Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

Histori rrëqethëse: Bardha Gjon Markagjoni prej moshës 20 vjeçare burg

$
0
0
Nga Fatbardha Saraçi Mulleti/
Bardha Gjon Markagjoni u lind në vitin 1925, në Mirditë, në familjen fisnike dhe te ndëruar, të prijësit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Vazhdoi shkollën e murgeshave në Shkodër, mandej kolegjin në Itali. Në vitin 1943, erdhi për pushime pranë familjes. U mbyllën kufijtë, pas luftës mbeti në Shqipëri, duke i mbetur studimet përgjysëm. Ardhja dhe vendosja e diktatures komuniste në Shqipëri, do të ndryshonte jo vetëm jetën e kësaj familjeje, por edhe të të gjithë femrave, domethënë kasta e kuqe u muar me persekutimin e tyre, me gra e fëmijë, kështu ndodhi dhe me Bardhën, që sapo fillonte te njëzet pranverat e jetës së saj.
Në moshën 20 vjeçare e internuan. E mbajten në shtëpinë e Guljem Dedës  (e kishin bërë burg), mandej e internuan në Berat, ku i jepnin për ushqim vetem një copë buke. E derguan me punë të detyruar tek ullishtat e Beratit dhe në fermën e Kuçovës. Si shperblim për punën i jepnin vetem bukë. E persekutuan Bardhën dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjës, se djemtë ishin me rezistencën kundër komunizmit.
Bardhën e mbajten te internuar katër vjet në Berat, po këtu e arrestuan pa fletë arrestimi. Te burgosurën e mbajtën pesë  (5) muaj të lidhur nga këmbët, që të mos kishte mundësinë te takohej me të burgosur të tjerë. E kanë futur në një gropë, pa dritë, mandej në një dhomë të madhe, vetëm. . . Torturohej vajza e re nga xhelatët e kuqë, ajo qendronte, po zemra e saj vuante, se shihte si po i torturonin te arrestuarit e grupit Sami Qeribashi. Çdo natë ato i rrihnin pa nderprerje dhe britmat e dhembjeve të tyre i dëgjonte vajza e re. . .
Me sytë e saj pau se si i arrestonin njerëzit pa fletë arrestimi, të dënuarit i torturonin dhe në trupin e tyre përdornin lloj-lloj torturash dhe në fund i pushkatonin dhe i groposnin në gropa të përbashkëta.
Në ditën që doli nga burgu, takoi gjyshën e saj Davën – 90  (nëntëdhjetë) vjeçare, e cila vdiq në interrnim.
E varrosi vajza e re gjyshën.
Ja si e tregon ajo: – E hapëm gropën unë dhe gruaja e vëllaut tem, Mrika, që i kishte fillue paraliza. E varrosen nanën e nderueme të Gjon Markagjonit. . . Gjyshës Davë i humbi varri.
Në vitin 1949, e derguan në kampin e Tepelenës. Jetonin në kapanonë, deri në 200  (dyqindë) njerëz, pa dallim gjinie. Era e murlanit bënte që i ftohti të hynte deri në palcë. Të gjitha gratë e vajzat, ndër to edhe Bardha, transportonin drutë në shpinë, kurrizi i tyre bëhej dyfish nga ngarkesa e rëndë dhe zbritnin malin e Turanit.
Ulnin në fushë ngarkesat me drurë, për furnizimin e Degës së Punëve të Brëndshme, të furrës dhe të familjeve te oficerëve.  (Ndërsa në kapanonet e të interrnuarve ndalohej ngrohja).
Çdo ditë i ngjitëshin malit përpjetë, mandej zbrisnin të ngarkuara.
Bardha tregon:
– Me qindra njerëz vdiqen nga uria, në veçanti me dhjetra fëmijë ndërruan jetë, sepse ra epidemia e dizanterisë. . .
Mbas këtyre vdekjeve u detyruan të vënin kazanin për ushqim, që ishte vetëm lëng, lëng. . . Kaluan vitet në interrnim, me punë të rëndë dhe me dhimbjen që provonte kur shihte nënën e saj, Mrika, gruaja e Gjon Markagjonit, nëna e dhjetë fëmijëve që vuante fizikisht dhe shpirtërisht, që iu vranë djemtë në rezistencën antikomuniste, ndersa vajzat, mbesat dhe nipi gjashtëvjeçar, po rriteshin në interrnim dhe i mungonin gjërat më elementare, apo dhimbjen e zemrës se nënës për djalin e saj Dedën, që në moshë të re provoi vetem burgje e kampe pune.
Bardha provoi shumë kampe të punës se detyruar. Mbas pesë  (5) vitesh në Tepelenë që çdo ditë ishte me te papritura, në vitin 1953 vazhdoi interrnimin në Saver, punë në bujqësi, apeli dy herë në ditë.
Në çdo transferim, transportonin në vig, të paralizuaren, gruan e të vëllait, Markut, që mbeti kështu për tre dekada.
Bardha Markagjoni 40 vjeçare – 1965 – u martua me Z. Gjergj Bici
Në vitin 1965, tashmë 40  (dyzetë) vjeçare martohet me zotin Gjergj Bici  (që kishte bërë 20  (njëzetë) vjet burg politik. U vendosen në Milot, kishin të drejtë te lëviznin në rrethet: Lushnjë, Fier e Krujë. Dhjetë vjetë martesë, fëmijë nuk pat.
Në vitin 1975, i arrestuan te dy  (burrë e grua), i dënuan për agjitacion e propagandë. Deshmitarë në gjyq i dolen një burrë dhe një grua qe nuk i kishin parë asnjëherë në jetën e tyre. Tashmë, Bardha Markagjoni u bë 50  (pesëdhjetë) vjeçe. Në këtë moshë provoi persëri torturat dhe çiftin e dënuan me nga dhjetë vjetë burg secilin. Bardha tregon: – Me kanë mbajtur 11  (njëmbdhjetë) muajë te izolume, atë periudhë e kam kaluar e veshur me një fund e një bluzë  (si në stinën e verës, ashtu edhe në dimër). Ushqimi ishte supë lakrash, gjella e vetme e kazanit. Mbasi me dënuan, me derguan në burgun Kosovë të Elbasanit, ndërsa burrin në kampin e Ballshit në Fier. Punë vetem në fermë, në bujqësi. Jetonim 75  (shtatëdhjetë e pesë) të burgosura në një kapanon. . .
Në vitin 1982, e liruan nga burgu  (e kapi falja), ia ulen dënimin.
Në vitin 1986, e interrnuan në Fishtë – Zadrime te rrethit të Lezhës. Bëri persëri 8  (tetë) vite interrnim. . . Bardha tregon: – Në vitin 1985, me erdhi bashkëshorti i em, Gjergji, mbasi i bani dhjetë vitet e burgut të dytë, njeriu i mirë, i vuajtjeve te pafund, por në vitin 1986 me vdiq. Nga burgu erdhi i sëmurë, me kancer në mushkëri. Mbeta e vetme persëri, vazhdonte jeta ime në internim. Pjesëtarët e tjerë të familjes nuk i kisha pranë. Ata ishin të burgosur e të interrnuar në vende të tjera.
Në vitin 1991, sapo filluan proçeset demokratike Bardha shkoi në Shkodër, u fut në shtëpinë e prindërve, me vështirësi u sistemua në një dhomë. Atëherë filloi një erë e re, ajo e bashkimit.
1992 Era e bashkimit
Mbas periudhës së persekutimit, që nga janari i vitit 1945 deri në vitin 1991, dmth pas 46  (dyzetë e gjashtë) vjetësh  (ose në shkodranishten e bukur katërdhjetë e gjashtë) u grumbulluan pjesëtarët e familjes që kishin mbetur gjallë. Por zemra e saj u trondit shumë kur ndërroi jetë nipi i saj i dashur, ai – Gjoni – 6  (gjashtë) vjeçari i tyre që lëshoi shtat e u rrit interrnimeve.
Bardha Markagjoni, vajza e re që u plak interrnimeve e burgjeve te komunizmit, që lufta e klasës i vazhdoi gjatë gjithë jetës së saj, mbet shembull në vuajtje e dhimbje. Jeta e saj është një monument i gjallë, i forcës, i ndershmërisë, i rezistencës, mbijetesës, krenarisë, që dhuroi shumë dashuri e bujari, mbetet shembull i përkryer i mbijetesës. Kjo figurë e femrës së përkushtuar u SHQUA në DHIMBJE por edhe në rezistencë. Bardha sot 80  (tetëdhjetë) vjeçare jeton me të motrën Martën 90  (nëntëdhjetë) vjeçare, me vëllain Dedën 78  (shtatëdhjetë e tetë) mbetën te nderuar, te respektuar, kur bisedon me ta zemra e shpirti të gjenë qetësi, kur mëson se si përballuan dallgët e forta të sundimit komunist. Ata sot nuk kanë nevojë për ne, por njerëzit të mësojnë dhe të mos harrojnë kalvarin nëpër të cilin kaluan të persekutuarit politikë, në Shqipërinë diktatoriale socialiste – e komuniste.
*Ky shkrim është shkruar më 2005, ndërsa Bardha (Bici) Markagjoni vdiq në Shkodër në shtëpinë e saj më 19 Mars 2013.
Ne Foto: Bardha Bici Markagjoni në një foto bërë më 2011

Muzeu i Kosovës: “Dardania Antike”, synim parësor

$
0
0

-Bashkëpunim dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore/

Nga Behlul Jashari/  PRISHTINË, 21 Mars 2016/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot vizitë në Muzeun e Kosovës, ku drejtori Skënder Boshtrakaj dhe anëtarët e Këshillit Drejtues e informuan me programin që ka muzeu për këtë vit, duke veçuar sidomos angazhimin për ekspozitën e përhershme “Dardania Antike”, që është një synim parësor i institucioneve të trashëgimisë kulturore. Po ashtu, në këtë takim u bisedua për iniciativën e Muzeut të Kosovës për të nxjerrë revistën “Buletini i Muzeut”, nëpërmjet të cilës synohet të promovohet kultura shpirtërore dhe trashëgimia e pasur e Kosovës. Gjithashtu, u tha se së shpejti pritet të fillojnë edhe Botimet e Koleksioneve Numizmatike, me çka kjo fushë e rëndësishme e trashëgimisë së Kosovës do të mund të njihet më mirë. 

Drejtuesit u shprehën se muzeu ka një program të pasur provues, ku veçohen sidomos puna me fëmijë dhe programi “Një ditë në muze” që është për fëmijët e shkollave fillore, pastaj Shkolla Mozaikëve, si dhe programi për të rinj dhe studentë “Oda”, nëpërmjet të cilave aktivitete vlerat e muzeut promovohen dhe bëhen të dobishme për të gjithë. 

Drejtuesit e këtij institucioni u shprehën se Muzeu tani ka konsoliduar edhe Muzeun Mobil, me çka kultura e pasur, e cila ruhet në këtë institucion, ka mundësi të lëvizë nëpër krejt Kosovën dhe të njihen me të qytetarët e vendit, sidomos të rinjtë. 

Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe për rëndësinë që ka trashëgimia shpirtërore e Kosovës dhe veçmas muzeu si institucion i rëndësishëm që ruan, ekspozon, promovon dhe e afirmon atë. Për këtë arsye, u kërkua që të punohet më shumë në vetëdijesimin e publikut për trashëgiminë kulturore, veçmas duke e shtuar ekspozitat dhe veprimtarinë publikuese. 

Ministri Shala u shpreh se Ministria po punon në studimin e fiziblitetetit për ndërtimin e Muzeut të Arteve Bashkëkohore, dhe, po ashtu, është duke u angazhuar që të realizojë edhe projektin madhor të Muzeut të Natyrës. 

Po ashtu, Shala u shpreh se muzeu është tejet i dobishëm për kujtesën e një vendi, dhe si i tillë ndihmon promovimin dhe njohjen e kulturës së Kosovës. Ai e vlerësoi si jashtëzakonisht të dobishme iniciativën për publikime dhe u shpreh se duhet një bashkëpunim dhe bashkërendim më i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës, në funksion të njohjes me vlerat e trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore dhe afirmimin e tyre edhe jashtë Kosovës, sidomos nëpërmjet guidave, katalogëve dhe përkthimeve të kërkimeve shkencore.

JU TREGOJ TIM ATË, OFICERIN ME 6 GJUHË TË HUAJA, AUTORIN E FJALORIT ANGLISHT SHQIP

$
0
0

JU TREGOJ TIM ATË, OFICERIN ME 6 GJUHË TË HUAJA, QË U DËNUA NGA MBRETI, NGA FASHIZMI DHE KOMUNIZMI, I PA REHABILITUAR NGA TRANZICIONI DEMOKRATIK?!?

Shkruan: Burbuqe  I.  Ruka (Mene)-Michigan/

Është i njohur fakti se Kongresi Kombëtar i Lushnjës, e konsolidoi Shtetin Shqiptar dhe se ai përbën momentin e dytë historik, pas 28 Nëntorit të vitit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Shteti i pavarur shqiptar u kryesua Ati i Pavarësisë , Ismail Bej Qemali. Ndjehem krenare pse Gjyshi im Qazim Adem Ruka së bashku me çetën e tij që vepronte në Vlorë e rrethina,  u fut menjëherë në ushtrinë e Ismail Qemalit, dhe i shërbeu të parës qeveri Kombëtare. Madje për zotësitë dhe meritat e treguara u shpërblye, duke u gradua toger dhe më pas u emrua komisar policie nga ajo qeveri.

Gjate kesaj kohe, Qazim Ruka pati nje veprimtari ushtarake intensive. Ai zbuloi dhe eleminoi disa komplote, që bëheshin kunder Qeverisë së Ismail Qemalit(natyrisht çdo qeveria ka kundërshtarët  e komplotistët e vet, të cilët veprojnë në kontekst të kohës dhe rrethanave). Fatkeqsisht Kombi ynë ka pasë plejadën e pashtershme të heronjëve, por nuk kanë munguar dhe ajo e tradhëtarvë.

Në plejadën e shkëlqyer të atdhetarëve bëjnë pjesë edhe gjyshi im Qazim A. Ruka me të birin Idriz Qazim Ruka. Idriz Ruka u fut në provën e zjarrit të luftëtarëve për çlirimin Kombëtar që në moshë fare të re, 15 vjeçar. Ai ka marrë  pjesë në betejat kundër armiqëve në vitet : 1908, 1910, 1912, 1914, 1916, 1917, 1918, 1920, 1921, 1922, 1924, 1925, 1927, e në vazhdim deri më 1941,kur  dha dorëheqjen si kuestor me gradë kolonel në Elbasan.

Siç del nga ky bilanc kalendarik, Idriz Ruka ka qenë përherë në lëvizje, në ndeshje e luftime, si me pushtusit, ashtu edhe me tradhtarët e vendit. Ai kishte kulturë civile dhe ushtarake, dinte që atëherë shumë gjuhë të huaja dhe gjente kohë për të studiuar  në vazhdimësi. Idriz Ruka i kaloi të gjitha provat e vështira të luftës.

NË MBROJTJE TË KONGRESIT TË LUSHNJËS

Në ditët e mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjës, Idrizi u ngarkua të mbronte punimet dhe qetësinë e atij Kongresi historik me forcat që dispononte.Idrizi urdhëroi trupat e tij, që në brinjët e malit Dajtit dhe në kodrat përqark Tiranës të ndizeshin zjarre të shumtë për të krijuar përshtypjen se Tirana ndodhej në rrethimin e forcave Patriotike.

Pas mbarimit me sukses të punimeve të Kongrasit të Lushnjës, Idriz Ruka dhe Ismail Haki Kuçi, u ngarkuan të siguronin hyrjen në Tiranë të Qeverisë së re.

Forcat ushtarake Shqiptare dolën nga Tirana për të pritur Qeverinë e re. Idriz Ruka ish krah më krah me major Ismail Haki Kuçin, kur trupat arritën pranë kazermave të Ali Rizait, u del përpara një autokolonë me ushtarë Italianë. Ndërhyrja e zgjuar e Idriz Rukës, shmangu përplasjen. Ushtria Italiane u kthye prapa për në kazerma.Pasi u siguruam, tregonte Idrizi për paralizimim e plotë të forcave të huaja, Qeveria e re e prirur nga Kryeministri Sulejman Delvina dhe Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, hynë  në Tiranë, të përcjellë nga ushtarakët Shqiptare, dhe u vendos afër ish shtëpisë së Servet bej Libohovës.

Si mund t’u mohohen kontributet kombëtare këtyre trimave që nuk kursyen asgjë për t’i shërbyer  me besnikëri Kombit?

Idriz Ruka ishte një oficer profesionist, i shkolluar, me kulturë, intelektual i kohës së vet. Gjatë kohës së Mbretërisë ka shërbyer gati në të gjithë territorin e Shqipërisë:

Në Ministrinë e Mbrojtjes,Tiranë

Komandant i Qarkut të Tiranës

Komandant i Qarkut të Shkodrës

Komandant i Qarkut  të Korçës

Komandant i Qarkut të Dibrës

Komandant i Qarkut  Peshkopi

Komandant i Qarkut Beratit

Komandant i Qarkut  të Durrësit, Zv.Prefekt dhe Zv. Drejtor i policisë.

Biografia e tij e plotë gjendet në librin e tij me titull ” Policia Shkencore”.

SHKOLLIMI, KARRIERA- NGA MËSUES NË OFICER

Idriz Ruka mësimet e para i mori në Stamboll, Turqi. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën Pedagogjike “Ruzhdie”në Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Pedagogjik ” Daryl Mulaimi “në Janinë.Në vitin 1911 – 1918 punoi mësues i gjuhës shqipe, ku pati një karrierë pedagogjike për tu marr shembull.

Në vitin 1918 mbaroi shkollën ushtarake në Tiranë dhe në vitin 1919 filloi karrierën ushtarake, tashmë në ushtri e xhandarmëri, punoi ushtarak gati në të gjithë teritorin e Shqipërisë. Në vitin 1920 ka marrë pjesë në luftën e Vlorës gjatë së cilës ka qenë komandant i batalionit të mitralierëve, duke luftuar vetë në vijën e parë, ku dhe është plagosur. Ka marrë pjesë në luftën kundër Esadistëve.Në vitin 1928 – 1931 mbaroi shkollën e lartë të karabinierisë pranë Akademisë Ushtarake në Firence Itali.Në atë shkollë u paraqitën 1.500 studentë nga e gjithë bota, fituan 750 studentë, këta studentë u futën në finale dhe fituan vetëm 150 prej tyre, ndër ta Idriz Ruka  klasifikohet i pari. Mbaroi studimet tre muaj përpara studentëve të tjerë, atëherë  Italia i dha në dispozicion një veturë një shofer dhe një oficer, ku e shëtitën në të gjithë Italinë. Pastaj i propozuan të punonte Guvernator në një provincë të Italisë, ku të dëshironte ai vetë.  Idrizi me politesë e refuzoi postin e Guvernatorit, duke u thënë se ish shkolluar për t’i shërbyer Vendit të tij. Erdhi të shërbente në Shqipëri, si njohës i gjashtë gjuhëve të huaja: Turqisht, Arabisht, Greqisht, Latinisht, Italisht, Anglisht. Punoi për demokratizimin e jetës së vendit, prandaj u konfrontua edhe me Zogun.Për t’i ardhur në ndihmë organeve të gjyqësorit, të policisë, në vitin 1933 shkroi librin e parë me lëndë shkencore në gjuhën shqipe me titull ” Policia Shkencore”, libër i cili ndodhet në Bibliotekën Kombëtare , shtypur në ” shtypshkronjën”GUTEMBERG”Tiranë, në vitin 1933.”Në kujtim të Babait tim të shtrenjtë, në respekt të vullnetit, sakrificave, punës së pa lodhur dhe këmbënguljes së tij, e kam ribotuar këtë libër pas 78 vjetësh, në vitin 2011 në Tiranë. ”

I AKUZUAR DHE I DËNUAR NGA MBRETI

Në lëvizjen e Fierit,e cila drejtohej kundër Mbretit Zog, duket se Idrizi kishte dijeni. Ai ish aso kohe me detyrë Qark komandant i Durrësit, Zv. Prefekt dhe Zv. Drejtor i policisë.Mbreti Zog urdhëroi arrestimin e tij natën, ku u shoqërua për në Tiranë e prej andej në Fier, i akuzuar nga kolonel Ali Shefqet Shkupi, ish kryetar shtatmadhorie, dhe nga cakranjotët Namik Bektash e Jashar Sulo. Idrizi nuk pranoi akuzat e tyre. Përfundimisht u dënua me vdekje prej gjyqit të posaçëm me dekret mbretnuer Nr. 19 date 22 Shtator 1935, e torturuan në mënyre çnjerzore, duke e pompuar me pompë ajri në anus në përmasa të llahtarëshme,e cila i shkaktoi një hemoragji te rëndë, ku në vend të jashtëqitjes i rridhte gjak. Idrizi mbeti i sëmurë nga zemra, aortik i rëndë për gjithë jetën, i mjekuar nga mjeku i burgut Dr. Lluka Dhimolea.

Nga presioni i opinionit publik vendas dhe ai botëror, Idrizit iu fal jeta me dekret mbretnuer në datën 22 Tetor 1935, kthyer me burgim të përjetshëm.

Nga presioni ndërkombëtar, veçanërisht të qeverisë angleze,  Idriz Ruka lirohet nga burgu me rastin e festave të 28 Nëntorit 1935, 23 vjetorit të pavarësisë.

Por dënimi aksesor i humbjes të të drejtave civile mbeti në fuqi, në mënyrë që Idriz Ruka  të mos kthehej më në karierën e profesionit tij, ketë dëshironte Zogu, pasi i trembej Idrizit.

Gjatë kësaj kohe Idrizi u mor pak me tregëti e pak me blegtori për të mbijetuar, deri në vitin 1939, kur  Shqipëria u pushtua dhe Zogu emigroi.Atëherë u ç’fuqizuan edhe ligjet e tij.

Pas largimit të Zogut në mërgim Idrizi kërkoi një punë civile për të plotësuar kohën e pensionit prej pak muajsh që i kishin mbetur. Por Qeveria nuk ia aprovoi punën civile.

NË POSTIN E KUESTORIT TË ELBASANIT

Në kohën e pushtimit italian, xhandërmëria dhe ushtria shqiptare ishin shkrire me forcat pushtuese, ndërsa policia mbahej formalisht në varësi të Qeverisë Shqiptare, e cila e emroi Idriz Ruken kuestor me gradën kolonel në Elbasan me dekret Nr. 1895 date 13 Maj 1940. Idrizi e pranoi me mëdyshje, ndoshta thjesht për shkak të pensionit.Por në atë kohë detyra e kuestorit ishte fort e ndërlikuar. Kishte nisur rezistenca e armatosur e partizanëve në male dhe e guerriljeve në qytete. Për një kuestor patriot, siç ish Idriz Ruka, rrethanat ishin tejet të vështira. Megjithatë Ai, falë pjekurisë dhe kulturës së tij, dijti të mbajë një qëndrim të ekulibruar, të dobishëm e patriotik.

Janë të dokumentuara ndërhyrjet e kuestor Idriz Ruka për t’i ndihmuar apo shpëtuar nag burgu ielgalët elebasanas.

Por veprimet e tij ranë në sy të pushtusëve. Një ditë e thirrën në zyrën e federalit italian, Enrico Riccotini. Aty ishte edhe prefekti  i Elbasanit, Has Topalli. Ata e urdhëruan që të detyronte policinë për të përdorur armët e zjarrit kundër demonstruesve.

Idrizi ua  ktheu aty për aty: ” unë nuk e bëj dot këtë punë. Nuk mund të qëlloj kundër popullatës së pa mbrojtur, të pa armatosur, që e bëjnë grevën nga uria dhe skamja, thjesht për bukën e gojës. Këto nuk janë në zakonin dhe karakterin e shqiptarëve zotërinj ! Dhe habitem me juve, zotni Has Topalli ,  pasi ju këto gjëra i dini mirë. E me që punët kanë arritur deri këtu, këtë detyrë le ta marrë kush të dojë. Unë nuk jam dhe nuk bëhem vegël qorre e të tjerëve.

Idrizi jo vetëm që i refuzoi ato urdhëra, por të nesërmen u fut edhe vetë midis demonstruesve dhe policëve, duke këshilluar secilën palë për urtësi dhe rregull, duke shmangë dhunën e gjakderdhjen.

Të nesërmen eprorët i kërkuan llogari Idrizit përse nuk i kishte arrestuar organizatorët e demonstratës.Ai u mbrojt me zgjuarsi, por veprimet e tij nuk mund të kalonin pa pasoja.

Federali Italian Enrico Riccotini, provokoi nje mbedhje te gjere, me disa nga pergjegjesit e te gjithe sektoreve dhe nga parija e larte te qytetit te Elbasanit. Mbi tryeze Riccotini kishte vene nje revolver dhe nje pale pranga. Idrizi e kapi fluturimthi situaten. Riccotini filloi te rendiste ngjarje, fakte e personazhe, duke e renduar shume poziten e kuestorit. Idrizi duhej te jepte llogari.

Idrizi e ruajti gjakftohtesine dhe, kur mori fjalen, fale oratorise se tij, beri nje mbrojtje bindese dhe i hodhi poshte, me argumentet e veta te gjitha akuzat. Riccotini e mbylli mbledhjen, pa marre ndonje vendim.Te nesermen, qe ne mengjes, e thirri  Idrizin prape ne zyre. Pasi Idrizi hyri aty, Federali Italian kyçi deren nga brenda dhe i tha :- ” Bravo! Mbreme ua hodhe atyre miopeve, por mua nuk ma hedh dot!

Une e di qe ti je armik i fashizmit dhe e kam në dore te te jap plumbin, por nuk e bëj këtë. Kam respekt per ata qe dine ç’bejne ne te mire te popullit tyre. Me ke dhene nje mesim te madh, qe s’ma ka dhene as nena….Ti Idriz Ruka me ke hapur syte! Une do kthehem ne vendin tim. Nuk dua me te shtyp popuj te tjere. Me vjen mire, qe Shqiperia ka burra se Ti .

Federali e sinjalizoi se fashizmi kishte vendosë ta eleminonte, prandaj duhej të ikte sa më parë nga Elbasani.

Idrizi me gjithe familjen, nuk humbi me kohe. U vu per udhe drejt Fierit. Pra fashizmi nuk e kish harruar Idriz Ruken, siç pandehte  Ai. Ate e kishin denuar me vdekje, por kete here ekzekutimi nuk do të behej  publikisht, per te shmangur keshtu reagimin e opinionit. Urdheri i kishte kaluar per ekzekutim kuestures se Beratit. Kuestor ne ate kohe atje ishte Skender Permeti, mik i vjeter i Idrizit. Skenderi e vuri ne dijeni Idrizin per kete urdher. Ekzekutimin e kishte marre persiper qe ta zbatonte Isa Toska, nje bandit e kriminel i pa meshire.

NGA SHQIPËRIA, NË KOSOVË

Me te marre njoftimin, Idrizi  u largua nga Shqiperia dhe shkoi ne Kosove. Ishte viti 1941 . Nisja u be  me urgjence, pasi dy fshataret nga Zhupani i thane se koha nuk priste. Idrizi iku pa mundur te njoftoje as familjen. Por edhe ne Kosove, Idrizi nuk mund te rrinte pa bere gje. Patrioti mbetet i tille ne çdo cep te botes qe mund te gjendet.

Zoti Bektash Halite ka thene qe atehere:” Shqiperia ka shume oficere, por Idriz Ruka ka vetem nje ”

Idrizi u vu ne kontakt me patriotet Kosovare, duke marre pjese ne veprimtarine e tyre.

Veç te tjerash , Idrizi ishte i pranishem ne nje tubim te madh antifashist ne Peje, ne vitin 1942 . Pas tubimit u zhvillua ceremonia e ngritjes se Flamurit Shqiptar. Bashke me Idrizin ishte edhe Isuf Hasan Fejzullaj me origjine nga Rragezaj i Mitrovices.

Nga Shqipria, kreret e ballit kombetar, i dergonin mesazhe me anen e te cilëve e ftonin Idrizin qe te kthehej e te bashkohej me ta. Idrizi nuk u pergjigj.

NUK MJAFTON VETËM DEKORIMI

Idriz Ruka eshte dekoruar ne vitin 1993 nga Presidenti i Shqiperisë,dr. Sali Berisha. Natyrisht, kjo eshte nje gje shume e mirë, por mendoj se nuk mjafton për një intelektual të përmasave të Idriz Rukës, i cili për t’i shërbyer Kombit të vet, u dënua edhe nga Mbreti,nga fashizmi, edhe nga Komunizmi. Dihet qe komunizmi u mohoi meritat njerzëve te shquar.Ne nje radio portret te vitit 1993 thuhej se Idriz Ruka nga Vlora, ishte nacionalist i shquar, familje e nderuar, ishte një “Yll i Artë i Burgut të Burrelit”, mund të  krahasohet me dhjetshen më të  mirë të studentëve të Universitetit të Kembrixhit…Yll i Artë…. emer i pa shlyer, emër i nderuar dhe figure e paster e Kombit Shqiptar. ..Emisioni i kushtohej intelektualit nacionalist demokrat Idriz Ruka.

Hapi dosjet, o shtet demokratik i tranzicionit të zgjatur shqiptar! Biografia e Idriz Rukes duhet te jete me siguri nje ndonje arkive sekrete ne Ministrinë e  Brendeshme te asaj kohe, ku me siguri jane shume e shume sakrifica e pune vetmohuese e tij, qe une nuk i di , pasi babai e kish zakon te mos mburrej , ndersa arsyeja tjeter eshte se mua me la te mitur 10 vjeçe, kur e burgosen dhe me gjeti 28 vjeçe, nene me kater femije, dhe jetoja larg tij.

QEVERIA KOMUNISTE IA VRAU SHPRESËN

Me çlirimin e Shqiperisë Idriz Ruka shpresonte se do punonte për nje Shqiperi demokratike. Por, per çudi, perseri e pret burgu. Duket se Qeveria e atehershme me ate Jugosllave, ne planet e tyre e kishin nje shënjestër edhe kete intelektual te shquar.

