashtë Shqipërie, me gjithë shpurën dhe familjen e tij. Ky qëndrim, nuk ja ul vlerat Abaz Kupit, përkundrazi, rezistenca e tij heroike dhe përleshjet e mëpasme, në gjirin e Frontit Nacional-Çlirimtar dhe veças, (pa përkatësinë e aderimit në parti), e bënë atë një Atdhetar me emër të madh dhe me kontribut konkret. Mandej duhej thënë e përsëritur, se në fillimet e luftës antifashiste, nuk njihej tjetër lider më i shquar se “Bazi i Canes”, aqsa kur ra heroikisht në luftë, dëshmori i parë komunist, Qemal Stafa, kënga e popullit i këndohej me thirrjen e dhimbshme “ngrehu Qemal nga varri, të pret Bazi i Canit”.

Ja si shkruan vetë Abaz Kupi për rezistencën e 7 Prillit 1939: “Kur anijet e armikut arritën pranë molos, i lashë fashistët të zbrisnin në tokë, madje dhe të na afroheshin nja 200 metra. Atëherë dhashë urdhër që të hapej zjarr kundër tyre. Kështu, në ora 4 të mëngjesit kishte filluar një betejë e vërtetë. Gjatë këtyre luftimeve, të tre sulmet e tyre të njëpasnjëshme i zmbrapsëm, duke i detyruar agresorët që të ktheheshin e të futeshin sërish nëpër anijet e tyre. Gjatë sulmit të katërt, armiku, duke vënë në përdorim të gjithë mjetet dhe forcat e tij luftarake që dispononte, u përqendrua në një sulm të përgjithshëm kundër krahut tonë të djathtë. Në këtë mes, ne, duke mos i pasur mjetet e nevojshme gjatë 6 orë luftimesh të përgjakshme dhe të pandërprera, qemë të detyruar që të tërhiqeshim”. Kështu ka ndodhur, jo vetëm në Durrës, po edhe në Vlorë e Sarandë, dhe pati shumë të vrarë e të plagosur nga të dy krahët,  edhe pse propaganda fashiste e minimizoi rezistencën Shqiptare.Abaz Kupi lindi në lagjen Varosh të Krujës më 6 Gusht të vitit 1892, në një familje që e kishte origjinën nga Kurbini. Ai qysh në moshë të re 22 vjeçare, në Nëntor-Dhjetor të 1914, bashkë me “Parinë e Krujës” vendosin dhe marrin aksione konkrete kundër “Lëvizjes së Shqipërisë së Mesme”, që me sloganin “dum babën”, përkrahën përpjekjet e para për forcimin e Shtetit Shqiptar, të krijuar nga Ismail Qemali dhe që bënte hapat e para të konsolidimit, me  në krye Princ Vidin.

Me formimin e Qeverisë Kombëtare të Lushnjës, Abaz Kupi, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun,  mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik, në përpjekjet e gjata për të bashkuar Shtetin Shqiptar.

Abaz Kupi merr pjesë, gjithashtu, në kryengritjet e Mustafa MerlikësBajram Currit dhe Elez Isufit në Shkurt-Mars të vitit1922, kur edhe u konfrontua me Ahmet Zogun, por duhet thënë se gjatë kryengritjes Fanoliste të Qershorit 1924 ai, qëndroi neutral.

Kapiteni Prenk Pervizi, miku i tiji afërt, ishte ai që e afroi me Zogun, i cili më vonë e ngarkoi të shërbejë si Komandant i Xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit. Kjo detyrë e rëndësishme, zyrtarizoi ndikimin e Bazit në vendlindje dhe konsolidoi karrierën e tij të ardhshme ushtarake, deri te grada e “gjeneralit”.

Kështu, më vonë, në vitin 1934 u gradua major dhe shërbeu në Durrës me të njëjtën detyrë.

Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 Prill 1939, Abaz Kupi, me iniciativën e tij, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak të Durrësit, veprim i cila e shndërroi  atë në një ikonë.

Abaz Kupi, me pushtimin e Shqipërisë, u largua në Stamboll të Turqisë, ndërsa në Qershor të vitit 1939 familja e tij, e  përbërë nga tre djemtë Petriti, Rustemi e Fatbardhi, bashkë me nënën dhe motrat, u internua në Himarë dhe pas disa muajsh, u dërguan në Itali. Në fillim u mbajt e burgosur në qelitë e burgut  të Brindisi-t, izoluar plotësisht. Më pas u transferua në një kamp internimi në Siena, deri në vitin 1942, kur u lanë të lirë për të  banuan pranë t’ afërmve, te familja e Sejfulla Merlikës.

Me hyrjen e Britanisë së Madhe në Luftë, si një alternativë oportune, u pa edhe mundësia e krijimit të rezistencës antifashiste në Shqipëri. Me këtë synim, Abaz Kupi, i rekomanduar  nga shokët e tij, kalon nga Turqia për në Beograd, në kryeqytetin e Jugosllavisë, i pritur dhe ndihmuar nga miku i hershëm i tij, Gani Kryeziu. Aty organizohet takimi me kolonelët Anglez Stirling dhe. Dayrell Oakley-Hill, (i fundit shef i zyrës së SOE në Beograd). Me ndihmën e tyre dhe direkt të Ambasadës Angleze të Beogradit, Abaz Kupi, kaloi në Shqipëri dhe u vu në krye të rezistencës antifashiste. Punët përgatitore për organizimin e qëndresës, u drejtuan nga Jugosllavia prej gjeneralit Anglez Julian Amery.

Në Shqipëri, koordinuar nga Anglezët dhe miqtë e tij, u sigurua bashkëveprimi i Abaz Kupit me Muharrem Bajraktarin dhe të vëllait të tij Ibrahimi, për të grumbulluar elementët e duhur dhe për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit dhe krejt kjo punë e madhe u përballua me shpenzimet e tyre.

Një nga principet e Abaz Kupit ishte sigurimi i mirëkuptimit dhe bashkëveprimit i të gjitha forcave shqiptare antifashiste. Në këtë kuadër Abaz Kupi ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë të “Konferencës së Pezës” të mbajtur më 16 shtator 1942, ku dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar. Ai si shumë figura tjera që përdoreshin nga komunistët për të tërhequr masat gjerësisht me emrin e bujshëm “Fronti Nacional-Çlirimtar”, ra në kurthin e tyre, u shfrytëzua në të gjitha kapacitetet dhe në fund, u mënjanua dhe hodh poshtë si limon i shtrydhur.

Nuk përjashtohen edhe përpjekjet direkte të forcave nacionaliste për bashkim: Më 26 Korrik 1943, ora 11 paradite, u mblodhën në shtëpinë e dr. Ihsan Toptanit në katundin Tapizë, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar“. Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës kundër Italianëve, ai u bë nismëtari i Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional Çlirimtar dhe të Ballit Kombëtar.

Pikërisht, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, organizoi në datën 4 dhe 5 Gusht 1943, dy ditë pas Kuvendit të Mukjes, një betejë të përbashkët në afërsi të Qafë-Shtamës, kundër Ushtrisë Italiane që marshonte për në Mat. Çetat Partizane dhe ato të Ballit Kombëtar, nën komandën e majorit Abaz Kupi, e shpartalluan armikun, duke i shkaktuar humbje të rënda: 150 të vrarë, 40 të plagosur dhe 7 robër. Në mes të të vrarëve ishte edhe koloneli A.P. Skampa.

Kur E. Hoxha hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes, me Konferencën e Labinotit në shtator 1943, se binte ndesh me synimet e agjentëve Popoviç dhe Mugosha, Abaz Kupi u largua më 19 Nëntor 1943 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar.

