Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPTARËT

$
0
0

Lord Bajroni për shqiptarët: „ S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”/

Nga Fatbardha DEMI/

I – Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi/

Më 24 mars 1999 nisi sulmi ajëror i organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l’Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve evropiane, në radhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në kontinentin evropian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX . Kjo zhurmë e avionëve të NATO-s tek shqiptarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët evropianë para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë,  për veprimet kriminale kundër popullit shqiptar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përballë kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve, makineria ushtarake e Milosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.Bombardimet e NATO-s përfunduan më 10 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (11.06.1999) dhe nisjes së  tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqe-ruajtësve ndërkombëtarë .Por në historinë botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.Edhe ne ditet e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqiptarëve. Sipas teksteve serbe të historisë :“ Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit  ( policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO-s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl 8 fq. 192).Edhe politikanë e analistë serbë si Milosha Knezevik (Miloša Kneževića), në librin „Rrëmbimi i Kosovës“ (Otmica Kosova) mohon genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e Natos si “të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë  dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, „- ne –vijon autori- (dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës“ (Kapitulli 7, f. 187-204). Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike, nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i nderhyrjes se NATO-s si „nje padrejtesi te madhe“ madje „agresion“ – sipas legjislacionit juridik të BE-së përbën një krim. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi, aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.)

IISerbia dhe shqiptarët, një problem dy shekullor

   Fundi i Perandorisë Osmane që kishte nisur të tatëpjetën në fillim të shekullit të 19, e ndau fatin e popujve të Ballkanit në „fitimtarë“ dhe „humbës“. Çuditërisht, humbëse doli popullsia më e lashtë, më luftarake dhe e madhe e saj- SHQIPTARËT.Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog francez, në fillim të shekullit të 19, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan. Në vitin 1840, studimin e tij mbi popujt e Ballkanit e botoi në katër vëllime. Akademiku Aleksandër Beliç pohonte: “Librat e Bue-s janë një enciklopedi e vërtetë, që nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”.Sipas A.Bue-s, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19 ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij, Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër shqiptarë se sa grekë dhe së paku dy herë më shumë se sa serbë. Edhe pas Kongresit të Berlinit(1878), trevat dhe popullsia shqiptare ishte më e madhe se sa ajo e shteteve të krijuara në fillim – shekujt e 19 dhe 20-të si Serbia, Mal i Zi dhe Greqia,

Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsia
1 Trevat shqiptare 75.000 km2 1.700.000 banorë
2 Serbia 54.800 km2 1.600.000 banorë
3 Greqia 51.300 km2 1.400.000 banorë
4 Mali i Zi 8400 km2 190.000 banorë

 

 

 

 

Në fillimin e shk. 19, kur e gjithë vëmendja e mbretërive evropiane qe përqendruar në hapësirat „e lira“ të pas Perandorisë Osmane, për rëndësinë e faktorit shqiptar në Ballkan shkruajnë analistët e kohës. Në gazetën  “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1) që botohej nën sponzorizimin e shoqerisë së famshme “Lloyd”, shkruhej: “Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata (shqiptarët) marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit (…) Ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë dhe formojnë njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet”. (…) Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vëndit, ata faktikisht janë shumicë “. (Koha e dëshmoi vërtetësinë e këtij parashikimi. Formimi i shtetit të parë të pavarur ballkanik i vitit 1821 (Helladës – Greqisë) ishte kryesisht kurorëzim i luftës së shqiptarëve.Në kohën kur Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara dhe ballkanasit po projektonin shtetet e tyre të ardhshme, në Perëndimin evropian bëheshin studime për rrugët e mundëshme për aritjen e sundimit botëror. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm luajti politikani britanik Halford John Mackinder (1861-1947),  një nga themeluesit e gjeo-politikës aktive.H. Mackinder, ndërmjet tezave të tjera, nënvizonte rëndësinë e zotërimit të detit nëpërmjet hapësirave tokësore bregdetare duke përsëritur shprehjen e lundërtarit të shquar anglez,Sir Walter Raleigh :  « Kush zotëron detin, zotëron tregtinë e botës; kush zotëron tregtinë, zotëron pasurinë e Botës, pra vetë Botën»Në këtë strategji që po hartohej nga Fuqitë e Mëdha, Gadishulli ballkanik ishte në qëndër të ngjarjeve të shekullit 19 dhe fillimit të shk. 20. Ballkani ishte porta hyrëse e Perëndimit drejt Lindjes dhe porta për të dalë në detin Mesdhe për Rusinë. Kjo e fundit, përqëndroi të gjithë vëprimtarinë e saj ushtarake, politike dhe diplomatike në „Çështjen e Lindjes“ dhe veçanërisht në Ballkan. Përfaqsuesi i saj, Benckendorff (Alexandër Konstantinovich Benckendorff ,1849 – 1917) kërkonte sakrifikimin e shqiptarëve, në emër të “së drejtës së kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë.Rusia dhe Fuqitë e Mëdha fshehën faktin historik, se në Ballkan ishin shqiptarët që kishin luftuar pa ulur armët gjatë gjithë kohës së sundimit të Perandorisë turke dhe kishin ngritur me sukses shtetin E PARË të lirë, më 1821 në jug të Evropës osmane.  Por siç shkruante gazeta “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1):

“ Çështja Orientale” po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqesore as që bëhet fjalë… (diplomatët tanë) duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast,  këndojnë himnet e qetësisë dhe …ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, u bëftë qameti)“.Para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (1878) dhe te merreshin vendimet, shqiptarët përjetuan tre shpërngulje të dhunshme në Shqiperinë Veri-Lindore. Shpërnguljet e para masive fillojnë ne vitet 1830, sidomos nga viti 1844, me programe shfarosëse, duke i ndjekur shqiptarët nga Beogradi, Nishi, Pllana e Madhe, krahina e Toplicës, Surdulicës, Maçkaticës, me fjalë tjera, nga Sanxhaku i Nishit drejt Kosovës aktuale.Më 1878, pushteti serb, me aksione të përgjakshme, çpërnguli popullsinë e mbi 780 fshatrave shqiptare, nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisë dhe Jabllanicës. Këto shpërngulje u bënë me një terror të egër dhe humbjen e shumë jetë njerëzish duke përfshirë edhe fëmijët në barkun e nënave.Në luftën serbo-turke (1876-1878), forcat e organizuara serbe filluan shfarosjen e shqiptarëve në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Sipas bashkëkohësve  numëroheshin  mbi 35 000 viktima shqiptare të çdo moshe e gjinie. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan në tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi në 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Perkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan…Ky genocid masiv mori hov sidomos pas vendimeve të Fuqive të Mëdha për coptimin e trevave shqiptare. Gazeta “Populli” e 25 shkurtit 1919 shkruante :“Mbas lajmeve të sakta qi arritën dje në Shkodër, komitat serbë e malazezë, mbas nji lufte të përgjakshme qi kan ba pesë ditë rresht me popullin shqiptar të atjeshëm, kan zaptue me përdhuni Plavën e Gusinjën tue shkaktue të djeguna e dame të mëdha me top, pos gjindes (njerëzve) qi kan mbetë dekun në kët të ndeshun. Katundi Vuthaj prej 200 shtëpish, gadi asht rrënue krejt nën zierm të topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhë në Shkodër.

Po kjo gazetë më datën 28 Shkurt 1919 :« Pardje, të hënën, filloi tufa e parë e muhaxhirëve të duket në Shkodër, e këtij populli fatkeq të Plavës e Gusinjës, n’at hall të përvajtuëshem e vargu nuk asht mbarue ende. Midis këtyre muhaxhirëve në vend të vet fytyronin (bënin pjesë-shen im) edhe njerëzia e Rugovës, pse edhe këtë krahinë e paskan djegë e shkretue jugosllavët…. Ky popull shqiptar i bamë me dalë muhaxhir, kapet (janë) deri më pesëmbëdhjetë mijë frymë, por një pjesë ka marrë anën e Malësisë së Gjakovës. Numri i atyne që kanë mbetë të dëkun nuk mund të dihet pse nuk po e njeh qeni të zotin, siç thonë.”Kënga e Asllan Krasniqit, i torturuar nga pushtuesit turq dhe pushtuesit e rinj serbë e bullgarë, këndohet edhe sot në lagjen e muhaxhirëve në Prishtinë. Këngën ia ka dhënë amanet, këngëtarit Demir Krasniqi, që ta ruajë e ta këndojë gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare.

O, nam po banë, o, qajo Sërbi-e,

O, poj çon para, o, më singi-e,

O, tanë tu i myt-e, o, tu i shpërthye,

O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e !

O, po therrë fëmi, e , o po pret pleq-e,

O, kush s’ ka ba, o, n’ dynja  ma keq-e!

O, po prenë burra, o , po prenë gra-e,

O, ksi adaleti, o, kush n’ dynja s’ ka ba-e!

O, çka po banë,o , qajo Serbi-e,

O, n’ dynja, kush s’ka ba ma zi-e !

O, n’ dynja kush s’ ka pa më sy-e ,

O, nanave – fminë n’ bark ty ja shpërthy-e!

O, nanave n’ bark – o , fminë me jav  nxjerr-e,

O, veç Serbija e banë kit tmerr-e!

O, gjallë shqiptarët nuk don mej lan-e! …

Genocidi që zhduku qindra fshatra shqiptare bashkë më banorët e tyre, jo vetëm në veri-lindje nga sllavët por edhe në jug nga shteti hellen, nuk kaloi pa u vënë re në kancelaritë perëndimore. Por kjo gjakderdhje dhe ky spastrim etnik, nuk kishin asnjë rëndësi për shtetet kolonialiste të Evropës sepse genocidi ndaj popujve, në atë kohë nuk quhej krim por një e drejtë e ligjshme e çdo pushtuesi.Shqetësim për ta ishte zgjerimi i hapësirave tokësore të sllavëve me mbështetjen e Rusisë dhe ndeshjen e saj me interesat e Fuqive të Mëdha në Ballkan. U pa e nevojshme që krahas forcës, të përdoreshin forma të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare.Britaniku H. Mackindër, sikurse edhe shumë analistë të fund-shekullit 19, u shpreh për zbatimin e politikës së „ekujlibrit“ midis Fuqive të Mëdha.Ky “ekuilibër” (i kthyer më vonë në emërtimin “paqe”) midis Fuqive të Mëdha, filloi të zbatohej në veprimtarinë politike dhe ushtarake evropiane, para dhe pas luftrave, edhe në shekujt e mëvonshëm.Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komuneve,  ministrit i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey, mbasi u copëtuan trevat shqiptare, pohoi :“ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë (…) por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqiperisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftëse marrëveshja mbi Shqiperinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi së ka qënë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes n’Evropë !”

Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit shqiptar të 1912-ës, Ismail Qemali,  shprehet  me ironi :“qemë të ngushëlluar kur dëgjuam së duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës”….Nga 180 mijë km² dhe rreth 2 milionë banore shqiptarë, teritoret shqiptare në fund të shekullit të 19, kishin mbetur vetëm 80 mijë km².Në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor 1912 – gusht1913) diplomacia ruse dhe franceze arritën t’i shkëputin Shqiperisë krahinat më të pasura. Fuqitë e Mëdha evropiane aprovuan hartën ballkanike ku Serbia, që synonte të kthehej në një fuqi ballkanike, megjithëse kishte vetëm 900 mijë banorë, përsëri u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqiperisë 1.290.000 banorë, ose 55% të banorevë të saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u rrit më 51.300 km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë.

Mbas shumë përpjekjeve për ta zhdukur nga harta e Evropës, ju la shqiptarëve 28.748 km² që përbëjnë sot hapësirën e Republikës së Shqiperisë. Kjo grabitje nga shtetet sllavo-hellene, u arrit vetëm duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktonë shqiptarë.“Më 25 shkurt 1914, në  Kuqar të Përmetit ushtria greke therri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare… (kockat e tyre u pretenduan nga shteti hellen si të ushtarëve grekë). Në fshatin Peshtan, foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishtë një pus. I merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan, i vranë me bajoneta…

Në emër të palës shqiptare, amerikani  C.T.Erikson  në vitin 1919 përpara Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë të ShBA-së, theksoi :

Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për zhdukjet masive të fshatrave shqiptare, në prag të Luftës së I BotëroreKjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqiptar duke nxitur urrejtjen …” Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të Perandorisë së kalbur Osmane humbi krahina të tëra nga më pjelloret dhe strategjike, si Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit), Nishit, Rrethinat e Manastirit, krahinat e Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me force nga pronarët e rinj. Me këtë copëtim të trojeve shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, nisi genocidi më i egër sllavo-hellen kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Evropë.

Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913, ka qenë edhe një vajzë e vogël me emrin Gonxhe Bojaxhi, që bota sot e njeh me emrin e Nënë Terezës. Kriminelët serbë i helmuan të atin dhe familja e saj shpëtoi vetëm duke u arratisur në drejtim të Tiranës.“Paqja evropiane” me gjithë “ekuilibrin” për të plotësuar orekset e Fuqive të Mëdha dhe satelitëve të tyre, brënda një harku kohor prej afro 32 viteve, (1913-45) solli përfshirjen e Ballkanit në dy luftëra ballkanike dhe dy botërore.

  III- Genocidi dhe racizmi ballkanik kundër etnisë shqiptare

Janë disa ideollogji që u kanë dhënë emër periudhave në histori. ”Racizmi kundra çifutëve” ka emërtuar atë të Luftës II Botërore. Ky racizëm, që i dedikohet veprimtarisë së shtetit nazist të Hitlerit, në fakt ishte vetëm zbatim i ideologjisë së përpunuar mbi teza “pseudo-shkencore” të shumë intelektualëve, studiuesve të shkencave natyrore, analisteve të politikës dhe të shoqërisë moderne të shk. 19-20 nga vende të ndryshme perëndimore evropiane (Herbert Spencer, libri “Lufta e racave” (La lotta delle razze) e Ludwig Gumplowicz, Francis Galton e Ernst Haeckel, Halford J.Mackinder etj).Etnologu francez Georges Montandon, në nentor të 1940 botoi librin « Si ta njohim Çifutin ? » (Comment reconnaître le Juif ?) që shërbeu si bazë shkencore e propagandës anti-semite hitleriane. Kjo veprimtari intelektuale, që nuk ua nxiu faqen autorëve të saj (siç u damkos me të drejtë Hitleri), shërbeu si bazë për politikat e shteteve evropiane dhe më gjerë.Për genocidin kundër çifutëve është folur dhe flitet edhe në ditët tona. Janë kthyer në muze kampet e çfarosjes së tyre dhe janë realizuar shumë filma artistikë, dokumentarë, janë botuar libra historikë e kujtime. Por kanë mbetur në heshtje shumë genocide të natyrës raciste të përjetuara nga popujt e Evropës, të kryera para dhe pas Luftës II Botërore, që edhe sot trajtohen si të paprekshme.

Një prej këtyre krimeve, që ka qënë tipari themelor i ngjarjeve gjatë dy shekujve (19 -20) në Ballkan është RACIZMI KUNDËR SHQIPTARËVE.Ky racizëm, nuk u frymëzua nga tezat e “seleksionimit natyral” të darvinizmit dhe as të  “racës superiore” të studiuesve perëndimorë, por për fitimin e “hapëësirave jetësore” për kolonët e huaj.  Holokausti i parë në Evropë mbi baza raciale është planifikuar dhe zbatuar nga Programet qeveritare të sllavëve në veri-lindje dhe i shtetit të Helladës në jug, kundër popullit shqiptar.Në dallim nga genocidi kundër çifutëve dhe popujve të tjerë evropianë, genocidi racist kundra shqiptarëve është ushtruar në vijëmsi (në kohë lufte dhe paqje) deri në fund-shekullin e XX.Më 1913, pa shpërthyer akoma Lufta Ballkanike një shkrimtar izraelit, Leo Frojdlih botoi  librin “Golgota e Shqiptarëve”(“Albanienes Golgotha”, Wien, 1913) Në të, përfshihen dokumeta të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga serbët në krahinat shqiptare të veriut. Ay kishte ruajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve – shkruan Frojdlih për ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni -Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjëndeshin lehtë dhe therreshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë “më 28 nentor të 1912-ës, u masakruan në afërsi të Shkupit dhë Prizrenit 7000 shqiptarë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u vra. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë përiudhës 18 tetor – 12 nentor 1912 u zhdukën nga tërrorizmi serb afro 5 000 shqiptarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9) Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16). (17) Mis Edith Durham (1863-1944), tregon se kur ndodhej në Mal të Zi (tetor të vitit 1912) kërkoi që të vizitonte Prizrenin : “I pyeta malazezët se përse nuk më lejohej të shkoja atje. Ata qeshnin dhe më thanë: Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptar me hundë të paprerë!”. Dhe vërtet, zonja Durham, gjatë udhëtimit të saj në viset veriore të Shqiperisë, pati rastin të shihte njerëz “me hundë e buzë të prera” .Gazetat kryesore si “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The daily mail”, “Reichpost” etj. kishin dërguar reporterët e tyre të luftës ndërmjet të cilëve qe edhe Trocki. Në shkrimet e tij ay jep detaje tronditëse për krimet serbe mbi shqiptarët: ”Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova bisedën e tyre: “As vetë s’e di sa shqiptarë kam vrarë’, tha njeri nga ata. Por tek asnjeri nuk gjeta asgjë të vlefshme. Vetëm kur e therra një grua, gjeta tek ajo dhjetë lira ari”.Fishta në Konferencën e Paqes 1919 shprehej :“Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” (“Sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen »).Dokumentat arkivore të shtetit serb, dëshmojnë se gjatë 164 vjetëve, janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njera-tjetra), që planifikonin në mënyrë të hollësishme shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Qeveritë serbe kanë vëpruar në mënyrë sistematike në dëbimin dhe spastrimin etnik të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878).Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiçit (midis viteve 1912 dhe 1921) e përpunuar nga Vasa Çubrilloviçi (1937, 1944), projektet e Ivo Andriçit (1939) e të Stevan Moleviçit (1941) e deri te “Mëmorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviçit “Te gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990). Pothuajse secila parti serbe kishte nga një program “nacional”. Ato garonin me njera-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë” një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.Dosja 58, ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara)Raporte dërguar nga Prefekturat për dhunën e vazhdueshme të serbëve të ushtruar ndaj shqiptarëve:“Pikë së pari, jugosllavët kërkuen dorëzimin e armëve dhe të çdo lande që ka lidhje me mjete lufte. Shqiptarët e këtushëm, mbas shumë e shumë vuejtjeve shtazore pa kurrfarë mëshire e njerëzie, banë dorëzimin që kërkohësh. Mbas disa kohë qeveria e bashkueme nën emnin “Jugosllavi” organizoi një bandë vullnetarësh më 2000-3000 serbë e malazezë dhe nën komandën e majorit Sav Llazari filloi të bajë shqiptarët me e ndërrue fenë e deriatëhershme dhe me besue orthodoksizmin e tyne… Shpesh herë me qindra e qindra burra shqiptarë lidheshin për gardhi t’oborrëvet, në mënyrë që këmbët e tyne të mos prekeshin në tokë, tue përdorë dru e kamxhik, lageshin me ujë të ftofët në kohën e dimnit vetëm e vetëm që ata nuk pranojshin me ndryshue besim.   Kur u pa se shqiptarët e pushtuem bjenë (sollën) gjithçka që u kishtë mbetë veç tokës, këta u kujtuan edhe këtë ta bajshin të tyne.Kështu në vitin 1929-1930 nxurrën në shesh agrarin e tyne mizor e shpirtlig dhe filloj vumje kufijsh përmidis tokash të trashëgueme prej të parëvet, njëkohësisht me vorfnue edhe mjerue mbarë vendasit shqiptarë të këtushëm. Ay i bani të huejat për zotnuesit e deri at’hershëm arat, livadhet, baçet, pyjet, kullosat dhe çdo tokë të vlefshme. Shqiptarët zun të varfënohen sa që dhe buka e përditshme me zor u sigurua, e nga kjo filluan të bëheshin çipçi të shkijeve në tokat e veta.

Agrari nuk u njoftonte menjëherë, por u duk herë mbas here e gjithnji tue rëndue kurrizin e shqiptarëvet të lodhun e tue shtue sipërfaqet e sekuestrimit sa që erdhi me zaptimin e oborreve të shtëpive deri në prag të derës.Kolonistat serbë e malazezë i ftojshin shqiptarët dhe veçanërisht myslimanët që vendi i tyne ashtë Turkija dhe do të jetë ma mirë të shkoni në kohë atje së sa të çfaroseni prej Qeverisë.Shpesh herë patrullat e xhandarmërisë së asaj kohe hyjshin ndër shtëpia dhe ndajshin me gisht të gjithë ata djelmosha shqiptar që njifeshin për zotësi personale e ma të zgjuar dhe, porsa u largojshin prej katundit, në ma të parin prrua o gropë që gjejshin ata, djelmoshat tanë pushkatoheshin në vend dhe hudheshin në gropa a prrua ku pushtuesat dëshirojshin.

Edhe ndër kazermat e ushtrisë shpeshherë oficerët serbë thirrshin me listë ushtarë shqiptarë dhe, mbasi i lidhshin, i vritshin me mitraloz në mënyrat ma të poshtra e ma tradhtare që mund të veprohej prej racave të këqija të njerzis”. … Ngjarje të tilla, si një praktikë për çdukjen e shqiptarëve, kanë vijuar ndër vite në ushtri. L I S T A e personave shqiptarë të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, me datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. (vijon Numri- Emri e mbiemri – Vendbanimi – Besimi – Data e mbytjes).

« Genocid mbi baza raciste » është i vetmi emërtim që përcakton saktësisht, marrëdhëniet historike, të shteteve që u krijuan pas shëmbjes së Perandorisë Osmane me shqiptarët. Copëtimi i trevave shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, siguroi  vazhdimësinë e suksesshme të proçesit të çfarosjes dhe tjetërsimit të kësaj popullsie të madhe dhe autoktone në Ballkan.

Gjatë vitit 1944, kur popujt ishin të bindur se bashkë me nazizmin, po i vinte fundi dhe ideologjisë raciste dhe genocidit çfarosës, kur besimi se njohja e të drejtave të njeriut dhe e dënimit të krimeve do të triumfonte në Evropë, fqinjët veri-lindorë dhe jugorë të popullit shqiptar, iu rikthyen zbatimit të Programeve të tyre raciste të shekullit 19 (« Nacertanie » dhe « Megali Idea »).Në 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, nën drejtimin e Alëksandër Rankoviçit, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda – Dega e Mbrojtjes Popullore), një forcë speciale e policisë sekrete e cila në janar 1946 u emërtua UDB (Uprava državne bezbednosti/sigurnosti/varnosti).Zbatuesit më të egër të shovenizmit serb – Aleksandër Rankoviçit, J.B.Tito  i kishte dhënë pushtet të plotë. Ai mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministrit të Punëve të Brëndshme dhe të nënkryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. OZNA/UDB-ja, kishte si detyrë zbatimin e Programit të shk. 19 “Nacertenia”, e cila me çdo mjet dhe dhunë, do të siguronte mbijetesën e Jugosllavisë së Madhe, në prag dhe mbas mbarimit të Luftës II Botërore.Që në shtator të 1944,  Miladin Popoviqi në një letër dërguar  të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, në emër të PKJ-së shkruante: ”Edhe pse Kosovë – Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesë janë bandat e armatosura (patriotët shqiptarë – shën im) që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme për spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda, të cilat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit, këtë do ta kryejnë shtabet (e UNÇJ).

Në fshatrat që kanë bërë rezistencë, organizatorët duhen dorëzuar gjyqit ushtarak…ndërsa fshatarët të çarmatosen…”. Brigadat e UNÇJ-së në Kosovë nisën çarmatosjen e popullsisë në emër të ”spastrimit të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Më 7 shkurt 1945, komandanti suprëm i UNÇJ-së, J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Derleviçin, Gjuro  Medenicën dhe Kersto Filipoviçin në Beograd, shtroi programin e tij për të ardhmen e Kosovës pas mbarimit të Luftës. Me urdhërin nr.31 ë 8 shkurtit 1945 u vendos administrimi ushtarak në Kosovë nën komandën e serbo-malazezëve, duke e bërë “fakt të kryer” pushtimin. Kjo makineri pushtuese ushtarake jugosllave, në emër të “spastrimit” të terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundër-revolucionarët” vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e kënd Kosovës.Gjatë vitit 1944 deri në vitin 1947, sipas  Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, i vrarë më 15.12.1948 nga UDB-ja) forcat pushtuese ushtarake serbo-sllave të drejtuara nga Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë.Menjëherë mbas 1945, në Jugosllavi u rishfrytëzuan kampet naziste të përqëndrimit apo u ndërtuan të reja,  si ay në Borovnica, Aidussina, Goli Otok, Maribor, Skofia Loka, Sveti Grgur. Një prej vuajtsve të këtyre fabrikave të vrasjes ka qenë edhe patrioti Adem Demaçi.

Sot nuk dihet numri i saktë i viktimave, sepse regjistrat e këtyre kampeve, me urdhër të Titos, u zhdukën dhe të vrarët apo të vdekurit nga tortura janë hedhur në humnera, në det apo në varrezat masive. Historiani Gjok Debaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj  shqiptarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

IV Rruga e vdekjes

 Ky emërtim ju dha çvendosjeve masive të popullsive të ndryshme, në vitin e fundit dhe pas Luftës II Botërore, të kryera nga Jugosllavija e Titos dhe shtetet e tjëra në Evropë.“Rruga e vdekjes” e shqiptarëve u zbatua nga shteti titist në muajin mars-prillit të vitit 1945,  (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar), që në historinë tonë, njihet me emrin “Masakra e Tivarit”. (Masakra u pasqyrua nga studiusi Uran Butka ne librin “Masakra e Tivarit”).Mbasi vendosi regjimin ushtarak në Kosovë, duke vrarë “terroristët”shqiptarë , grabitur pasurinë e tyre, djegur fshatra të tëra dhe çarmatosur popullsinë, udhëheqia jugosllave shpalli mobilizimin e brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit, në veri të Serbisë. Por duheshin larguar fillimisht forcat e armatosura partizane të shqiptarëve.Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Serbi (Kurshumli – Banjë e Kurshumlisë – Prokuplë – Srem).  Largimi i burrave dhe i rinisë së armatosur nga Kosova dhe Maqedonia, në valën e dhunës së ushtrisë titiste , shkaktoi kundërshtimin e popullsisë shqiptare.Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një dëmonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.  Shumë shqiptarë dhe formacione partizane, duke iu shmangur mobilizimit, iu bashkuan rradhëve të grupeve të rezistencës . Ata u quajtën “dezertorë” dhe “tradhëtarë”. Në prag të çlirimit nga nazizmi, ushtria jugosllave titiste nisi genocidin mbi  popullatën e pafajshme, me preteksin e ndjekjes së dezertorëve e të “spastrimit të terenit nga forcat reaksionare shqiptare “.Gjatë muajve janar – prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për në frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të ”Adriatikut”. Të mobilizuarit me dhunë (mars-prill 1945) u grumbulluan në kazermat ushtarake të Prizrenit. Mbasi u çarmatosën, me arsyetimin se “armët do t’i merrnin në Kroaci e Slloveni !”, u  formuan tre kolona, tashmë si robër të luftës, për t’u nisur drejt rrugës Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rjekë. Shoqërimi i tyre ju ngarkua Brigadës së 27 e divizionit 46-të serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar. Grupi i parë prej 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas një udhëtimi 6 ditor me keqtrajtime shtazarake nga ana e shoqëruesve serbo-malazezë, mbriti në Tivar dhe iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të jugosllav.Grupi i dytë i përbërë nga 4.700 veta i shoqëruar nga partizanë titistë të Brigadës 27-të, mbas dy ditësh nisi marshimin katër ditor në rrugën Prizrën – Zhur – Kukës – Pukë – Shkodër.Vrasjet e para ndodhën në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një ndalese në Kukës.  Sipas planit të para-përcaktuar, në kohën që kolona e shqiptarëve ishte në gjumë, vriten mizorisht rreth 120 – 140 veta dhe kufomat e tyre hidhen në greminë. Në shënjestër u vunë komandantët shqiptarë të njesiteve që ishin grumbulluar në Prizren.
Shqiptarët e kuptuan se nuk po shkonin për luftë kundër ushtrisë naziste, por drejt vdekjes. Nën grykat e pushkëve, kolona natën e 28 / 29 marsit kaloi luginen pyjore në periferi të Pukës duke lënë rrugës trupat e shokëve që për shkak të torturave, helmimeve me ushqim dhe të ftohtit, mëngjesi i gjeti të vdekur.

Gjatë kalimit tek “Ura e Zogut” që ishte e shkatëruar, me një vagon – teleferik të sajuar, ranë në lumë rreth 50 veta, ku shumica prëj tyrë gjeti vdekjen.

Më 30 mars, ushtarët serbo-malazezë që i shoqëronin, nuk i lejuan shkodranët që kishin dalë me ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyrë nga Kosova, po i çuan në kodrat e qytetit dhe në mesnatën e 31 marsit, pa e marrë veten nga rruga e gjatë dhe të uritur, i nisën në drejtim të Ulqinit.

Më të kaluar kufirin (afër Ulqinit), kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit veçohen nga shokët, me shkakun “për të evituar ndonjë epidemi të mundshme” dhe se do të çoheshin në ndonjë spital të Malit të Zi.  Kurrë nuk u mësua gjë për fatin e tyre.Në mesditën e datës 1 prilli 1945 mbëritën në Tivar. Atë ditë të kobshme, rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo – malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve.  Në qendër të qytetit u urdhërua të ndalej për të pushuar. Të raskapitur nga udhëtimi dhe të etur për ujë, katër shqiptarë iu afruan një burimi. Rojet shoqëruese i larguan duke i goditur me tytat e pushkëve dhe duke shkaktuar kundërshtimin e tyre ndaj këtij trajtimi çnjerëzor. Menjëhere ushtarët filluan të qëllojnë me breshëri plumbash mbi shqiptarët. Ky veprim i ushtarëve serbë, i përgatitur qëllimisht në mes të sheshit të qytetit, shërbeu si sinjal për fillimin e zjarrit me pushkë dhe mitralozë të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritareve e tarracave të shtëpive përreth sheshit të qytetit të Tivarit dhe në kodrat përreth . Azem Hajdini, një nga të mbijetuarit tregon vijimin e masakrës: “Ne ishim në kolonë për 4, me gjatësi prej 5 – 6 km, dhe mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël. Na urdhëruan të ngrihemi në këmbë dhe me duar të lidhura mbas kokës të ecnim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe që ndodhej mës të kodrave shkëmbore. Oborri ishte i rrethuar me mure të larta hekuri që mbaronin me maja të mprehta. Ishte zgjedhur një vend i përshtatshëm për vrasje masive.

Duke hyrë në oborr 10 – 15 ushtarë më shufra hekuri na goditnin në kokë, në gjoks apo në shpinë duke lënë në tokë për vdekje afro 100 – 150 veta. Në ndërtesë arritën të futen 100 veta dhe 2200-2500 të tjerë mbetën në oborr. Rreth orës 14.00 filloi goditja me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore mbi rekrutët shqiptarë dhe brënda një ore, nuk mbeti njeri në këmbë. Sheshi i oborit u mbulua nga gjaku ndërsa ndërtesa u shndrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj.

Xhelatët, për t’u siguruar se mos kish shpëtuar ndonje i gjallë nën trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” bënë thirrjen:“ Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur, se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur – pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë !!! Të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore …Kërkojmë të brohorisni: ”Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë bashkim-vëllazërimi”, ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”… !!!
Duke i besuar thirrjes, shumica e të plagosurve u ngritën për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.. çka ndodhi…?! Ushtarët u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pa mëshirë”.

Për të fshehur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo – malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një greminë në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Një pjesë e kufomave fillimish u dogjën e pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosej …!!! Aleksandër Rankoviçi dhe shteti titist, këtë ngjarje e cilësoi si të rëndë dhe të shkaktuar për faj të vetë shqiptarëve !! . Vetëm pas 51 viteve, më 20.9.1996, TV norvegjez njoftoi për zbulimin e një varreze masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.

Grupi i tretë, më 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famëkeqe 27. Shumë shqiptarë gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmurën me tifo dhe dhjetra prej tyre vdiqën rrugës. Në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të 9-të dalmat. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte. Një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baruti, u helmuan gjatë natës dhe në mëngjes u zgjuan të enjtur. Gjatë ditës vdiqën të gjithë sa ishin aty. Kjo politikë dy shekullore e sllavëve për çfarosjen raciste të shqiptarëve, pati kulmet e veta ( kur krimi përfshinte gjithë popullsinë), e fundit në rradhë ishtë ajo e Kosovës së 1998-99!

