Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

KONTAKTET E JOSIF BAGERIT ME PATRIOTËT SHQIPTARË

$
0
0

Nga Avzi Mustafa/
Josif Bageri tërë jetën e kaloi në varfëri familjare, në mërgim si bari, shegert, punëtor e udhëheqës i gazetarëve “Shqypeja e Shqypnisë” dhe “Ushtima e Krujës”,autor librash.(Kondo,1982). Megjithatë, kjo jetë plot brenga e halle nuk e demoralizoi Josif Bagerin, por përkundrazi i dha kurajë që të shquhet si patriot. Atë sot e njohim jo vetëm si luftëtar të çështjes kombëtare, por edhe si poet e publicist, si njeri që dinte të vë kontaktet me qarqet përparimtare të kohës.
Edhe pse autodidakt, falë zgjuarsisë që ia kishte falur ajri i pastër i Rekës, punës së palodhur dhe kontakteve të drejtpërdrejta me personalitete të shquara politike e shoqërore, ai u bë personalitet i shquar. Kontaktet e para me patriotët shqiptar, edhe pse ishin verbale, i pati që në fëmijëri kur shkonte te gjyshi në Dibër. Në shtëpinë e gjyshit vërente shumë njerëz që hynin e dilnin, bile ndonjëherë edhe dëgjonte biseda ose bënte kujdestari para portës së shtëpisë. Pati këso kontaktesh edhe kur i ruante delet nëpër malet e Kabashit dhe Vërbjanit, ku kalonin patriotët shqiptarë për të shkuar ose për t’u kthyer nga Prizreni. Aty Josifi ua tregonte rrugën ose burimin e ujit të ftohtë.
Kontaktet e drejtpërdrejta me shqiptarë nga të gjitha viset e Shqipërisë u dendësuan veçmas pas vitit 1887, kur ai emigroi në Bullgari. Ai nuk e kishte vështirë që nëpër rrugët e Sofjes, Varnës, Rilës, Plovdivit etj. të takojë edhe shqiptarë. Por, foleja e shqiptarëve të mërguar në Bullgari ishte kafeneja e Adham Shkabës dhe Spiro Garos, që mbante emrin “Albanija”, aty ku shumica e shqiptarëve pas kohës së punës e kalonin kohën duke biseduar dhe duke pirë kafe. Në këtë kafene çdo i ri që vinte binte në sy. Kështu edhe Josifi me kushëririn e tij, Berboshin, shpesh shkonin në këtë çerdhe mërgimtarësh. Aty bisedohej për ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri, të cilat i komentonin ashtu siç i kishin dëgjuar ose siç ua kishte thënë dikush, sepse shumica e tyre ishin analfabetë.
Josifi ishte një njeri me temperament të vrullshëm, njeri i gojës dhe me aftësi të jashtëzakonshme për t’u shoqëruar. Prandaj që në takimin të parë i la përshtypje Spiro Garos si njeri që di të gjykojë mirë. Kështu filloi shoqëria e tyre vëllazërore.
Me ardhjen e nxënësve që kishin kryer shkollën normale të Nikolla Naços në Bukuresht, e sidomos të patriotit të shquar korçar Dhimitar Mole, që kishte ardhur me qëllim të caktuar – që shqiptarëve t’ua mësoj shkrim leximin shqip, Josifi regullisht i ndiqte kurset e këtilla. Mata,1982). Dhimitar Mole hapi edhe një han, në të cilën një dhomë e adaptoi për bibliotekë, ku shqiptarët mësonin dhe lexonin. Një vit më pas, po nga Bukureshti, erdhën Kristo Luarasi, Kostë Jani, Trebicka dhe Ligor Borova, që kishin për qëllim të themelojnë një shtypshkronjë me emrin ’Mbrothësia’. Meqë Josifi dinte pak nga mjeshtëria e shtypit, nuk u kursye që të ndihmonte.
Simpatinë më të madhe nga patriotët shqiptarë Josif Bageri e fitoi në vitin 1886, kur shoqëria “Dëshira” organizoi një ekskursion në Bali Efendi (disa kilometra larg Sofjes), kur Josifi e recitoi poemën bukolike të Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi” duke qenë i veshur si bari, me shkop në dorë dhe me kambana të improvizuara që shprehnin gjallërinë e bagëtisë. Ky ishte edhe një rast për ata që nuk e njihnin ose që nuk kishin pasur kontakt me të, që të pyesin: kush është ky?; nga është? etj. Në fund të gjithë i uruan me: “Të lumtë”
Pas mbarimit të orës letrare, Bagerit iu afrua Poliksen Luarasi, me të cilin ata zhvilluan një bisedë miqësore. Në këtë të ngjarë morën pjesë edhe një numër i madh shqiptarësh të besimit musliman, në mesin e të cilëve edhe dibrani Said Islam Najdeni, i cili kishte ardhur për ta botuar ’Ferrefejzën” dhe “ Abetarin gengisht”. Meqenëse të dy ishin të një vendi, shoqërimi i tyre vazhdoi derisa Saidi (Hoxhë Vogli) u kthye në Dibër, ndërsa Josifi vazhdoi të interesohej për gjithçka, sidomos për Dibrën dhe Rekën.
Në Bali Efendi ekzistonte edhe një teqe, ku shqiptarët kishin vendosur të punojnë për “komb e jo për fe”. Por, ishte e domosdoshme që betimin ta kryenin në teqe. Ky betim ishte shumë me rëndësi, kështu që edhe Josifi hyri në teqe për t’u betuar. Ky ishte shkas që më vonë filluan akuzat ndaj Josifit se është protestant dhe “mason”. Për shkak të kësaj Bagerin do ta quajnë edhe me atributin “Josif turku”.Najdeni,1903). Megjithatë, Josif Bagerit nuk i pengonin akuzat. Ai me të dëgjuar se në Sofje ka ardhur Katerina Cilka për të marrë libra, që shtypeshin në Sofje për zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe, u takua me të dhe kjo më tepër i dha zemër që t’i përkushtohet çështjes kombëtare.
Josifi e adhuronte Naim Frashërin. Madje, ai i dinte të gjitha poezitë e tij, të cilat në çastet më të rënda e kishin mbajtur gjallë. Josifi kishte dëgjuar për shëndetin e ligë të këtij poeti, të cilin Josifi e quante “Mendja e Shqipërisë”. Prandaj më 1899 bashkë me një shok u nisën për Stamboll, që t’i bëjnë një vizitë. Edhe pse Naimi ishte i shtrirë në shtrat, e pranoi Josifin, ndërsa pas përshëndetjeve dhe bisedës së ngrohtë, Josifn ia recitoi disa nga poezitë. Kjo bisedë me Naimin e bëri Josifin edhe më aktiv ndaj vetvetes dhe ndaj ardhmërisë kombëtare.
Kontaktet me patriotët shqiptarë jashtë dhe brenda atdheut Josifi i zgjeroi pas vitit 1899, veçmas pas takimit me Naim Frashërin. Autori i monografisë Ruzhdi Mata thotë se: “Josif Bageri ishte ndër shqiptarët më të informuar në Sofje”Mata.1982). Tani e tutje ai, përveç kontakteve të drejtpërdrejta, vuri kontakte edhe me anë të letërkëmbimit: informonte dhe informohej; dërgon letra në të gjitha krahinat e Shqipërisë, e informon Shahin Kolonjën, e pastaj u dërgon letër vëllezërve kosovarë në Pejë etj.
Josifi kishte simpati të madhe ndaj revolucionarit dhe demokratit shqiptar Bajram Curri. Prandaj në vitin 1902 u takua me të dhe shkëmbeu mendime për tejkalimin e gjendjes së rëndë të shqiptarëve. Nga Kosova Josifi e kishte ndër mend të udhëtojë në Shqipëri, por Bajram Curri e porositi për rreziqet e udhëtimit, duke i thënë se “qentë nuk kanë besë”. Prandaj ia dha një shoqërues për ta dërguar në Shkup e Manastir, që pastaj të dalë në Shqipëri, normalisht duke e udhëzuar që të shkojë edhe te miqtë e patriotët shqiptarë.
Prej vitit 1902-1914, Josif Bageri mban korrespodencë me shumë patriotë dhe me shoqatat e ndryshme. Në bazë të dokumentaciot arkivor pranë AQSH, fondi 44 gjejmë shumë letra dërguar Shahin Kolonjës, Nikolla Ivanajt dërguar në Raguzë e në Shkup, Luigj Gurakuqit në Elbasan, Jani Vretos në Egjipt. Po ashtu në fondin 22 në dosjen nr. 7 gjejme edhe letrat të ndryshme dërguar patriotët shqiptar Josif Bagerit . Me interes është letra e Asdrenit dërguar Bagerit në tetor të 1910. (AQSh f. 65).
Në vitin 1904 Josifi përsëri kthehet në Sofje. Aty një grup shqiptarësh nga Bukureshti dhe Sofja kishin gjetur një princ spanjoll, që ishte martuar me një vajzë me prejardhje shqiptare me Emrin Don Gjin ALADRO – “Kastrioti”, i cili dëshironte të vë në pah gjoja pavarësinë shqiptare, duke përkrahur njëkohësisht elementin arumun në Shqipëri dhe Maqedoni(Dermaku,1987). Josifi, edhe pse u konsultua drejtpërsëdrejti me Aladon dhe suitën e tij, qëndroi indiferent ndaj kësaj çështjeje.
Në vitin 1907 në Sofje erdhën luftëtarët patriotë Bajo e Çerçiz Topulli, Mihail Grameno dhe Zenan Mashkullori. Josifi pati biseda të gjata dhe frytdhënëse me ata. Madje, ata e frymëzuan Josifin me idenë e lirisë së Shqipërisë dhe kështu atij iu mbush mendja që t’u bashkohet këtyre patriotëve. Prandaj e organizoi një çetë të këtillë me shqiptarë të Rekës. Por, për arsye të rreziqeve të mundshme, ata nuk e morën me vete deri sa të krijoheshin kushtet.
Po në këtë vit u takua edhe me Hil Mosin me të cilin biseduan për shumë gjëra për luftën e drejtë të shqiptarëve, por edhe për poezitë e të dyve.
Gjatë viteve 1908-1909 Josifi do të bëjë një udhëtim për në Dibër e në Shkup. Në Shkup qëndron 12 ditë, duke u takuar me patriotë të ndryshëm, si me Bedri Pejanin, Nexhip Dragën, Sali Gjukë Dugagjinin, Jashar Erebarën, Jashar dhe Emin Beun e shumë të tjerë.Mustafa, 1995) . Preokupim kryesor i tij ishte autonomia dhe pavarësia e tërësia tokësore e Shqipërisë, shkolla dhe alfabeti. Por, Perandoria dhe fanatikët myslimanë nuk hiqnin dorë verbëria e tyre.
Për këtë qëllim në Shkup para “Kullës së Sahatit” u organizua një miting, ku Josifi foli dhe recitoi poezi dhe mori fjalën, duke mbajtur një fjalim të zjarrtë, që nuk la pa prekur zemrat e secilit. Diskutimi dhe poezia e Josif Bagerit i mllefosi fanatikët fetarë myslimanë, si dhe agjentët serbë. Prandaj konsulli serb Restiq e vuri Bagerin në shënjestër.Dibra etnokulturore,1995).
Pas kësaj Josifi me të vëllain dhe dy bashkëvendës u nis për Nistrovë. Me të arritur atje, i organizoi fshatarët për të hapur një shkollë në gjuhën amtare. Por, agjentët serbë e përcillnin aktivitetin e tij. Për misionin e këtij patrioti ata e njoftuan dhespotin serb në Dibër dhe priftin serb Varnava. Pas pak ditësh Josifi u ftua në bisedë te kryepeshkopi i eparhisë Dibër-Kërçovë, Varnava, ku pas shumë kërcënimeve u kap fyta-fyt me të, sepse Varnava i tha se Dibra bën pjesë në tokat e Serbisë dhe se Josifi ishte serb. Më vonë këtë Josifi e argumenton, kur thotë “se nuk kishte ofendim më të madh se dikujt t’i mohosh gjuhën dhe kombin”. (Mustafa,1995)..
Ndërkohë atij i vërsulen edhe Arif Hiqmeti dhe Mulla Shaban Idrizi, këto merimanga turke, që e detyruan edhe Abdurahman beun që mos t’i ndihmojë këtij “kaurri”, siç e quanin agjentët turq. Më 1909 ai kthehet në Sofje dhe bën letërkëmbime me shumë patriotë letrarë e gazetarë. Atje mban korrespondencë me Luigj Gurakuqin, me të cilin ishin takuar në Shkup, me Jani Vreton, Nikollë Ivanajn etj.
Në dimrin e vitit 1910-1911, duke ecur rrugëve të Sofjes për ta takuar Jusuf Ali beun e Kërçovës dhe Stojan Vezenkovin, rastësisht në një rrugicë shikon 7 djem të frikësuar, të cilëve u drejtohet në gjuhën bullgare, por ata nuk e kuptuan dhe vazhduan të flasin shqip. Këtë më vonë edhe Josifi e pohon “se kta djem nuk dinë asnjë gjuhë, përveç gjuhës shqipe, por janë të zotët e pushkës”.Dermaku, 1987).. I merr në shtëpi dhe i mban disa ditë, derisa nuk u siguron të holla për të shkuar në shtëpitë e tyre. Këta djem ishin nga Gjakova, të fesë katolike – dezertorë të ushtrisë osmane. (Dermaku,1987)..
Në korrik-shtator të vitit 1911 Josifi niset për Rumani dhe Rusi. Me të arritur në Bukuresht së pari takohet me mësuesin e mësuesve shqiptarë, Nikolla Naçon. Në Bukuresht qëndron 10 ditë. Aty realizon takime me Asdrenin, Poradecin, Milto Sotir Gurën, Loni Ligorin, e viziton edhe bashkëvendësin e vet, Matej Danillin,(Ymeri,Kamberui,1995). por qëndron edhe në disa qytete të tjera, si Jashin, Kluzhin, Konstancë Ploeshtin etj.
Me rëndësi është të përmendet edhe takimi me shqiptarët e Kërçovës dhe biseda me Rexhep Novosellën, Rexhep Greshnicën, Hysen Zajazin etj. Nga këta kërkon që të ndërmarrin masa ndaj të ashtuquajturve “kaçakë të Zajazit”, që ata të mos bëjnë dëme në Rekë.( Shenim kujtimesh).
Në fillim të vitit 1914 Josif Bageri niset për Shqipëri. Vendoset në hotel “Adriatiku” në Durrës, ku u takua me personalitetet më të shquara shqiptare, si me Asdrenin, Hil Mosin, Fan Nolin, Dërvish Himën, Isa Boletinin, Ibrahim Shutin, e shumë e shumë të tjerë. Madje, aty Josifi hipi në një tarracë të një shtëpie dhe mbajti një fjalim. (Mata,1982).
Josif Bagerin e shqetësonte politika e huaj, sidomos ardhja e Princ Vidit në Shqipëri. Ai i urrente tradhtarët, që ai i quante “halldupë” ose “faqezinj” e “të zgjebosur, Si Hazis pashë Vrionin, Qazim bej Tiranasin, Selim Demën, Ethem bej Starovën, Esat pashë Toptanin etj. (Mata, 1982).
Nga gjithë kjo veprimtari mund të themi se edhe Josif Bageri nga Nistrova e Rekës radhitet krah për krah me personalitetet më të shquara të qarqeve patriotike shqiptare. Ai tërë veprimtarinë dhe pasurinë e tij e shkriu në lidhjen me njëri-tjetrin, pa e humbur besimin në njerëzit që aq fort i deshi. Për këtë ai tërë jetën mbajti lidhje të ngrohta me shumë fytyra të ndritura të kohës së tij, si me ata të kolonive të mërgimit, ashtu edhe me bashkatdhetarët e tjerë, me të vetmin qëllim – për një Shqipëri të tërë e të pandarë.

Referencat:
Ahmet Kondo, Çështja Kombëtare në faqe të shtypit të Rilindjes, Tiranë 1982,199,
Ruzhi Mata, Josif Bageri, Tiranë, 1982, 22.
Said Islam Najdeni cit,sipas R.Mata, faqe 39. Këtë më së shumti e sulmonte Lazër Silani.
Ruzhi Mata vepër e cituar, 52.
AQSH, fondi 65, dosja 41, dok. 1
Dr Ismet Dërmaku, Rilindja kombëtare shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit, në Rumani dhe në Bullgari, Enti i teksteve dhe mjeteve mësimore, Prishtinë, 1987, fq. 305.
Avzi Mustafa, Figura mësuesish shqiptarë I, BKSH, Tetrove 1995, 74
Dibra dhe etnokultura e saj, vëllimi I dhe II, Dibra 1995.
Avzi Mustafa, Josif Bageri mbi gjuhën dhe shkollën shqipe, kumtesë e mbajtur në USHT, 2004
Dr. Ismet Dërmaku, vepër e cituar, 374.
Dr. Ismet Dërmaku, po aty.
Baki Ymeri dhe Alush Kamberi, Shqiptarët e Rumanisë, BKSH, Tetovë 1995, 122-124.
Letra e Rexhep Greshnicës gjendet te Faik Mustafa)
Ruzhdi Mata, vepra e cituar 186,
Ruzhdi Mata, vepër e cituar 196


Përkujtohet 16-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

$
0
0

Në auditorin e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua sot paradite ceremonia e përkujtimore e 16-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit gjeneral Ilir Konushevci dhe bashkëveprimtari i tij dr. Hazir Malaj.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Rrahman Rama; zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Latifi; komandanti i Forcës Tokësore të FARSH, gjeneralmajor Zyber Dushku; përfaqësues të ambasadës së Kosovës, familjarë, miq dhe kolegë të dëshmorëve, etj.
Ceremonia u hap me ekzekutimin e Himnit të Flamurit dhe më pas u mbajt një minutë heshtje në nder të të rënëve.
Historiani i Kosovës, z. Skënder Zhitia mbajti një kumtesë në nder të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit gjeneral Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj.
Gjithashtu kjo ceremoni u përkujtua me nderim edhe nga zëvendëskomandanti i FSK gjeneralmajor Rrahman Rama dhe zëvendësministri i FSK Muhamet Latifi.
Në këtë përvjetor të gjashtëmbëdhjetë të rënies së dëshmorëve Konushevci dhe Malaj , u mbajt një kumtesë dhe nga komandanti i Forcës Tokësore të FARSH gjeneralmajor Zyber Dushku, i cili vlerësoi maksimalisht kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u bërë simbol i mishërimit të vlerave më sublime(Almarina Gegvataj)

Dëshmitari i tre gjenocideve

$
0
0

Nga Miranda Sadiku/– Nuri Emin Zane nga Filati i Çamërisë është një nga të vetmit dëshmitarë se si u ka shpëtuar tre gjenocideve në shekullin XX.
I lindur në Filat të Çamërisë më 20 nëntor 1913 në një familje qytetare me profesion këpucar, Nuri Zane është njëherazi edhe një nga pjesëtarët e familjes Zane që ka përjetuar fatkeqësitë e një shekulli të tërë. Që në lindje, vetëm pas 40 ditësh nëna e tij bashkë me dy djemtë, Nustretin dhe Nuriun, do të shkonin në Stamboll për shkak të pozitave që kishte daja i tyre, Abdurrahman efendiu si Yzbash i Janinës dhe rënia e Perandorisë turke do t’u krijonte atyre probleme fatale për jetën.
Lufta Ballkanike dhe më pas Lufta I Botërore u bënë shkas që fëmijëria e Nuriut të kalohej në Stamboll në një jetimore, ku edhe në përfundim të luftës së Qemal Ataturkut për krijimin e Republikës së Turqisdë, janë kthyer në Çamëri nga xhaxhai i tyre Hasan Zane, një njeri me arsim të lartë teologjik dhe i njohur për aftësitë e tij në fushën e fesë islame dhe i respektuar nga rrethet qytetare në Filat e më gjerë. Këtu ka pasur një periudhë kur në vitin 1935 një rrufe në shtëpinë e tyre që njihej si “shtëia e Zenelatëve”, bëri shkrumb e hi tërë shtëpinë dhe vrau njerkën dhe gruan e vëllai të Nuriut. Kjo ishte periudha kur në këtë shtëpi nuk kishte më asnjë femër dhe ndihma e farefisit dhe miqëve, ndihmoi që të përballohej fatkeqësia. Ishin edhe 5 fëmijë të tjerë veç Nustretit dhe Nuriut që ishin me një nënë dhe që për fatin e tyre të keq, mbeti në Stamboll për rrethanat që u krijuan në atë kohë.
Kështu në këtë gjendje i gjeti edhe Lufta II Botërore që u shoqërua edhe me problemet e mëdha të popullatës çame me bandat e andartëve që u krijonin probleme popullatës muslimane. Kjo i ka detyruar dy vëllezërit që bashkë me babain e tyre Eminin, të vinin e të transferonin pjesërisht kapitalet e tyre në Delvinë e Berat ku edhe punonin në zanatin e tyre të këpucëbërësit. Internimi i babait të tyre në Hio më 1941, ashtu si qindra çamër të tjerë, hapi një problem të madh për jetesën e kësaj familjeje që e shihte mbështetjen e luftës antifashiste si mbështetje për familjen. Por kjo ra në sy të korofillaqisë e cila kishte vënë në shënjestër Nuriun dhe në ditë e para të prillit 1944 e denoncojnë tek komanda gjermane e cila e kap në Janinë, natën në një hotel dhe e internojnë në Mat’hausen e më pas në Dakao e Munih të Gjermanisë.
Ishte kjo një humbje për familjen që detyronte babain e tij, Eminin dhe vëllanë e tij më të madh, Nustretin, të sakrifikonte shumë për mbajtjen e familjes. Por kjo nuk zgjati shumë se pas 27 qershorit 1944 familja do të merrte rrugën e refugjatllëkut për në Shqipëri si shumë çamë të tjrë që gjetën strehim në vatrat e vëllezërve të tyre në Shqipëri. 14 korriku 1944 ishte dita kur me plaçkat e mudnshme që morën, me një benzinatë udhëtuan me det dhe mbrritën në Sarandë dhe më pas u vendosën në Delvinë, vend të cilin e njihnin se kishin edhe pjesëtarët e tjerë të fisit, si Adil Xhibon (pushkatuar nga komunistët) që ishte një nacionalist dhe që i ndihmoi me çdo gjë babanë dhe vëllanë e Nuriut. Por për familjen Zane mungonte djali i tyre që ishte një shtyllë e fortë mbajtjes ekonomike të shtpisë. Fatet e luftës nuk diheshin dhe për familjen
Zane nisi një persekucion i madh se nga një anë mbanin në kurriz fatkeqësitë që kishin kaluar dhe nga ana tjetër internimi i Nuriut në kampet e shfarosjes në masë si një gjenocid tipik nazist shoqërohej edhe me privacionet e genocidit grek mbi populltën e pafajshme të Çamërisë.
Në një shtet tjetër, pa shtëpi e katandi, Nustretit, vëllait të madh të Nuriut tashmë në internim, fati i të cilit nuk dihej nëse ishte gjallë apo vdekur, binte barra e tërë familjes se edhe babai i tyre tashmë me depresionin e humbjes së gjithçkaje, aq më shumë të djalit. Ishin një mal hallesh mbi kurrizin e një familjeje.
Por, fati e desh që Nuriu të kthehej gjallë dhe të gëzonte babin, gruan e tij Nailen dhe 3 vëllezërit e 2 motrat e tij, të cilët iu gëzuan fatit që vëllai i tyre shpëtoi gjallë. Puna dhe mundimet bënë që familja të merrte pak veten dhe në një sistem dikatorial ku privohej jeta e kujtdo që fliste, për familjen Zane do të ishte një problem i madh. Personaliteti i tyre si njerëz me integritet dhe nga një familje me emër do të duhej të përballeshin edhe me problemet që krijonte jeta në një vend ku diktatura komuniste bënte të vetën.
Vetë xha Nuriu tregonte deri sa ishte gjallë se si kur erdhi nga Gjermania me 5 shqiptarë të tjerë përmes Greqisë, donte të shkonte në shtëpinë e tij në Filat ngaqë nuk dinte se çfarë kishte ndodhur. Por korofillakët grekë, edhe pse Nuriu ishte antifashist, nuk e lejuan të shkonte në Filat, me kërcënimin e jetës. Kjo e detyroi të vinte në Shqipëri me mendjen se një ditë do të shkonte në Stamboll tek nëna e tij. Por gjithçka u mbyll, me gjithë këshillën që i dha kushëriri i gjyshes së tij, Haki Rushiti që të mos shkelte në Shqipëri se do të kishte probleme të tjera. Vitet e mëpasme e bindën se një ditë Nuri Zane që kishte provuar dy gjenocidet, atë gjerman dhe atë grek, do të gjendej në birucat e hetuesisë së Elbasanit nën kërcënimin e jetës nga hetuesi Thanas Caku dhe shefi i degës së brendshme të asaj kohe Shim Kolla. Gjithë kjo vetëm e vetëm pse ai ishte nga Çamëria, vetëm e vetëm se ai ishte krenar për kontributet e tij në luftën antifashiste dhe vetëm e vetëm se ai ishte një njeri që e donte punën dhe një natë ia dogjën me qëllim lokalin e madh që ndodhej në qendër të Cerrikut, ku sot është ndërtuar restorant “Ylli”, siç njihej në Cërrik. Për Nuriun dhe familjen e tij, gruan dhe djalin e tij të vetëm, Hyqmetin, do të niste një kalvar tjetër vuajtjesh dhe persekucioni për një familje ku gruaja e tij, Naile, do të punonte gjithë jetën në ndërtim dhe djali i tij, një sportist i kategorisë së parë në ngritje peshash do të mundte të siguronte një të drejtë studimi për gjuhë-letërsi që e mbaroi diplomimin me notën 10.
I dënuar me 6 vjet burg që pjesën më të madhe e kreu në Talje të Leshës, pas 8 muajsh nën torturat e hetuesisë dhe një vit në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, Nuri Zane do të ishte njeriu që provoi mbi kurrizin e tij edhe genocidin komunist. Marazi i tij deri në vdekje ishte fati që ai nuk e pa më nënën e tij me sy, se nuk u quajt asnjherë veteran i luftës si shumë e shumë të tjerë që nuk kishin kontributet e tij, por edhe privacionet e shumta që do të kishte e tërë familja që sa merrnin vesh shefat e kuadrit se vëllai i vëllezërve dhe motrave kishte qenë në burg, i largonin nga puna pa marrë parasysh që po ky vëlla ishte edhe një nga ata burra që u internua si antifashist në kampet famëkeqë të Austrisë e Gjermanisë.
Një ditë duke folur me djalin e tij Hyqmet Zane, më thotë me krenari se kishte 100 vjetorin e ditëlindjes së babait të tij, për të cilin duhet thënë se u bë dëshmitari i tre genocideve. Nuri Zane pati të vetmin vlerësim nga Zoti që la një djalë si pasues në jetën e tij, por edhe që më 11 shkurt 2005 u dekorua me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” nga Presidenti Alfred Moisiu, si i pari pjesëtar i komunitetit çam në Shqipëri që dekorohet si antifashist, në një kohë kur nga qarqet zyrtare dhe rraciste greke çamët akuzohen padrejtësisht si bashkëpunëtorë me fashizmin, kur Nuri Zane është dëshmitar i gjallë që vuajti si nga gjenocidi nazist, ashtu edhe nga gjenocidi grek mbi Çamërinë, por edhe nga gjenocidi komunist në Shqipëri./
Ne Foto: Elbasan-1945-Nuri-Zane-dhe-Osman-Zeneli-Mynih-Gjermani-pas-internimit

FAQE NGA HISTORIA E MARRËDHËNJEVE AMERIKANO-SHQIPTARE

$
0
0

MESAZH DREJTUAR POPULLIT SHQIPTAR 13 MAJ, 1951/
Nga Frank Shkreli/
Ne Foto: Sekretari amerikan i Shtetit,Dean Acheson./
Ishte viti 13 maji i Vitit 1951. Lufta e dytë Botërore kishte marrë fund më 1945. Por Lufta e Ftohtë që filloi menjëherë pas mabrimit të Luftës së dytë botërore ishte në ashpërsim e sipër midis dy blloqeve kundërshtare – Perëndimit demokratik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindjes komuniste të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik. Ishte një luftë kjo që zhvillohej në të gjitha sferat e jetës, përfshirë edhe median. Në këtë frymë acarimesh dhe kërcënimesh në marrëdhënjet ndërkombëtare, mosbesimi midis palëve ishte i thellë. Pjesë e kësaj lufte ishte edhe roli i medias, sidomos i radio transmetimeve ndërkombëtare të kohës, të cilat përcillnin programet përtej oqeaneve, fillimisht, kryesisht nepërmjet valëve të shkurtëra.
Në këtë atmosferë tensionesh, më 13 Maj, 1951 rifillon radio transmetimet edhe Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, transmetime të cilat kishin filluar më 1943, por që ishin ndëprerë më 1945. Ishte ky një rifillim i shërbimit shqip të VOA – 70-vjetori i të cilit u festua vitin që kaloi — i cili qe inaugurua me një mesazh të posaçëm drejtuar popullit shqiptar nga Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, Dean Acheson. Ishte ky një mesazh i ngrohtë i cili ritheksonte miqësinë tradicionale dhe të herëshme midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar, mesazh ky i cili përsëritej shpesh, pothuaj çdo vit, nga zyrtarë të lartë amerikanë, megjithë vrerin anti-amerikan që vinte nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Mesazhi i Dean Acheson-it më ra në dorë nga miku im Albert Lulushi, i cili e kishte zbuluar atë në arkivat amerikane ndërsa po bënte hulumtime për librin e tij me titull, “Operation Valuable Fiend”, ose në shqip, “Operacioni kundërshtari i dobishëm”, i cili do botohet muajin që vjen.
Megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë, mesazhi i ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Dean Acheson, për nga theksi i miqësisë amerikano-shqiptare, nuk ndryshon as nga deklaratat e mëparshme as nga ato të ditëve të sotme të zyrtarëve amerikane, gjë që le të nënkuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dhe kanë vazhduar të kenë një politikë pro-shqiptare, konsekuente megjithë armiqësinë e regjimit komunist të Tiranës, për pothuaj një gjysëm shekulli ndaj Shteteve të Bashkuara. Andaj ia vlenë të sillet në vëmendjen e lexuesit në këtë përvjetor të kësaj deklarate që ishte bërë në kulmin e periudhës më të errët, të marrëdhënjeve midis dy vendeve.

Pason mesazhi i Dean Acheson drejtuar popullit shqiptar me rastin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, me 13 Maj, 1951.
“Është një kënaqsi e madhe për mua që me këtë rast t’i dërgoj një mesazh popullit Shqiptar në emër të Qeverisë dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara. Me rihapjen e programeve të Zërit të Amerikës në gjuhën Shqipe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan edhe njëherë shprehin interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar. Lidhja midis nesh, po ripohohet; miqësia e jonë e herëshme do të marrë fuqi dhe rëndësi të re. Kjo miqësi është një rezultat i natyrshëm i identifikimit të Shteteve të Bashkuara me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Gjatë viteve, Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan i kanë konsideruar këto përpjekje me simpati dhe mbështetje, duke ditur se ato pasqyrojnë aspiratat e juaja të vërteta.
Ç’prej Konferencës së Versajës më 1919, kur Presidenti Woodrow Wilson mori përsipër duke treguar interesimin e tij personal për ri-vendosjen e një Shqipërie të pavarur, Qeveria e Shteteve e të Bashkuara ka mbështetur përpjekjet e patriotëve Shqiptarë.
Gjatë periudhës midis dy luftërave botërore, Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar marrëdhënje të ngushta dhe miqësore me popullin Shqiptar. Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar institucionet humanitare dhe arsimore private, siç janë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar për të Rinjtë, Fondacioni për Lindjen e Afërt dhe Fondacioni Rockefeller, për të ndihmuar shqiptarët në përpjekjet e tyre në themelimin dhe në zhvillimin e institucioneve të veta. Shtetet e Bashkuara ishin të parat nga fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, të cilat bënë deklaratën e parë zyrtare për rivendosjen e një Shqipërie të lirë, duke deklaruar se një gjë e tillë ishte në përputhje me parimet e Kartës së Atlantikut.
Por kjo tani është pjesë e historisë, e së kaluarës suaj. Tani e tutje, Zëri i Amerikës do t’u flasë juve mbi të tashmen dhe mbi të adhmen. Tani për tani, ju e dini më mirë se unë se shpresat e juaja për një vend të lirë dhe sovran, nuk janë realizuar. Me qëllim për t’u ndihmuar që të realizoni një të ardhme për veten tuaj, si një vend i lirë dhe i pavarur dhe anëtar i komunitetit të kombeve, Shtetet e Bashkuara, nepërmjet kësaj radioje do ju sjellë mjetet ose instrumentet për të gjykuar dhe vlerësuar gjërat — dmth, faktet. Zëri i Amerikës do ju sjellë atë që u është mohuar për një kohë të gjatë — të vërtetën nga bota e lirë. Me këtë rast, Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan u dërgojnë përshëndetjet e tyre dhe Zëri i Amerikës u dëshiron mirëseardhjen në radhët e dëgjuesve të tij.”
Ky mesazh nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson pasqyron ndjenjat miqësore, simpatinë dhe mirëkuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan kanë treguar gjatë dekadave për aspiratat e kombit shqiptar për një ekzistencë kombëtare të lirë dhe të pavarur. Janë këto aspirata të ngulitura thellë në traditën dhe psikozën amerikane, por njëkohësisht janë edhe pjesë e idealeve universale për liri e demokraci dhe njëherazi janë edhe burimi i qytetërimit perëndimor të shqiptarëve. Andaj, gjatë dekadave të regjimit komunist në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, pritshin me ankth dhe me shpresë ditën kur Shqipëria dhe kombi shqiptar do të jetonte në liri, i zoti dhe i lirë për të vendosur vet fatin e tij. Por fatkeqsisht, ndaj këtyre deklaratave miqësore, nuk kishte asnjë inkurajim për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane nga qeveria komuniste shqiptare e asaj kohe. Përkundrazi, vihej re se pas deklaratave miqësore për popullin shqiptar nga Shtetet e Bashkuara, propaganda anti-amerikane nga regjimi enverist sa vinte e ashpërsohej si për nga cilësia e inatit ashtu edhe nga niveli i urrejtjes ndaj Amerikës. Por sidoqoftë, Shqipëria dhe Shqiptarët sot janë ndër popujt më pro-amerikanë, ashtuqë më në fund, vizioni i Dean Acheson-it më 1951 — për “një Shqipëri të lirë e të pavarur, anëtare e komunitetit të kombeve”, sot anëtare e NATO-s — është bërë realitet dhe roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në realizimin e këtij vizioni ishte i konsiderueshëm, sepse sipas Dean Achesonit, VOA gjatë 70-vjetë histori, u solli shqiptarëve të vërtetën dhe faktet, si mjetet dhe instrumentet e nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë.