Më 21 Nëntor 1943, duke mos pasur tjetër alternativë, Abaz Kupi, formoi “Lëvizjen e Legalitetit” dhe vuri objektiv rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.

Pas kësaj udhëheqja e PKSH urdhëroi asgjësimin fizik të Abaz Kupit. Megjithatë ai u mbrojt dhe iu shmang luftës civile të nxitur nga komunistët, deri kur ata nisën të sulmonin Krujën dhe zonat e Bazit në Mirditë.

Në pranverën e 1944, raportet drejt qendrës të oficerëve Billy McLean dhe David Smiley, iu bashkua dhe Amery, të cilët qëndruan për shtatë muaj pranë trupave të Kupit. Këto raporte  për operacionet kundrejt Gjermanëve do të ndeshnin me kundërshtitë e raporteve të oficerëve Britanikë pranë komunistëve. Aleatët ngulnin këmbë për më shumë aksione dhe ç’vlerësuan përpjekjet e mundshme të Abaz Kupit. Pamundësia për më shumë aksione e dëshpëroi edhe vet heroin tonë.

Më 24 Tetor 1944 Abaz Kupi, u largua nga Atdheu bashkë dy bijtë Petritin, Rustemin dhe përkthyesin Gaqo Goga, me ndihmën e një barke të siguruar nga Ihsan Toptani në Shkodër, (SOE e Barit nuk e ndihmoi të tërhiqej së bashkë me oficerët britanikë).

Ata ngelën për 6 ditë pa ushqim e pa ujë, derisa u gjetën nga një anije pastruese-minash kanadeze që i çoi në Brindizi të Italisë.

Familjen e Abaz Kupit ngeli në Shkodër. Djali i vogël, Fatbardhi, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat, do të internoheshin në Tepelenë e më pas nëpër kampet e internimit të Myzeqesë.

Në emigracion Abaz Kupi, që tani thërritet “gjeneral”, merret me organizimin e mërgimtarëve për një bashkim politik, më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë” me në krye Mit’hat Frashërin.

Më 1968 zhvendoset drejt Shteteve të Bashkuara.

Vdiq në vitin 1976 në ShBA, New York. Trupi i tij prehet në Kew Gardens Cimitery në Queens.

Për ta mbyllur do paraqes këtu më poshtë, se si ka shkruar vetë Enver Hoxha fillimisht, për Abaz Kupin (Bazin e Canit):

Në ditët e para të prillit 1939, ditë të zeza të historisë sonë, populli shqiptar ishte më këmbë; me një zemër, me një parullë: Luftë invazorit fashist të urryer si bishë e Atdheut tonë të dashur, në fshatra dhe qytete të Shqipërisë, i madh dhe i vogël bërtiste në Durrës, Shëngjin, Vlorë për të mbrojtur Atdheun.

Në Durrës luftonte Abaz Kupi me djemtë e shqipes, luftonte me një grusht njerëzish kundër dëshirës së klikës dallkauke që ishte në fuqi, kundra mijëra dhe mijëra fashistëve që po zbarkonin në molo.

Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë, të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun, me të vetmen pushkë të shqiptarit, e bënë armikun që të kthehej në vapore e të linte në Molo me qindra të vrarë.

Major Bazi ishte kudo, në çdo pozitë, zëri i tij dëgjohej: Djema! Godisni armikun pa mëshirë se kështu e lyp ndera e Atdheut!”- dhe pushkët e shqiptarëve kërcisnin mbi fashistët e fëlliqur që turreshin valë-valë.

Nga çdo anë, nga çdo mur, derë, nga çdo penxhere e Durrësit vlonte pushka. Bazi i Canes s’po ia lëshonte vendin, megjithëse armiku përdori topa e aeroplanë, djemtë e Shqipërisë s’trembeshin, sado që ishin një grup njerëzish.

Lufta vazhdoi me orë, armiku hidhte si në furrë, me mijëra bersalierë dhe përpara kësaj hordhi të madhe të veshur me çelik, Bazi i Canes u tërhoq, por i pathyer, i papërkulur, me zemrën plot dashuri për Atdheun dhe me urrejtje për okupatorin.

Në emigracion këtij s’i rrihej, ai e kishte zemrën në Shqipëri, në vëllezërit e tij që po luftonin me tërbim fashizmin dhe ky luftëtar çau malet me borë, çau bjeshkët e veriut dhe u fut në Atdhe, atje ku e lypte detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me bashkue forcat e tij me atë të shokëve shqiptarë që ishin çue në këmbë.

Fshatrat e Krujës zienin, fshatarët rrokën armët, pse ora e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrësit ishte kthye me marrë pjesë në LÇ e popullit shqiptar.

Mustafa Kruja u përpoq të kish zinxhirët, u përpoq ta bënte rajë të okupatorit, por Bazi i tregoi rrugën këtij korbi të zi, këtij birit bastard të tokës arbërore dhe si, patriot që ishte i shpalli luftë fashizmit, Merlikës dhe tradhtarëve.

Merlika i lëshua si një bishë me hordhitë e tij mercenare për me ndjekë çetën e Abaz Kupit, u derdh mbi miqtë e tij, mbi shokët e tij me i vra e varë.

Bazi i Canes i goditi fashistët pa mëshirë. Merlika e bëri sheshin e Krujës, shesh për varje për djemtë e Bazit. Por Bazi s’tutej dhe thoshte” Vallja vjen pas”.

Fashizmi dhe Mërlika i kanë milicët të lirë me pesë napolona kokën, kurse ne djemtë tanë i kemi vëllezër dhe shokë, por hakën s’e lëmë pa e marrë dhe për një njëqind.

Bazi i Canes që luftonte për një qëllim të shenjtë; çlirimin e Atdheut nga zgjedha e italianëve, e ka kuptuar fare mirë se trimi i mirë me shokë shumë, se ky hall i madh ka mbuluar gjithë Shqipërinë dhe se një bashkim i fortë e i shëndoshë i gjithë shqiptarëve në luftën kundër okupatorit do të jetë shpëtim i vendit tonë.

Patrioti i vërtetë s’lufton me fjalë, por me punë, me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizon në fushën e luftës dhe solidar deri në vdekje me të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë, u hodh në Luftën NC, në luftë për Atdhe.

Me 10 tetor 1942, armiku i fëlliqur u godit nga të katër anët e Shqipërisë, kudo u goditën kolonat, depot, milicët e armikut, kudo në Shqipëri u prenë telat e telefonave.

Ky ishte rezultat i Kuvendit të burrave shqiptarë, që vendosën të luftonin me armë dhe pa pushim deri në fitore armikun e vendit tonë. Dhe Bazi i Durrësit, Bazi i Krujës, Bazi i Pezës dhe i 10 tetorit, po vazhdon dhe do ta vazhdojë deri në fitore luftën kundër okupatorit dhe tradhtarëve”.

Unë, nuk kam se ç’të shtoj! Grumbullova e sistemova ç’gjeta nga interneti, se ç’kanë shkruar të tjerët për trimin e pa epur, Abaz Kupi. Por si përfundim them se: nuk duhet hedhur poshtë lufta dhe përpjekjet e burrave të shquar të vendit tonë, thjeshtë duke gjykuar nga përkatësia e tyre partiake, as nga ndonjë gabim në jetën e tyre të gjatë, por të vlerësojmë, çmojmë e nderojmë veprën e tyre në tërësi, në dobi të Atdheut, në funksion të bashkimit dhe jo të përçarjes. Sidomos duhet të jenë më të kujdesshëm historianët dhe shtetarët!

