Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

NËNAT, BRAKTISËN FËMIJËT E TYRE

$
0
0

2Dobra shefqetNGA SHEFQET DOBRA/…Njerëz të mbledhur si bagëtitë, nga të gjitha trevat, i grumbulluan në katër kazerma  të madha, në një ish repart ushtrie, – në Bençë të Tepelenës, të cilin e quajtën: “kamp “internimi,”  kurse në letrat që dërgonim apo që na vinin, njihej si repart ushtrie, sepse adresa ishte: Reprti numër (…) Tepelenë

Në fakt ky nuk ishte – kamp internim, as repart ushtrie; ishte tamam një burg,  se ishte i rrethuar me tela me gjemba, ruhej me roje te armatosur,  ku numëroheshin mëngjes e darkë, në punë shkonin të ruajtur me policë të armatosur. Por për të mos ditur se aty  ishte një burg  ku kishte: burra e gra, të vjetër e të sëmur, fëmijë për gjiri dhe më të mëdhenj, që në shkollë, shkonin e vinin, të ruajtur me policë.  Nuk duhet ta dinin të dinin se ka një burg të tillë.

Ishin katër kazerma të mëdha, me katër radhe krevatesh, me dy dyer të mëdha dy kanatshe, poshtë qytetit të Tepelenës, për brinjë kalasë të Ali pashës.

Ky ish repart ushtarak,-si duket, italianët para se të largoheshin- e kishin minuar fushën brenda rrethimit dhe gjatë lëvizjes nëpër atë fushë, herë pas here, qëllonte që poshtë këmbëve tona, të shpërthente ndonjëra. Shumë të vegjël e të madhej, prej këtyre minave, morën dënimin maksimal, pa gjyq.

Eh, ç’ janë kujtimet e vegjëlisë, ato nuk shlyhen kurrë  nga kujtesa, ato janë si themeli i shtëpisë që, edhe nëse shtëpia shembet, themelet janë të gatshëm të ngrihen mure tjera.

Fëmijët shkonin në shkollë para e pas dite, të shoqëruar me policë, e ku ishte ndryshim i këtij kampi nga burgu?

*     *     *

Nuk mund të gjesh nënë që të braktis fëmijën e sajë,  por këtu braktisja e fëmije qe masive  prej nënave; po pse këto nëna, i braktisnin fëmijët e tyre, pjesën e zemrës së tyre, a ka zemër nëne ta bëjë këtë?

Është vërtetë e çuditshme dhe e pa besueshme, një gjë e tillë, por, për fat të keq, e vërtetë.

Nëna, veçanërisht zemra e nënës, pranon të humbasë jetën e sajë, për të mbrojtur fëmijën e vet dhe ka shembuj të tillë me shumicë, madje, shembuj të tillë ka me shumicë edhe në kafshët që, për të mbrojtur këlyshin e vet, ka luftuar deri në humbjen e jetës, po nënat njerëz, si ka mundësi ta bëjnë një gjë të tillë?

Sepse njerëzit që kanë arsye, bëjnë më të keqen për sojin e tyre. Forca e krimit, i detyron nënat të kryejnë këtë veprim absurd.

Me logjikën e sotme, është e pamundur por, po të shtyhemi në kohë, do bindemi si këto nëna që vërtetë do pranonin të sakrifikonin jetët e tyre, e bënë këtë? Ishte ajo, forca njerëzore që mposht e shkatërron sojin e vet.

Njerëzit sundimtar, janë më të egër nga egërsirat, për të siguruar rehatin e mirëqenien e tyre, i  grumbulluan këta njerëz  në këto kazerma të mëdha, si të ishin bagëti dhe, ndoshta, këta njerëz, nuk vlerësoheshin sa bagëtitë.

Gjithë ditën e për dit i çonin të punonin, për të ngrënë u jepnin vetëm 400, gram bukë misri thatë.  Jetë më mizerje, mendonim se nuk do kishte, por, kishim gabuar.

Në vitin 1950, një mëngjes, pasi mbaroi apeli i mëngjesit, polici tha:  “Sot nuk do shkoni në punë. Duam qetësi!” Përse ky pushim sot? Ç’e mirë do jetë? Qoftë për mirë!- Thoshte dikush, mbase do na lirojnë- thoshte një tjetër, të gjithë të gëzuar, këtë mendonin. Të vuajturit presin të mirën, presin mëshirën nga ndëshkuesi, por në racën njerëzore, kjo nuk ndodh kollaj!  Një orë më vonë, përgjegjësit e kazermave thirrën: të gjithë, pa përjashtim me gjithë rroba në fushë!

-Lirim! Si një e një që bëjnë dy! Mori fund! – tha – një i moshuar. Epo, boll na mbajtën, ç’na duan më? Turshi nuk do na bëjnë de! Të shkojmë e të vdesim në shtëpitë tona të paktën. Sa shumë u gëzuam ne të vegjlit! Dilnim nga kazerma gjithë zhurmë, të gjithëve, u qeshte buza.

Një djalë tha: “Ç’më duhen rrobat? Nuk i marr, se më duket sikur dëgjoj erën e këtij të mallkuari kamp”.

-Merrini, merrini!  S’i dihet, ka të papritura këtu! Po nuk ju deshën, i hidhni rrugës – tha një plak..

-Ti vetëm të keqen ndjell! – iu përgjigjën dy djem të rinj, burri duke parë që i kishte pushtuar gëzimi, nuk u foli, po, mërmëriti më zë të ulët: -“Bereqaversën, edhe për pak minuta të ndjehesh i lumtur…! Hamendjet që shprehte secili sipas mendjes së tij, e përshkonte turmën cepi më cep, gëzimi që i kishte pushtuar gjithë, bëri që, gjithë zhurmë të dilnin e të rreshtoheshin në fushën, secili thoshte  ashtu si e mendonte.   Ç’farë nuk dëgjohej! Gjithsecili arsyetonte, si të mundte. Disa thoshin do e shkrijnë këtë kamp, se i ka dalë  nami i kaq. Dikush edhe uronte, atë që kishte vënë dorën në zemër për këta njerëz. Është mëkat,  kur shpresa të zhgënjen.

Kur ne pritnim në fushë, filluan të shtohen policët. Në këtë kohë, në rrugën që vinte nga ura e Bençës  u duk një re tymi. -“Po vinë makinat- urraaa” – bërtitnim ne fëmijët, gjithë shend e verë. Shpresonim se ato makina, do na çonin sipas rretheve, ashtu si na kishin marrë po, kur ato ndaluan para zyrave të komandës, gëzimi u kthye në trishtim, e qeshura na ngriu në buzë, ç’të shikonin,  nga ato të mallkuara makina, pamë të zbresin, fëmijë e të moshuar. Kampi po shtohej me të tjerë fatkeq! Ç’zhgënjim! Mirë që po vinë ata në këtë ferr ku ishim ne, po ne pse na nxorën jashtë? Dy të moshuar, ranë për tokë, i morën në një  makinë që ishte  boshatisur, i çuan urgjent në Tepelenë, të shoqëruar nga Hazis Ndreu, infermieri i kampit. Ne rrinim brenda telave, ata, matanë portës. Ata e kishin të sigurt që do futeshin në kamp, po ne ç ‘pritnim? Shikonim vetëm ecejaket e oficerëve me letra në dorë, që futeshin e dilnin nga zyra. Ç’hesape bënin këta xhanëm, ça presin që nuk i fusin këtu?

Më në fund, u hap porta, i futin brenda të ardhurit me rroba në krah, i rreshtuan veç nga ne. U bënë dy kuadrate njerëzish, të ruajtur nga policët. Nga të dyja anët, kishte pjesëtarë të familjeve, që ishin ndarë para disa viteve. S’kishte më vend për hamendje se do liroheshim, po makinat pse u futën brenda? Kjo na trishtonte po, nuk mund ta merrnim me mend, çfar.

Hyri dhe togeri duke biseduar me një  oficer policie që kishte një bark të madh që kur ecte, dukej si ndonjë brumbull, po sa një buall, ai, sikur me zor ecte dhe merrte frymë me zor. Bisedonin e qeshnin të dy.  Në çdo makinë, ishin dy policë ose nënoficerë policie. Togeri bisedonte me  ushtarakët e sapoardhur para kuadrati tonë. Të dy palët, kishin lista në dorë,  kurse ne, vetëm vështronim “burrat” e shtetin, duke pritur: ça do bëjnë me ne.

-Ndoshta do lirohen vetëm fëmijët, ose edhe të vjetrit- tha njëri.

-Çysh thojsh or tej? –tha një plak nga Dibra- a nuk po shofish se: pleç e cull janë të tanë ata që erdhën?

Më në fund, e hapi gojën dhe togeri ynë: – Dëgjoni këtu!- tha. Janë zgjedhur ata që janë të aftë për të punuar, do largohen nga kampi. Kush të dëgjojë emrin, të marrë rrobat të hip në makinë! Të tjerët të qëndrojnë në vend. Nuk duam asnjë rrëmujë! – tha.

-Po fëmijët,  zoti komandant?  – pyetën disa njëherësh.

-Fëmijët? Po ata, nuk janë të aftë për punë! Ju mos kini merak, kujdesemi ne për ta! Këtu nuk kishte vend, porosia e profetit Mohamedi: “Mëshironi të vegjlit, respektoni të vjetrit”! Respekti e mëshira, nuk kishte vend këtu.

Ç’ishte kjo hata? Si do bënin fëmijët të vetmuar, mes atij kallaballëku. Një proverb thotë: “Mësimi në moshë të vogël, është si e gdhendura në gur”. Qindra fëmijë, do  mbeteshin në mëshirë të fatit, pa përkujdesje të prindit, në një kamp të madh. “ Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i mërzisni” të vjetrit as të vegjlit! –thotë një hadith tjetër.  Këto porosi, nuk kanë vend në shoqërinë e re, sepse,  ligësia kishte fituar, mirësia ishte harruar. Ata, qeshnin me njëri tjetrin, pa e çarë kokën për brengën që na shkaktonin ne. Fëmijët me doçkat e tyre të vogla, shtrëngonin fort nënat për dore, duke qarë sa i pengonin të merrnin rrobat që u duheshin, gishtat e të vegjëlve hapeshin nga forca e dorës së policit! Të qarat e këtyre fëmijëve, do ligështonte dhe shpirtin e egërsirës,  po kurrë nuk ligështoheshin zemrat e këtyre sundimtarëve. Togeri, me ata sy si shigjetë helmuese, i përcëllonte zemrat e të pafajshmeve, bënin nënat tu digjet shpirti për fëmijët, rrënonin zemrat e fëmijëve,  që mbeteshin jetimë, me nëna gjallë. Qani o fëmijë qani se, veç lirisë, tani u morën edhe prindërit. Ç ’fatkeqësi i ka zënë këta njerëz

Sa të pamëshirshëm e çnjerëzor dukeshin! Zemrat e këtyre, sfidojnë gurin. Ç’faj kishin bërë këta njerëz, këta fëmijë, që forca e shtetit po i braktiste, po u hiqte më të rëndësishmen: kujdesin e prindërve? A ka logjikë të pranojë një veprim të tillë?  Për ç’faj dënoheshin këta këta njerëz? A kishte dënim më të rëndë për zemrat e nënave tona?  Kurrë, asnjëherë nuk do kuptohet pas shumë vitesh që ka ndodhur me ne. Kur të plakemi ne  e t’u tregojmë fëmijëve tanë për këto, atyre do u duket si përrallat, kur  thonë: një herë e një kohë…. kush mund të besoje se kanë ndodhur ndonjë herë kështu? Vetë këta që po e bëjnë këtë mëkat sot, kur të mplaken nuk do dinë t’u thonë fëmijëve të tyre. Nënat luteshin  t’i merrnin me vete, po s’i dëgjonte njeri. Kur duart e njoma të fëmijëve shkëputeshin nga forca e atyre duarve, nënave të mjera u dukej sikur po ia çirrnin me thonj zemrën nga kraharori. S’ka gjë që ta shlyej nga kujtesa jonë këtë ditë të zezë, s’ka gjë që të qetësojë zemrat e nënave, për fëmijët e lënë vetëm.

Nënat e shkreta mundoheshin të na jepnin ndonjë këshillë para ndarjes, po sa vend zinin ato, në mendjet e fëmijëve. Njëra i porosiste fëmijët: “të mos ziheshin, tjetra  “mos lozni me predhat, nëse i gjeni!” Po fëmijët do ngeleshin fëmijë!

“Mushkëri të përcëlluara në zjarrin e vuajtjes  jemi

Prindërit tanë, tani më s’i kemi

Sy tërë lot që vajtojmë për ndarjen kemi

Ç’rëndësi ka për egërsirën se viktima përpëliteti”.

– Përshtatur sipas një pjesë të Harun Jahjait-

Buzët tona kishin harruar të qeshnin. Lotët e shumtë kishin lënë vragë në faqet e fëmijëve, kurse  në zemrat e prindërve pikonte çdo ditë nga një pikë zehèr, atyre u hoqën të drejtën të kenë fëmijë, ne na hoqën te drejtën të kemi prindër. Ah more të mallkuar, nuk u ngopët me ç’na bëtë, edhe nga fëmijët po na ndani? E kërkofshi me ne, e pësofshi nga njëri – tjetrit! Ky ishte mallkimi i përhershëm, në gojën e nënave. Mbase mallkimi kolektiv, dhëntë Zoti ti zër mëkatarët.

Para këtyre njerëzve të drobitur e të helmuar, qëndronin policët e krekosur si kaposhët. Disa për të mbajtur rregull, disa për të numëruar, disa rrinin sipër kabinave  me listë në dorë, një tjetër në karroceri merrte në dorëzim ata që do hipnin. Ç’do njërit që i dilte emri, pas mundimit të madh të ndarjes nga fëmijët, i drejtohej makinës ku i thoshin! Ato makina dukeshin si kuçedra, prisnin prenë e tyre. Ishin shumë sy që kontrollonin ç’do njërin nga ne. Kur qëllonte ndonjë nuse ose vajzë e bukur, sytë e policëve nguleshin si turjelë, e nuk shqiteshin. Kushedi si ua kishin përshkruar atyre që nuk na kishin parë! Të këqij, të shëmtuar, ndoshta dhe budallenj- kështu duhet të ishin armiqtë. Ata, sigurisht që besonin.

Një vajzë,  rrobat që kishte në duar, ia vështirësonin hipjen në makinë, polici duke e shikuar drejtë në sy i tha:- “Më shpejt ti bukuroshe!” Me një lëvizje vajzërie ajo ngriti kokën, e vështroi policin me sytë e saj me lot-  se kishte lënë babën shumë të vjetër, që nuk kishte kush ti shërbente më- me atë bukuri që i kishte fal  Zoti, me guzimin prej burrneshe – i tha: “Nuk më quajnë ashtu si thua ti.

-Si të quajnë? – tha policit.

-E dëgjove mirë, kur më thirrën! Nëse doni të hipim më shpejt, e hapni spontin!  Kur polici u ndesh dhe një herë me ata sy të bukur, mospërfillës, që e shikoi me urrejtje, polici u befasua me kurajën kishte. Një grua, gjysmë e moshuar, e kapi vajzën dhe i tha: ulu pranë meje, vajzë e nënës, mos u mërzit! Nuk thonë kotë moj bijë  – shtoi gruaja – kur bien malet…. –  shikoi nga polici dhe ia ndërroi kuptimin fjalës – bëhet hataja! Polici fodull, iu kthye: -“Populli, di ma shume se na, oj tej! Mos u hiq sikur din shumë, se nuk din as i gjo! A more vesh?  Mora, thuaj, e rri çaty! ”

Unë e kapa për dore nënën dhe duke shtrënguar fort mendoja: nuk do ta lë nënën të ikë, ndërsa nëna, jo më pak e shqetësuar, mundohej të na jepte kurajë, nëse do e thërrisnin emrin. Nëna më porosiste mua që të dëgjoja motrën, “se kjo është më e madhe”,  ne do kthehem shpejt, nuk do ketë shume punë atje – më thoshte. Kur dëgjova të thirrej emri Xhemile Dobra, harrova këshillat që na dha, fillova të qaja dhe nuk e lëshoja nga dora. Polici bërtiste: “Shpejt, shpejt”, kurse unë, nuk e lija të merrte ato rroba që i duheshin. Papritur, pashë të më kapte një dorë e fuqishme. Ishte dora e policit. Sa i madh m’u duk ai përbindësh! Nuk më la as të përqafohesha me nënën. Ndërsa unë shkoja zvarrë pas policit, nëna më thoshte: “mos qaj djali nënës, do kthehet shpejt nëna”. Motra, që ishte pak më e madhe, i thoshte policit: “Lëshoje vëllain tim, se kujdesem unë për të”.

Makinat u nisën në të perënduar të diellit. U ndanë prindit nga fëmijët, vëllai nga motra. Ata largoheshin me lot në sy, ne fëmijët të gjitha, u mbështetëm pas gardhit me tela me gjemba, qanim duke shikuar makinat që na rrëmbyen nënat. Në ishim si qengjat kur ndaheshin prej deleve, por me një ndryshim: për  qengjat kujdesej bariu, ai i kulloste e nuk i linte ti mundote uria,  kurse ne …, ne do mbeteshim në mëshirë të fatit. Kjo ndarja ka qenë skena më e dhimbshme, dënimi më i rëndë që na dhanë. Vajet e këtyre fëmijëve,  edhe egërsirën do e ligështonin, për ata të vjetër, që i morën djalin a vajzën, duke e lënë si kërcuj të thatë, edhe zemra e tigrit do ligështohej, por jo e sundimtarit njëri.

Plagë të pashërueshme hapen në zemrat e njoma të fëmijëve, e të pleqve e të sëmurë, që nuk kishte kush t’u shërbej  më.

Banorët e rinj që erdhën, kishin qenë në Cërrik. Kështu ishin ndarë dhe këta mbrëmjen e kaluar.

Tani, kampi ynë u bë burg fëmijësh, pleqsh e të sëmurësh. Kjo ndarje, ishte drama më e dhimbshme; fëmijët dhe se me prindër, mbetën jetimë, të vdekurit s’duhet të kishin varre. Lotët e fëmijëve tanë mos rënçin në tokë! – thoshin gratë; shumë shpejt, nënat do te kthehen, ja, dy a tri dite punë kanë – na ngushëllonin.

Ne ishim fëmijë që kishim humbur fëmijërinë, ne rriteshim para kohe,  jeta jonë bëhej përditë e më e trishtë; fëmijë e të vjetër, të gjithë vuanim nga pafajësia.

Të gjithëve na zuri gjumi duke qarë, në ëndërr na bëhej sikur dëgjonim britmën e policëve, të cilët na dukeshin me pamje të llahtarshme. Qanim në errësirë deri sa na zinte gjumi dhe, përsëri, shikonim të njëjtën ëndërr. Të nesërmen në mëngjes, në vend të dëgjonim zërin e ngrohtë të nënës të na zgjonte, u trembëm nga britma rrëqethëse e kapter Selfos: “Shpejt para krevatit! Nue Derri, dil të daltë syri i djathtë!” I erdhi rrotull krevateve të mesit duke na tërhequr mbulesën ne fëmijëve që akoma flinim. Fëmijët, duke fërkuar sytë e përlotur, mundoheshin të zbrisnin shpejt, të futeshin në rresht, të na numëronte polici. Edhe pleqtë, nuk e kishin më të lehtë nga ne.

E keqja të detyronte t’i bësh ballë vetes.  Nuk kishte më të thërrisnin o nënë për çdo gjë. Kjo fushë, këto ara, ç’do gurë e fije bari,  është spërkatur me lotët e pastër të fëmijëve. Mallkimi i zotit rëntë mbi ata që u mungon mëshira! Si zogj të humbur ishin fëmijët, si trungje të thatë, pa degë e rrënjë, ishin të vjetrit,  të vetmuar e të braktisur mbetën fëmijët edhe pleqtë; ky kamp ishte vendi i mundimit e përçmimit, i lodhjes, i urisë dhe vdekjes masive, të dytët varroseshin aty ku traktori prishte të mëparshmit, sa shumë vdisnin, ky ishte ferri për ne, xhelatët gëzonin kur shikonin si na mundonin.

Të ardhurit nga Cërriku tregonin se gjatë rrugës kishte ndërruar jetë një bashkvuajtës, Hysen lepenica. Policia kishte urdhëruar t’a zbritnin nga makina dhe aty, në rrapishte, pranë një përroi, kishin urdhëruar ta mbulonim me shkarpa dhe kaq. Me thonj do e kishim hapur një gropë ta mbulonim, vetëm të na linin – thoshte një burrë.

Nata për këta ishte e mundimshme, hall të madh kishin, pleqtë e fëmijët, hallin s’ua qante njeri. Kush do u ndizte një shkrepëse pleqve kur të dilnin jashtë,-se shpesh herë, dritat fikeshin natën-, sidomos, ata që flinin në katet e sipërme, kush do i shoqëronte fëmijët të shkonin në banjë, që ishin aq larg. Vogëlushët, i tromakste ulërima e policit në mëngjes, pleqtë i torturonte errësira e natës, kur i zinte halli për në banjë. Ndërsa polici kishte egërsi; fëmijët çiltërsi, nënshtrim e lot, që një zemre të mëshirshme  do i jepte dhimbje. Një absurditet i pabesueshëm, që zor se e gjen dhe nëpër përralla të motshme. Po, a kishte më lugetër se këta, që veç  fytyra u ngjanë në njerëz? Si zogj të vetmuar, në atë zallamahi njerëzish, fëmijët me sy të mbufatur nga të qarët, venin e vinin sa në kazermë në fushë pa ditur ç’bënin e ku shkonin. Ata për të cilët shteti duhet të kujdesej, i la si qengjat që humbitnin në tufat e huaja. Fëmijët rriteshin me trishtimin e kobshëm, duke parë moshatarët e tyre të bërë copa nga minat që  herë pas here, ato shpërthenin nënë këmbët e tyre sepse, shteti nuk e kishte çminosur para se të çonin ne. Nënat do dëshironin më mirë të vdisnin vetë, se sa, në momentin e fundit të jetës, të dëgjonin fëmijën të thoshte: “dua bukë” dhe nuk kishte t’i jepte.  Këta dinin të shfarosnin pa bujë, duke folur për liri, begati e të drejta të mëdha, si as një vend tjetër të botës. Askush nuk e di se ne jemi këtu, veç banorëve vendas dhe, aq më pak, si vuajmë. Ne jemi të harruar nga bota e lirë, liria i tremb shtetarët tanë.  Fëmijët të pafajshëm qajnë e thërrasin, por  askush si dëgjon. Pleq e të gjymtuar që rënkojnë e tërhiqen zvarrë, po për ta nuk mendon njeri. O Zot sa po duron!

Po tani, për ne nuk ka përkujdesje e fjalë të ëmbla prej nëne, ose nga vëllai më i madh. Ditën e parë kur vajta të merrja bukën, kur u përmend mbiemri im, u afrova te dritarja, burri nga brenda dritares – Zaim Gjuta- më tha:- ju jeni dy veta tani!

-Po! – u përgjigja. – 800 gram, ju takon – tha – e peshoi bukën. Sipër saj vuri një copë, që të plotësonte gramët, të cilën unë e hëngra që aty.

-Tani – tha motra, kur do hanim në mbrëmje – nuk ka kush të kujdeset për ne! E more vesh si tha nëna: ti Hatixhe je më e madhe, kujdesu për vëllain!  Do bësh si të them unë!

-Mirë! – thashë. Në drekë, kur mora gjellën, u ulëm sipër rrobave e filluam të hanim. Për dy minuta në tas nuk mbeti asgjë nga ai lëng.

-Në darkë, edhe të mos hash – tha motra – nuk ka gjë, se do flemë. Unë do bëj punët që u takojnë grave, kurse ti ato që u takojnë burrave. Natën e dytë, motra ndau bukën si një ditë më parë, në tri pjesë, pasi hëngrëm atë që ishte caktuar, unë thashë: do ha dhe pjesën e mëngjesit!  Jo! – u përgjigj motra. Pas një grindjeje të vogël, “fitova” unë. Kur u ngritëm në mëngjes: “Po tani, ç’do hash?” – më  pyeti motra.- “Burrat nuk hanë mëngjes”- iu përgjigja, megjithëse po me gërryente uria.

– Nuk e mban mend kur ishim në fshat, xhaxhai nuk hante kurrë mëngjes, pinte vetëm një kafe. Në drekë e hëngra sa çel e mbyll sytë kafshatën që kishim lënë. Herët e tjera, me këmbënguljen time, bukën e hanim të gjithë në darkë, në drekë gjerbnim vetëm gjellën që në të gjeje a s’gjeje një fije makaron a kokërr orizi. Prej vitesh, uria na mundoi, po tani ishte më keq, nuk kishte më nënë që të sakrifikonte veten duke më dhënë nga pjesa e saj. Motra ishte nëntë vjeçe në atë kohë!

Një ditë, motra me dy gurë këput pesë copa tela, i lëmoi kokat në gurë, kishte larë ca copa penjsh që kishte marr rrëzë kalas, kur u kthye nga shkolla,  me to bëri një palë papuçe të vogla.

-Këto, nuk më bëjnë mua- i thash.

-Nuk i kam bërë për ty- më tha. të nesërmen shkoi të dyqani ku gratë qytetare merrnin bukën. të parat i shiti kundrejt një racioni-400 gram. Kur e pyeti një grua: po të mëdhatë sa bëjnë? Motra – i tha: 800 gram. Dy duar të vockla të një nëntë veçaneje, mundohej të mbijetonte në atë ferr, ku fati na kishte hedhur. Por, një ditë, si për dreq- ishte e ndaluar që të largoheshim nga shkolla- polici e gjeti te dyqani, dhe pse ishte larguar nga shkolla- ishte pushimi i gjatë, mes orëve të mësimit-  për këtë, e dënoi me prerjen e racionit të bukës atë ditë. Mbetëm vetëm me racionin tim, se nuk mundi ti shiste papuçet.

*  *  *

Çdo mbrëmje, në çdo kazermë, lexohej gazeta, të gjithë, pa dallim moshe, pavarësisht sa ishin të lodhur nga punët e ditës, duhet të pritnin, pa u lexuar gazeta nuk mund të shtriheshin. Kazermat ishin shumë e madhe dhe, ai që e lexonte, i ngjirej zëri se, që ta dëgjonin të gjithë duhet ta lexonte me zë të lartë. Në këtë kohë, polici roje, vinte përqark krevateve dhe, nëse ndonjëri ishte shtrirë, ndëshkimi ishte tmerr.

Një natë, pasi u lexua gazeta- polici mori gazetën ta dorzonte në komand- disa u shtrinë të mblidhnin forcat pas asaj dite të lodhshme.  Të gjithë ishin të zhytur në mendimet e veta. Leximi i gazetës ishte mërzia më e madhe për këta njerëz. Në gazeta, shumë herë flitej kundër armiqve- për ne e të afërmve tanë- as një herë nuk dëgjonim të thuhet “të harrojmë të shkuarën”, po vetëm si do ua bëjmë armiqve të brendshme. Për të harruar të tashmen, jetojmë me kujtimet e jetës së dikurshme.

Në një cep të krevatit të mesit, poshtë, një burrë i mbështetur në këmbën e krevatit po mendohej. Të tjerë gjithashtu, ishin përhumbur në kujtimet e tyre. Ishte koha kur të gjithë, pas lodhjes dhe andrallave të ditës,  kishin pak qetësi. Dikush mendonte për të  nesërmen që do ishte jo më e mirë se dita që lanë pas. Dikush bënte analizën për çka kishte dëgjuar nga gazeta.  Fëmijë të mbetur jetimë – që nuk kuptonin gjë veç urisë, mendonin për prindërit që i kishte marrë malli. Burri i moshuar, që dukej se ishte kthyer në statujë,  me sy të përqendruar në një pikë, filloi të fërshëllente një melodi, aq sa e dëgjonte vetë. Për momentin, ai kishte harruar ku ndodhej. Për çfarë mendonte ky njeri? A mos i ishte kujtuar dasma e tij, vallet e kërcyera aq bukur prej burrave, me ato lëvizje të shkathëta, që tregojnë gëzimet, përplasjet dhe fitoret që ka pasur populli ynë, me të huajt. Në ato lëvizje shprehet ç’do gjë që ka jeta. Këngët po aq të bukura, të shoqëruara me çifteli, që  nga dy telat e tyre, nxjerrin tinguj e melodi që të mahnitin, apo ëndërronte se ishte në bjeshkët e bukura me bagëtitë duke i rënë fyellit? Ah! Ai fyell, që së bashku me zilet e bagëtive, fëshfëritjen e gjethit dhe cicërimat e zogjve, të jepte kënaqësi, të shtonte jetën, vetëm barinjtë dinë t’i shijojnë këto! Ç’farëdo që ky mendonte, dukej se nuk jetonte me realitetin. Bam Brahimi- ky lexonte çdo natë gazetën-  nxori nga poshtë shtresave çiftelinë. Pasi rregulloi akordet, gishtat e tij filluan të lëvizin mbi tela lehtë e me shkathtësinë e mjeshtrit. Tingujt e ëmbël të saj, megjithëse shumë të ulët, në atë qetësi  që mbretëronte, u ndjenë nga të gjithë.  Të gjithë po e dëgjonin me ëndje të madhe, por nuk po kuptonin nga vinte. Disa menduan se radioja e vetme që ishte në qendër të qytetit, do ishte ngritur shumë, sa dëgjohej pak dhe aty. Zakonisht, ajo radio ngrihej shumë, vetëm kur  transmetohej fjalimi i ndonjë personaliteti kryesor. Në këtë ferr, nuk mund të mendoje për zbavitje të tilla. Bibla thotë: “Nëse udhëheqja është lajthitur, populli është i braktisur”. Ne ishim të braktisur e të harruar. Njëri pas tjetrit, në heshtje filluan të afrohen. Pas pak, krevatet e afërt, u mbushën lart e poshtë me njerëz. Asnjë nuk e prishte qetësinë. Një tjetër mori një tepsi dhe filloi t’i binte, sa për të shoqëruar çiftelinë. Një burrë u ngrit nga krevati, filloi të afrohet duke bërë me gojë  pum papapum, pum papapum sipas ritmit, e duke luajtur krahët si të ishte një shpend i stërmadh. U krijua një atmosferë e ngrohtë gëzimi e çlodhëse. Kjo atmosferë i largojë shumë vite më pas, u ngjalli shumë kujtime, që për ne, tashmë ishin fshirë nga kujtesa, këta njerëz jetonin në ëndrrat e së shkuarës, për të harruar të tashmen. U panë shumë vetë me lot në sy.

Një plakë, psherëtiu thellë dhe lëshoi një: “Eh jetë o jetë, sa mizore paske qen me ne!” Filluan të kërcenin dy mesoburra. Ai shesh që krijohej në ndarjen e krevateve të radhës së parë e të dytë, në drejtim të derës, krijoi mundësinë e këtij argëtimi. Dikush kapi për dore një djalë të ri, rreth të njëzetave dhe tha: – “Tani, do kërcejë Moisi Cami”- ky ishte: djali i Uke Camit dhe, nip i Zenel Shehut. Moisiu ishte i hollë e i gjatë. Filloi të kërcente, sa bukur kërcente! Uljet e ngritjet e tij të shpejta, dredhjet e trupit, ishin të mahnitshme. Papritmas, me shpejtësi të pakuptueshme, Moisi u hodh në gjunjët e Bam Brahimit, që i binte çiftelisë dhe me një salto, u pa në mes të sheshit. Të gjithë brohoritën për këtë. Kur filloi të kërcente vallen dyshe dibrane, një tjetër e kapi për dore. Ulja e tij, duke qëndruar në majë të gishtave të një këmbe, e me këmbën tjetër të shtrirë para, dridhja e shpatullave, i jepte bukuri të veçantë. Nga kënaqësia, një nga krevati i sipërm tha: “Rrofsh o Mojsi Cami, se na e hoqe lodhjen e ditës!”  si duket, zhurma u dëgjua jashtë, në kulmin e haresë të këtyre fakirëve,  nga të dy dyert e kazermës që ishin të mëdha si hyrje shpellash, policët, si egërsirat, u futën njëherësh.  Dukeshin që ishin përgatitur për t’u përballur me diçka që nuk e kishin të qartë as vetë. Të gjithë kishin shkopinj gome në dorë.  Për disa çaste, qëndruan aty, gjetën një atmosferë krejt tjetër nga ajo që kishin parashikuar. Ishte  fatkeqësi ta prishje këtë gëzim që i kishte pushtuar këta të munduar, ç’të keqe po bënin? Edhe ata po e pëlqenin.. Kjo atmosferë, të impononte ta gëzoje së bashku me ta. Të dënuarit, kishin harruar çdo gjë, kjo atmosferë, i kishte rrëmbyer mendjet e tyre,  nuk e vunë re fare praninë e policëve.

Dikush  pas tyre – bërtiti: Ç’bëni, pse nuk veproni? Në zyrë priste toger Hakiu, i cili, shkak donte dhe këtë shkak e gjeti. Njëherësh u lëshua policia mbi ta. Njëri rrëmbeu çiftelinë dhe gjuajte në kurriz të Bam Brahimit, vetëm bishti i mbeti në dorë, tjetri hodhi tepsinë në tokë dhe e  shqelmonte me këmbë, thumbat e këpucëve krijonin një zhurmë që të fuste datën, të  tjerët duke përdorur shkopinjtë e gomës  qëllonin këdo që u dilte para, tërhiqnin zvarrë kë të kapte dora. Moisiun e kishin vënë në mes dhe e qëllonin duke i thënë – ti je kërcimtari, hë – hëëë,  të bëjmë  ne të kërcesh gjithë natën! Britma policësh, të qarat grash e fëmijësh, të zinte veshi. Një i moshuar thoshte: – Mosni more burra, ç’bëni kështu! Nuk bënë gjë të keqe bre! Kazerma ziente nga të bërtiturat e policëve dhe të luturat e të vuajturve. Policët të  shpërfytyruar, tërhoqën zvarrë shumë burra e djem. Gëzimi i vetëm dhe ndëshkimi, që vështirë të shlyhet nga kujtesa jonë. Barbarët dhe viktimat, bërtitnin, ca nga dhimbjet, të tjerët për të kryer detyrën. Gratë e fëmijët qanin. Vetëm njerëz, nuk mund të quheshin, ata ishin xhahilë, të pa shpirt, sidomos, ai që kishte dhënë urdhër.  Rrëmbyen shumë vetë, i vunë tufë para për te komanda,  dhe Hazis Allën, -djali i Isak Allës,- unë për atë qava gjithë natën, e kisha kushëri nga nëna, ishte dhe njeriu që më rrinte më pran, që nuk mërzitej kurrë nga tekat e mia, edhe se e shaja apo e qëlloja me gurë. Më në fund, dhanë urdhër për gjumë.

-Asnjë fjale mos dëgjohet! – tha roja. Këpucët e policit që ndenji brenda, bënin zhurmë ritmike që dukej sikur të godiste diçka në tru Dhe për të qarë, nuk mundeshim, se po t’na dëgjonte polici, vinte në përdorim kamzhikun. O prapsi, o dreq, ç’hall na ka zënë ne.  Për të zbritur nga krevatet e sipërm,- kur na zinte halli- në vend të shkallëve, shërbenin dy tako të vogla, të mbërthyera në këmbët e krevatit, këto ishin shumë të rralla. Që të gjeje në errësirë ato, duhet të mbaje mend sa vetë duhet të kaloje nëpër këmbët e tyre.

Nga mezi i natës,- ishin fikur dritat- u dëgjua diçka që u përplas në çimento dhe, një rënkim i dobët; polici ndezi shkrepësen të shikonte, edhe disa të dënuar, të njëjtën gjë bënë, ç’të shikonin! Një plak, tepër i moshuar, duke kërkuar shkallën, kishte rënë në çimento. Ishte xha Martini, ai me zor i zbriste ditën ato shkallë, jo më natën. Lart ia kishin caktuar vendin edhe pse u ishte lutur shumë të rrinte poshtë. Ishte i vetëm, të bijën e vetme që pati, e kishin larguar bashkë me të tjerët, tani nuk kishte kush të kujdesej për të! Për të mos mërzitur të tjerët sa herë ngrihej natën, u mundua ta gjente vetë shkallën. Nuk ishte i pari ky që ra në çimento, por ky mbeti më i paharruari, se e kish shfaqur më shumë se të gjithë gëzimin atë mbrëmje; shpeshherë, zëri i tij i ulët ishte dëgjuar të thoshte: Ju lumtë! Na gëzuat sonte! Gëzim paçi gjithë jetën. Të nesërmen, të mbështjellë me batanijen e tij, të vënë mbi dy dërrasa, gjashtë burra e përcollën për tek ura e Bënçës. Të gjithë, po më tepër të vegjlit dhe pleqtë, jetonim orë e çast pranë vdekjes. Vdekjen e kishim poshtë këmbëve, aty ku ndiznim zjarret, ku loznim, kudo mund të shpërthente një  predhë e fshehur, ose dhe mund të binim natën nga krevati si xha Martini!

*    *     *

Në atë kap të mallkuar, edhe për fëmijët kishte punë, ata që shkonin në shkollë para dite, punonin pas dite, të pas ditës, i nxirrnin të  punonin para dite; puna e tyre ishte të pastronin gurët kur punohej toka, në arat përqark kampit- ekonominë ndihmëse- dhe kush nuk bënte aq sa i caktohej, edhe për këta kishte ndëshkim: me birucë apo me prerje të racionit të bukës.

