Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

AUSTRALI : Mrekullia Ted Johnson!

$
0
0

Djaloshi 3-vjeçarë i lindur pa këmbë, me”këmbë’ dhe këpucët e para……edhe pse lindi pa këmbë, tashmë, ai ka çdo të drejtë të buzëqesh!/
Nga Beqir Sina/
MELBURNE AUSTRALIA: Dy vjetë më parë, gazeta më e madhe në Australi Sunday Herald Sun – teksa bëntë thirrje për ndihma – do të shkruante se” Spitali Mbretëror Klinika e Fëmijëve me Mungesa të Gjymtyrëve, në Melburnë, i cili kohë pas kohe ka parë ( ka kuruar) fëmijët që lindin soe humbasin një këmbë, krahun, dorën ose këmbën, gjatë të aksidenteve apo sëmundjeve të ndryshme, në mënyrën e mrekullueshëme për të fituar një shpirt, për tu bërë një njeri energjik, kurrë nuk e kishte parë, një rastë të këtillë si ky, i tre fëmijëve të lindur pa gjymtyrët, e natyrore” thonë ata.
Simbas , mjekëve njëri prej tyre i quajtur Tedd Johnson një fëmijë, që tani është 3 vjeçarë, ka lindur pa gjymtyrët e poshtme pra jo normale si të gjitha lindjet – dy këmbët, i ka pasur pa lëkurë dhe pa kocka. Kjo, mbasi Scans Prenatal, e cila pati treguar se cilatjanë shenjat e parë, që gjymtyrët nuk janë zhvilluar në barkun e nënës, ose ata do të duhet të kenë një amputim të shpejt pas lindjes.
Mjekët e Spitalit Mbretëror – Klinika e Fëmijëve me Mungesa të Gjymtyrëve, në Melburnë, kan thënë se këto raste të rralla të lindjes së fëmijëve pa gjymtyrë ose me gjymtyrë të dëmtuara, ” vijnë kur ka siç i quajnë ata kan anomalitë kongjenitale, dhe ato duhet të shmangën me ultrasounds paralindjes, për të gjithë fëmijët të cilët kanë nevojë për amputimet, për shkak të kancerit tëkockave, të infeksionit ose aksidenteve me makinë”. Kjo, për një nga specialistë më të njohur në botë, drejtori i kësaj klinike në Victoria – Melburnë, Dr. Ian Tordoe – Orthopaedic Surgeon – Victorian Paediatric Orthopaedic, thuhet “Sidomos, për fëmijët të cilët janë të lindur me një mangësi të ulët në gjymtyrët, dhe prindërit të shqetësuar seriozisht, janë të detyruar të fillojnë e të mendojnë se është e mundur që kjo klinikë, të bëjë merkullinë për jetën e fëmijës,” ka thënë z Torode. “Puna ime është të u shpjegojë atyre se fëmija e tyre, do të ecë, edhe në qoftë se ata kanë nevojë për një protezë., thotë z.Tordore, duke shtuar se “Ata do të kenë një jetë normale, do të jenë në gjendje për të luajtur futboll edhe me një këmbëartificiale.”

Kështu ka ndodhur edhe me mrekullinë Ted Johnson

Ashtu si fëmijët e tjerë, që janë duke marrë hapat e tyre të parë, prindërit e Ted Johnson ishin në agoni mbi vendimine doktorëve që fëmijës së tyre për shkak të çrregullimeve , duhet të prisnin të dy këmbët e tij dhe zëvendësimin e tyre me proteza. Scans Prenatal – kishte zbuluar një linjdje të rrallë kongjenitale, me hemimelia dhe anomali tibial, në të cilën djali i tyre – ka lindurme mungesë të lëkurës së tij, i mungonte kockë, në gju dhe kyçin e këmbës. Mjekët vlerësuan zhvillimin e tij në 12 muajt e parë, por shumë shpejt ata e bënë të qartë, se duhej hequr të dy këmbët dhe zëvendësimin e tyre me ato të protezave, që do të ishin shansi më i mirë, që Ted të ishte një fëmijë, me një jetë të pavarur dhe i lirë të ecë vetë.
Kështuqë, edhe pse lindi pa këmbë, tashmë, ai ka çdo të drejtë të buzëqesh! 3-vjeçari Ted Johnson nga Melburni – Ausrtalia, sapo hodhi hapat e tij të para me… këmbët e tij të reja, të cilat në fund kane dhe këpucë. Kështu djaloshi vogël për herë të parë në jetë mund të mbaj këpucë. “Është e pabesueshme. Asgjë nuk e ndalon atë, ka shumë kurajo”, deklaroi nëna e tij.


Dashuria shqiptare e Gerd Mylerit

$
0
0

Nga: Aleko Likaj/
Një histori e pazakontë dashurie në distancë. Deri ne kufijtë e të pabesueshmes. Por aspak e panjohur. E rrallë për atë kohë, por edhe me një personazh nga më të njohurit në fushën sportive të futbollit botëror, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në lojën magjike. Gerd Myler një nga yjet që sapo nis të përshkëndis në futbollin gjerman, nuk e kishte menduar asnjëherë se, në vendin më të izoluar e hermetik të Ballkanit, do të njihej me një vajzë shqiptare, e cila jo vetëm që i trazoi jetën atij, por edhe e « shkatëroi ». Ngjarja në fjalë është lakuar disa herë në shtypin gjerman, anglez dhe europian e midis yjeve të at’hershëm të futbollit të këtij vendi, por edhe në atë shqiptar. Madje sot gjënden edhe personazhe nga kjo botë e sportit, e bashkohës në aktivitetet të asaj kohe me « Mylerin e Madh » ,të cilët e pohojnë këtë histori. Madje edhe në medjat tona.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada, historia e dashurisë së futbollistit gjerman me vajzën krejtesisht të panjohur shqiptare, diku në ambjentet e brendëshme te « Hotel Dajti », vazhdon që të përmendet edhe tani. Këtë herë një gazetë periferike në perëndim të Francës, përmend faktin se Ylli gjerman, « vjedhësi i golave dhe tmeri i vërtetë i portave kundërshtare « ishte i trazuar nga dashuria, për një vajzë të vendeve nga lindja, të cilën e kishte njohur sapo kishte shkelur në kryeqytet. I është mohuar kjo dashuri, jo nga e sapo njohura, për nga vetë shteti komunist i asaj kohe. »
Gerd Myler, një futbollist krejt i ri dhe i konsideruar si një nga talentet e të ardhmes gjermane, ka mbritur në Shqipëri në vitin 1967. Nuk dihet se pse Helmut Shëni i Madh, tranier i përfaqsueses në atë takim përballë modestes shqiptare ku drejtonte i Madhi ynë Loro Boriçin, nuk e aktivizoi Mylerin. Pas dy ditësh në « Hotel Dajti », vendi ku ishte akomaduar ekipi i përfaqsueses gjerman, ai ka mundur që të qëndronte në stolin e rezervave në atë takim. Por nuk i ka ardhur keq që nuk ka qenë në fushë. Mbase aty në stol, ndërsa topi lëvizte në hapsirat e fushës tek të dy ekipet, ka patur mundësi që të përjetonte një tjetër ndjenjë, pas njohjes e takimit me një vajzë shqiptare, e cila i a ka robëruar menjëherë zemrën djaloshare. Ndoshta bukuria e saj, sharmi i një vajze krenare, e kanë bërë yllin e së ardhmes së ekipit të huaj që të vuaj shpirtërisht. Në vend që të mendonte për skema, ku mund të kalonte topi që të gjente rrugën e rrjetës te portës së vendësve, ai me siguri mendonte e thurte plane e skema njëkohësisht, për të siguruar qoftë edhe në një moment të vetëm, takimin që e tundonte dhe po e cfiliste, me vajzën që i kishte hyrë tashmë në ëndërat e tij. Nuk dihet në se këtë sekret at’ çast ai e kishte zbuluar edhe me të tjerët, shokët e ekipit, mikun e tij Bekenbauer, Netzerin apo Overatin që ishin në zenith të shkëlqimit të tyre, duke e bërë Gjermaninë të rëndësishme në fushën e blertë dhe një ekip trofesh. Por të nesërmen e ndeshjes ai është larguar, jo më shumë i shqetësuar nga ai barazim se sa nga « braktisja e vajzës së zemrës »
Pastaj do të duheshin plot katër vjet që të prekte sërish tokën shqiptare. Mezi e ka pritur. Në vitin 1971, Gjermania Perëndimore rikthehet në tokën shqiptare. Këtë herë pa Shenin e Madh. E plotë dhe me përforcime tepër serioze për të realizuar objektivin e vet. Ndërkohë që Gerd Myler tashmë është një futbollist i famshëm në të gjithë botën. Nga më të rëndësishmit në strategjinë e futbollit të skuadrës gjermane. Njeriu gol.
Ekipi shqiptar nga ana tjetër mendon për të. Për neutralizim total. Një prej mbrojtësve tanë më me emër të asaj kohe, Bujar Canit, i ngarkohet detyra që ta ndalojë Mylerin. Madje për shkëmbim « rregullimin e biografisë « pas kësaj. Gjë që nuk ndodhi në fushë. I “ përhumburi” Gerd që deri në minutat ku loja po shkonte drejt fundit të saj në baraspeshë, në një sparkade në krahun e majtë të portës, gjysëm i shtrirë ka devijuar dhe i ka ndryshuar drejtimin topit për ta përplasur në rrjetë. Mbase edhe për ti kujtuar vajzës shqiptare, e cila duhej qê tê ishte pas ekranit, se ishte një futbollist i madh, dhe se e meritonte një vend në zemrën e saj të drobitur.
Pas kësaj ekipi gjerman u kthye në “Hotel Dajti” triumfator. Protagonist ishte njeriu që kishte tentuar dashurinë shqiptare në të njëjtin vend, me një prej vajzave të personelit të tij. Hoteli atë mbrëmje pa tjetër që ka mundur ti rezevojë dashnorit-futbollist një çast tjetër magjik, fshehje nga « syu shqiponjë », i njerzve që kontrollonin gjithçkah tek të huajt.
Nuk dihet në se kishte rënë në sy të tyre, historia e gjermanit me vajzën e hotelit deri në atë çast, por dihet mirë se pas largimit te ekipit gjerman, në tavolinat e sigurimi të shtetit dhe ministrit të brendshëm të asaj kohe, ishte zbardhur romanca e dashurisë së Gerd Mylerit, nëntë herë « Kepuca e Artë e Europes ». Mund që të jetë bërë edhe objekt bisedime në njerëz të veçantë të byrosë politke, që kishin në varësi ministrinë e brendshëm dhe sigurimin. Njoftimi duhej që të ishte i plotë, ku përfshiheshin të tre ditët e qëndrimit të skuadrës gjermane në ambjentet e brendëshme te Hotel Dajtit, me vajzën që shërbente në atë lokal. Ndofta ka shërbyer vetëm një çast që e ka tradhëtuar këtë dashuri të heshtur e të mbyllur, e më pas hetimet kanë hedhur dritë mbi lidhjen që kishte filluar katër vite më parë.
Myleri ndërsa po largohej nga Rinasi është ndjerë keq shpirtërisht, edhe pse u kishte dhënë shokëve të tij dhe ekipit tre pikë të çmuara, pasi kishte lënë diçka nga vetja, atje në mes të Tiranës. Kishte mundur dhe ishte mundur. Kishte mundur ekipin shqiptar dhe ishte mundur nga një vajzë po shqiptare. Me këtë plagë në zemër pastaj, do të jetonte ditë të këqia në jetën e tij sentimentale. Ndërsa emri i tij kishte zënë pozicione të reja popullariteti në futbollin botëror. Mbreti i golit që shkatëronte ekipe dhe emra të mëdhenj në skakierën futbollistike , jetonte me një plagë në zemër, që shumë pak vete e dinin. Ky intimitet po e lodhte dhe po e sfiliste. Ashtu si gjithë dashnorët e kësaj bote mjerane, divi i futbollit gjerman jetonte të kaluarën, çastet që kalonte në fshehtësi atje në « Hotel Dajti », në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shpesh herë në intervistat e shumta që jepte indirekt për jetën e tij, atë të fshehtë dhe të mbyllur, theksonte se në Shqipëri femrat ishin të bukura. E kishte përsëritur disa herë këtë gjë, si në Tiranë, ashtu edhe më vonë në Gjermani, apo para mediave të huaja. Siç duket kishte një arsye se pse ta bënte. Por fati me sa duket po e dënonte. Ekipi nacional nuk po bënte pjesë më në grup me shqiptarët. Çështje shorti. Por as edhe ndonjë nga ekipet gjermane që luanin në ligat europiane, nuk po përballej me ekipe nga vendi ku ndjehej tej i dashuruar. Kur po ndjente që po i afrohej tashmë edhe fundi i karierës, dhe pasi kishte luajtur për një kohë në kontinentin e largët përtej Atllantikut me ekipe amerikane, mëson se skuadrën e HJK Helsinki, shorti e ka vendosur përballë Flamurtarit tonë në Kupen e Kupave. I u duk se pa një dritë në fund të tunelit të dashurisë së tij. Këtë herë nuk mund që ta humbte këtë shans. Ishte vitit 1985 kur kishte vdekur edhe diktatori shqiptar. Por ndonjë nga shokët e miqtë e afërt që i a dinin hallin këtij dashnori klasik, që si futbollin e kishte edhe këtë një perëndi, me siguri nuk i a ka rekomanduar këtë marrëzi. Gerd Myler i vendosur në skemën e tij hyn menjëherë në tentativa, dhe arrin që tu mbushë mendjen drejtuesve të ekipit filandez, që të jetë në përbërje të grupit të tyre për të udhëtuar drejt Tiranës. Ishte i sigurtë që vajza e zemrës e priste atje, edhe pse nuk kishte mundur që të kontaktonte me të asnjëherë. Kjo edhe për shkak se ajo tashmë ishte në ndjekje të shumëfishte nga sigurimi i shtetit shqiptar
Por shtypi sportiv i ditës në Europë, që qëmton dhe publikon pikërisht qëllimin e vizitës së Yllit të futbollit gjerman në Shqipëri, ndofta i a dogji kartat në duar dashnorit të përvëluar. Me siguri që në Tiranë është gatuar mosardhja. Ai tashmë figuronte në skedat e sigurimit, e dikush nga lart ka dhënë edhe urdhërin fatal. Ndërkohë që popullariteti i tij në gjithë Shqiperinë e kishte kthyer atë në një mit. Në qytetin e Durrësit ishte ngritur edhe shoqata me emrin e legjendës gjermane. Shteti i asaj kohe, në agoni të plotë, me siguri që ka bërë një lloj kompromisi me veten, ndërsa kanë lënë të legalizohet kjo shoqëri me emrin “Gerd Myler”, si për ti thënë jo vetëm atij, se ishte i papërlyer në Shqipëri, dhe se historia e tij, as që edhe ishte diktuar. Ky futbollist i madh që me magjinë e këmbëve të tij, kish rrëmbyer zemrat dhe mendjet e mijra shqiptarëve, nuk kishte mundur që të bëhej më pas dhëndëri i tyre. Të pafat të dyja palët
Kjo ishte një goditje tej e madhe për Njeriun-gol, madje tronditëse e fatale. Më pas, ai nuk mund që ta përballonte dot këtë, dashurinë e tij të humbur, ndaj tashmë pa asnjë shpresë se mund që ta ritakonte sërish vajzën që i tronditi ëndërat djaloshare, u lëshua në krahët e alkolit. Kërkonte shpëtim aty. Ishin vite të një depresioni të madh e të fuqishëm që së bashku me alkolin e shkatëruan dhe e rënuan tërësisht si njeri. Miqtë i ka pasur kurdoherë pranë. Frans Bekenbauer e shkëputi më pas duke e afruar pranë dashurisë së tij të parë, topit magjik, si këshilltar e specialist. Atje ku është edhe sot.
Tashmë që i është afruar moshës së tretë është kthyer si një « qingj i butë » dhe i vëmendshëm, madje edhe i heshtur, thotë shtypi i huaj europian që nuk i a ka kursyer anjëherë kronikat rozë në qendër të Tiranës.
Po kush është vajza që e tjetërsoi dhe i a prishi ëndërat djaloshare, dhe e bëri që të vuaj legjendën e futbollit Gerd Myler?
Kronikat që e kanë ndjekur pas gjithë këtë histori dashurie, do ta quanin me emrin Hojna, shqiptaren e Hotel Dajtit. Ndërkohe që ish pjestarë e punonjës të Hotelit, rezidencës së të huajve në atë kohë, nuk pranojnë që ta kenë njohur me këtë emër, ndonëse historia pëshpëritej edhe në ambjente të mbyllura futbollistësh, edhe tek ekipi përfaqsues shqiptar. Por Myleri i Madh kështu e ka prezantuar atë, që ka njohur dhe takuar në vitin 1967, dhe katër vite me pas. Ta ketë gënjyer vajza për emrin e vërtetë të saj për shkak të frikës?. Apo vetë Ylli i kombëtares gjermane e ka prezantuar me këtë emër, edhe ky për të njëjtin shkak qe ka pasur edhe e dashura e tij, duke i a ruajtur të fshehtë e të gdhendur brenda mureve të zemrës së tij?
Dilemat janë për tu zgjidhur. Në këtë mes nuk përjashtohet edhe mundësia që e « dashura » e Mylerit mund që të kishte qenë veçse një punonjëse e fshehtë e sigurimit shqiptar, nga ato që ishin me tepri në ketë ambjent e mjedis të huajsh, të cilët kontrolloheshin si në birë të gjëlpërës, për ta tërhequr djaloshin që vinte nga veriu i Europës, si talenti i së ardhmes. Edhe pse nuk duhet që të jemi skeptik për këtë të fundit, gjasat janë. Kjo do të ishte më tepër se sa fyese për një Yll Bote si ai
Nuk dihet më pastaj, se si vazhdoi kjo sagë dashurie midis Gerd Mylerit dhe punonjëses së hotelit shqiptar, pas shumë vitesh, atëhere kur u rrëzuan muret dhe komunizmi ra si një dinosaur prej letre. Të paktën këtë herë nuk kishte kush ti pengonte zemrat e lidhura në një dashuri gati të perjetëshme. A erdh’ dhe e shkeli sërish tokën shqiptare Myleri në kërkim të asaj që kishte humbur këtu e 43 vjet më parë?. Të paktën për të mësuar të vërtetën. Qoftë edhe e hidhur kjo. Por ai nuk është prononcuar më. Aq më tepër që të flasë për të shkuarën e jetës së tij. Kjo mbetet ende enigmë. Të tjerat dihen tashmë. I gjen në shtypin e kohës, por edhe tani. Gazeta franceze « Sud west » e ripohon sërish këto ditë këtë të fshehtë të Gerd Mylerit te Madh, po pa e caktuar vendin e vajzës së ëndërave të trazuara e dashurisë fluide të legjendës.

MARTIRËT E LLASHTICËS

$
0
0

Nga Qamil S. LLASHTICA/
Kishte ma shumë se 100 vjet që turqit po I binin në qafë popullit të fushës së Moraves për punë të fesë. Perandoria turke kërkonte me ngulm konvertimin e shqiptarëve,ajo kështu synonte ta siguronte qetësinë e saj të mbrendshme. Katundet e rrafshit najna mbas tjetrës po sulmoheshin nga ushtria turke. Kudo që shkonin ata mbillnin tmerr dhe vdekje, mbrapa linin shkrumb e hi. Ishin rrahun njerëz e përgjakun, ishin kall shtëpi dhe katunde të tana. Nga casti në qast pritej që t’ia mësyenin edhe Llashticës, ashtu siq kishin veprue me shumicën e katundeve të tjera. Llashticasit po jetonin në ankth frikë e tmerr.
Tashma të gjithë e kishin të qartë se ushtria turke nuk do ta kursente as këtë katund. Pleqt e katundit thojshin se “edhe neve nuk kanë me na lanë ma kështu, veq kur t’i shohim nji ditë këtu”. Banorët mjaft kishin qëndrue po edhe mjaft kishin ba lëshime, po kjo nuk I kënaqte turqit. Ata e kishin pranue fenë e turkut vetëm sa për sye faqe; kishin hequn dorë nga mbajtja e derrave, shumica e mashkujve përpos emnit të tyne kishin marr edhe nga nji emen turk, mashkujt kishin fillue të rrethpriten, vet katundarët e kishin hequn kryqin e madh që ndodhej në mes të katundit me qëllim që ta largonin vëmendjen e turqve, kishte sa vjet që nuk mbahej mesha e së dielës, kisha kishte fillue të rrëzbitej. Për shërbime fetare vinte prifti nga Depca I bamun tebdil, të shumtën e herave ai udhëtonte natën dhe gjithmonë vet I dyti. Kryqi dhe ikona të Shën Marisë, ndodheshin në çdo shtëpi të tyne. Ishin vendosun përmbi derë, në ballë të oxhakut, përmbi votër, në magje, në çerepë, në djepat e fëmijeve, etj. Këtë e dinin turqit fort mirë. Dy herë ma parë për këtë punë kishte ardhun këtu nji hoxhë prej Kaçanikut I cili iu kishte folun për të mirat e fesë së re, hoxha ishte largue I paknaqun.
Ishte mëngjesi I nji dite të pranverës së hershme, gjashtë javë para Shën Gjergjit. Njerëzit ishin të lodhun e të rraskapitun dhe mezi që dolën nga dimni për shkak të mungesave të ushqimeve për njerëzit dhe kafshët. Ishte fillimi I pjesës së dytë të shekullit XIX. Dy toborre ushtarësh turq ia kishin mësye Llashticës, me ta ishte edhe “ hoxha” I Kaçanikut, pa u vonue shumë erdhi edhe nji tog tjetër ushtarësh, sigurisht si përforcim, ata kishin marr me vete edhe dy civilë zeshkanë nga qyteti të cilët në nji mushk kishin ngarkue dy hekura të randë, u nisën menjiherë drejt Vorreve të Vjetra që ishin përmbi katund. Ishte kjo hera e dytë që turqve u pengonin të vdekunit dhe vorret e shqiptarëve të këtij katundi. Para 30 vjetësh deri sa një tog ushtaresh turq po zdirgjej nga Malet e Depcës, kush e di se çfarë mund të kenë përjëtue ata atje, me t’i pa këto vorre , zabiti dha urdhnin e tij të kobshëm: ushtaret iu vërsulën vorreve, thyen, rrëzuen e damtuen gurët e tyne. Ma vonë katundarët u munduen me i rregullue dhe drejtue kryqat të cilët kishin shpëtue. Sot ishte puna ma ndryshe, sepse ata kishin marr me veti ata hekurat, donin që të vdekunve t’u jepej goditja e fundit.
Në katund ishte lamë e vërtet; ushtarët hynin nëpër shtëpi, shkallmonin dera, burra të lidhun e të përgjakun, gra e fëmijë të trishtuem, plakat, nuset dhe vajzat shprishnin flokët, qanin dhe vajtonin, bagëtia napër kambë, lehje qensh, britma dhe lebetitje. Nga shtëpitë dilnin ushtarët me kryqa në duer, ikona, qirij, rruzare, djepa fëmjësh, etj. Të gjitha këto I hidhnin në zjarr. Ato shtëpi të cilat nuk e kishin kryqin në derë shpëtuen ma leht ndërsa derat e shtëpive të tjera përfunduen në zjarr. Ma së keqi e pësuen ata burra të cilëve iu gjet kryqi në qafë. Ata të vorreve nuk u vonuen shumë, u bashkuan me të tjerët dhe u nisën në drejtim të Zhegrës. Mbasi ishin largue ata, populli filloi të merte frymë dhe ta merte veten, i zgjidhën ata burra që kishin mbetun të lidhun, ua lidhnin varrët të rrahunve dhe të të plagosunve dhe I futën nëpër shtëpi. Të rijtë I lëshuen kafshët dhe bagëtitë e imta për në kullosë. Atëherë katundi nuk kishte ma shumë se 30 shtëpi. Nji nga të rrahunit ishte edhe Brahim Larçi, i cili ishte trupmadh dhe ende I fortë ndonse I ishte afrue të gjashtëdhetave. Ai nuk fliste, vetëm fshante, shikonte njërzit,shtëpitë dhe katundin se çka e kishte gjetun. U nis kah cungu I druve, I mori dy druj dhe I lidhi me nji dredhë dhe ashtu si kryq I nguli në mes të yrtit, ra në gjuj dhe filloi t’i lutej Zotit. Në këtë kohë turqit kishin përdorun nji dredhi; mbasi ishin largue nga katundi, ishin kthye majtas, ishin ngjitun kodrës së ilisë dhe me shpejtësi hynë përsëri në katund kësaj rradhe nga ana e Lugut të Shtrembt. Me furi u futën në yrtin e Brahim Larçit të cilin e gjetën tue u lutun para kryqit, e rrahën pa mëshirë dhe e lanë për të vdekun. Kësaj rradhe nuk banë gja tjetër u mblodhën me shpejtësi dhe u nisën kah Pisjani për në Gjilan. Brahimin I cili nuk ishte as I gjallë as I vdekun, I përgjakun, thye brij e kurriz, e mbështollën në lëkura të deshve. As nuk hante ,as nuk pinte, as nuk fliste dhe në krye të dy javëve I mbylli sytë dhe kaloi në amshim. I thojshin Brahim Larçi sepse e kishte nji syë të larëm,Baçë ishte emni I tij I vërtet. I kishte pesë djem të cilëve Zoti iu kishte falë fëmijë, vajzat I kishte përcjell kaherë. Brahim Llashtica ishte burrë zotni,ishte në za, i mençëm dhe I pashëm. Rrinte vetëm në shpinë të atit. Ishte kapuç I fisit, e thirrshin me krenue, shkonte nëpër pajtime e marime, në dasma, ahengje, sparime e fatime,nëpër të pame e vorrime, në tregje e kuvende, etj. Shtëpia e tij ishte ma e mira në katund, kishte dy pend qe, pela hergele, tri torishta me lopë, dhen e dhi, bletë shumë, etj.
Plaka Kunë ishte nga familja Kaza, kështu quheshin ata përpara, ndërsa sot quhen simbas emnit të kësaj plake. Ajo ishte besimtare e devotshme, atë ditë shtëpia e saj kishte mbetun pa derë. Plakës Kunë I kishin shpëtue vetëm rruzaret të cilat I mbante në duer. Ajo kishte thanë “nuk due me jetue në atë shtëpi në të cilën nuk ka kryq”. Atë natë ajo e kaloi në nji kthinë në mes të hambarit dhe koshit. I lidhi dy krande me nji pe dhe ashtu si kryq I vari te koka. Ma vone asaj ia sollen nji kryq të punuem dhe nji ikonë të Shën Marisë të cilat I mbante te koka. Aty ajo e kaloi atë natë,u mbështoll me lëkura, çerga e plafa dhe aty jetoi për disa vjet deri sa në nji mëngjes të ftohët dimni u gjet e shtangun, ndërsa shpirti I saj ishte ngritun në qiell dhe ishte bashkue me engjuj. Këta janë dy martirët e Llashtices, nji burrë dhe nji grue të cilët përjetuen mundime, u flijuen dhe ranë theror për besën e Zotit, për fenë e të parëve tanë dhe për tokën e Shipnisë.

Qamil S. LLASHTICA
Toronto, Kanada

Pervjetori-Nagasaki përkujton 69 vjetorin e lëshimit të bombës atomike

$
0
0

TOKIO, 9 gusht /Me mijëra persona, si dhe të mbijetuar,u mblodhën te shtunen me 9 gusht, në mëngjes në Nagasaki për të përkujtuar 69 vjetorin e hedhjes së bombs atomike që, tre ditë pas asaj të Hiroshimës, vrau rreth 70 mijë persona në këtë qytet.
Këmbanat ranë për të treguar fillimin e një minutë heshtje në orën 11:02 me orë lokale (2:02 GMT), ora në të cilën bomba, më 9 gusht 1945, transformoi qytetin në një lëmsh të flaktë.
Ceremonia, që u zhvillua pavarësisht erës së fortë të shkaktuar nga afrimi i një tifoni, u zhvillua pranë vendit ku avioni amerikan kishte lëshuar bombën me pluton të mbiquajtur “Fat Man”. Gjashtë ditë më vonë, Japonia kapitulloi, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Përpara një audience që përbëhej kryesisht nga të mbijetuar të moshuar dhe familjet e tyre, përgjegjës qeveritarë, kryeministri Shinzo Abe si dhe ambasadorja amerikane në Japoni, Caroline Kennedy, kryetari i bashkisë i kërkoi qeverisë japoneze të heqë dorë nga projekti i saj për të braktisur doktrinën paqësore që Japonia ndjek që pre përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
“Betimi Kushtetues nëpërmjet të cilit Japonia heq dorë nga lufta është parimi themelor i Japonisë së pasluftës dhe i Nagasakit”, deklaroi Tomihisa Taue, duke shprehur keqardhje mbi debatin e fundit mbi çështjen e vetë-mbrojtjes kolektive që vër në rrezik këtë parim.
Qeveria vendosi muajin e fundit që t’i mundësojë ushtrisë japoneze, deri tani krejtësisht në rol mbrojtës, që të shkojë në luftë për të mbrojtur aleatët e saj.
Bomba e lëshuar mbi Nagasaki dhe ajo mbi Hiroshima janë dy bombat e vetme bërthamore që janë përdorur në kohë lufte.
Rreth 140 mijë persona vdiqën në Hiroshima dhe më shumë se 70 mijë në Nagasaki qoft menjëherë qoft nga fakti i ekspozimit ndaj radioaktivitetit, gjatë muajve që vijuan pas lëshimit të bombave.
SHBA-ja ende nuk ka kërkuar falje për përdorimin e bombave dhe asnjë president amerikan në detyrë nuk ka vajtur për vizitë në ndonjë nga dy qytetet martire japoneze.
Sipas disa burimesh diploamtike thuhet se Uashingtoni kishte propozuar në vitin 2009 një vizitë në Hiroshima të presidentit Barack Obama, i cili dëshironte të paraqiste faljet e tij zyrtare, dhe se kjo vizitë ishte refuzuar nga Japonia

MARINSI SHQIPTAR – HERO I AMERIKES, QE U VRA ME 9 GUSHT,DITEN E HEDHJES SE BOMBES NE NAGASAKI

$
0
0

Histori nga jeta e 22 vjecarit Odise Koleka, nga Himara,qe u shua me 9 gusht 1945/
Nga Dalip Greca/
Ne pervjetorin e hedhjes se bombes atomike ne Nagasaki, perkrah me shume se 70 mije viktimave te cilet vdiqen nga hedhja e bombes se dyte, tri dite me pas asaj qe u hodh ne Hiroshima, “ku kishin humbur jeten me shume se 160 mije viktima), permendet edhe emri i nje shqiptari, qe nuk u trajtua si viktime, por si hero i Amerikes.
Edhe pse trupi i tij nuk u arrit te gjendej, emri i eshte shkruar ne historine e Amerikes me shkronja te arta; gjendet nje varr ne Alirngton, ku eshte gdhendur pavdekesisht emri i tij, me numer 36-5 MF ne varrezat e Arlingtonit “VA). Por cuditerisht, deri para nje viti, emri i tij ka munguar ne literaturen shqiptare, madje dhe ne shtypin e diaspores. Emri i Odisese nuk gjendet as ne librin enciklopedik “Shqiptaret e Amerikes” te autorit Vehbi Bajrami, te botuar dy vite te shkuar, ku jane publikuar edhe listat me emrat e deshmoreve shqiptaro-amerikane, qe nga Lufta e Pare Boterore, e deri ne luften e fundit, ate te Irakut. Para se te tregojme aktin final te betejes qe u zhvillua mes anijes amerikane “Boria” dhe kamikazeve avioneve japoneze pas hedhjes se bombes ne Nagasaki, ku humbi jeten heroi i Amerikes, shqiptari nga Vunoi i Himares shqiptare, le te tregojme shkurtimisht historine e familjes se tij, sipas deshmive te percjella nga vete te afermit e ushtarit-hero.