V Zgjidhja finale

Emërtimi “zgjidhje finale” (Endlösung der Judenfrage) u përdor nga nazistët në fund të vitit 1940, e planifikuar si hapi i fundit i programit racist për çfarosjen e hebrejve. Sot kjo veprimtari njihet me emrin  “holokaust” dhe u përdor gjërësisht edhe në Evropën e viteve të para, të mbas Luftës II Botërore. Qëllimi ishte zhdukja e popullsive etnike, jo si pasojë e luftimeve ushtarake, por vrasjeve të planifikuara me gjakftohtësi dhe në mënyre çnjerëzore. Genocidi etnik u dënua si veprimtari politike dhe pseudo-shkencore, me shpalljen në vitin 1950 nga UNESCO të “Deklaratës mbi racat”, por kjo nuk shënoi fundin e ideologjisë dhe veprimtarisë raciste. Politik-bërësit evropianë, me gjithë ngjarjet e zhvilluara, nuk duan ta pohojnë se kjo ideollogji kundër etnisë shqiptare, vijon të udhëheqë vemrimtarinë e disa shteteve ballkanike deri në ditët e sotme.Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari nacionalist serb Dorica Kosiç, President i « Jugosllavisë së Re » të Milosheviçit më 1992, deklaronte : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Serbinë e Madhe (…), suksesi i një veprimi ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja » ( 24) Platforma antishqiptare për spastrimin etnik të Kosovës, është përgatitur nga “Komiteti Qëndror Atdhetar i Partisë Radikale Serbe” (SRS), i nënshkruar nga kryetari i saj,  Vojisllav Sheshel, zëvëndës/kryeministri i Serbisë dhe zëvëndës/kryetar i Partisë Tomisllav Nikoliq, Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, Aleksandër Vuçiç.

Kjo Platformë u botua në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd dhe më 1997 nga Qendra “Global Communicators” në Washington, D. C. Por si çdo strategji politiko-ushtarake, për t’u vënë në jetë, duheshin përgatitur edhe zbatuesit e saj dmth ushtarët dhe qytetarët jugosllavë. Historia e shk. 20 ka dëshmuar se racizmi etnik (si çdo lloj racizmi), është zbatuar paraprakisht, si ushqim shpirtëror i  frymëzuar në bangat e shkollës, në administratat shtetërore, ushtri, masmedia dhe në institucionet fetare. Urrejtja kundër kombit shqiptar është përfundim i këtij aktiviteti arsimor, kulturor, ushtarak dhe fetar i vendeve fqinj, që krijoi « bishat » të cilat vunë në jetë planet çfarosëse të aparatit ushtrak të Milosheviçit në Kosovë. Poezia epike heroike serbe, si ajo kushtuar Kraleviq Marko, për intelektualët e Akademisë serbe të Shkenacave, vlerësohet si një trashëgimi “shkencore” e traditës.  Ajo lartëson krimet makabre të heronjve, si: prerjet me gjakftohtësi me thikë, nxjerrja e syve, prerja e gjymtyrëve, djegia në zjarr, shkatërrimi i pasurisë së kundërshtarit dhe shfrytëzimi i tradhtisë për të mundur kundërshtarin dhe kultivoi ndjenjën e superioritetit mbi popujt te tjerë.

Anëtari i Akademisë serbe, Antonije Isakoviç, theksonte se: ”Mitet tona na bëjnë më të fortë, dhe ne duhet të jetojmë me to. Sa herë kemi qënë në mes vështirësish, vinim në Kosovë, te Karagjorgji tek poezia popullore…”.

 Vidovdan

Vështroj qiellin, shekujt që kalojnë

Kujtimet e lashta është i vetmi mjekim

Kudo që shkoj, tek ty kthehem sërisht

Sepse asnjeri nuk mund të ma shkul nga shpirti Kosovën

Si një zjarr i përjetshëm në zëmrat tona

Lufta e Kosovës mbetet qartësia e vetme…    

 (Vidovan është një këngë e epopesë serbe që këndohet në çdo 28 qershor, ditën e Shën Vidovanit kur përkujtohet humbja ndaj turqve në Fush-Kosovë , pranë Prishtinës më 1389)

Këngë të tilla u thurrën edhe për të kërkuarit nga Gjyqi i Hagës për krime lufte si Radovan Karagjiq, Mlladiç e shumë të tjerë. (26)

Keq-përdorimi i historisë per qëllime raciste dhe ushqimin e urrejtjes, shprehet edhe në tekstet e pas-luftës të historise, letërsisë, gjeografisë, arteve dhe njohurive shoqërore që nga klasa e parë fillore deri në arsimin e lartë, psh në tekstin e historisë së klasës së tetë  shkruhet:“Gjatë periudhës 1941-1944 janë likuiduar 10.000 serbë, ndërsa janë shpërngulur me dhunë rreth 100.000 nga terrori i shqiptarëve”. Ende përdoret si emërtim ofendues emri “shqiptari”, “arnauti” duke i paraqitur si “serbë të islamizuar”. (27)

Vasa Cubriloviç (ministër i Titos dhe këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) , i cili në vitin 1937 kishte përpunuar manifestin “Zbimi i shqiptarëve” (Iscljavanje Arnauta)  rrjeshtonte në projektin e tij të spastrimit shkencor, mënyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :« Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmendje dhe durim. Për të patur një largim masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që mund të ndikojë në shumë mënyra ».

Një nga këto “ psikologji të përshtatshme ” në strategjinë  e « luftës finale » kundër popullsisë shqiptare, ndoshta më e rëndësishmja, ishin krimet kundër femrës shqiptare.

Goditja më e rëndë ndaj femrës shqiptare ishte ajo e torturimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Një “raport i brendshëm”, i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë Jugosllavë”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë. Raporti ishte perpiluar për IWPR-në, “Oficerë serbe tregojnë krimet”, i botuar më 4 prill 2000, nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva : “Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në teren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë Jugosllave kanë vrarë mizorisht të paktën 800 fëmijë shqiptarë nën moshën pesë vjeç.”

Dëshmia: “Një ushtar serb që e thërisnin “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbantë në dorë një fëmijë rreth tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë prej 20 000 markash gjermane. Kur pa së shqiptari kishte vetëm 5 000 marka e mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. – “5 000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha dhe eci përpara fshatarëve të tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e dhjetra njerëzve, tregon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjëndje shoku: disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si i papërgjegjshëm mëndërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është akoma i lirë, megjithëse ka kryer këtë krim të tmerrshëm.

Është i dyshimtë fakti së ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë. Shumë prej tyre përkundrazi, janë graduar dhe ngritur në pozita ».

Në strategjinë e « luftës finale » u përfshinë, krahas forcave ushtarake edhe popullsia civile serbe, e cila dha informata, grabiti dhe një pjesë e tyre mori pjesë aktive në zhdukjen e shqiptarëve.  Megjithëse për të mos u njohur nga komshinjtë ata përdorën maskat, emrat e tyre u bënë të njohura. Kjo është edhe arësyeja që shumë prej këtyre familjeve, sot nuk guxojnë të kthehen në Kosovë për të jetuar pranë viktimavë të tyre. Në të gjithë shekullin e 20, në historinë e Evropës, nuk mund të gjëndet asnjë shëmbull i ngjashëm me ato krime që përjetoi femra shqiptare e v.1998-99.

Dëshmia e R.N. nga Prishtina, e gjetur e lidhur në lokalin e Fakultetit Juridik , mbas tërheqjes së trupave serbo-malazeze: «Më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri pej tyre më urdhëroi që të zhvishesha siç kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Një milic më ra me shuplakë dhe menjëherë më plasi gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”.

Pasi mbaroi punë, bisha urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Unë mezi mbaja pikat e fundit të fuqise që po më shteronin krejt. Me cigaren e ndezur m’u afrua dhe më tha:  “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të të vras ngadalë-ngadalë ” dhe ma afroi cigaren te gjinjtë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë.

Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, kur kam ardhur në vete. Ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”.

Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time”.

Organizata joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, që ka nën përkujdesje 2016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbo-malazeze dëshmon se 124 prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë më plagë të hapura në fytyrë). Ato janë në gjëndje të rëndë shëndetsore e psiqike.

Shaip Vrellaku, i cili ishtë zënë rob nga forcat serbe ndodhej në stacionin e trenit në Gllogoc: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit të Gllogocit. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin”. Sot, historianë dhe intelektualë kurajozë, po nxjerrin nga thellësitë e Arkivave dhe i bëjnë të njohura faktet mbi genocidin dhe racizmin mbi popujt e tyre, i cili shkaktoi  shumë viktima tek popullsia civile, si gjatë edhe pas Luftës II Botërore në Evropë. Ka shtete që e dënojnë këtë ideollogji dhe ruajnë dëshmitë e pasojave të saj për të treguar rrezikshmërinë e saj. Por nuk veprojnë të gjithë kështu…

 

Zhvillimet e sotme të politikës evropiane, dëshmojnë domosdoshmërinë e njohjes dhe dënimit të krimeve të “fshehura” edhe në Ballkan, siç është :  GENOCIDI RACIST DY SHEKULLOR KUNDËR SHQIPTARËVE

Ky akt duhet të bëhet, për hir të PAQES historike midis popujve ballkanikë dhe  evropianë (sepse racizmi nuk njeh kufij), në mënyrë që të dënohet ideologjia politike e shpërblimeve për hir të « ekuilibrit » midis Fuqive të Mëdha e shekullit 19 – 20, e cila vijon edhe sot të mbajë të ndezur fitilin e luftrave kriminale.

 

 

 

 

 


Qëndrimi i Ahmet Zogut kundër pushtimit fashist të Shqipërisë

$
0
0

Nga Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu/

 Stabiliteti politik i shtetit shqiptar në vitet ’20-’30 të shek. XX ishte kusht i domosdoshëm për prosperitetin e mëtejshëm të vendit në një proces historik normal të zhvillimit të tij. Ky proces historik është i lidhur me Mbretin Ahmet Zogu “një prej figurave më të rëndësishme politike në historinë e Shqipërisë moderne”[1].

          Agresioni fashist italian i 7 prillit 1939, për fat të keq, e ndërpreu në mënyrë arbitrare këtë proces historik normal të ecjes së Shqipërisë. Kjo ngjarje tronditi thellë pozitën politike të Mbretit Ahmet Zogu dhe të sensit të marrëdhënieve italo-shqiptare.          Edhe pse gjatë marrëdhënieve italo-shqiptare, në vitet ’30-të, Ahmet Zogu ndoqi një politikë koncesionesh ndaj Italisë, ai nuk pranoi koncesione të atilla që cenonin apo rrezikonin sovranitetin dhe pavarësinë e vendit. Qëndrimi i Ahmet Zogut dëshmonte jo vetëm vullnetin e tij për të ekzistuar politikisht, por edhe për një shkallë të lartë patriotizmi të tij.

Duke parë vendosmërinë e Zogut ndaj Italisë, për të mos lejuar që ajo të kontrollonte krejtësisht Shqipërinë, Italia shfrytëzoi mjetin e fundit, agresionin, për pushtimin e saj. Mbështetur në këtë fakt historik, të pushtimit ushtarak të Shqipërisë, njëherësh kjo një provë e suksesit politik të Ahmet Zogut, në mbrojtje të sovranitetit të vendit, kuptohet absurditeti i historiografisë së mëparshme shqiptare që, pushtimin fashist të Shqipërisë, e ka cilësuar “si përfundim logjik të politikës antikombëtare dhe antipopullore të Ahmet Zogut”[2].

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ishte rezultat i planeve strategjike të fashizmit për sundim botëror. Me anë të dhunës, fashizmi do të vinte në pozita ekzili jo vetëm Mbretin Zog në Shqipëri, por dhe figura të tjera të larta politike.

Vetë qëndresa politiko-diplomatike e Ahmet Zogut dhe qeverisë së tij, për të mos pranuar ultimatumin italian të fillimprillit 1939, për vendosjen e protektoratit italian mbi Shqipërinë, ishte një rezistencë politike në mbrojtje të integritetit të shtetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.

Përballë një raporti disproporcional të forcave shqiptare me ato të pushtuesit italian, pa asnjë mbështetje të fqinjëve dhe të fuqive evropiane, Zogu u bind se, pushtimi i Shqipërisë ishte i pashmangshëm. Organizimi total i bashkatdhetarëve në një konflikt të përgjakshëm, pa asnjë mundësi reale për fitore, ishte veçse një aventurë. Veç kësaj, prania e tij në këtë pushtim të pashmangshëm, do të kompromentonte legjitimitetin e sovranitetit të shtetit shqiptar. A.Zogu nuk preferoi të mbetej një kukull në duart e italianëve, duke pranuar humbjen e pavarësisë së vendit. Ai u pozicionua, që në fillim dhe deri në fund të luftës, si një kundërshtar i pushtimit italian, në mbrojtje të pavarësisë së vendit. Që më 8 prill 1939 u kërkua nga qeveria shqiptare që Këshilli i Lidhjes së Kombeve të merrte qëndrim për pavarësinë e Shqipërisë, mbështetur në nenet 10, 11 dhe 17 të Traktatit të saj[3]. Ahmet Zogu rezervoi gadishmërinë për veprim në jetën politike shqiptare, për rifitimin e pavarësisë në kushtet e reja të Luftës Botërore.

Duhet thënë se, qëndrimi i A.Zogut, pas pushtimit fashist të vendit, duke kaluar në ekzil politik, u përcaktua dhe nga rrethana të tjera, të disfavorshme për qëndrimin e tij në Shqipëri.

“Politika e mosndërhyrjes” që ndoqën Fuqitë e Mëdha i lanë dorë të lirë fashizmit italian të sulmonte Shqipërinë. Kryeministri britanik, Çambërlen, më 6 prill 1939, deklaronte se Britania e Madhe nuk ka interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri”[4]. Ndërsa, më 8 prill 1939, qeveria britanike arrinte në përfundimin se Shqipëria duhej të sakrifikohej “për hir të paqes evropiane”[5].

Ky qëndrim i qeverisë britanike ndaj agresionit italian në Shqipëri do të reflektohej edhe në qëndrimin e saj ndaj Mbretit Zog, gjatë azilit në Angli. Ahmet Zogut iu dha përgjigje pozitive për strehim në Angli “si person i shquar privat”, por, nuk iu njoh statusi i mbretit, që të gëzonte “imunitetin e sovranit” të shtetit shqiptar.

Qëndrimi i diplomacisë dhe i politikës britanike ndaj Mbretit Zog, duke i vënë kusht që të mos merrej me politikë, do të reflektonte në fakt qëndrimin britanik ndaj statusit të ardhshëm të Shqipërisë. Sipas politikës britanike, “konsiderohej gabim nxjerrja në pah e emrit të Zogut, si figurë e rifitimit të pavarësisë së Shqipërisë, duke mos e angazhuar veten për statusin e ardhshëm të Shqipërisë”[6]. Sipas kësaj politike, deklarohej se “ne nuk do të angazhohemi ndaj rikonstruktimit të një Shqipërie të pavarur, mbasi “Statusi i ardhshëm i Shqipërisë është një çështje që do të zgjidhet në Konferencën e Paqes”[7].

Megjithë këtë pozitë të pafavorshme politike, Ahmet Zogu nuk rreshti përpjekjet, për të luajtur rol aktiv në interes të Shqipërisë. Madje, në letrën drejtuar presidentit amerikan, Rusvelt duke iu referuar Deklaratës së Atlantikut, të janarit 1942, i kërkonte mbështetjen, që Ahmet Zogu të njihej si përfaqësues legal i Shqipërisë[8]. “As morali ndërkombëtar, as të drejtat e njeriut, as oportuniteti politik i çastit… – thuhej, ndër të tjera, në letër – nuk mund të justifikojnë një trajtim të ndryshëm për Shqipërinë nga ana e Fuqive të Mëdha Aleate”. Dhe më tej vazhdonte: “Zbatimi i parimeve të pranuara për gjithë kombet e robëruar, pa bërë një përjashtim për Shqipërinë, do t’i heqë një armë të fuqishme propagandës së armikut”. Kështu, ai, me këtë qëndrim, e rreshtonte veten dhe Shqipërinë në anën e Kombeve të Bashkuara, në luftën kundër armikut të përbashkët të demokracisë.

Edhe pse, Ahmet Zogu ishte pozicionuar qartë në krahun antifashist të luftës, politika britanike evitonte çdo angazhim të saj për njohjen e Mbretit Zog me statusin e tij apo çdo angazhim për të ardhmen e Shqipërisë. Dukej qartë se, politika britanike ndaj Shqipërisë u ndikua nga interesat politike greke, duke iu përmbajtur postulatit, sipas të cilit, asnjë veprim nuk do të ndërmerrej në Shqipëri pa marrë pëlqimin e qeverisë greke ose të paktën pa diskutuar me të[9]. Vetë ministri i Jashtëm britanik, A. Eden ishte shprehur se “grekët dhe jugosllavët kishin synime (ndaj Shqipërisë – M.D.) që i kanë shprehur me forcë dhe që ne duhet t’i marrim parasysh, në momentin dhe mënyrën e duhur”[10]. Qëllimi i qeverisë greke ishte, që, duke shpërfillur autoritetin e A. Zogut, si vazhdues i ruajtjes së legjitimitetit të shtetit shqiptar, të vepronte me duar të lira për aneksimin e Shqipërisë së Jugut pas luftës. Kjo ishte arsyeja që Greqia mbajti një qëndrim refraktar ndaj të gjitha ofertave që i bëri A.Zogu, për të jetësuar bashkëpunimin e dy vendeve në luftën kundër fashizmit[11]. Këtë qëndrim të Greqisë e adaptoi dhe politika britanike, me arsyetimin se, “në mbarim të luftës mund të jetë e vështirë të gjendet për grekët një kompensim tjetër territorial, përveç krahinave shqiptare[12].

Këmbëngulja e Ahmet Zogut për njohjen e vazhdimësisë së legjitimitetit të shtetit shqiptar gjatë luftës dhe për rivendosjen e sovranitetit të shtetit të paraluftës, u shpërfill jo vetëm nga faktorë të jashtëm, por edhe nga forcat politike shqiptare që vepronin në Shqipëri. Këta të fundit, duke shpërfillur legjitimitetin e shtetit shqiptar, të përfaqësuar nga mbreti i përzënë me dhunën e armëve të pushtuesit, vunë në diskutim jo vetëm formën politike të shtetit shqiptar të pasluftës, por edhe vetë pavarësinë e Shqipërisë.

Me këtë qëndrim përjashtues ndaj Mbretit, forcat politike shqiptare në mënyrë të tërthortë ishin në një linjë qëndrimi politik e propagandistik me atë të pushtuesit në qëndrimin ndaj Mbretit shqiptar. Në programin e forcave politike u shpall si detyrë strategjike përveç luftës kundër pushtuesit, edhe shkatërrimi i shtetit të vjetër shqiptar dhe vendosja e organeve të reja të pushtetit. Me fjalë të tjera, propaganda dhe programet e këtyre forcave politike, për bashkim të gjithë shqiptarëve, pa asnjë dallim, mbetej një refren propagandistik, duke përjashtuar nga ky bashkëpunim një krah të fuqishëm, të rezistencës shqiptare, Mbretin shqiptar, dhe përkrahësit e tij me peshë të madhe për mobilizimin e shqiptarëve në luftë kundër fashizmit. Mosbashkëpunimi i faktorit të brendshëm politik shqiptar me faktorin e jashtëm, me Mbretin shqiptar, minoi organizimin e një fronti të bashkuar të shqiptarëve, brenda e jashtë vendit, të cilët duhet të kishin si mision zgjidhjen e një detyre të përbashkët strategjike – rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë së paraluftës. Duke nënvlerësuar mbështetjen e faktorit të jashtëm shqiptar, qoftë edhe në planin politiko-diplomatik, forcat politike në Shqipëri e cenuan rëndë detyrën e përbashkët strategjike për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë të paraluftës.

Shkaku i këtij mosbashkëpunimi duhet kërkuar në faktin se forcat politike në Shqipëri, në verë të vitit 1943, konsideruan si detyrë prioritare çështjen e marrjes së pushtetit. Pikërisht për këtë, “në vjeshtë të vitit 1943 lufta për çlirim kombëtar u shkri me luftën civile, që mori karakter të përgjithshëm”[13].

Lufta civile në Shqipëri, në kushtet e luftës për çlirim kombëtar, minoi dhe përçau, në përmasa kombëtare bashkimin e të gjithë shqiptarëve, duke rrezikuar seriozisht rivendosjen e pavarësisë.

Krejt ndryshe, nga lufta politike për pushtet që zhvillohej në Shqipëri nga forcat e brendshme politike, Ahmet Zogu, edhe në kushtet e kufizimit për veprimtari politike, u vendos qartë, për një politikë bashkëpunimi, me të gjithë rrymat e emigracionit politik shqiptar, për të gjetur rrugën më të mirë të rivendosjes së pavarësisë së Shqipërisë në fund të luftës. Përballë rrezikut që i kanosej Shqipërisë nga fqinjët, emigracioni politik shqiptar kërkoi të krijohej një unitet kombëtar shqiptar. Figurë qendrore e këtij uniteti ishte Ahmet Zogu. Noli dhe F.Konica shprehën qëndrimin e tyre me një deklaratë, në të cilën thuhej: “Mbreti Zog është më i shquari personalitet shqiptar i gjallë dhe përjashtimi i tij do t’i hiqte fuqinë lëvizjes që propozohet të bëhet”[14].

I bindur për këtë rol politik qendror, që duhej të luante Ahmet Zogu, Fan Noli e kushtëzonte vlerën e Deklaratave të dhjetorit 1942, të Fuqive të Mëdha, për pavarësinë e Shqipërisë, “me njohjen zyrtare të mbretit Zog si kryetar legjitim dhe logjik i qeverisë shqiptare në mërgim, së cilës t’i garantohej dhe një vend në Konferencën e Paqes”[15]. Noli për bindjen e ndonjë emigranti, kundërshtar të Mbretit, se, “Në rrethanat e tanishme ata që janë kundër Mbretit Zog, po luajnë pa dyshim lojën e armiqve të Shqipërisë”[16].

Për hir të bashkimit kombëtar, në përpjekjet për krijimin e qeverisë shqiptare në mërgim, F. Nolit iu ofrua posti i kryeministrit. Ndërsa, A. Zogu nga ana e tij, po për këtë qëllim, deklaronte se, forma e qeverimit do t’i nënshtrohej verdiktit të popullit.

Kapërcimi i divergjencave politike midis dy kundërshtarëve politikë, për hir të interesave kombëtare, përbënte një shembull ideal për forcat politike shqiptare, se si duheshin kapërcyer të gjitha ndasitë, në shërbim të kombit, për rivendosjen e sovranitetit të shtetit të paraluftës.

Ahmet Zogu dhe Fan Noli, si përfaqësues të dy rrymave të opinionit shqiptar, konsideroheshin nga shqiptarët si simbole të bashkimit të tyre. Me bashkimin e tyre mendohej se, “asnjë nuk do të mund të pretendojë se shqiptarët janë të përçarë”[17].

Qeveria britanike ngurroi dhe nuk e përkrahu idenë e krijimit të qeverisë Shqiptare, sepse, në bazën e politikës së saj, kishte shqetësimet për të zgjidhur pretendimet e Greqisë dhe të Jugosllavisë në drejtim të Shqipërisë.

Madje, Greqia shfrytëzoi dhe situatën ndërkombëtare të pasluftës, për të shpalosur në forume ndërkombëtare pretendimet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke përdorur si “argument”, tezën e preferuar të saj, sipas së cilës, “mbreti Zog kishte qenë një instrument i penetrimit italian në Ballkan”. Ish-ministri britanik në Shqipëri, Robert Hodgson, e hidhte poshtë këtë tezë, duke vënë në dukje se, “grekët kishin harruar faktin esencial, që ky sulm u krye pikërisht se Mbreti Zog nuk pranoi të jetë një instrument i tillë”[18].

Qëndrimi i Ahmet Zogut, kundër pushtimit fashit të Shqipërisë, u minua si nga faktorët ndërkombëtarë ashtu dhe nga faktorë të brendshëm. Secili prej këtyre faktorëve vepronte për interesin e vet dhe aspak për interesat kombëtare të Shqipërisë. Rezultante e veprimit të përbashkët të faktorëve që goditën përfundimisht pozitën politike të Ahmet Zogut në arealin e politikës shqiptare, në fund të luftës, ishte Kongresi i Përmetit (24 maj 1944).

Vendimi i tij, për të ndaluar ardhjen e Zogut në Shqipëri, si dhe vendime të tjera që lidheshin me të, ishin një goditje vendimtare kundër legjitimitetit të shtetit shqiptar të paraluftës. Ai Kongres spekuloi, për këtë problem, me slloganin “vullnet i popullit”, i cili nuk mund të shprehej lirisht në kushtet e një partie të vetme që kishte në dorë pushtetin.

Pushteti i dalë nga Kongresi i Përmetit, përbënte një diktaturë të një partie të vetme, ardhur në fuqi me dhunën e armëve, kundër të gjithë kundërshtarëve politikë të saj, përfshirë dhe zogistët. Në se më 1939, Mbreti Zog u detyrua të largohej nga Shqipëria me dhunën e armëve të një fuqie pushtuese të huaj, në vitin 1944, ishte dhuna e pushtetit komunist, që u vendos në Shqipëri, që i dha goditjen përfundimtare pozitës politike të Mbretit Zog në fund të Luftës Botërore. Në këtë rezultat historik kishte ndikuar tërthorazi edhe politika e aleatëve, të cilët duke u bazuar vetëm në interesat e tyre ushtarake, kishin furnizuar forcat partizane me armë, të cilat u përdorën në mënyrë efektive që PKSH të mposhtte rivalet e saj politike. Pa dyshim në këtë ndërmarrje kanë pjesën e përgjegjësisë dhe aleatët që ndihmuan me armë për ardhjen e komunistëve në pushtet. Patriotët shqiptarë, dhe mbështetës të A. Zogut, do të reagonin ndaj aleatëve se “ishte një veprim prej qorri dhënia e armëve në duart e atyre, (komunistëve – M.D.) që do t’i përdornin për të asgjësuar të gjithë ata që drejtojnë sytë nga perëndimi[19]. Departamenti Jugor i Forin Offisit britanik do të bindej, për A. Zogun, vetëm në fund të vitit 1944, që “Nuk ka arsye të dyshojmë për bindjet e tij proangleze dhe ndikimi ynë në Shqipëri do të ishte shumë i fuqishëm me atë si mbret se sa me një qeveri të Frontit Nacionalçlirimtar (Komunist)”[20]. Britanikët u bindën për qëndrimin proanglez të Ahmet Zogut, por ishte tepër vonë për ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve.

 



[1] Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë, 1996, f. 320.

[2] Historia e Shqipërisë, III, Tiranë: 1984, f. 446.

[3] Ufficio Storico, Ministero Affari Esteri Italiano, Affari Politici (më tej: US, MAEI, AP) (Albania), B.90, fasc. 1, Telespresso 2175/ 5 i Konsullatës së Përgjithshme të Italisë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gjenevë, 24 maj 1939.

[4] Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH), Dokumente britanike PRO-FO 371, Albania 1939, File nr. 23712.

[5] Po aty. Procesverbali i mbledhjes së posaçme të qeverisë Britanike mbi qëndrimin e saj kundër “aksionit italian” në Shqipëri.

[6] Foreign Office (më tej: FO) 371/ 24866/ 7677. Telegram i P.Dixon, 18 shtator 1940.

[7] Po aty, 23 nëntor 1940.

[8] Oxhaku famëmadh Zogu, Tiranë: SHB “Dardania”, 1995, f. 22.

[9] Beqir Meta, Tensioni greko-shqiptar (1939-1949), Tiranë: 2002, f. 416.

[10] FO 371/ 29711. Relacion i A.Edenit për kryeministrin Çërçill, 31 tetor 1941.

[11] Elisabeth Barker, British Policy in South-East Europe in the Second World War, f. 50; FO 371/ 24868/ 6586/ 90. Bisedë e Rajanit me Zogun, 8 nëntor 1940. A. Zogu i bëri ofertë Greqisë për të hapur një front lufte kundër Italisë në Selanik, ku ai të vihej në krye të 14.000 shqiptarëve.

[12] FO 371/ 24868/ 8783. Protokolli i takimit midis zyrtarëve të FO dhe SOE, 2 dhjetor 1940.

[13] Ndreçi Plasari, “Disa tipare themelore të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë…”, në: Konferenca e parë e Studimeve Albanologjike (Tiranë 15-21 nëntor 1962), Tiranë, 1965, f. 617-625.

[14] Gazeta Dielli, Boston, nr. 5550, 28 nëntor 1942.

[15] AIH. Dokumente britanike A.V.139, 70.371/ 37136. Telegram i Nolit drejtuar Anton Logorecit.

[16] Po aty.

[17] Mehdi Manç Bushati, “Pse nuk u krijua Qeveria Shqiptare në mërgim”, në përmbledhjen: 100 vjetori i lindjes së Mbretit Zog I, Tiranë, 1995, f. 65.

[18] FO 371/ 43569. Letër e R. Hodgson dërguar botuesit të gazetës “Chicago Sun”, shtator 1944.

[19] AIH. Dokumente diplomatike, viti 1944, vëll.III (Marrëdhëniet e Jashtme të SHBA). Tel. i Kirk, Këshilltar politik pranë Komandës së Forcave Aleate, në Kazerta, drejtuar ministrit të Jashtëm të SHBA, 13 nëntor 1944.

[20] Elisabeth Barker, Politika britanike në Europën Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesa: “Shqipëria, Britania dhe rezistenca”, f. 173.

Qëndresa e atdhetarëve të Plavës e Gucisë

$
0
0

Qëndresa e atdhetarëve të Plavës e Gucisë për mbrojtjen

E  territoreve shqiptare në vitet 1879-1880/

Shkruan:Eugen SHEHU/

Vendimet e padrejta të traktatit të Shën Stefanit,për coptimin e trojeve shqiptare,ngjallën shpirtin e protestës në katër vilajetet shqiptare.Veçanërisht në muajt prill-maj të vitit 1878 u organizua nga atdhetarët shqiptarë një varg beslidhjesh krahinore,me ç’rast parashihej edhe një lloj organizimi ushtarak.Por në mënyrën më masive,lëvizja për rezistencë të armatosur në këto treva,të cilat këcënoheshin drejtëpërsëdrejti nga rreziku i aneksimit prej serbëve,grekëve apo malazezëve.Këto lëvizje të organizuara nuk munguan të hartonin edhe plane të veçanta se si do të shkohej në luftë nga do të merreshin furnizimet me armë dhe ushqime madje si duhet të vepronin me popullsinë e pambrojtur shqiptare në trevat më të kërcënuara prej monarkive ballkanike.Ky lloj organizimi i cili disa muaj më pas shërbeu për formimin dhe vendosjen e pushtetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u ndje sidomos në trevat e Shqipërisë Veriore.Ndonëse të dalë prej një varfërie të skajshme, shqiptarët e këtyre anëve,shitën miellin që rritnin fëmijët për të blerë armë e municione të bindur se ora e madhe e ekzistencës apo asimilimit të tyre po afrohej.Armatosja e tyre u shoqërua me dhënien e besës si edhe organizimin ushtarak.Lidhur me këto përgaditje mendoj të sjell këtu,njoftimin që konsulli britanik në Shkodër i bënte Londrës më 4 maj 1878,ku pos të tjerave shkruante tekstualisht;

“Banorët e krahinave të Beranës,Plavës,Gucisë,Graniqit dhe të shpatave lindore të maleve të Shqipërisë Veriore,kanë formuar një lidhje për t’u rezistuar deri në vdekje kundër të gjitha orvatjeve që do të bëheshin për të ndryshuar gjendjen e tanishme të territoreve të tyre,pa marrë parasysh nëse këto orvatje vinin nga fuqitë e jashtme apo nga Porta e Lartë”.(S.Riza “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumenta angleze” –Prizren 1978 , fq.191 ).

