Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 1886 articles
Browse latest View live

Shqiptarët ortodoks të Prizrenit

$
0
0

Shkruan: Fahri XHARRA/
Ne Foto: Familje shqipatresh ortodoks te Prizrenit/
“Mos i rrëmoni varret tona,na leni të qetë,mos i tundoni reliktet tona, o ju të padenjë,që mohoni vetën dhe prejardhjen prej nesh,për t’u shporrë sa më parë nga kombësia që e keni për krenari trashëgim nga të parët…” po të dëgjohej me kujdes,mbase dikujt do t’i bëhej, se dikush,nga andej,jeta në amshim,përmjet varrit, vijë një porosi,një dëshpërim,po pse jo me “meritë” edhe një mallkim,që u bëhet pasardhësve ilirë,që vendet e tyre/shtete/ po lënë “pus e dri” dhe shkojnë për të mos u rikthyer, ,po ç’është kjo? Këtë pyetje zhurmuese,për shurdhmemecët dhe të çoroditurit,do të kumtonte çdo varr,çdo sarkofag,çdo tempull,çdo shenjë,çdo asht,çdo rrashtë…( nga Dedë Mirdita) “
”Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë shqiptarë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Perëndimore. Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar” .( F.Xh. Kush janë shkijet?)
Meqë po dua ta shtjelloj temën e ortodoksëve shqipëtar të Prizrenit , e që egzistimi i tyre
është i pa mohueshëm; e që humbjen e tyre e favorizuan rrethanat historike; e që humbëm shqipëtar të rrënjës , e që u zvogluam , e që sa humbëm shqipëtar ortodoks dhe tani janë të humbur nëpër serbistane, e që po aq apo 10 fishin e tyre pra të shqiptarëve musliman që iken shkuan apo u dëbuan në turkistane , po thirrëm në shkrime të freskëta
(Mitrush Kuteli Maj 1943, Prizren) të cilat e dëshmojnë këte që dua ta shkruaj.
Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve e gjenë laramaninë historike të shqiptarëve , të cilët i ngjajnë shtresimeve shkëmbore nga e cila lëxohet evolucioni dhe historia e planetit ashtu mund të lexohet e kaluara e jonë.
”Ah, është fort e rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaq të madh e kaq të vjetër, se janë të shumtë e të përhapur. Dhe shumë gjurma janë zhdukur. Po ne bëjmë sa mundim.- shkruan Mitrush Kuteli , dhe vazhdon : Përpara kësaj Xhamie ( Bajrakli Xhamia fxh)me minare çuditërisht të hollë, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdesë, as varret as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Megjithëkëtë më pëlqen t’i vështroj e t’i prek me gishtrinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtrinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoi.
Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.” Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit…. Kjo e ka historinë e saj. Sërbët e kanë djegur disa herë në kohën e Turkut .
”Varret e ortodoksëve, nënë sallkëmet e lulëzuar. Janë varre te kujdesur mirë këta të borgjezisë sërbe, zotëronjëse në vitet e fundit. Gurë me shkronja të arta, lule, fotografi.
Reshpërojnë gra shumë, veshur nër të zeza. Pata besuar, në fillim, se do ish ndonjë varrim, po jo. Sot qënka e Shtuna e të vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lotë shumë. …Aty, pranë njëj varri të freskët është shembur një grua e re dhe qan e lodhur, e dërmuar. Përtej, disa të tjera, me zhurmë. Disa gra rrahin të ngrehin që poshtë, me këshillime, një plakë që vajton edhe përsërit litaninë “dushe moje, dushe, dushe, dushe”, “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”. Një tjetër i drejtohet të birit, që tretet brenda, me një fjalë sërbisht – një shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar. Është pa fjalë, ndonjë shqiptare tani e “sërbizuar”, po e cila birit të vdekur i thotë në gjuhën e vjetër gjith’ “bir-o”.
Edhe në kohën e vizitës së Mitrush Kutelit në qytetin e Prizrenit ishin edhe të gjallë e edhe të vdekur shqiptarët ortodoks të kësaj ane.“dushe moje, dushe, dushe, dushe”, sa do që mundohej të fliste serbisht e ngrata, nga dhëmbja e madhe e vdekjës i lëshontë thirrjet e saj melankolike , rrënqethëse dhe në gjuhën e të parëve ““shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”.
Pra në varrezet ortodokse të Prizrenit ndiheshin ofshamat ,klithmat vajtuese dhe dënesjet edhe shqip : “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar..
Me që nuk kemi shënime shqiptare për Dhimitër Çemeri-in , atëherë po thirrem në shënime serbe për Dimitrije Çemeri -kiçin (Dимитрије Чемерикић) , i cili e paska “mbledhur “ pasurinë e gjuhës serbe të “serbëve “ të Prizrenit.
Serbët e thërrasin Prizrenin Sërbski Carigrad ( Stambolli serb). Të vazhdojmë me Çemeri-n , një shqiptar ortodoks i cili e fliste shqipen dhe turqishten.
”Sipa serbëve ” e folmëja serbo-prizrenase i takon pjesës së dialektit serb të Prizrenit-Timokut. Karakteristiket e kesaj të folmeje janë ndikimet turke dhe shqiptare dhe gjuhëve tjera jo sllave, dhe nganjëherë fitohet përshtyepja që kjo është një gjuhë e huaj e folur serbisht. Gjuhën që e ka shkruar Çemeri-kiqi , gati që më nuk egziston.Fjalët e shënuara të Çemeri-t janë një enciklopedi në vete e Prizrenit (Б. Лијескић
објављено: 28.10.2013.)
” Po ne do vijmë tjetër herë t’i shkelim. Arrijmë në ura e fundit – urë e drunjtë. Duhet ta kalojmë. Ja aty, më të djathtë, një fushë e madhe me varre: Varret e musulmanëve. Rrasa të rrepta prej guri të hirtë. Shumica pa kryeshkrime. Disa që kanë, janë arabisht. Bari është i gjelbër, i freskët, po ne mundim të kalojmë përmes se dielli e piu vesën e mëngjesit. Aty nën një hije fle një njeri: i qetë, me duar nën kryë, pranë një guri. Si nesër do flerë gjith’ aty, po nën dhe, përgjithmonë.
Ah, këtu në varret e katolikëve të Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe – në kohën e Turqisë dhe të Sërbisë! Është ky një afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, të cilin duhet ta nënvizojmë, me ngjyra të dukëshme, si një nga shprehjet e ndërgjegjes kombëtare. Emra të njohur: Shirokanj, Mjedanj e të tjerë.
Ja një varr mjaft i moçëm, me një kryq të rëndë. Dhe mbi kryq një mbishkrim: “Këtu pushojnë Balta e Mana Tarabolluzi të mbytun prej Lumjanve më 2 Tetuer 1880″. Kanë aty edhe fotografitë e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona të zeza të gjera; Mana në dimit e vendit. ( e përfundon shkrimin e tij )”
Fahri Xharra , 19.09.14 Gjakovë


KODRAT E “PARAJSËS”…

$
0
0

*Janë të lodhur netët nga vrasjet… Rroftë Krishti mbret…/
* Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati, Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali…./
* “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda…./
Nga Gëzim Llojdia/
Vitet‘50 gazeta Flamuri,botohej ne emigracionin shqiptar ne Itali
1.Nga kjo gazetë kemi shkëputur pasazhin e parë:Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë,nuk vdes liria “:Rroftë Krishti mbretë”,pra rroftë “Shqipëria”.
2.Duke vijuar me këtë gazetë sjellim pasazhin e dytë:Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati,Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut
3.Dhe pasazhi i tretë i kësaj gazete thotë:
Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.Një njoftim tjetër sjell këtë rast Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja ka varrosur në një kanal të Korçës këta të internuam:ish-nënkolonel Tefik Hoxha,Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,At Josif Papamihali,kryetar i kishës katolike të Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë,porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë .E pa priftin e tij të vramë e të burgosën,kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur,por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë. Mbas tij ra Emzot Volaj Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani , që Imzot Gjini ,Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e mbylli varg e të persekutuarve imzot Vicenc Prenushi,shqiptari,poeti,mbrojtësi i vlerave shpirtërore,që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit…. Shifra:Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20% në vit.

PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORE

$
0
0

Nga Agron Alibali/
Ndërkohë që Papa Francesku kryen vizitën e tij historike në Shqipëri me 21 shtator 2014 me një mision të lavdërueshëm paqëtimi dhe kujtimi, nuk mund të mos përmendim sot kontributin e rrallë të klerit katolik në Kosovë dhe Maqedoni për shpëtimin e hebrenjve, të kryer në bashkëpunim të ngushtë me popullsinë vendase shqiptare dhe maqedonase Dëshmia vjen nga dokumente të zbuluara në arkivat amerikane. Fjala është për një raport të shërbimeve britanike, që iu përcoll edhe autoriteteve amerikane, i cili përqëndrohet tek dokumentet e ndryshme të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore dhe fetare.
Dokumenti i datës 8 prill 1944, i titulluar “Shqipëria – kontrollet e brendshme”,shpjegon hollësisht dokumentet që përdoreshin dhe kërkoheshin nga autoritetet për të lejuar qarkullimin dhe qëndrimin në vend, si dhe mënyrën e përftimit të tyre.
Raporti është hartur nga një oficer i shërbimit të zbulimit britanik mbështetur në informata të vjelura nga nëntë hebrenj nga Jugosllavia dhe Bullgaria që ishin hedhur në Shqipëri për të shpëtuar kokën. Dokumentet kryesore të analizuara ishin letër njoftimi, deklarata gjyqësore, letër qarkullimet e automjeteve dhe dëshmitë e pagezimit.
Raporti zbulon tërthorazi ekzistencën e një rrjeti të mirëfilltë dhe të mireorganizuar, i cili ofronte dokumentacion zyrtar ose fetar për hebrenjtë e rrezikuar, si dhe organizonte tranportimin e këtyre individëve dhe pasurisë së tyre të luajtshme nga Kosova dhe Maqedonia për në Shqipëri.
Siç dihet, Shqipëria atëhere mbahej si vend i sigurtë për hebrenjtë, çka edhe shpjegon lëvizjen e organizuar drejt saj prej viseve kufitare.
Kësisoj, në sythin Testimonum Baptismi ose “Dëshmi pagëzimi”, raporti i zbuluar në arkivat amerikane përmend se prifti katolik i kishës së Ferizajt, emri i të cilit jepet si Joseph Radoha, u kishte lëshuar dokumente pagëzimi “shumë personave për t’i ndihmuar që të merrnin dokumente të tjera”. Burimi për këtë informatë ishte njëfarë Mosha Varon Marcus, i cili vetë kishte përfituar dëshmi pagëzimi prej priftit të Ferizajt.
Si i vetmi prift katolik atje, At Radoha kishte strehuar në kishë, dhe në shtëpinë e tij “shumë refugjatë, përfshirë jugosllavë, hebrenj, grekë, etj”.
At Radoha kishte – sipas raportit – lidhje të ngushtë me priftin katolik të Shkupit, i cili, nga ana e vet, ishte kanali kryesor për dërgimin e pasurive të luajtshme apo bagazheve të refugjatëve nga Jugosllavia e atëhershme për në Shqipëri.
Pêr priftin Radoha nuk dihet shumë. Në atë kohë, si edhe sot, Dioqeza e lashtë katolike e Ulpianës ishte thjesht në kuadër titullar pra jo funksional. Përmendim se Arqipshkv Titullar i Dioqezës së Ulpianës sot është Carlo Maria Viganò, një nga dijetarët më në zë dhe personalitetet më të shquara të Vatikanit dhe Nunc Apostolik në Shtetet e Bashkuara. Sa i takon At Radohas, ai ishte me prejardhje nga viset e Evropës
Qendrore dhe ishte caktuar të shërbente në Ferizaj. Po ashtu, sipas një burimi italian, At Jozef Radoha, ishte prift salezian dhe fliste mirë edhe italisht, pasi kishte studiuar në kongregacionin e Valdoccos, pranë Torinos, në Itali. Po sipas të njëjtit burim, rreth viteve 1942-1943, kur Kosova ishte nën administrim Italian. At Radoha u gjend në rrezik për t’u kallëzuar si “spiun rus” dhe u shpëtua nga njëfarë Sarcheletti. [Burimi: Luigi Sarcheletti – ADMA Verona].
Kurse peshkop në Shkup në atë kohë ishte Smiljan Franjo Cekada, i cili më pas bë anëtar i Koncileve të II të Vatikanit dhe Arqipeshkv i Sarajevês. Në Peshkopatën e Shkupit, është rasti për t’u përmendur se deri në vitin 1921 ishte si Peshkop Lazër Mjedja, i cili më pas u emërua Arqipeshkv i Shkodrës.
Nga raporti britanik i zbuluar në arkivat amerikane kuptohet qartë se etërit katolikë në Shkup dhe Ferizaj ishin kthyer në mbrojtës të devotshëm të refugjatëve të huaj – kryesisht hebrenj – që përpiqeshin t’i shpëtonin terrorit dhe përndjekjeve nazi-fashiste. Madje ata punonin në mënyrë sistematike, sikurse e përmendëm më lart, si njëfarë rrjeti i sofistikuar dhe i mirëorganizuar, duke ofruar strehim, dokumente pagëzimi dhe transport për në Shqipëri. Atje ata priteshin dhe strehoheshin në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Berat , Vlorë e gjetkë.
Një ndër organizatorët e lëvizjes për pritjen dhe strehimin e tyre në Shqipëri ishte veterineri Behxhet Reso, nga Gjirokastra dhe banor asokohe në Tiranë. Sipas dëshmive të Behxhet Resos, të përcjella prej mbesës dhe nipit të tij, Rezarta dhe Indrit, në shtëpinë e tyre në Tiranë ishte strehuar për mëse një vit një Anna Sarpota së bashku me dy djemtë e saj nga Jugosllavia. Ata jetonin të gjithë bashkë si një familje e madhe, dhe sipas mbesës, “Anna dhe gjyshja e saj ishin bërë aq shoqe të ngushta, sa që kishin filluar që të thurnin me shtiza çorape së bashku”. Po ashtu, një inxhiner nga Polonia, me mbiemër Pozlowski
kishte qëndruar në shtëpinë e tyre për një kohë. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo.
Nga sa më sipër, disa përfundime paraprake mund të nxirren edhe sot e gjithë ditën:Së pari, angazhimi vetmohues i prelateve katolikë për shpëtimin e hebrenjve është faqe e lavdishme në historinë e Kosovës dhe Maqedonisë dhe duhet analizuar edhe në lidhje me politikën e atëhershme të Papa Piut XII, e cila është e diskutueshme edhe sot e gjithë ditën.
Së dyti, dhe duke patur parasysh pamundësinë për të mbajtur të fshehtë diçka të tillë në vende relativisht të vogla. kjo veprimtari kaq e gjerë, e dendur dhe aktive, në sfidim të hapur kundrejt autoriteteve të pushtimit, nuk mund të mos kryhej pa dijeninë, dhe për më tepër, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mbarë shqiptarëve të Ferizajt me rrethe, si dhe popullsisë shqiptare e maqedonase të Shkupit, Këtu doemos përfshihej jo vetëm popullsia civile, por edhe administrata vendase.
Kjo faqe e panjohur e historisë së Kosovës, e cila pret të hulumtohet më tej, dëshmon për humanizmin, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë, dhe vërteton se, sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë e Maqedoni, strukturat shoqërore dhe fetare u angazhuan me kurajo e vetmohim për shpëtimin hebrenjve të Kosovës dhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.

Josif Bageri pjesmarrës në meshën e parë ortodokse mbajtur në gjuhën shqipe në Durrës

$
0
0

Nga Arben LLALLA/
Josif Bageri është një nga figurat e njohura të kombit shqiptar, por për këtë figurë që ishte nga Reka ka shumë pak fotografi. Duke vëzhguar disa foto të vjetra të vitit 1914 që lidheshin me ardhjen e Princit Vidi më 7 Mars 1914, dyshova se në një foto ku ka shënimin e meshës së parë në gjuhën shqipe të mbajtur nga Imzot Noli në Durrës më 10 Mars 1914, ndodhet edhe Josif Bageri. Duke shikuar me vëmendjen veshjen e tij, krahasimet me foton e vetme që njihet, por edhe duke ditur se ai pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë jetoj në qytetin e Durrësi mendova se njeriu me shpinë dhe kapelen karakteristike mund të jetë Josif Bageri. Për të vërtetuar dyshimet e mia nëse ishte apo jo Jofif Bageri pyeta disa studiues, por nuk gjeta mbështetje të mendimit tim. Ishte Elida Jorgoni, studiuese dhe aktiviste e çështjeve kombëtare ajo që më tha: PO AI ËSHTË, JOSIF BAGERI. Kështu, pa asnjë mëdyshje ne tashmë mund të themi se burri i Rekës ka qenë në meshën e parë të mbajtur nga Imzot Noli në gjuhën shqipe në Durrës më 10 Mars 1914.
Ka qenë 10 Marsi I vitit 1914 ku në qytetin e Durrësit Fan Noli mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe në kishën e qytetit. Në këtë meshë merrnin pjesë shumë figura kombëtare nga të gjitha trevat dhe që i përkisnin besimeve të ndryshme si mysliman, bektashinj, ortodoks, katolik.
Më 7 Mars kishte mbërritur Princi Vidi për të formuar kabinetin qeveritar më 17 të po atij muaj. Fotografia është ruajtur nga mbledhësi i dashuruar pas fotografive dhe kartolinave Marchese di San Giuliano (1852-1914), i lindur në Catania në Sicili. Ai shërbeu për pak kohë si ministër italian i punëve të jashtme nga dhjetor 1905 deri në shkurt 1906. Nga 1906-1910 ai ishte ambasador në Francë dhe Britaninë e Madhe. Ai përshëndeti zgjedhjen e Princ Wilhelm si monark të ri të vendit ballkanik dhe ishte një vëzhgues aktiv i ngjarjeve në Shqipëri në pranverën e vitit 1914.

Kur Patriarkana e Stambollit sulmonte Nolin

$
0
0

Nga Arben LLALLA/
Gjatë kërkimeve të mia për Shën Kozma Etolos në arkivën e revistës javore “EKKLISIASTIKI ALITHEIA” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambollit që ka qarkulluar nga viti 1880-1923, gjeta një artikull i botuar më 22 Tetor, 1922 kundër Imzot Fan Noli. Shkrimi fillonte me titullin ofendues për Nolin, Pseudopeshkopi Noli. Por në arkivën e kësaj reviste 1880-1923, nuk gjeta asnjë shkrim për Kozma Etolos, ky fakt më çuditi sepse si është e mundur që organi zyrtar i Patriarkanës së Stambollit nuk ka botuar asnjë shkrim apo studim rreth veprimtarisë së njeriut që disa vite më vonë do ta shpallnin të Shenjtë Kozma Etolosin. Qëllimi i kësaj reviste në ato vite ishte përhapja e ortodoksisë dhe greqizmin e popujve të tjerë ortodoksë jogrek. Në revistë botoheshin lajme nga vendet të ndryshme të botës ortodokse si dhe studime shkencore.
Revista zyrtare e Patriarkanës së Stambollit e ndërpreu botimin e saj në vitin 1923, për të rifilluar në fillim të viteve 1990, nga Instituti i Studimeve të Patriarkanës që gjendet në Manastirin Vllatadhon në qytetin e Selanikut.
Interesantë është fakti se revista në fjalë flet për një ngjarje të ndodhur para 3 vitesh(1919), dhe ky shkrim kundër Fan Noli bëhej pikërisht fill pas shpalljes më 12 Shtator të 1922, të themelimit të Kishës Autoqefale Shqiptare, vendim i dal nga Kongresi i Beratit. Një akt i lartë të realizimit të rrugës që nisi Fan Noli i vetëm më 1908, në Boston.

“PSEUDO PESHKOPI FAN – NOLIS- 22 Tetor 1922
Shumë dhe shpeshherë u shkrua për një farë kleriku shqiptar Theofan (Fan Noli) që i thotë vetes Peshkop, por që në përgjigje të kësaj asgjë nuk kemi botuar duke mos i dhënë rëndësi dhe duke mos e konsideruar këtë pretendim të denjë të vëmendjes. Por duke marrë shkas prej njëfarë lëvizje që nis prej këtij, në Shqipëri, për krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, e konsideruam të dobishme të sjellim në dritë sa i përket Fan Nolit, dhe që ta njohin më mirë atë.
Theofan (Fan Noli), i ndodhur më 12 Shkurt 1919, si kryesues i një delegacioni Ortodoks Shqiptar, në Amerikë, u fut prej priftërinjve të tij në Konferencën e Kishës Laike Ruse që ishte mbledhur në atë kohë në Cleveland, si kandidat i denjë për gradën Peshkop. Kjo Konferencë në fakt e shprehu dëshirën që sipas përfaqësuesve të klerit dhe popullit të Kishës Ortodokse Shqiptare të zgjidhet Peshkop.
Kjo konferencë u mblodh gjatë Qershorit 1919, në Boston dhe njëzëri i zgjedhur dhe në prezencë të Kryepeshkopit rus të Amerikës Imzot Aleksandër, i rënë në gjunjë ju paraqit atij duke kërkuar bekimet e Hirësisë së Tij, i cili edhe e ledhatoi me dashuri. Ky fakt mjaftoi që brenda ditës të lëshohen prej shqiptarësh telegrame drejtuar Fortlumturisë së Tij Patrikut të Moskës, Imzot Tihonit, duke sjellë edhe firmën e Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Imzot Aleksandrit dhe duke kërkuar lejen për shuguruar në gradën e Kryepriftërisë së të zgjedhurit për Peshkop në mënyrën e përshkruar më sipër të Theofan (Fan Noli) që u përsëritën me telegrame të reja. Pas dy muajve nuk morën përgjigje. Gjatë Tetorit 1919, kohë kur në Nju Jork ndodhej Hirësia e Tij Mitropoliti i Odesës, Imzot Platon, në prani edhe të Hirësisë së Tij Kryepeshkopit rus të Amerikës, Imzot Aleksandër, u paraqit Këshilli, në atë kohë Sinodik, Peshkopi i Rodhostolit dhe aktualisht Kryepeshkopi i Amerikës së Veriut dhe Jugut, Imzot Aleksandri, i cili edhe denoncoi klerikun në fjalë mes të tjerave, për propagandë ateiste e në mënyrë të përsëritur tallje me ortodoksinë.
I thirrur urgjentisht në Nju Jork për të dhënë shpjegime, ai u përgjigj me refuzim për të ardhur i poshtë nënshkruari si “Peshkop Theofani (Fan – Noli), ai që shpalli veten e vet Peshkop në Kishën e Bostonit në mënyrën si vijon:
I ndodhur në kishë mbajti fjalim përmes të cilit pyeti popullin, nëse dëshironte t’i kryesonte ata si Peshkop apo si prift. Popullit u përgjigj me brohoritje se e donte atë si Peshkop, ky duke u bindur, siç deklaroi, dëshirës së popullit u vesh prej dy priftërinjsh me stolinë arkieratike dhe si kryeprift kreu liturgjinë hyjnore dhe në momentin e caktuar dhjak një shqiptar që më vonë e bëri prift. Që në atë kohë prej shtatë priftërinjsh shqiptarë, tre mbetën besnikë në kishën ruse dhe për këtë arsye u dëbuan prej autoriteteve shqiptare, ndërsa katër të tjerët pasuan të vetëshpallur Peshkop.
Duke përfituar pseudopeshkopi të bekimit që ju dha në Konferencën e sipërpërmendur nga ana e Hirësisë së Tij Kryepeshkopit rus të Amerikës, Imzot Aleksandër, hapi fjalë se prej tij u shugurua, pavarësisht përgënjeshtrimeve të përsëritura të cilat ka bërë Hirësia e Tij Kryepeshkopi rus i Amerikës, në gazeta shqiptare dhe angleze dhe në një letër të botuar në “Siying Church” në të cilën Hirësia e Tij sqaronte se bekimi me ledhatim ishte një pranim i thjeshtë dhe në asnjë mënyrë nuk përbën shugurim për të cilën kërkohen dy Peshkop. Kryerja e Liturgjisë Hyjnore dhe për pasojë ekzistencë e një kishe të hirshme, ndërsa zgjedhja ishte bërë në orën 5 pasdite në një sallë të zakonshme, ndërsa Hirësia e Tij Kryepeshkopi i Amerikës kishe të veshur vetëm raso dhe epikalimaf.
Se edhe ky vetë edhe grigja e tij e kanë kuptuar se vendosja e dorës mbi krye nuk është shugurim faktohet: a) nga fakti se kërkoi prej Hirësisë së Tij Kryepeshkopit që të kërkojë me telegram lejen për shugurim prej Fortlumturisë së Tij Patrikut Tihon, b) duke e përkthyer në shqip tipikonë (rendin) e dorëzimit në kryeprift duke e dërguar atë të shtypur tek shqiptarët më në zë dhe peshkopatës të cilët edhe i ftoi në shugurim, c) ju lut vetë ai, Hirësisë së Tij Mitropolitit Platon që ta shuguruar dhe shprehu gëzimin e tij sepse do ta dorëzojë ai i cili e kishte shuguruar atë në prift.
Gjatë muajve të parë të vitit 1920, Hirësia e Tij Kryepeshkopi rus i Amerikës së Veriut, Imzot Platoni, shpërndau qarkore për bijtë besimtarë të Kishës Ortodokse Shqiptare që t’i ruajë ata prej Peshkopit të vetëshpallur.

Kalendar-Si Sot,57 vjet nga krijimi i Shërbimit Hidrografik Shqiptar

$
0
0

Nga Shefqet Kërcelli/
57 vjet më parë, më 25 shtator të vitit 1957 u krijua Shërbimi Hidrografik Shqiptar{SHHSH}, një strukturë e rëndësishme e Komandës së Forcës Detare dhe e shtetit shqiptar. Me këtë rast Komandanti i këtij shërbimi Kapiten i Rangut të II-të Lulzim Kryeziu dhe personeli i SHHSH për nder të kësaj date organizuan disa aktivitete të vëcanta. Në këtë festë krahas personelit aktual të këtij shërbimi morën pjesë dhe Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral-Brigade Qemal Shkurti, Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Shqipëri, N/Kolonel Enver Dugolli, veteranë të Shërbimit tonë Hidrografik, ishdrejtues dhe specialistë të saj, përfaqësues të institucioneve detare, Drejtori i Administratës Detare Gazmir Tahiri, zv.Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, zoti Bujar Dhima, etj. Mbas fjalës së mirëseardhjes të Komandantit të Shërbimit Hidrografik, zotit Lulzim Kryeziu, të pranishmit i përshëndeti dhe Komandanti i Forcës Detare, gjeneral Qemal Shkurti. “Është kënaqësi e vecantë për mua t’ju përshëndes dhe uroj në këtë përvjetor të 57 të krijimit të Shërbimit tonë Hidrografik”, tha gjenerali. Shërbimi ynë Hidrografik është një komponent i rëndësishëm i Forcës sonë Detare, sepse luan rol parësor në sigurimin e kushteve hidrolundrimore dhe sinjalistikës detare për lundrim të parrezikshëm të mjeteve detare në hapësirën ujore të Republikës së Shqipërisë. Për shtetet e zhvilluara apo vendet në zhvillim, një hidrografi dhe sinjalistikë efikase janë domosdoshmëri në zhvillimin e transportit detar dhe turizmit të vendit duke ndikuar direkt në integrimin e shpejtë të tij në strukturat ndërkombëtare të detit dhe në BE. Që nga krijimi i këtij shërbimi më 25 shtator 1957 e deri tani, personeli i Shërbimi tonë Hidrografik ka kryer studime të karakterit hidrografik dhe hidrologjik të bregdetit, relievit dhe fuindit të detit, ka vendosur fenerë, shënja detare, ka përpunuar e botuar harta detare, udhëzues të lundrimit, etj. duke mbajtur në gatishmëri të plotë sistemin e farofenerëve përgjatë bregdetit shqiptar. Në fakt ne si popull detar dhe bashkë me të zhvillimi i transportit detar na është dashur të përdorim mjete sinjalizimi të thjeshta që në kohët e vjetra, Tradita e zhvilluar detare dhe rritja e transportit detar kanë kërkuar dhe përmirësimin e mjeteve të sinjalizimit në vendin tonë. Për këtë, në fillim detarët tanë përdornin zjarre dhe mjete të thjeshta ndricuese në vende të dukshme të bregdetit. Sipas Polibit, “kur një mjet lundrimi i huaj hynte në Adriatik, skelat e vogla në anë te grykës së Otrantos, ndiznin zjarre në vende më të ngritura për të lajmëruar skelat e tjera më në brëndësi, për rrezikun që afrohej. Kështu duke lajmëruar njëri-tjetrin jepej kushtrimi nga Karaburuni në Vjosë dhe të gjithë zinin grykën e Otrantos. Në këtë mënyrë veprohej dhe për mjete detare të kohës, të cilat futeshin në skela ose lundronin pranë bregut. Më vonë filloi të përdorej dhe busulla. Në shekullin e kaluar, numuri i fenerëve ishte i pakët dhe shërbimi i kufizuar. Ata për shkak të teknologjisë së kufizuar dhe mungesës së personelit shpesh fikeshin. Kështu vetëm në shekullin e XIX-të u ndërtuan disa fenerë me shërbim të kufizuar për shkak të teknologjisë dhe personelit. Feneri më i vjetër në vendin tonë është ndërtuar në VP të Sazanit më 1871, pastaj më 1884, në Shengjin. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar u ndërtuan feneri i Durrësit, Kalasë së Vlorës, Cukës, etj. Mbas clirimit pati një fazë të re të ngritjes së fenerëve. Sigurisht që mbas 25 shtatorit 1957, Shërbimi ynë Hidrografik mori formë të plotë si strukturë e vecantë për sigurimin hidrolundrimor në Flotën Luftarake Detare. Mbas këtij organizimi u intensifikua puna për përmirësimin e teknologjisë së fenerëve. Krahas vënies në punë të fenerevë me gaz acetilen, u rikonstruktuan mjaft prej tyre dhe u pajisën me aparatura të reja. Në vitet 1958-1960, u ndërtuan kulla fenerësh prej betoni dhe guri me lartësi nga 8-14 m, në kepin e Palermos, në jug të ishullit të Sazanit, në Shënvasil, Pashaliman, Treport, në Kepin e Selitës, në malin e Durrësit, kepin e Palit, etj. Në v.84-86 u ndërtuan me arkitekturën e kohës dy kulla të reja feneresh, një në derdhjen e lumit Vjosa, 20 m të lartë dhe në këpin e Palit, 14 m. Mbas ’85 u bë pajisja e disa fenerëve me aparaturë elektronike automatike, që rriti rrezen e tyre të shikimit dhe uli në masën 40% harxhimin e energjisë elektrike. Në vitin 1985, në bregdetin shqiptar numuroheshin mbi 40 fenerë detarë, që mbulonin me rrezet e tyre ujërat tona bregdetare me një brez nga 6 deri në 13 milje detare, dhe në disa kepe deri 25 milje detare. Për zbatimin e detyrave të institucioneve përkatëse ndaj sektorit të fenerëve, ka një VKM, nr.1, datë 9.02.1985 dhe një tjetër më 13.06.1999, për taksën e farofenerëve, ku specifikohet se 20% e të ardhurave që përfitohet i kalon Minmistrisë së Mbrojtjes. Në vite shteti shqiptar dhe Komanda e Forcës ka treguar kujdes për zhvillimin dhe modernizimin e këtij Shërbimi të rëndësishëm me interes kombëtar. Kështu specialistët tanë në bashkëpunim me vendet aleate kanë vënë në punë teknologjinë me llampa të tipit LED, vetushqyese nëpërmjet paneleve diellore, që kanë disa avantazhe si kërkesa më të vogël në mirmbajtje, riparime të shpejta, ekonomike, të mbrojtura nga dëmtimet dhe pashmëri më të madhe. Kjo teknologji shihet si e ardhmja e sinjalistikës portuale. Shërbimi ynë hidrografik vitete e fundit ka bashhkëpunuar me Zyrën Hidrografike të SHBA, të Mbretërisë së Bashkuar, Shërbimin Hidrografik Italian, Grek,Turk, etj. në fushën e ndërtimit të sinjalistikës detare, matjeve hidrografike në porte dhe zona të vecanta, ka përgatitur harta hidrografike përfshirë dhe ato elektronike. Natyrisht projekti më i rëndësishëm është ai me Shërbimin Hidrografik Norvegjez, ALNO HIP, i cili do fokusohet në kryerjen e matjeve batimetrike, përpunimin e të dhënave dhe menaxhimin e prodhimin e hartave detare elektronike. Nga ky projekt do përfitojë jo vetëm Forca Detare por të gjithë subjektet detare private e shtetërore. Zbatimi i këtij projekti fillon këtë vit dhe do zgjasë deri në vitin 2017. Sigurisht që këto projekte do shtojnë kapacitetet operacionale të Shërbimit tonë Hidrografik, standartizmin dhe ndërveprimin e tij meqëllimqë vendi ynë të përmbushë kërkesat e organizmave dhe legjislacionit ndërkombëtar në fushën e sigurisë hidrolundrimore. Por duhet vënë në dukje se zbatimi i projektit kërkon personel të kualifikuar, deri tek programet software. Në fund të fjalës së vet gjeneral Shkurti theksoi se:-në këtë përvjetor të 57 të SHHSH ne kujtojmë me respekt drejtuesit dhe specialistët e parë të këtij shërbimi dhe ata në vazhdim, që me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ja rritën vlerat këtij shërbimi. Kujtojmë e nderojmë bërthamën e parë të kuadrove dhe specialistëve, zotin Arqile Papadhimitri, shefi i këtij shërbimi, Koco Lati, zv.kom. për punë politike, Mersin Shqypi, Shef i seksionit të hidrografisë, Teofik Digli, shef i fenerëve, Dhimitër Postoli, për hartografinë dhe Seit Berisha, shef i sinoptikës. Kujtojmë dhe nderojmë oficerin hidrograf Kadri Ylviu, i cili vdiq aksidentalisht më 11.03.1961, kur anija hidrografe u përplas me shkëmbinj të nënujshëm në Porto-Romano. Sot ne kujtojmë e respektojmë drejtuesit, Arqile Papadhimitri, Mersin Shqypi, Capajev File, Bashkim Kryeziu, Nikolla Tole, Ilirjan Hoxha si dhe dhjetra kuadro e specialistë të tjerë që kanë shërbyer gjatë këtyre viteve në këtë shërbim të cmuar të Forcës Detare. Si Komandant i Forcës Detare dhe në të ardhmen do të mbështes dhe inkurajoj punën e personelit të SHSH si dhe cdo aktiviteti që kujton dhe repekton brezat e mëparshëm të Shërbimit tonë Hidrografik, tha gjeneral Shkurti. Më pas pjesmarrësit e aktivitetit vizituan ambientet e Shërbimit tonë Hidrografik të vendosur brenda territorit të portit Durrës dhe u njohën gjerësisht me projektin ALNO HIP.