Si dhe kur erdhen ata ne Amerike?

I ati i Odisese, quhej Anastas Koleka nga Vunoi i Himares. Ai ishte nder ata shqiptare qe emigroi ne Amerike aty rreth vitit 1906. Si shume mergimtare te tjere shqiptare, edhe Odiseja i mbante te forta lidhjet me familjen dhe vendlindjen. Keshtu vepronin shumica e shqiptareve, te cilet punonin ne Amerike por nuk e merrnin qe ne fillim familjen atje. Madje si gati te gjithe emigrantet e tjere shqiptare ai u kthye ne atdhe per te krijuar familjen. Kjo ndodhi pas 14 vjetesh; kthehet ne fshatin e tij Vuno, me qellim qe te martohej, sic vepronin pothuaj pjesa me e madhe e shqiptareve te emigruar ketu. Anastasi qe martuar me Ollgen dhe pa kaluar shume kohe pas dasme, se bashku me nusen e re, Ollga Koleka me 1920, merr rugen e gjate te rikthimit ne kontinentin e cudirave. Pas kthimit vendosen ne Lorean, Ohio. Familaj e re u pershtat me atdheun e ri. Aty ju linden dhe tre femijte e tyre Kristo “Chris) Odisea “Ulysses) dhe Joana “Johanna).

Anastasi dhe Ollga i edukuan femijet me dashurine per Ameriken, por dhe me mirenjohje per Atdheun nga vinin prinderit e tyre, Himaren dhe Shqiperine. Odise Koleka, ne moshen 7-vjecare se bashku me nenen Ollge, motren Joana dhe vellain Kristo”Chris) “qe ishin vetem 2 vjecar) u kthyen ne vendlindjen e prinderve te tyre ne Vuno. Gjate qendrimit te dy vellezerit vazhduan shkollen atje ne Himare. Me 1936 vellai i Odisese, Kristo “Chris) kthehet ne Amerike, ndersa Odisea do te qendronte atje dhe nje vit me pas. Me largimin e djemeve te saj u be dhe nje darje e tyre, nena nuk i pa me djemte e saj. Jeta u tregua e ashper, ndersa motra e tyre, Johanna, nuk pa me sy vellain e saj Odisene, ndersa me vellain tjeter, Kriston do ta takonte mbas shume vjetesh, kur ata ishin me floke te bardha. Ollga, nena e tyre, gjate te gjithe jetes se saj, mbeti nje nene me zemere shpirt te perveluar. Ajo do te mbetej gjate et gjithe kohes me veshtrimin e perqendruar diku, ne nje pike, duke pritur, si nenekthimine djalit. Me kete ndjenje qendroi ajo deri sa mbylli syte nga kjo jete ne vitin 1970, mbas nje semundje te gjate. Dhe pse e semure rende syte e saj gjate gjithe kohes mbaheshin tek dy fotografite qe i kishte ne mur, njera ishte fotografia e Odisese me uniformen ushtarake, ndersa tjetra ishte e familjes.

Bomba ne Hiroshima dhe Nagasaki

Japonia nuk e kishte marre seriozisht deklaraten e presidentit amerikan Harry Truman, i cili kishte paralajmeruar prere :”Japonia duhet te dorezohet pa kushte, si shans i fundit per te shmangur nje shkaterrim total.” Paralajmerimi i presidentit qe konkret dhe nuk fshihte tragjedine e tmerrshme qe mund te ndodhte si pasoje e mosnenshtrimit: “Nese ata nuk pranojne kushtet tona, ata duhet te presin nje shi qe do t”i shkaterroje nga ajri, ne nje menyre qe nuk eshte pare kurre ne toke”-paralajmeroi Truman. Llogarite qene bere te perpikta: Nese do te pushtohej Japonia do te rrezikoheshin jetet e jo me pak se 1 milione veteve, prandaj u vendos qe Japonai te ndeshkohej me bombat e tmerrshme. Pse u zgjodh Hiroshima? Arsyeja ishte se u konsiderua si vend ideal, ndoshat edhe per asryen se nuk po prekej nga veprimi i bombave konvencionale. Aty ndodheshin edhe depozitat kryesore te furnizimit te ushtrise japoneze.

Me 6 gusht 1945, aty rreth ores 8 e 15 minuta ne mengjes qe leshuar prej luftanijes amerikane”Augusta” njera prej bombave te tmerrshme, qe permbante 20 mije ton eksploziv. Bomba qe pagezuar me emrin “Little boy” duke iu referuar presidentit Rusvelt. Njerezia pane se si u ngrit nje re e madhe tymi ne formen e nje kerpurdhe gjigande mbi qytetin 350 mije banoresh te Japonise, Hiroshima. Pamjet qene te tmerrshme, demet gjithashtu. Bomba shkaterroi nje zone prej 13 Km katrore. Tri dite me pas, nje tjeter bombe e te njejtit lloj, do te hidhej ne qytetin tjeter japonez, ne Nagasaki. Kjo bombe qe pagezuar me merin”Fat Man”"Thone se i referohej britanikut Einston Churchill). Kjo bombe peshonte 4050 kg. Nagasaki ishte si i fortifikuar prej natyre; rrethohej prej malesh te larte dhe efekti veprues qe me i kufizuar; vetem ne 6.7 KM katrore. Statistikat tregojne se gjate hedhjes te dy bombave pati shume te vdekur e te sakatuar. Rreth 160 mije te vdekur ne Hiroshima dhe 70 mije ne Nagasaki. Shume qene dhe ata qe vdiqen me vone nga pasojat e bombave. Viktima te shumta qene kontigjente te semundjeve kanceroze. Po t”u shtosh shifrave edhe viktimat e mevonshme, shifra e pergjithshme e te vdekurve per shkak te bombave arrin ne 237062. Me shume se 60 per qind e ndertesave u bene shkrumb e hi.Pas kesaj tragjedie Japonia qe e pat radhitur veten ne krahun e Hitlerit si pjese e trikendsheit Berilin-Rome -Tokjo, u terhoq dhe pranoi kapitullimin. Ky akt shenoi dhe fundin e Luftes se Dyte Boterore.

“Kamikazet” japoneze u sulen mbi anijen, ku sherbente edhe Odise Koleka

Ishte kohe lufte kur Odisea, qe pat lindur me 29 nentor 1923, kishte mbushur 20 vjec ate mot qe do te rreshtohej ne radhet e ushtrise me te madhe te botes, qe o te vendoste fatet e Luftes se II Boterore. Pikerisht me 25 tetor 1943, ne moshen e enderrave ai do te vishte uniformen e ushtrise me te forte ne bote dhe do te kontribuonte per shfarosjen e murtajes nazi-fashiste qe po kercenonte boten.Odisea u radhit ne ardhet e marines; aty ne US Navy e kreu sherbimin ushtarak ne kohe lufte.
Ne informacionin qe me solli ne Nju Jork, nje i aferm i heroit, Energjik Ndrenika, shkruhet se ate dite qe eshte hedhur bomba berthamore ne Nagasaki, me 9 gusht 1945, “kamikaze” goditi anijen, ku sherbente edhe Odise Koleka, anijen”Boria”.Kronikat percjellin faktet targjike: Ka qene ora 2:59 minuta kur anija e tyre pesoi nej goditje te befasishme. U krijua nje situate e jashtzakonshme. Por jo gjithcka e tmerrshme kishte mbaruar me ate sulm kamikaz te fillimit. Sulmet do te perseriteshin serish; anija u mbulua me zjarr perseri ne oren 3:26, ku nje tjeter kamikaz iu sul si nje skifter anijes”Borie”. Ekuipazhi amerikan beri te gjitha perpjekjet qe ta largonte te keqen qe po e kercenonte anijen e vet qe po perpihej nga flaka, uji dhe rreziku prej ajrit. Me mjetet qe dispononte anija “Borie) e goditi avionin 2700m larg. Por e keqja e kishte marre rrugen. Anija ishte e ekspozuar ndaj kamikazeve qe vazhdonin te vertiteshin si skifteret mbi gjahun e zbuluar.Qielli u mbush me avione japoneze.Ne kufijte e nje ore ekuipazhi goditi edhe tre avione te tjere, por c”mund te bente ai me shume?!.Ai ekip heronjesh qendroi deri ne vetmohim, deri ne rrahjen e fundit te zemrave.Luftohej per jete a vdekje qe beteja kunder kamikazeve japonez qe kerkonin shpagim, te shmnagej sa me me pak humbje.Por gjithcka qe e pabarabarte.Kamikazet kishin mbushur qiellin mbi Oqean.Lufta vazhdoi gjate. Vone aty rreth ores 4:30 zjarri ne “Borie” u shua dhe shume gjera ne anijen ishin prishur qe nga goditja e pare. Bilanci ishte tragjik: 35 te vdekur, nga te cilet 13 nuk u gjeten kurre, 34 marinsa te tjere amerikane qene te plagosur, gati te gjithe ata qe shpetuan gjalle ishin ne gjendje teper te renduar.Anijes”Borie” filluan t”i vijne ndihma.” USS Abbot” nje anije tjeter filloi te transportonte personelin mjeksor per t”i dhene ndihmat e para te plagosurve dhe per t”u kujdesur per te vraret.Por Odisea ishte pa fat, ai ishte ndare nga jeta e te gjalleve, dhe per aft te keq trupi i tij nuk u gjet.

Ndalim ne ditet e ditarit

Duke shfletuar ditarin e atyre casteve te veshtira, ndalim ne njeren nga ditet:

E Enjte, 9 gusht 1945: Ekupiazhi i anijes Boria sulmohet rrepte. Kamikazet zbrazin bomba si pikat e shiut.Marinaret qendrojne dhe u kunderpergjigjen. Sulmet jane te pafundme…Nje pjese e marinareve jane shuar dhe i kane perpire dallget.

E premte, 10 gusht 1945

Ne oren 3:30 filloi ceremonia ne det per te vraret, qe rane ne krye te detyres. Trimat po percilleshin sic e ksihin hije; me dhimbje dhe me krenari! Por, sa keq, trupi i i birit te shtrenjte te Shqiperise, Odisese, nuk u gjet. Me 15 gusht 1945 lufta e dyte boterore mbaroi.

Dhe me 2 shtator, 1945 Japonia shkroi aktin e dorezimit.

Jeta e 22 vjecarit Odise Koleka u shua me 9 gusht 1945.

***

Letra qe ndricoi aktin e ushtarit shqiptaro-amerikan

Ishte nje leter ajo qe me ra ne dore dhe qe u be shkas per te ndricuar aktin e ushtarit shqiptaro-amerikan. Ne leter shkruhej: Me keto dokuenta qe kemi te nxjerra nga arkivat po iu drejtohemi juve me besim te plote se ajo do te ndriconi kete histori ne faqet e gazetes shqiptaro-amerikane Illyria. Arsyeja pse iu drejtuam illyria-s eshte se kjo gazete jep informacion te shumte per kohen qe po jetojme si dhe per te kaluaren, kur shqiptaret shkruan me emrin dhe jeten e tyre historine e Amerikes. Ne ndjehemi krenare pse ne historine e Amerikes eshte dhe akti trimeror i shqiptarit nga Vunoi,i njeriut tone te shtrenjte. Duke u bazuar tek kjo e vertete po ju dergojme rrefimin real per nje njeri qe dha jeten, ne ushtrine amerikane, gjate luftes se dyte boterore, i quajtur Odhise Koleka “Ulysses Kollecas) si dhe dokumentacionin e ofruar nga shteti amerikan. Per te gjitha keto dokumenta, bisedime, fotografi, nje pune te mire e te pa lodhur, me nje interesim te madhe ka bere mbesa e nenes tone Enita Kushi. Besojme me anen e ketij shkrimi do te kujtojme ate qe ne moshe te re dha jeten e tij, e shume bashke fshataret e tij qe e mbajne mend, besojm se do te ndjejne interes ta lexojne jeten e Odhisese..
E mbi te gjitha e bejme per nenen tone per t”i mbushur sadopak boshllekun e krijuar per te vellain e saj. E beme per vallin e tij Chris “Kriston) qe gjate te gjithe jetes e ndjente mungesen e vellait te vogel, Odisese. Por qe ne takimin e pare me motren e tij pas 55 vjetesh, te gjithe dashurine qe ndjeu per te kaluaren ia dhuroi motres se tij te dashur, se ciles i ishte perveluar zemra nag mungesa e vellait hero.

I nderuar qofte kujtimi i tij!

Per t”i mbledh keto dokumenta ndihmuan edhe dy shoke te tij qe ende jetojne. Per nder te tij, ne varrezat e Arlingtonit “VA), ndodhet dhe nje gur me emrin e tij, me numer 36-5 MF.

Me respekt per te Energjiku, Eleni, Irakliu, Miranda.Kjo ishte letra qe u be shkas per te ndricuar aktin e Odise Kolekes.Kujt t”i bjere rruga ne varrezat e heronjeve te Amerikes, le te ndaloi hapat para varrit me numer 36-5 MF ne varrezat e Arlingtonit “VA) dhe et nderoi kujtimin e trimit shqiptar….

Shqiptaret, pjesmarres ne ushtrine amerikane qe nga Lufta e I Boterore

Shqiptaret e Amerikes jane pjesmarres gati ne te gjitha lufterat qe ky supershtet ka zhvilluar ne te gjithe kontinentet, qe nga Lufta e I Boterore e deri tek ajo me e fundit, Lufta ne Irak, ku mbeten dy shqiptare te vdekur. Ne Luften e I Boterore ne listen e nderit te atyre qe sherbyen ne front jane shenuar edhe emrat e 23 luftetareve shqiptare, te cilet u regjistruan ne radhet e Ushtrise Amerikane.Ata luftuan dhe u nderuan nga shteti amerikan.Ndersa ne Luften e Dyte Boterore lista eshte teper e gjate; jane me shume se 250 shqiptare qe kane sherbyer nen flamurin amerikan. Me shume se 60 eshte numri i shqiptareve qe ishin lufteare ne ushtrine amerikane gjate Luftes ne Kore; qindra shqiptaro – amerikane luftuan ne Vietnam, nderkohe qe dhjetera te tjere kane sherbyer ne Gjirin Persik, gjate konfliktit. Vetem nga Bostoni ne shtetin e Masachusset numri i shqiptareve qe sherbyen neper konflikte eshte me shume se 130 luftetare, nga Nju Jorku e rrethinat rreth 180, nga Kenektikat 55 luftetare etj.Pjesa me e madhe e shqiptareve kane sherbyer ne Forcat toksore, por te shumte jane dhe ata qe kane sherbyer ne forcat ajrore, vecanerisht ne Luften ne Vietnam. Jane te shumte dhe shqiptaret qe kane sherbyer ne forcat detare.Doemos se ne lufte ka dhe te vrare. Disa prej shqiptareve e paten fatin e keq qe te mos ktheheshin te gjalle nga luftrat. Keshtu psh Apostol Kosta, nga Filadelfia, luftetar i Luftes se Dyte Boterore do mbeste ne fushen e luftes, sic do te mbeteshin edhe Paul Prifti, Angelo Kosta, Louis Prifti, Eugene Rupi, Alex Kristo, Louis Notska, Charls Stephono, Petro Douris, Joseph Papas, Michael C Progri, Bill Visar, Joseph Pandeli, te gjithe kete me banim ne Filadelfia.

Nje nder ta edhe Islam Fetahu

Nje nder ata qe u shpallen si heronje te Amerikes, ishte edhe Islam Fetahu, i cili la jeten ne moshen me te re ne xhunglat e Vietnamit. Ai qe marins dhe sapo pat mbushur 21 vjec kur do te binte trimerisht ne fushen e luftes, atje mes xhungles vietnameze.Ka qene nje dite prill 1969, ku prinderit e Islamit, te cilet jetonin ne Brooklyn te Nee Yorkut, moren mandaten:Djali juaj ra heroikisht ne provincen Quang Nam te Vietnamit. Ra deshmor i Amerikes…Kjo familje kishte ardhur ne Amerike nga Podujeva e Kosoves, qe me 1941. Me 16 prill trupi i djaloshit kosovar u varros me nderime ne Nju Jork. Gazeta e legalisteve, Atdheu e majit 1969, ka shkruar se varrimi i Islamit u be me te tera nderimet e duhura ushtarake. Ceremonia u mbyll me lutjet fetare qe u bene nga I perndershmi Sali Efendi Myftija dhe Imam isa Hoxha. Marinsat, pasi e palosen en trikendesh flamurin amerikan, ia dorezuan nenes se deshmorit, e cila me nje skene, me te vertete renqethse, e puthi, e shtrengoi fort ne gji, si gje te shenjte, por, nuk u permbajt dot dhe u rrezua pertoke nga dhimbjet qe i thernin shpirtin. Ndersa Vebi Bajrami, ne librin e tij enciklopedik, prej ems hume se 1000 faqe, shkruan: “Familjen Islami e ngushelloi me nje leter edhe vete presidenti amerikan Richard Nixon me prill 1969. Ai shkruante: “Me dhimbje te madhe kam mesuar per vdekjen e djalit tuaj Islam Fetahu, vullnetar i klasit te pare. Nga te gjitha vuajtjet e luftes, me mizorja jane humbjete njerezve te tille si biri juaj. Ngushellimi i vetem, qe mund t”ju ofroj eshte ai qe kombi, per te cilin Islami dha jeten per t”i sherbyer, ndan me ju dhimbjen dhe gjithmone do te nderoje kujtimin e tij. Lutem per diten kur paqja te kthehet. Do te deshiroja qe biri juaj te jetonte, ta shihte ate dite. Por kur ajo dite do te vije, ai do et kete nje vend te vecante en zemrate bashkdhetareve et tij. Zonja Nixon bashkohet me mua ne shprehjene simpatise me te thelle dhe ne shpresenthelle, te cilin djali juaj kaq tragjikisht ka fituar do t”ju ndihmoje te perballoni dhemibjen dhe t”ju qetesoje.”…Kjo qe lufta me e gjate ne historine e Amerikes, lufte qe mori 58 mije jete luftetaresh te varre dhe me shume se 300 mije u plagosen. Shume shqiptare moren pjese gjate Luftes se II Boterore ne betejene e Normandise, ku disa mbeten atje ne fushen e nderit. Nder ata ishte shqiptaro-amerikani James Sotiri, i cili mori atje plaget vdekjeprurese per t”u shuar nje here e pergjithmone. Jani Papa nga Leskoviku, me dy bashkekombas, do te binte ne fushen e luftes ne Itali ne vitet e luftes se Dyte Boterore. Ja keshtu , gati ne cdo lufte i gjen shqiptaret, sic ishin te pranishem edhe ne Afganistan, por edhe ne Irak. Ne luftene fundit kemi dhe dy deshmore shqiptar,Gentian Marku dhe Dervishi, te cilet dhane jeten nen flamurin amerikan.

GJAKOVE-Organizohet sesioni shkencor mbi ripushtimin jugosllav pas LDB-së dhe qëndresën shqiptare

$
0
0

Nga Enver Sulaj/
Organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”, të shtunën, më 9 gusht 2014, në hotel “Europa” në Gjakovë u mbajt sesioni XII shkencor “Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe i trojeve tjera etnike prej vitit 1944 dhe qëndresa shqiptare”. Në këtë sesion shkencor, ligjëruesit nga trojet etnike shqiptare dhe diaspora shqiptare, përmes fakteve dhe argumentimit të mirëfilltë shkencor kanë hedhur dritë mbi zhvillime të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe pasojat që solli ripushtimi sllav. Sesioni i ka filluar punimet pas intonimit të himnit të flamurit tonë kombëtar dhe një rikujtimi në formë referati nga Nue Oroshi, nënkryetar i shoqatës „Trojet e Arbërit“, për për katër veprimtarët e ndjerë të kësaj shoqate, Mark Avdyli, Hajriz Demaku, dr. Pjetër Pepa dhe Mentor Quku, të cilët u ndanë nga jeta kohë më parë.
Larmia tematike, qasja origjinale dhe shtrirja problemore në tërë hapësirën etnike shqiptare ishin tiparet dalluesve të kumtesave të këtji sesioni. Një vend të dalluar në punimet e këtij sesioni zuri portretizimi i figurave të rezistencës sonë kombëtare antikomuniste, por edhe i familjeve të tyre, kontribut ky që për një gjysmë shekulli nuk u vlerësua drejt nga historiografia shqiptare. Poashtu u trajtua kontributi i gruas në lëvizjen antikomunsite, por edhe burgosja dhe tortuarat që ato iu nështruan, si Marie Shllaku, Kartarina Josipi etj. Nuk u la anash as kontributi i klerit dhe përjekjet që ai bëri për të ruajtur qenësinë tonë kombëtare përballë së keqes që po i kanosej vendit, si edhe puna e madhe që është bërë në mërgim nga shoqatat dhe organizatat e emigracionit shqiptar të të gjitha periudhave për çështjen shqiptare. Megjithëkëtë, u theksua nevoja që studiuesit në punën e tyre të gjitha çështjet e lidhura me këtë periudhë t‘i trajtojnë duke u mbështetur në metodologjinë shkencore, të udhëhequr nga faktet dhe argumentet e bollshme, duke mënjanuar qasjet përjashtuese dhe krijimin e polarizimeve në studimet historike, që do të ishte i panevojshëm dhe joprodhimtar.

Nuk u la anash edhe trajtimi i çështjes çame, që në këtë sesion u trajtua nga studiuesi i Institutit të Studimeve Çame, Ahmet Mehmeti.
Gjatë punimeve të sesionit pati referate që u vlerësuan edhe për kontributin në qartësimin e nocioneve shkencore kur flitet për këtë periudhë, por edhe për informacionet e panjohura më parë që për publikun e gjerë do të jenë me interes.

Në këtë sesion ishin të pranishëm përfaqësues të më se 10 subjekteve politike, shoqatave dhe organizatave të ndryshme, si dhe të ftuar të shumtë, në mesin e tyre anëtarë të familjeve atdhetare që kanë kontribuar për çështjen kombëtare. Gjatë sesionit, prof. dr. Muhamet Shatri, kryetar i shoqatës „Trojet e Arbrit“ paraqiti propozimet drejtuar institucioneve shtetërore në vend që Instituti Albanologjik i Prishtinës të emërohet me emrin Instituti Albanologjik Anton Çetta. ndërsa Institut i Gjeografisë të emërohet me emrin e gjeografit të parë shqiptar profesor Ahmet Gashi. Në mesin e 85 ligjëruesve sa ishin paraparë në program, në këtë sesion u paraqitën prof.dr.Muhamet Shatri, prof. dr. Jahja Drançolli, Ahmet Mehmeti, dr. Riza Sadiku, dr. Izber Hoti, dr. Mehmet Rukiqi, mr. sci. Nue Oroshi, Tomë Mrijaj, Mentor Kaçi, Leonora Laçi, Selman Etemi, Artur Roshi, Sulejman Gjana, Frrok Kristaj, Prend Buzhala, Fatbardha Mulleti -Saraqi, Xhemal Meçi, Avni Bilalli, etj. Në fund të sesionit, para të pranishmëve nënkryetari i shoqatës mr.sci. Nue Oroshi lexoi një deklaratë programore ku paralajmërohet përgatitja e një memorandumi drejtuar fuqive të mëdha për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të përbashkët, marrja e një nisme kombëtare për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në trojet etnike shqiptare.
Shoqata “Trojet e Arbrit” ka kërkuar nga mekanizmat përgjegjës për sigurinë që të veprojnë mbi bazën e ligjeve në Kosovë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste që kërcënojnë jetën e qytetarëve, jo vetëm të Kosovës, dhe që synojnë shndërrimin e vendit në burim të ekstremizmit.