Një ditë gjashtë prej nesh që, që polici nuk u kënaq me punën tonë, na dënoi me birucë. Bënte shumë ftohtë, gjithë natën ndenjëm në një dhomë pa derë e dritare,  akoma nuk ishte mbaruar së ndërtuari, aty në dhe, na zuri gjumi. Të nesërmen në drekë, na lidhën duart mbrapa me tel, kurse Zef Mirakës, me tela me gjemba, si më të pa bindur, na nxorën jashtë- kishin lajmëruar të afërmit tanë, të na binin bukën, ne na thanë:- shtrihuni! të afëmëve- u thanë- bëjeni bukën copa copa, ja hidhni secilit para! Ndërsa në shtyheshim me ndihmën e këmbëve të arrijmë copat e bukës,  polici, kapter Tava- si duket kishte mbiemrin kështu- ai zbavitej duke na i larguar kafshatat me shkopin që kishte në dorë, kurse nënat matanë gardhit qanin kur ne zvarriteshim  si gjarpërinj. Nuk vonoj të dellte, duke qeshur- i tha kapterit- i ke lëshuar të kullosin?  Ndërsa kapteri, u zgërdhi- togeri pa grat me lot- i tha Kapterit- zgjidhi dhe lëshoi.

Për këto kushte kaq të vështira, ata më të mëdhenjtë, menduan që të kërkojnë mëshirë- se kërkon mëshirë, kujtdo qoftë, nuk bënë gjë të keqe- por  mëshira që do kërkonin këta fëmijë, duhet ta merrnin vesh ata që mund të vinin dorën në zemër e të mëshironin,, kjo duhej menduar, e duhej bërë e mundur.

Nj ditë  kur po shkonim në shkollë, sapo arritëm pranë kalasë, u bë një ndalesë e vogël dhe papritmas, u dëgjua një thirrje, fillimisht me zë të ulët, më pas u pasua nga të gjitha klasat- “Enver – Stalin, pionierët duan lirim!”. Oshtiu qyteti si kurrë ndonjëherë. Duke thirrur kështu, përshkuam qytetin deri te shkolla që ishte sipër në kodër. Kur dolëm nga shkolla ne të para ditës, zbritnim duke thirrur si në mëngjes, të pasdites, që vinin në shkollë gjithashtu, u takuam te kalaja, së bashku bëmë që të uturinte lugina e Vjosës. Komanda e kampit  u egërsua, togerit i hipën kacabunjtë: “Të demonstrojnë  këta rreckamanë, këta zbatharakë, këtafëmijë armiqsh etj?! Të gjendet kush i organizon!” – urdhëroi togeri. Ai mendonte se dikush nga ata që nuk vinin në shkollë, e kishin organizuar këtë, donte të hante ndonjë kokë. Ne të parditës, na ndaloi te hyrja e kampit, kërkoi të gjente ata që organizuan demonstratën, por më kot. Përdori të gjitha mënyrat. Rrahu dhe izoloi disa por, nuk mundi të gjente atë që deshi. Ç’do ditë, po të arrinim te cepi i kalasë, buçima fillonte vetvetiu. Fjalorin më të ulët përdori togeri kundër fëmijëve, por në vend të përgjigjes që donte, merrte vetëm heshtjen. Kishte raste që nxënësit e paradites i mbante para hyrjes së kampit, deri në mbrëmje, pa ngrënë drekë dhe kurrë nuk ia arriti qëllimit. Më në fund, u thoshte: “Ikni leckamanë!” Vërtet, të vjetra i kishim rrobat, po shpirtin jo! Heshtja e fëmijëve e tërbonte togerin, dhe për këtë, ai do bënte çmos që ata të heshtnin

Një të diel bëri mbledhje togeri. Ishin të gjithë, punëtorë e të papunë, nxënësit po se po. Na la të pritnim deri afër drekës në fushë. Kur erdhi togeri me kapitenin, marshallin e dy kapterë, qëndroi pak larg dhe bisedoi gjatë me ta. Ne shikonim vetëm gjestet që bënte me dorë. Më në fund, u afrua, na shikoi gjatë, duke e “larë” me sy gjithë katrorin me njerëz. Ishte krejt xhind, miza i bënte trupi nga inati. Nxori kutinë, e hapi duke e vënë mes gishtave, letrën e vendasi mes gishtit të madh dhe atij tregues, filloi të nxirrte duhanin nga kutia,  i dridhej kutia në dorë- kur e paloste në letër- – e mbylli kutinë me nervozizëm, drodhi cigaren dhe filloi ta thithte. Tymi që dilte “fjollë” nga goja, i bënte duhanpirësit, që nuk e kishin atë, t’u shkonte lëng nga goja. Kur cigarja shkoi në gjysmë, pyeti: kush më thotë mua, ç’far u mungon fëmijëve, që bërtasin kur shkojnë në shkollë? Eh? Flisni! Ç’ duan more? Kush do flasë? – Heshtje. S’pipëtinte as miza. Kush guxonte! Ç’doni more, ç’ju mungon?- vazhdoi. Fëmijët në shkollë jua çojmë që të mësojnë, pse bërtasin rrugës? Eh! Hë,  flisni! Vetëm heshtje. Ti, iu drejtua Bib Vokrrit – na thuaj ç’duan  që bërtasin? – Bibë Vokrri, ishte nga Mirdita, dy djem i kishte të arratisur, një ja kishin vrarë, gruaja i kishte vdekur, ky ishte fillikat, vuante dënimin këtu. Kjo gjëmë e kish bërë  që shpeshherë të mos ishte normal. Ne fëmijët kur e shikonim të vetmua, nga një herë  e ngacmonim, e tallnim se e quanin të çmendur, po ai nuk na gjuante me shkop. Fatkeqësia e kishte mundur Bibën. Biba u ngrit në këmbë, duke u mbështetur mirë e mirë në shkopin që kishte, i shikoi një herë gjithë njerëzit  si i hutuar, fshiu mustaqet me pëllëmbën e dorës, pastaj u drejtua nga komandanti dhe po e shikonte.

-Fol, fol! Mos ki frikë, se nuk guxon kush të  thotë gjë!- i tha togeri.

-Të paçim sa malet, o  zotni komandant  – tha plaku duke u dridhur nga pleqëria – sa t’ju kem ju, nuk kom fryk! Le që…, – mori frymë – kush do i nyjë duart me një plak si unë! Po…, – u përcoll një herë, fshiu mjekrën e thinjur – …mua më ka harru Zoti, po nuk m’ke harru ti që kujdesesh për mu. Bukën e marr edhe atë gjell, s’kërkoj gjo tjetër, gjunaf të qahem!

-Fol për këtë që të pyeta – i tha togeri.

-Po, ç’të them, o zotni komandant? Unë nuk kom fëmijë në shkollë. Unë… muuu… më ka metur vetëm një gjo o zoti komandat, se…- u përcoll edhe një herë – jom shumë i vjetër, i sëmun, jom shkatërrum krejt,… të numëroj ditët e funit, e t’shpresoj se mos kujtohesh ti që ke në dorë fatin tonë, të më lironi, të vdes n’katunin tem, kaq mjafon. Po… meqë më pyte… deshe menimin tem…- togeri e shikonte gjithë inat, kur Biba e zgjaste, pa thënë atë që donte ai. -…Me sa di uuune, ata nuk thonë ni gjo t’keqe, dy  komandantëve më të mëdhenj, mesa kom marrë vesh, u luten, mëshirë kërkojn,  qi ti lirojn. Fëmijë jonë! Malli i ka marrë për vendin e vet. Nuk di,… nuk di ç’ar t’them tjetër. Një hall kanë si fëmijët dhe na pleqtë. Kujt tjetër, veç të madhit Stalin dhe komandantit tonë, duhet t’i luten?! ene na pleqt qi nuk kemi fëmije qi t’na marrë për dore natën, kët hall kemi, u lutemi dy komandantëve te venë dorën në zemër se, nuk thon kot or zoti komandat qi njeriu, bohet dy her fmi. Ata dy janë nonë e babë e më shumë për ne, o zoti komandat. E ç’mund të bojn nona e baba, po nuk deshën ata dy? Të lutesh, nuk osht gjo e keqe. osht ner për ne, t’i lutemi komandantit tonë! Nuk di ç’them tjetër!

-Nuk di,  ëëëh? – tha përtueshëm togeri – për t’i thënë kapter Selfos të bëftë Zoti gjeneral, di ti?!  – iu hakërrua.

-Ene ati, nuk i them gjo të keqe, pasha Zoti, jo. Kështu përshneten eprorët, zoti toger, edhe ty, ashtu të themi. Po, po i ka metun hatëri zotni kapterit, nëse nuk do të bohet gjeneral, le të bohet kapiten, a të rrija ashtu si osht, nuk i them moo jo, ashtu le të rrijë.

-Ulu! – i tha. Në kulmin e zemërimit, nxori kutinë të dridhte cigare tjetër. Nga inati, i dridheshin duarët. Futi kutinë në xhep, ndezi cigaren, e shpërndau tymin, duke e shtyrë sikur donte të na mbulonte turmën me tym.

-Po ti, Orhan, ç’do na thuash? Ju drejtua një plaku tjetër. – Orhan Karamani, ishte nga Korça, goca e tij ishte përgjegjëse kazerme, Qerimeja, edhe ky si Bibën, e  konsideronim ne fëmijët. Shpesh ky bërtiste, qante e qeshte, sorollatej nëpër fushe, shante pa ju drejtuar as kujt. Edhe me të bijën  zihej shpesh. Të dy me Bibën, njëlloj ishin.

-Po ç’të thom bre zotni komandant? Fëmijë janë…, të veckël. Malli i ka marrë për vatan e tyre. Luten që t’i lirojë…komandanti ynë! Nuk thonë ndonjë gjë të keqe, për atë Zot, jo! Po pate gjë në dorë, bëj ndonjë gjë për ata dhe për ne pleqtë! Kaq kam – tha- dhe u ul.

-Kush do flasë tjetër- tha- asnjë nuk pipëtiu

Togerin më shumë e xhindosën këta pleq, foli e bërtiti, u kërcënua duke thënë: në burg do i çoj shkaktarët! U përsëritën shumë herë të njëjtat fjali, disa herë, njëra më e ndyrë se tjetra.

Kur u mërzit a u lodh, ktheu shpinën e iku, pa dhënë urdhër të shpërndahen. Turma s’dinte ç’të bënte. As policët nuk dinin si të vepronin. Më në fund,  polic Hekurani – tha: Ikni!

-More Bibe – iu drejtua  një djalë – a po të duket pak Selfua kapter, po e dashke të bëhet gjeneral?

-Eh more djalë, ati i bohet qejfi, togerin e paska zonë fryka, se mos bohet vërte Selfo gjeneral.  Ku ta gjejmë të bohet gjeneral, po atë, as marshall nuk e bojn! ( mashalla ishte si kapteri i par) Ishalla dhe togeri bohet, se ikin e thyejnë qafën! – th Bibës. Në mbrëmje, pasi u lexua gazeta, thirrën disa nxënës, ata të klasave të gjashte e të shtatë në komandë. Vazhdoi dhe netët e tjera dhe, çdo natë, në kazermë nuk ktheheshin të gjithë. Disa i dënonte me birucë, disa me prerje të racionit të bukës, disa nxënësve u thanë: jeni të përjashtuar për gjithmonë, nga të gjitha shkollat e Shqipërisë. Togeri shfryu dufin, po nuk i mposhti  dot “leckamanët”, nuk mundi të gjente atë që mendonte ai, se e ka stimuluar këtë.

Po ç’e kishte gjithë këtë urrejtje togeri kundër këtyre fëmije, shumicën e të cilëve, i kishin lënë edhe pa prindër?

Kur isha në fshat, pas disa vitesh, shkoja me barinjtë, unë nuk e njihja jetën e barinjve,  qentë e tyre ishin të mëdhenj si ujqër se ata, me ujqër do ndeheshin. qentë lëviznin sa andej këndej secili ruante tufën e vet; unë iu drejtova një tufe delesh të një fshatari, kur qesh afër, dëgjova qenin që lehu dhe mu turr, unë ja shkela vrapit, një kushëri më thirri: – ulu në tokë se nuk të ha- po unë nga frika vetëm se vrapoja,  u lodhe dhe u rrëzova, qeni ,- ishte shumë pran meje- nuk mundi të ndalonte vrapin dhe, për të mos më dëmtuar, mundi të më kapërcente pa më prekur  po, kur u hodh në anën tjetrë u rrëzua, me njëherë  u ngrit dhe u kthye nga unë. Unë dridhesha nga frika, kurse ai, u ul në bisht pran meje, më shikonte dhe bënte një kuisje të vogël, pas pak, ngriti një këmbë dhe me putrën e tij butë, më preku disa herë, sikur më fërkonte- kurse unë dridhesha se do më kafshonte,- pastaj qeni u ngrit, iku duke tundur bishtin. Këto kafshë ishin aq fisnikër, nëse i kërkoje mëshirë, nuk të luante, madje edhe më përkëdheli, për TV më qetësuar. Po togeri ynë, ç’ishte; a mos ishte rritur kopil, që nuk ndjente farë dhimsë për këta fëmijë të uritur, e të mallëngjyer për vendin e tyre dhe prindërit se, po të ishte rritur me prindër, vëllezër e motër, nuk ka mundësi të ishte tillë .  Togeri, as sa ai qen, nuk kishte fisnikëri?!

Me gjithë masat e rrepta të togerit, fëmijët ç’do ditë, sa futeshin në qytet fillonin: “Enver – Stalin, pionierët duan lirim”.

Dhe kjo lloj demonstrate, vazhdoi deri sa karrierës së togerit, i erdhi fundi. Pasi iku togeri, duke marrë mbi “shpinë” gjithë mallkimet për mëkatet që kishte bërë me këta të vuajtur të pafajshëm, vendin e Hakiut, e zuri një vartës i tij, nëntoger Ahmeti. Ky ishte krejt e kundërta e Hakiut, ky po, edhe se komandant, kishte fisnikëri, ishte paqësor, ndoshta ndjente edhe dhimbje, por nuk kishte mundësi për më tepër.  Nuk zgjati shumë pas vendosje të Ahmetit komandant- ndoshta nën togeri ka bërë kërkesë- se vërtetë u bë një lirim i pionierëve, të paktën,  i atyre që ishin pa prindër.

*     *    *

Në dymijë e dhjetën,  kur kthehesha nga Greqia, me djalin dhe time shoqe, shkova të shikoja atë vend ku më kishte ikur fëmijëria. Pashë ato kazerma hije rënda, të cilave u kishin rënë çatitë brenda. Shkova te ura e Bençës të shikoja varret e shokëve të mi të vegjëlisë, por aty nuk kishte varre. Një plak që kulloste ca dele,- më pyeti: ç po shikon ore djalë?

-Këtu ka pas varre po, nuk qenkan.

– Ata të internuarve? – më tha

-Po!- i thash.

– Eh more djalë, po si mund t’i linin ata varre aty- më tha

– Pse? -I thash.

– Se ata ishin dëshmia që tregonte se këtu ka qenë një burg çfarosës. Kur shkonte një herë Enveri për në Gjirokastër,  pyeti: ç’janë këto varre këtu mo? Kur i thanë se janë të atyre të kampit.

-Të atyre armiqve mo? – tha. Kur të kthenemi për në Tiranë, mos i shikojë më këtu; ti plugoni me traktor!  Armiqtë tanë-tha- do ti ndjekë  ndëshkimi ynë, edhe pas vdekjes.  Si mund të rrinin ata varre pasi dha urdhër i gjithë fuqishmi!- tha plaku.

Kur shkuam të organizuar në 2015/tën,  na lejuan të futemi brenda,  aty kishin bërë një lapidar, por ai, në vend që të ishte të paktën një dy metro i gjatë, që të dukej që nga rruga automobilistike, sepse, përfaqësonte një masakër të pa shoqe, ishte i vogël dhe për më tepër, ishte vënë në vend të ulët, sikur kishin dashur ta fshehin nga sytë e udhëtarëve.

Të më falin moshatarët e mi që po ua kujtoj atë kohë pas kaq vitesh.


Si do të ishte sot bota nëse të gjithë do të ishin sjelle me hebrenjët sikur shqiptarët?…

$
0
0

Nga PhD.Kand. Mehmet Prishtina/*

1G6A69211G6A70101G6A69551G6A69761G6A69721G6A6915 Kam ndjesinë dhe nderin e veçantë që sot ndodhem në mesin tuaj, për të shenuar 9 Nëntorin, famëkeq të histrisë hebreje, duke promovuar një projekt përmbajtësor, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.Për të shënuar këtë ditë, një grup hulumtuesish kryesisht nga Shkupi, vendosën që të prezantojnë këtu në kryeqendrën e Kosovës, ekspozitën dhe librin dokumentar me temë “Rrugëtimi”.Në historinë e njerëzimit ndodhn ngjarje që lanë gjurmë në mbamendjen e popujve. Lufta e Dytë Botërore është njëra ndër ngjarjet tragjike për njerëzimin. Ana e errët e cdo lufte janë viktimat. Emblemë turpi e asaj lufte dhe civilizimeve botërorë do mbetet Holokaustit, që përfundoi me eliminimin fizik të mbi gjashtë milion hebrenjve. Gjatë asaj përiudhe, një numër i madh i hebrenjve nga Evropa, braktisën vendbanimet e tyre dhe u arratisën në Shqipëri.Eksodi dhe shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit. Kjo ishte dhe një nga arsyet kryesore që hebrenjtë braktisën Ballkanin, veçanërisht territoret që identifikohen si  ish-Jugosllavia, Greqia dhe pjesët e pushtuara nga Bullgaria (pjesa e sotme të Maqedonisë) për shkak të ndjekjes që u bëhej nga vet këta popuj si aleat të fashizmit. Kështu që migrimi i mijëra hebrenjëve nga Evropa drejtë Shqipërisë, për ti shpëtuar gjenocidit fashist, bëri që harta e ngulimeve hebreje të tkurrej gjithandej, ndërsa në Shqipëri kjo prezencë po rritej.

Bartja e hebrenjve nga Kosova, Tetova, Struga, Dibra për në territorin e Shqipërisë së sotme, ishte mundësuar edhe me ndihmën e autoriteteve lokale shqiptare në Kosovë dhe qytetet e lartpërmendura, duke i pajisur me dokumente identifikimi, me të cilat pastaj kanë kaluar kufirin dhe i kanë shpëtuar rrezikut.Shembuj të tillë si referencë janë zyrtarët e Bashkisë së Ferizajt, të cilët paisnin me dokumenta identiteti shqiptarë, duke ju mundësuar kështu të kalonin në Shqipëri;

Prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini, i cili sistemoi popullatën hebreje, e cila në rrugë ilegale kishte arritur në këtë prefekturë. Me urdhër të tij u ishte mundësuar që të pajisen me dokumente identifikimi, duke u siguruar edhe nënshtetësinë shqiptare.Nëpër këto dokumente përshkruhen ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore, me theks të veçantë të territorit të qyteteve të Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, prej ku  u mblodhën gjithsej 7.144  hebrenj, apo  98% e  popullatës së  përgjithshme hebreje nga Maqedonia e sotme, dhe gjatë datave 22, 25 dhe 29 mars 1943, u deportuan në kampet e përqendrimit në Treblinka të Polonisë, për të mos u kthyer kurrë.

“Pas pushtimit gjerman më 1943, popullsia shqiptare, me një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të pajtohet me urdhrat për të dorëzuar hebrenjtë, të cilët jetonin brenda kufijve të vendit”, thuhet në faqen zyrtare të Qendrës Përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem” në Jerusalem. Por, sipas disa dokumenteve që po i prezantojmë në këtë libër, që datojnë nga viti 1944, institucionet qeveritare shqiptare vazhduan që të vihen në mbrojtje shtetasve shqiptarë me përkatësi hebreje, duke i kundërshtuar kështu vendimet e autoriteteve fashiste.

Në pjesën e dytë të librit, nëpërmjet disa intervistave të protagonistëve të atyre ngjarjeve, paraqiten dëshmitë e tyre të gjalla, se si kaluan gjatë rrugëtimit drejtë “Tokës së premtuar” dhe të mbijetesës e të shpëtimit, në Shqipëri, dhe përkujdesjen ndaj tyre sipas kodit tradicional që janë institute në vetë të popullit shqiptar “Besa e dhënë”, “Sofra e shtruar” dhe “shtëpia është e mikut” të cilat nuk ishin vetëm akte tradicionale popullore por mbështetëshin institucionalisht dhe me ligjet e vendit dhe Kanun, apo kodin e së drejtës zokonore, që sanksiononte këto vlera nacionale, për tiu dalë në mbrojtjen mikut dhe njerëzve në nevojë e në kohë e situata të vështira. Kështu, edhe pas shtatë dekadave, ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore mbeten ende të freskëta, nëpërmjet të mbijetuarve të shumtë të cilët na i kan përcjell historitë e tyre që dëshmojnë për rolin që luajtëm si popull shqiptarët në mbrojtjen e popullit hebre.

Madje, sikurse edhe shumë rrëfime, është edhe ai  i zonjës Johanna Neumann, që botohet për herë të parë. Ajo ndërroi jetë disa muaj më parë në SHBA, duke lënë pas kujtime të paharruara që i shërbejnë jo vetëm se të kaluarës, por edhe të ardhmes dhe ruajtjes së urave të miqësisë dhe vëllazërimit të popujve tanë.

Për realizimin e këtij projekti, nga bashkëautorët janë bërë hulumtime në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, në Arkivin e Qytetit të Shkupit; në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, si dhe janë hulumtuar kronikat e Kuvendit – Kishës së Letnicës në Viti të Kosovës. Po ashtu është shfrytëzuar një intervistë me të mbijetuarin e Holokaustit, Shaul Gattenyo.

Nëpërmjet kësaj ekspozite dhe këtij libri dokumentar, janë pasqyruar ngjarjet, dëshmitë, fotografitë, dokumentet dhe materialet arkivore të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, të rikujtojmë se sa e rëndësishme është paqja dhe sa e rëndësishme është jeta e njeriut. Fatkeqësia që e goditi njerëzimin me theks popullin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç plagëve që ende sherohen, ajo shërben edhe si mësim se cilli është rreziku nga ideologjitë që me kohë eskalojnë në politika të dhunës gjenocidiale dhe për më keq në doktrina terroriste veprimi dhe në fundë kthehen në viktima të vet mekanizmave që kan ndërtuar.

Pakujdesia është armiku më i madh i historisë. Duke mos qenë të kujdesshëm, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve me një fjalë së keqës për njerëzimin dhe paqen në botë.

Para se ta mbyll dua të bëjë dy citime të dy ambasadorëve të nderuar të Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Sipas dokumentave të Yedi Vashem, Ambasadori amerikan në Shqipëri në vitin 1934, z. Herman Bernstain kishte deklaruar: “ Nuk ka gjurmë të diskriminimit të hebrenjëve në Shqipëri. Shqipëria del të jetë një ndër trevat e rralla në Evropë ku diskriminimi fetar nuk ekziston edhe pse vetë shqiptarët u takojn tri konfesioneve të ndryshme fetare.”

Kurse Ambasadori tjetër i SHBA-ve i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 2007-2010 John L. Withers, pati deklaruar : “Si do të ishte sot bota nëse të gjithë ishin sjelle me hebrenjët sikur shqiptarët?”

Kjo thënie e Ambasadorit Withers, do i shkonte shumë edhe situatave, krimeve kundër njerëzimit dhe tentimit të shfarosjes së popujve ne ballkan .

Si do të ishte rajoni i Ballkanit nëse një lider i Serbisë do, vie në Prishtinë  dhe do të përsërite aktin madhor e human që e pati bërë Lideri gjerman Willi Brandt me rastin e vizitës së tij të parë në Izrael, kur u ul në gjunjë dhe kërkoi falje për Holokaustin.

Politikat e këqija, urrejtëse ndaj popujve tjerë, gjithmonë kanë sjell vrasje dhe shkatërrim masiv, prandaj njerëzit vullnetmirë e paqëdashës nuk duhet të pushojnë asnjëher, të punojnë pa u ndalur në ruajtjen e paqes dhe pajtimit mes popujve.

Duke uruar që paqja të mbizotëroj mbi luftërat, dashuria mbi urrejtjen, ju përshdes dhe ju falënderoj për durimin për të më dëgjuar!

Zoti I bekoftë popujt paqësorë kudo në botë!

*Mbajtur në promovimin e librit dokumentar “Rrugëtimi” dhe ekspozitës së hapur me këtë rast në Prishtinë, 9 nëntor 2017/

“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT

$
0
0

DIGITAL CAMERA

“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT U  REALIZUA,  ME HONORARIN E “MONUMENTIT TË LUFTËTARIT KOMBËTAR TË KORÇËS”/

1-Gezim-Llojdia-240x300Nga Gëzim Llojdia/Ai ishte mjeshtri i pa arritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe shesh qytetesh .Ai ka mërguar në mërgimin e madh dhe të pafundmë, për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundmë,por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti. Rri në këtë copë tokë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin  tënd. Është Flamurtari me kostum kombëtar që përfaqëson popullin e vetëdijshëm, që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dore flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jete . Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskal, ka  realizuar 80 vjet më parë në Vlorë,flamurtarin. Mirëpo e gjeta këtë libër, ku mjeshtri i madh O.Paskali flet në kujtimet e tij në një botim, që është bërë para viteve ’90,titullohet: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar  për ndërtimin  e varrit monumental të Ismail Qemalit.Nga  zhbirimi i  kujtimeve mësojnë faktin se artisti O.Paskali:Statujën e Flamurtarit e realizova, shprehet  me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë.

ODISE PASKALI:. VARRI I ISMAIL QEMALIT

Libri:”Gjurmë jete”shb”8 nëntori’,faqe 70,indeks51.Mew 1929 kisha botuar nw revistën Studenti shqiptar të Torinos një projekt për varr monumental Ismail Qemalit.Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tirane, më thirri Eqrem Libohova, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet  veta (por që në fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të r,i si e gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha, ta reduktoja e me kosto më të  vogël. Paraqita një të dytë, për 25 mije franga. Më tha, se: nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij, prandaj mos të kushtonte më shumë se” 10 mijë franga. Ndërkaq, për ngatërresë  dhe mbase për interes, ndërhyri skulptori Italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe mu kërkua prej ministrit të oborrit ,një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore.

Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931 kisha dhe maketin e Varrit  të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të “Flamurtarit” në  allci në madhësi të  monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e  kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: «Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit».Nuk u  caktua se ku do to ngrihej monumenti, po nga një vizite në Kaninë ku gjendej varri vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e  xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë, në vendin ku u ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e  bëra fakt të kryer, pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët, Kristaq dhe Kilo për punimin e gurëve. Ata punuan vetë i katërt më se shtatë muaj dhe e përfunduan, siç është me gur të nxjerrë në pllajën e Ujit të Ftohtë. Vetëm nderimi i gurëve, blerja e pllakës dhe udhëtimet e  mia e harxhuan të  gjithë fondin prej 10 mijë frangash.Statujën e  Flamurtarit e realizova me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja në të njëjtën kohë. Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e  shpalli monument nacional. Flamurtari me kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë.Kokën e Flamurtarit e punova njëkohësisht me statujën dhe dëshira ime ishte, që të realizoja një tip labi. Një ditë,mbas vendosjes së statujës pashë në pazarin e Vlorës një fshatar ,që i përngjiste krejt Flamurtarit dhe më erdhi mirë. Të gjitha punimet ishin të kryera në fillim të marsit 1932, po u vendos, që përurimi të bëhej me 28 Nëntor.

VARRI MONUMENTAL I I. QEMALIT.

Varri monumental i I.Qemalit u ndërtua rreth 80 vjet më parë nga skulptori O.Paskali. Ka të dhëna të cilat zbulojnë vitin për ndërtimin e varrit monumental. Këtë e zbulon së pari vet autori, skulptori Odise Paskali. Një të dhënë tjetër kemi  dhe lulishtja e tij u ndërtua prej kryebashkiakut të asaj kohe Ali Asllanit rreth viteve 1932. Sipas shtypit të asaj kohe gjejmë se eshtrat  plakut të  Vlorës janë vendosur në këtë varr  në 20 vjetorin e pavarësisë. Këtë kohë përcakton edhe skulptori O.Paskali duke qartësuar datën 28 nëntor. Përurimet kryheshin në festën e flamurit dhe në datën 28 .Simbolika në vetvete është e qartë . Ja shkurtazi çfarë citon shtypi i kohës: Ministri i Arsimit, Hilë Mosi u tha të pranishmëve: “Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot njëzet vjet që kur se Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlore trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë edhe valëviti në ajrin e lirë flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për më shumë se katër shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për së afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëntor 1912 u shpall si shtet i lirë e i pavarur.””Këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemalit e që simbolizon flamurin kombëtar, si edhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë monument kombëtar, edhe mirëmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor. Shqiptarë! Për një çast t‘i mbledhim zemrat tona rreth këtij veterani dhe t‘i betohemi se atë flamur që dora e tij shkundi nga pluhuri i robërisë, ne do të jemi gjithnjë gati ta mbrojmë e ta lartësojmë me mendjen, me zemrën edhe me gjakun tonë.”Kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri mbajti një fjalë të shkurtër. Prefekti i Vlorës, Abedin Nepravishta, lexoi dhe mesazhin e mbretit .

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë”

$
0
0

Promovimi i 5 vëllimeve të “Kuvend letrash me miqtë” përshëndetet dhe nga Shoqata  “Trojet e Arbrit ’’ /

1 Mustafa Kruja

Nëntor 2017/

E nderuara familja Merlika,/

I nderuar bashkëpunëtor i ngushtë  i shoqatës studiuesi  Eugjen Merlika! /

Të nderuar organizatorë të këtij evenimenti kulturor dhe kombëtar, Instituti i Integrimit të ish- Të përndjekurve politik me z. Bilal Kola!/

Sjellja e këtyre veprave janë të një rëndësie të veçante jo vetëm për njohjen e veprimtarisë së Mustafa Krujës por përmes letërkëmbimeve zbulojmë mjaft fakte interesante dhe të pakontestueshme për veprimtarinë e mërgatës politike. Këto letërkëmbime kanë në fokus qoftë aktivitetin politik të emigracionit,  të cilat ndërthuren me çështje mbi gjuhën, letërsinë e historinë. Ata që kuvendojnë me Mustafa Krujen janë; Dera e Gjomarkut, Mbreti Zog, P.Paulin Margjokaj OFM, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj, Namik Resuli, Atë Zef Valentini, Stavro Skendi, Zef V.Nekaj, etj. Këta letërkëmbime nuk i pengon distanca hapësinore por as divergjencat politike përkundrazi pasurohen më tepër.

Mesazhet e këtyre vëllimeve janë të qarta si kristali ku fjala “bashkëpunim” është jo vetëm mesazh por dhe kumtim që Shqipëria vihet mbi interesat personale dhe politike. Mesazhet në libra janë të qarta dhe për politikën e sotme dhe janë udhëzuese sesi duhet të sillen politikbërësit e sotëm të cilët shumë prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me këta që përmenda, as vizionin as dëshirën dhe as vullnetin e mirë për kombin tonë.

Intelektualët shqiptar që lanë Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë shembuj që duhen ndjekur pasi ata lanë vendet e Evropës nga ku studiuan dhe u formuan vetëm për ideale që ti shërbenin kombit. Ndërsa sot ndodh e kundërt jo vetëm që emigrojnë të rinjtë që kanë humbur shpresën por emigron dhe truri i këtij kombi që fuqinë mendore po e vënë në dobi të vendeve të tjera pasi Shqipëria e Kosova s’po i ofron asgjë dhe kanë humbur besimin tek politika e politikbërësit, megjithatë shprehja “mos pyet çfarë bën kombi për ty por çfarë bën ti për kombin” duket si motoja e mërgatës shqiptare e mes shekullit XX.

Promovimi i veprave të Mustafa Krujës në pesë vëllime kuvend letrash me miq është një ditë e madhe për rikthimin e identitetit kombëtar shqiptar.Ky rikthim po vjen me forcën e argumentit shkencor, ku dalëngadalë por të sigurt është duke dal në dritë figura brilante dhe atdhetare e Mustafa Krujës.

Pak histori se kush ishte Mustafa Kruja?!

Ai ishte diplomuar në shkenca politike dhe sociale në moshën njëzet e tre vjeçare, nuk e lakmoj asnjëherë jetën nëpër qytetet e Perandorisë Osmane por iu kthye maleve dhe kreshtave shqiptare duke marrë pjesë në Kryengritjet shqiptare. Ai më 28 nëntor 1912 në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte njëri ndër delegatët më të rinjë i cili e nënshkroi Pavarësinë e Shqipërisë. Pastaj vazhdoi aktivitetin e tij politik duke e përkrahur krahun perëndimor të orientimit të Shqipërisë që udhëhiqej nga Princ Wihelm Von Vidi. Në vitin 1921-1924 ishte deputet i Parlamentit të Shqipërisë ku dha një kontribut të çmuar. Rrethanat politike bënë që gjatë viteve 1925-1939 të migroj në Itali por duke punuar në çdo moment për Shqipërinë.

Mustafa Kruja kur atdheu ishte mbetur pa drejtim politik pranoj që ta udhëhiqte qeverinë e Shqipërisë etnike në rrethana mjaft të vështira por ku me plotë sukses për një kohë shumë të shkurtë pati rezultate shumë të mëdha. Kjo qeveri duke bashkuar në një kufi të gjitha trojet etnike shqiptare dhe duke filluar reformat në arsim, në të gjitha viset e Shqipërisë Etnike. Mustafa Kruja edhe pse u plagos nga forcat pansllaviste komuniste nuk e pranoj propozimin e Kapidanit të Mirditës që t’iu bëj një pastrim gjeneral në atë periudhë kohore komunistave, dhe gjeti shërim disa mujor në kullën e kapidanit në Shkodër. Mustafa Kruja edhe kur Shqipëria ra në duart e komunistëve pansllavist ai me zemër të thyer u deshtë që ta linte Shqipërinë dhe pjesën e fundit të jetës ta kaloj në Itali, Egjipt dhe më pas në Amerikë ku edhe vdiq në tokën e shenjtë amerikane me mallin e pashuar për Shqipërinë që ia kushtoj gjithë jetën.

Mustafa Kruja vdiq më, 27.11.1958 në spitalin e qytetit Nioagara Falls në SHBA. Ai la pas vetës një veprimtari të gjatë mbi pesë dekada, qoftë në aspektin kombëtar, politik, kulturor dhe shkencor.

Të nderuar organizatorë, kjo që po bëni ju sot është një vazhdimësi që vite të tëra e ka bërë dhe po e bën Shoqata e Intelektualëve Mbarëshqiptarë ’’Trojet e Arbrit’’, e cila tash e trembëdhjetë vjet me radhë është duke e bërë ndriçimin e figurave tona historike dhe kombëtare të cilët gjithë jetën u angazhuan për bërjen e Shqipërisë Etnike në kufijtë e saj etnik dhe historik. Në panteonin e këtyre heronjve kombëtarë hynë padyshim edhe Mustafa Merlika Kruja apo Kryeministri i Shqipërisë Etnike.

Ju priftë e mbara! 

Në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit ’’

Mr.sc.Nue Oroshi, Kryetar 

Mr.sc.Leonora Laçi, Sekretare e Përgjithshme

“Perpjekja”, shoqata e studenteve shqiptare ne Universitetin e Beogradit

$
0
0

60 Vite me pare u themelua “Perpjekja”, shoqata e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit/

1 pastedImagepastedImage ok2 pastedImage (2)4 pastedImage (4)3 pastedImage (3)5 pastedImage (5)

Mbresa e kujtime/

NGA SADIK ELSHANI/

 Me 15 nentor te vitit 1957 ne Beograd u themelua Shoqata Letraro – Muzikore “Perpjekja” e studenteve shqiptare qe studionin ne Universitetin e Beogradit. Eshte kjo nje ngjarje e rendesishme historike ne jeten kulturore te shqiptareve ne ish Jugosllavi, sepse kjo ishte shoqata e pare serioze studentore qe kishte nje veprimtari te hovshme, te begate e te vazhdueshme gjate tere ekzistences se saj. Aty nga fundi i viteve te 40-ta dhe ne fillim te viteve te 50-ta te shekullit te kaluar numri i studenteve shqiptare qe studionin ne fakultete te ndryshme te Universitetit te Beogradit ishte shtuar dukshem. Te rinjte shqiptare te etshem per dituri, me çdo kusht u munduan t’i shfrytezonin ato pak mundesi qe u ishin dhene per te ndjekur studimet e larta. Te mos harrojme se Kosova atehere kishte nevoje per kuadro te çdo lemie. Ne fillim studentet shqiptare zgjidhnin Beogradin per shkak te afersise me Kosoven dhe per shkakun se aty ndodhej e vetmja kateder e gjuhes shqipe ne ish Jugosllavi. Me shtimin e numrit te studenteve lindi edhe nevoja per t’u organizuar, per te zhvilluar nje veprimtari te organizuar, me cilesi e vlera artistike e kombetare. Kjo edhe nuk ishte aq e lehte, sepse rrethanat historike te ashpra per shqiptaret. Shqiparet ishin te shtypur, ishte “Koha e Rankoviqit” (Aleksander Rankoviq, minister i Puneve te Brendshne te Jugosllavise dhe antishqiptar i perbetuar) dhe çdo levizje shqiptare per perparim e emancipim shihej me dyshim nga autoritetet antishqiptare te Jugosllavise se atehershme. (Vite me vone (1977), ne nje takim qe patem ne “Perpjekje” me trupen e Teatrit Krahinor (tani Kombetar) te Prishtines, skenografi i njohur, Nuredin Loxha (1935 – 1992) na tregoi se ne fillim te viteve te 60-ta kishte qene kryetar i “Perpjekjes” dhe gati çdo dite e kishin thirrur ne UDB per ta pyetyr se çka po ndodhte ne “Perpjekje”, me çka po merreshin, etj).