 

 

Dielli Arkiv-1926-Pangallos ishte shqiptar nga fshati Elevsines

$
0
0

Kete e pohonte korrespondenti i Gazetes Amerikan”Detroit News”, e cila e intervistoi Gjeneral Pangallos ne shtepine e tij. Gazetari shkruan :”Ky fshat i qemotshem nje ore me kembe larg nga Athina eshte vendi i stergjysherve te Gjeneralit Pangallos. Eshte nje fshat bujqesh te cilet flasin gjuhen shqipe.Shtepia e ish kryeministrit nuk ka asgje ne pamje qe te duket se eshte vendi ku rron diktatatori i sotem i Greqise.Nuk ka rujtes ne hyrje ose sherbetore me uniforma.Por kjo shtepi dhe ky qark modest eshte vendi ku Gjeneral Pangallos vjen per clodhje ne te paktat ore ngeje qe i jep leje barra e tij per te rindertuar nje Greqi te bashkuar nga nje Komb i cqyer prej grindjeve te brendshme dhe te friksuar prej fqinjeve armiq.
GJEN. PANGALLOS , para takimit me korrespondentin e gazetes amerikane, priti turmen e fshatareve qe kishin rrethuar shtepine . Ata takoheshin lirshem me shokun e lodrave , i cili nderkohe ushqente me nje shishe me qumesht nje qengj jetim te vogel te zi.Pak minuta me pare qengji kishte refuzuar te pinte qumesht nga duart e fshatareve…Me ne fund kur diktatori u kthye nga njerzit qe kishin ardhe per audience, per te bere kerkesa e per tu ankuar, korrespondenti degjoi se flitej vetem ne shqip.Gjenerali ua kthente pergjigjrt ne te njejten gjuhe….Me pas vjen intervista, ku gjenerali tregon se guverna e tij ishte provizore.”Deshiroj ta ngulis ne mendje te botes dhe te Greqise se do te jem gati te dorehiqem sapo te kem sjelle bashkimin e Greqise”, deklaroi ai…Shkrimin e Detroit News, gazeta Dielli e publikoi me 6 Mars 1926. Editor ne ate kohe ishte Aqile Tase. Artikullin e kishte sjelle korrespondenti i Diellit ne Rome .

Beteja e Koshares, simbol i unitetit dhe sakrificës sublime për çlirimin e Kosovës

$
0
0

-Kryeministri Isa Mustafa: 9 prilli i vitit 1999 është një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, datë e Besëlidhjes së shqiptarëve në frontin për çlirimin e Kosovës. Është data e fillimit të partneritetit strategjik të shqiptarëve me aleatët e tyre natyrorë, të angazhuar nën ombrellën e NATO-s/

 PRISHTINË, 9 Prill 2016-B.Jashari/ Beteja e Koshares është simbol i unitetit dhe sakrificës sublime për çlirimin e Kosovës,tha sot kryeministri Isa Mustafa. Ai bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe mori pjesë në tubimin përkujtimor për nder të Ditës së heqjes me luftë të kufirit Kosovë-Shqipëri, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”. Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Mustafa, tha se 9 prilli i vitit 1999 është një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, datë e Besëlidhjes së shqiptarëve në frontin për çlirimin e Kosovës.“9 prilli i vitit 1999 është data e fillimit të partneritetit strategjik të shqiptarëve me aleatët e tyre natyrorë, të angazhuar nën ombrellën e NATO-s, Aleancës më të fuqishme ushtarake e politike të historisë së njerëzimit. Kjo betejë ishte njëra ndër fitoret me të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryeministri.

 Ndjenja e krenarisë me veprën e luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, sipas kryeministrit Isa Mustafa, duhet dhe do të nderohet duke punuar në frymën e unitetit kombëtar e qytetar, për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë atë pjesë të familjes euroatlantike.

“Ne këtë ua kemi borxh dëshmorëve të rënë në këtë Betejë të lavdishme dhe nëpër të gjitha betejat tjera për çlirimin e Kosovës. Trashëgimia e angazhimit të përbashkuar për Kosovën, që na e ka lënë Beteja e Koshares, është vlerë të cilën ne duhet ta përdorim për të punuar për zhvillimin e Kosovës sonë dhe vlerë të cilën duhet ta zhvillojmë dhe ta trashëgojmë ne dhe brezat e ri”, tha kryeministri Mustafa.

 Të pranishmit në këtë tubim përkujtimor me nga një fjalë rasti i kanë përshëndetur kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emër të brigadës 138 “Agim Ramadani”, Ragip Sadiku, ndërsa në emër të familjarëve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Arbër Morina.

“Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares, është manifestimi tradicional në përvjetorët e rrënimit të gurëve të kufirit ndërshqiptar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën për liri e pavarësi, për dëbimin e forcave okupuese serbe.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT MUSTAFA NË AKADEMINË PËRKUJTIMORE./

 Të nderuara familje të heronjve dhe dëshmorëve,

Të çmuar pjesëmarrës të Betejës së Koshares,

Të nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi,

I nderuar komandant Rrustem Berisha,

I nderuar kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z.Haradinaj,

I nderuar komandant i FSK-së,

Të gjithë ju pjesëmarrës që jeni sot këtu.

 Jemi mbledhur sot të shënojmë një ngjarje historike të kombit tonë e cila ngjarje ka ndryshuar jo vetëm historinë e vendit, por edhe historinë e Ballkanit Perëndimor.

 9 prilli i vitit 1999 është një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Kjo është data e Besëlidhjes së shqiptarëve në frontin për çlirimin e Kosovës. 9 prilli i vitit 1999 është data e fillimit të partneritetit strategjik të shqiptarëve me aleatët e tyre natyrorë, të angazhuar nën ombrellën e NATO-s, Aleancës më të fuqishme ushtarake e politike të historisë së njerëzimit.Kjo betejë ishte njëra ndër fitoret me të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në Koshare, padrejtësia historike mbi njëshekullore po ndalej dhe ndëshkohej në mënyrën më meritore. Atë ditë, më mirë se kurrë më parë, pushtuesit e kuptuan pafuqinë e tyre dhe gjithashtu kuptuan fuqinë e gatishmërisë së djemve e bijave tona për t’u sakrifikuar për liri e pavarësi.Në Koshare u gërshetua disiplina ushtarake me profesionalizmin e prijësve të kësaj beteje, guximi me gatishmërinë për të mos kursyer asgjë për çlirimin e Kosovës.

Të nderuar të pranishëm.

 Kosharja ishte prova më e qartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe këtë rol historik e vendimtar e ka luajtur Brigada 138 e cila më vonë mori emrin e strategut të saj Agim Ramadani dhe kjo u vulos me shënimin e luftës së heronjve Sali Çekaj, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahu dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve dhe veteranëve të kësaj brigade.Porosinë për unitet dhe tolerancë vëllazërore si kusht për të korrë fitore dhe për të qenë të suksesshëm e gjejmë te kjo betejë si mësim kuptimplotë nga historia për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.Prandaj, të dashura familje të dëshmorëve dhe të heronjve, të gjithë ne, sot ndjehemi krenarë me veprën e heronjve dhe dëshmorëve të Betejës së Koshares.Ndjenjën e krenarisë me veprën e luftëtarëve tanë, pjesëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” ne duhet dhe do ta nderojmë duke punuar në frymën e unitetit kombëtar e qytetar, për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë atë pjesë të familjes euroatlantike.Ne këtë ua kemi borxh dëshmorëve të rënë në këtë Betejë të lavdishme dhe nëpër të gjitha betejat tjera për çlirimin e Kosovës. Trashëgimia e angazhimit të përbashkuar për Kosovën, që na e ka lënë Beteja e Koshares është vlerë të cilën ne duhet ta përdorim për të punuar për zhvillimin e Kosovës sonë dhe vlerë të cilën duhet ta zhvillojmë dhe ta trashëgojmë ne dhe brezat e ri.Beteja e Koshares ashtu si e gjithë lufta jonë e drejtë për çlirimin nga pushtimi njëshekullor paraqet një inspirim të jashtëzakonshëm për të gjithë ne dhe për gjeneratat që vijnë.Pjesëmarrës të nderuar të kësaj akademie përkujtimore.