Otto Witte; ish-Mbret i Shqipërisë

$
0
0

Nga Astrit Lulushi/
1913 – Otto Witte, aktor e akrobat, shpalli se ishte kurorëzuar mbret i Shqipërisë. Në vitin 1913, disa muslimanë shqiptarë ftuan Halim Eddine, nipin e Sulltanit, që të vinte në Shqipëri dhe të bëhej mbret i saj. Otto Witte, duke vërejtur ngjashmëri të tij me Halim Eddinen, shkoi në Durrës dhe, sipas tij, u kurorëzua mbret nga trupat vendore. Ai gjithashtu pohoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, bëri një jetë luksi, si dhe i shpalli luftë Malit të Zi, para se mashtrimi të zbulohej. Gjithashtu ai mori një pjesë të konsiderueshme të thesarit të mbretërisë, dhe arriti të ikte jashtë vendit, të paktën kështu tha.
Por historitë e Ottos janë parë si të pamundshme. Së pari, nuk ishte nipi Halim Eddine, por biri i Sulltan Abdul Hamidit, Burhan Eddine, të cilit i ishte ofruar froni në vitin 1914, dhe ai nuk erdhi. Fillimisht, Otto pohoi se kjo aventurë kishte ndodhur në shkurt të vitit 1913; por atëherë Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, kështu që Otto e ndryshoi datën duke e vendosur ngjarjen në gusht 1913.
Nuk ka asnjë dëshmi të burimeve shqiptare për të mbështetur pretendimet e Otos. Megjithatë, ai u bë i famshëm në Gjermani. Policia në Berlin lejoi që karta e tij e identitetit të mbante pseudonimin “ish Mbreti i Shqipërisë”.
Mendohet se Otto Witte ishte gënjeshtar patologjik; për shembull, ai deklaronte se në Gjermani kishte themeluar një parti politike; se kishte qenë kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, dhe se kishte fituar 25.000 nga 230.000 votat në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg – të dhënat e votimeve të atij viti nuk e mbështesin këtë pohim. Interesi në Shqipëri ishte i lartë në botën gjermano-folëse, sepse fuqitë e mëdha kishte zgjedhur një princ gjerman që të ulej në fronin shqiptar.
Villiam Vidit iu afrua ky fron në vitin 1913 dhe ai qëndroi gjashtë muaj; gjithashtu, ngjashmëria në emër Vidi – Witte mund ta ketë nxitur fantazinë e Ottos. Historia e Otto Witte ka një ngjashmëri edhe me romanin aventurë “Prisoner of Zenda” (1894), realizuar film në vitin 1913. Koncepti i librit “Prisoner of Zenda” është i thjeshtë; një turist i zakonshëm merret për mbret, sepse ai i ngjante mbretit të vendit që po vizitonte.
Gazetat dhe revistat e ndryshme e morën historinë e Ottos si fakt dhe e përsëritën a ribotuan atë, përfshi revistën ameriane Time, e cila në gusht 1958, botoi një artikull “The Man Who Was King”, në lidhje me pretendimet e Otto Witte. (Histori: çfarë ka nddodhur më 13 gusht?/astritlulushi)

Rreth Portit të Mundshëm Detar të Apolonisë

$
0
0

Hipotezë/
Nga Aristotel Mici*/
Hyrje:/
Sa herë shkruhet për daljen në detin Adriatik të Apolonisë, përmendet lumi Vjosa, që dikur ka pas kaluar anës kodrës së qytetit të moçëm dhe kish grykën të lundrueshme. Ndër kohë nuk përmendet mundësia e një porti detar për bri këtij qyteti antik. Mundësia që Apolonia të ketë pasur edhe një port detar, mendoj se është një hipotezë, që do t’ia vlente të diskutohej lidhur me të kaluarën e kësaj qendre antike. Për të ndriçuar sado pak këtë ide hipotetike, do të parashtrojmë në këtë trajtesë disa arsye përmes vëzhgimesh dhe gjellitjesh me bazë krahinore. Këto motive sugjestive kanë të bëjnë me anën perëndimore të hinterlandit më të afëret të Apolonisë. Argumentet dhe arsyetimet, që po radhisim kanë karakter të përzier historik, gjeologjiko-hidrik, toponomastik, kishtar, etnografik dhe gojëdhanor, të cilat hasen në trevën e rrethinave të Apolonisë. Me këtë rast e quajmë me vend, që para se të japim arsyetimet tona lidhur me portin e mundshëm detar dhe gjirin e Apolonisë , të bëjmë edhe një përshkrim të shkurtër rreth historisë shekullore të këtij qyteti të famshëm në brigjet e Adriatikut:
Apolonia – Magna Urbs et Gravis
Qyteti antik i Apolonisë u themelua rreth fillimit të shekullit VI para Krishtit nga kolonistë helenë të ardhur nga Korinthi, Korkyra (Korfuzi), po ndoshta edhe nga Dyrrahu (Durrësi i sotëm). Apolonia qe vendosur që prej asaj kohe në tre kodra, të cilat arrijnë një lartësi deri 105 metra mbi nivelin e detit.
Ky qytet- shtet, (polis), jetoi për rreth tetë shekujsh, që nga shekulli i VI para Krishtit dhe deri nga fundi i shekullit të IV pas Krishtit. Gjatë kësaj periudhe historike në Apoloni u përzjenë me njera tjetrën tre kultura të lashtësisë: kutura ilire, ajo e helenëve dhe kultura romake.
Midis këtye shekujve Apolonia do të rritej e zgjerohej nga koha në kohë. Në këtë qytet do të ndërtoheshin pallate luksoze e faltore madhështore, si tempulli i Artemidës, godina e administratës qeverisëse, biblioteka , odeoni, theatri i Madh. Pjesa qendrore e qytetit do të rrethohej nga një mur i trashë , me gjërësi 2.5 metra dhe me një gjatësi prej katër kilometrsh. Për këto ndërtime u sollën gurë të skalitur me dimensione nga 60 centimetra deri në dy metra. Vetëm për të ngritur murin rrethues të qytetit duhet të jenë sjellë në Apoloni 100,000 metra kub gurë dhe tulla.
Po ky qyteti qe bërë i famshëm dhe për arkitekturën e artin e tij. Shkolla Apoloniate e retorikës dhe e filozofisë kishte fituar emër dhe tërhiqte të rinjtë e shtresave të larta të shoqërisë së kohës antike. Për këtë mjafton të përmendim se në Apoloni ka studiuar për retorikë dhe filozofi edhe perandori Oktavian Augusti. Për më tepër, ai do të ndodhej këtu më 15 mars, 44, para Krishtit, kur në Romë komplotistët do të vrisnin ungjin e tij, Jul Cesarin. Po ashtu, në këtë kohë ndodhej për studime në Apoloni edhe një personalitet tjetër i asaj kohe, Agripa , që më vone do të njihej si një nga strategët më të shquar romak, emrin e të cilit mban Pantheoni dymijëvjeçar i Romës.
Oratori i famshëm romak, Ciceroni, i cili e vizitoi qytetin e Apolonisë, mbeti i mrekulluar nga pamja e këtij qyteti madhështor, me gjashtëdhjetë mijë banorë, dhe shkroi për të këto fjalë lapidare “Magna Urbs et gravis” që duan të thonë “qytet i madh dhe hijerëndë”
Qyteti antk i Apolonisë do të vazhdonte jetën e tij urbane deri në shekullin e katërt, pas Krishtit. Po që, më vonë, në shekujt e parë të kohës së Mesjetës, ky qytet do të tëkurrej dalëngadalë në një qendër të vogël peshkopale dhe administrative dhe me një emër fshati të shkurtuar nga ana fonetike, Pojan, si rikujtim i Apolonisë së dikurshme.
Një burim nga antikiteti tregon qe Apolonia lidhej me detin Adriatik me anë të Vjosës, që kalonte pranë kodrës së saj dhe që kishte grykë të lundrueshme, pra në faqen lindore të këtij qyteti duhet të këtë qënë një port lumor. Por kur shikojmë sot gurët e stërmëdhenj të murit ciklopik, në hyrje të tempullit të Artemidës, si edhe gurët e tjerë të godinave antike, del pyetja se si janë mbartur ata gurë me ato pesha dhe përmasa aq të mëdha vetem nëpërmjet një porti lumor ? Pyetja tjetër që bëjmë është se nga janë gjetur ata gurë të rëndë për ato ndërtime?! As fushat, dhe as kodrat e Myzeqesë nuk kanë asnjë lloj guri. Pra, ata gurë duhet të jenë sjellë nga vende të largëta, ndoshta nga ishujt shkëmborë të Mesdheut a po të detit Egje. Dhe mjeti kryesor për t’i mbartur deri te porti lumor i Vjosës duhet të kenë qënë anijet e asaj kohe. Po a do të ishte i mjaftueshëm vetëm porti lumor i Vjosës për të përballuar gjithë ato mijëra e mijera tonelata me gurë!? Dalin dy arsye që të bëjnë të dyshosh se porti lumor i Vjosës ka qënë mundësia e vetme e lidhjeve të Apolonisë me detin.
E para sepse si port lumor ai duhet të ketë qënë nje port me kapacitet te kufizuar nga ana hapsinore për nevojat e një qyteti shtet (polis) prej 60,000 banorësh.
Arsyeja e dytë që të bën të dyshosh për këtë çështje është fakti që ana lindore e kodrës së Apolonisë është shume e thepisur, gjë që do e bënte tepër të vështirë mbartjen e peshave të atilla, për t’i ngritur ato deri në kuotën 105 metra lartësi ,deri tek kulmi i kodres. Prej aty, ato materiale shumë të rënda do të transportoheshin nga ana perëndimore e kodrës, ku shtrihej kryesisht qyteti. Po ndryshe nga ana lindore, faqja perëndimore e kodrës është shumë më e butë dhe bije shtruar buzë kënetës det, qe ndodhej menjëherë në rrëzë të Apollonisë. Këto rrethana të bëjnë të të mendosh për mundësinë e ekzistencës së një porti detar ndën kodreën e Apolonisë.

Gjiri detar i Apolonisë apo Këneta e Hoxharës

Ndën kodrën e Apolonisë shtrihej një pellg i madh me ujë, si një gji deti, i cili gjatë dimrit bëhej njësh me detin, kthehej në kënetë -det . Kurse në muajt e verës thahej, duke marrë pamjen e një gjysmë shkretëtire. Ajo sipërfaqe ujore tani mbase nuk është më, po që deri në mes të shekullit të kaluar ishte krejt e dukshme si një pellg i gjërë uji në formën e një “patkoj” të madh. Dhe kjo pamje ujore, në formën e patkojit, qe e rrethuar nga disa fshatra, të cilët fillonin me Pishë Poron, Dëllinjasin, Fikthin, Boçovën, Sopin, Pojanin, Hoxharën, ku merr kthesën ana perëndimore e ”krahut të patkojit” për gjatë shtratit të Lumit të Vdekur, duke u shtrirë në të gjithë bregun e tij nga fshati Shën-Pjetër deri tek kisha e Shëne-Premtes, tek Pirgjet e Laçenjve, buzë bregut të dikurshëm të detit Adriatik.
Gjatë shekullit të XIX- të, ky masiv ujor do të quhej këneta e Hoxharës, nga emri i fshatit Hoxharë, që ishte kryeqendra e çifligut të bejlerëve të Fierit, ku ata ngritën dhe konakët e tyre si vazhdim i sarajeve në qytet. Kështu, nga emri i çifligut, këneta mori emrin e Hoxharës, duke u lënë në harresë si emri i Pojanit, dhe ai i Apolonisë.
Kjo kënetë, me gjithë xhepat dhe brrylakët e saj kishte një siperfaqe harkore rreth 50 kilometra katrore. Ishte ashtu një det- kënetë, një gji prej lagune. Kjo lagunë përgjatë vjeshtës dhe dimrit lidhej me detin përmes grykave të saj, po kur fillonte vera, këto lidhje ndërpriteshin dhe ujtë e kënetës , nga java në javë, avullonte derisa këneta shterronte, duke nxjerrë tabanin e saj të shëllirtë e të kripur.
Nga ana e formimit të saj këneta e Hoxharës i përgjan Kënetës së Nartës, pra i ngjet një gjoli, që ushqehet me ujin e kripur të detit. Po ndersa Këneta e Nartës e ruajti kanalin ndërlidhës me detin për gjithë kohën, Këneta e Hoxharës i humbi ato lloj gryka ndërlidhjesh si pasojë e lëvizjeve hidrike të ekuilibrit të detit.
Këneta e Hoxharës nga pikëpamja e formimit ngjan edhe me Karvastanë si kënetë, po me ndryshimin se edhe Këneta e Karvastasë , si ajo e Nartës, i ka ruajtur kanalet lidhëse me detin, kurse Këneta e Hoxharës jo.
E bëmë këtë arsyetim në analogji midis tipeve të kënetave kripura për të mbështetur idenë që Këneta e Hoxharës jo vetëm që ka origjinë detare, po ka qënë pjesë e detit, ose më qartë gji i detit Adriatik ndën kodrën e Apolonisë. Në të njëjtën kohë, me këtë mënyrë arsyetimi, duam të kundërshtojmë mendimin e shprehur nga ndonjë komentues gjeografie, që deklaron se “Semani dhe Vjosa kishin formuar në Hoxharë një kënetë të madhe nën kodrat e Apolonisë antike” , . Një deklarim i tillë, që është shkruar edhe në Fjalorin Enciklopedik, nuk i përgjigjet të vërtetës për këto arsye:
Se pari, të dy lumenjtë, si Semani dhe Vjosa, nuk janë lumenj të kripur, kurse Këneta e Hoxharës ishte me ujë të kripur, kripësia e ujit të së ciles ndryshonte sipas muajit dhe zones.
Së dyti, lumenjtë e përmendur nuk e përmbysnin Myzeqenë çdo vit, kurse Këneta e Hoxharës thahej e mbushej me ujë në çdo vit në periudha sezonale të ndërvarura nga kushtet atmosferike dhe niveli i valëve të detit.: Ajo thahej çdo vit në fillim të verës dhe fillonte të mbushej me ujë në muajt e vjeshtës e të dimrit.
Së treti, për rreth periferisë së kënetës rriteshin bimë të tokave të kripura si jamruku, fshesa kripje, laboti i eger, grëmi i egër dhe të tjera bimë, që duan toka shumë të kripura dhe nuk rriten në toka me ujëra të të ëmbla. Kjo tregon se shkalla e kripësimit të ujit ishte e fortë edhe në brigjet e kënetës.
Se kateri në qendër të kënetës, atje ku kryqëzohen diagonalet e lagunës, që lidhin Pojanin me Shën-Pjetrën dhe Hoxharën me Boçovën, atje ku thellësia është më e madhe, pas avullimit të ujit, formohej një shtresë kripe. Atëherë,kjo pjesë e kënetës kthehej ashtu në një kripore primitive. Jam dëshmitar okular për këtë realitet dhe mbaj mend se deri në mesin e viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, në fillim të çdo vere turma njerzish nga fshatrat rreth e rrotull vinin dhe mblidhnin kripë me shporta, me kosha e shosha. Ky episod është më domethënësi që e kundërshton idenë se këneta e Hoxharës është formuar nga uji i Semanit dhe i Vjosës.
Së pesti, banorët e krahinës rreth e përqark kënetës së Hoxharës e qujanë tabanin e tokës së saj si tokë shëllirë, dhe tokë trok, dhe jo tokë të ujërave të ëmbla.
Të gjitha gjasat japin të kuptosh se Këneta e Hoxharës duhet të jetë krijuar nga një gji i detit Adriatik ndën kodrën e Apolonisë, i cili, me kalimin e shekujve, me levizjet hidrike te ujrave detare u kthye në një lagunë, që komunikonte me detin Adriatik përmes grykave të njohura e të panjohura sot. Ky fenomen i levizjeve hidrike te detit është aq i dukshme në bregun tjetër të tij, në bregun italian, konkretisht në Venecia, ku valët e Adriatikut futen deri në qytet, duke lëpirë edhe shkallët e katedrales së Shën-Markut. Ndërsa në bregun shqiptar, vetëm disa kilometa në veriperëndim të Apolonisë, në Gjirin e Semanit, deti ka prirje të futet në tokë. Si rast konkret për këtë fenomen të ekuilibrit hidrik të detit po tregojmë një shembull nga jeta reale: Në mes të shekullit të kaluar, ndërmarrja komunale e qytetit të Fierit, për të hapur plazhin e Semanit, ndërtoi dy rreshta me godina të thjeshta, tip kabinash për pushuesit. Po ç’ndodhi!? Pas 40 e ca vjetësh ato godina u pushtuan nga valët e detit; pra deti mori tokë. Po kështu ndër kohë, më në jug, deti lë vend, ose largohet duke, krijuar terrene moçalor. Po kjo dukuri e ekuilibrit detar të Adriatikut nuk është e re, ajo është një veti e tij e ngaherëshme. Dhe kur në dyzet vjet deti mori aq tokë në një anë dhe lëshoi aq vend moçalor në anën tjetër, çfarë duhet të ketë bërë ai për gjatë njëzet e ca shekujve në grykën e ish gjirit të Apolonisë, që shumë më vonë do të quhej Këneta e Hoxharës? Gjatë kësaj kohe shekullore deti Adriatik është spostuar pak nga pak, duke lënë prapa një terren me pirgje rëre (bëse) , ose “duna” dhe gjole të kripur, që dalë nga dalë e zunë grykën e ish gjirit të Apolonisë, duke e kthyer atë në një lagunë të mbyllur për gjatë verës. Po,ndër kohë, ajo do të mbushej me ujë në vjeshtë e sidomos në dimër nëpërmje grykave të ndryshme, që janë të dallueshme edhe sot e kësaj dite.
Keneta e Hoxhares ka qenë e lundrueshme për nevoja peshkimi me lundra qe voziteshin me shkop të gjatë. Zona më e lundrueshme e lagunës, që mbeti deri vonë si e tillë, fillonte prej Lumit të Vdekur e deri tek Gjoli i Kërrnicës dhe ai i Povelçës.
Lundrat, që përdoreshin kishin formën e “sovajkës”, pra të holluara nga të dyja anët dhe nuk voziteshin me lopatë, po ngiteshin me një dru të gjatë, që në të folmen e karahinës quhet “koll”. Këtë dru të gjatë lundërtari e vendoste në tabanin e lagunës, dhe shtynte me të tokën, po edhe toka, sipas ligjit të fizikës, ligjit të kundërveprimit, e shtynte lundrën dhe ashtu realizohej vozitja mbi ujin e lagunës, që dikur pati qënë kënetë-det. Druri i gjatë, pra “kolli“, i shërbente lundërtarit edhe për të bërë kthesat, a po t’i jepte drejtimin lundrës. Nga kjo anë, dashje , pa dashje, këto lundra primitive të Kënetës së Hoxharës të kujtojnë “gondolat” e gjirit të Venecias, se edhe ato vihen në lëvizje po me anë të atij druri të gjatë, “kolli”, që venecianët e quajnë “palo”.

Këneta e Hoxharës , para se të fillonin punimet nga ndërmarja e bonifikimit në mesin e shekullit të kaluar, siç është thënë më sipër, mbushej me ujë për gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe thahej në mbarim të pranverës. Nga kjo anë këneta e Hoxharës ngjan edhe me regjimin ujor të Lumit të Vdekur, i cili po ashtu, thahej në muajt e pranverës dhe “ringjallej” me ardhjen e vjeshtës. Gjithë lumenjtë e shpjenë e ujin nga toka në det, kurse Lumi i Vdekur bënte të kundërtën, merr ujin e detit dhe e sillte në vendet e ulta, duke mbushur Kënetën e Hoxharës. Ky veprim i këtij lumi, ose ky komunikim midis detit dhe kënetës, ishte më i dukshëm veçanrisht tek një kurorë e lumit, që populli e quan “Tek Rrjedh Ujtë”, sepse atje uji i lumit lëpinte bregun dhe teptiste në kënetë. Po, ashtu, ka pasur edhe shtigje ose gryka të tjera, ku uji i detit çante drejtë kënetës. Ky fenomen ndodhte atëherë kur vinte “bura”, kur shtoheshin erërat dhe ngriheshin dallgë te lartë sa futeshin në grykën e Lumit të Vdekur dhe në grykat e tjera si Vija e Mollës e kështu me radhë. Kjo kënetë, me ardhjen e burës në vjeshtë, niste të mbushej me ujë të kripur deti edhe nga ato rrjedha gati të padukshme, që populli i quante “burishte” e “notishte”, të cilat sillnin ujë si arterie gati të nëndheshme.
Pra, dhe me këta shembuj mbrojnë idenë se Këneta e Hoxharës ka origjinë detare dhe para se të bëhej kënetë, ka qenë gji deti. Ajo nuk ka qenë si kenetat e tjera të Myzeqesë me ujëra jo të kripura, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me detin dhe mbusheshin nga ujërat e shiut , si edhe nga ujërat e përrenjëve, nga ujërat e rrëkeve dhe nga kanalet, si dhe prej degëve të lumenëve, siç ishin këneta e Sheqit, kënetën e Grizës, kënetën e Rroskovecit e ndonjë tjetër.
.Duke qënë se dikur Këneta e Hoxharës ishte si një gji deti anës faqes së zbutur Apolonisë, lejohemi të hamendësojmë mundësinë e ekzistencëns së një porti detar për nevojat e banorëve të këtij qyteti antik tek ndonjë breg i saj . Një port i tillë do ta lidhte më shumë Apoloninë me detin Adriatik, aq më tepër kur kjo anë e kodrës, faqja perëndimore e saj, është me një pjerrësi shumë të zbutur në krahasim me faqen lindore të kodrës së qytetit. Një dëshmi materiale, si monument histori, në këtë rast, mund të shërbejë, për të rënë në gjurmim të këtij porti, kisha e Shëne-Premtes në Laçanë. Po ç’është kjo kishë?

Kisha e Shëne-Premtes si një çelës për portin e Apolonisë

Kisha e Shen e Premets ne Laçanë është një godinë e vjetër kulti, që ka një pozicion dhe një vend-ndodhje shumë domethënëse. Ajo gjendet në pikën më skajore të krahut perëndimor të “patkoit ujor” të Apolonisë, atje tek mbaron gryka e Lumit të Vdekur, buzë bregut të dikurshëm të detit, ku duhej të ketë pas qënë një një qytezë e banuar nga familje detarësh, lundërtarësh, po edhe peshkatarësh. Atje, tek ky vend i populluar, kjo kishë duhej të ketë qënë epiqendra e asaj qyteze të zhdukur .
Kjo kishë, e cila ndodhet në një terren të pabanuar si në një gjysëmshkretëtirë, pa asnjë shtëpi për qark, pa as edhe një kasolle, a po tend barinjësh pranë, të tërheq vemendjen me ekzotikën e saj.
Kështu, për specifikën e saj, kisha e Shëne-Premtes, si një faltore e moçme, duhet marrë si një çelës, për të shikuar në thellësi të shekujve lidhur me pellgun ujor të Apolonisë, pra të gjirit të saj detar, në kërkim të portit të mundshëm.
Ashtu si e mbaj mend, deri në vitin 1955, kur e kam vizituar tok me shkrimtarin Jakov Xoxa, kisha e Shëne-Premtes ngrihej në një vend gjysëm të shkretë, në bregun e majtë të Lumit të Vdekur, afër grykës së tij. Nga jugu kishte kufi një rrëke të kripur , që quhej Vija e Mollës dhe nga ana tjetër, në lindje shtrihej kënetës e kripur e Hoxharës, kurse në anën veriore të saj ndodhej një pyll i degraduar me vidha, verrinj, frashër dhe dëllinja, po ku nuk mungonin shkurret e marinave. Ky ishte Pylli i Shëne –Premtes, që nuk prekej për dru zjarri nga banorët e zonës përqark. Ky pyll dukej nga portiku i Apolonisë si në pëllëmbë të dorës tok me gjithë kishën e Shëne-Premtes. Jo kujdesi shtetëror, po ”hija” e vetë shënjtores kishte ruajtur për shekuj me radhë edhe kishën edhe Pyllin e Shëne-Premtes. Mbaj mend mirë se në të majtë të këtij pylli ndodheshin edhe disa rrënjë ullinj, në grup, si një korije e vogël ngjitur me drurët pyjorë. Ishin ullinj me kokërra të vogla dhe bërthamë të madhe, por shumë vajës. Në të folmen e vendit quheshin “ullastra”, mbase nga latinishtja “oleastro”, ulli i egër. Prania e atyre ullinjve afër kishës së Shëne-Premtes të kujtonte me një herë ullinjtë tek kodra e Apolonisë, atje tek hyrja e tempullit të Artemidës. Në rastin konkret kjo dukuri është domethënëse, sepse flet për një pikëtakimi midis dy qendrave të lashta. Shenojmë se gjithë fshatrat e zonës përqark nuk e kanë praktikuar kulturën e ullirit; kështu që këta ullinj tek Pylli i Shëne –Premtes tregojnë indirekt për mundësitë e lidhjeve të vjetra jetësore midis Apolonisë dhe qendrës së banuar dikur për rreth Shëne-Premtes. Është me rëndësi të shënojmë se këta ullinj nuk ishin vetëm tek Pylli i Shëne-Premtes, po ata dukeshin edhe përgjatë kurorave të Lumit të Vdekur në një distancë prej një qind ose dyqind metra larg njeri tjetrit. Barinjtë dhe peshkatarë pleq të zonës për rreth tregonin “se ato ullastra janë shënja që dëshmojnë se për rreth tyre dikur, një herë e njkë kohë , kishin pas qënë oborre shtëpish. Mirëpo, gjithë gjurmët e atyre shtëpive janë zhdukur, po ullinjtë jo, ullinjtë nuk u zhdukën, sepse ulliri është si i shenjtë, është i uruar nga zoti dhe nuk prishet nga moti”. Gjithënjë sipas rrëfimeve gojëdhanore të peshkatarëve dhe të barinjve, “njerzit në ato kohëra i lanë shtëpitë, i braktisën nga shkaku i shejtanëve të tmerrshëm, që dilnin nga deti. Këta shejtanë quheshin Laço. Nga ky emër i “Laçove” vendi u quajt Laçanë, kurora e lumi atje u quajt kurora e Laçanit dhe kisha filloi të thërritej po ashtu Shëne-Premtja në Laçanë”.
Është e qartë se në këto rrëfime kemi të bëjmë me një bestytni. Po me gjithë atë, brenda kësaj bestytnie, lihet i nënkuptuar një realitet gojëdhanor. Në këtë rast, me shejtanët, që vini nga deti, duhen marrë me mend grupe piratësh, grabitsish, ose ushtri të fisve barbare, që sulmonin duke u future nga ana e detit dhe terrorizonin familjet e pambrojtura të qendrës së banimit rreth Shëne-Premtes. Kështu që kjo qendër e populluar dhe e pasur u kthye në shkretim. Po para se të meditojmë për qytetërimin e mundshëm të këtij vendi të braktisur, vendit ku ndodhet sot kjo kishë e Shëne-Premtes, le t’i bëjmë një përshkrim sa do të thjeshtuar kësaj faltoreje të moçme:
Kisha e shëne-Premtes ka formën e një katërkëndëshi kënd- drejtë. Gjatësia e brendshme është shtatë metra, kurse gjërësia e saj është tre metra e gjysëm. Lartësia nga dyshemeja në tavan arrin pesë metra. Në anën ballore nga lindja muri i kishës merr një formë sferike, me rreze deri një metër, në trajtë ovale, si për të treguar vendin e altarit, po pa u ndarë nga dyshemeja e platesë . Themelet dhe pjesa bazale e mureve janë të përbërë nga gurë të mëdhenj që të kujtojnë muret ciklopike si tek hyrja e tempullit të Atremidës në Apoloni, dhe që kanë një metër trashësi. Kurse pjesa e tjetër e mureve është e përbërë nga tullat e mëdha të tipit alla-Apolonia, të lidhura me gëlqere, që ngjajnë me teknikën e ndërtimit të murit rrethues të Apolonisë. Trashësia e murit me tulla mund të përllogaritet nga 100 deri në 80 centimetra. Dera shikon nga veriu dhe ndën të janë shkallë të vjtra, që të shpjenë brenda kishës. Tipari më dallues i tipit ndërtimor të kishës është çatia, që ka një formë ovale, si një gysëm cilindri, si një lloj qemeri e vendosur sipër, duke u shkrirë njësh me muret. Pra çatija është vazhdimi i natyrshëm oval i mureve. Kjo çati dhe ( në të njëjtën kohë tavan) ka qënë shumë e fortë. Për rezistencën materiale dhe fortësinë e kësaj çatije mjafton të përmendim se gjatë Luftës së Parë Botërore anijet luftarake italiane, duke e parë të ngjajshme me ndonjë objekt ushtarak austriak, e qëlluan me artileri. Predha e arriti shenjën dhe goditi anën perndimore të kishës. Ashtu, gati një e katërta e çatisë u rrëzua. Po me gjithë këtë goditje, kisha e Shëne-Premmtes do t’u qendronte rrebesheve të kohës për disa dekada, deri nga vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, kur godinën do ta merrte në mbrojtje Instituti i Monumenteve dhe do t’i vinte një çati të re përsipër. Pra shkurt, ndërtesa e kishës së Shëne-Premtes është e veçantë nga gjithë kishat. Specifika e saj duket së pari nga teknika ndërtimore, ku bije në sy mjeshtëria greko-romake, mjafton të shikosh me vemendje gurët e themelit dhe tullat e mureve. Së dyti, altari nuk është i ndarë nga plateja, kështu që altari më tepër është simbolik se sa funksional, së treti, në kishën e Shëne-Premtes mungojnë simbolet religjioze, nuk ka asnjë afresk, asnjë skulpturë, asnjë imazh të ndonje shenjtori të krishter, asnjë gjë të gëdhëndur në mur, madje asnjë shënjë të kryqit. Pra, kemi një godinë të fortë dhe shumë te vjetër, nga njera anë, dhe nga ana tjetër, një kishë në gjendje primitive. Po që të dyja këto anë, si konstrukti i fortë dhe gjendja primitive e faltores së Shëne-Premntes flasin për lashtësinë tepeër të herëshme të themelimit të saj. Për hamendjen tonë, kisha e Shëne-Premtes, që ndryshon nga paraqitja dhe kompletimi i kishave të tjera, nuk duhet parë si rast i veçuar nga Apolonia, po si një pjesë integrante e hinterlandit të saj më të afërt, ose të paktën një vazhdim i vonuar i qytetërmit të atij qyteti antik. Nga kjo anë, nga ana e antikitetit, kisha e Shëne-Premtes të kujton “Shtyllën” e Shtyllasit, një kolonë , që duket për kundruall kësaj kishe në distancë si një gisht gjiganti drejtuar qiellit.. Ashtu si “Shtylla” e Shtyllasit, tre metra e ca e lartë, qendron në këmbë e patundur si shprehje e qytetërimit antik, dhe Shëne-Premtja në Laçanë qendron dhe ajo ende e fortë, po si një godinë “e gjallë” prej një kohe të vjetër. Po ndërsa “Shtylla” e Shtyllasit tregon kulmin e lulëzimit të Apolonisë, “godina” e Shëne-Premtes duhet të shprehë fundin e Apolonisë, periudhën kur qyteti-shtet (polis) nuk kishte më asnjë autoritet dhe kish humbur çdo lloj pushteti, për të mbrojtur jetën edhe banesat e qytetarëve. Pra, mund të ketë qënë ajo periudhë kohore, kur vinin nga deti shejtanët e këqij,(Laçot) siç i ka quajtur populli keqbërësit grabitqarë, që masakronin banorët në shtëpitë e tyre deri sa i detyromnin të braktisnin vendin, atë vend që mori pastaj emrin Laçanë, dhe që, mbase, ka mundësi të koincidojë me fundin e Apolonisë në mbarim të shekullit të IV pas Krishtit, kur faltoret e paganizmi politheist po zëvendësheshin nga kishat paleokristiane. Hamendësojmë këtë ide hipotetike, së pari duke parë konstruktin e fortë e të qendrueshëm mural të tipit apoloniat të godinës, nga njera anë dhe mungesën e përgjithshme të simboleve të një faltoreje krishtere të kompletuar, nga ana tjetër. Dhamë kështu disa detaje rreth kishës së Shëne-Premtes, jo për t’u future në kompetencat e arkeologëve dhe të studjuesve të tempujve të kultit, po vetëm e vetëm që të theksojmë se kisha e Shëne-Premtes mund të jetë si një pikë referimi lidhur me hipotezën që Apolonia duhej të ketë pasur edhe një port detar brenda harkut ujor të lagunës së saj, që sot quhet Këneta e Hoxharës dhe që dikur ka qënë pjesë e detit, një kënetë-det, që atëherë lagte rrëzat e kodrës nga ana perndimore e qytetit. E bëmë këtë trajtesë, si një prezantim faktesh, për t’iu përgjigjur indirekt pyetjeve: Pse ka qënë ngritur kjo kishë? Kujt i është dashur në një vend të shkretë që të ngrerë një godinë me materiale aq të rënda dhe të kushtueshme për atë kohë historikisht të largët?! Cilës kohe i përket kjo kishë? Sa kohë ka zgjatur shërbimi i kësaj kishe? Pse e braktisën besimtarët faltoren e tyre?