TRE BREZA TE FLIJAR PER ATDHE

$
0
0

NGA REXHEP DEDUSHAJ/BROOKLYN/
Permbi fshatin Martinaj ne kanjonin e Sheut te Madh, gjendet nje vend qe quhet URA E DYSHIT .Meqe aty s’ka kurrfare ure ,cdo kalimtar pyet : Kush paska pase qene kyfar Dyshit qe se harrojne emrin e tij kurr??
Ne ceremonine e varrimit te deshmoreve te rene ne lufterate per mbrojtjen e Plave – Gucise gjate viteve 1879-1880 , ne janar te vitit 1880 ,Ali Pashe Gucia I permendi me pietet edhe DYSH GJERIN e BRAHIM CELEN e Martinajve.
Pra,Dysh Gjeri Hasangjekaj i barkut SEJDAJ , ra heroikisht ne mbrojtjen e Plaves e Gucise me rrethine dhe bashkimin e tyre me Nenen Shqiperi,pasi Fuqite e Medha Evropiane ia kishin dhuruar Malit te Zi ne Kongresin Famkeq te Berlinit.Dmth. Dyshi se bashku me 1000 deshmor te tjere ,ku ishin edhe kryetrimat Jakup Ferri e Cele Shabani u varrosen ato dite te acarita me shume nderime ne Rracine te Plaves…
Rrugen e babait – Dysh Gjerit ,Hasangjekaj e vazhdon me vendosmeri I biri I tij GJERO DYSHI.
Pas masakrave serbe te marsit te vitit 1919,mbi banorete e Plave – Gucise ,sic kemi cekur edhe me larte,3000 banor te kesaj krahine iken ne Shkoder e Malesi.Pra me ta ishin edhe pasardhesit e Dyshit.Komisioni nderkombetar ne Shkoder niset per te vazhduar caktimin e kufijeve te mbetur pezull ne vitin 1914,pas fillimit te Luftes se Pare boterore:
“ Ne muajin prill 1919 u mesua se Komandantet Italo –francez ne Shkoder ,caktuane njefar komisioni prej 10 oficeresh te perbashket dhe kerkuane disa shqiptar per kallauza ( per vezhgimin e kufirit te Shqiperise te caktuar ne vitin 1914 – R.D.)te cilet edhe u caktuane ,bile per krahinen e Rugoves ishin Keri I Sadri Bardhit dhe Sali Rama,kurse per Plaven me Guci ,Gjero Dyshi me Shaqir Mushin (…)
Kur komisioni mberriti ne veri ,ne Qafen e Diellit ,u ndalua prej autoroteteve Jugosllave .Ato I kerkuane komisionit italo-francez dorzimin e atyre shqiptareve qe ndodheshin me ta,me pretekstin se pandeheshin per kriminela ilegal dhe ne vend te Shqiptareve iu ofruane nga vet te shoqeroheshin me tej nga malazezet.Sic u mesua nga vete malazezet me pas ,as francezet e as italianet nuk paten ndonje kundershtim ndaj kerkesave dhe rane dakord t’I dorzonin shoqeruesit shqiptar.Megjithese nuk e dinin gjuhen italiane ose franceze .shqiptaret kuptuane se cka po sillej rrotull tyre,prandaj te kater u larguane disa hapa…
Edhe komisioni u largua ne drejtim te nje postkomande serbe aty afer.Ndermjet Serbeve roje dhe kater Shqiptareve filloi pushka qe zgjati per 2 a 3 ore.Se fundi Gjero Dyshi kishte mbetur plagosur mbi debore,kurse shoket e tij kishin mundur te largohen.Prej rojeve malazeze aty kjen vra 5 vetadhe plagose 5 te tjere.Gjero Dyshi I plagosun rende u zbrite prej rojeve malazeze ne Plave dhe u vendos ne xhamine e lagjes Rexhepagaj.Ketu populli I Plaves e pa me sy Gjero Dyshin te plagosun ,qe mizorishte rrihej prej xhandareve .Ai lebetitej dhe renkonte – xhandaret kinse do ti kerkonin llogari per veprimet e tija ,qe kish pase zhvillue kundra pushtetit jugosllav,e torturonin per te trembur popullin.
Viktima ,ndonese me shpirte ne dhembe ,rrihej ne xhami lakuriq prej xhandarve .Trimi vdiq nen tortura,kufoma iu expozua gjate dites ne shesh ,qe populli ta veshtronte .Askush nuk guxonte te fliste.
Ne mbemje kufoma e Gjero Dyshit u gropos.Gjero Dushi ishte nje patriot shqiptar I flakte ,nga katundi Martinaj I Plaves .Shpesh ka ndodhe nder aksione te cetave te armatosura kontra akupatoreve serbo-malazez dhe austro-hungareze.Aty edhe nje here desh t’I sherbej atdheut tue u ndodhun perkrah te nje komisioni evropianesh (…)Kuptonte se jeten e kish te sigurueme/Por ja ,doli e kunderta,evropianet e dorzuane te armiqte…” ( Shih lib.Elmaz B.Plava:”Plava e Gucia ne Levizjen Kombetare Shqiptare”- Tirane 1995 )
Koha me vehtire per Mrtinajte ishte koha e Diktatures Monarko-fashiste te Kragjorgjeviqeve 1929- 1941.
Pas masakrave te vitit 1919,dhe shpernguljes ne Shkoder ,gjysma e popullsise se ketij fshati mbeti te jetoi ne Shqiperine e cunguar,ku edhe sot ndodhen pasardhesit e tyre,ne Gurze .Ne shtepiate e tyre u vendosen kolonistet shkie.Kriminelet me ordinare te Mali te Zi,me detyre qe ti cfarosin Shqiptaret e atij fshati !!Ne qender te fshatit e ndertuane nje kishe pravosllave ( sllavo-ortodokse)dhe pran saj e vendosen stacionin e xhandarmerise fashiste serbe.
Ata i verane djemte me te mire te fshtit si;Avdi Keqin e vellezerit; Syle e Sadri Mehmetin te Hasangjekaj ,Hysen Balidemaj etj.
Ne kete situate kaqe te rrezikshme,Rame Tola Hasangjekaj ( edhe ky I barkut :Sejdaj)I afrohet hiererkise kishtare serbe – bene lidhje me popin shkja te instaluar aty dhe nepermes te tij I ven pak a shume nen kontrolle edhe xhandaret kriminel.
Sa me shume ashpersohej politika represive serbe,aqe me e madhe behej rezistenca e vendaseve.Shume fshatare te rrezikuar iken perseri ne Shqiperi.Atje u bashkuane me cetate kacake te udhehequra nga Haxhi e Smail Meta ,Smajl e Myftar Gali – te Prelvukaj .Iber Hysi Balidemaj,etj.
Ata u binin kryq e terthore maleve te Vizitorit,ua kositnin arate ne pike te veres kolonisteve serb.I vranin zollumqarete e paskrupull etj.Shume fshatar me tregonin se Haxhi Meta vet I dyti a treti ,me kosea e grabuja ne krah binte perskaj stacionit te xhandarmerise,u thonin “ akshamhajrolla” fshatereve ne Koder te Bajraktarajve dhe futeshin ne katund. Posa u shkonte fjala xhandareve ata merrnin turr ta digjnin fshatin por Rame Tola nepermes popit shkja I pasivizonte ,duke u premtuar se se shpejti do ti lidhe e do tua dorzoi lidhur kacakete!!
Duke e pare paefikasitetin e xhandarmerise ne lufte kunder kacakeve ,Novica Popoviqi ,nacallniku I Plaves I vuri ne levizje parate .Per nga 100.000 dinar filloi ti vriste kacaket neper Shqiperi!?Ne Shale e vrau kacakun me flete-Smajl Galin.Ne Bahcallak te Shkodres Rexhen e Vogel –Bekteshaj.ne Tropoje,Mulla Agan Kojen- “Azem Galicen e Plaves” –sic e quanin e keshtu me rradhe.
Keshtu pra,me tortura,me para e forma te tjera u zhduken djemte me te mire te “ Mimleqetit” – si e quanin pleqte ate krahine.Por edhe duke I falenderuar mencurise e gjeturise se vet fshatereve vendas mbijetuane disi dhe ia arriti 1941-ta.”Koha e Shqipnise”.
Gjate asaj kohe I biri I Gjero Dyshi ,ELEZ GJERI,kishte kaluar te jetonte ne rrethin e Pejes,per tu larguar sadopak nga syri perciells I krimineleve te Vasoviqit te cilet e njihnin mire se te kujes dere ishte.Nje dite takohet me nje cete okupatore gjermane qe donin tia merrnin kalin e ngarkuar me drithe dhe me ua cuar ushtareve te vet ne front.Meqe Elezi se leshon kalin asesesi e vrasin diku ne Vitomirice dhe e groposin pa iu dirur varri fare.
Uvera duke e lene nje djal –Gjero Hasangjakaj,qe ne vitet e 70-ta ishte nder arsimtarete me te mire te rrethit te Istogut ,per tu shperngulur me vone diku ne shtetet e perendimet.
Shkuane pra tri gjenerata pa shej pa nishan-do t’thonin pleqet.Por gjithesesi,dashurite e medha nuk vdesin kurre ne kujtesen njerzore.
Ne Martinaj ata nuk kane varre por e kane kujtesen ;URA E DYSHIT .
E une besoj per nje cast se aty gjinden edhe 3 shpirtera te tre njerzve djalepasedjalit :Dysh Elezit,Gjero Dyshit dhe i Elez Gjerit qe u flijuane per ato troje…( Me gjeresishte lixi lib.R.Dedushaj:” 100 Vjet Lufte “ )

Spaçi – Simboli i Qendresës Antikomuniste”

$
0
0

41 – vjetori i Revoltës së brugosurve politik të Spaçit në 21-23 maj 1973, për tre ditë me radhë, të burgosurit politik morën nën kontroll kampin dhe ngritën flamurin e kuq pa yllë. Pas shtypjes së revoltës, 4 të burgosur u pushkatuan, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko, dhe Hajri Pashaj, ndërsa dhjetëra të tjerë u dënuan me nga 25 vjet burg. Dëshmorët e Spaçit, ata martirët, të cilët pas Revoltës së Spaçit, u pushkatuan me gjyq special.
Nga BEQIR SINA, New York/
MANHATTAN NYC: Dy vjet më parë u zhvillua në qytetin e Statujës së Lirisë – the Statue of Liberty, New York, në kinemanë “The Producers Club” të Manhatanit, premiera e dokumentarit “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste”, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj. Një ngjarje, e paharrueshme kjo, kushtuar qëndresë më të madhe ani-komuniste, të borgosurve politik shqiptarë , në burgun famëkeq të Spaçit, në vendin kampion të lirsë në botë
Filmi dokumentar “Spaçi – Simboli i Qendresës Antikomuniste”, i ish të burgosurit politi Pëllumb Lamaj, është një rrëfim origjinal i ferrit në Shqipërinë komunite, ose historia e vërtetë e përvojës tragjike të shqiptarëve patriot, atdhetar dhe antikomunist, mbijetesës së tyre, si të burgosur politik, në burgun më famëkeq të Spaçit. Një burg ky që egziston edhe mbas mbas rënjes së diktaturës , por tani vetëm si rrënoja të frikëshme të filmave “horror – ghost”.
Filmi dokumentar, i Lamajt, ka një pamje për të kujtuar e për të mos harruar atë që ndodhi edhe në Shqipëri, për të sjellë dritë mes të tjerave, për të gjithë mitin e asaj ideologjie, dhe për të parë të vërtetën si i thonë shqip “të shohim gjëmën komunizmin në fytyrë”, edhe tani kur Shqipëria, mbas 23 vjet demokraci nderon me grushtë , (si Pandeli Majko, Edi Rama, Saimir Tahiri, Nasip Naço, dhe fëmijët e një shkolle të Përmetit që na kujtuan fotot e fëmijëve në Koren e Veriut). .
Për të kujtuar Spaçin- simbolin e qendresës anti-komuniste, shqiptare, atë ditë, ishin të pranishëm dhjetëra artëdashës shqiptar, shumica e tyre aktivist të njohur të komunitetit dhe anëtarë të familjeve të presekutuara politikisht, gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Por, filmin e ndoqi edhe ish-kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph Dioguardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane së bashku me Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes Dioguardi, (publiciste, analiste dhe shkrimtare amerikane), të cilët, (sidomos Shirli Cloyes DioGuardi e cila ka shkruar artikuj prestigjoz në shtypin amerikan për gjëmën e presekutimit komunist në Shqipëri, simbas rrëfimeve të atyre që vuajtën në burgune Spaçit) , kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan.
Në një shkrim për burgun e Spaçit, zonja Diguardi shkruan se: “Një nga kënaqësitë e mëdha të jetës sime ndodhi këtë vit, kur kam marrë informacion në lidhje me një nga burgjet më famëkeqe të Enver Hoxhës, burgu në Spaç. Kjo më solli thotë ajo përsëri aty ku unë fillova në vitin 1996, por me vetëdije të ripërsëris se llogaridhënia ndaj një vendi të shkatërruar në fund duhet të bëhet. Në proces, unë u njoftova me Pëllumb Lamaj, i cili mbijetoi torturat, punën e vështirë, dhe burgosjen në Spaç për njëmbëdhjetë vjet. Që kur zoti Lamaj erdhi në Shtetet e Bashkuara, ai është përpjekur për të sjellë këtë burg në vëmendjen e botës në të mënyra të ndryshme”, ka shkruar në një shkrim analitik kohë më parë Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, znj. Shirli Cloyes DioGuardi, shkrimtare, publiciste dhe analiste amerikane.
Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkroi po në gazetën Illyria një artikullin në tetor 2011, me titull “Rënia e zgjatur e komunizmit ne Shqipëri”: ku thuhej se “Ajo kishte ardhur në përfundim kohët e fundit se gabimi më i madh në Shqipërinë post-komuniste ishte se kriminelët e kohës së Hoxhës, nuk u sollën në gjyq dhe se vendi nuk krijoi një komision të nxjerrjes së vërtetës dhe pajtimit ….
“Numri i saktë i atyre që u internuan dhe u egzekutuan nën diktaturën e Enver Hoxhës mund të mos dihet kurrë. Ajo që dihet është se dështimi për ta konfrontuar mizorinë, fanatizmin, dhe instrumentet e terrorit të përdorura gjatë kohës komuniste, u ka mohuar të mbijetuarve shërimin dhe drejtësinë që ata e meritojnë. Gjithashtu, ka lënë plagë të thella në mendjen e popullit shqiptar dhe ka parandaluar Shqipërinë nga hyrja në Evropën demokratike. Koha ka ardhur për Shqipërinë, për të siguruar se mohimi i kujtesës nuk ka sukses, për tu përballur me punën e pambaruar të së kaluarës në mënyrë që të mos vazhdojë ta shtrembërojë te sotmen, dhe të fillojë të ndërtoje një të ardhme të re dhe të realizueshme: ka shkruar ajo.
Më tej në shkrim Shirli DiouGuardi, shkruan, se :”Pavarësisht debatit të vazhdueshëm të brendshëm, Shqipëria fatkeqësisht nuk ishte në mesin e kombeve ish-komuniste e angazhuar në dhënien e llogarisë së shumëpritur. Aty nuk ka pasur përmbyllje në formë publike – asnjë gjykim, asnje burgosje të torturuesve, asnjë komision të së vërtetës – vetem falje për aktbërësit. Hapja e arkivave komuniste është thelbësore për ti bërë të ditur botës atë që ndodhi nën regjimin e Hoxhës dhe për ti sjellur përmbyllje viktimave – mos ta përmendim faktin se kjo do të shtronte bazën për ti dhënë atyre njohje kombëtare dhe dëmshpërblim për vuajtjet e tyre.”
Siç ka shkruar figura e njohur letrare Ismail Kadare në hyrje të librit të Bedri Blloshmit të botuar në vitin 2010 që përshkruan vrasjen e vëllaut të tij Vilsonit dhe të Genc Lekës nga regjimi i Hoxhës:
“Komunizmi ka rënë në Shqipëri, por jo edhe pluhuri dhe duhma e tij. Vezët e gjarpërit ende janë gjithkund. Ato vazhdojnë të pjellin mashtrim, dhunë psikologjike, dhe veçanërisht urrejtje. Ato janë shpërndarë në partitë e së majtës e të djathtës, në partitë e vogla dhe të mëdha. Ato qëndrojnë syhapur për të siguruar mbrojtjen historike të diktaturës së rënë. Ato nxisin një kritikë sipërfaqësore, shpesh në nivel të poemave dhe artistëve, për të zhvendosur vëmendjen larg asaj që perbënte thelbin e sistemit: krimin e vërtetë.”
Ekspozimi i “krimit të vërtetë” kërkon konfrontim me të kaluarën komuniste të Shqipërisë – një konfrontim që kërkon së pari ndëgjimin e zërave të viktimave të Enver Hoxhës. Në vijim janë historitë gojore të tre shqiptaro-amerikanëve (Pëllumb Lamajt, Rajmond Sejkos, dhe Eqerem Mujos) që ia dolën të mbijetonin vite të burgimit në burgun famëkeq të Spaçit, ka shkruar Shirley Cloyes DioGuardi Këshilltare për Çeshtje të Ballkanit, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane më 6 qershor, 2012, në shkrimin e saj analitik:
“Mohimi i kujtesës: Eshtë koha për Shqipërinë të përmballet me të kaluarën e saj komuniste”
Ndërkohë që, sot në 41 vjetorin e kësaj gjëme që e ka emrin Ferri i Spaçit, në faqen e tij të rrjetit social Facebook, Pëllumb Lamaj – shkruan në kujtim të 21- 23 Maj 1973 , se :”Për herë të parë që kur çizmja sllavokomuniste kishte shkelur truallin tonë amëtar, në “Ferrin Dantesk” me emrin SPAÇ, do të ngrihej madhështor flamuri kombëtar me shkabën dykrenore, flamuri Skëndërbeut, i Rilindasve,i Ismail Qemalit dhe i gjithë Dëshmorëve të Shqipërise Etnike, pa yllin e turpit sllavokomunist, pa drapër e çekanin bolshevik….dhe pranë Flamurit , të përbashkuar me lotë në sy, do të këndohej Hymni Kombëtar…… As breshëritë e mitralozeve , as klithmat e hijenave të kuqe – nuk mund të mbysnin ato zëra që simbolizonin Lirinë……Zjarri idealit kombëtar dhe rezistencës antikomuniste ishte gjallë……….Dhe, sot, për ironi të fatit , pjella e atyre që lyeu duart me gjakun e bijeve më të mirë të Kombit , pasi ka gllabëruar pushtetin ekonomik e politik, të përkrahur dhe nga bota e qyteteruar, që gjithmonë “bën pazare”, i ka nxjerrë jashtë ligjit këta Martirë të Lirisë…….Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar…. Dhe ndërgjegjia e gjymtuar e Kombit shqiptarë, vazhdon të zvarritet e të brohoras, të votoj fatkeqësinë dhe mjerimin e vet…………!”
Pëllumbë Lamaj, i cili është dhe autori i filmit dokumentar “Spaçi – Simboli i Qendresës Antikomuniste”, duke folur rreth këtij filmi, ka thënë : “Ky film është bërë, për të parë një pjesë të asaj vujatje të madhe, që kalova unë dhe shokët e mi – në burgun më të tmerrshëm në Shqipëri, burgun e Spaçit. “Në filmin “Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste”, ka pohuar ai unë kam realizuar një amanet ; “Të cilin ua pata thënë atyre të burgosurve shokëve të mi të burgut, se një ditë po dola gjallë, nuk do të vdes pa i treguar këto të zeza që po vuajmë”.
Dhe ka rrëfyer ai : se “këtë, u thoja atyre do ta bëj një ditë, të arrijë, të tregojë, se ne edhe ju që jemi në këtë burg të tmershëm e “duam lirinë, bile më shumë se ata katil – që ishin në pushtet, në botën e krimit. Dhe, bëra sa munda, tregon Lamaj, kur dola në liri, falë atyre ndryshimeve të mëdha që solli koha. Por, tha Lamaj, i cili ka kaluar mbi 11 vjet në birucat dhe galeritë e minierave të bugut famëkeq të Spaçit, është fakeqësi e madhe, sot kur shikon që shteti shqiptarë, inteligjenca shqiptare, ata që duhet të shkruajnë për këtë histori 50-vjeçare, heshtin ose e kanë “mbyllyr këtë faqe historie”.
Prandaj, ka thënë Lamaj, se këtë e ka pasur si një detyrim moral ndaj gjithë asaj vuajtje, ndaj gjithë atyre martirëve, të cilët nuk jetojnë më, ose të gjithë ata që presin një ditë të marrin të drejtën e tyre. Dhe ja që arrita të bëja këtë film dokumentar, me mundin dhe shpenzimet e mija, për ti treguar atyre; “Barbarve dhe pjellës së tyre, bijëve të tyre, që ne jemi historia dhe historia nuk burgoset, nuk pushkatohet, nuk zhduket, por ajo transmetohet brez pas brezi, duke u treguar ashtu si ka ndodhur dhe ashtu si ka qenë në ato 50 vjet të diktaturës sllavo komuniste. Mbasi, tani, simbas tij është koha që brezi i ri të paktën duhet të dijë të vërtetën e kësaj historie, se po qe se një shoqëri harron të kaluarën e saj, atëherë, ajo është e destinuar ta përsërisë atë gabim historik të së kaluarës së kësaj shtrese të kombit shqiptarë”.
“Spaçi- Simboli i QendresësAntikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj
Ndërkaq, në se do t’a shikoni këtë film dokumentar, sekuencat e filimit të çojnë menjëherë në atë burg tmerr, që ndryshe është injohur me emrin Spaç, burgu më famëkeq, ose Calvari “Gol-Gotha” shqiptare,. Burgu plolitik, në të cilin mbaheshin të burgosurit politikë, anëtarë të familjeve më të mira të kombit shqiptar, patriotë, atdhetarë e demokratë të flakët, priftërinjë e hoxhallarë, inxhinier, doktorë, intelektual, shkrimtarë, poetë dhe artistë, elita e kombit shqiptar, ish pronarët e vërtet, e asaj kohe. Dhe më e keqja ishte se regjimi i Enver Hoxhës, nuk u kursyen as shqiptarët, të cilët luftuan për liri, e pavarësinë e Shqipërisë, edhe nga ata që kishin qenë firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, u kalbën ose vdiqën në burgjet enevriane.
Në këtë ferr, që e ka emrin Burgu i Spaçit, tregon ky film dokumentar, nuk u përjashtuan dhe disa qindra shqiptarë, patriot e atdhetarë, vëllezërit tanë, që erdhën në atdheun e tyre, me shpresën se po iknin nga Shkjau, për tu mbrojtur nga bisha më e egër sllavo komuniste, dhe mbrojtur në “prehërin e ngrohtë” të Shqipërisë Nënë, por u burgosën dhe u interrnuan . Ata ishin atdhetar e patriotë nga Kosova, por edhe ata shqiptarë, të cilët erdhën me të njëjtën shpresë nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci e Medvegja dhe Çamëria, por u “rrasën” në burg për vite të tëra, në Shqipërinë mëmë! gjatë rregjimit të Enver Hoxhës.
Filmi përshkruhet në rrëfimet rrënqethëse të këtyre ish-të burgosurve, me në krye skenaristin dhe regjisorin e këtij filmi Pëllumb Lamaj, që flasin për 30 minuta prekse, për atë që kaluan nëpër ferrin e asaj – që quhet sot Brugu i Spaçit, duke dëshmuar për një trajtim të egër e mizor, ndoshta edhe të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit, kur “Shqiptari ia bënë vuajtjet Shqiptarit” dhe Pse? Njëri prej tyre deri sa qendronte, përpara një dhome burgu, rrefente se: “Më vunë prangat, kur duart e mija ishin fare të njoma – isha 17 vjeç dhe do të dënohesha 10 vjet për agjitacion e propagandë – hyra 17 vjeç dhe dola 27 vjeç, i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht – ku të “gjithë më quanin armiku i popullit”.
Në këtë film dokumentar, i cili shoqërohet me një udhëtim të nji grupi ish-të burgosurish politikë, që përjetuan Spaçin – dëshmitarët e gjallë në filmin e Lamajt, ndoshta ndonjëri prej tyre, tash nga mosha edhe nuk jeton më. Lamaj dhe ata në sekuenca të veçanta ishin folësit e kësaj tragjedie, me emrin burgu i Spaçit, që duke folur nga thellësia e shqiprtit të tyre, tregonin me gisht: “Ja! këtu kanë qënë birucat, dhomat e torturave, ja kapanonet e fjetjes, deri me tre kate -(me krevatet me dërrasa), ku një dhomë rreth 35 metra katrorë, do të mbante 40 të burgosur, dhe më tej në faqe të malit, duken “zgavrat” e zeza, që tregojnë hyrjet për në galeritë e tmerrit, që të kujtojnë “shpellat e Tora Borës në Afganistan. Diku, aty duket se ka shenja aty ku ishte sheshi dhe ku numëroheshin si “bagëtia” të burgosurit, aty bëhej apeli, tregon Lamaj, ku edhe “me këmbë zbathur, në bor e shi, ndonjëri nëse nuk realizonte normën, ishte i dënuar nga gardianët – policët e burgut të qëndronte në mes të ftohtit, i detyruar jashtë edhe në ngricë e në acarë”.

Filmi dokumentar “Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste “, me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj, fillon të shfaqet mbas shkreptimave të rrufeve mes një nate të zezë. Më pas kamera fokusohet në “faqet” e maleve të egra, që rrethojnë burgun, me maja dhe shkëmbinjë me gurë të thepisur, kreshtat e tyre, që duket se “puthen” me retë, dhe dielli në atë grykën e frikshme, që thuhet se “nuk dilte” – Aty ku kanë qenë ndërtesat e të burgosurve – pra Burgui i Spaçit, i cili ishte i rrethuar nga tre rrethime me tela me gjemba, me dirita dhe kullat e vrojtimit me ushtarë të armatosur, çdo 25 metra. Ndërsa,”Dielli, dilte vetëm një orë”, në mesdrek në këtë grykë, mbasi ai humbiste shpejt pas maleve të larta, ndërkohë që në fund të greminës gurgollnte ditë e natë, në një rrjedhë përroi, e cila të kujtonte me zhurmën e tij – ato fabulat mistike me “klithmën e frikshme të fantazmave”.
Në film Ish-i brugosori politik, Zenel Hoxha, tregon se, “Ja ky është burgu, është ferri, është vuajtja jonë, mosha e jonë, rinia e jonë ! Lefter Musha, thotë se kur “kishim ndonjë të sëmurë – në vend që ta kuronin e godisnin sepse nuk ishte në gjendje të shkonte në punë, mbajë mend tha ai qindra të vdekur…që i kam parë me sytë e mi….”. Pëllumb Lamaj, thotë se, të burgosurit punonin me tre turne dhe ndonjëhere zhvisheshin në brek dhe lidheshin mbas vagonave si torturë. Filmi mbyllet me zërin kumbues që shpërndahet si jehonë të Lamjat, i cili thotë se, po “largohemi nga Spaçi me dhimbjen e madhe, por me krenarinë duke lënë prapa një pjesë të jetës tonë, shokët tanë të idealit kombëtarë, që mbetën atje, sa e sa jehona dashurie që u burgosën, kurora rine që u vyshkën mbi varrë, shpresa të venitura dhe mizore. Largohemi me shpirt të plagosur, por jo të ligështuar duke menduar se i qetësuam shpirtërat e tyre, sa më pak, edhe pse fytyrat e tyre dhe ëndrrat dhe aspiratat na shoqërojnë për ditë, duke kërkuar nga ne që mbetem gjallë – besimin e patundur në Zot, Flamur, Kombë, Fisë dhe Familje!.
Por, pavarësisht nga kjo, burgu i Spaçit, megjithë këto ngjarje tragjike, ato çfarë tregon ky film dokumentar, por edhe ato çfarë është shkruar e treguar, ende ka mbetur një temë tabu nga regjisorët dhe skenaristët. Ende nuk është realizuar një film i standardeve ndërkombëtare, i cili ndoshta do të ishte konkurrent edhe për ndonjë Oskar. Rrëfimet që përtheksojnë mesazhe për të drejtat e njeriut, duket të mos jenë shumë joshëse për filmbërësit në Shqipëri, sot edhe mbasi kan kaluar 24 vjet nga kjo histori e papërsëritshme tragjike, shqiptare. Edhe pse vetë disa regjisorë pranojnë se në Shqipëri, ka “brumë” për skenarë e filma që trajtojnë këtë temë, mirëpo, projektet e tilla filmike nuk janë të shumta.
Burgu i Spaçit u mbyll në vitin 1990 me një vendim të posaqëm të Këshillit të Ministrave, atëherë mbas lirimit të gjithë të burgosurve politikë. Burgu i Spaçit është i braktisur tërësisht në vitin 1991. Që atëherë ai ka mbetur i braktisur dhe i shkatërruar si nga erozioni, por dhe nga banorët e zonave përreth, të cilët duke shfrytëzuar moskujdesin e shtetit, e kanë “zhavtur” për materiale inerte, duke e bërë atë si një vend “ku duket se i ka rënë bomba”.

Pëllumb Lamaj dhe rikujtimi i tij në filmin dokumentar

Filmi dokumentarë “Spaçi: Simboli i Qëndresës Antikomuniste” i Pëllumb Lamajt, realizuesi i këtij dokumentari tregon se, është një film dokumentar i metrazhit të mesëm, 30 minuta, që sipas tij, një dokumentar, që në 30 minuta ka mundur të kapë në mënyrë simbolike, pothuajse çdo simbol të kësaj periudhe të tmerrshme që kaluan këta njërëz dhe përse !? Duke folur për filmin “Spaçi simboli i Qëndresës Komuniste”, Lamaj tha në këtë film “flasin disa prej atyre që e jetuan Spaçin, dhe u bënë simbol i vërtetë i qëndresës atnikomuniste.
Zoti Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi- SHBA, ka vuajtur vetë 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ai tani kujton me dhimbje edhe 41 – vjetorin të Revoltës së Spaçit në maj 1973, kur për tre ditë me radhë, të burgosurit morën nën kontroll kampin. Pas shtypjes së revoltës, 4 të burgosur u pushkatuan, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko, dhe Hajri Pashaj, ndërsa dhjetëra të tjerë u dënuan me nga 25 vjet burg. Dëshmorët e Spaçit, ata martirët, të cilët pas Revoltës së Spaçit, u pushkatuan me gjyq special, brenda 24 orëve mbasi ndodhi ngjarja që tronditi thellë regjimin komunistë. Duke sjellë kujtimet rreth kësaj ngjarjeje Pëllumb Lamaj, tha se prej kësaj dite, pra ditëve të Revoltës së të burgosurve, burgu i Spaçit, u konsiderua si burgu më i tmerrshëm, në Shqipëri. “Aty u fut fryma e egër e terrorit, frikës dhë e shtypjes”, ka deklaruar Lamaj.