 Heronjtë dhe dëshmorët e Betejës së Koshares u flijuan për të ardhmen e lirë të Kosovës ndërsa ne si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës, ua kemi borxh atyre të punojmë me tërë dijen dhe me tërë përkushtimin tonë për të jetësuar ëndrrat dhe idealet e tyre, Kosovën e integruar në familjen e madhe të kombeve të lira dhe qytetëruara euroatlantike.Ne do t’u jemi tërë jetën mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve nga të gjitha trevat e Kosovës dhe trojet shqiptare, për kontributin e tyre në Betejën e Koshares dhe betejat tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë ata do të trajtohen me respekt dhe me dinjitet.

 Veçanërisht, ne do të kujtojmë me përulje veprën e miqve tanë, francezit Paillard Arnaud Piere, algjerianit Murad Muhamed Ali e italianit Françesko Gjuzepe Bider, që dhanë jetën në këtë betejë të lavdishme.

Ndërsa, me admirim të veçantë dua t’i drejtohem një bashkëluftëtari Tuaj, britanikut Xhon Harrison, i cili ka luftuar si vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare dhe i cili tashmë është i dekoruar me urdhrin “Adem Jashari”.

 Xhon Harrison është shembull i gjallë i mishërimit të botës së civilizuar me luftën tonë çlirimtare, por edhe vendosmërisë për të përballuar kryelartë çdo sfidë që i del përpara këtij mishërimi.

 Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”,

Lavdi të gjithë dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës,

Zoti e bekoftë Kosovën,

Zoti e bekoftë kombin shqiptar,

Zoti i bekoftë miqtë tanë dhe aleatët tanë,

Zoti i bekoftë heronjtë dhe dëshmorët e Koshares dhe gjithë Kosovën.

Dita e Kushtetutës së Kosovës

$
0
0

Foto nga arkivi i Gazetes Dielli: Miratimi Kushtetutes se Republikes se Kosoves ne seancen e Kuvendit – 9 prill 2008 -Kosova, 8 vjet me Kushtetutën e Republikës së njohur ndërkombëtarisht/

-Veseli:Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë/

-Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Prill 2016/ Kosova para 8 viteve miratoi Kushtetën e Republikës, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në  9 prill 2008, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik, ndërsa ka hyrë në fuqi në 15 qershor.

Atëherë, dekretimi i 41 ligjeve, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës.

Ndërsa zhvillimet më të rëndësishme brenda tetë viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Deri sot, në ditën e  8 vjetorit të Kushtetutës Pavarësia e Kosovës është e njohur nga 111 shtete anëtare të OKB-së.

Kosova në rrugën drejt pavarësisë ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova ka pasur Kushtetutën e saj prej vitit 1974, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative dhe të drejtë vetoje në nivelin federal, si njësi konstituive, ashtu si edhe njësive të tjera të federatës, nga shpërbërja e së cilës janë ndarë shtatë shtete.

Kosova, në vitin 1990, pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese i suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit,  shpalli Deklaratën e pavarësisë në 2 korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Republika e Kosovës me kushtetutën e vet atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por njihej në botë si “shteti paralel i shqiptarëve të Kosovës” për pothuaj një dekadë.

Prej vitit 2001 deri para tetë viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë de fakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Kosova është e lirë nga 12 qershori i vitit 1999 i hyrjes së trupave të para të NATO-s në ndërhyrjen shpëtimtare për popullin kosovar.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës të miratuar në Kuvend me 21 maj 2008 e të  shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit po të atij viti.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për Ditën e Kushtetutës, që shënon edhe 8-vjetorin e miratimit të saj nga Kuvendi.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës! Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se akt juridik. Është simbol unik i shtetësisë dhe synimeve tona shekullore për shtet”, shprehet ai në deklaratë.

Kushtetuta, vijon Veseli, në vete përmban thellësisht mundësitë tona për sovranitet, integritet dhe barazi, duke pasqyruar sakrificat për themelimin e shtetit, promovimin e vlerave demokratike si dhe funksionimin e baraspeshuar të pushteteve.

“Më shumë se kurrë, sot, na duhen energji të shtuara ta jetësojmë Kushtetutën tonë, ta bëjmë dinamike, frymëzim për çdo qytetar, për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës. Gëzuar!”, thekson në urim kryeparlamentari Veseli.Me rastin e shënimit të 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të Ditës së Kushtetutës.


Vizita historike e Kerryt në Hiroshimë

$
0
0

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë vizitë historike në Memorialin e Hiroshimës në Japoni, i cili përkujton sulmin e parë bërthamor në botë.

Ai është sekretari i parë amerikan i Shtetit që ka vizituar këtë vend, ku, më 1945, SHBA-ja ka hedhur bombë atomike, duke vrarë rreth 140,000 persona.

Kerry është shoqëruar nga ministrat e Jashtëm të G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike, të cilët janë mbledhur në Hiroshimë për një samit dyditor.

Ata kanë vënë kurora me lule në memorial dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

Ministrat kanë vizituar edhe Muzeun e Hiroshimës, i cili tregon histori personale të njerëzve që kanë vdekur.

Hiroshimë, 11 prill 2016.

Hiroshimë, 11 prill 2016.

“Është një kujtesë e zymtë, e ashpër, imponuese, jo vetëm për detyrimin tonë për t’i dhënë fund kërcënimit me armë bërthamore, por edhe për të bërë të gjitha përpjekjet për të shmangur luftën”, ka shkruar Kerry në librin e mysafirëve në muze.

“Të gjithë në botë duhet të shohin dhe të ndjejnë fuqinë e këtij memoriali”, ka shkruar tutje Kerry.

Më 6 gusht të vitit 1945, në orën 08:10, sipas kohës lokale, një bombardues amerikan ka hedhur bombën me uranium, me nofkën “Djali i vogël”, në Hiroshimë.

Rreth 70,000 njerëz kanë vdekur menjëherë. Edhe një herë aq kanë vdekur deri në fund të vitit si pasojë e plagëve dhe e efekteve të rrezatimit.

Kjo bombë, si dhe bomba e dytë atomike e hedhur në Nagasaki tre ditë më vonë, ka detyruar Japoninë të dorëzohet, duke çuar edhe në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar Hiroshimën në vitin 2008, por diplomatët amerikanë janë munduar të shmangin vizitat zyrtare.

Shumë në Shtetet e Bashkuara mendojnë se bombardimet kanë qenë të nevojshme për të përfunduar luftën dhe nuk duan që vendi i tyre të ndërmarrë ndonjë hap, i cili mund të shihet si kërkimfalje.

Kerry ka thënë se vizita e tij në Hiroshimë “kujton të kaluarën dhe nderon ata që janë shkatërruar” dhe ka theksuar se udhëtimi i tij është “për të tashmen dhe për të ardhmen”.

Vizita e Kerryt po ashtu është zhvilluar në kohën e përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Japonisë, sidomos pas shqetësimeve që ka shkaktuar këmbëngulja e Kinës në kontestet territoriale në Azi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të ndjekë një samit të G7-ës në Japoni në muajin maj dhe ka zëra se ai është duke shqyrtuar edhe ndalesën në Hiroshimë.