Toponimia rreth Shëne-Premtes në Laçanë
Në mungesë të fakteve dhe dokumenteve lidhur me hipotezën se Apolonia duhet të ketë pasur edhe n jë port të mundshëm detar, krahas atij portit lumor të Vjosës, na vjen në ndihmë gjuhësia me anë të toponomastikës. Deti, duke u larguar nga laguna e Hoxharës, ka lënë pas tokë me pirgje rëre, që vendësit u thonë “bëse”, po që në gjeografi quhen “duna” dhe midis këtyre bëseve shtrihen disa gjole me emrat e tyre të përveçëm.. 1)Për këtë dukuri le të përmendim në fillim faktin se më në perëndimë të kishës së Shëne-Premtes, gjendet një gjol i vogël, me emrin Portiq. Siç kuptohet, rrënja gramatikore e këtij emri perbëhet nga fjala “Port”, kurse mbaresa e fjalës “-iq” është një prapashtesë ende e gjallë në të folmen e zonës dhe formon emra zvogëlimi, ose emra zvogëlimi dhe me kuptim pejorativë. Po nga kjo prapashtesë janë formuar edhe emra të tjerë si shkuratabiq, furriq, korroziq, ashtu si edhe fjala Portiq . Pra shekuj më parë banorët e kesaj zone e duhet ta kenë quajtur gjolin fare pranë Shëne-Premtes “Port-iq”, që në kuptimin e parë leksikor do të thotë “Port i vogël”. Me një fjalë është e pranueshme nga goja e popullit se pranë Shëne-Premtes ka pas qënë një “port” detar, ku duhet të jene ankoruar lundrat e dimensioneve të ndryshme.
2)Në ndihmë të hipotezës se Apolonia duhej te ketë pasur edhe një port detar brenda ish gjirit të saj,( detit –kënetë), që sot quhet këneta e Hoxharës, na shërben edhe një detaj tjetër linguistik, nje emër vendi, toponomastik, Gjoli i Gallan-it, i cili ndodhet gjithashtu pas shpinës së kishës së Shëne-Premtes, në perëndim të saj. Nuk është e vështirë të marrësh me mend se rrënja gramatikore e këtij emri “Galla-n” ka lidhje me një fjalë me origjinë latino-veneciane nga sfera e lundrimit lagunor, siç është fjala “galla”, që në fjalorin italisht –shqip shpjegohet: “rri mbi ujë, ose dal mbi ujë”, (ifinitivo, galleggiare= rri mbi ujë),( galleggiante=bovë). Vetëkuptohet se ky toponim e merr emrin nga qendrimi i lundrave mbi ujë, ose nga lëvizja e këtyre lundrave mbi ujët e lagunës, po që, gjithësesi zanafilla e fjalës ka pas të bëjë me sferën e lundrimit, aq shumë sa i ka dhënë dhe emrin gjolit në fjalë, Galla-n.
3)Në favor të hipotezës se Apolonia duhet të ketë pasur edhe një port të sajën detar është edhe një emer tjetër, një tjetër toponimi domethënëse, “Gjoli i Gjemisë”, që ndodhet po në perëndim të Shëne-Premtes së Laçan-ës. Ky gjol, pjesë e lagunës së Hoxharës, dikur ka pas qënë port, ku vinin e qendronin gjemitë . Pra, gjuhësia me anë të toponomastikës, na sqaron vendin, ku tradicionalisht kanë ardhur e janë ankoruara anije ose gjemi të ndryshme drejtë Apolonisë.
I parashtruam këto raste të mikro-toponimive, që ndodhen në perëndim të Apolonisë dhe ngjitur me kishën e Shëne-Premtes në Laçanë, atje ku mbaron Lumi i Vdekur dhe shtrihej ish bregdeti, me qëllim që të forcojmë idenë se Shëne-Premtja mundet të ketë pas qënë epiqendra e një porti të zhdukur në hinterlandin e Apolonisë.
Si përfundim, nga gjithë këto fakte dhe arsyetime lejohemi të hamendësojmë që hipoteza se Apolonia duhet të ketë pasur edhe një port të mundshëm detar përgjatë pellgut ujor të ish gjirit të saj, ka një bazë reale që duhet marrë në konsideratë nga studjuesit e antikitetit, ku duhet të gërshetohen të dhënat e disa kërkimeve sipas motiveve dhe fushave studimore që kemi përmendur në këtë trajtesë, dhe ku pika orientuese duhet te jete kisha e Shënë-Premte në Laçanë.

Massachusetts, Korrik, 2014(Botoi Gazeta me e vjeter e Botes Shqiptare ne Print- Dielli ne ShBA, korrik 2014. Numri i pare i Gazetes Dielli u botua me 15 Shkurt 1909.


MAQEDONIA E ILIRISË MADHËSHTORE

$
0
0

Nga Rasim Bebo, Addison, Çikago/
Në gazetën “ILLYRIA” të datës 25-31 korrik 2014, në faqet 16, 17, 30 deri 31, fillova të lexoj artikullin e z. Spiro Butka. Gjatë leximit, mendova i habitur, se mos kam në dorë gazetën “Borba” të Beogradit. Në të gjitha evenimentet historike që përshkruante, ky autor, mohonte qenien e Maqedonisë. Sllavёt dhe grekët u bien të njëjtës violinë. Z. Spiro nuk është as sllav as grek, por është i sinkronizuar me avazin e qeverive shqiptare të Tiranës , Prishtinës dhe Shkupit, që ndjekin boshtin serb-rus-grek. Historianët grek duke shpifur dhe intriguar, se çamët janë kolonë turq, dhe pasi nuk patën rezistencë nga atdheu nënë, e zyrtarizuan se “Çamëria nuk ekziston”. Tani “oficeri madhor shqiptar” i Enver Hoxhës, i dërguar në krye të UÇK-së, ish Zv/Komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e Kosovës, aktualisht Kryetar i SHVL, të UÇK-së në Tiranë, bën propagandë antishqiptare dhe gazeta “Illyria” e boton pa u menduar thellë.
Këtë shkrim unë e botoj për diskutim në mbarë vendin, për të vënë pikën mbi “i” .
Shqipëria e filloi demokracinë në vitin 1990, vetëm me lejimin e përkthimeve dhe botimeve të librave historike të disa autorëve të dëgjuar të brendshëm e të jashtëm, të cilat në kohën e “Hoxhës” ishin të ndaluara: si Historiani Amerikan Prof. Dr. Edwin Jacques, Prof. Dr. Robert Anxheli, Prof. Dr. Mathieu Aref, Prof. Dr. Dhimitër Pilika, prof. Dr. Karl Rainholdi, Fishta, Tajar Zavalani, Aristidh Kola, Konica, Noli, Mit’hat Frasheri etj.
Ju, zoti Spiro Butka, në artikullin “Shqiptarët e Shqipërisë Lindore mes vërtetësisë historike dhe aktit final të Hesinkit”, në vend që të shkruanit “Shqiptarët e Maqedonisë, keni shkruat sipas serbëve , “Shqipërisë Lindore”. Serbët nuk duan ta dëgjojnë e ta shkruajnë emrin MAQEDONI, përballë shqiptarëve autoktonë, që përbëjnë afërsisht gjysmën e popullatës maqedone. Ju z. Spiro, për artikullin që shkruat, nuk preferuat asnjë referencë nga autorët e mësipërm, por u përqendruat te historianët sllavo-serbë.
Studiuesi serb, M. I. Andronoviqi, te libri i tij “Sllavët e Maqedonisë janë serbë, se as në kohën e Nemanjiqëve, nuk përmendet kurrë – fare Maqedonie”. Duke shkuar më tej në shkrimet e veta, ai thekson se “Me një fjalë, Maqedonia nuk ekziston, as popull Maqedon, as shteti Maqedon”. Autori tjetër serb I. Ivaniq, duke mbështetur Andronoviqin, shprehet: “Jam i bindur, se nuk ekziston ndonjë popull Maqedon i gjakut sllav dhe as ka ekzistuar ndonjëherë ai”.
Prof. Dr. Edwin Jacques thotë; “Hulumtimi i qytetërimit të hershëm shqiptar na çon te pararendësit Pellazgë. Dorëshkrimet më të hershme tregojnë se pellazgët ishin zotër të gadishullit Ballkanit me qendra të fuqishme në Mikenë, Spartë, Argos dhe Athinë… Popullsia që u vendos më vonë në Maqedoni Epir dhe Iliri ishte pikërisht nga kjo kryeqendër pellazge…”. Për shkallën e qytetërimit pellazgë shënojmë: “Tuqididi na siguron se akropoli më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët por nga këta pellazgë. 107 Banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 p.e.s.”. (“Shqiptaret”, f. 66).
Z.Spiro shkruan: “…zhvillimi gadishullor hap pas hapi mori statukuonë e vet, duke u quajtur Iliri. U mbizotërua nga fise Ilire. Që shtriheshin në trojet pellazgjike, … u pasua me dyndje të ndryshme refugjatësh … Muhaxhirë të ardhur nga anë të ndryshme të horizontit, duke spekulluar në mikpritjen e vendorëve…”. A Mundet të jenë këta pushtues të pa mëshirshëm sllavë “refugjate” dhe “Muhaxhire? Ju nuk zutë në gojë popullin Maqedon dhe Epirot, që kanë ardhur në një kohë me popullin Ilir të shpërngulur nga epiqendra pellazge e Argosit në vitin 815 p.k. Dhe vazhdon ecuria historike. Z. Spiro, ju citoni: “… u dyndën për herë të parë sllavët me synimet e tyre pushtuese, për të sllavizuar gadishullin e zjarrtë, … Ëndrra e tyre u ndërpre në mes nga ndërhyrja e përgjakshme të Perandorisë turke, Osmanët nisen të turqizojnë gadishullin … Ilirët e asaj kohe, në vazhdimësi të ruajtjes të identitetit autokton dhe gjuhësor”. Z. Butka, shqiptaret nuk u turqizuan por u myslimanizuan dhe jo vetëm Ilirët, por edhe Maqedonët dhe Epirotët. Sot janë ata Maqedonë shqiptare mysliman me identitetin shqiptar që mbrojnë trojet e tyre në Maqedoni.
Prof. Dr. Uran Asllani pyet: “Ku janë shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë? A janë sllavizuar nga sërbet e greket?…
Prof. Georg Shtad Myller thotë: “Shkaqet e përhapjes së shpejtë të islamit në Siujdhesën Ballkanike – para së gjithash në Shqipëri – nuk ishin religjozë por të llojit juridik dhe ekonomik”.
Z. Butka vazhdon: “Ballkani Ilirik nisi të bëhet arena e përleshjeve, midis shqiptarëve autokton, muhaxhirëve Sllav e grek, të ardhur nga Uralet e brigjet e Nilit…”. Z. Spiro, Ju pushtuesin e quani “muhaxhirë”, sllavët nuk kanë qenë të parët pushtues, këta (sllave) kanë ardhur 1000 vjet pas grekëve. Z. Spiro ju shkruani: “Maqedonia e sotme nuk ka të bëjë me atë antike. Shkrirja gjeografike e sotme me atë antike, nuk i përkasin më njëra-tjetrës… periudhë kjo që në historinë e vet nuk njeh asnjë lloj Maqedonie… ” Sa keq shkruan si shqiptar, z. Spiro! Qyteti Edesa (Vodena) e djeshme si kryqytet Maqedon dhe Shkupi i sotëm si kryeqytet, i përkasin të njëjtit popull Maqedon, që jeton në tokën e vet, bashkë me popujt vëllezër Ilirë dhe Epirot të ardhur nga epiqendra pellazgo – shqiptare e Argosit në shek. IX p.e.s. Prej kësaj kohe Maqedonia ekziston si popull shqiptar, vend, flamur, histori, ashtu si Iliria dhe Epiri.
Z. Spiro, ju shkruani shprehjen e Bismarkut që ka thënë se gjoja “nuk ekziston komb shqiptar”. Nga historiani Marash Mali, citojmë: “U bënë më shumë se 125 vjet që spekullohet me thënien e kancelarit gjerman (Oto Von) Bismark. Kjo gënjeshtër e trilluar nga prof. Vlladan Gjeorgjeviç, vazhdon të përsëritet edhe sot e kësaj dite në shtypin shovinist serb. Në mbledhjen e 7 dhe 13, Bismarku nënvizon: Shqipëria, popull etnik evropian që ka hapësirën e vet, hapësirë që duhet të rruhet e paprekur në kuadër të Perandorisë Osmane” (Në këtë kuadër futet hapësira: Prevezë – Preshevë – Nish – Tivar – Durrës – Shkup). (“Demaskimi i një gënjeshtre”. Gazeta “Illyria”, 12-12-2005). Z. Spiro, Ju flisni me një urrejtje të madhe kundër Maqedonisë, si historianët grek që flisnin kundër Çamërisë, derisa arritën të deklarojnë se “Çamëria nuk ekziston”. Kur flasim për Shqipërinë, flasim për gjithë truallin Shqiptar, ju këtë nuk doni ta kuptoni por vazhdoni: “… tri ngjarje të mëdha, që shoqërohen me vendime të ndryshme, pa përmendur gjëkundi ekzistencën e Maqedonisë, si popull, si vend, e aq me tepër si shtet”. (Z. Spiro ju prapë shkruani: “Në atë Konferencë Londineze, nuk u fol dhe nuk u përmend asgjëkundi emërtimi Maqedoni, …”. Ismail Qemali nga Kuvendi i Vlorës shpalli: “Kongresistët me një za vendosën që Shqipëria të bëhet më vete, e lirë dhe e mosvarme”. Në kuvendin e Vlorës morën pjesë 8 delegate nga viset shqiptare të Maqedonisë: Shkupi, Dibra, Tetova, Gostivari, Struga dhe Ohri (Myfti Vehbi Agolli, Sherif Langu, Mehmet pashë Dërralla, Hamdi Ohri, Dr. Myrteza, Nuri Sojli dhe Mustafa Baruti). Nga këta u zgjodh me vota unanime Kryetar i Këshillit Kombëtar (Parlamentit) Myfti Vehbi Agolli, kurse Mehmet Pashë Dërralla u zgjodh ministër i Mbrojtjes Kombëtare.
Mehmet Pashë Dërralla

Kur flitet për trevat shqiptare, flitet edhe për Maqedoninë, si për gjithë “Shqipërinë Natyrale”. Ju jeni në rolin e një historiani serb në këtë rast dhe kjo është fatkeqësia e kombit tone. Z. Spiro, ju vazhdoni të thoni: “Tarktati i Versajës edhe pse zgjati në vijimësi, si akt politik vendimtar e përcaktues, nuk përmendi asgjëkundi ndonjë shtet apo popull Maqedon, por “Shqipëria Lindore”, (Emri “Lindore” është pjellë e serbëve, për të mohuar emrin Maqedoni, shën. im), vazhdon të përjetojë kolonizimin serb, duke i ndërruar emrin nga Maqedoni në “Banovina të Vardarit”, pa njohur asnjë lloj Maqedonie. “Në ato tavolina politike, nuk mori pjesë asnjë vend i quajtur Maqedoni”. Z. Spiro, ju vazhdoni mohimin e Maqedonisë. “Pyetja duhet shtruar, se nga lind kjo Maqedoni e pa qenë, me toka shqiptare, në mes të shqiptareve”? Herodoti (485-425), thotë: “…Ilirët janë pasardhësit e pellazgëve në gadishullin tonë. Si lashtësi e si qytetërim vetëm tre popuj numërojnë mijëvjeçarë të thellë: Ilirët, Maqedonët dhe Epirotët. Herodoti quajti themeluesin e Maqedonisë Perdikën. E. J. “Shqiptaret”, f. 97). Prof. Oto Myleri, thotë: “Mbretëritë e këtyre tre provincave: Epir Maqedoni dhe Iliri, vishnin një lloj rrobash, kishin të njëjta zakone, dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini kurdoherë midis tyre. Kësisoj Nunela e Aleksandrit të Madh ishte Iliriane dhe e ëma, Olimpia, prej Epirit, nga dera e Pirros. (“Maqedonia shqiptare”, bot.2009, f. 323). “… Për herë të parë në histori të tri mbretëritë pellazge: Maqedoni, Epir dhe Iliri, dmth shqiptarët e hershëm, u vunë nën një prijës, nën mbretin Filipi II”. (f. 102) “Edhe në rastet ekstreme, shtetet shqiptare nuk i kërkuan ndihmë Greqisë fqinje, as vetë kjo e fundit nuk ua afroj atë. Maqedonia, Epiri dhe Iliria, ndonëse të mbërthyer me grindjet e tyre, prapë gjenin gjuhë të përbashkët midis tyre si farefis që ishin: (f. 142).
Vdekja e Aleksandrit të madh, shënoi fundin e bashkimit të shkurtër të tri mbretërive shqiptare: Maqedonisë, Epirit dhe Ilirisë … nga mungesa e një trashëgimtari për fronin. Gjatë atyre viteve të trazuara, në Maqedoni sunduan mbretër Maqedonas: Kasandri (317-298 p.e.s.), Antigon II Gonata 279-243 p.e.s.), Demetri II (243-225 p.e.s.), Antigon Dosoni (225-220 p.e.s.), Filipi V (220-179 p.e.s.), Perseu 179-168 p.e.s.). Plutarku jep hollësi mbi betejën e Pidnës. Emil Pauli, brenda një ore luftimi të ashpër romakët e mundën Perseun …” (f. 134).
Fan Noli shkruan: “… kur shkatërroheshin qytetet e Ilyrisë, Maqedonisë dhe Epirit, atëherë fillonin lulëzimin e tyre qytetet e Europës. Luftërat Iliro-romake vazhduan nga viti 231-168 p.e.s. Nga Iliria dolën 12 perandorë të Romës. (Maqedonia shqiptare f.185).
Maqedonia ka qënë e ngjeshur me banorë maqedonë, me një popullsi shumë dinamike, nga gjiri i saj dolën gjatë shek. të VI, tre perandorë të Bizantit nga kjo trevë. Ata qenë i pari Justini (518-527) nga Bederiana afër Shkupit, i dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajtur “I Madh”, nipi i Justinit, nga një fshat afër Bederianës, i treti, Justini II (565-578). Është fakt se Justiniani ndërtoi në Dardani në mes te shek. VI më shumë se 158 kala. (në Epirin e Ri 58 kala; ne Epirin e vjetër 36 kala; në provincën e Maqedonisë 46 kala. (Maqedonia shqiptare f,35 ). Historiani Çek Prof. Dvornik thotë: “Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojnë vendosjen e tyre në Gadishullin e Ballkanit. (T. Zavalani, bot. 1998, f. 71).
Robert d’Angeli shkruan: “Nëse serbët gjithmonë janë përpjekur të përvetësojnë gjithçka që u përket shqiptarëve: gjuhën ilire, doket zakonet, traditat e kostumet stërgjyshore, përkundrazi shqiptarët gjithmonë e sistematikisht kanë refuzuar çfarëdo kontakti, sidomos me martesa, me pushtuesin e tyre. (“Enigma”, bot. 1998, f. 282-283). Mania sllave. Sllavo-bullgarët kishin marrë zgjerim nën carin Semion. Flitej se: “Nga muret e Korinthit drejt në muret e Stambollit shkon fjala e Semionit.” Falmerayer citon: “Ambicia e Semionit ishte, të kurorëzohej Perandor në Katedralen e “Shën Sofisë”. Një luftë e pareshtur vazhdoi në mes të Bizantit dhe mbretërisë bullgare. Mbas vdekjes së Semionit vjen në fuqi Samueli, i cili në mbarim të shek. X-të pushton Durrësin. Ndërkaq Perandori Bizantit Vasili i II u drejtua me ushtrinë e tij kundër mbretërisë së Samuelit. Një luftë për vdekje vazhdoi për 4 vjet. Beteja e fundit u zhvillua në lumin Strumë, në vitin 1014. (është 1000 vjetori i kësaj kasaphane 1014-2014 a duhet kujtuar?) 15.000 bullgaro-sllavë u zunë rob dhe perandori urdhëroi që të verboheshin të gjithë, me përjashtim të një njeriu në çdo grup prej 100 vetësh. Ata që shihnin, tërhoqën me vete të verbrit dhe u kthyen te car Samueli. Kur pa këtë procesion të llahtarshëm, ai vdes nga një goditje në zëmër. (T. Z. f., 76).
Prof. Kristo Polljanski flet paturpësisht për Maqedoninë, thotë: “… nga popullsitë e lashta të kësaj treve (Maqedoni) , kishin shpëtuar pa u zhdukur disa “ashkla.” Ky historian ne dhe maqedonët na quan ardhacakë dhe radhën e fundit të ardhjes së shqiptarëve e vendos pas vitit 1944. Ju Z. Butka jeni në garë me Polljanskin për mohimin e emrit MAQEDON?
Doktor M. Aref shkruan: “Malësitë e pa mposhtura dhe relievi tepër i thyer i Shqipërisë, … viset rreth saj Kosovë, Maqedoni,Mal i Zi dhe Epir i kanë bërë të mundur këtyre popullsive t’i quajnë të paprekura, kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Këto male kanë qenë një mbrojtje e vërtetë e gjuhës dhe kulturës pellazge. (f.67) …
Sipas Lavirei dhe Flëri, Pellazgët përbëjnë popullin të njohur si më i lashti i Maqedonisë, Greqisë dhe Italisë. (f74).
Nga epoka klasike deri në fund të epokës helene, përfshihen në thelb katër degë: Ilirët, thrakët, epirotët dhe maqedonët”. (“Shqipëria”, bot. 2007, f. 66).
Njihet në histori, më 21 korrik 1843, udhëheqësi i kryengritjes së madhe të Shkupit kundër masave tanzimatiste, ishte Dërvish Cara. Kjo kryengritje u përhap në vise të tjera të Maqedonisë në Tetove, Kaçanik, Kumanovë, Gostivar etj. Vazhduan kryengritjet deri në vitin 1875. Vatra kryesore të lidhjes së Prizrenit me drejtues: Iljas Pashe Qokun, Sheh Mustafa Tetova, Jashar Bej Shkupi. Bajo Topulli organizoi çetën e parë patriotike “Ja vdekje ja liri”. Më 1908 u mblodh Kongresi i Alfabetit Shqip në Manastir. Krahina e Maqedonisë u shqua edhe në kryengritjen e madhe çlirimtare antiosmane të Shkupit, që u çlirua më 11-8- 1912.
Studiuesi francez L. Jaray shkruan: “Shkupi më 1913, kishte 45.000 banore (55%), 25.000 shqiptare myslimane, kurse bullgare 10.000-15.000, serbë 3.000, 2.000 izraelite. (G. L. Jaray, L/Albanie income, Paris 1913, f.40). ..
JOSIF BAGËRI
Josif Bagëri (1870 – 1930), dëshmitar i përjetshëm i shqiptarëve ortodoks të Rekës: “…asimilimi u përballua gjatë 540 viteve të sundimit osman, ndodhi vetëm në vitin 1913 e këtej, kur e pushtoi serbia dhe vazhdoi gjatë sundimit komunist.”
Aristidh Kola thotë: “Kush na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duartë tona!” Volteri qysh në vitin 1756 i kushtonte dy faqe Skënderbeut, midis të tjerave thekson: “Ç’farë grekë e bizantë, shqiptarët janë ata, që nxorën Skënderbeun dhe këta dinë të bëjnë histori”. (“Maqedonia shqiptare”, bot. 2009, f. 192),
Pra, Z. Spiro Butka, kur flasim për Shqipërinë dhe Skënderbeun, këtu flitet edhe për Maqedoninë. Nga Viktor Hygo: “Madhështia e një populli, nuk varet nga numuri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk varet nga gjatësia e trupit”. Kjo është Maqedonia e Ilirisë madhështore.
Rasim Bebo, Addison, Çikago, gusht 2014

Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve

$
0
0

’’S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë!’’./
“Correspondence de Lord Byron”,Paris,1825 /
Shkruan: Isuf B. Bajrami /
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave,në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten,për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi”(parahanësor),pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pështjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm,porsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.
Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin, vepronin e i shqyenin. Këto mbulesa s’mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull ” kufomë”.
Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën. Ata konservuan vetveten si popull, por nuk u ngurtësuan si një relikte muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.
Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetër (1.Straboni.VII,5; Plin,N.H.IV,1:App.Illyr). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasi që në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë i quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apolonisë (2.Etol.III,13,44; Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka,Perputhje onomastike iliro-epirote, në “Studime Historike” nr.2,1965,fq.85 ).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë (3.H.Ceka,art.i cituar,fq.84 ).
Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike.
Mendimet kanë qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na çuditë fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4.Tukid.I,5,1.) me emrin “Epir” kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë , duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.Helaniku(5.Shih teSteph.Byz.De Vrbibus et populis),”Apeiros ” e quante edhe Azinë e Vogël,ndërsa Tukiditi(6.Tukid.I,16.) dhe Isokrati (7.Isokrati Harpokration dhe Suida ) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni (8.Strab.1,10) thotë se:”Homeri me fjalën “Epir”nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden”.
Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin “Epeiros” quanin tokat përkundrejt ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë “stere”,ose “kontinent”(tokë)(9.H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241, F.Gj.S.Sh.fq.431 ).Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.
Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin “Epir”, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek.V-të p.e.sonë , ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.
Në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10.F.E.Sh.fq.242 ) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11.Po aty,fq.241-242 ).
Disa dijetar, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulture që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12.H.P.Sh.fq.46 ).
Herodoti thotë se: “në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare”. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: “vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Triadë”(13.Po aty,fq.43 ).
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështu që, për shembull,etj.
- emra personash : Dastidi, Anyla, Tarypi,etj.
- emra fisesh: Kaonët, Thesprotët, Pasaibët,etj.
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam,etj.( 14.Po aty,fq.43 )
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke,fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni(15.Strab.VII,5 ) – , përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond na thotë se: “në Epir ka pasur rreth 60 fise(16.N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.), por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori”. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë për rëndësinë e tyre ishin: Thesprotët, Kaonët, Mollosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17.Te Nilsson,po aty.).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë,e mbështeti në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm “barbarë”. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës “barbarë”, dijetarët u ndanë në dysh.
Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t’u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:”Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Thesprotët, Mollosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët”(18.Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97 ). Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.
Në një vend tjetër Tukiditi, quan barbarë persianët, taulantët, ilirët, rakët dhe maqedonët(19.Po aty.). Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni (20.Strab.VII,321), Skymni (21.Scymn.Europa 450), Polibi (22.Polyb,XVIII,58), Livi (23.Liv.XXII,34), Plini (24.Plin.III,45),etj.
Tukiditi me fjalën “barbar” nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki:”Banorët e këtij qyteti,greqishten që flasin sot,e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë “barbarë”(25.Tukid.po aty.). Në qoftë se anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasi që nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grek. Kundër argumenti se me fjalën “barbar”që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve , nuk është bindës. Helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjiptianët, të cilët ata i quanin “barbarë”.
Mund të përmendi edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim, është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26.Steph.Byz.;De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.), i cili i quan atamanët ilirë.
Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën pan helenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27.N.Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137).
Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: “populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e Maqedonisë dhe të Ilirisë” (28.Strab.VII,321).
Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek. Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër, kurse grekët Delvinë e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë. Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.
Një kontribut të veçantë për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavijë, në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm (29.F.Prendi.Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës,në Bul.i shkencave shoqërore nr.I viti 1956,fq.181). Duke studiuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjashme me ato të Vajzës(30.F.Prendi.Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë,në Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106) dhe të Matit (31.S.Islami,H.Ceka,F.Prendi, S.Anamali,Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit,në; Bul.Shke.Shoq.nr.1viti 1955,fq.134,S.Islami dhe H.Ceka,Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë,në Konf.I.,të stud.Alb.Tiranë,1962,fq.452).Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.
Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e Italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë , nuk janë gjë tjetër veçse kaonë (32.H.Ceka,Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf.II,të stud.Alb.).
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finoç, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë (33.Nga burimet e shkruara,përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë.Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës,herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës.Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara,që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet.Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965,të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës,nxorrën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronxi,në njëren faqe të cilave lexohet emri (Antogonea).Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone.Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave na shtyn të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës. ). Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla,etj.
Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje. Një vështrim të veçantë tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34.Dh.Budina.Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës,në Materiale të Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146). Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegje dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire. Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave ,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35.B.Jubani,Keramika ilire e qytezës së Gajtanit,në Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63) dhe të Rosunjës(36.N.Jubani,H.Ceka,Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.).
Ilirët e kësaj qendre përdornin vegje brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Studhist.nr.3viti 1966,fq.27) . Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t’hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire. Kështu që formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik(38.F.Prendi,artik.i cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166).
Dua të shqyrtoj një stoli tjetër, gjilpërat dyshe. Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Rripësit. Njëra prej tyre, ajo që është gjetur në qytetin e Jermës, është e larë në ari.Gjilpëra të ngjashme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit (39.S.Islami,H.Ceka, F.Prendi,S.Anamali, artik.i cituar fq.131).
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës(40.F.Prendi,artik.i cituar fq.26). Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.
Një fushë tjetër, që na ndihmon për një gjykim të drejtë për problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41.Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka,Përputhje onomastike iliro-epirote,në Stud.His.nr.2 viti 1965,fq.85). Përmes faktesh të shumta, ai arrin në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42.H.Ceka,artik.i cituar fq.85).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43.M.Nilsson,vep.e cituar), Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44.Po aty). Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45.K.Bozhori,Dh.Budina,Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit,në Stud.hist.nr.2 viti 1966,fq.176-189 ,në zbërthimin e emrave ka patur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi.). Si Admet (4 herë) , Amynta (2 herë), Annia , Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)( 46.Po aty). Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47.Po aty.). Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(48.S.Islami,Premjet monetare të Shkodrës,Lisit dhe Genthit,në Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27), si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49.V.Toçi, Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit,në Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128). Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Thesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50.H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H.Krahe, ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë Ilir (51.H.Krahe”Lexikon altillyrischer Personnennamen” Heidelberg,1929,Vangjel Toçi, artik.i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij,H.Ceka,artik.i cituar fq.87). Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit Ilir të Ardianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52.S,Islami,artik.i cituar fq.20). Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahut (53.H.Ceka,Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,në bul.e shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toçi, artik.i cituar fq.128). Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H.Krahe, i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra Ilirë (54.H.Krahe,vep.e cituar,V.Toçi,artik.i cituar,fq.129).
Një grumbull emrash Ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukiditi, lidhur me prijësin e kaonëve, të thesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë Ilirë (55.Tukiditi,II,50,5,6.). Po të jetë se fiset epirote kishin origjinë greke, atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra Ilirë.?!!!
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Thesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit), qenë thirrur edhe Aigestë(56.Steph.Byz.,De urbibus et populis,(shiko fjalën Algestaio).).Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marr sot emrin Çamëria(57.E.Çabej,Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve,në Bul. e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus,etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jo grekë të Ballkanit edhe Ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre shkronja në gjuhën greke. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk donë të thotë se Ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan . Në qoftë se epirotët do të ishin grekë, si do të kishte arsye që shkrimtari helen, Straboni(58.Strab.VII,328), të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë, si popuj që flisnin dy gjuhë. Pa dyshim, Straboni ka pasur para sysh që një nga këto gjuhë, që përdornin epirotët, ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja, të cilën e përdornin në mbishkrime.
Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre janë quajtur barbarë e bilingë, pra jo grek.
Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:”Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmë barbarë”. Për sa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj(59.Malte Brun,Precis de la geographie universale,1810-1829,Paris). Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se këto vende, në kohën e tij quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar(60.Pouqueville,Udhëtime në More,në Konstandinopojë,në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798,1799-1800 dhe 1801,Paris 1805).
Ch.Brouchneri, ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:”Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë(61.Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770).
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale “Historia e Romës së Lashtë”,i quan;”… trimat epirotë shqiptarë të lashtësisë”(62.Teodor Momsen,Historia e Romës së Lashtë).
Filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, një dijetar të hershëm të vërtetë të gjuhësisë shqipe(63.E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36), udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.
Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotekistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si letrat shqiptare të Lajbnicit (64.M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe,Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq.82-93).
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 , ai shprehte mendimin se;”…gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir” (65.C.V.Lajbnic,Albanerbrife,Hanovër,24 janar 1705).
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66.J.G.Herdez,I deen zur Geschichte derMenschheit, Leipzig, 1868,vol.III,fq.99 ), J.E.Tunman(67.J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore,Leipzig,1774), i cili thotë:”Edhe në Epir banonin vetëm popuj jo grekë, të cilët flisnin, siç është e njëjtë , gjuhën ilire”. Por mendim të tillë kishin edhe F.Bop(68.Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855 ), J.R.F. Ksilander (69.J.Riter Fon Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve, Frankfurt am Main,1835)
, J.G.F. Han (70.J.G.Fon Han,Albanesische Studien,Wien,1854 ), J.F. Falmerajer (71.J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi,Munchen,1857 ), T.Mommsen (72.T.Mommsen,Historia e Romes,Leipzig,1932.”Historia e Romës së lashtë,Roma-Torino 1904,vëll.II,Libri i IV,kreu V,fq.142 ), P. Kreçmer (73.Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, (Hyrje në historinë e gjuhës greke),Gottingen,1896 ) ; ku thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit (74.P.Kretschmer,po aty.), është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët(75.P.Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.). Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjashme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut (76.P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit),Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol.II viti 1935 fq.41-48).Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77.Hansjërg Frëmmer,Die Illyrer,Karlsruhe,1988) në librin e tij “Ilirët”, që ai e botoi në vitin 1988, thotë: “Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke”(78.H.Frëmmer,po aty(Vitet e errëta)565-850).
Shovinistët grekë në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79.Deukalioni,Fjalor i Mitologjisë,fq.57) dhe të Pirros(80.Po aty.). Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër, si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërm. Në Përmbytjen e Botës. Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke; më vonë ata, kur dalin në tokë hedhin gurë. Ata që i hidhte Deukalioni bëheshin burra, ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra. Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm .Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir, prandaj, sipas tyre Epiri u përket grekëve. Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit; Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.
Pseudohistorianët grekë, thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kanë ngritur këtë problem në forma të ndryshme. Ja njëra nga ato; Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë. Trashëgimtarja e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji), e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella. Qysh atëherë kjo qytezë – kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra. Në fakt kjo “histori” është vetëm një përrallë, (legjendë), sepse nuk ka asnjë dokument që të ketë ekzistuar njëfarë princeshe me këtë emër. Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar. Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?
Në studimet historike, në relacione e kronika ngjarjesh, historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjatë shekujve, mendime, kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë – kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend. Një mbështetje të tillë e gjejmë tek Emile Isambert (81.Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique, 1861,fq.867-869), ku vihet në dukje se; Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës), duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi, në vitin 169 p.e.sonë, thekson: “Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra, që donë të thotë: “Kështjella e Pirros”. Grekët e quanin : “Pirru – haraks”. Që në shqip donë të thotë : vija mbrojtëse e Pirros.
Ndërsa Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun (82.Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë,vëll.I,,Ilirët dhe iliria te autorët antikë, fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.).
Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente), Plini sh.I-rë, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit (83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshë,”Bashkimi i shqiptarëve”nr.6,fq.4, dt.15 shtator 1993,Tiranë).
Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos (84.Po aty.) (ilirian), pra paraardhës i shqiptarëve.
Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror maqedon të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë ,ai si “Aleksandër Bej” donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet “Dhul-Quarnein”(Dybrirësh)(85.J.G.Fon Han,”Reise von Belgrad nach Salonik”,1858,-Peter Robert Franke,”Alt-Epirus und das Kënigtum der Molosser”,Erlangen,1954,(Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve),Mynchen-Bon,1949-‘54 ), e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros.
“Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, …paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre…”. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti “Epirotarum princeps”(Princ i Epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar “Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë” (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studiuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86.P.R.Franke,”Albanien im Altertum”,Antike Welt,Sondernumner,1983).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983.
Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjen ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se Gjirokastra është Argia e dikurshme(87.U.M.Leek,”Travels in Northern Greece”,1835). Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një Lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(88.Dr.Milan Shuflai,”Serbët dhe shqiptarët”fq.180) në veprën e tij “Serbët dhe Shqiptarët”. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arvanitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias(89.Emile Isambert,vëll.i cituar fq.859-867). Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijësit e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt; Qyteza-kështjellë e Gjinit (90.Av.M.Kokolari,vep e cituar,Dr.Ali Hadri, HPSH.Prishtinë,1966,fq.42-43).
Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ).
Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t’u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Chateau d’Argent ( Kështjellë e Agjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si agjent nga hëna dhe ditën nga dielli . Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt (91.Dr.Ali Hadri,po aty.).
Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza, nuk ekziston asnjë dokument . Është vetëm një legjendë. Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme. Dinastia e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare.
Edison L.Clark(92.Edison L.Clark,”Racat e Turqisë Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet”, New York,Brodway,1878,fq.751) në veprën e tij, flet qartë për origjinën, gjuhën, shtrirjen e shqiptarëve. Ai thotë; “Shqiptarët, arnautët, siç i quajnë ata turqit, ose shqiptarët (banorët e shkëmbinjve), siç e quajnë ata veten banojnë në territorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Perëndimore, duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjirin e Artës (Ambrakisë)së Jugut”(93.Edison L.Clark,po aty).
Ai vazhdon: “Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku, që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë”(94.Po aty ).
Edison , e qartëson dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë(95.Sh.Delvina,”Rreth origjinës së suljotëve”,Bujku,nr.1424,fq.10 ,maj 1996 Prishtinë).
Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përreth ?!!. Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me djemtë më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke, ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë. Nga ku shpjegoheshin perënditë. Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë, kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!! Këto e kanë shpjegimin e vet!.Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve. Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit, por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme, ata bëjnë një propozim anormal; Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar. Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa; ose të pranohet propozimi i palës greke, ose në të kundërtën, të mos krijohej aleanca, që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontradiktash.
Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë, në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashrin. Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.
Sipas dy raporteve sekrete, njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877, të shpallur në Athinë në revistën vjetore “Neos Kuvaras” të vitit 1962. Mavromat i raporton Harillas Trikupit: “Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë, meqenëse Abdyl Frashri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t’i jepet mbretërisë greke, pasi është tokë autoktone shqiptare”(96.Neos Kuvaras,Athens 1962). Më poshtë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton: “Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftë se negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir, do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë, pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir”(97.Po aty).
Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek.
Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre, ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si; L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unë Epirote,…!!
Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashri, i drejton redaksisë së gazetës “Moniteur Universale” të Parisit një artikull, i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879.
“Zoti redaktor.
Artikullit të botuar në gazetën “Republika Franceze” nuk i dhamë asnjë përgjigjeje, sepse një sjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive.
Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.
Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.
Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë . Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogël,etj. Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngi lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre? …Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë. Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen, në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Evropa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia.
Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme, të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet të zgjasë një ngatërresë, e cila s’ka për të mashtruar asnjë evropian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.
Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia”.(98.”Moniteur Universale”, Paris maj 1879).
Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike, qarqet shoviniste greke e përqendruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit. Të ndryshëm nga gjakatarët serbo-malazez, që si edukatë speciale për të copëtuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone. Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të “sjellshëm”, në këtë fazë të parë. Për ata gjithçka duhej të realizohej brenda gjendjes” normale”, të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm “reciprok”. Pra gjithçka duhej të zgjidhej ” pa dhunë”, me programe, spastrime masive, asgjësim fizik, dëbim kolektiv nga toka, por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një mënjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar, në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare. Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa, por, në radhë të parë, nga popullsia e “pakulturuar” e Epirit si një “fat i madh” për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit. Në kuadrin e “miqësisë” së lashtë, shqiptarët nuk kishin pse t’i shikonin “vëllezërit e tyre të sinqertë” me frik e dyshim. Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t’u linin raste shqiptarëve të dyshonin në “dashurinë”dhe “sinqeritetin”e tyre, se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë, duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth. Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj. E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri.
Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t’i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit, për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë.
Ata do të shfrytëzonin me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare.
Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe, ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t’u fryrë burive pa reshtur në dyert e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.
Të palodhur për të zbatuar deri në një programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmë, të lidhur edhe me ideatorët e “naçertanës”e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi, prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë. Skemat ishin përgatitur me kohë. Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane. Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin. Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë, ku ditëlindja dhe ditëvdekja e saj ishte kaq pranë. Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkon një popull, lirinë dhe pavarësinë e tij. Greqia si Greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët, por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës.
Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan, zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2(99.Abdyl Frashëri,”Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër”,fq.100). Në periudhën e pavarësisë së shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Turqia u ‘’fali’’këtyre shteteve rreth 5.000 km2, të tokës shqiptare(100.Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979,fq.11-20,”Dielli”,nr.21/27,1979).Në Luftën e vitit 1876 – 1877 me Rusinë, Turqia e përfundoj duke i dhënë asaj në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25.500 km2 të tokave shqiptare.( 101. Mr.Kolë Krasniçi,”Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe të harmonisë kombëtare te shqiptarët”,Vjenë 1996,fq.56-58)
Në fund të shek.19-të territori i Shqipërisë etnike do të konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorë(102. Ahmet Hamiti,”Çështja shqiptare”,Koha,nr.14/1991,fq.26), ndërsa Konferenca e Paqes që u mbajt në Versajë më 1919 – 1920 do të konstatojë se territoret shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorë(103. Liman Rushiti,”Stradanja albanskog Naroda na Kosovu “1912-1918,Zagreb 1991,fq.24).