U përurua muzeu dedikuar 11 shtatorit 2001

$
0
0

Obama : Muzeu 9/11 është: “Dashuria , sakrifica, dhe dhembshuria “/
Nga BEQIR SINA, New York City/
LOWER MANHATTAN NYC : Sot në qytetin e Nju Jorkut u bë inaugurimi zyrtar i Muzeut Memorial Kombëtar në vendin ku më parë qëndronin dy Kullat Binjake – World Trade Center, në shenjë kujtimi për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001.
Ky muze u bë i hapur këtë mëngjes( në datën 15 maj) vetëm për ceremoninë e inagurimit, ndërsa, për publikun do të hapet javën e ardhëshme më 21 maj. Hyrja gjatë kësaj jave është e lirë, vetëm për familjet e viktimave, por si doqoftë nëse do t’a vizitoni ju duhet të regjistroheni në internet për të rezervuar hyrjen, mbasi siç thonë zyrtaret e këtij muzeu kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha dhe të pa përballueshme, për momentin .
Për javët e ardhëshme biletat janë të shitura, mbasi interesimin më të madh e kanë turistët e huaj ose ata amerikan që vijnë nga shtetet e tjera. Kështu që zyrtarët e Muzeut Memorial Kombëtar, planifikojnë të ndjekin këtë urdhëresë deri në fund të tetorit.
Presidenti Barak Obama, ish Presidenti Bill Clinton dhe personalitetet e tjerë, ishin të pranishëm enjten në mëngjes, në Nju Jork, për një ceremoni emocionale në përkushtimin e e hapjes së Memorialit Kombëtar dhe Muzeut të 11 shtatorit në Lower Manhattan vendin ku më parë ndodheshin dy Kullat Binjake – Qendra Botërore e Tregëtisë .
Tre kryetarët e fundit të bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio , Michael Bloomberg , dhe Rudy Giuliani, të ndarë dolën në podiumin ku më parë foli Presidenti Obama, me disa nga të mbijetuarit dhe familjet që humbën të dashurit e tyre në sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 të sjellin kujtimet e tyre të dhimbëshme .
Në një ceremoni solemne, Presidenti Obama foli përpara qindra të ftuarve, mes të cilëve kishte shumë prej atyre që humbën të afërmit në atë ditë tragjike të vitit 2011.
Presidenti Obama tha se Memoriali Kombëtar dhe Muzeu 9/11, do të ndihmojë amerikanët për të kujtuar dhe mos harruara kurrë, dhe për të treguar atë unitetin amerikanë në përgjigjen heroike ndaj tragjedisë, së sulmit terrosristë të ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork, Pentagon dhe Pensllvenia .
“Është një nder për ne për t’u bashkuar në kujtimet e të gjithë amerikanëve , që të kujtojnë dhe për të reflektuar , por mbi të gjitha për të riafirmojmë shpirtin e vërtetë të 9/11 e cila shkruhet në zemrën e çdo amerikani : “Dashuria , sakrificë, dhe dhembshuri “.Të gjithë ata që vijnë këtu do të gjejnë një përvojë të thellë dhe frymëzuese. Dua t’u shpreh mirënjohje të thellë të gjithë atyre që morën pjesë në ndërtimin e kësaj vepre të madhe, duke na dhuruar një vend të shenjtë shërimi dhe shprese,” tha Presidenti Obama.
Në një mesazh derguar në nderim të këtij muzeu edhe ish Presidenti George W. Bush, që udhëhoqi SHBA gjatë atyre gnjarjeve tragjike, afro një vitë mbasi ai kishte, ardhur në Shtëpinë e Bardhë, në përurimin e Muzeut Memorial 9/11 tha :
“Amerikanët që jetojn nëpër kujtimet e 11 shtator 2001, nuk do të harrojnë tmerrin apo heroizmin që kemi dëshmuar të gjithë së bashku në atë mëngjes. Muzeu Memorial 9/11 e në New York City, do të ruajë kujtimin e asaj dite për brezat e ardhshëm. Ajo do tënderojë sakrificën e atyre që humbën jetën e tyre dhe trimërinë e atyre që shkuan të shpëtoin të tjerët. Dhe kjo do të ndihmojë për të siguruar që kombi ynë kujton dhe reflekton nga mësimet të 11 shtatorit: se ajo që ndodh jashtë vendit mund të na ndikojë këtunë shtëpi, se e keqja është reale, dhe se guximi dhe dashuria jan triumf mbi terrorin dhe urrejtjen. Laura dhe unë falënderojm të gjithë ata që kan luajtur një rol në krijimin e kësaj historie frymëzues, dhe ne jemi të nderuar për të dërguar urimet më të mira për ata që punuan për kët muze për t’ia kushtuar 9/11 “.
Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg, shpjegoi se përse duhej ngritur ky muzeum:
“Ky muze është vendi ku njerëzit vijnë për të kuptuar 11 shtatorin përmes jetës së atyre që u vranë dhe të atyre që nxituan t’i shpëtojnë. Ai do të bëjë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë se çfarë ndodhi atë ditë dhe përse ndodhi”, tha zoti Bloomberg.
” Kjo është shpresa jonë më e madhe se kur njerëzit vijnë këtu dhe të shohin WELLS ‘ red bandana ata do të kujtojnë se si njerëzit e kan ndihmuar njëri-tjetrin atë ditë, nga më të vështirat . Dhe ne shpresojmë se ata do të jenë të frymëzuar për të njëjtën gjë në dy mënyra të mëdha dhe të vogla , ” tha duke folur në emër të famljeve të viktimave Allison Crowther , djali i të cilit ka humbur jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit në World Trade Center.

Një lule dhe një flamur amerikan qëndron në majë të emrave të viktimave në 9/11 Memorial/

-Muzeu Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit, në New York, do të hapet më 21 maj 2014 si institucioni kryesor ivendit në fjalë me eksplorimin e implikimeve të ngjarjeve të 9/11, dokumentimin dhe ndikimin e këtyre ngjarjeve të eksploruar me një rëndësi të vazhdueshëme. Në emër të shpirtërave të tyre, gjigandi i masmedias amerikane Conde Nast, ka deklaruar sot, se :” biletat për çdo vizitor janë falas(janë në dispozicion falas edhe për tu tërhequr edhe online) me 21 Maj në hapjen e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, njoftuan të mërkurën zyrtarët e kësaj kompanie.
Ata thanë se Condé Nast, është evntualisht edhe një nga sponsorët kryesorë të këtij muzeut , dhe është zotuar për të paguar për çdo biletë të qindra-mijëra njerëzve që pritet të marrin pjesë në hapjen e këtij muzeu . (Biletat janë ende në dispozicion për çdo vend të caktuar prej orës 09:00- të paradites deri në orën 7:00 të mbrëmjes pesë ditë të javës, sipas faqes së internetit të biletave . ” Ky është një kontribut i madh nga një partner i madh , ” tha Joe Daniels , presidenti i Muzeut Kombëtar të 11 Shtatorit” . ” Unë sinqerisht besoj se të tjerët do të jenë të frymëzuar në këtë mënyrë të veçantë nga bujaria – donacionet e Conde Nast, në mbështetjen e Muzeut Memoriali Kombëtar 9/11. Para fillimit zyrtar të hapjes së muzeut për publik , zyrtarët e këtij muzeu dekalruan sot se :”do të hapën një muze nëntokësore për gjashtë ditë , nga data 15 deri në datën 20 maj , si një respekt për anëtarët e viktimave të familjeve , dhe banorët e pjesës së Ulët të Manhattanit, vendit ku më parë ndodheshin Dy Kullat Binjake ose si thirreshin ndryshe Qendra Botërore Tregttare . Kjo kohë është menduar për t’u vizituar edhe prej punëtorëve të rimëkëmbjes që ishin në vendin e ngjarjes 24 orë në ditë pas sulmit për të ringritur qendrën. Zyrtarët e Muzeut “Memoriali Kombëtar 11 Shtatorit” në Qendrën Botërore të Tregëtisë, në New York, deklaruan gjithashtu se :” Pas 21 May dita kur biletat janë falas, bileta e muzeut do të kushtojnë 24 dollar, ndërsa do të jenë me ulje për , veteranët, studentët , të moshuarit deri në 50 përqind .
Organizatorët planifikojnë të ofrojnë pranim të lirë në netët e martë dhe e mërkurë nga ora 5 mbasdite deri në orën -8 mbasdite për të afërmit e viktimave të 9/11 por më parë se ata të shkojnë të vizitojnë muzen duhet të regjistrohen onile ose pranë zyrave të memorialit për pranim të lirë , thanë zyrtarët .
Muzeu do të përfshijë një ” In Memoriam “, e cila është e vedosur përr rreth dy ujvarave dhe është e rrethuar nga pllaka mermeri të zezë, me një lule dhe një flamur amerikan për çdo emër të 2,983 viktimave të dy sulmeve, që kan ndodhur në ish World Trade Center atë 9/11 dhe atë të bombës së 1993.
Në 11 shtator 2001, edhe kombi ynë – kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj rradhe në historinë e heronjëve Amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë : Mon Gjonbalaj,Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra,të cilët do të kujtohen në mote, por në çdo përkujtimore 11 shtatori, si dëshmi e gjallë, se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në rradh të parë, por,jemi edhe Amerikan.

9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar,
Muzeu bashkë me sheshin përkujtimor kanë kushtuar 700 milion dollarë dhe puna për ndërtimin e tyre zgjati shumë vite. Procesi i ndërtimit është karakterizuar shpesh nga probleme që lidheshin me kontruksionin dhe vonesat ndërkohë që ende vazhdojnë debatet nëse eshtrat e personave të paidentifikuar duhet të varrosen në thellësi të ndërtesës apo mbi tokë.
Muzeumi Kombëtare 9/11 Memorial & Museum, është i vendosura në një vend me sipërfaqe 6-akra në kompleksin World Trade Center, është një respekt në përkujtimin dhe nderimin e 2983 viktimave burra, gra dhe fëmijë të vrarë në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë. Duke përfshirë edhe disa nga materialet e gjetuara në aeroplanin që u rrëzua në Shanksville, Pennsylvania , dhe disa materiale nga Pentagoni, si dhe gjashtë vetë të vrarë në shpërthimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në shkurt 1993 në New York.
9/ 11 Memorial – Muzeumi Kombëtar, është i projektuar nga arkitekti amerikan Michael Arad i kompanisë së Arkitektëve Handel në lidhje me arkitekturën e peizazhve të firmës Peter Walker dhe Partners. Muzeumi 9/11 është i dedikuar zyrtarisht për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve më 11 shtator 2001. Arad dizajn dhe Walker u zgjodhën 6 vjetë më parë nga 5201 firma të cilat hynë në një konkurs të hapur ndërkombëtar, të iniciuara nga Korporata për Zhvillim (LMDC), në Manhattan për specifikimet e arkitektit Daniel Libeskind.
Dy pishina, secila rreth një acre me thellësi 30-këmbë krijojnë ujvarat artificiale më të më madha në ujëvarat në Amerikën e Veriut – Kaskadat e tyre janë të rrethuara me pllaka mermeri të zeza dhe çdo pllakë janë të skalitur me daltë emrat e 2.983 viktimave . Ngjitur me kaskadën janë vendosur 76 pllakat prej bronzi bashkangjitur në muret parapeme që formojnë skajet e ujvarave përkujtimore, të rregulluar në bazë të “adjacencies kuptimplotë” – një algoritm i zhvilluar prej projekteve lokale që përfshin afërsinë në kohën e sulmeve , dhe është në pëlqim të plotë nga rreth 1.200 kërkesa nga anëtarët e familjeve të viktimave.
Plaza Memorial – Sheshi Muzeal përreth ujvarave ofron një park natyral meditues, me një korije prej më shumë se 400 pemë të llojit White Oak, secila e përzgjedhur brenda një rreze 500- feet dhe të sjell nga tre vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001. Një korije e vogël mjaft piktoreske, e njohur si Glade Memorial, përcakton një hapësirë për tubime dhe ceremoni të veçanta.
9 – 11 Memorial Muzeu Kombëtar është i projektuar nga Dykers Craig dhe Kjetil Thorsen e Snøhetta, është planifikuar të hapet për publikun më 21 Maj 2014. Muzeu është i vendosur në një sipërfaqe mbi 110.000 metra katror të hapësirës, dhe do të ketë ekspozitë me historinë e 9/11 në ndërkohë që përmes ekraneve multimedia, arkivave, tregimet do të shfaqen skenat e ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe do të ketë një koleksion i objekteve monumentale dhe autentike të atyre ngjarjeve tragjike.

Këtu janë disa fotografi që ne kemi siguruar ekskluzivisht nga një turne vitin e kaluar, kur dyert u hapën vetëm për gazetarët e akredituar në New York.
Pishina e Jugut, duke kërkuar në veri në drejtim të hyrjes muzeut gjendet paneli i mermertë dhe emri i shqiptarit Simon Dedvukaj, pak më tej edhe dy shqiptarëve të tjerë Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj/

FIGURAT ÇAME NË HISTORINË BOTËRORE

$
0
0

NGA RASIM BEBO/Chikago/
Në enciklopedinë Kamus Ul Alam, “Fjalori i Botës” të Sami Frashërit, shkruhet se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetёm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet edhe një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër, që ne nuk ua dimë emrat.” Ai thotë se çamёt janë më të zgjuarit e toskëve, i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre. Ndërsa Robert d’Angeli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë. Çamëria, apo Epiri, ka nxjerrë personalitete të spikatura.
Mbreti Kroni dhe mbretëresha Dhea (Dhemetra), kur lindën Zeusin ua dhanë shqiponjave, që ta dërgonin në Kretë në shpellën e Kuritëve. Zeusi kur u rrit mori shqipet e tij dhe erdhi në Shqipëri, në Dodonë, ku luftoi me Titanët dhe Gjigandët e Akrokeraunëve. Në këtë kohë Zeusi mbante shëngjetat e arta që e ndihmuan për të zërë fronin. (Dr. Kristo Floqi, “Histori…”,1937)
DODONA. “Herodoti pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai në Thesproti (Çamëri) i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI), i cili Zeusin e trajton jo vetëm si “pellazg” por ai e cileson për më tepër si “Dodonas”, (çam, në Çamërinë e sotme. (M. Arefi, “Mikenët – pellazgët”, f. 67.).
Grekët, me manipulimet e tyre, Zeusin e quajnë grek, të marë nga pellazgët, bashkë me gjithë sistemin e perëndive Dodonase (Artemisin, Apollonin, Athenanë, Afërditën, Poseidonin, Dionizin, Panin etj. (Dh. Pilika, “Pellazgët”, f.177). Grekët kanë ardhur me mijëra vjet më pas Zeusit. Ndërsa romakët e quajnë Zeusin, Jupiter dhe e vendosën statujën e tij në një nga kodrat e Romës.
Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e Vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinë etj. “Shqiptaret rrjedhin nga Ilirët dhe këta nga Pellazgët që janë banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekë). Herodoti, (VIII,44). (M. Aref, “Shqiptaret”, f. 108)

Akili dhe Odisea, këta luftëtarë të shquar të Luftës së Trojës (1250 p. k.) janë Thesprotas, nga Çamëria e sotme. Kjo ka qenë një luftë civile ndërmjet trojano-trojanëve. Midis Trojanëve të Mikenës dhe Trojanëve të Dardanisë, Priamit, Hektorit, Paridit etj., i së njëjtës kombësi. (E. Kocaqi, “Albanët”, bot 1998 f.98). Shoku i ngushtë i Akilit, Patrokli, u vra në dyluftim me Hektorin. Akili vendosi të mos ia jepte varrit kufomën e mikut të vet, përpara se të merrte kokën e Hektorit…Trojanët u mbyllën në qytet. Vetëm Hektori mbeti jashtë mureve. Priami plak e pa me frike Akilin, të veshur me mburojë vezulluese… Dyluftimi filloi. Të dy heronjtë hodhën në fillim shtizat. Me guximin e të dëshpëruarit, Hektori nxori shpatën dhe u turr mbi armikun. Akili lëshoi me tërë forcën një shigjetë tjetër, e cila e shpoi këtë herë Hektorin. Akili mori mburojën e të vdekurit dhe duke tërhequr trupin e Hektorit prapa koçisë. E zvarriti deri tek tenda e tij…. (Karl Grimberg “ “Historia … , bot. 2003, f. 254)

Odisea. Shumë historianë flasin si për një udhëzues, i cili shquhej për zotësinë e tij, pas 10 vjetëve të luftës së Ttrojës rreth viteve 1250 para Krishtit. Në kohën kur trojanët e Ballkanit nuk kishin arritur ende të pushtonin Trojën me forcën e armëve, Odisea mendoi një dredhi. Me këshillat e tij, u ndërtua një kalë gjigant prej druri, ku ai dhe shumë heronj të tjerë ballkanas, u fshehën në barkun e tij, kurse të tjerët bënë gjoja se po e braktisnin kështjellën dhe ngritën velat drejt vendit të tyre. Por ata u fshehën në ishullin e Tenedosit, jo larg Trojës.
Trojanët, të lumtur prej fundit të luftës, dolën jashtë qytetit dhe soditën Kalin e fuqishëm; “Ta futim në qytet” tha dikush, dhe ta bëjmë një monument në kujtim të trimërisë sonë mbrojtëse” Kur e futën brenda, Prifti Laokoont e quajti tradhti dhe këshilloi ta digjnin Kalin, pastaj bërtiti: “Kush e di, atë që përbindëshi fsheh në barkun e vet!? Lermëni ta shoh!” dhe si tha këtë fjalë, zhyti një ushtë në ije të kalit. U dëgjua një zhurmë e dobët e armëve që përplaseshin. … (Karl Gimberg “historia….” Bot 2003, f. 254)

Aleksandri i Madh. Thesprotas çam nga e ëma, Olombia, rrjedh nga dera e Pirros. Strateg i madh ushtarak, Aleksandri i Maqedonisë marshoi me ushtrinë e tij deri në Indi. Ai mori me vete në fushatat e veta ushtarake edhe çamët. Ata ishin gjeneralët më të mirë të tij, si Lagosi, Ptolemeu e tj. Në kthim nga India, një pjesë e ushtrisë së tij, duke përfshirë edhe çamët, u vendosën në pllajat e Indokushit, në Afganistan, ku pasardhësit e tyre janë edhe sot dhe kanë ruajtur shqipen e lashtë.

Pirrua i Epirit, pasardhës i Akilit, ky është nga Ledheza e Çamërisë dhe Odisea është nga ishulli i vogël i Çamërisë, Itaka. Pirrua gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë në beteja. Epirotët e quanin “shqiponjë”, ndërsa luftëtarët e tij i quanin “bijtë e shqiponjës. Pirroja i Epirit, me trupat e tij dhe elefantët u erdhi në ndihmë vëllezërve të vet ilirë të Tarantos në Itali dhe u kalli tmerrin romakëve. Ishte gjak çam nga Ledhea e Gumenisës, si mbarë dinastia e tij që sundoi për shekuj në Epir. (L. Bicaj, “Kontributi Çam…”, Giugno 2013).

Ptolemejtë. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, për gati 3 shekuj vazhdoi dinastia Çame e Ptolemejëve në Egjipt. Gjatë së cilës u krijua qyteti i Aleksandrisë me bibliotekën dhe akademinë e vet. Dhe për tre shekujt, para erës sonë, qysh në fillim të saj, lulëzuan, veç zhvillimit ekonomik edhe shkencat dhe dijet. Ky lulëzim vazhdoi edhe në sundimin romak për 3 – 4 shekuj të tjerë. Shkolla Aleksandrine, e famshme e dijes, ka në themel ndihmesën e kësaj dinastie Çame, për shqiptarësinë e së cilës, na sigurojnë dy eruditët tanë, Sami Frashëri dhe Faik Konica. Ptolemejtë ishin thjesht Çamë shqiptarë, shkruante Samiu. Nuk është rastësi, që një dijetar nga Aleksandria, si Klaud Ptolemeu, një pinjoll i derës çame të Ptolemejve, stërnip i tyre, do të përmendet për herë të parë në histori, te Albanët dhe në qytetin e tyre Albanopulis. (Marre nga interneti)

Papa Shën Eleuteri. Çamëria i dha krishterimit në fillimet e tij, një Papë si Shën Eleuteri në shek. e dytë, i cili e shtriu krishterimin deri në Angli. Një shenjtor tjetër i Kristianizmit, është Shën Donati i (shek. të IV). Populli e përjetësoi duke i dhëne emrin e tij Paramithisë, “AJDONAT”. Çamëria është trualli që i dha Bizantit dhe Patrikanës së Stambollit shumë personalitete në shekuj dhe mijëvjeçarë. Ne po përmendim patrikun Atenagora, i cili vdiq në 1972 dhe ishte nga një fshat i Konicës, as dy hapa matanë kufirit shqiptar, përballë me Leskovikun. Në bashkëpunim me Papën Gjon Pali i Katërt, ai u përpoq për afrimin e Kishës Ortodokse me atë Katolike dhe kudo manifestoi shqiptarizimin e tij dhe faktin që ishte biri i Epirit të Çamërisë. (L. Bicaj “kontributi cham…”, guigno 2013)
Mihal Artioti – Trivoli, i njohur në Rusi me emrin Maksim. Ky shenjtor i Kishës Ruse, është bir i Artës së Çamërisë. Ka plot 450 vjet që në manastirin e Troickut, në periferi të Moskës, ku është qendra e Kishës Ortodokse Ruse, digjet një qiri që nuk shuhet kurrë në një odë të tij. Në të, sipas dëshmitarëve okularë, ruhen reliktet e këtij humanistit shqiptar tё Rilindjes Evropiane me famё botёrore. Ky shenjtor i Kishёs Ruse, nga Arta e Çamёrisё, i ka dhёnё mbi 150 vepra, Kishёs dhe kulturёs Ruse si dhe asaj mbarёbotёrore. (Dr. L. Bica, Giugno, 2013).

Figura tё Çamёrisё: Gjin bua Shpata dhe i vёllai, Zguro Shpata dhe mё vonё i biri Maurik Shpata, qёndruan nё krye tё shtetit Shqiptar (Despotatit Epirit tё Artёs) nga viti 1379 – 1418, për katёr dekada, si shtet i pavarur. Fan Noli shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegë, Gjergj Balsha, ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrroi para Nartёs ushtritë e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe tё bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri nё vitin 1400. Mё 29 tetor 1399 vdiq Despoti Gjin Bua Shpata … “Me emrin e tij, ёshtё lidhur periudha mё e lulёzuar e historisё sё Despotatit shqiptar tё Artёs”. Pas një viti, i biri i tij, Maurik Shpata, pushtoi Janinёn dhe e mbajti deri nё vitin 1418. ( Fan Noli, Historia e Skënderbeut”, bot 1949, f. 6-22).

Merkur Bua Shpata, me 400 kalorёs Çamë, ka qёndruar nё kështjellat e Evropës pёr mё se 60 vjet (1496-1560), nё kёshtjellat e Spanjёs, Francёs, Gjermanisё, Venedikut dhe Vatikanit tё Papёs. Nё kёto kёshtjella, kёta kalorёs, si luftёtarё mercenarё, kanё kёnduar, vajtuar, vallёzuar me kёngё dhe valle çame, dhe i kanё mbrojtur ato me besnikёri dhe trimëri. Nё historinё Evropiane, Mёrkur Bua, njihej si njё nga luftёtarёt mё tё famshёm, i cili mori gradёn “gjeneral” i kavalerisё franceze tё mbretit Ludovik XII. Nё dokumentat Venedikase, ai cilësohet “Magnifico conte Mercuri Bua”. Aristidh Kola citon kronistin Italian Marini Sanudo, i cili nё poemёn e tij e quan Mërkurin: “Pasardhёs i Pirros” “Kapedan” dhe e njёson me “Akil Ajadёn dhe Aleksandrin e Madh”. (A. Kola “Arvanitët” f. 241).
Nё vitin 1502, Mërkur Bua, ndihmoi mbretin e francёs Ludovikin e XII, në luftën kundër spanjollёve dhe i dha fitoren. Monarku francez i dha titullin e kontit dhe gradёn e gjeneralit, e emёroi komandant tё kavalerisё franceze me 6000 kalorёs dhe i dha shumë dhurata. Në vitin 1506, ai shkoi pёr tё ndihmuar Papёn e Romёs, kundër Venedikut … Mёrkuri doli fitues. Papa e bekoi me dorёn e tij, i dhuroi brezin e artё dhe 1000 florinj. … Nё vitin 1509 ndihmoi perandorin e Gjermanisё, Maksimilian, i dha fitoren Perandorit, duke i shpartalluar dy kundёrshtarё tё mёdhenj. Ky i dha tituj, dhurata dhe feude dhe e shpalli gjeneral tё parë. Merkur Bua zhvilloi shume beteja dhe fitore, vdiq në Trevizio me 1560.
Mehmet Esat Janinasi dhe Jani Koduni, të dy nga trojet e Epirit, Çamёrisё, i pari nё shek. e XVIII, Filozof dhe dijetar, pёrktheu nё osmanishte veprёn e Aristotelit, tё bёrё me kopetencё tё plotё nga humanisti i Rilindjes Europiane. Jani Koduni e pёrktheu atë edhe nё latinisht. Tё dy as mё shumё as mё pak, janё shqiptarё tё Epirit. nga Çamёria. Evgjen Bullgari, çami ortodoks, ёshtё njёri nga themeluesit e Akademis Ruse tё Shkencave, një pus dijesh, një nga mё tё diturit e kohёs sё vet. Veç shpreh keqardhjen, qё e njohim pak, madje shumё pak, pёr tё mos thёnё aspak! (Dr Laurant Bica, “Kontributi çam ne visarin …”Giugno 2013).
Dionis filozofi, 1541-1611, është nga Paramithia e Çamёrisё. Murg i ri nё manastirin e Shёn Demetrios, Diohuni, nё veri tё Paramithisё. Shkoi pёr tё studjuar nё Padova të Italisë, ndoqi studimet pёr filozofi dhe mjekёsi. Nё kёto studime, ai ёshtё mbiquajtur “Filozofi” dhe pas pёrfundimit tё studimeve, shkoi nё Stamboll. Nё vitin 1591 u shugurua kryepeshkop nё Larissa. Kёtu ra nё kontakt me parinë lokale tё Pindit lindor dhe i bindi ata nё revoltë kundёr turqёve, duke pritur ndihma nga Perёndimi. Nё tё njёjtёn kohё, pushoi sё paguari taksat e Sulltanit. Lёvizja u shtyp direkt, me pasoja tё dhimbshme. Dionisi shkoi nё Perёndim, te Papa pёr ndihma. Rreth vitit 1609 u kthye nё vendlindje, Paramithi, u strehua nё manastirin e Diohunit. Kёtu krijoi një forcё prej 800 luftёtarё dhe marshoi kundër Janinёs, me forca turke tё drejtuara po nga Paramithioti Osman Pasha. Nё pёrpjekje me të, humbi fitoren dhe u arratis nё momentin e fundit. Dionisi u fsheh nё njё shpellё nё breg tё detit, por u kap. Para gjyqit tha; “Unё luftoj nё mёnyrë tё lire kundër turturave dhe tiranisë tuaj”. Dionisin e ropёn sё gjalli, lёkurёn e tij e mbushёn me kashtё dhe e parakaluan nёpёr qytet, e qortuan si “skylosophos” (filozof qen) dhe jo si “philosophos” nё shtator 1611 ekzekutohet. (Joseph von Hammer, “Geshihte des Osmanishe…”, f. 442)

Abedin Dino lindi mё 5 prill 1843 nё Prevezë ose Nikopol. Preveza ёshtё ndёrtuar prej Piros dhe i vuri emrin e vjehrrёs së tij “Berenika”. Ushkatёrrua nga hordhite e Paul Emilit dhe u ndёrtua nga Oktavian Agusti. Në vitet 30 p. k. Abedini kreu shollёn Zosimea nё Janinё. Prej kёtu shkoi nё Stamboll, mbaroi shkollёn e lartё ushtarake dhe u caktua kajmekam nё Prevezё, nga ku kaloi nё shumё detyra tё larta. Mё 10 qershor 1880 u emërua Ministёr i P. J. tё perandorisё. Në këtë kohë, krijohet “Lidhja e Prizrenit” me figurat: Abdyl e Sami Frashёri, Ali pashё Gucia, Iljaz Pashё Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Ymer Prizreni Abedin Dino etj., Ata i paraqitёn Qeverisë Osmane një memorandum, ku kёrkohej njohja e Shqipёrisё me katër vilajetet autonomi. Kongresi i Berlinit i bёri koncesione territoriale Greqisё, në kufirin turko-grek nё Epir dhe Thesali. Atёherë, Abedin Pash Dino, Abdyl Frashёri, Mehmet bej Vrioni, mblodhёn rreth 30.000 vullnetarё shqiptarё, pёr tё mbrojtur territoret e rrezikuara nga Greqia. Vilajeti i Janinёs nuk iu bashkua Greqisё deri nё vitin 1913. Abedin Dino, nё vitin 1905 vdiq papritur nё pallatin e kobshёm tё Jelldizit ne Stamboll.
Emri i Prof. Hoxha Hasan Tahsinit nga fshati Ninat i Konispolit (Filatit) Çamёri, ёshtё i dёgjuar jo vetëm pёr auditorin shqiptar, por për veprёn e bёmat e tij tё nivelit botёror edhe nё Perandorinё Osmane e nё atё franceze. Njё personalitet, qё krijoi Universitetin e parё Osman, njё pёrfaqёsues i shtetit Osman nё Francё, qё njihej pёrsonalisht me Napolonin e III, me akademikёt e Francёs sё kohës, si Lavuazerin. Ai ishte njё kryemёsues i tёrё lёvizjes shqiptare. Njё korife i dijes, si Sokrati i lashtё, i tillë ishte Hasan Tahsini ynё. Shteti Francez i propozoi ta bёnte rektor të Universitetit tё Bordosё.

Dora d’Istria, bashkohёsja dhe bashkёvendësja me rrёnjё, nga Parga e Çamёrisё, kaloi nga Lindja nё Perёndim dhe nё tёrё Evropёn Perёndimore dhe vdiq nё Firence tё Italisё. Ajo dha ndihmesё nё fushёn e letrave, jo vetёm pёr shqiptarёt, por pёr mbarё Ballkanin dhe pёr kombet e Evropёs. Kjo grua famoze, njihej me personalitetet mё tё shquara tё Evropёs Perёndimore e mё gjёrё. Akademike, shkrimtare, publiciste etj. ajo nё tё gjallё tё vetё, hyri nё enciklopeditё e Evropёs, pёr mё tepёr ishte grua shkencёtare. Çamёt me krenari mund tё thonё “ishte nga Epiri i Çamёrisë”. Xhaxhai i saj, apo Jon Gjika, ishte themeluesi i Akademisë Rumune tё Shkencave, pёrkrahёs dhe mbёshtetёs i pakursyer i shoqatave shqiptare nё Rumani, gjatё Rilindjes Kombёtare. (L.Bici 2013 Antiçita Kontributi çam).

Legjendari Haxhi Mehmet Dalani, bir i Çamёrisё nga Konispoli – Heroi i Libanit dhe i Kretёs. Lindi nё Konispol mё 1775, ishte personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pashё Tepelenёs. Haxhiu ra duke luftuar mё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё çamë, qё udhёhiqte nё luftё, nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanë. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushtoi kёtij heroi librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek i shtirё nga ortodoksizmi, pas vdekjes sё tij, ia ndryshoi emrin nga Mehmet nё “Mihal”. Kёtu kemi njё manipulim tё hapur tё kishёs greke, tё regjistruar nё enciklopedin greke nё vitin 1931, si hero grek, nga Haxhi Mehmet Dalani, nё “Haxhi Mihal Dalani”.
Po nga Konispoli, kemi figurёn e Muhamet Kuçukut, me veprёn e tij kryesore “Erveheja”. Dhe valltarin e madh Osman Taka, qё me kёtё emёr njihet edhe vallja e tij, e cila ёshtё nje perlё botërore. ( Kotini, “Tre gurёt e zez nё Prevezё”, bot. 2000, f. 591.)
Vëllezërit Zosimea. Nuk mund tё le pa pёrmendur vёllezёrit Zosimea, shqiptarё tё Janinёs, qё punuan, jetuan dhe vunё pasuri nё Rusi, nё Odesё. Ata ngriten vatrёn e kulturёs nё Janinё të quajtur “Zosimea” nga Çamёt, pёr çamёt shqiptarё. Aty u shkolluan njё pjesё e rilindasve tanë si: Jani Vreto, Ismail Qemali, vёllezёrit Frashёri, pёrfshi dhe Abedin Dinon, qё u bё ministrër i jashtem i Perandorisё Osmane dhe ishte njëkohёsisht edhe kryetar i lidhjes sё Prizerenit pёr Jugun e Shqipёrisё. Dallohen si diplomat Rasih Dino me tё bijёn, Lejlanё, që nё Konferencёn e Versajёs, bёnё tё pamundurёn pёr tё shpёtuar Çamёrinё. Por mё kot. Veshi i Evropёs ishte shurdh dhe oreksi i fqinjёve s’kishte kufi. Djali i Rasih Dinos, Ali Dino, piktor i shquar, do tё mbronte çёshtjen çame nga brenda parlamentit grek (si deputeti i tij). Nё Panteonin grek, ku shumica e figurave janё tё gjakut shqiptar, ka edhe shumё çamё si Marko Boçari i Sulit dhe Kostandin Kanari i Pargёs e tj.

Marko Boçari lindi mё 1790-1823 nё Sul tё Çamёrisё. Nё moshёn 19 vjeçare, më 1494, shkroi njё fjalor, me fjalё shqip dhe me 1700 fjalё greqisht, me 119 faqe, nё ndihmё tё suljotёve tё shpёrngulur nё shtatë ishujt e Greqisё. Marko Boçari ishte njё udhёheqёs heroik, nё kryengritjen shqiptaro-greke pёr liri e pavarёsi. U caktua komandant ushtarak i Greqisë Perёndimore. Mbante fjalime tё zjarta nё gjuhёn shqipe, ra heroikisht nё gusht 1823. Adhurohej nga Viktor Hugoi, i cili e krahasoi atё, me heronjtë mё tё spikatur tё historisë. Lordi anglez Bajroni, mbajti njё fjalim prekёs dhe shumё emocional, duke e quajtur Marko Boçarin, legjenda e Çamёrisë.

Kostandin Kanari, lindi, 1790-1887. U dallua veçanёrisht si detar dhe luftёtar i shquar në betejat kundёr flotёs turke. Vetё Kosta i ka vёnё zjarrin anijes sё admiralit tё flotёs turke, ku gjetёn vdekjen 2.300 marinarё turq. Ai ka hyrё nё histori si “Admiral”. Kanarёt e Pargёs, tё Çamёrisё, emigruan, njё pjesё nё Gjenovё dhe Korsikё nё shek XIV. Kanari u bё ministёr dhe kryeministёr i Greqisё, vdiq nё Kipseli tё Athinёs, mё 3-9-18715.