Nëse kjo ndodh, ai do të jetë presidenti i parë amerikan në detyrë që viziton Hiroshimën.

Përgatiti: Valona Tela

Kosovë-Djali i Agim Ramadanit bën apel për bashkim të klasës politike

$
0
0

Sot në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore për nder të 17 vjetorit të rënies së heroit Agim Ramadani.

Ai ra më 11 prill të vitit 1999 në betejën e njohur të Koshares.

Me këtë rast ministri i FSK-se Haki Demolli tha se të rënët në këtë betejë në krye me komandantin Agim Ramadani nuk do të harrohen kurrë.

Djali i heroit Agim Ramadani, Edon Ramadani citoi një amanet të babait të tij: “Kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe”. Me këtë fjalë i biri i Agim Ramadanit apeloi tek klasa politike për bashkim.

Në akademi e cila është organizuar nën patronatin e kryeministrit Isa Musta janë recituar edhe poezi të shkruar nga et heroi Agim Ramadani.

Agim Ramadani ka qenë njëri ndër oficerët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i operacionit “Shigjeta”.Pas rënies Brigada 138 mori emrin “Agim Ramadani”.

17 VJET NGA RENIA E AGIM RAMADANIT/

Sot bëhen 17 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet.

Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies së heroit Agim Ramadani.

M’u shtershin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani pat shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Pas një beteje të ashpër, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë jugosllave. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë.

Beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, më 3 maj të vitit 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana.

Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

 

Po afron 113 vjetori i lindjes së Ernest Koliqi

$
0
0

Nga Marieta Shatro/Ernest Koliqi lindi në Shkodër me 20 Maj 1903, në nje familje te njohur patriotike. Shkollën e filloi në vendlindje në kolegjin Saverjan të Jezuitëve, për ta përfunduar më 1921 në Bergamo dhe në Milano të Italisë, ku kreu studimet e mesme. I përgatitur me njohuritë më të përparuara të kohës, u kthye menjëherë në Shqipëri ku, dy vjet më pas, së bashku me Atë Anton Arapin dhe Nush Topallin, themeloi gazetën “Ora e Maleve”që drejtohej nga Luigj Gurakuqi.
Në vitin 1924 mori pjesë në shoqërinë patriotike “Bashkimi”, themeluar nga Avni Rustemi. Për t’i shpëtuar forcave zogiste, emigroi pesë vjet në Jugosllavi. U rikthye në Shqipëri më 1929 dhe filloi punën si mësues në Vlorë e në Shkodër. Më 1937 u diplomua në Universitetin e Padovës me tezën “Epika popullore shqiptare”. Tërhoqi vëmendjen e albanologëve Jokël e Lambert.Më 1939 u emërua ministër i arsimit. Mblodhi në kabinetin e tij studiuesit dhe shkrimtarët më të spikatur, me të cilët zhvilloi një veprimtari mjaft të dendur. Po në 1939 u emërua titullar i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Romës.Në vitin 1940 organizoi në Tiranë Kongresin e Studimeve Shqiptare.Në 1941-1942 dërgoi në Kosovë 200 mësues dhe dha një numër të madh bursash studimi.Në 12dhjetor 1941 hapi shkollën e parë të mesme në Kosovë.Më 1944 u largua në Itali, ku u emërua drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, krijuar më 1957 nga vetë Koliqi, në vend të Katedrës së Gjuhës Shqipe pranë Universitetit La Sapienca të Romës.
I nderuar nga e gjithë bashkësia shqiptare në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij vdiq në Romë më15janar 1975.
Pra, klasiku i fundit i brezit letrar të viteve ’30, mbylli sytë përgjithmonë 41vjet më parë në shtëpinë e tij të thjeshtë, në Fiano Romano (Romë), i dënuar të rrinte larg Shqipërisë me akuzën si bashkëpunëtor i fashizmit. Vdiq me dëshirën e zjarrtë, të paplotësuar, të kthehej rishtas në Shkodër, të dëgjonte prapë këmbanat e Kishave, të shkelte përsëri në pragun e shtëpisë së moçme të Koliqëve në lagjen Gjuhadol. Të gjitha këto dëshira i shprehu me frymëzim të jashtëzakonshëm në poezinë “Bijës sime”, botuar në ‘Shęjzat’, që tingëllon si Testament poetik
Krahas ndihmesës së tij në fushën e publicistikës e të arsimit, ai njihet si prozator, poet, përkthyes, kritik, studiues i letërsisë. Revista “Shęjzat”, rreth së cilës mblodhi emrat më të shquar të diasporës, mbetet një monument i vërtetë i publicistikës shqipe.
E nisi krijimtarinë me vjersha, të cilat i botoi në gjuhën italiane, në të përjavshmen studenteske “Noi giovani” të Bergamos. Gjatë mërgimit në Jugosllavi, botoi poemthin “Kushtrimi i Skanderbeut” me përmbajtje patriotike; më 1929, “Hija e maleve” e më 1935 “Tregtar flamujsh”, kushtuar jetës në Shkodër.
Me vlerë të madhe është edhe përkthimi i: “Poetëve të mëdhej të Italisë”. Më pas botoi “Kangjellat e Rilindjes” (1959) dhe romanin “Shija e bukës së brume” (1960), ku ndjehet fuqimisht malli i mërgimtarit për tokën e vet.
Meritoi medaljen e artë të Shoqërisë “Dante Aligheri”; “Yllin e artë për merita të shkollës”; ishte anëtar efektiv i Akademisë së Mesdheut”, Anëtar nderi i qëndrës ndërkombëtare për studimet shqiptare në Palermo etj.
Disa vjet më parë arbëreshët e Frashinetos, duke dashur të nderojnë kujtimin e Ernest Koliqit dhe të vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm që dha në studimin e traditave arbëreshe, i vunë emrin e tij Shkollës së tyre të mesme shtetërore. Vepra e tij, e ribotuar disa herë në Shqipëri dhe jashtë saj, vijon të ndiqet me interesim të madh nga lexuesi.
A mund t’i mohohet Koliqit të madh kryevendi që zë në letërsinë shqipe?
Në 113 vjetorin e lindjes, Ernest Koliqi riduket në kujtesën e atdheut të vet me atributet e shkrimtarit, themeluesit të tregimit modern shqiptar, poetit, romancierit, eseistit, përkthyesit, gazetarit, dramaturgut, mbledhësit dhe studiuesit të palodhur të folklorit, veprimtarit të shquar në fushën e politikës e të kulturës së shekullit XX brenda e jashtë Atdheut.
Do të duhej, prandaj, shumë hapësirë dhe kohë për të ndriçuar plotësisht figurën e tij vigane, pa harruar se është edhe vëllai i kardinalit të parë shqiptar, Mikel Koliqit. Po mjaftohemi, të kujtojmë vetëm një nga poezitë e Koliqit, në të cilën ndjehet fuqimisht gjithë malli për vendlindjen, që nuk mundi ta shihte sa qe gjallë e nuk po e shikon as për së vdekuri, ndërsa trupi i tij do të mund të pushojë në paqe vetëm kur të rikthehet në Shkodër, mëngjeset e së së cilës i kujton kështu:

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

Më 1965 në editorialin”Politika dhe Kultura”shkruan për atdhedashurinë”Si mund t’i thotë vetes”atdhetar”ai bir Shqipeje që për arsye shkalle shoqërore,feje a krahine e shikon shtrembër dhe me urrejtje bashkëkombësin e vet,thua se Shqipëria nuk është çerdhe e përbashkët,por llogorja ku fati na dënon të kalojmë jetën.Pra vetija e parë e një atdhetari qëndron në dashurinë për vëllezërit e një gjaku e të një gjuhe.Mos urre edhe nëse nuk të pëlqen…po je më i shkolluar ndriçoje,po je më i pasur ndihmoje…Duke përbuzur bashkëkombasit,ti mohon mundësinë e bashkëjetesës kombëtare,vërteton fjalët e të huajve që s’na duan dhe që trumbetojnë se shqiptarët s’janë të zotë t’i krijojnë vetes një atdhe.”
“Veprimtaria politike e cila nuk ndriçohet prej kulturës nuk është gjë tjetër,veçse një lojë kote,që argëton ata që e lozin,por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historisë.”
Ernest Koliqi  mbetet një nga figurat më elitare te letërsisë shqiptare.Vepra e tij duhet të njihet nga të rinjtë dhe të jetë pjesë e teksteve shkollore .