Lëvizja për bashkimin kombëtar me idenë e kundërshtimin deri në vdekje,të coptimit të trojeve shqiptare,u shtri edhe në radhët e shqiptarëve që ndodheshin jashtë atdheut,si në Stamboll,Egjipt, Bullgari,Itali etj.Janë me dhjetra telegramet,protestat apo memorandumet që shqiptarët jashtë atdheut përmes tubimeve të tyre,u dërguan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë,duke kundërshtuar çdo manovër politike që ishte në dëm të tërësisë territoriale shqiptare.Për t’i bërë sa ma legjitim aksionet luftarake të tyre,fqinjët tanë nuk munguan t’u fryjnë flakëve të luftës fetare,kinse shqiptarët e krishterë apo katolikët nuk kishin asgjë të përbashkët me shqiptarët mysliman të cilët sipas tyre ishin të përkdhelurit e Portës së Lartë.Po të merret me mend prapambetja e viseve shqiptare në fundin  eshekullit të 19-të,kuptohet që kjo propagandë mundi të lozë një rol të caktuar në rrjedhën e ngjarjeve por ky rol ishte tejet i vogël.Shqiptarët të cilët nëpër shekuj i pati lidhur më shumë kombësia dhe besa përpara kësaj gjendjeje ditën të orientohen në kahjen e vëllazërimit kombëtar.Kështu,në një telegram në viset e Shkodrës,Ulqinit,Tivarit dhe Podgoricës i dërgonin në vitin 1878,ambasadorit francez në Stamboll,pos të therave do të shpreheshin ; “Ne katolikë e myslimaë,vëllezër prej shekujt dhe që jetojmë në bashkësi interesash e zakonesh… pëlqejmë më mirë të asgjësohemi sot,se sa të vdesim nesër të poshtëruar dhe të skllavëruar”. (S.Riza “Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare “-Prishtinë 1978 , faqe 12 ).

Po kështu,edhe në vise të Maqedonisë shqiptare,ushtrohet presion nga serbët,me idenë se duhet të largoheshin myslimanët pasi historikisht kjo tokë ka qenë e banuar prej ortodoksëve.Për më tej propaganda serbe po bënte thirrje të hapta që elementi ortodoks shqiptar të ngrihet e të kërkojë të drejtat e veta,duke nënkuptuar me këtë rast luftë vëllavrasëse ndërmjet shqiptare për hirë të bisedimeve të ndryshme fetare.Por asesi shqiptarët e këtyre trevave nuk mund të binin pre e deklarimeve të tilla ogurzeza.Kështu në protestën e tyre të vitit 1878 paria e Tetovës në një protestë që u dërgonte Fuqive të Mëdha,pos të tjerave do të kumtonte ; “Ne banorët e Tetovës jemi më shumë se 30 mijë burra myslimanë,ndërsa të krishterë nuk janë më shumë se një e katërta.Pra myslimanët përbajnë shumicën si numër,por e lëmë menjanë këtë sepse si shqiptarë ne jemi të gjithë degë të dalë nga i njëjti trung,nuk kemi mosmarrveshje për asnjë çështje dhe jetojmë të gjithë të bashkuar”.( S.Riza , ”Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare” – Prishtinë 1979, faqe 15 )

Pikërisht,në qershorin e vitit 1878,në Prizren u formua Lidhja Shqiptare, e cila,për nga përmasat, vizionet,organizimin e qendresës së armatosur,përbën një ngjarje epokale për fatet e shqiptarëve.Pa dashur të ndalemi mbi këtë kuvend madhorë të burrave nga katër vilejetet shqiptare,mjafton të themi se vetëm veprimi energjik politik,diplomatik dhe luftarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,bënë Fuqitë e mëdha dhe Evropën në përgjithësi të kthejnë sytë nga viset shqiptare që po nëpërkëmbeshin.Ndërkaq Princ Nikola,në bashkëpunim të ngushtë me Carin e Rusisë dhe Portën e Lartë në vjeshtën e vitit 1878,organizuan seksionin e Mehmet Ali Pashës,i cili kish të bënte vetëm e vetëm me zbatimin e traktatit të Berlinit,për dorëzimin e viseve shqiptare nën administrimin e Cetinjës.Ndonëse u paralajmërua tri herë,Mehmet Ali Pasha,i “fryrë” prej lavdisë së korrur në Azi,donte të çonte deri në fund misionin e vet për coptimin e Shqipërisë veriore.Kaq mjaftoi që ai të ekzekutohej prej forcave të organizuara të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit.Pamvarsisht se si u komentua vrasja e bujshme e tij në Stamboll,në të vërtetë ajo s’ishte gjë tjetër veçse vënie në jetë e rrezolutës së 2 korrikut 1878,sipas së cilës,cilido që do të dhunonte tërësinë territoriale të Shqipërisë, do të quhej tradhëtar.Merret me mend se pas kësaj vrasjeje,qeveria ruse parashihte pengesa serioze për dorëzimin e trojeve shqiptare në duar të Cetinës,në këtë mënyrë në shtatorin e vitit 1878 disa ditë pas vrasjes së myshirit të Stambollit,ambasadori rus pranë Portës së Lartë,i deklaronte Vezirit të madh se,nëse Mali i Zi do të luftonte me armë në dorë për zbatimin e kërkesave të Kongresit të Berlinit,Rusia nuk mund të rrinte duarkryq.E thënë më troç kjo parashihte dërgimin e ushtarëve rus në ata kufij,pra të tjera kokçarje për Stambollin.Është e kuptueshme që pas këtij momenti Rusia të mendonte shumë më seriozisht për faktorin shqiptar.Princi Lobannor në Stamboll me anë bisedash e telegramesh të shumtë,u përpoq të bindëte Fuqitë e Mëdha,të ndërhynte pranë Stambollit,i cili duhet të dërgonte sa më parë trupat ushtarake në Shqipëri,për të shuar rebelimin.Në vjeshtën e vitit 1878,duke parë vendosmërinë e shqiptarëve për të mos e dorëzuar Plavën dhe Gucinë i propozoi Cetinës që të hiqte dorë nga trevat e Gucisë dhe të merrte në vend të saj krahinën e Vasojeviqit.Për më tej Porta e Lartë i premtoi princit Malazez dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.Por Nikolla e refuzoi në mënyrë të prerë këtë propozim,madje u shpreh se do të refuzonte çdo propozim të mëtejshëm,edhe nëse ky do të ishte në favor të Malit të Zi. Përballë kësaj situate që sa vinte e ndërlikohej,Porta e Lartë u përpoq të luante në të dy krahët. Kështu megjithëse ajo heshti në ditët e para të Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes,në tetorin e vitit 1879,më pas kur mësoi se aty ishte në rend të ditës mbrojtja e Plavës dhe Gucisë,ndëroi qëndrimin menjëherë.Konsulli britanik Sen Xhon i shkruan lidhur me këtë kuvend Londrës se ;”E alarmuar nga vendosmëria e delegatëve qeveria dha urdhër që Kuvendi të shpërndahej dhe anëtarët e tij të ktheheshin nga kishin ardhur”.(Dokumente britanike,raport i Xhonit,nga Prizreni,doku. 33 ).

Në ditët e fundit të tetorit të vitit 1879,qeveria e Malit të Zi kishte ndërmarrë disa manovra ushtarake,në afërsi të territoreve shqiptare duke keqtrajtuar madje disa shqiptarë etnikë.Lajmi u përhap në Shkodër si rrufe dhe mjaft prej atdhetarëve shkodranë të armatosur u bën gati të shkonin në Plavë e Guci.Në datat 26-27 tetor 1879 në drejtim të kufijve të kërcënuar shqiptarë u nisën rreth 250-300 burrat e parë ndërsa të tjerët organizoheshin në çetat e vullnetarëve.Krejt kjo gatishmëri la mbresa të thella tek qytetarët shkodranë por edhe tek burrat e Malësisë së Madhe të cilët u armatosën dhe u nisën drejt kufijve etnike shqiptare.Sodoqoftë,më 1 nëntor 1879,ishin forcat e princ Nikollës ato që sulmuan të parat,në befasi,të fshatit Arzhanicë.Ata mundën të djegin disa shtëpi të fshatit dhe të vrasin 30 gra e pleq të pambrojtur.Por kundërpërgjigjja e vullnetarëve shqiptarë ka qenë tejet e rrufeshme.Pas dy-tri orësh luftimesh të rrepta,malaziasit u tërhoqën në kufijtë e tyre sigurisht duke lënë disa të vrarë e plagosur.Duke parë se në kufijtë e Plavës dhe Gucisë po afroheshin forca të mëdha vullnetarësh shqiptarë të vendosur për të mbrojtur deri në fund tërësinë e tyre territoriale,Mali i Zi u tërhoq për disa ditë duke shtuar presionin e vet diplomatik tek Porta e Lartë dhe Fuqitë e Mëdha të cilat duhet t’i dorëzonin territoret shqiptare.Presionet ndaj Portës së Lartë nuk rreshtën gjatë këtyre ditëve,sidomos nga Rusia.Përballë këtyre ngjarjeve,Stambolli urdhëroi autoritetet osmane të Vilajetit të Kosovës dhe Shkodrës që të pengonin me çdo kusht dërgimin e vullnetarëve shqiptarë në kazanë e Gucisë.Gjithashtu u ngarkua Savash Pasha ( ministër i jashtëm i Turqisë) dhe Xhevdet Pasha të cilët duhet të merrnin kontakte të menjëhershme me prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,për t’i bindur këta të dorzonin Plavën dhe Gucinë,por edhe këto lëvizje administrative dhe diplomatike të Portës së Lartë nuk patën jetë të gjatë.Ymer Prizreni kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,më 21 nëndor 1879,kundërshtoi në mënyrë të prerë urdhërin e Valiut,për rekrutimin e djemve të Kosovës në ushtritë perandorake.Përgjigjja e tij,përmblidhej në fjalët se “burrat e aftë për armë i duheshin Shqipërisë pasi do të luftonin për mbrojtjen e tërësisë së atdheut”.Në bazë të burimeve të shumta arkivore,në 27 nëndorin e vitit 1879,në frontin e luftës në kufijtë “turko-malazez” (nënkupto shqiptaro-malazez) u vendos shtabi ushtarak i Malit të Zi me në krye kryeministrin e Cetinjës ,Njegoshin.I vendosur 10 kilometra në veriperendim të Plavës,ky shtab u bëri thirrje të gjithë vojvodëve të Malit të Zi të lidhnin besën për të marrë me çdo çmim Plavën dhe Gucinë.Në krye të shtabit ushtarak të malazezëve,Princ Nikolla emëroi Mark Milanin,i cili për nga e ëma kishte origjinë shqiptare,sidoqoftë veprimet e mëpastjashme vërtetuan se Princ Nikolla ishte gënjyer.Ndërsa me vendim të Komandës së Lartë Ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,shtabi i vullnetarëve shqiptarë u vendos në Guci,në afërsi të kufirit malazez.Me vendim unanim të Prizrenit,komandant i këtij shtabi u vendos Ali Pashë Gucia,ndërsa trupat e tjera vullnetare shqiptare,komandoheshin nga burrat e shquar të asaj kohe,si ; Jakup Ferri,Haxhi Zeka, Sulejman Vokshi,Jusuf Sokoli,Kurt Asllani etj.Është për t’u theksuar fakti se ndërmjet vullnetarëve shqiptarë të Gjakovës,Pejës,Gucisë,Plavës,Shkodrës dhe Malësisë së Madhe,u reshtuan edhe disa oficerë të ushtrisë osmane me origjinë shqiptare.Këta lanë karierën dhe gradat duke paraparë se pati ardhur çasti i lumë për t’i shërbyer atdheut të tyre.Ende nuk dihet me saktësi numri i vullnetarëve shqiptarë,të cilët u rreshtuan për të mbrojtur territoret etnike të tyre.Nga një varg të dhënash burimore del se nuk kanë qenë më shumë se 5 mijë vullnetarë shqiptarë,përballë 7-8 mijë malazezëve.Këto shifra janë kontradiktore pasi Mali i Zi,duke dashur të tërheq vëmendjen e Fuqive të Mädha ka deklaruar asaj kohe për 10-12 mijë shqiptarë të armatosur.Një gjë është e vërtetë se ndërsa forcat malazeze ishin të rreshtuara përgjatë vijës ;Murinë;Pepaj,Arzhanicë dhe Velikë, vullnetarët shqiptarë ndërtuan pozicionet e tyre mbrojtëse në vijën ;Guci,Kolenicë,Martinaj,Plavë dhe Nokshiq.Lumi Lim,i cili shërbente si një lloj kufiri midis frontit në fjalë do të jetonte në ditët më pas tmerret e një lufte trup më trup,ku shqiptarët mbronin lirinë e tyre,ndërsa malazezët kërkonin në mënyrë të padrejtë të pushtonin territore të rinj.

Në mëngjezin e 4 dhjetorit 1879,forcat malazeze filluan sulmet frontale në drejtim të fshatit Nokshiq.Sulmi i tyre qe i beftë deri brenda dy-tri orësh,malazezët mundën të përparojnë tepër. Vullnetarët shqiptarë duke mos ditur që Nokshiqi pati rënë në duart e malazezëve u drejtuan për atje të shkujdesur duke u ngjitur nëpër malet e velikës.Këto momente shfrytëzuan mjaft mirë forcat e Theodor Milanit të cilat u lëshuan të tërbuara mbi vullnetarët shqiptarë.Kaq është dashur që drejt Nokshiqit të ngarendin qindra shqiptarë të tjerë,nën komandën e Jakup Ferrit, Osamn Hotit, Halil Radonajës,Mushi Ramës,Balil Demës,Ismail Omeragajt etj.Gjenerali Njegoshiq,ndërkaq duke parë se drejt Nokshiqit po ngarendin mbi dy mijë shqiptarë,vuri në veprim edhe dy batalione me ushtarë malazez,të armatosur deri në dhëmbë,madje edhe me artileri të cilat ishin vendosur në Moraçë. Brenda disa orësh në Nokshiq e rrethina u vendosën mbi 4 mijë ushtarë malazez.Përballë kësaj lëvizjeje taktike të gjeneralit malazez,reaguan menjëherë prijësit e vullnetarëve shqiptarë.Këta vendosën të sulmonin malazezët trup më trup,duke hequr mundësitë atyre për përdorimin e armëve të artilerisë,si dhe armëve të tjera.Në këtë mënyrë në mesditën e 4 dhjetorit 1879,sulmi shqiptar pat hutuar krejt veprimet e malazezëve të cilët nën thirrjen e shqiptarëve dhe përleshjeve trup me trup,gati po demoralizoheshin.Pas disa orësht luftim në muzgun e ftohtë që po afrohej,forcat e Mark Milanit duke çarë rrethimin,iu afruan urës së vetme të lumit Lim.Pos edhe këtu u ndeshën me vullnetarët trima të Gjakovës.Në këtë mënyrë veç qindra të vrarëve “gjatë kalimit të Lumit Lim, të fryrë nga ujërat e dëborës u mbytën me dhjetra malazezë të tjerë”.(J.Vukiç “Plavsko-Gusinjska afera i oslobodenia Ulcinja” – Sarajevo 1929 , faqe 15 ).

Mali i Zi dhe në mënyrë të veçantë princ Nikolla,të gjetur të befasuar përballë kësaj humbjeje,ai nuk vonoi të planifikojë këtë humbje duke bërë me faj Portën e Lartë.Kështu me gazetën “Gllas Cërnogoraca” të 13 dhjetorit 1879,shkruhet se fajin e kishin jo vetëm vullnetarët shqiptarë por edhe qeveritarët turk.Mandej sipas kësaj gazete thuhet se gjatë sulmeve të shqiptarëve,kinse ishin dëgjuar edhe komanda në gjuhën turke çka “përligj” pjesmarjen e trupave turke në Nokshiq.Nikolla gjithashtu paralajmëroi Fuqitë e Mëdha,se nëse nuk do të ndërhynin që shqiptarët tu dorzonin vullnetarisht tokat e tyre,atëherë luftimet do të vazhdonin akoma më të përgjakshme,duke sjellë trazira në krejt Ballkanin.Nga ana tjetër në 15 dhjetor 1879,në Guci u mblodh Kuvendi i jashtëzakonshëm i përfaqsuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kosovës,i cili pas diskutimesh të zjarrta vendosi të mbrojë deri në pikën e fundit të gjakut çdo pëllëmbë toke amtare.Burrat shqiptarë të tubuar aty dhanë besën se do të ruanin nderin e vatanit me çfardo çmimi që do t’u kërkohej.Në lidhje pikërisht me këtë kuvend,do të shkruante duke cituar pjesë nga memorandumi : “Ne banorët e Plavës dhe Gucisë nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane që u japin malazezëve tokat e trashëguara nga prindërit tanë”.Ne do të kundërshtojmë me armë dorëzimin e tokave tona “.

( Gazeta “ San Peterburskie Vjedemosti “ më 23 dhjetor 1879 ).

Në 26 dhjetor të vitit 1879 shtabi ushtarak i princ Nikollës,u duk sërish në Andrejevicë,në krye të ushtrisë prej 25 batalionesh ishte caktuar sërisht Mark Milani,i cili ndonëse humbi në mënyrë të turpshme në Nokshiq,përbetohej se do të kthente në vend nderin e humbur.Këtyre organizimeve ushtarake iu përgjigjën flakë për flakë shqiptarët,të cilët,dërguan në territoret etnike të tyre rreth 9 mijë vullnetarë,veçanërisht nga Peja,Prizreni,Gjakova e Shkodra.Në këto formacione nuk munguan të rreshtoheshin edhe qindra oficerë shqiptarë,të cilët dezertonin nga ushtria perandorake dhe niseshin direkt për në Guci.Mbase nuk duhet harruar fakti që në ditët e para të janarit 1880 pati organizime ushtarake dhe nga Shqipëria e Jugut për të luftuar në Guci,por Shtabi Ushtarak i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,urdhëroi që ata të rrinin në pritje dhe të mos niseshin pa një komandë të tyre.     Më 6 janar 1880 formacionet ushtarake malaziase ishin përqëndruara plotësisht përgjatë kufijve etnike shqiptare.Në vijën Velikë-Pepaj,ata përqëndruan rreth 5 batalione të mbështetur edhe nga artileria duke dashur të çanin me çdo kusht mbrojtjen shqiptare e mandej për të dominuar situatën.Por në këtë rast strategjia malazeze u zhvlersua përballë artit ushtarak shqiptar.Prijësat e Plavës e Gucisë duke futur në luftim rreth 300-400 vullnetarë në të dy krahët e Andrejevicës dhanë të kuptohej se donin të godisnin malazezët,pikërisht në shtabin e tyre.Gjatë gjithë natës, Mark Milanin e vojvodët e tjerë tërhoqën trupat nga Velika,Pepaj e Plava,duke mbrojtur nga të katër anët Andrejevicën.Pikërisht në mëngjezin e 8 janarit 1880, në momentin dhe vendin që armiku kursesi nuk e priste,vullnetarët shqiptarë të udhëhequr nga trimat Kurt Asllani dhe Nure Kurti,në tri kolona sulmuan befasisht malazezët në vijën ;Velikë,Pepaj –Arzhanicë.Beteja e 8 janarit mbetet padyshim jo vetëm si simbol i heroizmit masiv të shqiptarëve,por edhe shembull i mjeshtërisë së Artit Ushtarak Popullorë.Këto batalione shqiptarësh ndonëse sulmuan malazezët sa dyfishin numerik të tyre,mundën t’i shëndrrojnë lëndinat e Velikës,Pepajt dhe Arzhanicës në teatër të dhimbshëm të epopesë legjendare.Gjatë kësaj kohe “disa forca të Lidhjes e sidomos plavasit dhe guciasit duke i ditur vendet mirë,nxituen për t’i prer rrugën ushtrisë së Mark Milanit e të tjerëve,prej kodrës së Nokshiqit nga ana e Ivanopoljes.Ata e vunë përpara ushtrinë e thyeme të Malit të Zi,duke hyr edhe në tokat malazeze.Humbjet e malazezëve qenë të mëdhaja.Të vramunit mbetën gjithë dimrin mbi tokë,pa u futë në dhe,pse malazezët nuk guxojshin me u afrue për me i varrosë”.(E.Plava “Plava dhe Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”-Tiranë 1995 , faqe 87 ).

Jehona e betjës për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë ishte tejet e madhe.Pamvarsisht prej rezulltateve të arritura në ditët e janarit 1880,në të vërtetë me mbrojtjen që shqiptarët po u bënin trojeve etnike të tyre u jepnin të kuptonin Fuqive të Mëdha,që të mos luanin me fatet e tyre sikur të ishin jetimë.Një tjetër mesazh i këtyre betejave ishte edhe ndaj Portës së Lartë.Bashkimi i shqiptarëve nga krejt vilajetet e tyre,për një gjymtyrë të trupit,donte të thoshte se zotër të trojeve shqiptare ishin veç shqiptarët dhe askush tjetër.Në këtë rrafsh,goditej drejtëpërsëdrejti megalomania e Fuqive të Mëdha dhe paternalizmi i Portës së Lartë,sipas së cilëve,me kufijtë shqiptarë dhe në përgjithsi me çështjen shqiptare,mund të luhej si të dojë.Kjo dëshmoi të kundërtën,pra shqiptarët dëshmuan se ska pazarllëqe në kuriz të kombit dhe atdheut shqiptar.

Bern-Zvicër

Atentate nga Parisi në Tiranë

$
0
0

Nga Astrit Lulushi/
Me 13 prill 1920 – Esad Pashë Toptani ndërmerr një përpjekje të re (të fundit) me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore.
Lëvizja esadiste u shkatërrua nga forca të armatosura, të komanduara nga Bajram Curri, nën urdhërat e Ahmed Zogut si ministër i Brendshëm. 72 udhëheqës kryesorë esadistë – përfshi ish prefektët e Tiranës dhe Durrësit, shefin e xhandërmarisë së Shijakut, si dhe nipin e Esadit, Veli bej Kruja – dolën para një gjykate ushtarake dhe u dënuan në burgun e Kalasë, Gjirokastër.
Gjatë kësaj kohe Esad Pasha kishte shkuar në Paris, Francë, ku pas një muaji (13 qershor) do të vritej me atentat nga Avni Rustemi – student shqiptar – i cili “kishte ardhur në Paris për të vrarë një tradhëtar të kombit të vet”, do të shprehej avokati. Gjykata franceze e shpalli Avniun fajtor për vrasje politike dhe e dënoi atë me gjobë (1 frank).
Rustemi 24 vjeçar, pagoi gjobën, u lirua në sallën e gjyqit, dhe u kthye në Shqipëri ku u prit si hero; qeveria i lidhi pension; më pas u bë anëtar udhëheqës i Klubit Bashkimi, i Partisë Demokratike të Fan Nolit, dhe anëtar parlamenti. Edhe Rustemi me atentat u vra; u qëllua me plumba në Tiranë më 20 prill 1924, dhe vdiq në spital pas dy ditësh nga plagët e marra; vdekja e tij do të shfrytëzohej politikisht, dhe demokratë erdhën në pushtet duke përmbysur me dhunë një qeverie të zgjedhur.(Ne Foto:Esat Pasha ne Selanik)

HISTORICAL DIALOGUE ON CHAM ISSUES

$
0
0

Background/
The Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights organized a “Dialogue on Cham Issues.” Participants identified areas of agreement as well as disagreement at their first meeting (October 19, 2013). At the second meeting, which was co-sponsored by the Harriman Institute, scholars from Albania and Greece discussed events in greater depth (February 28, 2014). David L. Phillips, who directs the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights, and Alexander Cooley, Professor of Political Science at Barnard College and Deputy Director for Social Sciences Programming at the Harriman Institute, co-chaired the session. The meeting included scholars and civil society members from both communities.
Statement
Professor Lambros Baltsiotis (Adjunct Lecturer, Research Centre for Minority Groups – Athens, Panteion University) and Professor Pellumb Xhufi (Professor of History, Albania Institute of History) participated in the second meeting. The organizers requested them to prepare scholarly perspectives of about 1,000 words commenting on the following statement: “Cham-Albanians suffered internment beginning in 1940, killings in 1944-45, and expulsion in 1945. Thousands of Cham-Albanians were killed in 1944 and 1945. These events occurred in a context and cycle of violence. It is alleged that Cham-Albanians were collaborators with the fascist and Nazi governments of Italy and Germany during World War II.”
The papers, available under Publications, Special Reports on the Harriman Website, are presented in alphabetical order of the authors’ names without comment or editorial intervention.
Historical Dialogue on Cham Issues

http://harriman.columbia.edu/content/special-reports

Ronald Meyer
Communications Manager, Harriman Institute
Adjunct Associate Professor, Dept. Slavic Languages
Columbia University
420 West 118 Street
New York, NY 10027

212 854-6218

15-VJETË NGA SPASTRIMI ETNIK I NJË POPULLI

$
0
0

Nga Frank Shkreli/
Ishte kulmi i luftës në Kosovë. Periudha Mars-Qershor, 1999 ishte periudha e bombardimeve të NATO-s kundër objektivave të forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe anë e mbanë Serbisë. Por mbi të gjitha, ishte edhe kulmi i krimeve të luftës më barbare kundër popullit shqiptar në Kosovë, krime të papara dhe të pajetuara deri më atëherë, ç’prej Luftës së Dytë Botërore. Këto krime çnjerzore kundër shqiptarëve nga forcat terroriste serbe, të drejtuara nga kancelaritë më të larta shtetërore serbe, janë dokumentuar mirë nga një numër raportesh kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë raportet e Departmentit Amerikan të Shtetit dhe të një numër organizatash të ndryshme amerikane që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, anë e mbanë botës.
Andaj, ndërsa po flitet për krimet gjatë luftës në Kosovë dhe për krijimin e një Tribunali, ia vlenë që në këtë 15-vjetor të luftës për çlirimin e Kosovës nga forcat terroriste serbe të Millosheviqit, të sjellim ndër mend se cilat ishin krimet e vërteta të asaj lufte dhe se kush ishin kriminelët që i bënë ato krime. Këto krime ishin rezultat i një dhune të sponsorizuar dhe të mbështetur nga të gjtiha instancat e qeverisë serbe dhe jugosllave kundër shqiptarëve, të cilët në atë kohë ishin ende qytetarë të shtetit artificial, që quhej Jugosllavi. Ishte kjo një fushatë e mirë-koordinuar dhe e planifikuar në hollësi që më kohë nga aparatet kriminele të sigurimit serb, shumë më heret se të ndërhynte NATO-ja. Krimet kundër popullësisë civile shqiptare ishin të mëdha dhe të panumërta, shumë prej të cilave kam drojë se nuk do të zbulohen kurrë. Ishin këto krime në shkelje flagrante të të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Krimet serbe kulmuan me dëbimin me forcë të më shumë se 850,000 shqiptarëve në vendet fqinje, kryesisht në Shqipëri, por edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ndërsa me qindra mijëra shqiptarë të tjerë ishin ç’vendosur mbrenda Kosovës. Përveç dëbimit masiv të shqiptarëve drejtë vendeve fqinje me qëllim të spastrimit etnik fizikisht dhe gjeografikisht të Kosovës, forcat kriminele serbe kishin edhe një plan tjetër anti-shqptar për t’a venë në veprim, e ai ishte edhe “spastrimi i identitetit”, siç e cilësuan në atë kohë organizata të ndryshme humanitare dhe të të drejtave të njeriut. Ishte kjo një praktikë ku forcat policore dhe ushtarake serbe të ndihmuar edhe nga civilët e armatosur serbë, dhe nga forcat paramilitare të huaja si ato ruse, në mënyrë sistematike dhe të organizuar konfiskonin dokumentat personale të shqiptarëve, përfshirë letrat e njoftimit dhe targat e makinave, me qëllim për të mos i lejuar ata të këtheheshin më në Kosovë.
Për më tepër, numëri i shqiptarëve të vrarë, sipas burimeve të Departmentit amerikan të Shtetit dhe burimeve të Kombeve të Bashkuara mund të ketë arritur gjatë konfliktit deri në 11,000 veta të hedhur në 529 varrezat masive që diheshin deri atëherë , por numrë i cili nuk përfshinë trupat e djegur të shumë shqiptarve, identiteti dhe fati i të cilëve nuk dihet as sot. Ka pasë të dhëna edhe për ekzekutime në masë të shqiptarëve, në rreth 500 vende anë e mbanë Kosovës. Ndër krimet e tjera të luftës në Kosovë përfshiheshin edhe përdhunimi horror i femërave shqiptare nga forcat terroriste serbe, që mund të jetë një ndër krimet, përmasat e të cilit për arsye të natyrës së krimit, nuk do të dihen kurrë. Si dhe vjedhjet e plaçkitjet e banesave dhe pasurisë së shqiptarëve nga gangsterët dhe vrasësit serbë, të sanksionuar nga udhëheqja serbo-jugosllave. Grupet e të drejtave të njeriut njoftonin në atë kohë, se forcat serbe në fushatën e tyre të pamëshirshme anti-shqiptare, sulmonin mjekët shqiptarë dhe qendrat shëndetsore që frekvetoheshin nga shqiptarët dhe përdorshin qëndra të tilla për aktivitetet e tyre ushtarake, në kundërshtim të plotë me rregullat ndërkombëtare të luftës.
Ishte kjo pra, një përpjekje kriminale e sponsorizuar nga Beogradi zyrtar dhe udhëheqsit e saj më të lartë, jo vetëm për të spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët, duke spastruar njëherazi edhe identitetin e shqiptarëve, por ishte një ndërmarrje masive e Serbisë për të ndryshuar historinë e shqiptarëve dhe të Ballkanit në përgjithësi, në favor të Serbisë, në përpjekje për të zhdukur njëherë e mirë gjurmët e historisë së kombit shqiptar në Kosovën dardane. Duke shkatërruar gjithëçka që ishte shqiptare, forcat serbe donin që në të vërtetë të shkatërronin identitetin kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve. Ky ka qenë historikisht qëllimi i Serbisë, ky është gjithnjë qëllimi i saj.
Të gjithë ata që kanë bërë krime lufte dhe kanë shkelur normat ndërkombëtare të luftës duhet të përballen me drejtësinë. Por brutaliteti i forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, 15 vjetë më pare, ishte një fushatë e egër spastrimi etnik dhe krime lufte të përmasave të pa para në Europë ç’prej Luftës së Dytë botërore kundër një popullësie civile. Ishte kjo një politikë serbe e ndjekur historikisht për shfarosur kombin shqiptar, me të gjitha mjetet që Beogradi kishte në dispozicion, përfshirë edhe spastrimin etnik. Ishte kjo një përpjekje e dështuar e planifikuesve serbë — fal Zotit, NATOS dhe luftës së popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që sipas mendimit të tyre, për të zgjidhur njëherë e mirë “Albansko pitanje”, ose çështjen shqiptare duke e spastruar Kosovën nga shqiptarët. Urdhëri për dëbimin e pothuaj 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës 15 vjetë më parë, nuk ishte asgjë tjetër veçse një rast historik, nga pikpamja e shovinistëve serbë, për të zhdukur gjurmët e kombit shiptar nga trojet e veta shekullore në Dardani. Dhe ata e bënë këtë, ditën për diell, pa u përpjekur aspak të mbulonin faktet.
Ajo që ndodhi në Kosovë nuk ishte një tragjedi, megjithse tragjedi kishte mjaftë personale, familjare dhe këmbëtare, por në të vërtetë ishte diçka më tepër, më djallëzore — ishte një plan për të zhdukur një komb nga faqja e dheut. Kjo gjeneratë e Serbisë është përgjegjëse për krimet që udhëheqsit e sajë kanë bërë kundër shqiptarëve të Kosovës. Krimet që kanë ndodhur në Kosovë janë krahasuar me krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Andaj si të tilla, ato krime të luftës në Kosovë duhet të dënohen siç janë dënuar krimet e gjenocidit të Luftës së dytë Botërore dhe krim-bërsit serbë të mbahen përgjegjës. Ka ardhur koha që në 15-vjetorin e gjenocidit në Kosovë të mos bëhet politikë me krimet kundër njerëzimit dhe me vrasjet në masë të shqiptarëve.
Frank Shkreli