Qeveria komuniste shqiptare i mohoi Idriz Rukes te drejten e pensionit prej 309 franga ari ne muaj!

Ne vitin 1946 qeveria komuniste e burgosi, por nuk e dënoi,veçse pas një viti e denojne me 5 vjet burgim, me akuze ” se e dime ne pse ” kjo akuze u pasuar me sekuestrimin e pasurise se tundeshme e te pa tundeshme, dhe me humbjen e te drejtave civile, duke sekuestruar gjithçka qe gjendej ne shtepi.

Gjate kesaj kohe familja e Idrizit veçanerisht e shoqja Afizeja ( Afo Ruka ) kane provuar vuajtje dhe  privacione nga me te pakrahasueshme ( edhe pse Afua vete I kish sherbyer te parit shtet Shqiptar qysh ne moshen 13 vjeçare, qe u martua me te shoqin Idrizin duke u sherbyer ne prapavije luftetareve te lirise, duke u mjekuar plaget, e duke u lare teshat e duke gatuar per ta).

Ne vuajtjet e tmerrshme te saj mjafton te permendim se 3 femijet e vegjel i vdiqen nga mungesa elementare ushqimesh dhe ndihme mjeksore. Kur vdiq njeri nga femijet, hoxha e mori ne dore te voglin per ta percjelle ne vorreza, ndërkohë nëpunësit e shtetit komunist nxirrnin plaçkat dhe mobiljet nga shtepia, pa respektuar kufomën e  fëmijës së vdekur apo dhimbjen e një nëne. Ata nuk denjuan te prisnin pak sa te kalonte i vdekuri. Mendoni gjendjen shpirtërore të nënës time të gjorë në atë skenë absurdi…Fëmija i vdekur, burri në burg, dhe nënpunësit që rrëmbenin mallin e ç’të gjenin duke mos lënë as ushqim për gojët e uritura…Me se do të ushqeheshin fëmijët, nëna vetë apo gjyshja plakë? Nuk majftonte vetëm kjo tablo llahtarie, por edhe pleuriti i nënë Afizes. As essesët nuk ishin sjellë kështu me familjet shqiptare. Përse silleshin kështu me familjen e Idriz Rukës, kur ky vetë si ushtarak vetëm kishte shpëtuar jetë?

Shkak për dënimin e vitit 1947 u bë dërgimi i dy fëmijëve, Aleksandrit dhe Vitoria-s për studime ne universitetin e Napolit, qysh ne vitin 1940. Babai paguante shpenzimet e universiteteve rregullisht deri në vitin 1944, në këtë vit qeveria shqiptare i mbylli rrugët me jashtë , kështu pagesat nuk mund të bëheshin më. Në vitin 1947 universiteti i Napolit i dërgon babait një shkresë ku i kërkon pagesat për tre vite radhazi, në të kundërt do ta padisnin në gjyqin ndërkombëtar dhe të dy fëmijet do ti mbanin peng. Babai u alarmua nga lajmi, dhe iu drejtua Ministrisë së Jashtme se ç’rrugë duhej të ndiqte për të bërë pagesat. Ministria e mashtroi, duke e garantuar se sapo ai të dorëzonte paratë të kthyera në florinj pranë asaj ministrije, fëmijët do të riatdhesoheshin. Babai mori borxh përdori edhe kursimet e tij dhe i ktheu paratë shqiptare në flori. Për të kryer këtë punë ministria caktoi punonjësin e saj Perlat Hasani. Ai mori në dorëzim nga babai floririn dhe dy valixhe me nga dy palë kostume për secilin nga fëmijët, edhe veshje. Idrizi priste me pa durim kthimin e fëmijëve në shtëpi, por gjithçka rezultoi farsë.

Ministria  përvëtesoi floririn dhe dy valixhet me  veshje duke lënë të dy fëmijët e Idrizit peng në Itali. Pas pak ditësh e arrestojnë babanë duke i kërkuar flori të tjerë. Po ku ti gjente i gjori baba?! Nisi kështu kalvari i burgjeve për Idriz Rukën që më 1947.

Më 1950, Idriz Ruka dënohet përsëri me 20 vjet burg, këtë herë akuza ish  paramendim, tentim arratisje, e përsëri me sekuestrimin e pasurisë , por këtë herë në  shtëpinë tonë nuk kish mbetur gjë “përveç shtresat e mbulesat, që mamaja priste e përcillte partizanët, ato ishin të ç’ngjyrosura nga larjet e zierjet me finjë prej parazitëve, familja u internua, duke humbë të drejtat civile.

KUJTIME BURGU…

Sjell ndër mend disa kujtime rreth burgosjes më 1950 dhe mbajtjes në qeli për një vit në burgun e vjetër të Tiranës, ku më 1951 e nxorrën në gjyq. Idrizi i hodhi poshtë akuzat në mënyrë kategorike, e me dinjitet duke i kërkuar trupit gjykues, se përse po e dënonin? Trupi gjykues I thotë, ” Idriz Ruka, po të dënon populli ” Idrizi u-a kthen : Jo, jo, jo Populli ! Po më dënoni Juve , ju komunistët! Meqenë se më përmendët Popullin, hapni dyert të hyjë Populli, dhe jam gati të nxjerr një sy e ta vë mbi tavolinë, e Ju do shihni, se, Populli do më ngrejë në krah. Atëherë trupi gjykues i thotë : ” Ti Idriz Ruka kërkon pushtetin tënd ” Idrizi ua kthen : Pushteti im ka qenë dhe mbetet vetëm  Zoti dhe Populli. Nuk jam as ballist  as komunist… Kam lindur vullnetar nga barku i nënës, pa grada e pa ofiqe, dhe i tillë dua të vdes, vetëm duke qenë i vlefshëm për Kombin tim…Unë u kam dashur u kam shpëtuar jetët sikur ju të ishit fëmijët e mij, ju kam ndihmuar kur ishit në mal, me drithë e veshmbathje, me napa me djathë, me fasho për të mjekuar plagët, u kam strehuar e mbrojtur në shtëpi bashkë me fëmijët e mij, gruaja u ka pritur e përcjellë, ju ka ushqyer me duart e saj nga 20-30 partizanë në natë, e u ka larë morrat, bashkë me të amën e saj. Unë mendova se si në çdo revolucion e tranzicion bëhen gabime, dhe rastin tim kështu e konsiderova. Por po shoh se ju nuk më doni, tani as unë nuk ju dua… hapmëni rrugën të shkoj!….

Trupi gjykues i konsideroi argumentet e Idrizit si fyerje për drejtësinë ” Popullore “, duke i dhënë  20 vjet burg.

I shkreti baba…Ai pat menduar se kur partia të zbriste nga malet, do ti ngrinte një lapidar, për luftën, punën, ndihmat, dhe sakrificat që Idrizi bëri për të mbrojtur popullin, ndërsa komunistët e dënuan, e sekuestruan e po i vdisnin fëmijët një e nga një nga mjerimi e uria për bukë.

Duke mbetur në mjerim të plotë për vite me radhë i vdiqën edhe tre fëmijë të tjerë. Nga të gjithë këta fëmijë mbetën gjallë vetëm dy.

Jeta e tij ishte një kalvar i përgjakur. Dënimin e kreu në burgun famkeq të Burrelit, por nuk u dorëzua.

Për 12 vjet rrjesht punoi intensivisht  për hartimin e fjalorit Anglisht-Shqip prej 55.000 fjalë dhe 2.000 fraza nga më të përdorshmet. Po ashtu përgatiti dhe një metodë të thjeshtësuar Anglisht – Shqip,për të mësuar rinia shqiptare gjuhën Angleze në mënyrë autodidakte.

Ndjenja e epërsisë kulturore, ishte një tipar origjinal në figurën e Idriz Rukës, prandaj ai nuk u mposht, por e vazhdoj punën e tij shkencore edhe në atë jetë ferri të burgut të Burrelit, ku e kishin plasur armiqtë e tij ç’mirëzinj, armiqtë e Shqipërisë.

Idriz Ruka I ka dhuruar Universitetit Shtetëror të Tiranës 2.500 fjalë për realizimin e fjalorit të parë të madh Anglisht – Shqip, fjalë që nuk ndodheshin në fjalor. Dorëshkrimet e tij dhe korespondencën me Universitetin i kam të ruajtura në shtëpi. Korrespondencën me UT e pati prej vitit 1961 – 1964 ( 15 Dhjetor 1964, kur liru nga burgu ). Më pas u mor vesh se autori i fjalorit Anglisht – Shqip prej më tepër se 55.000 fjalë e dymijë fraza, si edhe i  metodës Anglisht – Shqip të thjeshtuar, nuk ish një ushtarak siç e kishin pandehur ata, por një i dënuar politik. Atëherë iu  ndërpre korespondenca.  I. Ruka e paraqiti fjalorin dhe metodën për botim në shtëpinë botuese ” Naim Frashëri ” në vitin 1967. Shtëpia botuese Naim Frashëri  iu përgjigj: Ky fjalor është i përmasave të mëdha dhe tepër teknik, neve nuk kemi fonde. Ky fjalor i takon një të ardhmeje të shoqërisë sonë. Babai e kuptoi arsyen- Fjalori dhe metoda ishin vepra të një të deklasuari ! Prandaj nuk mund të botoheshin. ” Fjalori dhe metoda morën  12  vjet punë intensive dhe  3  vjet rishqyrtim e sistemim, plot. 15  vjet punë të palodhur ”

Më shumë se gjysëm shekulli më parë vizioni i Idriz Rukës ishte krejtësisht i qartë, “shqiptarët duhet të kishin mundësi të mësonin gjuhën  angleze , e cila është sot gjuha që mundëson komunikimin mes të gjithë kombeve”

Studiuesi i gjuhës angleze, ish editor i Diellit dhe kryetar i Vatrës,  Z. Akile Tase, bashkëvuajtes në burgun e Burrelit , ka thënë për fjalorin: ” Fjalori që na jep sot  z. Idriz Ruka është vepër monumentale që do ta kenë zili edhe vetë kombet e mëdha. Vetëm durimi i një stoiku mund të bëjë në këto kushte një vepër të tillë “.

EDHE KRISHTI KA VUAJTUR

Idrizi ish një njeri hyjnor, ishte si një shënjtor, ndofta prandaj edhe vuajti aq shumë. Mendoj se me këto  3  vepra shkencore atij i takon me meritë titulli “Akademik “, nuk e di pse nuk i është dhënë akoma.

Ende më vjen në kujtesë amaneti i prindërve, para se të ndërronin jetë: ” dëgjoni fëmijë , ne si prindër kemi qenë simbol të Kombit, simbol nderi dhe besnikërie. Ne vuajtëm padrejtsisht, por edhe Krishti ka vuajtur. Prandaj në kërkojmë nga ju që të punoni e të luftoni për demokratizimin e jetës së vendit. Mos kërkoni asnjëherë hakmarrje dhe mos lejoni asnjë njeri në Shqipëri të bëjë hakmarrje, se boll, u vra e u përça populli dhe kombi ynë. Duhet të bëni pajtim e vllazërim kombëtar. Këtë amanet po ua lëmë në çastin që ne nuk do të jetojmë më “. Mamaja ime ishte shembull i përsosur i zgjuarësisë, ndershmërisë, fisnike e me zemër të dhimsur, bujare,me shumë vyrtyte. Afo Ruka ishte njësoj si i shoqi. Por jeta u tregua e pamëshirëshme, pasi njerëzit e liq me marifetet e tyre të zeza e vetëm për cmirë ua nxinë jetën, u treguan mos mirënjohës, ndaj gjithë atyre mirësive e dorëdhënësive, që prindët e mi u kishin afruar, kujtdo që ndihej në nevojë.

Mamaja e ruante personalitetin e saj shumë lartë, pasi ajo çdo gjë në jetë e konsideronte nder dhe se nderi për Atë , në kompleks ishte më I shtrenjtë se vetë jeta e saj. Babai i tha kur erdhi nga burgu: jam krenar për ty grua që ke qëndruar me kokën lartë, se po të ish ndryshe I tha , unë do ti kisha bërë një gjë vetes, se nuk mund të rroja i gjallë e pa nder.

Komshijtë, Anife e xhemal Lloshi më thanë : dëgjo Burbuqe, duhet të jesh krenare se babai juaj është një burrë Shteti , dhe nëna juaj,një model i grave Shqiptare.

Shkoja dhe i ndihmoja prindërit, derisa i mora në shtëpinë time. Por babai u sëmur me cerozë, ndërsa mamaja vdiq nga zemra, shkoi 6 vjet pas babait.

***

Idriz Ruka nuk ishte njeri politik, por Kombëtar. 65 vjet publike, nuk ishte anëtar i asnjë partie politike.Nuk ngriti dorë asnjëherë kundër popullit të vet, edhe atëhere kur e urdhëronin. Nuk i ka zbatuar urdhërat e okupatorit, edhe kur ka pasë kokën në rrezik. Ka lufuar për të mirën e popullit të vet. Ai tha edhe para trupit gjykues: Të dalë dikush që i kam bërë keq gjat shërbimit tim!Ai ishte kundër hakmarrjes.

Duke pasë parasysh kontributin e Idriz Rukës, pyes: a nuk do ishte e e drejtë, që Akademia e Rendit të mbante emrin e Idriz Rukës, e ushtarakut që studioi në perëndim dhe shkroi librin e parë shkencor për policinë e shtetit ? E ushtarakut që u dënua pse studioi në perëndim dhe pse punoi në polici,  edhe pse Ai punoi me vetmohim e me ndërgjegje të lartë për Shqiptarët dhe Shqipërinë ?

Pyes sërish:  Po a nuk duhet ti jepet edhe titulli Akademik , meqenë se Idriz Ruka ka hartuar 3 vepra shkencore?! Nuk i kërkoj për hatër këto ndere, por jam e bindur se ai i meriton. Qysh prej vitit 2007 e deri 2012, u kam shkruar presidentëve e Kryeministrave, madje dhe kryebashkiakut të Tiranës, por asnjë përgjigje. Unë pres ende që e drejta të vihet në vend edhe pse Shqipëria ime ka plot halle të tjera.

24 mars 1999 : Nata, që hyri në historinë e Shtëpisë Bardhë

$
0
0
Nga Beqir SINA/
WASHINGTON : Pasditen e 24 marsit 1999, presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje. Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha: “Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.
Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombas, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale. Misioni ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne dhe NATO e kemi seriozisht, që t’u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Serbi sot (24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndërrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtuar seriozisht ushtrinë serbe që është kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Dhe nëse presidenti Milosheviç nuk i bindet paqes atëherë na takon ne që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t’i shpallim luftën.
Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Milosheviçi nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Milosheviçi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës…
Bashkëkombas: unë jam i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë diçka nga SHBA-s, nuk është aq i madh sa ç’është rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njerëzit që nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, ne sot, së bashku me aleatët tanë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, atëherë, presidenti Milosheviç, do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e quajtur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njerëzit në Kosovë.
Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra, dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijëra refugjatëve të cilët presin vetëm mbrojtjen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës. Populli i saj, megjithëse në Kosovë kanë vendin e tyre, nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne të sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën”.
Në 23 shkurt, shqiptarët kosovarë, përfshi këtu edhe Thaçin, e pranuan marrëveshjen në parim, u kthyen në shtëpi për t’ua treguar atë njerëzve të tyre dhe në mes të marsit udhëtuan për në Paris për të firmosur dokumentin e përfunduar.
Serbët e bojkotuan ceremonine ndërkohë që 40 mijë trupa serbe ishin grumbulluar përreth Kosoves dhe Millosheviçi përsëriti se ai nuk do te lejonte kurrë vendosjen e trupave të huaja në tokën jugosllave.
Unë e dërgova Dik Hollbruk-un (Richard – “Dick” Holbrooke) për ta takuar atë për herë të fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lëvizte nga vendi. Në 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Javier Solana, me mbështetjen time të plote, i kërkoi Gjeneralit Uesli Klark të fillonte sulmet ajrore.
Në të njëjtën ditë, me shumicë votash 58- 41 Senati votoi për të mbështetur këtë veprim. Në fillim të muajit Dhoma e Përfaqesuesve kishte votuar 219 me 191 për të mbështetur dërgimin e trupave amerikane në Kosovë në rast se nënshkruhej marrëveshja e paqes.
Mes Republikaneve të njohur që votuan në favor të këtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (shënim i im Henry Hyde, një mik i madh lobit shqiptarë, pikërisht ish kongresisit republikan të New Yorkut, Xhozef DioGuardit).
Kur kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet të ngrihet kundër Millosheviçit dhe spastrimeve etnike unë buzëqesha dhe thashë me vete “ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) në fund të fundit ishte diku brenda tij” (Shënim i përkthyesit: Dr. Jakyll është një personazh letrar dhe këtu nënkupton anën pozitive të një personi.)
Ndërsa shumica e Kongresit dhe të gjithe aleatët tanë në NATO mbështesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte në të njëjtën linjë. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me Al Gore. Kur Al e njoftoi se një sulm mbi Jugosllavinë ishte i mundshem, Primakov urdhëroi që aeroplani i tij të kthehej mbrapsht drejt Moskës.
Në datën 24 (mars 1999) une iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja nje akt të tillë.
U shpjegova atyre se Millosheviçi u kishte zhvatur kosovarëve autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur. Une iu pershkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni.
Më në fund unë kisha mundësi t’i vendosja ngjarjet aktuale në kontekstin e luftrave që Millosheviçi kishte shpallur kundër Bosnjes dhe Kroacisë dhe në ndikimin shkatërrues të vrasjeve të tij mbi të ardhmen e Europës.
Fushata e bombardimeve kishte tre qellime: t’i tregonte Millosheviçit se ne e kishim seriozisht se do të ndalonim një rradhe tjetër të spastrimit etnik, se do të shmangnim një sulm akoma më të përgjakshëm kundër civilëve të pafajshëm në Kosove dhe se nëse Millosheviçi nuk do të dorëzohej se shpejti ne do të dëmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak të Serbisë.
Atë natë filluan sulmet ajrore.
Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth nje milion shqiptarë prej shtëpive të tyre. Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë. Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim.
Disa njerez arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka. Por me këtë argument kishte dy probleme. Së pari, derisa ushtarët të arrinin në pozicionet e tyre, të mjaftueshëm në numër dhe me mbështetjen e duhur, serbët do të shkaktonin një dem shumë të madh. Së dyti, viktimat civile të një fushate ushtarake në tokë do të kishin qenë shumë herë më të mëdha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave të pasakta.
Unë nuk u bashkova dot me argumentin se duhej të ndiqja një kurs i cili do të merrte më shumë jetë amerikanësh, pa siguruar shumë bindshëm mundësinë e një fitoreje. Strategjia jone shpesh do të dyshohej, por ajo kurrë nuk u braktis. Në fund të muajit, kur bursa u mbyll për të parën herë në historinë e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur une mora Presidencën, vendosa të bëja nëe intervistë me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather.
Pas një diskutimi të gjerë për Kosoven, Dan-i më pyeti se nëse e prisja që një ditë të bëhesha bashkëshorti i një senatoreje të Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë shumë zyrtarë të New York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) për t’i kërkuar Hillaryt të merrte në konsideratë që t’i hynte garës. I thashe Rather se nuk e kisha idenë se çfarë ajo do të vendoste, por nëse do të kandidonte dhe do të fitonte “ajo do të ishte e mahnitshme”.
Në prill ndërsa ne kishim shtuar bombardimet në qytetin e Beogradit duke goditur Ministrine e Brendshme, selinë e televizionit shtetëror serb, shtëpinë e Millosheviçit dhe ndërtesën e partisë së tij, konflikti në Kosovë u intensifikua. Ne gjithashtu shtuam jashtëzakonisht mbështetjen financiare dhe praninë me trupa ushtarake në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia për t’i ndihmuar ata të përballonin vrullin e madh të refugjatëve.
Nga fundi i muajit, kur Millosheviçi nuk ishte përkulur ende, nga dy drejtime njëkohesisht po vinin kundërshtime ndaj politikës sonë. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anëtarë të Kongresit mendonin se ishte koha për të dërguar trupa nga toka, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër dërgimit të trupave pa aprovimin paraprak të Kongresit. Unë besoja ende se fushata ajrore do të jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dërgimin e trupave nga toka për arsye të ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtës.
Në 14 prill i telefonova Boris Yeltsin për t’i kërkuar pjesëmarrje me trupa ushtarake në një forcë paqeruajtëse ashtu si edhe në Bosnje. Shpresoja se një prani ruse do të ndihmonte të mbronte minoritetin serb dhe mund t’i jepte Millosheviçit nje mundësi për të shpëtuar fytyrën e tij për kundërshtimet ndaj vendosjes së trupave të huaja.
Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.
Më pas , Këshilli i Sigurimit i OKB-ës miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.
Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë, e cila është e njohur nga 112 shtete përfshirë SHBA, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën, Suedinë, Japoninë, e tjerë.
201110294022724734_20.jpg
album_picphp1.jpg
120605_11_bill_clinton_ap_328_6051.jpg
article-1296881-001C4C0E00000258-202_468x297.jpg
2-kvebis.jpg
260px-Нато_бомбе_изазивале_еколошку_катастрофу_у_Новом_Саду.jpg
120605_11_bill_clinton_ap_328_6051.jpg
article-1296881-001C4C0E00000258-202_468x297.jpg
alg-statue-bill-clinton-jpg.jpg
bomblarge.jpg
cl-10.jpg
george-soros-funded-hate-group-democracy-spring-set-to-attack-donald-trump-nteb-933x445.jpg
hqdefault.jpg
kosovo-big-bill-3.jpg
li-620-clinton-cp-1315654.jpg
size0.jpg

 

70 VJETORI I VRASJES PABESISHT TË DIJETARIT DON NIKOLLË GAZULLI

$
0
0

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: DON NIKOLLË GAZULLI(1893 – 1946)

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

■Aty ku u lé Besa dhe Burrnia, tash 70 vjet po mbretnon tradhëtia!

■Kush ishte Ky Burrë që as nuk i tutej syni nga bishat antishqiptare?! – Shikoni foton!

Asht i Fisit shekullor të Gazullorëve. Asht lé me 1893 në Dajç të Zadrimës. Gjimnazin e ka perfundue në ata thëmele ku qeveria jugosllave porositë mikun e vet gjinokastrit, që sa maparë “me e shkatrrue me kulm e temel atë çerdhe”… Studimet e nalta i vazhdoi në Insbruck dhe Tirol per filozofi dhe teologji. Në 1917 shugurohet në Romë. Vjen në Atdhe dhe i kushtohet prirjes së vet në lamen e gjuhësisë, ku mbetë shkenctar i vertetë. Koha e prodhimtarisë asht shumë e shkurtë tue dijtë se edhe në 1927, u dënue kater vjetë burg nga Ahmet Zogu, pikrisht kur vari vllaun e Tij Don Gjon Gazullin, në 1927 në Shkoder.

Asht e vertetë se “Malësorët e Veriut në 2000 vjetë nuk e ndrruen Fenë Katolike”, po si e ruejtën dhe me sa gjak i lane Ata shkambijë e shpella, ku në dy gjunjë nder shtroje e mbuloje kashtet luteshin para Kryqit dhe betoheshin per “Besë, Burrni e Bujari”, ndaj mikut dhe shokut, ate e dijnë vetem Ata shkrepa, ku asht daltue historia e Atyne Viseve!

■Pabesia e “çlirimtarëve” të Enver Hoxhës, Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut ndaj Veriut, sot duhet zanë vendin kryesor në faqet e historisë, dhe duhet ti bahet e kjartë kryesisht Rinisë Shqiptare, se “çlirimtarët” zhytën Shqipninë e Gjergj Kastriotit në vitin 1944 nën thundrat gjakatare të sllavokomunistëve jugosllavë, grekë dhe bolshevikë stalinistë.

■Kur nder krahinat e Berdicës vazhdonte qendresa antikomuniste në Dhjetor të 1944, mbas Taraboshit ishin të rreshtuem formacionet jugosllave me shtypë rezistencën…

■Kur krimineli Mehmet Shehu nuk ia doli me thye priten e Prekë Calit, tradhëtisht i ra mbas shpine nga krahinat e pushtueme prej forcave jugosllave, të cilat morën pjesë në luftën kunder Malësorëve të Kelmendit perkrah “çlirimtarëve” tradhëtarë të M. Shehut, dhe mbasi vrane 118 Burra të Malësisë, i hollën nder lumej e prroska…

■Pandi Kristo pohon: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sepse kanë qenë katolikë!” Lista e kriminelëve vrastarë asht ajo që ka dekorue kryeministri Rama.

■Po, per Klerikët Katolik kishte ndonjë “urdhër sekret” nga E.Hoxha? – Edhe ajo asht e ruejtun pranë arkivit të “Seksionit Katolik në Degen e Mbrendshme të Shkodres”…

■Shikoni arkivin e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit)… Mbrenda të cilit vepronte Seksioni Katolik. Jugosllavët kishin Seksionin nr. 2, ku ishte prezent referenti per Klerin Katolik Shqiptat. Këta seksione sllavokomuniste kishin një qellim të perbashkët: Zbatimin e Gjenocidit kunder Klerit Katolik Shqiptar, shkatrrimin me kulm e thëmel të çerdhes Françeskane, dhe shfarosjen e inteligjencës katolike, të përgatitun nder universitetet Europjano Perëndimore. Eksperienca jugosllave dhe greke me Popullsinë Shqiptare nder shekuj, per zhdukjen e Saj graduale do të zbatohej nga të gjitha palët e interesueme me mjetet ma barbare, simbas porosive të referentëve…që aso kohe ishin shpernda nder të gjitha fshatrat e Malësisë, mbrenda brigadave të Ndjekjes.

■Rradhen e kishte Don Nikoll Gazulli, Prifti i Shkrelit, shkenctar dhe Klerik i njohun në rrethet intelektuale Europjane. Referenti jugosllav përgatiti terrenin per vrasjen e Don Nikollit, me anën e “malësorëve kapadai”, tue ua mbushë kokat boshe me biseda dhe shpifje kunder Priftit, i cili “edhe mund të vritet nga fshatarët e vet, kur Ai tradhëton Atdheun e Fenë.” Këte referenti e kishte lexue nder libra sekrete fetare Ortodokse. Per me u “sigurue” malësori shkon dhe takon At Konrrad Gjolaj në Kuvendin e Fretenve në Shkoder, dhe sigurohet se, ashtu asht kur “tradhëtia e Priftit vertetohet botnisht…”

■Me daten 23 Mars 1946, i papajtueshmi Don Nikoll Gazulli me pushtetin komunist në Shqipni, gjindet i vramë në Rrencë – Suka të Vrithit, dhe varroset në Sterkujë me urdhen të dy prej kriminelëve ma të urryem nga krahinat e Maleve të Veriut, Zoji Thëmeli kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodres, dhe toger Baba i Koplikut…

■Emni i vrasësit mbeti “sekret Rrëfimi” i pashkruem në librin e At Gjolaj “Çinarët”.

■Deri në vitin 1990 pak kush e ka njoh dijetarin Don Nikoll Gazulli, autor i veprave të mëdha “Fjalorthi Toponomastik”, “Fjalorthi i Ri”, “Fjalorthi i fjalëve të rralla të Malësisë Veriore”, punimeve të botueme në “Hylli i Dritës” me pseudonim “Gelasius”, dhe sa Veprave të tjera, të cilat nuk mund ta dijmë se sa nuk janë plaçkitë… ashtusi veprat e At Justin Rrotës, At Donat Kurtit, Don Aleksander Sirdanit etj.., në këta 70 vjetë!

***

■Sot né perkujtojmë 70 vjetorin e kësaj vrasje të pabesë të Don Nikoll Gazullit!

■Kultura Shqiptare pa Këta Kolosë, që vune thëmelet dhe kulmin e Asaj binaje që thirret Shqipni, vetem vyshket… Po, Gjaku i Tyne i shkuem rrëkajë per “Atdhé e Fé”, do ti vadisin per mos me vdekë kurrma!

■Jo heshtje! Shqiptarë…

Asnjeni prej Tyne Gegënishten e bukur të daltueme në shkam nuk e ka marrë me vete!

■Asht Gjuha e Atyne Maleve që nuk shuhen as, sheshohen, dhe as thërmohen kurrë!

*Pjesa e VI… Vazhdon Pjesa e VII…

Melbourne, 22 Mars 2016.

 

ITALI – AUSTRI : Beteja ajrore para 100 viteve

$
0
0

Nga  Dr. Niko FERRO & Andrea Liko/

Gjatë betejave në Luftën e Parë Botërore u përdorën edhe  avionët. Materiali ynë synon të sjellë diçka nga përplasja ajrore Itali – Austri me fakte që botohen për herë të parë… A ka pilotuar  i madhi  Aleksandër Moisiu mbi Fushën e Myzeqesë ?…Piloti legjendar Julius Arigi…

Ndër pak më shumë se katër vite të Luftës së Parë Botërore, viti 1916 ka specifikat e veta. Kështu në gjitha fushëbetejat e panumërta; kështu edhe në Lushnjë. Ne nuk po ndalemi tek “dialogët” transhe – transhe, as në përplasjet mes zhegut të pluhurt  lëkurdjegës, apo  baltrave bezdisëse deri në cfilitje.

Informacioni i ri është për betejat ajrore, kur “zogjtë e hekrit” bënin dëm të madh dhe linin shtangur myzeqarët deri dje indiferentë. Në muze ruhen dëshmi gojore të banorëve të zonës së Divjakës, Libofshës, Gradishtës etj., por së fundi hulumtimi të ofron edhe dëshmi të kohës, shkruar gazetave, dërguar shtabeve, apo analizuar nga kancelaritë përkatëse.