Shënohet 105 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë në Nju Jork

$
0
0
Komuniteti Shqiptar në New York, shënoi 105 Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë (Foto)

Nga Beqir SINA/

Ngritjes së Flamurit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, i parapriu dhe ngritja e Flamurit në Deçiç nga patrioti Dede Gjon Luli, së bashku me prijësit e tjerë të Malësisë, në pranverën e vitit 1911, më 6 prill të atij vitit. Kjo ditë e shënuar nuk erdhi rastësisht, por nga përpjekjet e pafund të luftëtarëve për Pavarësi dhe Liri, nga gjaku i derdhur brez pa brezi të, të gjitha kohërave, se në zemër të tyre jetonte Heroi i Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti.

BRONX NY : Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme e shqiptarëve, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, e vitit 1911, të udhëhequr nga prisi i pavdekshëm i maleve tona Ded Gjon Luli, kremtohet, edhe tek shqiptarët e Amerikës, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, e cila ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme.

Më 9 prill 2016, ditën e shtunë, Shoqata “Malësia e Madhe” në vazhdën e aktiviteteve të veta, në përkujtimin e datave të shënuara me rastin e 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, organizojë në nder të 6 Prillit, një mbrëmje festive, në Bronx- New York.

Është, pikërishtë ky aktivitet, i cili për dekada, është festuar nga shqiptarët e Amerikës, dhe na kujton një nga ngjarjet me rëndësi të veçantë për historinë e gjatë e të mundimshme, por edhe krenari e lavdishme e popullit shqiptar. Shënimin e këtij jubileu – 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, nën organizimin e Shoqatës Malësia u mbajtë, në restorantin e njohur Maestro’s, dhe morën pjesë qindra vetë.

Në këtë mbrëmje festive, morën pjesë edhe mysafirë nga vendlindja dhe komuniteti shqipatrë, përfaqësues të shtetit të Kosovës, klerikët dhe personalitete të njohura të komunitetit tonë : Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në New York, Dom Pjetrit Popaj, mysafiri nga Shqipria professor doktor Gjok Uldedaj, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Ai që dha kontribut të madh në realizimin vendosjes së shtatores së Ded Gjon Lulit në Tiranë.

Kryetari i Fondacionit Plave Guci Alex Selimaj ,kryetari i organizatës Rrënjët Shqiptare zotëri Marko Kepi , anëtarët e kryesisë së Shoqatës “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, e cila ishte dhe organizatore e këtij manifestimi me aktivist të dalluar të komunitetit. Përfaqsuesi diplomatik i Konsullatës së Kosoves zotni Fatmir Zajmi, asamblisti i parë shqiptarë në Asamblen e New Yorkut, zotni Mark Gjonaj, activisti e intelektuali i dalluar nga Malësia, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi professor Nikolle Camaj, Profesori dhe shkrimtari Fran Camaj, e të tjerë.

Veprimtaria, u hap me egzekutimin e dy hymneve kombëtare, SHBA dhe Shqipërisë, kënduar nga nxënësit e Shkollës Shqipe në Bronx, Angjel e Suzana Juncaj.

Poashtu, me një minutë heshtje, të pranishmit kanë kujtuar dhe nderuar me këtë rast të gjithë ata të rënë në Kryengritjen e vitit 1911 dhe të të gjitha luftërave tona për liri e pavarësi kombëtare.

Mbrëmjen e drejtoi, z. Age Ivezaj – duke iu kujtuar të pranishmeve se tashmë organizatori i kësaj ngjarjeje, Shoqata Malësia e Madhe,e cila vjen nga bashkimi i dy fondacioneve, po debuton me një tjetër emër dhe me një mesazh të qartë atë të bashkimit, për të cilin kemi shumë nevojë ne si doasporë, por edhe si malësorë.

Ivezaj, duke folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, tha se : “Sot jemi duke përkujtuar njërën prej ngjarejeve më të lavdishëme të historisë sonë, 105 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe, atë të vitit 1911, të udhëhequr nga prisi i pavdekshëm i maleve tona Ded Gjon Luli, i cili bashkë burra e burrnesha, në log të malësisë, me gjakun e tyre, u bënë gur themeli i shtetit shqiptarë. Kryengritja e Malësisë së Madhe, është pjesë e lëvizjes gjithë shqiptare, për liri pavarësi dhe bashkimin e plotë të Shqiprisë” tha ajo.

Më tej Ivezaj, tha se ngritja e flamurit tonë kombëtar më 6 Prill të vitit 1911 në majë të Bratilës, në malin e Deçiq, ishte kulmi i përpjekjeve të deri athershe, për të dalë nga robnia shekullore, dhe, për të penguar coptimin e trojeve shqiptare nga pazarllaqet e diplomacisë europjane, qysh ne kongresin e Shën Stefanit e të Berlinit.

“Prania e flamurit, simbolit të gjithë shqiptarëve, tha drejtuesja në duart e trimave malësor, është beteja e të gjitha forcave liridashëse shqiptare. Pa marr para sysh se luftimet në Deçiq Qaf të Ugles, Shipshanik e Dinosh, i paguan me gjakun e tyre djelmnia e Hotit e Grudës, të Trieshit e Kojës, Kelmendit e Kastratit. Duhet të theksohet fakti se Kryengritja e Malësis nuk ishte thjesht kryengritje locale e 5 ose 7 maleve të Malësis , por ishte levizje mbarë kombëtare për ti dhënë fund zgjedhës së robëris dhe për t’a bërë Shqiprinë “ Zojë në vete”, siç thoshte Vaso Pasha,” tha udhëheqsja e këtij manifestimi Age Ivezaj.

Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, kreu ritualin fetar të bekimit të kësaj date, si dhe përshëndeti 105 – Vjetorin e Kryengritjes se Malësisë së Madhe.

Në rradhë të parë duhet të faleminderojmë Zotin, nisi fjalën e tij Dom Pjetri, që na ka ruajtur, na ka udhëzuar dhe na ka mbajtur të bashkuar. Kemi vuajtur nën shtypjen e të hujave por kemi pasur dorën e Zotit dhe përkrahjen e njëri tjetrit, dhe, ky bashkim na ka forcuar aq shumë sa që ( megjithëse numër i vogël por i fort) për të luftuar një perandori . Këtë e kemi trashëgim prej të parëve tanë, duke filluar prej Kastriotve.

Ndërsa, duke folur për këtë tubim përkujtimor, Dom Pjetri tha se “Ky tubim të na vlejë neve që të frymëzuar prej etërve tanë, të veprojmë gjithëherë për të mirën e popullit tonë. Të ndihmojmë njeri tjetrin, pa dallime, largime dëbime e përçarje pro, të jetojmë si vëllezër e motra të një familje, të nji populli e të një Atdheu”.