SI MBËRITI ANASTAS JANULLATOS NË KRYE TË KISHËS AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

$
0
0

Ne Foto: Anastasi ne shtepin e Micotaqit , Krete 2012/
Nga Arben LLALLA/
Shumë pak dihet se si mbërriti Anastas Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, por opinioni shpesh herë ka lexuar akuza se atë e solli ish-kryetarit të Shqipërisë Ramiz Alia ose Sali Berisha.
Ardhja e z.Anastas në Shqipëri është sa enigmatike dhe e njohur. Ishin rrethanat e kohës dhe e shkuara e tij në rini që e solli me marrëveshje përkohësisht z.Janullatos në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë për riorganizimin e saj. Ai erdhi me një marrëveshje midis dy vendeve të nënshkruar në fillim të vitit 1991, në ishullin e Korfuzit.
Në një intervistë shumë vite më parë akademiku z.Ylli Popa ka deklaruar se ka qenë viti 1991, kur ndodhej në Athinë për çështjen e refugjatëve politik në Greqi si përfaqësues i Forumit për të Drejtave të Njeriut dhe u takua për herë të parë me Anastas Janullatosin. Më tej, akademiku Popa thotë se ishte takuar pak kohë më parë edhe me At Artur Liolin për të diskutuar për Kishën Ortodokse Shqiptare sepse akademiku nuk kishte asnjë njohje rreth probleme të kishës.
Por, unë nuk besoj që një Akademik dhe një personalitet i njohur siç ishte z.Ylli Popa dhe me lidhje shumë të forta me pushtetin e ortodoksinë të mos kishte njohje se çfarë po ndodhte me Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Kjo deklaratë e tij më duket sa ironike dhe qesharake. Pra, duke u ndodhur në Athinë akademiku Popa i bënë një vizitë në shtëpi peshkop Anastasit në të njëjtën ditë ku ministrat e jashtëm të Shqipërisë z.Muhamed Kapllani dhe ai i Greqisë, Kryeministri i sotëm z.Andoni Samaras nënshkruan marrëveshjen që z.Janullatosi të vihet në krye të kishës ortodokse të Shqipërisë. Besoj që nuk ka qenë rastësi vizita e z.Popa në të njëjtë ditë kur ministrat e jashtëm të dy vendeve vendosin Anastas Janullatosin në krye të kishës sonë, ashtu siç nuk është rastësi që kjo marrëveshje u nënshkrua në ishullin e Korfuzit. (Më 1914, qeveritarët shqiptar në Korfuz nënshkruan shpallej e Autonomisë së Vorio Epirit, pasi forcat paramilitare dhe ushtarake të mbretërisë së Greqisë kishin pushtuar jugun e Shqipërisë. Me marrëveshjet e tilla të riciklimit historik Greqia i rikujtoj shqiptarëve se grekët kanë mbetur po ato grek të dikurshëm që kanë si projekt primar aneksimin e jugut).
Takimi i z.Muhamed Kapllani me z.Andoni Samaras është bërë 27.6.1991, në Korfuz ku marrëveshja që Greqia i pranonte refugjatët shqiptar me statutin ekonomik dhe jo politik u nënshkruar si haraç për pranimi e z.Anastas Janullatosit si drejtues i përkohshëm në Kishën Ortodokse të Shqipërisë. Ishte koha kur Shqipëria kalonte çaste të vështira, ku z.Nano ishte vetëm disa muaj Kryeministër dhe pasuesi i tij z.Ylli Bufi nuk i rezistojë psikologjikisht krizës ekonomike dhe deklaroj për një çast deklarojë se Shqipëria kishte vetëm 6 ditë bukë. Pra, në gjendje kaq të rëndë që kalonte Shqipëria, Greqia përfitoj duke i vënë kushte të rënda për lejimin e refugjatëve ekonomik që mund të punon ilegalisht.
Për ardhjen në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë të Anastas Janullatosit kanë gisht Ramiz Alia, Fatos Nano, Muhamed Kapllani, Ylli Popa, at Artur Lioni dhe Sali Berisha, të cilët pasi pranuan me marrëveshje që z.Janullatos të jetë drejtues i përkohshëm për riorganizimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, disa vite më vonë i dhanë atij statutin e përjetshëm si Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Republikës së Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët atë që kishin nënshkruar në Korfuz më 1991. Një mëkat në lidhje me forcimin e pozicionit të z.Janullatos ka edhe ish-kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Rexhep Meidani për të cilin thuhet se ka nënshkruar dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkop Anastasit. Besoj se historia do tua japi vendin që meritojnë më tej të gjithëve pavarësisht se çfarë mendojnë sot këta aktorë të këqinj të botës së politikës së tranzicionit. Nuk është rastësi takimi me Ylli Popën në shtëpinë e Kryepeshkop Anastasit, ashtu siç nuk janë rastësi shumë gjëra të tjera që lidhen me ardhjen në Shqipëri të Anastas Gjerasimo Janullatosit.
Ndoshta ishin kushtet e rënda ekonomike dhe politike që politikanë e fillim të viteve 1990, nënshkruan marrëveshjen e përkohshme për drejtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nga një klerik grek, ishin pozicionet e forta politike në Greqi në ato vite që gëzonte peshkop Anastasi që e sollëm aq fuqishëm në Shqipërisë sepse ai kishte miqësi të ngushtë me kryeministrin grek Kostandin Miçotaqin, me ministrin e jashtëm, Andoni Samaras, Petro Moliviatin, i cili ishte Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Greqisë dhe ka qenë shok klase në shkollën dy vjeçare ushtarake me Anastasin (1952-1954). Peshkop Anastasi ishte edhe një ferr nëpërkëmbët e kryepeshkopit të Greqisë z.Serafin i cili nuk e simpatizonte aspak atë. Për shumë vite derisa në krye të Kishës Ortodokse të Greqisë ishte z.Serafin, Anastasi nuk e fitoj asnjëherë titullin Mitropolit.
Por sot Shqipëria është më mirë politikisht dhe ekonomikisht se në fillimet e viteve 1990, shumë shqiptar ortodoks mund ta drejtojnë tashme Kishën Autoqefale të Shqipërisë, do të ishte në nder të Kryepeshkop Anastasit që të largohet nga ky post me krenari sepse nëse ai largohet nga ligjet e natyrës, figura e këtij kleriku të imponuar herë do ndriçohet edhe herë do të errësohet duke krijuar probleme midis ortodoksëve shqiptar. Ndoshta pas vdekjes do jetë vetë figura e tij që mund të rrënojë atë që ai e riorganizoj prej kaq shumë vitesh.

Vërej: Shkrimi nuk ka qëllime politike dhe fetare, por bëhet për të ndriçuar anën historike të ngjarjeve, për të thënë të vërtetën, atë të vërtetë që duhet të mësojë njeriu dhe jo gënjeshtrën historike që shkruhet nga politika.

Zoi Shyti, artisti qe i bindet fatit dhe jeton me shpresa për të nesërmen

$
0
0

Bisedë me piktorin Zois Shuttie(Zoi Shyti), artisti që braktisi vendin komunist pese dekada të shkuara, gazetarin e Zërit të Amerikës, profesorin e artit, fituesin e medaljes së artë në Paris, i cili ende vuan pengun që ciklin e panelave të Nënë Terezës nuk po e dërgon dot në Tiranë. Odiseja e tij që nga viti 1992, kur shkeli për të parën herë vendlindjen pas arratisjes…./
Nga Dalip Greca/
Zoi Shyti, është një artist, që prej kohësh ka spikatur me individualitetin e tij krijues të papërsëritshëm dhe ka lënë gjurmë në Amerikë dhe Europë, është mirëpritur ne kryeqendrat e artit botëror; në Paris, Londër, San Francisko, Meksiko,Uashington, Nju Jork, Filadelfia, e më pas në Tiranë. Si artist dhe si njeri, ai mbart një histori interesante; i shpëtuar nga vdekja në mënyrë misterioze, i ndihur nga fati në gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, kur ai ishte ende fëmijë; i mezirritur me mundime në kohën e vështirë të pasluftës, i arsimuar në Liceun Artistik të Tiranës, ku krejt kundër prirjeve dhe dëshirave studioi për skulpturë dhe jo për pikturë;i emëruar në fillim si piktor në Artizanatin e Tiranës, më pas si piktor e skulptor në Drejtorinë e Kufirit;ai gjenë momentin dhe arratiset drejt Greqisë. Vendi i helenëve nuk i dhuroi mikpriteje; duke i rezervuar një sfilitje,ngaqë nuk donin të besonin se ai ishte arratisur si artist i ndrydhur nga liria e munguar. Iu desh shumë stërmundim që të vërtetonte se ai nuk ishte një agjent i sigurimit te shtetit
, siç dyshohej, por një artist që kërkonte liri fjale dhe liri artsitike.Ai erdhi në vendin e lirë, ku më parë kishte qenë ati i tij dhe u vendos pikërisht në qytetin ku kishte jetuar babai, në Filadelfia. Pas vështirësive të fillimit arrin që të realizoi ëndërrën që mbartëte me vete që nga Shqipëria; studimin në një shkollë arti me emër në Amerikë. U regjistrua në “Pennsylvania Academy of the fine Arts”. Pasi u diplomua shkelqyshem në “University of Pennsilvany of the fine Arts”, ndërmori udhëtimin drejt Parisit dhe Londrës për të njohur botën e magjishme të artit. Është koha kur merr dhe nje ftesë për të dhënë mësim në Akademinë e njohur të Firences, kryeqendra e Rilindjes. Jep mësim skulpture për 6 muaj për një grup artistësh amerikanë, por detyrohet ta braktisë mësimdhënien për arsye shëndetësore. Kthehet sërish në Paris dhe prej andej në Filadelfia. Më 1973 Zoin e gjeme profesor në “Free University” në San Francisko, më pas jep leksione në “Instituto Ajende” në Meksikë. Ai ekspozon aty; më pas do të ekspozonte në Paris, ku merr titullin e nderit, ndërsa disa vite më vonë po aty do të nderohej me Medaljen e Argjendtë e të artë në të tjera ekspozita, që do të hapeshin po në “Grand Salon des Artists Française”. Më 1978 ai është realizuesi i një portreti të Skënderbeut, me porosi të komisionit të Sheshit “Skënderbeg”, portret që ai ia dhuroi bashkisë së Parisit në shenjë nderimi për nderin që i bëri popullit shqiptar. Pikërisht me 1982 Zoi kthehet në Nju Jork dhe më pas shkon në Uashington, ku fillon punë si gazetar në Zërin e Amerikës.Edhe pse i sëmurë, me diagnozë tashmë të përcaktuar, ai nuk ndahet nga studioja e tij, aty në Bronx. Po në ç’rrugë rrjedh më vonë jeta dhe aktiviteti artistik i Zoit? Cila është odiseja e tij me panelat kushtuar Nënë Terezës, që për 10 vjet nuk ka mundur t’i çojë në Tiranë? Le të ndjekim intervistën.
- Zoi, edhe pse me probleme shëndetësore, ju ende po mbijetoni pengun e parealizuar për të dërguar në Shqipëri ciklin e veprës tuaj kushtuar Nënë Terezës.Keni ende shpresa se një ditë do të jeni në Shqipëri së bashku me ciklin?
- Po, pa tjetër që kam shpresa. Pa shpresa nuk bëhet asgjë. Unë ç’dogjë që bëj nga dita në ditë, e bëj për hir të shpresave; se do dalë mirë, se do shihet me sy të mirë nga të tjerët, se do përfundoi me muret e ndonjë koleksioneri të ri, e kështu me radhë, se jeta pashpresa do jetë jetë e pakuptimtë dhe e pavlerë. Unë nuk mund t’i zgjidh dot çështjet e mia shëndetësore, se ato janë çështje mjekësie dhe çështje fati. Unë vetëm i bindem fatit tim dhe shpresoj që “ditët e mira paskëtaj vijnë”.Shpresa sheron. Kështu e ushtroj punën time artistike e krijuese unë, pavarësishte nga vështirësitë e paparashikuara.

Ne c’rrethana lindi cikli shumëpanelash per Nene Terezes?

- Kur unë punoja si korespondent dhe lajmdhënës i Zërit të Amerikës dhe kur, për të parën herë në jetën time bleva shtëpinë time në Uashington, në vitin 1985 zoti Albert Akshia nga Roma, më kërkoi në telefon që të shkruaja diçka për Nënë Terezën për konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Dom Lush Gjergji në Ferizaj të Kosovës. Unë i premtova dhe e mbajta fjalen. I dërgova poezinë “Nëna e Dhimbjes”, një improvizim i çastit, që një muaj më vonë po ai më lajmëron në telefon që poezia ime kishte zënë vendin e parë në atë konkurs, dhe ai e recitoi atë në telefon. Në mbarim m’u lut t’i vija ato imazhe në pikturë me të njëjtën forcë bukurie. Prap i premtova dhe bëra disa studime, ca bocete të vogla, që më pëlqyen. Nuk ishte thirrja e tij që më vuri përpara këtij misioni të mëtejshëm piktoral; ishte vet fati ai që ndikoi në drejtimin e mëtejshëm të jetës sime. Vendosa të largohem nga puna, shita shtëpinë, dhe u shpërngula në South Miami Beach në Floridë, ku klima tropikale më vuri përballë jetës lakuriqe të dobësive të njerëzve alkoholikë, drogistë, vjedhës e me vese të tjera, dukuri kjo që më dha material të bollshëm për projektin tim. Ajo ndodhi 19 vjet më parë. Tani, që projekti është i mbaruar, vendi i tij nuk është më në studjon time, se i përket publikut, që ta shijoi e ta gjykoi atë sipas nivelit të vet. Çështja tani që i tërë projekti është përfunduar është shumë lehtë dhe e zgjidhshme, se tani çdo gjë mbetet në transportin dhe sigurimin për në ekspozitë. Si thuhet dhe në Anglisht: “When there is a will, there is a way!”. (Po qe vullneti gjëndet edhe zgjidhja)
- Si u prit cikli për Nënë Terezën? A pati komente në fillesat e realizimit të tij?
-Po e nis pergjigjen me nje citim:“Ideja juaj për një altar të përhershëm kushtuar një Shenjti të Gjallë”, më shkruante analisti filozof Jungian, Doktor Roger J. Radloff, më 30 Prill 1987, kur ai vizitoi bashkë me kryebashkiakun e qytetit të gjashtë panelat e para të ciklit në Muzeun Metropolitan të Korall Gejbels në Floridë, “është një ide e shkëlqyer dhe njëkohësisht qëndron në kundërshtim me dashurinë e kushtëzuar të morializuar kaq shpesh në ditët tona në emër të të vdekurit ndaj dhe të shkaqeve të pakonceptueshme të së shkuarës”.
-Ku dhe kur u ekspozuan panelat, në qendër të të cilave ishte Nënë Tereza dhe ç’pritje i rezervoi publiku?
– Ky cikël tablosh të mëdha u ekspozua së pari në tërësi në vitin 1991 në Rotanden e Pallatit të Kongreseve, organizuar nga Kongresmeni Tom Lantos dhe Kongresmeni John Porter, të Komisjonit të të Drejtave të Njeriut pranë Kongresit Amerikan. Kështu ata i dhanë rastin kësaj çështjeje që Nëna Terezë të njihej publikisht si bijë shqiptare, në sajë të parrullave që vura unë në hyrje të ekspozitës. Por e them me keqardhje që askush nga shqiptarët e Uashingtonit nuk bëri xhap për t’i bërë një vizitë, me përjashtim të valltarëve të vegjël të Nju Xhersit dhe të turmave të studentëve e të vizitorëve amerikanë që i mbushën sallat me kureshtjen e tyre. Bile dhe ata shqiptarë të zgjedhur të Diasporës që erdhën në Uashington për të biseduar me Departmentin e Shtetit për të hapur bizneset e parë të tyre në Shqipëri në kohën e trubullirave shoqërore që tundën themelet e bastionit të kuq, as e morën mundimin që të ktheheshin për të ditur se ç’na ka bërë ky artist me këto imazhe.
-Si e shpjegoni indiferencën e shqiptarëve?
- Unë nuk komentoj, vetëm sjell fakte. Po shtoj se edhe për festën e ditës së flamurit në Nju Jork Hilton atë vit, më ftuan dhe mua të sillnja panelat e ekspozitës për publikun shqiptar. Kur arrita në korridor me panelat e mëdha, organizuesit as që i hodhën një sy punëve. Pas manifestimit të gjithë u zhdukën dhe unë u detyrova të rrija atë natë me to në hotel, derisa të nesërmen u gjet mjeti për t’i çuar në studjon time. Askush nuk doli zot as për faturën, as për shqetësimin tim. Kështu pra, ky peng i parealizuar, si e quani ju, peng për të ekspozuar në Shqipëri veprën kushtuar Nënë Terezës është më tepër peng i të ineteresuareve të tjerë, të cilët kanë shfaqur dëshirën që ta sjellin këtë vepër të publiku shqiptar, por që deri më sot s’kanë bërë asgjë për t’a realizuar atë. Unë jam mbushur me premtime të thata, por prap jam me shpresa!
-Dikur ju i paketuat pikturat drejt Shqipërisë, madje dhe i dërguat në aeroport, përse nuk mbërritën ato në Shqipëri?
- Ah, po, histori e shkuar.Ishte Arbëria Airlines, kompania e parë ajrore e udhëtimeve direkte turistike për në Shqipëri, ajo që mori përsipër në vitin 1993 dërgimin e këtij cikli me kargon e avionit të sajë. Por buja e Arbërisë na doli si flaka e kashtës, u ndez shpejt, u përhap shpejt dhe u shua shpejt. Unë atëhere mbeta në zyrat e Arbërisë, duke komunikuar me telefona, me fakse e me letra me Ministrin e Kulturës, me përfaqësinë tonë pranë OKB-së dhe me ambasadorin e parë shqiptar në Uashington, që të kishin durim. Arbëria bile bëri dhe ftesat e hapjes së ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Arteve nën emrin e Dr. Sali Berishës me rastin e vizitës së Shënjtërisë së Tij, Papes Gjon Palit të Dytë, në Shqipëri. Por pasi pagova Arbërinë për atë udhëtim, unë paketova punët dhe i çova në aeroport. Avioni s’u ngrit nga pista dhe paratë s’u kthyen më. Vetëm ngjarja e hidhur dhe turpi i pronarit mbetën në kujtesën time.
- Kur e vizituat Shqipërinë për të parën herë pas arratisjes?
- Në fillim të vitit 1992,drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, zoti Ksenofon Dilo, më telefonoi dhe më siguroi që s’ishte aspak e rrezikshme për mua që të kthehesha në Shqipërin e lirë Demokratike me disa punime të vogla, për një ekspozitë në vendlindje. “Ne shokët e tu do të presim, bashkë me Nënën tënde, që i qan zemra për djalin e saj të zhdukur prej 28 vjetëve. Hajde… nisu!”
Ishte koha kur Ramiz Alia ishte në fuqi dhe unë njihesha si i arratisuri i Ministrisë së Brendeshme. Por thirrja e Nënës ishte më e madhe se frika që mund të me ndodhte gjë. Vajta dhe u përmalluam. Ekspozita me 175 punë të vogla në letër, u mirëprit nga gjithë ata qe e vizituan.
Dy vjet më vonë Prof. Ylli Popa dhe unë patëm një audiencë me Presidentin Sali Berishën në Vilën Katër mbi çështjen e sjelljes së ekspozitës së Nënë Terezës në Shqipëri.
Edhe njëherë kjo ekspozitë u bë çështje e medias: “Kur do të vijë ekspozita mbi Nënë Terezën në Shqipëri?” shkruante RD-ja në 1994; “Një pulëbardhë u ul përsëri në breg…” shkruante Republika në 1992, dhe “An Artist Returns Home With a Mother Teresa Art Show” (Një artist rikthehet në atdhe me një ekspozitë arti për Nënë Terezën) shkruante Isuf Hajrizi i Illyrisë në 1992. Por askush deri më sot s’i ka dalë burr zgjidhjes së këtyre thirrjeve mediale.
- A kanë patur fat pikturat e ciklit kushtuar humanistes Nënë Tereza të ekspozohen më pas në ndonje tjeter ekspozitë?
-Në vitin 1998 punët kryesore të këtij cikli monumental mbetën të varura në muret e banesës sime në Bruklin, ku herë pas here vinin pakica shokësh dhe ekipe korrespondentësh shqiptarë nga të dy anët e Atlantikut për intervista. Ne kishim dhe programin televiziv të Diasporës ahere të mbajtur të gjallë nga vëllezrit Osmani. Ishte pikërisht atë kohë kur unë po përleshesha me sëmundjen, por ajo më vuri poshtë, me shpatulla përtokë. Një miku im amerikan më solli një ditë me vete dhe kuratoren e muzeut Hargate. Ajo u mahnit nga ato që pa, edhe që kishte vizituar shumë studio artistësh para times, por nuk e imagjinonte dot se përse bëhej fjalë në këtë projekt arti, kur flitej për figurën humanitare të jashtëzakonshme, më të njohur në botën e atehershme. Ajo zgjodhi ato punë që flisnin gjuhë të përbashkët me të, meqë salla e ekspozimit atje, tha ajo, nuk kishte aq vend të bollshëm për tërë punët përbërëse të projektit. Punët u transportuan me automjet të veçantë të siguruar për mëse një milion dollarë, nëse ndodhte ndonjë e papritur. Tërë atë javë pas hapjes së ekspozitës mua, i ftuari i tyre, më kishin planifikuar të jepja bashkëbisedime e leksione me pagesë studentëve dhe profesorëve të artit mbi çështjen e frymezimit dhe të ekzekutimit të një vetporosie të tillë, meqë atyre i dukej e pabesushme që ky cikël i kushtuar mjerimit njerëzor nëpërmjet të figurës së Nobelistes Shqptare, të ishte bërë me pagesat e vet artistit. Unë ua shpjegova që ishte nevoja ime për të zbuluar vullnetin tim, ajo që më shtyu të shpenzoja mbi 65 mijë dollarët e mij për të plotësuar këtë porosi të lindur si nevojë kapricioze të vet artistit. Por ndodhi që pas kthimit tim në Nju Jork nga ajo ekspozitë, mua më shtruan urgjentisht në spital për dy ndërhyrje kirurgjikale. Por pse të ankohem, kam shpresa që do jem dhe më mirë, kur të dal nga salla e operacionit tjetër që do bëhet javën e parë të shtatorit. E shifni pra?!… Prandaj duhet patur shpresë!

-Odiseja e “Testamentit” tuaj artistik, ka nisur që në vitet e para të demokracisë, kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe presidenti Berisha, i cili atëherë pat lëshuar urdhëra dikastereve që të mbështesnin inisiativën tuaj, ku ngeci problemi?

- Projekti filloi saktësishte në vitin 1986 dhe pas asaj, “gur mbi gur, bëhet një mur” thotë fjala e urtë popullore. Unë e kisha të kryer në vitin 1991 kur u ekspozua në Pallatin e Kongreseve Amerikane në Uashington. Por me frymën e Demokracisë në Shqipëri, unë penelova dhe një grup udhëheqësish demokratë shqiptarë, si Dr. Sali Berishën dhe Dr. Ibrahim Rugovën në tablonë kryesore me portrete të udhëheqësve liridashës të mbledhur rreth Nënë Terezës, Papa Gjon Pali i Dytë, Dalaj Lamës dhe Kardinalit O’Conner.
Ku ngeci çështja?!… është pyetja juaj. Në përgjigjen e mësipërme, unë i shtjellova pothuajse qartë pengesat e mëdha të premtimeve boshe nga ana shqiptare, meqë ne nuk jemi edukuar t’i shohim veprat e artit, e sidomos të arteve figurative, me sy të të zhvilluar nga pikpamja estetike, artistike ose të investimeve kulturore. Ndryshe nga muzika e sportet që na kënaqin aty në çast, artet figurative përjetojnë shekuj historie të identitetit të ndjeshmërisë kombëtare.
- A bëtë përpjekje të tjera për të çuar ciklin në Shqipëri?
- Në vitin 1994 unë vajta përsëri në Shqipëri, meqë Nëna ime tanimë ishte në shtratin e vdekjes. Unë qëndrova tërë muajin pranë asaj. Doktor Ylli Popa më lajmëroi që na kishte ftuar President Sali Berisha për një vizitë në vilën e tij, për të diskutuar se ç’mund të bëhej për sjelljen e projektit mbi Nënë Terezën në Shqipëri. I hapa tërë ilustrimet e riprodhimet, për të cilat ai tha: “Po pse s’më lajmëruat përpara vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali i Dytë, që ishte këtu për një vizitë?” Ia ktheva: “Po pse s’më ftuan përpara vizitës së Papës, kur Ministria e Kulturës po merrej vesh me mua me telefona e fakse qysh tre vjetë më parë?”.
Pas një heshtje pranë oxhakut me zjarr bubulak, makina e tij n’a përcolli në banesat tona.
Ju keni marrë një ftesë zyrtare që në maj 2005 nga drejtori i Galerisë së Artit në Tiranë, Abaz Hado dhe një tjetër ftesë në korrik 2005 nga drejtori i Muzeut,z. Moikom Zeqo, a përbëjnë shpresë ato për ta konkretizuar përpjekjen tuaj?

- Unë shpresoj që qeveria Demokratike e Berishës, me përvojat e periudhës së parë udhëheqëse edhe në degët e artit e të kulturës kombëtare, tani mund të jetë më në gjendje ta sjellë këtë ekspozitë shëtitëse në vendet e sipërpërmendura. Por duhet patur durim dhe ecuri të vullnetshme.
Në Dhjetorin e kaluar unë vajta sërish në Tiranë dhe këtë radhë e bisedova këtë çështje me të dy drejtorët e institucioneve të larta të vendit: me drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, zotin Abaz Hado, dhe me drejtorin e Muzeut Historik, zotin Moikom Zeqo. Të dy e aprovuan dërgimin e dy ekspozitave atje: e para si ekspozitë Retrospektive e tërë jetës time artistike për Galerinë Kombëtare të Arteve me 15 – 30 Nëntor; dhe ekspozita tjetër do hapej me punët e ciklit mbi Nënë Terezën në Muzeun Historik, 1 – 15 Dhjetor të këtij viti. Por iu desh atyre gjashtë a shtate muaj për të më dërguar ftesat zyrtare për të vërtetuar nëse këto premtime do realizoheshin, apojo. Unë deri tani kam një njohuri të fenomenit të mosqënies korrekt mes njerëzve tanë, edhe që ne jemi shumë të përpiktë ndaj marëdhënieve me të huajt. Për këtë arësye çështja tani qëndron në erë, vërtet peng i parealizuar. Mua më vjen keq që gjithë orvatjet e mia të deritanishme për t’a çuar këtë projekt në Shqipëri e në vendet fqinjë, kanë dështuar. Megjithatë, për të dërguar një vepër humanitare kushtuar Nënë Terezës me ftesën e atyre institucioneve, duhen gjetur sponsorët. Dhe sponsorët nuk mund t’i gjej dot unë sesa mund t’i gjejë me lehtësi të madhe një organizatë e diaspores. Prandaj dhe unë them që ky peng është peng shqiptar, se unë vet detyrën time të ndërgjegjshme ndaj kombit e kam kryer me talentin, me punën, me kohën dhe me shpenzimet e mia. Kusuri tani varet nga ndërgjegja e të tjerëve.