Krimet e komunizmit- Khmerët e Kamboxhias

$
0
0

Nga Gëzim Llojdia/
1- Shqiptarët e kanë dëgjuar fillimisht Kamboxhian nga koha kur atje nisi kriza.Ndërkohë ,që në shtetin shqiptar vjen për një vizitë princi në mërgim Norodom Sihanuk me bashkëshorten Monica.Gjatë viteve, që atje zhvillohej lufta ,gazetat shqiptare jepnin shifra të të vrarëve. Kohë pas atyre viteve heshtja e ka mbyllur këtë vend në qetësine e tij dhe askush nuk interesohte më se cfarë ngjau në vitet 75-80 në Kamboxhia. Muzeu Gjenocidi Tuol Sleng është një muze në Phnom Penh, kryeqyteti i Kamboxhias. Vendi është një ish-shkollës së mesme e cila është përdorur si burg famëkeq i Sigurimit 21 (S-21) nga regjimi Khmer Rouge nga rritja e tij në pushtet në vitin 1975 për të rënies së tij në vitin 1979 . Tuol Sleng (Khmer do të thotë “Hill i Pemëve helmuese” ose “strikninë Hill”. Tuol Sleng ishte vetëm një nga të paktën, 150 qendra të ekzekutimit në vend, ku 20,000 të burgosur atje ishin vranë.
Dikur Chao Ponhea Yat shkollë emërtuar kështu nga një paraardhës mbretëroretë Mbretit Norodom Sihanouk ,të pesë ndërtesat u konvertuar në gusht të vitit 1975 , katër muaj pas Khmer Rouge fitoi Luftës Civile në kamboxhiane , në një burg dhe qendratë marrjes në pyetje . Khmer Rouge e quajti kompleksin ” Sigurimit Prison 21 ” ( S – 21) dhe ndërtimi filloi duke përshtatur burgun për të burgosurit : ndërtesat ishin të mbyllur në tela me gjemba të elektrizuar , klasat e konvertuar në burgje të vegël dhe dhomat e torturës gjitha dritaret ishin të mbuluar me shufra hekuri dhe tela me gjemba për të parandaluar largimet.
3.
Prej vitit 1975 deri në 1979, rreth 17,000 njerëz janë burgosur në Tuol Sleng ( disa vlerësime japin një numër të lart deri në 20,000 , edhe pse numri i vërtetë është i panjohur ) . Në çdo kohë , burgu mbahet në mes 1,000-1,500 burgosurve . Ata u torturuan në mënyrë të përsëritur dhe të detyruar nga anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë , të cilët ishin e arrestuar , torturuar dhe vrarë . Në muajt e parë të ekzistencës S -21 -së , shumica e viktimave ishin nga regjimi i mëparshëm Lon Nol dhe ka përfshirë ushtarë, zyrtarë të qeverisë , si dhe akademikë , mjekë, mësues , studentët, punëtorët e fabrikës, murgjit , inxhinierë , etj Më vonë udhëheqjen e partisë u kthye në radhët e veta dhe kreu spastrimet në të gjithë vendin me mijëra aktivistë të partisë dhe familjeve të tyre. Të arrestuarit përfshirë disa të rangut politikanëve më të lartë komunistë të tilla si Khoy Thoun , Vorn vet dhe hu Nim . Edhe pse arsyeja zyrtare për arrestimin e tyre ishte ” spiunazh ” , këta njerëz mund të kenë qenë të vrojtuar nga lideri Khmer Rouge Pol Potit si udhëheqës të mundshme të një grushti shteti kundër tij . Familjet e të burgosurve shpesh u sollën në masë me arsye se do të marren në pyetje dhe më pas u ekzekutuan në qendrën Choeung Ek të shfarosjes .
Në vitin 1979 , burgu është zbuluar nga ushtria pushtuese vietnamese . Në vitin 1980 , burgu u rihap nga qeveria e Republikës Popullore si muze historik për të njohur veprimet e regjimit të Khmer Rouge
4.
Thierry Cruvellier shkruan te Cambodia: Reflections on the Duch Trial.
” Emri im është Kaing Guek Eav . Kur unë u bashkua me revolucionin kam përdorur emrin e Duch . Kam hyrë në revolucionin për të çliruar popullin tim , duke përfshirë edhe prindërit e mi , të afërmit e mi , veten time . Kjo është arsyeja pse unë kam qenë i detyruar që të pranojë detyrën . Në atë kohë , në atë regjim , nuk pashë asnjë alternativë tjetër për të zgjidhur këtë çështje , përveç të respektojë disiplinën e partisë . Ndonjëherë ne duhet të bëjmë një punë që nuk më pëlqen . Unë do të doja të theksoj se unë jam përgjegjës për krimet e kryera në S- 21,veçanërisht torturimin dhe ekzekutimin e njerëzve atje.Unë do të doja të shpreh keqardhjen time dhe dhembjet e mia të për humbjen për të gjitha krimet e kryera nga CPK në vitet 1975-1979 ” .Duch ,ish-drejtor i qendrës së paraburgimit dhe torturës Phnom Penh e S – 21 ( i njohur më gjerësisht me emrin Tuol Sleng ) gjatë regjimit Khmer Rouge ( 1975-1979 ) është personi i parë që do të gjykohet para Dhomave të Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhia ( ECCC ) , një gjykatë hybrid, që ka funksionuar që nga viti 2006 . Më 26 korrik 2010 ai u dënua për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës dhe u dënua me 30 vjet burg , nga të cilat ai ka kryer vetëm 11 vjet.Dhoma Gjyqësore vuri në dukje faktorët e rëndësishëm lehtësuese, për imponimin një afat 35 – vjeçar me burg më tepër se një burgim të përjetshëm . Këta faktorë përfshirë bashkëpunimin me Gjykatën , pranimin e tij të përgjegjësisë, shprehjet e kufizuara të pendimit ,mjedisin shtrënguese në Kamboxhian Demokratike dhe potencialin për rehabilitimin . Dhoma ka dhënë një ulje 5 – vjeçare në kompensimin e burgimit të tij të paligjshëm të të akuzuarit para transferimit të tij në ECCC . Dhoma gjithashtu theksoi një numër të karakteristikave rënduese ; në veçanti ,graviteti prej veprave penale të cilat janë kryer kundër të paktën 12.272 viktima gjatë një periudhë të zgjatur .Fytyra e Duch , 67 vjec , e rrudhur. Gjatë gjykimit , duke dëgjuar me vëmendje për përkthim simultan , ai do të mbetet ende për disa sekonda ,me gojën gjysmë të hapur , sytë e tij u ngushtua në përqendrim . Në ato momente , mosha duket se peshojnë mbi të . Nga një ditë në tjetrën ,lëkura në fytyrën e tij do të zhvendoset nga thatanike në të freskët, sy hapur të gjerë apo të reduktohet në një kafshë të thjeshtë . Vështrim i tij është intensiv dhe interesant, më shumë rrezatues si xham . Një ish roje burgu e përshkroi atë si ” një njeri serioz dhe të fortë , shumë të përpiktë “, një zinxhir – duhanpirës me të cilin ai nuk do të guxojnë për të bërë shaka .
- ” A keni frikë prej tij, me këtë fjalë, filloi gjyqi kundër Duch në mars 2009, dhe Prokurori Chea Leang tha : ” Për 30 vjet , një gjysmë milion viktima e regjimit CPK , i njohur gjithashtu si Khmer Rouge , kanë qenë të kërkuar në drejtësi për vuajtjet e tyre . S – 21 u formua si një një pjesë integrale dhe me të vërtetë një pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik për të gjithë popullsinë e Kamboxhia . Ky sulm ishte zbatimi i një plani që udhëheqja e CPK -së ra dakord për të dhe ka filluar zbatimin edhe para fillimit të S – 21 . Si një vartës të këtij lidershipi , duke vepruar me urdhër të tyre dhe në mbështetje të këtyre politikave , krimet e të akuzuarit ishin pjesë e këtij sulmi . Disa atëherë dhe ndoshta ende tani argumentojnë se Khmer Rouge erdhi në pushtet me qëllimet më të mira dhe se diçka shkoi tmerrësisht keq . Por kjo nuk është thjesht e vërtetë . Nga fillimi , siç dëshmohet nga politikat e saj në zonat që kontrollohen përpara prillit 1975,udhëheqja e Khmer Rouge synon të hequr veten nga armiqtë e saj të perceptuar dhe vendosur pak vlerë në të drejtat e njeriut apo vetë jeta. Si një nga sloganet e tij famëkeqe:” Për të mbajtur ju ka fitim , për të shkatërruar ju, ka humbje ‘ ”
Prokuroria pranoi bashkëpunimin e të akuzuarit në gjykatë dhe asistencën e tij në hetimet , si dhe shprehjen e tij të pendimit dhe faktin se ai kishte kërkuar falje . Por kjo njohje ishte vetëm ndonjëherë me gjysmë zemre .
Gjyqi Duch ishte unik në historinë e drejtësisë ndërkombëtare në se fajit evoluar në një gjykim të plotë (në sajë të procedurës së drejtës civile që aplikon para ECCC dhe se nuk parashikon deklarimin e fajësisë ) . Në gjykatave të tjera ndërkombëtare , një lutje e fajtorit përfundon me një marrëveshje ndërmjet prokurorit dhe të akuzuarit , arritur pas bisedimeve të gjata dhe konfidenciale , dhe të miratuar nga Dhoma Gjyqësore në një seancë një -ditore . Ajo ka të mirën e ekonomisë gjyqësore , por ajo ka shumë pak vlerë për publikun dhe në të vërtetën thënë .
Asnjëherë më parë në një gjyq ndërkombëtar janë dëgjuar aq shumë hollësi . I akuzuari përsëriti pranimin e tij për rreth 85% të fakteve të pretenduara , dhe prokuroria u përpoq , kryesisht më kot , që të sjellë prova të forta për të mbështetur 15% .
Ka pasur shqetësime serioze dhe legjitime gjatë rrugës për mundësinë e procedurës të ngjitur në formë spirale dhe jashtë kontrollit . ECCC punon në një mjedis të rëndë gjuhësor dhe hartimin e saj ,që përfshin komplekse për ndarjen e pushtetit mes Kamboxhia dhe ndërkombëtarëve – ndjekur nga ndërhyrjet themelor politik – dukej i detyruar të dështojë . Gjatë tre muajve të parë , seanca të dukej e kontrolluar më shpesh nga i akuzuari sesa nga dikush tjetër . Gjatë muajve pesë e gjysmë , të paktën pesë prokurorë ndërkombëtarë kthehen , të gjithë këta , por nuk ka të vërtetë në dosje në detaje , dhe vetëm një kishte nivelin e përvojës zakonisht kërkohet që të jetë një avokat i lartë gjykues. Si rezultat , prokuroria shpesh dukej e dobët , e shpërqëndruar .Në një gjykim ku i akuzuari pranoi më faktet , pasojat ishin të kufizuara . Megjithatë kjo nuk do të jetë rasti në gjyqin e dytë të katër më të lartë të akuzuar.Partitë civile siguruan se u dëgjua një zë i rëndësishëm dhe legjitime , dhe lehtësuar një kuptim njerëzor , konkret për dëme të rënda të pësuar nga familjet e viktimave .Disa prej 30,000 njerëz çdo ditë morën pjesë të paktën një ditë të gjykimit . Grupet e fshatarëve dhe studentë u sollën fillimisht nga OJQ-të . Pastaj ECCC, shtypit dhe Marrëdhënieve me Publikun bëri një përpjekje të bashkërenduar për të pasur salla 500 – vendesh të mbushur açdo ditë . Kjo ishte e pashembullt në historinë e gjykatave ndërkombëtare . Ajo mund të ketë qenë më shumë një ushtrim propagande se çdo gjë tjetër , por ajo e bëri të sigurojë qasje në një ngjarje të jashtëzakonshme për një numër të papritur të njerëzve nga të gjithë vendin , duke përfshirë edhe nga fortesat ish Khmer Rouge . Në hapje të gjyqit , avokati mbrojtës kamboxhiane Ka Savuth ( i cili është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit Hun Sen , të fuqishëm Kamboxhia për njëzet e pesë vjet dhe me vetë ish-anëtar Khmer Rouge ) bëri një nga fjalimet e tij të zjarrta dhe të bujshme . ” Cilat janë objektivat ndjekjese të udhëheqësve Khmer Rouge ? Ka tre : për të dhënë drejtësi për ata të cilët u shkatërruan dhe të atyre që mbijetuan ; për të që një regjim të tillë të ndodhë përsëri në Kamboxhia ; për të ruajtur sovranitetin e kombit , “tha ai .
E përbashkët me disa nga shokët e tij Kamboxhiane, ai gjithashtu ka një tendencë për të zmadhuar gjërat, e cila çon njerëzit të dëgjojnë vetëm gjysmë seriozisht fjalimin e ashpër të tij .Këto ndjekje penale duhet të ndalen ! ” Ai bërtiti para një audience kënaqur . Kishte katërmbëdhjetë udhëheqës më të lartë në regjimin e Pol Pot , tha ai , ” dhe emri i Duch nuk është në mesin e tyre ! Në qoftë se këta katërmbëdhjetë njerëz nuk janë ndjekur penalisht , atëherë kjo është një shkelje e ligjit për të ndjekur penalisht Duch.
“Por kur u pyet nga ana e gjyqtarëve për të shpjeguar veten e tij , ai menjëherë çaktivizoi bombën e tij . ” Këto ishin vetëm argumentet për Dhomës Gjyqësore . Unë nuk jam në pyetje juridiksionin e dhomës . Ky ishte një koment i thjeshtë , “tha ai me një buzëqeshje ..Katër muaj para paraqitjes Duch -së , pas një viti e gjysmë të hezitim , shtrembërim dhe manovrave politike ,bashkë – prokurori ndërkombëtar kishte kërkuar për gjashtë të dyshuar të tjerë që do të hetohen . Ai e bëri atë kundër vullnetit të kolegut të tij kamboxhian , i cili pasoi paralajmërimin e kryeministrit Hun Sen se duhet të ketë jo më shumë se pesë të akuzuar.Të tre gjyqtarët kombëtare të dhomës së Procedurës Paraprake e pasuan dhe votuan kundër ndjekjeve të tjera . Dhe deri më sot , gjykatësi bashkë – hetues kamboxhiane ka rezistuar çdo hetimi në këto raste të reja .Në tetor 2009 , gjyqtari Co i Hetimit ndërkombëtar bëri gjashtë thirrjet publike për të shërbyer zyrtarëve të lartë në qeveri të cilët ishin thirrur si dëshmitarë . Aty përfshihen disa nga njerëzit më të fuqishëm në Kamboxhia , Presidenti i Senatit dhe Presidenti i Asamblesë Kombëtare,dy ish- anëtarë të Khmer Rouge Menjëherë pas kërkesat janë bërë publike , Hun Sen dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë haptazi deklaruan se personat e thirrur nuk kanë për të hetuar..I tillë është realiteti politik në të cilin kjo gjykatë dhe stafi i saj ndërkombëtar duhet të veprojnë . Të raste të tjera , të quajtura Rasti 003 dhe 004 , janë të njohur gjerësisht ku janë të përfshirë tre ish udhëheqës – qarkut të nivelit të udhëheqësve Khmer Rouge dhe dy ish-komandantë të lartë të Khmer Rouge që u bënë gjeneralë në ushtrinë aktuale . Këto raste janë të detyruar për të bërë një rast studimi i asaj që niveli i fuqisë politike ( dhe gjyqësor ) është akorduar ë gjykatësit dhe prokurorëve ndërkombëtarë, në varësi të mbështetjes politike që ata marrin , ose nuk marrin , nga Kombet e Bashkuara dhe disa shtete të fuqishme mbështetjen gjykatës . Në të vërtetë ,ECCC mund të jetë gjykata ndërkombëtare që ka marrë më pak mbështetje politike ( dhe të OKB-së ).Befasi, kjo ka të ngjarë të ketë përcaktuar fuqinë e saj gjyqësore dhe të performancës. Siç tregohet në çështjen e dyshimeve për korrupsion brenda anës kamboxhiane të ECCC , bashkësia ndërkombëtare nuk duket të jetë në gjendje apo e gatshëme për të marrë një qëndrim të fortë në ndjekje penale shtesë. Dobësi e gjykimit të dytë , ku katër të akuzuarit janë ndërmjet moshës 78 dhe 84 vjeç , dhe pasiguria e Rastet 003 / 004 , rreziku u përforcua me nervozizëm e shprehur nga mbrojtja Duch -së duke parë se klienti i tyre ka bërëfigurë më të shquar të krimeve të kryera nga Khmer Rouge .Është paradoksale që S – 21 është bërë simbol botëror i vrasjes masive të popullatës kamboxhiane e Pol Potit .Në fakt , 80 % e viktimave në S- 21 kishte marrë pjesë në regjimin Khmer Rouge , skllavërore ose me dashje . Disa prej tyre do të ishte në mesin e të akuzuarit para ECCC.Gjyqi i Duch ishte gjykimi i një Rouge Khmer detyra kryesore e të cilit ishte për të vrarë Khmer Rouge . Ai ishte ekzekutuesi i një , vetë revolucioni paranojak -shkatërrues . Kjo është paqartësia e statusit përfundimtar S -21 si një muze të genocidit që nderon qindra mijëra kambodians që vdiqën nën Khmer Rouge duke kontribuar në çmenduri të PKK .

Prof. Dr. JUP KASTRATI, NJË NGA VIGANËT E ALBANOLOGJISË

$
0
0

Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes/
Nga Isa Halilaj/studiues/
1.
Prof. Dr. Jup Kastrati, një nga viganët e albanalogjisë, u nda nga jeta në shtator 2003, në moshën 79-vjeçare. Shkodra dhe gjithë shqiptarët, që e kanë njohur, e përcollën me nderimin më të merituar. Se u krijua një boshllëk i madh për shkencën albanologjike, për një nga themeluesit e saj. Po figura të tilla, si e Prof. Kastratit, kurrësesi, nuk harrohen.
Me 15 prill të këtij viti, në gjallje, Profesori ynë do të festonte 90- vjetorin e lindjes. Kujtesa e historisë, jeta dhe vepra e tij shkencore e atdhetare, na obligojnë që ditëlindjen e tij dhe gjithë datat në shenjë të këtij burri të madh të kulturës e shkencës shqiptare, t’i kujtojmë e respektojmë, me nderimin më të madh.
Prof.Jupi, veprat dhe jetën intelektuale e qytetare, i ka bërë vetë të njohur mjaft mirë. Po, në vlerësim të kësaj figure, janë shkruar edhe vepra e artikuj të shumtë. Kam parasysh këtu shkrimet e prof. Tomorr Osmanit, Begzad Baliut, Diana Kastratit, Mentor Qukut, Vehbi Hotit, Naim Kules e mjaft të tjerëve.
Me këtë shkrim modest, edhe unë, ish-student e bashkëpuntor i tij, po shprehi nga zemra dhe mendja respektin dhe vlerësimin më të lartë, për këtë personalitet të shquar të mendimit e veprimit shkencor shqiptar.
Arsimimi i tij, dëshirë e vullnet i pamposhtur, është realizuar me vështirësi e pengesa të kohës. Në vitet ‘30- ’35 të shekullit të kaluar, mbaroi filloren plotore shkëlqyeshëm. Pastaj i futet Gjimnazit klasik (’36- ’40) dhe Liceut Real (’41- ’44) në qytetin e lindjes, Shkodër. Pak kohë, në këto vite, ka vazhdur në Liceun “Galileo Ferraris”, Convitto Nazionale “Umberto I” në Torino të Italisë, që i vlejti shumë për horizont dhe kulturë të përgjithshme. Por, pikërisht në këtë periudhë rinie, gjatë pushtimit italian, si antifashist, është persekutuar, burgosur e internuar në fushë-përqëndrimin italian, Comando Z, te Kodrat e Tepes, në Shkodër. Pastaj, nga andej është dërguar peng në burgun famëkeq të Prizrenit, në korrik-shtator 1943, nga i cili, te Ura II e Vezirit në Kukës, u pushkatuan 16 shkodranë e kosovarë të burgosur.
2.
Që nga shtatori i 1946, shërbeu mësues në qytetin e lindjes, duke mos e ndërprerë për asnjë çast përpjekjen për arsimim në nivelet më të larta. Pasi mori ILP 2-vjeçar në Tiranë, shërbeu me përkushtim në Gjimnazin e Shtetit Shkodër. Aty shquhet një mësues dhe edukator meritor, me rezultate të larta. Krahas punës në mësimdhënie, nuk rreshti së paraqituri me shkrime tematike e problemore në shtypin e kohës.
E, pa shkëputje nga puna, arriti të mbarojë Fakultetin e Filologjisë, në UShT. Me këtë nivel përgatitjeje dhe me dëshirën që Shkodra të ketë arsimin e lartë, ai është nismëtar themelues, jo vetem i ILP 2 e 3-vjeçar të Shkodrës, nga 1957, por edhe ka meritën e kthimit të këtij institucioni në Universitet, me emrin “Luigj Gurakuqi”, në saje të kujtimeve dhe kërkesave urtake të këtij shkodrani të mirë, pranë organeve të larta shtetërore. Aty ai sherbeu pedagog e shef katedre i gjuhës shqipe. Është periudha më intensive e prof. J.Kastratit, në fushën e gjuhësisë dhe bëhet një nga themeluesit e Albanologjisë, në krah të Akademikëve E. Çabej, M. Domi e Sh.Demiraj.
Ka shërbyer në arsim mbi 57 vjet, nga të cilët 37 në arsimin e lartë, kryesisht në Shkodër. Ishte model për t’u marrë shembull në mësimdhënie, për përgatitje të thellë shkencore, për taktin pedagogjik e korrektësinë e edukatorit. Siç shënojnë edhe ish-studentët e ti,j Ismet Bala e Naum Kule, prof. Kastrati, ndryshe nga disa pedagogë që kërkonin ta sajonin autoritetin e tyre me poza fallse, nga toni kërkues dhe denigrues, që si të thuash përdornin pedantizmin e tyre shtrydhës, duke tundur “lëkurën e ujkut”, ai i jepte dritë e bindje auditorit, me njohuritë që jepte. I ishte i vetmi pedagog, që i vlerësonte studentët, në radhe të parë, me shprehjen “Ju faleminderit!” dhe, ngrohtë e ëmbël, udhëzonte: “ Për këtë çështje shikoni edhe njëherë leksionin; po shikoni te Çabej apo te Fatmir Agalliu dhe këtu e këtu… e pastaj bisedojmë përsëri…”. Kur studentët përgjigjeshin mirë e ndonjë merrej suksesshëm me punë shkencore, Profesori i vlerësonte si një hap i mirë i punës së tyre dhe vazhdonte nxitjen, “jemi te vonuar , bota ka ecur shumë përpara, prandaj nga me hap, të ecim me vrap !“. Kjo ishte në fakt motua e punës së tij.
Një meritë e veçantë e prof. Kastratit është mbrojtja e lidhjeve të punës me gjithë institucionet shkencore, në Shkodër dhe Tiranë ose në Prishtinë, Tetovë e Ulqin dhe me arbreshët e Italisë e të Greqisë, po dhe me studiues, ish-studentë e bashkëpuntorë të tij, si Xhemal Meçin e Ismet Balën, në Pukë e Tropojë; me Shefqet Hoxhën, në Kukës dhe deri me Novruz Shehun, në Tepelenë e Naum Kulen, në Fier. Ndërsa prof.esor Mark Tirtja, ish-student i tij në ILP, nuk harron ta vlerësojë atë si nxitësin e parë e kryesor të tij, “ për t’u marrë me punë kërkimore shkencore. Ai na ka trajtuar si koleg e familjar, në ato vite mjaft të vështira për ne”.
3.
Veprimtaria e Prof. Kastratit është e shumanshme, pedagogjike e shoqërore, shkencore e albanologjike, si në historinë e gjuhësinë shqiptare, albanologjinë, historinë e letërsisë shqiptare e në veçanti të asaj arbreshe, dialektologji e folklore, në historinë e shkollës shqipe e mendimit pedagogjik dhe, veçmas, në bibliografinë shqipe.
Punimet shkencore kryesore të tij janë përfshirë në mbi 30 vëllime studimesh, të botuara nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Tiranës, po edhe në Kosovë, Tetovë, Napoli, Kalabri, Salerno etj. Veprat e tija shkencore, të botuara e ribotuara që nga viti 2001, arrijnë në një kolanë prej 40 vëllimesh dhe 6 të tjera janë të sistemuara në dorëshkrime, që presin dritën e botimit, një trashëgimi serioze e albanologjisë. Mjafton të përmendim vetëm disa prej tyre, si: “Historia e Albanologjisë”, në 5 vëllime; “Historia e gjuhësisë shqiptare”, “Historia e gramatologjisë shqiptare”, “Sintaksa e gjuhës shqipe”; studime linguistike, filologjike e arbreshe; Bibliografi albanistike, ditar shkencor ose monografitë e bibliografitë e veçanta, si për Konicën, Skëndërbeun, De Radën, F. Shirokën, N. Mjedën (në bashkëpunim me K.Biçokun e M.Qukun) etj. Të gjitha këto, në disa vëllime.
Ai dha një ndihmesë të çmueshme në studimin e fonetikës e drejtëshkrimit, ortografisë, dialektologjisë e tekstologjisë e sintaksës, si dhe në përkthime gjuhësore. Të gjitha këto, me syrin e një mjeshtri, prej pedagogu e studiuesi të palodhur e diturishumë, për t’i bërë të kuptueshme e të asimilueshme në aspektin shkollor dhe publik.
Në bibliografinë e shkrimeve të prof. Kastratit, në periudhën 1941 – 1999, bie në sy shumica e organeve, brenda dhe jashtë vendit, në mbi 90 gazeta dhe revista, nga të cilat 25 jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi, në Europë, Amerikë e Azi. Ky autor i shquar kishte informacion të thellë për studimet e kryera nga albanologë dhe studiues të tjerë të huaj, për vendin e historinë kombëtare shqipëtare. E, në këtë plan, shumë nga studimet e tij janë bërë të njohura e të publikuara në gjuhë të huaja, jashtë shtetit. Ai zotëronte mjaftë mirë gjuhët latinisht, italisht, frengjisht etj.
Shpirti i tij kërkues e krijues, në të gjithë veprimtarinë e tij, ka orientim kombëtar, besnik ndaj idealit të shqiptarizmës, që përvizoi Rilindja Kombëtare Shqiptare. Prof. Kastrati, me pjekuri e guxim, mundi t’i bëjë ballë fluktualitetit politik dhe ideologjik në vite e na dha vepra me përmbajtje të shëndoshë shkencore, edukuese e me theks kombëtar, në shërbim të brezave të rinjë.
Ishte pjesëmarrës në të gjitha konferencat albanalogjike e ato historike, brenda dhe jashtë vendit. Në sesione shkencore ka kumtuar mbi 120 tema e diskutime të frytshme. Më 1972 ka qenë delegat firmëtar e organizotor, në zhvillimin e Kongresit të Drejtëshkrimit. Me mençuri e guxim, ka mbrojtur e zbatuar besnikërisht Standartin e Gjuhes Letrare Shqipe, me idenë se, me një gjuhë e një komb, i shërbehet bashkimit kombëtar. Veçmas këtyre, e ka ndihmuar direkt Shkodrën, duke themeluar e drejtuar: “Buletinin për Shkembim Eksperience”, “Buletinin Shkencor” të ILP, në 45 vëllime; revistën letrare “Shkodra”, në 15 vëllime. Ka qenë redaktor te “Gjuha Jonë”, “Lidhja”- Kozencë, “Besa” etj.
Prof. Kastrati, që nga viti 1958, mori tituj shkencorë, shkallë pas shkalle, në 60 vitet e punës shkencore, duke patur udhëheqës shkencor, relatorë e recensentë, profesorët më me peshë të albanalogjisë, si E. Çabej, M. Domi, Sh. Demiraj, Dh. Shuteriqi, V. Bala, E. Lika etj., duke merituar gradat e titujt: “Kandidat i Shkencave”, “Docent”, “Doktor”, “Profesor” e “Akademik”, duke u renditur kshtu me dinjitet në radhët e themeluesve të Albanologjisë dhe shkencës shqiptare.
Është vlerësuar e nderuar; me mirënjohje, tituj, medalje e me urdhëra. Që nga 1979, me titullin “Mësues i merituar” e më 1987, “Mësuesi i Popullit”; ndërsa, në kuadrin e 75-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës i dha titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.
Nuk mund të lëmë pa përmendur vlerësimin meritor, që i është bërë prof. J. Kastratit, më 1998, duke e përfshirë atë në “Enciklopedinë Ndërkombëtare të Bibliografive” (Edicioni i 13-të i intelektualëve botërorë).
Për të gjitha këto, në kurorëzimin e veprës e jetës së tij, ka patur edhe përkrahje, vlerësime kolegjiale, kolektive e instucionale, shoqërore e shkencore, në Shqipëri dhe në botën akademike të gjuhësisë e të albanologjisë. Pikërisht për këtë, ai përkujtohet dhe do të përkujtohet me respekt, jo vetëm në këtë 90-vjetor të lindjes, por gjithmonë, sot e në të ardhmen, nga brezat e studjuesve dhe botës akademike shqiptare.
Tiranë, prill 2014


NGA HISTORIA E KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN

$
0
0

THEMELIMI I “KOMITETIT SHQIPËRIA E LIRË”/
Nga Frank Shkreli
Ishte viti 1956. Lufta e ftohët midis Lindjes komuniste dhe Perëndimit demokratik po ashpërsohej çdo ditë. Shqipëria e asaj kohe sundohej nga regjimi i Enver Hoxhës që po bëhej gjithnjë më i egër karshi kundërshtarëve të mbrendshëm, si dhe ndaj botës së jashtme. Që atëherë shiheshin shënja ksenofobike të regjimit enverist ndaj botës, sa që një gazetar i gazetës zvicerane, Neue Zuercher Zeitung e datës 7 Prill, 1957, shkruante pas një vizite në Shqipëri se, “Asnjë nga shtetet komuniste satellite qyshë prej mbarimit të luftës nuk e ka izoluar veten nga bota e jashtme aq heremetikisht sa Shqipëria e vogël”.
Përballë një regjimi komunist shtypës mbrenda vendit dhe tepër armiqësor karshi botës, sidomos asaj perëndimore në përgjithësi dhe kundër Shteteve të Bashkuara në veçanti – komuniteti shqiptaro-amerikan ndjente nevojën për themelimin e një organizate që nuk do të varej prej asnjë nga partitë politike shqiptare që vepronin në Perëndim në atë kohë. Njehej nevoja urgjente për një organizatë e cila do të shërbente jo vetëm si zëdhënse e komunitetit shqiptaro-amerikan, por e cila njëkohësisht do të shërbente gjatë viteve dhe dekadave të mëvonshme edhe si ndërlidhëse me autoritetet qeveritare të Shteteve të Bashkuara, sidomos Departmenti Amerikan i Shtetit, i cili më në fund filloi edhe të financonte Komitetin dhe veprimtarinë e organizatës së re “Shqipëria e Lirë”. Themelimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” po plotësonte një boshllëk që ekzistonte në atë kohë, zëri i të cilit nevojitej të dëgjohej, sidomos në Amerikë, por edhe në organizatat ndërkombëtare të kohës në SHBA dhe në Europë, ku ishin mësuar që versioni i ngjarjeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të paraqitej vetëm nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.
Kjo situatë ndryshoi kur në Nëntor të vitit 1956, pas këshillimesh me autoritetet amerikane dhe midis një numri shqiptarësh të dalluar, themelohet Komiteti “Shqipëria e Lirë”, i cili, në një mënyrë ose një tjetër, do vazhdonte veprimtarinë e vet deri në fund të 90-ave, madje edhe me botimin e organit të saj “Shqiptari i Lirë”. Kështuqë atë vit u vendos të krijohej, Komiteti “Shqipëria e Lirë”, e që i kishte venë vetes detyrën madhore për të punuar për, “Çlirimin e Shqipërisë, për sigurimin e integritetit tokësor të saj dhe për vendosjen e një demokracie të vërtetë në Atdhe, me anë zgjedhjesh të lira dhe të fshehta.”
Me atë rast u vendos që Komiteti “Shqipëria e Lirë” të vendosej në New York, pasi aty jetonte shumica e shqiptarëve. Si anëtarë të parë të Komitetit “Shqipëria e Lirë” — sipas organit të parë të Komitetit, “Albanian News Bulletin”, që ishte para-ardhësi i gazetës “Shqiptari i Lirë” – u zgjodhën Zotërnjtë Sotir Avrami, Vasil Gërmenji, Ndue Gjomarkaj, Dr. Rexhep Krasniqi dhe Nexhat Peshkëpia. Duke vendosur që antarësia dhe udhëheqja të ishin sa më demokratike, kishin vendosur që udhëheqja e Komitetit të ndërrohej çdo muaj dhe sipas emërit në përputhje me rendin alfabetik, por më vonë u vendos që kryetari të zgjidhej me shumicë votash, për një mandat prej një viti.
Duke marrë parasyshë situatën kombëtare dhe ndërkombëtare të kohës, u vendos që njeërzit që duheshin ngarkuar me këtë veprimtari me përgjegjësira kombëtare, të kishin aftësitë dhe zotësitë si dhe edukatën e lartë akademike dhe politike për të përfaqësuar shqiptarët me një organizatë të denjë edhe në bashkrendim dhe në kuadër të organizatave të tjera ndërkombëtare europiane nga shtetet komuniste, që bënin pjesë në “Asamblenë e Kombeve të Robëruara të Europës”. Qe marrë gjithashtu vendimi shumë i mençur, që anëtarët edhe udhëheqja e Komitetit, “Shqipëria e Lirë”, të mos i përkisnin asnjë partie politike, që siç duket ishte edhe një kërkesë dhe kusht i autoriteteve amerikane – ashtuqë të evitoheshin grindjet politike në radhët e anëtarve të Komitetit të ri, “Shqipëria e Lirë”. Ishte pra kjo një organizatë e pavarur, e cila kërkonte përkrahjen e të gjithë shqiptarëve dhe zotohej se do të bashkpunonte me të gjithë – por e kishte përcaktuar veten si “një organizatë që qëndron mbi çdo çështje partiake dhe që sheh qëllimet kombëtare si të vetmen detyrë”, ndërsa ka theksuar gatishmërinë dhe bashkpunimin me të gjithë ata të cilëve u “dhimbset Shqipëria.”
Për më tepër, themeluesit e Komitetit “Shqipëria e Lirë” patën deklaruar se ndonëse do të punonin me të gjitha mundësitë e tyre për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi, ata nuk po e bënin këtë me qëllim interesash personale që të drejtojnë punët në një Shqipëri eventualisht të liruar na komunizmi ndërkombëtar. Qeverisja e Shqipërisë, “Do të jetë” — kanë thanë ata me rastin e themelimit të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, — e drejta dhe privilegji i atyre që vuajnë dhe punojnë në Atdhe dhe jashtë.” Ndërkohë që ata u angazhuan se do të bënin çdo gjë që të jetë e mundur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për të çliruar Shqipërinë, ata kishin shpallur me atë rast edhe mbarimin e misionit të punës së tyre dhe të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, duke deklaraur se, “Detyra e Komitetit “Shqipëria e Lirë” do të mbarojë posa që Kombi Shqiptar të ketë rifituar lirinë që t’a shprehë vullnetin e vet me anë zgjedhjesh të lira.”
Sot, komuniteti shqiptaro-amerikan është shtuar në numër dhe përfaqësohet nga shumë organizata. Kohërat kanë ndryshuar, siç ka ndryshuar edhe situata në trojet tona në Ballkan, natyrisht për më mirë, në krahasim me vitet 1950-ave të shekullit të kaluar. Tani u takon këtyre organizatave të reja e të vjetëra që të vazhdojnë punën dhe veprimtarinë e filluar nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”, në mbështetje të interesave të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe në mbështetje të përhershme të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo, sidomos para autoriteteve amerikane, ne vendet ku jetojmë në këtë shtet të madh, por edhe në rajon dhe në arenën më të gjërë ndërkombëtare. Organizimi i sotëm dhe veprimtaria e madhe e komunitetit shqiptaro-amerikan megjithë të metat që ka, nuk kanë lindur nga ndonjë boshllëk ose mos veprimtari e gjeneratave të kaluara, por e kanë bazën në rrënjët e një historie të gjatë, burrash e grashë shqiptare, të dedikuar ndaj mbështetjes së interesave të kombit shqiptar, burra e gra, pjesëtarë të një komuniteti të hershëm shqiptaro-amerikan dhe të organizatave të krijuara prej tij, siç ishte Komiteti, “Shqipëria e Lirë”.