Më pas e mori fjalën kryetari i shoqatës Malesia e Madhe zotni Ejllo Berishaj

Duke përshëndetur “Lavdi jetës dhe veprës se heroit Dedë Gjon Luli!!! kryetari i shqoatës, z.Berishaj, tha se njerëzit e mëdhenj si Dedë Gjon Luli, me rastin e vdekjes pushojnë dhe nuk flasin ma, por vazhdojnë të jetojnë sepse pasardhësit dhe atdhetarët nuk harrojnë kurrë veprat e heronjve.”

Në fjalën e tij kryetari i shoqatës, Malësia nga New Yorku, nuk la pa permendur edhe faktin e bashkimit të dyjave fondacioneve nga Malësia, e cila simbas tij, ka qenë e frymëzuar, edhe erdhi si rezultat i asaj – që ka qenë edhe forca kryesore e kryengritësve dhe Dedë GjoLulit.

“105 vjet më parë, tha ai ishin uniteti i Hotit, Grudës, Trijepshit dhe Kojës, Kastratit dhe Kelmendit. Kurse, sot forca jonë këtu në diasporë, është përkrahja dhe anëtarësimi Juaj sa më i madh në Shoqatën Tuaj dhe tonën Shoqatën Malësia e Madhe, sepse, vetëm kështu mund të ndikojmë dhe ndihmojmë proceset e demokra-tizimit dhe integrimit të trojeve shqiptare në Bashkësinë evropiane e pastaj duke hecur drejt bashkimit kombëtar.” tha Berishaj.

Më pas ai theksojë se :”Sot shqiptarët janë më të fortë se kurrë, Shqipëria në NATO, Kosova shtet i pavarur, diaspora shqiptare e fortë dhe organizuar, të gjitha këto më japin të drejtën të them se nuk mund të tolerohet edhe më tutje situata dhe pozita e mjeruar politiko ekonomike në trojet etnike shqiptare në Mal të Zi. Këtu, më duhet të konstatoj edhe numrin tepër të madh të subjekteve politike shqiptare, pa platformë të përbashkët politike të veprimit dhe të kërkesave politike, duke mos rrespektuar as marrëveshjet politike të arritura dhe të nënshkruara në mes veti. Kështu të përçarë dhe të dezorien-tuar, vështirë se mund të sjellin një të nesërme më të mirë, edhe pse ka plotë njerëz të mirë atje, të sinqertë dhe dashamirës të çështjeskombëtare, me shpirt dhe zemër” ( fjalën e plotë e gjeni më poshtë).

Fjalën e rastit e mbajti publicisti, ish gazetari i Zërit të Amerikës, humanisti, personi që u vu në shërbim të çështjes shqiptare Gjek Gjonlekaj. Ai, që dha kontribut të madh në avancimin e çështjes së Kosovës, gjithmonë i gatshëm për të dhanë donacione për të ndërtuar objekte fetare e kombëtare, tha drejtuesja e kësaj veprimtarie, Age Ivezaj duke prezantuar Gjonlekajn.

Gjek Gjonlekaj, e quajti – Kryengritjen e Malësisë së Madhe me kryetrimin dhe heroin tonë Dedë Gjon Luli, një jubile të shenjtë – i cili, përkon edhe me vitin e Nëna Terezes – “Pra, është, tha Gjonlekaj, ky viti më i nderuar për kombin shqiptarë, për të kujtuar prijsin tonë Ded GjonLulin, dhe për të shjetëruar nobelisten shqiptare Nëna Terezen”.

Kurse, duke ia atribuar meritat e organizimit të disa aktiviteve, dhe permendur ato, të cilat ai veçojë në kujtimin e ngjarjeve histrorike të Malësisë, përfshirë Kyengritjen e Malësisë së Madhe me Ded GjoLulin, të dy ish fondeve, atij Humanitar Malësia e Madhe – dhe ish – Fondacionit Ded GjoLuli – sot, pas bashkimit Shoqatës Malësia e Madhe.

Gjonlekaj, tha se “ata kan bërë aktivitete, të cilat kan të bëjnë me humanizëm, përkujtimin dhe krenarinë tonë, duke bërë edhe vepra të mëdha për më shumë se çerek shekulli në komunitetin tonë – këtu në diasporë – saqë nuk ka bërë tjetër kush – vepra kaq të mëdha “ tha ai.

Dhe, me të drejtë kjo shoqatë, është Nderi i Kombit, është Nderi i Malësisë! po të kujtojmë se çfarë kanë bërë këta, me fondacionin e tyre, për bursat, për të ndihmuar vendlindjen, për ndihmuar luftën e UÇK-së, nga 88’’ – 99’’ u shpreh Gjonlekaj.

Më pas ai duke folur për Kryengritjen e Malësisë së Madhe, mbas lartësimit dhe vlerësimit që i është bërë figurës legjendare të Dedë Gjo Lulit, kujtojë shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare, i cila ka thënë se “Periudha e Skëndërbeut ishte prologu i Shqipërisë – ndërsa, lufta e Ded Gjolulit dhe Kryengritja e Malësisë së Madhe, monologu i Shqipërisë”, çka do të thotë se Skëndërbeu, ishte fillimi, ndërkohë, që Dedë Gjoluli, ishte mbyllja” tha Gjonlekaj..

Kruja, Malësia e Madhe dhe Drenica, janë tre vende historike”! janë legjenda të cilat na kan dhënë ngjarje të mëdha,”u shpreh Gjonlekaj, gjatë fjalës së tij, cili i quajti historian të “mbrapësht” disa historian dhe stutdiues shqiptarë, në mënyrë se si e kan trajtur Kyengritjen e Malësisë, me prisin legjendra Ded GjoLuli..

“Të cilët , u shpreh Gjonlekaj, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, e trajtuan pushtimin otoman të Shqipërisë, si një administrim të asaj kohe, “duke, anashkaluar atë se qindra malësorë u vranë, sa e sa gra mbeten të veja, dhe sa fëmijë u rritën pa prindër”, tha ai.

Është e pafalshme që të mos njihet kontributi i tyre, ashtu si duhet ,! tha në fund Gjonlekaj, duke ju kujtuar atyre, se si nderohen ngjarje të tilla edhe në SHBA, sidomos me shtypin që u jep një vend të madhë .

“Sepse, ata gjakun e tyre e derdhen për Flamurin e Gjergj Kastriotit, por me keqardhje them, se për luftëtarët, për gjakun dhe jetën që dhanë jo vetëm që nuk janë vlerësuar, ashtu si e meritojnë, si duhet, dhe si vepronë e gjithë bota e qyteruar, por me e keqja është se ata kanë qenë të harruar nga historianët, studiuesit shqiptarë, dhe nga qeveria shqiptare, gjithmonë, në përkujtim të 6 prillit 1911”.

Me një përshëndetje në këtë kujtimin e 105 vjetorit të Kyengritjes së Malësisë, foli edhe mysafiri nga Shqipëria professor doktor Gjok Uldedaj, i ftuar nderi në këto përkujtime në Detroit – Michigan dhe New York.

“Të nderosh e të përkujtosh Kryengritjen e Malësisë së Madhë të vitit 1911 si dhe udhëheqësin e saj legjendar Dedë Gjo Luli, tha mysafiri nga Shqipëria, është një detyrë dhe obligim i yni në nderim të paraardhësve tanë që vunë jetën e tyne në themel të “ngrehinës” Shqipëri, të asaj ngrehine ku të gjithë ne kemi futur kokën,por duhet ta lexojmë e kuptojmë mirë moralin dhe mesazhin e veprave të tyre atdhetare.