A keni bërë përpjekje për t’iu drejtuar diasporës shqiptare për të sponsorizuar transportimin e pikturave?A u jeni drejtuar biznesmenëve të veçantë apo ndonjë shoqate shqiptaro-amerikane?
.- Për t’iu drejtuar Diasporës për një ndihmë të tillë, duhet më parë që diaspora të vihet në dijeni të qënies së këtij spektakli artistik, që ka të bëjë me transportimin dhe me sigurimin përkatës të këtyre punëve arti nga çasti që dalin nga studio ime e derisa arrijnë në Tiranë, dhe prej andej, po qe se Ministria e Kulturës ndërhyn pranë Ministrive motra të vendeve fqinje, të dërgohet në kryeqytetet e trojeve shqiptare, dhe të mbarojnë në Romë. Unë shpresoj që Gazeta ILLYRIA, që i ka tërë kontaktet me biznesmenët e suksesshëm shqiptarë në çdo qoshe të Shteteve të Bashkuara, mund t’i bëjë atyre një thirrje në emrin e vet për të mëkëmbur vlerat e bukura shqiptare në kohën e trazirave, duke mos e lënë emrin shqiptar të bëhet i njohur vetëm nëpërmjet të komenteve negative të medias së huaj. Duhet ditur që po nuk i shfaqëm në vlerat tona, kush do vere ujë në zjarr për ne? Edhe media ne Tirane mund te sensibilizoje opinionin.
Pas një lajmërimi të tillë, unë do jem i gatshëm të shkoj në ato qendra dhe t’i ilustroj bashkëtakimet me shfaqje videosh e me materiale të tjera. Por kjo duhet organizuar nga të tjerët me kërkesat e tyre. Edhe enteve private a shtetërore amerikane i duhen drejtuar kërkesat nga Gazeta Illyria, që është i vetmi organ i shtypit, që përfaqëson zërin shqiptar në botën e lirë, ose nga individë të tjerë.
Cfare te reja presim ne projektet e tua artistike?
- Unë tani po merem me një kuadër të madh mbi gjenositin e kohëve të fundit në Kosovë, që ende po vazhdon gërmimet e reja, ku shfarosja e njeriut nga njeriu u bë shëmtimi më i madh fizik e shpirteror i njeriut nga autorët e barbarive të shfarosjes. Unë nuk parashikoj dot se ç’hap tjetër do hedh më vonë. Unë jetoj nga dita në ditë. E ardhmja s’më përket mua. Eshtë vetëm shpresa ajo që më mban gjallë në botën time të artit me letërsinë dhe me muzikën klasike. Të tjerat janë jashtë sferës te vullnetit tim.
Nëpër cilat ekspozita ka shëtitur Nënë Tereza e Zoi Shhytit në Amerikë dhe Europë dhe si është realizuar transportimi i saj?
- Trajektorin historik të gjithë vendeve ku është ekspozuar ky projekt e kemi sqaruar më sipër. Por çmimet këtu në SHBA për transportimin dhe sigurimin e veprave të artit janë më të larta se ato të Evropës. Kur bëhet fjalë për ekspozita shëtitëse, po të paguhen shpenzimet nga dy a më shumë institucione të ndryshme, pagesat përgjysmohen. Por personat e marëdhënieve publike këtu kanë superioritet në lidhje me mbledhjen e fondeve për atë qëllim. Nëse një galeri arti, a një muze i tillë bën kërkesa shkëmbimesh të ekspozitave nga një qendër në tjetrën, ekspozitat lëvizin me lehtësi, dhe shpenzimet përpjestohen. Në këto raste institucionet e tilla kanë rreth tyre donatorë të mëdhenj, që i mirëmbajnë tërë qendrat a kulturës e të arteve dyerhapur për publikun artdashës.
Kur kuratorja e muzeut Hargate Art Center në Concord të New Hampshirë erdhi në studjon time dhe zgjodhi punët që duheshin ekspozuar në sallën e tyre, ajo dërgoi mjetet e transportit të muzeut me një mbulesë sigurimi mbi një milion dollarë. Kjo e bëri shoferin dhe ekspertët e ambalazhimit e të ngarkesës të ishin shumë të kujdesshëm për mirmbajtjet e punëve nga çasti që ato dolën nga studio ime deri në kohën kur u kthyen sërish.

Le të bisedojmë pak për pikturën dhe Zoin, kur janë bashkuar ato në udhëtimin e gjatë?

- Unë fillova të vizatoj e të bëj forma të ndryshme çiliminjësh me argjil të gërryer nga përroi i Lushnjës, që në moshën gjashtë vjeçare. Shoku i fëminisë time të asaj kohe, poeti i njohur Faslli Haliti, si për çudi, më dërgoi me email kujtimet që ai mban mend mbi mua në kohën e inosencës time sesi ai, me prirjet e tia piktorale dhe poetike, më shihte mua atë kohë të vështirë, që për mua është një fenomen i ringjalljes së nostalgjisë së fjetur në kujtesën e asaj kohe.
Vetëdija e dëshirës sime për t’u bërë piktor filloi kur më nxorën të gjallë nga gërmadhat e bombardimeve në qytetin e Lushnjës. I gjakosur e i lidhur me fasho kokë e këmbë e me lot ndër sy, unë zhgaravisja me qymyrin e trarëve të djegur mbi faqet e mureve të gërmadhave imazhe lufte.
Qysh aherë unë nuk iu ndava zhgarravinave. Por varfëria e pasluftës nuk na dha mjete punë për vizatim e për pikturë. Unë përdorja gurë shtufë me ngjyra dheu, ose shtrydhja gjethurina të egra ngjyrash, që ishin të rrezikshme e helmuse. Në shkollën fillore ne vizatonim në derrasën e zezë ose në çimenton prapa shkollës me shkumës, ose në truallin e thatë me gërvishtje shkopi. Lapsa s’kishte, librat ishin të rralla, as mellan s’kishim. Ne e kopjonim lëndën me radhë dhe e mësonim përmendsh.
Babai më mbante në dyqan për të mësuar zanatin, se donte që unë të bëhesha rrobaqepës. Por mendja ime ishte fiksuar në pikturë. Nga inati im dhe kundër dëshirës së tij, unë u mora me zdrukthtari për një vit e gjysëm. Kur u sëmura rendë, mjekët ma hoqën fillin. Dhe babai hoqi dorë nga këmbëngulja e tij dhe më lejoi të merresha me atë që doja. Ai vete ishte i dëshpëruar, meqë para se të kthehej nga Amerika në vitin 1923, ai ishte muzikant me një grup në Filadelfi. Fatkeqësia e detyroi atë të bëhej rrobaqepës në Lushnjë. Ai, në të vërtetë, s’donte që unë të pësoja të njëjtin fat.
-Me pas ju shkuat ne Liceun Artistik, a mund ta vazhdojme rrefimin rreth formimit tuaj artistic dhe karrieres ne Shqiperi?

- Liceu Artistik shtatë-vjeçar është kapitull më vete rrëfimi, por unë s’po flas tani për të. Pas mbarimit të Liceut në degën e skulpturës, mua më punësuan në drejtorinë e Kufirit të Ministrisë së Brendshme si skulptor. Pas kryerjes së një busti, që dhe sot është mbi pedestalin e vet, unë bëra një portret të madh me qymyr të djegur të Drejtorit të Drejtorisë së Kufirit, Gjeneral Ndreko Rinos. U ekspozua në hyrje të ekspozitës vjetore në Pallatin e Brigadave. Gjenerali e mirëpriti me lëvdata atë. Pastaj zyra më besoi temën e vështirë të Provokacioneve të Gushtin të 1949-ës nga Grekët. Ishte kryetabloja e ekspozitës shëtitëse të Kufirit nga Tirana në Durrës e gjetkë. Ishte viti 1963.
Gjysma e familjes time ishte zhdukur, gjoja nga sëmundjet. Gjysma tjetër ishte e përçarë. Kundër ligjit, unë solla në Tiranë Nënën time, dy fëmijët jetimë të motrës së vdekur, dhe vëllan e motrën e vogël. Jetuam mizërisht me rrogën time; gjashtë veta në një dhomë me gjysëm nevojtoreje. Gjeneral Ndrekua më la të punoja në një studjo të madhe të Ministrisë për tablotë me përmasa të mëdha. Unë fshehurazi flija atje. Por dhe unë s’e kisha të gjatë. Më informuan të bëja diçka, se “klima e Tiranës ishte shume’e keqe për mua” Si i biri i një amerikani, të punoja në Ministrinë e Brendshme pa anëtarësi partie, ishte e papranushme. Pastaj disa piktorë e hanin me sy vendin tim.
- Ne c’rrethana u arratiset dhe si arritet qe te gjenit celesin e e depertimit ne rrethet artistike amerikane, ku konkurenca eshte konkuruese?
- Nën presionin e vazhdushëm, u detyrova të krijoja mundësinë e arratisjes për në Greqi në vitin 1964. Prej andej një vit më vonë erdha në SHBA. Anglisht nuk dija, por flisnja gjuhën e artit. Kundër dëshirës së farefisit tim në Filadelfi, unë pas punë frekuentoja shkollën Fleisher Memorial Arts. Më pastaj u regjistrova në Pennsylvania Academy of the Fine Arts, në Temple University dhe në University of Pennsylvania me bursë të plotë deri në mbarim në vitin 1970, duke fituar kështu disa çmime të meritushme. Ekspozova, po ashtu, në disa galeri të qytetit dhe në periferi dhe fillova te behesha i njohur ne rrethet artistike.
Po atë vit u bëra qytetar Amerikan, dhe me pasaportën e parë në dorë dhe me të fejuarën time, Miss Iowa Carolyn, për krahu, ne i hipëm avionit për Londër dhe për Paris. Atje njoha shkollën e pikturës Franceze në l’Academie de la Grande Chaumiere me profesorin Ives Brayer, e më vonë njoha pikturën e Rilindjes Italiane në Academia dei Belle Arti në Firenze. Kthimi në Amerikë, më ofroi ftesën për të dhënë mësime në “Instituto Allende në San Miguel de Allende” në Meksikë, ku mora dhe diplomën e mjeshtrit të pikturës. Kudo që kam jetuar e kudo ku kam dhenë mësime, kam fituar ca e kam humbur ca. Jeta pa humbje është po aq e mërzitshme sa ajo pa fitime. Por kudo i kam dalë në krye halleve pa ndihmën e askujt.

C’është piktura për Zoin?

Piktura për mua është poezi me ngjyra, është muzikë e pazëshme, është filozofi e padiktushme prej askuj tjetër veç atij që ndodhet përpara saj në çastin e ekzekutimit. Piktura është besim fetar i krijimtarisë të së bukurës prej meje në mënyrën time, prandaj dhe është feja ime.
Cila ka qenë kënaqësia më e madhe që ju ka dhënë piktura?
- Kënaqësia ime jo e zakonshme që kam njohur nga procesi i pikturimit është që unë s’para kam patur vullnet e dëshirë të ndahem prej saj. Përpara pikturës sime e ndjej veten si ata që i zë qymyri i dashurisë dhe nuk rrijnë dot pa njeri tjetrin. Por kur vjen koha e ndarjes, unë jam mësuar të rroj me ringjalljen e kujtimeve mbi to. Mua më kanë vjedhur shumë kuadro. Kjo ka ardhur me që unë kam udhëtuar e banuar në shumë vende dhe nga që unë u besoj njerëzve. Fatkeqësisht, kam njohur shumë pak njerëz të ndershëm e të ndërgjegjshëm. Dhe po të mendohemi mirë, asnjëlloj çmim-tregu nuk i jep mundit të krijimtarisë artistike vlerën e merituar bërjes së asaj vepre. Flas për veten time. Unë jam i pasur, jo në kuptimin e kamjes, por në kuptimin e përmbushjes shpirtërore e mendore të nevojave të mia, që ndonjë ditë do bëhen kërkesat e të tjerëve. Unë jam “workoholic” dhe e filloj punën çdo ditë herët dhe vazhdoj deri në orët e mëngjezit tjetër. Itinerari im brenda mureve të banesës është nga kompjuteri në pikturë, nga poezia në lexim letrar ose informativ, dhe në mbrëmje bredh nga korespondenca në skulpturë. Kur jeta është e mbushur me aktivitete, njeriu nuk ka kohë të sorollatet më kot. Perkundrazi, shpesh herë më dhimbset që nuk e kam shfrytëzuar kohën edhe me aktivisht, dhe pendohem që dëshira ime e madhe për të bredhur e për të njohur botën, më la mua panjohur veten dhe pakryer tërë ato dorëshkrime në letër.

Keni pasur ndonjë çast kur keni dashur ta braktisni penelin?
- E vetmja kohë kur unë s’i mbaja dot penelat ndër duar ishte koha e kimotherapisë dhe koha e mëpastajme e saj me efekte anësore që zgjati mbi pesë vjet. Atë kohë unë dridhesha nga ethet e vdekjes pas vënies së gjilpërave në kofshë a në bark. Edhe palca më dridhej, dhe më e keqja ishte që në apartamentin tim s’kishte as ngrohje. Por nga ato pesë vjet dëshpërimi, nuk iu dorëzova fatit dhe dola më i fortë nga ç’pritnin të tjerët që më shihnin nga larg. Ajo ishte çështje shëndeti, por jo, askurr s’kam dashur t’i braktis penelat, qoftë edhe për punë me pagesë të lartë. Edhe kur jepja mësime në institute, unë u demostroja studentëve sesi t’i zgjidhnin problemet përpara vështirësive tona, dhe ne i kritikonim bashkërisht punët në fund. Me ta koha ishte e përmbushur me gëzim.
Duke lënë mënjanë modestinë, më thoni diçka për vlerësimin e pikturës së Zoi Shytit, në Amerikë dhe në Europë.
- Vlerësimet mbi pikturën time s’kanë të bëjnë mbi punën time, më tepër se kanë të bëjnë me ata që shprehen për të kënaqur mendimet e tyre. Fjalët i merr era, thoshin pleqtë tanë, kurse veprat për të cilat bëhet fjalë mbetet aty, dhe shpesh atyre u shumëfishohet vlera me kalimin e kohës.
Unë jam takuar dhe kam qenë në shoqëri të njerëzve të njohur gjatë këtyre dyzet vjetëve në botën e lirë, por ç’rëndësi kanë ato takime dhe njohje, veç shfletosjes së librit të kujtimeve fotografike dhe të ditarëve vetjake. Sidoqoftë, jeta ime më e përmbushur me shurje etje e me përshtypje më të mira ka qenë gjithmonë në shoqërinë e artistëve, sidomos në rrethet Pariziane.
Ju keni patur raste të takoheni me shumë personalitete në Europë dhe në SHBA, keni pasur korespondencë me presidentë dhe personalitete,a mund të thoni diçka më konkrete për kredencialet në këtë fushë? Ta zëmë kur i keni shkruar për herë të fundit presidentit Bush ose kur ju ka shkruar për të fundit herë presidenti Clinton?

- Unë kam jetuan mes një rrjeti të gjërë shokësh e miqësh koleksionerë e artistë të njohur botërisht, si dhe me persona të një niveli të lartë të njerëzve të njohur për kontributin e tyre të shumanshëm në të mirën njerëzore. Cdo anëtar i atij rrjeti ka reaguar ndryshe ndaj pikturës time, jo gjithmonë të favorshme:
*Willian F. Buckley, shkrimtar e personalitet amerikan i letrave më uronte në një letër, pas korespondencës që pati ai me Princess Grace of Monaco për mua. “Ju përgëzoj” më shkruante ai, “për shpirtin tuaj galant dhe talentet e mëdha. Me përshtypjet më të mira të cilat ruajmë se bashku me gruan time, Si gjithmonë, William. Buckley, Jr.”
July 31, 1981.
*Alex Daoud, Mayor of Miami Beach, Florida me shkruante: “Më ka bërë vërtet përshtypje pasuria e talentit dhe frymëzimit tuaj se Nënë Teresa është një udhëheqëse shpirtërore dhe burim dashuri e përkushtimi.Vepra juaj është bekuar me sukses..” Sept 12, 89
***
*“Kisha lexuar më parë në DRITA poezinë tuaj duke mbetur mjaft i prekur prej saj” me shkruante Gjon Sinishta i Albanian Catholic Information Center in California ne vitin 1986, “Piktura murale e Nënën Terezës që keni kompletuar është lavdërueshmedhe do të kisha pasur vërtet dëshirë që t’ju kisha asistuargjatë asaj pune”.
***

*”Në jetën tuaj të re në Amerikë, interesi juaj për artin do të ketë një kuptim gjithnjë më të madh e më të plotë për ju,” shkruante Sekretarja Personale e Presidentit L.B. Johnson nga Shtëpia e Bardhë në Shtator 18, 1967, kur ai mori portretin që bëra unë i porositur nga Shtëpia Ndërkombëtare e Studentëve.
***
Presidenti Klinton u shpreh kështu në letrën e tij në lidhje me pejsazhin e Krujës me valle Myzeqare, që unë i dërgova si urim të shpejtë pas operacionit të tij të suksesshëm kardiak: “Mbështetja e njerëzve si ju më kanë ndihmuar vërtet për të rigjetur forcën. Është mirësi nga ana juaj që keni menduar për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për bujarinë tuaj. Gjithë të mirat për ju. Sinqerisht, Bill Clinton (nënshkruar).
***
*”Nga informacioni që kemi marrë, ju meritoni lavdërime si për aftësinë ashtu edhe për vendosmërinë tuaj,.” shkruante Robert Abrahams, sekretari i Wolf Memorial Foundation in 1968.
***
“Poezia m’u duk e bukur dhe emocionuese, po ashtu edhe pikturat tuaja… Me pikturat, të cilat janë vërtet gjeniale dhe poezinë tuaj që është po aq e mirë, do ta kujtojë gjithmonë takimin me një person kaq magjepës..” shkruante poetesha amerikane Jean Meer ne vitin 1970.
* **
“Siç ka thënë një njeri i mençur: “Atë çfarë kemi trashëguar nga të parët tanë duhet ta fitojmë edhe njëherë vetë në mënyrë që ta meritojmë,” me shkruante Senatori Hugh Scott i Pensilvanise ne Shtator, 1970
”Zotëri në cilësinë e laureatit të Medaljes së Argjendë të Sallonit” me ftonte Societe des Artistes Francais ne Grand Palais des Cahmps-Elysees ne vitin 1977, dhe ne vitin 1980 e njejta ftese erdhi per Medaille d’Or, qe m’u dha nga shoqata e Artisteve Franceze ne Paris.
***

- Ne Shtator 1991 Sokol Necaj, Sekretari i Pare i Misionit te Republikes se Shqiperise prane OKB-se me shkruante: “Po ju sqaroj shkurtimisht ku qendron gjendja ne punen per realizinin e hapjes se ekspozites tuaj… I derguam nje leter zotit Havier Perez de Cuellar, Sekretar i Pergjithshem i OKB-se per te ndihmuar qe hapja e ekspozites te behej ne seline e organizates boterore dhe ai te ishte organizator nderi i kesaj veprimtarie.”
- ***
- Nderkohe, zoti Viktor Sharra, shefi i departamentit te jashtem per Ministrin e Kultures me shkruante ne vitin 1991: “I dashur zoti Zois Shuttie, Jemi skajshmërisht të lumtur që ju keni dëshirën dhe gatishmërinë për të ekspozuar punën tuaj në Shqipëri në shtator… Gjatë qendrimit në Shqipëri do të jeni mik i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe do të mbulojmë shpenzimet tuaja…”
- ***
•Ministri i Kultures Dhimiter Anagnosti, me shkruante ne Tetor 1992: “Sipas kerkeses se drejtuar Presidentit, Zotit Sali Berisha, ne mirepresim punimet tuaja dedikuar jetes dhe punes se palodhur te bijes shqiptare, Humanitares se mirenjohur ne mbare boten, NENES TEREZE, per te hapur ne vendin tone nje ekspozite shetitese.”
• ***
- Ministri i Kultures Teodor Laço i shkruante ne vitin 1995 Drejtorit te USIA, qe nuk ekziston me: “Kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme dhe është planifikuar që të parqitet fillimisht në Shqipëri e më pas në disa vende të Europës. Përpjekjet e autorit për ta sjellë në Shqipëri,…kanë qenë të pasuksesshme për shkak të vështirësive të transportimit ,… përpjekje të mëtejshme kanë dështuar për të njëjtën arsye.
- C’emra te tjere ka ne korrespondencen tuaj?
- Kam marre vleresime nga Ambasada Amerikane në Francë, nga Presidenca e Republikës Franceze, nga Kabineti i Presidentit të Senatit Kombëtar Francës; nga Ministrat Jean Tiberi, Pierre Bas dhe Olivier Guichard; nga Sekretarja Private e Mbretëreshës dhe të Princit Claus të Hollandës; nga Dhoma e Deputetëve të Brazilit; dhe nga Kongresmani Tom Lantos, pa përmendur këtu korespondencën me poetë dhe artistë të arenës ndërkombëtare, miq si artistët shumë të njohur bashkëkohorë Eugene Ormandi, Corneille, Salvador Dali, William de Kooning, polaku-israelit Ardon, mjeshtri Will Barnet e të tjerë shumë pak prej të cilëve janë ende mes nesh. Pa përmendur, gjithashtu, trofet dhe çmimet e poezive nga Shoqata e Poetëve të Holliwood-it, dhe ftesa nga Drejtoresha e Artit, Vera Pinneira, e fondacionit Qyteti i Paqes në Brazil etj…
- Dicka nga vlersimet e shtypit?
- Gazetarja Christine Hamm e gazetës Monitor të Konkordit, shkruante në artikullin e sajë Monumenti i një Ikone: “Shuttie vetë është një imazh kaq gjenerik i një artisti sa që edhe ai vetë mund të ikonë më vetë… Shuttie ndryshon nga shumë artistë bashkëkohorë me interesin e tij për të ekspozuar çnjerëzoren e njeriut ndaj njeriut… Vërtet, vepra e Shuttie-t filloi si një poezi..”
-
“Galeria” Shutties,është jeta e Zoit, si do ta përcaktonit atë dhe ç’projekte keni për të ardhmen?

.- Jo, unë nuk e quaj studjon time galeri. Ky emër i përshtatet sot komercializmit. Unë studjon time e quaj ateleier, që do të thote punishte, vend pune. Por muret e mia janë të mbuluar me kuadro. Po t’a kini parë operetën e famshme Ebraike “Po të jem i pasur, ja-la-ja-la-ja-la-ja-la” do kisha blerë shtëpi të madhe me shumë dhoma dhe do t’a kthenja atë në muze privat për t’ia lënë brezave të rinjë. Por, meqenëse ato ëndërra pas shiut, unë do merrem me punën time brenda atyre konditave.
Cfarë vendi zë Shqipëria në krijimtarinë tuaj, ku ju kaluat 26 vitet e fëminisë dhe rinisë tuaj të trishtë?

.- Në fillimin e zbulimit të ndjeshmërise time në lidhje me artet figurative, pavarësisht nga niveli i tyre artistik, kuptohet qe Shqiperia ze vendin e pare. Mua atje me mbine fidanet e pjellorise time artistike. Me vjen keq vetem qe tere punet e mia, kryesishte pejsazhet shqiptare, u zhduken. Sidomos ato te Karavastase e te Pishave te Divjakes, dhe ato te Liqejve te Lures.

E çoni shpesh mendjen atje ku keni kaluar fëmijërinë dhe ç’vend zënë kujtimet e asaj kohe, shoqëria e asaj kohe ne krijimtarin e tuaj?

- Edhe pse une kam jetuar 45 vjet jashtë vendlindjes, duke iu përshtatur kulturave dhe gjuhëve të atyre vendeve ku kam jetuar, unë s’kam hequr kurrë nga mendja asgjë nga ato që kujtesa ime ka ruajtur në vendet e veçanta të qënies time, gjatë kësaj periudhe katër dekadash. Kjo ishte arësyeja që unë nuk munda të krijoj familje me ndonjë nga admirueset e mia, se donja që fëmijët e mij të flisnin gjuhën e Nënës më parë se çdo gjuhë tjetër…(Ky shkrim u publikua se pari 10 vite te shkuara ne Gazeten “Illyria”