100 VJETORI I MASAKRAVE GREKE NE TOSKERI

$
0
0

(Ne kujtim te femijve dhe grave te therura nga bishat greke ne pranvere te vitit 1914 ne Permet, Kolonje, Korce, Leskovik, Kelcyre, Tepelene dhe Skrapar)/
Kete pranvere mbushen 100 vjet nga genocidi, masakrat dhe barbarite e Andarteve greke ne Shqiperine e Jugut. Me 25 shkurt te vitit 1914, sipas kujtimeve te Kosta Papa Tomorri (Leusa), u therren 75 burra te fshatrave Pacomit dhe Kuqal te Kelcyres. U therren si sheleget femijet e Pacomitit dhe te Kelcyres. U dogjen dhe bene hi Kelcyra, Katundishta, Beduqasi, Fratari dhe Varibobi. Kjo date kaloi ne heshtje te plote. As kryetari i komunes se ketyre fshatrave nuk beri nje kujtese te ketyre viktimave, pa le me shtetare te tjere. A do te kujtohet njeri sot ne Shqiperi te ndeze nje qiri per shpirtin e pafajshem te femijve te therrur si sheleget per pashke ne Kelcyre.
Me 2 mars te vitit 1914 pre e hordhive barbare u bene fshatrat Mokrice, Zleushe, Gosnisht, Delvine, Tremishte, Petran, Munushtire, rapcke, Hotove, Kosove, Badelonje dhe peshtani i Shqerise. Ne fshatin Leshnje te banuar nga muslimane komandanti grek Fiorgakaqi kaloi ne thike gra, burra dhe foshnja, duke mbushur me kufoma rruget e fshatit. Pasta i vuri zjarrin fshatit.
Me 2 prill te vitit 1914 komandanti grek Kocifaqi vrau 40 burra te fshatit Peshtan ne nje perrua jashte fshatit. Pastaj u kthyen ne fshat, vazhdon refimin e tij Kosta Papa ne librin e tij “Barbarite greke ne Shqiperi”, foshnjat e mjera po bridhnin rrugeve te fshatit duke uluritur dhe kerkuar prinderit e tyre. Egersirat i mblodhen foshnjat (femijet) dhe i shpune ne nje shtepi ku kishte pus. Atje i merrnin foshnjat nje nga nje, u prisnin kokat dhe i hidhnin ne pus. 27 foshnja therren ne kete fshat Kocifaqi. Pasi therren femijet Kocifaqi dogji shtepite e fshatit. Pastaj Kocifaqi mblodhi grate dhe vajzat e fshatit, i shpune ne nje shesh larg fshatit, atje u dha urdher banditeve te vet qe t’i shnderonin. Pas ketij perdhunimi masiv te gjitha grate dhe vajzat i therren me bajoneta.
Ne ne Shqiperi kemi nja tri, apo kater televizione, qe e mbajne veten per televizione kombetare. Nuk pame ndonje nga keto TV qe te benin qofte edhe nje kronike perkujtimore gjysem minuteshe. Se keto TV na japin lajme per vrasje dhe nga fundi i botes ne Tingli-majmun. Por per Shqiperine e mjere, Jo se eshte mekat. Sa per qeveritaret dhe pushtetmbajtesit e Shqiperise keto 100 vjet, nuk kemi pare ndonje te shkoje edhe te vendose nje tufe me lule ne varret e tyre, neqoftese ata kane ndonje varr. Asnje memorial i ngritur ne kujtim te tyre. Qofte edhe nje Murrane. Jo, Jo nuk ben vaki.
Me 20,21 dhe 22 prill 1914 bandat greke dogjen Luarasin, hyne ne Panarit dhe therren 275 vete. Ne 23 prill dogjen Frasherin, Kreshoven, Micanin, Backen, Pagrine, Lipostivanin, Sevranin, Fratarin, Senicen. Ne Mican therren 13 gra. Ishte dite e diel, data 23 prill. Ndoshta ishte edhe dita e pashkes. Ato gra u bene kurban per pashke nga kryqetaret helene.
Me 20 prill te vitit 2014 u festuan pashket. A u kujtua ndnje mitropolit i Shqiperise se Jugut te bente ndonje pershpirtje, apo meshe per shpirtrat e femijve dhe grave te therur para 100 vjetesh nga bashkekombasit e tyre nen kryqin e dhespoteve te Konices, Permetit dhe Gjirokastres.
Me 22 dhe 23 prill 1914 bandat greke dogjen fshatrat Luzat, Bence, Velqot, Turan, Dukaj, Memaliaj dhe Salari. Ne fshatin Hormove, bash ne kishen e fshatit, therren me thika dhe bajoneta 160 burra te fshatit. Therrori u be ne kishe nga kryqetaret e helenizmit. Shkoni dhe ndizni nga nje qiri ne germadhat e kesaj kishe per shpirtin e burrave te ketij fshati qe u shuajt per nje dite. Ne Hormove, ne kujtim te ketyre viktimave, ka mbetur nje murrane qysh nga shekulli i kaluar. Por vetem kaq.
Kapot e bandave greke Fjorgokaqi, Jorgollaqi, Farmaqi, Kocifaqi etj dogjen fshatrat e Qarrishtes, Sevranit, Corovodes, Rogut, Muzhakes, Cepanit, Prishtes, Topojanit, Bedaqasit, Zhepoves, kajces, Toshkesit, Dragotit, Mezhgoranit, Beshishtit etj.
Ne Backe egersirat greke theren 30 gra dhe femije. 180 familje jane therur ne lume te Zi te Skraparit.
Ja si shprehet Kosta Papa ne parathenien e librit te tij : Cdo bar, cdo lule, cdo pyll dhe cdo mal u vaditen me gjak foshnjash, grash dhe burrash, qe u masakruan prej grekeve barbare.
Qe nga viti 1917 Kosta Papa leshon vikamen, si nje thirrje per te mos humbur kujtesen kombetare: Shqiptare dhe ju djemte tane brez, pas brezi, kur te zini ne goje fjalen grek, mos haroni therjet, djegiet dhe cnderimet!
Ne Shqiperine e Jugut veprojne disa shoqata patriotike. A do te flasin ato kete vit, apo do te struken gjekundi duke ngrohur vezet patriotike? Ne kemi nje parti, qe i thote vetes “Aleanca Kuq e Zi”. Kryetari i saj, si antigreku me i madh, a do te kujtohet, dhe a do te shkoje t’i nderoje keto viktima te barbareve te shekullit te XX?!!!
Ky gjak i derdhur nga te pafajshem, sidomos gra dhe femije, sipas zakonit shqiptar na ve ne gjak me greket. Ky gjak e njollos te gjithe kombin grek. Ata duhet te shprehin pendese si komb ndaj kombit tone. Kete pendese, ne rradhe te pare, duhet ta bejne nepermjet pushtetareve te tyre. Fati i keq u ra atyre qe jane ne pushtet ne vitin 2014. Plot 100 vjet nga kjo gjakderdhje. Ne jemi ne pritje. Neqoftese nuk ka pendese dhe kerkese falje publike, atehere nuk ka edhe miqesi.
Gani Vila nga Micigani na kujton masakren e Panaritit dhe haresen 100 vjecare te qeverive shqiptare. Ai na tregon se lidhur me keto masakra, Edit Durham shkruan : “Greket edhe sikur te bejne nje shekull pendese, s’kane si t’i lajne krimet e urryera te atyre javeve…”.
Sot, ne vitin 2014, qeverisemi nga nje qeveri qe ne zyrat e saj ka vendosur fotografine e Ismail Qemalit. Me kete don te na tregoje, shikoni ju shqiptare, ne do te zbatojme amanetet e Ismail Qemalit dhe do te qeverisim sikur vete Ismail Qemali te ishte kryeminister. Deri me tani kemi pare vetem forografine, se ndonje veper nuk kemi pare. Kjo qeveri, qe e mban veten per qeveri te “Rilindjes”, nuk e dime ne se ka ndermend ta kujtoje kete genocid. Qeveritaret tane vajten per pashke ne katedralen e Korces ku kujtuan therorine dhe “Rilindjen” e Krishtit.
Po a do t’i kujtojne keta qeveritare 27 femijet shqiptare te fshatit Peshtan, te cilet u theren si qingjat ne pashke? A do t’u ngrene ndonje murane atyre?
Mitropolitet greke te Shqiperise se Jugut te vitit 2014, a do te bejne ndonje meshe pere te therurit e para 100 vjetesh. Dele te perendise ishin edhe ata, e meritojne nje pershpirtje. Kjo te sherbeje edhe si nje pendese ndaj vepres vrastare te mitropoliteve greke te Konices, Permetit dhe Gjirokastres te vitit 1914
A do ta ruajne kujtesen kombetare qeveritaret rilindas te vetshpallur? Apo do te ngrene varezat te tjera greke dhe do te perkulen para vareve te pushtueve dhe vrasesve te popullit te tyre?!!
KLITHMA e 27 FEMIJVE TE THERUR BARBARISHT KERKON DREJTESI!

Petro Dangëllia, 21 prill 2014


Manastiri i “Shën Kozmait”, midis legjendës dhe historisë

$
0
0

Nga Nikolla Lena/-Në rrafshinën e ulët të Myzeqesë midis Fshatit Kolkondas dhe lumit Seman ndodhet Manastiri i Shën Kozmait. I ndërtuar në fillim të shekullit të XIX nga Ali Pashai i Tepelenës, mbart në vetvete hije legjendash dhe të vertetash, të cilat shkrihen me njëra-tjetrën duke u shndërruar në histori interesante që të befasojnë. Pikërisht nën efektin e tyre çdo 24 Gusht besimtarët ortodoksë të krahinës marrin rrugën për të festuar ditën e martirizimit të Apostullit Kozma. Ceremoniali i fesimeve zgjat gjatë gjithë ditës në këtë vend të shenjtë që ndodhet 10 km në veri të Fierit dhe që fsheh në vetvete një pjesë nga historia e kaluar e Shqipërisë.
Zanafilla
Kosta Esohoriti i cili do njihej më vonë me emrin Shën Kozmai, lindi në vitin 1714 në fshatin grek Lis i madh (Megalo Dhendro) në krahinën e Etolisë. Rridhte nga nje familje e thjeshtë dhe besimtare. Mësimet fillore i kreu në fshatin fqinjë të Sigdhicës ndërsa studimet e mesme i zhvilloi në manastirin e Agrafas. Në moshën njezet-vjeçare kur punonte si mësues në fshatrat e Navpaktit nisi të marre mësimet e plota fetare të cilat i përfundoi në Malin e Shenjtë, në manastirin e Vatopedhit. Manastirët e shumtë kishin nevojë për murgj dhe i riu Kosta nisi sherbimin fetar në një tjetër manastir atë të Filotheut, ku u pagezua me emrin Kozma me të cilin do te njihej tanimë.
Gjatë qëndrimit në Athos (malin e shenjtë) u dallua për dëshirën e madhe të studimit dhe për zellin e fuqishëm në shërbim të çështjeve fetare.
Për çdo klerik ortodoks të shekullit XVIII Kostandinopoja zinte një vend të veçantë. Ajo ishte qëndra e botës, atdheu i dytë, zemra e kishës. I shtyrë edhe nga etërit e Manastirit në vitin 1760 Kozmai shkoi në Kostandinopojë. Aty ai studjoi artin e gojetarisë dhe të llogjikës. Gjatë kohës së qëndrimit në kryeqytetin e Perandorisë Osmane i lindi deshira për të nisur veprën e Predikuesit dhe misionarit fetar në ato vise të Perandorisë ku krishterimi kishte nevojë. Për këtë ai u shty edhe nga i vellai Krisanth që punonte si mësues këtu por edhe nga miqtë dhe etërit e kishës. Patriarku i atëhershëm Serafimi i cili ishte me origjinë shqiptare nga Delvina i dha të drejtën për të qenë misionar shëtitës ku veprimtarinë e parë do ta ushtronte në rrethinat e Kostandinopojës, dhe në disa zona të Greqisë. Pas nje turi të suksesshëm në përhapjen e fjalës së ungjillit. Kozmai u kthye përsëri në kryeqytet nga ku pati takimin me patriarkun e ri Sofronin nga I cili mori udhezimet për të zhvilluar nje mision të ri në të gjithë Ballkanin.
Misioni
Thuhet se ai ishte një njeri i vendosur në rrugën e fesë. Kozmai e kishte kuptuar se përveç forcimit të fesë i duhej kushtuar rëndësi e veçantë edhe zhvillimit të arsimit. E kështu si misionar ai dha një ndihmesë të konsiderueshme në këtë fushë si në Greqi, Thraki, Maqedoni dhe Shqipëri. Per 20 vjet me rradhë,Kozmai përshkoi këto vende në katër ture udhëtimesh. Qëllimi kryesor i tyre ishte hapja e shkollave në gjuhën greke, e cila ishte caktuar nga Patriarkana e Stambollit në marveshje me Portën e Lartë, si gjuhë e kulturës e kishës dhe marrëdhënieve tregtare. Ashtu siç e tregon në letrën që i dërgoi të vellai Kristianth në Naksos.Ai krijoi me iniciativën e tij 200 shkolla të ulëta dhe 10 te mesme.
Filozofia
Predikimet e murgut Kozma ndiqnin me përpikmëri të njëjtin ritual. Në çdo vendbanim që shkonte, ai referonte perpara popullit në sheshin e kishës dy herë në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje. Fjalimet bëheshin në gjuhen e thjeshtë vendase, duke gërshetuar idetë teologjike me mendimet praktike. Fjalët e tij kishin jehonë të madhe në popull sepse me gojetarinë, proverbat, dhe parashikimet ai merrte permasat e një profeti. Këshillimet e Kozmait u drejtoheshin të gjithëve të mëdhenj e të vegjel, të krishterë e myslymanë, çdo njera prej tyre ishte pothuajse urdhër për ata që e dëgjonin. Kështu ai bënte thirrje për tu larguar nga veset, për pajtim e tolerancë për bashkëjetesë, për të hequr dorë nga lluksi.
Në fund të çdo fjalimi Kozmai nuk harronte idenë kryesore të qellimit të tij, hapjen e shkollave nëpërmjet të cilave “ndriçoheshin mendjet”, zbulohej e kaluara historike dhe niste të ndërtohej e ardhmja. Pikërisht kjo platformë i shërbente politikës fetare të Patriarkanës së Stambollit e cila mbarte prirjet e idesë së krijimit të një shteti bizantin që mund të rilinde nën drejtimin e kishes nga germadhat e Perandorise Osmane.
Shën Kozmai erdhi në Shqipëri në vitin 1776. Nga Korfuzi ai mbërriti në Sarandë ku menjëherë nisi vizitat e tij “fshat me fshat”. Brenda një viti murgu Kozma ose siç e quante populli “çoban babai” përshkoi një hapësirë nga Preveza në Kavajë dhe nga Myzeqeja në Kostur. Deshmi të veprave të tij gjejmë në Artë, Pargë, Filat, Lëkurës, Kavajë, Korçë, Kostur, etj. Në Himare p.sh. ai ishte i pari që ju përvesh punës për ta shndërruar një kishë të vjetër dhe gjysmë të rrënuar në shkollë. Një dëshmi me vlera për veprimtarinë arsimore të Kozmait është dorëshkrimi i murgut Kostandin Berati i cili gjendet sot në akivin e bibliotekës kombetare ne Tiranë. Nga ai njoftohemi se Kozmai mbërriti në qytetin e Beratit në 22 Gusht 1777 dhe qëndroi deri në 2 Shtator të po atij viti. Ai predikoi gjatë 3 ditëve rekomandime për çeljen e shkollave. Kështu në kalanë e Beratit hapet e para shkollë në të cilën është mësuar edhe gjuha shqipe me alfabet grek.
Njohja me Aliun
Historia e njeh Ali Pashë Tepelenën si mikun dhe mbrojtesin e Murgut Kozma. Njohja e tyre u bë fare rastësisht kur sipas gojedhanës Aliu e shpetoi Kozmain kur ai mbahej peng prej nje grupi grabitësish. Pasi e liroi prej tyre Pashai i kerkoi si nder murgut që ti parashikonte të ardhmen, megjithëse atëhere ai ishte në fillimet e karrierës së tij. “Do të behesh Pasha i madh, do të marrësh Janinën dhe do zgjerosh shumë kufijtë e pashallëkut tëndë me mjekrën e kuqe në Stamboll”. Kështu ligjeroi Kozmai dhe kur pas disa vitesh theniet e tij u vërtetuan Aliu e beri mik.Murgut ju lejua që të predikonte në çdo cep të Pashallekut të Janinës, kudo që do udhëzonte Kozmai do të ngrihej një kishë dhe popullsia nuk do të inkurajohej ose do ti imponohej konvertimi të fesë.
Në vitet 1760-1770 kur Kozmai udhëtoi në tokat Shqiptare për të përmbushur misionin e tij sundondte anarkia feudale. Territori ishte ndarë në pashallëqe feudale të cilat ishin zotërime autonome brenda territorit te Perandorisë Osmane. Njëri prej tyre edhe Pashallëku i Beratit që drejtohej nga Kurt Pasha. Gjatë misionit të tij Murgu kaloi edhe në territorin e tij. Fama në formë legjende mbi Kozma Etolin arriti deri tek sundimtari Kurt Pasha. Ai e priti murgun në sarajet e tij. Gjatë bisedës, Kurtit i bëri shumë përshtypje Kozmai, saqë nga respekti që krijoi për të urdheroi që murgut ti prëgatitej në shenjë nderimi froni mbi të cilin do tu predikonte turmave. Por marrëdheniet e mira midis Pashait dhe murgut nuk zgjaten shumë. Kurt Pasha shumë shpejt nisi të dyshonte se veprimtaria e Kozmait nuk ishte gjë tjetër veçse aktivitet agjenturior për llogari të Ali Pashë Tepelenës, armikut të tij të betuar. Duke shfrytëzuar edhe protestat e klerit myslyman në adresë të misionit të murgut, Kurt Pasha dha urdhër për ta ekzekutuar.
Në moshën 60-vjeçare pikërisht në 24 Gusht 1779 Suvarinjtë e arrestuan Kozma Etolin kur kthehej në një nga misionet e tij. Me akuzën e organizimit të kryengritjes së armatosur dhe veprimtarisë si agjent i rusisë, Suvarinjtë e terhoqën në një korije buzë lumit Seman dhe e ekzekutuan pa gjyq.Pasi e varën, trupin e tij të zhveshur e hodhën në lum. Rryma e nxorri fillimisht kufomën në vendin e quajtur Mujalli duke e rimarrë përsëri për ta nxjerrë përfundimisht në bregun tjeter të Semanit në Kolkondas. Ketu trupi u gjet nga at Markoja, prifti i manastirit te Ardenices, i cili e veshi kufomen me Rrason e tij dhe e varrosi prane kishes së Shën Merisë së Kolkondasit.
Kisha u kthye në manastir
Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas ka një histori shumë interesante. Përpara se të ndertohej ky objekt, pranë tij në anën jugore ka qenë një tempull tjetër kristian më i hershëm: Kisha e “Shën Mërisë”. Ajo ishte ndertuar në fund të shekullit XVIII. Në murin rrënojë të kësaj kishe, në një pllakë të vendosur pranë njerës prej absidave të saj lexohet ky tekst “Është pikturuar ky tempull i hijshëm me kontributin e të gjithëhirshmit Mitropolitit të Beratit Josif, me shpenzimet dhe mundimet e të gjithë të krishterëve priftër dhe laikë, 30 Korrik 1792″. Ky tempull pati fatin e keq për shkak të pozicionit të tij në bregun e lumit Seman të kthehej nga permbytjet e tij në gërmadhë. Pikërisht në absidën e kësaj kishe u varros fillimisht murgu Kozma pasi u nxorr nga ujerat e lumit Seman.
Manastiri dhe Kisha e Shën Kozmait u ndërtua në vitet 1814-1815 me porosinë dhe ndihmën e Ali Pashë Tepelenes për nder të Kozma Etolit. Kjo dëshmohet edhe nga dy letrat që Pashai i drejton bashkesisë ortodokse dhe vllehëve grabovarë. Ndërtimi i manastirit u bë pasi Ali Pashë Tepelena e pushtoi Pashallëkun e Beratit. Pas kësaj ngjarjeje ai dha urdhër që për të ndeuar murgun, të ngrihej në vendvarrimin e tij një manastir.
Për ndertimin e manastirit punoi i gjithë populli i krahinës së Myzeqesë për një periudhë gati dy vjeçare. Në këtë objekt u perdorën gurë shtufi dhe gur të sjellë nga Apolonia. Manastiri përbëhej nga kisha e Shën Kozmait dhe konakët. Kisha eshte ndertim i tipit Bazilikal me kupole. Arkitektura e saj është e tipit të vone bizantin, në formë piramidale dhe krahë në formë kryqi. Konakët ishin dy katësh dhe permbanin 60 dhoma. Në katin e sipërm banonin klerikët dhe shërbyesit e manastirit, ndërsa në katin e parë nxenesit konviktorë, pelegrinët dhe tregetarët që vinin ditët e panairit. Me urdhër të Aliut pranë këtij manastiri u hap edhe një shkollë fillore me një konvikt prej 100 nxënësish, duke e shndërruar në shkollëen më të madhe të kësaj treve. Një tjetër porosi e Pashait ishte që manastiri i Kolkondasit të kthehej në qendrën e drejtimit fetar-kristian të të gjithë trevës nga Shkumbini në Vjosë.
Gjithashtu manastirit, Aliu i dha prona të shumta tokësore në fshatrat: Kolkondas, Bubullimë, Mujalli, Korkutas, Nartë etj. Mjeshtrat e parë që nisën ndërtimin e këtij tempulli u vranë nga Aliu, sepse nuk e ndërtuan dot kishen sipas shëmbëlltyrës së kokës së Kozmait. Mjeshtrat e dytë që e përfunduan këtë ndeëtesë kanë lënë portretet e tyre të gdhendura në dru. Interesant është fakti që në frontonin e këmbanores së kishës është gdhendur edhe portreti i bashkëshortes së Aliut, Vasiliqisë.
Pasi u ndërtua Manastiri i Shën Kozmait, me urdhër të Ali Pashës u bë transferimi i kufomës së Kozmait nga kisha e vjetër e Shën Mërisë për në kishën e re të Manastirit. Kur u bë zhvarrimi i kufomës u vu re se mungonin një pjesë e eshtrave (brinjeve) të cilat si na e pohon edhe Shën Nikodhimi në librin e tij, u morën nga nxënësit e Kozmait së bashku me shumë sende personale të tij, që u përdorën si objekte të shenjta që sillnin shërimin e njerëzve. Sipas dëshmitareve, koka e “Shenjtit” me porosi të Ali Pashës u vesh me ar dhe së bashku me trupin u fut në një arkë në të cilën mund ta vizitonin dhe ta nderonin besimtarët. Por fati i keq e ndoqi trupin e shenjtit edhe pas vdekjes se tij.
Gjatë viteve të luftës së parë Botërore shumë objekte me vlerë që ruheshin në kishat e Myzeqesë u grabitën nga Arkeologu Kamilo Prashniker, atëhere ushtarak i mobilizuar në ushtrinë Austro-Hungareze. Të njejtin fat pati edhe koka e veshur me ar e Shën Kozmait që u mor nga austriaket..
Emri dhe fama e murgut Kozma mbeti në ndërgjegjen e popullit sepse ai vlerësohej në kufirin e legjendës. Kjo për arsyen e thjeshtë se parashikimet dhe thëniet e tij kishin jehonë të madhe në popull. Ndërkohë që varri i tij u bë menjëherë vend pelegrinazhi për të krishterët e Myzeqesë dhe krahinave perreth.Po kështu edhe turistë të huaj apo Shqipëtar,bëhen kurioz për këtë njeri që jetoj midis njerzores dhe legjendës.
Kisha ortodokse e shpalli shenjtor murgun në vitin 1853. Por shenjtërimi i tij u bë shumë vite më vonë për shkak te presionit të autoriteteve turke sepse Kozmai ishte akuzuar si agjent i Rusisë. Shenjtërimi zyrtar i njohur dhe i shpallur u bë në vitin 1961 nga Sinodi i shenjtë i Patriarkanes Ekumenike te Stambollit.
Kjo është historia e Shën Kozmait e cila është e mbushur me ndodhi interesante jo vetëm kur shenjti ishte gjallë por edhe pas vdekjes së tij. Sot ajo tregohet në trajtën e legjendës në të cilën janë përfshire jetë njerëzore që nga njerezit m të pushtetshëm të kohës ku jeto e deri te ata më të thjeshtët.
Për vizitorët dhe kuriozët rreth jetës së Shenjtit dhe relikeve të mbetura prej jetës së tij,manastiri mbetet një vend i përhershëm pelegrinazhi

Tespiet e Isa Boletinit në Cakran të Fierit

$
0
0

Nga Nikolla Lena-Një histori interesante dhe një kujtesë historike, e gjejmë në qytetin e Fierit.
Në lagjen “Kastriot” jeton 76-vjeçari Sali Krasniqi, një burrë trupmadh, i veshur thjeshtë, bukur, me një borsalinë në kokë, të cilën e mban në çdo stinë. Ai është një nga më të vjetrit e familjes së madhe dhe të nderuar Gërguri, e cila mban edhe një mbiemër të dytë, Krasniqi.
Të parët e tij erdhën në Shqipëri në vitin 1925, të dëbuar nga politika e mbrapshtë etnike e Jugosllavisë së Karagjorgjeviçëve. Gërgurët janë një prej atyre familjeve të shumta kosovare, të cilat derdhën gjak në luftërat e shumta kundër serbëve, për liri dhe pavarësi, duke vazhduar më tej traditën e rilindjes sonë Kombëtare.
Babai i Sali Krasniqit, Sherifi ka në vetvete një histori shumë interesante. Ai ishte pjesë e atyre burrave dhe djemve të Kosovës që shoqëruan në nëntor të vitit 1912 luftëtarin e shquar për liri dhe pavarësi kombëtare, burrin e Kosovës,Isa Boletinin, në udhëtimin e tij historik drejt Vlorës.
Ndërkohë Sherif Gërguri i Krasniqes dhe vëllezërit e tij Latifi dhe Xhema kanë luftuar vite më vonë krah për krah Azem dhe Shote Galicës në periudhën e viteve 1918-1924 kundër ripushtimit serb të Kosovës.
Pikërisht në Dubocv të Drenicës, në shtëpinë e Gërgurëve, Azem Galica zhvilloi luftën e tij të fundit në korrik të vitit 1924, ku u vra në përpjekje me forcat e ushtrisë dhe çetnikët serbë.
Për aktivitetin luftarak dhe patriotik në shërbim të kombit në 3 Qershor 1993 Presidenti i Republikës së Shqipërisë i dekoroi vëllezërit Sherif, Xhemë dhe Latif Gërguri me medaljen për veprimtari patriotike.
Në librin e autorit kosovar Mehmet Gërguri, botuar në Prishtinë në vitin 2007, i cili i kushtohet Ajet Gërgurit njërës prej figuravve të lëvizjes nacional- demokratike shqiptare në Kosovë në vitet 1945-1947, gjejmë një fakt interesant. Diku në një faqe të librit të tij, autori na citon këtë ngjarje që lidhet me trevën e Cakranit, e treguar nga Sali Krasniqi.
- Më 1912 babai im, Sherifi, ka qenë me Isa Boletinin kur kanë shkuar në Vlorë. Forcat turke ishin mobilizuar në Zhupan të Fierit dhe po niseshin për tërheqje përmes detit (Vlorës). Kur kanë hyrë forcat e Isa Boletinit në Vlorë, babai lidhur me këtë ngjarje më ka treguar: “Kur hymë në Vlorë, Isa Boletinit i është dhënë urdhri që forcat kosovare t’i niste për në Mifol, dhe një pjesë e tyre të shkonte në Korçë, ku pritej sulmi nga forcat e greke. Batalionit tim i kishte rënë të pozicionohej në Cakran. Aty ne kemi qëndruar te një familje patriotike, familja e Ferrik Demës, ku kemi (penguar) turqit të mos kalonin në Vlorë ku do bëhej shpallja e pamvarësisë”.
Shumë vite më vonë unë u ndodha në një vdekje në fshatin Çorrush të Mallakastrës,vazhdon rrëfimin e tij saliu. Nipi i Ferrikut, kur dëgjon mbiemrin Gërguri, i thotë të zotit të shtëpisë, Avni Aliut “të më njohësh me atë Gërgurin”. Kur u prezantua me mua më thotë: “Gjyshi im ma ka lënë amanet se kur ka qenë tek ne Sherif Gërguri dhe ka qëndruar gjashtë muaj në shtëpinë tonë në kohën e ngritjes së flamurit me batalionin e tij ka lënë një palë tespie”. Unë e pyes: -si e ke mbiemrin?, ai më thotë, -Llanaj. Babai im nuk ka ndenjur tek kjo familje, po tek Ferrik Demaj dhe unë jam djali i Sherif Gërgurit dhe quhem Salih Gërguri. Ai ma kthen përgjigjen: “Gjyshi im ishte Ferrik Dema, por tani kemi mbiemrin Llanaj”. Pastaj ai e mori shënim emrin tim dhe ia jep të atit të tij, i cili erdhi të më takonte në shtëpinë time në Fier. Gjatë bisedës, kur u sigurua se kush isha unë, nxorri një palë tespie qelibari dhe më thotë: -Këto i ka harruar babai yt në shtëpinë tonë dhe m’i dha ato tespie, të cilat tani gjenden në Qyqavicë, në fshatin Beçuk.
Kohë më vonë u ndodha për një vizitë në Kosovë. Kam shkuar me nipin tim, Xhamajl Abazin (Pantina), në një rast vdekjeje dhe aty gjetëm shumë njerëz nga Drenica. Ishim ulur pranë një patrioti nga Drenica. Pasi kishin kuptuar se unë isha kushëriri i parë i Ajet Gërgurit, të gjithë filluan të rrëfenin ndodhi nga luftërat dhe heroizmat e Ajet Gërgurit në Drenicë. Thua se bënin garë se kush të tregonte më shumë për Ajetin. Nga kënaqësia që ndjenin këta burra që ishin takuar me kushëririn më të afërt të Ajetit, kur po largohesha, ai plaku patriot i madh që ishte, pasi ishte i bidur nga biseda ime, nxjerr një palë tespi nga ato me 99 gurë dhe mi dhuron në shenjë respekti që kishte për Ajetin. Unë, papritmas u zura ngushtë dhe për t’ia kthyer respektin nxorra tespitë dhuratë e babait të kohës kur ishte rritur në Drenicë dhe ia dhurova këtij plaku patriot. Tashmë tespijet të cilat u ruajtën për 80 vjet në Cakran ndodhen në Kosovë, në vendin nga ku u nisën drejt Shqipërsië së bashku me babain- e përfundon rrëfimin Sali Krasniqi (Gërguri).