Mitrush Kuteli (Dhimitёr Pasko) rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, nga Arta e Çamёrisё. I ati Pandi, i biri Pasko Kutelit, u shpёrngul nё fillim tё shek 19 pёr nё Rumani, mё vonё erdhi nё Shqipёri, nё Pogradec. Kёtu lindi Mitrushi, mё 13 shtator 1907 – 4 maj dhe vdiq më 1967. Ai u shkollua nё Selanik e mё vonë nё Bukuresht, nё Akademinë e Shkencave tё Larta Ekonomike, ku mori titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike, Bankare e Monetare”. Kjo degё i hapi perspektiva pёr njё karierё tё shkёlqyer, profesion tё cilin e ushtroi nё Rumani e nё Shqipёri. Krahas kësaj, ai pёrparoi shumё nё fushёn e letrave, duke u vlerёsuar si njё kapacitet intelektual i veçantё. Bashke me Ernest Koliqin, ai ёshtё themeluesi i prozёs moderne shqipe.

Kolё Idromeno. I ati i tij, quhej Arsen Andre. Familja e tij ishte nga mё tё njohurat e Pargёs sё Çamёrisë, i vendosur nё Shkodёr, ku u martua me Roza Saraçin, nga njё familje qytetare shkodrane. Kola lindi me 15 gusht 1860 dhe vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolё Idromeno ishte piktor, arkitetkt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, kompozitor i kёngёve shkodrane. Gjithashtu ishte dhe nismëtari i shfaqjeve tё para kinematografike nё Shqipёri. Nё vitin 1875, filloi studimet pёr pikturё në Venecia tё Italisё. Mё 1878 iu bashkua lёvizjes patriotike tё “Lidhjes së Prizrenit”. (Shqiptaria.com 24 gusht 2013, nga A. Hado).

Papa Kristo Negovani, lindi më 1875 dhe u vra barbarisht nga grekët mё 12 mars 1905. Eshtё nga Negovani i Follorinёs, Çamёri. Ky e ktheu shtёpinё e tij nё shkollё shqipe dhe kishёn nё meshё tё gjuhёs shqipe. Tё dilje në atë kohë aq i vendosur para shovinizmit tё tёrbuar grek, me flamurin e patriotizmit shqiptar nё dorё, si Papa Kristo, ishte njёsoj sikur tё hidheshe nё grykёn e mitralozit tё Armikut.
Mё 10 shkurt 1905, erdhi vetё nё Negovan kryeagjenti i Patrikanёs, dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, por Papa Kristo, si zakonisht e tha meshёn shqip edhe para dhespotit! I egёrsuar nga ajo qё i panё sytё, “njeriu i zotit” doli nga kisha duke mallkuar priftin: “Mos tё gjetë e nesërmja!”. Dhe urdhёroi fshehtas çetёn andarte tё Jan Bullatёs, qё mbrёnda 24 orёve tё vriste 25 veta. Mё 12 mars 1905, nё orёn 3 tё natёs ata vranë Papa Kriston dhe katёr tё tjerё, duke i copëtuar me sopatë. (R. Bebo “Ddona …”, bot 2008, f. 338).

Sabri Preveza, është financuesi i gazetave qё botoheshin jashtё vendit, nё mbrojtje tё nteresave kombёtare si “Drita e Sofjes”, “Liria” e Selanikut etj. Kur u caktua mësues i gjimnazit turk nё Prevezё, ishte ndёr tё parёt qё dha mёsimin nё gjuhёn shqipe. Shkriu gjithë pasurinë pёr gjuhёn shqipe. Dhe vdiq nё mjerim tё madh, nё Sarandё më 1925.

Spiro Xhakulla Lindi nё fshatin Potam tё Paramithisё, me 1887-1944. Kreu studimet pёr drejtёsi nё Athinё. Filloi punёn si Avokat nё Paramithi. Njihej me figurat e kohёs si Ismail Qemalin, Fan Nolin, Hasan Prishtinёn etj., Nё kёshillin e pёrgjithshёm tё Camёrisё, në vitin 1943 u zgjodh anëtar pёr Drejtёsinё. U arrestua nga zervistët mё 27 qershor 1944. E nxorёn nё gjyq, ky refuzoi tё pёrgjigjej nё gjuhёn greke, pёr kёtё kёrkoi pёrkthyes. Trupi gjykues dhe prokurori po çmёndeshin nga zёmёrimi. I sollёn pёrkthyes pёr gjuhёn shqipe dhe filloi tё pёrgjigjej “Unё jam shqiptar dhe luftoj pёr Shqipёrinë” … Iu dha dёnimi: “I lidhёn tё dy kёmbёt me litar dhe njё kalorёs e tërhoqi xvarrё pёrgjatё kalldrёmit tё qytetit, duke e çuar te vendi i pushkatimit. Ky ёshtё shqiptari i madh Xhakulla.

Asaf Ajdonat Çami, Veprimtar i shquar i arsimit shqiptar (1888 1965). Lindi ne Paramithi. Kreu studimet e larta për mjekësi (kirurgji). Ngriti klubin e Paramithise dhe Margëllëçit. Së bashku me patriotin Spiro Çhalluka, organizuan qёndresёn heroike nё shkallёn e Paramithisё, kundra forcave greke mё 1913. Pas pushtimit tё Çamёrisё nga Greqia, u vendos nё Konispol. Ku u shёrbeu si mjek i banorёve pa pagesё. Mё 23 qershor 1921 i dërgoi njё letёr sekretarit tё pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, pёr kёrkesёn e tё drejtave tё kryengritёsve tё Kosovёs, Shkodrёs, Çamёrisë e Maqedonisё. Kjo kërkeseë ishte e firmosur nga Asaf Çami, Bedri Pojani, Kol Batri etj. (Shoqata kulturore shqiptare “Migjeni”, Lubjanë 1990).Ai ishte shok i Dr. Omer Nishanit, Muharem Rushitit, Riza Cerovës, Salih Çekës.
Qenan Musareja, nga Meçova e Grebenesё (Çamёri), ёshtё pёrfaqesuesi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve. Marrëveshja e fshehtё greko-turke pёr kёmbimin e popullit çam në trojet e veta, me grekёt nga Azia e Vogёl, u zbulua nga Fan Noli dhe Faik Konica, tё cilёt pёr kёtё padrejtësi hartuan njё letёr të krerёve tё Çamёrisё dhe ia dhanë fshehtas Qenan Musaresё pёr të protestuar në Lidhjen e Kombeve. Ky forum dёrgoi njё komision qё drejtohej nga spanjolli Delon pёr tё verifikuar gjёndjen nё Çamёri. Ai u prit nё fshatin Grykohor nga paria e vendit prej Tehir Metes, Kadri Sadushit, Bido Dules etj.
Deloni pyeti: “Pse disa thonё jemi turq dhe disa thonё jemi shqiptarë? “ E thonё qё jemi turq nga frika- i tha Kadri Sadushi, – nga trajtimi jashtёzakonisht i keq qё na bёn greku. Ata nuk u rezistojnё dot masakrave! Janё frikёsuar nga vrasjet. –Po pse, aq shumё ju rrezikon greku juve ?. –Ne kemi marrё parasysh edhe humbjen e jetёs sonё, vetёm kombёsinë shqiptare nuk e ndёrrojmё. Aq shumё rrezikojmё, saqё tani qё do tё dalim prej kёtej, nuk e dimё nёse do tё vemi gjallё nё shtepitё tona!..Qё tё bindeni ju zoti kryetar, Unё jam vetё i dytё vёlla. Mua mё thonё Kadri, jam shqiptar dhe e kam marrё parasysh vdekjen. Tjetrit ia thonё Shefik, ai ёshtё nga ata qё nuk rrezistojnë dot dhe thotë, jam turk. Merreni Shefikun dhe silleni kёtu, pyeteni se çfarё gjuhё di tjetёr nё botё, po dijti njё fjalё veç gjuhёs së nёnёs, jam dakord pёr çfarёdo vendimi qё tё merrni ju. Kjo provё do tё tregojё sa tё rreme janё kёrkesat greke. Nё fakt kur u pyeten nga Deloni, mjafte çamё tё krishterё dhe myslimanё aty, dinin vetёm shqip, dhe aty për aty marrёveshja greko-turke u prish. Por prap, terrori e dhuna vazhdoi deri nё vitin 1924. Meritё e madhe pёr kёtё ka Qenan Musareja. (A. Kotini, “Tre gurёt…” bot. 2001, f. 259, V. I).

Muharem Rushiti. Duke filluar që nga Drenica e Epirit, deri në Çamёri, vendi ynë vuante varfërinë dhe dhimbjen krenare. Çeta e Muharem Rishitit, u ngrit në lëvizjen popullore të udhёhequr dhe drejtuar nga vetë Muharemi prej fshatit Koskё. Çeta e tij veproi nё vitet 1909 deri nё vitin 1920. Kryegritja nё jug, filloi pikërisht prej kёsaj çete mё 200 luftёtarё. (“Dielli”, dt. 31-8-1911). Ajo ndёrrmori njё udhёtim luftarak, nga Çamёria, deri nё Labёri. Bajo topulli nga Amerika i kёndonte: “Prite, prite, Kurvelesh / se tё vjen ndihmё Petriti. / Vjen mbi grekun shesh pёr shesh, / trimi Muharrem Rushiti.” (I. Hoxha, Q.I.C. f. 21). Çeta ka patur kёshilltar politik sekretarin e parë të shoqёrisё “Vllazёria” tё Filatit, Musa Hamit Demin. Mё 23-7-1911 mori pjesё nё luftime pranё fshatit Pronji dhe doli fitues. Mё 30 korrrik 1911, zhvilloi luftime me focat turke nё Sajadhё dhe nё fshatin Smartë tё cilat i shpartalloi. Njё seri luftimesh zhvilloi ndёrmjet lumit të Kalamait dhe lumit të Bistricёs gjatё viteve 1911-1914. Luftime tё ashpra zhvilloi me forcat greke nё Pleshavicё, nё Mallun dhe në Qeramicё, afёr Filatit. Nё Laberi zhvilloi luftime të ashpra nё luginёn e lumit tё Kardhiqit, në Qafёn e Skёrficёs dhe tё Livadhit, deri nё Rёzomё tё Delvinёs. Kur kryengritёsit esadistё pёrparonin drejt Vlorёs, Muharem Rushiti zuri buzёn e Vjosёs. Çeta me udhёheqёsin e saj mori pjesё nё luftёn e Vorёs nё vitin 1920. Fatkeqёsi, qё nuk pёrmёndet çetat e Çamёrisё me komandant Muharem Rushitin në “Luftën e Vlorës”. (I. Hoxha, “Enciklo.”, f. 547).

Faik Konica. Rrjedh nga një familje feudale nga Konica e Çamёrisё. Studioi nё Shkodёr, në Kostandinopojё, në Francё dhe në SHBA. Mё 1912 u diplomua pёr letёrsi nё Universitetin e Harvardit nё SHBA, me medalje ari. Me themelimin e Federatёs “Vatra”, mё 1912, ai u zgjodh sekretar i pёrgjithshёm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli janё udhёheqёsit kryesor tё lёvizjes kombёtare shqiptare nё Amerikё. (“Agjensioni Floripress” shtator 2013).

Musa Demi, lindi nё Filat, më 1876, nё njё familje me tradita patriotike. U lidh ngushtё me patriotёt Mehmet Zeqirjanё, Sabri Prevezёn, Namik Delvinёt e shumë atdhetarё tё tjerё. Historia e Çamёrisё, indetifikohet nga figura tё mёdha tё shekujve tё fundit prej: Dinejve, Pronjatёve, Çaparenjve, Dematёve Sejkatёve e tj. Pena e Musa Demit, Mehmet Haki Sejkos, Qamil Izetit etj. dhe pushka e Muharem Rushitit, bёnё tё dëgjohej zёri dhe tё krijoheshin lidhjet me Klubin e Manastirit, me Kristo Dakon nё Bukuresht, me Rasim Dinon nё Prevezё.
Klubi i Filatit bёri tё pёrhapen klube nё tё gjithё Çamёrinё dhe u lidh me Klubet e Manastirit, Elbasanitt, Vlorёs, Gjirokastrёs. Krijuan lidhje me Kadri Gjetёn e Janinёs, Namik Delvinёn, Çerçiz Topullin. Morёn pjesё aktive nё mbrojtjen e Janinёs, ku gjithё treva e Çamёrisё luftonte kundër grekut, dhe fituan nё saje tё tradhёtisё sё komandantit armatёs qё mbronte Janinёn e Esat pashё Janinёs, Por Janina u pushtua mё 5 mars 1913. Kjo ështё humbja mё e madhe e vendit tone. Klubi i Filatit ndihmoi familjen e patriotit Papa Kristo Negovanit, të cilin greku e vrau nё vitin 1905. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 355).

Osman Taka ka lindur(1848-1887).Vallja e Osman Takёs ёshtё njё nga mё tё bukurat dhe mё burrёroret e Çamёrisё. Ky patriot i kohёs, u kap dhe u burgos nё burgun e Janinёs, ku dhe u dёnua me varje. Para se ta varnin shprehu dёshirёn, për njё orkestёr tё luante vallen çame para litarit. Osman Taka nisi tё kёrcejё para valiut tё Janinёs dhe tё shoqes sё tij. Kur mbaroi vallja, e shoqia e valiut kёrkoi faljen e tij dhe atij iu fal jeta. Më vonë, do tё ishte Taip Madani ai, qё me kёrcimin e tij brillant nё Festivalin Folklorik tё Gjirokastrёs, nё tetor 1978, e bёri vallen e Osman Takёs njё nga vallet mё tё bukura dhe mё tё vlerёsuara tё atyre viteve.

Alush Taka, u shqua si politikan dhe patriot, mori pjesё nё shpalljen e pavarёsisё. Me batalionin e tij mori pjesë në Luftën e Vlorës, si zv/komandant me Riza Bebon. U zgjodh deputet nё kohёn e Nolit dhe tё Zogut dhe vdiq si deputet me mandat, nё vitin 1936..
Krerët e çetave kryengritëse bashkë me nga 4-5 delegatë të këtyre krahinave shkuan në ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. Qeveria e Ismail Qemalit, vlerësoi ndihmesën e tyre dhe i ngarkoi me detyra: Alush Takën komandant, të garnizonit për mbrojtjen e qytetit të Vlorës dhe Namik Delvinën këshilltar për marrëdhëniet në ministrinë jashtme në Qeverinë e Vlorës. Por pas L.NÇl. Alush Taka u la nё harresё, tre nipërit e tij u dёnuan pёr agjitacion e propaganda me 54 vjet burgim njёri ndёr ta, ёshtё Skёnder Taka, partizan e mitralier trim, i batalionit Çamёria.

Sali Çeka lindi mё 20 gusht 1882 nё Filat tё Çamёrisё, nё njё familje atdhetarёsh. Kreu arsimin e mesёm nё shkollёn Zosimea tё Janinёs. Shkollen e lartё e bёri nё Istitutin Pedagogjik tё Bezansonit nё Francё. Mё 1913 vihet nё dispozicion tё Qeverisё Kombёtare tё Vlorёs. Mё 27 shtator 1913 emёrohet mёsues nё Normalen e Elbasanit. Me 1922 drejtor i Normales sё Elbasanit. Mё 1923 ispektor i pёrgjithshёm nё Ministrinë e arsimit nё Tiranё. Ka qёnё antari i grupit politik “As i pashës as i beut”. Botoi disa libra arsimore pёr shkollat fillore dhe tё mesme. Mё 1 shkurt 1925, vritet nё fshatin Selvias nё krahinën e Sulovёs tё Elbasanit, nga reaksioni feudal dhe forcat obskurantiste tё kohёs. (H. Zane, “Çamëria”, shkurt 2-2005).

Azis Çami, nga Filati i Çamёrisё shqiptare. U dёrgua nё akademinë ushtarake nё Torino tё Italisë, ku u diplomua si oficer artilerie. U kthye nё Shqipёri dhe u lidh me patriotët si: Ahmet Lepenica, Riza Cerova, Hysni Lepenica, Halim Xhelo etj. Nё vitin 1920 ai ishte 27 vjeç dhe nё pregatitjet pёr Luftёn e Vlorёs, u caktua Komandant i Artilerisё. Nё betejё u shqua pёr organizim dhe trimёri. Nё vitin 1923 e gjёjmё komandant tё zhandarmёrisё tё qarkut tё Vlorёs. Largohet me Fanolin pёr nё Vjenё, nё fund tё vitit 1924. Mё 1932, bashkё me Ndoc Gjeloshin, kryen antetat kundёr Zogut. Mё 1939, Azis Çami kthehet nё Shqipёri dhe merr pjesё nё forumin e Ballit Kombёtar. Mbas vrasjes së Hysni Lepenicёs, nё vendin e tij nё Vlorё caktojnё Azis Çamin. Mori pjesё nё Konferencёn e Pezёs mё 16 shtator 1942. Udhёhoqi me trimёri forcat nacionaliste tё Ballit Kombёtar bashkё me Skёnder Muçon, Ramazan Jaranin etj, deri nё ditën e antetatit mё 14-12-1943. Rexhep Çami e poetizon: “Ah! Moj Çamёri e mjerё! / Pate fat tё mallkuar! / Qё tё hodhi nё skёterrё, / te armiku i tёrbuar. / Shkabё e zezё me dy krerё, / sot u nis tё fluturojё. / Pёrmbi juve do tё bjerё. / Armikun ta copëtojё.”

Rexhep Plaku, i biri i Aqifit dhe i Shuquranes, lindi mё 1898, nё Konispol, Rexho Plaku dhe Mustafa Qilimi gritën nё kёmbё gjithё pellgun e Delvinёs nё Lёvizjen Nac.Çl. Rexhua u caktua antari i shtabit tё Zonёs sё Parё Operative Vlorё-Gjirokastёr dhe komandues direkt i Pellgut tё Delvinёs, Nё kёtё Zonё u ngritën batalionet “Çamёria”, “Thans Ziko” dhe “Pandeli Boçari”. Nёn komandën e Rexho Plakut dhe të Komandantit tё batalionit “Çamёria” Haki Rushitit, u zhvillua lufta kundër gjermanёve nё Konispol, gjatë pёr 55 ditëve gusht – shtator 1943. Nё njё ditё maji tё vitit 1946, ai e pa veten të arrestuar nga Sigurimi i Shtetit Shqipёtar. Udhёheqёsi i krahinës, Rexho Plaku, patrioti me influencё tё padiskutueshme nё atё zonё, trimi me fletё, demokrati nacionalist, mbante nё jakёn e xhaketёs shqiponjёn. Kjo, do tё qe fajёsia e tij…Kёtu do tё fillonin ndjekjet, qё nё ditët e luftёs do ta shpinin nё arrestimin e befasishёm nё majin e vitit 1946, duke udhëtuar nga Konispoli pёr nё Delvinё, tek Ura e Bistricёs dhe pikёrisht nga oficeri i armёs sё zezё Gjolek Alia, pasi e ftoi të hypte nё veturёn e sigurimit. Afёrsisht, atje ku ai kishte pritur me armë në dore pushtuesit fashistё, atje do ta arrestonin me vendim tё Gjykatёs Ushtarake të Gjirokastrës Nr. 200 date 17.2.1946, me akuzën: “I prekur nga reformat, ka hapur parulla disfatiste ndёr elementёt e pakёnaqur nga reformat dhe nё bazë tё neneve 14,15,18, tё ligjёs Nr. 41 tё datёs 14.1.1945 dhe nenit 1 tё ligjit nr. 21 tё datёs 15.12.1944 u dënua me vdekje, humbjen e tё drejtave qytetare e politike, konfiskimin e pasurisё sё tundёshme e tё patundёshme…
Me shkresё Nr. 539 te Dt.18.12.1946, denimi me vdekje i kthehet me 30 (tridhjetë) vjet burg. Trimi i Jugut vuajti 34 vjet burg, familja e tij nga viti 1961 deri nё vitin 1984 (24 vjet) jetoi nё internim. Sapo u lirua nga burgu, mё 1 Mars 1981, u dёrgua nё breg tё kёnetёs sё Karavastasë tё Lushnjes, nё vendin ku ndodhej e internuar e shoqja Merushe Plaku, i birit Agim Plaku dhe vajzat… Jetoi vetёm 3 muaj pas daljes nga burgu dhe shkoi nё amshim, i ngarkuar me shumё dhimbje e dёshpёrim… Është dekoruar nga Kuvendi Popullor i RPSH. me “Urdhёrin e Flamurit”. Kёshilli i Bashkisё sё Konispolit, i dha zotit Rexho Plaku (pas vdekjes) titullin “Mirёnjohja e Konispolit” me kёtё motivacion:
”Nё shёnjё mirënjohje pёr kontributin e paçmuar tё dhёnё gjatё Rezistencёs Frontale 55 ditore tё popullit tё Konispolit kundër pushtuesve gjermanё, si pjesё aktive e Luftёs Nacional Çlirimtare.”

Haki Rushiti, Lindi mё 13 maj 1905 nё Konispol. Bashkë me Hazis Çamin mbaruan shkollёn e oficerëve nё Itali ku u diplomua me gradёn toger pёr artileri. Ishte pёrkrahёs i Nolit dhe komandant i xhandarmёrisё nё Lushnjё. Kur erdhi Zogu nё fuqi, e pushoi nga puna. U bashkua me Barjam Curin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Qazim Koculin, Hasan Prishtinen etj. Mbas 10 vjeteve u kthye mori pjesё nё kryengritjen e Fierit më 1937. Dёnohet nga Zogu me 15 vjet burgim. Pushtimi fashist e gjeti nё Konispol. Mori pjesё nё Lёvizjen Nac. Çl. ku u caktua Komandant i batalionit “Çamёria”, me 2 shkurt 1943. Mori pjesё nё njё seri luftimesh dhe sidomos nё luftёn 55 ditore kundra gjermanёve, duke mbrojtur Konispolin dhe kufirin jugor, nga 5 gushti deri mё 30 shtator 1943. Kundёrshtoi urdhёrin e ndërimit tё emrit tё batalionit nga “Çamёria” nё “Thoma Lulo”. U thirr nё Zall tё Kuçit, nё Kurvelesh, nga “Shtabi i Zonёs Operative” Vlorё-Gjirokastёr prej Hysni Kapos dhe Dushan Mugoshёs. Haki Rushit shkoi me 15 trima çamё. Deklaroi hapur se nuk i zbatonte urdhёrat e veles sё Parisit. Sipas tё dhënave, delvinjoti Iljas Ahmeti (Personalitet i lёvizjes Nac. Çl.) i tha Hakiut: “Ik se do tё vrasin, kanё caktuar Habib Isufin tё të vrasi.” Atëherë Hakiu u aratis pёr nё Greqi dhe prej kёndej shkoi me familje nё Amerikё, mё 5 maj 1955. Kur sapo zbreti nga avioni e priste njё zonjё. “Ajo na pa – thotё Fiqiretja e shoqia e Hakiut,- dhe tha: Kush ёshtё Haki Rushiti nga ju! -Mё duket se jam unё, iu pёrgjigj Hakiu.- Unë jam e “Ballit Kombёtar” e Mit’hat Frashёrit, erdha t’ju shoqёroj juve! Nё testamentin dhe porosinё e lёnё nga Mit’hat Frashёri emri juaj figuron nё ata persona, qё duhet tё kujdesemi tepёr pёr ju”. Mё 25 maj 1965, Hakiu ndërroi jetё, nё Nju Jork SHBA. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 591).

Bilal Xhaferi (1936-1986) Atika, e motra e Bilalit rrёfen: ”Bilali nuk njohu kurrё as fёmijëri e as rini! Ne ishim pesё fёmije. Nёna na vdiq shumё e re, nё vitin 1943, Bilalin e la 8 vjeç. Pas dy vitesh na pushkatuan babanё! Na mori gjyshi nё shtёpinë e tij, tё na rriste. Unё isha mё e vogla. Babai mё la katёr vjeç. Gjyshi ishte plak dhe i verbuar nga sytё. Jetonim nё njё varfёri tё tmerrshme, plus edhe për shkak të luftës së klasave, nё fshat na pёrbuznin. Bilali, si vellai mё i madh, qё nё moshёn 10 vjeç, na u bё nёnё dhe babё. Pasi mbaroi katёr klase fillore, pёr dy vjet “gjezdiste” pёr tё punuar, qё tё na ushqente. Shkoi nё Sarandё, ishte 12 vjeç, filloi punё nё postёn e Sarandёs, duke shpёrdarё letrat dhe gazetat nё fshatrat e Vurgut, duke punuar 9-10 orё nё ditё… Bilali diskriminoi Ismail Kadarenё pёr librin “Dasma.” Pas kësaj, për t’i shpёtuar arrestimit dhe burgut u arratis nё Greqi, nё gusht tё vitit 1969, pёr tё shkuar nё SHBA. Dy vjet punoi nё gazetёn “Dielli” tё shqiptarёve tё Amerikёs. Nё Çikago themeloi gazetёn e Lidhjes Çame “Krahu i shqiponjёs”. Njerёz të panjohur e sulmuan me thikё nё Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kёrkonte vdekjen e tij dhe tё veprave që kishte shkruar. Iu dogj shtёpia dhe gjithё dorёshkrimet. Vdiq nё rrethana tё dyshimta, pas njё operacioni nё kokё mё 1987 nё Çhikago. Ja, si shkruante ai për emigrimin e çamëve te ndjekur nga zervistet grekë:
“Na tregojnё drejtimin plumbat qё vёrshojnё nё errёsirё,
Na ndriçojnё rrugёt flakёt qё gjithё tokёn kanё pёrpirё…
dhe rrugёt zgjaten e zgjaten për në veri.
Ne, popull muhazhir ecim nёpёr shi…
Lamtumirё Çamёri!” (Forumi Shqiptar”, 24-4-2002)

Qamil Buxheli, nga fshati Pandalejmon i krahinёs së Çamёrisë, nёnprefekturёs sё Konispolit. Poema pёr Çamёrinё është njё kryeveper e tij. “Çamёria Trime” O. Çamёria trime!/ O Çamёria trime! / O motra Çamёri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu pёrule ti. /Me burra e gra suljote, / me djem qё tundin malet, / me vajza shtojzovalle. / Ti çave tramundanat. / E theve çdo pusi./O motёr Çamёri! / O trimja Çamёri! / Njё shekull zё e ngryset, / qёkur, si shqipe mali, / me zёmer tё zhuritur, / pёrmbi folen e prishur / qёndron dhe sot nё qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu, motёr, mbahu, / se dita shpejt do vijё. Nё tokёn e pa sosur. /Me gjak e djersё brumosur. Me varret e tё parёve. / Me gjuhёn e shqiptarёve. / Me gjuhёn prej bilbili. / Qё kёndoi Naimi / nё atё kohё plot manxuranё, / dafina dhe ullinj. / Do zbardhё dita motёr. / Pranvera do tё vijё! / A mёdёgjon moj motёr? / Do kthehesh pёrsёri.
Qamil Buxheli, është njё ndёr penat mё tё spikatura tё humorit shqiptar. Ka ndёrruar jetё nё moshёn 82 vjeçare. Autor i njё sёre romanesh saterike, tregimesh, pamfletesh. Qamil Buxheli ishte intelektuali dhe shkrimtari qe i fali Shqipёrisë, humorin modern, qё diti ta trasformojё humorin nё tregime, skica, romane, artikuj ashtu dhe nё komeditё qё shkroi. Kryeredaktor i revistёs sё njohur “Ylli”, antar i kolegjumit tё revistёs “Hosteni”. Ai dinte tё pёrcillte edhe njё fenomen tё trishtuar tё shoqёrisё pёrmes humorit tё tij. Qamili nuk ishte njё intelektual i mbyllur, ai ishte njё njeri aktiv nё lёmin e letёrsisё, nё problemet shoqёrore dhe politike duke dhёnё mendime shumё tё vyera.

Teme Sejko, lindi mё 25 gusht 1922 nё Konispol dhe mbaroi gjimnazin. Në dhjetor të vitit 1942, doli partizan vullnetar, nё Çetёn “Çamёria” Më 2 shkurt 1942 caktohet pёrgjegjës i rinisë sё çetës. Nga muaji prill 1943 kalon nё brigadёn e Parё. Mё 29 nёntor 1944 caktohet zv/komisar i brigadës XVII. Mё 1945-1948 dërgohet nё Akademin ushtarake “Frunxe”. Nga viti 1949-1955 bëhet drejtor i zbulimit nё ministrinë mbrojtjes dhe prej vitit 1955-1958 studion nё Akademinë Ushtarake “Voroshillov” nё Moskё. Nё verёn e vitit 1960, doli nё skenё “Komploti i grupit çam” me Teme Sejkon nё krye. Një skenim i pёrsosur pёr ti vёnё “kazmёn Çamёrisё”.
Çfarё tё presёsh, kur strumbullari kryesor, i tё dhёnave pёr komplotin imagjinar tё vitit 1961 ishte vetё Kosta Fili, i futur si agjent grek (nё organet tona tё sigurimit.) Pas ekzekutimit, Teme Sejkos, i pushkatohet djai i madh, Sokoli, Shpresa e shoqia e Temes hidhet nga ballkoni dhe vdes, kurse djali tjetër, Mondi, burgoset. Figura tё tjera të Çamёrisё ekzekutohen si: Taho Sejko, Tahir Demi, Sami Murati, Ilmi Seiti, mё pёrpara Ali Demi etj, nga viti 1961, deri nё vitin 1991, periudhё e cila i shoqёroi çamët nё Shqipёri, me njё pёrbuzje dhe depersonalizim të paparë nё çdo kёnd tё Shqipёrisё.

Niko Stillo Lindi mё 19 prill 1946, Shqiptar nga Preveza, me banim nё Gjermani. Vepra e tij e fundit “Etruskishte-Toskёrishte”, ështё pritur dhe pёrcjellё me nderime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tё Kosovёs. Ka ligjёruar nё shumё konferenca shkencore. Argumenton shkencёrisht se nё themel tё mitologjisё greke, ёshtё mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare. Niko Stillo, na tregon nё vitin 2011-2012 se “Etruskёt flasin shqip”. Nёpёrmjet toskёrishtes-çamёrishtes shpjegohen rreth 140 tabela me mbishkrime etruske tё gjetura nё Itali, Nikua i ka deshifruar ato tё gjitha. Zotёrues i katёr fakulteteve, Profesor Niko Stillua, ёshtё njё enciklopedist e erudit i shquar. Nga arkivat greke, ka nxjerrё nё dritё, tapinë e ishullit Hidra, e cila flet shqip. Ai i jep rёndёsi fjalorit tё Dhanil Voskopojarit dhe fjalorit tё Panajot Kupitorit, fjalorit greqisht-shqip të ishullit Hidra. Nikua shtё stёrnip i Marko Boçarit. Ai studio rilindasit e hershёm, si Angjelica Palin (kjo zhvilloi aktivitetin e saj nё Evropё njëlloj si Dora D’ Istria). Studioi figura të tjera, si Peshkopin e Paramithisё Anthin Caco, që erdhi mё vonё nё krye tё Patriakanes nё Stamboll. Ky dijetar çam botoi nё gjuhёn shqipe Ungjillin. Pёrmendim Anastas Kulluriotin qё kish mbaruar Universitetin e Harvardit nё shek. XIX. Gjuhëtarin akademik, arvanitasin Petro Furiqi, Antonio Bellushin, Jorgo Maruga folklorist, Vangjel Llapi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Jeru etj. Të cilët luftuan pёr tё drejtat e arvanitasve nё Greqi pёr një makrokomunitet disa milionesh dhe të qindra, mijёra çamёve ortodoks, qё jetojnё nga Preveza e Arta deri nё Filat.
Niko stillo ёshtё brumi i rilindjes, dhe pёrfaqёsuesi i denjё i tyre.. (Forumi Shqiptar 6-11-2012).

Ibrahim Daut Hoxha, Ka lindur mё 15 prill 1923 nё Konispol. Lufta Nac. Çl. e gjeti nё maturёn e pjekurisё. Partizan i parё nё çetёn Çamёria, mё vonё nё brigaden e VI dhe officer i shtabit të brigadёs. Filloi dhe mbaroi shkollёn pёr armёn e artillerisё. Pёr mendime antisovjetike, u arrestua nё vitin 1959. Mё vonё Ibrahimin e gjёjmё nё bankat e Universitetit tё Tiranës, në fakultetin “Histori Filiologji” të cilin e mbaroi shkёlqyeshёm, Ka botuar 12 libra me karakter historik nё pёrgjithёsi dhe nё vaçanti pёr Çamёrinё, duke shtjelluar 7 botime bashkëveprimi, kryesisht pёr Çamёrinё dhe rreth 900 punime historike. Ka marrë pjesë në mbi 85 emisione televizive, ka bërë mbi 40 kumtesa kryesisht historike, kushtuar mё shumё Çamёrisё, mbi 35 kёngё popullore çame nё radio Tirana. Kohёt e fundit nxori nё qarkullim “Fjalorin Encilopedik Shqiptar” me dy botime.
Ibrahimi ёshtё i biri i Daut Hoxhёs, luftёtarit trim tё Çamёrisё. Pёr Dautin po citojmё disa vargje nga Fatos Mero Rapaj:
“Daut Hoxhёn kush s’e njihte, / trim pёrmbi shumё trima, / dhrohomiti emёrmadh, / qё çante si vetёtima, / djaloshi qё zuri malet, / e me armё mbronte lirinë, / kundёr grekёve qё u derdhёn, / të grabisnin Çamёrinё./ …Tundej mali dridhej fusha, / digjej tёrё vendi flakё, / se luftonte Daut Hoxha, / ujqёrit ushtarё andartё.”