NAMIK DELVINA,PERSONALITE I SHQUAR NË HISTORINË E RILINDJES SË KOMBIT SHQIPTAR

$
0
0

Shkruan:Eugen SHEHU/
Delvina,ai qytet i bukur në prehër të maleve të Lunxherisë,ka qenë në shekuj shembull i lartë trimërie dhe mbijetese të shqiptarëve.Në vitet 1820-1847,qyteti jugor u shndrua në vatër të kryengritjes kundër reformave turke të Tanzimatit,ndërsa në vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,burrat e këtij qyteti marshuan drejt Frashërit,në teqenë e të cilit u lidh besa ç’prej Janine deri në Krujë e kotor.Këta burra do të mbanin në gjirin e tyre,trimat si Çerçiz Topulli, Mehmet Sejko,Dervish Hima,Nikolla Ivanaj,Bajo Topulli,Shahin Kolonja etj,në vitet e para të shekullit të njëzetë,atëherë kur merrte udhë,lëvizja autonomiste shqiptare.Pikërisht në këtë qytet, të trazuar prej luftërash për liri,lindi më 18 qershor 1875,Namik Delvina.
Fëmijë tejet i urtë,siç e tregonin më vonë,mësimet e para Namiku do t’i merrte në Delvinë,në shkollën e vetme turke të qytetit.Por i jati,do të paguante mësues të shiqpes për djemtë e tij dhe duke parë se ata pëlqenin më shumë librat se tregëtinë,i dërgon djemtë evet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.Të dy djemtë namiku dhe Sulejmani u ulën kësisoj në bangat e gjimnazit të Janinës,duke ecur në gjurmët e Frashërllinjëve,të cilët kishin studiuar po në këtë gjimnaz.Ndonëse mësimet në “Zosimea” ishin të vështira (aty merrej kulturë greke,romake dhe franceze)Namiku do të arrinte rezulltate tejet të larta.Për më tej,ai në bashkëpunim edhe me studentë të tjerë,përpiqeshin të përhapnin nëpër rrethet shqiptare,gjuhën e bukur të nënës së tyre.Pas vrasjes makabre të Ali Pashë Tepelenës,në Janinë,Porta e Lartë pat ndaluar me ligje të rrepta gjuhën shqipe.Aty mësohej veç turqishtja e greqishtja,ndaj Namiku me të vëllanë e atdhetarë të tjerë,bënin ç’ishte e mundur për përhapjen e shqipes,sidomos të shkruar.Ka qenë kjo arsyeja,që në vitin 1894,ndonëse student në “Zosimea”Namik Delvina arrestohet nga autoritetet e xhandarmërisë turke të Janinës,me preteksin se “shfaq ndjenja nacionaliste,duke mësuar të tjerëve gjuhën shqipe”.Arrestimi i Namikut,nuk mund të përcillej lehtë në Janinë.Mjaft prej nxënësve dhe mësuesve të gjimnazit por edhe anëtarë të shoqatës së njohur prej kohe “Vëllazëria e Shqiptarëve” ngritën lartë zërin duke kërkuar lirimin e Namikut.Pas qëndrimit disa javë në burg,ai lirohet por me kusht që herë pas here të paraqitej në xhandarmërinë e Janinës.Edhe në këto kushte gjysëm burgimi,Namik Delvina nuk rreshti përpjekjet për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe sidomos përhapjen e librave shqip,në Shqipërinë e vet të mbyllur në padije.Pas mbarimit të “Zosimeas”,Namiku në vjeshtën e vitit 1895,i drejtohet Berlinit dhe “fillon studimet e larta në Universitetin e Shkencave Politike”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 19,dosja 32,fleta 223 ).Edhe në bangat e këtij fakulteti,Namiku do të ndihej kurdoherë krenar për racën e vet,për kombin shqiptar,i cili ndonëse i vogël në numër,i pati falur Evropës sakrifica të mëdha.Në Berlin,jo rrallë studenti shqiptar nga Delvina do të hynte në polemika me pedagogët gjerman,duke mbrojtur në çdo rast,të shkuarën e atdheut të vet.Namiku,ndonëse mbaron shkëlqyeshëm studimet,nuk mund të doktorohet në Berlin,për arsye të ardhurave të pakta financiare.Në këtë mënyrë,kthehet në atdhe,duke dashur të kontribojë sadopak,në zgjimin e vetëdijes nacionaliste të shqiptarëve.Delvina do ta priste krahapur birin e vet.Në shtpenë e bukur dykatëshe,burrat do t’i uronin mirëseardhjen,ndërsa një xhandar do t’i binte lajmin se donte ta takonte prefekti i Gjirokastrës.Të nesërmen,namiku u paraqit në prefekturë dhe ndërsa prefekti po i fliste për disa vende pune me rëndësi,biri i Delvinës i qe përgjigjur se donte të punonte për vendin e vet dhe jo për Stambollin.Në vitin 1901,shtëpia e Namikut ishte kthyer në shkollë të fshehtë për gjuhën shqipe.Aty do të kalonin mbërmjet shpesh Dervish Hima,Nazif Haderi,Sabri Preveza,Lesko Raça etj,dhe do të diskutonin për mundësitë e marrjes së librave shqip,që botoheshin në Sofje e Bukuresht,si edhe për shpërndarjen e tyre në krejt vilajetet shqiptare.
Vetë Namiku,filloi punës si mësues,në shkollën qytetëse të Delvinës.Prapa kësaj detyre,ai mund të përhapte më i sigurtë gjuhën shqipe,nëpër gjeneratat e reja shqiptare,të cilat do të shndrroheshin më vonë, në bartëse të idealeve për autonominë e trojeve shqiptare.Përpjekjet e tij,ranë në sy të autoriteteve turke të qytetit dhe në fund të vitit 1902,xhandarët organizuan një kontroll të beftë në shtëpinë e Namikut.Gjatë këtij kontrolli,iu gjetën një tog i madh linrash në gjuhën shqipe,të cilat u bënë shkas për arrestimin e Namikut.Por edhe kësaj rradhe ndërhyri populli i qytetit,i cili kërkoi lirimin e mësuesit të vet.Ka qenë sigurisht autoriteti i Sulejmanit,të vëllait i cili po ngjiste shkallë të larta në Stamboll,me çrast Namiku u lejua të jepte sërish mësim në qytet.Ndërkaq veprimtaria e Namikut,nuk mund të mbyllej vetëm nëpër shtëpitë e qytetit.Duke shfrytëzuar miqësitë e shumta të familjes,Namiku u përpoq të përcillte shqiptarizmin e vet,edhe më tej.
”Veprimtarinë e vet e zgjeroi edhe në fshatrat mbi Delvinë,ku udhëtimet i justifikonte me mënyra të ndryshme,herë shkonte për miqësi,herë për të biseduar me prindërit e nxënësve,herë tjera për të parë gjendjen e shkollave.Në këto takime ai u fliste fshatarëve për kombin dhe gjuhën shqipe.Veprimtarët e fshatrave shpesh i thërriste në shtëpinë e vet dhe i udhëzonte si të propagandonin idenë kombëtare”(Fondi i muzeut-Delvinë).
Në vitet 1905-1906,Namik Delvina do të bjerë në kontakt me Bajo Topullin,asaj kohe drejtor i gjimnazit të Manastirit dhe ndër burrat që përkrahnin pa u friguar idetë autonomiste për Shqipërinë.Bajo Topulli parapa tek biri i Delvinës,njeriun e vendosur deri në fund për lirinë e Shqipërisë,ndaj caktoi atë të ngrinte në Delvinë e rrethina,çetat e para të luftëtarëve,sipas shembullit të atyre që u krijuan me porosi të Komitetit të fshehtë të Manastirit.Ndërsa në vjeshtën e vitit 1907,në Delvinë u krijua shoqëria e fshehtë “Atdheu”,në krye të kësaj shoqërie,patriotët e jugut të shtetit amë,zgjodhën njëzëri Namik Delvinën,i cili edhe pas kësaj do të mbetej një ushtar trim dhe i mençur i lëvizjes sonë kombëtare.Shoqëria “Atdheu” në vitet 1907-1909,do të shpërndante ilegalisht,në krejt krejt fshatrat e jugut,abetare e libra shqip të hstypur në Sofje si edhe armë dhe municione për çetat e komitëve shqiptarë.Vetë shtëpia e Namikut,u shndrua në vatër të ngrohtë mikpritjeje,për çetën e Çerçiz Topullit apo të komitëve të Çamërisë,të cilët i kishin vënë pushkën andartëve grekë.Në platformën e ideve të Rilindjes sonë kombëtare,çështja e gjuhës shqipe,shihet si diçka parësore.Veçmas në kushtet kur perandoria osmane po dergjej e sëmurë,fqinjët tanë shovenë u ngritën të tërë,duke dashur të lënë në errësirë,historinë e lavdishme të shqiptarëve.Për këtë shkak,në fillim të vitit 1909,Namik Delvina,së bashku me Hysni Hodën,Leska Raçën,Ismet Shushin dhe Petro Delvinën,çelën në qytetin e Delvinës,të parën shkollë shqipe,ku morën pjesë jo vetëm nxënës të lagjes së qytetit,por edhe të fshatryve përreth.Në ditët e çeljes së shkollës,Namik Delvina u uroi mësuesve dhe nxënësve udhën e mbarë të dijes.Ai zhvilloi orën e parë të mësimit,duke risjellë në vëmndjen e nxënësve delvinjotë,historinë e ndritur të kombit tonë,qysh nga Skenderbeu.Ndënëse pas disa muajsh shkolla u mbyll prej turqve të rinj,Namiku mori masa që mësimet të mos ndërpriteshin por të vazhdoheshin ilegalisht,nëpër shtëpitë e patriotëve të Delvinës.Shkrimi i gjuhës shqipe me gërme latine (ashtu sikundër ishte vendosur në Kongresin e Manastirit) ishte ndër kujdesjet më të mëdha të Namikut,i cili ndonëse ishte ftuar të shkonte në atë kuvend historik,nuk mori pjesë pasi ndodhej në Itali.Në shkurtin e vitit 1910,disa patriotë të Çamërisë e ftojnë Namikun në Janinë,me çrast ai do të fliste për çështjen shqiptare.Në shtypin shqiptar të asaj kohe,mësojmë :”Namiku gjendet në klubin shqiptar “Bashkimi”,të Janinës,në një mbledhje ku marrin pjesë,më shumë se 200 vetë.Në këtë mbledhje ai mban një fjalim të gjatë mbi lashtësinë e kombit shqiptar,gjendjen akuale të tij ai dhe rreziqet që i kanosen:më pas,flet për përparimin e gjuhës shqipe.Namiku e përfundon fjalën me parrullën ;”Rroftë Kombi shqipta ! Rroftë Shqipëria !”.( Gazeta “ Zgjimi i Shqipërisë “ më 10 mars 1910 ).
Ndërkaq në po këtë takim të atdhetrëve në Çamëri,namik Delvina do të bënte me dije krejt bashkëkombasit e vet,se ora e madhe ka zbritur dhe nuk duhet qëndruar në pritje.Tekstualisht në shtypin e kohës ai shprehet ;”Ne shqiptarët,këtu ku gjendemi,për fat të keq,jemi në gjendje shumë të hidhëruar.Shpëtimi dhe lartësimi i gjendjes nuk buron duke ndenjur duarlidhur.Ne s’kemi siguruar sot nevojat më të para ; gjuhën dhe shkollat,ne sot jemi në shekullin e njëzetë po dukemi si në shekullin e errësirës.Gjuha na siguron kombësinë,shkolla na ndriçon e na lartëson,na gëzon me një të ardhme të lartë e të ndritur.Ta dimë mirë,mësimi na bashkon dhe na forcon atdheun e dashur.Gjuha dhe shkolla janë të parat e nevojave sepse shekulli i sotëm do të na dënojë fort,nëse nuk i kemi këto që sigurojnë jetën dhe kombësinë”.(Gazeta “Zgjimi i Shqipërisë”7.mars.1911).
Dihet tashmë se në pranverën e vitit 1911,Porta e Lartë,dërgoi në Veriun e Shqipërisë,Shefqet Turgut Pashën,në krye të 40 mijë ushtarëve të rregullt,për të shuar shpirtin kryengritës të “arnautëve”.Mizori të mëdha ndërmori pashai turk,kundër çetave kryengritëse të drejtuara prej Ramadan Zaskocit,Isa Boletinit,Ded Gjon Lulit,Sadik Ramës etj.Në këto kushte edhe nga atdhetarët shqiptarë në jug,u mendua për një koordinim të veprimtarive luftarake.Ka qenë atdhetar i shquar Themistokli Gërmenji,me vëllezërit Topulli,të cilët në maj-qershorin e vitit 1911,shkojnë në Delvinë dhe priten bujarisht në shtëpinë e Namikut.Pikërisht nga kjo shtëpi,ideohen lëvizjet kundër turqve të rinj,me qëllim që të hapen disa fronte luftimi,duke e detyruar Shevqet Turgut Pashën,të ndalë mësymjen gjakatare në Kosovë.Fillimisht,çeta e komanduar nga Namik Delvina,përbëhej nga 40-50 burra të Labërisë.Më pas,kur autoritetet turke filluan të ngrenë pusi për ta shtën në duar Namikun,çeta la Delvinën dhe iu drejtua Çamërisë.Në këto kushte ajo erdhi duke u shtua dhe në bashkëpunim edhe me çetat e mehmet Sejkos dhe Muharrem Rushitit,ato numëronin rreth 300 luftëtarë të cilët u bën tmerr i portës së Lartë,në krejt Çamërinë.Por vizioni atdhetar i Namik Delvinës,nuk mund të kufizohej vetëm me disa luftime kundër turqve dhe tërheqja nëpër male.Ai e parashihte ditën e afërt të rënies së Perandorisë,ndaj donte që shiqptarët e katër vilajeteve,të ishin të bashkuara si në luftë edhe në ide,gjuhë e shkolla.Me përpjekjet e drejtëpërdrejta të Namikut,në 30 qershorin e vitit 1911,në Janinë u organizua tubimi i krerëve kryesorë të 16 kazave të vilejetit.Në këtë tubim të fshehtë,Namik Delvina ndër të parët e “ngriti zërin për autonominë administrative të vendit,si e drejtë e natyrshme e kombit shqiptar”(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë.Fondi dok.Të Vjenës,Raport i konsullit austrohungarez në janinë,dërguar ambasadorit të tij në Stamboll më 16.korrik. 1911 ).Është po ky konsull,i cili nëpërmjet një telegrami sekret, e bën me dije qeverinë e vet,se në muajt korrik-tetor të po atij viti,Namik Delvina mban lidhje të fshehta me Dervish Himën,Nikolla Ivanajn,Ismail Qemalin dhe Nexhi Dragën.Këto lidhje,sipas burimeve austrohungareze,janë vetëm e vetëm për organizimin e punëve,në favor të lëvizjes kombëtare shqiptare.Gjatë vjeshtës së vitit 1911,Namiku merr përsipër detyrën e bashkimit të çetave të Delvinës,Sarandës,Nivicës dhe Borshit,duke paraparë më tej,lidhjen e komandave të këtyre çetave,me lëvizjen madhore shqiptare për pavarsi.Tashmë ai pritet si mendimtari i shquar politik jo vetëm në Sarandë,por edhe në Çamëri,Gjirokastër,Kolonjë e deri në Vlorë.Kontaktet e vazhdueshme me Ismail Qemalin,Nexhip Dragën dhe Sali Gjukën,i japin frymarrje të re,veprimeve të çetës së tij,kundër administratës së lartë të Stambollit.Është kjo arsyeja,që në nëdorin e vitit 1911 autoritetet e xhandarmërisë turke,të Gjirokastrës,bien në erë të gjurmëve dhe veprimtarisë së Namikut.Atij i bëhet edhe një pritë në fshatin Zhulat,por ishte besnikëria dhe trimëria e luftëtarëve të vet,të cilët e nxorrën nga rrethimi për mrekulli.Fal njohjeve të konsiderueshme që Namiku kishte me pinjollë të familjeve të mëdha shqiptare,ai i përdori këto miqësi për të armatosur çetat e jugut me armë dhe municion.Floririn e paguar nga dyert e mëdha shqiptare,ky bir i Delvinës e përdori krejt për realizimin e ëndrrës së shenjtë të shqiptarëve,lirinë e amëshuar.Reputacioni i namik Delvinës,tani është rritur ndjeshëm pothuajse në krejt jugun shqiptar,ç’prej Delvine deri në Prevezë.Në marsin e vitit 1912,kur shkon pas kaq muajsh i arratisur në Delvinë,populli,miqtë dhe shokët e presin krahapur.Madje për këtë pritje,konsulli austrohungarez në Janinë,i dërgoi Vjenës një telegram,ku pos të tjerve kumtonte “Namik Delvina u kthye këto ditë në qytetin e lindjes,ku u prit me dashuri nga bashkëqytetarët.Populli e zgjodhi atë kryetar të bashkisë së qytetit… Në këtë detyrë ai po ndërmerr një varg reformash me karakter përparimtar”.( Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës , dok.Dt. 17.mars.1912 ).
Edhe këtë radhë turqit e rinj bënë përpjekje të minimizonin apo izolonin veprimtarinë atdhetare të Namikut.Valiu i Janinës,i dërgoi telegram ku i thoshte të paraqitej atje,për të marrë udhëzime lidhur me funksionin e ri.Ndërsa përgjigjja e Namikut,ishte se ai nuk mund të merrte udhëzime prej një pashai turk,se pse nuk e kishte zgjedhur Turqia në atë detyrë,por populli i Delvinës me votën elirë të tij.Përballë këtij qëndrimi,Porta e lartë e cila po rrënohej dita-ditës,preferoi më mirë të heshtet.Në funksionin e krytarit të bashkisë së qytetit,namik Delvina,në mungesë të veçantë u përpoq për hapjen menjëherë të shkollave shqipe,në fshatra e qytete.Duke qenë në dije të përpjekjeve të grekërve për aneksimin e territoreve shqiptare,Namiku nis nga puna për çeljen e këtyre shkollave edhe në fshatrat e Çamërisë,pranë Delvinë e Sarandës.Ai vurri nën kontroll xhandarmërinë e qytetit,duke larguar nënpunësit turq dhe duke vendosur aty,nga atdhetarët më të shquar të jugut shqiptar,është kjo arsyeja që në Delvinë,në verën dhe vjeshtën e vitit 1912,gjetën strehë të sigurtë atdhetarë të tillë si Mehmet Sejko,Musa Demi,Dervish Hima,Shahin Kolonja etj.
Emocionante ka qenë edhe ngritja e flamurit në Delvinë,në dhjetorin e vitit 1912.Namiku gjatë gjithë muajt nëntor,mbajti lidhje të fshehta me atdhetarët shqiptarë.Ndërkaq,ai u shndrrua në barrikadë të pakalueshme prej ortodoksisë greke,e cila donte të ngrinte në Delvinë,Gjirokastër e Kolonjë flamurin grek.Është i njohur fakti që ushtritë e Athinës,në vjeshtën e vitit 1912,kishin pushtuar Korçën dhe Gjirokastrën,por Delvina me gjitha fshatrat qëndronte e paepur.Për aryse gjithashtu të vizionit të Namikut,ky burrë nuk mori pjesë në Vlorë,por dërgoi të tjerë atdhetarë aty,ndërsa vet zhvillonte luftime kundra hordhive greke.Falmuri i ngritur në Vlorë më 28 nëndor 1912,do të shënonte një epokë të re për shqiptarët.Për arsye të vështirësive të mëdha të ndërlidhjes, lajmi për ngritjen e flamurit në Delvinë,ka shkuar atje në agun e 4 dhjetorit.Namik Delvina ka marrë i pari këtë lajm dhe ka urdhëruar telegrafistin të qëllojë me pushkë në shenjë gëzimi.Më pas,flamuri kuqezi ka valvitur i lirë në qytet,përmes një gëzimi mbarëpopullor.Në një telegram që Namik Delvina,do t’i dërgonte Ismail Qemalit,më 5 dhjetor 1912,pos të tjerave do të shprehej ; “Jeta dhe egzistenca e gjitha Shqipërisë është në duart tuaja,të cilat ditën ta shpëtojnë nga rreziku i madh.Jemi mirënjohës të patriotizmit dhe të urtësisë suaj dominante.Në emër të të gjithëve një emër me kombin ju paraqesim mirënjohjen dhe shpejtojmë për të uruar kryesinë e ndritur”.( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë.Fondi Qeveria e Përkohshme e Vlorës, dosja 27 , fleta 16 ).
Me udhëzim të Ministrit të Arësmit,të shtetit të parë shqiptar,Luigj Gurakuqit,Namik Delvina filloi nga puna për ngritjen e shkollave shqipe në jugun e shtetit amë.Natyrisht edhe këtu do të shkëlqente patriotizmi i tij.Tanimë,në çeljen e këtyre shkollave,ai do të përballej jo vetëm me mentalitetin mesjetar por edhe me ultrashovenizmin helen,të ndihmuar e mbështetur nga bandat andarte.Në vitet 1913-1915,Namik Delvina do të ngrinte një varg shkollash në krejt jugun shqiptar dhe jo rallë,do të virej në krye të forcave kombëtare shqiptare,kundër hlenëve që kërkonin shkyerjen e Shqipërisë mes grekërve dhe serbosllavëve e bullgarëve.
Në janarin e vitit 1920,në qeverinë shqiptare të dalë prej Kuvendit Historik të Lushnjës,vëllai i Namikut,Sulejman Delvina mori postin e kryetarit të qeverisë.Pati mjaft zëra asaj kohe që Namiku të shkonte në Tiranë dhe të drejtonte arsimin shqiptar,si një prej pionerëve të parë të gjuhës dhe shkollës shqipe,por burri i Delvinës nuk pranoi,ai kish menduar kurdoherë se ish më tepër i vlefshëm,aty në pozicionet e para kundër hordhive greke,se sa në Tiranë.Në fillim të vitit 1921,sikudo në Shqipëri edhe në Delvinë u krijua Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare.Me dhjetra atdhetarë nacionalistë ç’prej Vurgu e deri në Kolonjë,propozuan dhe vunë në krye të këtij Komiteti Namik Delvinën.Atdhetari dhe vizionar i madh,luftoi për vite me radhë,sidomos në aspektin diplomatik e propagandistik që trojet shqiptare të kishin pavarsinë dhe lirinë e tyre.
Në vitin 1925,boton në Sarandë gazetën “Rilindja Shqiptare”.Krejt atdhetarët e jugut,pëlqejnë idetë dhe tezat e shkruara në faqet e kësaj gazete,ndaj kontribojnë që ajo të shpërndahet sidomos në Çamëri,duke u shndrruar në zëdhënëse të aspiratave për liri të popullsisë çame.Përpara se të mbyllte sytë,në 23 janar 1933,kërkoi të varrosej në teqenë e Krujës.Me mijëra shqiptarë nga të gjitha besimet e sidomos nga të gjitha trevat, epërcuallën plot respekt për në banesën e fundit. Revista “Leka” në shkurt 1933,në faqen 6 do të shkruante : “Më 23 janar vdiq veterani i madh Namik Delvina,i cili i shërbeu atdheut me armë,me penë e me punë…”.Ai mbylli sytë por vepra i mbeti në shpirtërat e gjeneratave të tëra patriotësh e atdhetarësh të djeshëm e të sodit.
Bern-Zvicër

MIDHAT FRASHËRI-ME RASTIN E 65-VJETORIT TË VDEKJES

$
0
0

Gazeta Flamuri: Midhat Frashëri, kryekalorësi i patriotizmës Shqipëtare, nuk rron më: drapëri i vdekjes e çkëputi nga rrethi ynë. Bir i denjë iApostujve Frashëjot të Rilindjes , Midhat Frashëri pasoi besnikrisht gjyrmat e të Parëvet të vet.Ideali i tërë jetës së Tij ka qenë Shqipëria.Punoi gjithnjë për një Atdhe të lirë, popull të lirë, qeveri të lirë.Lindi, rrojti dhe vdiq i varfër: Pasurija më e çmuarshme e Tij ishte Shqipëria, së cilës idedikoi çdo përpjekje, çdo mundim e çdo sakrificë. Sa herë tingëlloi këmbana e rrezikut, Midhat Frashëri u tregua ushtar i devotshëm në shërbim të Atdheut…./
Nga Frank Shkreli/
Më 3 tetor 1949, 65 vjetë më pare, në hotelin Lexington në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë i mërguar dhe larg Atdheut, Midhat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit dhe nip i rilindasve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri. Unë deshta ta kujtoj këtë përvjetor, natyrisht për vet meritat e këtij burri të madh, trashëgimtar i familjes së madhe rilindase të Frashënlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi të gjitha Shërbestarit të Shqipërisë, siç e quanin bashkohasit dhe bashkluftarët e tij. Unë nuk e ndjejë veten as të denjë dhe as të informuar mirë që në këtë përvjetor të vdekjes së Midhat Frashërit të shkruaj mbi jetën dhe aktivitetin e tij politik dhe atdhetar. Por, po e shënoj këtë përvjetor me një kujtim modest,në emër tëdisa bashkombas të mi, bashkpuntorë të ngushtë të Midhat Frashërit — të cilët nuk janë më — por të cilët i kam njohur dhe me disa prej tyre kam patur fatin e mirë që në rininë timetë punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave dhe të cilët, besoj se po të ishin gjallë nuk do t’a lenin këtë përvjetor të kalonte pa thënë diçka për mësuesin dhe udhëheqsin e tyre të dashur.
Midhat Frashëri, si themeluesi dhe kryetar i Ballit Kombëtar, për ta ai ishte jo vetëm një udhëheqës politik, por konsiderohej edhe si një udhëheqës shpirtëror, si një shëmbull patriotizmi të vërtetë dhe atdhedashurie të shëndosh. Në ambientin e zyrës ku punoja me këta patriotë, pothuaj nuk kalonte asnjë ditë që njëri ose tjetri prej tyre të mos përmendte diçka nga koha që kishin kaluar me Midhat Frashërin, të cilët si besnikë tij që ishin, ai iu referohej atyre si “djemtë e mijë” . Këta ishin ndër ata që kishin shkuar këmbë për këmbë me Midhat Frashërin, ose siç e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon që ishte bërë si emër i dytë i tij, njërit prej burrave të përmendur të kombit shqiptar. “Lumua ka thënë kështu, Lumua më ka thënë këtë….”, ishte pothuaj një refren i përditshëmi ish-kolegëve të mi, sidomos gjatë pushimeve kur shkonim për kafe, pas transmetimit të programeve në ndërtesën e VOA-s. Kujtimi i tij rrahte në zemërat e tyre dhe ishin të përbetuar që të ruanin porositë e tij dhe të luftonin me dije e me penë për të çuar në vend amanetin e Midhat Frashërit, për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të Shqiptarëve, siç thonin ata. Ata e bënë këtë, secili në mënyra të ndryshme, deri në fund të jetës së tyre.
Ata flisnin për udhëheqsin e vet, si njërin prej tyre, i cili sipas tyre, ishte i thjeshtë e i dashur me të gjithë — gjithmonë me ta, gjatë luftës nepër borë e shi e të ftohtë, si në fitore ashtu edhe në humbje. Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqipëria me lundër nepërmjet Shkodrës për të shpëtuar kokën nga Enver Hoxha, kur çlirimi i vendit fatkeqsisht u zëvendësua me sundimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, i cili detyroi që shumë prej bijve më të mirë të kombit të arratiseshin e të merrnin rrugët e botës. Ata kujtonin jetën nëpër kampet e refugjatëve në Itali dhe gjetiu, në gjëndje shumë të vështira të asaj kohe, pa mbështetje dhe pa shpresë, shpesh edhe pa ushqim të mjaftueshëm. Pasi e dinin se isha i lindur në trojet shqiptare nën-ish-Jugosllavinë, kolegët e mi më flisnin shpesh për pasionin e thellë dhe dashurinë që Midhat Frashëri kishte pasurpër Kosovën, dhe përtrojet shqiptare në përgjithësi, theksonin ëndërrën e tij për një Shqipëri Ethnike. Megjithë humbjen politike dhe megjithë vuajtjet nepër rrugët e mërgimit, të gjithë ish-kolegët e mi, pothuaj pa përjashtim, pohonin se megjithë humbjen dhe përball situatës së zymtë të pas luftës, si përfundim i fitores së komunizmit, dhe të ndarjes me familjet e tyre, ndonëse ata vet kishin humbur shpresat, ishte Midhat Frashëri ai, i cili, sipas tyre i frymëzonte ata, u jepte shpresë, u jepte forcë për të shikuar me optimizëm drejtë së ardhmes. “Shpresa mbahet me punë dhe ideal”, ka shkruar Midhat Frashëri dhe pyetjes se “Cili duhet të jetë ideali ynë?,ai përgjigjet duke thënë se ideali ynë, “Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”
Kisha dëgjuar aq shumë prej tyre për personin dhe veprimtarinë e Midhat Frashërit, si njeri dhe si një rilindas i shquar, mbi travajët e tyre gjatë dhe pas luftës, sa që pas disa viteve me ta, pothuaj e ndjeja veten si të kisha qenë pjesë e atij grupi të nderuar bashkadhetarësh, megjithse në krahasim me ata isha shumë më i ri nga mosha. Prandaj, në këtë 65-vjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, dua të kujtoj edhe ata që kanë qenë afër tij dhe me të cilët kam pasur nderin dhe privilegjin t’i njoh për së afërmi.Pikëspari Zonjën e ndershme Lulu Vrioni, të mbesën e Midhat Frashërit dhe për mendimin tim, ndoshta spikerja më e mirë që kam njohur unë. Talat Karagjozi, i cili më thoshte se Midhat Frashëri i kishte vdekur në duartë e tija dhe kurdoherë që fliste për të, i mbusheshin sytë me lotë, pasi nga ajo ditëe sot, mendohet se me të këthyer në Amerikë, Midhat Frashëri u helmua pas deklaratës që kishte bërë në radion BBC të Londrës në lidhje me formimin e lëvizjes anti-komuniste në mërgim dhe pas themelimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, kryetar i së cilës ishte zgjedhur Midhat Frashëri. Ndër të tjerët e kësaj gjenerate, me të cilët kam punuar, kanë qenë Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gaspër Kiçi, Bardhyl Pogoni dhe jashtë zyrës së VOA’s ishin”djemtë” e Midhat Frasherit me të cilat kisha njohuri e shoqëri, përfshirë Dr. Tako Bacaj, Ramazan Turdiu, pastaj djemtë e Profesorit dhe gjeografit të njohur dhe kartografit të parë shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashi — autorit të parë të gjeografisë së Shqipërisë më 1935, vëllëzërit Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e të cilëve ishte e dendur me veprimtari patriotike dhe kontribute edhe për vendin e adaptuar, Amerikën — njëri si mjek i dalluar e tjetri si profesor shkencash politike, i cli njihej si profesor që adhurohej nga studentët e tij universitarë amerikanë. Kujtimet e këtyre ish-kolegëve e miqëve të mi për Midhat Frashërin — ish-udhëheqsin dhe mësuesin e tyre — janë bërë tani edhe pjesë e kujtimeve të mia, përshtypje të cilat i kujtoj me nderim në këtë 65- vjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, djalit të Abdyl Frashërit dhe nipit të Naimit dhe Sami Frashërit.
Ishin këta ish kolegë të mi gazetarë, të cilët çdo ditë dhe në çdo moment, profesionin e tyre përpiqeshin ta merrnin tepër seriozisht.Ishin të “shkollës së vjetër”, ashtu siç i donte dhe siç i kishte mësuar Midhat Frashëri, i cili rolin e gazetarit e kishte çmuar shumë, duke thënë se gazetarët duhet të jenë “njerëz të idealit” dhe “me ndërgjegje të lartë kombëtare” dhe se shtypi, ka shkruar ai, duhet të jetë”kopshti i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqënore, predikimi për zhvillimin mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare e një rregulle të inspiruarë prej amorit dhe dashurisë, duke kupëtuarë drejt dhe vërtet interesin tënë”. Ideja e tij ishte se shtypi i lirë që do t’i shërbente interesave të kombit dhe të shoqërisë duhej “të drejtohet nga njerëz të zotë dhe profesionistë”, duhej të jetë, sipasMidhat Frashërit, në “Duar të dënja, në njerëz të zotër, të pajuarë me cilësi dhe virtute të naltë”.
Në fjalimin e tij të famshëm në BBC e Londrës, në vjeshtën e vitit 1949, Midhat Frashëri iu drejtua shqiptarëve kudo që ishin duke paralajmëruar se kombi shqiptar po e kuptonte se çfarë kishte sjellur fitorja e komunizmit në Shqipëri, duke thënë se, “Kadalë, kadalë raca Shqiptare, ajo race së cilës nuk i mungon asnjë virtyt njerëzor, ajo racë që vuan por edhe që ndjen, që ofshan por që edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racë themi, filloi të shohë të vërtetën, të shohë rrezikun edhe fatkqesinë, në të cilën e hodhën matrapazët komunistë. Po i çilte sytë dhe po e mprehte vullnetin e saj”.Ai e pat përfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpresën se të gjithë Shqiptarët do ta kenë shpirtin dhe mendjen gjithëmonë për të mirën e Shqipërisë. “Kjo, tha ai, “është lutja jonë ndaj Zotit të Madh dhe lusim që gjithnjë Shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë Shërbëtorët e Shqipërisë.”
Fatkeqsisht, ky trashëgimitar i denjë i Rilindjes kombëtare – jo vetëm që në Shqipërinë e tij të dashur nuk konsiderohet si Shërbestar i Atdheut, por përkundrazi, historia komuniste e etikon atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhëtar” të kombit. E kush? Midhat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit! Midhat Frashëri i Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashëri iKonferencës së Paqës në Paris edhe aty së bashku me At Gjergj Fishtën e Mons Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat Frashëri i cili me fjalime e shkrime, nepër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanaticizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombësisë shqiptare!
Mjaftë me mëkatet që u janë bërë patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta! Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur atapërgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë,veprat e tyre do të mbeten gjithnjëtë paharrueshme, sepse të tilla ishin!
***
Njoftimi për vdekjen e Midhat Frashërit, më 3 Tetor, 1949 marrë nga gazeta e Ballit Kombëtar, Flamuri
MIDHAT FRASHËRI
Midhat Frashëri, kryekalorësi i patriotizmës Shqipëtare, nuk rron më: drapëri i vdekjes e çkëputi nga rrethi ynë. Bir i denjë iApostujve Frashëjot të Rilindjes , Midhat Frashëri pasoi besnikrisht gjyrmat e të Parëvet të vet.Ideali i tërë jetës së Tij ka qenë Shqipëria.Punoi gjithnjë për një Atdhe të lirë, popull të lirë, qeveri të lirë.Lindi, rrojti dhe vdiq i varfër: Pasurija më e çmuarshme e Tij ishte Shqipëria, së cilës idedikoi çdo përpjekje, çdo mundim e çdo sakrificë. Sa herë tingëlloi këmbana e rrezikut, Midhat Frashëri u tregua ushtar i devotshëm në shërbim të Atdheut.
Pas pushtimit të huaj, më 1939, u vu në krye të lëvizjes nacionaliste , “Balli Kombëtar” dhe mbajti lartë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Flamurin e Kombit, Flamurin e Lirisë. Kryemartir i lirisë në mërgim, Midhat Frashëri, me vdekjen e Tij, lë një vend të madh të zbrazët në shoqërinë Shqiptare, po ideali i Tijqëndron i gjallë e i fuqishëm. Emëri i Tij përbën për popullin Shqipëtar një monument lirie, atdhetarije dhe demokracije.
Në emërin e idealit të Midhat Frashërit, Kryeveteranit të pavdekur të patriotizmës, mijëra, qindramijëra Shqipëtarë ndoqën rrugën e Shqipërisë.E ndoqën dje, e ndjekin sot, do t’a ndjekin nesër. Amanetin e Midhat Frashërit do ta mbajmë sa të
jemi gjallë.

Rroftë Shqipërija e Lirë.

Balli Kombëtar, New York, Tetor 3, 1949
Ne Foto: Midhat Frashëri ulurmidis At Gjergj Fishtës dheMonsinjor Nikollë Kaçorrit në Kongresin e Manastirit, 1908

HISTORIA E PABESUESHME….