Megjithate, me ndihmen e profesoreve te tyre, Anton Çetta, Idriz Ajeti, qe atehere ishin te angazhuar ne Katedren e Ghuhes Shqipe ne Beograd, ate dite mesnentori u themelua “Perpjekja”.  Meqenese ishte student me i vjeter dhe ate vit kishte botuar nje permbledhje me poezi (“Tufa”), kryetar u zgjodh Latif Berisha (1931 – 1999,  masakruar nga paramilitaret serbe), sekretar, Zekeria Cana (1934 – 2009), dhe kryetar i Keshillit Artistik, Muhamed Kerveshi (1935).Sesi u vendos per kete emer, vite me vone, me 1977 me rastin e festimit te 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjekjes”, profesor Anton Çetta do te tregonte: “Me erdhen nje grup studentesh per t’u keshilluar per themelimin e nje shoqate studentore dhe se çfare emri duhet t’i venin. Atehere, vazhdoi profesori, une u thashe se ata kishin ardhur per te studiuar, per t’u perpjekur per t’i mbaruar studimet, per te dhene ndihmesen e tyre per zhvillimin e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, prandaj shoqata le ta marre emrin, “Perpjekja””. Dhe ashtu u vendos. Ky emer gjithmone me kujton emrin e revistes “Perpjekja shqiptare”, botuar ne Tirane, nga Branko Merxhani ne vitet e 30-ta te shekullit te kaluar. Me siguri edhe profesor Antoni kete e ka patur ne mendje, duke e lene te nenkuptohet vete ate pjesen tjeter, “shqiptare”.

Shoqatat krijohen per te zhvilluar veprimtari te organizuara, per te ruajtur dhe per te krijuar vlera kulturore, artistike e kombetare. Pikerisht  kete e beri “Perpjekja” qe nga dita e themelimit e deri ne mbyllje me dhune nga autoritetet serbe ne fund te viteve te 80-ta te shekullit te kaluar. Themeluesit dhe anetaret e “Perpjkjes” ishin te rinj entuziaste me plot enderrime, plot plane per te ardhmen, energji te pashterrshme krijuese. Keta ishin nder studentet e pare qe po studionin ne lemite e tyre perkatese dhe kur perfunduan studimet u kthyen ne Kosove dhe zhvilluan veprimtarite e tyre kulturore, arsimore, shkencore. U ben themelues e drejtues te institucioneve arsimore, kulturore e shkencore. Anetare dhe veprimtare te “ Perpjekjes” ishin ata qe me vone do te beheshin shkrimtaret dhe poetet e njohur te Kosoves: Muhamed Kerveshi, Fafredin Gunga, Din Mehmeti, Agim Gjakova, historiani, Zekeria Cana, piktoret: Muslim Mulliqi, Xhelosh e Mikel Gjokaj, shkencetari i njohur, Dervish Rozhaja, i cili me vone do te behej rektori i pare i Universitetit te Prishtines, aktoret e njohur ne tere hapesiren e ish Jugosllavise: Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci e shume e shume te tjere: kompozitore, mjeke, inxhiniere, farmaciste, kimiste, fiziciste te njohur kosovare. Çdo shoqate, çdo institucion do te krenohej me anetare, me veprimtare te nje kalibri te tille. Ishte ky ai brezi i arte i intelektualeve shqiptare ne ish Jugosllavi. “Perpjekja” u be edhe nxitese, udherrefyese edhe per shoqatat tjera qe u themeluan me vone nga studentet shqiptare qe studionin ne universitetet tjera ne ish Jugosllavi: Zagreb (“Shkendija”, 1960), Sarajeve (“Lulezimi”), Lubjane (“Shkendija”), etj.

Per “Perpjekjen” dhe veprimtarine e saj kam degjuar qysh kur kam qene femi,sepse babai im ishte i parapaguar per disa vite ne gazeten e perditshme te Prishtines, “Rilindja”, dhe aty here pas here kishte edhe shkrime per veprimtarite e “Perpjekjes”. Ndersa me vone edhe vete u bera anetar e veprimtar i “Perpjkjes”. Ne vitin 1975 i regjistrova studimet e farmacise ne Universitetin e Beogradit dhe qysh ne ditet e para e vizitova Katedren e Gjuhes Shqipe. Ne nje dhome te madhe te mbushura plot me libra, qe ishte biblioteka e katedres, takova dr. Halit Ternavcin, i cili atehere ishte shef i katedres, dhe biseduam per studimet e gjuhes shqipe ne Beograd, per katedren, per studentet shqiptare ne Beograd, etj. Pas pak kohe pasi u stabilizova dhe deri diku u pershtata me mjedisin e ri, e vizitova edhe “Perpjekjen”. “Perpjekja” lokalet i kishte ne bllokun e dyte ne Qytetin e Studenteve ne Beogradin e Ri. Kishte nje dhome qe sherbente si zyre dhe nje dhome me te madhe ku ishte i vendosur televizori dhe e perdornim edhe per takime, mbledhje te ndryshme. Kuptohet,ata  studente te dikurshem emrat e te cileve permenda me lart, nuk ishin me, por ndihej ajo fryme, ato gjurme qe ata kishin lene dikur. Dhe kur te vinte ne mend, kur permendje emrin “Perpjkeje” te dilte para sysh ajo pune e madhe, ato perpjekje te paraardhesve tane. Tani radha na kishte ardhur neve, brezave pak me te rinj. Me hapjen e fakulteteve ne Prishtine ne fillim te viteve te 60-ta te shekullit te kaluar dhe me vone me themelimin e Universitetit te Prishtines me 1970, numri i studenteve qe studionin ne Beograd ishte pakesuar dukshem. Megjithate, kishte mjaft studente qe studionin ne fakultetet qe nuk ekzistonin ne Universitetin e Prishtines, ndersa disa studionin ne Beograd e Zagreb e qytete te tjera, sepse keto universitete ishin me te njohura dhe qytete e medha ofronin edhe diçka me teper qe Prishtina atehere nuk i ofronte.

“Perpjekja” per ne studentet shqiptare, sidomos per at ate vitit te pare te studimeve, ishte nje oaze e qete, qe na ofronte ngrohtesi, ishte nje cope vendlindje. Aty mblidheshin si rreth vatres studentet nga te gjitha trevat shqiptare.  Aty çmalleshim me vendlindjen tone, takonim njeri – tjetrin, miqesoheshim me njeri – tjetrin, i ndihmonim njeri- tjetrit, lexonim gazetat shqiptare: “Rilindja”, “Zeri i rinise”, “Flaka e vellazerimit” dhe publikimrt tjera ne gjuhen shqipe. “Perpjkja” ishte vendtakimi yne me i dashur. Kur takonim njeri – tjetrin ne qytet, pyetjet e para ishin: “A ishe ne “Perpjekje”?”, “Çka ka te re ne “Perpjekje”?”. Shpesh, sidomos ne fundjave mblidheshim dhe kendonim kenget tona te bukura. Dallohej studentja gjakovre, Myzafere Rizvanolli (Myza), me zerin e saj te bukur, interpretimin artistik e repertoarin e saj te pasur, ku spikasnin kenget gjakovare e serenatat korçare. Edhe tani pas 40 vjeteve, ende me kumbon ne koke zeri i Myzes: “O moj korçare sa e bukur je/me ato naze porsi nuse e re/dhe kur me shkoje ti ne bulevard/zemrat tona digjeshin flake e zjarr….”

Qellimi dhe detyrimi yne kryesor ishte ndjekja dhe perfundimi i studimeve, por ne kohen tone te lire mundoheshim te zhvillonim edhe ndonje veprimtari kulturore, letrare, muzikore,sportive. Te paraqisnim vlerate tona kulturore para publikut te Beogradit e me gjere.“Perpjekja” i ka patur mjaft aktiv seksionin  letrar dhe ate muzikor. Vete emri i “Perpjekjes” ishte: “Shoqata Letraro – Muzikore”. Ndoshat nuk ishim edhe aq aktiv sa edhe brezi i arte i “Perpjkes”, por edhe ne mundoheshim te benim diçka brenda mundesive tona. Grupi muzikor udhehiqej me mjeshteri nga studenti i Akademise se Muzikes, Hajdar Elezkurtaj dhe ne gjirin e tij kishte instrumentiste e soliste te talentuar: Hajdar Elezkurtaj, Myzafere Rizvanolli, Indira Kordiqi, Selajdin Doli e me vone ketij grupi iu bashkangjit edhe kengetari i njohur, Fehmi Xharra. Ne ate periudhe ne Beograd qendronte edhe kengetari i njohur, Esat Bicurri, i cili ndiqte nje specializim per doganat dhe shpesh vinte ne “Perpjkje”.

Ne vitin 1977 “Perpjkeja” organizoi nje turne te sukseshme ne qytetet shqiptare te Lugines se Presheves: Presheve e Bujanoc, ku u paraqit me nje koncert te pasur me kenge e valle shqiptare. Ne pranvere te vitit 1977 grupi letrar organizoi nje mbremje letrare mjaft te suksesshme ne bashkepunim me Lidhjen e Shkrimtareve te Kosoves, ku merrnin pjese shkrimtaret e njohur: Ali Podrimja, Anton Pashku, Vlladeta Vukoviq e Nazmi Rrahmani. Punimet e tyre ne poezi e proze i lexuan edhe anetaret e “Perpjekjes”: Nezir Sefaj, Sadik Elshani dhe disa te tjere, qe tani emrat e te cileve nuk me kujtohen. Numri i pjesemarresve ishte i madh, ndersa mbremjen e udhehoqi me plot profesionalizem aktori i njohur, Enver Petrovci, atehere student i Aklademise se Arteve Dramatike. Pas paraqitjes se punimeve artistike u organizua nje koktej i pasur, i cili kaloi ne nje atmosfere te ngrohte vellazerore, duke biseduar me shkrimtaret e njohur gjer ne oret e vona te nates. Ne muajin maj te vitit 1977 ne Beograd, ne organizimin e “Perpjekjes” u mbajten “Takimet e majit”. Ishin keto takimet e studenteve shqiptare qe studionin ne universitetet e Jugosllavise se atehershme ku kishte shoqata te studenteve shqiptare: Zagreb, Beograd, Sarajeve e Lubjane. Ishte ky nje rast i mire per t’u njohur studentet shqiptare ne mes vete, zhvilloheshin gara sportive, shfaqeshin programe artistike me kenge e valle shqiptare, recitime, dramatizime, etj. E çka eshte edhe me e rendesishme, ne keto takime lidheshin edhe miqesi te reja.

Viti 1977 ishte edhe viti i 20 Vjetorit te Themelimit te “Perpjkejes”, prandaj edhe veprimtarite ishin me te dendura. Ate vit ne Beograd po qendronte edhe historian i njohur, Zekeria Cana, qe siç u permend me lart ne kete shkrim, ai ishte nder themeluesit e “Perpjekjes” dhe sekretari i saj i pare. Ai kishte nje qendrim shkencor ne Beograd per te bere kerkime ne arkivat e atij qyteti per marredhenjet shqiptaro – serbe, qe ishte tema e magjistratures se tij. Profesor Cana shpesh vinte ne “Perpjkje” dhe personalisht, kuptohet edhe me ndihmen tone, u mor intensivisht me organizimin e festimit te 20 Vjetorit te “Perpjkjes”. Takimet me profesor Canen mbeten te paharrueshme, sepse haptas bisedonim per shume çeshtje shqiptare, gjendjen ne Kosove dhe perpjekjet tona per t’i dale zot Kosoves, kombit tone. Na tregonte edhe per historine e “Perpjekjes” sfidat me te cilat ishin ballafaquar ne ditet e tyre studentore, qe kishin qene shume me te pavolitshme se koha jone. Na porosiste vazhdimisht qe kurre te mos binim ne ndikimin, ne grackat, kthetrat e qarqeve antishqiptare te Beogradit, te cilet nuk e shihnin me sy te mire “Perpjekjen”, apo thene me mire, e kishin hale ne sy. 20 Vjetori u festua ne menyre madheshtore me nje program te pasur artistik te mbajtur ne Qendren Kulturore te Qytetit te Studenteve dhe pastaj vazhdoi me nje darke solemne ne hotelin me te njohur te Beogradit, “Hotel Jugosllavija”. Ne kete manifestim merrnin pjese shume anetare te hershem te “Perpjkjes”, profesor Anton Cetta, Zekeria Cana e shume figura te tjera te jetes politike, kulturore. shkencore te Kosoves. Merrnin pjese edhe perfaqesues te shoqatave simotra nga Zagrebi, Sarajeva, Lubjana, Subotica, Prishtina. Anetaret e dalluar u nderuan me mirenjohje per punen e tyre me plot perkushtim ne periudha te ndryshme te ekzistences 20 vjecare te “Perpjekjes”.

Ne vjeshten e vitit 1977 kalova ne Universitetin e Zagrebit, por lidhjet me “Perpjekjen” nuk i nderpreva kurre. Sa here qe kaloja neper Beograd, gjithmone shkoja ne “Perpjekje” per t’i vizituar miqte e mi. Ne vitin 1984 ndodhi qe shumicen e sherbimit te detyruar ushtarak ta kryeja ne Beograd dhe kazerma ndodhej ne Zemun, jo shume larg selise se “Perpjekjes”, prandaj shpesh shkoja aty dhe kaloja shume çaste te hareshme me studentet shqiptare. Nje dite po rrinim ne nje dhome studentesh dhe hyri nje student, qe per te mos na trazuar, me ze te ulet po e kerkonte nje fletore nga nje studente. Ajo e nxori dhe poi a zgjat nje fletore me permasa pak te medha, por me mbulesa te hequra (shqyera). E njoha menjehere, ishte fletorja ime. Ne vitin e pare te studimeve ne kuader te lendes se kimise inorganike kishim nje liberth me probleme e ushtrime nga stokiometria (angl. stoichiometry), qe eshte llogaritja relative e sasive te reaktanteve dhe produkteve ne reakcionet kimike. Une i mora dhe i zgjodha te gjitha problemet ne menyre sistematike e shume te hollesishme. Keto detyra, probleme, ishin pjese e provimit me shkrim nga kimia inorganike. Une pasi e kisha dhene provimin, kete fletore ua dhashe shokeve te mi dhe ja qe ajo fletore paska shkuar dore pas dore e brez pas brezi per gati 10 vite te tera. U thashe atyre se ajo ishte fletorja ime dhe nuk e mora prape, por e lashe qe ta vazhdonte “misionin” e saj.Ja, keshtu ndihmonim njeri – tjetrin. Ajo fletore e kishte mbajtur gjalle pranine time ne mes te studenteve shqiptare ne Beograd.

Autoritetet serbe e mbyllen me dhune “Perpjekjen” ne fund te viteve te 80-ta apo ne fillim te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar, por ata kurre nuk mund ta shlyejne ate nga kujtesa jone! Mund te shkruaj edhe me shume faqe per “Perpjkjen”, por dua ta mbyll kete shkrim duke e vleresuar lart veprimtarine e gjithanshme, kulturore e atdhetare te “Perpjekjes”, si njeren nga shoqatat me aktive studentore shqiptare te te gjitha koherave. Roli dhe rendesia e saj me plot te drejte mund te matet e te krahasohet me shoqatat e tjera shqiptare te krijuara gjate Periudhes se Rilindjes sone Kombetare.

Anetare te “Perpjkjes” kudo qe jeni: Gezuar 60 Vjetorin e Themelimit te shoqates sone!

Philadelphia, 17 nentor 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtari i bashkesise shqiptaro – amerikane.

-KU E KA SHKODRA LAHUTARIN?

$
0
0

……….(OSE, „PLAKU“ SHKODRAN I MIÇIGENIT!)/

u1_Zef-Palok-Gjerkaj (1)

-Me Zef Paloken (e Gjerkajve) të Rapsh-Stares së Hotit, shtetas amerikan në Miçigen të USA-/

Nga Zeqir Lushaj/

Unë, sekretari i Klintonit!/

Isha aq i merzitur sidomos at ditë sa me fjalë nuk tregohet. Nuk kisha as dy muaj në Usa dhe kishe marr një dhome provizore në pritje sa të na vijnë numrat e punes. Sillesha aty në lagjen Kllifsaj Park të NJ, si i thone fjales „si kali në lamë“.

-Ç’ka i bana veti, ç’ka mu desh kjo pune, -flisja me mendet e mia e nuk guxoja fort as gruas ti shfaqem se e shihja edhe atë të merzitur po aq. Silleshim nga një orë e kthenin prap në hijen e atij lisi në oborrin e asaj shtëpie ku më dukej se më shumë se fresku me binin mbi kokë deget e tija me qortimin „Po ti nga na dole. Ç’ka don ketu…?“.

Ne Palisade Avenue, mes shkolles se lagjes e kishes se vjeter shoh nga larg një të moshuar me dy vajza të vogla per dore. Me njeherë e bleva se ishte shqiptar dhe i thirra pak në distancë:

-A je o burrë!

Ai ngriti koken i befasuar dhe foli prerë:

-Eeej, pa edhe ju shqiptarë a?

U ulem në barin para kishes dhe iu rrefyem njeri tjetrit. Zefi, aso koha 64 vjeçarë bashke me bashkshorten Marien kishin ardhur te djali Luli i cili ishte i martuar me Driten, shtetase amerikane. Kishin bere kerkese te merrnin status politik si te goditur te regjimit dhe po prisnin dita dites në akth vendimin. Mbasi shkembyem merzitë tona reciproke, kur Zefi mori vesh se une e Sabrieja jemi me grin karta qe i kemi fituar me Lloto, (pra me qendrim te perhershem në Amerikë) kerceu si i befasuar dhe me bertiti:

-E po çka kie pra? Per çka po merzitesh? Ini te dy me grin karta në xhep?!

-Heee, po ti je sekretari i Klintonit more Zeqir Lushaj, -foli Zefi e i ndriti fytyra.

… Aty, ne oborrin e asaj kishe te bekuar ne Maj te vitit 1998 me biseden e mesiperme lidha nje miqesi me burrin e Rapsh-Stares se Hotit Zef Paloken e familjen e tij, qe edhe sot mbas 20 vjetesh ndonese jetojme ne te dy anet e globit ndjehem sikur jemi ne nje familje e shihemi perditë. Per Zefin mund te shkruaj nje liber por sot mbas kaq vite mall, per lexuesit e nderuar te internetit po sjell vetem pak gjera te shkurtera, te thjeshta e te paharruara per mua ashtu si vet Zefi, Maria, Luli djali i tyre shembullor, Drita (ashtu siç e ka emrin  Dritë) dhe te 7 femijte e Lulit e te Drites te cilet jetojne te lumtur ne shtetin e klarget te Miçigenit ne USA.

64 vjeç por me vullnet të jashtezakonshem per punë.

Qe ne bisedat e para e terë kohen ne Amerike gjeja qe me beri me teper pershtypje tek ky njeri ishte vullneti per pune. Ndonese ishte 15 vjet me i madh se unë në moshë, dhe unë po frigesha qe s’do gjeje punë, Zefi ishte plot optimizem dhe thoshte me krenari: -Nuk dua të më mbajë djali as Amerika. Dua te jetoj me punen time.

Dhe vullneti iu permbush. Gjeti pune ne supermarketin Pathmark, nder me te medhenjt e vendit aty breg lumit Hudson… Ishte shembullor ne pune dhe mbas nje viti kur Luli vendosi te zhvendosen familjarisht ne Miçigen, ndermarrja i garantoj Zefit pune menjehere edhe atje ku shkonte. Pak dite shkuan atje ne Miçigen dhe ja moren ne pune edhe te shoqen Marien…

E permendi shpesh Zef Paloken edhe ketu ne Shqiperi ne biseda me shoke. Punoi Zefi plot 10 vjet me taksa, plotsoi piket e SS (sigurimeve shoqrore) dhe mori pensionin qe e po gezon gati tash 8 vjet. E permendi Zefin si shembull sidomos kur shoh te rinj dembel qe nje e dy, thote “s’ka pune”. E le ma ata jo pak emigrantë qe jetojne me dekada me ndihmat e Socialit!

Sot Zefi e Maria, pasaportat amerikane në xhep, ne xhepin tjeter pensionet dhe njerez te lire ku te dojne te jetojne ne Amerike a Shqiperi e ku tua kete qefi. Dhe e kane merituar me djerse e mund jo te vogel.

Zef Paloka, perball Xhorxh Uashingtonit

Kam shume kujtime Zefin. Sidomos vitin e pare qe eshte dhe me i veshtire per emigrantin…

Po shkonim një ditë në Nju Jork. Zbritem autobuzit në terminalin e Ures në NY dhe po dilnin në linjen tjeter të qytetit, ne Broduej BLVD. Brenda atij stacioni madheshtor ishte nje monument (bust) i XH Washingtonit. Zefi u ndal ball tij dhe po shikon… Prit prit, s’po zhgulej Zefi!

Dikur erdhi dhe une si me nerva  thash: -Pash zotin pse na vonove kaq shumë Zef? Çka po shikoje aq gjate more burrë.

…!

Heshti pak. U ndal. Mi nguli syte mire e mire . Me shterngoi per krahu dhe filloi:

-E more Zeqir Lushaj, itash po të kallxoj se çka po shikoja? Presidentin e Amerikes per pare nuk e kish lanë kush me vdek. Edhe per njat Zot, as per doktorr sak nuk e kish lanë kush me vdek! Pare boll, doktorrat e tan botes ma t’miret tu kryet, e paska pa dekë plot 67 vjeç!!

E luejti koken si ne rrrotullim. Qeshi pak si fallco dhe mu drejtue prap ngultazi e si sert:

-A e din ti more i dashtun, se edhe baba im Palok Gjerkaj, dritë pastë, ka vdek në moshen 67 vjeçare dhe ka qa‘ tan katundi se na vdiq i ri! Qe‘ pra, i ri  a’i vjeter, sa presidenti i Amerikes.

Tash fol ti Zeqir se ju gazetaret e tjerrni disi ma hollë…, e, me fal se të vonova pak…

Njeriu që len emer, ose Guri i Zefit

Eshte një…gur, aty perball NY, mbi lumin Hudson ku qytetaret dalin e sodisin balle per ballë kullat gjigande e bukurite e tjera te shehrit te madh. Aty, te ata gur disi te medhenj, eshte fituar nje toponim i ri tash afer 20 vjet.

-Te Guri i Zefit – i thonë. Sidomos shqiptaret masivisht kete emer perdorin per at’ rruge, per at’ zonë.

…Se aty dalke Zef Palok Gjerkaj, vitin e parë me dy mbesat e vogla, Kucin dhe Dagadushin siç i thrrisnim ne me dashuri, i shetiste dhe kundronte NY. (Kam pas botue nje skice per dy motrat Gjerkaj ne ate vit ne gazeten Bota Sot në Zvicerr). Edhe per supermarketin e madh breg lumit, shume e shume shqiptar thone edhe sot;  –po shkoj te supermarket i Zefit…!

Eshte njeriu, njeriu i mire që len emer kahdo që shkon e vjen.

Telefonata e parë e vitit 2013 (Fletë ditari)

Po. Kjo ishte per mua telefonata e pare e Atij viti te Ri 2013. Dhe nuk mund ta harroj jo veç si e para por edhe nga autori i saj. Në receptorin e telefonit më vjen zeri i dashur i mikut tim te paharruar, shkodranit të mirë, edhe amerikanit të mirë e shumë korrekt, “plakut” të Miçigenit, Zef Palokës së Gjerkajve (të Rapsh-Stares se Malsisë së Madhe por të ramë kahmot ne ulsinen shkodrane, andej kah Mali i Jushit). Kishim jo pak kohë pa u ndigjue, e permbi 13 vjet pa u pa! Çdo telefonatë ka simboliken e vet por kjo e Vitit te Ri ka emocion krejt ndryshe te tjerave.

Uruam reciprokisht dhe u shmallem nje cope here si emigrant disi te vonuar te ketij shekulli.

Zëri dhe urimi i tij me permalloi e me preku ndaj nuk mund u ndala pa ju kallxue edhe juve lexues te nderuar jo vetem per Zefin si mik i imi por edhe si personazh në disa shkrime publiçistike e poezi, si pjesë e shpirtit tim, pra edhe si pjesë e librave të mi.

Ku e ka Shkodra lahutarin?

Zef Palok Gjerkaj eshte nje artist i vertete. Mendja e tij eshte qelibar, shpirti i tij eshte Kristal-poetik. Ka marrë pjese ne shume veprimtari lokale e kombetare si recitues, kengetar e lahutar.

Po sot, ku e ka Shkodra lahutarin?

Ndaj sot ne kete shkrim po e permalloi pak mikun tim Zefin me nje foto te Kalasë së Shkodres ku ai aq shume here i ka ra lahutes e ja ka marrë kanges…

…!

Dikur, të paret e Zefit, nga fukaralleku e leshuan Rapshen e Stares e u vendosen ne fushë, diku kah Mali i Jushit afer Bushatit. Keshtu erdhi jeta, e prap nga skamja e hallet (politike)  të kohes, edhe vet Zefi kur ishte në moshen që kish nevoje per pak qetesi e pushim i mori rruget e kurbetit deri në Ameriken e largët…

-Zeqir, -thoshte shpesh Zefi. Ti je në moshen e djalit tim të madhit Rrokut. Pra flas me ty si me djalin tim. Gjithçka po i fali atij regjimi gjakatar. More edhe vrasjen e nipit 20 vjeçarë në kufi, qe’, po ja fali. Aamaaa, të terhekmen zhak per se dekuni te kufomes se nipit tim neper rruget e katundit kurr nuk mund t‘ia fali… dhe i rreshqisnin lotet neper faqe atij burri shumë fisnik.

…!

Dhe punoi si burrat e vertetë Zef Paloka ne NJ e ne Miçigen, plotesoi 10 vjet pune, pra plotesoi kreditet e pensionit dhe ka tash disa vjet qe e gezon atë. E bani realitet at‘ qe me ka thane diten e pare qe jemi njohur: -nuk kam ardhur ketu per te me mbajt as djali dhe as Amerika!

Edhe sot, 83 vjecar Zef Palokes i ka fort hije fjala, miqesia, telefonata, kartolina, letrat e shumta me shok e miq në Shkoder, që, nuk eshte mirë ta themi kaq hapur e “shqeto”, por me sa duket me shume prej tyre nuk do shihen më per të gjallë!! Se kerkush nuk e pret pa limit tjetrin. Shpirti nuk ka orar.

Ç’fardo që të shkruaj per mikun time të paharruar Zefin, prap me duket se nuk kam thene ndonje gje më shume se sa në një vjershe timen të thjeshte të para ketu e sa vjeteve e te botuar ne librin tim “Vdekja e varreve” në faqen 79 me titull Shkodrani.

Ndiqeni me poshte edhe si mbylllje te ketij portreti modest te shkodranit-Miçigenas Zef Palok Gjerkaj:

SHKODRANI

– Fletë ditari, Nju Xhersi, 17 Mars 2000 –

 

Zef Palok Gjerkaj,

prej Malit të Jushit,

Ka datëlindjen e djalit,

përvjetorin 27-të,

 

Sonte jam i thirrur te Zefi,

Jam mik i thirrur për darkë!

…!

Tek ky burr shkodran,

po shkoj si shpesh,

Se për drekë

se për darkë,

nuk ka rëndësi,

 

Aty,

e ndjej veten të shpenguar,

Aty,

E gjej një copë Shqipëri!

./.

(Nga libri „Vdekja e varreve“,  fq 79)

————–

DJALI I PALOK GJERKËS, (siç e therras une gjithmonë), ËSHTË NJË LIBER…

 

Po,po. Nje liber është Zef Paloka i Palok Gjerkes. Pse liber, mund te më pyeti lexuesi? Eshte nje liber se çdo kujtim me Zefin eshte nje skicë letrare, eshte një portret, eshte nje reportazh interesant, eshte nje humor aq i kendeshem, është një …. Nje çka te duesh me e shkrue.

Një libër pra, e çka me thene me shumë.

…!

…Me telefonoi kur i kish marr e lexuar 6 librat e mi të parë botuar në 60 vjetorin e lindjes sime në vitin 2009. Nuk mund ta harroj kurrë. Me dhjetra e dhjetra urime e telefonata kam patur per librat e mi modest, por Zefi flet ndryshe te tjereve. E dini si me tha ne telefon;

-Jam ba 75 vjeç o miku im i mire dhe per here te pare ne jeten time i lexova 6 libra rradhazi… dhe vazhdoi komplimentet shpirterore… sa me emocionoi jo pak.

…!

Une e di se, ato që thote Zefi, nuk jane bash krejt vlerat e librave te mi, por eshte me shume dashuria e Zefit per mua dhe miqesine e atyre diteve e viteve të para në Amerikë. Miqesi që nuk mund te harrohet kurrë.

BATALIONI GJERKAJ

E bani Zoti katund Zef Paloken e Gjerkajve. Luli me nusen Driten kane 7 feminj, 4 djem e tri varza si molla në gem. Ata po rriten e shkollohen në Amerikë por shoh me kenaqesi që kanë marrë e po marrin perdite jo pak edhe nga shkolla e Zefit,(e Zefit dhe e Maries), nga shkolla e gjysherva pra, aq e nevojshme per te gjithe e ne menyre te veçantë per ata femij qe po rriten në mergim, në të kater anet e botes. Se eshte edukim bio, patriotik e atdhetarë shqiptar. I pa-tjetersueshem.

PS: Botohet me kerkesen e autorit. Faleminderit-Dielli

MBRETI ZOG-APEL SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE

$
0
0

LE TEMPS (MAJ, 1939) : APELI I MBRETIT ZOG DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË LIDHJES SË KOMBEVE/

1 Mbreti Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2017

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të enjten e 18 majit 1939, në ballinë, apelin e mbretit Zog në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.Mbreti i shqiptarëve i është drejtuar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë të liderit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

1 Le Temps

Apeli i mbretit Zog

Ja teksti i apelit të Mbretit Zog drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve :Konferenca e Londrës në 1912-1913 dhe më pas Konferenca e Ambasadorëve në Paris më 1921 e patën njohur pavarësinë e Shqipërisë. Shqipëria u pranua zyrtarisht si anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe kufijtë e saj u vendosën përfundimisht. Që atëherë, dhe për tetëmbëdhjetë vjet, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie korrekte dhe të përzemërta me të gjitha shtetet dhe sidomos me fqinjët e saj, duke u dalluar kështu si një faktor i vërtetë paqeje.Me të njëjtën frymë dhe si një shtet i pavarur, Shqipëria ka nënshkruar një traktat aleance mbrojtëse me Italinë. Ky traktat u regjistrua rregullisht në Lidhjen e Kombeve, në përputhje me Nenin 18 të tij. Italia, në mënyrë të padyshimtë në kundërshtim me këtë traktat, si dhe me të gjitha normat drejtuese të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe më veçanërisht me paktin e Lidhjes së Kombeve dhe paktin Briand-Kellogg, dhe pa ndonjë provokim nga ana e Shqipërisë së Pavarur, ka dhunuar ushtarakisht territorin shqiptar për herë të parë më 6 prill 1939 nga ajri, dhe, pastaj me 7 prill nga bombardimet e porteve dhe qyteteve bregdetare, si dhe me zbarkimin e trupave në bregdetin shqiptar.

Ushtria shqiptare, pavarësisht numrit të vogël të trupave të saj dhe pamjaftueshmërisë së pajisjeve të luftës, i bëri ballë pushtuesit ashtu si çdo shtet i lirë duhet të bëjë për të mbrojtur pavarësinë e tij. Një milion shqiptarë bënë sakrificat më të mëdha për të shmangur dhunën italiane. Por, me kohën, rezistenca nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh sulmin e papritur, të bërë me të gjitha mjetet moderne, që një shtet prej 44 milionë banorësh mund të ketë në dispozicion kur ka paramenduar një akt dhune.

Duke protestuar fuqishëm dhe zyrtarisht kundër dhunës së Italisë dhe kundër zhdukjes së pavarësisë së Shqipërisë, e cila është anëtare e Lidhjes së Kombeve, i lutem Shkëlqesisë tuaj të sjellë në vëmendjen e anëtarëve të Lidhjes së Kombeve këto fakte, duke kërkuar që pushtimi nëpërmjet gjakut dhe hekurit (dhunës) nga Italia të mos njihet dhe të merren masa për restaurimin e të drejtave të mëparshme të popullit shqiptar.

 

Zogu I, mbreti i Shqiptarëve.

Në vëmendje të profesorit të Greqishtes-Shqiptarët e Çamërisë gjatë viteve 1941-1945

$
0
0

3.3 Kater came ne Ushtrine Greke2 Gumani, maj 1913, Filat2.Petrit Musa Demi1 Cameria 1913

Në vëmendje të profesor Panajot Barkës dhe akademikëve grekë, në lidhje me bashkëpunimin e grekëve me gjermanët. Po studiuesit grekë të sojit Barka mund ta vërtetojnë shkencërisht bashkëpunimin e çamëve me gjermanët? Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim të çamëve me italianët dhe gjermanët, por grekët prej 73 vitesh vetëm kanë bërë akuza politike për të grabitur pronat çamëve dhe për të bërë spastrim etnik në Çamëri që nga viti 1913-1945.

Nga Arben LLALLA/ Që kur Greqia mori Çamërinë plotësisht në vitin 1913, janë djegur me qindra shtëpi dhe janë vrarë mijëra shqiptar mysliman nga forcat ushtarake dhe paraushtarake greke. Nën një terror dhe trysni për të braktisur trojet e tyre shqiptarët në Çamëri kishin rezistuar fortë deri në vitin 1945, kur edhe përfundoj zyrtarisht spastrimi etnik i kësaj pjesë që banohej që në kohët antike vetëm nga shqiptarët.

Terrori shtetëror grek ndaj popullsisë shqiptare pas vitit 1912, vërehet tek mos përfaqësimi i tyre në Kuvendin e Greqisë dhe në drejtimin e bashkive ku shqiptarët edhe pse ishin shumicë nuk mund të fitonin asnjë përfaqësues. Vetëm në zgjedhjet për deputet të vitit 1915, në Qarkun e Prevezës mundën të dilnin deputet Ali Dino, nga “Formacioni të Partisë në Qeverinë e Njësuar”1, dhe Razim Mysli i pavarur. Pas vitit 1920, asnjë shqiptar nuk ka mundur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Greqisë. Ali Dino ka kandiduar disa herë për deputet, por ai nuk fitonte pasi shteti grek qëllimisht shqiptarët mysliman i fuste për të votuar në Prefekturën e Janinës ku ata ishin pakicë.

Shqiptarët në Çamëri ishin minoriteti i shtypur, i pa përfaqësuar, i grabitur nga vetë shteti i tyre edhe pse kishin dhënë kontribut në themelimin e tij. Kjo gjendje e rëndë vazhdonte të përkeqësohej edhe më tej. Shqipëria protestonte nëpër organizatat ndërkombëtare për shkeljet e të drejtave të njeriut, për shkeljen e Marrëveshjes së Lozanës ku Greqia njihte minoritetin shqiptar me të drejta të plota, por asnjë reagim pozitiv nuk bëhej.

Dy muaj para luftës italo-greke, të vitit 1940 qeveria fashiste e Metaksait burgosi në ishujt e Egjeut të gjithë meshkujt çamë nga mosha 16 deri 70 vjeç. Rekrutët çamë si shtetas grekë, të rekrutuar në vitet 1939, 1940 u vunë në punë të rëndomta, duke hapur rrugë e duke thyer gurë. Kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar deklaronte publikisht: “Ju myslimanët e Çamërisë, pritni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë, ne grekët jemi 7.5 milion dhe nuk do të lemë të gjallë asnjë çam”2.

Shumë nga çamët që u burgosën dhe u internuan nuk u kthyen më, ata vdiqën nëpër burgje dhe kampet e internimit, pa një varr me adresë. Presionet e shumta që u bëheshin shqiptarëve në Çamëri gjatë periudhës që Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe ishte zgjedhur një qeveri kuislinge detyronte shumë çamë që të mendonin se shpëtimi i tyre është lufta, çlirimi nga diktatura fashiste e Metaksait. Por përsëri çamët si njerëz të urtë dhe punëtor ulën kryet duke duruar çdo sakrificë vetëm e vetëm për mos braktisur trojet e të parëve.

Gjatë viteve 1941-1944, Greqia u nda në tre zona të pushtimit nga ushtritë e huaja. Ushtria bullgare hyri në Greqi më 20 Prilli 1941, pa asnjë rezistencë nga ushtria greke. Bullgarët u përqendruan në Maqedoninë Lindore greke dhe Trakën, me përjashtim të Evru, zonën kufitare me Turqinë e kontrollonin gjermanët. Gjermanët hynë në Greqi nga Bullgaria, ata u përqendruan në Athinë, Selanik, në Maqedoninë Qendrore greke, ishujt e Egjeut dhe Kretë. Pasi gjermanët kishin pushtuar Epirin dhe ishin vendosur në Meçovë, atëherë ushtria italiane hyri në Greqi nëpërmjet kufirit jugor të Shqipërisë. Italianët u vendosën për të kontrolluar territoret e Pindit, pra të fshatrave ku banorët ishin vlleh, në Thesali, Maqedoninë Perëndimore greke, në Çamëri, ishujt Jonian dhe në ishullin e Korfuzit.