Rasim Bebo Addison Çikago prill 2014


JEHONA E OPERACIONIT “SHIGJETA” NË PASHTRIK

$
0
0

Thirrje Publike për pjesmarrje në manifestimin e madhë përkujtimor që mbahet me 31 Maj 2014 në Gorozhup të Hasit në ora 12,00 për nderë të rënies së 15 dëshmorëve të UÇK-së nga brigade 28-128 gjatë Operacionit : “Shigjeta “ në Pashtrik./
Shkruan kolonel: Ruzhdi Saramati/
I nderuar kryeminstër i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi
Sa here që flitët për luftërat dhe ngjarjet historike, del në pah jehona e Operacionit të UÇK-së, “Shigjeta” në Pashtrik. Për këtë me kujdes e kemi përcjellur përkushtimin tuaj që 14 vite me radhë ju keni treguar një mospërkujdesje meritore ndaj të rënëve për lirin e atdheut që derdhën gjakun në betejat e lavdishme gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pshtrik.
Jemi mbase të vetëdijëshëm në angazhimin tuaj për procesin në të cilin po kalon Republika e Kosovës, veprimtaria dhe angazhimi juaj i shumanshëm në ngritjen e shtit, por kryeministër gjej kohë që ta nderosh edhe këtë luftë që bëri UÇK-ja në Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik të cilin ju dhe ish- Minstri i Mbrohjtjës Azem Syla e ideuat këtë projekt të madhë politiko-ushtarak, ku me ndihmën e Forcave të NATO-s, ngadhneju fuqishëm fitorja e UÇk-së.
Si më poshtë ne po u japim historikun e shkurtër të kësaj lufte të lavdishme që ndodhi tash e 15 vite më pare.
Po afrohet dita e 31 Majit, për ti përkujtuar 15 dëshmorët e kombit shqiptar, që ranë heroikisht në betejat luftarake kundër pushtuesit jugosllavo – serb, gjatë Operacionit luftarak të UÇK-së “SHIGJETA”. Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte.
Tashmë jemi në 15 vjetorin e “Epopesë së Pashtrikut”, betejave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës, ku Brigada 28 – 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, në kuadër të operacionit “SHIGJETA”, në Gorozhup e Pashtrik të Hasit u përgadit ushtarakisht në thyerjen e kufirin shqiptaro – shqiptar për t,i sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse.
Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA” të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së, e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 e komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nën drejtimin e Hashim Thaçi, kryeministër i QPK dhe Azem Syla, ministër i Mbrojtjes, hartoi konkretisht Planin operativ “SHIGJETA”, me numër J-03/1 datë 31.03.1999. Po me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Azem Syla, u emëruan komandantët e disa drejtimeve taktike 1,2,3… etj. njëkohësisht Ruzhdi Saramati komandant i brigades 128 u emërua në drejtimin taktik nr.3…. Operacioni “Shigjeta” ishte hapi vendimtar historik i QPK-së në luftë për çlirimin e Kosovës. Si i tillë, ai u hodh me menquri të paparë që në fillimet e tij e deri tek ai përfundimtar, të largimit të krejt forcave jugosllave nga teritori i Kosovës.
Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.
Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada jonë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhërin për sulm në hapsirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigades me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku Drini i Bardhë; Gryka e Lumës; Gorozhup; Maja e Pashtrikut; Kurora; Shpella e pëllumbave; Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë; Ura e Nashecit; Ura e Fshejtë; ishin detyrat e afërta të brigades për mësymje, të cilat i realizuam me sukses, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkangjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë; Nishor; Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigaden 138 të Z.O.D.-it.
Formacioni i brigades sonë ishte si më poshtë: Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i U.Sh.të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, tashmë i ndjerë, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigades dhe Bataljoni i I-rë vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut (vorri i mirë), shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ër i komanduar nga Abdurrahman Nazifi (Bugari). Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
Po më 25 Maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”.Ndërsa në mëngjesin e hereshëm të 26 Majit, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Hasit. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur.
Ndërsa në këtë luftë ranë edhe luftëtarët e lirisë si:
1.Bafti Nexhip Haxhiu, dëshmor i kombit me detyrë ushtarake zv.komandant i kompanisë të batalionit -I –rë, u lind më 11. 06. 1955 në fshatin Skifter të Vitisë, në radhët e UÇk-së u rreshtua në brigadën 128, më date, 11.03.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Atë ditë me 26 maj 1999, u dallua në luftë luftëtari sypatrembur Bafti Haxhiu me armën e tij që villte zjarr e plumba mbi armikun. Atë ditë u çlirua Gorozhupi e Pashtriku. Atë ditë ra dëshmor Baftiu, i rrethuar nga luftëtar të lirisë, atë ditë lindi dielli i lirisë, mbi të dhe mbi trojet shqiptare. Atë ditë mbiu një lapidar, në kujtim të të rënëve për liri. Mes tyre edhe ti, Bafti Haxhiu.Në këto luftime të ashpra ku luftohej për vdekje a liri bie ne altarin e lirisë edhe:
2. Flurim Rrahman Rushiti, dëshmor i kombit, pjestar i Njësitit Special, u lind më 02. 04. 1979 në fshatin Kapit të Medvegjës, në radhët e UÇK-së u rreshtua në brigadën 128, më datë 02.04.1999, ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup. Një ditë pranvere kur lulet ishin ende të pakta në brigjet e Pashtrikut Florim Rushiti bie heroikisht nga plumbat e armikut. Gjaku i tij dhe i dëshmorëve të tjerë bënë që në brigjet e Pashtrikut, Koritnikut, Bjeshkëve të Nemura, Karadakut e gjithandej Kosovës të çelin mijëra lule që paralajmëruan një pranverë të re. Një pranverë çfar e kishin ënderruar breza të tërë gjatë shekujve. Kështu ky « qingj » që sapo kishte mbushur njëzet pranvera dha jetën si një ujk i vërtetë duke u hedhur mbi istikamet e armikut. Në istikamet e armikut shkja hidhej si rrufeja edhe trimi:
3. Salih Halim Zenuni, dëshmor i kombit, u lind më 26. 08. 1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë, në UÇK u radhit në brigaden 128 më datë, 11.03.1999 ra dëshmor më 26. 05. 1999 në Gorozhup.Djemt dhe vajzat shqiptare e kishin për krenari, që ishin luftëtarë të kësaj ushtrie, sepse ata ishin të bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale te milicisë kriminele serbo-çetnike. Prandaj e gjithë brigada 128 e UÇK-së luftonte si një trup i vetëm kundër këtij pushtuesi të egër e gjakatar duke shkulur nga pozicicionet ushtrin pushtuese sllave. Paniku i kishte kapur çetniket serbo – malazezë e mercenarët rusë, këta që tregoheshin trima para popullatës shqiptare të parmatosur, tani kishin marrë arratinë dhe shanin Serbinë, duke u frikësuar nga pushka e plumbat e Salih Zenunit.
Zemrat e luftëtarëve të UÇK-së e kishin vrarë frikën, nuk kishte vdekje që mund ti frikësonte, armët e tyre ishin shndërruar në armë më moderne dhe, më të forta se të armikut pushtues sllav. Sepse këta trima ishin bijtë e tokës shqiptare që kërkonin lirin nga armët e tyre! Lufta vazhdonte,serbët ishin larguar nga pozicionet e tyre në kufi dhe, ishin pozicionuar në mes lagjeve Tejeci, Binaj,Tanaj. Fitorja ishte në anën e UÇK-së, brigada 128 kishte tani nën kontroll lagjet, Martinaj, Kërrhanaj, Jelliqi,ndërkohë me nderime të larta e ushtarake u bë varrimi i tre luftëtarëve të rënë për lirin e atdheut.
Më urdhër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK’së në operacionin luftarak ”Shigjeta” në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 128 me komandant Ruzhdi Saramatin i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo – malazez në hapësirat e kufirit shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje dhe armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK’së.

Në mesditën e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së do të njoftonte përmes A Sh ’Informative “Kosovapress” në lajme ditore datë 26 maj 1999, sipas Komunikatës nr.79, se:
“…Operacioni sulmues “Shigjeta” filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU

Beteja mësymëse ishte urdhëruar nga komandanti i brigades Ruzhdi Saramati në këtë mënyrë: në krahun e majtë, mbi arat e lagjes Jelliqi, ishte në gadishmëri të lartë luftarake kom. i kompanisë Shpend Berisha, kurse në krahune djathtë nga liqeni i Drinit të Bardhë e në afërsi të lagjes Kërrhanaj ishte kom.i batalionit të II-të Adem Shehu. Në drejtimin përballë lagjeve Martinaj, Jelliqi dhe Kërrhanaj ishte bërë gati për sulm batalioni I-rë, më në krye komandantin dhe komandën e brigades kur u dha urdhëri për sulm ora ishte 9,00 e mëngjesit. Pashtriku mori pamjen e gëzuar dhe dukej sikur rrudhat ju hoqën nga balli, oshëtinin armët e të gjitha llojeve dhe digjej toka për rreth. Qielli u mbulua nga tymi i armëve, në altarin e lirisë bien dhe dëshmorë të tjerë ,në këtë betejë ra heroikisht:
4. Astrit Hekuran Suli, dëshmor i kombit, u lind më 15. 04. 1976 në Kuqovë të Beratit, në UÇK u radhit në brigadën 128 më datë, 15.04.1999 ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup. Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshme, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së. E tërë fushbeteja ishte mbuluar me armët e përflakura të lirisë, armiku në betejë la disa të vrarë e të plagosur, në çast kumtoi lajmi i hidhur se nga radhet tona kishte rënë në altarin e lirisë edhe:
5. Alirizan Selman Selmani, dëshmor i kombit, u lind më 05. 11. 1973 në Tetovë, në UÇK u radhit në brigaden 128 të Z.O.P, më date, 15.04.1999, ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj.janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre. I tillë ishte Alirizan Selmani.
Lufta vazhdonte pa u ndalur edhe me date 28, 29, e 30 maj, luftëtarët e lirisë përjetonin rëndë rënien e trimave luftëtar por megjithatë, kishin moral të lart dhe po hakmerreshin duke luftuar rrept armikun. Kështu erdhi dita më e përgjakshme e 31 majit për brigadën tone… Këtë ditë luftimet qenë nga më të ashprat në vijen frontale që nga Drini i Bardhë, deri te Qafa e Prushit, oshëtinin armet tona dhe, tundeshin brigjet e pyjet e këtyre anëve, ndërsa Drini kish marrë një pamje të kuqe… Bateria e artilerisë e komanduar nga Sali Saramati, godiste tanksa të armikut. Pastaj godiste tekniken luftarake duke asgjesuar çdo gjë që kishte marrë në objektiv. Sulmonte pozicionet e armikut edhe kompania e komandant Shpend Berishës, tërë brigada ishte vë në objektiv sulmi ndaj forcave të armikut, po, ama edhe armiku në tërheqje qëllonte pa u ndalur në caqet tona sidomos nga distancë e largët me artileri të rëndë nga Vreshtat e Landovicës, Qeja e Zhurit dhe nga karaulla në bjeshkën e Vërmicës, njëkohësisht u ngritën helikopter luftarak dhe lëshuan bomba kasetë në caqet tona, kështu nga mesdita e kësaj beteje të ashpër, tek luftohej për jetë a vdekje ranë dhe dëshmorë të tjerë, komandanti i baterisë artilerike Sali Saramati mori plagë vdekjeprurëse dhe më 6 qershor në Spitalin ushtarak të Tiranë përjetësohet ky luftëtar i paepur.
6. Sali Islam Saramati, dëshmor i kombit, komandant i baterisë së artilerisë në brigaden 128 të UÇK-së, u lind më 03. 04. 1963 në Dobrusht të Prizrenit, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 – 128 të ZOP-it u radhit më date, 30.12.1991, u plagos rëndë më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Ndërsa ndërroi jetë më 06. 06. 1999 në Spitalin e Tiranës. Luftëtarët e lirisë, suleshin të tërbuar drejt llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie. Saliu ngjante në një Mic Sokol të ri. Saliu që nuk dinte se ç,është frika u bë tmerri i hasmit shkja.
Më pastaj në fushën e nderit bie,Selver Maçkaj, kështu atë ditë u shkëput një pjesë e shkëmbit nga Pashtriku…
7. Selver Bajram Maçkaj, dëshmor i kombit, Zëvëndes shef i ndërlidhjes, u lind më 04. 01. 1967 në fshatin Lybeqevë të Prizrenit, u rreshtua në UÇK në brigaden 128 më date, 17.03.1999, ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Proverbi shqiptar thotë, se “Gjaku i derdhur për Atdhe është gjaku që nuk falet, se është gjak Lirie… ”, ky proverb është kuptuar drejt, nga idealistët e gjakut shqiptar. Në plejaden e këtyre idealistëve historikë bënë pjesë edhe Dëshmori i Kombit i radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selver Maçkaj, qysh heret ishte përcaktuar për sakrificë pa çmim, për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin e kombit shqiptar të copëtuar me dhunë nga Evropa.
Pastaj bie për të mos vdekur kurrë komandanti i kompanisë Shpend Berisha i cili kishte ardhur nga Gjermania për t’ja shtuar një krushk lirie Kosovës plagëmadhe…
8. Shpend Sefer Berisha, dëshmor i kombit, Kom.kompanisë i batalionit të – I-rë, u lind më 27. 06. 1959 në fshatin Volljak të Klinës, në UÇK-ë u radhit në brigadën 128 më date, 03. 04. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Zjarr me të gjitha armët, zjarr në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare, ky ishte trimi nga Volljaka Shpend Berisha, i cili u thoshte bashkëluftëtarëve të lirisë, se luftën për liri e kemi si qëllim të vetëm të jetës.
Ponjashtu ra duke luftuar pushtuesin dhe për ta bërë bashkimin e trojeve shqiptare edhe trimi e luftëtari, Gani Saramati nga Luma…
9. Gani Hamdi Saramati, dëshmor i kombit, kom. togu, u lind më 04. 01. 1968 në fshatin Petrovë të Prizrenit, në UÇk u radhit në brigaden 128 më date, 27.03.1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Dhimbja kthehet në forcë. Epopopetë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak. Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë. Ganiu luftonte pamëshirshëm forcat armike, të dukej se ishte vetë Ali Pashë Tepelena, kur sulej mbi armikun gjakatar sllav.
Ponjashtu ra me heroizem të pashoq në fushën e nderit të betejeva të përgjakshme kundër forcave pushtuese bie heroikisht edhe trimi:
10. Beran Muhamet Gashi, dëshmor i kombit, u lind më 12. 02. 1974 në Prizren, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 03. 04. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Lufta bëhej e rreptë, betejë e përgjakshme me të gjitha armatimet moderne që kishte armiku, pushkë e mortaja kishin luftëtarët e lirisë, por ishin zemrat tona më të forta se çeliku i tanksave e autoblindave të armikut shovenist. Një zemer trimi kishte edhe Berani.
11. Ejup Tafil Kosumi, dëshmor i kombit, u lind më 09. 03. 1977 në fshatin Stanofc i Epërm të Vushtrrisë, në UÇK u radhit në brigadën 128 më date,11. 03. 1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri…po djemtë e tokës shqiptare nuk mposhtën. Nuk mposhtej dotë trimi nga Vushtrria e Hasan Prishtinës.Këtë ditë të përgjakshme të 31 majit,njoftonte BBC-ja se forcat ushtarake serbo barbare kishin patur të vrarë e të plagosur, me qindra ushtar nga radhet e tyre, si dhe ishte marrë një arsenal i konsiderueshëm armatimi nga UÇK-ja.
Lufta është luftë dhe në luftë bien trimat, dhe në këto fushëbeteja të njëpasnjëshme bie edhe trimi nga Mitrovica e Isa Boletinit:
12. Safet Zeqir Peci, dëshmor i kombit, Kom.i Njësitit diverzanto vëzhgues, u lind më 13. 06. 1974 në Mitrovic,në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 02.04.1999 ra dëshmor më 31. 05. 1999 në Gorozhup. Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Safeti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit.
Me 1 qershor përsëri betejë e përgjakshme me shkjaun e zi,lufta vazhdonte pa u ndalur trimat luftonin si të ishin në dasëm,në këtë dasëm lirie,bie edhe dëshmori:
13. Xhelal Behlul Sopi, dëshmor i kombit, u lind më 21. 11. 1977 në Petrit të Dardanës, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 11. 03. 1999 ra dëshmor më 01. 06. 1999 në Gorozhup. Ky birë i Shqipërisë Etnike, kapi armën e lirisë në dorë për t’i dalë zot atdheut dhe me armë në dorë ra për lirin e atdheu Shqipëria e kujton me mall birin e saj Xhelalin.
Luftë për jetë a vdekje vazhdonte me 2 e 3 qershor, bien në fushën e nderit edhe dëshmorët:
14. Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, dëshmor i kombit, u lind më 19. 11. 1974 në fshatin Rrenc të Sharrit, në UÇK u radhit në brigaden 128 më date, 09. 04. 1999 ra dëshmor më 02. 06. 1999 në Gorozhup. Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Në luftën çlirimtare i tillë ishte edhe Abdurrahmani.
15. Zejnullah Rrahim Zena, dëshmor i kombit, u lind më 27. 07. 1967 në fshatin Sojevë të Ferizajt, në UÇK u radhit në brigaden128 më date, 11. 03.1999 ra dëshmor më 03. 06. 1999 në Gorozhup. Para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi, greku, malazezi e maqedoni, deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Në këto ngjarje të mëdha të historisë u bë kurban dëshmori i kombit Zejnullahu.
Në këto beteja të përgjakshme u plagosën rëndë edhe anëtari i shtabit të brigades mjeku Ilir Rakaj i cili tregoi trimëri të rrallë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmën e mjekut në kuadër të ekipit të Ilirit ishin te angazhuara edhe disa nga femrat luftëtare të lirisë,të cilat dhanë gjithçka që mundën nga vetja e tyre për tu shpëtuar jetën të plagosurve tanë, ponjashtu u plagos rëndë edhe Jeton Krasniqi pjesëtar i njësitit Special. Deri me 12 qershor 1999 brigada jonë për asnjë çast nuk i ka ndërprerë luftimet me pushtuesin serb. Por më 17 qershor bie në minat e armikut në fshatin Milaj të Hasit korrieri i shtabit të brigades Arben Rashkaj, që të tre sot janë invalidë lufte. Në këto beteja, gjatë gjithë operacionit patëm gjithsej 79 të plagosur.

Qafe Bari- Kështu ka ndodhur 30 vjet më parë

$
0
0

Një kujtesë e tmerrshme/
Sot jemi këtu në këtë humnerë, vend të fshehtë që vetëm një ndërgjegje gjakatare mund ta zbulojë. Do të ishte shumë me vend nëse do ta thoshim se ky kapitull i tmerrshëm i së kaluarës do të kishte marrë fund.
Sot në këtë 30 vjetor të asaj dite të përgjakshme të majit 1984, ne humbëm tre nga shokët tanë të vuajtjes në tmerrin komunist.
Po. Ja këtu tek ky copë shesh, u derdhën shkulmet e gjakut të të ndjerit, Sandër Sokoli.
Po. Këtu u përleshën dhe e gjunjëzuan policinë, trimat Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Këta dy vetë trima vetëtima, i ndiqnin nga pas njerëz po aq guximtarë me një urrejtje të paimagjinueshme për komunizmin: Haxhi Baçinovski, Konstandin Gjordeni, Ceni nga Elbasani, Bajrami nga Fushë-Kruja, Vllasi nga Vlora, Sokol Progri, Martin Leka nga Dukagjini një burrë sa i mençur dhe i urtë, i cili u përpoq për t’i zbutur gjakrat por më kot. Ishin plot të tjerë që u bashkuan me Tomën dhe Sokolin dhe si përfundim të këtij skenari të Ministrisë së Brendshme, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja e paguan me jetë, duke vaditur me gjakun e tyre fushën e antenës në Kuç të Shkodrës.
Po. Atje i gjeta mbas shumë vitesh kërkimi bashkë me familjarët e tyre. Të përqafuar ishin, siç qenë krah për krah kur e detyruan policinë t’ia mbathte duke lënë këtu kapelet me yllin e urryer të xhelatit Stalin e diktatorit vendas. Askush nga ne, që kemi qënë në këtë ferr, nuk e beson se këtu u luajt ajo tragjedi e llahtarshme, për të vetmen arsye se nuk sheh as një dykëmbësh apo zvarranik me uniform e kallash në dorë e me kapele të ngjeshur deri në vetulla, të ulërinte e të torturonte këta bij nënash.
Po. Pa asnjë dyshim, ky është vendi i përleshjes. Ja – atje është dhoma e torturave, e kur më erdhi rradha të futesha brenda, na prisnin civilë të sigurimit me dru në dorë, që qëllonin pa pushim e me urrejtje. Dyshemeja e asaj dhome ishte mbuluar me gjak, po ashtu edhe muret e lyer me gjakun tonë.
Edhe sot, mbas 23 vjetësh, këta heronj të vërtetë, nga kjo e ashtuquajtur demokraci, mbetën të cilësuar “terroristë”. E thënë troç, me Ligjin që u miratua për integrimin dhe dëmshpërblimin ekonomik, nga bijtë e sekretarëve të parë, apo këlyshë të tjerë komunistash e sigurimsash, – nuk përfitojnë-.
Ky ligj duhet parë, të gjendet një klauzolë, e gjaku i këtyre martirëve, të mos shkojë i humbur. Këta që qeverisin sot, duhet t’i rregullojnë fajet e qeveritarëve të para 23 Qershorit, nëse duan të dallohen nga ata. Duhet të rregullohet edhe ajo që u propozua dhe u vendos si datë përkujtimore 21 Maji i 1973 me rastin e revoltës së parë komuniste, ku u ngrit flamuri pa yll, u pushkatuan 4 djem Nënash dhe u dhanë qindra vjet burg për 64 të tjerë.
Ky propozimi i bërë nga deputeti i Vlorës dhe M.K.R.S.Z. Bujar Leskaj po ajo qeveri e quajtur demokratike, e kundërshtoi. Ishte po ky deputet e ministër që çeli një fond fillestar për bërjen Muze të burgut të Spaçit, shumën prej 50 milion lekë, por edhe këto humbën. I vetmi person që e ndjente me shpirt dhe i vlerësonte vuajtjet e të burgosurve politikë dhe nuk u kursye asnjëherë për ne, është Z.Leskaj. Madje ka bërë dhe një libër për poetët dhe shkrimtarët e pushkatuar dhe burgosur, të titulluar “Muzat e Qëndresës”.
Po në këtë ditë të përgjakshme, unë kam bërë një përshkrim të ngjarjes, të pajisur me dokumenta nga arkivi i sigurimit, titulluar “Revolta e Qaf-Barit dhe terrori komunist 1943-1990”, dhe Aldo Bumçi, ministri i asaj kohe, më premtoi, më gënjeu për gati 1 vit e gjysëm, bashkë me një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit komunit të vitit 1997 Frrok Çupi, nuk pranuan të dalë ky libër.
Edhe pse shumë ishin të interesuar që ky libër të mos dilte, ai e pa dritën e diellit dhe ftoj të gjithë të interesuarit që duan të dinë për këtë revoltë, t’a lexojnë dhe të japin mendimin e tyre.
Tani kam në dorë “Revoltën e Spaçit të vitit 1973”. Edhe ky libër do kompletohet me dokumenta arkivore.
Duke përfunduar, me dhimbje sot po kujtojmë dhe do vazhdojmë t’i kujtojmë këta trima të pa përkulur përgjithmonë.

NË ERRËSIRË

Kujtimit të Sokol Sokolit e Tom Ndojës, pushkatuar më 8
Qershor ora 00.00. 1984, Shkodër

Gërmuan vrasësit tokën e butë
Hëna kullonte gjak mbi bajoneta
Nën rreze gjaku gjaksat mbollën kufoma
Nga lart heshtëte vigjëlon antena

Në mëngjez të nesërmen një kal
Tërkuzet e s’kullot si përditë në lëndinë
Ndjen plumbat që u shkrehën gjakun që u derdh
Kufomat fshehur në natën që nxin

Shkojnë vite kalin prapë era e gjakut
E ndiell dhe e ndal te gropa e fshehtë
Cep më cep i bije fushës, por kthehet
Te varret e humbura shkelur pa ditë e pa net

Antena lart heshtëte, jepte lajme në fitore
Veç kali atë bar se ha e rreh e shkelmon
Antena e di: Sokolin dhe Tomën aty i vranë
Në një natë ku veç hëna krimin vajton

Kali i ndjen krismat therur në gjak
Kali barit i trembet i bije me shkelm
Dhe një ditë uli kokën u tret e u mpak
Mbi fushën mbjellur me varre e me helm

Edhe një herë: PUSHOFSHI NË PAQE

Miku Juaj

AZEM MESHI I KOSTURRIT

$
0
0

Nga BUTE MESHI/
Dëshmori i Atdheut, Azem Ali Mëshi, polic i rënë në krye të detyrës para pesëmbëdhjetë vitesh, kur erdhi në klasë të parë dallohej nga të gjithë nxënësit e tjerë. Si mësuese e tij isha e kënaqur, pasi çdo ditë i bënte nga një orë rrugë për të ardhur në shkollë dhe e zbatonte me përpikmëri orarin e nuk kishte as një rast të vinte pa detyrat e shtëpisë e i pa përgatitur në mësime. Me prirjet e tij dhe sjelljen shembullore i ndihmonte shokët dhe shoqet e klasës. Gjithmonë e mbaj mend për mirë se gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare në Kosturr të Hasit në çdo aktivitet që organizonte shkolla ishte i pari. Gjithnjë gulmonte për dije të reja.
Më kujtohet se kur po mbaronte klasën e 8-të i pyeta të gjithë nxënësit e klasës së tij se çfarë profesioni iu pëlqente më shumë. Ata m’u përgjigjen: mësues, mekanik, etj , ndërsa Azemi më tha: mësuese, mua më pëlqen shumë të bëhem polic me kapele që të mbroj atdheun sikur ka qënë baba partizan për çlirimin e vendit”. Nxënësit e tjerë u habitën se si Azemi donte të trashëgonte babën për trimëri .
Më kujtohet kur organizonim mbledhjet me prindër. I vetmi ishte Azemi si e merrte babën e vet që të informohej për përparimin e frekuentimin e tij në shkollë. Ai ishte një fëmijë shembullor dhe kishte një prind shembullor. Azemi jo vetëm që gëzonte respekt në shkollë po edhe në fshat. I përshendeste të gjithë në fshat. Dashuria e tij për familjen ishte e madhe.
Më kujtohen fjalët e Zeqir Bajramit, të Rrustemit, të Elezit, të Sadrisë, të Ismajlit, pra tërë fisit të Ahmetafajve, të cilët thoshin se nga të gjithë djemtë e fshatit tonë, Azem Meshi është një fëmijë që gëzon trashëgimin e fisit tonë për ndjenjat trimërore.
Shpesh herë më vijnë në mendje bisedat me burrin tim e me kunetërit e mi, si i përmenda më parë, të cilët tregojnë se në çdo rast që diskutohej, Ali Ukshin Mëshi, thoshte: “Ia vendosa këtë emër Azemit, me dëshirën për t’u bërë trim si Azem Galica”.
Baba i Azemit, Ali Ukshin Mëshit, i lindur më 1928 në fshatin Kosturr, në një familje e varfër, por me zemër të hekurt për vendlindjen e tij dhe atdheun. Në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen Nacjonalçlirimtare, ku u rreshtua si partizan i Çetës së Hasit me Ismail e Man Pogën. Ishte partizan i ri në moshë, ndër ma të rinjtë në formacionet luftarake të Shqipërisë. Më vonë u inkuadrua në Brigadën XXV Sulmuese. Luftoj deri në çlirimin e vendit.
Në vitin 1948 Ali Ukshin Meshi u arrestua dhe u dënua për dyshime politike nga regjimi komunist me 6 vjet burg politik, 3 vjet heqje të triskëtimit e zgjedhjes, me sekuestrim të pasurisë.
Këto masa dënimesh ishin pa asnjë bazë. Ky kreshnik, Ali Ukshin Mëshi, u martua me Xhemile Sokolin, malësore nga komuna e Bytyçit.. Familja e tij nisi me u shtue në vite. I fali Zoti nëntë fëmijë, shtatë djemë e dy vajza. I rriti me mundim të madh.
Fëmija i parë ishte Zenuni si një shqipe mali, Ahmeti e Azemi iu rritën si dy pëllumba, Agroni e Skënderi ia kalonin si dy shokë, Sabahi e Guximi si më të mirët. Fëmijët e tij nisën me u shkollue, secili prej tyre me ushtrue profesionin e vet. Ky Azemi la shumë kujtime të mira që në
fëmijërinë e tij kishte etje e dashuri për dije e shoqëri, për mësuesit e tij.
Patriotizmi e trimëria e fisit Ahmetafajve u vërtetua me Azem Ali Mëshin, i cili ra në krye të detyrës“Për rujatjen e Rendit e Sigurisë Publike”, me 3 Qershor 1999 në Tiranë.
Gjithashtu kujtojmë edhe dy vëllezërit, Kujtimin e Afrimin e Qazim Meshit, të cilët u vranë në muajin Maj 1999 në Luftën e Kosovës, të cilët u vranë në krye të detyrës. Ky fis i Azem Ali Meshit, gjithmonë u shumoftë e përparoftë dhe kujtimet e vepra e tyre të kujtohen ndër shekuj. I pa harruar qoftë kujtimi i tyre.