Dihet që për herë të parë, avionët u përdorën më 1911, në luftën italo – turke, paçka se Franca kishte të tillë që më 1909. Madje, midis pilotëve turq ishte edhe një shqiptar, Avni Xhaxhuli nga Leskoviku…  Kur u ngrit i pari me avion, kapiteni  italian Piazza e shihte veten zot, por kur më 10 shtator 1912  “Nieuporti” u rrëzua prej artilerisë, pilotët kuptuan se nuk ishin Gilgameshi i pavdekshëm.

… Sidoqoftë, e ndihmuar nga francezët, ushtria italiane kishte një trup ajrore  e njohur si “Skuadrilia Nieuport” dhe me të i qendroi  fort përballë “skifterëve” austriakë. Sipas dëshmive të kohës, këta avionë nuk ishin shumë të shpejtë. Për shembull, avioni “Nieuport – 10” lëvizte me afër 140 km në orë, ndaj edhe u ndoq nga “Nieuport – 11”, i quajtur “bebe” për shkak të përmasave të vogla. Edhe vet pilotët italian nuk shquanin për dëshirë të madhe apo talent manovrimi.

Përkundrazi, austriakët kishin në përdorim avionët më të mirë të kohës, të quajtur  “Luftfahntrupper”. Paçka se me strukturë të thjeshtë, ata arrinin tek 200 km në orë dhe ishin të pajisur me mitrolozë. Sipas historianit sërb të Akademisë Ushtarake, nënkolonelit S. Gjukiq, avionët më shumë shërbenin për të ruajtur koridoret detare, si për shembull kanalin e Otrantos. Më efikase kjo u bë kur vet avionët niseshin nga platforma të posaçme, sipas shembullit të anijes angleze “Forius”.

Ushtria italiane solli avionë edhe në Shqipëri, fillimisht në një bazë të ngritur enkas pranë Vlorës. Aeroplanë të tipit “Nieuport – 11” kontrollonin gati tërë vijën bregdetare sa për të mbrojtur trupat e veta, aq edhe për të mbajtur larg zonës “italiane” trupat austriake. Sidomos, më të ruajtura ishin gjiret dhe grykëderdhjet e lumenjve deri tek Shkumbini, si platzdarma  strategjike…

Austro – hungarezët erdhën me trupa të shumta e me interesa të mëdha në Shqipëri. Reparti “Flik – 6” u transferua në Shkodër, por në Lushnjë e përreth mbetën reparte të tëra. Dhe patjetër edhe një pistë e fshehtë për avionët. Ajo u hap buzë lumit, diku në zonën e Çermë – Divjakës, veçse në kushte të sekretit maksimal.

Dhe kështu, plot 100 vite më parë, e tërë kjo zonë fushore e bregdetare midis grykëderdhjeve të Semanit e Shkumbinit  u kthye në arenë të përballjes së dy superfuqive të kohës dhe teatri i luftimeve shpesh transferohej në ajër. Përballjet ishin të ashpra. Çdo ditë, në trekëndëshin Lushnjë – Libofshë – Kavajë,  “zogjtë e hekrit” të ekipeve të Italisë dhe Austrisë përfshiheshin në lojën e tyre vrastare. Avionë  të repartit nr. 34 kryenin sulme mbi objekte ushtarake apo prodhuese austro – hungareze. Ndërkohë, kundërpërgjigja ishte gati dhe shpesh herë, edhe e suksesshme. Ndofta edhe për shkak të numrit : italianët kishin 12 avionë, ndërsa kundërshtarët e tyre, 22 të tillë.

Në këto vite, si ushtar i thjeshtë pilot, në ushtrinë austriake shërbente edhe aktori i madh Aleksandër Moisiu, i cili e kishte fluturimin  hobi. Nuk e dimë në se ai ka fluturuar ndonjëherë mbi Fushën e Myzeqesë, pasi  gjeniu i skenës u rrëzua në Francë, u burgos atje. Kur u arratis pas 6 muajësh, ai shkoi në Gjermani dhe nuk rezulton të jetë rekrutuar përsëri.

Ndër pilotët austriak, më i shquari ishte Julius Arigi. Një herë ai arriti të futet në hapsirën e Vlorës, goditi dhe fundosi piroskafin italian të ankoruar aty.

Gjatë verës së vitit 1916, në zonën e Lushnjës është zhvilluar një nga betejat më të egra ajrore midis këtyre dy kundërshtarëve të fortë. Ka qënë ende mëngjes kur skuadrilia italiane kaloi Semanin dhe, gjithmonë përgjatë bregdetit, iu afrua Divjakës me synim Durrësin. Sipas tyre, ata po shfrytëzonin terrenin, befasinë e fshehtësinë. Mirëpo nuk ishte ashtu. Syçelët, austriakët i identifikuan shpejt dhe urdhëruan pilotët e tyre me Arigin në krye të sulmonin furishëm. Vetë Julius Arigi pilotonte një “Harisa Brandenburg C.I.61-64”. Sipas dëshmive gojore të ruajtura, qielli atë ditë u trazua keqasi se “zogjtë e hekrit  po hanin njëri – tjetrin”. Për t’iu kthyer burimeve historike, kamikazi austriak i ajrit  rrëzoi  pesë avionë armiq, tipi “Farman”; madje njeri prej tyre ra në Kënetën e Karavastasë. Këtë e konfirmon edhe piloti tjetër austro – hungarez, S. Lasi. Autoritet italiane raportuan për dy pilotë të humbur, Francesco Scarioni dhe Attilo Viziono.

Pak ditë më vonë beteja ajrore u zhvillua mbi qytetin e Lushnjës. Dhe përsëri fitues doli austro – hungarezi  Julius Arigi i cili rrëzoi avionin italian të kapitenit Castelleto dhe ndihmësit Pesci… Pas këtyre përplasjeve, ky pilot u vesh me vlera supermeni e u bë legjendë… Gjithësesi, të vështirë “Asi i asëve”, siç nisën ta quajnë edhe vet italianët, e pati me pilotin e talentuar Cesare Sabelli, në një betejë mjeshtërore mbi fushën e Tërbufit. Piloti italian, trim, i aftë e krenar, në pamundësi për të rrëzuar Arigin, nuk e uli avionin në bazë. Ai iku në Bari për tu tërhequr nga beteja të tilla…

 

 

 

 

NUMAN LEPENICA,KUDO, KU SHËRBEU NDRYSHOI PËR MIRË JETËN E BANORËVE TË ASAJ KOMUNE

$
0
0

*Ishte i dyti pas major Ahmet Lepenicës që i dha emër të mirë vendlindjes në hapsirën shqiptare, duke mbajtur si mbiemër emrin e fshatit Lepenicës./

*I shërbeu vendit të tij për 32 vjet, nga 1912 deri më 31 dhjetor 1944, si luftëtar trim më 1920, kryetar komune dhe nënprefekt dhe ashtu si miku i tij Ali Asllani vdiq në mjerim, pa pension, me gruan dhe vajzën të dëbuar nga arsimi, vjaza tjetër e helmuar dhe vajza e tretë e burgosur./

 Nga Enver MEMISHAJ/

 Për historinë e administratës shqiptarë që ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin e vendit, në çdo kohë, pothuajse nuk shkruhet, ndërkohë që në çdo hap të jetës sonë ndeshim veprën e tyre, pa na vajtur mëndja të mendojmë për krijuesit e tyre.

Një prej këtyre personaliteteve që duhet kujtuar e nderuar është edhe Numan Hoxhaj, që në historin e administratës shqiptare do të hynte me emrin Numan, ose Luman Lepenica. Ai lindi më 3 mars të vitit 1892, në Lepenicë të Vlorës, dhe vdiq në Vlorë në muajin mars të vitit 1953. Ai mbahet mënt edhe sot e kësaj dite si një burrë elegant, i pamshëm, me mustaqet kacorr, jetonte e mbahej si parizian, por mbi të gjitha ishte një atdhetar i plagosur në luftën e Vlorës më 1920, një nëpunës i lartë i shtetit, kryetar komune dhe nënprefekt, që la gjurmë në të gjith hapsirën shqipëtare ku shërbeu me dije e përkushtim.                                                                              *         *       *

Ishte një djalë shumë inteligjent dhe ëndërronte që pas arsimit qytetas turqisht në Vlorë të kryente shkollë në Stamboll. Dhe rasti i erdhi. Tafili kushëriri parë i tij që drejtonte familjen e dërgoi në Vlorë me një kafshë për të shitur leshin e bagëtive. Ai e shiti leshin bashkë me kafshën dhe me atolekë, pa marrë leje nga familja, i hipi vaporrit e shkoi në Stamboll. Atje takoi Ahmet Lepenicën, kushririn e tij, oficer i Perandorisë që kishte marrë famë në fushën ushtarake. Ahmeti e futi në një shkollë ushtarake ku studjojë për dy vjet.Tafili nuk donte ta kishte larg syrit, djalin, kështu e quante ai kushririn e tij, prandaj i kërkoi Ahmetit të ia kthente. Ahmeti pranoi me një kusht që Numani ta vazhdonte shkollën në Shqipëri.

Pas kthimit Numani ndoqi normalen e Elbasanit. Në përfundim të shkollës ai ishte përgatitur për të shërbyer në administratën e shtetit shqiptar, pasi zotronte edhe dy gjuhë të huaja: turqisht dhe italisht. Babai tij, Mahmuti, kishte kryer shkollë në Kaninë dhe kish dalë hoxhë. Si hoxhë ai punoi në Kaninë, Kropisht dhe Lepenicë. Për këtë arsye djemtë e tij: Isaku, Numani, Refati dhe Xhelali morën mbiemrin Hoxhaj, që u bë mbiemri dytë i fisit, pas atij Memishahaj.

Numan Hoxhaj, që më vonë do të quhej Numan Lepenica, mori pjesë aktive në lëvizjet antiturke për liri e pavarësi. Gjatë viteve 1911-1912, ishte në lëvizje të përhershme në fshatrat e Vlorës për thirrje e propagandë kundër Turqisë.

Përpjekjet e shqiptarëve shpunë në shpalljen e Pavrësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912. Në realizimin e kësaj ëndërre kishte dhënë ndihmesën e tij modesta edhe djaloshi Numa Hoxhaj, prandaj kishte të drejtë të krenohej. Në qeverinë e Ismail Qemalit, Numani qëndroi nën komandën e kapiten Ahmet Lepenicës në mbrojtje të shtetit të ri dhe lirisë. Më pas shërbeu si sekretar i Gjykatës në Mallakastër. Në qeverinë e Princ Vidit, më 8 mars 1914, ka shërbyer në policinë e Beratit, duke qënë se kishte edhe arsim ushtarak.

Gjatë viteve 1915 – 1917 ka shërbyer në shkollën e gjindarmërisë në Vlorë, si instruktor.

Më 1919-1920 ka qënë inspektor dhe drejtor i vergjisë, tatimeve në Vlorë.

(AQSH F. 803, V.1921-1939, D. I- 97, f. 47; AQSH F. 152/10, V. 1927, D. 1323, f. 1)

Si e gjithë familja, Numan Hoxhaj, ishte nga të parët që mori pushkën në Luftën heroike të Vlorës më 1920. Në përbërje të çetës së fshatit, ai luftoi me trimëri në Llogora ku edhe u plagos, por nuk u tërhoq nga lufta.

Në përfundim të luftës, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, për luftëtarët që kishin treguar trimqri dhe ishin plagosur u dha nga një shtëpi, si shpërblim e nderim, nga ato që kishte lënë ushtria italiane. Edhe Numan Hoxhës iu dhurua nga  prefektura një shtëpi druri, që në atë kohë i quanin baranga të italianëve, në vendin e quajtur Sheshi i Pashait, sot lagjia “Lirim”, në hyrje të qytetit të Vlorës, në rrugën që më pas u quajt rruga „Zigur Lelo“, por nuk u dhanë tapitë.

Në këtë shesh u grumbulluan 12 familje të ardhura nga Tepelena e Kurveleshi të djegur nga grekët, në vitin 1914.

Më 29 prill 1922, Numan Hoxha dhe 11 familje të tjera i bëjnë një lutje prefekturës që t`ua njohë si pronë truallin në të cilin banojnë së bashku me ullinjtë pronë shtetërore. Më 26 maj 1922, prefekti Bajram Fevzi i përcolli Ministrisë kërkesën e 12 qytetarëve. Me vendim qeverie nr. 513 datë 12.6.1922, kërkesa u miratua dhe detyrimi për truallin dhe ullinjtë do të shlyhej brenda 30 vjetëve.

Vendosja në qytet e Numan Hoxhës do të kishte një ndikim të madh për të gjith fisin e tij Memishahaj ose Hoxhaj, pasi ai njeri dhe ajo shtëpi do të bëhej baza e qytetërimit, ndihmës dhe arsmimimit të djemëve dhe vajzave të fisit.

Në këtë shtëpi prej dërrase me një sipërfaqe prej 198 m²  me tre dhoma, jetoi familjarisht Numa Lepenica me nënën, bashkëshorten dhe tre vajzat. Në vitin 1966, Afërdita, e bija e Numanit ia shiti Vasillio Vitos nga Dukati.

Një shtëpi tjetër me tre të ndara prej 300 m² dhe 553 m² bahçe, ju shit në vitin 1966, Sabaudin Kapllanit nga Kanina. (AQSH F. 249, V. 1922, D. III-314, f. 11, 12, 13)  

Pas fitores së Luftës së Vlorës ai u emërua protokollist në Prefekturën e Vlorës.

Në prill të vitit 1921, Numan Lepenica në pëbërje të parisë së Vlorës mbështet dhe është një nga organizatorët e Kongresit të Federatës Panshqiptare “Atdheu” dhe pas tij do të vinë në këtë lëvizje vëllezërit dhe njerëzit e tij të afërm: Refati, Xhelali, kushriri tij Fejzo Lepenica etj.

Nën ndikimin e major Ahmet Lepenicës, si shumica e vlonjatëve Numani mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924.

Me rënien e qeverisë së Nolit dhe ardhjen në fuqi të Ahmet Zogut më 24 dhjetor 1924, ai u arratis në Itali, por në saje të miqve ai mori vesh se nuk ishte në listën e të dënuarve nga qeveria dhe prandaj në fund të janarit 1925 ai u kthye në Vlorë dhe u emërua nëpunës i shërbimit civil në Prefekturës së Vlorës. (“Gazeta Zyrtare”, nr. 2, dt. 26.1.1925)

Aftësitë profesionale, ndërshëria dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrës si dhe miqtë të shumtë ndikuan që më 10 gusht të vitit 1925, ai të trasferohet protokollist në Ministrinë e Brëndshme, në vend të tij si nëpunës civil u emërua Ismail Adem bej Risilia. (”Ushtima e Vlorës”, Viti I, nr. 1, dt. 10 . 8. 1925)

Në detyrën e protokollistit së Ministris së Brëndshme ai gjendet me mbiemrin Numan Lepenica. Pas major Ahmet Lepenicës ai është i dyti nga vendlindja e tij që merr për mbiemër emrin e fshatit dhe e bën të njohur Lepenicën në territorin shqiptar. Këtë detyrë ai  e ushtroi deri në fund të vitit 1928, duke u treguar si gjithnjë nëpunës i detyrës, me aftësi të larta profesionale dhe ndershmëri dhe për këto merita në vitin 1929 e emëruan kryetar të komunës së Nartës së Vlorës me sekretar komune Miti Puka, nga Lushnja.(“Fletore Zyrtare”, nr. 23, dt. 22. 4.1929)

Në saje të vlerësimit të punës tij në vitin 1930 ai trasferohet dhe emrohet kryetar komune në Këlcyrë. Për shërbimet e tij në këtë komunë marrim informacion nëpërmjet dy artikujve të gazetave të kohës:

Artikulli i parë: “Autoritetet në maninë e tyre për të shtërmbruar origjinën e emërtimeve të huaja të qytetit Klisurë e kanë pagëzuar zyrtarisht: Këlcyrë. Nuk jemi të këtij mendimi, se me të vërtetë në qoftë se kemi dëshirë që fshatrave të Mbretërisë Shqiptare, atyre që kanë emërtime të huaja, tu japim pagëzim shqiptar këtë duhet ta bëjmë në tjatër mënyrë me anën e një komisioni të emëruar dhe jo duke shëmtuar emërat si Këlcyrë, Gjirokastër, Poradec etj.

Komuna e Këlcyrës përmbledh në administratën e vet 21 fshatra me 7000 banorë. Ka një të ardhur 800-1000 napolona në vit. Banorët pothuajse të gjithë jetojnë mirë. Si kryetar i kësaj komune është Numan Lepenica, një njeri që ka kuptuar fare mirë se si duhet organizuar një komunë dhe i cili për zotësinë që ka treguar flitet se do të trasferohet për në Korçë.

Pas shpegimeve që më dha z. Numan Lepenica kuptohet se në qarkun e Këlcyrës si në tërë Shqipërinë ndodhen fshtra të largëta njëra nga tjetra me nga pesë, dhjetë ose pesëmbëdhjetë shtëpi. Natyrisht për një fshat të tillë Qeveria nuk mund të bëjë as rrugë as shkollë.

Por me qënse të tilla fshatra janë të shumta tani po bisedohet grumbullimi i tyre në katunde më të mëdha. Kësisoj të grumbulluar, banorët e një krahine do të mundin shpejt të përfitojnë nga përparësitë e qytetërimit sepse së bashku me dritën e shkollës do të përfitojnë edhe nga një situatë më e mirë ekonomike.

Fakti që do të çuditë këndonjësit është se qyteti i Këlcyrës është një oborr i madh beqarësh… ku nuk ndodhen përveç se dy zonja: e kryetarit të komunës dhe ajo e farmacistit. Është koha për ata që kanë çupa shumë, të venë të gjejnë dhëndurë në Këlcyrë”. (Korespodenti gazetën “Shqipëria e re”, Konstancë, nr. 438, dt. 23. 9. 1930)

Në ushtrimin e detyrës si kryetar komune, Numan Lepenica, është kujdesur dhe ia ka arritur që të ndryshojë jetën e komunitetit për mirë, kështu p.sh. ai është i ndieshëm dhe i kujdesëshëm që jo vetëm të  sjellë kuadro në komunën që drejton por edhe të shqetësohet për pagën dhe kushtet e jetesës së tyre. Me këtë arsyetim ai diskuton për ardhjen e një mjeku në Këlcyrë: “Për këtë, kryetari i saj Naum Lepenica, përgjigjej se ishte dakord, veçse e shqetësonte problemi i rrogës dhe nuk dinte nëse doktori Koço Dede, pranonte të qëndronte në atë qendër me pagën 160 franga ari në muaj.

Për rregullimin e kësaj çështjeje sipas ligjeve, Lepenica e shihte të udhës të bëheshin hapat e duhura nga autoritetet më të larta prej nga varej dhe ajo komunë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, që në ujdi me Drejtoirinë e Përgjithshme të Shëndetësisë të rregullohej çështja e doktorit në fjalë, simbas nevojës dhe interesit të përgjithshëm të popullsisë së rajonit të asaj katundarie si dhe në interesin e arkës së zyrës së komunës”. (AQSH F. 294 V. 1930 D. 360 f. 107. )

Artikulli i dytë për komunën e Këlcyrës është i vitit 1932: “Para disa javësh Kryetari i Katundarisë së këtushme z. Numan Lepenica i shoqëruar prej kondoktorit të Këlcyrës z. Feim Mukës matën e shënuan pjesën e rrugës komunale Këlcyrë – Mbrezhdan – Malishovë e deri te Dërrasa e Dishnicës, komuna e Sheperit.

Sipas fjalimeve që patëm me zotrinjtë e tyre rruga brenda një viti do të jetë e mbaruar. Në bëmjen e rrugës do të marrë pjesë çdo mashkull pa privilegj moshe e nëpunësie. Po të detyruar që sejcili të bëjë metrat që i cakton ligji i katundarisë. Bëmja e kësaj rruge do të jetë fatlumturi për krahinën e Zagorisë. Kjo rrugë do të shpëtojë nga fatkeqësia 14 katunde të kësaj lugine që sidomos në stinën e dimrit nga bora e shumtë që bie e rrethon malet përqark, mbetet e izolueme.

Do të jetë një lumturi shumë e madhe, për ato familje, burrat e të cilave jetojnë në kurbet. Nga mungesa e kafshës që s`ka e shkreta grua është e detyruar që mallrat e bler në Gjirokastër e Tepelenë t`i ngarkojë në shpinë. Nga një herë edhe të shkretin misër. Gratë e katundeve në fjalë duhet t`u dalë frika se me bamjen e kësaj rruge i japin fund frikës nga të gremisurat e kafshëve si: Qafë Dhëmbel, Gjurma e Mushkës, Shtegu i Pelës, Hija e Mallëkuar, Dërrasa e Çajupit, etj. Nevojat që do të ketë çdo katund shpresojme se me këtë rrugë do t`i kompletojë me anën e mjeteve moderne ose kafshën që ka, që do të shkojë pa frikë e trëmbje mbi këtë rrugë.

Sa për zagoritet ashtu dhe për shtetin, mejtoj se do të ish interes i përbashkët në se rruga shtetërore e projektuar: Gjirokastër – Poliçan – Përmet të bëhej: Gjirokastër – Erind – Çajup – Topojë – Malishovë – Këlcyrë. Për shtetin them se është më e shkurtër dhe kushton më pak…

Lutim dhe kryetarin e pa lodhur të komunës që deri sa të realizohet qëllimi i nalt-thënë të ketë mirësinë e të përmirësojë akoma nga ç`është përmirësuar rruga: Ura e Muço Hysos-Shtegu i Pelës – Limar – Leskaj – Ara e Laze – Malishovë.

Shpresojmë se për ta shpëtuar nga fatkeqësia krahinën e Zagorisë  për bëmjen e rrugës presim vullnetin dhe energjinë e dy kryetarëve: të Këlcyrës e të Sheperit të cilët me këto përpjekje fitojnë tërë simpathinë e popullit”. (Guri i gjatë gazetën “Ora”, Tiranë, nr. 592, dt. 2.7.1932, f. 3)  

Në tetor të vitit 1933, Numan Lepenica trasferohet nënprefekt në Delvinë, detyrë nga më të vështirat e kohës, pasi dihet se Greqia zhvillonte pa pushim aktivitet armiqësor kundër vendit tonë dhe në këto krahina duheshin atdhetarë të pa përkulur, inteligjent dhe të përkushtuar ndaj detyrës, cilësi që Numan Lepenica i kishte, treguar gjatë gjith jetës së tij.

Në tetor të vitit 1934 Numan Lepenica trasferohet kryetar komune në Kushovë të Gramshit edhe kjo një komunë e vështirë dhe afër kufirit (Gazeta „Albania“, SHBA, dt. 9.10.1934)

Në vitin 1935, ai tasferohet dhe emrohet kryetar i komunës së Nikaj Mërturit. Aktivitetin në këtë komunë e pasqyron ai vetë në një artikull botuar në gazetën “Drita”:

“Nartë, 27.7.1937

Fort i nderçmi Zoti Drejtor!

Në numurin 196 datë 22 korrik 1937, faqe 3 në shtyllën e katërt të së nderçmes fletore së Zotrisë tuaj ”Drita”, më ra në sy artikulli: Arsimi në Nikaj e Mërtur.

Jo për gjë tjetër, por për një të vërtetë ju lutem të botoni në atë faqe e në atë shtyllë çka kam nderin t`ju shkruaj më poshtë:

Pater Silvestër Hilaj, duke folur mbi arsimin e krahinës të malsisë së Kosovës, Nikaj e Mërtur ka thënë se janë çelë katër shkolla: Lekbibaj, Salie, Shëngjergj e Curraj i Epërm dhe ndërtimin e godinave të këtyre katër shkollave ia atribuon inisiativës së pa lodhëshme të kolegut tim z. Hito Zaçe.

Këtu Padre harron, a nuk di në do që të harrojë e nuk thotë të vërtetën sepse në shkollën e Lekbibaj dhe në atë të Salies janë mbaruar ndërtimet dhe emërimet e mësuesve respektivë për këto shkolla brenda periudhës që i nënshkruari ka qënë si kryetar komune në Nikaj Mërtur dhe këtë gjë besoj që ta vërtetojë edhe Padre vetë pse me mësuesin e Lekbibajt ka bashkëjetuar në qelë të kishës në fund të vitit 1935 deri sa u bënë pushimet dimrore.

Gjithashtu edhe mësuesi i shkollës së katundit Salie ka qënë emëruar ose në dhjetorin e 1935 ose në kallnuerin e 1936. Këto konfirmohen prej akteve që gjenden në arkivën e P.T. Ministrisë së Arsimit. Mandej z. Hito Zaçeja në e mban mënt mirë Padre ka filluar në detyrë në qershorin e 1936, në vendin tim në Nikaj Mërtur. Besoj se u shpeguam. Kjo nuk është një e drejtë që kërkohet por një e drejtë që duhet të dalë në shesh.

Me nderime Kryetar i Komunës Nartë Numan Lepenica” (Gazeta ”Drita”, Tiranë, nr. 202, dt. 29.7.1937, f. 3)

Në qershor të vitit 1936 Numani largohet nga Nikaj Mërtur dhe emrohet kryetar komune në Pulaj dhe më 10 mars 1937 z. Sulejman Tepelena kryetari i komunës së Nartës trasferohet në Pulaj dhe z. Numan Lepenica kryetari i komunës Pulaj trasferohet në Nartë.(Gazeta “Drita”, Tiranë, dt. 21. 3. 1937, f. 3)

Më 13 dhjetor 1938, trasferohet kryetar komune në Tomorricë. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste ai u lidh me elementët që mendonin e punonin kundër pushtimit. Është kjo arsyeja që  autoritetet fashiste e pushuna nga punë më 10 tetor 1939, si antiitalian dhe ai detyrohet të kthehet në Vlorë. (AQSH F. 152/2 V. 1943, D. 754, f . 3,  4)

Vihen re lëvizjet e shpeshta të Numan Lepenicës në komuna të ndryshme. Kjo vjen nga problemet e shumta që dilnin në ato komuna dhe duhej të gjendej një njeri që dinte t`i vinte në udhën e zgjidhjes dhe sapo Numan Lepenica zgjidhte problemet e komunës ku e kishin trasferuar ate e transferonin në komunën tjetër ku kishin lindur probleme.

Këto lëvizje flasin për atdhetarinë, kulturën, iteligjencën dhe përkushtimin që ky burrë kishte ndaj detyrës dhe vendit të tij.

*      *      *

Numan Lepenica, u shpreh që në ditët e para kundër pushtimit italian dhe bashkëpunues me patriotët që mendonin t`i dilnin zot atdheut. Ai kishte në trup plumbat e pushtuesit italian nga beteja e Llogorasë në qershor të vitit 1920. Ishte kjo arsyeja që ai u pushua nga puna më 10 tetor 1939, si antiitalian.

I tërë fisi tij, në Vlorë dhe Lepenicë nën drejtimin e vëllait të tij Xhelal Hoxhës, u kthye në një nga bazat e njohura të Lëvizjes Antifashiste, duke i dhënë luftës për liri, gjithëçka që i duhej në atë kohë: luftë me armë, propogandë, organizimin dhe pasurinë. Vini re këtë fjalën e fundit: pasurinë, se pa këtë pasuri ajo luftë nuk bëhej, prandaj këto familje dhe këta bura duhen vlerësuar e nderuar.(Shih: AQSH, “Historiku i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare për Qarkun e Vlorës”, Vëll. I, f. 125; Shamet Gjika “Ditari i kohëve me gjëmime…”, Tiranë 2005, f.73)

Italianwt dhe gjermanwt i propozuan t`i japin detyra tw larta por ai nuk pranoi. (Arkivi MPB, Dosja operative 5706)

Vajza e tij Afërdita ishte gjithashtu në vijën e parë të luftës klandestine kundër pushtuesit, me të rejat e qytetit. Ajo u shkojë për studime në Itali, por edhe atje ajo vazhdoi të propagandonte dhe luftonte kundër fashizmit, për këtë aktivitet ajo burgoset dhe internohet në krahina të largëta të Italisë dhe u lirua nga internimi vetmë me hyrjen e Anglo-amerikanëve në Itali në vitin 1944.

Numan Lepenica, gjatë gjith periudhës së luftës 1939 – 1944, u tregua aktiv në nxitjen e luftës kundër fashizmit, në shmangjen e vëllavrasjes dhe si njeri paqësor në administrimin e qytetit duke qënë gjatë gjith kohës, këshilltar në Bashki apo Prefekturë.

Në fund të vitit 1943, kur gjermanët pushtuan Vlorën, kërkuan nga paria e Vlorës që të vendosnin një kryetar Bashkie, në të kundërt komanda ushtarake gjermane do të merrte përgjegjësinë për çdo gjë në Vlorë. Përballë kësaj situate, paria e asaj kohe, e mbledhur disa herë, nëpërmjet një peticioni të firmosur nga 300 vetë, i propozoi Myhedin Haxhiut të pranonte këtë detyrë të vështirë.

Më datën 27 tetor 1943, Prefekti i Vlorës Vizhdan Risilia dhe kryetari i Bashkisë Muhedin Haxhiu njoftonin popullin e Vlorës me këtë shpallje:

“Në datën e sotme në sallën e bashkisë së Vlorës u mblodhë shumica e popullit për zgjedhjen e këshilltarëve të prefekturës dhe të bashkisë. Me zëra të përbashkëta u zgjodhën, anëtar të këshillit të prefekturës: … Z. Numan Lepenica …

Ftojmë gjithë popullin të kenë besimin e fortë në paanësinë tonë dhe në shërbimet tona në interes të Atdheut dhe të këtij qarku. Populli për çdo nevojë të drejtohet në zyra ku do të gjej çdo përkrahje. Kryetari Bashkisë Muhedin Haxhiu, Prefekti i Vlorës Vizhdan Risilia” (AQSH, F. 392, V. 1943, D. 9, f. 26.)

Numan Lepenica ishte autoritet i njohur në qytet dhe për çdo problem në kohën e vështirë të luftës ai nuk mungonte me urtësinë, diturinë dhe patriotizimin e tij, të jepte këshilla dhe mendime për këdo që kishte nevoj dhe kërkonte këshillat e tij.