Terenc Toçi, Tiranë 1945, pushkatimi i një arbëreshi

$
0
0

NGA YLLI POLOVINA/
Nuk kisha si ta dija që në qytezën arbëreshe të Santa Sofia d’Epiro në Kalabri, saktësisht fare pranë “Monumentit të Lotit”, e kishte shtëpinë Françesko Fabrikatore (Francesco Fabbricatore), autori i librit “Kontributi arbëresh në çështjen shqiptaro-ballkanase”. I bërë publik në 29 prill 2009 në sallën e këshillit të administratës bashkiake të qytezës së tij në një konferencë të posaçme të drejtuar prej njërës nga italianet më të shquara në dashurinë e saj për arbëreshët, Donatela Laudadio, në prani të profesorit të historisë në Universitetin e Kozencës Atilio Vakaro, të kryetarit të bashkisë Vinçenco Françesko Sanseverino dhe të zëvëndësit të tij Xhenaro Nikoleti, mua për fat më pati rënë në dorë pa u vonuar shumë nga kjo ditë. E pata lexuar me një frymë, madje më saktë duke e mbajtur frymën. Në libër prej Fabrikatores interpretoheshin disa personalitete arbëreshe të një shekulli më parë për të cilët edhe unë grumbulloja dijeni prej kohësh. Një i tillë qe Anselmo Lorekio, për të cilin Profesor Françesko Altimari, zëvendësrektor i Universitetit të Kozencës, më pati folur se mbi gjoja lidhjet dhe simpatinë e tij për fashizmin musolinian kishte patur një operacion të tërë falsifikimi.
Por në librin që kisha në dorë Françesko Fabrikatore synonte të bënte sfidë mbi një personazh tjetër: Terenc Toçin.
Ky në Tiranën e vitit 1943 ka qenë kryetari i Partisë Fashiste ose figura politike numër dy pas asaj të Jakomonit, Mëkëmbësit të mbretit italian Viktor Emanuelit. Pikërisht ky shqiptar me emrin Terenc nuk qe tjetër veç arbëreshi nga qyteza Strighari i Kalabrisë, Terencio Toçi (Terenzio Tocci).
Nga ajo që lexova u trondita shumë dhe rashë në mendime. Terencio një vit para se Ismail Qemali dhe të gjithë të dërguarit e tjerë të kombit të shpallnin në Vlorë mëvetësinë e shtetit shqiptar e pati bërë atë ngritje simbolike të flamurit me shqiponjën e zezë në fushë të kuqe një vit më parë. Kjo nuk shkruhet në asnjë libër historie për fëmijët tanë të shkollave. Pikërisht ky bashkëkombës me këtë gjest të rrallë sapo Tirana ishte çliruar nga pushtuesit gjermanë u arrestua nga një skuadër partizanësh dhe pas një gjyqi publik qe pushkatuar në buzë të pranverës së vitit 1945.
Kështu fillova të shfletoja të dhëna të tjera për këtë arbëresh, ndërsa prej vitesh kisha siguruar dokumenta se regjimi komunist në vitet 1946-‘47 ishte kujdesur për riatdhesimin në Itali të disa dhjetrave arbëreshëve që kishin qenë mobilizuar me trupat e pushtimit. Duke plotësuar pjesë-pjesë jetën e tij kuptova se gjendesha përballë një pune tepër të ngatërruar e shumë të vështirë për t’u kthjelluar lehtësisht, të ngërthyer nga ngjarjet më të kundërta dhe të turbulluar prej ndërhyrjes së ligësht të politikës. Shumë rrallë tek fati i një njeriu si Terencio Toçi mplekseshin aq ngatërrueshëm e vërteta me gënjeshtrën, ideali i sinqertë kombëtar me zgjedhjet e gabuara, ajo që ai ngrohte në zemër me atë që analizonte ftohtësisht në kokë, gjithçka që në një çast të caktuar duhej apo nuk duhej bërë. Jo, jetën e këtij arbëreshi të mbuluar nga braktisja dhe harrimi nuk mund ta kuptosh dot pa e zbërthyer me durim ditë për ditë dhe ngjarje për ngjarje, edhe pse duhet thënë hapët: ca prej pabesisë së kohës ku gjalloi si edhe një temperamenti të fortë protagonist të tij nuk ka lëmsh më të ngatërruar.
Mirëpo më dha durim dhe më nxiti ajo thirrje zemre e ndjeshme njerëzore, e pajisur me inteligjencë të hollë dhe frymë të viteve dymijë, e tridhjetë e nëntë vjeçarit Françesko Fabrikatore.
***
Ka një traditë të thellë, mjaft të gjerë dhe shumë profesionale të studjuesve arbëreshë për rolin që kanë luajtur elitat e tyre në Rilindjen Shqiptare dhe në pavarësimin e shtetit tonë. Këtë cikël të madh të analizës gjeopolitike të Ballkanit dhe fatit të atdheut të të parëve të tyre ata e kanë kryer, siç i duket autorit të këtyre radhëve, për dy arsye madhore: për të shkruar historinë e bashkësisë së tyre, duke provuar se ajo ka funksionuar si një diasporë jashtzakonshëm aktive për zgjidhjen e çështjes shqiptare si edhe për të tërhequr vëmendjen e bashkëkombësve të trojeve amtare se ata nuk kanë qenë në bisht të këtyre çasteve vendimtare, por në krye, në udhëheqje.
Kjo është një temë shumë e mprehtë, e cila duhet të përballohet pa u vonuar më. Në shtetin amë, në Tiranë, janë përpjekur të mos e ndajnë Arbërinë dhe kontributin e saj kulturor në formësimin tonë kombëtar. Në rast se këtu ka mbetur ende për t’u bërë e njohur megjithatë nuk duket se në të ardhmen ky proçes do të ndeshë në ndonjë pengesë të ndërgjegjshme, përveç plogëtisë karakteristike të disa qarqeve të studjuesve tanë si edhe të institucioneve të tyre jo përherë të financuara e mbështetura mirë nga shteti. Patjetër të mbetur prapa edhe nën ndikimin e hapësirës ndarëse, atyre ujrave që mes Gadishullit Apenin dhe brigjeve tona ballkanase për tregëti e pushime vere duken bashkuese por boll veçuese për të shkuar lirshëm tek njeri-tjetri shqiptarë e arbëreshë.
Pengesa e vërtetë, patjetër e kryer jo pa vetëdijë ose të paktën e vënë në jetë me një lloj egoizmi dhe xhelozie, rëndon mbi kontributin politik të diasporës arbërore. Në Shqipëri opinioni publik njeh vetëm një përmasë shumë të vogël të saj, aq sa i kanë dhënë qarqet shkencore dhe sa këtë proçes e ka inkurajuar shteti ynë. Mirëpo në rast se në dimensionin kulturor çdo mangësi e deritanishme do të qe jo aq kërcënuese për kohezionin kombëtar të shqiptarëve, ajo në përmasën politike mbetet një krisje e madhe, një e çarë, pse jo edhe një plagë. Prej mbajtjes së saj në këtë gjendje, pra duke mos i dhënë vendin e merituar kontributit të spikatur arbëresh, etnia jonë pëson një vetgjymtim të rëndë.
Ndërkohë edhe në Arbëri një pjesë e elitës së saj, saktësisht për arsye të veprimit të të njëjtave arsye si në Tiranë, shpreh një pezmatim të vijuar për këtë harresë e shpërfillje të bashkëkombësve të tyre në shtetin amë. Ata mendojnë se motori i disa zhvillimeve kyçe në Shqipëri i ka impulset kryesore mes arbëreshëve, duke nisur nga vetë Rilindja.
Një mirëkuptim i të dy elitave sigurisht një ditë duhet të vijë, duhet patjetër të ndodhë. Komunikimi i përditshëm i të dy inteligjencave, por edhe i njerëzve të thjeshtë, po të realizohet si një objektiv i ndërgjegjshëm bashkimi shpirtëror, do të ndihmojë që gjithsecila palë të gjejë natyrshëm kufijtë e meritave të veta dhe të dyja sëbashku veprën e bukur që kanë kryer.
Libri i Françesko Fabrikatores “Kontributi arbëresh në çështjen shqiptaro-ballkanase” është një nxitës i këtij proçesi gjithkombëtar. Autori shfaqet mjaft premtues sepse vjen nga prurja e re e historianëve arbërorë. Që është rinovues edhe në mendësi i hapët për të dhënë e marrë pasurinë e përbashkët të veprës së pavarësimit dhe shtetformimit shqiptar, mjafton të lexosh librin e tij dhe ca më shumë të shkëmbesh mendime me të. Fabrikatore është një nga ata intelektualë të përgatitur për misionin e madh të rikthimit në vendin e vet të gjithçkaje që mes dy brigjeve deri tani mungon. Duke interpretuar aksionin e ngritjes së flamurit kombëtar një vit para ditës së shënuar të 28 nëntorit 1912 dhe dëshmuar se nismëtari qe një arbëresh ai na kujton se duhet të mbarojë koha kur ideologjitë merrnin nga pas përfundimisht fatet e njerëzve.
***
Terencio Toçi lindi më 9 mars 1880 në Shën Kozmo Albanese (San Cosmo Albanese) ose siç thirret ndryshe Strighàri. Ishte prej atyre që kreu Kolegjin e Shën Mitrit, duke qënë nxënës dhe mbartës i frymës së Jeronim De Radës, çfarë donte të thoshte se e gjithë jeta i duhej përkushtuar çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi i gjatë dhe i rëndë osman dhe ajo më në fund të shpallej shtet i pavarur me orientim Evropën. I përgatitur në këtë shkollë kryengritësish Terencio nuk mund të qe veç një misionar, një prijës, një njeri që merrte përsipër detyra të mëdha politike. Me në themelet e jetës atë Kolegj lirie ai nuk mund të kishte zgjedhje tjetër veç të kryente të gjitha ato veprime që e çonin në shpëtimin e atdheut të të parëve të tij.
Të tillë kishin qënë përherë Toçët, sipërmarrës gjestesh të mëdha historike. Agostino Toçi në vitin 1645 pati shkruar një “Histori e Skënderbeut” dhe në 1650 kishte rindërtuar një pasqyrë të shkurtër të emigracionit shqiptar në Mbretërinë e Napolit.
Donato Toçi me jetë midis viteve 1739-1799 pati qënë një martir, një hero i Republikës jetëshkurtër të Napolit, kryengritës i papërsëritshëm kundër monarkisë së Borbonëve.
Françesko Saverio Toçi në vitin e madh të luftës për liri, 1848, bashkë me shokë të tij u përpoq në një atentat të vriste gjeneralin e ashpër monarkist Lanca. U arrestua dhe u vra duke e shpuar me bajoneta. Pasi ia lidhën trupin tek një kalë e hoqën zvarrë në një prej rrugëve më të populluara të Napolit. Sipas dëshmive të kohës vdekja e tij aq e tmerrshme ka lënë pas rrëfime gati të pabesueshme. Edhe pse i çpuar tej për tej nga dhjetra maja bajonetash, me njërën këmbë lidhur e tërhequr pas kalit dhe me kokën poshtë, kur mendohej se zemra duhej t’i kishte pushuar me kohë, Françesko vazhdoi të thërriste, deri sa më në fund dha shpirt, “Rroftë Liria! Rroftë Italia!”
Terencio Toçi i mëkuar si përkrahës i flakët i pavarësisë së Shqipërisë pasi përfundoi studimet për juridik në Universitetin e Urbinos në vitin 1904 filloi veprimtarinë e tij në Romë. Këtu punoi edhe si kryeredaktor në shtypin periodik që merrej me çështjet e Ballkanit. Kur Shqipëria ngrinte çetat e saj të para dhe rilindasit qenë hedhur në aktivitet të plotë për pavarësimin e vendit, Terencio kapërceu Oqeanin Atlantik dhe në një udhëtim të gjatë mobilizues shkoi mes arbëreshëve dhe shqiptarëve të emigruar në Argjentinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëgjoi çfarë mendonin ata, si e dëshironin të bëhej Shqipëria. Në çastin më të parë kishte vendosur ta linte Italinë dhe të shkonte në Shqipëri për të luftuar me armë.
Pikërisht në këtë moment të furishëm e kap bëmën e Terencio Toçit studjuesi Françesko Fabrikatore në librin e tij “Kontributi arbëresh në çështjen shqiptaro-ballkanase” dhe e interpreton në gjestin e tij më të bujshëm të vitit 1911. Ai mund edhe ta analizonte jetën e arbëreshit të furishëm edhe gjatë viteve njëzetë, si bashkëpunoi me Ahmet Zogun apo pranoi poste të larta me fashistët italianë. Tridhjetë e nëntë vjeçari, profesor historie në një institut të Kozencës, zotëron dokumenta të tilla me të cilat ai mund në mënyrë të autoriteshme të shpjegonte dhe sqaronte shumë nga gjestet e Terencio Toçit, por me të drejtë ka gjykuar të mos lërë të pësojë bjerrje nga kujtesa kombëtare vepra më e vyer e tij: ngritja e flamurit kombëtar.
Ky vullnetar i madh për zgjidhjen e çështjes shqiptare pas udhëtimit dy vjeçar nëpër diasporën e Amerikës u rikthye në Itali dhe në këmbëngulje për aksionin e tij të çlirimit të trojeve amtare u lidh në Romë me të birin e Xhuzepe Garibaldit, Riçotin. Ky vazhdonte veprën liridashëse të të atit dhe qe plotësisht dakord që të grumbullonte vullnetarë, t’i stërviste e t’i armatoste për t’i zbarkuar më pas në brigjet e Shqipërisë. Pikërisht kur dukej se gjithçka nga plani ishte gati dhe zbatimi i tij mund të niste Terencio Toçi kapërxeu detin dhe ngjiti malet e Shqipërisë së Veriut. I shoqëruar nga një shqiptar me emrin Sadri udhëtoi nëpër Kelmend, kapërxeu Drinin dhe mbërriti në Fan të Mirditës. Atë kohë ky qe një kryeqytet i vogël, pikë strategjike shumë e ndjeshme. Prej saj thirrja për kryengritje të përgjithshme të armatosur shpërndahej në të katër anët dhe grumbullimi i luftëtarëve bëhej me shpejtësinë e dritës. Qe vëndi i duhur për të lidhur Besën. Në manifestin e kryengritësve të Terenc Toçit thuhej “…që, deri sa të kem jetën, do të luftoj me shokët e mi për Flamurin shqiptar, … Nuk do të vras përveç se në betejë… Betohem se nuk do të bie i gjallë në dorë të turkut e t’u dorëzohem kërcënimeve e joshjeve të tij!”

Kuvendin e Besës arbëreshi e bëri më 26 prill 1911 në Bisak afër Oroshit. Në atë tubim bajraktari i Oroshit e ftoi të merrte drejtimin për krijimin e një qeverie të përkohshme. Më 28 prill Terencio Toçi i dërgoi një letër Riçoti Garibaldit duke e siguruar se thirrjes për kryengritje të armatosur i qenë përgjigjur tridhjetë mijë burra. Tashmë ai le të dërgonte menjëherë armë e vullnetarë italianë. Por nga përtej brigjeve nuk erdhi asnjë përgjigje. Kur u bë një kohë e gjatë heshtjeje Terencio mori rrugën për në Itali. Besonte se Riçoti nuk e kishte marrë mesazhin dhe se në fund të fundit nuk kishte hequr dorë nga ndihma për çlirimin e shqiptarëve. Kur u takua me të kuptoi se pati ndodhur gjëma. I biri i Garibaldit ishte tërhequr nga plani i tij, duke u munduar të shpjegonte se përreth po e kërcënonin grupe qeveritare të vendit të vet, nga Ballkani e pse jo edhe nga qendra e Evropës. Pas kësaj braktisjeje Terencio Toçin e kapi zëmërimi. Dëshmia gjendet në një intervistë të tij dhënë në qershor 1911 njërës prej gazetave më të njohura të vendit, “Giornale d’Italia”.
Në 15 korrik 1912, në pamundësi të rikthehej në Shqipëri, e ndihmoi atë duke themeluar në Romë, bashkë me birin e familjes së shquar arbëreshe të Argondicëve, Françeskon, “La Rivista dei Balcani”. E botonin dy herë në muaj.
***
Pikërisht në “Rivista dei Balcani” pas shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali Terencio Toçi shpalli opinionin e tij: “ Një popull që ka patur një qytetërim të madh… që ka penguar gjysmëhënën të kalonte Adriatikun… një popull që shkencëtarët e kanë përcaktuar si raca më e bukur dhe më e fortë e Ballkanit… nuk duhej të zhdukej.”
Ishte shumë i gëzuar. Pasi nuk mundi dot të luftonte me armë për çlirimin e Shqipërisë u mobilizua për forcimin e shtetit të saj të ri. Dëshira për t’iu përkushtuar trojeve amtare e futi në një fazë tjetër të jetës së tij mision. Në vitin 1913 erdhi sërish në mëmëdhe dhe u vendos në Shkodër. Duke e marrë shtysën nga mali i Taraboshit themeloi gazetën me të njëjtin emër, një e përditshme e cilësuar në historinë tonë si të para gazetë mirëfilli politike. Atje nuk i kurseu denoncimet për Bankën Kombëtare Shqiptare, më saktë për grupin e saj me kapitalistë italianë dhe austriakë, si edhe gabimet e rënda të natyrës politike dhe administrative që sipas gjykimit të tij pati kryer Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. Duke shpallur se Italia qe mikja e natyrshme e Shqipërisë, vlerësim gjeopolitik nga i cili Terencio Toçi nuk hoqi dorë asnjëherë, denoncoi po ashtu diversionin e Fuqive të Mëdha ndaj saj, pa kursyer në disa raste as Romën zyrtare. Në 1 deri 4 mars 1913 ai ndodhet në ngjarjen më të madhe kombëtare të atyre çasteve, në Kongresin e Triestes, ku si figurë qëndrore lartohej Faik Konica. Gjithçka që në të u tha dhe u vendos në të mirë të ruajtjes së tërësisë së trojeve shqiptare Terencio Toçi e fiksoi me një saktësi shembullore e dashuri shumë të madhe në një relacion të hollësishëm. Është një dokument i rrallë, një pasuri e vërtetë historike.
Mirëpo kishte shkuar larg. Pati botuar madje edhe një libër të titulluar “Pazotnimi Shqyptar”, pra anarkia shqiptare. I mbajtur ndërkohë nën vëzhgim të rreptë policor në nëntor 1914 nëpërmjet një dekreti të posaçëm konsullor autoritetet e Romës e urdhërojnë të rikthehet në Itali. Kësaj rradhe nuk e lejuan të jetonte në kryeqytet. E kishin vlerësuar si një “revolucionar të rrezikshëm” prandaj edhe e internuan në vendlindjen e tij, në Strighari. Këtu në vitin 1915, i maskuar pas pseudonimit Milo Shini, publikoi një analizë të shkurtër me titullin “Shqipëria dhe shqiptarët”. Frymëzimin e kishte marrë prej ideve të Pashko Vasës. Disa muaj më pas e veshën ushtar dhe e dërguan në front. Ishte në përvlim jetësh Lufta e Parë Botërore. Megjithatë doli gjallë prej saj dhe në 17 gusht 1920, pasi kishte nxjerrë në dritë një organ shtypi të ri, “Italia dhe Shqipëria”, përherë me bindjen se të dy vendet janë bërë të duhen me njëri-tjetrin, kreu për të tretën herë atë veprim që e kishte ëndërrën më të madhe të jetës së tij: erdhi në Shqipëri. Kësaj rradhe që t’i shpëtonte syrit të keq të autoriteteve ia doli të siguronte përkrahjen e një ministri në qeverinë e Romës. Kështu rierdhi në Shkodër, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Ndërkohë i dëshiruar të mos mbetej jashtë çdo mundësie për të kontribuar, pra edhe jetës politike, u vendos në krahun e Ahmet Zogut. Iu duk politikan shumë interesant dhe nacionalist. Në nëntor 1921 mori përsipër detyrën e parë: u emërua prefekt në Korçë. Në shkurt 1922 u bë Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Egjipt. Në verë të po këtij viti ishte drejtor i Zyrës së Shtypit Shqiptar, me detyrë të bashkërendonte të gjithë sektorin e gazetarisë së vendit. Nën kujdesin e tij nisën të funksionojnë në Tiranë Agjensia e Shtypit Stefani dhe Agjensia Telegrafike Italiane. Në vitin 1923 u zgjodh deputet i Shkodrës. Kur më 31 janar 1925 i adhuruari i tij, Ahmet Zogu, hipi në pushtet u zgjodh kryetar i Kasacionit Penal. Më 26 nëntor 1926 Terencio Toçi dha ndihmë të dukshme për firmosjen e Traktatit të Miqësisë me Italinë, ndërsa kishte shkruar dhe botuar librin “E drejta penale”, vepër bazë për drejtësinë shqiptare. Ndërkohë mori pjesë në hartimin e Kodit Civil dhe të Kodit Tregëtar. Një vit më pas qe Sekretar i Përgjithshëm i Republikës Shqiptare. Tashmë ishte larguar nga Shkodra dhe sistemuar në kryeqytet. U vendos me banesë në atë pjesë e cila quhej Tirana Re. Fëmijët e tij, katër vajza, ndiqnin shkollën shqipe, kurse e jëma e tyre, italiane, lexonte abetaren shqip.
Mirëpo në qoftë se deri tani jeta e Terencio Toçit ishte e qartë për t’u kuptuar duke filluar nga ky çast nis ndërlikimi i saj. Ai lidhet ideologjikisht me doktrinën fashiste të ish-socialistit Benito Musolini. Nisi të përkthejë dhe botojë shumë fjalime të tij. Pastaj shkruajti një libër të tërë me titullin “Fashizmi”. Atë ia vlerësoi shumë edhe Mithat Frashëri, njeriu që më vonë do të themelonte Ballin Kombëtar.
Siç dëshmohet në zgjedhjen e re politike nuk ndikonte vetëm natyra e tij idealiste, por edhe sepse besonte se një Itali e fortë do ta mbronte Shqipërinë nga lakmia e pangopur e fqinjëve dhe se asaj do t’i ktheheshin më në fund trojet e plaçkitura. Terencio Toçi pranonte çdo bashkëpunim që i dukej se zgjidhte çështjen shqiptare. Ja përse ndërsa qe bërë publik libri “Fashizmi” nuk mungonte i shkruar prej dorës së tij edhe një gramatikë shqiptare e veçanërisht një “Gramatikë Italiane pa Mësues”. Tamam këtë vit intensiv dhe me sa duket kyç në jetën e tij, 1928, kur Ansambleja Kushtetuese më 1 shtator e shpalli Shqipërinë monarki demokratike, të trashëgueshme dhe parlamentare si edhe Ahmet Zogun mbret të të gjithë shqiptarëve, Terencio Toçi dha dorëheqje të prerë nga të gjitha postet publike. Iu rikthye punës së avokatit. Me shpirtin e tij rebel ky mund të qe momenti më se i duhur ta linte Shqipërinë dhe të rikthehej në Itali, por vendosi të bënte të kundërtën. Kërkoi nënshtetësinë shqiptare dhe emri i tij tashmë u bë thjesht Terenc. Qenë çaste kur edhe Ahmet Zogu mund t’i zëmërohej dhe hakërrehej, por as kjo gjë nuk ndodhi. Madje ky në vitin 1936 e ftoi të drejtonte Ministrinë e Ekonomisë. Arbëreshi i gatshëm t’i bënte mirë vetëm Shqipërisë e pranoi detyrën e re për hir të zhvillimit dhe forcimit të saj.
Dha dorëheqje në 31 maj 1938. Sapo kishte dorëzuar tek shtëpia shumë e njohur botuese italiane Mondadori në Milano dorëshkrimin me titullin “Mbreti i shqiptarëve”.
Me pushtimin italian të vendit nuk e fshehu gëzimin për marrjen e Kosovës dhe hapjen atje të shkollave dhe të administratës shqiptare. I dëshiruar për bashkimin territorial me Çamërinë megjithatë e kundërshtoi agresionin kundër Greqisë. Ndërkohë ndihet i irrituar nga sjellja e disa funksionarëve të lartë fashistë. Nuk i duken të përputhshëm me idealet e tij. I shkroi mëkëmbësit të mbretit, Jakomonit, se “duhej të shqetësohej nga varfëria cerebrale e disa zemërngushtëve e të sëmurëve nga daltonizmi politik, të cilët duan t’i caktojnë Italisë detyrën e padrejtë e të pafalshme, atë të varrmihësit të njerëzve të gjallë”. Ishte Jakomoni që e ftoi të qe kryetar i Partisë Fashite dhe Terenc Toçi pranoi me shpresë se nëpërmjet atij posti do të ndikonte në zvoglimin e dëmeve të pushtimit kundër Shqipërisë. I zhgënjyer, idealist e mbase edhe nacionalist gjer në iluzion, dy vite më pas, kur pa se qëllimet e tij të sinqerta nuk u përfillën, dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Më 8 shtator do të hynin gjermanët dhe pritej të qenë shumë hakmarrës ndaj italianëve, ish-aleatëve të tyre tashmë të kapitulluar. Megjithatë në shtëpinë e Terenc Toçit nuk trokiti asnjë skuadër ushtarësh apo grup oficerësh të Gestapos. I tërhequr në punën e tij dhe pranë familjes botoi veprën “ Shqipja Arbërore”, vëllim rrëfenjash të vërteta, gjithsecila një himn për çështjen kombëtare. Në 17 nëntor 1944, në ditën e parë të çlirimit të Tiranës, në vend të ikte bashkë me të gjithë ata funksionarë të akuzuar se kishin bashkëpunuar me pushtuesit, qëndroi në shtëpinë e tij. Ishte i sigurtë se kishte bashkëpunuar me të gjithë për aq sa i bëhej mirë Shqipërisë dhe kur kishte kuptuar se qëllimet e tij të sinqerta qenë mashtruar ishte ndarë me kurajë prej të gjithëve.Terenci atë 17 nëntor, deri në çastin kur tek dera i trokitën një skuadër partizanësh, ishte shumë i bindur se gjithçka ishte një keqkuptim dhe sqarimi çështje orësh. Ai nuk e dinte se bashkë me të qenë arrestuar edhe dhjetra bashkëkombës të tjerë të njohur. Edhe gjatë muajve të hetimit arbëreshi Terenc Toçi nuk e kuptoi dot se nën vendimin e tre fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore për të ndëshkuar të gjithë kolaboracionistët e fashizmit ata që kishin marrë pushtetin në Tiranë po përfitonin të hiqnin qafe edhe opozitarët e tyre të ardhshëm politikë, ata që nuk do të pajtoheshin me vendosjen e diktaturës bolshevike. Ai, rebeli i përjetshëm, arbëreshi që të afrohej menjëherë sapo i premtoje se po punoje për Shqipërinë dhe që po aq shpejt e vendosmërisht të braktiste po të kuptonte se po veproje në dëm të saj, ishte njëri prej të padëshiruarve. Në gjyqin publik në ish-kinemanë “Savoja”, ndërsa altoparlantët jashtë saj zhurrmonin kundër “kriminelëve të luftës” dhe “tradhëtarëve të kombit”, Terenc Toçi, duke qenë edhe një avokat i sprovuar, u mbrojt me sa mundi. Ishte i bindur se gjyqtarët duhej ta dinin që në studimin e tij të titulluar “Gjysmë shekulli jetë ballkanike” kishte shkruar “Unë asnjëherë nuk pata besuar se qeveria fashiste e Romës ka dashur me të vërtetë të pushtojë Shqipërinë…. Kisha përshtypjen se ushtria italiane po vinte të çlironte kombin shqiptar nga sistemet qeveritare që po e asfiksonin”. Terenc Toçi shpresonte se ata që drejtonin gjyqin, ku kishte aq shumë zell hakmarrës Koçi Xoxe dhe kërkonte shpagë Bedri Spahiu, gjenerali partizan që me familjen e tij të madhe prej dhjetë frymësh kishte zënë shumicën e dhomave të vilës së tij, duke lënë në një qoshe të saj gruan dhe fëmijët, kishin lexuar tek “Hylli i Dritës” apo “Dituria”, tek pati thënë “Fashizmi nuk ka shpikur asgjë të re…, por ka vrarë tri gjëra Gabitjen e tokave të të tjerëve, vjedhjen dhe mbytjen e lirisë së kritikës së popullit. Ka lindur mirë, por u zhvillua dhe vdiq keq. Në falimentim!” Në atë gjyq me vendime të paracaktuara politikisht Terenc Toçi nuk mund ta besonte se askush prej podiumit nuk e dinte se qe autor i kaq shumë librave dhe se biblioteka e tij prej pesë mijë vëllimesh, mes tyre edhe të botuara para vitit 1500 apo edhe me përgamene, qe një pasuri e madhe kombëtare.
Por u dënua me vdekje, bashkë me gjashtëmbëdhjetë të tjerë. I hipën në një kamion. Qe 14 prill 1945. U lanë me gjak në orën 19.00. Pastaj trupat i hodhën në një varr të fshehtë, i cili u gjet vetëm pas më shumë se një gjysmë shekulli. Madje gjetjen e eshtrave të arbëreshit Terencio Toçi e njoftoi edhe agjensia italiane e lajmeve, Ansa. E botoi po ashtu edhe e përditshmja italiane “Gazzetta del Sud” si edhe e përhapi ëebsite i njohur “ëëë.arbitalia.it” e kantautorit Pino Kokoca. Por për më shumë nuk pati jehonë mes arbëreshëve. Shumica e tyre akoma ruanin në kokë skemën politike të ardhur dikur nga Tirana e “diktaturës së proletariatit”, sipas të cilës edhe ambasada në Romë deri në vitin 1990 nuk lejonte asnjë arbëresh me mbiemrin Toçi të vizitonte vendin e të parëve.
***
Françesko Fabbrikatore më pati shkruar se nuk mund të zgjatej më shumë ky paqartësim mbi jetën e një arbëreshi shumë patriot. Para se të më dërgonte mesazhin se “Shumë nuk e dinë që Toçi para se të vdiste kishte dëshiruar që bashkë me nipin e Garibaltit, Riçotin e Ri, të përmbyste regjimin fashist, por nuk ja dolën dot për shkak të disa ngjarjeve luftarake” unë e kisha besuar në gjithçka që në librin e tij “Kontributi arbëresh në çështjen shqiptaro-ballkanase” shkruante. Ai është një studjues shumë serioz edhe kur më ka shpjeguar se arbëreshi dhe njëkohësisht nënshtetasi shqiptar Terenc Toçi “ishte shembulli klasik i “fashistit” nacionalist, pra njëlloj si Benedeto Kroçe dhe Gabriele D’Anuncio, nacionalistë rilindas të mbushur me kombëtarizëm garibaldin…”. Unë i besoj Françesko Fabrikatores edhe ku më shkruan se jetëvrari Toçi “në thelbin vet u tranformua në “fashist”, për të shpëtuar Shqipërinë nga “peshkaqenët” e tjerë”.
Mirëpo Terenc Toçi, kjo jetë e ndërlikuar dhe e lehtë për t’u keqkuptuar e falsifikuar, akoma është e mbuluar me gjak dhe me baltë. Duhen hequr e fshirë nga fytyra e tij edhe gjaku edhe balta. Dielli le të bjerë shndritshëm mbi të, si mbi mermerin e një statuje!