Kosturr, Has. më 15.05.2014

HISTORI-HAXHI ZEKA DHE ALI PASHE GUCIA NJE TRUP ME DY KRENA

$
0
0

Me rastin e 136 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/
Nga Rexhep DEDUSHAJ/
Si shume here me pare edhe koheve te fundit po qarkullojne ca shkrime – genjeshtra ,se gjeja Ali Pashe Gucine e ka vrare Haxhi Zeka:” Se paska dashte me ia marre Shqiperise Plaven e me ia dhene Bosnjes”?!
Keto jane genjeshtra te pregatitura ne kuzhinate e sllaveve e te servuara sipas nevojave te tyre,me qellim qe ti njollosin ato dy figura tonakombetare.Qe ti lidhin pas interesave te veta banorete e asaj krahine qe kane mbetur si ” gusa ne mjegull “e s’dijne fare as cka jane me: Shqiptare,Boshnjake,Musliman apo “Cernogorski muslimani “!!
Andaj.e shoh t’arsyeshme ta paraqes ketu te verteten lidhur me kete problem :
Keta heronje tone kombetar ishin si moshatar.Ishin fqinje me banim dhe sigurisht ishin rritur s.bashku .Ishin miq,ishin shoke,ishin bashkpuntore ,atdhetar,.Udheheqes te ceshtjes tone kombetare ne nje periudhe vendimtare per fatet e kombit tone.
HAXHI ZEKA – BIBERAJ ,ishte me origjine nga Malesia e Gjakoves,i vendosur ne Peje.Ishte njeri nga pasaniket me te medhenj te Kosoves.Ishte shume aktiv ne Levizjen Kombetare duke e ndihmuar sidomos materialisht ate.8000 farca vullnetare per mbrojtjen e Plaves e Gucise ne vitet 1879-1880 i ka furnizuar me miell nga mullinjte e vet ne Peje.Ishte edhe antar i Shtabit per mbrojtjen e atyre trojeve Shqiptare.S’ka mbajtur kurr pozita e poste ne shtetin Osman.
ALI PASHE GUCIA ,merr edukate ushtarake ne Stamboll,e dy vite ne Sarajeve.Vite keto qe po i nxierrin sot shum pune me ” Boshnjaket” tone!!
Qellimi i tyre ,pra,i atyre far boshnjakeve,eshte ta paraqesin Aliun si ” Boshnjak qe Plaven e Gucine paska pase dashte t’ia lente Bosnjes e jo Shqiperise”!! – Rrene kjo me bisht??
Plava dhe Gucia,jane te rregjistruara ne te gjitha analet nderkombetare si territore Shqiptare duke filluar qe nga koha romake,kur ” perandori romak PLAVIUSI ,nipi i Konstantinit te Madh – Dardan,e ndertoi nje qytet ne breg te Limit (Limus – Kufi,latinisht) dhe ia ngjiti emrin e vit – PLAVE. ( shih lib. e E.JASQUE ‘ SHQIPTARET NGA ORIGJINA E DERI ME SOT” SHBA…
Pastaj,nga koha e Ballshajve,Nemanjiqeve e deri te Kongresi i Shen Stefanit e ai i Berlinit.Konferencate e Paqes ne Londer ,Pariz etj.Asnjehere ne ato procesverbale s’eshte permendur kjo krahine si pjese e Bosnjes apo si krahine sllave ,por thjeshte KRAHINE SHQIPTARE.; ‘” KOKA E SHQIPERISE”. ( Shih lib.R.Dedushaj: ” CUNG TAHIRI I VUTHAJVE’, Peje,2013).
Ne momentin e pare kur Kajmekami ( nenprefekti ) i Gucise,Ali Pashe Gucia,e merr lajmin per vendimet e Shen Stefanit,vrapoi te Haxhi Zeka ,Biberaj,ne Peje.
E bejne planin s’bashku ,cfare me bere .Tere kohen jane bashk dhe s.bashku me udheheqs te tjere te Lidhjes se Prizrenit,e mbrojten si luanate krahine.Me mijra telegrame e kundershtime i kane shkuar Bizmarkut ne tavoline ato dite ne Berlin nga te dyja palete kundershtare ,ku jane akuzuar pewr se tepermi Ali Pashe Gucia e Haxhi Zeka ,si fajtoret per thyerjen e vendimeve te Kongresit te Berlinit.Pra,e kane dridhur Evropen qe s;ishte mesuar ti thot kush JO.
Pas renjes se Lidhjes se Prizrenit,Porta e Larte,e kerkoi me burgosur Ali Pashe Gucine,,se bashku me Avdyl Frasherin e Sylejman Vokshin.Haxhi Zeka,kujdeset qe ta shpetoj Aliun.Se pari e mshef neper shpellate e Rugoves,neper miq te vet atje.Pastaj,nepermes te ministrit te puneve te jashtme te Turqise;Abedin Pashe Dine-shqiptar nga Elbasani.e fshine nga lista e “tradhtareve’ te Turqise dhe e binde Sulltanin se Aliu s’eshte fajtor …
E thrret Sulltani ne Stamboll ,ku ai ia dorzon 4 flamuj rus,duke i thene se e ka mbrojtur Perandorine Osmane nga Rusia e jo vetem nga Mali i Zi.
( Shih lib.R.Dedushaj “100 Vjet Lufte” N.Y.1999)
Aliu vjen ne Peje,te Haxhi Zeka,si prefekt i pare iatij qyteti.duke e pasur nen kontrolle edhe nenprefekturen e Gucise,qe e kishin sunduar me se 200 vjet familaret e tij – Shabanagajte e Gruemires se Shkodrese jo te Bosnjes,siv po mundohen ta paraqesin sot ca shkie .( Shih.R,Dedushaj:Krahina e Plave-Gucise neper shekuj:N.Y.1993.)
I perkrahur ne heshtje nga prefekti-Aliu,Haxhi Zeka,si edhe me pare,e vazhdon veprimtarine kometare duke e pregatitur ripertrirjen e Lidhjes se Prizrenit.
Kjo gje e dridhe Nishin ( kryeqytetin Serb )dhe Stambollin.Serbete e dergojne nga Nishi ne Peje te preferuarin e vet nga Peja;ADEM ZAJMIN ,ndersa osmanet ia futin roje Aliut, Pavaten e Strellcit-njeriun e tyre!!Keta dy ne marreveshje e gjejne nje ” trashaman ” qe kerkonte grada pa merita – nga Rugova,njefare META I BALES dhe nje dite duke dalur ne zyre ,para kershllaheve te Pejes,te ura e gurit e vret Ali Pashe Gucine.Pavata,si roje e tij se ckrepe asnje fishek.Meta largohet pa therre ne kembe!!Organet osmane e perciellin mgjarjen ne qetesine me te madhe!!
Aliu shkoi i plagosur ne shtepi duke thene: “Qe cka m’bani Shqipnija mua??!!”
E shoqja i thot; “T’kam thane ,ka me t’vra Ademi!
– S’me ka vra Hanm Ademi
– Adem GASKA ( lexo;Zajmi) ia ka ba me sy
– Meta i Bales ka qite allti!!!
Haxhi Zeka arrine ta varrose ne oborrin e Carshi Xhamise( me privilegje )ku do te varroset edhe ai me von i vrar po nga Adem Zajmi..Dhe,vazhdon krijimin e Lidhjes se Pejes,qe e krijoi 4 vite me vone ,me 1899.Percka edhe e likuidijne me 1902.
Mire eshte qe ca kalec te Serbise sot nuk po thone se H.Zeken e vrau Ali Pashe Gucia…
Te gjitha keto vrasje u paketuane ne kazanate e sllaveve dhe u leshuene ne tregper ti percare Shqiptaret,per ti njollosur figurate ne fjale e faktoret shkencore shqiptar i pranuane si te tilla pas LDb,me sygjerimin e Rusise dhe te M.Popoviqit…
Te njejtit e quajten Aliun “tradhtar”pse u be Prefekt i Pejes!!!
E quajten Haxhiun “tradhtar” se e vrau Aliun – sic thonin ata,dhe kullak qe ua ” pinte gjakun”( i shfrytezinte -sipas tyre) proletaret shqiptar !!
E quajten edhe Fishten ” tradhtar ” se u kendoi ketyre dyve !!!
Sot sllavet e kane nxierr nga vazolina perseri ket teme e servuar nepermes te ca hoxhallareve ( patriot boshnjak)por edhe ca njerzve te shitur te M.Gjukanoviqi nga ajo krahine me qellim qe ta shpetojne kete ” krahine sllave – boshnjake ,percka u vra edhe Ali Pashe Gucia nga Haxhi Zeka,qe deshti t’ia epte krahinen tone Shqiperise se Madhe.Se gjeja Aliu ishte i interesuar me cliruar Bosnjen nga AH.etj”Kur dihet se Aliu shpeshehere kishte deklaruar se: ” Fati i Shqipnise nese donte te dilte shtet ne vete duhej te mbeshtetej te nje mbreteri katolike psh.ne Austro – Hungarine…” Shih lib.e cit,E Plava “Plava e Gucia…”f.216.
Prandaj,A.P.Gucine asgje se lidhte me Bosnjen e as me Boshnjaket pervec origjines se perbashket nga ILIRET.gje qe e deshmojne piramidate Pellazgo- Ilire ne VISOKO te Bosnjes.
Por s’po i kuptoi do ” shkenctar ” tone nga ajo krahine qe i pervehtesojne me dashamiresi keto teza dhe emrate e sllavizuar te kesaj krahine i paraqesin ne punimet e veta ” shkencore”…

OPERACIONI I PARË I CIA-S KUNDËR KOMUNIZMIT

$
0
0

Nga Frank Shkreli/
Me 3 qershor del nga shtypi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri libri i autorit shqiptaro-amerikan, Albert Lulushi mbi historinë e misionit të parë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan, CIA. Libri e ka titullin, “Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm.” Është ky një libër që përshkruan në hollësi përpjekjet amerikane për të përmbysur regjimin komunist të Shqipërisë, duke filluar nga viti 1949. Por më parë se të flasim për librin, pak informacion mbi autorin, Albert Lulushi. Ai ka lindur në Shqipëri dhe është larguar nga ai vend më 1990 dhe tani jeton në shtetin Virxhinia afër Washingtonit. Z. Lulushi ka bërë një karierë jashtzakonisht të suksesshme në fushën e teknologjisë së informacionit, duke punuar me ente të ndryshme të Qeverisë Federale dhe me firmat amerikane më të njohura të grupit të kompanive shumëkombëshme, që njihen si Fortune 500. Përveç librit, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm”, Albert Lulushi është autor i njohur i disa librave në fushën e teknologjisë së sistemeve të informacionit të cilat janë botuar nga shtëpitë botuese më të njohura në Amerikë. Më duhet të rrëfej se unë e kam njohur Albert Lulushin — për të cilin ruaj një respekt të posaçëm — pothuaj ç’prej ardhjes së tij në Amerikë në fillim të 90-ave, fillimisht në kapacitetin e tij si përkëthyes për zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, për pothuaj 20-vjetë. Si i tillë Albert Lulushi ka qenë dëshmitar i zhvillimit të marrëdhënjeve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe me Kosovën. Andaj, si pjesëmarrrës në zhvillimin e këtyre marrëdhënjeve gjatë 20-viteve të fundit, interesimi i tij për historinë e marrëdhënjeve midis vendit të tij të adoptuar, Amerikës dhe vendlindjes së tij, Shqipërisë, është krejtësisht i natyrshëm dhe tepër i dobishëm, gjë që pasqyrohet në secilin kapitull të librit.
Libri me titull, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm” i autorit Albert Lulushi, në thelb përshkruan historinë e një operacioni qëllim mirë, por me plot probleme logjistike dhe personeli, mosmarrveshsesh e intrigash, i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri, por fatkeqsisht një mision ky i cili në fakt dështoi keq dhe në mënyrë të mjerueshme, sidomos për shumë prej atyre shqiptarëve që morën pjesë në planifikimin dhe në zbatimin e tij, duke e paguar edhe me jetën e vet dhe me një kosto të lartë për familjet e tyre.
Megjithëse me vite dhe dekada është debatuar dhe janë hedhur teza se si dhe pse dështoi operacioni i CIA-s në fillim të 1950-ave për rrëximin e regjimit komunist në Shqipëri – përfshirë këtu edhe versionin e propagandës së regjimit komunist shqiptar — studiuesi Albert Lulushi më në fund përmbledh të gjithë faktorët e shumtë, që sipas tij mund të kenë kontribuar në dështimin tragjik eventual të misionit. Një ndër faktorët që në të kaluarën i atribohej dështimit të misionit, ka qenë roli që thuhej se ka luajtur Kim Filbi, agjent i dyfishtë anglo-sovjetik. Një ndër mbështetsit e kësaj teze ka qenë edhe autori anglez Nicholas Bethel, i cili ka shkruar më 1984 se misionin amerikan që kishte për qëllim rrëximin komunist të Enver Hoxhës, e kishte sabotuar agjenti i dyfishtë Kim Filbi, me pretendimin se Filbi duke qenë në dijeni të planeve amerikane të operacionit, i kalonte informacionin Moskës dhe Moska nga ana tjetër informonte Tiranën. Albert Lulushi nuk hedhë poshtë krejtësisht këtë tezë, por minimizon rolin që mund të ketë luajtur Kim Filbi në dështimin e operacionit, duke thënë se agjenti Filbi ishte zbuluar tanimë si agjent sovjetik dhe si përfundim u detyrua të largohej nga Washingtoni në vitin 1951. Kështuqë autori argumenton, bazuar në dokumentacionin e deklasifikuar të CIA-s për operacionin e koduar “BGFIEND”, se dështimet më të mëdha të operacionit amerikan u shënuan pas largimit të Filbit nga detyra e tij në ambasadën britanike në Washington, dmth nga viti 1952 deri në vitin 1954, kur u ndalua operacioni, e për të cilin merret me mend se Filbi nuk kishte dijeni as informacion mbi hollësitë e planit dhe përgatitjet për infiltrim në Shqipëri, gjatë asaj periudhe.
Historia e këtij operacioni filloi pas prishjes së Stalinit me diktatorin komunist Tito të Jugosllavisë në vitin 1948. CIA, e cila posa ishte themeluar, kishte marrë përsipër detyrën për të zmbrapsur komunizmin në Europn Lindore dhe në bashkpunim me shërbimin sekret britanik vendosën të bëjnë planet për operacionin e parë para-ushtarak në historinë e kësaj agjencie, në Shqipëri. Si përfundim i prishjes jugosllave–sovjetike, Shqipëria komuniste ishte në një qorrsokak dhe konsiderohej si një vend i përshtatëshëm për të bërë përpjekjet e para për të minuar komunizmin, duke filluar kështu me regjimin e Enver Hoxhës, ndoshta edhe duke pasë parasyshë Shqipërinë si një vend jo sllav në sferën komuniste sllave, që ndoshta mund të shkëputej nga sfera komuniste dhe të bëhej si shëmbull se regjimet komuniste mund të përmbyseshin në Europë. Agjencia CIA e filloi këtë mision para-ushtarak me rekrutimin e imigrantëve vullnetarë shqiptarë të arratisur nga komunizmi, të cilët ishin vendosur në kampe refugjatësh në Europë. Pasi rekrutoheshin, ata dërgoheshin për trajnim dhe pas disa javë përgatitjesh, grupe të vogëla hidheshin si parashutistë në Shqipëri me qëllim për të minuar regjimin e Enver Hoxhës. Sipas Z. Lulushi, në teori plani ishte i përgatitur mirë, por kur erdhi puna tek zbatimi i tij logjistik, megjithë qëllimet e mira të planifiukuesve si Z. Frank Wisner, operacioni lente shumë për tu dëshiruar, gjë që më në fund çoi në dështimin e kësaj nisme.
Autori Lulushi, në librin e parë mbi këtë subjekt të rëndësishëm si për publikun amerikan ashtu edhe për publikun shqiptar, por njëkohësisht mund të thuhet edhe për historinë e marrëdhënjeve shqiptaro-amerikane, i paraqet lexuesit të vërtetën në të cilën ai ka patur mundësi të arrijë mbi operacionin e CIA-s në Shqipëri, duke u bazuar në qindra dokumenta të CIA-s që janë deklasifikuar deri tani, memoare, si dhe në kujtimet e pjesëmarrsve dhe protagonistëve kryesorë të operacionit, siç është Z. Frank Wisner, i cili mbetet ende shumë i interesuar në çështjet shqiptare. Albert Lulushi paraqet pikëpamjet e ndryshme dhe faktorë që kanë luajtur rol mbi këtë operacion si dhe ofron për lexuesin faktet që ai i ka zbuluar nga vet pjesëmarrsit, si dhe nga burimet amerikane mbi këtë operacion, burime të cilat nuk përputhen gjithmonë me propagandën komuniste të kohës që e trumpetonte dështimin e këtij operacioni si fitore të saj.
Autori radhitë një numër faktorësh që ai thotë se kontribuan në dështimin e operacionit për të përmbysur regjimin brutal të Enver Hoxhës. Ndër të tjera ai fajëson edhe degë të ndryshme të CIA-s dhe shërbimet e tjera mike, siç ishte shërbimi i fshehtë britanik, për mungesë bashkpunimi midis tyre. Por, përveç kësaj, dhe mbi të gjitha, Lulushi shkruan se një pjesë e madhe e dështimit të operacionit mund t’i kushtohet konflikteve dhe mosmarrveshjeve midis fraksioneve anti-komuniste shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat sipas autorit, nuk kishin asgjë të përbashkët midis tyre, përveç urrejtjes që kishin për Enver Hoxhën. Libri i Albert Lulushit, “Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm”, është një përmbledhje e re faktesh e dokumentacioni dhe si e tillë bindëse për hir të fakteve që paraqet për operacionin e parë anti-komunist të CIA-s në Shqipëri. Z. Lulushi paraqet dilemat e ndërlikuara të zhvillimeve dhe planeve politike dhe ushtarake me të cilat përballeshin planifikuesit e këtij operacioni dhe ve në dukje ndasitë, përçarjet dhe mosmarrveshjet në radhët e grupeve kryesore anti-komuniste të kohës në lidhje me operacionin si dhe mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Andaj, duke marrë parasyshë edhe gjëndjen e sotëme politike kudo në trojet shqiptare, libri i Albert Lulushit, përveç rëndësisë historike të tij, përmban një mesazh të rëndësishëm edhe për politikën e sotëme shqiptare. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, duke iu përgjigjur pyetjes se përveç vlerave historike që ka libri, cili është mesazhi për shoqërinë dhe politikën e sotëme shqiptare tashmë demokratike, autori Lulushi ka thënë: “Një aspekt që mendoj se libri ka vlerë është se e tregon historinë në mënyrë faktike duke u bazuar në dokumente pa influenca subjektive të pikëpamjeve të ndryshme. Por edhe një mësim tjetër që mund ta shikojmë në një shkallë më të lartë është se, për mendimin tim, një nga arsyet pse operacioni dështoj ishte se forcat antikomuniste shqiptare nuk arritën të bashkoheshin në një front unik ashtu siç nuk u bashkuan gjatë luftës edhe pas luftës ata vazhduan që të ishin të përçarë dhe të luftonin me njëri-tjetrit. Po të shikosh për shembull në vitin 1999 kur kishim konfliktin në Kosovë, edhe pse kishin divergjenca midis tyre, forcat politike shqiptare paraqitën një front të bashkuar, dhe patën sukses. Si një mësim, për shembull, për palët në politikë sot, si në Kosovë edhe në Shqipëri, sidoqë mund të ketë divergjenca brenda për brenda, për sa i përket aspektit ndërkombëtar, aspektit të avancimit të çështjes së kombit shqiptar në bashkësinë ndërkombëtare, duhet të ekzistojë në front i bashkuar,” ka thënë studiuesi Albert Lulushi, për Zërin e Amerikës.
Është ky një mesazh domethënës i një libri me rëndësi pra për të kuptuar më mirë të kaluarën por edhe një mësim për të ardhmen. “Është një libër i mirë-dokumentuar mbi njërën prej operacioneve më pak të njohura dhe më të keq-kuptuara të Luftës së Ftohtë. Është një tregim interesant dhe i shkruar shumë mirë, megjithëse është një tregim shkurajues dhe demoralizues”, kur merr parasyshë mos-realizimin e objektivave të caktuara të operacionit, ka vlerësuar librin e Albert Lulushit, Ambasadori Frank Wisner njëri prej protagonistëve dhe planifikeusve kryesorë të operacionit.
“Operation Valuable Fiend” ose në shqip, “Operacioni Kundërshtari i Dobishëm”, i autorit Lulushi, përshkruan një operacion që u ndërmor për arsye dhe qëllime të drejta, por ndoshta një mision që u ndërmor nën rrethana të papërshtatshme dhe me mënyra të gabuara, të cilat përfunduan në dsëhtimin e tij. Zoti Lulushi i sjellë lexuesit amerikan dhe atij shqiptar një vepër të rëndësishme, mbi një ngjarje me rëndësi historike, që deri më tani nuk ka tërhequr ndonjë vëmëndje të madhe nga studiues seriozë, duke kontribuar në këtë mënyrë në një kuptim më të mirë të operacionit dhe të qëllimeve të tija dhe duke hedhur dritë mbi një periudhë të historisë së marrëdhënjeve amerikano-shqiptare, për të cilën deri më tani nuk dihet shumë.

Mehmet Prishtina, një pionier i vullnetarizmit kulturor

$
0
0

Nga NDRICIM KULLA*/
Në këtë artikull dua të përqendrohem në veprën e një bashkëkombësi, i cili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm të një përmbajtje konkrete të filantropisë kulturore që ushtron, por sidomos për fenomenin e ri pozitiv që po promovon në jetën tonë dhe që është një dashuri e re për sa u përket përmasave të tij të mëdha. Është fjala për atë fenomen, ende jo shumë të njohur të Shqipërisë, që në praktikën e shekujve të fundit, sidomos në botën perëndimore njihet me emrin vullnetarizëm. Vullnetarizmi është ai aktivitet filantropie me qëllime jo fitimprurëse që individë të veçantë kryejnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, të pa angazhuar nga askush dhe të pa detyruar nga asnjë parti politike. Bashkëkombësi ynë që merret edhe me këtë kauzë quhet Mehmet Prishtina dhe është një banor relativisht i ri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, origjina e të cilit është nga fshati Polac i krahinës heroike të Drenicës, e cila njihet në historinë e Kosovës si vendlindja e lirisë dhe pavarësisë së saj.
Është nga kjo krahinë që e kanë prejardhjen Azem dhe Shote Galica, Hasan Prishtina, Adem Jashari, heronj dhe personalitete të tjerë. Pikërisht në këtë zonë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, emblema e pashlyeshme e pamposhturisë së këtij populli për të qenë më vete.
Është në krenarinë më superiore të kësaj treve se pikërisht aty, nga fshati i mësipërm, zë fill prejardhja e rilindësit të madh shqiptar Hasan Prishtinës. Qysh fëmijë Mehmeti u detyrua të emigrojë së bashku me familjen për shkak se prindërit e tij ishin në kundërshtim të hapur me pushtuesin serb, i cili dihet që u rezervonte kundërshtarëve tij fatin e zi të emigracionit ekonomiko – politik.
Në fakt ai që nisi si një mallkim i jetës së tij do të ishte e kundërta e tij. Në vendin e ri ku qëndronte, Mehmeti së bashku me familjen e tij, vëllezërit dhe motrat, demokracia, ju mundësoi atyre jo vetëm të punonin e të jetonin, por edhe të shkolloheshin. Ishte Gjermania që u bë një atdhe i dytë i shtrenjtë për këtë të ri nga Kosova dhe familjen e tij. Qyteti ku ai kreu studimet dhe punoi, Mynihu, me zhvillimin industrial dhe kulturën e tij ka qenë dhe mbetet një nga ato metropolet më të mëdha të kontinentit evropian që të ofron zgjim dhe emancipim. Aty ai u diplomua për Shkenca Politike dhe Drejtësi Evropiane e cila do t’i vlente më tej për t’u orientuar qartë për rrugën e gjatë profesionale dhe biznesin. Po aty, në Munih ai do të niste edhe rrugën e bashkëpunimit me të gjitha ato forca politike që përgatitën luftën për çlirimin politik të Kosovës nga pushtuesi serb. Mehmet Prishtina do të ishte aktiv me pjesëmarrjen e tij në të gjitha mitingjet, tubimet, protestat masive që parapërgatitën bombardimet e NATO-s e cilado mbetet si një nga periudhat më fatlume të fatit të kombit shqiptarë.
Vetëm disa muaj përpara se Qytetërimi Perëndimorë të niste luftën për çlirimin e Kosovës, babai i tij me ndërgjegje të flaktë patriotike edhe pse pensionist dhe i moshuar në moshë, mori një vendim që e mbuloi përjetë me nder dhe lavdi dhe që e vuri atë përgjithnjë në Panteonin e dëshmorëve heroik të Kosovës. Ai u kthye i vetëdijshëm nga Perëndimi se lufta po vinte dhe ai duhej të ishte aty. Ky burrë fisnik do të vritej në përpjekje me pushtuesit vetëm pak ditë përpara se Kosova të çlirohej, atëherë kur trupat e NATO-s hynë triumfuese në Prishtinë me ëndrrën e tij të përmbushur. Një shembull i papërsëritshëm i dashurisë më sublime për atdheun e të parëve. Ati i Mehmet Prishtinës do të mbetet në kujtesë të brezave në Drenicë dhe kudo gjetkë mes shqiptarëve si një njeri i thjeshtë që u vetëflijua për lirinë. Ashtu si ai luftuari në këtë truall të legjendave më të bukura u vetëflijuan edhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij më të afërt dhe më të largët. Në fshatin Polac ndodhet një varrezë e veçuar e fisit Prishtina ku gjenden me dhjetëra varre të rënësh në luftërat e fundit të shek të XX-të, të cilët janë një dëshmi e skalitur në mermer e vetëflijimit të këtyre burrave. Janë shpirtrat e tyre që lëshojnë çdo natë shkëlqimin në atë tempull vdekjeje. I pajisur me këtë traditë të vyer në formimin e tij personal u kthye përfundimisht në dheun që e lindi dikur për t’u bërë një banor i devotshëm i Prishtinës së re. Ndonëse ishte shkëputur për disa dhjetëvjeçar nga atdheu i tij i shtrenjtë ai u përshtat shumë shpejt me mjedisin e ri ku ai nisi një jetë të dytë. Ky qytet, që sapo kishte dalë nga pasojat shkatërruese kishte nevojë për kujdesin dhe përpjekjet e të gjithë bijave dhe bijve të saj .Për Mehmet Prishtinën është lumturia e tij jo se ky është një qytet i përkryer, por se është dashuria e tij e parë dhe e fundit që nuk e ndërron me asgjë. Me këtë mendim të ngulitur ai zuri ta ridashurojë Prishtinën e tij dhe u bë shumë shpejtë i vetëdijshëm se Kosovës i mungojnë shumë gjëra dhe se duhej ta kapte çdo gjë nga fillimi.
Përpara Prishtinës edhe Munihu i madh nuk ishte gjë tjetër veçse një kujtim i largët. Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë gjë, ai nuk dëshpërohet asnjë çast, por përfytyron në mëndje një të ardhme më të mirë në çdo aspekt që ai ndesh. Prandaj krahas punës së përditshme mendon, shqetësohet dhe u përkushtohet realizimit të disa aspiratave kulturore, të cilat nuk kërkonin investime të mëdha, por gjithsesi kërkonin zemërgjerësi ,atdhedashuri dhe kulturëdashësi ,por ,që sigurisht që nuk ishin dhe kaq të thjeshta për mundësitë e të tij modeste si ish emigrant i vjetër .Megjithatë, ai u betua se do të kontribuojë për diçka në fushën e kulturës. Diçka që do shërbente për ringjalljen e historisë së Kosovës ,asaj historie të mbushur me shumë dhimbje,me shumë sakrificë , e që kërkonte të dilte nga harresa për tu shfaqur me dritë. E tërë kjo ndërmarrje filantropike e Mehmetit u ngjiz tek Hasan Prishtina. Hasan Prishtina është një figurë që i përket sa Kosovës aq edhe Shqipërisë. Ai në historiografinë tonë është ndër 5- 6 yjet e historiografisë shqiptare .Nuk është pa domethënie se në boshtin vertikal jug-veri të kryeqytetit tonë Tiranë ndodhen monumente të ”Nënë Terezës”, Ismail Qemalit, Skënderbeu, Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut. Ky është boshti më i rëndësishëm, i mbarë Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë Etnike dhe këta personalitete janë njëkohësisht 5 nga personalitetet më të lavdishëm të shqiptarëve. Nga këta personalitete vetëm Hasan Prishtina ,fatkeqësisht është më pak i njohur tek ne ,qoftë nga harresa qëllimkeqe antishqiptare,qoftë nga neglizhenca. Ja, pikërisht për këtë arsye personazhi i artikullit tonë Mehmet Prishtina e nisi veprën e bamirësisë kulturore me këtë figurë. Për Mehmet Prishtinën Hasani nuk ishte një çështje thjesht respekti apo lidhjesh farefisnore, trashëgimie apo diçka tjetër e tillë,por rikthimi i së vërtetës historike në piedestalin e nderimit shtetëror ,me qëllim që të dalin në dritën e diellit simbolet reale të Kosovës në historinë e kombit shqiptarë, ku 100 vjetori i Pavarësisë tonë do të shfaqej si rasti më ideal për këtë synim. Nga të 5 –të simbolet vetëm Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina do ishin dy simbolet kryesore të kësaj Pavarësie. Nga një lobim intensiv i vlerësuar me iniciativën e personale të Mehmetit Hasan Prishtina erdhi në kujtesën shtetërore të Kosovës atje ku ai e meritonte në mënyrën më shembullorë për një njeri si ai,i diplomuar në institucionin arsimor më perëndimor të Perandorisë Otomane,Shkollën e Lartë të Administratës Perandorake që përbëhej nga pedagog francezë. Pikërisht këtij pararendësi të Pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe për këtë fakt, e meritonte që Universitetit Shtetëror në Prishtinës ti jepej emri i tij .Dhe sot ky universitet, quhet Universiteti “Hasan Prishtina” .Është nderimi më i madh, që po i behet inteligjencës shqiptare dhe arsimit nëpërmjet këtij politikani që tipar kryesor kishte intelektualitetin e tij. Dhe kryevepra e filantropisë kulturore të Mehmet Prishtinës nuk ishte thjeshtë mbështetja financiare që u bëri tre monumenteve të këtij personaliteti në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup ,por gjithashtu ai interesim i madh dhe i përhershëm duke trokitur në dyert e institucioneve shtetërore në Prishtinë dhe në Tiranë në zgjim të Hasanit te anashkaluar. Në inaugurimin e tyre morën pjesë me mijëra qytetarë ku panë të derdhur në bonzë heroin e tyre të harruar të Pavarësisë Kombëtare. Për të qenë të sinqertë falë interesit të tij këmbëngulës para disa ditësh në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ne organizuam dhe përjetuam një ngjarje me përmasa kombëtare ,ku Presidenti i Republikës z Bujar Nishani i akordoi Hasan Prishtinës dekoratën më të lartë që jep shteti shqiptarë “Dekoratën e Flamurit”. Ishte një ceremoni e bukur, e thjeshtë por dhe madhështore në të cilën morën pjesë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, por dhe malësor të thjeshtë nga Polaci i Hasanit dhe nga tërë Drenica. Për hir të së vërtetës këmbëngulja e dhe vullneti tij patriotik kanë vulë të pa dukshme në atë ceremoni që i mblodhi shqiptarët së bashku për të nderuar heroin e tyre të përbashkët.
“Vullnetarizmi kulturor i një qytetari biznesmen si Mehmet Prishtina nga fshati Polac i Drenicës së Hasan Prishtinës , që sot po jep një kontribut shembullor me ndihmën e tij financiare dhe iniciativat e tij personale për lartësimin e figurës së Hasan Prishtinës është një rast që duhet të merret si shembull dhe të kuptohet se çfarë dashurie kanë për rrënjët e tyre qytetarët kosovarë”- u shprehë Presidenti Nishani gjatë kësaj ceremonie dekorimi.
Por vullnetarizmi i tij nuk u ndal në mbështetje ndaj lartësimit të kësaj figure kombëtare .Hasan Prishtina kishte nevojë edhe për një rilindje në literaturë. Me iniciativën dhe mbështetjen e tij financiare u bë e mundur botimi i disa librave që hedhin dritë mbi figurën shumëdimensionale të këtij personaliteti politikë..Ishte vullnetarizmi kulturor i këtij biznesmeni me mundësi modeste që të bëhej në Tetovë një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 30 studiueseve shqiptarë dhe të huaj mbi kontributin e Hasan Prishtinës në Pavarësinë tonë Kombëtare. Është pikërisht vullnetarizmi i tij kulturor i cili e ka ngacmuar sedrën e tij , që ti shpallë vetes së tij projekte të tjera mbi përjetësimin e mëtejshëm të kësaj figure. Botime librash, dinjitoze me biografi dhe dokumente. Një monomet tjetër në Vlorë për këtë figurë së bashku me Komunën e Prishtinës janë shprehje e një zgjimi të vrullshëm integrues që po bëjnë shqiptarët me njeri tjetrin. Në të gjitha këto veprime vullnetare Mehmet Prishtina fillimisht ka qenë i vetëm. Por ai nuk u tërhoq nga përkushtimi i tij ndoshta përtej mundësive për të lartësuar heroin e tij. Ai është i bindur se sikur çdo individ i ngjashëm në mundësi si ai të bënte qoftë edhe diçka vullnetare për personalitetin që do Shqipëria dhe Kosova do rizgjohen të përmbrujtura nga kujtesa historike dhe kultura shqiptare do ringjallet dhe madhështohet nga admirimi i miliona shqiptarëve të cilët do zbulojnë një histori të re të vendit të tyre. Mehmet Prishtina është vetëm një pionier i ri i këtij vullnetarizmi kulturorë. Shpresojmë se shembulli i tij i ri do ti hap rrugë atij rizgjimi të traditës së bujarisë shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare e cila nisi me “Kalendarin Kombiar” dhe vazhdoi me botime, ndërtime shkollash, shtypshkronjash dhe akte të tjera kulturo-arsimore në shërbim të zgjimit kombëtarë shqiptarë dhe lartësimit shpirtëror të shqiptarëve.
* Ndihmes i Presidentit te Shqiperise Nishani,studiues,botues dhe publicist.