“Më 13 tetor 1944, deklaron në hetuesinë komuniste major Rexhep Çela, komandant i xhandarmërisë së Vlorës,  më thirri komandanti i regjimentit 153 gjerman dhe më tregoi një listë që i ishte dhënë prej Vizhdan Risilisë që të digjeshin e plaçkiteshin disa shtëpi në Vlorë, Nartë, Oshtimë, Drashovic, Mavrovë, Panaja dhe Fier. Unë e kundërshtova dhe ai pranoi por tha se po të shtihej pushkë kundra gjermanëve në tërheqie do të zbatonin planin e tyre… Unë thirra nga paria e Vlorës Numan Lepenicën e Aristidh Rucin të cilëve u thash të evitohej goditja  e ushtrisë gjermane në tërheqie… Më 14 tetor, para se të nisesha për mbrojtjen e rendit formova një komision të kryesuar nga Numan Lepenica. Armatosa policinë bashkiake, sigurova gjithë makinat e shkrimit, aparatet e çentralit telefonik më se 70 armë e municion…” (Arkivi MPB, Dosaj 395, f. 5 , 116)

*      *       *

Aktiviteti atdhetar, arsimi, nëpunësia e lartë si kryetar komune dhe nënprefekt do ta ngrinin Numan Lepenicën në krye të parisë së Vlorës. Ai do të jetë prezent në çdo aktivitet atdhetar e kulturor të qytetit të tij edhe si sponsor i librave apo aktiviteteve që kryheshin në qytet, ndërmjet të tjerave përmëndim:

– Kështu ndërmjet Abdul Kuçit, Syriri Libohovës, Ferid Taushanit, Gani Alikos, Ismet Libohovës, Hysen Çalës, Jovan Pozios, Aristidh Rucit, Ahmet Nures, Musa Jonuzit, etj., figuron edhe emëri i Numan Lepenicës që ka dhuruar 25 franga ari, për të ndihmuar Avni Rustemin kur ai gjykohej në Paris për eliminimin e Esat Pashë Toptanit. Vetëm Ferid Taushani ka paguar 100 franga ari, katër të tjerë nga 50 franga dhe pas tyre vjen Numani me 25 franga të gjith të tjerët kanë paguar më pak se 25 franga. Patrioti Avni Rustemi, ka qenë dhe ka mbetur  për vlonjatët një figurë shumë e dashur dhe e vlerësuar. (Gazeta ”Mbrojtja Kombëtar”, Vlorë, dt. 18.11.1920, f. 3 )

– Për Federatën Panshqiptare “Atdheu”, Numan Hoxha, dhuron 10 franga ari dhe është njëkohësisht edhe një ndër abonetët e parë në revistën “Atdheu” (Gazeta “Mbrojtja Kombëtare”, Vlorë dt. 18.11.1920; 23. 5. 1921)

– Numan Hoxha figuron në numurin rendor 25 nga 130 vetë në listën e qytetarëve të abonuar në revistën “Atdheu”, organ i Federatës Panshqiptare “Atdheu”.(Revista “Atdheu”, maj 1921)

– Libri i Aqif Sulo Progonatit ”Vjersha kombëtare”, Tiranë 1935, sponsorizohet nga 54 vlonjatë ndërmjet të cilëve: Ibrahim Abdullahu, 2 franga, Sami Imami 2 franga, Imer Sharra 3 franga, Numan Lepenica 5 franga ari…

*      *      *

Nën vuajtjet shpirtërore në varfëri e mjerim, i përbuzur dhe i harrua, ai që dikur quhej Numan Lepenica, me një peshë në Vlorë dhe në shoqërinë shqiptare dha shpirtin e tij të bardhe në moshën 61 vjeçare, në mars të vitit 1953.

Vdiq në shtëpi, i pa mjekur si duhet. Jeta e tij interesante por edhe e trazuar, nuk mund të lihet në errësirë, ajo e cila vlen të theksohet sot, si një vlerë e vyer e këtij burri, është gjaku i derdhur për lirinë e Shqipërisë dhe shërbimi 32 vjeçar si nëpunës i lartë në të gjitha trojet shqiptare në kohë shumë të vështira.                                                                                                                                    Nga gjithë ajo familje me emër e me nam e Numan Lepenicës ka mbetur vetëm një vajzë, Donata e Afërditës, sot avokate në Tiranë, e cila është gëzimi ynë, shumë e dashur, gjithnjë e qeshur si shpirti i sajë, ripërtëritja e genit njerzor, epërsia e rracës.

 

 

Kosova 17 vjet nga ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, Dita që i hapi shteg lirisë

$
0
0

Foto: Lajmi i parë i mbrëmjes së 24 marsit 1999 për goditjet e para të aviacionit të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s për Kosovën, i dërguar me lidhje satelitore nga Prishtina në Tiranë përmes Zvicrës. Demë Jashari nga Zvicëra-Lozana mundësoi raportimet, lidhjet me vëllain – gazetarin, korrespondentin në Kosovë

   -Lajmet që raportova nga Prishtina, përkundër ndërprerjes së linjave, në orët e nisjes së ngjarjes historike të mbrëmjes së 24 marsit 1999/

-Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve./

-“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s./

-Në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton…/

NGA KORRESPONDENTI NË KOSOVË I GAZETËS DIELLI, BEHLUL JASHARI

PRISHTINË, 24 Mars 2016/ Sot u bënë 17 vjet nga 24 marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës. Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. Edhe derisa bisedohej në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me misionin vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike.

 Në 24 mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ATSH-në lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike ishin bërë të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain, Demë Jashari, në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë- Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vellai me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…Në mbrëmjen e 24 marsit 1999 raportoja nga Prishtina se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi pozicionet e forcave serbe.Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.Pasi e raportoja këtë, shtoja se “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve, lajmin që dhash edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime. Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA NË UASHINGTON, NË TAKIM ME PRESIDENTIN AMERIKAN BILL CLINTON: DUHET TË NA NDIHMOSH

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Presidenti amerikan Bill Clinton, në 1 nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Klinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

MËNGJESI PAS NATËS SË PARË TË GODITJEVE TË NATO-s MBI CAQET E FORCAVE SERBE NË KOSOVË

Mëngjesi i 25 marsit 1999 sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje të ndryshme, për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve të NATO-s, lajmet e fundit që dhash nga Kosova ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe  gjatë natës të shqiptarëve në Mitrovicë, kryesisht veprimtarëve e intelektualëve, ndër të cilët ishte edhe poeti Latif Berisha.

Atë mëngjes u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisi kërkimi i ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

MË SHUMË SE 12 MIJË ARRINTE NUMRI I SHQIPTARËVE TË VRARË E MASAKRUAR, AFËR NJË MILION U DËBUAN NGA KOSOVA

Raportimet dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 5 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit, kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Më 31 mars 1999, forcat policore serbe hyjnë forcërisht në Rezidencën e Presidentit Rugova në Velani – Prishtinë, duke mbajtur atë dhe familjen e tij në arrest shtëpiak deri në 5 maj…

Në 5 maj 1999, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, para së gjithash të Qeverisë italiane dhe të Selisë të Shenjtë, Presidenti Rugova së bashku me familjen largohet për në Itali.
Me t’u vendosur në Itali, Papa Gjon Pali II e pret në audiencë Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së bashku me familjen. Nga Italia, Presidenti Rugova nis aktivitetin e tij intensiv diplomatik për çështjen e Kosovës. Kërkon intensifikimin e fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë.
Gjatë muajit maj Presidenti Rugova takon kryeministrin britanik Bler, kancelarin gjerman Shrëder, shefin e diplomacisë franceze Vedrin, Sekretaren Amerikane të Shtetit Ollbrajt. Ndërsa, në qershor Presidenti Rugova viziton Spanjën dhe takon Mbretin Huan Karlos dhe Kryeministrin spanjoll Aznar. Po ashtu, në qershor Presidenti Rugova viziton Shtabin e NATO-s në Mons, Belgjikë, ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Havier Solanën, dhe komandantin e NATO-s, Ueslli Klark.
Po ashtu gjatë muajit maj Presidenti viziton refugjatët kosovarë të luftës në Gjermani, Itali dhe Maqedoni…

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë ishte arritur  Marrëveshja e Kumanovës mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morinë-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit.

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 111 shtete të botës.

MESAZHI I FUNDIT I PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA I URIMIT PËR 24 MARSIN: DITË E AGUT TË LIRISË PËR TË GJITHË NE

Mesazhi i fundit i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova i urimit për 24 marsin – Ditën e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për mbrojtjen e Kosovës ishte para 11 vitesh – në vitin 2005:

Dita e fillimit të fushatës apo sulmeve ajrore, pra 24 marsi i vitit 1999, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e agut të lirisë për të gjithë ne. Kurse në historinë botërore ka hyrë si ditë për mbrojtjen e një populli dhe për shpëtimin e tij nga e keqja.
Sot, pas gjashtë vjetësh në liri, mund të themi se Kosova pa pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Këtë progres do ta bënte më të madh dhe më të shpejtë njohja e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës sa më parë. Pra, një Kosovë e pavarur, demokratike e stabile, e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të, është vullneti politik i popullit dhe i qytetarëve të Kosovës.
Për këto gjashtë vjet, KFOR-i, NATO, ka bërë një punë të shkëlqyer në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Kështu, KFOR-i, NATO, është bërë forcë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, që nga fëmijët deri te pleqtë.
Me këtë rast, urime të përzemërta u bëjmë ushtarëve të KFOR-it, komandantëve të zonave dhe Komandantit De Kermabon. Njëherësh urime të sinqerta u shprehim UNMIK-ut dhe Kryeadministratorit Petersen, si dhe OSBE-së dhe ambasador Fieskit.
Urime të përzemërta u bëjmë përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.


Hebrenjtë dhe Vlora

$
0
0

Nga Gëzim Llojdia/

1.Editori i gazetës” Dielli” SHBA,Dalip Greca  më ngacmoi një temë strehimi i hebrenjve në Vlorë, dhe Shqipëri:”Kam marre një letër nga Izraeli, ku kërkohet një shkrim, qe mund ta gjesh burimin ëe Muzeun e Vlorës, shkruan editori, Greca, në një mesazh përcjellë kohë më parë, pas një letre që ai ksihte marrë nga Izraeli.

Jakov Sollomoni, Izrael:Unë ju falënderojë për informacionin e gjere qe jepni përditë dhe për figurat me vlere kombëtare te kujtuar e të haruar ,here pas here .Unë do tu isha tepër mirënjohjes te bënit një shkrim sado te shkurtër për te vetmin hebre, Josef Kantozin, i cili dy here rresht se bashku me plot patriote vlonjate i priti me patickën e tij  italianet pushtues ne 1920 dhe mori pjesë edhe ne luftën e shtate  puseve .Ai ka qene komisari i pare i policisë me 1924 ,i qeverise se Fan Nolit dhe shume i vlerësuar prej tij . Fotoja e tije ka qene për vite me radhe ne muzeun historik te Vlorës ,kur ishte ne Skele me poshtë shkrimin:”  Josef Kantos, luftëtar i vitit 1920 .Këtë foto e kane  marre nga familja jone sepse ai ishte vëllai i sime gjyshe dhe dajo i babës . Ne librin tim te dyte i kam kushtuar edhe një tregim te shkurtër .A nuk ia vlen te shkruhet për te ,kur ai ishte aq patriot për një vend ku nuk ka lindur ,por ishte vetëm shtetas me kombësi  hebreje ?  Ai ka qene shok armesh me Avdurahman Cirakun e Koci Selfon, patriote te njohur, i pari vlonjat dhe tjetri nga Gjirokastra .Çiraku ka edhe një këngë ku thuhet se ai rrezoi avionin italian ne fushën e Peshkopisë.Ka dhe një kënge për këtë ngjarje:Në fushë të Peshkopisë /ra balloni  i Italisë/Aeroplanin kush e shtiu/Trim Avdurahman Aliu/Ai mbante dy mbiemra.

2.Edhe pse hebrenjtë kanë jetuar në Shqipëri për shekuj me radhë, ka pak  nga  prania e tyre. Por ka një arsye shumë të  rëndësishme për ta vizituar hebrenjtë. Për shkak të besa, kodi i shqiptarëve e nderit dhe mikpritjes, të dy feve të  myslimanët dhe të krishterët që rrezikuan jetën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore për strehimin dhe për të shpëtuar popullatën lokale hebreje si dhe shumë qindra refugjatëve nga vendet e tjera evropiane. 4 vjet më parë  Esther Hecht ishte në Shqipëri   dhe përgjatë muajve prill maj ajo  pa dhe shkroi gjatë për vendin që strehoi hebrenjtë gjatë luftë së përbotshme. Nën titullin:Traveler hebre: Albania.

Çfarë thotë më tej Esther Hecht?Ky vend që është pak më e vogël se Maryland është i bekuar me kohë e mirë të bollshme, male të pyllëzuara, liqene, lumenj dhe qindra milje nga plazhet joshëse. Fshatrat e gurit kapen për shpatet e maleve sikur të ngrira në kohë, por në qytetet bregdetare, ndërtesave të banimit dhe hotelet janë në rritje me një ritëm frenetik për të plotësuar kërkesat e diellit-uritur evropianët.

Hebrenjtë gjithë Ballkanit ishin të lidhura nga familja e ngushtë dhe lidhjet tregtare. Ata që janë në Shqipëri, ishin veçanërisht të afërt me hebrenjtë në Korfuz, Janinë, Artës dhe qytete të tjera, hebrenjtë mund të ketë ardhur në Shqipëri burime që përshkruajnë anije romake me robërit judenj, rrugës për në Romë, që lahen deri në brigjet jugore të vendit. pasardhësit robërit ‘mund të ketë ndërtuar sinagogën në portin jugor të Sarandës në shekullin e pestë C.E. Pak dihet prej atëherë e deri më 1281, kur një grup i vogël i tregtarëve hebrenj që tregtojnë  në kripë  të kenë jetuar më në veri në qytetin port të Durrësit, i  cili ishte një lidhje e rëndësishme në rrugën e tregtisë në mes të Romës dhe Stambollit.Në shekujt 15 dhe 16, bashkësia çifute përbënte një të tretën e banorëve të Vlorës, pastaj qyteti kryesor administrative dhe ushtarake. Judenj kishin ardhur në Vlorë nga Franca, Korfuzi, Spanjë dhe Napoli. Ata ishin eksportuesit e tekstileve dhe artikuj lëkure dhe tregtohen edhe në tokën bujqësore.Në shekullin e 17, Vlore rënë dhe Berat u rrit në rëndësi. Ndjekësit e Shabbetai Zevi, Mesia të rremë, u vendosën atje.

3.Ka shumë pak informacion në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri nga 1700 në rreth 1860. Një konvertuar pak për të Islamit apo Krishterimit. Por në shekullin e 19-hebrenjtë kanë ardhur nga disa qytete greke, sidomos Janines, dhe u vendosën në disa qytete, duke përfshirë Gjirokastër, Delvinë, Vlorë, Berat, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Krujë.Në vitin 1912, hebrenjtë kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi. Pas vitit 1928, kur Shqipëria u bë një monarki, shumë hebrenj u vendos atje nga Greqia, përsëri sidomos nga Janinës. Ata përfshihen farmacistë, mjekë dhe tregtarët. 1930 Regjistrimi tregon 204 hebrenj.

Në vitin 1935, Leo Elton, një gazetar britanik, vizitoi Shqipërinë dhe raportoi për Judah Magnes, presidentit të parë të Universitetit Hebraik të Jerusalemit, që Shqipëria ishte një strehë ideale për Judenjtë dhe mund të bëhet përfundimisht një shtëpi kombëtare çifute.Pasi Hitleri erdhi në pushtet, hebrenjtë nga Gjermania, Austria, Çekosllovakia dhe Polonia  erdhën në Shqipëri. Kështu filloi shpëtimin i shquar.Italia pushtoi Shqipërinë më 7 prill, 1939, dhe më pas pushtuan Jugosllavinë, aneksuar pjesë të mëdha të Kosovës, duke përfshirë edhe Prishtinën. Në vitin 1942, hebrenjtë nga Prishtina u vendosën në Berat;,të tjerët u transferua në Shkodër, Tiranë dhe Elbasan. Disa bashkuan me partizanët.Kur gjermanët pushtuan Shqipërinë në verë të vitit 1943, situata u përkeqësua për hebrenjtë, sidomos refugjatët. Shumë u fshehur nga shqiptarët. Kur në pranverë të vitit 1944 gjermanët kërkuar që krerët shqiptarë të dorëzojnë listat e hebrenjve, e kishin refuzuar, duke premtuar mbrojtje hebrenjtë. Vetëm një familjes, Arditis, u gjet dhe u deportuan.

Deri në janar të vitit 2011, 69 shqiptarë u njohur si kombet e drejtë nga Yad Vashem në Jerusalem.Pas luftës, ka pasur disa 180 hebrenj në Shqipëri. Disa u largua në fund të viteve 1980, dhe në vitin 1991, kur u hapën kufijtë, u nis për në Izrael.Jacob Sallomon u lind në vitin 1943 në Vlorë, ku i ati dhe gjyshi ishin tregtarët leckë. Pavarësisht ndalimit të fesë, ai kujton festuar të gjitha festat. Shërbimet janë mbajtur në shtëpinë e madhe-tezen e tij. Kur Sallomon ishte në klasën e pestë, ai udhëtoi për në një qytet tjetër me dy djem të tjerë që do të rrethpritet.Ai shkoi në Izrael në vitin 1991. Familja e tij ishte një nga një duzinë dërguar në jug në Beer-Sheba, të tjerët u dërguan në Karmiel në veri. Pavarësisht nga distanca, të dy grupet mbeten të ngushtë.Sallomon, të cilët shpesh viziton vendin ku ka lindur, beson se vetëm një pjesë të vogël të hebrenjve ka mbetur në Shqipëri, një vend me 3 milion, por hebrenjtë kanë ardhur nga vende të tjera, duke përfshirë edhe Kosovën. Një lider i komunitetit në Tiranë, vlerëson se ka 40 deri 50 hebrenj shqiptarë, duke përfshirë rreth 20 fëmijë, kryesisht në kryeqytet. Shumica janë të angazhuar në biznes, dhe ata të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe të festojnë festat së bashku, por nuk kanë asnjë shkollë çifute apo varrezat.

Në vitin 2010, Chabad hapur Hechal Shlomo sinagogë (011-355-4-225-3470) në Tiranë, emërimin Rabbi Yoel Kaplan me bazë në Selanik, në Greqi-verior “Shefi Rabbi” të Shqipërisë. Kaplan llogarit se Shqipëria ka 200 hebrenj dhe disa qindra më shumë me lidhjet hebraike. Ai kryen shërbime Shabbat, kur në Tiranë, zakonisht pa një minyan. Kaplan në plan të mbajë shërbimet e Lartë Festa në sinagogë, në 17/1 Ismail Qemali, përballë rezidencës së Hoxhës mëparshëm. Ai gjithashtu shpreson të marrë një komplot për varrezat hebraike.

Në qendër të qytetit, në kryqëzimin e Abedin Dino dhe Vangjel Pandi, një shekullit të pestë sinagogë të madhe C.E. që më vonë u kthye në një kishë është gërmuar. Sipas arkeologëve izraelitë, vendndodhja sinagogë në zemër të qytetit të lashtë do të thotë se komuniteti hebre ishte e madhe dhe të mirë-për-bërë.Katet mozaik në bazilikën qendror dhe në një dhomë anësore përmbajnë simbole të tilla si një Menora dhe një imazh i ngjan arkën e shenjtë Katet mbahen të mbuluara për mbrojtje. një fotografi mund të shihet në Muzeun Arkeologjik një bllok larg.Vlorë, një qytet i madh me milje të plazheve me rërë, ishte qendra e jetës hebraike në Shqipëri në kohët moderne, edhe pse mbetet pak për t’u parë. Në vitin 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj këtu.Nëse në hyrje të qytetit nga jugu, nga Uji i Ftohtë, të ketë të drejtë (në lindje), në unazë e një park të bukur me një monument të pavarësisë dhe varri i Ismail Qemalit, themeluesit të modern Shqipëri. Sinagoga më e madhe e qytetit dikur qëndronte këtu në mes të dy shtëpive.Nga ana e djathtë në Muzeun Historik dhe për të marrë majtas e dytë. Pas rreth 100 jard, Rruga e Hebrenjve (rruga Judenjve), rreth 150 oborre të gjatë, është në të djathtë. Ajo fillon në afërsi të një qendre të lojrave me një kullë orën. Një pllakë në një ndërtesë në të majtë liston familjet që jetonin këtu. Disa ishin këpucarë; të tjerët kishin dyqane të tekstilit. Një pllakë ngjitur njofton se rruga është “i mbrojtur nga shteti.”Së fundi, kthehet në rrethrrotullimi Skela dhe me makinë në veri përgjatë plazhit në një zonë të quajtur Triport. Këtu thuhet se çifutët e dëbuar nga Spanja në vitin 1492 zbarkoi në Shqipëri.Nga Vlora, vazhdojnë në veri të Fierit dhe më pas në lindje të Beratit. Qyteti i saj i vjetër, në shpatet e pyllëzuara të maleve Tomorrit me pamje nga lumi Osum, është një Site Trashëgimisë Botërore të njohur si “qyteti i një mijë dritareve.” Shtëpitë e saj të bardhë me dritare të përshtatur në dru të errët duket të jenë grumbulluar njëra mbi tjetrën . Gjatë periudhës osmane, Berat ishte një qendër e madhe e Ëoodcarving.Si Vlore, Berat ka rrugë një judenjve në qendër, e quajtur Rruga Hebrejt, pingul në Antipatrea.Nga Berati, të vazhdojë në veri me anë të Lushinje të Elbasanit, e cila ka një qytet të rrethuar me mure interesante të vjetër që përdoret për të mburremi një sinagogëTirana është një qytet zvarrisës, të gjallë dhe të gjallë me më shumë se 600.000 banorë. Në ditët e nxehta, banorët i takë kokë për kafene hije në natyrë në periferi të qytetit. Përveç nga sinagoga, pothuajse vetëm kujtim i jetës hebre është një pllakë në Muzeun Historik Kombëtar liste familje shqiptare që fshihen hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Shpëtim në Shqipëri: njëqind për qind e hebrenjve në Shqipëri shpëtuar nga Holokausti (Brunsëick Press), Harvey Sarner shkruan historinë e hebrenjve në Shqipëri, nga koha romake deri në vitin 1991.Besa: Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore nga Norman H. Gershman (Syracuse University Press) përmban fotografi të shpëtimtarëve dhe anekdota të shkurtër në lidhje me secilin. Portretet janë ekspozuar në Yad Vashem në Jeruzalem dhe në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.Historiani shqiptar Apostol Kotani është duke kërkuar fonde për të shkruar një version të përditësuar në anglisht të hebrenjve të tij në Shqipëri.

Shabbetai Zevi, mistiku shekullit të 17-të, u dëbua nga sulltani osman në Ulqin (Mali i Zi), në veri të Shqipërisë. Në vitin 1676, Zevi i shkroi kryetarit të komunitetit në Berat kërkuar që libra High Festa lutjes të dërgohet tek ai.

Dijetari Gershom Sholem shkruante se Zevi vdiq dhe u varros në Ulqin. Por Itzhak Ben Zvi, presidenti i parë i Izraelit, besonte se Zevi vdiq në Berat, dhe në periferi të qytetit ka një vend të quajtur Varri i Çifutit (Varri i hebrenjve).

Kotani dhe arkeolog shqiptar  Korkoti argumentojnë se Zevi vdiq në Fterrë, një fshat afër Sarandës, dhe u varros në një kodër të quajtur Galile.

Çamët u dërguan në kampet e shfarosjes bashkë me hebrenjtë e Epirit

$
0
0

Nga Arben LLALLA/

Gjatë dërgimit nëpër kampet e shfarosjes të 1.725 hebrenjve të Epirit në mëngjesin 25 marsit 1944, kur trupat gjermane me ndihmën edhe të trupave të xhandarmërisë greke, batalioneve të Sigurimit grek të komanduar drejt e nga kryeministri kuisling, Joani Ralli u hipën me forcë nëpër kamionët e vdekjes dhe disa familje shqiptare nga Çamëria. Njëri nga këta ishte Nuri Zane nga Filati, i cili u dërgua bashkë me hebrenjtë e Janinës në fillim në kampin e Mat’hausen të Austrisë dhe më tej në Dakao të Gjermanisë.

Hyqmet Zane, djali i Nuriut thotë: “Babai im ishte njëri nga ata shumë çamë që u internuan në kampet e internimit si në Itali dhe në Gjermani. Por shumë çamë të tjerë u internuan ashtu si im atë si Hajri Fetahu, Osman Zenel Taka, Mezan Jonuzi, e plot të tjerë”.

Nuri Emin Zane pas lirimit nga kampet gjermane bashkë me çamë të tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre në shtator të vitit 1945, por atje do i priste një tragjedi edhe më e madhe, masakrimi dhe përzënia e të afërmve nga shtëpitë e tyre, këtë herë jo nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre grekë, por nga ushtria greke EDES e komanduar nga Napoleon Zerva dhe Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos.

Pas zbritjes në Athinë nga Gjermani, Nuri Emin Zane u kërkoi ushtarakëve grekë që ta dërgonin në Filat, por një ushtarak i lartë i kishte thënë se do ia priste këmbët me shpatë nëse kërkote të shkonte në Çamëri. Kështu, Nuri Zane përfundoi jo në shtëpinë e tij në Filat, por në kampet e refugjatëve në Gjirokastër. Pas disa viteve Nuri Emin Zane më 1964 dënohet me 6 vjet burg fill pas ekzekutimit të grupit armiqësor të çamëve të Teme dhe Taho Sejko, Tahir e Shaban Demit,  më 1961.

Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë gjatë jetës së tij njohu tre persekutime, atë të nazistëve gjermanë që e internuan nëpër kampet e shfarosjes si antifashist, genocidin grek me akuzën si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe burgosjen nga sistemi komunist i Shqipërisë si armik i shtetit.

Historia e Nuri Zanes është vetëm një copëz e historisë tragjike të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët prej dhjetëra vitesh duruan mbi kurrizin e tyre vuajtjet, masakrimet, burgosjet si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Historia tragjike e shqiptarëve të Çamërisë lidhet ngushtë me historinë tragjike të hebrenjve të Epirit, të cilët këto dy komunitete tashmë u janë sekuestruar nga shtetit grek pasuritë, nuk u njihet e drejta e rikthimit të shtetësisë së tyre greke. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Greqia doli e fituar, sepse bëri spastrimet etnike duke përzënë me dhunë minoritetet shqiptare, hebre, bullgare dhe sllave.

 

Dielli arkiv-Mes emigrantëve sirianë, luftëtarë të ISIS”

$
0
0

Dielli, September 15th, 2015/*

Ndërkohë që Bashkimi Europian ra dakord në parim për shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve në shtetet e unionit, një tjetër deklaratë e fortë ka ardhur mbi emigrantët sirianë që çdo ditë e më shumë po zbarkojnë në brigjet italiane e në ishujt e Greqisë.

“Dy në 100 emigrantë sirianë janë mbështetës të Shtetit Islamik”. Ky është paralajmërimi që ministri libanez i arsimit i ka dhënë Kryeministrit britanik, David Cameron.

Ministri libanez, Elias Bousaab, i cili u takua me Cameron gjatë një vizite të papritur në Britani, tha se grupi ekstremist po dërgon xhihadistë të trajnuar për të goditur objektivat në Perëndim.  Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Europës do t’i duhet të përballet me mbi 3000 xhihadistët, të cilët sipas ministrit libanez, janë mes 160 mijë refugjatëve që do të shpërndahen në shtetet e BE- së. Bousaab tha se duhet një bashkëpunim më i madh në luftën ndaj Shtetit Islamik, pasi sipas tij ISIS është në një rritje të vazhdueshme dhe më e frikshmja është se ata kanë rekrutuar edhe një numër të madh fëmijësh. “Bota duhet të zgjohet e të bëjë diçka për këtë”, tha Elias Bousaab në takimin që pati me Cameron. {Sh.Kercelli}

*PS: Ky shkrim eshte botuar ne Dielli 15 shtator 2015, ishte paralajmerimi I pare qe dha nje gazete shqiptare per rrezikun e ISIS me te infiltruar te ISIS ne radhet e refugjateve. E ribotojme me kerkese te lexueseve.

Ne Foto:Harta e goditjeve terroriste-Origjinal.

Një qytet në ankthet e pushtimit…

$
0
0

Nga  Andrea  Liko & dr. Niko  Ferro/ Lushnjë : kronikë plot nerv e 24 orëve të 6 prillit 1939./

Këto kanë ndodhur në qytetin e Lushnjës më 6 prill 1939, plot 77 vite më parë, në ditën e fundit të lirisë, në orët e pragpushtimit  fashist . Kronika është  e  plotë, e dokumentuar, e ruajtur mirë. Eshtë një kronikë plot nerv në  rritje me një ankth përcëllues…

Shënimet nisin në orën 9 të mëngjesit të së enjtes së madhe, asaj para Pashkëve. Në pijetore flitet vetëm pë Italinë e italianët, të cilin “ishin ashtu” e “janë kështu”. Çaste të tilla u hapin rrugë muhabeteve me heroizma të së djeshmes. Midis folësve kishte dhe pjesëmarrës të Luftës së Vlorës, të cilët më shumë mbanin mend përzënien e “pepinove” dhe e thjeshtonin  gjëmën tek pragu i derës…

Dhe befas shfaqen dy skuadrilie të aeroplanëve italianë, të vendosur në formacion luftimi, që ecnin mjaft ultë, pak mbi lartësitë e pemëve. Njerëzit prisnin kthimin, por ai vonoi. Gjatë tërë ditës, guida u përsërit edhe dy herë…Sakaq, fusha e vogël e shkollës plotore u mbush me fletushka të verdha, me shkrim në gjuhën shqipe. Mjetet të propagandës fashiste bënin thirrje për moskundërshtim, pasi “po vinin vetëm për të ndihmuar” dhe se “Italia ishte një mike e madhe e Shqipërisë” etj., etj. Mësimi u ndërpre, nxënësit vrapuan për në shtëpi t’u tregonin prindërve pë “zogjtë e hekurt” dhe përmbajtjen e fletushkave…

Kaq u desh dhe koha e ankthtë e pritjes mbaroi. Vala e zëmërimit lindi vetiu në shpirtin e të gjithëve dhe dallga e njerëzve u grumbullua para nënprefekturës. Tërë sy e vesh, lushnjarët prisnin ndonjë lajm nga Tirana, në mos, po, nga Durrësi. Në mesditë, nënprefekti i Lushnjës, Tafil Boletini organizoi një takim me personat më me ndikim në popull. Njëri nga dëshmitarët, mësuesi Ahmet Shehu, ka lënë këtë shënim : Nënprefekti tha se Lushnja dhe lushnjarët janë ndeshur edhe tjetër herë me italianët, madje u ka bërë ballë në kohë edhe më të këqija. Tash Shqipëria po është në po ato kondita. Them se fllota italiane do zbarkojë në skelat e vendit tonë…Të pranishmit i drejtuan pyetjen sa retorike, aq edhe plot tension : E zotëria juaj, çfarë këshille na jepni; çfarë urdhëroni të bëjmë ? Nënprefekti nuk u mendua dy herë : duhet një fuqi luftuese nga e gjithë nahija e Lushnjës.