“Ata, luftuan për bashkimin e shqiptarëve, po sa jemi ne të bashkuar sot? pyeti Uldedaj, dhe shtojë :” Ata luftuan për të mbrojtur e ruajtur gjuhën, po sa e shkruajmë, e flasim dhe e përçojmë gjuhën tonë të bukur tek brezat tanë? Këto pyetje shtrohen për të gjithë ne shqiptarët në të gjitha trojet ku jetojmë, por para së gjithash për shqiptarët në trojet e tyre, nën Malin e Zi” tha profesor Gjok Uldedaj.

Më pas darkën në kujtim të 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhë të vitit 1911, me në krye Ded GjoLulin, në fjalën e tyre, e përshëndetën edhe përfaqsuesi diplomatic i Konsullatës së Kosoves zotni Fatmir Zajmi, edhe Asamblisti i parë shqiptarë në Asamblen e New Yorkut zotni Mark Gjonaj, i cili gjithmonë merr pjesë në festat tona kombëtare, dhe aktivitet e tjera të komunitetit.

Gjithashtu, tubimin e malësoreve në New York, e përshëndeti edhe nji aktivist e intelektual i dalluar nga Malësia, Kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, professor Nikolle Camaj i cili tha se “Malësorin mundet t’a gjuash (hedhësh) jashtë trojeve të tij, por kurr nuk ja mund t’ja gjuash Shqiptarinë dhe kurr nuk ja gjunë Malësinë, atë e gjenë gjithnjë në mesin tuaj malësorë”.

Më tej ai tha :”Si çdo ngjarje tjetër e rëndësishme kombëtare, që ka trashëgiminë e saj historike dhe kulturore, edhe ngritja e Flamurit në Deçiç nga patrioti Dede Gjon Luli, së bashku me prijësit e tjerë të Malësisë, në pranverën e vitit 1911, më 6 prill të atij vitit, është një ngjarje kulmore, e cila i parapriu edhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si një ndër datat më të rëndësishme të historisë shqiptare, ka simbolikat dhe dëshmitë e saj, që gjenden mes nesh edhe në ditët e sotme,” tha profesor Camaj.

Në fund të kësaj darke përkujtimore kushtuar 105 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhë të vitit 1911, me në krye Ded GjoLulin, organizuar nga Shoqata Malësia e Madhe në New York, u kujdesën këngëtaret Blerta Demiri, Kreshnik Ahmetaj dhe Liridon Ulaj.

Spaç 11 prill 1985, kur diktatori nuk merrte më frymë

$
0
0

Nga Bedri Blloshmi/

Kjo humnerë është rrethuar nga të gjitha anët me kodra të larta e të rrjepura. Kjo gropë me reliev të thyer në fund të dy maleve, që qëndrojnë ballë për ballë, kanë të përbashkët dheun e djegur në ngjyrë të kuqerremtë. Shkuret e mbira luftojnë më natyrën për të mbijetuar në këto pllaja të djegura. Përpiqen të ngulin rrenjët e tyre të dobta në tokën e zhuritur. Në të dyja anët e përroit, i cili zhurmon nga uji i përzier me acidin e ngjyrat e kripura që dalin nga barku i nëntokës. Me siguri udhtari kur kalon këtyre anëve thot me vete: “Ky vend qenka i mallkuar! As zogjtë e malit nuk mund të jetojnë në të mendo pastaj për njeriun!”

Kjo sipërfaqe, që për asgjë s’vlen, kjo pamje e një krateri vullkani, kjo gropë gjigande, vetëm një mëndje djallëzore mund ta fut në punë. Kur bie biseda se si është gjetur kjo shkretëtirë, tregojnë se Sigurimi famëkeq i Shtetit e ka zbuluar me anë të fluturimeve me avion dhe e konsideroi të përkryer për të sjellë sklevërit e komunizmit barbar. Kjo gropë e egër dhe e djegur qëndronte e fshehur nga çdo sy. Ditën e 1 prillit kampi u gdhi me polici të përforcuar.

Shëtisnim me kokë ulur si mizat. Altoporlanti rënkonte nga zhurma e muzikës funebër. Punoja në zonën të këtoj ferri, në galerinë 20. Ishim turni i parë dhe e gjithë kodra e djegur u mbush me policë dhe shumë fytyra të panjohura të cilët na thërrisnin të dilnim nga galeria dhe të rreshtoheshim përpara kohe për t’u futur në kamp.

Te pikat ushtarake, jashtë rrethimit, dukej flamuri në gjysmë shtizë. Diçka kishte ndodhur. Kur na futën në vendbanim, në barakat buzë përroit, policëve të regjimit të brendshëm u dukeshin sytë të skuqur nga të qarat. Përpiqeshin të fshinin sytë me kurrizin e dorës.

U kuptua qartë se gjithë ky shqetësim dhe përforcim i oficerëve ia kishte frikën të burgosurve politikë të cilët mund ta shfrytëzonim këtë rast humbjeje për ata dhe rast gëzimi për ne. Ditën e 12 prillit u ngritëm shumë të gëzuar se morëm vesh që diktatori nuk merrte me frymë.

Atë natë e gdhiva i shtrirë në shtrat me kokën të mbuluar me batanije. Nuk vura gjumë në sy nga gëzimi. Gjatë gjithë natës, si brenda në kapanonin e fjetjes ashtu dhe jashtë tij, policia nuk ndali asnjë sekondë varavingot dhe ecejaket.

Në orën 5 shkuam në mensë, mora gotën e qumështit, e piva në këmbë me fjalët: “Gëzuar o shokë!” Dola nga mensa dhe i lashë porosi një shoku të na bënte një tenxhere me hallvë. Ishim tek kafazi në pritje të policëve për t’u nisur te galerit vdekje-prurëse.

Më kujtohet si tani: qëndronim mbi urë me dy miqtë e mi, Agim Hamiti nga Dukati i Vlorës dhe Et’hem Ibrahimi po nga Vlora. Po bisedonim dhe po llogaritnim kohën se kur do liroheshim. Shefi i policisë, Josif Sadiku erdhi dhe më pyeti se kush ishte Et’hem Ibrahimi. E mori atë më vete dhe kaloi nga pjesa tjetër e kampit, ku rrinin ordinerët dhe u duk përsëri. Thirri emrin tim: Bedri Blloshmi?

  • Këtu jam, i thashë.
  • Hajde pas meje! – bërtiti.

U afrova.

  • Të shoh shumë të gëzuar. Pse je kaq i qeshur? Ke ndonjë martesë apo fejesë nga shtëpia? Sot, kur e gjithë bota qan e mban zi për vdekjen e shokut Enver mban zi, ti qesh? Hajde shkojmë matanë të sqarohemi.

Na rrahën për vdekje. Na futën në birucë ku gjatë një muaji policët na rrihnin pa pushim. Për këtë ditë po botoj proces-verbalin se kush më raportoi dhe vendimet që u morën ndaj meje për këtë rast.

Më arrestuan dhe më dërguan në degën e Rrëshenit, ku më mbajtën për një kohë të gjatë. Më kthyen përsëri në Spaç dhe më thanë se nuk do dënohesh përsëri, sepse ishin të sigurt që unë do të flisja përsëri dhe kështu do ruanin rastin për të m’i dhënë të dyja dënimet bashkë. Aty më nxorën përpara kolektivit të të dënuarve dhe disa të dënuar kërkuan dënimin tim me pushkatim ose me varje në mes të kampit.

Dhe e gjitha kjo vetëm se u gëzova për vdekjen e diktatorit.

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>