DHIMITËR BERATI,PERSONALITET I MENDIMIT DHE VEPRIMIT ATDHETAR

$
0
0

Shkruan:Eugen SHEHU/
Korça e bukur në gjoks të malit moravë të shtetit amë,ajo Korçë që ka nxjerë aq shumë burra në shekullin që lamë pas,do të lindëte dhe ritëte edhe kolos të mendimit atdhetar.Nëse Butka,Panariti , Grameno,Matraku etj,do të endeshin maleve të jugut të Shqipërisë me armë në dorë për të mbrojtur trojet tona prej hordhive greke,të tjerë burra do të përpiqeshin me kartë e pendë për të ndriçuar rrugën e shqiptarizmës.Dhimitër Berati bën pjesë pikërisht në këtë plejadë të ndritur të mendimtarëve të Rilindjes sonë,fjala e të cilëve shkonte po aq larg sa plumbi i pushkës së trimave të maleve.Dhimitri lindi në qytetin e Korçës në tetorin e vitit 1886,në një familje zanatçinjësh.Në fund të shekullit 19-të,Korça po trazohej gjithmonë e më shumë prej furtunave helene të cilat të ndikuara dukshëm prej Patriarkanës së Stambollit,përgadisnin copëtimin e shpejtë të Shqipërisë, natyrisht përmes aleancave të fshehta me serbët dhe bullgarët.
Mësimet e para i merr në qytetin e Korçës,por shkolla shqipe e asaj kohe,jo rrallë do të virej përpara vështirësish të jashtëzakonshme.Kleri osman dhe ai grek,në luftën e tyre për zona të influencës,përpiqeshin të godisnin pikërisht shkollën shqipe e cila gjithsesi ishte shndrruar në çerdhe të përhapjes së shqiptarizmës.Në fillim të shekullit të 20-të,pikërisht kur pati marrë mësimet e para,falë mirëqenies ekonomike familjare,si edhe disa miqve të të jatit,Dhimitri 14 vjeç i drejtohet Konstancës së Rumanisë.Në Konstancë,në fillim të shekullit të kaluar,ishte një koloni e vogël shqiptarësh, të cilët ndonëse patën mërguar për bukën e gojës,nuk patën harruar atdheun e tyre.Përgjithësisht aty kishin shkuar shqiptarë nga Korça,Kolonja,Starova dhe Manastiri, të cilët u bashkuan rreth njëri-tjetrit duke ruajtur në këtë mënyrë jo vetëm gjuhën shqipe por edhe traditat,zakonet dhe historinë e të parëve.Në një mjedis të tillë,Dhimitër Berati jo vetëm do të merrte njohuri në studimet e mesme dhe të larta por do të mbronte pareshtur në vetëdijen e tij,ndjenjat e fuqishme të shqiptarizmës.Pas studimeve të mesme,Dhimitër Berati do të mbaronte me rrezulltate mjaft të larta Fakultetin e Shkencave Politiko-Administrative të Bukureshtit. Kanë qenë disa prej atdhetarëve shqiptarë në Bukuresht,të cilët ndikuan në formimin e karakterit të Dhimitrit,por nga letërkëmbimet që kemi mundur të gjejmë,shohim se si do të ishte në mënyrë të veçantë në shoqërinë e Ibrahim Temos.Të dy sëbashku ata do të shiheshin shpesh në zyrat e shoqatës “Dituria” e cila asaj kohe zhvillonte një veprimtari atdhetare që i kalonte kufijtë e kolonisë shqiptare.Janë disa nga veprat fundamentale të kuluturës shqiptare të shkruara prej Sami Frashërit,Naim Frashërit,Jani Vretos etj,të cilët u shtypën në Bukuresh prej atdhetarëve shqiptarë,për t’u shpërndarë pastaj anekend trojeve shqiptare.Dhimitër Berati,pati fatin e madh,t’i kalojë nëpër duar i pari këto vepra të rilindasve tanë të shquar me çrast u angazhua në mënyrë të vazhdueshme dhe pa u frikësuar,në rrjedhat e lëvizjes autonomiste shqiptare.
Ngase mbaron me rezulltate të shkëlqyera Universitetin e Bukureshtit i hapen dyert për të punuar në admnistratën e lartë të Rumanisë.Dhimitër Berati parapëlqen të shkojë në Korçën e vet të dashur dhe të zgjoj mendjet e bashkëmoshatarëve të vet,t’i nxitë ata në rrugën e dijes,të përparimit, të pavarsisë.Në fillim të vitit 1908, e shohim të punojë si mësues në shkollën shqipe të qytetit.Ky vit do të ishte triumfi i Turqve të Rinj,të cilët fillimisht lejuan çeljen e shkollave shqipe si edhe disa reforma sipërfaqsore.Dhimitër Berati me entuziazmin që e karakterizonte si edhe guximin e vetëdijshëm së bashku me gjuhën shqipe do të përcillte tek nxënësit e vet,ndjenjën e fuqishme të atdhetarizmit,atë ndjenjë të fashitur e nëpërkëmbur ndër shekuj.Një prej mësuesve të kësaj shkolle na bën me dije veç të tjerave se ; “Kjo shkollë ndodhej nën drejtimin e shkruesit të këtyre radhëve por në të kanë dhënë mësim edhe z.Dhimitër Berati,Thoma Avrami dhe të tjerë mësues”.( Thanas Floqi “Lufta për çlirim kombëtar 1878-1912” Tiranë 1962, fq 41 ).
Dhimitër Berati në vitin 1908,iu kushtua tërësisht çështjes së arsimit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë problemit të gjuhës shqipe.Në mënyrë të veçantë në Korçë,aty ku pati lindur e para shkollë shqipe.Dhimtër Berati në bashkëpunim të ngushtë me Sotir Pecin,Ilo Mitkë Qafzezin dhe motrat Qiriazi duke nxitur e përhapur idenë e alfabetit me gërma latine.Dhimitër Berati,menjëherë pas vendimeve të Kongresit të Manatsirit në vjeshtën e vitit 1908,iu vu punës së tij si mësues për edukimin e gjeneratave të reja me ndjenjën e shqiptarizmit si edhe prirjet drejt familjes së madhe të Evropës së qytetëruar.Ndonëse i ri në moshë,ai do të shquhej sa për intelegjencën e rallë aq edhe për përkushtimin ndaj lëvizjes sonë kombëtare.Në vitin 1919,Dhimitër Berati merr pjesë në Kongresin e Elbasanit,si përfaqsues i qytetit të Korçës,së bashku me Sevasti Qiriazin.Nga tribuna e këtij Kuvendi tjetër për gjuhën shqipe,ai do të shpaloste pikpamjet e veta,në gjurmë të ideve dhe detyrave që u caktuan nga Kongresi i Manastirit.Përkrah atdhetarëve të tjerë shqiptarë,Berati do të ngrinte fort zërin se kish ardhur koha që pikërisht në Elbasan të ngrihej shkolla e cila do të përgadiste mësuesit e ardhshëm të gjuhës shqipe.Ai do të mbronte fort në këtë Kuvend,bindjet e atdhetarit Luigj Gurakuqi që kush e donte Shqipërinë,të falte për të ngritur shkolla,pasi e ardhmja e atdheut kërkonte padyshim njerëz të pushkës por dhe të penës.Bindjet dhe kurajoja e tij,bënë që intelegjenca dhe populli i Korçës,ta zgjedhin Dhimitër Beratin si përfaqsues të tyre edhe në Kongresin e Dytë të Manastirit,në vjeshtën e vitit 1910,në bashkëpunim me motrat dhe vëllezërit Qiriazi,Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin dhe Luigj Gurakuqin,Dhimitër Berati do të ndikonte drejtpërdrejti në përhapjen e gjuhës dhe të shkollave shqipe.Pikërisht i nxitur nga bashkëpuntorët e tij,Berati ndërmerr disa udhëtime radhazi në kolonitë shqiptare në Rumani duke mbledhur të holla duke shtypur libra dhe duke shpërndarë ata fshehtas në trevat shqiptare.Në fillim të vitit 1912,Dhimtër berati ndalohet për disa ditë në admnistratën ushtarake të qytetit të Manastirit,kinse për disa verifikime,por me ndërhyrjen e disa atdhetarëve,në mes të të cilëve edhe Çerçiz Topulli,del prej garnizonit osman dhe përcillet prej trimave,pranë familjes së vet në Korçë.Në pranverën e vitit 1912,Dhimitër Beratin e shohim përsëri në Konstancë e Bukuresht.Tani ai mban lidhje të ngushta me Luigj Gurakuqin dhe Isamil Qemalin e Mit’hat Frashërin,duke transmetuar në këtë mënyrë,në kolonitë shqiptare të Rumanisë,përgaditjet dhe lëvizjet që vlente të bëheshin për pavarsinë e atdheut të tyre.Në të njejtën kohë,në bashkëpunim me Dhimitër Ilon,Berati ndërhyn energjikisht pranë qeverisë rumune,duke mundësuar ndihmën e kësaj të fundit në dobi të shqiptarëve.”Qeveria rumune ka qënë në favor të lirisë dhe pavarsisë shqiptare:Me këtë rast Taqe Iunesku,nëpërmjet patriotit Kristo Meksi i dërgon Ismail Qemalit,kryetarit të komisionit shqiptar,një çek prej 500 mijë franga ari për shpenzimet e rastit.Ismail Qemali bashkë me Luigj Gurakuqin,Kristo Meksin dhe Dhimitër Beratin u nisën për në Vjenë”.(S.Vllamasi “Ballafaqime politike në Shqipëri”-Tiranë 2000 , faqe 68 ).
Dihet tashmë lufta dhe përpjekjet e mëdha diplomatike që Ismail Qemali,bëri pranë kancelarive evropiane të asja kohe.Ka qenë tejet e vështirë për Fuqitë e Mëdha të Evropës,të ndikonin në ngjarjet që do të sillnin pavarsinë e vendit tonë.Kjo për arsyen e thjeshtë se pas rrëzimit të perandorisë osmane,Fuqitë e Mëdha nxuarën nga sirtarët,planet e kahershme të tyre për coptimin e trojeve shqiptare,duke dashur të kënaqin satelitet e tyre në Ballkan.Në këto bisedime të gjata e të lodhshme,në krah të Ismail Qemalit do të ishte kurdoherë Dhimitër Berati,i cili ndonëse i ri në moshë, do të dinte se si të kërkonte të drejtat e mohuara të kombit të vet.Në vjeshtën e vitit 1912,Dhimitër Berati do të shkonte në Shqipëri së bashku me Ismail Qemalin,Luigj Gurakuqin, Vangjel Meksin dhe atdhetarë të tjerë.Ai do të provonte vështirësitë e mëdha me të cilat rëndom përballen burrat,por edhe kënqësinë që ishte në Vlorë,në atë ditë të 28 nëndorit 1912, i zgjedhur njëzëri prej kolonive shqiptare që prej vitesh patën mërguar në Rumani.Duke shtërnguar duart me bashkëpuntorët e tij të hershëm Mid’hat Farshërin,Bedri Pejanin,Rexhep Mitrovicën etj, 26 vjeçari Berati do të hynte krenarisht në sallën e atij kuvendi emblematik për krejt shqiptarët.Në telegramin që konsulli austrohungarez në vlorë i dërgon Vjenës dhe e bën me dije për përfaqsuesit shqiptarë,midis të tjerave lexojmë ; “Për shoqërinë “Bashkimi” në Bukuresht ;Dhimitër Zografi, Pandeli Cale,Kristo Meksi,Dhimitër Mborja,Pandeli Mborja,Dhimitër Berati”.( Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë. Fondi 591 , dosja 2 , fleta 12 ).
Duke parë aftësitë intelektuale të tij,Qeveria e Përkohshme shqiptare e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e ngarkoi Dhimitër Beratin me detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Përlindja e Shqypnies” si dhe sekretar të misionit diplomatik të kryesuar prej Ismail Qemal Vlorës.Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar,me të gjitha strukturat e tij ishte jo vetëm detyrë e ngutshme por edhe premisë e domosdoshme për ta njohur Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.Nëpërmjet gazetës “Përlindja e Shqypnies” Dhimitër Berati u përpoq të nxiste sa më tepër vetëdijen nacionale të bashkëkombasve të vet që këta të rroknin armët dhe të mbronin me jetët e tyre,jetën e shtetit të parë shqiptar.Ndërkaq,pena dhe vizioni përparimtar diplomatik i Beratit,nuk munguan që nëpërmjet faqeve të kësaj gazete t’u bënin thirrje kancelarive evropiane për t’i ardhur në ndihmë çështjes shqiptare.Në verën e vitit 1913,ngase pat mbaruar univeristetin për admnistrim në Bukuresht,me porosi direkt të Ismail Qemalit,Dhimitër Berati ngarkohet në funksionin e admnistratorit të spitaleve të vendit.Kush e ka parasysh zhvillimin ekonomiko-shoqëror të shtetit amë në fillimet e shekullit të kaluar, e ka të qartë se në çfar vështirësije virej Dhimitër Berati.Megjithatë,ky atdhetar i pabujë e priti me ndjenjë të lartë përgjegjësie këtë mision,duke dhënë ndihmesën e vet të pakursyer.Gjithsesi,
Ai do të gjendej pranë Ismail Qemalit në momentet më të vëshira që po kalonte Shqipëria dhe diplomacia e saj,veçanërisht pas rebelimeve të verbëta të shqiptarëve të udhëhequra nga Haxhi Qamili dhe të përkrahura nga shovenizmi sllavo-helen.Me largimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria, Dhimitër Berati do të shkonte për pak kohë në Korçë dhe prej andej sërisht në Rumani.Edhe këtu, Berati nuk do t’i rreshtëte për asnjë çast përpjekjet e veta në mbrojtje të pavarsisë së Shqipërisë dhe në ruajtjen e tërësisë territoriale të saj.Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin shqiptar në Rumani,ai do të sensibilizonte jo vetëm Bukureshtin por edhe Romën,Parisin e Gjenevën,lidhur me padrejtësitë që vazhdonin t’i bëheshin kombit tonë.Është kjo arsyeja që në vitin 1919,kolonia shqiptare e Rumanisë e dërgon Dhimitër Beratin si përfaqsues të përhershëm të saj në delegacionin për Konferencën e Paqës në Paris.Dihet tanimë se në këtë Konferencë,shqiptarët u përfaqsuan me 4 delegacione,çka tergonte përçarjen e madhe politike të kombit tonë.Sidoqoftë Dhimitër Berati, në krah të atdhetarëve të tjerë shqiptarë,dijti të bashkojë kurdoherë forcën e mendimit dhe të logjikës së tij me ate të burrave të tjerë shqiptarë,të delegatëve të tjerë. Njëherazi,ai do të trishtohej së tepërmi kur bashkëkombas të vet,për qëllime nga më ordineret,kërkonin të shisnin deri atdheun e tyre:Kështu,në një letër që i dërgon Mid’hat Frashëri,prej Parisi,më 8 korrik 1919,midis të tjerave shkruan ; “Tek Gurakuqi sapo lexova një broshurë, e cila më bëri përshtypje të thellë.Është një promemorje me anë të së cilës disa prej bashkëatdhetarëve tanë me banim në SHBA,kërkojnë aneksimin e vendit të tyre nga Greqia.Po të mos kisha parë këtë promemorje,kurrë nuk do të kisha besuar se egzistuaka një propagandë grekomane kaq e fortë ndër bashkëatdhetarët tanë atje… Po ju bëj me dije menjëherë që nga ana juaj t’i shkruani “Vatrës” mbi këtë punë, e cila sipas opinionit tim ka shumë rëndësi.Ka shumë të ngjarë që këta të gjorë,nuk kanë pasur qëllim të firmosin një shkresë të tillë.Sidoqoftë,një komision i formuar nga disa persona të njohur,mund t’u marrë firmat,në mos të gjithëve,të paktën një pjese të atyre që kanë firmosur këtë akt tradhëtie”( Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë.Fondi 35 , dosja 134 , fleta 4 ).
Në krejt kohën e qëndrimit në Konferencën e Paqes në Paris,Dhimitër Berati do të shndrohej në tribun të mendimit të emancipuar shqiptar lidhur me rrjedhat tragjike të ngjarjeve që kalonte vendi ynë.Janë me dhjetar fjalë të tij,projekte,rezoluta apo protesta të ndryshme,jo vetëm në Konferencën e Paqes por edhe në kancelaritë e ndryshme evropiane,të cilat rëfejnë shpirtin e madh dhe kulturën e gjërë të këtij atdhetari.Fjalëpak nga natyra por edhe gojëmbël,ai do të dinte të ulej me atdhetarë të tjerë shqiptarë madje edhe kur këta patën gabuar.Në mënyrë të veçantë,Berati do të kthjellonte idetë e veta me Mid’hat Farshërin,Mehmet Konicën etj,duke qenë kësisoj kurdoherë i qartë dhe i vendosur në mbrojtjen e çështjes shqiptare.Në ngjarjet e vitit 1922,të cilat nxuarën si protagonistë kryesor të fateve të Shqipërisë,Ahmet Zogun,Dhimitër Berati ishte ende i vendosur në Paris,si i dërguar i kolonisë shqiptare të Rumanisë.Në tetorin e këtij viti ai do të pritej në audiencë prej kryeministrit shqiptar në Tiranë dhe fjalë pak siç ka qenë,do të pranonte prej burit të Matit,funksionin e drejtorit të Zyrës Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.Në këtë funksion,Dhimitër Berati do të ndiqte me shqetsim të vazhdueshëm çdo hap të shtetit shqiptar,të dalë prej Kongresit të Lushnjës,duke dashur të ndërtojë një politikë të jashtme me sa më shumë frymarrje.Shqipëria jo vetëm duhej të forcohej së mbrendshmi por vlente të thoshte fjalën evet edhe në diplomacinë evropiane,me ç’rast Berati s’i kursen energjitë për asnjë moment.Janë me dhjetra raporte dhe udhëzime që Dhimitër Berati ka përgaditur për Ministrinë e Jashtme dhe Kryeministrinë e viteve 1922-1923,ku viret theksi tek bashkëpunimi i të gjithë forcave atdhetare,në dobi të diplomacisë të vendit.Detyra si drejtor i Zyrës Politike dhe më pas sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme,s’e ka penguar askurrë Dhimitër Beratin të marrë përsipër çështje të tjera më delikate.Kështu,në verën e vitit 1923,dërgohet me porosi të kryeministrit,Ahmet Zogut, të përfaqsojë Shqipërinë në grupin e Kontrollit Ndërkombëtar të Kufijve.Shtypi shqiptar i asaj kohe shkruan tekstualisht ; “Komisioni,ka tri ditë që ka shkuar në leskovik dhe si të mbarojë atje do të hidhet në Janinë e prej andej në Korfuz.Qeveria jonë përfaqsohet nga z.Dhimitër Berati,një nga të zotët për këtë punë kaq me rëndësi,meqenëse z.Berati ka lënë mjaft studime dhe është praktikuar duke ndjenjur dy vjet në Paris bashkë me Mid’hat Frashërin”.(Gazeta”Koha”-Korçë 28.07.1923).
Përfaqsuesi i palës greke në këtë komision,kolonel Boçari,i nxitur nga qëllimet shovene të Athinës, u përpoq ta bënte për vehte Dhimitrin,duke patur parasysh që ky ishte ortodoks.Por meqë në momentet e parë,ai e kuptoi se Berati do të ishte jo vetëm i pakompromentuar,por edhe autoritar në fjalën dhe vendimet e veta.Me atë frëngjishten e vet ekselente,me kulturën e gjithanshme,Berati do të fitonte respektin e ushtarakëve të lartë francezë,italianë e britanikë,të cilët kryesonin punimet e komisionit në fjalë.Në një prej letrave që i dërgon në vjeshtën e vitit 1923,Mid’hat Frashërit,lidhur me debatet ndaj helenëve,midis të tjerave Berati shkruan , “Pjesa teorike e punës do të marr fund por druaj shumë kundërshtime gjithfarësh nga ana e grekërve.Në kundërshtim me protokolin dhe me kompetencën e Komisionit,qeveria greke kërkoi dy katunde tonat ;Bobicka dhe Radati,afër Sarandaporos.Me nj’anë pranojnë vleftësinë e protokolit,m’anën tjetër duan ta shkelin…Është e kot t’ju them se u hëngrëm mjaft me delegatin grek mbi këtë pikë…”(Arkivi Qëndror i Shtetit – Tiranë Fondi 35 , dosja 134, fleta 27 ).
Në vitet 1924-1925,Dhimitër Berati caktohet në funksionet e kryekonsullit në Sofje si edhe zv/ përfqasuesit shqiptar në Paris.Sërisht do të virej në provë intelegjencia dhe atdhetaria e tij,të cilat nuk munguan për asnjë çast.Gjatë kësaj periudhe,Berati shkruan disa shkrime në gazetat më presitigjioze për historinë e Shqipërisë,gjithashtu mban konferenca dhe leksione për gjeografinë,etnologjinë dhe të kaluarën e popullit tonë,në institutin e studimeve të Evropës.Për më tej,në këtë Institut me përpjekjet dhe veprimtarinë e drejtpërdrejtë të Dhimitër Beratit,u çel edhe një kurs i shkurtër për gjuhën shqipe,ku mundën të merrnin leksione të plota,mjaft prej studiuesve të huaj të cilët ishin të interesuar në këtë rrafsh.Në verën e vitit 1925,dhuna shovene e Athinës,ndaj popullsisë së pambrojur çame po arrinte kulmin:Përpara kësaj dhune duhej patjetër të thoshte fjalën e vet diplomacia shqiptare.Mid’hat Frashëri,asaj kohe Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë në një prej telegrameve të shumtë dërguar Tiranës zyrtare,pasi i njihte me gjëndjen më të fundit,këshillonte Ministrin e Jashtëm pos të tjerave :”Bashkë me telegrafin duhet që shkëlqesia Juaj të jipni urdhër sekretarit që kini në Gjenevë,të përpiqet për këtë çështje.Nëse nuk kemi sekretar pranë Lidhjes së Kombeve,atëherë ju lutem të emëroni z.Dhimitër Berati në këtë post dhe t’i jipni urdhër të vejë në Zvicër.Shkëlqesia Juaj,kini nga ana ime një raport të gjatë… ku rrëfej nevojën e një zyrtari shqiptar në Gjenevë dhe cilësitë e z.Berati që e bëjnë titularin më të volitshëm në këtë detyrë “.(Arkivi Qëndror i shtetit – Tiranë. Fondi 251 , dosja 131 , fleta 373 ).
Ka qenë sigurisht kjo njëra nga arsyet,me ç’rast qeveria shqiptare e dërgon Dhimitër Beratin në Lidhjen e Kombeve,vend në të cilën diplomati i shquar do të shtonte sa më shumë përpjekjet atdhetare jo vetëm për banorët etnik të Çamërisë,por edhe për krejt shqiptarët që jetonin në trojet etnike shqiptare të okupuara padrejtësisht nga serbosllavët.Njëherazi,me nismën e tij,Dhimitër Berati zhvilloi një kurs të përgjithshëm të gjuhës shqipe pranë Institutit të Studimeve Evropiane,në bashkëpunim të ngushtë edhe me albanologun e shquar Dhimitër Jorga.Duke patur parasysh se Evropa nuk e njihte si duhet historinë e kombit të vet,Dhimitër Berati përktheu në gjuhë të ndryshme mjaft nga autorët e dëgjuar shqiptarë,duke dashur të mbysë sadopak zërat e shfrenuar dhe tamtamet e propagandave sllave dhe greke.
Në vitet 1928-1934,Dhimitër Berati nuk nguron të japë kontributin e vet në sferat më të larta të diplomacisë shqiptare të asaj kohe.Regjimi i ri monarkik,u ndesh që në fillim me një varg vështirësish në fushën diplomatike si edhe ngatëresa të panumërta që kishin burimin në konfliktet ballkanike.Shtetit shqiptar duhej t’i kapërcente këto vështirësi sa më shpejt,pasi ato lidheshin jo vetëm me ekonominë e prapambetur,por sidomos me stabilitetin politik e ushtarak,po aq sa edhe vetë të ardhmen.Në disa prej momenteve kryesore,veçanërisht në marëdhëniet me Italinë,vetë Mbreti Zog merrte pëlqimin e Dhimitër Beratit,duke parë tek ai jo vetëm atdhetarin e shquar po sidomos personalitetin që mund të lidhte të tashmen me të ardhmen.Madje në disa momente jo fart të këndshme në fillim të vitit 1934 lidhur me ekonominë e vendit tonë,Mbreti Zog i ofron Dhimitër Beratit postin e Ministrit të Ekonomisë Kombëtare.Në dy vitet e qëndrimit të tij në këtë funksion, marëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Italisë,njohën ndofta periudhën më të shkëlqyer të bashkëpunimit.Me pikpamje tejet reformatore për sitemin ekonomik të vendit,nisur nga dëshira për një përparim sa më të shpejtë dhe të natyrshëm të ekonomisë shqiptare,Dhimitër Berati mundi të marrë shumë kapitale (aspak siç u than në 50 vjetë komunizëm,”për të shitur Shqipërinë”)por përkundrazi për ta orientuar ate drejt perëndimit.Janë me qindra urdhëra,telegrame,fjalë dhe bisedime,ku provohet se çdo veprim ekonomik i Monarkisë,është paraparë së pari në rrafshin politik se çafr mund t’i shërbejmë mirë qeversijes dhe stabilitetit politik në vend:pasuritë e atdheut tonë në këto vite jo vetëm që nuk u shitën për qëllime politike,por më së shumti u evidentuan,u zbuluan,u ndërtua infrastruktura e domosdoshme për t’i paisur të gjitha në duar të popullit.Roli i Dhimitër Beratit në këtë fushë ka qenë i padiskutueshëm.Forca e thellë e këtij personaliteti do të spikaste edhe në vjeshtën e vitit 1941,atëherë kur me thirrjen e disa patriotëve të tjerë shqiptarë,ai pranoi postin e Mnistrit të Kulturës Shqiptare dhe zv/ministër i arsimit.Shumë shkolla të çelura në atë kohë,qoftë në Kosovë qoftë në Maqedoninë shqiptare,mbajnë firmat dhe vulën e Dhimitër Beratit.Ai vetë do të vizitonte këto shkolla duke u bërë thirje mësuesve nga shteti amë që të kontribonin duke vajtur konkretisht dhe duke përhapur diturinë në viset ku regjimi i urryer serbosllav kishte bërë çmos të zhdukte çdo frymë shqiptarizmi.Në bashkëpunim të ngushtë me Fejzi Alizotin dhe Iljaz Agushin,atdhetari i shquar Dhimitër Berati do t’i përgjigjej etjes së madhe të shqiptarëve jashtë shtetit amë,me qindra e mijëra teste shkollore të cilat përshkroheshin fundekrye prej ndjenjave atdhetare të Shqipërisë Etnike,lirisë dhe demokracisë moderne.
Me vendosjen e diktaturës komuniste në shtetin amë,Dhimitër Berati largohet nga Atdheu. Tanimë, jeta e këtij mendimtari,intelektuali dhe veprimtari të shquar do të ndjekë rrjedhën e saj si jeta e qindra emigrantëve politikë shqiptarë:Por kjo nuk do të ligështonte aspak burrin.Ai do të vazhdonte të shkruante librin e tij voluminoz “Shqipëria”( i cili mbeti në dorëshkrim) ashtu sikundër një sërë artikujsh,për fatin e mbrapshtë të shqiptarëve.Vazhdon të mbajë letërkëmbime të shumtë me Ahmet Zogun,Abaz Kupin etj,duke ndjekur i trishtuar fatin e shqiptarëve të ndrydhur prej ortodoksisë komuniste.Mbyll sytë në ROMË i rrehtuar nga miq e shokë më 8 shtator 1970.
Bern-Zvicër


PËR TY, ÇAMËRI, KEMI LËNË PAS AMANETIN …

$
0
0

Nga Rasim BEBO/
Pak kohë më parë, këtu në Amerikë, vdiqën dy çamë, të ardhur në Shqipëri rreth moshës 10 – vjeçare, pas masakrës së qershorit 1944. Safet Rojba dhe Rexhep Llaja, i pari nga Margëllëçi dhe i dyti nga Filati, shpresonin vazhdimisht të ktheheshin në vendlindjen e tyre, në shtëpitë e tyre në mallin dhe varrezat e tyre. Por nuk qe kismet dhe para se të mbyllnin sytë lanë amanetin, për Çamërinë e Çliruar dhe për gjithë Shqipërinë Natyrale. Ky amanet i hershëm i të gjithë çamëve, sot është vënë në qendër të lëvizjes së politologut Koço Danaj, i përkrahur nga SHBA.
Edhe poeti e shkrimtari Qamil Buxheli, deri para vdekjes, ëndërroi amanetin e tij për ÇAMËRINË, duke lënë këto vargje të pavdekshme:
ÇAMËRIA TRIME. “O Çamëria Trime! / O Çamëria Trime! / O motra Çamëri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu përule ti. / Me burra e gra suljote, / me djem që tundin malet, / me vajzat shtojzovalle. / Ti çave trumundanat. / E theve çdo pusi. / O motër Çamëri! / O trimja Çamëri! / Një shekull zë e ngryset, / që kur si shqipe mali, / me zëmër të zhuritur, / për mbi folenë e prishur / qëndron edhe sot në qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu motër mbahu, / se dita shpejt do vijë. / Në tokën e pa sosur. / Me gjak e djersë brumosur. Me varret e të parëve. / Me gjuhën e shqiptarëve. / Me gjuhën prej bilbili, / Që i këndoi Naimi … / Do zbardhë dita motër. Pranvera do të vijë! … (Dodona, f. 515).
Dy pleq, rreth të tetëdhjetave, shokë të vjetër, Hasani me Dautin, u përgatitën: të veshur e mbathur mirë, me para dhe pasaporta të rregullta, me nga një bastun në dorë, u gjendën para sportelit të doganës greke në Kakavi. Pas një përshëndetjeje me fjalën, tungjatjeta, ata dorëzuan të dy pasaportat. Kur sportelisti, hapi dhe lexoi pasaportat, i shikoi të dy pleqtë me një urrejtje e neveritje pazakonshme dhe pastaj ulëriu: “Oqi Çamëria, pijene a podho !” (Ska Çamëri, shporruni këndej)… Ai u grisi pasaportat dhe ua hodhi në fytyrë.
Të vrarë shpirtërisht, atyre gati sa nuk u ra damllaja. U mbështetën te muri, pak metra larg sportelit dhe ashtu rrëshqitas, me kurriz te muri u ulën në tokë.
Hasani filloi të recitojë disa vargje pikëllimi (nga Qazim Shemaj): – Çamëria është atje ku ka qënë, ne jemi këtu, jemi çamë, si mundet të mohoj vendin tim e unë gjallë këtu? Kjo është toka e jonë. Mure të rënë, të rjepur, / dhe bluja e qiellit e mekur. / Një xhevze e ndryshkur anës vatrës. / që pjek kafe vreri erërave të natës./ Ca trandafila rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / Të vetmet që vdekja ka harruar t’i marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur e shkretë. / Tek ngjitesh e ulesh në këtë tatëpjtë. /Asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të prêt! / Heshtja në heshtje! / Ha veten e vet! “. Dhe ne do ta pimë një kafe vreri për t’i tundur pesë deputetët çamë… – e mbylli recitimin ai.
-E mo, Hasan, – ia ktheu Dauti, – shikon si futen shumë grekë në Shqipëri pa asnjë pengesë, kurse për ne u bë kiameti, të shkonim në shtëpitë tona… Ku qëndron Traktati i Miqësisë, pse nuk ka reciprocitet, “me lejon – të të lejoj”. Ç’është kjo përulje kaq e madhe. Ku është “shteti”? Kjo qeveri me kuptimin e plotë, është, si ka thënë Dritero Agolli, kohë më parë: “shkërdhatokraci”, bashkë me Akademinë e Shkencave. Ku janë këto penat e ndritura të kombit shqiptar që heshtin për këto evenimente shumë të rëndësishme, kur greku ka arritur të thotë “ÇAMËRIA NUK EKZISTON”. Kur sot në Shqipëri nga 35-40 mijë çamë që erdhën si pasojë e atij genocidi të llahtarshëm grek të qershorit 1944, kanë arritur afërsisht në gjysmë milioni çamë të shtuar në rrugën natyrale, pra, rreth 15 herë më shumë dhe në parlament përfaqësohen nga 5 deputetë…
Dauti i kujtoi Hasanit, se zgjedhjet e fundit Parlamentare, si dhe ato lokale, e konfirmuan, PDIU-në, si forcën e katërt politike në vend. Po çfarë kanë bërë për Çamërinë?… Asgjë dhe më keq akoma, ata tallen me elektoratin çam, duke ulur dhe ngritur për 70 vjet, ende të pa miratuar Rezolutën Çame nga Parlamenti Shqiptar.
-Prit more Hasan, – i thotë Dauti!- Ministri i jashtëm grek, u shpreh para qeverisë se “Çamëria nuk ekziston” dhe ata pesë deputetët çamë heshtën, u tërhoqën me kapistër kali për elektoratin e PD e PS dhe dalin në sipërfaqe me një demagogji të gënjeshtër dhe mashtruese, se gjoja nxorën nga pluhuri i harresës tekstin e Rezolutës Çame, të aprovuar më 8 prillin e 2004-ës… – Kështu e mbyllën muhabetin të dy pleqtë dhe me zëmër të thyer u kthyen në shtëpitë e tyre, por jo të Çamëri.
Servet Pëllumbi, ish kryetar i Parlamentit, thotë: “Më 8 prill 1944 u njohëm në mënyrë të detajuar me Rezolutën Çame dhe e mbështetën të gjithë, grupi ynë i parlamentit ishte dakord për ta miratuar. Por kjo rezolutë pengohej nga Brenda, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy bariera kryesore që sabotuan rezoluten (sipas diktatit nga Athina). Kur pa pritur mbërriti një telefonatë nga kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ishte një urdhër i prerë, që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro i rezolutës. Kështu ata gjatë votimit u larguan dhe nuk morën pjesë. Kjo ishte një thikë pas shpine për Çamërinë dhe çamët. Unë, thotë Sabit Brrokaj nuk e zbatova atë urdhër dhe qendrova e votova prorezolutës çame. Fatos Nano më quajti “tradhtarë të PS-së”. Unë e quajta spiun të grekut. “
Rezoluta Çame që u hodh në votim në Parlament, më 8 prill 2004 nuk fitoi, rezultati ishte 53 pro rezolutës çame dhe 55 kundra, me 108 deputetët që kanë qenë të pranishëm në atë séancë. Do të fitonte Rezoluta Çame, po të kishte qëndruar Sali Berisha, Jozefina Topalli me të vetët, por këta u larguan para votimit. Kryetari i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi, deklaroi se kjo rezolute nuk ishte aprovuar. Këtu duket hapur marrëveshja e Sali Berishës me Fatos Nanon, për kundra rezolutës Çame, në shërbim të hapur me grekun. Dhe jo vetëm kaq, po filluan edhe të tallen me Rezolutën Çame. Këta zotërinj, në pragun e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, u duheshin deputetet çamë, prandaj urdhëruan kryetarin e komisionit të jashtëm, Fatos Beja, të nxjerrë nga arkivi i Kuvendit, votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolute ishte miratuar, por nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi kishte deklaruar, se kjo rezolute nuk ishte miratuar.
Shpëtim Idrizi del si flamurtar duke shkundur Parlamentin Shqiptar për demaskimin e shtrembërimin dhe fshehur (gjoja) miratimin e Rezolutës çame te 2004-ës. PDIU-ja me Shpëtim Idrizin, bëjnë një përflakje të pështirë, për të u tallur më shumë me elektoratin çam, se do të krijohet një komision hetimor, për të sqaruar dhe zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar. PDIU vazhdon të mbetet e mendimit, se miratimi i rezolutës, është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes çame. Më tej, vazhdon demagogu Rama: “… se çështja Çame nuk meriton vetëm të trajtohet, por meriton të çohet përpara drejt zgjidhjes, sepse ky është një detyrim shtetëror tashmë që buron nga vetë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë”.
Ndërsa hipokriti Sali Berisha thotë: “Çështja Çame duhet zgjidhur me përputhje me Traktatin e Miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Kjo është ngritur në të gjitha takimet, … nga kryetari I PD me autoritetet më të larta të vendit mik, me të cilët është takuar… Ku Shqipëria ka bërë të qartë se nuk ka asnjë pretendim territorial…Traktati i Miqësisë ka një klauzolë ku çështja e pronësisë së shqiptarëve të Greqisë dhe të grekëve në Shqipëri do te zgjidhen mbi bazën e procedurave teknike”.
Hajde dhe merru vesh me këta dallkaukë. Kur Greqia e ka të ligjëruar, se Çamëria nuk ekziston dhe nuk pranon asnjë marrëveshje historiko-shkencore për Çamërinë. Ajo e ka bërë rezolutën e saj, një dekadë më parë në OKB-se, EB, Kongresit Amerikan dhe e ka ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston” Kurse ju zotërinj të PD, PS, dhe PDIU-së, po talleni me Rezolutën e pa miratuar, të kthyer në një “paçavure” dhe mashtroni duke shkruar: “Aprovimi i saj nga kryesia e kuvendit dhe dërgimi për botim në fletoren Zyrtare, erdhi pas përfundimit të hetimeve nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ku u konkludua se rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuar. Ish-kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli e dërgoi draftin e miratuar për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri. (gazeta “ÇAMËRIA”, 13 tetor 2013).
Zotërinj deputetë Çamë, përpara se ta kalonit këtë “Rezolutë të miratuar” në raftet e fletores Zyrtare për gjumë, ju duhet t’ia paraqitnit parlamentit për ta parë dhe aprovuar si një dokument i kërkuar për 70 vjet “REZOLUTE ÇAME” dhe Parlamenti bashkë me dosjen e masakrave greke t’ia dërgonte menjëherë OKB-se, BE, Kongresit Amerikan. Kur ju nuk e kërkuat këtë nga Parlamenti, si fuqi e katërtë që jeni në Parlament, atëherë ju gënjeni, ju mashtroni. Jeni deputet të pabesë, jeni vetëm për të bërë biznes. Ju shkelët amanetin prindërve tuaj, Ju shkelët mbi gjakun e masakrës greke që u është bërë familjeve tuaja dhe gjithë Çamërisë. Ju jeni kthyer në shërbëtorë të grekut, më keq se Fatos Nano dhe Sali Berisha.
Kërkoni ta shlyeni këtë turp, shkoni në Çamëri me 100 djem çam dhe atje do mësoni si të veproni. Rasim Bebo, Adison Çikago, qershor 2014