Gjatë kohës që italianët ishin në Çamëri nuk ndodhi asnjë incident me burgosje, rrahje apo vrasje ndaj grekëve me karakter nacionalist. Shumica e shqiptarëve në Çamëri ishte rreshtuar në ushtrinë e rezistencës EAM-ELAS, dhe mbanin lidhje me partizanët e Shqipërisë.

Në mars të vitit 1942, në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë, u arrit marrëveshje midis palëve ndërluftuese për shpërndarjen e ushqimeve në Greqi, të sjellë me anije suedeze nën kujdesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ngarkesat me ushqime në Greqi në fillim erdhën nga Kanadaja dhe pas vitit 1943 nga SHBA9.

Gjatë kohës së krizës ushqimore, çoi lulëzimin e tregut të zi, grabitjen e ushqimeve të fermerëve dhe shpeshherë përdorimi i lidhjeve me pushtuesit bullgar, gjerman dhe italian. Siç e kemi thënë, kryetari i EDES Napoleon Zerva, bashkë me vëllanë e tij Perikliun grabitnin ushqimet në Artë fshatarëve dhe me ndihmën e ushtarëve italian i çonin në Athinë për ti shitur në tregun e zi me çmime të larta. Në librin e Nikiforoz G. Kossivaqis, me titull: E vërteta e Tretë, (Νικηφοροζ Γ. Κοσσυβακη “Τριτη Αληθεια”), botuar në Athinë më 2001. Autori hedh dritë mbi bashkëpunimin e Napoleon Zervës me oficerin e lartë italian Eduart Ferlaco për shitjen e ushqimeve në tregun e zi të Athinës.

Në periudhën 1941-1944, në Greqi vepronin katër qeveri dhe disa grupe të ndryshme të rezistencës që siç e kemi thënë ata shpeshherë luftonin kundra njeri-tjetrit duke bashkëpunuar edhe me pushtuesit e Greqisë. Kjo gjendej kaq tragjike çoj që popullsia shqiptare në Çamëri të krijonte Këshillin Nacional Çam. Ky Këshill nuk kishte asnjë forcë apo kompetencë ligjore për të arrestuar apo dënuar, thjeshtë luante rolin e udhëzuesit, këshilluesit me qëllimin e mirë që mos të ndodhnin vëllavrasje midis banorëve të etnive dhe feve të ndryshme. Gjendja e rrënuar ekonomike, pushtimi i huaj, sillte rëndimin psikologjik dhe emocional tek banorët e Çamërisë qofshin, këta shqiptar, vlleh, grek, romë dhe hebrenj. Për të siguruar ushqime, mbrojtje nga kaosi që kishte pushtuar Greqinë njerëzit bëheshin bashkëpunëtor të pushtuesit bullgar, italian dhe gjerman. Por, këta ishin individë të cilët nuk luanin ndonjë rol të rëndësishëm në shoqëri.

Në 12 janar 1942, shefi i policisë në Paramithi, Ilia Niko, vrau dy personalitete çame, pronarin e madh Tefik Qemalin dhe doktorin Ahmet Qazimin. Çamët e armatosur u hakmorën duke vrarë prefektin e Thesprotisë, Georgios Vassiliakos11.

Shefi i policisë, Ilia Niko, nuk ishte vetëm kur e vranë Tefik Qemalin nga Karbunari dhe Ahmet Qazimin nga Margëllëçi, ai u ndihmua edhe nga kapiteni i EDES, Koço Nikola nga Vojniku-Prodhromia, emrin e vërtetë e kishte Konstandinos Gjeorgjiu-“Koçonikolas”. Kjo ngjarje e zezë ka ndodhur në kafenenë e Sotir Triandafilu-Neli. Tefiku dhe Ahmeti po festonin me Lake Abazit daljen e tij nga burgu. Në kafene filluan të fjaloseshin Ilia Nikos me Tefik Qemalin. Më tej Ilia Niko bashkë me Nikola Koçon i zënë pusi Tefik Qemalit dhe Ahmet Qazmit të cilët i vret Nikola Koço12. Meqenëse Ilia Niko ishte shefi i policisë së Paramithisë dhe do kishte lehtësira për të justifikuar këto dy vrasje, ai e mori përsipër këtë punë.

Në dhjetor u vra një tjetër personalitet çam, Jasim Sadiku nga Mallgëlliçi. Të nesërmen, një i krishterë nga Spathari, Vasil Çupi dhe prifti Spiridon Nuçi u gjetën të vrarë13.

Jasim Sadiku i njohur edhe si Jasimin Haxhiu i zunë pusi Harallambos Serifi me kushëririn e tij, Vasilis Ballumis. Në fillim Jasim Sadikun e qëllon Harallambos, por plumbi nuk e goditi, më pas qëllon Vasil Ballumis dhe e plagosi rëndë Jasimin. Sipas dëshmive të pas luftës, Jasimin Sadiku vdiq më 6 dhjetor 1942 nga gjakderdhja rrugës për në Margëlliç tek lugina e Musa Agës.

Vrasësi Vasil Ballumi ishte një i arratisur nga burgu dhe endej maleve për t’i shpëtuar arrestimit nga forcat e rendit italiane, për t’ju shpëtuar këtyre forcave ai u bashkua me EDES të Napoleon Zervës. Për fat të keq Vasil Ballumi dhe Harallambos Serifi ishin shqiptar ortodoks nga fshati Spatharë i Margëllëçit.

Deri në kapitullimin e Italisë fashiste, shtator 1943, në Çamëri nuk ishte kryer asnjë masakër, ekzekutim kolektiv apo individual nga italianët, por edhe nga grupet e parregullta të çamëve të cilët armët i kishin për vetëmbrojtje. Gjithashtu, grekët që ishin policë, xhandarë dhe grupet e rezistencës nuk kishin kryer asnjë sulm kundër shqiptarëve myslimanë. Përveç vrasjeve të lartpërmendura me karakter të zënkave personale, grabitje të pronave dhe gjakmarrjes.

Historiografia e Greqisë, dokumentet angleze e asaj kohe, italiane, gjermane, etj., nuk sjellin asnjë të dhënë se në Epirin e Jugut-Çamëri gjatë pushtimit italian prill 1941-shtator 1943 të jenë kryer masakra kolektive, djegie të fshatrave, pjesëmarrës të së cilës kanë qenë edhe shqiptarët e Çamërisë.

Italianët bënë masakër në fshatin Domeniko, më 13 shkurt 1943, ku vranë 19414 njerëz dhe dogjën tërë fshatin. Në 12 mars po të këtij viti, italianët dogjën fshatin Caricani-Tsaritsani, dhe ekzekutuan 40 banorë15. Në të njëjtin muaj, mars 1943, italianët dogjën fshatin Servia. Këta dy fshatra ndodhen afër Larisës, Elassonës dhe Kozanit ku funksiononin Legjionet Romake të vllehve që bashkëpunonin me italianët fashistë. Këto masakra u kryen pasi fshatarët e këtyre fshatrave ndihmonin forcat e rezistencës të EAM-ELAS.

Pushkatimi i 49 qytetarëve në shtator 1943 në Paramithi

Pasi kapitulloj Italia Fashiste në shtator 1943, zonat që i kontrollonte ajo i kaluan gjermanëve të cilët mbështeteshin nga Batalionet e Sigurimit dhe trupat SS greke.Më 24 shtator në Shkallë të Paramithisë vriten gjashtë ushtar gjerman nga forcat e rezistencës. Urdhri i komandantit gjerman ishte se për një ushtar gjerman të plagosur apo të vrarë do të pushkatohen dhjetë grek. Për 4-5 ditë gjermanët arrestuan 52 grek për t’i pushkatuar si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve të tyre, më 29, shtator ata pushkatuan 49 qytetar të Paramithisë. Sipas të dhënave gjermanët kohë më parë kishin informacione për qytetarët e Paramithisë se kush kishte lidhje me partizanët e EAM-ELAS dhe i përkiste ideologjisë komuniste.

Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, me rastin e pushkatimit të 49 qytetarëve të Paramithisë, në shtator 2015 solli një dokument ku tregohej se komanda gjermane e Paramithisë kishte të dhëna që në gusht 1943 se kush ndihmonte EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Nëse do shohim mbiemrat e 49 të pushkatuarve, 32 prej tyre mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe dhe 17 mbiemra ortodoksë.

Nga një dokument i CIA-së i botuar në vitin 2000, i ofruar nga shërbimi informativ grek të pranuara gjatë vitit 1944, ku tregohen shifrat zyrtare të krimeve të luftës të kryera nga nazistët gjerman si ekzekutime, vrasje dhe zjarrëvënie. Në paragrafin për krimet naziste në Epir jepen të dhëna:

Dokumenti i ofruar nga CIA që është dhënë nga Shërbimi Informativ Grek-HELLENIC INFORMATIOS SERVICE – IIa, me seli në Kajro të Egjiptit, pretendon se janë pushkatuar 60 qytetar në 30 shtator 1943 në Paramithi dhe jep vetëm 44 emra nga të pushkatuarit, një emër përsëritet dy herë. Ndërsa pllaka përkujtimore në Paramithi ku për çdo vit organizohet aktiviteti në kujtim të tyre ka vetëm 49 emra. Në dokumentin në fjalë thuhet se janë ekzekutuar nga toga gjermane. Në të gjithë librat grek që shkruajnë për këtë ngjarje thuhet se shqiptarët e Çamërisë nuk morën pjesë në pushkatim, por ata ishin bashkëpunëtor. Një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se a ishin bashkëpunëtorë çamët. Shumica e të pushkatuarve ishin shqipfolës dhe përkrahës të ushtrisë partizane EAM-ELAS.

Çamët në ushtrinë partizane EAM-ELAS

Shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri përkrahu forcat e majta të rreshtuara në ushtrinë partizane EAM-ELAS. Kjo përkrahje lidhej edhe me faktin se shqiptarët në Çamëri i urrenin forcat politike të djathta të cilat ndër vite ushqenin popullin me nacionalizëm ekstremistë grek kundër minoriteteve, por edhe me faktin se shqiptarët në Shqipëri luftonin kundra pushtuesve si ushtri çlirimtare e majtë partizane.

Nga të dhënat e fundit që i lexojmë në librin e akademikut i ndjeri prof.dr.Kristo Frashërit mësojmë se disa herë kryetari i forcave guerile të djathta Napoleon Zerva u kishte bërë ofertë krerëve shqiptarëve në Çamëri që të bashkoheshin me EDES.

Në shtabin e EDES-it u përgatit terreni që me anën e misionarëve anglezë të bëhej takimi i parë i Nuri Dinos me Zervën. Oficeri anglez i ndërlidhjes, Myers, që vepronte pranë shtabit të EDES-it, bëri të mundur që takimi të mbahej në manastirin e Paganionit, në fshatin Selan të Paramithisë, në fund të muajit maj 1943. Pala e EDES-it u përfaqësua nga koloneli anglez Myers, kapiteni Zhupa dhe 2-3 oficerë të tjerë. Pala e Ballit Kombëtar çam u përfaqësua nga Mazar Dino, myftiu i Paramithisë, Ferhat Kaso e Sali Meto. Përfaqësuesit e palës së EDES-it kërkuan nga forcat e Ballit Kombëtar të Çamërisë tu bashkohen atyre të Napoleon Zervës kundër EAM-it dhe ELAS-it16.

Në Pargë, më 10 gusht 1943, u takuan përfaqësuesit e të dyja palëve EDES dhe të Ballit Kombëtar. Këtë radhë Balli Kombëtar çam përfaqësohej nga Mazar Dino dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij çamë. Pala e Napoleon Zervës kërkoi nga Balli Kombëtar: 1. Të bëhej çarmatimi i menjëhershëm i çamëve dhe gjithë forcat çame të armatosura si dhe ato të afta për luftë, të kalonin nën komandën e EDES-it. 2. Në Çamëri të organizohej një administratë e re në formë këshilli, me emrin EA (Ethiniki Agona). 3. Ndihmat që do të mblidheshin nga popullsia të shkonin për EDES-in. 4. Në krahinat që ishin nën juridiksionin e EDES-it, të mos shkelte asnjë çam i armatosur17.

Për kundërpeshë ndaj formacione të parregullta të vëllezërve Dino të cilët bashkëpunonin me administratën italiane dhe më tej gjermane u themelua në Çamëri, Këshilli Nacionalçlirimtar. Në krye të Këshilli Nacionaçlirimtar Çam u vu personaliteti i njohur Musa Demi18.

Shumë djem të Çamërisë si: Muharrem Demi, Petrit Musa Demi, Dervish Dajaka, Mustafa Dauti, Qamil Izeti, Ismail Hmaiti, Gani Demi, etj., u inkuadruan që në fillim në batalionet mikse19.

Më 2 shkurt, (1943), në kuadrin e FNÇL u formua në Konispol çeta, domethënë një grup i vogël i rezistencës e cila mori emrin “Çamëria”, me fushë veprimi kryesisht në zonat e jugut të Shqipërisë dhe të vijës kufitare, çetë e cila mbante njëkohësisht kontakte dhe bashkëpunonte me forcat e ELAS-it. Në muajin mars 1943 çeta “Çamëria” dhe një prej grupeve të rezistencës të ELAS-it, ranë dakord për të bashkëpunuar në fushën ushtarake. Paralelisht, anëtarë të këtyre dy grupimeve kaluan nëpër fshatrat e zonës së Theollogos në Epirin e Veriut dhe organizuan një takim të përfaqësuesve të fshatrave të zonës së Filatit, ku u folën për qëllimet e përbashkëta të luftës si dhe për t’u rreshtuar së bashku në luftën kundër pushtuesve20.

Një grup partizanësh të ELAS-it, në mars 1943, i përbërë nga çam dhe grek, Petrit Demi, Taqis Theologjis, Panajotis Micis, Kostas Sternaras të ELAS, u takuan në fshatrat e jugut të Shqipërisë me partizanët Janis Kondis, Vangjel Pulis dhe dy të tjerë21.

Çeta “Çamëria” u zgjerua në batalion dhe në nëntor 1943 mori emrin “Thoma Lulo”, për nder të luftëtarit grek nga Gjirokastra që ishte vrarë ato kohë22.

Tashmë grekët dhe shqiptarët e Çamërisë luftonin bashkë kundër pushtuesit gjerman.

Nga popullsia shqiptare e Çamërisë u përfshinë në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1.000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë23.

Sipas dokumenteve të autoriteteve gjermane në fillim të 1944 pushtuesit gjermanë krijuan strukturën e një batalioni çam me gjysmë efektivi prej 300 vetësh, por atë e dislokuan në Konispol e jo në Çamërinë e përtejme (brenda territorit shqiptar) për të mos krijuar ndërlikime politike me qeverinë mike greke të J. Rrallis24.

Në 10 janar 1944, me iniciativë të regjimentit të 15-të të ELAS-it dhe me aprovimin e FNÇl shqiptar u formua batalioni miks për krahinën e Çamërisë. Bashkëkomantët të batalionit ishin emëruar fillimisht Muharrem Demi dhe Spiro Shqevi, por më vonë, pas kalimit të batalionit nën komandën ekskluzive të ELAS-it, komandant i tij u emërua Joannis Sarafis25.

Pra, nga burimet e ndryshme del përfundimi se shumica e popullsisë shqiptare në Çamëri ishte rreshtuar përkrah forcave të majta të rezistencës EAM-ELAS, duke përkrahur pa rezerva luftën për çlirim nga pushtuesit italian dhe gjerman. Greqia duke u udhëhequr nga qeveritë kuislinge Çolakoglu, Logothetopulos dhe Rrallis kishte krijuar huti tek popullsia saqë atë periudhë kishte disa qeveri paralele greke dhe forca të ndryshme të rezistencës të cilat disa herë u përplasën me njeri-tjetrin duke harruar luftën kombëtare për çlirimin e Greqisë.

Masakrat në Çamëri nga EDES

Pas pushtimit fazë-fazë të Epirit të Jugut-Çamërisë nga grekët që në vitet 1880 dhe deri në fillim të vitit 1913 kur u morë Janina, shqiptarët kanë qenë nën presionin shtetëror grek për të braktisur trojet e tyre. Ashtu siç e kemi thënë më lartë ndër vite, Greqia me dhunë largoj mijëra familje shqiptare nga Çamëria për në Turqi, Shqipëri dhe gjetkë duke mos u kthyer më kurrë. Por gjenocidi më i egër dhe fatal ishte ai i viteve 1944-1945 ku forcat ushtarake të EDES të udhëhequr nga klerikë ortodoksë grek me veshje ushtarake kryen masakrat çnjerëzore mbi popullsinë e pambrojtur çame.

Ishte e martë, 27 qershor 1944, ku rreth 2.500 trupa ushtarake të EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dhe të shoqëruar nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos i cili kishte veshur rrobat ushtarake të EDES, hynë qetësisht në qytetin e Paramithisë. Asnjë kundërshtim me armë nga ana e popullsisë shqiptare, Mitropoliti Dhorotheos nis bisedat me krerët shqiptar, me Myftiun Sali Hafizi duke ju premtuar se asnjë e keqe nuk do t’ju ndodhë.

Pas dreke, pas një ngrënie të mirë filloj masakrimi kudo në çdo vend që gjenin çamër. Masakrimet janë bërë nëpër shtëpi me gra dhe fëmijë. Burrat janë vrarë mizorisht nëpër rrugë dhe hedhur nëpër hendeqe. Numri i të vrarëve gjithsej 165. Në qarkun e Paramithisë në katundet e quajtura Gardiq, Dragoni, Amini e Karkunar një ditë më pas u masakruan tmerrësisht 600 punëtorë dhe bujq, 150 plaka, gra dhe vajza26.

Më 28 gusht 1944, në Pargë bandat e Zervës vranë 49 burra dhe 8 gra, Më 14 shtator autoritetet ushtarake zerviste në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një “gjyqi” formal i dënuan të gjithë me vdekje, me përjashtim të 7 vetëve. Pas tri-katër ditësh u pushkatuan 51 veta të tjerë afër spitalit të Filatit dhe te Përroi i Shejlës. Kështu numri i të vrarëve dhe i të humburve në qytetin e Filatit arrinte në 259 vetë27.

Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945, u masakruan dhe u vranë 1.286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona etj. U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5.800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasuritë, pronat e këtyre kulteve (mbi 80 xhami)28.

Sipas një liste, sipas të cilës qenë regjistruar emrat e të vrarëve dhe vendit të tyre të origjinës më pas se 1200 viktima civile janë identifikuar për periudhën 1944-194529.

Përfundimi i genocidit grek kundër popullsisë shqiptare në Epirin e Jugut-Çamëri ishte tragjik. Pothuajse Çamëria u spastrua nga etniteti shqiptar që i përkiste besimit mysliman. Në fshatrat ku banonin shqiptarët mysliman u vendosën refugjatë grek të ardhur nga Azia e Vogël dhe grek të ardhur nga pjesët e tjera të Greqisë. Shumë fshatrave ju ndërruan emrat, u ndërruan toponimet e shumë vendeve për të zhdukur çdo gjurmë shqiptare në Epirin e Jugut.

Nga një popullsi prej 35.000 vetash, që ishte paraluftës, mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Të vrarët dhe të humburit arrijnë shifrën 2300 vetë. Të vdekurit gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme 2400 vetë30.

Nga të dhënat e botuar kohëve të fundit del se sipas qyteteve janë masakruar në genocidin grek ndaj popullsisë çame 2.877 shqiptar. Në Filat dhe rrethinë numri i të masakruarve është 1.286, Gumenica me rrethinë, 292, Paramithia me rrethinë, 673, në Margëllëç dhe Pargë, 62631.

Përveç pjesëmarrësve ushtarak që kishin shërbyer në qeverisjen fashiste të Metaksait në masakrat kundër çamëve, morën pjesë dhe dhjetëra priftërinj si Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim i ardhur nga Athina me porosi të kryepeshkopit të Greqisë, Damaskino. Serafeimi do të bëhej më tej Mitropolit i Janinës dhe më vonë kryepeshkop i Greqisë, vëllai i Napoleon Zervës, Aleko Zerva i cili ishte prift, etj.

Kapiteni Kristos Stavropulos në rolin e gjykatësit të ushtrisë EDES nënshkroi ekzekutimet pa gjyq të qindra shqiptarëve në genocidin e viteve 1944-1945 në Çamëri. Në vitin 1953 ushtaraku Kristos Stavropulos u zgjodh kryetar i Gjykatës së Lartë të Greqisë.

Plani për genocidin e viteve 1944-1945 nga EDES, nuk lindi aty për aty, ai plan për përzënien e shqiptarëve nga Çamëria me masakra, përdhunime, grabitje ishte planifikuar shumë vite më parë që kur grekët pushtuan Epirin e Jugut.

Në qeverisjen e Metaksait ishin vrarë 2.300 dhe të vdekur në tortura 45032. Një shifër e përafërt me masakrat që kryen disa vite më vonë Napoleon Zerva dhe ushtarakët e Metaksait të grupuar në EDES.

Shteti grek sekuestroj shtëpitë dhe tokat pa të drejtë me ligje dhe gjyqe të montuara, mijëra bagëti u vodhën, ngordhën dhe u dëmtuan. Por tragjedia çame nuk do të përfundonte me largimin nga Greqia dhe ardhjen në Shqipëri. Shqiptarët nga Çamëria u persekutuan nga pushteti komunistë, trajtoheshin me përbuzje si qytetar të dorës së dytë. Shumica e tyre u vendosën në periferitë e qyteteve nëpër baraka dhe jetonin si në geto. Ky ishte një persekutim edhe më i dhimbshëm kur mendon se ata keqtrajtoheshin nga shtetin amë, nga shteti për të cilin kishin sakrifikuar gjithçka për mbijetesën e tij.

I gjithë aparati shtetëror i Greqisë pas vitit 1945 u vunë në lëvizje për ngritjen e historive të gënjeshtrës për bashkëpunimin e popullsisë çame me gjermanët, për të mbuluar masakrat dhe genocidin e kishës greke pjesëmarrës të trupave ushtarake të EDES.

Roli i klerikëve të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë në masakrat kundër popullsisë shqiptare myslimane në Çamëri ka qenë i rëndësishëm. Kjo del qartë edhe në letrën-kërkesat e Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos dërguar më 18.05.194433, Këshillit të drejtuar nga Mazar Dinos.

1 Niko Stylos, Prevezani Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë, Mulheima A.D.R.2014, fq.141

2 Muharrem Dezhingu, Abedin Dino dhe Çështja Çame Sot, Tiranë, 2010, fq.127-128

9 Η ΚΑΘΗΜΕΡΙΝΗ, Ενθετο Επτα Ημερεζ, Athinë, 15, prill, 1999

11 Citim, Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.317

12 Μάριος Μπίκας ,Στ’ απόσκια του Κορύλα, Θεσσαλονίκη, 1999, fq.186

13 Citim, Pëllumb Xhufi, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.317-318

14 ΡΙΖΟΣΠΑΣΤΗΣ, Η Σφαγή στο Δομένικο, Athinë, 1, mars, 1996

15 www.zougla.gr/page.ashx?pid=80&aid=442218&cid=122

16 Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.294

17 Citim, Po aty

18 Po aty, fq.289

19 Hajredin Isufi, ÇAMËRIA, Tiranë, 2006, fq.128

20 Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.157

21 www.labastia.blogspot.gr/2014/12/blog-post_4.html

22 Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.158

23 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.163

24 Citim, Hajredin Isufi, ÇAMËRIA, Tiranë, 2006, fq.340

25 Citim, Eleftheria Manda, Çamët mysliman të Epirit (1923-2000), Tiranë, 2015, fq.189

26 Përgatiti për botim, Kastriot Dervishi, Masakra në Çamëri, Tiranë, 2009, fq.33-34

27 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.159

28 Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi Grek kundër Çamërisë Vazhdon, Tiranë, 2006, fq.11

29 Citim, Kristo Frashëri, Historia e Çamërisë, Tiranë, 2015, fq.314

30 Beqir Meta, Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949), Tiranë, 2002, fq.161-162

31 Rasim Bebo, Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq.509

32 Grup Autorësh, Sami Repishi, Epiri i Jugut, Çamëria, Tiranë, 2014, fq.81

33 Rasim Bebo, Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq.483


I PËRJETSHËM EFEKTI I NËNSHKRIMEVE TE AKTIT TE PAVARESISE

$
0
0

JORGJI KARBUNARA( “LE TË JETË I PËRJETSHËM EFEKTI I KËTYRE NËNSHKRIMEVE”/1 Jorgji Karbunara

NGA GËZIM LLOJDIA/ 

1.Pavarësia Kombëtare .Nëse do të rajvizojm me një shprehje:Përballë një sprove të  këtillë, drejt ëndrrës ,në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja,që kishin pësuar gjatë shekujve të sunduar nga i huaji ,të pakrahë , të pa shpresë,të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid,që gërryente dhe përmbyste një pushtim  shekullor si ai osman. Kështu ëndrra për një shtet të pavarur, perëndimin e shpresës nëpër shekuj  gjegjësisht ishte  dhimbje,ishte  kujtim i  shtetit të arbrit shndërruar tash në rrëfim . Për ata,që ndër përpjekje  për pavarësi dhanë jetën  si ëndërr  u mbeti streha e fundme  e tyre ku ish akumuluar e  ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, frika, dhe vdekja në fund nuk e arritën pavarësin ,u mbeti breznive si testament.

Pa mbritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në detë,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët  trajtimi që  kishin  në kohën  e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe  pa privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti  dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori 1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë  Shqipërinë mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”.

2.

 

Nga version zyrtar për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare gjejmë prezent emrin e mësuesit të Popullit Jorgji Karbunara. Ndërsa nga lista që citon delegatët e Beratit janë shënuar emrat e tyreSami Bej VrioniIlias Bej VrioniTaq TutulaniBabë Dud Karbunara.Në deklaratën përfundimtare të Pavarësisë nënshkrimi i Babë Dud Karbunarës është nënshkruar  me

. Karbunara. Dhe zhbiruar  këtë deklaratë që qarkullon në medie e kudo për firmëtarët renditet një fakt interesantë për mësuesin dhe firmëtarin .Babë Duda ka firmosur i treti pas dy figurave qendrore të Kuvendit të Vlorës,kuptohet pas  Ismail Beut dhe Dom Nikoll Kacorri. Nënshkrimi i J.Karbunarës mbetet i thjesht ngase lapidare më qartësisht të paharrueshme  mbeten thëniet e tij të pazhbëshme as nga mjegullinat e kohërave:“Le të jetë i përjetshëm efekti i këtyre nënshkrimeve”.Duke qëndruar në ditët  këtij kuvendi historik që është ngjizur fortësisht në memorien  e kombit shqiptar arrijmë të zhbirojmë ca fakte të tjera,për figurën interesantë të patriotit Jorgji Karbunara .Ismail Qemali e thirri në Vlorë .

Jorgji Karbunara i solli nga Berati Ismial beut edhe guzhinjerin e tij për ta ruajtur plakun e Vlorës nga helmimet .Madje kur plaku i Vlorës iku në Itali,guzhinjeri ju lut ta merrte me vete,mirëpo Ismail beu ju përgjigj se ai i shiti të gjitha dhe nuk kishte më.Merrëm me vete Ismail Be  do të ruaj edhe atje ku do të shkosh.

Dihet fakti Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin “Brufani”, me 26 janar te vitit 1919.

Për qëndrimin e Jorgji Karbunarës në ditën festive thuhet kështu: në një shkrim të V.Papës“Ishte Babë Dudë Karbunara delegati i Beratit… me një shami të kuqe i fshin fshehurazi lotët që i rrjedhin kundër vullnetit të tij… zemra e tij s’mund të përfshijë gjithë gëzimin e kësaj dite. Një jetë të gjatë e priti këtë çast për të cilin kish predikuar pa dëshpërim dhe tani e sheh me sy”.

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozenë e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”, dhe propozoi:

Shqipëria të shpallë pavarësinë .Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME; Të emrohet pleqësia (senati).

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye Ismail Qemali:

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.

Në ditët e pavarësisë në Vlorë  ku  u nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha aty ishte edhe zëri dhe  fryma  e t gjithë delegatëve dhe e Bab Dudës,(Jorgji Karbunarës). Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit  është dërguar mesazhi me thënien”Independenca e Atdheut u shpall”.

 3.

Zgjedhja e pleqësisë .Në mbledhjen  e pestë të Kuvendit Kombëtar  sipas gazetës “Pëlindija e Shqipenies “që u zhvillua  në 4 dhjetor në prani të 57 delegatëve, (mungonin 6). Ismail Qemali ia la të drejtën e zgjedhjes së 8 ministrave Kuvendit, me propozimin që të jenë 4 të krishterë dhe 4 myslimanë. Ky propozim u kundërshtua dhe përzgjedhja iu la votimit. …..Pas kësaj u bë zgjedhja e Pleqësisë, ku sipas propozimit të Dhimitër Beratit u bë vetëm një votim. U zgjodhën: Iljas Be’ Vrioni me 55vota, Sami Be’ Vrioni 54, Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be’ Toptani 42, Eqrem Be’ Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimitër Berati 38, Dhimitër Zografi 35, Bedri Be’ Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be’ Klisura 32, Hajredin Be’ Cakrani 32, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be’ Elbasani 29 dhe Ajdin Be’ Draga 27.

4.

Jorgji Karbunara  ka lindur në qytetin e Beratit në 1842. Patriot  i shqiptarizmës nga lindja në vdekje. Ka marrë pjesë në ngritjen e degës së Lidhjes shqiptare të Prizrenit në Korfuz mik me Kristoforidhin .Ka përhapur arsimin dhe mësimin shqip. Si mëmëdhetar i rrallë e  patriot Babë Dudë Karbunara ngriti shollën e parë ku kishte rreth 55 nxënës. Aktiviteti i tij është i shumtë

“Ay, që s’mëson gjuhën e vet, është i dënuar për jetë”.Këto thënie monumente të J. Karbunarës kanë mbetur të trashëguara ndër kohërat tona.Emri i këtij patrioti vijon të përcillet duke u nderuar për shqiptarizmin e tij .

5.

Për Bab Dudën dhe  patriotëtë  e tjerë ishte krijuar bindja se pa trojet e tyre,besimi i tyre,njëmend do të mbetej pa qenë asnjëherë shqiptare. Feja më e mirë e këtyre shqiptareve të mirë,mbetej ruajtja e tërësisë territoriale. Kështu  Babë Duda  dhe patriotët e tjerë e kuptuan se koha nuk ishte kur të binte muzgu,për të qarë fatin e keq të kombit,por duhej hapur shpirti. Ajo kataklizmë,që po afrohej me stërbim, duhej gjetur mënyra për ta shmangur.Kështu ata,ju vunë punës, pa ndjerë lodhjen e shpirtit të tyre,përpara dhimbjes së madhe.Kështu  kështu Bab Duda  dhe rilindësit e tjerë shkruan prologun më të ndritur të ditëve. Bashkëpunëtor i ngushtë me Kostandin Kristoforidhin citojnë shkrimet për Jorgji Karbunarën.

Citojmë V.Papa:“Duke u gdhirë 14 shtator 1894, u dogj shtëpia e Karbunarës në Kala të Beratit prej zjarri jo aksidental, por të vënë”.

U angazhua në ngritjen e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Korfuz.

Kurvelesh e Gegëri/C’u mblodhën në Ergjërli/Tek Abdyl Be Frashëri/Cu përpoq i varfëri/Cu përpoqe e bej për na/dy hejbe me hasina/Në frëngji se ç’i trete…..

Xhafer Belegu në mesin e viteve 1934,verë qershor,u ka përcjellur,shqiptarëve dokumente me të dhëna nga historia e lidhjes së Prizërenit. Dritën,botimit ja ka dhënë botuesja “Kristo Luarasi”:”Lidhja e Prizërenit dhe veprimet e saj 1978-1881”.Nga veprimet e marsit 1878 faqe 148 shkruhet: Lidhja në jug…Lidhja shqiptare duke i parë këto veprime të Greqis e duke marrë njoftime për kërkesën e saj në kongres vendosi me zhvillue një aktivitet të madh në jug. Organizoi këshillat krahinor dhe përgatiti një fuqi mbrojtëse kundër Greqisë. Mbledhja e parë si mbas dëshirës së Abdyl Bej Frashërit i cili ishte faktori më kryesor në jug,u ba në teqenë e Frashërit,nën kryesin e Baba Alushit i cili vuri në dispozicion të Lidhjes një shumë të madhe të hollash .Në këtë mbledhje të parë të jugut u bisedua organizimi i këshillave krahinor e masat,që do të merreshin kundër Greqisë. Burrat me rëndësi të Lidhjes në Jug.Abdyl Bej Frashëri,Mehemet Ali bej Vrioni.Sulejman Ali Kuci, Myslim Vasjari,Mustafa Pashë Vlora,Muslim Gjoleka. Sheh Mahmuti nga Kolonja e Kurveleshit,Xhafer bej Vlora,Thanas Ekonomidhi prej Sopiku disa bejlerë prej Libohove,Vasil Hido,Petro Meksi prej Tepelene,Mihal Haritua nga Përmeti,Vasil Linavori e Eustrat Tasho Duka nga Berati Dhimitër Kolea………….

Eshtë një ditë,që nuk i ngjiste tjetrës. Gjatë viteve 1911-1912 aktiviteti i tij është luftarak ndër çeta dhe misionin  patriotike për shqiptarizmin. Më 23 korrik 1912 mblidhet Kuvendi i Sinjës, për organizimin e të cilit Babë Duda u angazhua plotësisht dhe zhvilloi një veprimtari të gjithanshme .

Turmat e Esat Toptanit i shkatërruan gjithçka pati nga pasuria e tij aty nga viti 1915. Rebelët e rrihnin me shkop rrugëve thuhet nëpër materiale, që flasin për jetën e tij dhe ai i duroi njëhershëm se ishte shpirti i ti,j i pashëmbshëm besimi  i tij për shqiptarizmin.

Ishte Zoti vet,nën fytyrën e të urtit Jorgji Karbunara ,që paratha shumë gjëra. Koha e  Babë Dudë Karbunarës është një kohë me,njerëz të çuditshëm,patriotë të pazakontë. Ai  mbajti të ngrehur prezencën e përhershme të një ndjenje kombëtare. Shërbimet e tij i  vihen në realizim të programit të rilindjes kombëtare në përkrahjen e çetave  në shpalljen e pavarësisë kombëtare ne përhapjen e arsimit shqip.Jorgji Karbunara ishte një shenjtor i shqiptarizmës.

Ngulmimi i shenjtorëve është mbarësi për kombin. Shenjtorët kryesisht shqiptarë,mbasi merrnin frymën,kërkonin pozicionimin në vendin e tyre,për ti kushtuar energji,çështjeve jetike dhe interesi më i madh ishte largimi i nënshtrimit të perandorisë osmane.

6.

Titulli Babë ja kanë dhënë qytetarët. Cfarë thotë prof. Neki Babamusta:Ç’tregojnë faktet historike? Predikuesit e feve në Shqipëri si Rilindas të hershëm, veprën e tyre ia kanë kushtuar kombit dhe patriotizmës, duke kundërshtuar çdo lloj pushtimi, të sulltanëve të Turqisë, të shovinistëve grek dhe serb, të Italisë fashiste, të Gjermanisë, etj. Që nga Buzuku i hershëm, tek Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Frank Bardhi, Naim, Sami dhe Abdyl Frashëri, Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Fan Noli, Hafiz Ali Korça (i dënuar dy herë me vdekje nga sundimi turk, ndërsa fëmijët iu burgosën nga diktatura), Nënë Tereza e famshme, Bab Dud Karbunara, At Zef Pëllumbi, etj, ndonëse kishin të veshur petkun fetar, ajo nuk iu bë pengesë aspak për çështjen tonë kombëtare. Ato u bënë udhërrëfyes për liri, pavarësi, për gjuhën e bukur shqipe për kombin tonë duke u afirmuar edhe si figura ndërkombëtare.

ÇMIMI “HASAN PRISHTINA” NË FESTËN GJITHËSHQIPTARE

$
0
0
1 ramush flet-Në festimet e 28 Nëntorit në Kosovë, gazetarit Marin Mema nga Shqipëria, i vlerësuar për realizimin e temave shumë të rëndësishme për gjurmë e histori të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore, iu dha çmimi “Hasan Prishtina” nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj/
1 Hasan P

-Gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”, të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…Marini

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

3 Behlul

PRISHTINË, 26 Nëntor 2017/ Gazetari Marin Mema nga Shqipëria është fitues i çmimit “Hasan Prishtina”, më të lartit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta,  i cili u nda në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.2 grupi3

Kru i qeverisë së Kosovës tha se është një numër i madh i atdhetarëve shqiptarë që rrugëtimin e tyre e kanë përmbyllur me flijim për atdhe.“Njëri nga ta që nderon shqiptarët në shumë parametra është Hasan Prishtina. Çmimi ‘Hasan Prishtina’ është i lidhur me një kauzë tepër të dhimbshme për shqiptarët, pra me shpërngulje, por edhe krenari se nuk është hequr dorë për kthimin në atdhe”,  u shpreh kryeministri Haradinaj, duke falënderuar kryetarin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, për angazhimin e tij në sensibilizimin e shqiptarët për kthimin në atdhe.

Me tej, kryeministri Haradinaj tha se ndarja e çmimit nga Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për gazetarin Marin Mema dallon, sepse Marini nuk është nga ata që e ka përmbyllur karrierën e tij jetësore, por është prej atyre shqiptarëve të rinj që nuk është ndalur së gjurmuari atë se kush janë shqiptarët.