$
0
0

Historitë e pabesueshme dhe sekretet e organizmit të femrës shqiptare në shekuj që nga motrat Qiriazi dhe deri tek Marigoja/
105- vjetori i organizatës së parë të grave shqiptare “Yll’ i Mëngjesit” 1909-2014/
Nga Harallamb KOTA/
Klubi “Rilindja” në Tiranë/
Më 21 shtator 2014, kryeqyteti i shqiptarëve, që nga agu i mëngjesit deri në mbrëmje vonë, përjetoi orët e lumtura europiane. Populli priti dhe përcolli me madhështi atin e shenjtë Papa Françesku. Të nesërmen, në klubin “Rilindja”, në Tiranë që frekuentohej nga intelektualë të moshave të ndryshme dhe tek – tuk nga ndonjë politikan, Albani –nipi i gjysh Arbërit, sa hyri në lokalin pronë e tij, ngriti zërin duke thënë: -Masa të mëdha njerëzish, besimtarë e laikë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”në sheshin “Skëndërbej” dhe anës bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke manifestuar bashkëjetesën natyrale që kemi. Filozofia e kësaj bashkëjetese, (tha Albani me zë të lartë, pasi po ndiqte një çast lajmet e mëngjesit), e ka themelin tek filozofia e Samiut, Naimit me shokë dhe tek thënia e shenjtë e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Duke u ndjerë më i qetë, pasi e tha fjalën që e mundonte, u ul në ndenjësen e tij dhe filloi të lexonte me shumë vëmendje, librin “Pluralizmi Politik Shqiptar, gjatë periudhës 1914-1924”,një punim shkencor nga Prof. dr. Hysen Kordha e Dr. Rudina Mita. Libër interesant, mërmëriste me vete e shfletonte faqet e tij, duke bërë nënvizime. Në karrigen ngjitur, e shoqja Shqipja, lexonte me ëndje një libër tjetër “Gruaja në Shqipëri” më 1912-1939, shkruar nga Fatmira Musaj. Albani, pushoi një çast dhe plot kërshëri vazhdoi leximin, deri sa mbaroi edhe faqen e fundit. Lëvizi nëpër sallë, piu një shishe gjysmë litre me ujë të gazuar dhe rrufiti kafenë e dytë të asaj dite. Shqipja e kishte përfunduar leximin e librit me kohë, kishte sistemuar disa punë dhe pasi u ul pyeti të shoqin:-Alban më thuaj, kur u organizuan gratë shqiptare? Kur u çliruan nga kanuni dhe nga ferexhetë?
Motrat korçare Parashqevi e Sevasti Qiriazi
-Sipas këtyre dy librave, nënvizoi Albani dhe ju drejtua Shqipes,-gratë janë organizuar në vitin 1909 nga motrat korçare Parashqevi e Sevasti Qiriazi. Ato krijuan organizatën e parë të grave “Yll’i Mëngjesit”. Në shembullin e tyre, vasha korçare Marigo Pozio, organizoi në Vlorë më 1914, shoqërinë “Shpresa Kombëtare”. Më pas, më 1920-n u formuan disa shoqëri të tjera. Marie Çoba, organizoi në Shkodër shoqërinë “Gruaja Shqiptare” dhe mësuesja Urani Rumbo organizoi në Gjirokastër, shoqërinë “Përmirësimi”. Mbas disa viteve, më 1924, Behixhe Elbasani, organizoi në Tiranë shoqërinë “Shqiptarka”. Këto ngjarje përfundoi bisedën Albani, flasin për zgjimin e grave nga gjumi letargjik, që e pat “nanurisur” Porta e Lartë, Kanuni dhe fondamentalizmi. Liria e gruas të kujton të shkuarën, Teutën -mbretëreshën e Ilirisë dhe Mamicën -princeshën e Arbërisë. Pas 500 vjet nën robërinë osmane, shqiptarët u mblodhën në vitin 1878 në Lidhjen e Prizerenit dhe u organizuan në Lëvizjen Kombëtare. Fill pas këtyre ngjarjeve, filloi dhe “Rilindja e Grave” me Shote Galicën, Norën dhe Tringën, me Sevasti e Parashqevi Qiriazin, me gruan e flamurit Marigo Pozio, deri me heroinën Zonja Çurre…….

Klubi “Rilindja”, me këtë emër e quajti më 1878 Kostandin Kristoforidhi
Në janar të vitit 1921, -vazhdoi Albani,- qeveritarët dhe nëpunësit e administratës, erdhën në Tiranë, e cila në Kongresin e Lushnjës ishte caktuar Kryeqytet i Shqipërisë. Pas tyre, rendën tregtarë, pasanikë, pronarë tokash e industrialistë. Në mjediset qendrore të qytetit u vendos qeveria dhe Parlamenti. Anës Rrugës, që fillonte nga Ura e Tabakëve’e kalonte përbri godinave shtetërore dhe gjatohej deri në kryqëzim me rrugën që të shpie në Dibër, u ndërtuan me një shpejtësi marramendëse, një numër i madh godinash me dy e tre kate, që shërbenin si hotele e dyqane. Në këtë rrugë, gjendej edhe klubi “Rilindja”, e gjyshit tim Arbër Bamiri. Pikërisht në këtë klub, ku shërbente një grua e bëshme e veshur me petka kombëtare, më 9 prill të 1924, mbërritën shumë gra lidhur krahu njëra me tjetrën, aq shumë shtrënguar, sa nuk hynin dot brenda. Gjyshja ime, në ato vite ishte e re. Ajo u shqetësua nga të shtyrat, pasi rrezikohej të shembej dera me gjithë kanata, doli në krye’ e u tha: -Moj gra, zgjidhuni edhe hyni njëra pas tjetrës. Tashmë që keni zgjidh nyjet e kanunit, s’po dini me ec secila më vehti”. Sakaq u ndje një lëvizje shtjelluse. Krahët u liruan njëheri’ e bashkë me to, fituan “lirinë” edhe zonjat e tyre. Njëra pas tjetrës, ato u ulën në ndenjëset që kishin mbushur lokalin. Gratë, që në fillim erdhën tufa-tufa, në sallë u ndjenë të “çliruara” e filluan menjëherë bisedat, ku secila rrezatonte karakterin e vlerat e zonës nga kishte ardhur. Arbëri, shoqëruar nga e shoqja, i uroi grave mirseardhjen dhe pa e pyetur askush prej tyre u tha: -Ky klub quhet “Rilindja”. Me këtë emër e quajti më 1878 Kostandin Kristoforidhi, i cili banonte lart në katin e dytë’ e i mësonte fëmijëve fshehurazi të shkruanin gjuhën shqipe. Mësuesi, ç’do natë na tregonte histori të shumta, që po patët durim do ua tregoj edhe juve. Sakaq në hyrje të sallës, u shfaq gruaja e flamurit Marigo Pozio.Tualeti i lehtë ja kishte spikatur më thellë tiparet. Albani heshti. Zonja me të hyrë brenda u prezantua:-Quhem Marigo, pastaj heshti. Diella, një grua malësore e veshur me kostumin popullor të zonës së saj, ku i shndriste një medalion i madh floriri, u ngrit në këmbë e shkoi drejt saj. Këpucët lustrafin që kishte veshur, binin në sy nga takat e larta, që lartoheshin deri në nyjen e parë të thembrës, me çorapet e bardha e të holla. Me t’i mbërritur pranë’ e përqafoi e i tha: -Të njohim Marigo. Lahutarët e malësisë të këndojnë këngë, njëlloj si kreshnikeve Shote Galica, që luftoi më 1910, kundër forcave të Shefqet Turgut Pashës, në Grykën e Kaçanikut, Nor Kolja, Tringë Smajli’ e vajza të tjera që morën pjesë më 1912, në kryengritjen e madhe kundërosmane. Në anët tona, vazhdoi Diella, duke hedhur për një çast vështrimin nga Marie Çoba kryetarja e gruas shkodrane, tregohet legjenda e Rozafës, që u vetësakrifikua në emër të jetës. “Ka shekuj, që në zonat tona sundon kanuni, i cili na konsideron plaçkë tregu dhe na ndëshkon shumë rëndë. Detyrohemi të martohemi në djep dhe të marrim burrë pa pëlqimin tonë. Idetë iluministe kanë mbërritur edhe ndër ne, duke trembur për vdekje kanunin. Shumë gra janë pjesëmarrëse në luftë bashkë me burrat, duke dhënë ndihmesën e tyre në lëvizjen Kombëtare Shqiptare e në përhapjen e arsimit shqip. Mbas vitit 1850, Kushe Micja, Tome Radoja, Terezë Bërdica, çelën në gjuhën shqipe kurset e para për vajza, ku u grumbulluan një numër i madh i të tria besimeve. Këto së bashku me 11 vajza nga Shkodra e Dukagjini, kryen një kurs dyvjeçar në shkollën stigmatine në Portiko të Firences’ e në vitin 1870 u kthyen në atdhe. Duke parë interesimin e madh të familjeve shkodrane për arsimimin e vajzave të tyre, në vitin 1879, tre veprimtaret e shkollës shqipe, çelën shkollën femërore stigmatine, ku në fillim mësohej në gjuhën italiane dhe më pas edhe në gjuhën shqipe.

Historia e jetës së Marigos
Papritur Diella heshti dhe tha:-Tashmë na trego jetën tënde Marigo’ e pasi i shtrëngoi dorën, u ul në vendin e sajë. Gruaja e flamurit, mori frymë thellë, u ndesh në vështrimin dashamirës të grarisë’ e filloi ligjërimin: -Linda më 1878 në Korçë, në fshatin Hoçisht. Heshti një çast, tundi lehtë leshrat e zeza, të krehura e të prera shkurt, që i mbante të ndara anësh’ e buzëqeshi ëmbël. Tiparet imcake,u gjallëruan, hapi paksa buzët e holla e vazhdoi: -Në Korçë nuk kemi kanun. Iluminizmi francez na hapi sytë. Unë mësova në shkollën e vashave, e çelur nga Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe ndoqa udhën e tyre. Në moshën 26- vjeçare, vazhdoi Marigoja, u largova nga shtëpia atërore dhe u martova në qytetin e Vlorës. Korça më dituroi, më arsimoi e më civilizoi, ndërsa Vlora më burrnoi. Bashkë me shumë gra të tjera u aktivizova në veprimtaritë atdhetare. Kur u vendosa në Vlorë, ishte viti 1904 dhe menjëherë u morra me përhapjen dhe mbajtjen e shkollave shqip, për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare. Në vitin 1908, u krijua klubi “Labëria”, anëtarët e të cilit ishin vetëm burra lebër dhe nuk kishte asnjë grua. U paraqita e veshur me një kostum popullor nga krahina ime, i cili më shkonte shumë. Shkruesi, një lab i gjatë, me një fytyrë të ngrysur, që u ashpërsua në vend që të zbutej, qëndronte përballë’ e nuk mi hodhi sytë. Me një zë të trashur më thotë:“Me këtë kostum pe’Korçe do bënesh labe ti”. Një të ngritur bëri’ e nuk më regjistroi. Të nesërmen u paraqita me veshje qytetare, siç jam veshur sot.
Më pa’ e u habit. Ç’ke bërë kështu?- më tha. Nashti shko në shtëpi të gatuash, sepse nuk ka ballo sot. Disa burra që bisedonin aty pranë, qeshën me të madhe. Për çudinë e Marigosë, ja kishin këputur me të qeshura dhe gratë në sallë, që i kishte rrotull vetes, të cilat plot kureshtje i kërkuan të vazhdonte. Marigoja e lumturuar që u pëlqye nga shoqet e saj, tha: -Shkova në shtëpi. I kërkova nënës së burrit, të më japë një veshje burrash dhe u paraqita prapë tek “Labi”, i cili luajti vendit, qëndroi gatitu dhe menjëherë më regjistroi. Më pas, mora pjesë në organizimin e orkestrës së klubit, ku merrnin pjesë edhe dy vajzat e mia. Mjedisi vlonjat ziente nga fryma e lirisë e patriotizmës dhe nga nevoja që të dëgjohej edhe zëri i gruas. Mbaja fjalime e botova disa artikuj në organet e shtypit shqiptar në mërgim. Në ditët e para të nëndorit, erdhi në shtëpinë time një lajmëtar e më pyeti:-Ti je Marigoja? Po,- i thashë – Kam një porosi nga Ismail Qemal Vlora. Sakaq nxori nga gjiri një cohë të kuqe’ e më tha: -Me porosi të tij dhe dëshirë të kombit, duhet ta qëndisësh e ta bësh flamur, si ai i Skënderbeut –KryeZotit tonë. Pas meje, dhjetëra gra e vasha vlonjate, qëndisën dhjetëra flamurë, që zbukuruan dritaret e shtëpive dhe qytetin. Ditën e shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor 1912, nga burrat e kombit shqiptar, të kryesuar nga plaku i urtë Ismail Qemali, isha mes tyre. Flamurin që qëndisa, plaku i urtë e mbante në duar, doli në ballkon dhe e ngriti lart duke thënë:-E gëzofshim ditën e mëvehtësisë së Shqipërisë, e gëzofshim flamurin e Skënderbeut! Një festë e vërtetë, lot gëzimi dhe mallëngjimi. -U mblodhëm sot,- tha Ismail Qemali -dhe bëmë Shqipërinë. Vepruam si Gjergj Kastrioti në 2 mars 1444, që mblodhi princat shqiptar, krijoi “Lidhjen e Lezhës” e bëri Arbërinë. Vepruam në gjurmët e Abdyl Frashërit, që në 10 qershor 1878, mblodhi patriotët shqiptar,krijoi “Lidhjen e Prizrenit” e u përpoq të bënte Shqipërinë. Kur mbërriti Isa Boletini me trimat e tij, u përkul para flamurit që kisha qëndisur dhe e puthi fort.

Vitet e para të mëvetësisë
Vitet e para të mëvetësisë, -tha Marigoja,- ishin vite lufte për të mbrojtur kufijtë nga fqinjët grabitqarë. Isa Boletini luftonte me ushtrinë serbe e malazeze, ndërsa Çerçiz Topulli me shovinistët grekë. Më 1914, kryesova komisionin për mbledhjen e ndihmave për luftëtarët e muhaxhirët e krahinave jugore të pushtuara nga trupat greke. Më 10 maj 1914, formova shoqërinë “Shpresa Kombëtare”, sipas shembullit të shoqërisë korçare “Ylli Mëngjesit” themeluar nga Parashqevi e Sevasti Qiriazi. Më1920, gruaja vlonjate u përfshi me armë në dorë, në luftën kundër pushtuesit Italian. Midis të rënave ishte edhe Sado Koshena. Edhe gratë shkodrane, e ndërpreu Marigon Marie Çoba, myslimane e katolike, me shirita bezeje të bardhë, me shkronjat e kuqe GSH, u hodhën në veprim në mbrojtje të kufijve të vendit, kundër sulmeve malazeze për pushtimin e Shkodrës. Me ne u bashkuan dhe gratë tiranase. Më 1921, vazhdoi Marigo Pozio, riorganizova shoqërinë “Shpresa Kombëtare” e drejtova gazetën time me të njëjtin emër, ku botova artikuj për zhvillimin dhe emancipimin e femrës shqiptare. Marigoja pushoi së treguari e heshti. Tashmë duhet të dëgjojmë diçka nga ju të tjerat, ndoshta nga Organizata e Gruas Tiranase.

Parashqevi Qiriazi dhe Sevasti Dako
Papritur, në sallë hynë dy zonjat hijerënda korçare, Parashqevi Qiriazi dhe Sevasti Dako, që kishin ardhur në Tiranë në 1921. Ato kishin çelur në Kamzë institutin arsimor “Kyrias” e në mars 1921, kishin organizuar shoqërinë “Gruaja Shqiptare”, ku jepnin ndihmesë Marije Paluça, Erebara, Emine Toptani etj.. Të përkushtuara me punët e institutit, ishin vonuar. Kërkuan ndjesë, parakaluan sallën duke hijeshuar më shumë dekorin e grave, të veshura allafrënga e me kostume popullore shumëngjyrëshe. Behixhe Elbasani, kryetarja e shoqërisë së grave tiranase “Shqiptarka” e mikpritësja e këtij takimi, përshëndeti hijshëm të pranishmit, duke reflektuar një kulturë oksidentale dhe tha.-Mbas vitit 1878, nga paraardhësit e familjes time, u ndje nevoja për të marrë dituri, për të mësuar në gjuhën shqip’ e për t’u çliruar nga orienti. Prania e gjatë otomane, ndikoi për mbrapsht në pozitën e gruas tiranase, në familje e në arsimimin e saj. Mjaft vajza të reja, u mbuluan me perçe, u veshën me ferexhe, u mbyllën në shtëpi e nuk u lejuan të shkonin në shkolla. Injoranca aziatike, që e sollën osmanët u mboll’ e tashmë organizata jonë po lufton ta çrrënjosë. Mbështetje kemi shtetin e shtypin shqiptar. Gazeta “Drita” shkruan: “Është turp i madh, të mos e kuptojmë ndjenjën e gruas sonë. Gratë duhen liruar nga zgjedha e keqe”.Çështja e gruas,vazhdoi Behixhe fjalën e sajë, është bërë çështje e parlamentit shqiptar dhe po trajtohet në programet e partive politike, por çlirimi i saj, sipas Nolit, do arrihet nëpërmjet shkollës, që duhet ngritur sipas përvojës perëndimore. Ndërsa Mit’hat Frashëri, në një letër dërguar Evanthi Kotes, kryetare e shoqërisë “Bashkimi i zonjave shqiptare” i shkruan…se lëvizja e nisur në qytetet kryesore për zhvillimin dhe përparimin e femrës shqiptare, të shtrihet në të gjithë vendin. Më pas të lidhet me shoqëritë e grave në Stamboll, Bukuresht, Sofje, Misir, SHBA etj., duke formuar kështu një lëvizje femërore mbarëshqiptare. Kundër pjesëmarrjes tonë në jetën shoqërore, vazhdoi Behixhe, është ngritur elementi konservator e fondamental i klerit mysliman, i cili mbron idenë, që gruaja duhet të qëndrojë e mbyllur dhe e mbuluar. Në ballë të civilizimit të gruas tiranase, janë vënë dy rilindëset, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, të cilat çelën katër klasa mësimore ku mësohet gjuha shqipe. Lufta që kemi nisur, do jetë e gjatë, është lufta e dritës me errësirën, e dijes me paditurinë, por gruaja tiranase dhe ajo shqiptare do të zërë vendin që i takon në familje dhe shoqëri. Pas kësaj fjalie, Behixhe Elbasani e quajti takimin të mbyllur. Gratë edhe pse të besimeve të ndryshme u përqafuan si motra dhe u ndanë me plot mall. Në dy librat që lexuam, i tha Albani të shoqes, mësuam se motrat Qiriazi patën studiuar në kolegjin amerikan në Stamboll’ e pas diplomimit u kthyen në atdhe. Idenë e Sevastisë për hapjen e një shkolle femërore në qytetin e Korçës, e përshëndeti Rilindësi i shquar Naim Frashëri që asistoi në ceremoninë e diplomimit të saj dhe tha: “Motër, punë më të mirë’ e më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë sesa keni vendosur të bëni për emancipimin e grave të vendit tonë të shkretë, arsimi është arma që zhduk errësirën”. Pas përfundimit të ceremonisë, Sevastia me të vëllanë siguruan lejen perandorake’ e në 15 tetor 1891,çelën shkollën e parë për vasha në qytetin e Korçës. Megjithë presionet nga kleri ortodoks dhe autoritetet osmane, shkolla u frekuentua nga një numër i madh vashash, nga të gjitha krahinat e vendit e nga të tria besimet, duke kontribuar kështu në bashkimin kombëtar. Krahas Sevastis, në shkollën e vashave, jepte mësime Fanka Ethimi ardhur nga Manastiri. U diplomuan mësuese Polikseni Dhespoti, Efigjeni Pandavinji e Helidhona Falli Më 21 janar 1909,intelektualet Parashqevi e Sevasti Qiriazi, të frymëzuara nga idetë iluministe të Rilindësve tanë, vëllezërit Frashëri, Andon Z. Çajupi, Asdreni, e të tjerë dhe nga idetë e “Lëvizjes Femërore Europiane”, formuan shoqërinë e parë të grave në qytetin e Korçës me emrin “Ylli i Mëngjesit”. Në 27 gusht 1917 në Worçest Mass të SHBA, u krijua Partia Politike Kombëtare Shqiptare, me kryetare Sevasti Qirjako (Dako).
Në janar të vitit 1919, shpërthyen protestat e grave shqiptare
Në janar të vitit 1919, shpërthyen protestat e grave shqiptare, në mbrojtje të territoreve shqiptare nga copëtimi, plane të vëna në tryezën e diplomacisë europiane në “Konferencën e Paqes” në Paris. Gratë e Gjirokastrës përpiluan një letër për Presidentin amerikan Willson e zonjën e tij. Të njëjtën iniciativë morën edhe motrat Qiriazi, që i shkruanin presidentit Willson e “Fuqive të Mëdha”, ku theksonin: “Do luftojmë kundër pretendimit të ç’do fuqie për protektorat mbi Shqipërinë. Nuk do lejojmë askënd të cenojë sado pak tërësinë tokësore të shtetit shqiptar. T ë anulohen vendimet e Konferencës së Londrës për Kosovën, Çamërinë e toka të tjera shqiptare dhe ato t’i kthehen përsëri Shqipërisë. Për mbrojtjen e kësaj platforme, midis delegatëve shqiptarë në Konferencën e Paqes në Paris ishte edhe Rilindësja Shqiptare, Parashqevi Qiriazi.
Ishte gdhirë data 23 prill 2014 dhe Shqipja pothuajse kishte mbaruar pastrimin e lokalit. Albani e vështronte’ e duke buzëqeshur i thotë: -Ju gratë duhet të mburreni me heroinat shqiptare që bënë histori dhe lanë gjurmë të thella në tokën arbënore. Ato janë shumë. Unë do veçoj luftëtaren e “Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, heroinën Shote Galica, aktivistet e “Rilindjes Kombëtare”, intelektualet Sevasti e Parshqevi Qiriazi, gruan e flamurit Marigo Pozio, pa harruar heroinën e “Luftës Nacionalçlirimtare” dëshmoren Zonja Curre. Në klubin “Rilindja” e Alban Bamirit, dritat u shuan dhe të dy pronarët, burrë e grua e kaluan me nxitim një copë të shkurtër rruge. Qielli ishte vrenjtur. Sa kaptuan pragun e shtëpisë, filloi përsëri një rrebesh shumë i madh. Albani e ndoqi shiun nga dritarja dhe para se të shtrihej për të fjetur tha: -Tashmë le të bjerë dhe të shpëlajë për tan’ natën të gjitha fëlliqësirat e qytetit.