Atij iu kërkua të njoftonte të gjitha komunat dhe kështu u bë…

Nuk dihet se si, por në darkë, rreth orës 17.00, në Lushnjë sollën ca armë – ndofta nga Tirana -, kryesisht pushkë, bashkë me fishekët. Trimi i njohur Rrahman Uruçi, i cili më vonë komandoi grupe e brigada partizane, veçonte se “…binte në sy mungesa e armatimit të rëndë dhe fakti që pushkët ishin thuajse vjetërsira”. Sidoqoftë, sipas kujtimeve të vet nënprefektit Boletini, “…rreth 3000 vet u turrën kush e kush me marrë nji pushkë. Më është dasht me ndërhy shpesh me ja dhanë armën ma të zotit…Më bante çudi një farë entuziamit të miletit. Kishte raste që vinin edhe 2 a 3 veta për derë, sikur po shkonin me festu e jo me luftu…”.

Ende pa u errur, tek Çesma e Kalifasë u grupuan vullnetarët e parë. Vetëm nga Karbunara ishin 2 “batalione” me 150 vetë secili; rreth 200 pushkatarë erdhën nga Darsia. Të shumë ishin ata nga zona e Libofshës, mbi 500 vullnetarë. Ata i komanonte patrioti Zoi Ndreko. Luftëtari i regjur Llazar Bozo u printe kolonjarëve. Pasi u bë ndarja e armëve, nënprefekti dhe komandanti i xhandarmërisë u sugjeruan luftëtarëve që të vendoseshin përgjatë bregdetit Seman – Karavasta – Divjakë – Shkumbin. Pati nga ata që donin të niseshin për në Durrës apo Vlorë, por autoritetet nuk ishin të këtij mendimi.(!).

Por kjo situatë tensioni solli edhe surpriza aspak të mira. Aty para mesnatës, nga Lushnja u larguan pikërisht më të nevojshmit, nënprefekti dhe komandanti i xhandarmërisë.(!). Ikën fshehurazi, me nxitim të madh, gati hajdutshe…Kjo solli një heshtje të qelqtë në qytet dhe një pikëpyetje me goditje këmbane tek njerëzit. Mësuesi patriot Ahmet Shehu, tashmë komandant i pushkatarëve të Karbunarës, tregon se “atë natë askush nuk e vuri kokën në jastëk”…

…E premtja  shpirtakullt e 7 prillit 1939 u gdhi me fytyrën e trishtimit. Zyrat kryesore të shtetit ishin boshatisur. Në qytet kishte qendruar vetëm kryetari i gjyqit, Teki Libohova. Ai së bashku me Arif Kurtin morën në dorë zyrat e lëna bosh. Ndërkohë u zbulua se centrali telefonik ishte shkatërruar. Në mjedis kishte edhe telegrame të djegura…(!).

Në gjuhën e liturgjisë, e premtja para Pashkëve të Mëdha quhet “e premtja e zezë”. Më 7 prill 1939 ajo ishte tamam e tillë. Ndërsa u rreshtun mbi kodra dhe dëgjonin bombardimet e Durrësit, lushnjarët e ndjenin se goditja e vezëve të kuqe të Pashkës  këtë radhë do të ishte ndryshe…

Ne Foto: Pamje nga qendra qytetit e Lushnjes viti 1941.  Nga e djathta ushtaret italiane.

Prek Cali – Legjenda e Kelmendit

$
0
0

Nga Arber Gashi/

Preka (Hasanaj-Selmanaj) në Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit), fëmija i parë i Cal Metit dhe Rudes. Kishin pasur një vajzë e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, që nuk e pati jetën e gjatë, mbasi si fëmijë u mbyt tek po lahej në ujërat e ëmbla të lumit fushor Buna. Një tjetër fatkeqësi, rëndon familjen Cali, moshën 21 – vjeçare, djali i tretë, me armë zjarri aksidentalisht humbet jetën. Motra e vetme e Prekës, Lula, kur u rrit u martua në Rapsh të Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Preka gjatës jetës së tij u martua dy herë. Me gruan e parë, Dranden, jetoi shumë pak sepse ajo vdiq e re, nga sëmundja më e përhapur e kohës në Malësi, që ishte tuberkolozi, duke i lënë një vajzë të vetme Agen në moshën 4 vjeç. Kurse nga martesa e dytë me Pashkë Prekën, nuk pati fëmijë. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftëtarit të shquar Gjekë Selcës. Pas pushkatimit të kryetrimit kelmendas, u detyrua të braktisë kullën në Vermosh, të cilën e përvetësoi pa të drejtë regjimi, për nevoja të veta ushtarake. Pashka, mundi të gjente strehim në shtëpinë e malësorit Dak Lucit, gruaja e të cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekë Calit, ku, qëndroi për shumë vite deri sa mbylli sytë në fund të viteve ’60.

Në Konferencën e Londrës të vitit 1913, Fuqitë e Mëdha të Europës, vendosën arbitrarisht kufijtë mes pjesës veriore të Shqipërisë e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malësia) e Serbisë (Dardania). Marash Mali, sot i moshuar me banim në Florida (USA), sërisht kujton vendosmërinë e Prekës për çështjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, që kishte dalë në terren e po verifikonte kufijtë: “…Shtetet e Mëdha dhe ambasadorët e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagës, Native American i ka njoftë si toka shqiptare. Ju si amanetqarë të Misionit, që keni marrë përsipër jeni tue e shpërdorue. Ato zhgarravina në hartë nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtë me luejtë as ushtria e Sulltanit turk. Këto troje i kemi larë me gjak, gjatë gjithë shekujve, kundra atyne që deshtën të Native American i marrin.

Edhe sot luftarët e Kelmendit, janë gadi të vdesin për trojet e veta, ashtu si dikur të parët e tyne. Prandaj ndigjoni fjalët që po ju them: Mos kërkoni të luani me kufijtë tanë, që janë aprovue se është tokë shqiptare, përndryshe…Mendohuni mirë se atë majë nuk e kaloni lehtë! Njeni nga të Komisionit tha: – “Zotni Cali, për pak çaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan në nji anë dhe nuk qëndruan shumë. Meqenëse i kuptuan intrigat e përfaqësuesve jugosllavë, vendimin e morën shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatëve iu drejtue Prekës, duke i folur: – “Zotni Cali, Komisioni, vendosi që ju bashkë me shokët që ju shoqërojnë t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej që keni pas me fqinjët.” Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtë kufijve, se ishte tepër në thellësi të territorit jugosllav. Ajo ishte pronë e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim në Breg të Matës. Ai çdo verë dilte në atë bjeshkë me kopenë e madhe të bagëtive, me autorizim të autoriteteve malazeze.

” Emri me veprën e tij mbushur me atdhedashuni, u bë simbol qëndrese, për malësorët, që e mbështetën, mbasi e deshtën me gjithë zemër. Popullariteti i Prekë Calit, ishte i padiskutueshëm. Ja disa pasazhe përshkrimi, të kryetrimit azgan: “Bile, ai qe i vetmi malësor, që u bë i njohur deri në selitë e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, një plak shumë i vjetër kelmendas, i cili në vitet shtatëdhjetë ishte akoma i gjallë, kishte qenë njeriu më i afërt i Prekë Calit në veprimtarinë e tij për çështjen e kufijve veriorë. Ai më pati folur edhe për një dokument identiteti të Prekë Calit, të firmosur dhe vulosur nga shtatë krajla. Sipas këtij dokumenti, Prekë Cali konsiderohej njeriu i paprekshëm nga shtatë krajlitë. Një lloj imuniteti i veçantë, që zor ta ketë pasur ndonjë shqiptar tjetër. Mbase ishte pikërisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekë Cali, që e shtyu të dorëzohej i gjallë, pas dështimit të Kryengritjes së Kelmendit.” (Spathari, f. 93).

E Preka, lëshoi kushtrimin ndër malësorë, se “gjallë a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj përmes tytës së ngrohtë të pushkës.

Malësia në mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndër shekuj, kanë shkruar historinë me gjak arbëror, me një betim solem të quajtur ‘tabe’, që do të thotë besëlidhje e qëndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, është besa e burrave, për Nder – Atdhe – Besë e Fe”. “Lidhja e Shkodrës”, e organizuar mes maleve më 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohës, kundërpesh e çerdheve me gretha të frontit komunist, që ishin krijuar (si kërpudhat pas shiut), për të ardhur në pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithë programi konkret nga fraza e parë dhe deri tek e fundit, përshkruante vendosmërinë luftës deri në fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i së cilës kishte marrë dhen si epidemi, e po synonte të trokiste drejt Veriut të Shqipërisë. Pjetër Smajlaj, sjellë nga kujtesa episode, që i ka rrëfyer babai Kolë Pjetër Smajlaj me miq, që kanë bujtur shpesh në familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjë ka qenë i veshur me kostumin popullor tradicional të Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjëherë nuk e ndante nga brezi koburen e argjentë, që ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumë duhanin e fortë të Sheldisë me çibuk. Mendimi i tij visar, përparimtar e i guximshëm, dallohet për mprehtësi e logjik të shëndosh në bashkbisedimet me të huajt e bashkatdhetarët e çdo krahine të Shqipërisë. Ai me Malësi, ka zbatuar me ndërgjegje normat ligjore kanunore, që buronin mirëfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’. Kanuni, mori emrin e Lekës si Princ i Veriut të Shqipërisë. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave të kufizuara me Kryetrimin e Krujës, që pas vdekjes së Gjergjit, për 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftën kundër ushtrisë së Perandorisë turke. Ky ligj (Kanun), është një kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me të cilat rajoni malor është qeverisur gjatë, në epokën kur turqit zotëronin drejpërdrejt në pjesën tjetër të Shqipërisë. Për zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinës… Preka, ishte e mbeti më i dëgjuari e i respektuari në kohën e vet në viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorët e rinj, që me dokumente autentike po venisin helmin e historisë deformuesve të kohës së absurdit totalitar. Kjo për më tepër, duket në stimën e lartë, që shfaqin kelmendasit dhe në tërësi e gjithë Veriu i Shqipërisë, shqiptarët në Mal të Zi e Dardania martire.

Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malësor Ndue Bacaj, në gazetën nacionale ‘Shqipëria etnike’ (Shkodër, 2004), nuk është shkelur nga asnjë këmbë italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur të pushtohet asnjëherë nga ushtritë e huaja. Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, për stërgjyshërit e Prekë Calit: “Pusho kangën o zogu i malit/Se po të dëgjon Memi i Smajlit”. Dhe është Prekë Cali, që ka kundërshtuar vendimet e qeverive të mëdha, që kanë qenë në dëm të Shqipërisë e trojeve tona. Ishte ai, dhe vetëm Prekë Cali, që apeloi vendimin e marrë prej tyre, që kufiri i vendosur nga Bishti i Krajës, Ura e Përroit të Thatë, Qafa e Grishajve, Thana Binoke në Shkrel, Qafa e Terthores të zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotëm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanëve sllavo – serb, sulmuan kështjellën e tij në Vermosh, tre muaj para se të “çlirohej” Shqipëria. Ai u tërhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij në Vukël. Serbo – sllavët, u larguan pa kryet e Prekë Calit, por të fituar nga ana e tjetër, sepse dy brigada shqiptare të shtetit amë luftonin gjoja për “çlirimin” e Kosovës.” Me ardhjen në pushtet të qeverisë së Mbretit Ahmet Zogu, ai herë pas here bën kërkesa dhe proteston pranë qeverisë, për të ngritur zërin për Vermoshin, pranë organizatave ndërnacionale. Në këtë kohë, përplaset Prekë Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte përkrahës i forcave të opozitës asokohe. Pas rënies së qeverisë së Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekën me disa të tjerë i internuan burgun e kalasë së Gjirokastrës. “Lirimi i Prekës, nuk ishte i rëndomtë. Qytetarët e Gjirokastrës, në sheshin e qytetit e përgëzuan me urime e ngrohtësi njerëzore, si të parakalonte një mbret. Preka, përmes gazetave, që e kishin intervistuar, falënderon për së tepërmi qytetarët e Gjirokastrës. Ai nuk u pajtua kurrë me pushtimin fashist dhe prej ditëve të para të pushtimit u vu në anën e forcave nacionaliste. Ishte kundërshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajçaj, f. 70) Kur situata u qetësua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarëve ranë në qetësi, Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dënimit ndaj figurës së shquar të Prekë Calit. Ndonëse me vonesë, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thënë, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar për çështjen nacionale të trojeve të Veriut. Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi në rezidencën e tij në Tiranë, për t’u takuar miqësisht. Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorën njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kërkoi ndjesë, duke i thënë se: “ – Të kam internue, se kam pas të dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundër meje. A asht e vërtet kjo? – Jo, iu përgjigj Preka, vetëm me politik as nuk jam marr as nuk merrem! – Po kundër meje a je? – ia ndërpreu Zogu I. – Vetë nuk jam kundër teje dhe nuk kam ken kundër shqiptarve. Un kam luftue e do të vijoi me luftue vetëm kundër atyne, që duan të na marrin trojet tona. Vetë jam vetëm shqiptar e për Shqipnin nuk më dhimbset jeta.” Pas bisedës së përzemërt e me sinqeritet, në shej patriotizmi e miqësie të re, Mbreti i Shqiptarëve Zogu I, e bëri Prekë Calin Kapiten Rezervë. Kreu i fronit mbretëror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezë të bardh me nënshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Preka me kelmendas, kishin një motiv më shumë e arsye, pse kishin dalë në fushë të mejdanit, për jetë a vdekje, sepse nuk donin, që tokat e tyre, të ishin pjesë e Perandorisë Sllave; nuk donin, që fëmijët të merrnin emra sllav, zakone e tradita të pushtuesit; nuk donin, që të harronin varret e të parëve të larë me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarët etnik nuk donin asgjë, që ishte dhuratë e verbër e pushtuesve sllav. Edhe kur këta erdhën në pushtet, ai, nuk e ndërpret luftën në të mirë të popullit, duke iu kundërvu me armë në dorë satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa që shpesh thuhej, se gratë partizane ishin në përdorim kolektiv. Studiuesi malësor 85 – vjeçar Marash Kolë Mali (1920), ish – burgosur politik në kohën e diktaturës në Shqipëri (një familje e njohur vojvod në Dedaj të Shkrelit, shënimi im K.K.), në librin e fundit shkruar në Florida, Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare, rikujton: “U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisë së Madhe, nën drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve të Malsis asokohe edhe për malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Çoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reçi, të cilët qendrën e tyne e kishin në Reç (mbi Koplik të Sipërm, shënimi im K.K.). Çun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendër ishte në Aliaj të Kastratit. Mbasi folën Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrës Ndoc Çoba (Ministër i Financave më 1920, Delegat në Kongresin e Durrësit, më 1918, të Lushnjës më 1920, shënimi im K.K.) fjalën e mori Ramadan Reçi: “Ju po e shifni se dy okupatorët italo – gjerman, pra Boshti po e humb luftën. Ne nuk duhet të kemi tjetër mbeshtetje e as lidhje me ta, për arsye, se fituesit e tjerë aleat, nuk duhet të na gjejnë të mbështetun me të humbunit, mbasi vetëm pasoja të këqija do të kemi. A nuk do të ishte ma mirë që ne, për hirë të vendit e popullit tonë t’u mbshtemi që tani fituesve? Unë them se po!”. Ndërsa Çun Jonuzi, tha: “Malësia e Madhe ka nji besëlidhje, që asnji parti dhe as aktivitet politik të mos zhvillohet në këtë krahinë. E pse atëherë bahet kjo mbledhje këtu në territorin e Kastratit, për të na lan ne sherrin tek dera e shpisë?!” Mul Delija, e kapi për krahu dhe e largoi Çunin nga mbledhja, e cila po përfundonte pa asnji vendim. I fundi, që e mori fjalën ishte Prek Cali, i cili me nji za të naltë e të shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reçit, foli e deshi të na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftën. Ky tjetri kastratas, u ankue se me këtë mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisë. Kjo nuk asht e vërtet, mbasi sherri i popullit tonë janë vetëm komunistët, që kan zanë vend këtu afër. Mua më duket, se sikur po rrim duarkryq ose në gjum, pa marrë asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje të bashkohemi dhe të dëbojm këta, sa nuk asht vonë prej andej, e nqoftëse ndonjenit nuk i pëlqen kështu, vetë me djemtë e Kelmendit, do t’ia tres farën e do t’i dëboj prej Rranxave të Malsis!…” (Mali, f. 340). Preka, sëbashku me trimat, në të cilin bënte pjesë i riu 26 – vjeçar Mirash Fran Rrukaj, kur morën vesh, se një batalion me ushtar partizan, Natën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshën e Hotit, e po synonte të futej në drejtim të Lugjeve të Kelmendit, kryetrimi me parinë e vendit e luftëtarët, kishte zënë pritat në grykat e dy luginave mbi Urë të Tamarës. Ai më parë, u çoi fjalë partizanëve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugë këtej.” Mirëpo komandanti nuk mori asgjë parasysh dhe filloi ofensiven. Për shumë kohë gjamët e pushkve ushtonin. Armët e Kelmendit pritën e thyen partizanët. Komandanti që kishte disa spijuna vendali, u mundue me çdo mjet trathtie t’i binde malsorët të dorzoheshin, por ata ishin në shpin e tyne dhe kështu luftimet vijun panderpremje. Partizanët, në panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorëzonte pa vdek të gjithë. Atëherë, ai kërcnonte partizanët, se kushdo që do të tërhiqet asht dezertor e dihej se çfarë e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranës (1952), shkodrani me banim në Florida Kolec Pikolini, në librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtëpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodër, 2001, f. 51) Kryepatrioti, ishte infomuar me saktësi nga rojet besnike të Major Llesh Marashit, të cilët kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armë e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhëron Kolë Nikë Prelën (Marçinaj) t’i bie kumbonëve të kishës. Sipas urdhërit (të firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peçi), që mori Komanda e Brigadës së I – rë (nga Shtabi i Korparatës së III – të) Batalioni i I – rë u nis në drejtim të Kelmendit. Batalioni, vendoset në formacion luftarak e vazhdon të tërhiqet në drejtim tjetër nga rruga, që të çonte në Vermosh, përmes kishës së Kastratit. Kryengritësit sulmuan batalionin, e arritën t’a shpartallonin për disa orë, duke e çarmatosur. Armët dhe municionin e kapur i dërguan në shtabin e Prekë Calit. Forcat e batalionit të ndjekjes, bashkë me forcat e poskomandës së Bajzës, që e kishin marrë informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mësyne drejt Grishës, më 23 janar 1945, për të arrestuar Luket Marashin dhe krerët e tjerë të kryengritjes. Në këto rrethana, plasi kushtrimi në Grishaj. Vullkan u bë shtëpia e bë shtëpia e Luket Marashit, që ishte një poetencial i madh besë e burrërie në Malësinë e Madhe. Forcat kryengritëse, u gjenden përballë forcave ndëshkimore të Sigurimit të Shtetit e të ushtrisë, që sulmonin në ballë të gjerë. Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, në mëngjesin e datës 24 janar. Në këto përpjekje u vra Pjetër Gjoka, i cili në krye të 40 burrave të Shkrelit, zbriti si ortek bore në poskomandën e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nëpër Zagore, i drejtohet vertik Bajzës. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur në kundërsulm. Në ballë printe oficeri i ri Zef Toma, që ra duke luftuar trimërisht. Atë natë luftimesh, do të binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do të shenjtërorente besën e do të nxirrte kushtrimin. U plagosën Pjetër Gjokë Hoti, që vdiq pas disa ditësh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj. Kryengritësit me në krye Llesh Marashin, u mblodhën në oborrin e kishës së Bajzës, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonën e kishës e i lutet Zotit, që bijtë e Malësisë, të fitojnë kundër pjelles së djallit të kuq. Kryengritësit sulmuan drejt Koplikut, nën drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh të ashpra, ata morën postkomandën dhe spitalin dhe më pas krejt qytetin. Kontribut të veçantë dha familja e Shaban Binakut. Mësymja vazhdoi deri në Hanin e Dedë Zefit. Të ndaluarit, u liruan të gjithë, pasi iu morën armët. (Butka, f. 19) “Po në të njajtën kohë edhe me bekimin e famullitarit të Shkrelit, Dom Nikollë Gazullit, Kolë Nikë Prela Marçinaj (Çekdedaj – Bzhete), u bien kumbonve për me mobilizue Shkrelin për në luftë. Kështu burrat e Shkrelit, u nisën për t’u bashkue me forcat e kryengritjes në Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste e Malësisë së Madhe të vitit 1945, Revista KUVENDI, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 – 49). I sigurtë në “historit” e veta, përfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriçim Plasari, në librin me trillime: Shpresë për popullin, tmerr për armikun (Tiranë, 1971), kushtuar Brigadës I – rë Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtëpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinën Brojës dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urën e Tamarës, kur plasi pushka dhe çfarë pushke. Qëllonin nga kodra mbi urë, qëllonin nga Broja, qëllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrë në një kazan të zjarrtë. Armiqtë qenë njoftuar për ardhjen e një reparti partizan në Kelmend, kishin llogaritur foecën e tij prej afro 300 vetësh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera në dobi të tyre dhe qysh herët, në mëngjesin e 15 janarit kishin zënë pritë këndej dhe andej përroit, me qëllim të caktuar, ta godisnin dhe ta asgjësonin batalionin tonë. Një goditje e tillë partizanëve u ra krejt papritur. U krijua një gjendje kaq e vështirë sa më s’bëhet. S’kishte tjetër rrugëdalje, veçse të qëndrohej me çdo mënyrë në vend, duke kundërvepruar me të gjitha forcat. Ndihmë e shpejtë s’mund të pritej as nga një anë. Forcat e tjera të brigadës ndodheshin dy ditë larg, në Shkodër. Batalioni s’kishte ndërlidhje me radio. Reaksionarët kishin zënë vend nëpër shkëmbinjtë dhe që andej villnin zjarr kundër luftëtarëve tonë të rrethuar plotësisht. Partizanët përdornin për mbrojtje çdo send të rastit, shkëmb, gropë dru. Që andej qëllonin në drejtim të qerdheve të zjarrit armik. Sulmi për të çarë rrethimin ditën ishte i pamundur. Edhe lëvizja më e vogël kontrollohej nga reakionarët… Ishin vrarë komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe një numër luftëtarësh… Në të vërtetë bajraktarët trathtarë Preng Cali e Llesh Marashi me shokë kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra të armatosur dhe përpiqeshin të shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin marrë lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqipëri, i cili qe treguar i gatshëm t’u jepte çdo ndihmë dhe përkrahje. Aeroplanët anglezë i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armë, municione dhe veshmbathje. Me ndihmën e anglezëve trathtarët kishin hartuar planin e një kryengritjeje kundërrevolucionare. Do të sulmonin dhe të merrnin Shkodrën me Koplikun…” (Plasari, f. 566 – 567) Partizanët nga ana e tjetër, nuk e mendonin, se do të hasnin në rezistencë aq të fortë, prandaj po vinin të qetë. Kur filloj pushka, këta nuk kishin nga të shkonin, sepse ishin të izoluar në shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcë ushtrie t’i shkatërronte pozicionet mbrojtëse të malësorëve, që ishin fortifikimet natyrore shumë të sigurta. Malësorët kishin epërsi ndaj partizanëve, sepse sëpari bënin një luftëe mbarojtëse dhe njihnin shumë mirë vendin e tyre, ku, gjatë luftimeve u vranë, plagosën dhe ranë në lumë shumë partizanë. “Prekë Cali bashkë me me 15 burra, u ngujuan në shpellën e famshme mbi fshatin Vukël, që u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dëshmon: “Na, ketë shpellë e zgjodhëm për me ba qëndresën e fundit, me e la vedin e me vdek per së mbari. Për shtatë ditë rresht, gryka e shpellës nuk ka pushue as natë as ditë prej plumbave e zjarrit të mitrolozave. Komunistët vendosën me na marrë me uri e me pabesi. Na u dorzuem me një kusht, që të vinte Frati i Vuklit, kryetari i këshillit, si dhe të mos dhunoheshim. Por komunistët nuk e mbajtën fjalën e dhanë. Dhe as besimin e Fratit. Kur na çuen ke shtabi i batalionit, në Rrapsh të Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballë për ballë me Prek Calin: – E, Prekë Cali, – i tha Mehmeti, – të pat ardhur dita ta mbyllesh historinë tënde me shkronja ari, po të bëheshe me ne! Pse bëre kështu? – Zotni, – iu përgjigj Prekë Cali, – faji bie mbi ju, se ju u batë aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16) Preka e besniku deri në fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kësaj që ndodhi, brigadat partizane do të dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetër i Gusisë, ku, kishin përkrahjen e vëllezërve siamez sllav. Në këto kushte, nacionalistët morën udhën e arratisë. Hienat e pangopshëm komunist, u lëshuan nga të dy krahët mbi krahinën e Kelmendit. Mehmet Shehu, me brigadën e vet ndeshkuese të inkuizicionit kundërmalësorë e kundërkatolikë, vendoset në fushim në fushën e Rapshës. Malësorët, prisnin gjëmen e madhe në shtëpitë e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhën: Kelmendi apo Kastrati. Në natën e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu e përgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike të trashëguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave të kuqe ishte i befasishëm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapën zjarr tek Ura e Tamarës mbi popullatën e pambrojtur, me synime të pastra spastruese pa mëshirë. Brigadat e Ndjekjes, të drejtuar nga kriminelët Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit të stacionuar në 26 kampet e burgjeve, hetuesisë, torturave etj., në Qarkun e Shkodrës, të mbështetur nga Ushtria Jugosllave, më 15 janar 1945 përfundimisht pushtojnë Vuklin. Sikurse pritej, menjëherë bishat partizane iu vërsulën luftëtarëve malësorë, i lidhën dhe ushtruan dhunë mbi ta. Si në kohën e skllevërve i lidhën me konop njëri pas tjetrit, duke i shtyrë, ndonëse ata mezi lëviznin, nga mundimet me ditët e tëra pa gjumë. Më pas i hypën në një kamion e shpejt i nisën për Shkodër. Njësitë partizane, që i shoqëronin ishin të vogla, pasi pjesa më e madhe e tyre qëndruan aty, për të filluar terrorizimin e tërë Kelmendit. Ata që janë dëshmitar të kësaj poshtërsie të pashembullt, e kanë parë me sytë e tyre, provuar mbi shpinën e vuajtur tërë torturat, që asnjëherë s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Të gjithë të plagosurit i lidhën pas kalit dhe ashtu nën tortur, ata pothuajse ishin në prag të vdekjes së sigurt. Prekë Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dënoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bënë kërdi, duke derdh gjak malësori shqiptar. Ata si të uritur vranë e shkatërruan, dogjën dhe prenë, e sëfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar në shekuj. “Ishte mbasdite e unë po qëndroja me nji shok përbri zyrës së Posttelegrafës. Diku u dëgjuan të shtëna armsh. Njerëzit kishin marrë lajmin, se Prek Cali asht dorëzu e pritet t’a binin para Postës. U shihnin grupe individësh. Dikush në heshtje e të tjerë shakllabana që banin komente. Pas disa kohe u panë kamionat. Ato lëviznin ngadalë, saqë u afruan pak nga pak aty ku populli të mund t’i shihte shumë mirë “reaksionarët”, që s’mundën t’i përballonin ushtrisë. Ishin pikrisht këto komente që banin njerzit servila e katila, që asnjiherë nuk u ngopën me gjakun e sternipave ilirian. Binte në sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve të Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e përbuznin ashtu të lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unë, si kureshtarët që erdhen duke u shtu rrinim të ngrim në heshtje me keqardhje, që vriste me logjiken e përbuzjes ndaj masakruesve të burrit vigan kelmendas, që shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum në Shqipni… Grupi i Prek Calit doli në gjyqin komunist. Ai i zhvillua në nji ndërtes dykatshe, diku në veriperendim të Gjimnazit. Unë ndoqa tri seanca, si dëshmitar okular në at se çfar dëgjova e pash ndaj Prek Calit. Në fillim të seancës nuk lejohej me marr pjesë shumë popull, mbasi komunistët kërkonin që gjyqi të zhvillohej sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetëm i pushkës, besës, traditës etj., por edhe nji trim që me gojën e vet nxirrte fjalë të matuna, i qetë, që mohonte pa frik të gjith akuzat e rreshtume kunder tij. “Unë jam këtu, – u shpreh Prek Cali – ndër të tjera, për me marr pergjegjesin e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend. Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas. Vërtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje. Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55) Por këta, ndonëse përdoren barbarinë komuniste, nuk arritën me tutë (friksu) dhe mposht krenarinë e Malësisë. Malësori e pagoi, por kurrë nuk trathtoi truallin e shtëpisë së vet, duke mbrojtur lirinë nga ofensiva komuniste asokohe. Me shumë urretje, se nuk mundën të kapnin luftëtarët nacionalistë të lirisë, forcat terroriste partizane: “… banë nji kërdi të zezë, tue torturue deri edhe gra e fëmi. Ata mashkuj apo luftëtar, që gjendeshin në shtëpi i arrestonin, u digjnin shtëpitë, u merrnin pasuninë, ndersa familjet (e luftëtarëve në arrati) tyne i internonin në krahinat e vendit… Edhe Preka, me nji çetë luftarësh trima e besnik, vendosi e u ngujua në nji shpell, që ishte mjaft e ilzolueme e i përngjante nji fortese të vogël, me nji shprese fare të vogël, se mund të bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, të cilët zinin vende në ndonji luginë ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritësit nëpër male. Me partizanët, ndodhi e kundërta: Ata i ndoqen çetat kamba kambës dhe kur u mirëinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerëz për t’u marrë vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin të rrethum dhe se partizanët kërkonin të dorëzohen pa pushkë. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare për t’u njoh nga publiku, se për çka e si do të dënohen… Nga ana e tjetër, Preka kishte disa djem të rinj (Sipas tregimeve të Fritz Radovanit dhe Don Tomë Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete në shpellë, një djalë të ri ,Gjelosh Tomë Biku-n,22 vjeçarë në atë kohë që ishte i vëtëm (dëshire) në familje, dhe komunistët i kanë thanë atij, se do t’ia falim jetën djaloshit të ri. Por në fakt, kur janë dorëzuar, duke i prerë në besë deshen ta vrasin pushkatojnë) Gjeloshin ,por Prëka u kundërshtojë duke mohuar se ai kishte lidhje me luftën për ti shpetuar jetën,dhe jeta ju fal por u dënua me 30 vite burgim.