Romë, më 26 shkurt 2010

Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëve nga diktatura komuniste

$
0
0

NGA Visar ZHITI*/
Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figurë letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh.
Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pasLuftës II Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, socializmit real, asaj diktature që gjakonte me gjak të krijonte rendin e ri të njeriut të ri. Dhe më përpara se të hapeshin universitete, u hapën burgje.
Shqipëria ishte vendi më i vogël në perandorinë komuniste me diktaturën më të madhe në Europë, ku u provuan të gjitha: komplotet e heshtjes vrastare, zhbërjet, larje kolektive trush, internime, burgosje, pushkatime, madje dhe krijuesi suprem, vetë Zoti, u ndalua, pasi u shembën tempujt e besimeve dhe kulteve.
Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët e saj, artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si policinë, fabrikat apo fermat, ndërkaq duke bërë zëvendësimin e Zotit me vetveten dhe kishat e xhamitë me komitetet e partisë dhe ekzekutive. Në fund të fundit, dhuna permanente ushtrohej po me intelektualë, jo vetëm me policë, me propagandistë, me shkrimtarë dhe veprat të tyre në shërbim të ideokracisë dhe sistemit totalitar.
Njohja e së keqes, studimi i saj tani, institucioni i kujtesës janë të domosdoshëm, për t’u njohur e kaluara, historia jonë dhe e vërteta jonë, pra vetja si individ dhe kolektiv, që shumëçka të shndërrohet në përvojë dhe vizion, me qëllim që të mos përsëriten diktaturat dhe e ardhmja të bëhet sa më shpejt e tashme.
Kundërshtimet e mëdha, ndarjet, disidenca, martirizimet, revoltat, diksioneri i qëndrestarëve, deri dhe te viktimat, jo vetëm që meritojnë nderim, por shërbejnë dhe si mësim i mekanizmit të madhërishëm të kundërveprimit ndaj makinerisë së përbindshme të dhunës dhe tjetërsimit çnjerëzor. Të kujtojmë. Kemi 20 vjet që kujtojmë me mençuri, duke (ri)edukuar kohën tonë.

FITIMTARET E TMERRSHEM

Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës, përballë intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë mes tyre, patriotë, etj., ata që ishin kundërshtarë, por që sistemi i shihte dhe i trajtonte si armiq që duheshin vrarë. Në llozha të teatrit rrinte Enver Hoxha, ndiqte gjyqin dhe ndoshta, teksa dora zgjatej për monoklin, kapte revolverin. Në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi. Dënohen me pushkatim: Kol Tromara, Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka, Merlika, Golemi… Terenc Toçi, Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Përmeti, Daut Çarçani, Gustav Mirdashi…
Me burgime të rënda: Koço Kota, Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi… Gjergj Bubani, Libohova… etj., etj. Duartrokitje si batareja e plotonit të pushkatimit. Vazhdojnë vrasjet: Dom Ndre Zadeja… Intelektuali i lartë Xhevat Korça vendos të vdesë në burgun e Burrelit me grevë urie, e para grevë në komunizmin e këtushëm.
Ndërkaq poetit Gjergj Fishta, i cilësuar si “Homeri i fundit”, madje i propozuar dhe për Çmimin “Nobel”, do t’i prishin varrin dhe do ia hidhnin eshtrat në lumin Drin. Ngaqë kishte qenë prift antibolshevik dhe nacionalist, s’duhej të ishte as i vdekur.
Edhe autori i romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82-vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit. Edhe dramturgu tjetër Krist Maloku vdes në burg.

MADHESHTIA E QENDRESES

Megjithatë “Shqipëria që shtypej” ruajti dinjitetin, guxoi dhe u ngrit. Kryengritja e Postribës më 1946. Këtu u kap dhe poeti Martin Camaj, që do të arratisej për në Gjermani, sipas dëshmisë së poetit të burgosur politik Pano Taçi.
Vetëm 19 ditë ishte ajo që bota e quan Revolucioni hungarez i 1956-ës, ndërsa maleve të Shqipërisë do të vazhdonin të qëndronin me armë në dorë Gjomarkajt, Mirakajt, Bajraktarët, Kolët, Sulkurtët, Merlikajt, Kazazët, Lleshanakët dhe betejat e tyre do të zgjasnin 10 vjet. Përrenjtë sillnin dhe gjakun e tyre.
Në burg çuan dhe autorin e librit të parë me kritika, shkrimtarin Mitrush Kuteli, themelues i tregimit modern shqiptar së bashku me Ernest Koliqin, por ky i dyti i shpëtoi dënimit, u arratis në Itali, ku themeloi në Romë katedrën universitare të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Por në atdhe u dënua vepra e tij, u ndalua dhe dënohej lexuesi i tyre. Po edhe ai i dënoi diktaturën komuniste duke shkruar dramën e mrekullueshme “Rrajët lëvizin”, ku si një antioruellian, me të cilin ishte moshatar, parashikoi, si asnjë shkrimtar tjetër, rënien e komunizmit, që e filloi tatëpjetën pothuaj kur ai e profetizoi.
Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e një partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.
Poeti dhe studiuesi, profesor Arshi Pipa, kundërshtar i hapur, pasi doli nga burgu, u arratis bashkë me poezitë e tij, i kishte shkruar fshehurazi në letra të holla cigaresh, i gjithë libri ishte më i vogël se një kuti shkrepseje. E botoi në Romë më 1959.
Në burg futën dhe drejtorin e parë të radios shqiptare, gazetarin dhe përkthyesin, Gjergj Bubani. Edhe autori i operas së parë që u vu në skenë pas luftës, Preng Jakova, pasi i vranë vëllanë si kundërshtar, kurse atë e liruan si moshë e vogël, do të mbetej gjithë jetën me maninë e persekutimit derisa vrau veten.
Në burg ishin përkthyesit e mëdhenj të Homerit, Dantes. I Shekspirit nuk u kthye kurrë nga Amerika.
Shkrimtari Kasëm Trebeshina, “më i njohuri i të panjohurve” siç e ka cilësuar përkthyesi i tij në gjermanisht, Hans Joackim Lancksh, ende nuk e ka botuar dot të plotë veprën e tij të shkruar burgjeve dhe internimeve. Ai luftoi si partizan, por u nda nga diktatura e fitimtarëve, madje la studimet përgjysmë në Bashkim Sovjetik se u neverit nga realizmi socialist dhe e kthyen në atdhe si të çmendur. Kundërshton që të votojë dhe kërkon t’i jepet leje të ikë nga Shqipëria. Meqenëse çmendina ishte më e mirë se burgu, Trebeshinën e fusnin herë pas here në burg, por ai nuk nënshtrohej dhe as sot nuk i ka ikur zemërimi me të gjithë. U lodh së qeni shqiptar dhe befas shpallet se është turk.
Siç thashë, këtu dënoheshin dhe libra, edhe kur ishin letërsi e përkthyer po nga vetë sistemi, ndaloheshin sipas konjukturave për shembull, Remarku, Hemingueji, Shollohovi, Mopasani, madje dhe Go Mo Zho, etj., nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe bashkë me libra të tjera nga letërsia shqipe, të traditës ose të porsabotuar gabim dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër. Ndodhte që punëtorët vidhnin ndonjë, unë ende ruaj libra të tillë në bibliotekën time, nuk m’i gjetën kur më arrestuan dhe mua për metaforat, se nuk lejohej hermetizmi i tyre, shumëkuptimësia e dëmshme, se përçonte ide të fshehta kundërshtuese. Më dënuan me 10 vjet burg. Aktekspertizuesit e poezisë time ishin dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, që zbuluan se nxinin realitetin dhe shpesh aludonin hapur kundër udhëheqjes së partisë dhe sistemit socialist.

PERSPEKTIVE DHE RETROSPEKTIVE:

I ndihmuar nga distanca kohore dhe nga vizionet e reja që të jep liria, unë them tani se shkrimtarët dhe artistët shqiptarë kanë qenë të dënuar në mënyrë gjenerale: një pjesë e ndjeshme, si kundërshtarë, duke i futur burgjeve, duke u ndaluar veprën dhe duke mos i lejuar të shkruajnë a vrarë dhe pjesa tjetër u mbyllën në metodën e realizmit socialist, duke krijuar letërsi propagandistike, mashtruese dhe lajka për sistemin, derisa u tjetërsuan, në viktima fatlume, po i quaj. Mediokriteti kështu ishte dënim po aq i rëndë, por për letërsinë dhe kulturën, jo për autorët e tij të privilegjuar.
Prandaj dhe poeti qiellor shqiptar, liriku i mrekullueshëm Lasgush Poradeci vendosi të mos shkruante më. Ai thuri poemën e mallkuar të heshtjes së vet dhe për të mbijetuar, përkthente Gëten, Hajnen, Pushkinin, por edhe Brehtin. Nga klasikët e vdekur lejohej ndonjë gjë. Madje një hebre shqiptar, Robert Shvarc, guxoi dhe përktheu nga Brehti “Marshi i viçave” si i shkruar posaçërisht për këtu: Dhe viçat pas daulles/ hedhin çapin/ lëkurën për daulle/ vetë e japin.
Është paradoksale dhe shtirje naive të besosh që në dikturë, me mungesë të tmerrshme lirie, mund të bëhen vepra të mëdha. Regjimet totalitare e racionojnë lirinë ashtu si ushqimet e përditshme. Cave ua heqin lirinë fare dhe ndocave, të përzgjedhur dhe këta, u japin më tepër se racioni. Pse? Që të shkruajnë për të bërë alibinë e diktaturës ndaj botës jashtë dhe ndaj së ardhmes. Pati shkrimtarë në komunizëm që ditën ta shfrytëzojnë këtë kusht dhe kjo është arsyeja kryesore që dhe në diktaturë arrihen të bëhen vepra jetëgjata, të cilat ndodhte t’u jepeshin që t’i përkthenin të burgosur pa emër dhe shteti ua ofronte që të botoheshin në vende të tjera si maskë politike e diktaturës, që ajo të mos dukej aq e keqe. Dhe shpenzimet merreshin nga puna e papaguar e të burgosurve nëpër minierat infernale, ku ishin dhe kolegë të tyre, por me shenjën minus.
Me shpërbërjen e perandorisë komuniste dhe me rënien e diktaturave të saj, Shqipëria zbuloi një letërsi tjetër, e rroposur, që vinte nga nëntoka, por që dukej se kishte dalë të priste në të ardhmen. Letërsia tjetër po sillte dëshminë e saj dhe vlera artistike të tjera dhe nuk kërkoi të përzërë ç’ka qenë vlerë, por për të sjellë vetveten. Dolën vepra nga burgjet, erdhën nga balta e internimeve, i nxorën nga sirtaret e brejtur nga koha. Shqipëria e mrekulluar pa se paskësh patur, edhe pse ilegale, disidencë, kundërshtarë, martirë, jo vetëm viktima, të cilat edhe ato ndërgjegjësoheshin në burg.
Persekutimi frymëzoi dhe tragjeditë e antikitetit grek e shkrimet e shenjta.
Na trondit së thelli aq sa revoltat ajo që kanë shkruar poetët e pushkatuar, aq të rinj në moshë, Trifon Xhagjika, që pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si altilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Bedri Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju. I varuri i fundit në perandorinë komuniste është bashkëvuajtësi ynë Havzi Nela, ai kishte shkruar në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur këtu jashtë burgut nuk i dinin ç’ishin këto.
I burgosuri politik Astrit Delvina ka ende romane në dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe polemikat e tij kundër socrealizmit në hetuesi. Por ai ka vdekur që t’i kërkojë dhe në vendin tonë të vdekurit harrohen shpejt.
Letërsisë shqipe iu shtuan veprat monumentale të kujtesës të At Zef Pllumit dhe Amik Kasoruhos, nga Fatos Lubonja e Marsen Bungo, nga Pjetër Arbnori e Agim Musta, Engjëll Çoba e Spartak Ngjela, Jorgo Bllaci e Pano Taçi, Petrit Kalakulla e Zyhdi Morava, Ahmet Kolgjini, Ylber Merdani e Leka Tasi, Frederik Rreshpja, Henrik Gjoka e Eugjen Mërlika, Gëzimët, Çela e Medolli, vëllezërit Çoku, që ishin bashkë në burg me një prangë dorë më dorë.
Dolën nga varret e heshtjes poezitë moderne të ish-të burgosurit Zef Zorba dhe komeditë e ish-të burgosurit tjetër Hekuran Zhiti. Edhe vepra madhore shkencore e Profesor Kolec Topallit, por edhe lutjet e shenjtores tonë Nënë Tereza…
Emra, emra, emra, emra një apel i hatashëm. Unë kam nxjerrë 201 emra shkrimtarësh dhe artistësh të dënuar, 43 në Kosovën e pushtuar, pra sa 1/5, kurse në Shqipëri më shumë se aq u pushkatuan, edhe gra si shkencëtarja që kishte studiuar në Torino, zonja Sabiha Kasimati. Në Kosovë u vranë vetëm 15, shumica në luftën e 1999, është fjala për shkrimtarë e artistë, kur dhe një njeri është shumë.
Ndërkaq në Shqipëri po ndodh një dukuri e çuditshme, nëse trashëgohej dënimi si një pasuri e patundshme si për shembull, at e bir, Lazër dhe Jozef Radi, bij të dënuarish po tregojnë tani për burgun, kur shkonin të takonin prindërit si shkrimtari Agron Tufa, poetja Luljeta Lleshanaku, studiuesi Leka Ndoja, Ron Kubati dhe Ornela Vorpsi përtej detit në Itali.
Edhe unë arrita të nxjerr poezi nga burgu, botova dhe të tim eti duke besuar se po vëmë gurët tanë në këtë mozaik marramendës, që nuk është më i nëndheshëm.
Ringjallje e quan në një nga veprat e tij historiani-shkrimtar, Uran Butka, që bashkë me Pjetër Pepën kanë zhvarrosur histori kombëtare. Por mjerisht kurrë nuk do të vijë dot ajo që nuk u la të bëhej nga jetët e ndërprera, kultura jonë do të ketë brenda një si varrezë të madhe kolektive. Koha do ta kujtojë gjithmonë që është vrarë kohë njerëzore:
Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Kurse koha pas pushkatimeve është e pamatshme, llahtar me shenjën infinit.
I vetmi ngushëllim është mospërsëritja e tyre.

LISTA IME ME TË DËNUAR, SHKRIMTARË E ARTISTË:

1. Arbnori Pjetër – shkrimtar
2. Ahmeti Sadri – piktor, poet
3. Ajazi Beqir – historian
4. Ajazi Namik – kineast (i biri)
5. Aliaj Kujtim – poet
6. Aliko Tomorr – studiues
7. Andoni Sotir – shkrimtar
8. Araniti Mit’hat – shkrimtar, shqipërues
9. Agolli Telat – artist cirku
10. Bego Medin – gazetar, kineast
11. Belishova Bardhyl – studiues
12. Berberi Abdulla – prozator
13. Biba Eqerem – shqipërues
14. Bishqemi Osman – shkrimtar
15. Bllaci Jorgo – poet, shqipërues
16. Blloshmi Bedri – hulumtues
17. Boriçi Nuredin – shkrimtar
18. Bubani Gjergj – gazetar, shqipërues
19. Bungo Makensen – shkrimtar
20. Burimi Luan – poet
21. Bushati Ahmet – prozator
22. Cangonji Abdullah – piktor
23. Çela Gëzim – tregimtar
24. Çobani Ron – kritik
25. Çoku Bedri – prozator
26. Çoku Zeus – poet (vëllai)
27. Çomo Drita – poete
28. Culaj Caf Jonuz – prozator
29. Dashi Veniamin – përkthyes
30. Deda Guljelm – shqipërues, kritik
31. Delvina Astrit – shkrimtar
32. Dema Mark- shqipërues, studiues
33. Dine Dine – kritik letrar
34. Dizdari Tahir – shqipërues, orientalist
35. Donat Kurti – at, etnograf, kompozitor
36. Dushi Kin – shkrimtar
37. Dushi Mark – folklorist, gjuhëtar
38. Dyrzi Inga Tarasova – studiuese, stiliste
39. Dyrzi Valer Tarasov – piktor (i biri)
40. Farka Ismail – inxhiner-shkencëtar
41. Filaj Luigj – muzikolog
42. Filipeu Fotaq – muzikant, kompozitor
43. Fishta Bashkim – prozator
44. Fishta Filip – studiues, kritik
45. Floqi Kristo – dramaturg, shqipërues
46. Frashëri Anton S. – shkrimtar
47. Furxhi Dhimitër – aktor estrade
48. Gardini Giacomo – at, italian, studiues
49. Gazulli Nikollë – gjuhëtar
50. Gjeçi Pashko – shqipërues
51. Gjergo Edison – piktor
52. Gjergji Kolec – shkrimtar
53. Gjini Miho – kritik teatri
54. Gjini Pjetër – poet, kompozitor
55. Gjoka Henrik – shkrimtar
56. Gjolaj Konrad – at, shkrimtar
57. Golemi Ahmet – shkrimtar
58. Greblleshi Mustafa – shkrimtar
59. Gruda Zef – kompozitor
60. Gumeni Daut – poet
61. Haçi Beqir – poet
62. Hakiu Nexhat – poet
63. Hamiti Agim – shkrimtar
64. Hamzaraj Ventigjar – shkrimtar
65. Harapi Mark – at, shkrimtar, shqipërues
66. Hasanaj Ibrahim – poet bektashian
67. Hasanaj Xhevdet – folklorist
68. Hisku Halida – këngëtare
69. Hyseni Bajram – poet
70. Ilia Frano (Dom) – folklorist
71. Jakova Prenk – muzikant,
72. Jakova Tuk – gazetar
73. Jubani Simon, dom – studiues i letërsisë
74. Jero Minush – kritik teatri
75. Kabashi Leon – at, piktor ikonograf
76. Kaçaj Lluk – këngëtar opere
77. Kalakulla Uran – shkrimtar
78. Karma Gjon – at, folklorist
79. Kaso Tanush – shkrimtar
80. Kasoruho Amik – përkthyes, shkrimtar
81. Kati Vasil – shkruan kujtime
82. Koçi Mandi – kineast
83. Kodra Lame – poet, përkthyes
84. Kokoshi Kudret – poet, përkthyes
85. Kolgjini Ahmet – poet
86. Koliqi Mikel – at, kompozitor, kardinal
87. Komnino Gjergj – poet
88. Kostreci Uran – poet
89. Kotani Niko – studiues
90. Kote Nikolla – përkthyes
91. Kuteli Mitrush – shkrimtar, shqipërues
92. Kripa Reshat – shkrimtar
93. Kuqi Pirro – poet
94. Lala Dhimitër – kineast
95. Lamaj Fatmir – publiçist
96. Lamaj Klito – publiçist
97. Laze Halil – shkrimtar, gazetar
98. Leka Dhora – kompozitore
99. Leka Zef – kompozitor
100. Luarasi Mihallaq – regjisor
101. Lubonja Fatos – shkrimtar
102. Lubonja Liri – autore kujtimesh (e ëma)
103. Lubonja Todi – autor kujtimesh (i ati)
104. Luci Namik – studiues shkencor nga Kosova
105. Maluka Luan – regjisor
106. Marko Petro – shkrimtar
107. Marko Jamarbër – poet (i biri)
108. Martini Viktor – prozator
109. Mazreku Filip – at, muzikolog
110. Mazreku Nikollë (Dom) -studiues
111. Medicina Maria (Dvorani) – shkrimtare
112. Medolli Gëzim – poet
113. Mëhilli Xhavit – pedagogjist
114. Merdani Sherif – këngëtar
115. Merdani Ylber – poet
116. Merlika Elena Gjika – studiuese
117. Merlika Eugjen – shkrimtar (i biri)
118. Mëshkalla Pjetër, at- poet, teolog
119. Miçaço Dionis – publicist
120. Mirakaj Lek – gazetar
121. Mishtari Loni – shkrimtar
122. Morava Zydi – shkrimtar
123. Moreka Llazar – kompozitor
124. Mulleti Tanush – gazetar
125. Murati Kujtim – poet
126. Musta Agim – historian
127. Myftari Bedri – shkrimtar
128. Myftiu Luan – tregimtar, eseist
129. Myftiu Mehmet – shkrimtar
130. Namik Ajazi – kineast
131. Ndoja Mark – poet, shqipërues
132. Ngjela Spartak – prozator
133. Nika Ndoc – shkrimtar
134. Dakaj Nikollë – shqipërues, poet
135. Ogranaja Zhaneta – poete
136. Oseku Ali – piktor
137. Paçrami Fadil – dramaturg
138. Palaj Bernardin – at, shkrimtar
130. Peci Gaqo – prozator
140. Peçi Gjergj – poet
141. Pengili Natalia Arkadij Rozengolc – përkthyese
142. Pervizi Lek – piktor
143. Peshkëpia Gëzim – prozator
144. Perdoda Ernest -poet
145. Pipa Arshi – shkrimtar
146. Pllumi Zef – at, studiues, shkrimtar
147. Prifti Leonard – studiues, psikolog
148. Prodani Medi -kitarist
149. Radi Lazer – shkrimtar, përkthyes
150. Radi Jozef – poet (i biri)
151. Rafaeli Stavri – këngëtar opere
152. Rakipaj Maksim – përkthyes
153. Ratkoceri Gani Demir – prozator
154. Repishti Sami – eseist, historian
155. Reshpja Frederik – poet
156. Resuli Kapllan – shkrimtar
157. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog
158. Rrapaj Mero Fatos – folklorist
169. Sadiku Hito – poet (sekretar i Faik Konicës)
160. Selfo Halit – shqipërues
161. Shehu Bashkim – shkrimtar
162. Shehu Mehmet (Tepelena) – studiues
163. Sheldija Gjush – folklorist
164. Shllaku Gjon – shqipërues
165. Simoni Zef – at, studiues
166. Sirdani Marin – at, historian, studiues
167. Skanjeti Marin – shkrimtar
168. Skura Gani -poet
169. Sokoli Ramadan – muzikolog, folklorist
170. Spahiu Islam – shqipërues
171. Starova Dylber – muzikant
172. Stratobërdha Viktor – regjisor, kineast
173. Taçi Anastasia – librare, studiuese
174. Taçi Pano – poet
175. Tase Leka – instrumentist, shkrimtar
176. Tasi Akile – gazetar
178. Tasi Koço – gjuhëtar
179. Tasi Napolon – shqipërues
180. Titani Gjergj – poet
181. Toto Leka – dramaturg
182. Trebeshina Kasem – shkrimtar
183. Vako Milto – dirigjent kori
184. Vaqari Selman – shkrimtar
185. Varfi Andrea – poet
186. Vasija Ndoc – shkrimtar
187. Velaj Petrit – shkrimtar
188. Velo Maks – arkitekt, shkrimtar
189. Volaj Viktor – at, studiues
190. Vrioni Hazis – shqipërues
191. Vrioni Jusuf – përkthyes
192. Vullkani Robert – përkthyes, kritik
193. Xhaferri Astrit – tregimtar.
194. Xhuvani Visaroin – teolog, gjuhëtar
195. Zallari Mihal – publicist, shqipërues
196. Zeka Aleksandër – poet
197. Zezaj Gjovalin – studiues
198. Zhiti Hekuran – dramaturg, aktor
199. Zhiti Visar – shkrimtar (i biri)
200. Zorba Terezina Pali – aktore
201. Zorba Zef – poet, regjisor (i shoqi)

nga Lega në Prishtinë:

1. Abazi Hajdin (Lum Haxhiu) – poet, publicist
2. Avdyli Merxhan – poet
3. Beqiri Azem – poet
4. Brovina Flora – poete
5. Buja Ramë – publicist
6. Bytyçi Sali – poet, studiues i letërsisë
7. Ceraja Jakup – poet
8. Çuni Martin – poet, publicist
9. Demaçi Adem- shkrimtar
10. Demolli Arif – shkrimtar
11. Dervishi Teki – shkrimtar
12. Fetiu Sefedin – kritik letrar, prozator
13. Gashi Adem – poet
14. Gërvalla Zeqir – poet
15. Hajrizi Mehmet – publicist
16. Halimi Bedri – poet
17. Hasani Nait – poet
18. Haxhaj Ardian – poet, prozator
19. Haziri Ramadan – shkrimtar
20. Hyseni Hydajet – poet, publicist
21. Kelmendi Ramiz – shkrimtar
22. Kosumi Bajram – poet dhe publicist
23. Krasniqi Jakup – publicist (historian)
24. Kryeziu Ekrem – dramaturg
25. Kurti Albin – gazetar
26. Matoshi Halil – poet
27. Musliu Beqir – poet, shkrimtar
28. Novosella Selatin – publicist
29. Nura Xajë – poet
30. Radagoshi Kadrush – shkrimtar
31. Ramadani Sali – poet, publicist
32. Rogova Muhamet – pedagog, publicist
33. Riza Selman – gjuhëtar, albanalog*
34. Rrustemi Sabit – poet
35. Sadiku Rrahim – poet, gazetar
36. Selmanaj Rasim – poet
37. Shatri Xhafer – publicist (më pas i arratisur)
38. Sinani Ramadan – poet
39. Smajli Rexhep – akademik
40. Syla Ismail – poet
41. Ukaj Vezir – poet
42. Vinca Agim – poet, studiues.
43. Zyberaj Bedri – poet, publicist

VARREZA MONUMENTALE
në letërsinë shqipe:
të pushkatuar, varur, vdekur në tortura,
pa varre:

1. Blloshmi Vilson – poet, përkthyes, pushkatuar
2. Bonati Jul – imzot, përkthyes, pushkatuar
3. Çela Beqir – poet, pushkatuar
4. Çika Nebil – gazetar, pushkatuar
5. Çuçia Gasper – muzikant, pushkatuar
(akuza: falsifikim parash)
6. Çuni Sem Mark – stilist, pushkatuar
7. Deda Simon – shqipërues, vdekur në burg
8. Draçini Qemal – kritik, vdekur në burg
9. Dushi Mark – folklorist, arkeolog
10. Falla Dhimitër – përkthyes, pushkatuar
11. Haxhiademi Et’hem – dramaturg, vdekur në burg
12. Gazulli Nikollë – at, gjuhëtar, vdekur në hetuesi
13. Gruda Pjetër – aktor, vdekur në kamp
14. Ivanaj Mirash – poet, studiues, ministër i Arsimit,
vdekur në burg
15. Idrizi Sulejman – gjuhëtar, vdekur në burg
16. Janina Myqerem – përkthyes, vdekur në burg
17. Fundo Zai – poet, filozof, masakruar
18. Kasimati Sabiha – shkencëtare zoologe, pushkatuar
19. Kokalari Musine – shkrimtare, vdekur në internim, pas burgut.
20. Kokalari Muntazi – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
21. Kokalari Vesim – botues, pushkatuar (vëllai Musinesë)
22. Kokalari Syrja – pedagog, pushkatuar (kushëriri)
23. Kokalari Salim – studiues, pushkatuar
24. Kokomani Fadil – gazetar, pushkatuar
25. Koprencka Xhelal – poet, pushkatuar
26. Leka Genc – poet, pushkatuar
27. Korça Xhevat – studiues, historian, vdes me grevë
urie në burg
28. Lezho Vangjel – gazetar, pushkatuar
29. Mala Zef – drejtor biblioteke, vdekur në burg
30. Nela Havzi – poet, varur
31. Omari Gramoz – fizarmonikist, pushkatuar
32. Panariti Qani – përkthyes, pushkatuar
33. Pantalia Gjon – regjisor, vdekur në hetuesi
34. Peshkëpia Manush – poet, pushkatuar
35. Pipa Myzafer – gazetar, kritik, vdekur në hetuesi
36. Prennushi Vinçenc – poet, vdekur në tortura
37. Shantoja Lazër – (Dom) shkrimtar, pushkatuar
38. Toçi Terenc – gazetar, historian, pushkatuar
39. Tushi Vangjush – piktor, vdekur në burg
40. Xhagjika Trifon – poet, pushkatuar
41. Shllaku Gjon – at, kritik, gazetar, pushkatuar
42. Sirdani Aleksandër – folklorist, vrarë
43. Stefa Kristaq – studiues, pushkatuar
44. Tomorri Ali – poet, pushkatuar
45. Toto Selaudin – shkencëtar, deputet, pushkatuar
46. Venetiku Kiço – dirigjent, vdekur në burg
47. Venetiku Krisanthi – fotografe, vdekur në burg
48. Zadeja Ndre – (Dom) dramaturg, poet, pushkatuar
49. Zdrava Dane – akademik (hap kinemanë e parë.
në Berat), vdekur në burg
50. Zhiti Maksut – studiues, poet, vdekur me tortura
në hetuesi

nga Prishtina:

1. Agani Fehmi – sociolog, filozof
2. Berisha Latif – poet, studiues, vrarë, 1999
3. Bicurri Esat – artist, këngëtar, vrarë, 1999
4. Elmazi Rexhep – poet, vrarë pas burgut
5. Graiçevci Fazli – poet, mbytur me tortura nga
UDB-1964
6. Çaushi Bardhyl – jurist, prof. i së drejtës romake, vrarë
7. Gërvalla Jusuf – shkrimtar, vrarë
8. Hadri Enver – poet, publicist, vrarë, 1990
9. Hoti Ukshin Hoti – politolog, filozof (i zhdukur)
10. Konjusha Selman – poet, vrarë, 1999
11. Mustafa Xhemail – publicist, kritik letrar
12. Ramadani Agim – poet, piktor
13. Sulejmani Gursel – piktor, rënë në luftë
14. Topalli Enver – poet, publicist, vrarë në burgun
e Dubravës, 1999
15. Zeka Kadri – publicist, vrarë.
* Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti gjate nje vizite ne Vater

Histori: Lufta ruso – turke dhe Ballkani

$
0
0

Nga Astrit Lulushi/
Më 24 prill 1877 fillon lufta ruso – turke; Rusia i shpall luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të. Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan.
Lufta ruso – turke solli ndryshime edhe mes shqiptarëve; ata mësuan se perandoria Osmane nuk ishte e pathyeshme; dhe së dyti, trojet e tyre nën perandori nuk ishin aq të mbrojtura ndaj rrezikut të gllabërimit nga vendet fqinj – shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit – kuptimi i gjendjes solli ndryshimin e mendësisë që i futi shqiptarët në udhën drejt pavarësisë.
Gjithashtu, Lufta ruso – turke shkaktoi një ndryshim tjetër; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që ata e zevendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe, simbol i shoqatave të tilla në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.