Përkundër këtyre konstatimeve kjo Konferencë sanksionoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28.700 km2.( 104. Dr.Muhamet Pirraku,”Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit”,Prishtinë 1979,fq.6.).
Me luftërat Ballkanike, Konferenca e Londrës më 1913 i plotësoi ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm në më pakë se gjysmën e Shqipërisë(106). Sipas Vjetarit Statistikor të Shqipërisë,sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar, sot është 28.748 km2.( 105. Vjetari Statistikor i Shqipërisë,1991,fq.12). Në këtë kohë, kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj, shovinizmi grek, si gjithmonë i “urtë” dhe “dashamirës”ndaj popullit shqiptar. Në bazë të po atij skenari, pa shumë pretendime, bëri hapin e saj dhe tradhtinë ndaj kombit shqiptar . Në këtë radhë pasojat e politikës “fine” greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë. 106. Konferenca e Ambasadorëve (1912-1913),shih.FESh.fq.503.
Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë. 107. Dr.Muhamet Pirraku,”Ripushtimi jugosllav i kosovës”,fq.7. Por a do të copëtohej në tri pjesë Shqipëria në qoftë se Greqia, qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre territorial ndaj trevës së Çamërisë.
Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët .
Më vonë ndodhi ajo që thoshte Noli i madh:’’Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona ,…janë më të këqijtë armiqtë tanë’’.(108. Agim Shehu,”Kombi”,Tiranë,nr.8,fq.4 )
~~~~~~~~~~~
Tema “Epiri dhe përkatësia etnike e epirotëve”është mbrojtur nga Isuf B.Bajrami, në Qendrën Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike pranë Akademisë Diplomatike të Shqipërisë, më 2006.

Faleminderit Tiranë !

$
0
0

(90-vjetori i Kongresit Arsimor të Tiranës, gusht 1924)/
Nga Engjell Zerdelia/
Ne Foto: Delegatët e Kongresit Arsimor të Tiranës ( gusht 1924 ), në mes Bajram Curri/
Pas fitores së Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të udhëhequr nga kryeministri Theofan Stilian Noli në vitin 1924 u pa e arsyeshme që të thirrej një kongres tjetër për arsimin, por ndryshe nga praktika e ndjekur deri tash ajo u pri nga vetë mësimdhënësit. Nisma fillon me arsimtarët e Normales së Elbasanit; A.Xhuvani, A.Gashi, S. Harri, A. Duhanxhiu, I. Xhaja, Sh. Arra, K. Ljarja, K. Ylli, S. Sejdini, S. Paparisto, H. Zeka e të tjerë dhe gjen mbështetje të plotë edhe tek arsimtarët e Tiranës; Shadije Bogdo, Jonuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Ramazan Jarani e të tjerë. Arsimtarët çohen në këmbë me emëruesin e përbashkët: Shqypnia, nëpër shkollë, pret dritë. Lajmërohen organet kopetente me shumë korrektësi.
Kongresi Arsimor i Tiranës
Ministrisë së Arsimit dhe Punëve të Brendëshme/Tiranë
Këtu bashkangjitur kemi nderin t’ju paraqesim kopjen e deklaratës për mbledhjen e një kongresi arsimor në Tiranë, më 12 gusht; duke qenë se qëllimi i kongresit është zhvillimi i arsimit kombëtar dhe me anë të këtij, lehtësimi i barrës së rëndë që ka qeveria e sotme për zbatimin e parimeve të saj demokratike, lutemi të na jepni leje për çeljen e kongresit në fjalë dhe ndihmën morale të Qeverisë.
Sekretari M. Vokshi Kryetari i Komisionit Nismëtar J. K. Minga
Nënprefektura e Tiranës
Nr.2063 Tirane, me 26.VII.1924
Në mbështetje të urdhërit 1731/I, të datës 26.VII.1924 të Ministrisë së Punëve të Brendeshme ju jepet leje për mbajtjen e kongresit … dhe të na njoftoni vendin dhe kohën e mbledhjes për të dërguar përfaqësuesin e prefekturës në çdo mbledhje.
Ministria e Arsimit
Nr.960/I Tiranë, më 26.VII.1924
Kryetarit të Komisionit Nismëtar
Tiranë
Ju njoftojmë se Ministria e Arsimit duke çmuar dobinë dhe qëllimin e bukur që ka kjo mbledhje e këtij Kongresi, jep lejen e vet, duke shtuar se do të jetë gati kurdoherë për përkrahjen e tij moralisht e materialisht.
Për zav. Ministrin e Arsimit
Pertef Pogoni
Deklarta e Arsimtarëve të Shqipërisë, me nismën e bukur të mësuesve të Normales së Elbasanit të prirë nga prof. A.Xhuvani dhe stafet pedagogjike të Tiranës gjeti mbështetje të fortë anekënd atdheut tonë të dashur. Komisioni Nismëtar parashtroi këto pika:
1) Arsimi mbi parime demokratike drejt evolucionit të shpejtë të popullit
2) Njësia shkollore mbi thmele kombëtare
3) Përmirësimi i programit mbi baza të jetës reale 4) Mos me hapë shkolla të reja, pa rregulluar nga çdo pikëpamje plotësisht shkollat e sotme.
5) Krijimi i një komisioni permanent për botimet e teksteve shkollore e të tjera.
6) Formimi i një lidhjeje të përgjithshme të arsimtarëve me këto qëllime: a. Paralelizmi në rrogë me nëpunësit e tjerë; b. Sigurimi i pensionit; c. Gradimi me mënyra legale; ç. Përhapja e jetës sportive; d. Konfrenca, shëtitje, muzeu e shkollës e të tjera; dh. Lartësimi moral dhe intelektual i mësuesvet me libra, revista dhe botime të tjera në ndihmë të tij; e. lehtësim ekonomik i mësuesve me të dhanme tokë të shtetit; f. Mbrojtja e të drejtave legale të mësuesit ( emërime, transferime, ndëshkime e të tjera ) 7….12) Sigurimi i detyrimit të arsimit edhe për femra
Komiioni Nismetar
Shadije Bogdo, Nuz Blakaçori, Jani Minga, Ruhi Zeko, Mehmet Vokshi, Jorgji Pano, Jozef Fekeçi, Zan Jarani
Kongresi i Arsimtarëve të Tiranës çeli punimet, më 12.08.1924 në orën 17:00, pra mbasdite në shkollën femërore dhe merrnin pjesë 33 delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Në bazë të traditës mbledhjen e hap më i moshuari i delegatëve dhe e kryeson zoti Jani Minga, i cili mbajti një fjalim patetik duke falenderuar me ngrohtësi delegatët që iu pergjigjën thirrjes së Komisionit Nisitor. Ndër të tjera vlerëson rëndësinë e kongresit dhe është plotësisht i bindur dhe thotë se do t’i vëmë arsimit themele të shëndosha për të bërë të mundur rrugën e qytetërimit dhe përparimit. Ne kemi titullin më të lartë dhe meritimi i të cilit është një lavdi për ne. Vlerëson arsimtarin që është i zoti të ndreqë, jo vetëm fatin e vet, por edhe atë të gjithë kombit… me shpresë që vepra e këtij kuvendi do të japë pemët e duhura, po thërres: Rroftë kombi shqiptar! Rrofshin arsimtarët!
Bisedimet e ditës së parë: 1. Zgjedhja e kryesisë së kongresit me kryetar zoti Ahmet Gashi, nënkryetar zoti Jani Minga, sekretarë zotërinjtë Kiço Konomi, L. Kromiqi, Jonuz Blakaçori. 2. U vendos dërgimi i një komisioni tek Kryeministri dhe tek Ministria e Arsimit për urim i përbërë nga zotërinjtë: Ahmet Gashi, Mihal Sherko dhe Xhevat Korça. U vazhdua me pikat e tjera; leximi i programit, veprimi i Kongresit në orën 8.00-12.00 dhe mbasdite 15.30-19.00 dhe së fundi mbas një diskutimi të gjatë u vendos: arsimi të jetë mbi baza demokratike kombëtare dhe që shkolla shqipe të jetë e përbashkët në çdo vend e në çdo pikëpamje. Ky debat ishte shumë i nxehtë, saqë prej anës së mësuesve katolikë të prefekturës së Shkodrës me nxitje dhe mbështetje të fuksionarëve fetarë dhe të disa qeveritarëve, zotërinjtë Ndue Paluca, Kol Margjini dhe prej myslimanëve dr. Xhevat Korça, Ismail Anamali u larguan nga kuvendi. Kongresi u vu në rrezik edhe për shkak të indiferencës së Ministrisë së Arsimit dhe të Qeverisë së kohës, për këtë arsye u thirrën në polici: Ahmet Gashi, Aleksandër Xhuvani, Salih çeka, Jani Minga dhe dy të tjerë. Për këtë ngjarje një grup delegatësh me në krye Ibrahim Fehmiun, vunë në dijeni ushtarakun, senatorin dhe atdhetarin e madh Bajram Curri që nderyri energjikisht për mbylljen e këtij incidenti, ai erdhi vetë në Kongres,- thotë prfesor A.Gashi,- na përgëzoi për punën tonë dhe na dha zemër për të vazhduar më tej dhe bëri një fotografi bashkë me kongresistët.

Vendimet e Kuvendit Arsimor të Tiranës
1. Arsimi në baza demokratike kombëtare.
2. Shkollat e Shqipërisë do të jenë një e të përbashkëta në çdo vend e në çdo pikëpamje.
3. Përmirësimi i gjëndjes kulturore të mësuesve që nuk kanë pasur fatin të bëjnë mësimet e nevojshme për mjeshtërinë e tyre duke i parashtruar Ministrisë së Arsimit si mjete të përmirësimit të këtyre organizimin e një shkolle normale për secilin sekt dhe dispensat. 4. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit që të mos hapen shkolla të tjera, pa plotësuar ato që gjinden… të emërohen mësues të aftë me të tëra cilësitë e mësuesisë, ndërtesa të mira dhe mjete të nevojshme. 5. Për formimin e Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve u zgjodh një komision prej shtatë vetash… 6. U pranua që shumica e bursave të shtetit t’u jepej nxënësve që do të ndjekin degën pedagogjike duke parapëlqyer fëmijët e arsimtarëve dhe atyre që janë më në nevojë materiale. 7. Detyrimi i arsimit fillor të sigurohet si për femra dhe për meshkuj duke filluar prej moshës 7 vjeç… 8. T’i parashtrohet Ministrisë së Arsimit, krijimi i shkollës Normale Femërore dhe ndihma arsimore për kulturimin e gruas. 9. Stabilizimi i mënyrës së Internateve mashkullore dhe femërore. 10. Krijimin e një fjalori të vogël me kredite arsimi…

Kongresi arsimor i Tiranës i vitit 1924 është i një rëndësie të veçantë në historinë e arsimit shqip, mendimit pedagogjik dhe shkollës shqipe, sepse nga njera anë tregonte shqetësimet, dobësitë dhe perpjekjet e armatës demokratike përparimtare, nga ana tjetër ndjehej ndikimi i vendimeve në lulëzimin e shkollës shqipe.

SHBA: Ura Verrazano – Narrows – shënon 50-të vjetorin e ndërtimit

$
0
0

Çdo ditë gati 200.000 automjete, simbas statistikave kan për të udhëtuar në mes Staten Islandit dhe Brooklynit, nëpërmjet kësaj ure dhe rreth 66 milionë automjete, përdorin atëçdo vit/
BEQIR SINA, New York/
RICHMOND STATEN ISLAND : – Ditëlindja e 50-të e urës Verrazano-Narrows Bridge, është duke u shënuar në Nju Jork, me aktivitete të ndryshme. Në ishullin Staten Island – këto ditë, ishullorët kan hapur një ekspozitë, e cila pasqyronë kronikën e ndërtimit të kësaj ure. Urë, kjo që nisi ndërtimin e saj në vitin 1959 dhe zgjati pësë vjet deri sa përfundoi – deri në vitin 1981 duke mbajtur titullin si ura më e gjatë në SHBA.
Metropolitan Transportation Authority – MTA, në bashkëpunim me Muzeun Historik, hai këtë fillim javë ekspozitën, me fotografi dhe relike historike, të ruajtura qysh nga ndërtimi i urës – të cilat, përfshijnë “rrugëtimin” për pesë dekada, të kësaj ure gjigande.
Ura Verrazano-Narrows Bridge, është ajo që lidh dy qytetet më veriore të Nju Jorkut, ishullin e Staten Island dhe Brooklynin. Qytete këto, për ne shqiptarët, njihen më së shumti mbasi aty jetojnë aktualisht edhe një komunitet i madh me emigrantët shqiptarë( ata nga Mali i Zi dhe komuniteti dibranë me 15 mijë banorë, shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria) . Banorë, të cilët, këta ngaqë punojnë jashtë ishullit, pothuajse çdo ditë, u bie rasti të kalojnë mbi këtë urë, kaq madhështore.
Ndërkaq, çdo ditë gati 200.000 automjete, simbas statistikave – kan për të udhëtuar në mes Staten Islandit dhe Brooklynit, nëpërmjet kësaj ure, dhe, rreth 66 milionë automjete, përdorin atë çdo vit, tha David Riggs, inxhinier i mirëmbjatjes së objektit për urën Verrazano Bridge.
“Kur kjo urë, u hap për automjetet 50 vjet më parë, ishulli i Staten Island – ishte pothuajse i pabaueshem ( me rreth 100 mijë banorë) por, në pesë dekada njujorkezët ishin më pranë, ishullit, dhe, e mbi populluan atë duke e çuar numërin e popullsisë, sot në gjysmë milioni banorë” tha James Fortunato, z/vendes President dhe Shef i Operacionit për Urat dhe Tunelet në Nju Jork, duke shtuar se “Historia se si kjo urë është ndërtuar, është aq bindëse sa edhe trashëgiminia e saj.”
“Verrazano, ka një dashuri të veçantë në zemrën e çdo banori të ishullit Staten Island,” tha Fortunato, duke shtuar se “për mua, ura është si një shtëpi e dytë”, tha ai.
MTA duke bashkëpunuar me Muzeun Historik në Staten Island – të cilët janë kuratorët e ekspozitës, thanë se ajo do të qëndroi e hapur deri në fund të vitit. Kjo ekspozitë, thotë kuratori i saj fokusohet në katër pjesë të rëndësishme të fotove nga ndërtimi i urës – dy kullav( ura është me dy këmbë ), kuvertën elsatike, kabllot e trashë të çelikut dhe pjesën e quajtur Anchorage.
Ekspozita, është e titulluar “Spanning the Narrows for Five Decades, dhe, përfshin pesë dekada, duke pasqyruar edhe punën e dy artitekve që projektuan urën Othmar Ammann dhe Robert Moses. Ndërsa, filatelia amerikane, do të nxjerr gjatë këtyre muajve një set me pulla postare, me fotografinë e Urës Verrazano Bridge, histori në pesë dekada.
Përveç nga fotot, ekspozita përfshin një pjesë e telit kabllor dhe “gozhdat” dhe vidat e përdorura në urë, xhitonet e para që paguhej kalimi i urës fotografitë e Giovanni da Verrazano – edhe sheshi i postbllokut prej nga hapja e saj e madhe në 21 nëntor 1964.
Shërbimi postar në Shtetet e Bashkuara gjithashtu, do të zbulojë zyrtarisht një vulë ekspres që përkujton 50 vjetorin e urës, kurse një vulë e rregullt me pullën postare, është lëshuar në vitin 1964, duke festuar hapjen e urës.
“Ne jemi të kënaqur për të bashkëpunuar me MTA, për të festuar këtë moment historik në “jetën” e urës Verrazano-Narrows,” tha Drejtori Ekzekutiv i Muzeumit Historik në Richmond Town, zoti Ed Wisemanduke shtuar se: “Uraishte një ndërtim i mahnitshm i inxhinierisë, amerikane të asaj kohe, kur ajo u ndërtua në vitet 1960, dhe ende sot ajo është një nga simbolet më të dhe të njohura të Staten Islandit, portreti i këtij ishulli ikona e urave njujorkeze”, tha ai.
Më 21 nëntor, zyrtarët e administratës së urës Metropolitan Transportation Authority – MTA,lajmëruar se lajmëruar se do të mbajnë një ceremoni me zyrtarë të zgjedhur lokal shtetror, si dhe personalitete të tjera njujorkeze, në të dal të urës në Fort Wadsworth, Staten Island.
Aktivitete të tjera, thanë ata do të përfshijnë, këtë 50 vjetor të ditëlindjes së urës, Verrazano – edhe një breshëri me 50-të shtëna me top – të cilat do të bjenë përshëndetjen nga ana e ushtrisë amerikane. Kurse, 25 të shtëna me top nga çdo anë të urës, dhe një spektakël me hedhje ujë me ngjyrat e flamurit amerikan nga anijet e Departamentit të mbrojtjes kundërzjarrit të Qytetit të Nju Jorkut, së bashku me spektaklin me fishekkzjarre, janë në planin e festimeve.
Ura ka dy kate me 6 korsi në çdo kat
Ura e quajtur Verrazano – Narrows Bridge, është e ndërtuar në mes dy ishujve Staten Island në perendim dhe dhe Brooklyn në lindje, të Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara. Ndërtimi i urës filloi në vitin 1959 dhe pua për ndërtimin e saj zgjati pesë vjet – ndërsa në vitin 1964 ura u hap për automjetet.
Verrazano – Narrows Bridge, është e gjatë 1600 metra (1.6 kilometra) dhe ka një hapësirë kryesore e cila është është 1,298 metra. Kjo urë deri në vitin 1981 – ishte ura më e madhe në SHBA dhe sot është ura më e madhe për numërin e automjetve që kalojnë çdo ditë mbi të.
Ura ” Verrazano-Narrows Bridge” ka qenë një projekt jashtëzakonisht i shtrenjtë, kryesisht për shkak të problemit të blerjes së tokës, në atë kohë, ish pronarve të saj – kostoja e saj totale e urës ishte 325.000.000 dollar amerikan.
Verrazano-Narrows Bridge është emëruar mbasi zbuluesi italian Giovanni da Verrazzano, i cili është njohur si evropiani parë, që ka kaluar ngushticën Narrows dhe zbuloi Nju Jorkun, duke përshkruar lumin Hudson dhe lumin East River.
Tarifa për kalimin e urës: automobila të pasagjerëve me dy a më shumë pasgjerë 7 dollar. Për ata që paguajnë para në dorë 15 dollar. E-ZPass 10,66 dollar. Banorë i Staten Island me para në dorë 8,53 me E-ZPass 6,00 dollar, veteranët e luftës dhe ushtarakët 2,96 dollar.
Tek ndërtimi i kësaj e ure, e cila lidh Brooklynin dhe Staten Island, është shënuar edhe një incident i cili është konsideruar si një simbol i sulmit të Kinës mbi ekonominë gjigande amerikane.
Për fat të keq, 34 milionë dollarë të çelikut të përdorur ka qenë imoprtuar nga Kina, por ka rezultura se çeliku ka qenë i falsifikuar prej Kinës.
Si ndodhi kjo?
Autoriteti Metropolitan i Transportit, thotë se një falsifikues kinez u kap për shkak se dy kompanitë amerikane, që e kontaktuan atë, për projektin u vërtetuan se i mungonte cilësia teknologjike prodhuese, në pajisjet e veçanta dhe kapacitetet financiare për të bërë punën si duhet me këtë cilësi çeliku nuk përputheshin me njëra tjetrën.

Njohuri mbi shenjtorët Flori dhe Lauri

$
0
0

Nga Arben LLALLA/
Zhurma e bërë për kishën e gjetur në Kosovë ku deklarata e shefit të arkeologëve turku Haluk Cetinkay deklaroj se “Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Flora dhe Laura që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm”, tha Cetinkaya. Pra, nga deklarat mësojmë se emrat janë të gjinisë femërore, por zhurma e madhe nëpër forumet në internet dhe media të tjera thonë se bëhet fjalë për Shenjtorët Flori dhe Lauri, martirë të krishterimit në shek.2.
Kush janë Shën Flori dhe Lauri
Shënjtorët Flori dhe Lauri sipas legjendës ishin binjakë dhe punonin gurëgdhëndës. Ata ishin me origjinë nga Konstandinopoja, por ishin vendosur në Ulpianë, Dardani, (sot Kosovë) që i përkiste Ilirisë. Flori dhe Lauri zanatin e gurëgdhëndësit e kishin mësuar nga dy ustallarë Maksimus dhe Proculus, të cilët ishin të krishterë.
Sipas legjendës, Likaion, prefekti i Ilirisë i punësoj dy vëllezërit në ndërtimin e një Tempulli pagan. Pasi mbaruan punën të hollat që fituan Flori dhe Lauri ua dhanë të varfërve. Pas disa kohësh plagoset djali i priftit të qytetit i quajtur Mamertin nga një gurë që i ra nga Tempulli që ndërtuan Flori dhe Lauri. Të dy vëllezër e shëruar djalin e priftit dhe pas kësaj prifti pagan me familje e tij u konvertuan në të Krishterë. Gjatë viteve në Tempullin që ndërtuan Flori dhe Lauri vini shumë të krishterë të cilët prishën të gjitha statujat pagane duke vendosur mbi Tempull një kryq gjigantë. Si pasojë i këtij veprimi të dhunshëm nga ana e rreth 300 të krishterëve me në krye Flori dhe Lauri, autoritetet vendore dogjën priftin pagan i cili ishte kthyer në i krishterë bashkë me djalin e tij. Ndërsa Flori dhe Lauri u hodhën në një pus të thatë dhe u mbuluan me dhe.
Më tej legjenda thotë se në gërmadhat e pusit janë gjetur relikat e vëllezërve Flori dhe Lauri e më tej një shoqatë e martirëve i dërgoj me kuaj në Konstandinopojë. Për ekziston e këtyre relikave ka dëshmuar në vitin 1200 një pelegrin i quajtur Antonio. Ndërsa Stephen Novgorod i ka parë kokat e dy martirëve më 1350 në Manastirin e Pantokrator.
Shën Flori dhe Lauri respektohen në Rusi të treguar në ikona të hipur në një kalë. Në ditën e e tyre të festës fshatarët rus nuk i dërgojnë kuajt në punë nga frika e mallkimit, por i dërgojnë në kishë për ti bekuar prifti për shërimin e plagëve nëse kanë.
Në Kiev gjendet Manastiri Florovsky që i kushtohet martirëve binjak Shën Flori dhe Lauri.
Kush janë shenjtoret Flora dhe Laura
Ashtu siç e thamë më lartë shefit të arkeologëve turku Haluk Cetinkay deklaroj se bëhet fjalë për dy shenjtëreshave Flora dhe Laura. Pra, gjinia femërore. Shën Laura u vra nga osmanët më 1453, kur ra Konstandinopoja. Shën Laura lindi në Greqi në një familje Fisnike latine, babai i saj ishte kalorës i quajtur Michael Trasci-Trashi dhe nëna e saj ishte shqiptare nga Pulati i Shkodrës. Emri i saj i vërtetë ishte THEODOLINDA – ZOTI DO LINDË. Ajo u bë e para murgeshë në një Manastir abaci. Më 29 Maj 1453, otomanët dogjën Laurën bashkë me 52 motra të tjera murgesha të Manastirit. Dita e 29 Majit është festa e Shën Laurës. Shën Laura respektohet dhe festohet shumë në Spanjë.
Shën Flora është një murgeshë që ka lindur në Francë më 1309. Ajo u bë murgeshë më 1324 dhe u dërgua me shërbim në Jeruzalem ku edhe vdiq. Thuhet se në varrin e saj kanë ndodhur shumë mrekullia. Shën Flora ska të bëj fare me kishat në Kosovë.
Përfundimi
Prandaj mendoj se kisha e gjetur nga arkeologët turq në Kosovë ka të bëj me dy vëllezërit binjak Shën Flori dhe Lauri, besoj se gjatë intervistë do të jetë bërë ndonjë gabim në shprehje për Shën Flora dhe Laura. Megjithatë si do që të jetë kemi të bëjmë me fakte të pamohueshme se Kosova është një vend i pazbuluar nga arkeologët.

FOTOGRAFËT ATDHETARË TË SHKODRES …

$
0
0

Studio Marubi Shkoder,1932-Dr. Avokat PAULIN PALI (1914 – 1948) I mbytun në hetuesi të Shkodres, kur ishte 34 vjeç…
“Ëndrra ime ishte nji Kosovë e Lirë…” (Dosja 1333, Arkivi i Minstrisë së Mbrendshme Tiranë 1998)./
Nga Fritz RADOVANI*/
Qyteti i Shkodres asht djepi i kulturës dhe i artit Atdhetar Shqiptar.Krahas hapjes së shkollave fillestare private Shqipe dhe atyne të mesme të Jezuitëve dhe Françeskanëve në shek. XIX, në Shkoder, në djepin e artit të Saj u perkund edhe fotografia e parë e ardhun me Studio Marubi, në Trojet tona që në vitin 1850 – 1858.
Pietro Marubi iku nga Italia dhe i mbështetun tek Kleri Katolik Shqiptar e Ai Jezuit në Shkoder, mujti me u vendosë dhe me punue si fotograf në këte qytet, që ishte “syni i principatës”…
Asnjë nga “meritat’ e Klerit Katolik kjoftë Shqiptar apo i “huej” i vendosun që në She. XII në Shqipninë e Veriut, tue fillue nga shkollat Amtare e deri tek muzika, fotografia, muzeumet, sporti, stacioni meteorologjik, kinema, teatri, letersia ynë kombtare e Atdhetare, shtypshkronjat dhe librat apo të përditshmet që lulzuen në Shkoder, endè vazhdojnë mos me u zanë me gojë bashkë me gjenialitetet tona të papersëritshem…që, çdo veper të vet ua dedikuen Atdheut.
Fotografi Pietro Marubi (1834 – 1903) nuk ishte vetem mjeshter i fotografisë, po ishte artist dhe Mik i madh i yni, gja të cilen e verteton ndryshimi i Emnit në Gjuhë Shqipe: “Pjeter Marubi”.
Lidhja miqsore me familjen Shqiptare Kodheli, krijon mundsinë e trashigimit të profesionit dhe gjithë pasunisë së Pjeter Marubit, tek Mati Kodheli dhe trashigimtarët e Tij, të cilët, i trashiguen edhe emnin e Perjetshem të Tij, në “Studjo Marubi” Shkoder, deri tek i fundit Gegë Marubi.
“Studio Marubi” ishte çerdhe edukimi Atdhetar e Rinisë Shkodrane…
Shtëpia plot dritë e Atelies së Parë të fotografisë, shumë shpejtë kthehet në një nga çerdhet ma të besueshme të Atdhetarëve tanë, tue fillue nga Hamz Kazazi, Mati Logoreci, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Frano Ndoja, At Shtjefen Gjeçovi, Don Ndre Mjedja, At Anton Xaxoni, Kolë Idromeno e deri tek “nxanësi” i talentuem Shan (Mark) Pici, mbasardhës i denjë i asaj Studjo, që u edukue me të gjitha tiparet e një artisti dhe mjeshtri të madh të fotografisë së natyrës Shqiptare, kostumeve tona kombtare nder Malet e Bjeshkëve të Nemuna, zakoneve dhe dokeve të Shqiptarit, e deri tek një nga skutat “antishqiptare” të Malit të Zi, në pallatin e Krajl Nikollës apo të Ahmet Zogollit, e ma vonë të Enver Hoxhës, SOT janë dokumentët dhe faktet e Pakundershtueshme të Historisë së Vertetë të Trojeve të Shqipnisë Etnike.
Në moshë fare të re, 11 vjeç e ma vonë, pata fatin me njohë brezin e talentuem të fotografëve të Shkodres nga Gegë Marubi, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjeter Rraboshta, Angjelin Nenshati, Ndoc Kodheli, Luigjina Perdoda, Augustin Kiçi, etj., ma të rijë, per të cilët ruej kujtime të veçanta…
Nga viti 1970, mbas një vizite në shtëpinë e fotografit Shan Pici, me të cilin më lidhte një hallkë e vjeter nga paraardhësit tanë, me ftesen e Tij, kam shkue një javë në studio dhe kam pa ma shumë se 4000 filma të vegjel, nder zarfa të veçantë të kostumeve kombtare të Shkodres dhe të Malësive, të pejsazheve malore ku shenohej emni i vendit, naltësia dhe prej nga asht ba foto nga mjeshtri Shan Pici. Kur kam pa portretet e Burrave të Malësisë, të nuseve të atyne krahinave apo të stajanicave dhe fëmijëve me fëtyra të vranta nga vorfnia… jam mahnitë me arritjet “bardh’ e zi” të Atij Artisti aq të madh e aq të thjeshtë që kisha fatin me pasë perballë meje: Një gjeni!
Nuk dijshe me kuptue si ka mërrijtë me fotografue në fillim të shek. XX, vajza e nuse malësore, dhoma fjetje të atyne krahinave të mbylluna shekullore, gra që kanë lindë fëmijë dhe porsa kanë “hy nder uratë”, pra, mbas pak ditësh bajnë zakonin fetar dhe fillojnë daljen nga shtëpia, apo vargun e vajzave të bukura që shkojnë tek kroni me buljera… kur vetem me të shkue mendja me i folë rrugës të “ka krisë pushka mu në lule të ballit”, Artisti Shan Pici, i perjetson nder filma!
Pyeta mesen e Tij zj. Vera Zadrima (Kiçi), me të cilen kemi punue në fabriken e Pelhurave, dhe
Veronika, më ka shpjegue se shumë nga fotot e vështira të asaj kohë, madje, edhe të pamujtuna me u mendue me u ba atëherë, Shani i ka krye me anën e miqësisë që kishte formue me priftnit dhe mësuesit e atyne krahinave. Këta dy figura në fshat nderoheshin dhe respektohëshin pa u diskutue fjala e tyne. Ata i siguronin fshatarët se kjo foto nuk ka asnjë qëllim të keq dhe, se, Shani, asht nga ata burra të ndershëm që nuk e shpërdoron besimin e tyne.
Mbas marrjës së këtij thesari nga shteti komunist, Shanit i patne prishë edhe shtëpinë ku banonte, gjoja se i ra plani, kështu, Ai nuk bani ma ditë të mirë. Edhe ky ma shumë plasi, se vdiq!

Lexoj nder shumë shkrime sesi fotografët e Nderuem të Shkodres… Ua “dhuruen” të gjithë ato thesare të kulturës dhe artit që ishte mundi dhe djersa e Tyne shtetit komunist! Të shkruhej atëherë kur fshatarët hynin nder të famëshmet kooperativa bujqësore me “dëshiren” e tyne, edhe mund të pranohej, se nuk mund të thohej e shkruhej ndryshej… Po, me e thanë sot, nuk dij kush mund ta besojë! Një nga pinjollet e Familjes Gegë Marubit asht edhe zj. Tereza Marubi, që e ka tregue vetvetën me 2 Prill 1991. Ajo shpjegon: “Në vitin 1972 me një leter personale të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorëzon shtetit arkivin e gjithë Marubëve. “Ishte diçka që im atë e beri me dhimbje”… Besoj asht thanë gjithshka! Edhe kjo asht një e vertetë, që “shvlerson” thanjen se, “fotografët i dhuruen arkivat e Tyne shtetit”…
Pak ditë mbasi ia morën edhe fotografit Shan Pici arkivin e Tij, e takova në rrugë e me gjysëgoje i shpreha keqardhjen time per plaçkitjen… Jo, më tha, kanë ba shumë mirë që na hoqne nga shtëpia një telashe të madhe… Sa arrestohej një njeri, mbas dy orësh e shpesh edhe në mesnatë na trokiste dera. Ne ishim të parët që merrshim vesht çdo arrestim në Shkoder e Malësi. Vinin oficerët e sigurimit dhe na kerkonin fotot e tyne nder martesa apo raste të tjera, per me krijue lidhjet e të arrestuemit me miqtë dhe të njohunit e tyne nder foto. Të pakten, tashti flejmë rahat dhe nuk na troket dera ma naten nga ata që vetem mendojnë me ba keq, tash gati 30 vjetë…

***
Një kuriozitet…
Në vitin 1956 nuk ishe mirë me shëndet. Në vitin 1957 bana një foto per dokumentin e maturës. Shkova një ditë mbasdreke bashkë me vllaun e madh Alfonsin, tek studjo “Jakova”. Ai kishte bisedue perpara dhe caktue edhe oren kur do të shkonim. Porsa hyme mbrendë, aty ishte një nga mësuesit e mij të muzikës…në vitin 1951 në shkollen 7 vjeçare “Vasil Shanto”, kompozitori i madh Prenkë Jakova, vllau i fotografit Dedë Jakova. Prenka na ftoi mbrendë në studio dhe më vendosi perballë aparatit fotografik. Rregulloi dritat, pozicionin tim dhe mbas pak minutash Ai shkrepi aparatin… E persëriti edhe një tjeter per siguri, dhe na tregoi kur asht foto gati…
Kur dolëm jashtë me vllaun tim, Ai më shpjegoi se Kompozitori Prenkë Jakova, ishte nder ma të mirët mjeshtra të fotografisë në Shkoder dhe se, fotot ma të bukura në vitrinen e Foto Jakovës, i ka ba dhe retushue vetë Kompozitori Prenkë Jakova. Foto e ime siper asht ajo e vitit 1957…
Një kujtim nga një Burrë… nder ma të mëdhejtë Atdhetarë të Shqipnisë!
Vazhdon Pjesa e tretë…
Melbourne, 2014.
* Pjesa e II

Ja si u vra Pandeli Sotiri nga gruaja e tij në bashkëpunim me Patriarkanën

$
0
0

NGA VEPROR HASANI/
Pandeli Sotiri, theror i Mësonjëtores për shpëtimin e Korçës nga helenizimi
Nga Vepror Hasani
Pandeli Sotiri nuk e dinte që gruaja e tij do t’i përgatiste kurthin e vdekjes. Edhe sikur këtë gjë t’ia thoshte dikush tjetër, “ Pandeli ki kujdes nga jot’shoqe”, nuk kishte për ta besuar. Ai nuk kishte dyshuar kurrë te gruaja e vet. Mbi të gjitha e donte. Edhe ajo, sa herë që gjente rastin, nuk rrinte pa ia shprehur dashurinë e saj. Kur Pandeli Sotiri i tha se së shpejti do të të linte Stambollin dhe të nisej për në Korçë për të hapur Mësonjëtoren e parë shqipe, ajo nuk u shpreh kundër, edhe pse ishte mbesa e një prej dhespotëve të kishës ortodokse greke, e rritur në Fanar. (Ideja për vrasjen e të shoqit do t’i lindte më vonë.) Ajo vetëm kishte pyetur: “Pse në Korçë?” Pandeli Sotiri ishte nga fshati Selckë i Lunxhit ntë Gjirokastrës. U lind në vitin 1843. Studioi në shkollën Normale greke të Qestoratit. Aty pati fatin të mësonte edhe gjuhën shqipe nga mësuesi i madh, Koto Hoxhi. Pas vrasjes së prindërve, i ndihmuar nga të afërmit, Pandeliu u nisdrejt Austrisë. Studioi për mjeksi në Vjenë. Aty nga viti 1870, kur ishte rreth 27 vjeç, shkoi në Stamboll. Në këtë këtë qytet të madh e të zhurmshëm, ku Porta e Lartë dhe Patriarkana mbretëronin herë si dy motra dhe herë si dy rivale, mjeku i ardhshëm do të njihej me gruan e tij. Tashmë ishte 44 vjeç. Kishin vite që ishin martuar, por ende nuk e kishin një fëmijë. Githçka do të dukej normale, nëse ai do të nisej për në Gjirokastër, kurse Pandeliu së shpejti do të udhëtonte dejt Korçës.
Pse në Korçë?
Një shkollë shqipe mund të hapej edhe në Gjirokastër, edhe në Përmet, madje edhe në Elbasan a diku tjetër, por më shumë se në çdo qytet tjetër, Korça po humbiste njerëzit e vet dhe këtë gjë Pandeli Sotiri e dinte mirë. Propaganda greko-fanariote po shndërronte në grek çdo ortodoks të këtij qyteti; çdo ditë helmonte shpirtin e fëmijëvë që ndiqnin shkollat greke, ndaj atij i duhej të nxitonte pikërisht drejt këtij qyteti. Shqiptarët po rrezikonin të humbisnin një nga qytet më të rëndësishme të vilajtetit të Manastirit dhe nëse humbisnin Korçën do të humbisnin edhe një sërë qytetesh të tjera. Një mundësi e tillë e tmerronte Pandeli Sotirin, madje gjithë shqiptarët. Humbja e këtij qyteti duhej të ndalohej me çdo kusht. “Vetëm në qytetin e Korçës, në vitet 80 të shek. XIX, kishte 3 shkolla në gjuhën turke, 4 shkolla në gjuhën greke, ndër këto një gjysmë gjimnaz, një shkollë fillore vllahe (themeluar më 1885) dhe një bullgare (themeluar më 1891). Me anën e shkollës në gjuhën greke, të kishës dhe klerit grek e grekoman në popullsinë ortodokse të Korçës prej kohësh përhapej greqishtja dhe propogandoheshin politika dhe ideologjia panhelenistike greke. Megjithse propaganda dhe politika greke nuk kishin mundur t’ia arrinin qëllimit final – helenizimit të plotë të kësaj popullsie, efektet e saj ndjeheshin në shtresa të ndryshme të popullsisë ortodokse shqiptare si në borgjezinë e pasur ortodokse e cila lidhej edhe me interesat ekonomike me Greqinë, në klerin vëndës, në një pjesë të intelektualve të arsimuar në shkollat greke të Shqipërisë dhe të Greqisë dhe në ndonjë pjesë të shtresës së ulët të popullsisë së paditur dhe të trullosur nga idologjia fetare fanariote”. (“Shkollat e para kombëtare shqipe”, Hysni Myzyri,Tiranë 1973, f. 43)