Prandaj, u kërkoj partizanve, nëpërmjet Fratit disa kushte: – Meqë udhëtimi do të bahej me ecje në këmb nëpër Kelmend, të lejohen të kalojnë të armatosun; – Të mos i cënojnë (keqtrajtoj) kush me dorë; – Gjykata të bajnë punën e saj. Këto kushte komunistët ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtën. Ata porsa kaluen nji copë rrugë të shoqnuem e të rrethuem me shumë partizan, i çarmatosën u lidhën duart, i ulën drejt e në Koplik, ndërsa ne e nesre në qytetin e Shkodrës, në të ashtequjtunin Burgu Gjerman… Prek Cali asokohe 66 vjeç, ishte i burgosun në nji dhomë më vete e kur të burgosunit ndryheshin në dhoma, ate e nxirrnin dhe shëtiste i vetëm. Ai kishte nji tjetër trajtim prej të burgosurve të tjerë.” (Mali, f. 341) Në mjedisin e Fushë Çelës, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrën me pastë rroje një partizane, që shihte nga afër stoicizmin. Skenat e dhunës ndaj Prekë Calit janë të papërshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do të ishte i pafuqishëm nga fantazia e torturave që kanë përdorur këta. Preka, ka qenë i bindur se do ta vrasin, por është prerë në besë nga komunistët, të cilët i kanë prmetuar në fillim, se do t’ia falin jetën Gjeloshit,të cilin e burgosën dhe ja pushkatuan nënën,Katrinën që refuzoj të tregojë vëndolljen e Prëkës dhe të birit të vet Gjeloshit.

Përpara momentit të pushkatimit, Prekën, e kanë mbështetur tek muri i Vorrezave Katolike të Rëmanit në qytetin e Shkodrës, të ulur ndjenjur me cigare në gojë (për tallje), i veshur me çakçirë dhe i prishur në fytyrë nga plumbat. Rrëfimin dhe vojimin kur është pushkatuar, ia ka bërë Don Tom Laca. Atë ditë më 25 mars të vitit 1945, në muret e qytetit të Shkodrës u shpërnda një afishe e madhe e cila kishte këtë titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftës dhe Armiqtë e Popullit”.

Studiuesi e publicisti Mërgim Korça, gjatë hulumtimeve për përgatitjen e dorëshkrimit: Në përkujtim të Kryengritjes Armatosur të Malësisë Madhe, shkruan: “Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhë n’shehët t’Shkodrës kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltë, me mjekër t’dendun aj, si me kenë fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushës Çelë, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrën pa lagë atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrën, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotët kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet! Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetë n’luftimet e 1911 – ës e të 1913 – ës. Mbas kësaj veç kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandëqind’ e katërdhet’ e pesë e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarë e vrane animikun e betuem të shkjaut dhe e hapne rrugën m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”

ARRESTIMI DHE VRASJA

“Në dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhë për marë historianve lakej t’diktaturës t’a përmendshin… I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne. Pse bëre kështu?” I gjegjet trimi legjendar burrnisht: “- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me Serbin!” (Korça, f. 5, 6) Por odiseja e të ngujuarve në shpellë, nuk do të përfundonte me dorëzimin e tyre. Të parët që u pushkatuan, ishin: Dedë Lulash Smajli dhe Dedë Gjon Deda, të cilit i kishin prerë me parë mishin dhe trupin me sopatë. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrën sytë dhe e varrosën të gjallë me gurët e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenë në qafë me bajonetë dhe e hodhën në greminë. Fran Zef Bajraktarin e groposën të gjallë, pasi i dogjën kullën. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit të Vermoshit, si agjitator kundër bolshevizmit. Dedë Prek Nikën, e sollën nga kampi i Tepelenës dhe e pushkatuan pa gjyq, në mes të kelmendasve. Uk Mark Biku (Bikaj), u pushkatua në mes të katundit Brojë, për të ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qëndroi 21 ditë i varur në burgun e Koplikut, u pushkatua përsëri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq në burgun e Kavajës nga torturat çnjerëzore, me fjalëte fundit: Poshtë komunizmi! Pas një gjyqi në Shkodër, u dënua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeçar Prek Cali. Ky gjyq, do të dënonte plot 25 vetë, nga të cilët edhe 4 me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët kryesisht me 30 vjet burg. Kështu Kelmendi u përzhit dhe u ndeshkua përsëri. (Butka, f. 17 – 18) Këto janë kelmendasit, që kishin të ruajtur në gene prej gjeneratave virtytet më të mira, si mikprirës e bujar, trima sypatrembur e atdhedashës, njerëz të besës e fetar. Ata e donin meshtarin si antarë të familjes, duke i besuar fjalën e nderit… Malësia, humbi 137 bijë të saj, trimat e devotshëm në kryengritje. U burgosën 345 burra e u internuan 41 familje të shpallura reaksionare. Malësia, u vesh me petkun e zisë. Malësorët trima, denbabaden të patundur në trojet e tyre, u shpërngulën në kampet e internimit të Tepelenës, të Kavajës, të Vloçishtit, në burgjet e kampet e punës, më çnjerëzore që ka njohur historia. (Butka, f. 21) Në momentin, që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë që të denuarit me pushkatim të kthehen mbara (me shpinë) dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët: “ – Nuk shkohet n’Parajsë me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha: “ – Kështu vdes shqiptari”. Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, nga plumbat e shqiptarëve të armiqve të nacionit të vet, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave: “ – Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonë Shqipnia do të fitojë.”

Dëshmitë historike për një luftë çlirimtare

$
0
0

Shkruan:Prof. dr. Nusret Pllana/

 (Endrit A. Binakaj, Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999)/

 Përkufizimi/

Nuk ka vepër që i kushtohet luftës për çlirimin e kësaj pjese të tokave shqiptare, që nuk ka rëndësi historike, qoftë edhe kur shkruhet për masakrat ndaj popullatës civile. I këtillë është edhe libri i dytë i Endrit Binakajt për Masakrën e Belegut të vitit 1999. Në faqet e këtij libri autori ka sjellë momente, ngjarje, emra njerëzish që me jetën e tyre, edhe pse të masakruar, janë bërë pjesë e lirisë sonë. Armiku i shqiptarëve, ka bërë përpjekje, kjo e fundit në fshatin Beleg të anës së Deçanit,  më 1999, që ta zhduk popullin shqiptar.

Hyrje

 Libri i Endrit Binakajt Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, është libri i dytë i tij për këtë ngjarje tragjike të kësaj pjese të popullit shqiptar. Tragjedia ishte e veçantë, sepse bëhej në një kohë kur Evropa po bënte më shumë se një gjysmë shekulli që nuk e dinte se çka është lufta. Por, Evropa e dinte se brenda saj kishte ende sisteme koloniale, ku shkeleshin të gjitha të drejtat e një populli. Ky vend ishte Kosova. Një pjesë e gjeografisë kombëtare shqiptare, copëtimin e së cilës nga trungu i shtetit amë, Shqipërisë e kishte miratuar edhe Evropa, me nënshkrimet e saj, në disa Konferenca evropiane, disa prej të cilave janë quajtur edhe paqësore.Autori duke u marrë edhe me këto çështje të historisë së shqiptarëve, ka vënë në thumb, jo vetëm pjesën tragjike të tokave shqiptare, por edhe heshtje oportune të Evropës, e cila për qetësinë e saj, për ruajtjen e lëkurës së saj, kishte shkelur mbi parimin  themelor  të gjëllimit të njeriut, që është liria. Pra, Evropës i mjaftonte liria e saj, pa i rënë në mendje se diku në skajin e saj, më shumë se gjysma e një populli të lashtë historik po jetonte në robëri.Prandaj, lufta për liri ishte e pashmangshme. Ishte e tillë, sepse edhe kjo pjesë e popullit shqiptar, më në fund e e kishte kuptuar se lirinë nuk ta falë askush dhe se ajo fitohet me luftë çlirimtare.

 Historia si mësuese e jetës dhe padrejtësitë e saj

Libri i autorit Endrit Binakaj, Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, ndahet në tre kapituj, ose thënë më shkoqur, si lëndë organizohet në tri njësi, që mëtojnë ta plotësojnë njëra tjetrën.

Autori nuk është ndalur vetëm në rrethanat dhe shkaqet që sollën ngjarjet e Masakrës së Belegut. Ai duke u marrë me fatin historik të popullit shqiptar gjatë një periudhe të gjatë kohore, ka ardhur në përfundim se tragjedia e Belegut dhe të gjitha tragjeditë e tjera, ishin pasojë e copëtimit të gjeografisë kombëtare, ishin pasojë e pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, ishin pasojë edhe e qëndrimit të heshtur të Evropës, e cila kishte nënshkruar copëtimin e tokave shqiptare, ngase i konsideronte pjesë të Perandorisë Otomane, e cila po zhbëhej. Të gjitha këto të dhëna janë sistemuar në kapitullin e parë të librit Masakra e Belegut më 29-30 mars 1999, të autorit Endrit Binakaj.Por, vëmendje të veçantë autori i ka kushtuar qëndresës dhe luftërave të përgjakshme të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb, që nga fillimi i procesit të kolonializimit të Kosovës e deri në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila jo vetëm ishte bërë dalëzotësja e lirisë së kësaj pjese të atdheut, por ishte bërë edhe çlirimtarja e Kosovës.

Lashtësia historike fillon që nga emri  

 Historia e trojeve shqiptare është shumë e lashtë. Këtë e thonë studimet historike, arkeologjike, gjuhësore dhe kulturologjike në përgjithësi. Por, këtë e dëshmon edhe autori i librit Masakra e Belegut më 29-30 mars  1999, Endrit Binakaj. Ai konstaton se vendi i kësaj masakre të përgjakshme, Belegu, shkon thellë në histori. Diku para Mesjetës shqiptare, ai ishte lokalitet i formuar. Fshati Beleg, sipas autorit, i cili shfrytëzon të dhënat arkeologjike dhe historike, dëshmohet i regjistruar që në vitin e largët 1330.Qoftë edhe vetëm marrja me gjithë këtë periudhë kohore, shkarazi dhe me kapërcime, deri në vitet e përgjakshme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë vlera që meritojnë të lexohen, të mbahen mend dhe të ruhen si dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike në jetën tonë.Përveç dëshmive historike autori sjellë edhe dëshmi të fushave të tjera të dijes, që nga toponimia, pra emërvendet e të gjithë rrethinës së Belegut, për të ardhur te fillet e lëvizjes ilegale në Beleg, diku nga vitet 1990-1991. Në këto vite, sipas autorit, janë shenjat e para të ardhjes së armëve të lirisë në këtë lokalitet, prandaj masakra që është bërë në Beleg, nuk është vetëm hakmarrje e pushtuesit serb, por është një plan i pushtuesit që e dinte saktësisht ku kishin filluar shkëndijat e para të luftës për liri. Andaj, në ato vende edhe hakmarrja, pra edhe përgjakja ishte më e madhe. Mbi të gjitha ishte çnjerëzore, sepse qëllimi i armikut ishte jo vetëm vrasje e individëve, por shfarosja e një populli të tërë. Dëshmi për këtë lëvizje ilegale për liri, si dhe dëshmi për sjelljen e armëve të lirisë në Beleg, autori ka sjellë edhe jetën dhe veprimtarinë e ushtarëve të parë, të cilët shumë vjet para Luftës së UÇK-së, bashkë me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, por edhe me të tjerë, kishin bërë ushtrimet ushtarake në Shqipëri. Luftëtarët, Saim dhe Sami Tahiraj, jo vetëm ishin veprimtarë të hershëm të çështjes kombëtare, por edhe ishin ushtarë të lirisë së kësaj pjese të atdheut të shqiptarëve.Pjesa e tretë e librit të Endrit Binakajt është e veçantë. Aty janë radhitur të gjithë të ekzekutuarit në Masakrën e Belegut më 29-30 mars 1999. Nuk është me rëndësi kush nga cili vend ishte, nga cili fshat kishte ardhur në Beleg, nga cila anë kishte hyrë në këtë fshat, pse kishte ardhur aty, por është me rëndësi se pushtuesi serb, duke mos kursyer as fëmijët, ka përgjakur dhe ka masakruar të gjithë ata që i ka zënë atë ditë të kobshme në fshatin Beleg.Emrat e të ekzekutuarve janë përcjellë me të dhëna të shkurtra biografike, që dëshmon për kujdesin dhe pjekurinë e autorit të këtij libri. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt të vogël, kur autori është vënë në shërbim të ruajtjes së gjurmëve të kujtesës historike, dëshmon për rëndësinë e këtij libri. Sepse, duke qenë të robëruar, duke qenë të pushtuar, duke qenë të përndjekur brez pas brezi, përveç të tjerave, nuk është mundësuar që të ruhen shenjat e kujtesës sonë historike, qoftë edhe dëshmitë shkrimore për ngjarje kaq tragjike, siç ishte Maskara e Belegut më 29-30 mars 1999, të cilën autori e ka shndërruar në një dokument faktesh dhe dëshmish shumë të rëndësishme, edhe për kujtesën e brezave të shqiptarëve që do ta gëzojnë lirinë e Kosovës.

Deçan, 29 mars 2016

 

 

 

Një korrespondencë me shkrimtarin francez Andre Malraux

$
0
0

Sami I. Repishti/

318 Washington Street/

Hempstead, New York, USA/

27 mars 1968/

Shkelqesise se tij/

Andre Malraux/

Minister Shtetit i Ngarkuar me Çeshjet Kulturore/

Palais Royal/

3, rue de Valois/

Paris 1-er, France/

Zoti Minister,

Me lejoni t’Ju drejtohem me kete leter duke qene se po punoj per nje teze te titulluar: Andre Malraux dhe dialektika e rendit dhe e unit te thelle tek njeriu. Kjo teze do te mbrohet ne Universitetin e Qytetit te Nju-Jorkut.(C.U.N.Y.)

Qekurse kam ardhur ne Shtetet e Bashkuara (ku jap mesim frengjishten ne nji shkolle te ciklit te mesem), i rihyra studimeve te nderprera prej kohesh dhe po rilexoj vepren tuaj me vemendjen qe i kushton nje i ri ne moshe nje me te madhi. Paradoksi ketu qendron ne faktin se ne romanet tuaja, ku heronjte luftonin per nje ideal komunist, has nje burim frymezimi per nje njeri si une, te cilit i eshte dashur te afirmoje dinjitetin e vet njerezor ne luften kunder komunizmit.

Gjithe rinine e kam kaluar ne vendin tim te lindjes, Shqiperia, ku kam pare tere skenat çnjerezore te tmerrit fashist te Luftes se Dyte Boterore. I ri, pjesemarres i Rezistences, u ndodha me 1945 perballe nje ideologjie totalitare dhe nje qeverie qe e quanin “pushteti i popullit”. Realiteti qe perjetova dermoi shpresat e mia, dhe me vullnetin per t’i qendruar besnik vetvetes, iu kundervura rendit te ri te vendosur. Me quajten “rebel”. E pranova kete cilesim dhe krejt pasojat qe rrodhen: dhjete vjet tortura, burg, kampe perqendrimi dhe pune te detyruar. Me 1959, kalova, me arme ne dore, kufirin.

Qe ne leximet e parate romaneve tuaja, nje jete e tere u shpalos para syve te mi. Gjate studimit, perjetova çaste te tera te pervojes sime te dhimbshme, dhe me se nje here poshteruese, prej te torturuari, te burgosuri, te stermunduari. Por nga ana tjeter edhe çaste ekzaltimi te luftetarit. Dhe pikerisht, tek has ate jete te pasur e te fuqishme, vendosa –nje pohim ky krejt i veçante e personal qe po bej- te ndryshoj programin e studimeve te mia, nga shkencat ekonomike ne studimin e letersise. Ndjeva se “udhetimi i shkurte qe me kish mbetur per te bere”, i filluar diten kur thashe me gojen plot nje “Jo!” te nderuar, e njekohesisht fatale, kunder rendit komunist, nuk mund te vazhdonte veç po qe se kthehesha ne nje bote ku mjedisi ushqen deshiren e thelle per solidaritet e vellazeri.

Zhvleresimi njerezor i organizuar nga komunistet ne kampet e perqendrimit te Shqiperise poshteroi te burgosur ne numer te madh; shume u vrane, u vetevrane, me menyra nga ma te llahtarshmet. I poshtrurar dite e nate, une vete, me se nje here, pyesja veten nese ata qe mbijetojne aty ishin pa moral. Sepse vetevrasja eshte nje akt. Te jete valle paburreri te mbijetuarit ne nje kamp perqendrimi? Nese nuk e leshon veten e mbahesh, te jete valle nje akt i padenje per nje njeri? Sepse te jetosh ne nje kamp perqendrimi eshte vete ferri. Te perballosh torturen, te sotmen e te nesermen, ta perballosh ate çdo dite qe pason, dhe kete per dhjete vjet me rradhe, eshte ne fund te fundit nje agoni shume me e thelle se ajo e vdekjes. Veç per te vdekur nuk arrin dot te mesosh, ndonese vetvrasja eshte ne çdo rast nje akt çlirimi. Dakord! Por ama, t’i besh balle ketij tundimi te forte, per mendimin tim, eshte me e veshtire.

Nje dite, pasi kisha bere pese vjet nga i gjithe denimi prej dhjete vjetesh, me shpune ne zyren e Sigurimit te Shtetit. Pas “pershendetjeve”, me vune perpara per te firmosur nje deklarate pendimi, me ane te se ciles duhej te pranoja “mekatin” tim se i isha “kundervene zhvillimit historik per krijimin e shoqenise shqiptare te lire e pa klasa”. Pas pergjigjes sime te menjehereshme mohuese, oficeri reagoi duke me pyetur:”Domethene, ti je gati te sherbesh gjysmen tjeter?” U pergjigja :”Po!”. Dhe keshtu do te ndodhte.

Jam i sigurte se ne ate çast, nuk isha plotesisht i ndergjegjshem per çka po ndodhte ne ate zyre. Por isha shume i bindur ngapese  vitet e burgimit qe kisha bere deri atehere, se çdo fjale, çdo veprim iardhur nga ana tjeter e barrikades duhej hedhur poshte a priori.Kjo duket e pakuptimte, veçse idejaper te mos rene ne ujdi me “murtajen”ikishte rrenjet thelle ne urrejtje dhe ushqehej nga neveria. Ishte shndrruar ne mesim te veçante, absolut, te paprekshem qe udhehiqte jeten time dhe me lejonte te mendoja e veproja. Pa dyshim, ate çast, njeriu nuk ka si peshon gjerat; thjesht vepron shpejt e energjikisht, gjer ne ekzaltim. Por ate dite –dhe me kujtohet shume mire- preka thellesite e lumturise sime tek veprova si njeri i lire. Kurre me pare nuk kisha zgjedhur me te tille vendosmeri kushtet rrethanore per shkaterrimin tim. Ndjeva per nje çast se isha zot i fatit tim. E me pas, serishe burgu…!

Po si mund te mos ushqesha me neveri! Ne nje bote te marre, ku degradimi dhe shkaterrimi i njeriut perpunohen me perkujdesje shkencore, kam pare si fshikullohen te lenet nga mendte, si mbyten pleqte, si i linin te vdisnin urie burra e gra. U thyenin gjymtyret, sidomos kembet, te denuarve me vdekje qe prisnin te ekzekutoheshin, dhekete, si “mase paraprake”. Kam pare fshatare te piqeshin si cope mishi mbi qymyr te prushte, gra te pashkolle gozhduar ne dysheme si mbi nje kryq, te rinj te tredhur, te gjymtuar, te sakatuar. Kam pa malesore madheshtore, te  detyruar te ecin kembezbathur ne oborrin e akullt, dy mije burra e gra qe nuk i linin te shkonin ne banje, nderkohe qe e vetmja  pompe uji merrte dite te tera per t’u ndrequr. Kampare kriminele ordinere se si nxiteshin per te rrahur e poshteruar “politikanet”, e sidomos intelektualet; kam pare nje ushtar me kryet e shtypur nga nje mase e madhe guri pesedhjete kileshe leshuar mbi te nga nji oficer, pasi u plagos fatalisht nga gardistet e kuq sepse u orvat te arratisej…, dhe po ashtu mizorine qe ndiqte pas cilindo qe mundohej t’i shkonte tjetrit ne ndihme.

Edhe vete e kam pervuajtur nje gje te tille, kur nje dite, me ndihmen e dy ish gjimnazisteve leshova ne qeline e nje te denuari me vdekje racionin  tim te kotheres se perditeshme. Me kapen ne veprim e siper. Dhe sa here qe me terhiqnin zvarre per ne qeli, pasi me kishin torturuar egersisht ne zyren e oficerit te ngarkuar per “rehabilitim”, sa here qe vija ne vete, degjoja shokun tim te denuar tek i lutej me pergjerim e me lot autoriteteve, se duhej te torturonin ate per pasojat e “krimit” te kotheres, dhe jo mua. Dhe ai ze –qe me kumbon i qarte dhe sot e kesaj dite ne vesh- me vinte qe larg si zeri i Shpetimtarit.Ishte pohimi me plot gojen dhe i pa krahasueshem i pranise se dashurise vellazerore e te perjeteshme, dhe e kam rinjohur e ndjere sa here qe poshtersia e “murtajes” merrte permasa te llahtarshme.

Nje dashuri e tille ka qene, mendoj, pika e nisjes se rikthimit tim ne jete, “pajtimi me faren njerezore”. Nena ime e moshuar kishte kaluar dy vjet ne nje kamp perqendrimi, e izoluar, dhe e vetmuar. E kam pare si keqtrajtohej nga gardistet e kuq sa here qe afrohej per te me pare permes shufrave te hekurt. Dhe e tille ka qene prane meje, tethemi, gjate gjithe kohes. Diten kur do lija kampin, hasa para portes nenene nje miku te burgosur. U afrua, dhe per here te pare pas dhjete vjetesh, ndjeva embelsine e nje dore nene tek perkedhelte te mijat; e nuk dija ç’t’i thoja te shkretes plake. Me kishte ngulur syte, e turbulluar dhe e permallur.

Me pas, nje shofer kamioni u tregua i gatshem per te me shpene gjer te qyteti me i afert. Nuk folem rruges; hidhte veshtrimin nga une, dhe une perpiqesha te buzeqeshja. Me ne fund, e falenderova. Atehere fillova te kuptoj se e tere pjesa tjeter e botes ishte tashme e huaj per mua.

Perveç nenes sime! E shterngova fort ne krahe. Qau. Nuk shkembyem nje fjale.Por e ndjeja aq prane meje. Qekurse isha ndare nga shoqeria, ajo kishte qene per mua personi i pare qe me mbante te permballur me pranine e saj, jo sepse ishte nena ime; edhe vellezerit e motrat e mija ishin aty; po gjithçka qe ndryshe me ta, me to. Kurse me te, me nenen time, kish ndodhur si me mua, kishte qene e burgosur se bashku me mua, permbrenda meje, ajo, nje banore e botes qe e vetme, kishte bere te mundur komunikimin njerezor; ajo nuk ishte si te tjeret, nje e huaj. Kishte tek ajo krijese e moshuar nje si aureole pafajesie, pafajesi e mjaftueshme per te perligjur revolten qe me ziente permbrenda, dhe qe ta merrja ne mbrojtje, revolte e drejte dhe sigurisht njerezore. E doja nenen siç donja perligjjen e aktit tim. Me te dhe permes saj fillova proçesin e “pajtimit”, pa mundur dhe pa dashur ta plotesoj.

Dy vjet ma vone, i shpetova mbikeqyrjes komuniste te qytetit ku banoja, braktisa nenen dhe çava kufirin. Nuk mund t’i nenshtrohesha nje gjendjeje qe kerkonte shkaterrimin tim per hir te jetes; parapelqeva te vdes, per te mos e pare veten te shkaterruar. Doja gjithashtu te arrija “pajtimin” ne nje bote te ndryshme, ku nuk do te kisha para syve figurat e urryera te xhelateve. Eshte tmerrsisht e mundishme te lexosh gazetat e te degjosh mbledhjet e detyrueshme dhe te perditeshme te nje propagande qe kerkon te mbaje fort ne dore monopolin e trajtimit njerezor, pasi ke jetuar ate gjendje per dymbedhjete vjet me radhe. Te pakten, te mbijetuarit e kampeve naziste e paten kenaqesine dhe sigurine per te mos i pare kurre me me sy xhelatet, nje kenaqesi kjo qe as une, as shoket emi, nuk kishim si ta shpresonim.

Ata qe me kane mbetur, jane shoket.Kur mendoj per ta, veç besoj, se bashku me Kassnerin* se “…shoket e Kines, varrosur te gjalle, miqte e Rusise me sy te nxjerre, miqte e Gjermanise perreth meje me litare ne fyt”, vellezerit e Shqiperise me kembet e thyera para se te ekzekutoheshin jane te vetmit banore te nje bote te pa shkalluar, dhe se zerat e tyre jane te vetmet te denja per t’u degjuar, te vetmet qe deshmojne per madheshtine dhe nderin e te qenit njeri……

Z.Minister,

Kam dy pyetje sidomos, te lidhuna ngushte me vepren tuaj qe me interesojne shume:

1) Marksizmi, a ishte per ju ne vitet e Fatit te Njeriut (1923) forma e vetme e protestes dhe e aventures, tashme te konsumuara, por simbolikisht te vlefshme per ate epoke?

  • Ne ditet tona, kur te gjitha doktrinat politikeduken te konsumuara, çfare do te ishte ajo qe do na shtynte per te vepruar apo shprehur simbolikisht protesten tone kunder Fatit te Njeriut? Çfare orientimi duhet te marrim ne sot per rikrijimin e njeriut?

Do te isha shume i lumtun ne se ju Zoteri, do te kishit miresine te me ndriçoni ne keto dy pika. E merrni besoj me mend gezimin qe do ndjenja nese do merrja nje pergjigje nga ana e juaj.

Ju lutem Z. Minister, pranoni shprehjet  e konsiderates sime me te larte.

(firma) Sami Repishti

Pergjigje:

Ministri i Shtetit per Çeshtje Kulturore

3 rue des Valois

Paris 1-er, France

 

17 prill 1968

Zotit Sami Repishti

318 Washington Street, Hempstead, New York, USA

I nderuemi Zotni,

Letra e juej me ka permallue.Ashte e para leter qe marr nga Shqiperia; nuk ashte e para qe pershkruen fatkeqesite. Por besoj se e kuptoni qe me iu pergjegje me terma te pergjitheshme pyetjes suej te dyte, nuk do te ishte diçka serioze. Do te duhej nji bashkebisedim i gjate, e ma shumenjohuni se ato qe kam sot per Fatin.

Per pyetjen e pare: po! Ne ate kohe, vetem vullneti revolucionar (jo vetem marksizmi) do te mundesonte mobilizimin e mbrendshem per te cilin bahet fjale.