SIPAS CIA- Dëshmitë e të arratisurve nga Hasi që janë burgosur në Jugosllavi”

$
0
0

Nga Auron TARE/
Në dokumentet që botojmë sot, të ardhura nga arkivi i deklasifikuar amerikan mbi operacionet klandestine të CIA-s 1949-1955 kundër Shqipërisë komuniste, mund të shikojmë disa të dhëna me shumë interes. Këto dokument vazhdojnë të ndriçojnë më mirë aspekte të veçanta të operacioneve sekrete kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në dokumentin e parë kemi të dhëna me mjaft interes, të marra nga interrogimi i një prej grupeve klandestine të sapodala nga Shqipëria. Grupi “Pisha”, i hyrë në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë ishte një grup i stërvitur nga oficerët e CIA-s amerikane. Hyrja e këtij grupi në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë vjen pas një marrëveshjeje të ndërmarrë nga të dyja shërbimet, ato amerikane dhe jugosllave, pas vitit 1951. Por, duhet theksuar se amerikanët mbanin në kontroll të gjitha grupet, edhe pse jugosllavët përpiqeshin për t’i infiltruar ato me shqiptarë të rekrutuar prej tyre. Ashtu si shumë grupe të tjera që hynin në Shqipëri, edhe grupi “Pisha” ka pasur një sërë objektivash të caktuara. Megjithatë, interesant është fakti se përse oficeri përgjegjës i operacionit ka shënuar se informacioni i është marrë një prej anëtarëve të grupit pas një këmbënguljeje të tij. Informacioni i ardhur nga ky person, në dukje shumë normal për një anëtar të një grupi diversionist, i cili ka qëllim nxjerrjen e informacioneve sekrete, sjell një listë emrash, të cilët mendohet se janë burgosur nga autoritetet jugosllave. Kundërshtarë të regjimit komunist, ata janë burgosur nga jugosllavët.
Përse kjo listë emrash kundërshtarësh të regjimit të Hoxhes duhej t’u jepej oficerëve të CIA-s pas një insistimi të tyre? A nuk do të ishte e udhës që grupi “Pisha” të kishte si objektiv shpëtimin e këtyre kundërshtarëve të Hoxhës nga kthetrat jugosllave? Çdo zbulues e ka të vështirë të mos ngrejë dyshime për motivet e vërteta të agjentit të tyre në dhënien e këtij informacioni shumë normal për një rrjet agjenturor. Por, hezitimi i tij i theksuar nga oficeri amerikan ngre pyetjen: A mos vallë anëtari i grupit “Pisha” të ketë dashur të infiltrojë midis listës së tij agjentë të Sigurimit shqiptar, të cilët mund të ishin dërguar me një mision sekret nga Shqipëria? Ndoshta ky dyshim mund të marrë përgjigje nga arkivat akoma të padeklasifikuara të Shërbimit shqiptar, megjithatë deri atëherë, dokumenti i botuar sot mund të shikohet me kërshëri si një dritare e vogël, nga ku mund të hidhet një vështrim i zbehtë në errësirën e të panjohurave të atyre viteve. Një tjetër informacion i dalë nga ky dokument është lista e plotë e anëtarëve të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit një organizatë e krijuar dhe e financuar nga UDB-ja Jugosllave, si një mundësi për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e shqiptarëve anti-Hoxha. Lista, e cila do të botohet numrin që vjen, ka në krye edhe personin e përmendur në dokumentin e CIA-s, Lutfi Spahiun nga Prizreni, një prej anëtarëve më aktivë të kësaj organizate në mbrojtje të synimeve dhe planeve jugosllave kundër Shqipërisë së asaj kohe.
MEMORANDUM: 14 KORRIK 1952
Subjekti: Marrja në pyetje e grupit “Pisha”. Pjesa IV e operacionit BGFIEND Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) Informacioni i mëposhtëm u dha nga “Pisha e Vogël” në pjesën e fundit të seancave të marrjes në pyetje, pas kërkesave të përsëritura. 1. Personat e mëposhtëm janë larguar nga Shqipëria komuniste dhe kanë kaluar në Jugosllavi. Ata janë burgosur nga jugosllavët si të burgosur politikë. 1. Mehmet Ali Bajraktari Has 2. Rexhë Ali Bajraktari Has 3. Sadri Ali Bajraktari Has 4. Skënder Ymer Bardhoshi Quke 5. Rexhë Hasoni Golaj 6. Halit Osmani Luma 7. Ali Haliti Luma 8. Baftjar Doda 9. Bilal Kola 10. Ndrec Sufi, me një grup prej 15 ndjekësish 11. Mark Biba dhe Gjin Gjeta, me 24 ndjekës Nuk dihet se cilët jetojnë ende, por dihet se të gjithë janë futur në burg si të burgosur politikë nga qeveria jugosllave. Emrat e mëposhtëm janë futur në burg pasi kërkonin të arratiseshin nga Jugosllavia. Pjeter Gjoni Fuat Zamimi Sadik Kolgjini.
1.Informatorë të armatosur në Shtiqën (Kukës) Popullsia në Shtiqën.
Nuk dihet numri i saktë, megjithatë nga informatorët tanë mendojmë se popullsia e armatosur në Shtiqën nuk është më shumë se 200 vetë. Ky numër është i përafërt dhe një rishikim i tij është i nevojshëm. 1.Më poshtë është një përkthim i një letre të hapur dërguar emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, liderë të Lidhjes së Prizrenit. “Populli i Shqipërisë, vëllezër dhe motra, ju duhet të bëni gjithçka për t’u arratisur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të vini në Jugosllavi, pasi këtu në Jugosllavi ne kemi ndihmë politike dhe ekonomike. Ne kemi dërguar një grup në Shqipëri me qëllim hartimin e një liste me emra për t’ju dërguar armë në Shqipëri dhe për t’ua shpërndarë njerëzve kudo në Shqipëri, por ky plan ka ndryshuar paksa”. Shënim: Lutfi Spahiu ka thënë dhe thotë në shumë raste se Shqipëria mund të çlirohet vetëm me ndihmën e jugosllavëve dhe të askujt tjetër. Spahiu ka bërë shumë punë në mesin e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi.
1. Emrat e parashutistëve të vrarë, apo të kapur nga regjimi i Hoxhës.
Rifat Zyberi Ded Hili Azis Rusta Shkodër Hamit Toshi Riza Xhemali Fushë Bardhë, Gjirokastër Fidai Veliu Fushë Bardhë, Gjirokastër Hysen Sallku Peshkopi.
“Rekrutimet: Na duhen agjentë më cilësorë”
TOP SEKRET
PLAN DYVJEÇAR PËR OPERACIONET
SHQIPTARE
Pjesa e Parë: Konditat e operacioneve
…….
Vendet dhe ambientet nga ku mund të rekrutojmë
më shumë agjentë:
a. Shpura e ish-Mbretit Zog. Mundet që tre apo katër
agjentë të kalibrit të liderëve të grupeve mund të na
jepen nga Zogu, nëse ai vazhdon të bashkëpunojë me
ne, si dhe nëse problemet e tij me autoritetet në Egjipt
marrin fund.
b. Kampi i refugjatëve Lavrio, Greqi: Për momentin
nuk ka njerëz me kualitet lidershipi në kampin e Lavrios.
Janë 70 deri në 100 vetë, të cilët mund të përdoren
si pjesëtarë të grupeve për të mbështetur liderin.
c. Janina dhe Trieste: Qendrat e interrogimit në këto
dy qytete japin mundësinë e zbulimit dhe rekrutimit
të talenteve për agjentë potencialë. Të gjithë refugjatët
që vijnë këtu vëzhgohen me qëllimin për të zbuluar
rekrutë.
d.Kompania shqiptare në Gjermani: Kompania prej
200 vetash në Gjermani, tashmë e gjitha nën kontrollin
amerikan, konsiderohet si një vend për rekrutimin
e agjentëve të nivelit të ulët, të cilët mund të përdoren
për emergjenca, apo si një ekip sulmi në momente të
caktuara.
Metodat që do të përdoren për infiltrime
të suksesshme, si dhe krijimin e agjentëve
rezidentë.
a. Për të kryer infiltrime të suksesshme, si dhe për të
krijuar baza të agjentëve rezidentë, metodat e mëposhtme
janë të nevojshme
1. Përdorimi i agjentëve të trajnuar në mënyrën më të
mirë, si dhe me kontakte shumë të mira brenda vendit.
2. Përdorimi i njerëzve me njohje të mira të zonës së
kufirit, si dhe të zonës operacionale.
3. Infiltrimi i agjentëve vetëm në vendlindjen e të paktën
liderit të grupit.
4. Kontakt i grupit vetëm me njerëz të besuar.
5. Sigurimi i dokumenteve të rregullta
6. Misione të limituara që kalojnë kufirin me objektiv
rekrutimin e një numri të vogël, por të kalibrit të lartë
dhe jo qëndrimin e një grupi në një zonë për një kohë të
gjatë.
7. Reduktimi i misioneve në grupe prej dy personash
apo edhe vetëm një person.
8. Misionet duhet të jenë të shkurtra, por në mënyrë
frekuente dhe jo të gjata dhe të rralla.
Në varësi të ngjarjeve për të cilat ne nuk kemi kontroll.
Mundësia për të ardhmen ekziston për:
1. Operacione kundërzbulimi me agjentë të Shërbimit
Sekret Shqiptar, të cilët pranojnë të bashkëpunojnë me ne.
2. Rekrutime në vend.
TOP SEKRET MEMORANDUM: 21 KORRIK 1952 Subjekti: Raporti mujor BGFIEND, 15 qershor -15 korrik 1952 Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) 1. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT HTGRUBBY (emri i koduar i radios “Europa e Lirë”- shën. i redaksisë) transmeton përditë gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të datës 5 korrik. Temat e trajtuara në veçanti gjatë kësaj periudhe ishin Kongresi i Dytë i Rinisë, plani 5-vjeçar, Kodi Penal, si dhe biografia e oficerëve komunistë. Në mënyrë që të adoptojmë një propagandë me pozitive, stafi ka marrë detyrë që të shkruajë një seri bisedash, secila e fokusuar në të katër principet e Htneight (komiteti “Shqipëria e Lirë”).
1. KAPJA E VALËVE TË RADIOS NË SHQIPËRI Grupi “Pisha” na informon se radio “Europa e Lirë” kapej në të shumtën e kohës në zonën e Kukësit përgjatë dy muajve që ata ishin atje. Grupi “Shelgu”, i cili nuk kishin radio me vete, na informon se ata kishin folur me një shqiptar, i cili kishte dëshmuar se ai e kishte dëgjuar radion HTGruukomuby (“Europa e Lirë”) në shtëpinë e një kushëriri në Durrës. Fatkeqësisht, as grupi “Pisha” dhe as grupi “ Shelgu” nuk kanë mundur të na sjellin ndonjë informacion mbi reagimin e shqiptarëve ndaj transmetimeve të HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). Megjithëse grupi “Pisha” na tha se morali i grupit të tij ishte mjaft i lartë, si rezultat i transmetimeve te HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). 1. PERSONEL (Emri i fshirë) i rikthyer nga misioni i tij me britanikët më 18 korrik dhe me sa di unë IDENTITETI 1 është në proces për t’u pajisur me besimin për të zëvendësuar RNDRAWER. Megjithatë, është një nevojë urgjente për dy shkrimtarë te mirë shqiptarë, të cilët do të zëvendësojnë (emri i fshirë), si dhe (emri i fshirë). Zgjidhja më e mirë, mendoj unë, është që një prej grupeve tona të nxjerrë nga Shqipëria një apo dy njerëz të kalibrit të lartë, pasi është e qartë se nuk ka shqiptarë të kalibrit, të cilët të kenë materiale apo eksperiencë se si janë konditat dhe ngjarjet brenda Shqipërisë. Një ngritje e moralit me motivacion idealist do të ishte ngjarje shumë e mirë për stafin e HTGruuby. 1.FLETUSHKAT Më 6 korrik 1952, 500 mijë fletushka me simbolin e HTNeight( komiteti “Shqipëria e Lirë”), si dhe 100 mijë gazeta të vogla.

DHURATA NGA AMERIKA PËR BIBLIOTEKËN KOMBËTARE GJATË VITIT 1930

$
0
0

(LIBRAT E DHURUARA NGA LEGATA E SHQIPËRISË NË UASHINGTON DHE NGA FEDERATA “VATRA” E BOSTONIT)/
Nga Frederik Stamati/Tirane/
Një miku im, Shpëtim Sala, njeri tepër i dhënë pas koleksioneve historike dhe i çiltër në pasurinë intelektuale që ka, më dha i pari shtysën e pa përballueshme për të hedhur në letër këto pak rreshtat e mëposhtme, e që rrahin të kujtojnë një ngjarje të tetëdhjetë e katër vjetëve më parë, një ngjarje pa bujë dhe e mbyllur me kohë në arkivat e shtetit shqiptar. Dikur ai kishte lexuar një shkrimin tim për uniformën e një luftëtari të Trupit Vullnetar dhe sapo i ra në dorë broshura e Aqif Përmetit mbi mënyrën e stërvitjes së ushtarëve të Trupit ngriti dorezën e telefonit. Kaq ishte puna! Gjëja më interesante është se kjo broshurë bën pjesë në listën e librave që Federata “Vatra” i dhuroi Bibkiotekës Kombëtare në vitin 1930. Kushdo mund të bëhet kurioz dhe të vrasë mëndjen për rëndësinë e librit. Mirë! Unë nuk do ta komentoj broshurën për përmbajtjen, as për saktësinë ushtarake, as se në eksperiencën, apo rregulloret e cilit shtet është mbështetur autori. Këto janë çështje tepër larg njohurive të mija ushtarake, nuk guxoj dhe po u a lë specialistëve të stërvitjes fushore, por do të thom nja dy – tre fjalë për Trupin Vullnetar. Ai u krijua në Amerikë me sygjerimin e Mehmet Konicës dhe me përkujdesjen e “Vatrës”. Qëllimi ishte pjesmarrja në Luftën e Parë Botërore duke u rreshtuar pranë Forcave Aleate, për të siguruar kështu zyrtarizimin e paprekshmërisë së kufijve të vitit 1913. Mijëra shqiptarë firmosën pjesmarrjen në këtë njësi të armatosur ushtarake, duke blerë me paratë e tyre edhe armatimin. Mirëpo një forcë ushtarake nuk mund te funksionojë pa një organizim të përsosur që nga gjërat më elementare, që nga disiplina e rreshtimit, ecjes, etj, etj, gjë që në forcat e armatosura përcaktohet me rregullore. Këtë tematikë përmban broshura e hartuar nga Aqif Përmeti. Pastaj, më vonë, në vitin 1920, një pjese këtyre vullnetarëve të stërvitur ushtarakisht, u inkuadruan në “Gardën civile” dhe erdhën në Shqipëri në vitin 1920 në bazë të kërkesës së qeverisë së Sulejman Delvinës.
Në listën që rreshton librat e dhuruara nga “Vatra” broshura e Aqif Përmetit përmendet pak më ndryshe: me sa duket nëpunësi që e ka shkruar nuk ka treguar kujdesin e duhur dhe të domosdoshëm në të tilla raste, madje duke “ja futur kot” për ndonjë gjë, por megjithatë janë vogëlsira, të cilat nuk prishin punë.
Në Arkivin e Shtetit, në Fondin 195, Dosjen 122 dhe Faqen 173, ruhet kjo shkresë:(Te plote do ta lexoni ne Dielllin e printuar)

Dënimet me vdekje në Egjipt në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

$
0
0

Një numër kaq i madh i të dënuarve me vdekje nuk është parë e as që ka ngjarë në këtë kohë moderne të funksionimit dhe aplikimit të së drejtës, theksojnë shumë organizata shtetërore e ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Procese të shumta gjyqësore dhe dënimi me vdekje i qindra pjesëtarëve të vëllazërisë myslimane nga gjyqësori në Egjipt pa dyshim se është në kundërshtim të plotë me të gjitha normat dhe ligjet pozitive të të gjitha shteteve, por edhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Dënimi i një numri kaq të madh të këtij grupacioni politik nuk është parë e as që ka ngjarë në këtë kohë moderne të funksionimit dhe aplikimit të së drejtës. Në këto procese gjyqësore u dënuan me vdekje edhe lider të lartë të vëllazërisë myslimane, të cilët më së shumti i ngarkonte akuza për vrasje.
Dënimet kapitale që janë dhënë nga “ drejtësia egjiptiane” nga të gjitha shtetet demokratike, ndër to edhe SHBA-të, pastaj nga organizatat e ndryshme për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, janë kundërshtuar me gjithë forcën dhe kanë kërkuar nga autoritet e këtij shteti që të ndërprejnë këtë valë të represionit të ashpër politik. Indinjata dhe mllefi i këtyre shteteve dhe organizatave është aq më i madh, në rend të parë, që të akuzuarve, tash të dënuarve, nuk iu dha mundësia për ta mbrojtur vetën, që flet edhe njëherë se këtu nuk bëhet fjalë për drejtësi, por për një fushatë të egër të këtij regjimi kundër pjesëtarëve të vëllazërisë myslimane. Nga të gjitha informacionet, reagimet dhe kundërshtimet e bëra deri me tani, proceset gjyqësore në këtë shtet shihen si një shkallëzim i qeverisë e mbështetur fuqishëm nga ushtria. Apo thënë më mirë, nga rrëzimi i presidentit Muhamad Mursi në korrikun e vitit të shkuar ushtria e këtij vendi shumë ashpër ka ndërhy për shpartallimin e kësaj lëvizjeje myslimane, e cila thellësisht është konzervative e jo revolucionare.
Të ballafaquar me ndjekje të vazhdueshme të policisë e ushtrisë egjiptiane liderët kryesor të kësaj lëvizjeje ose kanë ikur në ekzil ose janë të dënuar. Deri me tash janë vrarë mbi 1400 persona nga fillimi i dhunës të vitit të kaluar, shifra këto të publikuara nga Amnesty International. Vëllazëria myslimane konsiderohet si një organizatë terroriste, e cila sipas autoriteteve egjiptiane qëndron prapa një sërë sulmesh terroriste që po ndodhin në këtë vend. Megjithatë, siç duket, fryma e vëllazërisë myslimane nuk mund të shuhet edhe me metoda më të vrazhda që po përdorë regjimi i këtij shteti. Në të vërtetë, tash për tash është i pranishëm një grup i madh i të rinjve të cilët dëshirojnë të fillojnë një metodë tjetër të funksionimit dhe punës të kësaj lëvizjeje. Sa e sa herë është argumentuar se dhuna prodhon dhunë, por shembulli i këtyre të rinjve hedh në pah mençurinë e tyre se duhet përdorë metoda tjera për t’i ikur derdhjes së mëtejme të gjakut, dhunës, burgimit, dënimit etj.
Në fund vlen të theksohet se reagimin më të ashpër deri me tash e kanë bërë SHBA-të, organizata Human Watch Right, Amnesty International, Komisioni për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara me seli në Gjenevë dhe shumë shtete e organizata tjera anëkënd rruzullit tokësor.

HASAN PRISHTINA NDEROHET ME FLAMURIN KOMBETAR

$
0
0

Presidenti Nishani vlerëson atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”
Tirane 2 Maj- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi sot atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Kreu i Shtetit shqiptar i dorëzoi Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, zotit Dardan Sejdiu dekoratën e lartë me motivacionin: “Përjetësisht, një nga simbolet më të ndritura të historisë politike të kombit shqiptar: rilindas, patriot, politikan elitar me cilësi të larta organizuese dhe frymëzuese. Ky bir i shquar i Kosovës, së bashku me Ismail Qemalin u bënë dy kontribuesit më të shquar të të gjitha trojeve etnike të popullit shqiptar, të cilët me veprimtarinë e tyre politike dhe diplomatike bënë të mundur Shpalljen e Pavarësisë sonë Kombëtare më 28 Nëntor 1912”.
Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti Nishani u shpreh: “Jemi mbledhur sot në një ceremoni, ndoshta nga më prekëset në karrierën time, për të nderuar me dekoratën më të lartë që jep Republika e Shqipërisë, një prej bijve më të lavdishëm të kombit shqiptar, Hasan Prishtinën. Një nderim ndoshta i vonuar, për një nga kalorësit më të mëdhenj të historisë politike dhe kombëtare të Shqipërisë të së paku dy shekujve të fundit të saj.
Hasan Prishtina lindi në Kosovë, por nuk i përket vetëm botës së saj. Vepra më e mrekullueshme që ai kreu, përgatitja së bashku me Ismail Qemalin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kryengritja madhështore që parapriu Pavarësinë, ka më se një shekull që u përket të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Emri i tij është kthyer në një simbol kombëtar të dashurisë për liri. Ndaj, është në nderin dhe krenarinë time si President i Republikës së Shqipërisë që ta ngre në piedestalin më të lartë të nderimit shtetëror, duke i dhënë pas vdekjes dekoratën më të lartë të shtetit, ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’.
Duke medituar mbi vendin që ai zë në historinë e Shqipërisë, natyrshëm të vijnë në mendje dy vargje që i janë kushtuar nderimit të një shkrimtari të madh francez me famë botërore (Molierit): ‘Lavdia e tij s’ka nevojë për asgjë / E jona ka nevojë për të’. Po megjithatë, kjo nuk mjafton për njeriun që na ka mbledhur këtu. Hasan Prishtina për arsye ideologjike shtetërore u tentua të lihej në harresë, u denigrua duke u lënë në heshtje dhe aq më keq, ndonjëherë dhe u luftua. Ndaj dhe vlerësimi i sotëm bën pjesë në atë nderim të vonuar që Shqipëria po vazhdon t’i bëjë birit të vet, i cili së bashku me Ismail Qemalin, ishin arkitektët e Pavarësisë së Shqipërisë, që u projektua që në mbledhjen e Taksimit në Stamboll e që fill më pas, vazhdoi me kryengritjen më të madhe anti-osmane në gusht të vitit 1912, duke mediatizuar kështu për herë të parë çështjen shqiptare kudo në Evropë.
Pak kush e di se në Shqipëri Hasan Prishtina ka qenë edhe ministër në qeverinë e parë të Ismail Qemalit, por gjithashtu ka bërë pjesë edhe në atë të Princ Vidit. Shumë pak veta janë në dijeni edhe sot, se ai ka qenë për pak ditë Kryeministër i shtetit të cunguar shqiptar, e se ka qenë edhe deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Në piedestalin ku po e vëmë sot, po e risjellim në panteonin prej nga e përzunë.
Personaliteti kombëtar për të cilën jemi mbledhur sot pati një jetë tragjike. Dita për të cilën ai sakrifikoi deri edhe pasurinë kolosale, e gjeti të burgosur politik në burgjet e Serbisë. Edhe jeta e tij e mëpasme është kalvar i një legjende të botës shqiptare. Prej 28 nëntorit 1912 dhe deri sa e vranë më 14 gusht 1933, e gjithë karriera e tij është e përshkuar nga një simfoni heroizmi që iu përkushtua dy dashurive të pandara: Shqipërisë dhe Kosovës. Në rendin ndërkombëtar me aq shumë ndryshime të viteve 1912-1933 ai u turr përpara për të gjetur qoftë edhe një xixëllonjë të vetme shprese në fundin e tunelit të gjatë të mbushur me errësirë, që përhapnin vendimet e disa konferencave ndërkombëtare të cilat merreshin në dëm të kombit shqiptar.
Por gjithsesi dashuritë e mëdha nuk vdesin kurrë në kujtesën njerëzore. Një ditë të bukur ato ripërtërihen e shfaqen edhe më të bukura në ndërgjegjen njerëzore. Në fundin e shekullit që shkoi e gjithë bota u bë dëshmitare mediatike e rishfaqjes së një miti në drejtësinë e Çlirimit të Kosovës. Së bashku me luftëtarët e UÇK-së dhe forcat shumëkombëshe të NATO-s, më 12 Qershor 1999, ditën kur ato hynë në mënyrë triumfuese në Prishtinë, unë besoj për një çast, me pasionin e një besimtari, se ka parakaluar dhe një shpirt. Ka qenë shpirti i Hasan Prishtinës, engjëllit të lirisë së Kosovës, i cili atë ditë pranvere fluturonte si ai poleni me të cilin po ngjyrosej pranvera e vetë kombit shqiptar.
Në këto 15 vite të çlirimit të Kosovës ne kemi përjetuar shumë ngjarje të mëdha. Republika e Kosovës është shteti më i ri i kontinentit evropian, të cilit i përkasim të gjithë ne, shqiptarët. Bashkë me stabilizimin juridik, ekonomik dhe human të nënshtetasve të saj, dalëngadalë banorët e këtij vendi në rimëkëmbje e sipër filluan të nderojnë e të kthehen tek etërit e tyre themelues me dashuri dhe respekt, duke i nderuar së bashku me ata që ranë në luftën e fundit për çlirimin e saj. Vullnetarizmi kulturor i një qytetari biznesmen si Mehmet Prishtina nga fshati Polanc i Drenicës, që po jep një kontribut shembullor me ndihmën dhe iniciativat e tij personale për lartësimin e figurës së Hasan Prishtinës kudo është një rast që duhet të merret si shembull dhe të kuptohet se çfarë dashurie kanë për rrënjët e tyre qytetarët kosovarë.
Kjo mbrëmje besoj se do jetë e veçantë për të gjithë ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, sepse po kontribuojmë për t’i rikthyer respektin dhe mirënjohjen e merituar Hasan Prishtinës. Por është një përkim jo i rastit, që sot nderimi me dekoratën më të lartë për të shkon paralelisht me proceset e integrimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian. Në ëndrrat më të largëta për të ardhmen e shqiptarëve, patrioti Hasan Prishtina do të kish aspiruar një jetë të ngjashme me evropianët e tjerë. Vetë ai ishte personifikimi i intelektualit evropian që udhëhiqej nga iluminizmi.
Hasan Prishtina tashmë fle i qetë në parajsën e ëndërruar, sepse Shqipëria dhe Kosova janë më të lira se kurrë ndonjëherë dhe bashkë me to edhe ai. Nderim!”
Të pranishmit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare të rajonit u përshëndetën edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i cili mes të tjerash theksoi: “Hasan Prishtina ishte biri besnik i Kosovës kryengritëse ndër shekuj, por ai nuk i përket vetëm Vushtrrisë që e rriti, Prishtinës që e përfaqësonte dhe Kosovës martire, por gjithë Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse veprimtaria e tij reflekton interesat e përgjithshme kombëtare dhe jo lokale e parciale. Dekorimi i Hasan Prishtinës nga Presidenti Nishani përbën një akt vlerësimi, mirënjohjeje dhe respekti të thellë për këtë burrë të madh të kombit dhe figurë të shquar historike e simbol të vlerave të larta kombëtare”.

“MASAKRA ME KNAQË SHPIRTIN E TYNE…”

$
0
0

Imz. Jul Bonatti (4 Maji 1874 – 5 Maji 1951)/
Nga Nga Fritz RADOVANI/
Vështirë me u besue këto, e vështirë me u besue çka po u shkon mendja “disave”!
Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij nga Italia.
Hapët dosja nr. 3616… “…Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.”
Imz. Bonatti deklaron në hetuesinë e Vlonës dhe asht fat i madh se, në disa fletë që ruhen në shpjegimet biografike janë detaje që me siguri nuk do të ishin dijtë kurrë, p.sh.: “Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.” Tregon me shka asht marrë edhe në vitet e fundit në Itali.
Një opinjon që vazhdoi mbi 47 vjet në hetuesitë e sigurimit shqiptar:
“… përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.” (dt. 10 qershor 1946).
Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar…”
Namik Cakrani shënon: “… Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.”
Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç deklaratave të sipërme, akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “… agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin (kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi…”
Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”
Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie…”.
A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?
Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né.
Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit nga e cila nuk mund të shkëputej asnjë çast atëherë,.. dhe sot.
***
Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mbesa i Tij me té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”.
Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë… Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni…. dhe çohet në manikomjo…
Fantazia e kriminelit asht e pafund….
Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë!
“Ndrroi jetë…”, një fjalë goje!
U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!!
Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e… ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij.
***
A thue pasojë e sllavokomunizmit ishte kjo, apo dishka ma shumë..?!
Imz. Jul Bonatti deklaron: “Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i vllaznojmë në çdo anë të botës!” Kjo thanje e Profesorit më ka terhjekë vemendjen që atëherë kur e kam lexue. Kam shkrue dhe mendoj mos me u ndalue këtu!
Imz. Prof. Jul Bonatti ishte Klerik Katolik Shkodranë, teolog, filozof, studjues dhe perkthyes i njohun i letersisë dhe gjuhës shqipe, një humanist i persosun, poliglot dhe mbi të gjitha një Klerik me pikpamje europjane, në vizionin e të cilit qendronte një nga perpjekjet e vazhdueshme të Atdhetarëve tanë: Unifikimi i Kishave Shqiptare!
Përgatitja e Tij n’ Austri, Itali, dhe sherbimi në Stamboll mbi 16 vjet, në Durrës, Vlonë, Siçili, dhe njohja atje e Kishave Unite Shqiptare prej Tij, duhet të bahet piknisje per një studim të plotë të perpjekjeve të dy palëve; katolikë dhe ortodoksë per unifikim.
E ky unifikim nenkupton Unitetin e Trojeve të Shtetit Shqiptar!
Një veper e tillë Atdhetare, ishte fillue me kohë nga Imz. Kristofor Kissi.
Kjo etapë e re fillon me kohë, madje vite perpara At Shtjefen Gjeçovi kur ishte në Vlonë, flet per perpjekje të dy kishave per Bashkim, dhe kam parasyshë edhe vlersimet.
Nga studjuesi z. Nelson Qiriaku, kam mujtë me u sigurue per fillimet e Kishës Ortodokse Autoçefale Shqiptare KOASH, e cila me disa nga drejtuesit e saj të nderuem filloi marrveshjet per unifikim dhe bashkpunim me Kishen Katolike Shqiptare, që në vitin 1920. Menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë në 1912 shihen dokumentat. Perpjekjet e Hirsisë së Visarion Xhuvanit, Kristofor Kissit, Irene Banushit, etj., dhe lidhjet e Tyne me Famullitarët e Vlonës, Durrësit dhe së fundi të Tiranës, dhe janë një prej episodeve ma të lavdishme të mardhanjeve mes Kishave tona Shqiptare.
Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga kishat sllave e greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, dhe perdorimin e gjuhës Shqipe.
Patriarku i Konstantinopojës emnoi në Shqipni Hierotheos A. Jahon (Peshkop i Miletupolisit) si zevendsin e tij të plotfuqishem, i cili, i shoqnuem nga Imz. Kristofor Kissi, Peshkop i Sinadonit, mërriti në Korçë në vjeshten e vitit 1923, dhe shuguruen Fan Nolin, me 21 Nandor 1923, në katedralen e Shen Gjergjit.
Hierotheosi emeroi Imz. Kristofor Kissin, Peshkop të dioqezës së Beratit, e cila permblidhte edhe Vlonen; Fan Noli në 1924 u largue nga Shqipnia. Në nandor 1927 vizitoi Rusinë stalinjane, pra Bashkimin Sovjetik, si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit…
Po, nuk mungoi me i ba urimet edhe Enver Hoxhës në Janar 1946, per “varësinë e Republikës Demokratike Shqiptare nga Jugosllavia komuniste e Titos”…
Ishte koha kur Peshkopët e KOASH Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi(u burgos në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (u pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli(u pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse vazhduen me punue per unifikimin e Kishave Shqiptare, njëherit me persekucionin e Tyne të vazhdueshem kryesisht mbas 1944.
Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe Enver Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim dhe Fenë!
Kryepeshkopi metropolit Kristofor Kissi drejtoi KOASH derisa dha doreheqjen me 1949. Ai jetoi në pension pak kohë në manastirin e Ardenicës e me vonë në manastirin e Shën Prokopit afer Tiranës. Thohej se vdiq nga hemoragjia cerebrale (po, ma shumë mendohet se aty u helmuem nga Sigurimi komunist) me 16 qershor 1958.
Patrikana e Konstantinopojës e njohu Kishen e Shqipnisë si autoqefale vetem nga autoriteti i Imz. Kristofor Kissit. Ai ishte personi ma i respektuem per të gjitha palët e interesueme, per patrikanën e Konstantinopojës, per Popullin Shqiptar, per Klerin Ortodoks dhe lidhjet e KOASH me Kishen Katolike Shqiptare. Ndersa, Martiri At Josif Papamihali… asht mbulue me baltë i gjallë në kampin e shfarosjes, në këneten e Maliqit të Korçës, me 26 Tetor 1948 vetem, per lidhjet fetare me Klerin Katolik Shqiptar.
Kjo ishte Kisha e vertetë Ortodokse KOASH, per të cilen ruej respekt edhe sot!
Ishte pikrisht koha kur në Shkoder Hafiz Derguti torturohej në 1947, dhe po i tregonte një bashkvuejtësi: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani shka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”
Cili kje qendrimi Europjan i Hafiz Ibrahim Dalliut në gjyqin e Tij në 1946 ?
Kush mundet me mohue veprat e Hafiz Ali Tarit, ndaj Klerit Katolik në Burrel ?
Ndersa, vrasjet e masakrat e sllavokomunistëve ndaj Bektashijve vazhdonin me korrë koka njerzish, vetem per qendresen e Tyne në perkrahje të katolikëve Shqiptarë.
Ashtusi mbyten At Papamihalin, ashtu shkyene dhe Imz. Jul Bonattin…
Historia pa të vertata e saja, nga Populli Shqiptar quhet “rrenë”!
***
Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, ashtusi paraardhësit e tyne anadollakë, gjithnjë, kudo ku kanë sundue kanë perdorë metoden “Perçaj e sundo!”, jo “pa rezultat”.
Në Sheshin Skenderbe, Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë…
Por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.”
Pajtimi i vertetë arrihet vetem me hapjen e dosjeve…Dënimi i diktatorëve që kanë ushtrue Gjenocid kunder Klerit Katolik dhe Atdhetarëve Shqiptar asht detyrë!
Shqiptarët duhet gjithnjë ti bajnë vetes një pyetje:
Deri kur do të vazhdojë me u mashtrue Populli Shqiptar?!
Melbourne, Maj 2014.

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live