Vetëm 1/4 e ortodoksve
Gjendja në Korçë ishte kritike. “Prej të krishterëvet, një e katërta pa dyshim janë shqiptarë të vërtetë. Edhe në mest të këtyre kartë-këmbyerja bënetë më shumë shqip.”, Kështu i shkruante konsulli austro-hungarez i Manastirit, ministrit të Jashtëm në Vjenë më 1901. Sipas këtij raporti, klerikët grekë kishin gëlltitur ¾ e ortodokësve të Korçës. “Zgjedhja e Korçës si qendër e përhapjes së shkrimit dhe shkollës shqipe diktohej pra nga arsye ekonomike dhe shoqërore – si një qytet i zhvilluar në Shqipërinë e Jugut – nga arsyet politike që ishte rrahur shumë nga propaganda e Athinës dhe e Fanarit dhe synohej të shndërrohej në një bazë për zgjerimin e politikës aneksioniste greke në të gjithë popullsinë ortodokse të Shqipërisë, si edhe nga një farë tradite që ishte krijuar tashmë në këtë krahinë në fushën kombëtare”. (“Shkollat e para kombëtare shqipe”, Hysni Myzyri, Tiranë 1973, f. 44) E vetmja siguri ishte e lidhur me faktin se Korça rrethohej së paku nga 100.000 banorë të krahinës që e urrenin politikën aneksioniste të Greqisë. Megjithatë Pandeli Sotiri duhej të nisej drejt Korçës.
Thimi Marko
Pandeli Sotiri nuk kishte asnjë dyshim; në Korçë nuk do ta kishte aspak të lehtë. Me të mbërritur atje do të nisnin edhe përgatitjet për vdekjen e tij. (Vdekjet e parapërgatitura janë gjithmonë të frikshme). Por ai nuk e kishte menduar kurrë që njerëzve që i dëshironin vdekjen do t’u bashkohej edhe gruaja e tij. Të tilla intriga dinin të thurnin vetëm agjentët e Athinës dhe klerikët e Patriarkanës. Ata nuk do t’i toleronin kurrë ndërhyrjet e shqiptarëve në Korçë. Ajo tashmë ishte e tyre. U ishin dashur kohë e vite për t’ia mbërritur kësaj dite. E kishte provuar këtë edhe Thimi Marko, anëtar i shoqërisë së Bukureshtit dhe u bind për gjendjen që ekzistonte në Korçë. Një vit më parë, në pranverën e vitit 1886, ai u nis për atje. Do të merrte takim me pleqësinë e Mitropolisë (dhimogjerondinë). Për këtë iniciativë ishte marrë edhe mendimi i Sami dhe Naim Frashërit, sepse hapi që do të hidhej duhej të ishte i menduar mirë. U mendua të shfrytëzohej edhe autoriteti i Anastas Lakçes, njërit nga njerëzit më të pasur të shqiptarëve të Rumanisë. Kur mbërriti në Korçë, me t’u gjendur përballë dhimogjerondëve u tha që vinte në emër të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, me kërkesën që Mitropolia të pranonte përdorimin e gjuhës shqipe dhe të librave shqip edhe në shkollat greke dhe në kishë. Dhe pas kësaj ai priti të shihte reagimin e tyre. Pa se dhimogjerondët kishin mbetur syhapur, të ngrirë, të habitur, madje nuk po u besonin dot as veshëve nëse kishin qenë të vërteta ato që kishin dëgjuar nga goja e Thimi Markos. Të ishte çmendur vallë ky njeri? Ajo që kishin dëgjuar kishte qenë një gjëmim në qiell të hapur. Si mund të bëhej një kërkesë e tillë!
Në lojë me kartën e Anastas Lakçes
Thimi Marko kuptoi se po gjendej para një muri që nuk mund të çahej. Si ndenji një çast i heshtur, u tha se ishte i autorizuar edhe nga Anastas Avramidh Lakçe. Dhimogjerondët përsëri mbetën të shtangur. Mbase kësaj radhe edhe më shumë. Nuk donin të besonin që Thimi Marko kishte autorizimin e Lakçes. Nisën ta vështronin me dyshim. Për ta, Thimi Marko po mashtronte. Heshtjen e prishi sërish Marko, nxori një letër nga xhepi dhe e zgjati drejt tyre. Letra ishte shkruar nga vetë dora e Anastas Avramidh Lakçe. E njihnin shkrimin e tij. Lakçe ishte një nga më të pasurit e shqiptarve te Bukureshtit, Mitropolia merrte gjithnjë fonde prej tij për kishën dhe shkollat greke. Të ktheje mbrapsht fjalën e Lakçes do të thoshte të humbisje shumë. Askush prej dhimogjerondëve nuk dinte ç’qëndrim të mbante. Lakçe në letrën e tij shkruante: “…Interesi e donte që të futej gjuha shqipe në shkollat e komunitetit të Korçës që të mësohej nga çunat e vajzat.” (Nuçi Naçi: “Shkolla shqipe në Korçë”, në “Dituria” vëll II, nr. 5, viti 1927, fq. 166). Palët gjendeshin në një pikë kritike. Pleqëisa mund të votonte “pro” edhe për hir të Lakçes. Pritej përgjigjja. Një fjalë e vetme mund të sillte humbjen ose fitoren, ose diçka që s’ishte as humbje, as fitore
Vani Cico Kosturi
Kur Thimi Marko ende shpresonte, gjithçka u përmbys krejt pa pritur. Foli dhespoti i Korçës, Filotheos. Sipas tij, gjithë bota duhej të fliste greqisht, mësimi i gjuhës shqipe ishte mallkim! Shqipen nuk e kuptonte as Zoti! Por që edhe Lakçe të mos ndihej i fyer, u gjet një përgjigje që nuk thoshte asgjë. Sipas tyre, për këtë kërkesë duhej pyetur Patriarkana e Stambollit. Patriarkana tha se duhej pyetur Silogu i Madh. Silogu tha se duhej pyetur Porta e Lartë. Porta tha se kjo ishte kompetencë e Patrirakanës e gjithçka mbeti në një rreth vicios. Thimi Markos iu dha një përgjigje me shkrim ku thuhej: “…Një kërkesë e tillë nuk rridhte nga dëshira e popullit, po nga disa njerëz të blerë prej propagandës austriake e nga disa protestantë.” (“Dituria”, vëll. II, nr. 5, viti 1927, fq. 166).Sigurisht, për Thimi Markon përgjigjja nuk kishte qenë edhe kaq e papritur. Në vitin 1885, Nikolla Naço, anëtar i shoqërisë “Drita”, kishte shkuar katër herë në Stamboll, ku kësaj të fundit i bëri të ditur se Patriarkana po përpiqej të bashkonte shqiptarët me Geqinë dhe po cënonte interesat e Perandorisë, ndaj kërkohej që në kishat dhe shkollat greke të hynte gjuha shqipe, por përgjigjja që mori ishte negative. Megjithatë Thimi Marko arriti të bënte diçka: Vani Cico Kosturi dhe disa mbështesë të tij, braktisën mbledhjen e dhimogjerondëve të revoltuar. Muri i dhimogjerondëve pësoi çarje. Që nga ajo ditë Vani Cico Kosturi mbështeti gjuhën shqipe. Megjithatë, shumë shpejt u mësua se Anastas Lakçe i kishte braktisur shqiptarët e Rumanisë dhe u ishte bashkuar grekomanëve. Ndërsa Thimi Marko një vit më vonë do t’u shkruante shokëve në Bukuresht: “ Unë këtu (në Korçë) gjendem në shumë brenga. E para është që unë nuk rri nat’ e ditë, dyke përkujdesur për të shenjtëruarën punë… që të vihet në udhë (çështja e shkollës shqipe); e dyta jam në pa rehat se grekomanët këtu më lëftojnë shumë, dhe unë dua dua t’u qëndroj kundër gjer sa t’u thyhet qafa…”(V. Dodani “Memoriet”, fq 37: Letër e Thimi Markos dërguar nga Korça Visar Dodanit në Bukuresht më 3 shkurt 1887) Të gjitha këto Pandeli Sotiri i dinte, por ai ishte i vendosur të shkonte në Korçë. Pandeliu do të nisej bashkë me të vëllanë, ky i fundit do të çelte shkollën shqipe në Pogradec.

Mësonjëtorja e parë shqipe
Pas disa ditësh, Pandeli Sotiri bashkë me vëllanë e tij Kostandinin (Koço ose Koto, siç e thërrisnin shkurt), u nisën për në Shqipëri. Më 7 mars 1887, Pandeliu çeli në qytetin e Korçës, mësonjëtoren e parë shqipe. Pandeliu nuk po u besonte dot syve, kur pa që fëmijët e vegjël po vinin drejt shkollës, varg njëri pas tjetrit. U bënë gjithsej 35 nxënës. Kishin ardhur të shoqëruar nga prindërit e tyre; kush me nënën e vet e kush me t’atin. Shkolla ishte çelur si për fëmijët myslimanë ashtu sikurse dhe për ortodoksët. Ishte herë e parë që në të njëjtën bankë do të uleshin bashkë një mysliman me një të krishter, një i pasur me një të varfër, një i ardhur nga fshati me një nga qyteti. Bashkë do të uleshin edhe një djalë me një vajzë, sepse, deri sa u hap shkolla e vashave edhe çupat frekuentuan mësonjëtoren e parë shqipe. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur kështu. Deri atë ditë, njëri kishte mësuar greqisht e tjetri turqisht. Edhe varrezat i kishin të ndara. Edhe kafenetë i kishin më vete. Edhe vendbanimin nuk e kishin të njëjtë; ortodoksët jetonin më të djathtë të lumit në fshatin Peskëpi, ose siç u quajt më vonë Varosh, ndërsa myslimanët në “Kasaba”, (qyteti i Korçës). Në këtë shkollë nuk do të mësonin shkrim e këndim në gjuhën shqipe vetëm të vegjëlit, por edhe të rriturit. Kjo ditë e shënuar po i bënte të gjithë bashkë në një festë që do të mbetej e paharrueshme. Nuk piptinte asgjë. Dëgjoheshin vetëm fjalët e tij. Kishte ardhur aty gjithë Korça. Megjithatë herë pas herë, rreth shkollës viheshin re lëvizje të dyshimta. Klerikët e kishës kishin nisur të thurnin plane të errta për vdekjen e Pandeli Sotirit.
Vetëm tre mëmëdhetarë…
Si ia kishin mbërritur shqiptarët kësaj dite të madhe? Mëmdhetarve u ishte dashur të sakrifikonin për vite të tëra me radhë.Gjithkujt i dukej e pabesueshme. Të ishte vallë e vërtetë? Të gjithë mëmëdhetarët ishin aty. Megjithatë kjo madhështi jepet pak a shumë kështu: “Me përpjekjet e këtyre shoqërive sëlargu (shoqërisë së Stambollit dhe të Bukureshtit – shënimi ynë) dhe të patriotëve Thimi Marko, Orhan Pojani dhe Vani Cico Kosturi… u çel shkolla në ndërtesën e dhuruar prej vëllazërisë Kristaq Terpo…”. (“Petro Nini Luarasi”, përgatitur nga prof Alfred Uçi, f. 40). Kjo frazeologji e përmendur më sipër, përsëritet si në kor në të gjitha librat e botuara në kohën e diktaturës. Treshja Thimi Marko, Orhan Pojani, Vani Cico Kosturi nuk është gjë tjetër veçse një shpikje e asaj kohe. Ajo pati vetëm një qëllim: të mos lejonte të përmendej asnjë emër tjetër, pasi ata që kontribuan për çeljen e mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, vinin kryesisht nga shtresat e pasura. Kërkohej me çdo kusht harresa e familjeve të mëdha. Mbi të gjitha kërkohej vdekja e kohërave të mëdha që sollën mësonjëtoren. Lavdia duhet të fillonte nga nëntori i vitit 1941. Ndaj sa herë lexon libra të kësaj periudhe, që flasin për mësonjëtoren, ndihesh sikur udhëton përmes një shkretëtërirë të pafundme.
Të harruarit
Sigurisht, treshja e përmendur më sipër nuk mungoi. Por, pa asnjë dyshim, nuk mund të rrinin pa ardhur aty anëtarët e Komitetit të Fshehtë që ishte krijuar në Korçë një vit para çeljes së mësonjëtores. Do të ishin aty edhe ata që pak muaj më vonë nga çelja e mësonjëtores krijuan shoqërinë “Mesimi Shqip”. Në krye të saj u vu Alo Dishnica. Ishin të gjithë mbështetësit e shkollës shqipe dhe të Orhan Pojanit, të cilët u bënë iniciatorët e krijimit të shoqërisë “Dituria Shqip”. Drejtuesit e kësaj shoqërie ishin: kryetar nderi, Ymer bej, kryetar Orhan Pojani, arkëtar Idhomene Kosturi; pleq: Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafëz Ali (Korça), Çikozi Miçe, Ismail bej (Leskoviku) Tefik efendi (Panariti) (Gazeta “Korça”, e enjte, 26 vjesht’ e III-të 1909). Te shoqëria “Përparimi”, gjejmë këta mëmdhetarë: “…Kryetar zoti Orhan Pojani, nënkryetar z. S.Karoli, këshillonjës: Behar Hafiz Ali, Sami Pojani, shkronjës z. Mihallaq Gramenoja. (Gazeta “Korça”, 21 vjesht’ e I-rë 1909). Edhe pas 25 vjetësh (1887-1912), përpjekjet për shkollën shqipe vijojnë. Në vitin 1912 u krijua “Shoqëria shkollore”. “Anëtarët me vota të fshehta u zgjodhë këta zotërinj: Kryesonjës, Karaman beu, Stavre P. Taçi arkëtar, dhe këshillonjës: Faik Emin, Muharrem Rexhep, Nikolla Rodhe; Koço Grameno shkronjës, edhe Hasan Shaqir, Thoma Avrami edhe Vasil Ilias Kole kontrollorë (Gazeta “Koha”, e shtunë, 22 vjesht’ e I-rë 1912). Kjo shoqëri nuk e pati jetën të gjatë, pasi drejtuesi i saj, braktisi shoqërinë dhe mori armët. Pas kësaj, shoqëria u drejtua nga këta mëmëdhetarë: “Kryetar, Orhan bej Pojani, Islam bej Këlcyra, Mina Frashëri, Abedin efendi Tuxhari, Stavre Karole, Riza efendi Dërsniku, Idhomene Kosturi dhe Andrea N. Katundi. (Gazeta “Koha” e shtunë, 22 vjsht’ e I-rë 1912) Që të gjithë mëmdhetarët e përmendur më sipër, por edhe shumë të tjerë që ne ende nuk i dimë, i dhanë jetë shkollës shqipe në Korçë.
Mësim dhe libra falas
Gjithsesi, çelja e shkollës ishte një çudi e madhe. Tashmë edhe shqiptarët kishin mësonjëtoren e tyre. “Shkolla e Korçës në fillim kishte katër klasë, përveç klasës përgatitore… Lëndët kryesore që do të zhvilloheshin ishin: shkrim dhe këndimi shqip, gramatika e gjuhës shqipe. historia, gjeografia, arithmetika, mësimi i natyrës etj…”. “Nxënësve, librat u jepeshin pa të holla dhe të varfërve u jepeshin edhe fletore shkrimi, pena, lapsa e ndonjëherë edhe këpucë ose opinga”. (“Shkollat e para kombëtare shqipe”, Hysni Myzyri, f.87, Tiranë 1973) Mësimi jepej falas. Megjithatë fillimisht u përdorën dërrasa e zezë dhe pllakat, sepse pati vështirësi edhe në tekste. Me qenë se mësonjëtorja u çel në mars, viti i parë shkollor 1886-1887 do të ishte i shkurtër, vetëm tre muaj. Pandeli Sotiri mbeti për një farë kohe mësonjës i vetëm i shkollës. Pak kohë më vonë erdhi Ibrahim Efendiu, si mësonjës i gjuhës turke. Në muajin maj erdhi Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut, si ndihmës i Pandeli Sotirit dhe si mësues i gjuhës greke. Në mësonjëtore u fut edhe gjuha frënge. Tashmë përveç gjuhës shqipe, Pandeli Sotiri do të jepte edhe frëngjishten të cilët e zotëronte mirë. Me vendosjen e gjuhës greke, në shkollën shqipe nisën të vinin edhe nxënës që deri atë ditë kishin frekuentuar shkollat greke. Pas kësaj numri i nxënësve po rritej, fëmijët po braktisnin shkollat e huaja e po ktheheshin te shkolla shqipe. “Me interes është fakti se shumica e këtyre nxënësve braktisën shkollat greke apo vllahe që ndiqnin deri atëherë dhe u regjistruan në shkollën shqipe. Nga një numur i kufizuar, rreth 35 nxënës që u regjistruan në fillim, në fund të vitit shkollor, d.m.th., pas tre muajve, arriti të kishte rreth 60 nxënës”.( “Shkollat e para kombëtare shqipe”, Hysni Myzyri, f.64, Tiranë 1973
Hapja e shkollave shqipe
Vetëm një javë më vonë, më 14 mars 1887, vëllai i Pandeli Sotirit, Koço Sotiri, çeli mësonjëtoren shqipe në Pogradec. Shkolla u mor në mbrojtje nga Kajo Babieni dhe Riza Minarolli. Ndini dhe Gjergji Gusho përgatitën çeljen e saj. Shkolla shqipe u çelën edhe në Ohër, në Rekë dhe në Treskë. Nisën përgatitjet në Elbasan, në Leskovik, në Ersekë etj. Në Polenë, në Luaras etj kishte filluar mësimi dhe shkrimi në gjuhën shqipe. Në një letër që i dërgohej nga Shqipëria “Fiamurit të Arbërit” në korrik 1887, thuhej, deri sot janë gjithsej gjashtë (shkolla). Në gusht të vitit 1887, me iniciativën e Petro Nini Luarasit në Ersekë u çel një shkollë shqipe private e cila vazhdoi dy vjet. Shkolla shqipe u hapën edhe në fshatrat e Vakëfit (zona e Panaritit). Përpjekje për çelje shkollash u bënë edhe në Berat, në Përmet, në Vlorë dhe në Gjirokastër, por për shkak të pengesave te shumta greko-turke nuk u bë e mundur çelja e tyre. Gazeta “Shqiptari” e Bukureshtit shkruante: “Të pakat tona shkolla shqipe, megjithë që gjenden në nisje, po zëri i tyre dëgjohet i fuqishëm për paravajtjen (përparimin). Kjo kohë e ëmbël, ky mëngjes kaq i bukur dhe i shkëlqyer u vret sytë ortodoksve dhe më tepër grekëve… Greku vë të gjitha të mbodhisurat mbi udhët të popullit shqiptar që të mos zhvillohet. Ay e di që po të zhvillohet shqiptari do të dalin… Istoritë në faqe dhe atëherë do të humbasin të drejtat që kanë rrëmbyer” (Gazeta “Shqiptari” e Bukureshtit, viti I nr. 13, datë 14 janar 1889, fq.2)
Leja për shkollën shqipe
Pandeli Sotiri e ndjente veten me fat që leja për çeljen e Mësonjëtores shqipe ishte nxjerrë në emër të tij. Autoritet turke kishin vendosur qe leja për çeljen e shkollave shqipe mund t’u jepej vetëm të krishterëve, myslimanët dëshironin t’i mbanin jashtë lëvizjeve të tilla. Me sa duket kishte qenë e vështirë gjetja e një mësuesi ortodoks nga Korça. Të nënshtruar prej mitropolisë askush nuk guxonte të bëhej drejtor i një shkolle shqipe. Gjendja në Korçë ishte e vështirë. Kjo bëhet edhe më e kuptueshme nga një rrëfim i Nuçi Naçit. Kur Pandeli Sotiri u largua nga Korça, Petro Nini Luarasi erdhi në Korçë që të zinte vendin e tij. Petroja u ndal te një han: Ja çfarë rrëfen Nuçi Naçi: “Këtë vjet unë vinja në shkollën greke. Një ndajnatë-herë të një dite janari, zbriti në han të Kovit një kolonjar. Dyke u ngrohur pranë mangallës po i tregonte mikut të tij qëllimin e ardhjes. Do të bëhej drejtor në shkollën shqipe. Qe mbushur me idealizëm të flaktë. Dhe unë tek e dëgjonja, u mbusha me inat dhe s’durova dot; ç’më kishin thënë në shkollën greke kundër shqipes ja flaka fytyrës që të gjitha këtij njeriu, që po vinte mësonjës në shkollën shqipe. E shava sa munda – dhe mbarova. Ay heshti; po më parë se të shkonja, më pyeti: “A mendon se në ç’gjuhë me shave?” Ika, po më kapi pendesa. Pas pak kohe, u bëra nxnënës i Petros…” . Edhe ky rrëfim i shkurtër tregon se helmi i Patrirkanës kishte pikuar në çdo shpirt ortodoksi. Nga 6 drejtorët e parë të Mësonjëtores së parë shqipe, tre ishin ngja Gjirokastra: Pandeli Sotiri nga fshati Selckë, Janko Minxha, dhëndri i Koto Hoxhit nga fshati Qestorat dhe Kristqa Vaja nga Gjirokastra; një ishte leskoviqar, Thanas Sina nga Postenani; një ishte nga Kolonja, Petro Nini Luarasi nga fshati Luaras dhe vetëm një nga Korça, Nuçi Naçi.
Dhespoti, Filotheos shpall mallkimin
Po atë ditë që u hap mësonjëtorja dhe fëmijët e vegjël shkuan në shkollë, dhespoti i Korçës, Filotheos Kostandinidhis dhe priftërinjtë shpallën mallkimin e gjuhës shqipe. Ditët që do të vinin, për pandeli Sotirin do të bëheshin gjithnjë e më të vështira. Gruaja e tij kish filluar t’i kërkonte me ngulm që të linte Korçën dhe të kthehej sa më parë në Stamboll. Në krye të intrigave qëndronte Mitropoliti i Kosturit Grigori, pasardhës i Qirillit. Sipas tyre, pas mallkimeve të shpallura, një gjëmë e madhe kishte për të ndodhur. Qiejtë do të çaheshin dhe rrufetë do të shkreptinin. Vdekja do të rrëmbente çdo njeri që mësonte shqip. Shqipja ishte shpallur gjuhë e mallkuar. Më të vjetërit, besimtarë të zotit, mbetën të tmerruar. Prisnin të ndodhte hataja e madhe. U mallkua Pandeli Sotiri, u mallkuan mësonjësit e mësonjëtores së parë shqipe, u mallkuan kujdestarët e saj, u mallkuan prindërit që çuan fëmijët në shkollë dhe prapë dhespoti i Korçës ngrihej dhe ngrysej duke mallkuar me kryq në dorë. U dha urdhër që asnjë prift të mos shkelte tek familje që çonin fëmijët në shkollë. Asnjë ceremoni fetare nuk do të kishte për ta. As në pagëzime, as në kurorëzime dhe as në varrime nuk do të kishin praninë e Zotit (priftërinjve) Të vdekurit nuk do të varroseshin në varret e të krishterve. Mihal Grameno në kujtimet e tij shkruan: “Me t’u hapur kjo shkollë, dhespoti dhe të gjithë priftërinjtë mbanin “llogo” (fjalim) në kishë duke mallkuar ata që përkrahnin këtë shkollë si dhe gjuhën shqipe…”(AQSh, Fondi Mihal Grameno, dos. 1: Kujtimet e nënës sime nga Mihal grameno, fq.13 ). Gjuha shqipe ishte një tmerr për ta. Megjithatë Pandeli Sotiri vazhdonte t’u gëzohej fëmijëve që vazhdonin të vinin në shkollë. Do të kuptonin përfundimisht që nuk ishin grekë, por shqiptarë nga një fis i lashtë.

Lajmërohet Athina dhe Patriarkana
Dhespoti i Korçës nuk u mjafta me kaq vuri në dijeni edhe Athinën dhe Patriarkanën. Pandeli Sotiri duhej të zhdukej nga faqja e dheut.“Tepër të shqetësuar nga këto përparime të shpejta të lëvizjes kombëtare, Mitropolia dhe kisha greke lajmëruan të alarmuar Athinën dhe Patriarkanën e Stambollit për ato që ngjisnin në Korçë dhe sipas udhëzimeve filluan të kundërveprojnë. Patriarkana me anën e Mitropolitit të Korçës u dërgonte të krishterve ortodoksë letra “këshilluese” duke i porositur që të largoheshin sa më parë nga bashkëveprimi me myslimanët në çështjen e shkrimit shqip sepse gjoja detyrat e larta të fesë e ndalonin këtë gjë (!) Njëkohësisht prej Athine iu dërguan letra lajkatare parësisë ortodokse të Korçës duke i quajtur pjestarët e saj “patriotë grekë” dhe duke këshilluar të tërhiqeshin nga çdo shoqëri apo bashkëpunim me “otomanët” (d.m.th, shqiptarët myslimanë), që punonin në dobi të shkollës shqipe. Letrat shoqëroheshin edhe me dekorata “të çmuara”, të cilat iu shpërndanë gjithashtu krerëve të fuqishëm, korçarëve ortodoksë”.(S. Luarasi, “Petro Luarasi” – jeta dhe vepra, Tiranë, 1958, fq. 241 nga “mallkimi i shkronjave shqipe”). Priftërinjë kishin trokitur edhe te dera e shtëpisë ku banonte gruaja e Pandeli Sotirit. I çonin dhurata te kushtueshme dhe i kërkonin që Pandeli Sotiri të braktiste mësonjëtoren. Mallkimi nisi të jepte fryte. Shumë njerëz u tronditën. Zoti po i mallkonte. I gjendur mes kërcënimesh të shumta dhe intrigave të pafundme, Pandeli Sotiri u largua nga Mësonjëtorja dhe u nis drejt Stambollit. Ai nuk e dinte që po udhëtonte drejt vdekjes

Vrasja e Pandeli Sotirit
Sipas të gjitha gjasave Pandeli Sotiri u vra në vitin 1991.Ngjarjet e asaj kohe rrodhën kështu: Viti i parë shkollor (1887-1888) pati drejtor Pandeli Sotirin, mësues të turqishtes Ibrahim efendiun dhe për greqishten Thanas Sinën nga Postenani i Leskovikut. Viti i dytë mësimor (1888-1889) pati të njëjtin staf pedagogjik, por Pandeli Sotiri, për shkak të kërcënimeve u largua pa përfunduar viti shkollor, ndërsa Thanas Sina që zuri vendin e tij, dha dorëheqjen në përfundim të vitit mësimor. Të gjitha këto ndodhën për shkak të kërcënimeve. Viti i tretë mësimor (1889-1890), fillo me drejtor Petro Nini Luarasin, me mësuesin e turqishtes Belul Efendiun (avokat) dhe Kristo Karagjozin (Vodica), i cili u jepte mësim fëmijëvë të vegjël. Viti i katërt shkollor (1890-1891) u çel sërish me drejtor Petro Nini Luarasin, por me përfundimin e vitit shkollor edhe Luarasi u largua nga Mësonjëtorja dhe shkoi në Kolonjë. Edhe për Petron qëndrimi në Korçë ishte bërë i rrezikshëm. Mësonjëtorja e parë shqipe hyri në vitin e saj më të vështirë. Shkolla kishte mbetur pa drejtor. Askush nuk ishte i sigurtë nëse do të gjendej një tjetër. Dhespoti i Korçës më në fund ia kishte arritur qëllimit. “Një qëndrim të tërbuar antishqiptar mbajti dhespoti i Korçës, Filotheos Kostantinidhis nga Ksanthi, i cili sipas vlerësimit të një bashkëkohësi ishte “zbatues i denjë i direktivave greke… prototipi i njeriut më antipatik dhe më i neveritshëm që mund të imagjinohet – mbrojtës fanatik i interesave greke.”(AQSh, fondi i de Radës Dos. 54/2: Letër e Gjergomiles dërguar De Radës, origjinali dorëshkrim italisht pa datë, (rreth vitit 1887). Kështu vlerësohej ai nga patriotët shqiptarë. Përpjekjet e atdhetarëve për gjetjen e një drejtori duhet të kenë qenë të mëdha e të vështira. Të gjendur në këto rrethana, nuk përjashtohet mundësia mundësia që t’i jetë kërkuar ndihmë edhe Pandeli Sotirit, i cili do të jetë treguar i gatshëm, por Patriarkana dhe gruaja e Pandeli Sotirit nuk do ta lejonin kurrsesi rikthimin e tij në Korçë. Atë kohë ai jetonte në Selanik, por padyshim që shkonte edhe në Stamboll. Përpjekjet e patriotëve u bënë gjatë pushimeve të verës. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë ndodhur dhe vrasja e Pandeli Sotirit. Atë e hodhën nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte në Stamboll
Sipas Nuçi Naçit
Në revistën “Dituria”, Nuçi Naçi shkruan: “Pandeli Sotiri kishte grua greke nga Fanari; ajo e shtërngojti të largoheshe së këtejmi (nga Korça) … Pandeli Sotiri u hoq nga Stambolli, ku pas ca kohësh gjeti vdekjen e tmerruar. E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë trekatëshe, ku rrinte; thanë se këtë vdekje të tmerruar ia pregatiti e shoqja dhe i vjehri”, revista “Albania” e Brukselit, viti I-rë, shtesë e nr 8 të vitit 1897 fq. 143, pasi tregon për mënyrën e korruptimit që përdori kisha greke ndaj së shoqes së Pandeli Sotiri dhe për dhuratat e çmuara që ju bënë asaj, shton …: pas ca ditësh mësohej se i gjori Pandeli kishte rënë nga një dritare e katit të tretë të shtëpisë së tij dhe se në këtë rënie “aksidentale” ai kishte gjetuar vdekjen”; po këtë afirmojnë edhe revista “Illyria”, nr 52 shkurt 1936 dhe Nikolla Lako në zëri i Popullit dt 7 mars 1959 etj. Të dhënat e mësipërme e bëjnë të qartë se kush kanë qenë shkaktarët e vdekjes së parakohshme të Pandeli Sotirit. Përsa i përket vitit të vdekjes janë dhënë mendime të ndryshme, por më i pranueshëm duhet të jetë viti 1891”. Së fundi, për për vitin shkollor të radhës u gjet Janko Minxha, dhëndri i Koto Hoxhit nga fshati Qestorat i Gjirokastrës. Ai ishte njeri i studiuar, njihte mirë frëngjishten dhe turqishten. Kishte studiuar në shkollën sulltanie, veçse ishte i dhënë pas alkoolit, ndaj në përfundim të vitit shkollor u pushua. Pas tij erdhi Nuçi Naçi, i cili qëndroi deri në vitin 1895. Gjatë viteve 1895-1897 Mësonjëtorja e parë shqipe u drejtua përsëri nga një gjirokastrit, Thanas Vaja. Gjithsesi, Pandeli Sotiri do të mbahet mend për çeljen e Mësonjëtores së parë shqipe në Shqipëri, theror për shpëtimin e Korçës nga helenizimi
Vepror Hasani
Për hartimin e këtij shkrimi u shfrytëzuan këto materiale:
“Shkollat e para kombëtare shqipe”, Hysni Myzyri, Tiranë 1973, Petro Nini Luarasi (Mendimtari martir i Rilindjes Kombëtare), përgatitur nga Alfred Uçi si dhe gazetat “Korça”. “Koha” dhe “Lidhja ortodokse.
Shenim: E dergoi per Diellin-Raimonda Moisiu


Masakra që kullon gjak tash 184 vjet

$
0
0

Nga Uk Lushi/
Pas më shumë se pesëqind viteve, në fillim të shekullit të 19-të, si në rastin e çdo perandorie tjetër që nuk mund të shkëlqejë përjetësisht, rënia zuri t’i rrëzbiste edhe themelet e Perandorisë Osmane. Në njërën anë popuj të shumtë, që ishin pushtuar qoftë me zor qoftë me joshje, dhe në anën tjetër Rusia dhe shtetet europiane, duke ndjerë dobësinë e shkërmoqjes së fuqisë së Stambollit, filluan ta godasin trupin perandorak kudo mundeshin. Krerët dhe elitat e popujve nën thundrën osmane po shihnin rastin dhe interesin e tyre ndërkaq që përpiqeshin të përfitonin sa më shumë për vete dhe popujt që i udhëhiqnin drejt pavarësisë.
Në këtë periudhë të turbullt, ndonëse nuk i ishte nënshtruar sundimit otoman asnjëherë plotësisht por— paralelisht dhe paradoksalisht— i kishte dhënë perandorisë udhëheqës dhe komandantë të jashtëzakonshëm nga gjiri i saj, elita e të vetmit popull e cila sillej si e ndërkryer dhe pa përgjegjësinë historike ishte ajo e shqiptarëve.
Gjatë viteve 1820, ndërsa dukej qartë që Greqia do të fitonte mëvetësinë duke ju falënderuar edhe luftës së shumë shqiptarëve, fuqia e elitës ushtarake në trojet shqiptare ishte shumë e madhe dhe bile edhe Egjipti administrohej dhe drejtohej nga valiu shqiptar Mehmet Ali Pasha. Mirëpo çuditërisht, në vend se për veten, shqiptarët herë luftonin për osmanët kundër të tjerëve, e herë për të tjerët kundër osmanëve. Mund të thuhet që ata në fakt luftonin më së pakut për veten e tyre!
Sidoqoftë, diku në kapërcyell të dekadës së tretë, ose më saktësisht kah fillimi i vitit 1830, duke parë që perandoria nuk po i paguante dhe shpërblente edhe pse gjakoseshin për të, katër prijës madhor— Mustafa Bushatliu, Veli Beu, Silehdar Poda dhe Arsllan Beu— u pajtuan të linin anash mospajtimet private dhe të bënin kauzë të përbashkët vetëm luftimin kundër turqve. Jugu dhe veriu i trojeve shqiptare u ngritën në revolta lokale. Rebelimi nuk u organizua në tërë gjeografinë e Shqipërisë njëkohësisht dhe si rrjedhojë veziri osman me prejardhje greke Reşid Mehmed Pasha arriti fitore të pjesshme kundër jugut, përpara se gegët e veriut të bëheshin gati për kryengritje dhe t’u vinin në ndihmë vëllezërve të tyre toskë.
Atë që nuk mundi ta bënte në fushëbetejë dhe i frikësuar nga bashkërendimi i jugut dhe veriut Reşid Pasha e vendosi të bënte me mjete tjera. Me dijeninë dhe miratimin e Sulltan Mahmudit II greku e mendoi një plan tinëzar për liderët e jugut shqiptar. Ai u premtoi pagesën e plotë gjithë atyre që kishin shërbyer në ekspeditat turke dhe i ftoi 1000 komandantë dhe krerë të Toskërisë që të takoheshin me të në qytetin e Manastirit në një gosti madhështore ku do të gjenin së bashku zgjidhjen e të gjitha problemeve. Rreth 500 fisnikë iu përgjigjën vezirit të Padishahut dhe dhanë fjalën që do të merrnin pjesë në ahengun xhymert të Pashait.
Sot— saktësisht— 184 vjet më parë, pra, me datën 8 të muajit të tretë të Pranverës së Parë të vitit 1246 sipas kalendarit islamik respektivisht me 26 gusht 1830 sipas kalendarit tonë afërsisht 500 elitarë— shumica e parisë së jugut të Shqipërisë dhe ajka e e gardës së tyre— në mesin e tyre edhe Veli Beu dhe Arsllan Beu— veshur, mbathur dhe armatosur si për ceremoni më—u drejtuan kah hipodromi i Manastirit ku ushtria perandorake— siç u ishte thënë— do të parakalonte në nderim të tyre.
Dielli i asaj të enjteje sapo kishte nisur zbritjen e pasdites. Prijësit shqiptarë u rreshtuan përballë 1000 trupave turke që t’i vështronin ndërsa ata do të kryenin marshin ceremonial. Mirëpo, ende pa mbaruar pozicionimi i shqiptarëve vis-à-vis efektivit, ushtarët turq filluan të shtinin rrufeshëm dhe tradhtisht mbi bejlerët dhe komandot toske. Sigurisht që burrat e rënë në grackë rezistuan deri në frymën e fundit dhe mbase disa duhet të kenë paguar vetveten shtrenjtë, porse bilanci i plojës ishte katastrofal dhe shqiptarët u vranë nga ushtarët e sulltanit deri në njeriun e fundit. Pas kësaj masakre barbare të paparë ndonjëherë kufomave ju prenë kokat, të cilat u dërguan në Stamboll nga një njësit tartar, ndërkaq trupat u lanë në të hapur të haheshin nga qentë dhe shpendët grabitqar.
Osmanët pasi e zhvoshkën jugun nga udhëheqësit, një vit më vonë, me 1831, e mposhtën edhe Shkodrën dhe u ndaluan të gjithë shqiptarëve mbajtjen e armëve, përshirë edhe shqiptarët e fesë islame. Në të gjitha vilajetet shqiptare në role drejtuese u transplantuan kodoshë dhe xhahilë pro-otoman. E tërë kjo ndodhi ndërsa shtetet dhe kombet ballkanike bëheshin të mosvarme dhe zgjeroheshin në shpinë të atyre që vonoheshin— me apo pa fajin e tyre. Shumë shqiptarë të ballafaquar nga pa-perspektiva dhe terrori osman u detyruan të emigrojnë për në Rumani, Egjipt, Bullgari, Itali të Jugut, Stamboll dhe më vonë për në SHBA. Porta e Lartë nuk fitoi kushedi çfarë nga masakra mizore dhe aktet e egra më pas, por kombi shqiptar humbi shumë sepse mbeti historikisht mbrapa— së pakut gjysmë shekulli— derisa (ri)lindi Rilindja Kombëtare.