Sinqerisht i jueji: (firmue) Andre Malraux

———————————————————————————————————-

(Shenim: Botue si “shtese” e volumit: Sami Repishti.Dialektika e rendit dhe e rebelimittek Andre Malraux. (Onufri, Tirane, 2011) Perkthimi shqip i origjinalit frengjisht ashte nga Z.Fotaq Andrea)


Bukuroshja e Durresit – 100 vjet nga zbulimi i mozaikut

$
0
0
-2016, viti i 50-vjetorit të zbulimit të Amfiteatrit/
Nga Gëzim KABASHI/
 Mozaiku i mrekullueshëm që tashmë njihet me emrin “Bukuroshja e Durrësit” është zbuluar 100 vjet më parë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Viti 2016 bëhet kështu një përvjetor tjetër i rëndëshëm për monumentet e qytetit të lashtë, i cili pikërisht sivjet feston edhe 50-vjetorin e zbulimit të amfiteatrit antic. Këto zbulime mahnitëse lidhen me emrin e Vangjel Toçit, arkeologut emblem të qytetit bregdetar.
 -Bukuroshja 2300-vjeçare dhe arkeologu Vangjel Toçi-
 “Bukuroshja e Durrësit” është mozaiku më i shquar dhe më i lashtë i gjetur në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Për herë të parë ky mozaik, që i përket shekullit të 4-3 para erës sonë, u zbulua rastësisht në qendër të Durrësit gjatë punimeve të ushtrisë austriake për hapjen e një transheje fortifikuese në vitin 1916. Oficeri austriak Camillo Prashnicher, i cili qe dhe një arkeolog i shquar u kujdes që shtresa e mozaikut të ruhej. Prashnicher është i pari që e botoi fotografinë e mozaikut në një libër të tij arkeologjik për Shqipërinë duke e quajtur atë një kryevepër të artit figurative.
Më pas mozaiku u mbulua përsëri dhe humbi për 33 vjet.
Këmbëngulja e arkeologut të shquar Vangjel Toçi risolli në dritë në vitin 1959 një nga monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore gjatë antikitetit.
Bashkëpunëtori i Vjetër shkencor Vangjel Toçi ndoqi me kujdes të dhënat e shkruara nga dy arkeologë austriakë Schober dhe Prashnicher në fillim të shekullit të 20-të, lidhur me praninë e mozaikut në një nga lagjet qendrore të Durrësit.
Për fat të mire, falë këmbënguljes dhe aftësisë së tij profesionale, në vitin 1959 arkeologu durrsak Vangjel Toçi e rizbuloi mozaikun 2300-vjeçar. Bashkëkohësit kujtojnë bisedat e gjata të arkeologut me të moshuarit e qytetit si dhe të dhënat e nxjerra prej tij nga libri i botuar në vitin 1920 nga arkeologët Shober dhe Prashniker. Mozaiku ndodhej në thellësinë 3.80 metra në themelet e një shtëpie dykatëshe, vetëm 150 metra pas godinës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit.
 -Dy përvjetorë të rëndësishëm për trashëgiminë historike-
Rizbulimi i mozaikut ngjalli interesin e shumë shkencëtarëve të huaj, të cilët megjithë kufizimet e izolimit të periudhës komuniste kërkuan ta shihnin nga afër veprën e lashtësisë.
Mozaiku ka formë eliptike me diametrin e madh 5.1 metra dhe ze një sipërfaqe afro 9 metër katrorë. Në qendër të mozaikut është figura e një gruaje të re dhe të bukur mes një peizashi plot kërcej lulesh, gonxhesh dhe petalesh. Mozaiku është mbiquajtur  “Bukuroshja e Durrësit”, një emër metaforik në nderim të grave të qytetit të lashtë, por edhe të mjeshtrave ilirë që e krijuan atë. Në lashtësi, ky mozaik ka zbukuruar për një kohë të gjatë një banjë luksoze private të qytetit antik.
Teknika e përdorur për krijimin e mozaikut është me gurë zalli natyrorë me ngjyra të ndryshme të ngjitura me njëra tjetrën me mjeshtëri shumë të madhe.
Në vitin 1982 mozaiku u zhvendos nga Durrësi dhe u instalua në sallën kryesore të Antikitetit në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Ende nuk ka një mendim të përcaktuar shkencor se kujt I përket figura qendrore e mozaikut. Sidoqoftë mozaiku vazhdon të njihet thjesht si “Bukuroshja e Durrësit”, duke i dhënë qytetit të lashtë një privilegj më shumë përballë turistëve vendas dhe të huaj.
Viti 2016 përkon me dy data të rëndësishme në trashëgiminë historike të qytetit. 100 vjet më parë me zbulimin e mozaikut të mrekullueshëm jepej sinjali i parë për nëntokën muze të Durrësit, ndërsa 50 vjet më vonë nga qendra e qytetit do të largoheshin 50 familje për ti hapur rrugë zbulimit të monumentit më të madh në historinë e vendit tonë, amfiteatrit 1900-vjeçar. Një rast shumë i mirë për të kujtuar punën kërkimore-shkencore të arkeologëve vendas dhe veçanërisht të pionerit të zbulimeve arkeologjike, Vangjel Toçi.

Shtatorja e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, krenari kombëtare

$
0
0

Nga Prof. Lulash Nikë Palushaj/

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 dhe Flamuri kombëtarë në malinDeçiq të 6 Prillit të atij viti, asht krenari për mbarë kombin shqipëtarë. Ma se nji shekull në Malësinë e Madhe dhe botënshqipëtareflitet, kujtohet brez pas brezie shkruhet e manifestohet nga vet malsorët dhe shqiptarë të tjerë nëAtdhe dhe me të madhe nëmërgim.Përheroizminemadh që treguenë Malet e Malësisë, apo shtatë bajraqet në luftë kundër Perandorisë osmane asht betejë legjendare dhe e paharrueshme.Për pesë shekuj kishte robënue kombin shqipëtarë dhe sjell në pyetje ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta. Janë përjetime e vuejtje e masakrime me sa beteja të përjetueme e të lame me gjakun arbënorë për ruejtjen e Pamvarësisë të trollit etni Arbëniqë nga Gjon Kastrioti,iati iGjergjit – Skenderbe,e vet Gjergjit.Në lufta të vazhdueshme për vetëmbrojtje e rrezistencë të njipasnjishme dhe të vazhdueshme që përjetoi populli shqipëtarë në heroizëm për tu pamvarësue deri më 28 Nandor të shpalljes së Pamvarësisë së Shqipënisënë Vlorë më 1912.

Për të kujtue e kremtue nji ngjarje historike, e madhe dhe shumë krenare, ishte edhe Dita e 28 Nandorit të 2015 në Tiranë, kur në realizim të dy shoqatave Atdhetare Malësi e Madhe në Detroit dhe Njujork, e ndriti rrezja e diellit flamurtarin e lirisë dhe Pamvarësisë së Shqipënisë heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin, shtatorja e tij që iu vendospërballë heroit mbarëkombëtarë dhe me famë shqipëtare e europjane Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Për ato ideale Dedë Gjon Luli kishte luftue me mbarë malsorë të Malësisë së Madhe kundër robënuesëve dhe dëshira e madhe e vet Malësisë dhe të vërtetës historike për të pa Shtatoren e Dedës në sheshin e Tiranës, gja që e kishte meritue shumë ma parë për hir të arenës mbarëkombëtare; e realizoivet mërgata e kësaj atdhetarie tue falenderue në bashkëpunim të ngushtë vetPresidentin, zotin Bujar Nishanin dhe Bashkinë e Tiranës.Të gjithë shend e verë, të gëzuemë dhe të entuziasmuemë nga Malësia e Madhe dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës, pra vet mërgata përfaqësuesedhe pjesmarrëse të dy Shoqatave Detroit dhe Njujork, që finansuenë me malsorët tjerë mërgimtarëpërfundimin e realizimit për vendosjen e shtatores të Dedë GjonLulit në atë ditë; pjesëmarrës nga Kryeqyteti me kreun e Këshilli bashkiakë, të pjesmarrësve të Këshillit organizativ; ligjëruesëve të doktoraturave shkencore në mbajtje të kumtesës për Malësinë e Madhe dhe historinë e saj në rrjedha historike kombëtare shqipëtare, shoqatave kulturore përprograminartistikë nga Malësia dhe qytetarë të tjerë nga vet Tirana, nga Lezha e Shkodra, nga Kosova të përfaqësuemë nga pasardhësit e heroit Adem Jasharit, meshtarë klerikë dhe qytetarë nga vet Malësia në vendlindje; të cilët së bashku në lulishten e bukur tëTiranës, përjetuenë,nën përkujdesin e zotit President të Shqipërisë BujarNishanit, krenarinë historike të Malësisë së Madhe dhe po aty dritën e diellit që ka shkëlqye dhe gjithmonë gazmon si krenarimbarëkombëtare shqipëtare Shtatorja eheroit Dedë Gjon Lulit dhe malsorëve tjerë nëpër shekuj. Të gjithë u gëzuemë dhe gëzimi spat kufi.

Nuk ka popull në këtë botë që nuk e feston apo kremton Ditën e Pamvarësisë, të të drejtës së vet nacionale e tokës Atdhe, prandaj në rrjedhat e këtyne betejave se çka ka përjetue populli shqipëtarë gjatë pesë shekujve robënimi e troturave me sa masakrime e tjetërsime, gja që nji robënim të tillë e ushtruenë me shekuj e shekuj të gjitha kombet që na rrethojnë si fqinjë, sllavë, maqedonas, grekë, bullgarë e të tjerë; e randuenë aq fortë dhe e çuenë në pyetjen e ekzistencës nji popull të rracës aq tëlashtë ilirjane tue shkatrrue çdo gjurmë të së vërtetës historike;sa në shkrimet e mija kam thanë se asht çudi që flitet a pak shqip dhe se ky popull ekziston ndopak nga robënimet që kanë përjetue. Na tjetërsuenë, na shanë, na fuenë njerëz me bishtaeinjoruenë, na vranë dhe në fund për tna eleminue e zhduk dalngadalë me Kongresin e Berlinit të 1878, fajtore kryesisht Perandoria Osmane turke, na ndanë në pesë shtete fqinje dhe na lanë të coptuemë që nga ajo ditë e sot përjetojmë shumë pasoja dhe vazhdimisht janë në luftë si Serbia me të tjerë përrreth për tna pa ashtu të shpërndamë dhe të pakosoliduemë si etni e përbashkët shqiptare në trollin tonë etnik shqipëtarë.

Në kalvaret e shumta që përjetoi kombi shqipëtarë dhe rrezistencat e vazhdueshme kundër çdo robënuesi qendron edhe Malësia e Madhe në shekuj, epiqendër e të cilave asht lufta heroike e malsorëve me 4000 pjesmarrës luftarakë nga të gjitha Malet e Malësisë, sbashku me Malet e Dukagjinit në Kryengritje të vitit 1911 dhe 6 Prillit të vendosjes së Flamurit kombëtarë të shqiponjës kuq e zi në majen e Malit Deçiq, I pari flamur që valon për të parën herë pasë vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skenderbe në trollin shqipëtarë.

Asht beteja legjendare e malsorëve me malsore bashkëluftare të burrave e trimave në krye me udhëheqësin e kësaj kryengritje heroin kombëtarë Dedë Gjon Lulin. U flijue Dedë Gjon Luli me mbarë familje dhe sa e sa familjetë tjera si kjo në Mbarë Malësi, në Kosovën kreshnike e heroike në krye me betejën lapidare e legjendare në Kaçanik kundër forcave osmane turke të Turgut Pashës që dogji dhe shkrumoi e shkatrroi mbarë Kosovën, pastaj Plavë – Gucinë dhe me atë pamëshirë e mixori iu lëshue Dukagjinit e mbarë Malësisë së Madhe.

Në pesë shekuj qendrese Malësia e Madhe asnjiherë nuk e njohti vazalitetin e Perandorisë turke, po në të gjithë shekujt nxorri bijtë e bijat ma të ndritun, të devotshëm dhe të përkushtuemë për të ruejtë kombin dhe trojet e përbashkëta.

E madhe dhe shumë e randësishme asht Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe 6 Prilli ivitit 1911 në luftë për Pamvarësi të Shqipënisë  dhe trollit të përbashkët shqipëtarë. Asht flamurtare me Flamurin kombëtarë të shqiponjës dykrenëshe kuq e zi me 6 Prill të vitit 1911 dhe në luftë të përpjekjeve për tu çlirue me rreth 1500 dëshmorëve dhe viktimave të asaj kohe.

Asht flamurtare e gur themelit për Pavarësi e shpallun në Vlorë më 1912 me Memorandumin e Greçës të mbajtun më 10 – 23 Qershor të vitit 1911, Kuvend dhe kërkesa për Pamvarësi të plotë dhe kundër tiranisë së ushtrisë të Turgut Pashës dhe Sulltanit me vezirë e pashallarë të tjerë.

Me burrat e urtë dhe trima, hero dhe dëshmorë si Dedë Gjon Luli, Nikë Gjelosh Luli, Çun Mula,Luigj Gurakuqi e Hil Mosi, Marash Uci, Mark Ujkë Gjetja eKolë Marash Vata,Palokë Traboini e Lulash Zeka,Smajl Martini, Bac e Prëkë Vuksani, Baca Kurti, Palokë Gjoka, Halil Haka,Om Haku e MemetMurati, Pllum Gjeka e Ali Zekue Kolë Dedë Mirashi, Mar Lula e Memet Shpendi,Ujkë Gila, Prël Mema ( MemiiSmajlit) Mirash Gjoka, Lucë Mark Gjeloshi, Fran PalLeka, Nikë Lekë Pepa e Prëkë Cali, DodëPrënçi, Zenel Shabani, Gjokë Doda, Keqa Prëla, Nish Gjeto Daka, Gjelosh Gjoka, Zef Tomë Nikolla, Shaban Elezi, Dasho Shkreli Marash Dashi, Bec Patani, Kaçel Doda, Kërrnik Gila, Ujkë Deli e Gjon Prëkë Gjika, Tomë Nika, Ndre Nika, Lul Nika, Margil Doshi Lekë Ivani, Nikollë Ivani, Dedë Husi, Gjeto Gjeka, Malotë Gjeka, Dul Gjeloshi, Martin Baci, Atanas Gegaj, Prëtash Zeka, Has Marashi, Pjetër Dreu, Pepë Leka, Dedë Prëçi, Lucë Maxhi e Millan Perkaj; heroinat Nora e Kelmendit, Tringa e Smajlit, Nora e Hotit me sa e sa burrnesha e trimnesha tjera nga të gjitha Malet e Malësisë.

Këtaemna që shenova këtu janë sa për të kujtue si simbole të krenarisë kombëtare; se me ta ishin tjerë e tjerë që mbetën dëshmorë për tokën Shqipëni. I madhi At Gjergj Fishta ika përjetësue me veprën lapidare të pavdekshme të eposit kombëtar; Lahuta e Malcis.

Paraprijëse e shumë ngjarjeve vendimtare për ndërrmarrje të çështjes kombëtare dhe ndalimin e coptimit apo ndamjestë tokave shqiptare ishte Lidhja e Prizrenit e vitit 1878. Nga Malësia e Madhe me urti dhe krenari dhe trimëni për ruejtjen e këtij uniteti dhe kundër barbarisë sllave për marrjen e tokave shqiptare dhe kundër Perandorisë osmane turke në Lidhje të Prizrenit nga Malet tona morën pjesë:

nga Hoti:

Çun Mula, Dedë Gjon Luli, Gjeto Mark Ujka, Lekë Alia, Muç Isufi, Lulash Mark Gjeka, Gjeto Mark Gjoni;

nga Gruda: Baca Kurti, Smajl Martini, Pllum Gjeka;

Nga Kelmendi: Nikë Lekë Pepa, Ujkë Gila, Mirash Gjoka dhe Lucë Mark Gjeloshi;

nga Kastrati: Dodë Prëç Broqi, Keqa Prëla;

nga Shkreli: Marash Dashi, Gjelosh Marash Mirashi;

nga Trieshi: Dedë Husi, Lekë Ivani.

Me qinda e mija burra e burrënesha kishin vleftë burrënore e besënikie, trimënie e fisnikie. Ishin të pathyeshëm ndaj anmikut sllavo serbo- malazezë dhe robnimit të Perandorisë turke. Burra urtiet e trimniet tëlogjeve dhe kuvendit, dyluftimeve e prijsave legjendarë. Në nji autonomi të vërtetë dhe të pashlyeme për ruejtjen e ligjeve dhe marrëdhanjeve fisnore të kompaktësisë, nderit dhe moralit, Kanunit të Maleve dhe të Lekë Dukagjinit. Ishin të urtë e të ndershëm ndër rracat ma të pastra krahinore të trojeve shqiptare. Kurrë skanë lejue të preket nderi ifemnës e të cenohet ajo dhe në rregullat e tyne femna nuk asht prek në asnjimënyrë për marrje haku a gjakmarrje dhe as fëmitë assesi. Kur flitte njani kanë ndëgjue të gjithëderisa e ka marrë fjalën tjetri. Prijsat e kuvendeve apo vet flamurtari apobajraktari asht nderue dhe pikë për pikë janë zbatue vendimet dhe rregullat e vendim marrjeve. Ato Kuvende në atë kohë zavendsojshin formën e parlamenteve, me ndryshim nga koha sot, me faqe të bardhë dhe respekt e mirëkuptim ndaj njeni tjetrit dhe prijsave të fiseve e bajraqeve. Ajo përpikëni, besëniki, Besëlidhje e sa besave të Malësisë së Madhe ndaj vetit dhe kundër robënuesëve,imbajti të fortë e me famë dhe deri në ditët tona për ta dhe ajo histori na banë të jemi krenarë. Vorret e tyne janë lapidarë e duhen të jenë lapidarë në tanë historinë tonë si të Malësisë së Madhe dhe asaj kombëtare.

Tue u bazue në vlera të cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe dhe për veprat madhore kombëtare të gjuhës, gjakut e ruejtjen e tokës arbënoree traditave, të veshjes kombëtare shekujsh të çakshirëve dhe xhubletës ilirjane nëpërshekuj,lindën ato nana bijë dhe bija të Malësisë së Madhe dhe për mbarë historinë e tyne madhore e krenare, PresidentiiShqipërisë zoti Bujar Nishani me rastin e Njiqindëvejtorit të Pamvarësisë së Shqipënisë, Malësinë e Madhe e dekoron me titullin: Malësia e Madhe – Nderi iKombit. Me krenari dhe përkushtim e meritë të urtisë, trimënisë, besnikisë, fisnikisë, besëlidhjeve, betejave e kuvendeve legjendare e historike, president Bujar Nishani me rastin e vendosjes së shtatores të heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në Tiranë, më 28 Nandor, 2015,ijep titullin e dekoratës – Flamuri iartëlirisë. Nga e mbarë Malësia e Madhe dhe vet malsorët kudo qofshin nji respekt të madh ndaj PresidentNishanit dhe ndera iqoftë.Malësia e Madhe për këtë vepër kaq madhore falenderon edhe Bashkinë e Tiranës.

Në shenjë dhe emën të shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe në Detroit dhe asaj Atdhetare Malësia e Madhe në Njujork, që ngritën zanin tek të gjithë Malësorët e mërgatës që realizuenë nji vepër të madhe shtatoren e heroit kombëtarë Dedë Gjon Lulit në lulishten e sheshin ma të bukur të Tiranës, së bashku në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës dhe vet Presidentin zotin Bujar Nishanin, që ishte kryesori për realizim, kurrëmalsorët si të mërgatës, ashtu dhe të malsorëve të Malësisë së Madhe në vendlindje në krye me dy shoqata që realizuenë pamjen e historisë dhe shtatores të Dedë Gjon Lulit në Tiranë, simbol imbarë Malësisë së Madhe për krenarinë e historisë së saj dhe vet heroi ynë, sbashku me Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, don Nikollë Kaçorrin e mija e mija të tjerë në çdo kandë të shqiptarisë, si përfundim,gjithë malsorët falenderojnë për mirëkuptimin, njohjen dhe rradhitjen e heroit Dedë Gjon Lulit me heroj tjerë në historinë kombëtare në Tiranë.

Presim dhe kërkojmë që fëtyrat eminente të historisë dhe poilitikës kombëtare, të rradhisin nëhistorinë dhe muzeumet kombëtare shumë çështje nga Malësia e Madhe dhe Dukagjini,që atotu shërbejnë gjeneratave sot dhe në vazhdim për nji histori të veretetë kombëtare. Dhe ata që dhanë jetën për pamvarësi, ti shpërblejmë nëpër shekuj.

Presim dhe tash sa vite kërkojmë: që Organet qeveritare të shtetit amë Shqipëni me veprim në Tiranë si dhe ato me veprim në Prishtinë, në çdo aspekt të jetës ti ndihmojnë Malësisë së Madhe të të dy anëve të kufinit, se nji tanësi kjo Malësi, moralisht e financiarisht për mosboshatisjen dhe shuemjen e këtyne pjesëve, sepse tash sa vite kulminante asht mërgimi, dhe tashti ka arrijtë kulminantën se pjesa ma e madhe e popullsisë ka emigrue.

Ata vepruenë vepra të mëdha dhe ne si breza të sotëm e kemi për detyrë të ndjekim vlerat e cilësisë së naltë njerëzore e kombëtare të Malësisë së Madhe me nji mirëkuptim, mirëqenje, të bashkuemë si njikombëipathyeshëm për nji gjak të përbashkët që kanë shqiptarët, për gjuhë e ambël dhe të kulluetë shqipe dhe për trollin Atdhe Shqipëni, për nji qytetnim shembull në Europë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Malësisë së Madhe dhe heroinave burrnesha malësore nëpër plejada dhe gjithë dëshmorëve e herojëve të kombit Shqipëtarë. Rronoftë Shqipënia Etnike dhe Paqa në Botë.

Detroit, 31 mars, 2016                              Prof. Lulash Nikë Palushaj

 

 

 

 

 

Robert Elsie: Të plotësohet boshllëku në historinë e Shqipwrisë

$
0
0

Për albanologun Robert Elsie, një pjesë e mirë e historisë së Shqipërisë nuk njihet ende. Vakuumi i krijuar, sipas gjuhëtarit mund të mbushet përmes dokumentimit të historisë verbale, siç u shpreh ai në konferencën e mbajtur për këtë qëllim, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. “Historia e Shqipërisë është shkruar nga të huajt, jo nga shqiptarët, të cilët kanë mbetur memecë në fakt. Nuk ka shumë burime, ndërkohë që ka shumë pjesë të historisë së Shqipërisë që nuk njihen fare. Dhe ajo që mungon, mbase mund të plotësohet nga historia gojore”, thotë albanologu Robert Elsie. Pjesa e munguar e historisë sonë mund të plotësohet kryesisht nga historia gojore, ajo që flitet, kontribues të së cilës mund të jenë edhe gazetarët, përmes intervistave që ata realizojnë me njerëz të ndryshëm. Por, në shumë raste, kjo gjë mund të arrihet nga vet familjet, të cilat duhet të tregojnë interes të shkruajnë historinë e tyre, si në rastin e historisë çame.
“Çamët kanë përjetuar gjëra të tmerrshme në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ende edhe sot ka njerëz që janë gjallë, që i kanë përjetuar ato gjëra kur ishin të vegjël. Ata tani janë pleq, por fëmijët e tyre a nuk mund të pyesin dhe të interesohen se çfarë ka ndodhur? Duhet ta kemi të qartë, sepse nuk dimë shumë. Historia e Çamërisë është shkruar nga grekët”, tha më tej albanologu Elsie. Dokumentimi i historisë, për hartuesin e dhjetëra librave historikë për Shqipërinë, bart vlera të mëdha në ruajtjet e dialekteve, duke parandaluar zhdukjen e tyre. {SH.K}

“Djajtë e Donovanit”- AUTORI SHQIPTARO-AMERIKAN ALBERT LULUSHI ME NJË LIBËR TË RI

$
0
0

Nga Frank Shkreli/

Shqiptaro-Amerikani Albert Lulushi njihet si autor tepër i suksesshëm këtu në Shtetet e Bashkuara i disa librave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe jo vetëm në këtë fushë. Ai konsiderohet si njëri ndër ekspertët më të dalluar në këtë fushë gjatë 20-viteve të kaluara këtu në Amerikë, ndërkohë që ekspërtizën e tij në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ai e ka përdorur me mjeshtëri duke punuar për ente të ndryshme të qeverisë federale të SHBA-së dhe për disa nga kompanitë më të njohura dhe më të suksesshme amerikane dhe ndërkombëtare .Përveç librave të botuar mbi Teknologjinë e Informacionit gjatë dy dekadave të fundit,në verën e viti 2014 ai vendosi të dilte krejtësisht nga fusha e tij e veprimtarisë së Teknologjisë së Informacionit në të cilën, me punë të rëndë dhe përkushtim të vendosur kishte bërë emër.  Atë vit ai botoi librin mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA me titullin, “Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm.”   Është ky një libër në të cilin përshkruhen në hollësi — bazuar në gjurmimet shkencore të autorit Lulushi dhe në dokumentat arkivore të dorës së parë të asaj kohe si dhe në një bibliografi të pasur — përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, përpjekje këto që kishin filluar në në vitin 1949.

Libri më i ri i autorit Albert Lulushi, i posa botuar nga shtëpia botuese Arcade Publishing e New Yorkut mban titullin, “Donovan’s Devils” ose “Djajtë e Donovanit”, sipas komandantit të parë të Forcave Speciale OSS, William Donovan, një avokat republikan nga New Yorku i emëruar në atë detyrë nga Presidenti i atëhershëm amerikan Franklin Delano Roosevelt, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiteshin për luftë me Gjermaninë dhe me Japoninë.  Është kjo një histori për të cilën është shkruar edhe më parë nga autorë të tjerë amerikanë, por megjithkëtë mbetet një histori shumë pak e njohur e këtyre Forcave Speciale para-ardhëse e atyre që sot njihen si, “Forcat Speciale Amerikane” dhe para-ardhëse gjithashtu të CIA-s së sotëme.   Subjekti i librit të ri të Albert Lulushit është pra krijimi dhe veprimtaria e zyrës sëparë moderne amerikane të shërbimit të fshehtë,të quajtur Zyra e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara,që njihej shkurtimisht me germat OSS. Libri i ri “Donovan’s Devils” i Albert Lulushit, plotëson boshllëkun që ekzistonte në njohurinë dhe historinë e veprimtarive të OSS-it, libër ky i cili është vlerësuar nga kryehistoriani i CIA-s, Z. David Robarge, i cili është shprehur se “Më në fund, në sajë të Albert Lulushit, OSS-it i jepet vendi i duhur në histori.”

Ndryshe nga librat e autorëve tjerë mbi këtë subjekt — të cilët sipas autorit janë përqëndruar në antarësimin në këto grupe të pjesëtarëve të elitës amerikane të asaj kohe –Lulushi thekson se qëllimi i tij me botimin e këtij libri ishte që të portretizonte dhe të dokumentontemë tepër historinë e “njerëzve të thjeshtë që ishin rekrutuar nga radhët e brezave të parë dhe brezave të dytë të emigrantëve në këtë vend”. Lulushi shkruan se këta imigrantë, njerëz të thjeshtë e të rëndomtë, të cilët iu përgjigjen thirrjes për të shërbyer –u vendosën prapa vijave të armikut për të luftuar gjermanët dhe italianët. Ata, shton autori,u paraqitën vullnetarë për të marrë pjesë në akcione tepër të rrezikshme duke rrezikuar jetën e vet me veprimtaritë e tyreprapa vijave të armikut,kryesisht në Europë, përfshirë Francën, Italinë, por edhe vendet e Ballkanit. Lulushi është shprehur se me këtë libër ai është përpjekur të paraqesë një pasqyrë të gjithanshme dhe sa më afër realitetit që ishte e mundur”.

Albert Lulushi shkruan se ishte e pamundur që në librin e tij të përfshiheshin aktivitetet e shumta të OSS-it anë e mbanë botës, andaj ai vendosi të përqëndrohej mbi veprimtarinë dhe misionet e Komandës të Grupeve Operative në zonën e Mesdheut dhe në teatrin e operacioneve të luftës në Europë. Ndërsa pjesëmarrësit në këto operacione hidheshin si parashutistë nga ajri apo deti për të infiltruar në territorin e kontrolluar nga armiku nën fshehtësinë absolute të territ të natës, misioni i fshehtë i këtyre grupeve operative, sipas autorit, ishte që t’ishkaktonin  armikutshkatërrim dhe konfuzion duke kryer sabotime, por edhe duke organizuar rezistencën vendase kundër armikut.  Pjesë e rëndësishme e operacioneve të këtyre grupeve operative të OSS-it ishte ndër të tjera edhe shpëtimi i ushtarakëve dhe personelit amerikanë, të robërve të luftës, evakuimi siç ishte rasti i shpëtimittë infermiereve amerikane nga territori i Shqipërisë.

Zyra e OSS-it që mbulonte Shqipërinë dhe Ballkanin ishte e vendosur në Bari të Italisë dhe kishte zhvilluar një përvojë të konsiderueshme për shpëtimin e personelit amerikan prapa vijave të armikut. Lulushi konsideron se njëra prej operacioneve të para dhe më të suksesshme e këtij grupi ishte shpëtimi i 13 infermiereve, 13 teknikëve mjekësorë amerikanëdhe ekipazhit prej katër antarësh, pasi aeroplani i tyre në udhtim e sipër nga Katania e Sicilisë përnë Bari, më 8 nëntor 1943, për arsye të kohës së keqe mbi Mesdhe kishte humbur drejtimin duke e detyruar të fluturonte gabimisht mbi territorin e Shqipërisë. Aeroplani amerikan me pasagjerët brenda u qëllua nga armiku me top kundërajror duke e detyruar të ulej në një fushë të Shqipërisë qëndrore.  Ndërkohë që aeroplani u shkatërrua nga sulmi, fatbardhësisht pasagjerët dhe ekipazhi i shpëtuan përplasjes së aeroplanit. Një grup partizanësh shqiptarë, shkruan Lulushi, i transportoi ata në një zonë malore në jug të Shqipërisë që kontrollohej nga ata.Sidoqoftë, megjithë rreziqet me të cilat përballeshin amerikanët në një territortë panjohur për ta — të kontrolluar nga partizanët dhe nga forcat nacionaliste — ishte oficeri i Forcave Speciale Amerikane, OSS, Lloyd G. Smith, ai i cili me ndihmën e një oficeri britanik, i atashuar pranë grupeve partizane, pothuaj dy muaj pas sulmit dhe përplasjes së aeroplanit amerikan në Shqipërinë e Mesme, evakuoi me fshehtësinë më të madhe nga territori shqiptargrupin mjekësor amerikan.  Ishte data 9 janar, 1944 kur në Bari të Italisë nga bregdeti shqiptar arrijti anija në të cilën gjëndeshin 10-infermiere amerikane, 13 teknikë mjekësorë dhe katër antarë të ekipazhit, të shoqëruar nga oficeri i Forcave Speciale amerikane OSS, i cili me aftësinë dhe prëvojën e tij i shpëtoi ata duke i larguar ata nga territori shqiptar. Lulushi citon oficerin britanik i cili shoqëronte grupin e infermiereve dhe teknikëve shëndetsorë amerikanë, të ketë thënë se atij, “i kishte lënë përshtypje të madhe mikpritja e banorëve të fshatrave shqiptare nepër të cilat ata kaluan fshehurazi, madje edhe përball reprezaljeve të forcave gjermane.”