Beteja e Paqenë e Kosovës më 1389

$
0
0

Ndodhia në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte moment historik pa asnjë ndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Ajo ngjarje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me emërtimin Beteja në Fushën e Mëllenjave (Kosovo Polje, në serbisht) apo Beteja e Parë e Kosovës e vitit 1389, duke e mveshur me përmasa fantastike.
Lënda burimore udhëpërshkruese, folkloristike, anuare dhe kronikale, që i bënë jehonë asaj ndodhie është e vëllimshme, por shumë kundërthënëse njëra me tjetrën deri në absurd. Botimet letraro-kronikale me origjinë sllave, turke, persiane, greke, latine, shqiptare, hungareze, frënge e të tjera, janë ngritur më vonë për qëllime politike të palëve të interesuara. Domethënë, për afirmimin e hapave të rinj pushtues perandorak osman dhe Islamit drejt Perëndimit dhe Lindjes së krishterë, nga njëra anë, dhe përmbushjes së kërkesës për krijimin dhe forcimin e një muri kundra-osman të gjithëkrishterë, në anën tjetër. Motivet fetare të krishtera kundra-islame në kronikat e shkruara europiane do të forcoheshin veçanërisht pas shekullit XVI, pikërisht si produkt i lëvizjeve të reja kulturore e politike nën çatinë e Humanizmit, të Renesancës, të Reformacionit dhe të Kundëreformacionit. Përfundimisht deri në këtë kohë ndodhi kalimi masiv në Islam i shqiptarëve ortodoksë shënsavianë e shënklimentianë në ish-provincat romako-bizantine të Dardanisë dhe të Maqedonisë, që pati për pasojë edhe depërtimin e motiveve fetare islame në kujtesën historike shqiptare për Ndodhinë në Kosovë në vitin 1389.
Në këtë kumtesë jepen kronikat lindore dhe perëndimore të krijuara në rrjedhë të historisë nga fundi i viteve të 80-ta të shek. XIV deri në fillim të viteve të 70-ta të shek. XVII. Këto dokumente, që mund të studiohen nga çdokush, provojnë mosndodhjen e të ashtëquajturës “Betejë në Fushë të Mëllenjvave” më 1389.
Për burim të parë me origjinë osmane, i pari i njohur deri tashti, ku zuri fillin versioni zyrtar osman për Betejën e Kosovës, është poema “Iskender-name” e poetit Ahmedije të Anatolisë e përfunduar më 13 Mars 1390. Ndërkaq trajtimi kohor i ngjarjes në Kosovë, më 1389, nisi me veprën “Bāzm u râzm” persisht të Azis ibn Ardäshira Astrābādija, e përfunduar më 1398. Ky krijues jetoi në oborrin e një emiri të pavarur, ndaj e dha dritën e gjelbër për komplotin ushtarak në taborin e Sulltan Muratit. Sipas tij Murati I, si dhe biri i tij, Jakubi, u likuiduan me komplot nga i biri, përkatësisht vëllai, Bajaziti I. Kjo dritë më vonë do të mjegullohet me versionet zyrtare për vrasjen e Muratit I, shkruar nga kronistë dhe historianë oborrtarë, nisur me veprën “Menakib-name” të Jahshi Fakih-ut, shkruar nga bashkëkohësi i ndodhisë. Fakih ishte i biri i Iljasit, imam i Bajazidit I dhe vdiq para vitit 1413.
Vepra e Fakihut u bë bazë e fortë për pretendimet e tjera historiografike osmane për Ndodhinë në Kosovë, më 1389. Pasoi historia e Mulla Shukrullah-ut: “Behxhet-ut Tevarih”, e përfunduar më 2 nëntor 1459. Versionin zyrtar osman e shpini edhe më tutje kronisti i quajtur Enver, në veprën “Düstür-name” të viti 1464. Tri vjet më pas u përfundua vepra historiografike madhore: “Tevarih-i al-i osman” e Uruxh-it, e shkruar deri në vitin 1467, i cili u mbështet kryesisht në veprën e Fakihut, të cilën e përfilli edhe historiani zulmëmadh, Ahmed Ashik-pasha Zade, në veprën e njohur me emrin “Menakib“ ose “Tevarih-i al-i Osman”, të shkruar deri në vitin 1484. Pasha Zade jetoi dhe veproi në Shkup në vitet 30-50 të shek. XV, ndaj veprën e pasuroi edhe me të dhëna nga kujtesa historike në Kosovë. Mirëpo, me ndikim të madh në historiografinë botërore do të bëhet “Kitâb-i Cihan-nümâ” i Mehmet Neshriut, e shkruar midis viteve 1484-1493, e fryrë me të dhëna fantastike.
Kujtesa historike në Europën Juglindore për ngjarjen në Kosovë, më 1389, gjeti pohim në “Kronikën turke të Janiçarit” të Mihail Konstantin – Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din – Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510.
Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit, “Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e zbukuroi. Tani vijnë veprat historiografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi – Nishanxhiut, e shkruar para vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” – dërguar kadiut të Bursës nga Kosova për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërueshëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomendia në “vendin Kosovë” ndodhi më 8 ose 9 gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë të Kosovës mban 20 Qershorin 1389.
Përafërsisht të mesit të viteve të 70-ta të shek. XVI është edhe vepra: “Badā’i ‘ul-waqā’i” e autorit Hoxha Husejn dhe “Nuhbet-üt-tevarih ve ‘L-abar” e Mehmed bin Mehmed. Të dhëna me interes për ngjarjen e Kosovës të vitit 1389 la edhe Mustafa Ahmedi – Aliu, i cili shërbeu në Bosnjë, më 1577, kurse kronikën e rëndësishme: “Künh-ül-ahbâr” e shkroi midis viteve 1591-1599. Një vepër historiografike voluminoze midis kronikës dhe historisë me pretendime të mëdha është historia “Tāhih-i Sollakzâde”, e shkruar para vitit 1657, e Mehmet Handamit – Solakzade.
Ndërkaq, të dhëna me interes nga kujtesa historike shqiptare dhe europiane juglindore për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, përjetësoi në kujtesën turke dhe në historiografinë osmane udhëpërshkruesi i famshëm Evlie Çelebi, në veprën madhore “Sijaset-name”. Ai tokat shqiptare, Kosovën dhe vendin e ndodhisë i vizitoi në vitin 1660/62. Për traditën vendëse shqiptare të Kosovës me interes për ngjarjen e Kosovës së vitit 1389 ka lënë edhe dervishi i Selanikut Ahmet Dede Lutfullah-Mynexhimbashi,në veprën: “Müneccimbaşi Sahâif-ul-ahbar”, të shkruar pas vitit 1672. Këtu, të themi kushtimisht, përfundon faza e historiografisë letraro-kronikale zyrtare osmane.
Në rrjedhë të kohës, përkrah kronikave osmane, lindën anuarët dhe kronikat me origjinë europiane për Ndodhinë në Kosovë, më 1389. Mirëpo, derisa para kronikave osmane nuk njihet ndonjë dokument arkivor me origjinë lindore, vjetarëve dhe kronikave europiane për këtë ngjarje u kanë paraprirë informatat me shkrim të individëve si përpjekje për të informuar opinionin për Ndodhinë.
Informatën e parë për Ndodhinë në Kosovë e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes. Më 1 gusht 1389, Mbreti i Bosnjës, Tvrtko I, e bëri me dije Bashkinë e Trogirit dhe të Firencës se ushtria e tij e ka thye ushtrinë osmane të Muratit I. Nga përgjigjja e Firencës, më 20 tetor 1389, në Letrën e Mbretit Tvrtko I, del se firentinasit kishin siguruar edhe informata nga burime të tjera për Betejën e Kosovës. Ato Tvrtkos i uronin fitoren dhe i gëzoheshin vrasjes së Muratit I nga ana e 12 bujarëve të besatuar, nga të cilët – “njëri prej tyre me shpatë e therri”.
Për sa i përket dokumentave me origjinë serbe, kultin e Lazarit dhe mitin serb të Kosovës e krijoi qeveria dhe kisha ruse deri në fund të shekullit XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhinë në Kosovë u muar vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet afër Ravanicës, në Shumadi, shkroi: “…Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”. Dhe, vetëm rreth dhjetë vjet pas ngjarjes, aty nga fundi i shekullit XIV, kemi edhe një shënim tjetër të kishës serbe ku thuhej: “Sa gjëmë u bë në vend kur u vra knezi dhe mbreti i madh turk”, pa ua zë ngoje emrat. Tani kjo kishë Tragjedinë Lazar-Murat më nuk e zuri n’goje për rreth 100 vjet, deri nga fundi i shekullit XV. Në një shënim të kësaj kohe zihej n’goje vrasja e Muratit I dhe e Lazarit dhe humbja e ushtrisë së krishterë “për shkak të ikjes të ca njerëzve serbë”. Emrin e vrasësit të Muratit nuk e përmendi asnjëri nga burimet kishtare serbe të shek. XIV – XV. Emrin e vrasësit të Muratit I nuk e përmendi as Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431, dhe as autori i anuarit Cetinski letopis (1516-1572). Në njërin dhe në tjetrin shkrim, vrasësi i Muratit I emërtohej vetëm “…një farë burri fisnik”, ndonëse kronikat osmane dhe europiane deri në këtë kohë për vrasës konsideronin Milosh Nikollë Kopiliqin – krahinar vendës kosovar, vasal dhe i njohur mirë nga afër i Muratit I. Edhe Gjergj II Brankoviçi në veprën “Cronica Serbica” (fundi i shek. XVII), botim i vitit 1704, i iku rolit të Milosh Nikollë Kopiliqit në Tragjedinë e Kosovës të vitit 1389 dhe nuk dha shenja për egzistimin e Kultit serb të Lazarit dhe të Mitit serb të Kosovës.
Tashti të përmendim radhazi burimet e tjera europiane për Betejën e Kosovës 1389. Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, ushtarak dhe administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati I me të birin – “së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”. Me interes është edhe Letra e Dimitrije Kidonit drejtuar në burg mbretit Mihaili II Paleolog, në ditët e para pas “ndeshjes” së koalicionit të krishterë kundër ushtrisë osmane. Tani, më së pesë vjet më nuk u fol për Ndodhinë në Kosovë, deri në Kronikën e murgut të Saint Denisit, më 1395, e cila nuk e zuri n’goje emrin e vrasësit të Muratit I. Filip Mezière Ndodhisë në Kosovë iu kthye edhe njëherë, më 1396/7. Tashti informonte se janë vrarë 20 mijë trupa të Sulltanit dhe po aq të Lazarit. Pason kronika e një Anonimi grek e botuar nga Zoras dhe Anonimi i Raguzës më 1402, i cili ndiqte kujtesën boshnjake. Ky do të konstatojë se në Kosovë, në mesin e qershorit 1389, pranë Lazarit, të cilin e quante “mbret i Bosnjës”, ishin “boshnjakët”, Vuk Brankoviçi dhe Vojvoda Vllatko Vukoviç (i Kroacisë). Nuk e përmendi fare emrin e atij që Muratit I i “dha plagë në zemër”. Kronisti anonim i Fiorentinës (Kronika e Friulit), në dhjetëvjetëshit e dytë të shekullit XV, foli për ngjarjet nga vrasja e Karlo Durrsakut më 1385, deri në vitin 1409. Sipas tij, Murati pati më se 70 mijë viktima, kurse të krishterët më se 30 mijë.
Me ndikim në historiografinë europiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum…”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Ndërkaq, sipas informatave që kishte Mbreti hungarez, Albrehti, më 1438 – Murati e Lazari u vranë në dyluftim. Për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, shkroi edhe Armtari Jerga i Nirnbergut, i cili shërbeu në oborrin e Stefan Vukçiç – Kosaçit para vitit 1466. Mirëpo, ndikim të madh në historiografinë europiane do të bëjë Kronika e Johan Mihail Dukës, e botuar italisht në fillim të shek. XVI. Atë kryekreje e përfilli Marin Barleti si dhe një grup kallogjerësh në Letrën për Papën më 1598, si edhe relatorët: Marin Bici (1610) dhe Pjetër Mazreku (1623/24). Këta relatorë e afirmuan edhe kujtesën historike shqiptare të Kosovës për vrasjen e Muratit dhe të Milosh Kopiliqit. Nga fillimi i shek. XVI për Ndodhinë në Kosovë, më 1389, la të dhëna edhe prifti ulqinak Martin Segoni në itinerarin: “De itineribus in Turciam Libellus” dedikuar nevojave të mbretin hungarez, më 1502, e cila më vonë i atribuohet udhëpërshkruesit Filice Petantio-s, më 1522.
Me rëndësi të posaçme dhe saktësi të madhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në koalicionin e të krishterëve kundra-osmanë ofron kronika “Historia e generalogia della casa Musachia” e Gjon Muzakës, e shkruar në vitin 1510. Këtë e ndjek raguzani Ludovik Cerva Tubero në “Comentario de rebus quae temporibus eius…gestae funt”, e shkruar para vitit 1515, kurse e botuar më 1590 me titull: “…De Turcorum origjine…”. Ngjarjes së vitit 1389 në Kosovë iu kushtua edhe Benedikt Kuripeshiçi në “Itinerarium der Botschaftstreise…”, më 1530, kurse më 1550 u botua në gjuhën gjermane kronika osmane e quajtur: “Girabi Tevarichi”. Ngjarjes në Kosovë, më 1389, do t’i përkushtohet edhe Francesco Sansouino në “Gli Annali overo le vite de’principi et singnori della casa Othomana”, botuar më 1571 si dhe udhëpërshkruesi Jean Palerne Forensien, i cili vizitoi viset e Dardanisë në vitet 90 të shek. XVI dhe regjistroi kujtesën historike shqiptare të ndritur për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin (Milosh Nikollë Kopiliqin).
Nga fillimi i shkullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian për Ndodhinë në Kosovë të vitit 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike europiane do të bëhen veprat: “Il regno de gli Slavi…”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Rausa” e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën: “Generall Historie of the Turkes…”e botuar më 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano: “De Turcorum origjine…” të botuar më 1673. Nga këtu mund të flasim për fillimin e dijes shkencore për Betejën e Kosovës në Perëndim dhe në Lindje mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e europiane për Ndodhinë në Kosovë më 1389, me pasoja të mëdha për historiografinë dhe për historinë e popujve të Europës Juglindore, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në Djepin e shqiptarizmës, në Kosovë.
Të përmbledhim shkurtimisht: Për shkencën e historisë nuk është i njohur ndonjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me kronikat nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Festimi fetar serb “Vidovdan” për datën e 28 Qershorit 1389 (kalendari gregorian) është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII – fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe Kulti i Lazarit dhe Miti i Kosovës. Sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe europiane mund të thuhet se ka egzistuar përpjekja e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë të të krishterëve europianë kundër pushtuesit osman, kurse Murati I erdhi në Kosovë, një vend vasal midis Bosnjës dhe Serbisë vasale, me qellim të kontrollonte dhe të forconte besnikërinë e vasalëve në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje.
Analiza kritike e fakteve tregon se Ndodhia ishte një komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve të Europës Juglindore, në njërën anë, dhe në kreun komandues të ushtrisë perandorake osmane, në anën tjetër. Ndodhia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, u zhvillua në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga grupe të vogla ushtarake. Ajo Ndodhi nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës kundrejt pushtuesit osman dhe vasalëve të tij në Europën Juglindore. Në terren nuk mbetën apo nuk egzistojnë gjurmë të luftës – varre as gjësende nga “Beteja…”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatim këmbësorie, kalorësiake dhe artilerike të përmasa fantastike: mbi 100000 të rënë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufoma e Muratit dhe kufoma e Lazarit, të padëmtuara, u varrosën me nderime të larta fetare e pushtetore, i pari pranë xhamisë në Bursë [të Turqisë], kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarroset dhe rivarroset me nderime kishtare e pushtetore në manastirin e Zhiçës të Shumadisë (në Serbinë qendrore). Menjëherë pas “Betejës”, sulltani i ri Bajazidi I u martua me të bijën Mileva të Princit Lazar të vrarë dhe Stefan Lazareviçi, vëllai i Milevës, iu bashkua me ushtri sulltan Bajazidit në pushtimet e reja.
Çfar pasoi atë ngjarje është ruajtur në kujtesat e hershme shqiptare në Kosovë të periudhës së krishterë ortodokse shënsaviane. Në epiqendër të saj është fati tragjik i Sulltan Muratit I dhe i krahinarit vendës drenicar, Milosh Nikollë Kopiliqit, zotërues vasal i Kosovës i njohur nga afër me Sulltan Muratin. Me këto shëmbëllejnë fuqishëm motivet e hershme të kujtesës epike boshnjake, kroate e serbe, e cila është pasuruar me aktorë të imagjinuar dhe me motive fetare, mitike, legjendare e politike. Të gjitha këto me origjinë si nga versionet zyrtare të Oborrit perandorak osman ashtu edhe të kishës ortodokse dhe të oborrit mbreteror serb në shekujt XV- XIX.
Ajo që ndodhi në Kosovë më 1389 ishte thjesht një grusht shteti (jo betejë midis ushtrive) i organizuar nga Bajazidi I, i biri i vet Sulltan Muratit I dhe lordi serb Vuk Brankoviç. Bajazidi I u bë Sulltani i ri dhe Vuk Brankoviçi pas vdekjes së princit Lazar u bë lordi serb më i fuqishëm vasal i Sulltanit. Më pas, bandat e vrasësit Vuk Brankoviç ua humbën, përveç atë të princ Lazarit, varret titullarëve shqiptarë që u vranë në atë komplot, përfshirë edhe varrin e princit Theodor Muzaka II. Botimet e shumta në gjuhë të ndryshme apo gojëdhënat popullore mbi të ashtëquajturën “Betejë e Kosovës më 1389″ thjesht kanë ushqyer propagandën për krijimin e qëllimshëm të mitit (gënjeshtrës) për atë ndodhi. Megjithatë dëshmitë dhe analizat shkencore ndriçojnë të vërtetën dhe rrëfejnë ndryshe.
Serbët e ripohuan sjelljen e tyre vasale ndaj sulltanit dhe jo si mbrojtës të krishterimit shtatë vjet më pas, më 25 Shtator 2014, në Betejën e Nikopolisit (në veri të Bullgarisë). Në atë betejë dhe me ndihmën e serbëve, ushtria e sulltan Bajazidit I shkatërroi një ushtri të madhe europiane të krishterë. Për europianët, ajo ishte kryqzata e fundit me përzënë osmanët nga Europa. Në atë betejë serbët nuk e ndaluan tradhëtinë e tyre derisa “mëshiruan” mijra robërit e krishterë duke iua prerë kokat. Beteja e Nikopolisit shënoi kthesën e pranisë osmane në Europë për shekujt në vazhdim.

Prishtinë, Gusht 2006

Prof. Dr. Muhamet Pirraku (1944-2014)

Kalendar-Sot, Pesëmbëdhjetë vjet nga çlirimi i Prishtinës

$
0
0

Sot shënohet 15 vjetori i hyrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë dhe fillimi i largimit të forcave serbe nga kryeqyteti.
Çlirimi i Prishtinës dhe i gjithë Kosovës ndërlidhet me ndihmën e pakursyer të bashkësisë ndërkombëtare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe të veprimit të drejtpërdrejtë nëpërmjet sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve në ish Jugosllavi.
Përvjetori i çlirimit të Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës, shënon fundin e një epoke të gjatë të përpjekjeve tona për liri, demokraci, pavarësi. Në të njëjtën ditë, pa koordinimin e NATO-së, në Kosovë kanë hyrë edhe forcat ruse, të cilat janë stacionuar në Aeroportin e Prishtinës.
Për nderë të 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës organizon një varg aktivitetesh: Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë shfaqet program i shkurtër artistik, flasin Drejtori i Arsimit, Jusuf Thaçi, dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, si dhe bëhet ndarja e certifikatave dhe dhuratave për vendin e I,II, III. Shpërblim po ashtu do të ketë dhe për esenë më të mirë në Konkursin në shkallë komune “Gjuhëtari i Ri 2014”. Po ashtu, do të zhvillohen dy ndeshje sportive miqësore në mes të ekipeve të Gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës, dhe Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës:
Kurse, Qendra Kulturore e Fëmijëve, pasdite organizon koncert me këngë dhe valle në Sallën e Kuqe, si dhe ekspozitë me punë dore nga fëmijë të shkollave fillore.(Bota Sot)

Si është gjetur një ”IPad bizantin’” në anije të mbytje ndërtuar para 1.200 vjetëve

$
0
0

Arkeologët turq duke gërmuar një vend port në anën evropiane të Bosforit kanë zbuluar një objekt 1.200 vjet të vjetër prej druri të cilat ata pretendojnë se është ekuivalenti i lashtë i një kompjuter tabletë

Nga Gëzim Llojdia/
1.
Cfarë është një iPad ( aɪpæd / sy – pad ) është një linjë e kompjuterëve tabletë projektuar dhe shitur nga Apple Inc , e cila shkon iOS Apple . IPad i parë u lirua më 3 prill, 2010, modelet më të fundit të iPad ,Air iPad dhe gjenerata e dytë iPad Mini , janë shpallur më 22 tetor, 2013 dhe doli në shitje 1 nëntor 2013 dhe 12 nëntor 2013 , respektivisht . Ndërfaqja e përdoruesit është e ndërtuar rreth ekranit multi – touch të pajisjes , duke përfshirë një tastierë virtuale . IPad ka ndërtuar në Ëi-Fi dhe , në disa modele , lidhjes celulare .
Që nga qershori 2014 , ka pasur mbi 200 milionë iPads të shitur që nga prodhimi në vitin 2010.
2.
A janë njohur më herët këto pajisje ?Duhet të besojmë gërmimet arkeologjike që janë duke u kryer në një cep të kontinetit.
Arkeologët turq duke gërmuar një vend port në anën evropiane të Bosforit kanë zbuluar një objekt 1.200 vjet të vjetër prej druri të cilat ata pretendojnë se është ekuivalenti i lashtë i një kompjuter tabletë ,shkruan Rossella Lorenzi duke thënë se : Pajisja ishte një fletore dhe një mjet.
Shpikja bizantine u gjet në mbetjet e një prej 37 anijeve të zhvarrosura në fushën Yenikapi të Stambollit , një vend, që ka qenë në qendër të gërmimeve për 10 vitet e fundit .Gjithashtu i njohur si Theodosit Portit , u ndërtua në fund të shekullit të 4-t gjatë sundimit të Perandorit Bizantin Theodosit I duke kthyer në portin më i rëndësishëm tregtar të qytetit .
Ndoshta këto gjetje citon Lorenzi, i përkasin kapitenit të anijes ,dhe janë objekti prej druri , mbuluar në të cilin është gdhendur imët me dekorata , është madhësia e një tabletë moderne shtatë -inch , por është shumë më e trashë .Ajo përbëhet nga një grup prej pesë paneleve drejtkëndëshe gdhendur me korniza dhe të mbuluara me qiri . Shënime mund të merren në këto panele , siç tregohet duke shkruar në gjuhë greqisht e cila është ende e dukshme në qiri .
Një ” app ” primitive është fshehur në panelin e poshtme : kapak rrëshqitje duke zbuluar një pjatë të fshehur me hapësira të gdhendura .
” Kur ju tërheq pjesë rrëshqitje , nuk janë pesha të vogla të përdorura si një bilanc shqyrtim , ” tha Ufuk Kocabaş , drejtor i departamentit të Universitetit të Stambollit dega e arkeologjisë detare Projektit Hurriyet Daily Neës .
Që nga ajo ishte një anije tregtare ,mjeti ka gjasa që është përdorur për të vlerësuar vlerën e disa artikujve . Bilancet e shqyrtuara janë përdorur për të përcaktuar përmbajtjen e metaleve në xehe apo llojin e metaleve të çmuara në një aliazh .
Notebook nës do ta quajmë kështu ,do të mund të kryhet me lehtësi punën . Çdo panel përmban katër vrima – ata ishin shpuar në dy palë të tjera me qëllim që të lidhin fletoren së bashku , ndoshta me rripa lëkure .
” Yenikapı është një fenomen me 37 anijet e saj të mbuluar nga uji dhe produktet organike . Unë mendoj se këto produkte organike janë tipar më i rëndësishëm i gërmimeve , ” tha Kocabaş .
Anija e fundosur mbi të cilin u gjet” iPad Bizantine ” , ka një kohë datimi rreth shekullit të 9-të pas Krishtit.
Anija me kontejnerët që ajo që mbante ka lundruar në Detin e Zi ,ku kryheshin transportimi i mallrave nga Krimea në Kersonesos .Një ekip hulumtues nga Universiteti i Stambollit është tani atje duke kryer analiza në anijes ,ku sipas të dhënave 60 përqind e të cilave ka mbijetuar në gjendje të mirë , me qëllimin e të pasurit në lundrim e saj të vendosur përsëri ndoshta në vitin 2015 .

FILLIMET E FAIK KONICЁS DHE TЁ GAZETЁS “DIELLI” NЁ AMERIKЁ

$
0
0

Tё dhёna nga disa letra tё panjohura tё Faik Konicёs/
Shkruan: Skёnder Blakaj/
Veprimtaria shkrimore, publicistike e patriotike e Faik Konicёs, pos me “Albania-n”e tij tё famshme, ёshtё aq shumё e lidhur edhe me gazetёn “Dielli” dhe me Federatёn Panshqiptare “Vatra”. Pёr kёto dy themelata tё mёrgimtarёve shqiptarё nё Amerikё, pёr rolin e madh qё luajtёn pёr ngritjen e vetёdijes kombёtare, pёr realizimin e pavarёsisё dhe ngritjen e shtetit shqiptar, anise ёshtё shkruar e vlerёsuar shumё, duket sikur kurrё nuk ёshtё mjaft.
Gazeta “Dielli” u themelua me 15 shkurt tё vitit 1909. Ato ditё “Kombi”, e para gazetё shqipe nё Amerikё, kishte ndёrprerё daljen. “Kombin” e themeloi dhe e drejtoi Sotir Peci. Numri i parё i “Kombit” mban datёn 6.06.1906. Pak javё mё vonё nё drejtimin e gazetёs bashkohet Fan S. Noli, nё detyrёn e redaktorit. Deri me 10 janar 1909, kur pushoi sё botuari, dolёn 106 numra tё “Kombit”. Kur “Kombi” pushoi daljen, emigracioni shqiptar nё Amerikё mbeti pa shtyp tё vetin. Por, u pa shpejt se atё mungesё do ta tejkalojnё. Me 6 janar 1907, themeluar dhe pagёzuar nga F.S. Noli, kishte filluar jetёn Shoqёria kombёtare “Besa-Besёn” e Bostonit. Anёtarёt e parё tё shoqёrisё, kryetar tё saj e zgjedhin Fan S. Nolin. Ka domethёnie qё mbledhja themeluese ishte mbajtur nё ditёlindjen e Nolit. “Besa-Besёn”, vetёm 36 ditё mbas mbylljes sё “Kombit”, me 15 shkurt 1909, themeloi gazetёn “Dielli”. Edhe pёr gazetёn, emrin aq kuptimplotё e propozon Fan Noli. “Nё mёngjesin e 15 shkurtit 1909 shqiptarёt e Amerikёs morёn nё dorё numrin e parё tё gazetёs “Dielli”, shёnon N.Jorgaqi nё librin e tij “Jeta e Fan S. Nolit”.
Nё ditёt e themelimit dhe kur “Dielli” po bёnte jetё me numrat e parё, redaktuar nga Fan S.Noli, Faik Konica ishte me banim nё Londёr, ku botonte tё famshmen “Albania”, por me telashe tё mёdha. Faik Konica tashmё ishte emёr i shquar i publicistikёs, i letrave dhe i patriotizmit shqiptar. Kёso kohe nё mёrgatёn shqiptare tё Amerikёs kishte mospajtime e grindje midis shoqatave e intelektualёve. Ishte e njohur prishja e madhe midis Sotir Pecit e Fan Nolit, qysh nga puna e pёrbashkёt te “Kombi”. Prandaj Shoqёria “Besa-Besёn”, pёrkundёr faktit qё, ta zёmё, Fan Noli ishte kryetar i kёsaj shoqёrie, edhe me pёrvojё si autor e redaktor te “Kombi”, vendos tё ftojё Faik Konicёn pёr drejtor tё “Diellit”. Dhe pikёrisht kёtu fillon tema e kёtij shkrimi.
Nga shumё letra tё panjohura qё kemi nё dorё, tё personaliteteve tё shquara tё kulturёs e tё historisё shqiptare, midis tё cilave edhe tё Faik Konicёs, qё dalin kёto ditё, nё bashkёbotim “ARBI Ltd”, Prishtinё &Federata Panshqiptare VATRA, Nju Jork, libёr i autorёve Skёnder Blakaj e Ismail Ismaili, shumё sosh vijnё pёr herё tё parё dhe me shumё fakte tё reja. Aty mёsojmё se nё pranverё-verё tё vitit 1909, Faik Konica ishte nё udhёtim nёpёr Europё, qё ta stabilizojё financimin, daljen dhe shpёrndarjen e revistёs “Albania”. Me 2 korrik largohet nga Londra pёr nё Korfuz, ku shkon ta vizitojё nёnёn e sёmurё. Shumё prijёs shqiptarё kishin vajtur aty qё ta takonin Faik Konicёn. Ndёr ta edhe Musa Demi “organizator kryesor i lёvizjes shqiptare nё Çamёri”, siç e cilёson vetё F. Konica nё letrёn e datёs 12 gusht 1909, shkruar nё relacionin Korfuz-Trieste, nё bordin e anijes “Galicia”, dhe dёrguar qeverisё vjeneze. Kjo, dhe plot letra tё tjera qё dalin pёr herё tё parё, zbuluar e pёrkthyer nga frengjishtja nga Ismail Ismaili, disa sosh dalё pёr herё tё parё te revista “Albanica”, pёrkthyer nga Ymer Jaka, sjellin informacione shumё tё rёndёsishme, pos pёr autorin e letrave, edhe pёr jetёn dhe veprimtarinё patriotike tё shqiptarёve.
Nё ditёlindjen e 105 tё “Diellit”, do t’i veçojmё disa pjesё letrash qё lidhen me Faik Konicёn dhe fillimet e “Diellit”.( Siç dihet, me bashkimin e shoqёrive tё mёrgimtarёve shqiptarё tё Amerikёs dhe me themelimin e Federatёs Panshqiptare “Vatra”, me 28 prill 1912, gazeta “Dielli” bёhet organ i saj.) Nga letra e datёs 30 gusht 1909, tё cilёn Faik Konitza ia dёrgon Ministrit tё Jashtёm tё Austro-Hungarisё nё Vjenё, po veçojmё kёtё pjesё:
“Shumё i nderuari Zotёri,
Para disa ditёsh jam befasuar kur mёsova qё ju nuk kishit dёgjuar tё flitet pёr projektin tim pёr tё shkuar nё Boston , pёr ta drejtuar atje “Diellin”, sipas iniciativёs sё komitetit “Besa-Besёn”, pronar i kёsaj gazete. Kisha pёrshtypjen qё ju kisha njoftuar pёr kёtё risi, por tani nuk mё kujtohet nё cilat rrethana. Duke u kthyer nё shtёpi, m’u kujtua njё bisedё e gjatё qё e bёra, tё cilit i shpjegova arsyet qё mё kishin shtyrё tё pranoj ofertёn e miqve tё mi nё Amerikё.” Nga kjo letёr shohim se Faik Konica, nga Triesta ku kishte takuar shumё shqiptarё me banim aty, nё vend tё dy-tri ditёve, siç shkruan, qёndron mё se dy javё nё Vjenё, nё pёrçapje pёr tё zgjidhur çёshtjen e financimit tё revistёs “Albania” pёrmes tё qeverisё sё atyshme. Diku me 21 shtator F. Konica kthehet nё Londёr. Nuk ndalet nё Paris,siç e kishte menduar. Nё letrёn e datёs 29 shtator 1909, dёrguar Gijom Apolinerit nga Londra, Faik Konica gati befasishёm i shkruan mikut tё vet francez:
“Mik i dashur,
Po bёhet njё javё qё kur jam nё Londёr. Jo pёr shumё kohё. Me 5 tetor “Ivernia” e kompanisё Cunard mё bart nga Liverpuli pёr nё Amerikё. Do ta udhёheq pёrkohёsisht gazetёn “Dielli” tё Bostonit dhe do tё mbaj shumё ligjёrata nё Shtetet e Bashkuara.” Nё njё letёr, 26 gusht 1909, nga Vjena, duhet tё jetё e ditёve tё marrёveshjes pёr shkuarje nё Amerikё, F. Konica i drejtohet njё miku qё t’ia dёrgojё njё kostum kombёtar: ”Ju lutem tё mё dёrgoni njё “qylaf” tё bardhё, edhe njё bres tё mёndafshtё, nga mё tё mirёt, (tё kuq tё thellё, ”ngjyrё-shegё”, si thonё Frёnqёt).”(Te plote do ta lexoni ne Diellin e Printuar)

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>