ENVER HOXHA URDHËROI TORTURIMIN DHE PUSHKATIMIN E LLAZAR FUNDOS

$
0
0

Me rastin e 70-vjetorit të vrasjes/
Nga Uran Butka*/
Llazar Fundo ishte një përfaqësues tragjik i atyre intelektualëve të majtë shqiptarë, që e përqafuan komunizmin si një ideal shpëtimtar për njerëzimin, por që u zhgënjyen plotësisht nga praktika kriminale e komunizmit në Rusi, vende të tjera e në Shqipëri dhe u bë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të atij sistemi çnjerëzor e antidemokratik, madje edhe një nga viktimat e tij.
Llazar Fundo ishte një nga antifashistët dhe një nga luftëtarët e parë të luftës kundër pushtuesve nazifashistë, por që u asgjësua nga Enver Hoxha, sepse luftonte kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë si antifashist, patriot dhe demokrat, por jo si pjesë e PKSH dhe e Frontit NÇ.
Kishte kryer shkollën e mesme në Liceun francez të Selanikut dhe studimet e larta për jurisprudencë në Paris, njeri me kulturë të gjerë perëndimore dhe mik i personaliteteve të shquara të kohës: E.Heminguejt, A. Barbys, R.Rolan, L.Pirandelo, S.Pertini, A.Anshtajn, Gj.Dimitrov, F.S.Noli, L.Gurakuqi. A.Rustemi etj.
Luajti një rol të rëndësishëm në lëvizjen demokratike të viteve ’30-40 në Shqipëri e më gjerë. Pas vrasjes së Avni Rustemit u zgjodh kryetar i shoqërisë “Bashkimi” dhe ndihmësoi në kryengritjen e Qershorit 1924. Më pas mërgoi në Europë dhe bëri pjesë në krahun revolucionar të emigracionit politik shqiptar atje. Shkroi artikuj te gazeta “Çlirimi Nacional” dhe në shtypin europian. Shkoi në BS për të studiuar dhe njohur nga afër përvojën sovjetike të propaganduar me aq bujë, madje u bë pjesë e Kominternit, por atje gjeti në fuqi tiraninë staliniste, krimin shtetëror, shtypjen dhe mashtrimin më të madh, të cilat e denoncoi me kurajo. Nga Moska i shkruante Nolit: “Komunizmi që ne e idealizonim si krishti, ia kaloka edhe Satanait për nga ligësitë”.
Kominterni e dënoi me vdekje “renegatin Fundo” dhe ai mezi mundi të shpëtonte kokën duke kaluar nëpër katakombet e nëndheshme të Moskës e të strehohej sa në një vend të Evropës në tjetrin.
“Ai u shpëtoi spastrimeve,- shkruante E.Hoxha. Pas kësaj ai rronte herë në Francë, herë në Zvicër e gjetkë, ku zhvillonte një luftë të tërbuar kundër komunizmit, kundër BS, kundër Stalinit” (E.Hoxha, “Kur lindi Partia”)
Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, u kthye në atdhe dhe e kundërshtoi hapur këtë okupacion. “Në prag të pushtimit fashist, – shkruante E.Hoxha me mburrje, me cinizëm dhe zili,- në kulmin e demonstratës popullore, Zai Fundo u ngjit në shkallëte Bashkisë dhe mbajti një fjalim antifashist gjithë figura e gjeste ekzakte. Ne e njihnim figurën e vërtetë të renegatit, nuk i hëngrëm fjalët e tij, por sidoqoftë ato e bënë efektin” (E.Hoxha, “Kur lindi Partia”).
Abaz Ermenji, organizator i demonstartës së 28 nëntorit 1939 në Korçë, shkruante: “Ne ishim në rreshtin e parë në krye të demonstratës, të gjithë demokratë e nacionalistë, s’kish asnjë komunist në atë rresht. Italianët treguan gjakftohtësi, na morën në pyetje disave prej nesh që e dinin se kishim organizuar demonstartën: mua, Faslli Frashërin, Llazar Fundon, Stavri Skëndon, Selman Rizën, Loni Kriston”.
Për kundërshtimin e hapur që Fundo i bëri pushtimit, në vitin 1941 u burgos dhe u internua në Ventotene të Italisë bashkë me shumë antifashistë të tjerë, si Safet Butka, Abaz Ermenji, Selman Riza, Faslli Frashëri, Myzafer Pipa, Gani e Said Kryeziu, Hasan Reçi, Sadik Bekteshi etj.
Sandro Pertini e çmonte shumë Llazar Fundon, kur thoshte: “ Zai Fundo është një personalitet me vlerë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën” ( Nga kujtimet e A.Krepashanit, ish i internuar politik në Ventotene).
Të burgosurit në Ventotene, duke përfshirë edhe intelektualët antifashistë shqiptarë, ndihmësuan jo vetëm në qëndresën antifashiste, por edhe në hartimin e një projekti politik për Europën e Bashkuar pas luftës, që u quajt “Manifesti i Ventotenes” dhe u bë baza e ndërtimit të mëvonshëm të Europës së Bashkuar. Pra këta janë edhe prekursorët e Europës sa Bashkuar, ku përpiqemi të integrohet Shqipëria sot. Por, as “Historia e Shqipërisë”, as ajo e Luftës Antifashiste, nuk i përmend këto kontribute të shquara të antifashistëve të parë shqiptarë.
Në Ventotene u krijua një komitet i rezistencës, ku bënte pjesë edhe Ll.Fundo, i përbërë prej antifashistëve të shquar: Alessandro Pertini, Altiero Spinelli, Francesco Fancello, Pietro Secchia, Mauro Scoccimarro, Lazar Fundo, Ante Babich, Antonio Francovich, të cilët kërkonin lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politike “si pasojë automatike e nxjerrjes jashtë ligjit të regjimit fashist “. .( Paolo Spriano: “Storia del Partito Communista italiano”, Torino, 1978).
“Mes të internuarve ndodhet edhe një shqiptar, Lazar Fundo, që ka studiuar në Paris, në Sorbonë dhe ka bredhur Europën mbarë e prapë, ka qenë në Moskë. Pasi u shkëput nga Partia Komuniste, iu afrua asaj Socialiste. Bujar, i hapur, me shumë kulturë, me shpirt djaloshar: bëhet menjëherë mik i Pertinit. Takohen edhe një herë, për herë të fundit, në Romë, në gushtin e vitit 1943. Pertini i lutet që të rrijë, por Fundo do të kthehet në Shqipëri, që të luftojë bashkë me njerëzit e vet.” (shih: Sandro Pertini, “Sei condanne due evasioni”, Milano 1978).
Altiero Spineli, europianisti i shquar, i burgosur në Ventotene, shkruante:” Përbërja politike e kolonisë së Ventotenes ishte në fillim e ngjashme me atë të Ponza-s. Lajmi i parë qe ardhja e nja 50 shqiptarëve. Pjesa më e madhe e tyre qenë meshkuj në moshë të ndonjë fisi barinjsh malësorë… Kishte dhe nja dhjetë intelektualë që kishin studiuar në universitetet më të mira të Europës, flisnin tre-katër gjuhë përveç të tyreve dhe që ishin burgosur për tentativë të organizimit të rezistencës kombëtare. Këta krijuan marrëdhënie të mira me të burgourit italianë, politikisht preferenciale – kush me komunistët, kush me xhelistët (giellisti); njëri, Lazar Fundo, me mua. E ndiej për detyrë të flas këtu për Fundon …që kujtimi i tij të mos zhduket tërësisht. Ishte njeriu më me autoritet mes gjithë shqiptarëve, pasi kishte një përvojë të gjatë dhe të ndërlikuar politike…Kësaj i shtohej edhe zgjuarsia dhe njohja e jo pak gjuhëve; veprimtaria e tij politike shkonte përtej Shqipërisë dhe kur Dimitrovi ishte arrestuar pas djegies së Rajhshtagut, Fundo gjendej në Berlin si një prej bashkëpunëtorëve të tij. Pasi i shpëtoi arrestit, ishte kthyer në Moskë ku punonte te Internacionalja. Kur nisi epoka e spastrimeve të mëdha, ai – komunist besnik – por i edukuar në atmosferën kulturore të lirë të vendeve demokratike dhe intelektualisht tip kurioz, kishte frekuentuar jo pak prej kundërshtarëve të Stalinit. Iu nënshtrua hetimeve të stërgjatura e të lodhshme nga ana e një komisioni të Çistkës së Kominternit. Dëgjova prej tij, por me implikime edhe më dramatike, atë që më kishte thënë Nischio në Ponza. Fundo shihte sesi zhdukeshin në mënyrë misterioze ky ose ai shok dhe e kuptoi rrezikun ku ndodhej, duke mohuar me këmbëngulje gjithçka donin që ta bënin të pohonte, se kishte thënë këtë e atë për këtë person ose një tjetër. ‘Një pjesë e asaj që më vinin në gojë – më thoshte – ishte tërësisht e shpikur, por një pjesë ishte e vërtetë: këtë ose atë gjë e kisha thënë. Unë mohoja gjithçka, pasi e dija se s’kishin ndonjë gjë të saktë për mua dhe pa provën e provave, nuk mund të më procedonin. Presioni i njerëzve të Çistkës ishte i tillë sa- zbrazëtia rreth meje rritej e rritej – më shumë se një herë u tundova të pohoja gjithë atë që më kërkonin, pak rëndësi ka nëse ishte e vërtetë apo jo dhe ta mbyllja njëherë e mirë me torturën psikologjike së cilës i nënshtrohesha. Nuk u dorëzova vetëm sepse dy ose tre shokë ballkanas, që më kishin mbetur fshehurazi miq, më luteshin që të rezistoja. Nëse do kisha hequr dorë, nuk do më kishin lënë të qetë por do më përdornin për të shkatërruar të tjerë dhe të gjithë do binin më pas si zinxhir.’ (Altiero Spinelli për Fundon: “Come ho tentato di diventare saggio”, Bologna, 1984 etj. Nxjerrja dhe përkthimi i materialeve italisht nga E.Petriti).
Dhe sërish Spinelli kujton mikun e tij, Lazar Fundo, në faqen e dedikimit të një libri: “Për kujtim të Lazar Fundos, Eugenio Colornit, Ernesto Rossit”.
Është e kuptueshme pse Llazar Fundo, pasi u lirua prej Aleatëve nga internimi, erdhi bashkë me Gani e Said Kryezuin në Kosovë dhe u angazhua me lëvizjen “Kryeziu”. “Mendja e tij e ndritur, – shkruan britaniku P.Kemp, – ndershmëria dhe guximi i tij kishin bërë të fitonte besimin dhe admirimin e tyre (Kryezinjve – UB) duke u caktuar si kryekëshilltar politik në fushën e betejës. Njohja nga ana e tij e shtatë gjuhëve të huaja, e bënin atë jashtëzakonisht të dobishëm në këtë shërbim. “(P.Kemp “Pa flamur apo emblemë”).
Të gjitha dokumentat që ruhen në Arkivin e Shtetit Shqiptar, dëshmitë e bashkohësve, konstatimet e misionarëve britanikë (Emeri, Kemp, Simkoks, Hill, Hibbert etj), pohimet e letrat, radiogramet e vetë udhëheqësve komunistë (E.Hoxha, F.Hoxha, etj), bile edhe disa udhëheqësve të PKJ (Stoiniç, Dizdareviç etj); pra, gjithçka provon se Kryezinjtë, e bashkë me ta edhe Fundo, luftuan kundër pushtuesve gjermanë në Tropojë, Gjakovë etj..
Lëvizja “Kryeziu” është një nga lëvizjet e rëndësishme çlirimtare në Malësinë së Gjakovës dhe më gjerë. Në krye të saj ishin vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu, si edhe Llazar Fundo. Ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe kryengritjen e armatosur kundër pushtuesve nazifashistë. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës patriotike të shqiptarëve kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë. Prandaj ata u lidhën qysh në fillim dhe u rreshtuan përkrah tyre, kryesisht britanikëve, që mbulonin Ballkanin e Shqipërinë.
Kryezinjtë si luftëtarë nacionalistë, nuk pranuan të hynin në Frontin NÇ të Shqipërisë, sepse shikonin tek Fronti NÇ Partinë Komuniste Shqiptare, që realisht drejtohej nga emisarët e PK Jugosllave M.Popoviç, D.Mugosha,V.Tempo, V.Stoiniç etj.. Por nuk u inkuadruan as tek partitë e tjera. Kryezinjtë mendonin që nuk duhet ta bënin lëvizjen e tyre pjesë të partive apo të organizatave politike dhe , duke qëndruar si forcë e paangazhuar ndërmjet dy grupimeve kryesore të rezistencës shqiptare, por edhe duke luftuar në bashkëpunim me ta e faktorët e tjerë, do t’i shërbenin më mirë luftës për çlirim dhe çështjes kombëtare.
Edhe propozimit për të hyrë në Lëvizjen NÇ të Kosovës, Kryezinjtë iu përgjegjën negativisht, sepse Lëvizja NÇ e “Kosmetit” ishte pjesë e Lëvizjes NÇ të Jugosllavisë dhe varej nga KQ i PKJ, që mbante qëndrime paternaliste dhe kishte synime shoveniste e gllabëruese ndaj Kosovës , madje edhe ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër populli shqiptar i Kosovës, për shkak të robërisë 30 vjeçare serbe, politikave koloniale, genocidiste dhe shkombtarizuese serbomëdha, nuk mund të mbështeste asnjë lëvizje që vinte nga Serbia apo aleatët e saj , aq më pak komunizmin që mbartte lufta e tyre nacionalçlirimtare.
Llazar Fundo sqaron: “ Pas përpjekjes së Çerefit ( bile po atë ditë), Fadil Hoxha me shokë i bënë Ganiut propozimin të hyjë, jo në Çlirimtaren, por në Kosmet. Ganiu refuzoi duke thënë se hyrja e tij në Kosmet do t’ia humbte krejt influencën në popullin e Kosovës, gjë që nuk i jepte dorë Kosmetit..” (AQSH,F.14, d.86, v.1944)
Kështu, Lëvizja “Kryeziu” ruajti një fizionomi të vetën dhe një filozofi të vetën: një Kosovë e lirë mbi bazën e luftës antifashiste , pa flirte e bashkëpunim as me serbo-komunistët dhe as me okupatorët nazifashistë. Mirëpo kjo lëvizje çlirimtare, ngjalli kundërshtimin e komunistëve të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, që u përpoqën bashkërisht ta asgjësonin.
Pothuaj në çdo letër, radiogram, qarkore etj, që Titoja i dërgonte PKSH dhe E.Hoxhës, porosiste asgjesimin e Llazar Fundos, duke përcjellë jo vetëm vendmin e Kominternit, por edhe shqetësimin e tij për Lëvizjen “Kryeziu” e Zai Fundon, që përbënin një kërcënim pë interesat jugosllave në Kosovë e në Shqipëri.
Nga ana e tij, E.Hoxha, pothuaj në të gjithë letrat, qarkoret, radiogramet, që i dërgonte Divizionit të parë dhe Korporatës I, urdhëronte vrasjen e Zai Fundos.
Edhe udhëheqësit koministë të Kosmetit e dëshironi këtë dhe bashkëpunimin me E.Hoxhën për likuidimin e Zai Fundos e të Kryezinjve. “Suksesi i vëllezërve Kryeziu shihej me xhelozi nga partizanët kosovarë të udhëhequr Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha”. – shkruan Hibbert te “ Fitorja e Hidhur”, f.311-312).
Në radiogramin dërguar Liri Gegës, datë 8.8.1994, E.Hoxha udhëzonte: “Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashë fadilit ta vrasë pa marrë parasysh asnjë rrethanë”. (A.Q.SH,F.41,D.158). Udhëheqësi i PKSh dhe i Luftës Nacionalçlirimtare shqiptare i kërkonte Fadil Hoxhës që “ta vrasë Zai Fundon pa marrë parasysh asnjë rrethanë!” Vetëm një terrorist e kriminel mund të vepronte kështu. “Ka dijeni Dushani e Rade!”- thoshte E.Hoxha. A nuk flet qartë edhe kjo për koordinmin midis udhëheqjes së PKJ, udhëheqësve komunistë të Kosmetit dhe udhëheqësve të PKSH për vrasjen e shqiptarëve, dhe në mënyrë të veçantë të LL.Fundos?
Kur luftëtarët e Gani Kryeziut, ku bënte pjesë edhe Ll.Fundo dhe britaniku Simkoks, luftonin kundër gjermanëve për çlirimin e Gjakovës, shtator 1944, u sulmuan pabesisht nga të dy anët e kufirit: nga Ushtria NÇ e Shqipërisë, Brigada V S e komanduar nga Shefqet Peçi dhe Manush Myftiu dhe nga aradhet e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të komanduara nga Fadil Hoxha.
Asgjësimi i Lëvizjes “Kryeziu” ishte rezultante e marrëveshjes dhe bashkëpunimit ndërmjet udhëheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave, e bashkëveprimit të ndërsjelltë të forcave nacionalçlirimtare shqiptaro-jugosllave. Këtë e provojnë të gjitha dokumentat arkivore, e pohon edhe vetë E. Hoxha: “Interesi i dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiq ( Kryezinjtë –shën im. UB) të dënohen ashpër Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit…Ushtria jonë nacionalçlirimtare i kapi këta banditë dhe i dënoi me vdekje” (E.Hoxha vepra I)
E. Hoxha i dërgoi më 21 .09. 1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH ne Veri, përgjigjen e mëposhtme: “Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t’i vijnë në ndihmë kosovarët” (AQSH, Fondi 41, D.158, v.1944)
E. Hoxha i konsideronte kosovarët kundërshtarë. Ai merrte me gjakftohtësi autorësinë e këtij krimi: “U dhamë urdhër forcave tona t’i gjurmonin, t’i ndiqnin, t’i kapnin dhe t’i shpartallonin Kryezinjtë së pa filluar mirë puna.. Urdhëri ishte zbatuar, tradhtarët ishin kapur. Zai Fundoja, Said Kryeziu dhe majori anglez Simkoks në mal të Dobrejt, ndërsa Gani Begu në fushë të Bytyçit, ku kishte ngritur çadrat e kuartierit të luftës, të sjella nga Anglia.” (E.Hoxha, Rreziku Anglo-amerikan”)
Komandanti i Korparmatës I, Dali Ndreu dhe komisari politik, Hysni Kapo, i dërguan më 21.09.1944 një njoftim të shkurtër, por entusiast Tuk Jakovës: “Po të japim një lajm gazmor: Tradhtari, trockisti i famshëm Llazar Fundo u kap prej brigadës V . Bashkë me të u zunë edhe Said Kryeziu edhe anglezi Simkoks. Ganiu është i rrethuar. Sigurisht do të kapet. Mbaje konspirative për këta të fundit” ( AQSH, F.202, d.13, v.1944)
Kur Dali Ndreu e njoftoi E.Hoxhën për arrestimin e Z.Fundos, udhëheqësi i PKSH dhe i Luftës Nacionalçlirimtare, Hoxha i ktheu menjëherë këtë radiogram Korpormatës I:
“Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni.
T’i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve. Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhëtinë e tij. Deponimet e Zait na i dërgoni këtej. Zain e vrisni andej… .”(E.Hoxha, Radiogram për Korp.I 21.09.1994).
Komandanti i Brigadës V të Ushtrisë NÇ , Shefqet Peçi, e tërhoqi Fundon zvarrë, të lidhur pas samarit të një kali, nga Mali Dobrej në Kolesian të Lumës dhe pasi e torturoi për vdekje, sipas porosisë së E.Hoxhës, e detyroi të jepte shpjegime për pyetjet që i dërgonte Pons Pilati me radiogram. Pyetjes: Pse erdhe në Kosovë? Fundo iu përgjigj: “ Pranova të vij në Kosovë dorë për dorë. Kryezinjtë ngulën këmbë. Më parë se të niseshim, Partia Italiane me anë të Kusovacit më lypi të hyj në Partinë Socialiste Italiane. Iu përgjigja se, me gjithë simpatinë që më tregojnë krekët e Partisë Socialiste ( që i kisha njohur në Ventotene dhe meqënëse këta ishin të njohur si miq të Partisë Komuniste), unë nuk hyra më në asnjë parti, se kariera ime politike kishte e mbaruar. Dëshiroja vetëm që të kurorzoja këtë karierë me luftën kundër gjermanëve…Erdha se këtu gjeta një shesh ku mund të luftoj kundra gjermanit…Ata që më njohin mua, e dinë që un nuk jam njeri me dy faqe dhe nuk jam prej atyre që marrin direktiva ngado që të vijnë. Kush të më dërgonte mua në Kosovë?…”
Në përgjigje të pyetjeve të tjera para pushkatimit, Fundo u përgjigj: “Unë s’jam komunist. E vërteta është se s’kam qenë kurrë komunist tamam… Afati kaloi. S’di më ç’të them. Po të kisha pasur gjëra për të thënë, do t’i kisha thënë. Po s’mund të shpif për të shpëtuar kryet. Nuk mund ta shkel ndërgjegjen time. Prandaj po e vulos vdekjen time. Lutem, në është e mundur, fotografitë që kam në çantë, t’i çohen nënës sime, në qoftë se rron” Ll. Fundo (Firma).(AQSH, Fondi 14/AP d.101 v 1944)
Shefqet Peçi e pushkatoi menjëherë pa gjyq më 23 shtator 1944, sipas porosisë së kriminelit sadist Enver Hoxhës : “Zain ta torturoni për vdrkjredhe ta pushkatoni andej“ ( AQSH, F.14 d.158 v.1944), sikur ai të mos ishte një njeri, një shqiptar, një peronalitet i kombit dhe një luftëtar i shquar antifashist, por si një qen: “Zain ta vrisni andej”. Që të mos i dihej as varri.
“Vrasja brutale e Fundos, shkruante britaniku Hibbert, ishte dëshmi e natyrës së papranueshme të pushtetit komunist” ( Hibbert, Fitorja e hidhur).
Ndërsa F.Noli, kur e mori vesh pushkatimin e Ll. Fundos, shkroi: “‘Ç’i mbetet Shqipërisë, po i prishëm njerëz të tjerë të mëdhenj si Fundoja!”
Ernesto Rossi, në një letër dërguar nga Roma drejtuar Stavro Skendit, një nacionalist shqiptar i internuar në Ventotene, mik i Spinellit dhe Rossit, e kujton Llazar Fundon kështu: “Mora vesh me dhimbje të madhe vdekjen e Fundos. Ishte njeri bujar, inteligjent, që mund të kish dhënë një kontribut të shquar në rindërtimin e vendit të vet, po qe se bota nuk do shkonte drejt greminës, siç po bën tani.” (Ernesto Rossi: Epistolario 1943 – 1967)
Giorgio Braccialarghe, antifashist i burgosur në Ventotene, shkruante për Llazar Fundon : “Mes shqiptarëve shquhej Fundo, një intelektual që kish qenë anëtar drejtues i partisë komuniste të vendit të vet, dhe që më pas kishte kaluar në opozitë. Jetonte tërësisht i izoluar, i zhytur në studimin e greqishtes, sikur të kërkonte prej Homerit miqësinë që nuk gjente mes bashkëkohësve të vet. Me rënien e fashizmit, u kthye në atdhe për të luftuar kundër gjermanëve. Ish-shokët e tij i përgatitën një fund të tmerrshëm, duke treguar edhe njëherë se për punë mizorie, komunizmi dhe nazizmi nuk kanë ç’t'i kenë zili njëri tjetrit!” (Giorgio Braccialarghe: “Nelle spire di urlavento, il confino di Ventotene”, Firenze, 1970).
Kjo është e vërteta e vrasjes makabre të Llazar Fundos, si edhe shumë atdhetarëve, antifashistëve e demokratëve të tjerë gjatë Luftës NÇ, që përbën edhe një krim komunist kundër njerëzimit.
*Falenderojme studuesin dhe shkrimtarin Uran Butka, qe pati miresine te na e dergoi per Gazeten Diellin punimin e tij rreth fatit tragjik te Llazar Fundos.

Histori- ME RASTIN E 170 VJETORIN E KRYENGRITJES SË DERISH CARES

$
0
0

DERVISH CARA-TETOVA KËRKOI AUTONOMINË E SHQIPËRISË PARA 170 VJETËSH/
Shkruan: Prof. dr. Vebi Xhemaili, USHT-Tetovë/
Ky Kolos nga Tetova me tërë forcat e veta iu kundërvu një perandorie të madhe siç ishte Turqia në atë kohë. Ky komandant u hodh në kryengritje për përmirsimin e jetës ekonomile dhe sociale të popullësisë të këtyre anëve pa dallim feje dhe race, duke bërë luftë deri në vdekje për çlirimin e trevave lindore shqiptare. Lufta zgjati më më shumë se 5 pesë muaj, nga janari 1844 deri më 21 maj të vitit 1844, kur u kap i gjallë Derish Care me shokë. Ky kolos e humbi luftën ballë për ballë me ushtrinë e Hajredin Pashës në betejën e Katllanovës më 21 maj 1844. Gjatë kësaj lufte Komandanti shqiptar nga Pollogu i Tetovës pati disa takime edhe me diplomat të huaj; anglez, francez, po ashtu ka qenë i përcjellur edhe nga politika serbe serbe dhe ajo ruse.
Edhe pse gjatë kësaj kryengritje ishte figura më këmëngulse që kërkonte publikisht para diplomatëve të huaj se shqiptarëve të Shqipërisë duhet tu njihet autonomia as më pak as më shumë se ajo e serbisë dhe Greqisë. Ky komandant këto kërkesa i parashtroi edhe para Hajredin Pashës, por të tëra këto kërkesa kombëtare sikur sot e kësaj dite nuk nuk janë bindëse për historiografinë sllave, pasi disa historian maqedonas në krye me Matkovskin kanë shkruar vepra vuliminoze, ku kanë tentuar këto kërkesa dhe trimërinë e pashoq dhe bujarinë e tij ta paraqesin si sllav apo maqedonas me origjinë torbeshe nga fshati Urviç, që fare nuk kanë të bëjnë me të vërtetën shkencore, pasi këto shrime të ngjyrosura me politikë ditore dhe fare nuk i kontribojnë Shkencës së Historisë, pasi nuk paraqesin realitetin dhe zhvillimet e ngjarjeve historike dhe luftës së tyre për liri në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore gjatë vitetve 1843-1844.
Sipas raportit të konsullit britanik nga Selaniku, gjendja në Shqipëri pas shpalljes së Gjylhanes u tensionua mjaft. Fillimi i vitit 1943 filloi me trazira lokale në gjithë Shqipërinë. Në mars të vitit 1843, në Selanik erdhi valiu i Rumelisë, Mustafa Nuri Pasha, i cili pati një konsultim me konsullin anglez. Nuri Pasha haptazi i deklaroi: “Në Shqipëri i kanë të përzier gishtat agjentët rus dhe francezë për nxitjen e kryengritjes së popullatës, bile se ka të dhëna që agjentët rus ndajnë edhe para popullatës për blerjen e armatimit, për t’u çuar në kryengritje”.
Kryengritja shqiptare për herë të parë përmendet në dokumentet serbe, më 5 korrik 1843, nga prefekti i qarkut të Aleksincit, i cili lajmëronte Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, se Mehmed Pasha i Shkupit ka kërkuar nga çdo shtëpi shqiptare të japë nga një ushtar (nizam). Meqë shqiptarët kishin refuzuar kërkesën të rekrutonin ushtarë, u krijuan përleshje të mëdha në mes kryengritësve dhe njerëzve të pashës që bënin rekrutimin. Shqiptarët me të shpejtë u grumbulluan në Shkup me mbi 6.000 kryengritës dhe rrethuan qytetin, ku kërkonin nga pashai i Shkupit të ndërpritet rekrutimi. Mehmet Pasha kërkoi nga kryengritësit që t’i lejohet të shkojë për në Stamboll dhe të parashtrojë kërkesat e shqiptarëve, por ata nuk u pajtuan dhe kërkonin që në vend të tij të shkojë lajmëtari i tij. Në pritje të lajmëtarit, pashai përhapi lajmin se 40 taborë janë nisur nga Selaniku në drejtim të Shkupit, ndërsa në ndihmë do të vijë edhe pashai i Vrajës dhe do të bashkohet me ushtrinë e sulltanit.
Udhëpërshkruesi i njohur për Ballkanin, A. Grizebahu, në vitet e 40-ta të shek. XIX, deklaron: “Havzi Pasha u emërua si udhëheqës në Shkup, si përfaqësues i vjetër i fisit tetovar. Ky ndan mendimin se fisi i tij ka sunduar me Sanxhakun e Shkupit “qysh para 200 vjetësh”. Ky, sipas kontaktit që ka pasur kokë më kokë me pashallarët, gjatë qëndrimit të tij në Shkup dhe Tetovë, u interesua edhe për pakicën sllave në Shkup dhe jetën e tyre, si dhe ka biseduar për rrethanat ekonomike dhe politike që përfshinte Pashallëkun e Tetovës dhe atë Shkupit. Ky territor ishte i ndarë në 14 kaza ose rrethe. Këto ishin: kazatë e Shkupit, Kaçanikut, Tetovës, Kërçovës, Dibrës, Qustendilit, Radovishit, Kriva Pallankës, Kratovës e të Koçanës.
Por, sa u përhap lajmi në Shkup për burgosjen e pashallarëve nga Sulltani, shqiptarët nga hidhërimi me të shpejtë rrokën armët dhe u çuan në këmbë, gati të gjithë “si me qenë një”. Ky rebelim i shqiptarëve, në korrik të vitit 1843, shtyri vezirin e madh, Mehmet Jusuf Pashën, së bashku me Hajredin Pashën, të tërheqin fermanin për të mbledhur rekrutë për sulltanin, kështu që situata pak a shumë u qetësua. Por, në vjeshtë të vitit 1843, Pashai i Shkupit, Mehmet pashë Jusufi, përsëri dha urdhër të mblidhen ushtarë të rregullt për Perandorinë Turke. Shqiptarët nuk pritnin këtë urdhër nga sulltani, që Këto reforma dhe aplikimi i tyre në Shqipërinë Verilindore, në vitin 1843 , preku në palcë klasën feudale shqiptare, të pasurit, bejlerët e posaçërisht pashallarët shqiptarë, të cilët rreth vetes në emër të perandorisë mbanin ushtarë dhe rroje personale. Me këtë ushtri, ata komandonin sipas dëshirës dhe nevojës së vet, duke mos i përfillur shpeshherë kërkesat e sulltanit. Në këto rrethana revolte u paraqit Dervish Aga, një i afërm i Havzi Pashës, i cili arriti së shpejti ta sundojë tërë Gegërinë. Në shtator të vitit 1843, Dervish Aga shpalli veten për udhëheqës të Gegërisë (Shqipërisë Verilindore).

KRYENGRITJA DERVISH CARES FALSIFIKOHET
NGA TIRANA DHE PRISHTINA

Kryengritja e Dervish Cares falsifikohet nga Tirana dhe Prishtina Siç është e njohur në bazë të dokumenteve Kryengritja e Dervish Cares filloi në shtator të vitit 1843. Kjo kryengritje filloi si rezistencë gjithë popullore, por e theksuar ishte në pjesën e Shqipërisë Lindore. Kjo rezistencë rritej dita-ditës kundra reformave të Tanzimatit, e në veçanti kundra sulltanit, që këto reforma të mos zbatohen në pashallëqet shqiptare, ose thënë ndryshe në tërë krahinat shqiptare të Shqipërisë Etnike, ku prekej interesi i tyre, pasi në këtë territor dominonte populli shqiptar dhe gjuha shqipe.
Sipas dokumenteve serbe: “Epiqendra e kësaj ngjarje me rëndësi të madhe ishte në Gegalik (Gegëri). Shtetet sllave të Ballkanit, Shqipërinë Lindore e kishin pagëzuar sipas popullsisë gege që jeton në këtë pjesë të Shqipërisë etnike, ata në gjuhën sllave e quanin “Gegalik”, toka e gegëve, territori i gegëve, që nënkupton territorin e Shqipërisë Verilindore. Po ashtu edhe diplomacia gjermane Shqipërinë e ndanë në Toskë, që kanë jetuar në Shqipërinë e Jugut, dhe Gegë që përfshinin territorin e Shqipërisë Verilindore.
Pra historiografia sllave me emrin “Gegalik”, quanin territorin e Shqipërisë Verilindore, të banuar me shqiptarë siç i quanin ata “Gegë”, kështu thirrej Shqipëria nga të gjithë bashkëkohësit dhe studiuesit e ndryshëm të kohës. Kryengritja, sipas udhëheqësit të saj u pagëzua; “Kryengritja e Dervish Cares”, e cila filloi në Gostivar, e jo në Shkup, sipas botimit më të ri të Historisë së popullit shqiptar, të botuar në Tiranë në vitin 2002.
Poashtu ka edhe një gabim tjetër nga historiografia e Prishtinës, se kjo kryengritje ka filluar në Prishtinë, ku thuhet gabimisht se: “ kryengritje e madhe shqiptare plasi në vitin 1844 në Prishtinë, duke u përhap kah Prizreni, Gjakova, Shkupi, Tetova, e cila në fund u shua në gjak thuhet në librin e Branko Horvatit të botuar në Lubjanë në vitin 1989, f, 37.” Por e vërteta është, se kjo Kryengritje ka filluar në vjeshtën e vitit 1843 në Gostivar dhe me të shpejtë u përhap në tërë fushën e Pollogut të Epërm, deri në Tetovë me rrethinë . Pra epiqendra e kësaj lëvizje ishte në Gostivar, ku në krye të qytetit qëndronte nëpunësi i Xheladin Beut, që udhëhiqte me Gostivarin, i cili shumë shpjet u dallua si organizator tejet i aftë. Ky mbante në atë kohë gradën “Aga”, që do të thotë udhëheqës, (Çarshi Agasi-Kryeshef i policisë), me fjalë të tjera, komandant i qytetit. Ky në fillim ishte nënoficer te Havzi Pasha pasi ishte edhe dhëndri i tij, kurse më vonë e fitoi besimin dhe u emërua për udhëheqës te Xheladin Beu dhe udhëhiqte me Gostivarin. Në nëntor 1843 u shpall i pavarur nga eprorët e tij; Xheladin Beu i Tetovës dhe Sulltani.

Tetova si qendër e pashallëkut gjatë viteve 1830-1842

VENDLINDJA E DERVISH CARES

Dervish Care është i lindur në fshatin Pallçisht të Tetovës. Ky u bë i njohur në historiografinë shqiptare mbiemrin e familjes së tij “Care”, e jo si thotë Toskovi e shpalli veten “Car”. Toskovi si duket në bazë të dokumenteve ekzistuese, e ka ngatërruar mbiemrin e familjes të Dervish Cares me fshatin Caren, nga ka ardhur familja e tij në vitin 1795, nga fshati Kalis. Ky fshat ndodhet në rajonin e Kalisit përgjatë rrjedhës së lumit Drin. Ndërsa JOVAN Trifunovski, Albansko stanovnishtvo u Makedoniji, Beograd 1988, f. 41; ky albanofob pranon se shumë familje shqiptare mbajnë mbiemrat e fshatrave si është rasti me Dervish Caren nga fshati Caren përgjatë lumit Drin, krahinë e Kalisit.
Po ashtu emrin dhe etnogjenezën shqiptare të këtij heroi kombëtar tenton ta ndryshojë edhe vetë Matkovski, në librin e tij në faqen. 787. me titull O”tporot vo Makedonija Tom. IV, Shkup 1983, f. 787. i cili në sqarimin e tij deklaron se: Dervish Care ka qenë me prejardhje “torbesh”. Ky këtë falsifikim bënë për hirë të politikës ditore dhe e dyta për ta plotësuar në boshllëk të historisë maqedonase që ka dhe do të ketë në këto hapësira që sot quhen Maqedonia Perëndimore e njohur në historiografinë shqiptare si trevat e Shqipërisë lindorte.V.Xh.
Ky autor nuk donë të pranojë se familja e tij sot jeton e shpërndarë në disa fshatra me popullsi shqiptare në fushën e Pollogut dhe më gjerë. Ndërsa “torbeshët” jetojnë nëpër enklava dhe për nga profesioni dallojnë dhe shumë vështirë përzihen me të tjerët. Matkovski në fund pranon “se ishte prijës i shqiptarëve të Veriut”.

FAMILJA E NGUSHTË E DERVISH CARES

Familja e tij, sipas dëshmive më të reja, në fillim vendoset në fshatin Urviç. Baba i Drevish Cares quhej Sulejman dhe kishte tre vëllezër, ndërsa Dervish Cara kishte një vëlla që quhej Isen dhe një djalë dhe quhej Asllan. Sot trungu i kësaj familje është e shpërndarë në disa fshatra të Pollogut, deri në Tetovë. Pas largimit të tre vëllezërve për në Turqi, Dervish Aga-Poda u bë tejet i njohur, pasi kishte afërsi familjare me nënën dhe të shoqen e Havzi Pashës, që jetonin në Shkup. Ky kishte përkrahjen e tyre financiare edhe gjatë kryengritjes. Prandaj, pas luftës, familja e Havzi Pashës me nënën dhe të shoqen dënohen nga guvernatori i Shkupit, Hajredin Pasha, me internim në Anadoll. Ky gjatë sundimit të Xheladin Beut në Pashallëkun e Tetovës, ishte emëruar për nëpunës në Gostivar dhe u tregua organizator shumë i mirë dhe tejet i aftë. Ky shfrytëzoi dobësitë e Xheladin Beut si udhëheqës dhe u bë tejet i njohur në mbrojte të qytetarëve të Gostivarit me rrethinë, duke apeluar te njerëzit e vet, që mos të japin nizamë. Sipas dokumenteve serbe; “Dervish Cara ishte nga Tetova dhe ishte një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Havzi Pashës. Ky për meritat që kishte në mirëmbajtjen e rregullit dhe qetësisë, paguhej me rrogë mujore prej 500 groshëve-lekëve.
Dervish Care urdhëroi shtabin e vet që me një pjesë të ushtrisë së tij të kontrollohen pikat strategjike në drejtim të malit Sharr, që lidhë rrugën e vjetër ilire-romake (Tetovë-Prizren), e cila kalon nëpër fshatrat Shipkovicë, Brodec, Sellcë dhe Vejcë, për të vëzhguar rrugët e anës së Prizrenit, për ndonjë sulm eventual të ushtrisë turke prapa shpine, si ndihmë Xheladin Beut dhe administratës turke në qytet. Tetova tanimë ishte ndarë në dy pjesë. Njëra ishte me kryengritësit dhe pjesa tjetër me Haxhi Hasanin, zëvendës i Xheladin Beut. Ky, në fillim, së bashku me familjen e tij dhe nëpunësit turq, ishte mbyllur në Kalanë e Tetovës. Më vonë, Xheladin Beu iku në Shkup te Mehmet Beu, ndërsa një pjesë e mercenarëve të tij operonin në pjesën veriore të qytetit të vjetër, në drejtim të fshatit Poroj. Këta bënin rezistencë të fuqishme, duke pritur ndihmën e ushtrisë osmane, për ta ripushtuar përsëri Tetovën dhe Gostivarin.
Në raportet e të dy konsujve shihet qartë se kryengritësit e pushtuan Tetovën më 31 janar të vitit 1844. Në raportin e njëjtë që e jep konsulli anglez, Blanti, thuhet: “Dy udhëheqësit shqiptarë, Dervish Care dhe Sulejman Toli, me disa mijëra kryengritës janë ngritur në kryengritje dhe kanë rrethuar Shkupin, i cili në atë kohë kishte 36 mijë banorë. Pashës iu dha një ultimatum prej 11 ditësh që të lëshojë qytetin, por nëse këtë nuk do e bënte brenda afatit të caktuar, do të digjej i tërë qyteti.
Por, Hasan Pasha i cili ishte një shqiptar i ngritur, nuk pranoi urdhrat e kryengritësve dhe nuk e lëshoi qytetin. Nëna e Havzi Pashës me të madhe ka ndihmuar kryengritësit. Numri i tyre ishte gjithnjë në rritje dhe ata ishin deri 1000 vullnetarë. Në këto rrethana lufte, Hasan Pasha me 1600 ushtarë të rregullt u përqendrua në Kalanë e Shkupit. Kryengritësit, pas një rrethimi të gjatë, nga fundi i shkurtit hynë në Shkup.
Tani më qendra kryengritëse nga Tetova u bart në Shkup. Këtu formohet Këshilli i Përkohshëm i Kryengritësve, në të cilin hynë njerëz sipas meritave që kishin treguar deri atëherë. Ky këshill e emëron njëzëri Dervish Caren për Komandat të Përgjithshëm të Kryengritjes. Shtabi kryengritës, në fillim u vendos në hanin më të bukur që ekzistonte në atë kohë, pranë Urës së Gurit. Tanimë qytete të tëra mbaheshin në duar të kryengritësve shqiptarë dhe ata kishin dëbuar nëpunësit turq dhe vetë e mbanin pushtetin në duart e tyre.