Kryeministri Haradinaj, ka uruar që shqiptarët kudo që janë të forcohen dhe të bashkohen në trojet e tyre me vëllezërit e gjakut, të shpërngulur nga atdheu i tyre në të gjitha kohërat.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, duke i dhënë çmimin gazetarit Mema, tha se çmimi “Hasan Prishtina”, nuk është vetëm një çmim që ndahet nga kjo  Shoqatë, por është një çmim që në bazën e tij ka dhimbjen, vuajtjen e popullit shqiptarë, por edhe krenarinë dhe luftën për liri.

 “Sot është një ditë e veçantë, sepse çmimi ‘Hasan Prishtina’ po ndahet në vigjilje të Festës  tonë Kombëtare – Ditës së Flamurit. Marinin e përgëzoj për gjithë punën që ka bërë në të gjitha trojet shqiptare me një guxim të jashtëzakonsëm. Ai i ndoqi gjurmët e historisë, informoi për gjenocidin dhe përpjekjet që tokat shqiptare të tëkurren vazhdimisht”, u shpreh Lluka.

Ai foli edhe për historikun e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. “Në kohën e gjenocidit e dhunës së paparë për të larguar sa më shumë shqiptarë nga Kosova ishte mëse e nevojshme të fillojë funksionimi i një subjekti, i cili do të merrej me pengimin e largimit të shqiptarëve nga Kosova. Në vitin 1990, pas shumë protestave dhe demonstratave në qytetin e Pejës u dha iniciativa për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve. Kjo iniciativë u përkrah nga të gjitha trojet shqiptare dhe shumë shpejt Shoqata u shtri në gjithë Kosovën, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Preshevë”, tha Lluka.

 Fituesi i çmimit “Hasan Prishtina”, gazetari Marin Mema, tha se, çmimi ka rëndësi të dyfishtë për të, e para ngase mbanë emrin e njërit prej figurave më të mëdha të kombit shqiptar, Hasan Prishtinës, dhe së dyti sepse është detyrim për të ardhmen, është një detyrim për të ecur përpara dhe për të sjell sa më shumë të vërteta historike.

“Ajo për të cilën unë jam krenar më shumë se gjithëçka është që, pavarësisht historisë së padrejtë që është bërë mbi shqiptarët, jemi prapë këtu sot, këndojmë shqip, kërcejmë shqip, përshëndetemi shqip dhe jemi krenarë që jemi shqiptarë”, u shpreh gazetari Mema, në ceremoninë edhe me këngë e valle shqiptare që ishte edhe festë për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Shqiptar e të Pavarësisë së Shqipërisë.

 Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Hasan Prishtina” ishin të ftuar nga institucionet e Kosovës, Shqipërisë dhe trojet tjera shqiptare, mes të cilëve ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, si dhe korrespondenti i Gazetës DIELLI e përfaqësues tjerë të mediave.

Pasardhësi i  Heroit të Kombit, Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, u shpreh se, “gazetari Marin Mema na solli të dokumentuara gjurmët shqiptare kudo në trojet e Shqipërisë së vjetër”.

Ai theksoi edhe se, “nderimi që po i bëhet gazetarit Mema është vetëm një vazhdimësi e denjë e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, e cila me Dekret të Presidentit është nderuar edhe me Urdhrin Nderi i Kombit.
Në vendimin për dhënen e çmimit për vitin 2017 theksohet se, “Marin Mema, si gazetar i Televizionit Top-Channel, me emisionin e tij ‘Gjurmë shqiptare’ ka realizuar me sukses tema shumë të rëndësishme për historinë e shqiptarëve në trojet e tyre shekullore”, duke kaluar të gjitha pengesat dhe kufijtë e ndarjeve.

Në vendim thuhet edhe se, “Marin Mema është realizues i një sërë dokumentarësh për shqiptarët në Sanxhakun e Serbisë, Gjurmët e historisë për zonat dhe fshatrat e shqiptarëve në Greqi (Çameri), Maqedoni, Sarajevë në Bosnje, Ulqin, Plavë dhe Guci, Rekë, Dibër të Madhe. Komunitetet shqiptare ne SHBA, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal të zi, Serbi, Turqi e me tej kanë qënë në fokus te dokumentarëve dhe reportazheve…Marin Mema, ka arritur gjithashtu që të zbardhi dokumente nga arkiva të ndryshme për heronjë e veprimtarë shqiptarë nëpër kohë…”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, në biseda, thash se gazetari Marin Mema më ngjanë në personazhin e një reportazhi futuristik që kam pas shkruar  para 21 viteve, në funddhjetorin 1996, me titull “Udhëtimi për në Prizren”,   të nisur nga Arta e jugut të trojeve ku flitet shqip, në kërkimet drejt “Mollës së Kuqe” ku dikur ishte kufiri verior i shqiptarëve…

“Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave…

Ai reportazh është  botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, në kohët kur thyeja kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në të dy anët e kufirit që i ndante shqiptarët që edhe e kishin të ndaluar ta kalojnë, madje edhe t’i afrohen, kam të botuara edhe shumë shkrime tjera në vitet, kohët, kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si titullohej shkrimi  që u botua në 19 mars 1996.

“Sa afër e sa larg Shqipëria” thoshte titulli i shkrimit të asaj kohe, botuar në 11 gusht 1996…

 Çmimi “Hasan Prishtina” i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta në vitin 2014 i është ndarë Kombëtares Shqiptare të Futbollit, pas ndeshjes së Beograd, ku edhe u mbrojt Flamuri Kombëtar Shqiptar.

“Ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë kombëtare”, theksonte me atë rast kryetari i Shoqatës, Jahja Lluka.

…Burri i harruem i ngritjes flamurit…

$
0
0

Kushtue nismëtarit të Pamvarsisë, atdhetarit të pashoq Imzot Nikollë Kacorrit/1 dom kacorriNga Pjeter Logoreci/

Jena në vigjilje të Festës së Pamvarsisë, të Flamurit e të themelimit të Shtetit Shqiptar, por, jo pa shkak,  një ndjesi trishtimit e zemrimit vlon mbrenda meje.1 VllazniaSi mundet që: …mbasi eshtnat e Imzot Nikollë Kacorrit u harruen, prej  të githa qeverive shqiptare, për 94 vjet në dhe të huej; prap sot ky burrë, ndera e kombit tonë, vazhdon me kenë i harruem prej shtetit shqiptar, anipse vepra e tij asht në themelin e pamvarsisë e të krijimit të qevisë të parë shqiptare?

2FJSi nuk u gjet nji qeveritar, nuk duel nji personalitet i shtetit, që, në ditën e madhe të flamurit me u kujtue me nderue, figurën e ndritun të fatosit të Pamvarsisë së Shqipnisë, Imzot Nikollë Kacorrit? Ashtu si mue edhe cdo shqiptarit liridashës i lind pyetja: …si mundet nji qeveri e nji popull, me e kremtue e me shijue madhështinë e festës kombëtare, tuj lanë në harresë e tuj mos kujtue, numrin dy, HEROIN E PAVARSISE, atë qi i kushtoj Atdheut jeten e vet, atdhetarin Nikollë Kacorri?

Si ka mundësi që ky personalitet vazhdon të paragjykohet nga “petku i priftit” e jo nga vepra e tij në të mirë të kombit e të lirisë?

Si studius e njohës i veprës dhe personalitetit të Imzot Nikollë Kacorrit dhe  si nismëtari i sjelljes së eshtrave të tij në atdhe, me anë të këtij shkrimi, I DREJTOJ NJE THIRRJE të gjithë personaliteteve shtetnore, duke fillue nga Presidenti i Republikës, Kryeministri i vendit, Kryetari i Bashkisë dhe Deputetët e Durrësit, qi pa u ndikue nga paragjykimet fetare e krahinore, të bajnë homazhe, në Durrës, pranë vorrit ku prehen eshtnat e Imzot Nikollë Kacorrit, atit të pamvarsisë e shtetit shqiptar. Jam i bindun që personat e masipërm, e shumëkush, do të “befasohet” nga fjalet “paragjykime fetare”,…. atëherë, cila asht arsyeja që ky tribun i lirisë injorohet me këtë paftyrësi?

Ja si e kanë nderue dhe vlerësue këtë burrë të madh, bashkësia shqiptare dhe studentore e Austrisë, nëpërmes gazetës “Vëllazënija”, të datës 5 Qershuer 1917, me rastin e vdekjes së tij në Vjenë:

 

Emzot Nikollë Kacorri vdiq

 

Nji lajm të tmershëm po i rrefejmë sot me zemër të thyeme lexuesavet t´onë: Emzot Nikollë Kacorri, nji ndër ma të ndritcmit Shqypëtarë, ndera e lulzimi i kombit t´onë vdiq me 29 maj në kohën ma të mirën pa i mbushë 49 vjet!

Emzoti i ynë i përmbledhte në vedi vehtësitë ma të mirat, qi ka populli shqyptar. Aj ish trim e besnik. Dashtënin e vet për kombësinë e vet e tregoj jo vetëm me fjalë, por edhe me të bame tuj u përpjekë me gjithë fuqit´e veta për përtrimjen e fatbardhësin´e popullit të vet. Me nji gjakftoftësi të pashoqe, gjithmonë gadi me ju ba ball trimnisht anmiqve u mundue që sa mot për të mirë të popullit shqyptarë. As salvimi, as të këqijat qi hoq e as burgu qi bani nuk j´a ndërruene menden qi mos me i mprojt ma të drejtat e popullit të vet; por si luftar trim deri në ma të mbramin sahat të jetës së vet e mbajti nalt flamurin e kombit të vet e vdiq si bir besnik i popullit të vet. Oh! sa gëzim të madh pat zemra e ti e sa herë e tregoj kënaqësin´e vet tuj e pa agimin e nji pritmjes së lume të dashtunës Shqypni.

Ideali ma i larti i këtij meshtari shpirtmadh ishte me i pa të gjithë Shqyptarët të bashkuem, për te ishin të gjithë Shqyptarët vëllazen. Kur para nji vjete e gjysë duel në dritë fletorja jonë, u gëzue fort përmbi emnin “Vëllazënija” qi e zgodhme për titull. Jetëshkurti tha atëherë këto fjalë: “Në dashtë populli shqypëtar me pa ditë të lume, lypset qi t´ë kuptojnë se jemi të gjithë vellazën”

Emzot Kacorri ishte në kler katolik përfaqësonjësi ma i dëgjuar i idesë kombjare. Si nacjonalist besnik si burrë pa frigë, tuj pasë gjithmonë para sysh të mirën e popullit të vet i vu të gjithë shpresët e veta në Monarkinë austro – hungareze; sepse e dite hollë se veprimi i Monarkisë ishte mprojtja ma e mira, ma e thjeshta e ma e fuqishmja për me e vu Shqypëninë n´udhë të mbarë.

Mjerisht, ky prift i ndritcëm, qi pa ndërlikim feje, kje dasht´e cmue prej të tanë Shqyptarëvet, i msheli syt´e vet para kohe e të gjithë ata qi e kanë njoftë vepren e ti kanë me vajtue e me mbajtë zi për të. Trupi i këti atëdhetarit të flaktë po pushon tash në dhe, por emni i ti s´ka me u harrue kurr në zemra të gjithë Shqypëtarvet e miqvet t´Arbnisë. Luftoj kurdoherë për nji qëllim shejt e psoj vetëm për dashtëni të pamasë, qi kishte për popullin shqypëtar. Atëdhetare të dashtun, t´a nderojm ket meshtar shpirtmadh tuj marrë mbrapa githë herë idealin e ti, të cilit j´a kushtoj krejt jetën e vet, e ky ideal i lartë kje: BASHKIMI E VELLAZENIJA E TE TANE SHQYPETARVET.

 

Prej jetës s´Emzot Kacorrit

(po nga gazeta Vëllazënija)

Emzot Nikollë Kacorri kish le në Lurë në vjetë 1868. Atje i filloj mësimet e veta e tuj  kenë 14 vjec u ba xhakue e hini në kolegjë të Shkodrës, ku mbasi i mbaroj mësimet e meshtarisë, kje shugurue prift në vjetë 1893. Mbasi mbet për pak muej si famulltar në Delvinishtë, u emnue prift famullije në Durrës e në kët vend qindroj deri sa vdiq. Në vjetë 1906 u emnue Protonotar i Papës, në vjetë 1913 Camberlan e në vjetë 1917 u ba Vikar i përgjithshëm.

Emzot Kacorri kje nji nder ma të vjefshmit atëdhetar shqypëtar, i cili që në djelmëni të vet u përpjek për atëdhen´e vet, e mbasi fjala e ti ecte edhe në fena tjera, i suell kurdoherë Shqypënisë të mira të panjehuna. Kacorri jo vetëm luftoj e punoj për atëdhe të vet, por edhe ka psue fort shumë. Në vjetë 1910 e bani Kurbini nji kryengritje për shkak të virgjisë e të shërbimit n´ushtri e Emzot Kacorri tuj hi ndërmjets e paqoj popullin me qeveri. Ma vonë kje paditë si pjestar i nji komplotit, e sado i pafaj, kje gjikue për katër vjet burg. Mbas lutjeve qi banë, u lëshue prej burgu mbas 13 muejsh, por mjerisht këtu e muer atë lengatë të vështirë në zgrof (shënimi autorit: zgrof = stomak), qi ja shkurtoj jetën.

Në kohë të luftës ballkanike ish agitatori ma i nxeti për vetqeverimin e Shqypënisë. Me 70 atëdhetar shqypëtar muer pjesë në proklamim t´indipendencës së Vlorës e kje zgjedhë si ndënpresident në kabinet t´Ismajl Qemalit, por mbas gjashtë muejsh dha dorëhjekjen e vet. Ma vonë u mundue Esadi me e ba për vedi, por bosh. Mbasi u cpallë lufta botnore vojti në Marienbad (Austri) për me shëndoshë semundjen e zgrofit, qi për vjetë ma tepër u ba  ma e rrezikshme e vetëm atëherë mujt me këthye në Shqypëni kur trupet austro-ungare e zaptuene Durrësin. Para tre muejve kje nderue prej Perandorit me Komturkreuz t´urdhnit të Frano Zefit.

Në fillim të majit lëngata e Kacorrit u ba ma e randë e shkoj në një Sanatorium të dëgjuar të Vjenës, në Sanatorium Fürth, ku kje mjekue prej doktorave ma të përmendun, por mbasi mjerisht sëmundja e ti ishte tepër e mocme, as dija, as marifeti i mjekëvet s´mujtne ma me e shpëtue.

 

Foto-ja e riatdhesimit të eshtnave, si sarkofagu i Imzot Kacorrit u prit në Rinas nga shteti, i mbështjellë me një thes ambalazhi, ska nevojë për komente të tjera. Po ashtu edhe zvarrisja e konkursit për bocetin e një shtatoreje për heroin e më pas caktimi i vendit se ku do vendoset, janë po ashtu një pikëpyetje e madhe. Aktualisht Imzot Kacorri ka vetëm një bust (të vogël),  të vendosun në Durrës, ndërkohe që statura e këtij atdhetari, meriton një shtatore në qendër të kryeqytetit shqiptar. Për sa i përket vlerësimit të kësaj figure, koha do ta vërtetojë se sa atdhetar e të përkushtuem janë klasa politike shqiptare.

Të presim e të shpresojmë.

Vjene, 17.11.2017

 

 

THEODORE ROOSEVELT PËR FRONIN E SHQIPËRISË?!!!

$
0
0

ISMAIL QEMALI PËR NEW-YORK WORLD (1913) : “NËSE THEODORE ROOSEVELT KANDIDON PËR FRONIN E SHQIPËRISË, FITON !” REAGIMI I ISH-PRESIDENTIT AMERIKAN./

1 Roozvelt Teodore

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  2 Dhjetor 2017/

Deklarata i Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje./

Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913 : “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

image (1)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France/

New-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.

L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913 : Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

1512159882

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.

 

  1. Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.

Marie Shllaku- intelektualja shkodrane që jetën ia fali Kosovës

$
0
0

Marie Shllaku- intelektualja shkodrane që jetën ia fali Kosovës që të jenë pjesë e Shqipërisë/

1 Marije-Shllaku-388x220

(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim)/

Shkruan:MscKristinë Dedaj/

Heroina Marie Shllaku la gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe mendjen e popullit shqiptarë .Kjo ikonë emblematike mbetët njëra ndër figurat e pazevëndësueshme në historinë e kombit tonë që nga koha kur veproi deri në ditët e sotme si një atdhetare e flakët ku synonim i saj ishte Shqipërina etnike. Puna, jeta dhe veprimtaria e saj prej një atdhetare la gjurmë duke e begatuar epokën e ndritur të historisë së femrës shqiptare në luftë për liri dhe çlirim e bashkim kombëtar . Historia është mësuese e jetës prandaj jeta flet për njeriun, koha flet për vitet e njeriu me punë e sakrificë le gjurmë në histori. E tillë ishte edhe Marie Shllaku e cila edhe pse e re në moshë u gjend kudo ku e kërkonte nevoja për të kryer detyrat që i kishte dhënë vehtës përkrah atdhetarve të çështjës sonë kombëtare .Heroina e guximshme me veprën dhe kontributin e saj na tregoi se ishte trimëreshë, e fortë dhe e pathyeshme ku nuk iu frikësua as vdekjës .Marie Shllaku u lind në qytetin e Shkodrës më , 22 tetor 1922 ku edhe i mori njohuritë e para në kuvendin e motrave Stigmatine . Pastaj vazhdon studimet në Universitetin e Romës në degën e filozofisë . Marie Shllaku zotëronte disa gjuhë : gjuhën frënge , italiane,gjermane,greke dhe pak edhe në gjuhën serbokroate .Kjo atdhetare e devotshme shumë shpejt u admirua nga populli në Kosovë. Figurën e saj mund ta përshkruaj si një vajzë shumë e zgjuar e vizionare, e bukur , oratore , e shkathët dhe shumë e guximshme .

Marie Shllaku u inkuadrua e u rreshtua në radhë me atdhetarët më të devotshëm të asaj kohe siç ishin : prof.Ymer Berisha , Ndue Përlleshi , Shaban Dema , Ukë Sadiku , Alush Smajli , Shaban Polluzha , Ndrecë Nikolla , Mehmet Gradica , Zef Gjidoda , Adem Shala ,Feriz Boja, Qazim Bajraktari si dhe shumë atdhetarë të tjerë të cilët vepruan për çështje kombëtare dhe në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me pushtimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.

Marie Shllaku ka shërbyer një kohë si ndihmëse në Qelën e Gjergj Fishtës e pastaj si sekretare e patriotit Iliaz Agushi në vitin 1942 në Ministrinë e  Punëve Botërore  dhe gjatë viteve 1943-1944   ishte sekretare e Ministrit të Brendshëm inxh. Xhafer Deva.Ajo bashkëveproi me të gjitha forcat politike që me përkushtim ishin dhe mbanin tokat tona që na i lanë të parët tanë . Marie Shllaku me ato që bëri për atdheun mbetët për ne Orleania Shqiptare.At Bernard Llupi prifti atdhetar shkodran që në atë kohë ishte famullitar në Pejë,e njoftoi atdhetarën Marie Shllaku me trimin e Dukagjinit Ndue Përlleshin i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Budisalcit të Lugut të Drinit.Organizohët ato ditë edhe një takim me popullatën e kësaj ane në Budisalc ku në atë takim flet edhe Marie Shllaku. Pas disa ditësh në fshatin Krushevë e Madhe në odën e Ukë Bekës heroina trime mban një fjalim pranë Flamurit ku u bëri thirrje popullates së këtyre trojeve të ngritën në një kryengritje kundër këtij pushtuesi të egër sllavo-komunist.Shqiponja e maleve tona, Marie Shllaku, plagoset nga forcat e egra dhe gjakatare sllavo-komuniste në fshatin Gllogjan në Lugun e Baranit , ku trimat dhe atdhetarët tanë heroinën legjendare do ta strehojnë në kullën e Pjetër Tomës nga Doberdoli deri sa Maria të sherohët.

Në dimrin e vitit 1945 në Rrezallë të Drenicës heroike u mblodhën shumë burra si: prof Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku etj. dhe e vetmja femër Marije Shllaku. Në këtë kuvend luftëtaret trima u betuan dhe u dakorduan që do të luftojnë deri me vdekje për të realizuar çlirimin e Kosovës kreshnike. Në mesin e atyre që mbajtën fjalime atë ditë ishte edhe fjalimi i heroinës Marie Shllaku ku do të kujtohet më vonë nga hetuesi:

Gjithë vllaznit shqiptarë , me tana forcat duhet me e luftue sllavo – komunizmin , me i largue partizanët jugosllavë nga Kosova , se  çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh.” Ku pastaj do të shtojë : ” Partizanëve të Serbisë po u ndihmojnë partizanët e Shqipërisë… Shqiptarët nuk duhet me shkue e me luftue në tokë të huej .”

Merita e pajtimit dhe bashkimit të dy komandanteve Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës i takon heroinës Marije Shllaku. Këta dy komandantë trima që nga ajo ditë që u besatuan e deri sa ranë heroikisht nuk u ndanë më nga njëri – tjetri.4 Korriku i vitit 1945 u mbajt Mbledhja e Plloçicës në të  cilën u  morën vendime të rëndësishme ku u vendos edhe për mbajtjën e Kuvendit të  Dobërdolit.Ishte  iniciativa e prof.Ymer Berishës dhe shumë veprimtarve të tjerë të kësaj lëvizje që të mbahët më, 4 – 5 gusht 1945 , Kuvendi i Dobërdolit , apo siç quhej  ndryshe “ Besa Kombëtare” apo si njihej në  popull të Llugat e Dan Pjetrit i cili kishte jehonë të madhe në qarqet shqiptare .  Ky Kuvend tuboi rreth vetës diku 2000 luftetarë .

Në këtë ngjarje të rëndësishme historike morën pjesë shumë trima të asaj kohe si : Ukë Sadiku me vëllanë Shabanin dhe birin Skenderin, prof.Ymer Berisha , Marie Shllaku,Ndue Përlleshi me vëllanë e tij Zefin , Bajraktari i Uçës, Zef Gjidoda , Feriz Boja, Qazim Bajraktari ,Ferat Kotorri, Kolë Bibë Mirakaj , Prekë Shyti,Ali Meta,Adem Shala,Mehmet Aga i Rashkocit,Alush Smajli,Demë Ali Pozhani,Adem Shala,etj.Rol të madh në këtë ngjarje të rëndësishme luajti edhe trimi Alush Smajli  – Qerraja ( 1899  – 1946 ) , i cili përveç luftëtarve të tij solli me vete edhe Flamurin Kombëtar (të gjatë tetë metra) e vuri në Dardhën e Madhe dhe i caktoi rojet e nderit gjatë tërë kohës sa është mbajtur ai Kuvend Ky kuvend i rëndësishem historik  mblodhi rreth vetës edhe një oficer nga Shqipëria , një oficer gjerman edhe një oficer anglez .Pjesëmarrja e tyre ishte me shumë interes ngase këtu shihej edhe rëndësia e këtij Kuvendi dhe serioziteti për një qëndresë edhe më të organizuar e çetave kryengritëse shqiptare ndaj forcave partizane – çetnike në Kosovë.Në këtë Kuvend u mor qëndrimi të formohej kryesia e cila do të përbëhej nga dymbëdhjetë veta ku më vonë do të quhet : ” 12 Këshillat ” e Kuvendit të Dobërdolit .

Marie Shllaku përveç pjesmarrjës ishte ideatore edhe procesmbajtëse e këtij kuvendi të madh historik me qëllim të organizimit për bashkim me Shqipërinë dhe të gjitha viseve ku jetonin shqiptarët .  Për qëllim të një organizimi më të mirë në këtë kuvend u vendos që të luftohej  për çlirimin e Kosovës nga kthetrat serbo- sllave e komuniste dhe të bëhet bashkimi kombëtar . Kuvendi zgjodhi Ukë Sadikun për udhëheqës i sektorit ushtarak ndërsa prof Ymer Berishën udhëheqës i sektorit politik. Në hetuesi ajo heroina Marije Shllaki do të kujtojë fjalimin e saj të rëndësishëm :

Motra dëshiron me vdekë me ju , e ju me të ! Vëtëm dorëzimin sllavokomunistëve mos me jua ba sa të jemi gjallë! Ma mire me vdekë  me gra e fëmijë e me i pa si po desin se sa serbi me na i pre!  Po së shpejti ne do të fitojmë ! ” E burrat ia kthyen : ” Ti motër shqiptare na ke ndihmue në kohët më të vështira. Ti pranove vdekjën më ne , e edhe ne pranojmë vdekjën me ty! Rrnoftë motra jonë .”

Për pjesëmarrjen në Kuvendin e Dobërdolit , për strehimin e kaçakëve dhe për përkrahjën e lëvizjës  kombëtare dhe një Shqipëri etnike , udhëheqësit e këtij Kuvendi dhe shumë veprimtarë të kësaj ane u dënuan me burgim shumëvjeçar. Atyre sistematikisht iu plaçkitën dhe iu dogjën shtëpitë , u maltretuan familjet dhe iu bënë akte gjenocidiale ndaj tyre .

Ideali i Marie Shllakut ishte të shihte Kosovën e lirë , bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptarë pra  i një Shqipërinë Etnike.

Përfundimisht mund të thuhet se në Kuvendin e Dobërdolit kishte ndodhur ngjarje shumë e rëndësishme dhe e veçantë e historisë sonë sepse në atë Kuvend u mblodhën për të parën herë prijësit e Lëvizjes për Bashkimin dhe çlirimin e trojeve arbërore. Për herë të fundit u vunë në provë forcat dhe energjitë gjithëshqiptare për të organizuar një luftë kundër armikut serbo  – sllav .

Publicisti e studiuesi ynë i njohur Tomë Mrijaj në librin ” Gjeneza e familjes Mrijaj ndër shekuj ” shpalos për lexuesit disa nga kujtimet që ia kanë  rrëfyer gjyshja dhe babai gjatë qendrimit një javor të sokoleshës heroike Marie Shllaku në shtëpinë e tyre.

”Me ardhjen e babait të saj Mark Simon Shkrelit nga Shkodra në Kosovë i dërguar nga forcat e sigurimit të Shqipërisë për të bindur vajzën e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike në male me çetat nacionaliste të Kosovës. Frati i Pejës at Bernard Llupi e kishte drejtuar babain e saj Mark Simon Shllakun tek Patër Tomë Xhaja frati i kishës së Zllakuqanit e ky i fundit si vend strehimin e sigurtë për heroinën atdhetare kishte zgjedhur shtëpinë e tyre. ”” Gjatë ditës kur antarët e familjes punonin punët e bujqësisë në arat e mbjellura Maria kalonte ditën duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese dhe gëzohesha kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë tregonte gjyshja fisnike . Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re . Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malesh qëndroj e forte deri sa babai i saj u largua . Ajo duke menduar babain filloi të qajë me dënesë saqë mendova se zemra po i del nga krahërori.”

Kështu pra ,shtëpia e Nikollë Pren Mrijajt nga fshati Zllakuqan i komunës së Klinës ishte vatra ku u pritën ngrohtësisht heroina legjendare e trojeve etnike Marie Shllaku bashkë me babain e saj. Marie Shllaku në shenjë respekti dhe dashamirësie gjyshës Liza Mrijaj i dha flamurin e Gjergj Kastriotit – flamurin kombëtar .Amazona shqiptare, Marie Shllaku e deshti shumë Kosovën ku mori pjesë në shumë aksione luftarake .  Dita e  12 shtatorit e vitit 1945 ishte ditë e rëndë dhe e zezë për luftëtarët tanë dhe për fshatarët e kësaj ane sepse në Çeli të Jellovcit fshat ky i komunës së Klinës u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave të egra sllavo- komuniste . Gjatë kësaj përleshje që zgjati me orë të tëra trimat tanë nuk dorzoheshin . Pra ,atë natë të zymtë shtatori me gjakun e tyre të pastër lanë tokën e ripushtuar të Kosovës kreshnike ushtarët e vrarë të çetës se prof Ymër Berishës e të Ukë Sadikut. Në luftën e Çelisë së Siçevës u asgjësua Çeta e komandantit të njohur Ukë Sadikut nga Gjurgjeviku i Madh . Ata trima që bien duke luftuar në altarin e lirisë për realizimin e idealeve kombëtare do të ngritën përseri.

U vranë Sadri Hoti, nipi i  Ukë Sadikut  – Isufi , Smajl Hajdari, Rexhep Ademi , Sadik Lutani , Zefi me djalë , Metë Dina etj , ndërsa u plagosën Alush e Murat Smajli, Marije Shllaku , Ali Meta etj. Mirpo edhe nga ana e armikurt kishte shumë të vrarë e të plagosur .

Nga Lugina e Çelisë dolën të gjallë nga Çeta e Ukë e Shaban Sadikut, por me shumë plagë të rënda në trup tetë luftëtarë : Komandanti Shaban Sadiku, Ali Meta, Musli Hoti, Marie Shllaku, Alush Smajli,  Rexhep Ismajli – Kapter Rexhepi, Ali Zeqiri dhe Sokol Ahmeti.

Kësaj ngjarje me rëndësi historike i kanë kënduar edhe këngë.Në odat tona rapsodët iu këndonin heronjëve dhe ato këngë edhe sot percillen brez pas brezi.Rapsodi e lartësoi personalitetin e heroinës dhe luftëtarve trima me këto rreshta:

” Ç’ka Çelia që ushton ?

Shaban Sadiku po lufton.

Në  Çeli bash të Kisha,

Po lufton Shaban Berisha.

Po lufton  Shaban Sadiku ,

Vet i gjashti nga Gjurgjeviku.

E ke rritë Sadik Ramën,

S’e ka shoqin n’krejt Ballkanin.

E ke rritë Ukë Sadikun,

Si luan n’Bjeshkë t’Gjurgjevikut.

Gjithë në ballë i ka dal anmikut.

E ke rritë Shaban Sadikun,

Gjithmonë tmerr ishte për anmikun.

E ke rritë prof .Ymer Berishën,

N’krejt Shqypninë s’ia gjanë çiftin.

Marije Shllaku – bijë shkodrani,

Midis vllazneve si yll i dritës,

Bash si n’malet e Drenicës,

Po m’i ngjan Shote Galicës.

Prej Çelisë deri të Shapi,

Kah po m’shkon Marie Shllaku,

Rrjedhshin n’tokë asaj pika gjaku,

Fort prej plumbash shpue shtati.

Thërret Maria : -Pjetër , o vlla?!

A asht mbet kund ndoj shka?

Jo ori motër tanë i kem’ vra!

Se çfarë trimash ka Shqypnia

S’i ka mreti as shtatë kralia”

Edhe plagёt  e marra nё trup nuk e mposhtёn heroinёn e re e tё guximshme e cila arriti qё tё çante rrethimin .Gjatë kësaj kohe nacionalistët trima  edhe pse Kosova ishte e pushtuar nga forcart serbo- malazese nuk u gjunjëzuan e  as nuk u zbrapsen sepse popullatën e kishin në ndihmë.

I mbante zemra prej shqiptari dhe nje vendim i tyre i prerë: ose do te jetonin në Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqiperinë  ose të gjithë do të vdisnim .

Marie Sllaku ashtu e plagosur strehohet në një shtëpi të fshatit por pas disa ditesh bie në duar të armikut. Fatkeqësisht vajza e re  pas disa ditësh në Açarevë  duke rrugëtuar për në fshatin

Dobërdol rrugës takon një faqezi nga fshati Açarevë i cili e dorëzon në OZN-së, organizatë  kjo famkëqe sllavo – komuniste në Skënderaj . Pasi u arrestua nga focat famkeqe komuniste filloi një etapë e rëndë dhe më shumë peripeci për heroinën shqiptare sepse dergohet ne burgun famkeq të Mitrovicës ku përjetoj maltretime nga bishat e egra sllavokomuniste : Gojko Medenica, Spasoje Gjakoviqi dhe tradhtari Nazmi Kursani dhe dërgohet pastaj në gjykatën e qytetit të Prizrenit.

Ndaj kësaj heroine  u  përdorën metodat më të rënda të tortures sa që i premtuan nëse flet edhe do të lirohej por sokolesha nuk u mposhtë për asnjë moment dhe nuk nxori asnjë fjalë nga goja. U inskenua  kinse edhe rrembimi nga ” ballistët e Ymer Berishës” dhe e dergojnë në një vend të izoluar për shumë ditë. Ia punojnë me lojën e letrave kinse për prof Ymer Berishën dhe priftin e Pejës at Bernard Llupin.

Dita e 29 qershorit e vitit 1946 për qytetin e bukur të Prizrenit ishte ditë e kobshme sepse para një trupi gjykuesish sllavokomunist do të uleshin në bankën e të akuzuarve njëzet e shtatë veta me akuzë pse e duan vendin e tyre dhe janë shqiptarë. Kah fundi të rinjtë gjimnazistë të Pejës. E në fund fare më i vogli, me moshë e me shtat,kujtuesi I kesaj ngjarje Shefqet kelmendi, I cili thot se ishte  nderë e kënaqësi e veçantë për mue.

Pra , procesi gjyqësor i Marie Shllakut u zhvillua në qytetin e Prizrenit më 29 qershor 1946 ku zgjati deri më 13 korrik 1946 ndërsa vendimin e morën dy ditë më vonë më 15 korrik 1946. Prokuror i përgjithshëm ishte kumunisti i pistë e antishqiptar, Ali Shukria i cili kërkoi që kjo lule e re të dënohej me pushkatim vetëm pse donte Shqipërinë etnike. Në këtë proces gjyqësor atë ditë u shqiptuan dënimet me vdekje edhe për tre bashkëluftëtarët e saj  pra, për at Bernard Llupi Gjergj Martinin dhe Kolë Parubin .Martirët shkodranë u pushkatuan  nga armiku por idealin e tyre nuk munden ta ndalin.Ndërsa për njëzet e tre të burgosurit e tjerë u dha denimi me burgim nga 1 deri me 20 vjet .

Dita e 25 nëntorit 1946 për  Prizrenin dhe mbarë trojet etnike shqiptare  ishte ditë zije sepse atë ditë u pushkatuan katër martirët e Shkodrës së lashtë : Marie Shllaku 24 vjeçare, at Bernard Llupi 60 vjeçar, Kolë Parubi 41 vjeçar dhe Gjergj Martini 29 vjeçar  ku deri me sot nuk u dihen as varret.

Heroina Marije Shllaku ,për prof. Ymer Berishën ishte një sinonim se si femra shqiptare kishte vyrtytin e : krenarisë,trimërisë,diturisë,besnikërisë por edhe të dashurisë për atdheun.Ishte ”Orleania”e Shkodrës,ishte ”Janica ”e Sulit ,ishte ”Shota ”e Drenicës,ishte ”Teuta ilire”! Prandaj e nderonte dhe e çmonte këtë vajzë më tepër se ta kishte motër dhe ndjeu dhimbje të thellë kur mësoi për fatin e saj tragjik.

Marie Shllaku dhe at Bernard Llupi kishin të njejtat ideale nacionaliste dhe për këtë qëllim komunistët i pushkatuan po së bashku me të njejtat plumba dhe në të njëjtën ditë nga xhelatët sllavokomunistë dhe tradhëtarët shqipëtarë.

Një nga pyetjet që hetuesi komunist ia bëri heroinës guximtare e sypatrembur ishte : Kur keni filluar të merreni me politikë ? ,  ” Që në moshën time të re jam marrë me politikë në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për vendin , përpjekja ime për  një Shqipëri Etnike dhe të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura siç janë Kosova me Çamërinë .”

Marie Shllaku u akuzua nga komunisti Ali Shukriu për :

Ishte sekretareshë e Ministrit të Punëve të Brendshme Iljaz Agushit dhe ing. Xhafer Devës dhe kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror ;

Ajo së bashku me disa fshatar i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri duke penguar UNÇ- në të ndërtojë pushtetin popullor dhe për të rregulluar situatën në Kosovë;

Në fund të vitit 1944 duke i njohur njerëzit që ishin në lidhje me ing. Xhafer Deva , ajo bëri lidhjen e ndërsjelltë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun të cilët pastaj sulmuan Gjilanin , Ferizajin dhe vendet e tjera ;

Në janarin e vitit 1945 pasi doli në mal ajo bëri prapagandë që shqiptarët mos të rreshtohën në armatën njugosllave por të dalin në mal për të luftuar kundër forcave partizano – komuniste ;

Se në janarin e vitit 1945 mori pjesë në Kuvendin e Drenicës , së bashku me prijësit e njohur siç ishin : prof Ymer Berisha, Mehmet Gradica , Major Qinsi, major Kutova , Ahmet Shala , Ukë Sadiku ,Shaban Polluzha , Metë Dina etj. ku u vendos të sulmoheshin njësitë  e UNÇ –në Drenicë ;

Se me të mbaruar lufta e Drenicës dhe derisa u burgos në vjeshtën e vitit 1945 , ajo vazhdoi aktivitetin e saj në mal duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste , mori pjesë në shumë tubime ku u morën vëndimet për të vazhduar rezistencën me armë dhe e bindte popullin që të dilte në male e të bashkoheshin luftëtarëve të Shqipërisë Etnike  ;

Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit apo siç quhej ndryshe “ Besa Kombëtare ” në gusht të vitit 1945 , ku u vendos që prof Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik , Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarve të rezistencës n ë Kosovë ;

Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof Ymer Berishën dhe me

prijësit e tjerë;

Se  ishte pjesëmarrëse në betejat kundër njësive ushtarake jugosllave dy here me radhë ndërsa në betejën e Siqevës  aty nga gjysma e muajit shtator 1945 , u vranë 11 oficerë dhe ushtarë  të armatës jugosllave e ajo vet u plagos në disa vende;

Se mbajti lidhje me at Bernard Llupin dhe nga ai mori të holla, ushqim , letra dhe porosi të tjera.