Megjithëse evakuimi i amerikanëve nag Shqipëria doli me sukses, ky nuk ishte një mision i kryer, pasi 3 infermiere amerikane, shkruan autori, ishin ndarë nga grupi si përfundim i një sulmi gjerman, ndërkohë qëeprorët e Oficerit Smith të OSS-it i kërkuanatij që të këthehej përsëri në Shqipëri për të gjetur dhe për të tërhequr së andejmi 3 infermieret amerikane të mbetura pas.Ndërsa ai kishte pranuar të këthehej për një operacion tjetër shpëtimi në Shqipëri,oficeri Smith ishte informuar nga grupe nacionaliste shqiptare se 3 infermieret amerikane ishin gjallë dhe se po strehoheshin nga një familje shqiptare në Berat, zonë që në atë kohë kontrollohej nga forcat nacionaliste.Me ndihmën e forcave nacionaliste, shkruan Lulushi, Oficeri i Forcave Speciale Amerikane OSS Lloyd Smith, mundësoi që 3 infermieret amerikane të arrinin më në fund nga strehimi i tyre në Berat në bregdetin shqiptar, ku me 19 mars takojnë oficerin Smith i cili me përpjekjet e tija bëri të mundur trasportimin e tyre nga bregdeti shqiptar në Itali, ndërkohë që heret në mengjesin e 22 marsit, 1944 ata arrijnë shëndosh e mirë në Bari të Italisë, pas një periudhe prej 5 muajsh të fshehur në Shqipëri, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk dihej fati i tyre, pasi kishin mbetur prapa vijave të armikut në Shqipëri dhe larg forcave aleate, shkruan Lulushi. Ishte ky një operacion i sukseshëm evakuimi nga Shqipëria i Forcave Speciale Amerikane.

 Botimii librit të ri të Albert Lulushit ka siguruar vlerësime të shumëta javët dhe ditët e fundit nga ekspertë, pjesëmarrës në ato aktivitete dhe njohës të historisë së asaj periudhe. Njëri prej tyre, miku i shqiptarëve, Frank Wisner është shprehur se libri,“Donovan’s Devils më la gojëhapur. Albert Lulushi na ka dhënë sfondin thelbësor të forcave special”, ka thënëIsh-ambasadori, Nën Sekretari i Mbrojtjes për Politika, dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Frank Wisner.

Vlerësime të tjera të librit të Lulushit përfshijnë pohimin e Jack Devine, ish zëvendës drejtor i CIA-s dhe president aktual i Grupit Arkin, i cili ka vlerësuar librin e ri duke pohuar se, “Lulushi ka prodhuar një libër që duhet lexuar nga çdo nxënës i OSS-it dhe nga publiku i gjerë në përgjithësi. Libri është mbushur me detaje interesante në lidhje me pak sprova të njohura dhe vështirësi të operacioneve të OSS-it gjatë Luftës së Dytë Botërore.”Ndërsa enti i librave “Publishers Weekly”, vlerëson se leximi i librit të Lulushit,Donovan Devils është,“Me interes të veçantë për ata që janë sidomos të interesuar në përvojën amerikane të emigranteve dhe në historinë e operacioneve speciale.”   Natyrisht se njohuria e gjuhëve dhe e kulturave të ndryshme të  emigrantëve pjesëtarë të Forcave Speciale, si OSS, e bënte më të lehtë komunkimin e tyre me popullësinë vendase.

Në përgjithësi, vlerësimet nga ekspertë, ish pjesëmarrës në Forcat Speciale dhe njohës të historisë së asaj periudhe janë të shumta dhe tepër pozitive për librin më të ri të autorit shqiptaro-amerikan Albert Lulushi, ashtu siç ishin edhe për librin e tij të parafundit, botuar më 2014 mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA në Shqipëri me titullin, “Operation Valuable Fiend”,në të cilin dokumentohen përpjekjet e pasukseshme të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës, në mbarim të ‘40-ave dhe në fillim të ‘50-ave.

Me këtë libër dhe me veprat e tjera para kësaj–si në fushën e historisë ashtu edhe të teknologjisë së informacionit — Albert Lulushi, gjithnjë sipas pohimeve të ekspertëve më të njohur amerikanë në këto fushë, është duke dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm dhe të veçantë mbi operacionet e fshehta dhe heroike, por shpeshëherë të keqkuptuara – mbi sukseset por dhe mbi dështimete asaj periudhe të Luftës së Dytë Botërore në të cilën vepronin Forcave Speciale — tëenteve amerikane siç ishte OSS dhe më vonë CIA-s, pasardhëse e saj. Libri, përveç dokumentimit të veprimtarive të asaj periudhe, ofron njëkohsisht edhe mësime nga ajo histori–ashtu me sukseset dhe dështimet e saj — edhe për operacionet e sotëme të Forcave Speciale moderne amerikane, të cilat mund të nxjerrin mësime nga ajo histori që përmblidhet në librin e Lulushit, Donovan’s Devils.

Natyrishtse veprat e shumëta të këtij autori në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në fushën e inteligjencës ushtarake dhe të Luftës së Ftohtë,   janë rezultat i talentit të dalluar por edhe i shembull i punës së rëndë dhe serioze të tij në këto fushë. Si i tillë, Albert Lulushi nderon veten si ekspert në këto fushë, ndërkohë që konkuron me më mirët e këtij vendi.  Por,me kontributin e tij të shquar në fushën e botimeve me subjekte të ndryshme si edhe me angazhimin e tij në marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe Kosovën gjatë viteve të kaluara –autori tashmë i njohur për publikun amerikan dhe jo vetëm, Albert Lulushi, me veprimtarinë e tij dhe me punën e palodhur, nderon njëkohsisht edhe mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Albert Lulushi, i lindur në Shqipëri, iku në Perëndim në vitin 1990 dhe u zhvendos në SHBA në vitin 1991. Ai ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si sipërmarrës i teknologjisë së informacionit duke punuar me agjencitë qeveritare amerikane dhe kompanitë Fortune 500. Lulushi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në kryerjen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Kosovën. Albert Lulushi është autor i librit Operation Valuabe Fiend, nje përzgjedhje e History Book Club dhe Military History Book Club. Ai jeton në Oakton, të shtetitVirginia, afër Washingtonit.

 

 

 

 

 

 

PËRMENDORET E PANGRITURA TË MASAKRAVE SERBE NË DUMRE

$
0
0

  Kujtese historike/

NGA  PËLLUMB  GORICA/

Historitë e masakrave ndaj shqiptarëve në fillim të shekullit të kaluar janë ende të paharruara. Aq të pashoqe ishin këto sa nuk mbetën pa u vënë re nga udhëtarët e studiuesit e huaj, duke përmendur fakte interesante me vërtetësi, të cilat i bën të njohura. Ato kanë vlerë të madhe historike, sepse e shkruara mbetet. Veçse është e pamundur që në një shkrim modest të shprehesh me hollësi, por shkurtazi do të paraqesim disa nga këto momente.

Një fillimshekull tragjik

Trojet tona kanë vuajtur gjithmon nga pushtuesi. Ndonëse e kanë copëtuar dhe grabitur shekujve, si një trup i plagosur kanë lënguar gjithmonë. Pas Shpalljes së Pavarësisë, ekzistenca e shqiptarëve qëllimisht po tkurrej me shkëputje të trojeve të tjera, dhe rreziku u shfaq më shpejt se sa mendohej. Kjo periudhë e fillimshekullit të kaluar ka qënë një nga momentet më të trishtuara në historinë shqiptare, e cila nuk mund të kalohej pa lënë gjurmë. Drejt trojeve tona u derdhën kafshimet e bishave që na rrethonin, të grekëve në Jug, bullgarëve në Lindje, serbo-malazezëve në Veri-lindje. Krahina të tëra shqiptare u kërcënuan nga mësymjet e tyre pushtuese e shkatërruese, me  ngjarje të hidhura. Sidomos në ditët e para pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, e cila shënoi edhe momentin kyç për krijimin e shtetit shqiptar, situatat u rrokullisën me një shpejtësi të madhe. Shteti i sapo krijuar shqiptar, në terësinë e tij të brishtë territoriale ku shtrihej, po krijonte institucionet, të cilat punuan për hapjen e shkollave, postë telegrafisë, të strukturave ushtarake, e xhandarmarisë, etj.  Ndërkohë, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e nisi veprimtarinë diplomatike për të njohur Shqipërinë në Europë. Ajo protestoi pranë Fuqive të Mëdha kundër monarkive ballkanike të etura për cënimin e kufijve të Shqipërisë.

Forcat serbe kishin pushtuar Kosovën dhe shumë krahina në Veri të Shqipërisë, po me inkursionet e tyre në fund të vitit 1912, dhe fillim të vitit 1913 kërcënuan edhe Shqipërinë e Mesme. Erdhën tek dera siç thonë shqiptarët. Serbët kërkonin pushtimin e territoreve deri në Shkumbin, duke bërë edhe reprezalje të panumërta në popullsinë e pambrojtur. Në një hark kohor të shkurtër ndodhën një varg ngjarjesh të rënda. Përshkrimi i imtësishëm i tyre, përmasat, dëmet, natyrisht janë të dokumentuara me kohë, ku janë shkruar në studime, libra, veçse këtu me anë të disa fakteve kuptimplote, të rrëfyera nga histori të shumta gojore prej bashkohësve, trasmetuar brez pas brezi, na mundësojnë t’i përmendim. Një kujtesë kokëforte, e ngjeshur ngjarjesh, e dhunshme që të kujton krimet e shumtuara të ushtrisë serbe, si gjithë ushtritë fqinje me orekset e tyre lakmitare.

Edith Durhami, kjo, njohëse e trojeve tona, dhe një mike e madhe e kombit tonë, bëri të mundur ndërkombtarizimin e çështjes shqiptare në botë për të thënë të vërtetën e hidhur ndërmjet përshkrimit të gjallë të këtyre ngjarjeve barbare. Le të citojmë disa radhë nga botimi i saj, “Njëzet vitet e trazirave të mëdha

Gjatë kësaj kohe Shqipëria ishte e shqetësuar për vdekje. Serbët dhe Grekët si do që ishin ngopur me gjak kërkonin të thithnin edhe gjakun e saj. Nga krahinat e pushtuara na vinin lajme të dhimbshura mbi mizoritë e panumërta që bënin si serbët dhe malazezët në popullsinë shqiptare. Në lezhë duke kaluar nëpër fshatrat e djegur dëgjova rrëfime macabre të serbëve. Në Krujë merrnin njerëz nga rruga dhe i varnin pa gjyq. Pothuajse pesëdhjetë vetë e patën këtë fat. Oficerët serbë përgjegjës për këto mizori ishin Dragoslav Voivoniç dhe Dragoljub Petroviçi. Në Tiranë dhe në Elbasan gjenden mijëra njerëz të shkretuar, me këmbë të copëtuar dhe të këputur nga rruga. Ata janë dibranë e lumjanë të ikur prej barbarive të shkaktuara. Në Kavajë dhe në Peqin mësuam për masakra të tjera serbe.  Dhe në vend që t’i mbulonin krimet e tyre, serbët përkundrazi mburreshin me këto dhe vazhdonin të thërrisnin: Vdekje shqipëtarëve!.

Gjëra të tmerrshme po ngjajnë. Unë po tmerrohem para tyre… nuk dua të them më gjatë, por Luma u shua krejt. Në ato anë nuk shikohet gjë tjetër veç kufoma dhe hirit.” Letra e një ushtari serb në fletoren “Radniçkë Novinar.”

Një përmbledhje të shkurtër, të këtyre ngjarjeve, i trajtoi edhe Lef Nosi  në “Dokumentet historike”. Ky botim i rëndësishëm, që është bërë i njohur vetëm pas viteve ’90, tregon për këtë periudhë të vrullshme, ecuritë kronologjike të shtrira në kohë e hapësirë, figura patriotike qoftë të njohur, por edhe pak të njohur, gadishmërinë e tyre në shërbim të çështjes kombëtare, dhe vet historinë tragjike shqiptare, të këtij fillimshekulli. Këto Lef Nosit ja mundësonte qenësia e tij në detyrën e Ministrit të parë të Postë Telegraf në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës dhe si një intelektual i mprehtë, i gjysmës së parë të shekullit të kaluar. Po sjellim tekstualisht një pjesë nga libri në fjalë i tij, të korrespodencave të kohës, për të dhënë sadopak atmosferën e kësaj periudhe.

Vlonë, 16 Vjeshta e Tretë 1328-1912

 Me anë të zyrës telegrafike t’Elbasanit

 Komandantit Serb Gjeneral Metoviçit

 Tyke qenë se gjithë Mbretniët e Mbretnia e Juej e pohojnë qenjen kombëtare të kombit Shqiptar, edhe ai e ka shpallë Indepedencën e Tija e i  ka njoftue zyrtarisht Mbretnivet të Mëdha, Mbretnivet të Ballkanit dhe Ministriës së Punvet të Jashtme të Serbiës, marr vesht ndashti, se Fuqia Ushtarake qi asht ndën komandën Tuej, po ecën përpara e ka vu mend me Shkelë Elbasanin. Asht e ditun se sikur shkelja e tokës Shqiptare asht kundër së drejtës, asht edhe shkelja e Elbasanit prej Jush do me thanë se kërkoni me i nngelë mbë qafë nji vendi independent, i cili nuk dishron me luftue me Serbiën. Protestoj vepërimin Tuej edhe lutem të prapseni nga ky vepërim.

 Kryetari i Qeverriës së Përkohshme Indepedente Shqiptare

 Ismail Qemali”

“Berat, 14 Vjeshta e tretë 1328-1912

 Shërbesë telegrafike me randësië të madhe e urgjente Shkëlqesiës Tija Ismail Qemal Beut Vlorë

 Sikurse ju tregova edhe ma parë, ushtria qi asht tyke ardhë pa pushim, nuk asht vetëm ajo e Trupit Ushtarak të Vardarit, por ashtë edhe e fuqiave të ndryshme. Numri i saj si duket, nuk asht sikurse ju asht thanë… Ndo nga vështirësia e mulkimit të nji shumice të jashtëzakonshme qi shtohet përditë, ndo nga vrevat e rreziqet qi mund të lejnë, pa dyshim nuk e shof në sigurim vendin. Lutemi me na tregue ç’duhet të bajmë edhe presim ma parë nga Zoti e pastaj nga Shkëlqesia e Juej, qi të shpëtojmë nga këto vreva e nga këto rreziqe. Aziz Vrioni”

Elbasan 19 Vjeshta e Tretë 1328-1912

Të Naltës Kryesië të Qeverriës së Përkohshme Shqiptare Vlonë

Pas të thanmes s’Ahmet BejMatjes, i cili erth këtu, populli i Lumës edhe nji pjesë e Malsiës së Dibrës qi asht njitë me të, të ndezun nga hymja e Serbvet në Lumë me vrasje e me djegje shpiash, i kanë ndenjun kundër edhe kanë vramë afro gjashtë batalione ushtarë. Fuqiën tjetër qi ka mbetë e kanë shporrë e largue nga Luma tyke pushtue edhe disa topa e mitraloza. E ranmja e Serbvet më qafë me këtë mënyrë, nji populli qi nuk do me qënë në luftë me ‘ta asht kundër detyravet njerzore e të Drejtës Ndërkombëtare. Mirpo nji sjellje e këtillë kundrejt nji popullsie të Shqipniës sikurse asht Çermenika – qi nuk i uka bind e shtrue kurrë regjimit të parë – mendojmë se do të shkaktojë nji situatë si ajo e Lumës. Këtu, pa ditë gja Qeverria e Vendit, ushtarët Serbë po vijnë nga dhetë e nga tridhetë edhe sot a nesër pritet nji fuqië ushtarake, numrin e së cilës nuk e dimë.

 Pasi situata e sotme asht tepër e padallueshme, lutemi qi tyke bame me të shpejtë hapa dipllomatike përanë kabinetevet, t’i epet nji përfundim i shpejt i çashtjes edhe të merren masa sa ma shpejt, qi ushtria Serbe të mos e konsiderojë popullin e kësaj ane si armik e si Ottoman, edhe të na bani me ditë.

 Kryetari i Qeverrisë se Përkohshme të Shtetit

Indepedent të Shqipnisës n’Elbasan

 Aqif Pashë Biçaku”

Përballë rrezikut që kanoste invadimi i forcave pushuese me qëllimet e tyre shkatrrimtare u ngritën patriotët mes një lufte të brendëshme të elementëve antishqiptarë. Në Durrës ushtria serbe jo vetëm pushtoi qytetin dhe rrethinat, por burgosi dhe torturoi dhjetra patriotë. Pamjen tragjike të këtyre ditëve në Durrës e përshkruan shkurt patrioti durrsak, Stefan Kaçulini në gazetën “Liri e Shqipëris” botuar më datë 30 nëndor 1912:  “Durrsi masi i pa Serbt te dera e shpis, mendoj t’i dërgoj një deputacion te komandanti i ushtrisë , për me i lajmëru se Serbia po shkelte tokën e flamurin e Shqipëris dhe jo të Turkis, tuj ju lutë t’ndaloj operasionin deri sa t’ merreshin vesht. Serbët ju përgjigjën; Ne kemi shumë ditë qi e kemi marrë këtë rrugë dhe se kemi urdhën, t’mrim ja gjallë ja vdekë n’Durrës e ne nuk njofim ndonji Shqipni vetqeverisun. Mos me shku më gjatë, kalorsia e Serbiëve mriti n’Durrës më 29 arriti ushtria kamësore e urdhërume nga komandanti Boliç…”

             Historia e harruar e masakrave serbe në Dumre dhe Sulovë

  Me veçantitë e tyre, ngjarjet kryesore kanë përshkrime interesante, por edhe për të tjera pak të njohura, e të trazuara nuk duhet heshtur. Në konteksin historik paraqet interes për t’u trajtuar, mungesa e shkrimit të historisë, të disa ngjarjeve e momenteve të veçanta që kanë ndodhur. Ndonëse ka kaluar një shekull, për këto ngjarje të rënda me krimeve të shumtuara të ushtrive serbe ndaj popullsisë së trevave të Elbasanit, që kujtesa historike është akoma e freskët dhe kokëforte, mjegulla e harresës për fatin e mirë nuk mund t’i lerë në heshtje ato dhe t’i anashkalojë. Historianët e trevës në fjalë janë përpjekur të sjellin fakte të hulumtuara për këto zhvillime, por më shumë rreth masakrave barbare të shkaktuara nga serbët në Allajbeg të Dumresë dhe në Linas të Elbasanit, të cilat janë vetëm një kapitull i vogël ngjarjesh në territoret shqiptare. Është për të ardhur keq që historiografia e Shqipërisë deri në fillim të viteve ’90  nuk dihet për ç’arsye, edhe pse shkroi dy rreshta rreth ngjarjes në Dumre, e deformoi vendndodhjen e saj në një vendbanim tjetër, ndërsa për ngjarjen në Linas të Sulovës nuk u ka kushtuar asnjë rresht!?. Kur historia dokumentohet, nuk ka më mirë dhe ajo nuk duhet të harrohet, por as nuk duhet të tjetërsohet, veç të përjetësohet.

Në një dokument që gjendet në Arkivin Qendror Shqiptar, dosja 4/1, faqe 101 shkruhet për një njoftim nga Gramsh, më 9 mars 1913, për kryesinë e Qeverisë së Vlorës “Ushtria serbe okupoi Prefekturën e Elbasanit në dhjetor të 1912. Serbët kanë arritur deri dy orë afër Gramshit”. Përballë kërcënimit u ngritën patriotët e trevës, duke hedhur kushtrimin për të grumbulluar trupa të armatosura vullnetare, si i vetmi mjet ndaj këtij rreziku të madh. Thirrjes iu përgjigjën të gjithë dhe çdo shtëpi dërgoi nga një luftëtar. Por, të shkruash sado shkurt për këto ngjarje duhet patjetër të përmendësh shumë patriotë, që me ndikimin e tyre të padiskutueshëm kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngjarjet madhore të historisë tonë, ndaj nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet kurrsesi kontributi i Aqif Pashë Elbasanit, i cili ka meritën e kushtrimit dhe organizimit të luftëtarëve nga treva e Elbasanit për t’i paraprirë uraganit pushtues serb. Natyrisht luftëtarët e krahinave të Dumresë dhe Sulovës së bashku me ata të Vërçës, Shpatit, e Darsisë së Peqinit nën drejtimin e Çeç Cërrikut, Beqo Gjinit, nga Sulova, i Hasan Hysës, Sul Zdravës, nga Dumreja, i Musa Cakanit, Dervish Plakës nga Shpati etj, në kohë kishin zënë shtigjet, duke parandjerë rrezikun që u kanosej atyre. Të vendosur në kodrat e Cërrikut, Malasenit, Shtërrmenit, Gostimës, Shtëpanjës, serbët të komanduar nga gjenerali Metoviç kërkonin një rrugëkalimi drejt bregdetit për eleminimin e shtetit të sapo krijuar shqiptar. Ata bënë përpjekje të shumta për të vazhduar rrugën për në Berat e më tej në Vlorë po kudo u ndeshën me prita të banorëve. Luftëtarët nga Dumreja dhe Sulova, zunë kodrat e larta të Valasit, Broshkës, Gjyralës, Floqit, Banjës, Lumasit, dhe krijuan një brez mbrojtës me qëllim pengimin e përparimit të serbëve. Historitë gojore tregojnë se ata që morën pjesë në qëndrimin e përhershëm në pozicionet, nuk harrojnë të ftohtin e madh, shiun që nuk pushoi për javë të tëra, mungesën e ushqimeve dhe të tjera sende të nevojshme, e sidomos mungesën e armatimeve, por ishin mjaft të vendosur për të penguar serbët. Ndonëse qëndresa dhe pjesmarrja me sakrifica e përmendura të dumrasakëve dhe sulovarëve ishte e madhe, furia sebe me anë të ekspeditave ndëshkimore hyri në Dumre dhe Sulovë, duke shkaktuar masakra ndaj popullsisë. Le t’i bëjmë jehonë ngjarjes më barbare në trevën e Elbasanit, si ndër të shumtat në territoret shqiptare, të Allajbegut në Dumre. Çka ngjau në Allajbebeg të Dumresë i kaloi kufijtë e barbarisë.

Historiani nga Belshi, Shefqet Hysa në gazetën “Dumreja” mars 2006 shkruan rreth masakrës së Allajbegut: “Në javën e fundit të marsit 1913, ushtria serbe pas përpjekjeve që bëri, vendosi të sulmoi në drejtim të Belshit. Me topa gjuajti kodrat e Shalësit, Cërrikut, Xibrrakës për të frikësuar e terrorizuar popullsinë e krahinës. Këmbsoria serbe u prit me plumba nga luftëtarët e Dumres,  të grupuar në një cetë e drejtuar nga Sulë Zdrava, Hasan Hysa dhe Abaz Bali. Përplasja qe e ashpër, duke i shkaktuar ushtrisë serbe dhjetra të vrarë e shumë të plagosur. Plagosen edhe dhjetra luftëtarë nga Dumreja, ku vritet Kamber Xhemal Dervishi nga Belshi. Municioni i luftërarëvë nga Dumreja mbaroi dhe u detyruan të tërhiqen. Ushtria serbe e tërbuar nga humbjet vërshoi pas tërheqjes së luftëtarëve, duke bërë terror. Ajo hyri nëpër shtëpi e lagje të Shalësit dhe Belshit, duke djegur, plaçkitur bagëti, por edhe kapën e vranë burra e djem të rinj. Siç ndodh zakonisht në kushte të tilla banorët u larguan për të shpëtuar kokën në pyje nga kjo murtaje shfarosëse. Tmerri e terrorri që kishte shkaktuar ushtria serbe në gjithë zonën bëri që nuk guxonte kush të lëviste nëpër rrug, dhe kush kapnin e vrisnin në vend.Vranë disa prej tyre, por, edhe kapën shumë të tjerë, duke i terrorrizuar, të cilët i grumbulluan në kodrën e Monrës, dhe pasi zgjodhën më të rinjtë i nisën në shtabin e ushtrisë serbe të vendosur në Allajbeg. Atje i mbajtën tre ditë, duke i vënë të punonin për të hapur dy gropa të mëdha. Një pasdite vonë,  i afruan tek gropat, të lidhur dhe i qëllojnë me plumba njëherësh. Sikurse të mos mjaftonte kjo i shponin me bajoneta, një për një ashtu të vrarë. Nga dyzet burra, dy me plagët që kishin marrë nuk kishin vdekur, por shpëtuan, dhe në mbrëmje pasi ushtria serbe u largua, ata të lidhur në errësirën e natës më shumë zvarrë se në këmbë rrëshqasin drejt një përroi, ku gjenden nga barinjtë e fshatit Grykësh në gjëndje gjysëm të vdekur. Ata ishin Isuf Sulë Dervishi dhe Hasan Bejte Sina, të cilët panë me sy e vuajtën në shpirt atë masakër dhe e tregonin më pas. I mjekon mjeku Cane Hoxha nga Belshi, dhe pasi u shëruan e mbijetuan edhe shumë vite si dëshmitarë të  barbarisë ç’njerzore, që shkaktoi ushtria serbe në Dumre.”

Edhe pse e harruar nga historia, populli i Dumresë e përjetsoi këtë masakër në këngë:

Aqif Pasha ka çu fjalë/ Po vjen servbi me taborrë/ T’i dalim para për ta ndalë/ Rrugën t’ja presim për në Vlorë/ Në Cërrik lufton nji çetë/ Serbi me top ata me dyfekë/ Lart në kodër në Allajbeg/ Serbi bëri një mysybet/ Dyzet djem lidhur në brez/ I theri i la të gjithë mbi dhet/  Ti o kral me gjithë ushtri/  Dogje Belëshin e bani hi/ Por Dumreja s’të la kurrë/  Që në Vlorë të rrëzosh flamurë/ E gjithë bota ta mësoj/ Ç’bani serbi në këto anë/ Vrau dogji e shkatërroj/  Të zaptojë vendin nuk e lanë.”

Pa hyrë në hollësi të tjera, të fakteve të përmendura më sipër, të kësaj masakre dhe dëmeve nga ana e serbëve, le të shkruajmë edhe për ngjarjen makabre të shkaktuar në mars të 1913 në Linas të Sulovës. Është tronditëse që pushtuesi zgjedh viktimat e radhës krejtësisht të pafajshme. Prej dëshmive historike të rrëfyera ne kemi shkëputur ato të treguara nga 75 vjeçari, Sadik Metushi, nipi i njërit prej atyre që u masakruan nga ushtria serbe në Linas të Sulovës. Natyrisht një rrëfim i interpretuar me emocionin e ngjyrave të kohës:

Ishte mars dhe gjethi kishte çelur në pyje. Duheshin siguru ushqimet për ditë të këqija. Duhej të mbilleshin edhe arat. Xhaxhallarët  e mi dhe të tjerë nga fisi ynë kishin shkuar në pazarin e Beratit, të shisnin djath, duhan e lëkura bagëtish, të blinin sende të nevojshme, dhe  miell e misër farë për të mbjellë arat. Në Sulovë kishte ardhur haberi që vendit i kishin msy ushtritë e huaja, greku e serbi. Në Qafën e Blirit ushtarët serbë i kapën teksa po ktheheshin nga pazari i Beratit. Në mënyrë të rrufeshme pasi i kontrolluan, i vunë përpara, dhe duke i torturuar i dërguan në Linas, në breg të lumit  Devoll, në vendin e quajtur Dushku i Madh. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt. I masakruan barbarisht me thika e bajoneta, duke vrarë katër prej tyre: Ismail Osman Metushin, Hysen Braush Metushin, Kalem Braush Metushin, Sadik Braush Metushin. Por, Haxhi Sulo Metushi në çastin e kësaj gjëme shpëton në kacafytje e sipër me një ushtar serb, dhe si dëshmitar i kësaj ngjarje vjen në fshat, duke lajmëruar burrat që të organizohen dhe t’i ndjekin. Sapo kryen masakrën serbët ikin në drejtim të Dumresë.”

Pëllumb Gorica”Sulova e Poshtme në shekuj”, ADA 2009

Çuditërish kjo ngjarje në historinë e shkruar, që do t’i hyj në kohë asaj, dhe emrat e këtyre burrave të pafajshëm, që u a morën jetën në mënyrë ç’njerëzore, i ka mbuluar pluhuri i harresës. As edhe një përmendore  për të kujtuar masakrën e këtij episodi barbar të pushtuesëve serbë në krahinën e Sulovës. Dhe nuk ka gjë më të pavlerë se harresa. Ndaj, organizimi i aktiviteteve përkujtimore të këtyre masakrave rikuperon historinë e harruar nga ata që ngrohin karriket e institucioneve akademike. Mjaft është heshtur një shekull të tërë. Asnjë masakër nuk mund të krahasohet me një tjetër, veç ato mbeten fakte të pakundërshtueshme, të cilat vazhduan prej serbëve një shekull të tërë në viset e Kosovës, dhe kulmin e arritën në vitin 1998  me barbari në Prekaz, Gjakovë, Reçak, Rahovec e Krushë të Madhe, e me varre masive kudo trojeve të saj, por për fat të mirë, as u shua rraca shqiptare në Kosovë, e as nuk mbeti nën pushtimin serb. Asgjë nuk është me e dhimbëshme se kjo kohë e përgjakshme, ku lotët akoma rëndojnë për jetët e prera në mes nga makuteria e syve të kuçedrës, që kërkonte viktima. Kosova tani ka fituar lirinë dhe ka formuar shtetin e vet, por përmendoret e kujtesës së barbarëve serbë, të përbindshave, që krijuan Sebrenicën e Mostarin në Bosnje, janë atje, për të folur dhe kujtuar.

 

 

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>