Po pse, edhe pas 184 vitesh, Masakra e Manastirit kullon gjak? Pse edhe gati pas dy shekujsh ne shqiptarët duhet të ndalemi për disa momente dhe dëgjojmë rënkimin dhe gulçet e paraardhësve tonë që u prenë si kallinj gruri në qytetin e Manastirit me 26 gusht 1830?
Sepse efektet e kësaj masakre ndihen edhe sot. Sepse hierarkia shoqërore dhe kombëtare ndër shqiptarë ka pësuar dëme të mëdha prej 26 gushtit 1830 dhe ne jemi bërë pre e apetiteve hegjemoniste të shumë fqinjëve. Sepse masakra ka tentuar zhbërjen e Shqipërisë dhe— përkundër se dështoi— ja ka dalë ta vonojë Shqipërinë— që nuk është bërë ashtu si duhet të jetë akoma, as sot. Sepse duke mos hedhur dritë historike mbi këtë masakër dhe duke e mbajtur gjysmë të fshehur tragjedinë kastat e mëvonshme shqiptare, e bile as ato të sotmet, nuk kanë kuptuar se çdo të thotë të bëhesh dhe jesh elitë. Sepse në çdo komb ka dhe duhet të ketë një pakicë që ka privilegjin por edhe përgjegjësinë që të udhëheqë dhe ruaj interesin e pjesës më të madhe të shoqërisë. Sepse pjesëtarët e elitave ushtarake, politike, ekonomike, intelektuale dhe tjera që zënë postet e udhëheqjes dhe që influencojnë vendimmarrjen për të tashmen dhe ardhmen duhet të reflektojnë çfarë u ka ndodhur bejlerëve me 1830 dhe duhet të lidhen me njëri-tjetrin dhe sidomos ta lidhin interesin vetjak me atë të popullit, përndryshe përfundojnë sikur cjapi te kasapi. Sepse elitat e përgjegjshme duhet të punojnë në rekrutimin e pjesëtarëve të aftë nga të gjitha shtresat e popullsisë për të ripërtërirë vazhdimisht bazën dhe zgjatur rrezen e rrethit kombëtar. Sepse pasardhësja e Perandorisë Osmane sot u kërkon Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që të rishkruajnë historinë e “(bashkë)jetesës” me dhe nën pushtimin osman ndërkaq që për një masakër të tmerrshme si kërdia e Manastirit me 1830 para se të rishkruhet duhet të shkruhet historia dhe Turqia duhet të shprehë keqardhje dhe pendesë dhe ne do ta falim, por pa pasur nevojë të harrojmë. Sepse një popull i cili nuk e di të kaluarën e tij, e cila përmban edhe ngjarje të llahtarshme si gjëma e Manastirit dhe nuk i kujton përvojat e tilla duke reflektuar për pse-të e tyre, nuk mund të shkojë në të ardhmen. Sepse…sepse-të janë aq të shumta dhe unë jam i sigurt që shumë nga to do t’i gjeni ju vetë!

Tomorri pagan me veshje myslimane, rituali në 2400 m lartësi

$
0
0

“Njerëzit kërkojnë shërim nga gjaku i bagëtisë”
Për pesë ditë dhe net mijëra njerëz ngjiten në Malin Tomor për pelegrinazh. E vështirë t’i quash besimtarë të një zoti njerëzit që vijnë këtu me hapësira që zgjerohen e ndërtohen përvit nga kleri bektashi. Vëzhgimi i ABC NEWS në Teqenë dhe Mekamin e Çukës mbi Kulmak.
Në pelegrinazhin e gushtit në Tomorr kërkojmë një kuptim kulturor prej bektashizmit. Në teqen 100-vjeçare dhe në Çukën mbi Kulmak, guri i ri është përhapur dhe ka zgjeruar vendin e kultit, me varret e shenjtëve. Njerëzit kërkojnë mirëqenie dhe ekonomi për shtëpitë, shërim për të sëmurët, gratë për të lindur fëmijë, të rejat fat në martesë.
Gjatë pesë netëve të pelegrinazhit ushqimi bazë është mishi i qingjit. Bagëtitë brenda vathave të improvizuara rrëzave të teqesë qarkullojnë në duart e familjarëve dhe kasapëve profesionistë. Janë therur rreth 7400 kokë dhen.
Raporti i sekretarit të teqesë do kishte tronditur shoqatën për mbrojtjen e kafshëve, po ta kishte Shqipëria një të tillë. Ca më shumë po të besohet që bektashizmi e sheh zotin kudo te gurët, drurët, muzika, dhe te çdo kafshë sheh shpirtin e shtegtuar të njeriu të vdekur. Po sigurisht këtu askush nuk mendon se po ha shpirtin e të ngjajshmit të vet.
Po bektashinjtë që rregullë jete kanë tolerancën edhe në ushqim, e lejojnë si në parahistori flinë dhe dhuratën për malin e shenjtë dhe mekamin e Abaz Aliut. E vetmja kafshë që nuk preknin dot ata është lepuri. Sepse besohet të jetë shpirti i vrasësit të Abaz Aliut!
Portreti i këtij persi, Abaz Aliut, rënë në Qerbela është si një riprodhim ashiku Bollivudi. Që përfundon në facebook. Mbi kalë është po ai. Vepër e një autori të realizmit socialist. Prej 1800-ës ekziston në gur pseudo varri i tij. Një dorë dhé prej varrit të vërtetë në Mesopotamin islam.
Bektashizmi përvetësoi në këtë majë mali një kulturë pagane, një hapësirë shpirtërore të psikës popullore. Siç bëri më vonë doktrina komuniste që ditët e shenjta të feve monoteiste i ktheu në festa për klasën fshatare e punëtore.
Maja jugore e Tomorit. 2400 metër lartësi. Natyra është e akoma e fortë për të mos u ndotur nga njerëzit.

Dita e Punës në SHBA

$
0
0

Nga Rafael FLOQI/ Michigan/
WASHINGTON D.C: Në mbarë Shtetet e Bashkuara sot Amerikanët po festojnë Ditën e Punës, që nderon punëtorët e vendit dhe që tani është shndërruar më shumë në një ditë ku familjet mblidhen së bashku për të shënuar ditë e fundit të verës.
Kurse e hëna e parë e shtatorit u bë festa zyrtare e punës në Shtetet e Bashkuara në vitin 1894 dhe në dekadat që pasuan qendrat e rëndësishme industriale, qytet e mëdha në Kalforni, New York, Illinoi, e të tjera organizoin parada të mëdha që nderonin punëtorët e sindikatave. Ndërsa sot këtu në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Punës, dy këndvështrime të ndryshme janë subjekti i një debati dinamik rreth punonjësve amerikanë, papunësia dhe gjendja e tyre ekonomike dhe ajo ndër vite ka qenë që të mos bëhej ideologjizimi i kësaj feste.
Për këtë arsye duke e ndarë këtë festë nga 1 Maji – Dita e Punëtorëve pas masakrës Haymarket, ka qenë Presidenti i 22të dhe 24të i SHBA, Grover Cleveland (presidenti i vetëm që ka shërbyer dy terma jo-të njëpasnjëshme dhe për këtë arsye është i vetëmi individë për t’u numëruar dy herë në numërtimin e kryetarëve të SHBA.) nga “frika” e përkujtimit të Ditës së Punës më 1 Maj – një festë e ideologjizuar mbi mësimet marksiste – leniniste, mundi të bëj një mundësi për të përkujtuar këtë festë në shtator .
Kështu, në vitin 1887 , ishte Presidenti i SHBA, Grover Cleveland ai që zgjodhi të hënën e parë të shtatorit si një festë zyrtare për të kujtuar Ditën e Punës – Knights of Labor.
Në Shtetet e Bashkuara , Dita e Punës , të hënën e parë të shtatorit, është një krijesë e lëvizjes punëtore dhe është i përkushtuar për të arriturat ekonomike dhe sociale të punëtorëve amerikanë . Ajo përbën një “shpërblim” vjetor kombëtar tek punëtorët, mbasi kontributet e tyre kanë bërë rritjen e fuqisë ekonomike , prosperitetin dhe mirëqenien e vendit të tyre . Vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, festë zyrtare për punëtorët është Dita e Punës në të hënën e parë të shtatorit . Ngaqë kjo ditë u promovua për herë të parë nga dy sindikatat më të mëdha të asaj kohës; Bashkimin Qendrorë të Punës – Central Labor Union dhe Kalorësit e Punës – Knights of Labor, të cilat ishin ato që organizuan dhe paradën e parë në New York City .
Duke shënuar “Fundin e Verës” dita e hëna e parë e shtatorit Dita e Punës ka ardhur duke u festuar nga shumica e amerikanëve si një fund simbolik që shënon mbarimin e verës ku në parqe dhe bregut të liqeneve dhe detit djemtë e rinjë në shoqërinë e vajzave të dashuruarat e tyre, ose edhe çiftet e martuara , Ditën e Punës, zakonisht e shënojnë si ditën e fundit e vitit, kur ata mund të veshin rroba të bardha komplet dhe të lehta.
Por model i festimit për shënimin e Ditës së Punës e cila u përvijuar që në shënimin e parë të festës është mbajtja e një parade në rrugë për publikun e organizatave tregtare dhe të punës e ndjekur nga një festival masiv me koncerte në natyrë, aktivitete të ndryshme, kulturore, artistike e sportive, që organizohen për punëtorët dhe familjet e tyre .
Kjo është bërë model për festimet e Ditës së Punës, dhe kështu festohet sot Dita e Punës në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Festa është shpesh edhe kthimi në shkollë , edhe pse kohët e shkollave shtet më shtet tani të ndryshojnë shumë. Në sportet e SHBA , Dita e Punës shënon fillimin e NFL dhe stinën e futbollit të kolegjeve kurse ekipet NCAA zakonisht luajnë lojrat e tyre të para të fundjavës
Ndërsa, për të përfituar një numër të madh të klientëve të mundshëm në dyqanet e tyre tek privatët, Dita e Punës ka bërë që të nisë qysh në fundjavë dhe është një ditë e rëndësishme për shitje për shitësit me pakicë e shumicë dhe më çmime shumë më të lira në Shtetet e Bashkuara . Disa nga shitësit në SHBA thonë se Dita e Punës është një nga datat për shitje më të mëdha të vitit , e treta sipas tyre pas të Premtes së Zezë dhe sezonit të Krishtlindjeve.

Ironikisht, për shkak të rëndësisë së fundjavës shitjes me shumicë dhe lirë, disa nga ata që janë të punësuar në sektorin e shitjes me pakicë dhe shumicë jo vetëm që punojnë në Ditën e Punës , por punojnë me orë të gjata .
Gjatë 30 vjetëve të fundit numri i anëtarëve të sindikatave në Shtetet e Bashkuara ka rënë ndjeshëm, në kushtet e zhvillimit të teknologjisë dhe globalizimit të ekonomisë botërore. Kështu, në vitin 1983, 20 për qind e punëtorëve amerikanë bënin pjesë në sindikatë, ndërsa në vitin 2012 kjo shifër ishte 11 për qind.
Megjithatë, në saje të përpjekjeve të sindikatave në vite janë arritur një sërë rezultatesh, si përmirësimi i kushteve në vendin e punës, java 5-ditore e punës, sigurimi shëndetësor për punonjësit dhe një numër i caktuar ditësh pushimi me pagesë.
Por me rritjen e teknologjisë dhe globalizimin e ekonomisë botërore, lëvizja e sindikatave ka rënë thellë. Shumë kërkesa të sindikatave, si java e punës me pesë ditë dhe kujdesi shëndetësor dhe pushimet e paguara nga punëdhënësi, janë garantuar në shumicën e vendeve të punës.
Shumë korporata amerikane vazhdojnë të jenë kundër organizimit të sindikatave. Vetëm një ndër tetë punonjës në amerikë merr pjesë në një sindikatë, një shifër sa gjysma e asaj të para 30 vjetëve.
Kohët e fundit, punonjësit në Shtetet e Bashkuara janë përballur me kohëra të vështira. Papunësia është në shifra të larta, ndërsa rrogat dhe përfitimet vazhdojnë të ulen, së bashku me rradhët e sindikatave. Fushata presideniciale tashmë është në fazën e saj aktive dhe të dy kandidatët po deklarojnë se do të bëjnë më të mirën për punonjësit amerikanë. Ndonëse sindikatat e kanë humbur emrin që kanë pasur në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave të fundit, besoj se ato ende kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur.
“Unë besoj se sindikatat kanë ndihmuar popullin amerikan. Madje edhe ata që nuk kanë qenë pjesë e sindikatave kanë arritur shumë përsa i përket pagave apo përfitimeve”. Por pjesmarrja në sindikatë ka rënë me rreth 50 për qind gjatë 40 viteve të fundit. Dhe vitin e kaluar, shteti i Wisconsinit u hoqi të drejtën e organizimit në sindikatë shumicës së punonjësve të sektorit publik.
Shumë ekonomistë mendojnë se ulja e pjesmarrjes në sindikata është një faktor i rëndësishëm në rënien e pagave, duke marrë parasysh edhe rritjen e inflacionit.
“Kjo situatë është krijuar për shkak të papunësisë së lartë gjatë viteve të fundit, si dhe për shkak të faktit se gjatë 30 viteve të fundit, si rezultat i globalizmit, punonjësit amerikanë po konkurojnë me punonjës të vendeve të tjera që paguhen me rroga shumë më të ulëta. Kjo ka çuar në erozionin e sindikalizmit”. Kompensimi i punonjësve ka pësuar ndryshime të mëdha. Sot për kujdesin shëndetësor paguhet shumë më tepër se sa në të kaluarën. Më pak shkon për rrogat dhe përfitimet. Ky nuk është shfrytëzim. Kjo ka ardhur si rezultat i shtimit të kostos së kujdesit shëndetësor dhe shpenzimet duhet të dalin nga diku.”
Ulja e kostos së kujdesit shëndetësor dhe rritja e rendimentit do të çojë në rritjen e pagave. Por analisti Mishel nuk beson se kjo është e vërtetë. “Pagat janë ulur për ato kategori të popullsisë që nuk kanë patur fare kujdes shëndetësor”. Ndërkaq, drejtuesi i sindikatës besojne se pagat do të vazhdojnë të ulen derisa punonjësit të organziohen dhe të ushtrojnë presion për miratimin e politikave që do të përqëndroheshin në sigurinë ekonomike për të gjithë. Megjithate Gezuar Labor day !

HALIM DERALLA- PERSONALITET I SHQUAR I LËVIZJES AUTONOMISTE SHQIPTARE

$
0
0

Shkruan:Eugen SHEHU/
Padyshim që historia e një kombi,është historia e familjeve të mëdha të këtij kombi.Familjet e mëdha shqiptare,kanë qenë në çdo kohë barrikadat e para ndaj çdo rrebeshi,të paepura në stoicizmin e tyre ato kanë pritur e janë përballur me hordhi armiqësh gjithfarësh,duke mbrojtur njëherazi nderin e tyre dhe kombin.Padyshim në vargun e këtyre familjeve të mëdha,dera e Derallëve,zë vendin e saj të merituar,në historinë shqiptare të shekullit të kaluar.Ndër pinjollët e kësaj dere,Mehmet Pashë Derralla do të linte grada dhe ndere të ofruara nga Porta e Lartë,duke u vënë plotësisht në shërbim të Shqipërisë,në radhët e para të kalorësve që kërkonin pavarsinë e trojeve etnike arbërore.Këtë shqiptarizëm të kulluar,ministri i luftës i të parit shtet shqiptar (1912) do ta përcillte pos të tjerave edhe tek djemtë e tij,Halimi,Gajuri,Hyseni etj.
Halim Deralla,ka lindur në fshatin Gradec,në rrethina e Tetovës,në vitin 1879.Fëmijërinë e kalon aty e më tej,nis mësimet e para në shkollën qytetëse të Tetovës.Mbasi mbaron mësimet aty niset në Stamboll kryeqendra e Perandorisë Osmane,e lakmuar sidomos nga djemtë e dyerve të mëdha siç ishte Halimi.Në të vërtetë mëson shumë,ku kalon pjesë më të madhe të kohës mbi libra dhe pas mbarimit të shkollës së mesme vijon studimet,në vitin 1898,në fakultetin e drejtësisë.Falë reputacionit që Mehmet Pashë Derralla,gëzonte asaj kohe në rrethet patriotike shqiptare,Halimi do të binte në kontaktë me idetë e para të rilindasve shqiptarë,për autonominë e trojeve arbërore.Studentin e Tetovës do ta shihnin me respekt në Stamboll,jo vetëm për këmbënguljen në përvetsimin e dijeve por edhe për natyrën e tij disi të heshtur,fjalëpak dhe krenarë.Kështuqë me mbarimin e fakultetit të drejtësisë emërohet si nënpunës i lartë i administratës osmane në Serbi.Ai do të dallohej për korektësinë në funksionet shtetërore,çka ishte diçka e radhë në radhët e nënpunësve të korruptuar të perandorisë së asaj kohe.Madje shkallët e karrierës së tij në fushën e jurispondencës,mund të ishin tejet të lehta,nëse në agim të shekullit të kaluar,nuk do të kishte dalë në pah,çështja shqiptare.Në fillim të vitit 1908,i jati i Halimit,Mehmet Pashë Deralla,në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin,Hasan Prishtinën,Dervish Himën,Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj,ideojnë lëvizjen autonomiste në Vilajetet shqiptare,tashmë atij i duhet të udhëtojë në krahina të ndryshme,të zgjojë vetëdijen nacionale,të zgjojë bashkëkombasit e vet prej territ osman.Por i duhet të qeverisë edhe pronat e mëdha që ka në Tetovë e rrethina,dhe në këto kushte ai thërret të birin e vet,Halimin,për ta ndihmuar në detyrën e madhe që duhet të përballonte.Halimi tanimë pothuajse 30 vjeçar,me shtratin e lartë me atë vështrimin e thellë e të menduar do të ngarendë për t’u vënë plotësisht në shërbim të kombit të vet,duke kuptuar se drejt pavarsisë të trojeve etnike,shkohej me pushkë dhe dituri.Halimi do të jepte ndihmesë të madhe, në vitin 1908,sidomos në përkrahje të shkollave shqipe,në Maqedoninë shqiptare.Me nismën e tij i përkrahur edhe nga Dervish Hima,biri i Derallave do të blente abetare dhe libra shqip për t’ua shpërndarë falas nxënësve në Tetovë e rrethina.Burime të diplomacisë austrohungareze,duke folur për këto troje na bëjnë me dije se ;”ndonëse zyrtarisht shkollat nuk janë çelur,në to zhvillohet rregullisht çdo ditë dy orë mësim për gjuhën shqipe”.(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës.Raport i konsullit Pollanc,dërguar Vjenës,dok.26 ).
Turqit e rinj pamvarsisht se patën premtuar shumë liri e të drejta për shqiptarët,kur panë se lëvizja autonomiste sa vinte e rritej u përpoqën të ndalnin me çdo mjet atë.Kështu,ata mundën të kufizonin deri diku pjesëmarrjen e gjërë të luftëtarëve të kosovës në Ferizaj,të cilët sidoqoftë arritën të lidhin besën në atë kuvend burrash.Autoritetet ushtarake osmane u përpoqën me çdo kusht të ndalnin këtë manifestim,kinse Stambolli do t’u plotsonte shumë shpejt kërkesat.. por atdhetarët shqiptarë e kuptonin se kjo ishte një manovër sa për të kaluar radhën.Sali Gjuka,Halim Deralla,Dervish Hima, Nijazi Resnja etj,bënë çësht e mundur që marshimi i shqiptarëve drejt Shkupit të mos ndalej.Ngase Korparmata e Dytë me qendër në Manastir përbëhej në pjesën më të madhe prej shqiptarëve,ngase patën nisur të vepronin komandat lokale të shqiptarëve në Tetovë,Gostivar,Dibër,Strugë,Ohër e Manastir etj,në mbrëmjen e 24 korrikut 1908,Porta e Lartë vendosi të ndal marshimin,duke dëgjuar kërkesat e shqiptarëve dhe duke iu dhënë atyre menjëherë disa prej të drejtave të mohuara.Burime të historiografisë sonë,na bëjnë me dije se në bisedimet e përfaqsuesve të luftëtarëve kanë qenë pos të tjerëve edhe Halim Deralla,i cili me autoritetin që gëzonte ka mbrojtur me logjik e vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.Pas tri katër ditësh pothuajse në gjendje lufte,Shkupi u zbraz prej luftëtarëve shqiptarë të cilët mundën të fitonin disa të drejta elementare.Ndër këto të drejta ishte edhe largimi i punonjësve osman të korruptuar,të cilët populli nuk i duronte dot.”Komiteti shqiptar,njoftonte Pllanc,po urdhërojnë autoritetet lokale turke,të pushojnë nga detyra punonjësit që nuk i do populli”.( Arkivi i Institutit të Historisë–Tiranë.Fondi i doku. të Vjenës,dt.29 korrik 1908).
Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave,në Tetovë do të shëndrrohej në një çerdhe të shqiptarizmës.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi do të ishin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare,duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre.Të dy sëbashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë,Trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën,Bedri Pejanin,Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashërin, Hamdi Ohrin,Hoxhë Vokën dhe dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912,do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët për t’u bërë ballë sulmeve osmane dhe atyre serbo-bullgare.Në gushtin e vitit 1912,Hasan Pristina me cilësinë e përfaqsuesit shqiptar të trevave të veriut,zhvilloi disa bisedime me autoritetet e larta osmane,në Prishtinë dhe Ferizaj.Mandej në Ferizaj ai i paraqiti komisionit qeveritar osman edhe një memorandum prej 14 pikash.Ky memorandum iu dorëzua komisionit osman në 9 gusht 1912,duke deklaruar që në rast se brenda dy ditëve nuk do të pranoheshin,atëherë forcat shqiptare kryengritëse do të marshonin drejt Shkupit.Pas kësaj forcat shqiptare të komanduara prej Idriz Seferit,Isa Boletinit,Hasan Prishtinës etj,u riorganizuan dhe u nisën me tren drejt Shkupit.Meqenëse qeveria osmane e vonoi përgjigjen e memorandumit atëherë shtabi madhor i kryngritjes shqiptare,vendosi të marrë Shkupin,dhe brenda 48 orëve,qyteti u rrethua nga rreth 30 mijë luftëtarë shqiptarë,ndërkaq edhe brenda qytetit,atdhetarë të tjerë në mënyrë të fshehtë po organizoheshin.Valiu i Kosovës,Masar beu,i ndodhur në këto kushte të vështira dha dorëheqjen.Ndërsa komandanti i granizonit ushtarak të Shkupit,në pamundësi t’u bënte ballë kryengritësve,u largua fshehurazi duke vënë në dijeni Portën e Lartë për revoltën e madhe të shqiptarëve.Në këto rrethana më 12 gusht 1912 rruga ishte pothuajse e hapur.Shkupi qyteti i lashtë i trojeve arbërore ishte fare pranë lirisë së ëndërruar prej 5 shekujsh.Pasi patën marrë të gjitha masat,pasi kishin njoftuar atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për çfar ishte arritur,burrat mëmëdhetarë,nuk munguan të hyjnë në Shkup.”Prijësit dhe udhëheqësit e shquar ;Hasan Pristina,Idriz Seferi,Isa Bolentini,Bajram Curri,Halim Tetova,Shan Prizëreni,Ramadan Zaskoci,prijnë drejt Shkupit me flamuj të shpalosur me bandën muzikore kryengritëse me brohoritje entuzijaste”.( Sh. Braha “Idriz Seferi “ – Tiranë 1982 , faqe 177 – 178 ).
Në nëntorin e vitit 1912,atëherë kur Mehmet pashë Deralla udhëtonte drejt Vlorës si një përfasues i popullit të Kosovës,i biri i tij Halimi në krye të një çete prej 200 luftëtarësh tetovarë do të virej në mbrojtje të trojeve shqiptare.Dihet tanimë se pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani fqinjët tanë të përkrahur dhe nga Rusia Cariste,Franca e Anglia,kërkonin aneksimin e tokave tona.Orekset shovene parashihnin coptimin e plotë të Shqipërisë ndaj grekët,bullgarët,serbët malazezët,pasi krijuan Aleancën e krishtere ballkanike iu vërsulën ndaj tokave shqiptare me grykësinë e një lukunie ujqish,ndonëse formimi i shtetit të parë,të pavarur shqiptar pati dimensionet e veta historike,ky akt nuk mundi gjithsesi të shpëtonte Shqipërinë prej coptimit të saj.Dhe ndërsa përfaqsuesit e Fuqive të Mëdha,koteshin të përgjumur kur ndahej toka shqiptare,ishin bijtë e saj si Halim Deralla,të cilët pa marrë në sy rrezikun,luftonin viseve të atdheut për lirin e tij.Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit-Vlorës,dhe kabinetit të tij,Mehmet Pashë Deralla,shkon sërish në Tetovë.Por serbët nuk mund të harrojnë as atë as birin e tij Halimin,të cilët organizuan një varg betejash për mosnështrimin e Tetovës,Gostivarit,Kumanovës e Strugës,prej çizmes sllave.Për më tepër,në luftërat e zhvilluara në këto treva në vitet 1913-1914 dera e shquar e Derrallave ishte vënë në shënjestër të qeverisë bullgaromadhe të asaj kohe.Është kjo arsyeja që atë e birë në vjeshtën e vitit 1914 e arrestojnë dhe e dërgojnë të lidhur në Karlova të Bullgarisë.Atë e bir,do të akuzohen rëndë prej gjygjit ushtarak bullgar,por ka qenë ndihma e pakursyer e disa atdhetarëve shqiptarë të Shkupit të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e tyre prej burgut të Karlovës,dhe ç’prej vitit 1914 e deri në fund të vitit 1915-ës,Mehmet Pashë Deralla së bashku me të birin jetojnë maleve e pyjeve të Sharrit,të ndjekur prej hafijeve serbosllave e bullgare.
Në vitin 1921,atëhrë kur hap dyert parlamenti i parë shqiptar,Halim Deralla do të ishte deputet i trevave të Maqedonisë shqiptare.Ai do të sillte në këtë parllament,me zërin e lartë krejt barbarizmat serbosllavo-bullgare që luheshin në kurriz të bashkëkombasve të vet,nën regjimin e urryer serb.Deralla ashtu si kundër i ati,do të mbronte pa u friguar çështjen shqiptare,ndonëse kërcënimet i vinin nga të katër anët,madje duke i bërë edhe tentativa për ta eleminuar fizikisht.Në rast të shpërnguljeve të mëdha që Beogradi kishte planifikuar me Stambollin,për ekstradimin e shqiptarëve mysliman në Azi,Halim Deralla jo vetëm në parllament,por sidomos në Tetovë,Gostivar e Kumanovë madje deri në fshatrat e Prilepit,do të shkonte vet të bisedonte me bashkëkombasit e tij,duke potencuar idenë se trojet shqiptare askurrë nuk duhet të braktisen.Edhe në disa raste kur autoritetet sllavobulllgare u rrëmbyen me forcë fshtarëve shqiptarë shtëpitë dhe tokat e tyre,Halim Deralla i ndihmoi ata me flori duke u blerë shtëpi të reja.Tejet vizionar,në rrafsh të politikës shqiptare dhe asaj ballkanike,Halim Deralla do të mbante një qëndrim të prerë veçanërisht në ngjarjet e qershorit të vitit 1924,si rallë kush prej politikanëve të asaj kohe ai do ta konsideronte revulucion bollshevik tejet të gabuar dhe të dëmshëm madje në shenjë revolte do të linte Tiranën ku nuk i munguan edhe ofertat për poste të rëndësishme.Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë,së toku me vëllezërit e tij Gajurin dhe Hysenin,do të kujdesej për pronat e trashëguara të familjes,pa harruar edhe kuvendet me prijësit e çetave të kaçakëve të Maqedonisë shqiptare.Lëvizjen kaçake në këto treva,Halim bej Deralla do ta ndihmonte jo vetëm me porosi e udhëzime,por sidomos me ndihmë të pakursyer materiale.Vetë shtëpia e tij në Tetovë,shpesh herë do të ishte strehë e sigurtë e prijësve kaçakë.Kur kryeministri shqiptarë Ahmet Zogu me ndihmën e shteteve të Evropës mori rrugën e udhëtimit për në Shqipëri,ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra,në shtëpinë e Halimit në Tetovë.Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familiare e ka përcjellë të nesërmen duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës,Gostivarit e Kumanovës,të cilët do të përcillnin deri në Tiranë,24 dhjetori i vitit 1924,i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit,mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës.Në vitet 1925-1928 biri i Tetovës,zgjidhet përsëri në parllamentin shqiptar si përfaqsues i trevave të Maqedonisë shqiptare.Edhe në këto vite ai do të dallohej sa për frymën e vendosmërinë për shtetin ligjor në shtetin amë,aq edhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkëkombasve të vet si në Kosovë,maqedoni,çamëri etj.Fjala e tij se “na jena përgjegjës përpara historisë për jetën e 2 milion shqiptarëve që padrejtësisht u ndan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913”,do të dëgjohej e fuqishme në sallën e parllamentit shqiptar dhe do të pasohej edhe nga burra të tjerë të shquar si ; Ali bej Këlcyra, Rauf Fico,At Gjergj Fishta,Mustafa Kruja etj.
Në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar Halim Derralla shkon sërish në Tetovë të jetojë pranë gruas,vajzave,vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të vet të shumtë.Ndërkaq personaliteti i tij nuk mund të pajtohej me reformat kolonizuese serbosllavo-bullgare,si dhe me dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj banorëve të Maqedonisë shqiptare,ndaj ai e ngre lart zërin e tij në mbrojtje të fatit të bashkëkombasve të vet.Duke qenë jurist i sprovuar,Beogradi nuk mund ta arrestonte pasi gjyqi mund të demaskonte akoma më keq regjimin serbosllav.Për këtë shkak serbët,ashtu si kundër kanë vepruar edhe qindra herë të tjera,paguan njerëz për të vrarë Halim Derallën.Dy atentate radhazi në vitet 1930-1931 bënë jehonë të madhe jo vetëm në Tetovë por edhe në Beograd e Tiranë.Ndërsa forcat e errëta të Beogradit i tmerronte ideja se edhe pas këtyre atentateve Halim Tetova jetonte ende,ishte Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu,i cili e ftoi bujarisht burrin e shquar të linte Tetovën dhe të shkonte në Tiranë.Një vit më pas,në pranverën e vitit 1932,Halim Derralla sëmuret në shtëpinë e tij. Populli i Tiranës dhe i gjithë viseve etnike shqiptare e përcollën me respekt birin e vet.personalitetin e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Bern-Zvicër

Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij çamë, hyri i pari në kala…

$
0
0

Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Shkruan Fahri XHARRA/
Cili ishte Jani Kondo?
Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën.
Në natën e 5 dhe 6 gushtit 1804, pas një beteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.
Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit ndihmuan në kryengritjen serbe,
Qëllimi i sintagmës i krishterit në ushtrinë turke, pra nuk është në atë që të zbulon por në atë që të fsheh dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” citon që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit. Edhe historianit serb, pro-serbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”.
Kush ishte Kondo Bimbashi pra?
Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (Cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon (Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.
Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale, paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre saqë iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiq të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka (shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar.
Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por t’iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.
Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilët ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot si kor, Kisha Serbe ta pranonte të vërtetën historike të tyre, gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e tyre natyrore.
Cili ishte Jani Kondo ?
Viti 1804,viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?
Pra , , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata.
“Per Jani Kondo-n ose serbët si e quanin Kondo Bimbashi nuk mund të gjënden të dhëna në internet as nga ana Serbe e as ajo Shqiptare , arsyeja për Serbet është : sepse Jani Kondo dhe grupi i tij ishin Shqiptar që e çliruan Beogradin ne vitin 1813 , kurse nga ana jonë dikush në kohën e sotme mund ta merr sikurse tradhëtar pse çliroi Beogradin ose ndihmoi Serbinë .Merreni si te doni , është me rëndësi që Beogradi u çlirua nga shqiptarët në vitin 1813 .
Jani Kondo, bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, “Legalizimi i krimit)Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës. Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.
Si shkruajnë serbët per Kondon? («Конда Бимбаша (1783, Јањина, Епир –1807, Троноша код Лознице) учесник у првом српском устанку.По нацији био јеЦинцар. )
“Kondo Bimbashi , pjesëmarrës në kryengritjen e parë serb. Me kombësi ishte Cincar
Kur Karaxhorxhe e çliroi Beogardin ( 1806) , Kondo me pesë djemë të veshur si ushtarë turq , i hapi dyert e Savës (Сава капију )dhe ia mundësoi Mirko Uzunit që ai me 150 ushtarët e tij të futet në qytet. Sulmi mbi këtë Sava Kapija ishte vendimtar për çlirimin e Beogradit. Me rastin e këtij sulmi vdiqën 50 serbë e edhe me ata Vasa Çarapiqi «
Qartas shihet mohimi i krejt asaj që ka bër Jani Kondo.
Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit
Nga ana tjetër, sllavët e jugut kishin përkrahjen e pakursyer të Rusisë. Përmes tyre ajo avanconte interesin e vet gjeostrategjik në Ballkan. Që nga kjo kohë u vendosën kufijtë e bazuar në real-politikë apo në interesa kombëtare të mbrojtura ushtarakisht. Këto interesa nuk merrnin parasysh trashëgiminë kulturore, historike apo realitetet etnike në terren, por një aspekt të ri, atë të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë. Shkaku i tretë i pësimit të shqiptarëve që nga kjo periudhë e deri më tani janë dilemat qytetëruese që mishërohen në politikën e Haxhi Qamilëve. (A.Xh)
Herën tjetër për Çele/Kullën e Nishit , me koka të shqiptarëve .
Fahri Xharra 26.08.14 ,Gjakovë

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>