Se Marija edhe pse ishte e plagosur u kujdes që bandat të tërhiqen jashtë kufijve të

endit tonë sipas vendimit të aprovuar më parë.

Për  heroinën legjendare që la emër në historinë tonë kombëtare sa të dhimbëshme por edhe krenare njëkohësisht  janë thurë edhe vargje :

Por ma së fundi në at kuvend

Mbasi folën shumë me rend,

Çohetn n’kambë nji vajzë e re,

E merr fjalën si tue u nxe,

Të gjith kuvendi ashtu tue e pa,

Si kjo vajzë në at moshë që ka,

Ende shtatin mirë pa rritun,

Aq e pjekun , e përgatitun!… ”

Shefqet Kelmendi kishte fatin ta njihte heroinën trime dhe e ndjente se Kosova dhe vetë qyteti i bukur i Prizrenit historik do të jenë mirënjohës për atë që bëri ajo për këto troje ku ndër të tjera citojmë:

”  Verë e vitit dyzetegjashtë …

Sot Prizreni në gji të vet ,

 Me xhelozi ruan një sekret.

Borxhlinj të jemi motra jonë,

O Marije o shqiponjë  ”

Heroina sypatrembur vdiq në lulën e rinisë por  jetoi  me shumë intensivitet e trimëri ku jetën dhe veprën e saj e vuri në shërbim të atdheut dhe të lirisë dhe kështu me sakrificën e vet, mbajti gjallë në shpirtin e kombit dëshirat e shpresat liridashëse deri në fitore.

Ditët e fundit në burg martira e Dardanisë  i kalonte duke kënduar sa që kush e degjonte duke kënduar mendonin ose nuk është mire mentalisht ose ka ndonjë informacion se do ta falin për arsye se është femër . Ajo i qetësonte me fjalët se edhe pak ditë e po martohëm e nisjani këngës edhe ju kosovarë se kurrë Kosova nuk ka marrë nuse shkodrane më këngëtare se unë…

Atdhetarja jonë legjendare , Marije Shllaku ishte krenare që jetën ia fali Kosovës kreshnike . Fjalët e fundit të Marie Shllakut përpara pushkatimit nga komunistet ishin : “ Kosova ime e dashur sa me shpresë të madhe të gjeta e sa me zemër të plasun po të lë! Edhe në këto çastet e mia të mrama po i lutem Zotit që gjaku im të bëhet dritë. ”

  Heroina Marije Shllaku në mendimet, kujtimet dhe në opinionet e të tjerëve

Tomë Mrijaj , publicist dhe studiues: Kushdo që merr përsipër misionin fisnik apo mendon të studioj dhe shkruaj mbi figurën e heroinës së pamposhtur shkodrane Marie Shllaku, i bën një shërbim të madh trojeve etnike, kulturës dhe historiografisë mbarëshqiptare, e cila e ka lënë në harresë për shumë dekada këtë personalitet të shquar të atdhetarizmit.

Tek portreti intelektual dhe patriotik i vajzës së re, gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër, kanë spikatur disa cilësi shumë të veçanta, si: zgjuarësia, urtësia, trimëria, guximi, vetëmohimi, largpamësia, të cilat i përdori të unifikuar me dashurinë e madhe për trojet e lashta të Dardanisë heroike, me të cilën ajo u lidh ngushtë deri sa flijoi jetën e saj.

Vajza sypatrembur Marie Shllaku, privoi dashurinë e saj për të pasur familjen e re, fëmijët dhe burrin e ardhshëm, vetëm e vetëm për tu martuar me Kosovën, me të cilën ajo ishte e lidhur shumë.

Sot  nuk mund të gjesh një rast të vetëm në historinë e Kosovës apo Shqipërisë, ku një vajzë e re të privoj vetën nga endrrat rinore, familja, karriera politike, ekonomike, kulturore etj., sikurse ka bërë Marie Shllaku. Figurat e ndritura të kombit tonë, duhen vlerësuar për mesazhin dhe kontributin e madh që ato kanë dhënë me jetën e tyre, për ditët e bukura që gëzojnë pasadhësit në Kosovë dhe Shqipëri.Në themelet e lirisë dhe pavarësisë, janë gjaku i mijëra dëshmorëve, që ndër shekuj kanë ndërtuar historinë e lavdishme kombëtare mbarëshqiptare.

Ajo ishte e vetmja vajzë e re e shkolluar asokohe që luftoi me armë në dorë në Kosovë, e cila vinte nga një qytet i famshëm antik si Shkodra, me tradita të lashta historike, kulturore dhe patriotike, ku kanë dalë gjithnjë personalitete të shquara, që janë e mbetën sot ndera dhe krenaria e gjithë trojeve etnike.

Maria, ishte truri i organizimit të rezistencës antikomuniste dhe anti serbe në Kosovë. Ajo ishte vajza e vetme e shkolluar, që ishte në krye të 50 çetave nacionaliste, që vepronin në Kosovë, ku komunistët jugosllave dhe trathtarët shqiptarë ishin në kulmin e aktivitetit të tyre antishqiptarë.Ali Meta , kushëri i Ukë Sadikut ,pjesëmarrës i masakrës së madhe në Çeli të Jellovcit :” Më pat tregue Xhafer Deva për cilëlsitë e Marije Shllakut. Ishte femën e pazevëndësueshme. E sjellshme, e mprehtë, nji trimneshë e rrallë, nji heroinë e rrallë. Ajo ka krye punë shumë të mëdha. Unë i mbeta borxh. i pata thanë se do të kthehesha shpejt në Kosovë,por rrjedha e ngjarjeve më la borgj ndaj saj. ” Dhe shtoi : ” Nanëlokja e Shkodrës ia dhuroi Kosovës martire këtë heroinë heroinash. Në botën shqiptare,deri më sot nuk ka lindë nji intelektuale sokoleshë, e aftë,trime dhe e zgjuar sa ajo.”

Emil Kastrioti : ” Marie Shllaku ka qenë një ndër bashkëthemeluesit e , atëhershme të quajtur : Organizata ”Besa Kombëtare ” ,të cilin e themeloi më 12 shtator 1943 në Pejën e Haxhi Zekës i nderuari prof. Ymer Berisha,ndërsa në atë mbledhje konstituive , ka marrë pjesë edhe Marie Shllaku e cila gjatë luftës së përgjakshme si dhe rezistencës malore pas përfundimit të LDB u zhvillua dhe muar përmasa të një Lëvizje mbarëkombëtare antisllave, me karakter e program të vërtetë demokratik. LDNSH përveç se humbi në mënyrë tragjike krijuesit e saj: prof . Ymer Berishën, Gjon Serreqin, Ajet Gergurin, Shaban Polluzhën, Ahmet Selacin, Haredin Vidishiqin, dhe luftëtaren shkodrane më të guximshme,oratoren,strategen dhe ” Mbretëreshën shkodrane ”, siç e quanin luftëtarët e saj Marie Shllakun. ”

Jetish Kadishani,studiues : ” Oratoria e Marie Shllakut ishte e zjarrtë,saqë popullates iu ndezën ndjenjat atdhedashëse dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm t’u bashkoheshin shumë grupeve dhe çetave kryengritësish shqiptarë në vise të ndryshme të Kosovës,të cilat prej shumë vjetësh po lëviznin sa në një terren, sa në një tjetër,duke luftuar me njësitë e sapoformuar partizane,që silleshin mjaft keq me popullatën e pafajshme civile në fshatra e qytete. Marie Shllaku , bëri për vete burra e gra, të rinj e pleq, me pak fjalë,tërë popullatën,se ishte një patriote e kulluar shkodrane,të cilën e donin dhe e përkrahnin të gjithë. ”

Ibrahim Metaj ” Në luftën për çlirimin e atdheut nga ripushtuesi sllavokomunist , Marije Shllaku u gjend në Drenicën legjendare, ku, dy dekada më pare, luftoi dhe qendroi për 12 vjet me radhë heroina e popullit Shote Galica… Marije Shllaku edhe në momentet më vendimtare ,në kohën më tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav,ju bashkangjit krahut më atdhetar të asaj kohe,rreth 100 intelektualve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të Luftës Antifashiste.”

Pren Nikolla,Klinë :   – Marije Shllaku ishte trime shkodrane, vajzë e bukur dhe e shkolluar. Sapo kishte hyrë në Çetën e Ndue Përlleshit, kur erdhi në mal një vajzë e pashme , pedante ,me automatik në krah e revole në këllef. Ishte edhe një person me të, nuk e njihnim askush përveç Ndout. Ai i tha Ndout që ta merr Marinë në çetën e tij, por Ndou nuk pranoi duke i thënë : – Vështirë është të qëndrojë një femër e vetme në mesin e këtyre meshkujve. Nuk dua të kem fjalë pastaj! dhe Maria u kthye me atë personin që erdhi. Thuhet se me atë rrugë kishte shkuar në Drenicë të profesor Ymer Berisha

Shefqet Klemendi : ” Sot , i thinjur, e mjaft i lodhur , shpeshherë kujtoj të kaluarën time të hershme. E kur e kujtoj atë,më del përpara Ajo, Motra ime dhe jona,heroina me të cilën pata nderin të ulem në gjyq me të: Marije Shllaku.

Në ditë të zjarrta,në ballë të fortunes,vajza shkodrane jetën ia fali Kosovës martire.

Dhimbja jote – dhimbja ime.

Rruga jote – rruga ime.

Jetës sime i ke pri’

Në ditë të vështira më ke dhënë fuqi!

Në të lashtin Prizren gjëmon historia.

Në të riun Prizren rron edhe Marija!

Këta rreshta në një kamp afër Sarandës, më 1987.

Gjithmonë e kam ndie veten borxhli ndaj saj,dritë pastë.Ajo për mua ka qenë dhe është motër shpirti.” Engjëll Berisha : ” Pesë vjet pas gjykimit dhe pushkatimit të heroinës shqiptare Marije Shllaku , më 1951 , duke ushqyer një dashuri të pafund për trimërinë e saj dhe një borxh  moral e njerëzor për jetën e njomë që ia fali kombit,u ula dhe bëra një nga akuarelet e mia të para. Ndonëse e quajta Nora, ajo në të vërtetë është Marije Shllaku 24 vjeçare , të cilën e likuiduan çetnikët. Mbi dyzet vjet e kam mbajtur të fshehtë, në vetvete, frymëzimin e mirëfilltë dhe emrin e vërtetë të këtij akuareli, identitetin e së cilës e zbulova vetëm tashti vonë , më 1995.

Rushit Ramabaja : ” Bija dhe motra jonë Marije Shllaku ishte një figurë e ndritur , largpamëse , dinjitoze dhe heroike. Ajo erdhi në Kosovë dhe doli në skenën historike kur s’kishte më shumë se 22 vjet. Pra, pikërisht atëherë, kur shkelësit tanë të moçëm, tash të veshur me rason e kuqe dhe maskuar si kalorës të lirisë,përbuzës të egër,me zhganin e furtunshëm siç na kishin rënë një mijë e katërqind vjet pandërprerë,sërish po nguteshin ta venin larine dhe atdheun tone në altarin pansllavist të pushtimeve, Marije Shllaku u ngrit t’i sfidonte me luftën dhe jetën e vet. ”

Ramiz Kelmendi : ” Marije Shllakun nuk e kemi , jo që nuk e kemi askund të pranishme që ta shohim,si disa të tjerë që i kemi nëpër monumente ,por nuk e kemi as edhe një pllakë përkujtimore për të. Ajo që po më vret më së shumti, po më pikëllon shumë, po më vret shumë, është se nuk mund të pajtohem me një harresë kaq të paarsyeshme , kaq jokombëtare , nuk pajtohem që po i harrojmë njerëzit tanë më të merituar. ”

Mehmet Aga i Rashkocit: ” Kur  përmendet emri i Marije Shllakut duhet me u çue në kambë. Në jetën time nuk kam pa e as që kam me pa e me ndigjue për nji vajzë si ajo.Nuk ban ma nana sokoleshë të tillë. E bukur, e sjellshme,me karakter të hekurt,e squet e trimneshe si ajo. Ajo asht krenaria e races sonë.”

Demë Ali Pozhari : ” Marije Shllaku… Emni i saj asht i pavdekshëm. Në kuvendin e Dobërdolit ,me fjalimin që mbajti, na përloti të gjithëve. Na la pa mend.Nji rast i rrallë, i

çuditshëm e i papërsëritshëm. Ajo s’dinte çka qet pushka. Dhe , ma e çuditshëme, vjen prej Shkodre bija e sojit,në Kosovë dhe vdes për larine e Kosovës. Asaj i kemi borxh…”

Gjergj Dedaj,lider politik i PLK : Marije Shllaku është femra e parë shqiptare e burgosur politikisht dhe e denuar me vdekje.Marije Shllaku është heroina shkodrane e cila la studimet në Itali ,duke iu bashkangjitur luftës antikomuniste në Drenicë dhe Kosovë në vitin 1946,kur Kosova u tradhtua nga komunistët jugosllav, serb dhe shqiptarë, të cilët kishin premtuar një luftë të përbashkët antifashiste dhe në përfundim të saj Kosova do t’i bashkohej Shkodra vullnetarisht Shqipërisë. Kjo vetëm që doli genjeshtër dhe tradhti e radhës por persekutuan çdo individ,grup apo levizje e cila ishte për idenë dhe të drejtën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1945-1946 Shaban Polluzha, Xhafer Deva, Ukë Sadiku, Ymer Berisha, Shaban Dema, Ndue Perlleshi dhe shumë patriot të tjerë vazhduan rezistencën aktive për realizimin e Shqipërisë natyrale dhe të së drejtës për vetvendosje të popullit të Kosovës. Këtij grupi i cili ishte aktiv në Drenicë dhe viset tjera të Kosovës iu bashkuan edhe katër shkodran: Marije Shllaku, at Bernard Llubi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini. Ata nga Shkodra erdhën në Drenicë duke iu bashkuar çetave çlirimtare antikomuniste edhe studentja e re e filozofisë Marije Shllaku plagosët në Drenicë dhe arrestohet nga komunistet projugosllav dhe se bashkum me at Bernard Llubin, Kolë Parubin, dhe Gjergj Martinin dërgohet në burgun e Prizrenit ku prokuror ishte komunisti famkeq Ali Shukriu.Bashkë me katër shkodranët u burgosën edhe me dhjetra kosovarë.Në një proces të montuar politik të katër shkodranët: Marije Shllaku, at Bernard Llubi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini u denuan me vdekje dhe u pushkatuan diku në rrethinën e Prizrenit ku as sot nuk u dihet varri.Të tjerët u denuan me burg. Partia Liberale e Kosovës duke e parë këtë sakrificë dhe flijim të shkodranve  për  Kosovën në vitin 1994 botuam librin:”Shqipëria e Marije Shllakut-katër martirët shkodranë”të autorve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashi të cilët ishin poashtu të arrestuar në vitin 1946 rne grupin e Marije Shllakut.PLK nga atëherë ka themeluar Mirënjohjen e kësaj partie ”Marije Shllaku” e cila iu ndahet personaliteteve dhe institucioneve meritore si : Bashkisë së qytetit të Shkodrës,Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit, Pjetër Arbnorit, Metush Krasniqit e shumë të tjerve për kontributin e tyre për lirine dhe demokracinë e Kosovës.

Figura e Marie Shllakut përben një figurë emblematike të luftës për liri e bashkim sepse ajo me deshirë dhe atdhedashuri të paparë vjen nga Shkodra e lashtë  për t’u bashkuar me luftetarët e Kosovës për të bashkuar kombin dhe për të bërë Shqipërinë etnike.

Për vite të tëra kjo heroinë mbeti në harresë nga pushtetarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për të cilën edhe Maria luftoi dhe u flijua. Duhet të përulemi para veprës së kësaj figure të ndritur të çështjes sonë kombëtare dhe asesi të lihet në harresë edhe me tutje heroina e intelektualja e shquar e kombit tonë.

Marie Shllaku është në mesin e luftëtarve të cilët duhet të kenë vendin e vet të merituar në historinë e popullit shqiptar prandaj kjo luftëtare e madhe e bashkimit kombëtar duhet të perjetësohet në lapidaret e lirisë në shumë qytete e sidomos në qytetin e Shkodrës ku lindi e u shkollua dhe në qytetin e bukur të Prizrenit ku dha jetën për lirinë e Kosovës . Lapidari i lirisë për këtë heroinë duhët të ngritet në shenjë respekti dhe falendërimi e sidomos tani kur Kosova është e lirë dhe me krenari duhet të mbajë në gjirin e vet deshmorët e kombit.

Veprimtaria patriotike e sokoleshës së re e sypatrembur do të mbetët një shembull i rrallë i atdhedashurisë ku punoi, luftoi dhe u flijua me heroizëm në historinë tonë kombëtare dhe do të këtë vend të veçantë në zemrat tona. Në pyetjen që i banë prokurorët dhe gjykatësit komunist të kohës në gjygjinë në Prizrën se: A e di se për këto krime të pret pushkatimi?
Marie Shllaku përgjigjët: Nuk do t’i mungojnë kurrë lulet Kosovës t’i sjellë mbi vorrin tim.A i ka dalë borgjitë Kosova Marie Shllakut vërtët ësht një pyetje e madhe që don përgjigje të studiuarë. Disa libra janë botuarë më iniciativën e intelektualëve atdhetarë, disa rrugë mbajnë emrin e Marie Shllakut, porë mungon një lapidarë i veqantë në Prizrenin e Beslidhjeve shqiptare, dhe në Shkodrën e saj. Prandaj Kosova i ka mbetë ende borgj Marie Shllakut, që ti sjellë luletë e vonuara në varrin e sajë që edhe pse kanë kaluar shum dekada ende nukë e dijm se ku e ka atë varrë.

Maria ishte ndër femrat e pakta që u rreshtuan në lëvizjen kombëtare të asaj kohe ku me një trimëri të rrallë ishte kundër coptimit të tokave shqiptare.

Heroina Marie Shllaku do të përkujtohet gjithmonë si njëra ndër nacionalistet e devotshme që Kosovës ia fali jetën. Ideali për të cilin punoi, luftoi dhe u sakrifikua patriotja e shquar  e trojeve etnike Marie Shllaku ishte dhe është Bashkimi Kombëtar prandaj gjaku i saj dhe i luftëtarve të tjerë të lirisë përkon me amanetin se ka ardhur koha për bashkim në një shtet të vetëm pra, në Shqipërinë Etnike. Lulja e bukur dhe e veçantё Marie Shllaku la gjurmë në historinë tonё kombëtare dhe çdo herё do të kujtohet si një heroinё dhe martire e Shqipёrisё etnike. Prandaj duhet të përulemi para emrit të heroinës legjendare.Marie Shllaku dhe gjithë bashkëluftëtarve të saj që u flijuan për çlirimin tonë nga kthetrat e egra serbo – komuniste dhe synonim i tyre ishte bashkimi ynë kombëtar.Lavdi emrit dhe veprës së martirës shkodrane Marie Shllaku e cila u flijua për të mos vdekur kurrë! Një autor thoshte :” Nuk  është e tmerrshme të vdesësh, e tmerrshme është të mos jetosh.

  • Dёrgoi pёr Gazetёn Dielli, Nue Oroshi

SI U ZHDUK PROF. JUL BONATTI?

$
0
0

Prof. Arshi Pipa:…Nji ditë prunë në infermeri e burgut Don Jul Bonattin, famullitarin e Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”/

1 JulBonattiIMZOT  PROF. JUL  BONATTI (1874 – 1951)/

Nga Fritz RADOVANI/

“Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme… Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”. Pak kohë mbasi u dënue Imzot Prof. Jul Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim.  Aty shkoi me u takue një mbesa i Tij me té dhe, Ai i tregoi se aty ishte dergue per me u masakrue barbarisht…

  • Imzot Bonati asht lé në Shkodër më 4 maji 1874. Prindët e tij ishin Aleksandër e Roza Bonatti. Asht laurue në filozofi dhe letërsi në universitetet e Vjenës së Austrisë dhe në Padova, n’Itali. Ka pasë edhe një motër murgeshë që thirrej Motër Veronika. Porsa ka mbarue studimet asht shugurue meshtar, ka shkue në Stamboll, ku ka shërbye për 16 vjet. Atje ka mujtë me kërkue ndër arkiva mjaft materiale historike që ma vonë i vlejnë për punimet që do të kryente dhe që janë një thesar i madh për shkencën shqiptare.

E vërteta asht e msheftë mbasi nga materiali që kam kalue nëpër dorën teme nuk bahët fjalë se ku mund të jenë ata punime aq me vlerë. Dikush me siguri edhe mund të dijnë!

Mbas Stambollit, vjen me shërbim fetar në Durrës ku punoi për 10 vjet, mandej 3 vjet të tjera ishte në Vlonë. Atje u njohtë me Papa Petraq Isakun, prift katolik, si dukët edhe ai një klerik i pergatitun mirë, mbasi Imzot Bonatti flet me respekt për té. Edhe ai përfundoi në birucat e Sigurimit të Vlonës. Mungesa e dokumentacionit nuk më lejon me dhanë mendim të saktë për té, ndonse nuk duhet të mos kerkojmë…

Imzot Prof. Jul Bonatti prej vitit 1942 ishte në Itali, për arësye shëndeti. Atje vazhdon punën shkencore dhe letrare deri në vitin 1946 që e këthejnë në Shqipni. Ka jetue në Montecatini dhe me sa dukët atje kanë mbetë edhe dorëshkrimet e tija. Me të ardhmën në Shqipni, vjen në Shkodër për me takue At Mati Prennushin, i dërguem nga Imzot Vinçenci. Me këtë rasë merr edhe një ndihmë të vogël materiale mbasi kur u kthye nga Italia, nuk mujti me marrë as teshat e trupit prej andej.

  • As sot që kanë kalue ma shumë se 70 vjet që e kthyen nuk dij me e kuptue se cila ishte arësyeja që u dërgue ky njeri në Shqipni, vetëm në kjoftë se e nisën për “kurban”, mbasi arësye tjetër nuk dij me gjetë! Nga disa filma dokumentarë të asaj kohë për ngjarjet në Itali, dyshoj për ndonjë marrveshje të mësheftë të Italisë me Tiranën komuniste!

Për pak muej shkoi në Vlonë ku, kishte shërbye si famullitar edhe përpara pushtimit komunist. Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Bonatti, pra, pak muej mbas kthimit Tij nga Italia.

  • Hapët dosja nr. 3616… Me gjithë mangësitë e saja, tregon dishka që për mue më ka ngjallë interes. Në hetuesi Imzot Bonatti deklaron: “…Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.” Rreshti i fundit për mue flet gjithshka! Plot një vit hetime.

Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”.

Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe ky trup gjykues vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie…”.

  • Prof. Arshi Pipa në shkrimin e tij “ Monsignor Vinçenc Prennushi (in memoriam)”, me datën 28 shkurt 1995, në Tiranë, shkruen: “… Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermeri Don Jul Bonattin, famullitarin e Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”(marrë nga origjinali)
  • A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?

Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit se nuk mund të shkëputej asnjë çast.

Në materialet arkivore vërejmë disa dënime të “buta”, nëse do t’i quejmë kështu. Edhe Imzot Prennushi dënohet 20 vjet, ndërsa Don Anton Zogaj, sekretari i tij pushkatohët. Don Zef Maksen (gjerman) dënohet pak vite, por merrët natën nga burgu dhe vritët. Enver Hoxha kishte zgjedhë rrugën e dredhisë përpara opinjonit të huej. Po pyetën të huejt “ç’u bë Imzot Bonatti?”, ne  do t’i themi – “e kemi në spital për mjekim”, më vonë, “shohim e bëjmë!?”.

            ***

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë… Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njoftun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni… dhe çohet në manikomjo.. .Fantazia e kriminelit terrorist asht e pafund….

  • Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë!

“Ndrroi jetë…”  një fjalë goje!  

U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”.

Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të “pavetëdijshëm” ata që e mbytën Imzot Bonattin? – Jo, jo! E, prap po përsëris, jo!

– Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hoxhët e Shehët, Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e… ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi e një Ramiz Ali e Nexhmije Hoxha, terroristë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij dhe, me gishtin tregues tue vrritë si qentë : “Tradhëtarë, në litar …”!

  • Harroni, harroni, po deshët! Historia edhe persëritët kur shteti asht në duertë e tyne!

Po, mos harroni se:    Çobajt e kafshëve të egra janë ma të egjër se kafshët e tyne!

            Melbourne, 5 Dhjetor 2017.

Bektash Cakrani:Motoja e jetës time ka qenë mbi pasurinë e familjen ,Atdheu

$
0
0

Bektash Cakrani nuk u largua nga mëmëdheu i ti,j sepse nuk kishte bërë krime….Në vitet 1945-46 filluan gjyqet popullit .Burgoset në Vlorë ndërsa gjyqi i Ballshit e pushkaton./
1 Bektash CakraniNga Gëzim Llojdia/Në 14 shkurt 1994, me dekretin Nr 773 , Presidenti i Republikës Sali Berisha i jep Bektash Cakranit :”Martir i demokracisë” duke e vlerësuar :” Dha jetën e tij në luftë për një Shqipëri etnike të lirë kundër okupatorit të huaj dhe komunizmit “….Ka një gen në ADN e fisit Cakrani . Patriotizmi. I pandalshëm dhe i pashueshëm. Mund të zbehet por nuk njohu shuarje kurrë. Dielli i jetës në ardhje ,e solli në Cakran. Kërthiza ju pre me urimin ardhsh për mëmëdheun i mbarë .Viti ishte sosur 1871. Ndërkaq dritëza e Përndritjes kombëtare kishte filluar rrezatimin. Në vitet 1900-1908 Bektash Cakrani ,shkruan studuesi A.Llanaj ,sëbashku me atdhetarët e tjerë në Fier, Berat, Tepelenë, Vlorë, Mallakastër ndiqte me vëmendje gazetat që botonin kolonit shqiptare në Bukuresht, Kajro,Sofje dhe Manastir ku pasqyroheshin ngjarjet si dhe tablo nga jeta e shqiptarëve në Kosovë.Camëri,Maqedoni e krahina të vendit. Atij I vinin gazetat nga Berati dhe Vlora si “Shqipëria”,Drita,”Albania,Kombi,Shqyja e Shqypënisë”, ku shkruanin Shahin Kolonja, Grmeno, Asdreni, Mosi, Bagëri. Në tetor të vitit 1908 me këshillën e I.Qemalit u themelua klubi atdhetar ‘Labëria” ku pjesëmarrës është si dhe Hjredin Cakrani. Me iniciativën e vëllezërve Cakrani krijohet në Cakran një degë e klubit Labëria . e cila vihet në dukje nga letërkëmbimet e Ibrahim Abdulait, Hamza Isait. Kristo Karbunarës.

Nga viti 1909 kemi një lëvizje të patriotëve shqiptarë Bektashi udhëton drejt Stambollit ku takohet me XH.Ypin dhe djalin e I.Beut. Në letrën, që I.Qemali u dërgon anëtarëve të klubit “Labëria’, u bënë të qartë se pushteti i Abdyl Hamitit u ka sjellë mjaftë të këqija popujve të robëruar”.

Gjeografia e lëvizjeve  të patriotëve shënon koordinatat të reja sepse arrestimet,burgosjet, reprezaljet janë pjesë e një strategjia perandorake otomane ku sipas konsullit austro-hungarez Kraus në relacionin dërguar Vjenës më 4 qershor 1909 u arrestuan 13 vjet I.Abdullai, E. Xhaferi, D. Shaska, A. Beqir, M. Shara.

 Kristo Karbunara sjell të dhëna ku flitet se  atdhetarët vlonjate e mallakastriot mërguan në Korfuz,Itali dhe ndër vise të tjera,ku odiseja e udhëtimit të tyre përshkruhet me varkë nëpër Jon përmes  dallgëve. Ftesa e Dervish Himës  për klubin Labëria në mars të vitit 1910 për të dërguar në Manastrit 3 përfaqësues për kongresin e dytë rezultojnë delegatë Bektash Cakrani,Ibrahim Abdullai, Jani Minga, Abaz Mezini. Hapja e shkollës  shqipe të Cakranit ruan vulën e bejlerëve të Cakranit .Kjo mund të shënohet një gur  qoshje në vendin e shqipeve.  Kristo Karbunara në kujtimet e tij dhe në dëshmitë  e Gaqo Floqit, Viskë Baba Tasit dëshmohet se Bejlerët e Cakranit  kishin paguar mësonjësit shëtitës jo0 vetëm për katundin e tyre por edhe për katunde të tjerë si Gorishovë, Buzmadh, Klosë. Në fjalën e Hajredin Cakranit në ditë çeljen e shkollës shqipe tha se: Në  Cakran familja Cakrani janë lexuar në alfabetin shqip librat botuar në Bukuresht e Stamboll, si Abetarja e Veqilharxhit, e Sami Frashërit,”Bagëti e Bujqësi,”Qerbelaja”,”Lulet e verës” dhe vjershërimi të tjera të shkruara nga Naim beut . Për shkollën shqipe të Cakranit flet Thanas Floqi,kur ishte ende mësues në këtë shkollë  lajmërohet prej ti të ndodhej në Vlorë në nëntor 1912 në ditët në prag të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ndër dokumente të shumta .Citojmë Gazeta ’Liri e Shqipërisë” Sofie,Nr 19 dt 09/09/1911 shkruan se të bijtë e Kahreman be Cakranit në Mallakstër pa marrë parasysh prishjen pasurisë së tyre ,që arrin në tre mijë lira turke  të ardhura në vit,nxorën  maleve një çetë për të luftuar kundra turkut,çeta kryesoj prej Bektash Cakranit. Ka dokumente të shumta dhe gazeta shqip që shkruajnë për patriotët shqiptarë citohet Bektashi dhe të tjerë  në prag të shpalljes së pavarësisë .Gazeta Dielli e Bostonit, në 21 në vjeshtë të parë vihet në dukje se krahas Bektash Cakranit në beteja kundër turqve në Pazar të Cakranit .me trimëri luftuan kryetarët dhe luftëtarë të çetave shqiptare.

Duke renditur të gjitha lëvizjet patriotike të periudhës së viteve 1912, pikëzohet një aktivitetet i shkëlqyer patriotik si rrallë kush.

 Prill- maj 1912 gjatë fushatës elektorale  Bektashi përkrah kandidaturën e Ismail Qemalit. Prill 1912 vjen Ismail Beu në Vlorë. Takim me krerë midis të cilëve gjendet edhe Bektash Cakrani. Bektashi merr përsipër organizmin kryengritjes antiturke së bashkue me 360 shpirt.

Emri i Bektashit regjistrohet në kronika gazetash shqiptare që përhapen në disa shtete të botës. Gusht 1912 ,thirret në Fier një kuvend është prezent Ismail Beu dhe Luigj Gurakuqi,ka folur aty edhe Bektash Cakrani.

Në takimin e Cakranit ku gjendeshin Ismail Beu dhe Gurakuqi, Bektash Cakrani tha :”Neve na u desh bashkë me atdhetarët beratas e vlonjatet,një punë madhe që ju të ishit përfaqësuesi ynë sepse lakejt xhonturq doni shërbëtorin e tyre …

Ka të dhëna të mbledhura nga studiues për figurën e Bektash Cakranit se   deri në vitin 12 Bektashi dhe i vëllai i tij Hajredini mobilizuan mjaftë vullnetarë në zonën e Mallakastrës .Ky autoret  citon faktin se në 9 nëntor 1912 atdhetarët në Vlorë,Berat,Mallakastër e kudo kanë marrë ndërkaq njoftimin  se :krerët shqiptarë do të mblidheshin shpejt për fatin e vatanit të tyre.

Ismail Beu do të dërgonte telegramin :”Mbledhja e përfaqësuesve në Durrës dhe Vlorë është shumë  e nevojshme. I thërrisni të gjithë deri sa të arrij unë. Mbani qetësin dhe ruani bashkimin. Cështja jonë  politike u sigurua…”

Në Vlorë ngrihet komisioni përgatitor i Kuvendit Kombëtar ku ishin Xhemil bej Vlora,Qazim Kokoshi,Hasan Sharra, Ibrahim Abdullai, Abaz Mezni, Alem Mehmeti, Thanas Floqi, Jani Minga, Leonidha Bezhani, Qamil Risilia, Bektash Cakrani etj. Në telegramin, që Bektashi i dërgon Haziz Pashë Vrionit, thuhet :”Shkëlqesisë së tij Azis Vrioni dhe shokëve të ndershëm të Beratit. E ardhmja e Shqipërisë u sigurua. Shkëlqesia e tij Ismail Qemal Beu me shokët e e tij të ndershëm  janë nisur prej Budapestit drejt për këtu, që të gjenden në mbledhjen e përgjithshme kombëtare e cila do të bëhet në Vlorë dhe kanë lajmëruar telegrafisht se nesër mbrijnë në Durrës “.

Në telegramin, që erdhi porositet, që të dërgohen atje kuaj për të hipur prej Beratit….

Në 21 nëntor 1912 nga Durrësi L. Gurakuqi dërgonte këtë telegram në Vlorë me këtë përmbajtje:”Ethem Beut e Bektash Cakranit,ose Qazim Kokoshit në Vlorë

:’ Me urdhër të Ismail Qemal Beut, ju bëhet me dije se pas dy orësh duhet të ndodheni në zyrën telegrafike .Luigj Gurakuqi”.

 Qëmtojmë një dokumentacion të pasur për këtë figurë historike .Kështu përmendet se në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe ngritje të flamurit kombëtar vëllai i tij Hajredini ishte delegatë dhe anëtar i Pleqësisë .Bektashi u emërua nga Qeveria e Vlorës në Drejtorin e Thesarit. Ka një ndihmesë në ngritjen e administratës së kësaj qeverie. E veçantë është se shtypi i kohës e përmend Bektash Cakrani në kronikat e tij. Reporterët  e këtyre shkrimeve janë atdhetarë të njohur si Thanas Floqi.Ibrahim Shyti, Leonidha Naci ,Dom Mark Vasa, Sali Nivica,Muco Qulli,Josif Bageri.

“Kordinatat”, që  tregojnë lëvizjet e këtij atdhetari janë mbështetja e Princ Vidit. Në Kongresin e Lushnjës  delegati i Mallakastrës Bektash Cakrani, përshëndeti të gjithë delegatët, që morrin pjesë në këtë  me vlera jetike për kombin shqiptar. Falënderoi organizatorët lushnjarë për mikpritjen dhe kujdesin e treguar në mbrojtjen e kongresit.

E panjohur deri më sot është vizita e kryeministrit Sulejman Delvinës në Cakran…

Epopeja  e Luftës s ë Vlorës është një gjurmë e thellë  e patriotizmit shqiptar, që la Bektash Cakrani si anëtar i shtabit drejtues. Në vitin 1921 midis emrave të shquar të parlamentit është Bektash Cakrani.

Lufta e Dytë Botërore mund të shënohet si pikë në historinë e vendit.

Nga kujtimet e Avdul Agalliut thuhet se :” Në fillim të prillit  1939 ,Bektash beu i Cakranit erdhi dhe bisedoi në Fier e Vlorë  me miqtë e tij: Beqir Velo, Aristidh Ruci,Toli Arapi,Beqir Sulo,Ibrahim Abduallai,Dr Simonidhin e Dervish Hekalin për situatën krijuar dhe robërimin e ri të atdheut duke pritur atë me zemëratë.

Pas revoltave në Vlorë,Fier,Berat, ai shkruan një letër Musa Jukës  ku i kërkonte sqarime mbi të zezën, që po i binte në kokë vatanit nga Italia. Në vitin 1942 zgjidhet Kryetar i Këshillit Nacional-çlirimtar të krahinës së Mallakastrës .

Më 7 prill ‘43  largohet  nga Kryetar i  Nacl. Në fund të prillit 1943 thirret në Tiranë nga Bahri Omari,Skënder Muco,Nuredin Vlora  Bej, Ali Klisyra për tu përfshirë në organizatën Balli Kombëtar.

Përmendet në një moment arrestimi i Ali Klisyrës nga partizanët e Ago Celit dhe Karafal Bellos,ku  kontributi i Bektash Cakranit është dërgimi i një letre urgjente Ismail Golemit për lirimin e Ali Klysirës në të cilën ngjau edhe marrëveshja mes Fronit dhe BK.

Njihet dhe ky dokument, që zbulon se Bektashi është arrestuar në vitin 1940 dhe ishte internuar në Porto Romano.

Fitoren e Frontit ai priti në banesën e tij duke  pritur ngjarjet e kohës ,nuk u largua nga mëmëdheu i ti,j sepse nuk kishte bërë krime.

Në vitet 1945-46 filluan gjyqet popullit .Burgoset në Vlorë ndërsa gjyqi i Ballshit e pushkaton. Bektash Cakrani ka deklaruar në gjyq :”Pas Këshillit Nacional-çlirimtar në krahinën e Mallakastrës u bashkova me organizatën e BK, e cila sipas dekalogut kishte një program të mirë për interesat e popullit dhe atdheut. Por ky program mbeti në letër në kushtet, që rrodhi lufta,ai nuk u zbatua. U përpoqa më mish e me shpirt për atdheun dhe kurrë nuk kam bashkëpunuar me pushtuesit nazist për të cilët kisha mendimin se do të pësonin një fund tragjik me luftën e  tyre të padrejtë….Kurdoherë kam punuar për atdheun,sepse motoja e jetës time ka qenë mbi pasurinë e familjen ,Atdheu…?