Hani pranë urës së gurit në Shkup ku takohej Sulejman Toli me Dervish Caren

Me hyrjen e shqiptarëve në Shkup, qytet me 36 mijë banorë, dominonte elementi shqiptar si në kohën e Skënderbeut gjatë viteve 1467-1468. Për peshën e kësaj kryengritje më të madhe shqiptare flasin edhe raportet e huaja diplomatike, ku raportohet se qeveria turke po bën përgatitje të mëdha ushtarake për ta shuar sa më parë kryengritjen shqiptare. Kjo shihet më së miri në një raport dërguar nga konsulli francez në Selanik, të datës 12 prill 1843 , “se ka parë një ushtri të madhe prej 32.000 ushtarësh, të cilët janë nisur prej në Edrene për në Manastir, për të luftuar kundër kryengritësve shqiptarë që kishin çua krye në Tetovë e Gostivar”.
Këtë numër të madh të ushtarëve që e paraqet konsulli francez e verifikon edhe udhëpërshkruesi rus Viktor Grigorieviç, i cili viziton Manastirin në vitin 1843, deklaron: “Në Manastir kam parë shumë ushtarë që ishin të gatshëm për të sulmuar kryengritësit shqiptarë”. Ky sllavist rus ka ushqyer një urrejtje të paparë kundër shqiptarëve.
Nga raportet e konsujve shihet qartë se popullsia myslimane dhe ajo e krishtere shqiptare me simpati e mbajtën anën e kryengritësve, bile ajo e ndihmoi me ushqim, në ato kushte të vështira klimatike të dimrit. Ajo i doli në ndihmë duke i strehuar në shtëpitë e tyre në të gjitha fshatrat për rreth Shkupit. Por, kështu nuk ndodhi me popullsinë sllave, e cila haptazi ishte kundër kryengritjes dhe fare nuk mori pjesë, “bile edhe akuzoi kryengritësit shqiptarë, për abuzime dhe veprime negative ndaj tyre”. V. Xh).

ÇLIRIMI I QYTETEVE TJERA TË
SHQIPËRISË LINDORE

Dervish Care, me udhëheqësit e tjerë, vazhdoi çlirimin e qyteteve tjera të Shqipërisë Lindore, sipas marrëveshjes së janarit 1844. Kah fundi i shkurtit, një ushtri tjetër që ishte mbledhur në Vaksincë, nën komandën e Bajram Vaksincës, që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Dervish Cares, kishte çliruar territore të tëra në Kumanovë me rrethinë. Këta më vonë çlirojnë Preshevën, Bujanocin dhe bënin përgatitje për të pushtuar Vrajën, që ishte qendër e pashallëkut. Në atë kohë, drejtues i Pashallëkut ishte Hysen Pasha. Kryengritësit shqiptarë nga Presheva, Dobrovojsaka, Bujanoci, Vraja, Leskovci, Kumanova, Gjilani, Shkupi, Tetova e Gostivari, me eprorët e tyre; Sulejman Toli-zëvendës, Selman Rogaçicën, Fejzi Tolin nga fshati Tërnoc, me Ymer Preshevën në krye, nisen së bashku nga fshati Tërnoc afër Bujanocit dhe sulmojnë rrogëtarët e Hysein Pashës, që i kishte sjellë nga rrethi i Janinës, Jugu i Shqipërisë. Ky kur sheh një ushtri aq të madhe shqiptare, fare nuk bëri rezistencë dhe lëshoi qytetin e Vrajës, duke kërkuar shpëtim te veziri i Manastirit. Pashallëku i tij shtrihej deri në Grykën e Gërdelicës, ku bënin pjesë nahija e Bujanocit, Preshevës dhe Kumanovës. Popullsia e këtyre trevave kishin një urrejtje të madhe ndaj sundimit absolutist të Hysein Pashës.
Sipas marrëveshjes me Dervish Caren, komandantët e tij, Sulejman Toli dhe Selim Marku e sulmuan Vrajën, me 15 mijë kryengritës, të cilët në fillim të prillit arritën ta pushtojnë dhe ta largojnë Hysein Pashën. Komandanti Sulejman Toli ka qenë i pa lëvizshëm me këmbët, për këtë arsye gjithmonë udhëtonte në kalë. Ky i ka mbajtur lidhjet për përgatitjen e kryengritjes me parinë e Prishtinës dhe të Prizrenit.
Kryengritja në këtë kohë kishte përfshirë edhe shqiptarët e rrethit të Leskovcit, të udhëhequr nga Baba Feka dhe Sejdi Menxha. Këta pasi e çlirojnë rrethinën e Leskovcit, i drejtohen qytetit, por nuk arrijnë ta marrin. Në këto luftëra vritet Baba Feka, i cili ishte tmerr për sunduesit e Perandorisë Osmane. Gjatë pranverës të vitit 1844, kryengritja u përhap edhe në viset e tjera, duke përfshirë Kërçovën, Ohrin dhe rrethin e Manastirit. Në këto anë, në organizimin e kryengritjes u dallua Emin Xhambaz-Kërçova, krahu i djathtë i Dervish Cares.

HAJREDIN PASHA NË SHKUP NË BISEDA ME
SHTABIN KRYENGRITËS TË DERVISH CARES

Komanda turke ishte për marrëveshje me shqiptarët, prandaj e dërgoi edhe njëherë në biseda Hajredin Pashën, i cili ishte takuar me kryengritësit edhe më parë. Ky në këtë kohë ndodhej në Manastir me 4000 luftëtarë. Hajredin Pasha ishte i njohur për shqiptarët, pasi më 1 gusht 1843 kishte ardhur në Shkup dhe trojet e tjera shqiptare për të mbledhur rekrutë për Sulltanin, por hasi në rezistencë të fuqishme nga popullata shqiptare dhe u burgos në Kalanë e Shkupit nga vetë pasha, për të qetësuar situatën. Pastaj shqiptarët e dërguan atë në fshatin Konjare, ku gjeti lidhje dhe iku në drejtim të Selanikut.
Hajredin Pasha, i njohur në këto anë, përsëri mori urdhër nga qeveria turke që të vijë në Shkup, për biseda. Ky aty nga 8 maji erdhi në Shkup, me besën që i premtuan kryengritësit dhe i filloi negociatat. Ky i luti edhe njëherë kryengritësit që t’u nënshtrohen urdhrave të Sulltanit, të premtojnë se do të sigurojnë redifë për sulltanin dhe do të paguajnë tatimet e mbetura. Kryengritësit u përgjigjën njëzëri se kurrë nuk do t’i pranojnë këto kërkesa, për të dhënë ushtarë në anën e Sulltanit, po ashtu kanë qenë edhe kundër tatimeve. Hajredin Pasha u largua i zemëruar, ngase edhe kësaj radhe nuk arriti t’i bindë shqiptarët që të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në largim u tha: “Atëherë duhet të përgatiteni për luftë”. Pa humbur kohë u kthye në Manastir dhe e paralajmëroi Reshid Pashën se bisedat me shqiptarët nuk dhanë rezultatet e pritura. Hajredin Pasha e sulmoi Kërçovën dhe i mundi shqiptarët te Sofa, duke hyrë në Kërçovë pa luftë. Pasi i rregulloi punët brenda në qytet, me të shpejtë u kthye për Prilep dhe u vendos në afërsi të Velesit, në pritje të sulmit kundër Dervish Cares.
Pararoja e ushtrisë turke, e komanduar nga Omer Pashë Latasi, u takua me kryengritësit menjëherë para Grykës së Katllanovës, në ngushticën kur hyhet nga Velesi për në Katllanovë në drejtim Shkupit, ku shqiptarët për shkaqe sigurie qysh më parë kishin shkatërruar urën mbi lumin Vardar dhe kishin zënë pozicione strategjike nëpër shkëmbinj, përgjatë kësaj ngushtice të ashtuquajtur Taor. Për të qenë më të sigurt në mbrojte, shqiptarët e kishin prishur edhe urën tjetër mbi lumin Pçinja, te fshati Katllanovë.

BISEDIMET E DIPLOMATIT ANGLEZ LEJARD ME DERVISH CAREN NË SHKUP

Omer pashë Latasi, në oborrin e vet ushtarak, kishte thirr edhe diplomatin anglez nga Stambolli, Henri Lejardin. Ky diplomat anglez ka mbajtur shënime të hollësishme për kryengritjen e Dervish Cares, që i ka botuar në Londër, në vitin 1903. Ai në mënyrë shumë të përsosur dhe të përpiktë e përshkruan ushtrinë kryengritëse të shqiptarëve në krye me Dervish Caren në Shkup. Ky përshkruan kontaktet tij me krerët e kryengritjes, sjelljen e mrekullueshme të pararojës shqiptare afër Banjës së Katllanovës, para se të fillonte lufta ballë për ballë në mes ushtrisë së rregullt turke dhe kryengritësve shqiptarë, të komanduar nga Dervish Care. Ky diplomat e përshkruan në mënyrë shumë precize vendosjen e Omer pashë Latasit, me forcat e veta ushtarake të vendosura midis Velesit dhe Shkupit. Po ashtu, ky ishte i vendosur me çadrën e tij pranë Omer pashë Latasit, duke përcjellë çdo hap të ushtrisë turke.
Sipas njoftimit të Lejradit, komanda e kryengritësve shqiptarë për disa pika u pajtua me kërkesën e komandantit turk, por pika ku përfshihej kërkesa e shqiptarëve që të hiqej rekrutimi dhe mos marrja rekrutë nga trojet shqiptare, për të luftuar për interesat e Perandorisë Osmane. Kjo pikë ishte e papranueshme për qeverinë turke dhe interesat e saj afatgjate në strategjinë e luftës. Komandanti turk assesi nuk donte të dëgjojë këtë kërkesë unanime të kryengritësve shqiptarë, për t’u liruar nga rekrutimi. Kjo në të vërtetë ishte një ndër shkaqet kryesore pse shqiptarët kishin çuar krye kundër Sulltanit, që të mos japin nizamë.
Sipas dëshmive dhe përshkrimit të ngjarjeve në prag të betejës, që na ofron diplomati anglez Lejardi, thuhet: Omer Pasha mbante në vete njëfarë rezerve, pasi që ishte i bindur se ushtarët e tij duke i njohur mirë shqiptarët si trima në luftëra individuale dhe kolektive, ekzistonte mundësia që ushtarët turq të dezertojnë para se të fillonte beteja kundër shqiptarëve.
Prandaj komandanti i përgjithshëm i forcave osmane, që ishte vendosur përballë Katllanovës, në malet mbi Veles, e luti edhe njëherë diplomatin anglez Lejardin, që të bisedonte me komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Devish Caren, pasi që vetë Omer pashë Llatasi ishte i bindur se në ato rrethana, shqiptarët kryengritës më së shumti kishin besim te diplomati anglez se sa te pushtetmbajtësit turq.
Kampi i kryengritësve ishte i vendosur pas Grykës së Katllanovës, midis lumit Pçinjë dhe lumit Vardar. Diplomati anglez, prej kampit të ushtrisë turke, pas dy orë udhëtimi, u takua me pararojën shqiptare dhe kërkoi nga ata që ta çojnë deri në shtab, ku ishte i vendosur komandanti i tyre. “Pas një bisede të shkurtër me ta, u bindën se jam diplomat i huaj dhe duhet patjetër të takohem me komandantin shqiptar”. Diplomati anglez vazhdon: “Pasi arrita te vendi i caktuar, kërkova që të shihem në katër sy, për të biseduar me Dervish Caren. Njerëzit e tij me përcjellje më dërguan deri te çadra, ku ndodhej komandanti i tyre. Aty diku pasdite arrita në çadrën e tij, e cila ndodhej në mes të malit pa kurrfarë roje”. Leardi, në shënimet e veta, shkruan: “Udhëheqësi i kryengritjes shqiptare nuk dallonte fare nga kryengritësit e tjerë shqiptarë”. Veshja e tij shumë pak dallonte nga të tjerët, vetëm se kishte një qëndisje të bukur, pushka e tij kishte qëndisje prej argjendi, ndërsa vetë Dervish Care ishte një udhëheqës pa arsimim të lartë, sikurse edhe shokët e tij. Gradat që shiheshin në supet e tyre ishin të emëruara sipas trimërive që kishin treguar, kurse vetë Dervish Care ishte emëruar komandant nga vetë shokët, në bazë të meritave që kishte. Të gjithë njerëzit, në çadrën e tij kishin mikpritje të nivelit të lartë, qëndrimi i tyre ishte krenarë dhe me një gjakftohtësi të çuditshme”. Në përshëndetjen tonë të ngrohët, pasi hëngrëm darkë u ulëm në bar, u mundova ta bindi komandantin shqiptar të heq dorë nga lufta e mëtejme, që të mos vijë deri te gjakderdhja. Dervish Care në mënyrë shumë të butë, para të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, u përgjigj: “Ne kemi vendosur të luftojmë deri në fund dhe mos ta njohim pushtetin Suprem Osman në trevat shqiptare, të mos u nënshtrohemi ligjeve të Tanzimatit dhe se do të luftojmë kundër rekrutimit të shqiptarëve për nizam dhe kurrë nuk do të pranojmë që shqiptarët nga trevat e tyre të dërgohen në vendet aziatike, për të mbrojtur kufijtë e Turqisë. Nëse kjo kërkesë nuk pranohet, ne jemi të gatshëm të luftojmë deri në vdekje”.
Nga kjo që u tha më lart del se kryengritësit kanë kërkuar autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane. Këtë e vërteton edhe shtypi rus, i cili në atë kohë ishte shumë i interesuar për gjendjen në Shqipëri dhe Ballkan. Sipas asaj që shkruan gazeta e Sant Peterburgskie “Vjedomosti”; Udhëheqësit e kryengritjes shqiptare i kanë propozuar komandantit turk, se ata mund t’i dorëzojnë armët, por me kusht që Porta t’u jep atyre të drejta si të Serbisë dhe Greqisë. Nga kjo shihet qartë se kryengritësit kërkuan autonominë e Shqipërisë, siç u kishte njohur grekëve dhe serbëve. (V.Xh).
Lejardi, pos të tjerash, në memoaret e veta shënon: “Bisedova me kryengritësit edhe për qëndrimin e tyre ndaj popullsisë së krishterë, duke ua kujtuar se në Stamboll kanë arritur lajme negative kundrejt shqiptarëve. Ata kanë dërguar mbi 4 mijë ankesa në Stamboll, duke i akuzuar për krime që i kanë bërë mbi popullsinë e krishterë”. Lidhur me këtë, ai shënon: “Krerët kryengritës duke qenë se ishin fyer, me një protestë të ashpër, u përgjigjën: “Asgjë nuk është e vërtetë në ato lajme dhe propaganda që përhapë pala tjetër, të gjitha ato janë shpifje të armiqve sllavë dhe turq, me qëllim që të minimizohen kërkesat tona legjitime para diplomacisë evropiane, për të forcuar bindjen dhe zërin e keq ndaj shqiptarëve”.
Në këto biseda me diplomatin anglez, kryengritësit shqiptarë e kishin bindur atë se asgjë nuk ka të vërtetë nga ato lajme “trishtuese”, që kishin arritur deri në Stamboll. Në fund, diplomati anglez shënon: “Pasi u vërtetova vetë, se gjatë kësaj kryengritje myslimanët dhe të krishterët jetojnë shumë mirë në mes veti dhe kishin marrëdhënie miqësore e posaçërisht nëpër fshatrat e përziera, vështirë mund të dallosh myslimanin nga të krishterët”. Historiografia aktuale maqedonase thotë se në fillim të kryengritjes asaj iu bashkëngjiten edhe disa “maqedonas”, por shumë shpejt ata u larguan nga kryengritësit shqiptarë, ndërsa si pretekst morën sjelljet e këqija të shqiptarëve. Këto të dhëna që dalin nga historiografia maqedonase janë rezultat i pikëpamjeve të dala nga këndi i tyre dhe qëndrimet, duke u munduar që të këqijat t’ua hedhin shqiptarëve, kur deklarojnë se turqit dhe të krishterët kanë qenë në pozitë shumë më të pa lakmuar. Por, sot shtrohet pyetja, në atë kohë kur u zhvillua kryengritja shqiptare, a ka pasur Maqedoni dhe maqedonas, kur dihet se fare nuk ka ekzistuar Maqedonia sllave, as si krahinë. V.Xh.).
Sllavët e krahinës së Maqedonisë, të dirigjuar nga Beogradi dhe Moska, në shkrimet e tyre mundohen ta paraqesin komandantin shqiptar shumë të egër, bile sa shkojnë aq larg sa që komandantin Dervish Caren, me shtabin e tij, tentojnë ta paraqesin si sundim të pa civilizuar. Madje, kinse kryengritësit shqiptarë “bëjnë përdhunime dhe vrasje” kundër të krishterëve, duke mos kursyer as pleqtë dhe fëmijët. Por, pas kësaj propagande qëndronte diplomacia ruse, e cila ishte e interesuar të ngrejë çështjen e sllavëve të Ballkanit, me qëllim që përmes tyre të forconte influencën e vet në Ballkan dhe të sigurojë dalje në Detin Adriatik.
Historiografia maqedonase shkon aq larg sa që përkujton se: ”Mirë u bë që humbën shqiptarët dhe zoti e di se çfarë do të bëhej sikur Dervish Care të kishte mbetur edhe më tutje udhëheqës në Shkup. Ai pasi erdhi këtu e çoi kokën nga të gjitha anët, për të rritur territorin e perandorisë së “çuditshme”. Ky ishte shkaku që turqit dhe sllavët i lëshuan vendet e tyre, duke ikur kah Velesi dhe Prilepi. Sot është për të pyetur këtë opinion, pse kanë pasur kaq frikë nga shqiptarët, pse çlirimin e Shkupit nuk e kanë pritur si çlirim të tyre të përbashkët me shqiptarët. Se si kanë sunduar shqiptarët në pashallëqet e veta dhe gjatë kryengritjes, më së miri na dëshmon prifti Paun nga fshati Nagoriçan, rrethi i Shkupit: “Unë Pauni që kam jetuar në periferi të Shkupit, në fund të viteve 30 të shek. XIX, në Shkup dhe në Pollog ishte shumë qetë. Në mbarë krahinën e pashallarëve shqiptarë zotëronte paqe, rregull dhe një bindje për siguri”.

BETEJA KRYESORE U ZHVILLUA NË KATLLANOVË

Diplomati anglez, pasi nuk arriti të bind kryengritësit shqiptarë, më 17 maj, në mbrëmje, u kthye prapë në taborin e ushtrisë turke, për ta informuar hollësisht Omer pashë Latasin për misionin e tij të pasuksesshëm lidhur me pikat që kishte ra dakord, si dhe për çështjen e rekrutimit që ishte e papranuar për kryengritësit. Pas darkës, dhe bisedave që pata me Omer Pash Latasin, u vendosa në çadrën time që e kisha pranë komandantit turk. Papritmas, pas mesnate, u zgjova nga krismat e pushkëve që gjëmonin si dëshmi “se shqiptarët kishin sulmuar të parët ushtrinë turke, më 18 maj 1844”. Lejardi shënon se shqiptarët numerikisht ishin më shumë, por u mungonte disiplina ushtarake, edhe pse ata ishin të vendosur të luftonin deri në fund. Betejat kanë zgjatur deri më 21 maj 1844.
Më 17 maj, Omer Pasha mori urdhër që të bëjë një manovër të re të sulmit, e mbarështoi ngushticën dhe me një pjesë të ushtrisë u paraqitë përreth fshatrave Konjare Epërme, e Mesme dhe e Poshtme, pastaj u lëshua përgjatë lumit Pçinjë dhe doli me ushtrinë mbi banjën e Katllanovës, ku i përqendroi topat kah kryengritësit dhe urdhëroi ushtrinë të hapte llogore.
Më 18 maj filloi faza e dytë e luftës, betejat u zhvilluan përgjatë luginës të lumit Pçinja deri te banja e Katllanovës, përfshi këtu edhe grykën e lumit Vardar. Ushtria turke ishte e koncentruar në krahun e majtë të lumit Pçinjë, ndërsa kryengritësit në krahun e djathtë. Paraqitja mbi banjën e Katllanovës të ushtrisë turke, ishte thikë prapa shpinës të kryengritësve, ku shumica e luftëtarëve të lirisë, ende ishin në ngushticën e Katllanovës. Në këto rrethana të papritura që ua mbarështoi taktika e papritur e Omer Pashës, i shtyri kryengritësit me të shpejtë të tërhiqen nga pozicionet dhe të kalojnë në krahun e djathtë të lumit Pçinja, për të ndaluar depërtimin e mëtutjeshëm të ushtrisë turke kah Shkupi.
Beteja te banja e Katllanovës filloi menjëherë pas mesnate, të datës 18 maj 1844, midis ushtrisë turke të komanduar nga dy komandantët më të shquar, Omer Pashës dhe Hajredin Pashës, ndërsa në anën tjetër shqiptarët komandoheshin nga shtabi i tyre në krye me Dervish Caren, të koncentruar te Hani i Katllanovës. Shqiptarët u vërsulën me trimëri të pashoq, jo vetëm të ndalin depërtimin e turqve kah Shkupi, por shqiptarët tentuan t’ua marrin edhe armatimin e rëndë në paraditen e 18 majit, por zjarri i topave edhe kësaj radhe ndali hovin e sulmeve shqiptare.
Omer Pasha e kishte rreshtuar ushtrinë në formë katrori dhe nëpër skajet vendosi topat për të gjuajtur matanë urës së prishur, ku ishin koncentruar kryengritësit mbi ujin e ngrohtë të banjës. Komandant të artilerisë turke ishte caktuar Murat pashë Topçiu. Ndërsa Dervish Care ishte vendosur me shtabin e vet pas fshatit Katllanovë, në hanin e fshatit Taor. Kjo grykë midis Velesit dhe Katllanovës, për shkak të fshatit e mbante të njëjtin emër, gryka e Taorit. Gjatë natës, Omer Pasha depërtoi kalorësinë turke nëpër lumë, pastaj edhe këmbësorinë. Ushtrinë dhe topat i vuri në rreth dhe sulmoi ushtrinë vullnetare shqiptare të Dervish Cares. Kryengritësit në fillim patën sukses të dukshëm, duke e rralluar vijën e parë të ushtrisë turke. Por, me angazhimin e fuqishëm të zjarrit të topave u vranë rreshtat e parë të kryengritësve. Kjo i hutoi kryengritësit dhe komandën e tyre. Shqiptarët, edhe pse luftuan me vetëmohim të pashoq, me një moral të lartë patriotik, prapëseprapë nuk mundën ta thyejnë ushtrinë e rregullt osmane. Në këtë betejë tejet të përgjakur, fatin e luftës e vendosi armatimi i rëndë, që e përdori me përpikeni Hajredin Pasha. Ky komandant me gjak të përzier i solli në epërsi turqit, por kjo nuk ishte beteja e fundit. Pas kësaj beteje pasojnë edhe disa të tjera deri në Shkup. Në betejën e Katllanovës pat një numër të madh të vrarësh nga të dyja palët. Këtu kapet rob edhe Komandanti i Përgjithshëm nga Tetova, Dervish agë Poda-Care.
Kryengritësit shqiptarë nuk arritën të thyejnë vijën e parë të frontit turk. Omer Pasha e mbante komandën në duart e veta dhe me një gjakftohtësi komandonte 7000 luftëtarë, kundrejt 8000 kryengritësve. Njësitet e artilerisë turke, në mënyrë shumë të koordinuar gjuanin mbi aradhet sulmuese të kryengritësve. Pati edhe raste që shqiptarët disa topa t’i neutralizojnë duarthatë, ku u dëshmuan disa luftëtarë trima nga Kaçaniku dhe Tetova, të cilët me sulm të hovshëm u hodhën kundër topave. Në veçanti duhet përmendur komandantët e shquar të Dervish Cares: Ismail Batalli dhe Emin Bojana nga Tetova, të cilët duarthatë u hodhën kundër topave, për të ngritur moralin e ushtarëve të tyre. Por, gjithë kjo trimëri e pashoq ishte e kotë kundër gjyleve të topave, ndaj dhe në fund me humbje të mëdha, në mëngjesin e 19 majit, filluan të tërhiqen. Në anën e ushtrisë turke morën pjesë shumë shqiptarë toskë dhe çamë, të udhëhequr nga bejlerët dhe agallarët e tyre. Por, më të njohur kanë qenë feudalët dibranë: Dali beu dhe Shain beu. Në këtë betejë nuk mundën të marrin pjesë qytetarët e Shkupit, pasi ishin të kërcënuar nga komandanti i ri i kalasë, Kuçuk beu, i cili i ktheu topat ka qyteti i Shkupit, edhe pse deri atëherë qytetarët e Shkupit u dhanë një përkrahje të fuqishme kryengritësve.
Dervish Care kur e pa se humbjet do të jenë shumë të mëdha, komandoi zëvendësve të tij që të tërheqin ushtrinë në vise kodrinore, duke u grupuar në njësite më të vogla që t’u ikin predhave nga ajri. Pas disfatës së parë te banja e Katllanovës, sipas kronistëve të kohës, Dervish Care me shokë ka shkuar te komandanti turk që të kërkojë ndërprerjen e luftës. Në ato biseda, ai kapet rob nga komandanti turk, kurse një ditë vonë, më 19 maj, niset për në Selanik, së bashku me 200 udhëheqës të tjerë të luftës. Sipas raportit të Çarls Balantit, Dervish Care u kap rob, ndërsa Emin Xhambazi u vra me 450 vetë të tjerë, ndërsa 200 u zunë rob.
Këtë tërheqje të kryengritësve shqiptarë e shfrytëzoi me dinakëri komanda turke, duke përhapur lajmin se u thyen shqiptarët, ndërsa turqit e fituan luftën moralisht. Ata me të shpejtë kaluan në kundër sulm pas betejës së Katallnovës, ku pati një betejë tejet e përgjakur, ndërsa shqiptarët arritën të sulmonin edhe kampin ku ishte vendosur Omer Pashë Latasi, por pa sukses. Më vonë, beteja u përhap në tërë fushën e Shkupit. Deri në orët e pas ditës të 18 majit, në betejë u vranë mbi 450 shqiptarë, mbi 200 të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa 400 sish u zunë rob, ndër të cilët ishte edhe Emin Xhambazi. Me urdhër të Omer Pashë Lartasit, Emin Xhambazit iu pre koka aty për aty. Numri ushtarëve turq në këtë betejë nuk dihet.
Kjo propagandë lufte u dha ushtarëve turq që të kalojnë në kundër sulm pas betejës së Katllanovës, më vonë lufta u përhap në tërë hapësirën e fushës së Shkupit, por më e madhe ishte pranë fshatit Haraqinë më 20 maj, ku pati shumë të vrarë nga të dyja palët, ku sot edhe kësaj dite në afërsi të këtij fshati ndodhen shumë varreza.
Beteja e fundit u bë në fshatin Creshevë, më 21 maj 1844, pas kësaj beteje Omer pashë Latasi e rrethoi Shkupin nga të gjitha anët. Pasi ende qëndronin forca kryengritëse në Malin e Zi të Shkupit, në mbrëmje hyri në Shkup. Më 22 maj, Omer Pasha ftoi në një takim parinë shqiptare, ku me tradhti i kapi të gjithë, kurse nga ata zgjodhi mbi 200 persona më të njohur, të cilët duarlidhur i nisi për në Selanik.

SHQIPËRIA LINDORE E LIRË DHE AUTONOME GJATË KRYENGRITJES SË DERVISH CARES

Kryengritja e Dervish Cares, e cila fillon me çlirimin e Gostivarit në nëntor të vitit 1843 dhe vazhdon deri në maj të vitit 1844, kur u çlirua e tërë Shqipëria Lindore. Kjo periudhë e lirë e popullit shqiptar zgjati mbi gjashtë muaj, ndërsa kjo ngjarje në historinë tonë kombëtare njihet si periudhë e Shqipërisë së lirë dhe të pavarur, ku ka funksionuar administrata shqiptare. Por, pas disfatës të kryengritësve te beteja e Katllanovës, u rivendos përsëri rendi feudal turk në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore. Me riorganizimin e organeve të pushtetit turk, ata morën masa drastike, me qëllim të frikësimit dhe nënshtrimit të popullatës sa më parë të jetë e mundur. Pushteti turk burgosi dhe internoi me mijëra shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe komandanti Dervish Care. Këta të gjithë, të lidhur, duke ecur në këmbë, janë dërguar për në Selanik, prej nga me anije janë transportuar në Stamboll, për t’i nxjerrë para gjyqit. Duhet përmendur se një numër i madh i tyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, nga lodhja, maltretimi dhe torturat që përjetuan gjatë rrugës, pa ujë dhe pa ushqim mbetën rrugëve, pa arritur në burgjet e Selanikut. Ata që arritën në Stamboll, u shpërndanë në territore të ndryshme të Anadollit, në ato shkretëtira të pa fund, prej nga kurrë më nuk u kthyen në vatrat e tyre, duke i thënë përgjithmonë lamtumirë Shqipërisë. Por duhet theksuar se me këtë nuk përfundoi lufta e ushtrisë turke për rivendosjen e pushtetit në trojet shqiptare. Omer pashë Latasi, pasi u kthye nga Vraja për në Shkup, prej aty u drejtua kah Gryka e Kaçanikut, Ferizajt, për në Prishtinë e Prizren. Në këtë kohë edhe Prishtina ishte ngritur në këmbë, për të përkrahur kryengritësit që luftonin kundër reformave të Tanzimatit. Rezistenca shqiptare në Pejë, Prizren, Gjakovë, ka zgjatur deri kah mesi i vitit 1845. Kjo rezistencë gjithë shqiptare ruajti në esencë karakterin autokton të vetëvendosjes deri te kërkesa e plotë për njohje të autonomisë në kuadër të perandorisë turke, në të gjithë trevat e Shqipërisë Etnike që përfshinte shumicën e popullatës shqiptare.
Kjo kryengritje, edhe pse në fillim nisi në Pollog, aty kah fundi i vitit 1843, mori karakter gjithëkombëtar nga mesi i vitit 1844, e cila mbaroi me rezistencën e fundit të qyteteve të Kosovës, aty nga fundi i vitit 1845. Këtë kryengritje dhe karakterin e saj për çlirim nacional e bashkim kombëtar, më së miri e përshkruan konsulli rus në Manastir. Konsulli rus për kryengritjen e Dervish Cares thotë: Dervish Care ishte një i afërm i Havzi Pashës. Kjo ngjarje ka ndodhur në tokën e gegëve, siç e quan konsulli rus “Gegalik”, tokë fqinje me sllavët. Në fillim të vitit 1840, tre vëllezërit kanë sunduar në tërë Shqipërinë në mënyrë të pavarur. Ky udhëheqës shqiptar e futi nën sundimin e tij tërë tokën e Gegërisë, ishte një komandant i ashpër dhe e shpalli veten sundues të Shqipërisë në vitin 1844. Gjatë sundimit të tij u çliruan të gjithë qytetet shqiptare të Gegërisë, përveç Manastirit, Velesit e Prilepit.