FILLIMI I LËVIZJES DEMOKRATIKE NË VLORË NË VITIN 1990

$
0
0

Në kuadër të dhjetorit ’90 që solli ndryshimet epokale/
1 Enver Memishajenver-memishaj„Detyra ndaj popullit dhe atdheut na futi në këtë udhë… “/Afrim JUPI/

 Nga Enver Memishaj/Këto shënime nuk përbëjnë historinë  e pa kritikushme të fillimit të Lëvizjes Demokratike në Vlorë  dhe as të themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës, por ato janë shënime, kujtime, për ç`farë kam jetuar unë me emocione të pa përsëritshme, ç`farë  kam parë dhe ç`farë kam dëgjuar për ato ditë të paharruara, ku edhe kam marrë pjesë.

*     *     *

Vlora u zgjua në saje të lajmeve  që vinin nga Tirana nëpërmjet radjos, televizionit por sidomos nëpërmjet studentëve vlonjatë dhe  qytetarëve që shkonin e vinin atje. Një rol të rëndësishëm luajtën edhe radjot dhe televizionet e huaja që flisnin në gjuhë shqipe apo edhe në gjuhë të huaj.

Vuajtja dhe mjerimi që kishte pllakosur qytetin e Vlorës, si gjith Shqipërinë, ishte një tokë e begatëshme ku mbiu guximi dhe trimëria për tu ngritur kundër diktaturës.

Studentët vlonjatë muarën pjesë masivisht në Lëvizjen Demokratike, përfshi edhe vajzat, ndër të cilët përmëndim:  Mimoza Ferra, Herkole Sava, Yzeir Muço, Enela Pici, Ardi Stefa, Arjan Nika, Adrian Kollozi, P.Zeqiri, D. Shtylla etj

Janë shumë ata që sillnin lajme nga Tirana, dhe që ushtronin propogandë për të ngritur njerzit kundër regjimit diktatorial, ashtu siç po bënin studentet në Tiranë të përkrahur nga qytetarët atje.

Pas themelimit të Partisë Demokratike në Tiranë, më 12 dhjetor 1990, vlonjat me ndjenjën e atdhetarizmit dhe intuitën e lirisë, si gjithmonë në historinë e Shqipërisë vrapuan në Tiranë që të mos mbeteshin pas nga shtetasit e tjerë. E ndienin se po afronte ndryshimi i madh se Partia e re po hapte për vëndin një epokë të re. Atje shkuan  shumë individë.

Alfred Ziaji, i cili duke përfituar nga miqësia me profesor Gramoz Pashkon lozi një rol aktiv në përhapjen e ideve demokratike dhe themelimin e Partisë Demokratike, në Vlorë.

Bilal Çela tregon se: Në dhjetor të vitit 1990, unë ishja shef i financës së Kooperativës Bujqësore të Nartës. Këtë muaj, atje u hodhën  trakte  kundër diktaturës komuniste… Kjo  ngjarje më nxiti që më 20 dhjetor 1990, të shkoja në Tiranë dhe të takoja Arben Imamin, Gramos Pashkon dhe Azem Hajdarin. Ata më pyetën në se e njihja Alfred Ziajin, futbollistin e famshëm të “Flamurtarit“ ?  U përgjegja se jo vetëm e njihja por e kisha edhe fqinj, atëhere më dhanë një autorizim dhe më thanë të krijoja seksjonin e PD-së dhe të prisja se ata do të vinin në Vlorë për të themeluar Partinë Demokratike.

Atje shkoi edhe Aleks Tahiri zotekniku i Kooperativës Bujqësore të Mesaplikut, pasi kishte formuar seksjonin e Partisë Demokratike në krahinën e Smokthinës.

Në Tiranë ka shkuar edhe Ajeti, djali i Ventigjar Hamzarajt i dërguar për informacion nga i ati dhe Roland Tafili.

Më 21 dhjetor 1990, kanë shkuar në Tiranë edhe dy inxhinjerë të Fabrikës së Çimentos, Fatos Veipi dhe  Mario Sota të cilët kanë marrë autorizim prej Azem Hajdarit për formimin e seksjoneve të Partisë Demokratike në Vlorë.

Të dy këta inxhinjerë sapo u kthyen nga Tirana bashkëpunuan ngushtë me shokët e tyre Alfred Ziajin dhe Ferdinand Sulën, duke u bërë kështu eksponent të themelimit të Partisë Demokratike. Ferdinand Sula më pas do të dilte në krye të Sindikatave të Pavarura të qytetit të Vlorës.  Atje shkuan edhe shumë qytetarë të tjerë vlonjat.

Më 21 dhjetor 1990 një grup i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz i përbërë prej drejtorit Afrim Jupit, shefit të planit Manol Bono, përgjegjësit të ofiçinës Maksim Hitaj, mekanikut Asllan Shakaj, me makinën që drejtohej nga shoferi Koço Ninia shkuan në Tiranë dhe në kushtet e vështira të kohës mundën të takohen me udhëheqësit e Partisë Demokratikë Azem Hajdarin e Sali Berishën i cili ishte shprehur: Ne Vlorën kemi pritur!

Kështu, në Vlorë,  fillojnë të lëvizin, të bisedojnë, të komentojnë dhe në fund të organizohen pothuajse në të gjitha ndërmarjet e qytetit.

Por edhe Komiteti Partisësë Punës nuk flinte, ai organizonte mbledhje me punonjësit e ndërmarjeve të ndryshme, për të sqaruar “drejtësinë” e vijës politike të Partisë së Punës dhe për të qënë vigjilent ndaj “propogandës armiqësore”, kundër sistemit socialist!?

Si shembull po tregojmë mbledhjen  në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gaz:

Kjo ndërmarje e drejtuar nga inxhinjeri Afrim Jupi ishte e para  dhe që u përfshi  tërësisht në Lëvizjen Demokratike. Afrim Jupi ishte drejtori parë dhe i vetmi në Vlorë, që  u nda prej ideologjisë komuniste dhe u vu në udhëheqie të Lëvizjes Demokratike dhe më vonë të Partisë Demokratike, së bashku me: Manol Bono, Irma Halili   Nexhat Veipi, Asllan Shakaj, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj etj.

Zëri i Ndërmarjes së Shpim Kërkimit për Nafte dhe Gaz po ndihej e dëgjohej gjithnjë e më shumë në qytetin e Vlorës, prandaj në këtë ndërmarje shkuan autoritetet më ta larta të Partisë dhe Pushtetit të Rrethit: Sekretari i parë sh. Halil Hasko nga Dukati, Kryetari Komitetit sh. Luan Muhameti nga Mazhari, me dy instruktorë Kujtim Sulçe dhe Spiro Lula.

Në tribunë me ta ishte drejtori ndërmarjes Afrim Jupi dhe sekretari partisë Bashkim Seiti, i cili merrte informacion prej të vëllait tij ambasador dhe ua trasmentonte shokëve të ndërmarjes, duke kaluar edhe ky në përkrahje të Lëvizjes Demokratike.

Të gjith kishin dhe shprehën të njëjtin mendim se politika duhej ndryshuar sa më parë.  Të shprehje në atë kohë një mendim të tillë kur mungonte absolutisht liria e fjalës ishte një heroizëm që duhet vlerësuar dhe duhen kujtuar me respekt ata nëpunës të asaj administrate.

Mbi të gjithë ushtonte zëri i të ndierës Irma Halili, bijë e një komunisti nga Gumenica e Vlorës dhe bashkëshorte e një oficeri. Ishte krijuar për të rënë në sy.  Zoti e kishte lindur këtë femër me të gjitha cilësitë që i duhen njeriut për të „mbretëruar“ E kisha takuar pak herë këtë grua të zjarrtë nëpërmjet mikut tim Manol Bono. E aftë nga ana profesionale, po punonte për të marrë doktoraturën në ekonomi, e respektuar, e gjallë, shoqe e klasit të parë, e bukur si ajo, ajo që në takimin e parë të linte mbresa të thella.

Pse ishte e tille Zoti e mori shumë shpejt pranë vehtes, në një moshe fare të re, duke lënë në pikëllim dy fëmijët e sajë, burrin, prindrit dhe motrat. Tek shokët dhe shoqet e sajë që e njohën dhe patën fatin të punonin me të ajo la mbresa të pa shlyera. Ajo e para dhe me guxim pyeti komunistët Halil Hasko dhe Kujtim Sulçe:

– Ç`të keqe ka që të futemi në ekonominë e tregut si gjithë Europa?

Halil Hasko i ktheu përgjigjen standarte:  “Kjo ndërmarje paska rënë në dorë të armikut dhe kjo vajzë kërkon përmbysjen e pushtetit popullor”!

– Po, tha trimëresha shqiptare, veçse atë nuk e kërkoj vetëm unë, por i gjith populli shqiptar.

Pas Irmës, u  ngrit komunisti Thanas Vëngu, fytyrat e Halil Haskos dhe Kujtim Sulçes u gjallëruan, por u gënjyen, sepse Thanasi ua “plasi në dorë bombën” udhëheqësve të partisë.

Thanasi ishte demokrat i lindur. Thanasi siç thotë populli, “e vuri parpara” udhëheqien e Partisë  dhe u bë promotorri asaj mbledhje të paharruar.

Pas tij u ngrit Manol Bono, ekonomist i njohur, që dinte të bisedonte shtruar me popullin duke u ulur në nivelin e tij dhe duke u bërë kështu një figurë shumë e dashur dhe nderuar nga të gjithë. Manolin e  kisha mik ja njihja mënçurine dhe guximin. Bashkë kishim kryer studimet pasuniversitare dhe bisedonim vazhdimisht për varfërinë dhe mjerimin që kishte pllakosur vëndin.

Inxhinjeri Selim Kondi me atë gjuhën e tij prej Ezopi.  Me të njëjtën gjuhë trimërore folën: Maksim Hitaj, Asllan Shakaj, Agron Delia, Vjeni Aliaj, Nexhat Veipi etj.

Kështu pra shumë punonjës të kësaj  ndërmarje ju futën udhës së demokracisë  me guxim dhe nuk u tërhoqën asnjëherë, pavarësisht dallgëve të jetës.

Afrim Jupi me guxim e shndërroi ndërmarjen  që drejtonte në një qëndër të zjarrtë për përmbysjen e diktaturës komuniste. Ai nuk u tërhoq përpara kërcënimeve dhe shantazheve, me guximin e tij, me mënçurinë e tij, me autoritetin e tij, ai shumë shpejt u bë figurë qëndrore e demokratëve të Vlorës dhe ata i besuan atij udhëheqien e Partisë Demokratikë, detyrë të cilën e kreu me nder duke mbetur në historinë e qytetit të Vlorës përgjithmonë.

Para se të hypte në tribunën e e mitingut madhështor të 6 janarit 1991, që organizonte Partia Demokratike, atë e kishte thirrut Lavdosh Ahmetaj, Miniustër i Energjitikës dhe i kishte thënë:

– Afrim nuk të shoh dot në atë tribunë, tërhiqu!

– Edhe unë – i tha Afrimi  – nuk të shihja dot ty për 50 vjet rresht në tribunat e Enver Hoxhës.

Kështu ishte mbyllur kjo bisedë.

*     *     *

Në Uzinën e Sodës një burrë trim, Dashamir Frakulla, në atë kohë përgjegjës i Repartit të Elektrolizës, në gusht të vitit 1990, kishte udhëhequr të gjithë punëtorët e këtij reparti për të bërë një peticion qeverisë, me kërkesa ekonomike për rritje pagash, leje vjetore, përmirësimin e kushteve të punës etj.

Për kohën, kjo ishte nje ngjarje e jashtzakonëshme, s`kishte ndodhur më parë, prandaj Policia Sekrete e quajti punë armiqësore sepse drejtohej kundër politikës së Partisë së Punës.

Për këtë arsye, shteti komunist u alarmua. Në Uzinin e Sodës dhe PVC erdhi vetë anëtari Byrosë Politike të Partisë së Punës Besnik Bekteshi, për të zbuluar “aktivitetin armiqësor” që po mundohej të zhvillonte armiku i klasës!?

Sigurimi i Shtetit u angazhua të gjente se kush ishte ideatori dhe organizatori këtij peticioni. Pas hetimeve dhe informacioneve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që sot njihen, por mendojmë t`i bëjmë të ditur në një material tjetër,  rezultoi se ai që kishte organizuar nënshkrimin e këti peticioni “armiqësor” ishte Dashamir Frakulla, për të cilin hapën një  proçes hetimor.

Dashamiri u thirr në hetuesi nga Lulo Imeri dhe ju bë presion mizor që të tregonte se kush fshihej pas tij dhe cilat ishin qëllimet  e vërteta të peticionit. Ai shpëtoi për mrekulli, sepse një grua mënçur, Gjenovefa Gaba, në atë kohë prokurore, refuzoi  firmosjen e  arrestimit të tij.

*   *   *

Edhe ndërmarjet e tjera, vlonin nga idetë e reja.  Një punë të madhe bënë disa guximtarë dhe largpamës:

në Ndërmarjen Pyjore: Ëngjëll Binaj,

në Ndërmarjen e Grumbullimit: Pajtim Xhelo, Enver Memishaj, Fatmira Jakupi, Lefter Berdo, Vaso Suli,

në Ndërmarjen e Naftës: Tomorr Xhindi, Pajtim Memushi, Ëngjëll Hasimaj, Nuri Llanaj,

në Ndërmarjen e Përpunim Drurit: Kujtim Ziaji, Filip Angjeli e Qemal Hitaj,

në Parkun e Mallrave: Petrit Golemi, Edi Sofia, Aldo Deneko, Artur Gjidede

në Ndërmarjen e Kripës: Tasim Likaj, Namik Jaho, Leka Boro, Arqile Kume, Mira Xhindi, Teuta Memishaj.

në Parkun e Industrisë: Neki Xhuveli, Marko Marko, Pajtim Sakaj, Miranda Ciruna,

në Uzinën e Sodë PVC: Dashamir Frakulla, Dukë Abazi, Marenglen Dervishi,  dhe Ferdinand Sula, Reparti elektrik doli në pararojë.

në Fabrikën e Llampave: Vilson Haxhiraj, Llazar Basko

në Fabrikën e Çimentos: Fatos Veipi, Mario Sota

në Fabrikën e Tullave: Gafur Shameti, Piro Aliraj dhe Sabaudin Xhyheri

në Ndrëmarjen Elektrike: Agim Kadiu, Agim Meli

në Ndërmarjen Komunale: Vaso Grabovari, Agim Ahmetaj, Luan Memishaj

në Portin Detar: Kostandin Ndini,

në Ndërmarjen e Serave: Bastri Sofia dhe Reshat Kripa

në Fermën e Llakatundit: në krye ishte i palodhuri Thoma Bollano, Petref Lameborshi, Lulëzim Petani, Meçan Meçani, Delo Meçani

në Arsim: Kosta Paço, Agron Mema, Bajram Karabolli, Agron Shehu, Luan Shakaj, Shpëtin Xhyheri, Ymer Yzeiri,  Bedri Shaska, Petrit Stefa, Banush Bani, Genc Panozaqi, Bebi Kutulla, Elidon Muka,  Dr. Sezai Bazaj, Dr. Abedin Elmazi, Dr. Tasim Likaj, Dr. Selman Lamaj

në Spitalin e Vlorës: Ymer Hoxha, Kristaq Pavli, Luter Nuraj, Kosta Koçi, Servet Kojdheli ,  Lefter Gjergji.

në Komitetin Ekzekutiv Adhurim Musaraj.

Në Lëvizjen Demokratike një rol të rëndësishëm luajtën të burgosurit dhe të persekutuarit politikë si Ventigjar Hamzaraj, Hysni Alimerko, Reshat Kripa, Besnik Kripa, Fari Shaska, Klito Lamaj, Dino Alemi, Astrit Xhaferi, Sefer Dauti, Pelivan Azizi, Fari Shaska,

Po kështi një rol të rëndësishëm luajtën sindikalistët si Ferdinand Sula, Dashamir Frakulla, Neki Xhuveli, Ymer Yzeiri, Kosta Paço.

Nuk pretendojmë se janë vetëm këta që vrapuan të parët në përkrahje, mbrojtje dhe aktivitet të Partisë Demokratike.

Të pyetur nga ana ime se kush qenë të parët që erdhën në PD- Afrim Jupi dhe Roland Tafili u përgjegjën njëzëri:

“Ishin lumë njerëzish dhe ne  nuk mund të veçojmë  asnjë…”

 

Parhapja e lëvizjes demokratike në fshatra

Në Smokthinë e Mesaplik, zotekniku Aleks Tahiri, sapo mori vesh themelimin e Partisë Demokratike në Tiranë më 15 dhjetor 1990, themeloi Partinë Demokratikë në Smokthinë me dyzet anëtarë, ndërmjet të cilëve përmëndim: Elham Meçe, Viron Hoxha, Delo Sulçe, Zija Deromema, Bekim Zotaj etj.

Pas këtij veprimi, më 17 dhjetor 1990, Aleksi me listën në dorë shkoi në Tiranë dhe u takua me Azem Hajdarin, Gramos Pashkon dhe Sali Berishën, të cilëve u dorëzoi listën e anëtarëve të PD-së së Smokthinës

Në Nartë, tregon Bilal Çela, ku unë punoja si shef finace ishin  hedhur trakte kundër regjimit. Erdhën ekspertë nga Tirana dhe Vlora, Lolo Ganiu e Agim Mema dhe dyshuan se këtë akt e kisha kryer unë me që kisha një vëlla të pushkatuar për motive politike. Andrea Çulla kryetar i kooperativës më pyeti se mos i kisha hedhur unë ato trakte të cilat i mohova sepse realisht unë nuk kisha lidhje me to.

Në Pilurin e largët, majë maleve dy studentë: Kristo Çipa dhe Lorand Mërkuri së bashku me katër fshatarë të tyre: Simo Çakalli, Stefan Prifti, Vasil Lapa dhe Pilo Boçi, ditën e Krishtlindjeve më  25 dhjetor  1990, shkuan në kishën e Shënmërisë të fshatit, ende pa u hapur dhe u betuan se themelonin Prtinë Demokratike, se do t`i qëndronin besnik njeri tjetrit dhe idealeve të Partisë.

Kështu që edhe në fshat disa njerës që mbi çdo gjë adhuronin lirinë ishin ngritur në këmbë. U dalluan: Në Lumin e Vlorës: Aleks Tahiri, Nesht Nguci, Jeto Matani, Dule Zotaj, Reshat Jazaj

në Sevaster: Avdul Shehu, Ajen Grabova, Luan Beqiri dhe Guri Shehu,

në Vllahinë – Gorisht: Bedri Shaska, Bajram Karabolli, Fari Shaska, Abedin Boraku, Ibrahim Vasiari, Xhemal Veliu

në Dukat e Tragjas: Neim Dano, Sheme Kondi,

në Cerkovine e Trevëllazër: mësuesit Ëngjëll Lamaj e Beshir Aliaj

në Nartë: Filip Taço e Bilal Çela

në Selenicë: Todi Dhamaj dhe vëllezërit Caushaj nga Gorishti

në Kotë: Fatmir Hodaj,

në Vranisht: Hamit Kongjini

në Novoselë: Jorgji Hysi

në Armen: Artur Hysi, Shpresim Kasaj

në Himarë: Kristo Çipa, Anest Dhimojani, Lorand Mërkuri,

 

Formimi i Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike

Pasi kishin ndjekur me vëmëndje ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë, pasi kishin marre informacione nga studentët dhe qytetarët që vinin nga Tirana dhe pasi kishin studjuar gjëndjen e qytetit të tyre, në Vlorë dallohen dy grupe që synojnë të dalin në krye dhe në udhëheqie të popullit:

Grupi Afrim Jupit, që përbëhej nga: Afrim Jupi, Manol Bono, Maksim Hitaj, Irma Halili.

Grupi Roland Tafilit, që përbëhëj nga: Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj, Hasko Hoxha,

Ndërmjet këtyre grupeve qëndronte Alfred Ziaji, me njohje dhe shoqëri me grupin e Roland Tafilit,  i cili me porosi nga Gramoz Pashko i bashkoi të dy grupet.

Pranë këtyre grupeve qëndronin edhe qytetarë të tjerë me intuitën dhe dëshirën për t`u organizuar kundër regjimit, për një ndryshim të gjëndjes ku ishte katandisur populli, si Kristaq Pavli, Nestor Nepravishta, Vilson Çipi, Kreshnik Çipi, Mario Sota, Shkëlqim Alimerko, Enver Memishaj, etj.

Këta  nuk kishin dijeni të qarta se si do arrihej përmbysja dhe ndryshimi epokal por ata dashuronin lirinë, kishin intuitën, dëshirën, vendosmërinë, guximin dhe trimërinë.

Në kushtet e terrorit komunist kur Sigurimi i Shtetit përgjonte në çdo rrugë, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi, çdo njeri, çdo familje dhe çdo fis, veprimtaria pothuajse zhvillohej ilegalisht.

Pasi u muar vesh themelimi i Partisë Demokratike në Vlorë dhe pasi u mësua se cilët qenë ata trima, shume miq, shokë dhe të njohur të tyre u drejtuan atyre me pyetjen: Pse s`më morët edhe mua në mbledhjen themeluese ?

Ata nuk e kishin zgjeruar mbledhjen për të ruajtur konspiracionin dhe pra për të mbrojtur veten. Megjith atë këta bij të denj të Vlorës e vranë frikën, prandaj kur unë përdor fjalën guxim dhe trimëri nuk bëj asnjë hiperbol por vetëm një realitet. Të gjith ata që e jetuan atë kohë mizore e dinë fort mirë se për çdo fjalë të lëshuar pa dashje apo me shaka kundër regjimit nuk i zinte gjumi me  netë të tëra se mos shoku apo miku i spiunonte, se mos vëllait apo motrës i shkiste goja dhe përfundoje në burg. Kudo në çdo hap që hidhte njeriu në atë sistem përgjonte burgu !

*   *   *

Sipas Roland Tafilit, Ylli Borës  dhe Fari Shaskës më datën 28 dhjetor 1990, një grup i përbërë prej Ventigjar Hamzarajt, Roland Tafilit, Hasko Hoxhës, Bujar Borshit, është mbledhur për të bizetuar për themelimin e Partisë Demokratike në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt.

Mihal Çela,  pasi kishte biseduar me Alfred Ziajin , Kreshnik Çipin dhe Vilson Çipin, vëllezër, kishte informuar grupin e Roland Tafilit  se pritej që të bëhej një mbledhje në shtëpinë e Kujtim Ziajit, babait të Alfred Ziajit.

Pra kordinatori dy grupeve ishte Alfred Ziaji, i cili  pasi  kishte biseduar me profesorin e ekonomisë, në Tiranë, Gramos Pashko dhe kishte marrë prej tij miratimin që të vinin të deleguar nga Tirana për  formimin e Komisjonit Nismëtar për Themelimin e Partisë Demokratike, caktoi ditën e shtunë më 29 dhjetor 1990 të takoheshin në shtëpinë  e tij

“ Më datën 29 dhjetor 1990 – tregon Bilal Çela – lash të dy djemtë përpara shtëpisë së Kujtim Ziajit, fqinjit tim, që të ruanin se mos vinin “mysafirë” nga Tirana. Aty nga ora 17 djemtë më thirrën e më thanë se kishin mbritur mysafirët.

Lajmërova fqinjin tjetër Manol Bonon dhe shkova në shtëpinë e Kujtim Zijajit, babait të Alfred Ziajit, në lagjen Varrosh, Rruga „Lef Sallata“.

Autoi këtij libri, e njihte mirë çiftin e bukur Ziaji, Kujtimin dhe Irfanen pasi kishin punuar së bashku në  Ndërmarjen e Përpunim Drurit, afro 10 vjet. Çifti ishte prerë për njeri tjetrin, të  bukur të dy, por bukurinë më të madhe e kishin në shpirt dhe në sjelljen e tyre. Kujtimi kishte humbur dy vëllezër, në kushte që nuk u sqaruan asnjëherë dhe për këtë ai shikohej si „armik populli“.

Kujtimi kishte lindur në Vlorë,  më  1935, ishte marangoz i klasit të parë,  me origjinë të herëshme  nga Kardhiqi Gjirokastrës, por  ishte  bërë qytetar i nderuar i Vlorës.

Atje në shtëpinë e Kujtim Ziajit u mblodhën njëmbëdhjetë  vetë:

Afrim Jupi, (1943) Nga pamja e jashtëme i ngjante shqiponjës së flamurit

Roland Tafili, (1950) Dukej si përfaqësues i inteligjencës njerzore.

Hasko Hoxha, (1950) Nga portreti tij buronte buzëqeshja, që të kujtonte atë thënien e famshme të Rusoit se një fytyrë që nuk qesh nuk është kurrë e mirë.

Ventigjar Hamzaraj (1923- 1999) Ishte më i moshuar ndër 11 burrat e mbledhur në këtë shtëpi.

Alred Ziaji (1961) Ishte përfaqësuesi tipik i mënçurisë  dhe guximit të rinisë vlonjatë.

Bilal Çela, (1939) Ishte shembulli intelektualit që di të çajë dhe të ngrihet lart edhe në diktaturë.

Manol Bono, (1939) Prej tij buronte urtësia, nuk dinte të nxitohej, dinte vetëm të jepte mendime të mënçura.

Aleks Tahiri, (1950) Llafosej avash për të treguar se çdo fjalë e gdhëndëte mirë para se ta nxirrtë nga goja.

Bujar Borshi, (1948) I përkiste një familje arsimtarësh me tradita të mira atdhetare.

Vilson Çipi, (1952)  Mesuesi i nderuar në Vlorë.

Maksim Hitaj (1949)  Është qytetari që di të nuhatë se nga është e drejta,

Nga Tirana, kishin ardhur të deleguar: Gramos Pashko, Arben Imami Neritan Ceka i cili deklaroi se nuk ishte anëtar i PD-së, por vetëm simpatizant i sajë dhe studenti Erkole Sava.

Kishin ardhur aty me një qëllim : Themelimin e Partisë Demokratike.

Është e nevojëshme të shohim, përbërjen dhe prejardhjen e themelusve dhe të atyre që u aktivizuan në radhët e Partisë Demokratike  që ditën e nesërme të themelimit.

Të nëntë themeluesit si edhe anëtarët e PD-së të ditëve të para ishin njerës të shkolluar, sepse vetëm njerzit e shkolluar janë në gjëndje të kuptojnë domozdoshmërinë e ndryshimit, ata  kanë kohë të mendojnë për ndryshimin, ndryshe nga punëtori dhe fshatari dhe ndryshe nga teoritë komuniste që e vënë punëtorin dhe fshatarin në themel të ndryshimeve.

Edhe kushtet historiko shoqërore që  ndodhën ndryshimet epokale janë të  ndryshme nga kushtet e më parëshme që gjithashtu kanë sjellë ndryshime dhe përmbysje të mëdha.

Të parë në tërësinë e tyre të njëmbëdhjetë  këta burra formonin një mozaik të shoqërisë sonë të viteve `90, që plotësonin njeri tjetrin: Intelektualë, të persekutuar politik, përfaqësues të ish shtresave të pasura, bijë punëtorësh e fshatarësh.

Njohuritë e tyre për një shoqëri demokratike ishin të kufizuara dhe ata mësuan duke ecur përpara. Ata nuk u treguan të egër me të kaluarën, por me intitën e tyre zgjuarsinë dhe dashurinë për Shqipërinë  mendonin në çdo hap se ç`farë duhet të bënin për të ardhmen.

Pasi diskutuan si të deleguarit edhe të pranishmit  edhe pse kishte mendime të kundërta si për kthimin e pronave mbrojtur nga Bujar Borshi dhe Ventigjar Hamzaraj, pavarësisht nga rezervat që patën grupet ndaj njeri tjetrit,  pranuan dhe vendosën të gjith njëzëri, themelimin e Partisë Demokratike të Vlorës. Për këtë akt u mbajt edhe proçesverbali përkatës prej Roland Tafilit, i cili u firmos nga nëntë vetë: Afrim Jupi,  Hasko Hoxha , Roland Tafili, Ventigjar Hamzaraj,  Alred Ziaji, Bilal Çel, ,Manol Bono, Aleks Tahiri,  Bujar Borshi. Kryetar i partisë u zgjodh Afrim Jupi, dhe sekretar Roland Tafili.

Pas pesë ditëve, ndërsa po përgatitej mitingu madhështor i 6 janarit 1991, u pa e nevojëshme që në kryesinë e PD-së të koptoheshin dy veta: Petrit Stefa si përfaqësues i intelektualëve vlonjatë i propozuar nga Roland Tafili dhe  Nexhat Veipi si përfaqësues i shoqatës atdhetare dhe kulturore “Çamëria” i propozuar nga kjo shoqatë.

Të dy këta me përkushtimin dhe autoritetin që kishin në Vlorë dhanë një ndihmesë të madhe për shtrirjen e PD-së në të gjith rrethin e Vlorës dhe  në ngritjen cilësore të punës së sajë.

*   *   *

Fillimisht mbledhjet e PD-së janë zhvilluar pothuajse ilegalisht në shtëpinë e Kujtim Zijait dhe më pas në shtëpinë e Ventigjar Hamzarajt në lagjen “Muradie”, pranë xhamisë monument kulture. Mbledhje janë zhvilluar edhe në shtëpinë e Afrim Jupit, atje  janë bërë edhe takime të Sali Berishës me drejtuesit e PD-së.

Menjëherë pas themelimit të  Partisë Demokratike erdhën dhe u bënë aktiv: Vilson Haxhiraj, Esat Hasani, Dashamir Frakulla, Filip Taço, Kristo Çipa, Lorand Mërkuri, Gafur Shameti, Ylli Bora, Bedri Shaska, Fari Shaska, Zaim Hoxha, Bastri Sofia, Enver Memishaj, Teuta Memishaj, Arben Golemi, Adhurim Musaraj, Gëzim Zilja, Teuta Zilja, Ilia Vishi, Bajram Karabolli, Neshet Nguci, Kristaq Pavli, Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Vilson Çipi, Arqile Kume, Neki Xhuveli, Ferdinand Sula, Ëngjëll Bino, Mario Sota, Vaso Grabovari, Besnik Kripa, Reshat Kripa, Ardian Taska, Kosta Koçi, Ymer Yzeiri, Vilhelme Haxhiraj, Hajri Xhemali, Abdulla Iliazi, Agim Dule  , Zoi Bisholla, Sofika Bisholla, Sezai Bazaj, Ëngjëll Hasimaj, etj, etj.

Alfred Ziaji, Kreshnik Çipi, Rrapo Taho dhe Koto Zilja  e kthyen të gjith skuadrën e futbollit “Flamurtari” me PD-në dhe jo vetëm me PD-në por shumë aktive dhe që u dalluan gjatë gjithë kohës.

Kur e kam pyetur Afrim Jupin dhe Roland Tafilin se cilët ishin ata qytetarë që duhet të përmënden se erdhën që të nesërmen në Partinë Demokratike të dy më janë përgjegjur: Ishin lumë njerzish dhe ne s`mund të veçojmë asnjë. Kjo pra ishte qytetaria vlonjate.

 

Formimi i seksjoneve të partisë demokratke.

Detyra  e parë  që duhej zgjidhur pas themelimit të Partisë Demokratike të Vlorës ishte themelimi i seksjoneve të Partisë Demokratike, kjo detyrë ishte shtruar edhe nga qëndra gjatë takimit që kishin bërë grupet e ndryshme. Prandaj themeluesit dhe simpatizantët e tyre shpërndanin autorizime dhe formularë për t`u plotësuar me ata që dëshëronin të ishin anëtarë të partisë së re.

Seksioni i parë i Partisë Demokratike në Vlorë u formua në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit, të nesërmen e themelimit të Partisë Demokratike pra më 30 dhjetor 1990, me këta themelues: Afrim Jupi, Manol Bono, Afërdita  Dervishi, Maksim Hitaj, Vjeni Aliaj, Asllan Shakaj, Nexhat Veipi, Sotiraq Ceko, Ismet Rakipi, Ylli Mërkuri, Dasho Avdullaj, Ilia Simoni.

Punonjësit e Uzinës së Sodës dhe PVC -së  qenë të dytët që formuan nën drejtimin e Dashamir Frakullës, Ferdinand Sulës, Dukë Abazit, Marenglen Dervishit. Flamur Liços, Spiro Gjinit, Llambi Petos etj seksjonin e Partisë Demokratike.

Mbledhja e formimit është bërë në repartin elektrik, repart pararojë dhe njerzit vinin në mbledhje një nga një që të mos binin në sy, sepse frika ekzistonte në çdo hap që hidhnin njerzit në atë kohë.

Në Ndërmarjen e Grumbullim Përpunim Drithit, seksjoni u formua pas datës 6 janar 1991, nën udhëheqien e Pajtim Xhelos, Lefter Berdos dhe Fatmira Jakupi, propganduese e zjarrtë e idealeve demokratike,  Enver Memishaj, Vaso Suli, Panajot Meksi. Aktiv kanë qënë edhe Bashkim Qejvani, Tomorr Billa, Hamide Ademi, Gjenovefa Qirko, Vladimir Sopiqoti, Sezai Kofina etj

Mbledhja e parë e seksionit është bërë në zyrën e furnizin shpërndarjes. Janë dy anëtarë të këtij seksjoni Pajtim Xhelo dhe Enver Memishaj të cilët themeluan gazetën “Zgjimi”, organin zyrtar të Partisë Demokratike.

Në Fabrikën e Çimentos para datës 6 janar 1991, Fatos Veipi, Mario Sota, Kasëm Mahmuti , Gëzim Bani në zyrën e inxhinjerit mekanik formuan seksionin e parë të kësaj fabrike të Partisë Demokratike.

Bastri Sofia dhe Reshat Kripa, pas datës 15 janar 1991,  ngritën seksjonin e PD-së në Ndërmarjen e Serave të Perimeve, ku ata punonin.

Në shkollën “Avni Rustemi”, në Skelë, në janar, Agron Shehu, Valentina Velçani, Teuta Zilja, Duda Anagnosti formuan seksjonin e Partisë Demokratike.

Në shkollën “1 Maji” në skelë është dalluar Elidon Muka i cili pati aktivitet veçanërisht gjatë ngjarjeve të vitit 1997, ndihmoi, përkrahu, strehoi  dhe mbrojti sipatizantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të ndjekur nga bandat komuniste.

Në fermën e Llakatundit formuan seksionin e Partisë Demokratike Thoma Bollano, shok klase në shkollën e mesme i Sali Berishës, Gani Shehu, Lulëzim Petani, Reuf Muhameti, Meçan Meçani, Delo Meçani etj

Në fermën e Lubonjës u dallua mësuesi Kujtim Malaj i cili punoi me përkushtim dhe ngriti seksjonin e parë atje, nga fundi muajt janar 1991, i ndihmuar nga Viron Rrapi familjet Shaska dhe Ndreu që ishin të internuar në atë fermë.

 

Formimi i seksjoneve të PD-së në fshatra.

Aleks Tahiri shkoi fshat më fshat, të Lumit të Vlorës dhe krijojë seksjone të Partisë Demokratike.  Ai u mbështet: Në Lepenicë nga Nesht Ngucit ne Reshat Jazaj, në Brataj nga Luftar Gurit, në Tërbaç nga Neki Skëndaj, në Vranisht nga  Hamit Kongjoni, në Mesaplik nga Elham Meçe, në Ramicë nga Xhevit Zeneli, në Vajzë nga Namik Zeneli etj.

Komunistët nuk flinin gjumë. Aleksin  e kanë pritur me të shara, e kanë goditur me gurë dhe bile kanë tentuar edhe ta vrasin si në Gjorm, Brataj, Tërbaç e Bolenë.

Udhëheqësit  e Partisë Demokratike  të Vlorës  1990 – 2012, kanë qënë: Afrim Jupi, Ibrahim Vasiari, Bedri Shaska, Adhurim Musaraj, Argent Grabova, Ismet Mersini, Shpëtim Xhyheri , Agron Sharra, Adrian Kollozi.

*       *       *

Për më shumë lexuesi është i lutur të shfrytëzojë librin e autorit të këtij artikulli: „Fillimi i lëvizjes demokratikë në Vlorë…“, të cilën autori do ta ribotojë në fillim të vitit 2018, prandaj janë të lutur të gjith ata që i kanë jetuar  ato vite ta qyajnë detyrim të ndihmojnë me kujtime  dhe me dokumenta të seksjoneve të PD-së. Materialet e tyre do të botohen në libër të plota.

Lutem materialet t’i dërgoni në adresë: enver.memisha@gmail.com. Ju falnderoj që më parë.

 

 

 

 

1913- Balerina amerikane Isadora Duncan shkroi për Sarandën

$
0
0

1 BalerinaBalerina amerikane Isadora Duncan ,që shkroi për Sarandën e vitit 1913 ishte  një nga grate e poetit Sergei Esenin/

Nga Gëzim Llojdia/

1.Ata u takuan në vjeshtën e vitit 1921 në studio të piktorit Alexei Yakovlev. Në atë kohë Isadora Duncan ishte 44 vjeç. Ajo ishte një njeri i famshëm në Evropë. Vladimir Lenini i pëlqente stili i vallëzimit dhe e ftoi atë të vinte në Moskë dhe të hapte një shkollë valle. Isadora dinte vetëm disa fjalë ruse. Ajo ka lindur në San Francisko dhe ka filluar vallëzimin në moshë të re. “Ajo hodhi poshtë ngurtësinë e baletit klasik dhe kërcente zbathur duke përdorur ritme dhe lëvizje më natyrale.”Në moshën 21 vjeç Isadora shkoi në Evropë për të kërkuar njohje dhe në katër vjet u bë shumë i suksesshëm në Budapest. Pastaj u vendos në Paris dhe vizitoi Evropën. Në 1921 Sergej Esenin ishte 25 vjeç.Ai ishte djali fshatari. Ai filloi të shkruante poezi në moshën nëntëvjeçare. Pasi ai botoi dy librat e tij të parë të poezisë për dashurinë, natyrën dhe jetën e thjeshtë në vitin 1916, ai u bë një nga poetët më popullorë dhe më të dashur rusë. 
Ende fëmije filloi te jetonte me gjyshërit e vet. Nisi te shkruaje poezi ne moshën 9 vjeçare. Në moshën 17 vjeçare, kur nisi te konsiderohej nga te afërmit e vet si një mrekulli e letërsisë, lëvizi drejt Moskës ku u regjistrua ne Universitetin Shtetëror te Moskës si student me korrespondence. Studimet i braktisi pas një viti e gjysme. Poezia e tij e hershme frymëzohej nga folklori rus. Në vitin 1915 Esenin botoi librin e tij te pare poetik “Radunica” dhe një vit me vone “Rituali i vdekjes”. Përmes poezisë se tij te mprehte rreth dashurisë dhe jetës se thjeshte, shume shpejt Esenin u be poeti i ditës.
2.Ja si e shqyrton një kritik këtë martesë të tyre:Sergei Esenin foli vetëm rusisht.Isadora Duncan dhe Sergei Esenin u takuan në vjeshtën e vitit 1921 dhe u martuan në maj të vitit 1922. Pse u martuan? Kishte një ndryshim 19 vjeçar në moshë. Ata nuk mund të flisnin me njëri-tjetrin. Ajo nuk e dinte dhe nuk mund ta kuptonte poezinë e tij dhe unë dyshoj shumë se ai besonte se ajo ishte një balerin e madh e(baleti klasik ishte në traditat ruse).Ata e kanë shikuar njëri-tjetrin dhe kanë rënë në dashuri?Unë dyshoj shumë.Pse?Le të shohim jetët e tyre të dashurisë para se të takoheshin.
Nga Encyclopedia Britannica: “Jeta e saj private, po aq e artit të saj, mbajti emrin e saj në tituj, për shkak të sfidës së vazhdueshme të tabutë sociale. Babai i fëmijës së saj të parë, Deirdre, ishte dizajni i skenës Gordon Craig, i cili ndau habinë e martesës; babai i fëmijës së saj të dytë, Patrick, ishte Paris Singer, trashëgimtari i një makine qepëse dhe një mbrojtës i spikatur i artit. Në vitin 1913 ndodhi një tragjedi nga e cila Duncan nuk u gjet kurrë me të vërtetë: makina në të cilën dy fëmijët e saj dhe infermierja e tyre po hipnin në Paris u mbështjellën në lumin Seine dhe të tre u mbytën “.Më vonë Isadora kishte dy fëmijë të tjerë nga etërit e ndryshëm.Para se të martoheshin me Sergei Esenin Isadora Duncan shumë herë deklaruan urrejtjen e tyre për martesën. A u bë aq shumë me Sergei Esenin sa ajo ndryshoi pikëpamjen e saj për martesën?Nuk ka gjasa. Unë besoj se ajo u urdhërua të martohej me të dhe ta merrte atë në Bashkimin Sovjetik.
Pse?Fillimisht, Sergei Eseni i mbështeti bolshevikët pasi besonte se do t’u jepnin tokën fshatarëve. Por së shpejti ai u zhgënjye dhe filloi të kritikojë qeverinë në poezitë e tij. Qeveria sovjetike donte të shpëtonte prej tij.Po në lidhje me vendimin e Sergei Esenin për t’u martuar me Isadora?Nga Encyclopedia e re botërore: “I bekuar me pamje të mirë dhe një personalitet romantik, u dashurua shpesh … Martesa e tij e parë ishte në vitin 1913, një bashkëpunëtore nga shtëpia botuese me emrin Anna Izryadnova me të cilën kishte një djalë , Yuri. (Gjatë spastrimeve staliniste, Juri Esenin u arrestua, duke vdekur në vitin 1937 në një kamp pune të Gulagut.)

… Në gusht 1917, Esenin u martua për herë të dytë me aktoren, Zinaida Raikh .Me të kishte një vajzë, Tatjana dhe një djalë, Konstantin “.Mijëra gra kanë ëndërruar për Sergej Yesenin dhe nuk ka shumë mundësi që ai të jetë martuar me Isadora Duncan sepse ai u dashurua me të. Unë jam i sigurt se ai u martua me të për të qenë në gjendje të dilte nga Bashkimi Sovjetik (kjo ishte e mundur vetëm nëse autoritetet e lejuan atë).Pas martesës Esenin e shoqëroi gruan e tij në një turne në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai shpresonte se ai do të pranohej shumë mirë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ku kishte shumë rusë. Megjithatë, në atë kohë shumë njerëz në të dy kontinentet besonin se çifti ishin agjentë sovjetikë dhe rusët jashtë vendit nuk donin të kishin të bënin me Sergej Esenin. Çfarë mund të bënte ai? Ai e dinte vetëm rusisht, nuk mund të komunikonte me gruan e vet, nuk kishte miq. Sergei filloi të pijë. Shpërthimi i dhomave të hotelit mori një publicitet të madh në shtyp. Eesenin u kthye në Bashkimin Sovjetik më 1923. Atje ai botoi disa poema të reja. Ai pa që qeveria nisi një fushatë shkatërrimi të fshatarëve, por ai nuk mund të bënte asgjë për këtë. Sergei u përpoq të gjejë strehë në dashuri.”… ai menjëherë u përfshi me aktoren Augusta Miklashevskaya dhe besohet se u martuan në një ceremoni civile, edhe pse dihet se kurrë nuk ka marrë një divorc nga Isadora Duncan…. po atë vit kishte një djalë, Aleksandër, nga poeti, Nadezhda Volpin … “Aleksandër Esenin-Volpin u rrit për t’u bërë një poet, disident dhe matematikan i spikatur. 
Në pranvere të 1925 Esenin njeh dhe martohet me gruan e tij te peste, Sofia Tolstaja, gjyshi i se cilës ishte gjiganti i letërsisë ruse dhe botërore, Leon Tolstoi.
“Dy vitet e fundit të jetës së Sergei Esenin u mbushën me sjellje të vazhdueshme dhe të dehur, por gjithashtu krijoi disa nga pjesët më të famshme të poezisë.

Ja sa për ilustrim:

Nga Moska do iki se duhet ikur

Ç’dreq me policët e rregullon,

për çdo gjestin tim prej pijaniku

Çohu Sergei,marsh ne Rajon!…
Në pranverën e vitit 1925, një Sergei Esenin shumë i paqëndrueshëm u takua dhe u martua. Ajo u përpoq që t’i rrinte afër dhe ta ndihmonte poetin brilant, por tashme ishte tepër vonë pasi Esenin vuante nga sindroma të renda manjakodepresive, duke u shtruar për kurim një mujor në një klinike psikiatrike. Ndërsa del nga klinika vetëm për disa ditë me rastin e Krishtlindjeve, ai pret damarët dhe me gjakun e tij shkruan poezinë e Lamtumirës dhe të nesërmen në mëngjes gjendet i vetëvarur në tubat e ngrohjes në tavanin e dhomës se tij në Hotel Angleterre, kur sapo kish mbushur 30 vjeç.

Duket paratha fatin e tij:

Miku im i shtrenjte lamtumire

Ty këtu në shpirt të kam ta dish

Fati po na ndan sot pa dëshirë


Po diku do shihemi sërish.

Lamtumire o mik pa fjalë e lot

Vetullat ti ngrysesh s’ka përse

Vdekja s’është gjë e re në botë

Por dhe të rrosh s’është gjë e re.

4.Isadora Duncan, balerina amerikane që shkroi për Sarandën e vitit 1913.
Një artikull nga seria e atyre që dr. Olimpia Gargano, studiuese italiane ka shkruar për Shqipërinë është edhe ai, që i përket Sarandës të vitit 1913 për ardhjen e Isadora Duncan në Shqipërinë tragjike.Viti, kur kufijtë e këtij trualli të lashtë i preu kirurgjia e pamëshirshme në favor të fqinjëve. Pikërisht në këto muaj të trazuar, në të cilin gjendej krejt Ballkani dhe bota nën ethet e luftës së parë, një  balerinë amerikane me emër në fushën koreografike amerikane vjen në Evropën e luftës. Në pranverën e vitit 1913, Isadora Duncan kaloi gjashtë muaj në Shqipëri, shkruan Olimpia Gargano.

Kjo ishte një kohë e tmerrshme për të dy palët : edhe shteti i ri shqiptar, shqyer nga vende fqinje të Ballkanit, si për balerinën e njohur amerikane, e cila disa javë më parë, në Paris, kishte humbur dy fëmijët e saj.

Ishte vëllai i saj Raymond, i cili për të shkundur atë nga dëshpërimi, në të cilën ishte zhytur, e ftoi për t’u bashkuar në Sarandë, ku ai dhe gruaja e tij Penelope kishte ndihmuar popullsinë shqiptare të rraskapitur nga lufta. Për përvojën e saj shqiptare, Isadora Duncan ka dhënë dëshmi në një autobiografi, botuar në vitin 1927 (tani në dispozicion në edicionin italian ribotuar së fundmi: “Jeta ime”, Roma, Audino, 2010).

E lindur në vitin 1877 në San Françisko nga i ati irlandez dhe nëna skoceze, Isadora ishte rritur në mes të artit, muzikës dhe letërsisë. Ajo dhe nëna e saj e mbështesnin familjen duke dhënë mësime në piano, pas babait bankier Charles Duncan.

Së shpejti ata të gjithë u zhvendos në Europë, shkruan Gargano, ku Isadora, Elizabeth, dhe vëllezërit Augustin dhe Raymond kaluan ditët e tyre në sallat më të rëndësishme dhe muzeume, duke kopjuar forma e vazo qeramike të Greqisë klasike.

Me temperamentin e saj të pasionuar, ajo arriti të kushtojë një jetë të trazuar për dashurinë e saj. Në vitin 1906, nga marrëdhëniet e saj me aktorin dhe regjisorin Ed Ëard Gordon Craig ka lindur e para vajza, Deirdre.

Katër vjet më vonë, me anë të shokut, Singer, birit të prodhuesit te makinave qepëse Singer, Isaac udhëtuan në Sarandë, Isadora Duncan ishte në kulmin e famës. Portreti i saj ishte gdhendur në lehtësim të ulët në hyrje të teatrit Champs Elysees.

Ajo kishte revolucionarizuar botën e valleve me stilin e saj unik, shumë personale, bazuar në pasionin për mitologjinë. E veshur me një tunikë të thjeshtë, kërcimi zbathur me lëvizje ekspresive, që valorizojnë emocionet, duke thyer rregullat e kërcimit modern, ajo ishte e ashpër dhe e panatyrshme.

 Olimpia Gargano më tej shkruan: “18 prill, 1913 Deirdre dhe Patrick ishin në shtëpi së bashku me grua, atë kohë Isadora kaloi një gjysmë dite në Paris. Shoferi, i cili i shoqëronte ato u hoq nga makina, duke harruar për të vepruar frenat e dorës. Makina filloi të rrëshqasë në rrugën që i shtyu në fund të Seines, dy fëmijë dhe gruan, të mbërthyer brenda, u mbytën.

Isadora, pas kësaj tragjedie ishte gati për të shkuar në çmendinë. Vëllai i saj Raymond, i cili ishte tashmë në Shqipëri dhe gruaja e tij, e ftoi atë të bashkohen me ta në Sarandë, duke i thënë asaj se ka pasur punë dhe fëmijët kanë nevojë për ndihmën e saj.

 Raymond ishte një intelektual i gjithanshëm: artist, poet, balerin, filozof, besonte në një sistem ekonomik, që synon përmbushjen personale të punëtorëve, një vend për prodhimin ose fitimin. Ai jetoi pranë qytetit të Athinës me gruan e tij greke Penelope dhe djali i tij, në një vilë prej të cilave ai kishte projektuar personalisht mobilje, vazo dhe tapiceri, frymëzuar nga arti klasik.

 Në datën 28, 1912 pas më shumë se 400 vjet të sundimit osman, Shqipëria kishte deklaruar pavarësinë. Vetëm një muaj më parë lufta kishte shpërthyer në mes të Ligës Ballkanike (Greqi, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria) dhe Perandorisë Osmane. Pas fitores së Ligës, Shqipëria ishte pushtuar nga fqinjët e saj, serbët dhe malazezët në veri dhe në jug të Greqisë, të cilët nuk donin për të njohur pavarësinë e saj”, shkruan studiuesja italiane.

Popullsia ishte në nivelin më të ulët të saj; gra, fëmijë dhe të moshuar kishin nevojë për ushqim dhe ndihma të tjera.

 Raymond Duncan u zhvendos në Sarandë me familjen e tij, për të shkuar në ndihmë të tyre dhe ajo ishte atje.

A kishte shkruar ndonjëherë më parë në këtë vend Isadora Duncan?

Studiuesja italiane thotë se nuk ishte hera e parë, që Isadora ishte në Shqipëri. Vite më parë, filloi nga Brindisi për një udhëtim në Greqi, së bashku me vëllain e saj. Ajo kishte ndaluar në Prevezë. Këtu është se si e tregoi atë në biografinë e saj:“Ne blemë një djathë dhie, rezervat e bollshme me ullinj të zi dhe peshk të thatë, sepse në barkë ka pasur një vend me hije për të mbajtur ushqimin. Unë kurrë nuk do të harroj erën e djathit dhe peshkut të ekspozuar gjithë ditën në diell, veçanërisht pasi shumë pak anije me vela kishte ushqime të tilla. Shpejt flladi ra dhe ne u detyruam për të marrë lopatat.”

“Në perceptimin e Shqipërisë të përshkruar nga Isadora Duncan shfaqen gjurmë të leximeve të saj të preferuara. Në veçanti të Bajronit, miti i poetit anglez, i cili vdiq në vitin 1824. Ai kishte shënuar fuqishëm ndjeshmërinë e saj letrare”, thotë Gargano. Dhe ishte pikërisht që nga Preveza, në 12 nëntor 1809, kur Bajroni shkruan për nënën e tij një letër, në të cilën e  përshkroi me entuziazëm i veshur me kostum kombëtar shqiptar ,që e kishte veshur në raste të ndryshme: “Më e bukura në botë, e përbërë nga një fustanellë e gjatë e bardhë, një mantel qëndisur me fije ari, korse dhe jelek kadife tehe në ari dhe armë me kornizë argjendi.”Ai ka thënë se ka blerë kostumet madhështore shqiptarëve, i vetmi artikull i shtrenjtë në këtë vend. Ato kanë një çmim prej 50 guineas, dhe janë aq të pasur në ar që në England do të kushtojnë 200. Në këngën e dytë të tij që është poema Çajld Haroldit, poemë, që përmban një udhëtar të ri dhe të shqetësuar që udhëton brigjet e Mesdheut në kërkim të vetvetes, Bajroni i kishte kushtuar Shqipërisë faqet prekëse me admirim dhe romantike e nostalgji. Më tej studiuesja italiane thotë: “Në maj të 1913, Isadora Duncan u largua më pas, për një kohë nga Saranda”.Historia e udhëtimit të saj u rrëfye nga Luan Rama në romanin “Santa Quaranta”, në të cilin tregohet gërsheti i prerë i Isadora Dunkanit. Roman Historik (Tiranë, Argeta, 2005), i cili së shpejti do të publikohet në Francë. I lindur në Tiranë, Luan Rama jetoi për disa kohë në Paris, ku punoi si shkrimtar, gazetar dhe përkthyes. Ishte Ambasadori i Shqipërisë në Francë dhe është anëtar i Haut Conseil i Frankofonisë. Në romanin e tij, Rama fillon nga e dhëna autobiografike, ofruar nga Duncan në jetën e saj, dhe shtrihet duke futur atë në kontekstin historik dhe kulturor të kohës, duke i dhënë theks të veçantë për mënyrën se si ajo kishte qenë deri në atë pikë. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në tregime të udhëtarëve të huaj. Për shembull, në përshkrimin që kishte bërë Pouqueville, për rrethinat e Sarandës ishin “të varfër dhe të kultivuar keq, si shumica e kësaj pjese të Shqipërisë që mbikëqyr detin.”

1879- “BLETA SHQIPTARE” E MITKOS NE REVISTEN FRANCEZE

$
0
0

VITI 1879 : KUR “REVUE DES DEUX MONDES” SHKRUANTE PËR VEPRËN E THIMI MITKOS “BLETA

SHQIPTTARE”/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Dhjetor 2017/

Revista franceze, “Revue des Deux Mondes”, ka botuar, në faqen n° 720, një shkrim të veçantë për veprën e Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, në të cilën autori ka mundur të përmbledhë asokohe një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash të folklorit shqiptar.

image

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” : Hyrja e kësaj vepre përbëhet nga një përkthim shqiptar (me shkronja greke) të studimit të princeshës Dora Istrias mbi kombësinë shqiptare të bazuar në këngët popullore (1).

Që kur Revista ka botuar këtë studim, i cili është përkthyer gjithashtu në greqisht nga Z. Therianos, në italisht nga Z. Artom, në shqip (me shkronja latine) nga profesori Demetrio Camarda, i cili, për herë të parë, tërhiqte vëmendjen për poezinë popullore të një kombi për të cilin tashmë shtypi ka shumë raste të shkruajë, për shqiptarët e të gjitha krahinave të Evropës sonë, Zotërinjtë Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Jozef Jubani, kanë botuar në Firence, Livorno dhe Trieste, koleksione të reja dhe kurioze këngësh.

 Por miniera gjendet në fillimin e saj saqë në Afrikë, një shqiptar i Kajros (Aleksandrisë), Z. Thimo Mitko, ka mundur të përmbledhë një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash, etj.

 Të paktën që prej pesëmbëdhjetë vitesh, Z. Mitko është angazhuar në këtë punë me një zell këmbëngulës. Libri i tij nuk mund të mos interesojë të gjithë ata që duan të studiojnë popujt e gadishullit të Ballkanit, larg marrëdhënieve të dyshimta, të frymëzuara nga preokupimet politike. Prandaj, urojmë që Z. Mitko të na sjellë së shpejti pjesën e dytë të “Bletës shqiptare”.

 (1) Shikoni Revistën e 15 majit 1866.

Drejtori – menaxhues, C. BULOZ.

DEGA E VATRËS NË WASHINGTON DC, VIZITË ZYRTARE NË KONGRESIN AMERIKAN

$
0
0

1 dega Uashing2 Flamuri amerik1 The flag

Me inisiativën e Degës së VATRËS në Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Barbara Comstock, Kongresiste republikane e Virginias, u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) me 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë.

Armini1 Gjoni Viktim komuniz1 Gjoni

– Me 12 Dhjetor 2017 dega e Washingtoni bëri analizën punës për vitin 2017/

 Nga Armin ZOTAJ/

Me 14 Dhjetor 2017 dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra në Washington DC, pati një vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan, ku takua me përfaqësuesen e Partisë Republikane të shtetit të Virginia në Kongresin Amerikan Zonjën Barbara Comstock.Me inisiativën e Degës së VATRËS Washington DC dhe me ndihmën e Zonjës Comstock u bë e mundur flamuri amerikan u fluturua në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA në godinën e Kongresit Amerikan (Capitol Hill) më 28 Nëntor 2017 me rastin e 105 vjetorit  të pavarsisë së Shqipërisë. Zyra e Kongresistes Comstock gjithashtu zhvilloi një tur në godinën e Kongresit Amerikan me Degën E Vatres ne Washington DC.

Ky takim i shtohet një viti të ngjeshur pune për Degën e Vatrës në Washington.  Analiza e punës së kësaj Dege të VATRES për vitin 2017 u diksutua në mbledhjen  që u zhvillua   më 12 dhjetor 2017.  Gjatë kësaj mbledhjeje u vu në dukje se dega e VATRËS në Washington DC është gjithmonë e më përqëndruar në punë aktive në shërbim të lidhjeve sa më të ngushta mes Federatës PanShqiptare të Amerikes VATRA dhe institucioneve të SHBA.

Viti 2017 filloi me punë të rëndisishme për këtë degë.Në Janar të 2017 VATRA Washington DC mbështeti dhe luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e  kryesisë  së VATRES dhe kryetarit të saj në atë periudhë Dr. Gjon Bucaj në protestën që u organizua nga VATRA përpara ambasadës së Francës në Washington me rastin e arrestimit të paligjshëm të  Z. Ramush Haradinaj, (sot Kryeministri i Kosovës )në Francë nga një urdhër arresti  i policisë së Serbisë.

Në muaj Mars kjo Degë u vizitua nga Kryetari I asaj kohe të VATRES Dr. Gjon Bucaj dhe financieri  i Vatrës Marian Cubi. Dega zhvilloi zgjedhjet në bazë të Kanunores së VATRËS.   Kryetarja e Degës Zonja Merita McCormack dha dorëheqjen dhe kryetar i ri për këtë degë u zgjodh  Z. Armin Zotaj.

Në Prill të këtij viti Dega e Vatrës në Washington DC pati një takim zyrtar me Drejtorin Ekzekutiv te Fondacionit Viktimat e Komunizmit ne Washington Z. Marion Smith. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth domosdoshmërisë së edukimit të brezit të ri në SHBA rreth krimeve të ideologjisë komuniste në mënyrë që kjo ideologji të mos përsëritet kurr më. Biseda në këtë takim u përqendrua reth dështimit që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit përsa i përket de-komunizimit të historisë dhe shoqërisë shqiptare. De-komunizimi i shoqërisë dhe historisë shqiptare është kërkuar gjithmonë nga VATRA dhe i  është drejtuar të gjithë qeverive shqiptare në këto 25 vitet e fundit.

Në Maj të 2017 kjo degë mori pjesë në dëgjimin e një séance të Nën Komisionit të Europës, Euroazisë dhe Reziqeve të Reja, i cili është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Kongresit Amerikan.  drejtuar nga kongresmeni republikan Dana Rohrabacher.Kjo séancë e këtij nënkomisioni kishte subjekt : Vendet Ballkanike, Rrezik I Paqes dhe Stabilitetit.  Në këtë séancë e cila drejtohej  kongresmeni I Partisë Republikane Dana Rohrabache dëshmuan, Zv Asistenti I Ndihmës Sekretarit të Shteti Z. Hoyt Yee, Presidenti I Ligës Shqiptaro –Amerikane i Nderuari Z. Joseph Di Guardi, Gordon N. Bardos I një firmë për studimin e Europës Juglindore si dhe Daniel Srrwe profesor në Universitetin e John Hopkins të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.  Cështjet e korrupsionit dhe terrorizmit në Ballkanin Perndimor ishin objekti kryesor  i këtij komisioni.

Në muajin Qershor Dega e VATRËS Washington DC mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Fondacioni i Viktimave te Komunizmit : “ Thirrja e Kombeve” ku vendosi kurorë me lule tek monumenti I Viktimave të Komunizmit në Washington DC – në emër të kombit Shqiptar dhe në kujtimin të mijërave njerzëve që humbën jetën gjatë regjimit barbar  komunist në Shqipëri.

Pas pjesmarrjes në Kuvendit e VATRES më 10 qershor dega Washington DC është shprehur me insitim kundër shkeljeve të mëdha që u bënë në Kuvend dhe shprehu hapur mendimet dhe sygjerimet e saj. Faktkeqësisht akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga drejtuesit VATRES.  Muaji Qershor do mbyllej me një takim të degës në Departamentin e Shtetit dhe prezantimin e kryetarit të kësaj dege me zyrën shqiptare të këtij Departamenti.

Në muajin Korrik Dega e Federatës PanShqiptare e Amerikës VATRA në Washington DC mori pjesë në përkujtimin e vdekjes së fituesit të cmimit Nobel të Paqës dhe luftëtarit për demokracinë në Kinë Dr. Liu Xiaobo i cili vdiq në burgjet e diktaturës komuniste kineze në moshën 62 vjecare.  Kjo përkujtimore e cila u shoqërua me ndezje qirinjesh në Monumentin kushtuar Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin amerikan u organizua nga Fondacioni i “Viktimave të Komunizmit” në Washington DC.

Ndërkohë në muaji Gusht Dega kujtoji ditën e “Kordeles Së Zezë” tek monunmenti i Viktimave të Komunizmit.  Në këtë ditë 78 vjet më parë më 23 Gusht 1939 Gjermania Naziste e Adolf Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik i Stalinit nënshkruan paktin e mossulmit të njohur si pakti i Molotov (Ministri i Jashtëm Sovjetik) –Ribbentrop (Ministri i Jashtëm Nazist) që do rezultonte me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe do ti shkakonte botës më shumë se 50 milion të vdekur.

Në tetor Dega e VATRËS në Washington DC në bashkëpunim me Librarinë e Kongresit organizoi kumtesën e Zonjës. Flora Nikolla, kryeredaktore e Agjensisë Telegrafike dhe drejtuese e fondacionit Albanian Excellence me titull : “Shtypi Shqiptar pas Komunizmit dhe Diaspora Shqiptare- Marrëdhëniet me Shqiperinë”.  Ajo gjithashtu i dha  cmimin Albania Excellence ish -kryetarit të VATRES Dr.Gjon Bucaj.

Përkujtimi i 100 vjetorti të Viktimave të Komunizmit në Washington do të ishte aktiviteti më i rëndësishëm për këtë degë në muajin Nëntor. Ky aktivitet që zgjati tre ditë dhe përfshiu akademike, studjues, kongresmenë, senator si dhe Presidentin Trump dhe ish-Presidentin Bush u pasqyrua cdo ditë në Facebook nga Dega e VATRES në Washington DC dhe u përmblodh me një artikull të plotë në gazetën Dielli. Gjitashtu dega priti dhe Drejtuesen e Autoritetit të Informimit të Dosjeve Sekrete të Ish -Sigurimit në Shqipëri  Zonjën Gentiana Mara Sula dhe Z. Simon Mirakaj I cili ka vuajtuar 44 vjet të jetës së tij në kampet e internimit të komunizmit.

Për të gjitha këto aktivitete Dega ka përgatitur raporte dhe artikuj për botim në shqip dhe anglisht jo vetëm për gazetën Dielli por dhe për median.

Për vitin e ardhshëm Dega e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA -Washington DC vendosi të vazhdojë në punën e saj në lidhje sa me të ngushta me institucionet amerikane dhe do të përkrahë gjithmonë ata që humbën jetën dhe vuajtën burgjeve dhe internimeve nën komunizmin enverian. Gjithashtu Dega vendosi  ashtu sic ka vepruar që me krijimin e saj ti qëndrojë besnike dhe të mbrojë me cdo kusht Kanunoren e VATRËS si e vetmja gur themeli e institucionit 105 vjecar të  Nolit dhe Konicës- VATRËS. Në këtë drejtim Dega e Washington DC nuk bën dhe nuk pranon asnjë kompromis.

 

E vërteta-Si i shpëtoi sigurimit Mons.dr. Zef Oroshi !

$
0
0

1 Leonora Laci.JPG

Shkruan: Leonora Laçi/Shkodër/

1 Audience Mns Oroshi Papa

Imzot Zef Oroshi në audiencë te Papa Pali VI më 1970/

 Qëllimi i këtij shkrimi është që të shpjegoj të vërtetën e arratisjes në mal të Mons.dr.Zef Oroshit, që për nga mënyra si u realizua u duk e pabesueshme. Duke hedhur hipoteza të ndryshme deri dhe në përbaltosjen e Dom Zef Oroshit.Historia dhe peripecitë e jetës së Mons. dr. Zef Oroshit  i lindur në Kaftall të Oroshit, Mirditë në 1912 e largët , si bashkohës i shumë ngjarjeve vendimtare të kombit shqiptar deri sa mbylli sytë në vitin 1989, duhet të jetë pjesë e historiografisë sonë, aktiviteti dhe kontributi i tij kombëtar duhet të shënohen me germa të arta për të mos u harruar.

Ardhja e komunizmit.

Fitorja e komunizmit në vitin 1944 në Shqipëri do jetë vetëvrasja më e madhe që i bënë shqiptarët vetës, për ata që e pranuan atë. Dom Zefi bën pjesë në ato njerëzit që nuk u pajtuan asnjëherë me fitoren e komunistëve, ai nuk e pranoi  as në atdhe por as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës fitoren dhe pushtetin e komunistëve.Dom Zefi në fillim të viteve 50’ u tregua mjaft aktiv në zonën e Mirditës,kjo ishte  periudha më e ashpër e represionit shtetëror ndaj armiqve të pushtetit.  Si një antikomunist i vendosur ai i qëndroi besnik atdheut dhe fesë.Sigurimi po ushtronte një presion të madh mbi popullsinë civile, duke qenë se dhe iniciativa anglo-amerikane për të shembur komunizmin në Shqipëri, kishte ndikuar që lufta e klasave brenda vendit të ishte më e ashpër, konkretisht lufta kundër armiqve të pushtetit të cilët që në 1945 kishin mbushur burgjet dhe kampet e internimit duke u torturuar në format më çnjerëzore ngjashëm me kampet e nazizmit, dhe me metodat e tyre. Dom Zefi përveç detyrës fetare, duke parë çdo ditë se çfarë i bëhej popullit të tij Mirditas zgjodhi të ishte aleat i tyre.  Ai bëri përpjekje për kryengritje por që pa sukses, pasi komunistët tashmë kishin përgatitur terrenin dhe njerëzit për të zbuluar veprimtarinë e antikomunisteve. Aktiviteti i tij ra në sy të sigurimit dhe qeverisë së E.Hoxha duke kërkuar dhe arrestimin e tij me çdo kusht.

Pa nënshtrimin e Veriut e konkretisht Mirditës, komunistët e kishin të qartë që pushtetin nuk mund ta kishin të plotë.  Në një qarkore që Ipeshkvi Bernardin Shllaku i dërgon  dioqezave (shkruar nën torturë nga sigurimi) tregohet sesa bujë kishte bërë arratisja e Dom Zefit dhe jo vetëm sigurimi ishte në kërkim të tij por ishte ngritur dhe një komision kërkimi i përbërë nga Dekani i Tiranës, Dom Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhës Dom Ndoc Sahatçija.

Madje vet D.Ndoc Sahatçija  në nëntor të vitit 1952 merr rrugën për në Veri të Shqipërisë për ta kërkuar vetë (referuar nga libri i Markus W. Peters, Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996). Për arratisjen e Dom Zefit është shkruar dhe në studimet “Dosjet e Diktaturës” e studiuesit Pjetër Pepa dhe në monografinë “Mons.dr.Zef Oroshi –Një jetë e shkrirë për fe e atdhe” të studiuesit dhe Sekretarit të Lidhjes së III të Prizrenit, z. Tomë Mrijaj (SHBA) dhe në veprën e Nikollë Melyshit, “Ngjarje Historike, të ndime, të pame e të jetueme”.

Momenti i arratisjes së Mons.dr. Zef Oroshit është kthyer në një legjend, por për ta bërë reale dhe të mos mitizohet më tej me këto fakte, pata një bashkëbisedim me nipin e Mons.dr. Oroshit, Prend Gjokën, i cili më rrëfeu të vërtetën sesi dom Zef Oroshi i kishte shpëtuar arrestimit dhe ishte fshehur në mal deri sa largohet fillimisht në Evropë e më pas në tokën e premtuar, SHBA.

Amerika u bë atdheu i dytë për të dhe veprimtarinë e tij, atje la gjurmë me themelimin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare, kjo tregon se i shërbeu më mirë atdheut larg tij duke qenë se Shqipëria u kthye në një burg të madh për intelektualët dhe ndrydhi jo vetëm dëshirat për tu arsimuar por ndrydhi dhe burgosi dhe mendimet për tu shprehur e për të arritur në jetë.

Ai (Prend Gjoka) rrëfen se halla a e tij (motra e dom Zefit, Lukja e cila përjetoi kalvarin nëpër burgjet e internimit, dhe pas rënies së komunizmit ka jetuar në shtëpinë e nipit deri ditën që mbylli sytë) kishte qenë personi i fundit  që Dom Zefi kishte takuar para se të arratisej në mal.

Por si ndodhi ngjarja?

Ishte janari i vitit 1952 (viti është i diskutueshëm mund të jetë dhe 1951) Dom Zefi si famullitari i Ungrejt,  do zhvillonte meshën e së Dielës në Kishën “Shën Maria Magdalenë”.

Kisha e fshatit kishte një distancë prej 50 metrash me Qelën. Në Kashnjet dhe në fshatin  Ungrej por dhe fshatrat përreth gëzonin respekt për meshtarin dhe është meritë e fshatit Ungrej që realizuan arratisjen e dom Zefit që të mos binte në duart e sigurimit të cilët bënë  të pamundurën të informojnë dom Zefin se Kisha ishte e rrethuar nga forcat e Sigurimit.  Urdhri i arrestimit kishte ardhur nga Mehmet Shehu.

Sigurimi po priste që mesha të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit për ta arrestuar, e ata vëzhgonin nga dera kryesore daljen e popullit. Plani ishte që të arrestohej në momentin e daljes së popullit nga kisha dhe Dom Zefin ta arrestonin që të mos mund të kundërpërgjigjej.

Dom Zefi shfaqet se nuk ndjehet mirë dhe pa zhurmë lë meshën dhe del nga dera sekrete mbrapa Kishe, dhe shkon tek Qela që ishte sipër Kishës e takon të motrën e cila i shërbente, Luken. Ndërkohë që ajo gatuante dreken, dëgjon dom Zefin që e thërret:- “Luke, Luke unë ika”, koha nuk i premtoj që të përshëndetej më tej, dhe Lukja duke e kuptuar situatën e sheh Dom Zefin që kapërcen murin rrethues rreth 2 metra të lartë për të humbur gjurmë në pyllin me gështenja. Në këtë kohë ajo është kujtuar që të marr pardysyn dhe ja ka hedhur matanë murit duke i thënë -“Paq Zotin me vedi”.

Ndërkohë populli në kishë po priste përfundimin e predikimit të priftit. Dhe panë që diçka nuk shkonte dhe prifti nuk po dilte tek elteri duke qëndruar dhe pas orës 12:00, ku pretendohej që mesha të përfundonte. Në këtë kohë forcat e sigurimit dyshuan se pse populli nuk po dilte nga Kisha. Kështu ata vendosin të hyjnë në Kishë dhe ngelën të befasuar kur nuk kanë gjetur priftin aty.

Populli  e kuptoj që sigurimi kishte ardhur për arrestimin e Dom Zefit dhe ky ishte arratisur. Pasi sigurimi bëri një kontroll të shpejt të kishës, u nisën për tek Qela, aty pyeten Luken e cila i jep përgjigje se:-“Dom Zefi po jep meshë”-mbyll rrëfimin e tij nipi i Dom Zefit, Prend Gjoka.

Dom Zefi në mal bashkohet me grupet antikomuniste, ku do qëndroj për tetë muaj deri sa kaloi në Kosovë e cila ishte pjesë e Federatës Jugosllave, me gjithë vështirësitë dhe i plagosur kalon në Mitrovicë e nga aty sëbashku me Atë Daniel Gjeçajn O.F.M, Atë Ambroz Martinin O.F.M, dhe Nikollë Kimzen, pas garancive që i dhanë  Dera e Gjomarkut e personalisht Kapidan Ndoi, shkojnë në Itali. Nga aty, në vitet ’60  Mons.Oroshi niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për veprimtarinë në male të Dom Zef Oroshit na jep të dhëna Bep Kuqani ish i burgosur politik për shumë vite, në një shkrim të botuar në vitin 2009, i cili thotë:- E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: “Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj antarët në brendësine e Komitetit caktojshin nji kryetar…”, dishroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se ne “brendësinë e këtij Komiteti”, kje zgjedhë si Kryetar Dom Zef Oroshi dhe Sekretar Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me forcat e ndjekjes të Sigurimit. Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i permendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. Veç kësaj, kam pasë rastë me njohë personalisht edhe katër antarë të këtij Komiteti, nga të cilët per Karlo Çoben, avokat, i biri i Ndoc Çobës, që ka kenë Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk e kam ditë se ka kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish – Kryeministrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin O.F.M,  dhe Lef Nosin dhe Ndrek Kakarriqin e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thanë se “kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin”.

Haki Bushatin e kam njoh vetëm për nji periudhë të shkurtë kohe në burgun e Tiranës; ndersa Ndreken e kam njohë qysh se kam kenë në moshë adolishente, se ka kenë mësues në Kolegjin Saverian, kryetar i Shoqatës “Rrethi Don Bosco” (krijue nga At Pjetër Meshkalla); kam ndejt në burg të Burrelit, mbasi kje denue 17 vjet si antar i atij Komiteti, i arrestuem në Lezhë, vetëm pak muej mbasi kishte fillue punën si avokat. Miqësinë e kena vazhdue edhe mbas daljes nga burgu, deri në ditën që vdiq. (…) Për Dom Zef Oroshin, duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës e kanë njohë ma fort se prift, si Kryetar të Komitetit të Maleve, si organizator i “Çetave të Shpagimit”, si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist i vendosun” -shkruan në shkrimin e tij Bep Kuqani.

Mons.dr.Zef Oroshit i prehen eshtrat  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është hedhur diskutimi për kthimin e eshtrave në atdhe por diaspora e SHBA dhe miqtë e tij kanë qenë të mendimit se-“Ai bëri historinë atje dhe atje duhet të vazhdoj të prehet i qetë”.

  • U dergua per Diellin nga autorja.

 

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>