GJYKIMI I DERVISH CARES DHE JEHONA E KRYENGRITJES NË DIPLOMACINË EVROPIANE

Për Dervish Caren ka pasur interesim të madh edhe nga diplomacia evropiane, kurse një ndër to më të interesuar kanë qenë franceze dhe angleze. Konsulli anglez kur e përshkruan komandantin shqiptar, Dervish Caren, thotë: “Kur kuptuam se Dervish Care i lidhur kishte arritur në Selanik, dola dhe e pashë me sytë e mi. Ai dukej një burrë i lartë, përafërsisht i moshës 50 vjeçare, në fytyrë dukej i ashpër dhe fare nuk buzëqeshte”. Por edhe në bazë të të dhënave që kam për kohën e sundimit të tij në Gostivar, si zëvendës i Xheladin Beut, ai prej vitit 1841 njihet si njeri që ka mbajtur rend dhe rregull në Gostivar, Tetovë dhe Shkup.
Gjatë sundimit të vet, Xheladin Beu, ka qenë i pavendosur në disa momente kyçe për aplikimin e ligjit dhe të rendit në Pashallëk, pasi që pashait më tepër i ka interesuar jeta luksoze, sesa kujdesi për qeverisjen dhe zhvillimin e pashallëkut. Në këto raste të pa qarta të qeverisjes së tij, të gjitha detyrat i kryente vetë Dervish Care, si ndihmës i tij. Në gjykimin e tij në Stamboll, sipas raporteve të konsullit anglez, Dervish Care në mënyrë lakonike përgjigjet para trupit gjykues, kur ka qenë i pyetur se kush e kishte shtyrë të çojë popullatën shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Ai përgjigjet: “Mos e merrni në qafë askënd, të gjithë janë të pafajshëm, kam qenë vetë ai që e kam filluar luftën nga Gostivari, e deri në betejën e Katllanovës, prandaj duhet të më dënoni vetëm mua, të tjerët janë të pafajshëm”. Në këtë gjykim, gjyqi dënoi edhe 28 të tjerë me vdekje, por më vonë Sulltani, me ferman të veçantë uli dënimet me vdekje dhe ua ktheu me burg të përjetshëm. Por mbi 300 bashkëluftëtarë të Dervish Cares mbetën edhe më tutje në internim, disa nga ata kurrë nuk arritën të kthehen në vendlindje, vdiqën në burgjet e Stambollit.
Kryengritja e Dervish Cares e tronditi deri në themel Perandorinë Osmane, kurse administrata e saj gati në tërësi u shpartallua në tërë qytetet shqiptare, e në veçanti në Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë e deri në Preshevë dhe Vrajë. Diplomacinë evropiane, këto ngjarje që ndodhën midis Ballkanit, shqetësuan pa masë, mirëpo ajo më së shumti ishte e interesuar të ruante status-quon në Ballkan se sa të pranonte ndryshimet e reja. Prandaj, ajo asnjëherë, në asnjë çast, nuk mori në mbrojtje popullin shqiptar dhe kërkesat e tij. Ndërsa diplomacia ruse tregonte për ngjarje dhe ndodhi, të cilat fare nuk i takonin popullit shqiptar si popull i robëruar, së bashku me popujt e tjerë që banonin në këto troje. Me gjithë atë, diplomacia ruse tentonte që nëpërmjet internacionalizmit të këtij problemi, të ngrejë çështjen e sllavëve të Ballkanit, që nëpërmes tyre ajo të forconte influencën e vet. Kjo ishte politika permanente e saj, që t’i afrohet Detit Adriatik. Prandaj, ajo përmes diplomatëve evropianë, kërkonte me të shpejtë të intervenohet, që sa më parë të shuhej kjo kryengritje pastër shqiptare. Diplomacia ruse e dëshironte me çdo kusht disfatën e kryengritësve shqiptarë. Për Rusinë dhe diplomacinë e saj, ishin të papranuara kërkesat e luftës së popullit shqiptar për çlirim nacional dhe formimin e shtetit etnik shqiptar midis Ballkanit.
Kjo kryengritje ishte e përgjithshme, me karakter pastër shqiptar. Në këtë kryengritje, më herët apo më vonë, u bashkëngjitën të gjitha shtresat popullore shqiptare, për të luftuar reformat e Tanzimatit, që rrezikonte interesat kombëtare shqiptare. Në krye të kësaj kryengritjeje ishin shtresat e mesme dhe të ulëta popullore. Për këtë arsye, kjo kryengritje mori epitetin e Lëvizjes Nacional- çlirimtare. Kjo kryengritje ka pasur edhe karakter gjithë popullor, për arsye se në këtë kryengritje morën pjesë të gjithë shqiptarët që patën mundësi të mbajnë armë dhe u nisën në luftë, për të çliruar tokat e veta të robëruara nga sundimi dhe administrata turke, e cila kohët e fundit po përpiqej me forma të llojllojshme të asimilojë popullin shqiptar, duke i trajtuar ata si popullatë turke. Prandaj, ajo përmes reformave të Tanzimatit, do të mundohet t’i shpërngul nga trevat e tyre autoktone.
Pasojat në këtë kryengritje ishin shumë të mëdha. Pas shuarjes së kryengritjes u likuiduan të gjithë krerët shqiptarë që kishin influencë në popull, ku një pjesë e madhe e tyre nga të gjitha qytetet shqiptare u internuan, kurse popullsia e pafajshme iu nënshtrua haraçeve të ndryshme që i lypte me forcë ushtria turke. Pra, strategjia e sundimit turk kundër popullatës shqiptare ishte permanente, ajo vazhdonte me likuidimin e krerëve shqiptarë, siç bëri edhe në Vilajetin e Manastirit në vitin 1830, kur likuidoi mbi 500 krerë të zgjedhur të popullit shqiptar që donin lirinë e popullit të vet.
Kryengritja e Dervish Cares ishte kryengritje e përgjithshme dhe e para kryengritje që përfshiu mbi 70% të krahinave të banuara me popullatë shqiptare. Kjo rezistencë gjithëshqiptare ruajti në esencë karakterin autokton të kërkesave shqiptare për vetëvendosje, deri në kërkesën e plotë për çlirim nacional. Historiografia shqiptare nuk ia ka dhënë peshën e merituar që ka kjo kryengritje popullore në historinë tonë kombëtare, bile mund të themi se edhe e ka injoruar. Edhe pse kjo kryengritje nisi në Pollog, aty kah fundi i vitit 1843, mori karakter mbarëkombëtar gjatë vitit 1844 dhe mbaroi me rezistencën e fundit të qyteteve veriore të Kosovës, aty kah fundi i vitit 1845.
Kjo kryengritje, në bazë të rrjedhave të saj, mund të konsiderohet pastër si kryengritja e parë fshatare, pasi në këtë lëvizje nuk pati udhëheqës nga lartë, por ata dolën nga vetë populli. Prandaj, kjo kryengritje e pastër fshatare duhet të hyjë në histori si kryengritje më e madhe e shqiptarëve midis Ballkanit e më gjerë, e ngjashme me atë të Matija Gubecit në Kroaci. V.Xh..

UDHËHEQËSIT SHQIPËRISË LINDORE PARASHTRUAN
KËRKESA PËR AUTONOMINË E SHQIPËRISË

Kryengritja e Dervish Cares nuk duhet shikuar veçmas, por në kuadër të të gjitha kryengritjeve të mëparshme shqiptare, duke filluar madje nga luftërat e Skënderbeut në shekullin XV-të. Fakt është se shqiptarët gjatë gjithë periudhës osmane kishin ruajtur shumë të fuqishme fisnikërinë e vet, siç ishin familjet Kastrioti, Muzaka, Dukagjini, pastaj udhëheqësit si Ali pashë Janina, Mustafa pashë Shkodrani e të tjerë, që gëzonin autoritet te bashkëvendësit e tyre dhe që ishin shpesh të pavarur ose gjysmë të varur, me një fare autonomie të brendshme. Po ashtu, është fakt se gjatë gjithë kësaj periudhe, shqiptarët ishin të organizuar në fise, bajraqe e klane, që kishin njëfarë kohezioni në popull. Nuk duhet nënçmuar e mënjanuar as bektashizmin, i cili në këtë kohë ishte tejet i zhvilluar, që u bë fe e tretë në Shqipëri dhe që si mbindërtim e ideologji ishte shpesh në opozitë të ashpër me islamin, duke zhvilluar edhe ndjenjën për autonomi të veçantë. Këta tre faktorë ndikuan pozitivisht për ruajtjen dhe zhvillimin e ndjenjës për diçka të veçantë që i largonte nga Perandoria Osmane, kundër së cilës ngriheshin shpesh në luftë për autonomi. Ata, këtë frymë kryengritëse e kultivonin dhe e bartnin në radhët e gjeneratave më të reja, duke idealizuar në kohë të njëjtë e në radhë të parë doktrinën e luftës dhe taktikën e të Madhit Skënderbe.
Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se shqiptarët në Perandorinë Osmane trajtoheshin si popull i robëruar dhe ata që ishin ortodoks ishin të detyruar të mësonin greqisht, ndërsa myslimanët turqisht dhe arabisht, kurse shqiptarët katolikë italisht, pa u njohur me gjuhën shqipe. Me gjithë pengesat që pati gjuha jonë në shkollat e huaja që u hapën në tërë Shqipërinë Etnike, shqipja për shqiptarët në komunikimin reciprok ishte dhe mbeti absolutisht e para, pasi gjuha ishte edhe porosi familjare e nënave shqiptare: “Mos e harro gjuhën e nënës”. Po ashtu, në ngritjen e vetëdijes kombëtare ndikuan edhe faktorë të tjerë, ku në mesin e shekullit XIX, ndihej gjithnjë më shumë depërtimi i elementeve kapitaliste në mbarë Shqipërinë, e posaçërisht në vendet bregdetare (limanet tona), që ndikoi në paraqitjen e klasës qytetare dhe të inteligjencies, si dhe paraqitjet tendencioze të Serbisë dhe Greqisë së pavarur që ndikuan shumë mbi vetëdijen shqiptare. Këto rrethana të reja në Ballkan shkaktuan dukurinë dhe kristalizimin e ideve për autonomi edhe të Shqipërisë, që do të ngelte edhe më tutje vasale ndaj sulltanit. Gjatë kryengritjes së Dervish Cares, një gazetë e përditshme në Peterburg shkruante: ”Prijësit e kryengritjes e kanë lajmëruar komandantin e fuqive osmane se do t’i dorëzonin armët, por me kusht që edhe atyre t’u jepen të drejta të ngjashme me serbët”. Po ashtu, edhe shtypi rumun, duke i përcjellë ngjarjet në Shqipëri, flet për preokupimet e shqiptarëve për çlirim acional e kombëtar të tyre.
Këtë fakt e kumton edhe konsulli austriak në Shkodër, Ippen, i cili thotë: “Kryengritësit shqiptarë kërkonin autonomi të posaçme për Shqipërinë, të ngjashme me atë të Serbisë, pra që t’u jepeshin të drejta si gëzonte principata serbe në atë kohë. Konsulli francez në Selanik, Griz, mendonte se Shqipëria trajtohet më shumë si vend i pushtuar se si provincë e perandorisë, banorët e së cilës qenkan në përleshje me pushtetin, prandaj kërkuan njëfarë autonomie të ngjashme me serbët.
Por siç dihet kjo kryengritje e madhe shqiptare nuk është përkrahur fare nga bashkëvendësit sllavë. Ata jo që nuk e përkrahën këtë kryengritje shqiptare, por shpifnin te Sulltani lloj-lloj trillimesh duke kërkuar që kjo kryengritje e udhëhequr nga Dervish Cara me krerët e saj shqiptarë të shuhej sa më parë. Poashtu edhe historiografia maqedonase gjatë kohë ka manipuluar me origjinën e tij se edhe komandanti i shquar i Kryengritjes Shqiptare Dervish Cara, “është me prejardhje sllave–myslimane”, pasi familja e tij ka jetuar në fshatin Urviçë.
Të dhënat dhe dokumentet historike flasin ndryshe se Devish Cara ishte udhëheqësi i kryengritjes më të madhe shqiptare. Këtë e vërteton edhe fakti se ai, së bashku me luftëtarët shqiptarë të këtyre trojeve e ka çliruar tërë territorin shqiptar deri në Veles. Pra, të gjitha qytetet shqiptare të krahinës së sotme të Maqedonisë në vijën mbi Kumanovë me qytetet: Qustendil, Stracin–Katllanovë. Prandaj ky ka vepruar edhe ushtarakisht për çlirimin e tokave shqiptare deri në Veles; ka luftuar deri aty ku shtrihen kufijtë e Shqipërisë Etnike.
Kjo kryengritje shqiptare, edhe pse nisi në pjesën e Shqipërisë Lindore aty kah fundi i vitit 1843, mori karakter gjithëkombëtar dhe mbaroi me rezistencën e fundit të qyteteve të Shqipërisë Veriore kah fundi i vitit 1845. Kryengritja e Dervish Cares ishte kryengritja më e madhe shqiptare në kohën e Tanzimatit. Kjo kryengritje vuri themelet e saj drejt autonomisë së Shqipërisë, në luftë për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo kryengritje u hapi rrugën shqiptarëve dhe krerëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare drejt autonomisë së Shqipërisë dhe parapërgatiti konditat për mbajtjen e Lidhjes së Parë Shqiptare në vitin 1878 në Prizren.

Muslims who Saved the Lives of Jews

$
0
0

By Michael Curtis/
The horrors committed by evil people during the Holocaust are well known and documented. Less well known are the merciful deeds performed by good people during the years of World War II. Among the least known of these decent individual are the Muslims in Albania who saved Jews. The screening in October 2014 of a filmBESA: The Promise, directed by Rachel Goslins, with music by Philip Glass, is a welcome reminder of this minor but significant segment of Albanian history, in which a small number of Muslims protected Jews from Nazi Germany.
The film portrays a number of compelling and moving stories. It is based on the book BESA, written by Norman H. Gershman, a Jewish American who narrates and is the central figure in the film. Over a five-year period he collected stories and photographed members of Albanian families who acted in a compassionate way during the war years. The story remained largely unknown during the almost 50-year period after the war while Albania was controlled by the Communist regime known as the Socialist People’s Republic from 1944 to 1991. During those five decades, displays of religion were banned in what was an inhumane and brutal regime, and contacts with the outside world, especially Israel, were forbidden.
Albania is a small country rarely making news though it is a member of NATO and the Organization for Security and Cooperation in Europe, and since June 2014 has candidate status for membership in the European Union. As a result of its defeats in the Balkan Wars in 1912, the Ottoman Empire lost control of the Albanian area it had long ruled. Following the Ottoman defeat, Albania began its efforts to become an independent country in 1912. After the end of World War I it was accepted in 1920 as an independent state based on a common language, though its borders were not internationally recognized until 1926, and it was also recognized as a member of the League of Nations.
Albania was invaded by Fascist Italy in April 1939. Jews were not allowed to leave the country and a concentration camp was established in Kavaje, but Italy did not comply with the German Nazi demands to hand over all Jews. After the armistice of September 8, 1943 between Italy and the Allies, German forces invaded and occupied Albania. The Nazis ordered all Jews there to register but Albanians would not give the Germans any list of Jews. The Albanians did not collaborate. On the contrary, in the face of grave reprisals for their behavior, they helped Jews to evade the Nazis and sheltered them in their own homes. They gave the Jews false documentation, allowing them to mingle in public, and forged passports for them.
In only two cases were Jews captured by the Gestapo and deported to Bergen-Belsen. Albanian border police allowed Jews to enter the country without asking questions. The Righteous persons gave Muslim clothes to Jewish women to help them evade Nazi checkpoints. They took Jews to Albanian ports and helped them escape the country.
The hatred of Jews on the part of the Mufti of Jerusalem is well known, along with his eager approval of the extermination of Jews in Europe and in Iraq, his raising of an SS Muslim Division in Bosnia, and his association with Heinrich Himmler and other leaders in Nazi Germany. BESA tells a different and compelling story of Muslim behavior. The book and the film document the participation of some Christians but mostly it was compassionate and kind Albanian Muslims (Sunni Muslims make up about 58 per cent of the population) who sheltered Jews who had fled to their country to escape from the Nazis.
At the beginning of World War II about 200 Jews lived on Albania, mostly in the towns of Korce and Pristina. During the war more than 2000 Jews sought refuge in the country. BESA is the account of the hospitality of Albanians towards them. The Albanian word “BESA” apparently means faith or keep the promise. It is a code of honor, an ethical code entailing an obligation to provide help. It entails hospitality, providing food and shelter to those in distress. By tradition it is a collective agreement to show kindness to and to save people in trouble.
The story deserves to be better known. The Albanians sheltered the refugee Jews or assisted in arranging transport to Italy. The dramatic outcome was the fact that 1800 Jews were alive in Albania at the end of the war. The dramatic result is that there were eleven times more Jews in the country at the end of the war than at the beginning. In comparative terms it was the only European country in which more Jews existed at the end than at the beginning of the war.
A comparison with some European countries can highlight the extraordinary behavior of the Albanians. In Poland, 90 per cent of its 3.3 million Jews perished; in Germany 88 per cent of 240,000; in Slovakia 83 per cent of 90,000; in Greece 77 per cent of 70,000; in Hungary 70 per cent of 650,000. Even in the neighboring Kosovo area more than 600 Jews were killed. Only Denmark where less than 1 per cent of its 8,000 Jews were murdered can compare with the record of Albania.
After the dissolution of the Albanian Communist regime in 1991 and the creation of Albania as a parliamentary regime the truth became more widely known. Consequently, Vad Yashem, the World Center for Holocaust Research, in Jerusalem, that has honored 25,000 from 49 countries, since February 1995 has recognized 70 Albanians as Righteous among the Nations.
Photographs and the narrative in the film BESA portray the heroism of the Righteous Albanians. In the main they were simple people who did non-simple things. The film is organized around a series of conversations, often highly emotional, told mostly through their descendants. Jewish survivors tell of their gratitude to their Muslin rescuers.
The central story is a moving one, ultimately joyful, recounted by a man named Rexhep Hoxha, an owner of a toy store. He is the son of one of the Righteous, and was engaged in a search for 15 years, that took him to Bulgaria and Israel, to carry out the obligation of his father. His father had protected a Jewish family and carefully preserved three Hebrew books entrusted to him by the family until they could reclaim them. He had passed the torch of kindness, the return of the books, to his son, symbolic of dedication to the next generation. After considerable effort, the son finally located the Jewish man who had been saved by his family. In a meaningful and emotional encounter for both men the meeting took place in an apartment in Israel where Hoxha fulfilled the promise to his father to return the three books. They turned out to be a complete Torah.
What is compelling in this complex narrative is the modesty as well as the enormous courage of the Albanians who risked their lives for BESA. In a poor country, perhaps the poorest in Europe, the Righteous Muslim individuals did what they thought was right and passed on the promises they had made to their children. At this moment when the Islamic State in Iraq and Syria is exhibited repugnant brutality and evil, BESA is an inspiring story of Muslim heroes who opposed inhumane terrorism and treasured human life.

Shtypi i huaj për Shqipërinë, Mars viti 1953

$
0
0

Materiali i botuar më poshtë është i përcjellur tekstualisht siç është marr nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, me Dosje 290, viti 1953, nga faqja 1-3, “ Citate nga shtypi i huaj për Shqipërinë gjatë Muajit Mars 1953./
Shkroi: Leonora Laçi /
Disa nga mediat botërore të kohës si ato Angleze, Italiane, Franceze apo dhe shtypi Jugosllav e Grek, i kanë dhënë një hapësirë të veçantë ngjarjeve në Shqipëri. Ndjekja me interesë të madh të zhvillimeve në Shqipërinë komuniste vinte për disa arsye, nga njëra anë vdekja e liderit Sovjetik Stalinit u prit me dhimbje nga Enver Hoxha qe e kishte idhull, dhe tashmë ishte vënë në pikëpyetje si do ishin raportet Shqipëri-Bashkim Sovjetik. Por dhe për një arsye mjaft të rëndësishme, sepse kishte disa kohë që nën Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë” ishin ndërmarr hapa për destabilizimin, dhe krijimin e turbullirave në Shqipërinë komunsite, ku dërgoheshin nga ajri dhe nga deti, ushtarët e lirisë që sterviteshin në Myhni të Gjermanisë nën “Kompanin 4000”. - Gazeta Engleze“ Daily Mail” datë 7 Mars 1953, në një lajm me burim nga Beogradi me titull “ Trupat Shqiptare nuk janë në levizje” shkruan: “… Njësira t’ushtrisë, Policis dhe të Partisë Komunsite në Shqipëri kanë qënë t’angazhuara kundër veprimtarisë së shtuar të guerriljeve që erdhi në vazhdim të vdekjes së Stalinit, thonë lajmet që mbërrijnë këtu…” E përjavëshmja “Sunday Times” datë 8 Mars 1953, në një lajm me burim gjithashtu nga Beogradi me titull “ Kryengritje të guerileve në Shqipëri, shkruan: “… Vdekja e Zotit Stalin, ka qënë sinjali për kryengritje gueriljesh në Shqipëri, me të voglit por me të rëndësishmit satelit, nga ana strategjike të Rusis Sovjetike n’Adriatik. Qeveria e Titos është duke ndjekur me kujdes ngjarjet në Shqipëri e cila ndahet nga pjesa e tjetër e imperatoris Sovjetike prej Jugosllavisë. Besohet e mundshme që ndonjë udhëheqës i gueriljeve ose i komunistëve pro Tito të marr fuqi në dorë dhe të kërkojë të bashkohet me bllokun e ri Jugosllav-Greko-Turk…” “… Rregjimi kukull i Gjeneral Hoxhës e mban nën kontroll këtë vend të vogël me madhësi të barabartë me Welles, vetem me përkrahjen e trupave të pajisur mirë Ruse, të cilat çmohen në 20.000 vetë. Interesi kryesor i Rusisë në Shqipëri është bregdeti i saj mbi Adriatik me bazë navale dhe strehim nëndetesesh…” -“The Times” datë 7 Mars në një lajm të korespondentit të saj në Beograd, shkruan: “… Agjensia Zyrtare Jugosllave e Lajmeve “Tanjug” duke u mbështetur në lajme t’ardhura nga Tirana, flet për veprimtari të shtuar të gueriljeve në Shqipërinë e Veriut, ku përfshihen edhe banda t’arratisurish pas lajmit të sëmundjes së Zotit Stalin. Turbullirat me të mëdha thuhet se po ndeshen në Rrethet e Shkodrës, Kukësit, Kolgecaj dhe Pukës. “The Daily Mail” datë 13 Mars 1953 botonte një lajm me burim nga Athina ku thuhet: “ Ceta partizane janë aktive kundër Kryeminstrit të Shqipërisë Komuniste Enver Hoxhës, sipas lajmeve nga Kostoria(Kosturi), një qytet i vogël Grek afër kufirit Shqiptar. Partizanët kanë hyrë në shumë katunde dhe thuhet se janë pritur në mënyrë të përzemert nga fshatarët. Pretendohet se Policia ka arrestuar prindërit e partizanëve dhe i ka torturuar ata për të nxjerr tregime…” - Gazeta Angleze“ The Daily Telegraph” datë 13 Mars 1953 në një lajm me burim nga Parisi shkruan: “… Në Shqipëri ku sipas vronjëtueseve, gjendja është aq e rënd sa që Enver Hoxha dhe rregjimi i tij lekundën nga turbullira më e vogël, duken tani shënjat e lëvizjes së disa njësive të ushtrisë shqiptare n’afërsi të kufijve Jugosllave…” - Gazeta Franceze “Le Monde” datë 17 Mars në një artikull me titull ” A thua se ka pasur një puç antikomunist në Shqipëri? –shkruan: “… Eshtë jashtëzakonisht vështirë të marrësh informata të denja për besim mbi Shqipërinë. Asnjë agjenci perendimore e shtypit nuk ka korespondent në Tiranë, ku të dy diplomatët “borgjez” Ministrat e Francës dhe Italisë, jetojnë pak a shumë t’izoluar nga bota e jashtme dhe pa asnjë kontakt me udhëheqësit ose popullaten e vendit. Dihet megjithë atë se që nga seizma e Titos, rregjimi mbahet në këmbë vetem nepërmjet metodave të terrorit dhe se anarkia mbreteron në shumë pjesë të Republikës së vogël. “… Në Romë është krijuar bindja se Marshalli Tito i cili disponon agjentë të shërbimit të tij sekret në atë vend, do të tentojë shpejtë a vonë t’organizojë një grusht shteti në Tiranë. Rrethet Ushtarake Italiane e njoftojnë këtë prespektivë pa asnjë optimizëm mbassi preket ekuilibri i tanishëm i Adriatikut. N’Athinë flitet me fjalë të mbuluara për një Shqipëri të coptuar në zona influence Greke dhe Jugosllave. “… Situata e Shqipërisë në brendësinë e bllokut Sovjetik është jashtëzakonisht delikate dhe në rast se ekziston ndonjë satelit që ka shanc për t’u shkëputur pa luftë nga kontrolli i Kremlinit, kjo është Shqipëria”. - Gazeta Italiane “Il Corriere Mercantile” datë 12 Mars 1953, në një lajm me burim Vjenen me titull “ Një kryengritje në Tiranë” shkruan: “… Trupat Shqiptare të dërguara në kufirin veriorë të Shqipërisë për të shtypur guerriljet, kanë refuzuar të luftojnë. Një pjesë e oficerëve u kanë dhënë kryengritësve armë e pajisje. Të tjerë janë dorëzuar në rojet kufitare Jugosllave. Pas zhdukjes së Stalinit, Qeveria e Tiranës duket se e ka humbur kontrollin e situatës e veçanërisht në krahinat e Veriut. Emigrante politik Shqiptar në Jugosllavi thonë se gjëndja në Shqipëri mund të përmbyset para se të vij behari”. - Gazeta Angleze “ The Daily Express” datë 6 Mars 1953, në një lajm nga Beogradi me titull “ Tankset e Titos në kufi”, shkruan: “… Marshall Tito dërgoi sonte një divizion të blinduar drejt kufirit shqiptar. Lajmet nga kufiri thonë se një lëvizje e fshehtë anti-komuniste është duke bërë përpjekje të përmbysë rregjimin pro rus të diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri…” - Gazeta “Laurore” datë 9 Mars 1953, duke komentuar vizitën e Titos në Londër dhe problemet që do bisedoj si me Churchillin, në lidhje me Shqipërinë, shkruan: “… Ndërmjet problemeve Ballkanike, problemi Shqiptar do të tërheqë në mënyrë të veçantë vemendjen e Titos, Churchillit dhe Eden’it. Situata n’atë vend vazhdon të jetë e turbullt dhe dihet se Jugosllavët njëlloj si Greket kanë shumë dëshirë që t’a shikojnë të zhduket rregjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e bëri Shqipërinë një krye ure Sovjetike në bazë t’Adriatikut…” - Gazeta Italiane “Il Popolo di Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull me titull “Dorë të Lirë Marshall Tito në Shqipëri në shkëmbim të një tërheqjeje në tokën e Lirë të Triestes” shkruan ndër të tjera: “… Eden, me fjalë të tjera, mendon t’a zgjidh problemin e tokës së lirë të Triestes duke i premtuar Marshall Titos dashamirësinë e Britanis së Madhe karshi synimeve Jugosllave mbi Shqipërinë por me kusht që ai të marr parasysh pretendimet Italiane mbi Triesten…” -Gazeta Italiane“ Il Secolo D’Italia” datë 14 Mars 1953 në një lajm nga Beogradi me titull “Titoja do të kërkoj në Londër rrugë të lirë në Shqipëri”, shkruan: “…Autoritetet Politike Jugosllave nuk i fshehin qëllimet e udhëtimit të Titos në Londër. Ata mund të përmblidhen në tri pika themelore: I- Përfundimi i një akordi politik me Britanin e Madhe në bazë të të cilit Britani e Madhe do të garantoj drejtëpërdrejt Jugosllavinë nga çdo aggression eventual të BS ose të satelitëve të tij. II- Përcaktimi i situatës Shqiptare. Do të jetë fjala për zonën “B” të tokës së Lirë të Triestës…” III- Rregullimi i çështjes Shqiptare do të trajtohet në substance duke i dhënë rrugë të lirë Titos për të përmbys rregjimin komunist në këtë vend dhe për aneksimin virtual të Shqipërisë nga Jugosllavia. Kuptohet mirë, në dëmin e Italisë gjithmonë…” Gazeta “Il Tempo Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull informative me burim nga Parisi dhe me titull “ Braktisja e Shqipërisë në projektet e Malenkovit” shkruan ndër të tjera: “… Zërat e shpërndara këto ditët e kaluara mbi gjëndjen e mbrëndhsme në Shqipëri, vazhdojnë të jenë objekt komentesh nga ana e shtypit Francës. Nga një vend i pa caktuar i kufirit Shqiptar, një i dërguar i posaçëm i gazetës “France Soir” telegrafon se në Tiranë vdesin urie dhe se populli e urren rregjimin, se sheshet e katundeve janë bërë vend për varje njerëzish dhe se çdo dite më të rënë muzgu, fillojnë pushkatimet”.


13 TETOR 1943: ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN…

$
0
0

Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste…/
Ne Foto: Avionët bombardues të Aleatëve: 13 Tetor 1943, mbi Tiranë/
Nga Fritz RADOVANI/
503 qytetarë Shqiptarë të vramë në orën 13:13’…me lugë në gojë, dhe asnjë ushtar gjerman! Viti 1943, data 13, ora 13.13’, aeroplanët britanikë qëndruen 13 min., mbi qiellin e Tiranës… Vetëm bombe binin e plasnin nder shtëpijat tona…
E PSE ? ! – Me porosi të kujt u krye ai bombardim mbi qytetarët e thjeshtë? Një detyrë “humane” e plotësueme me paramendim të plotë! E mira e kujt ishin këta varre e shkatërrime masive me mija të vramë të qytetarëve Shqiptarë, të pasueme në Prizren 28-29 Qershor 1944, Pejë 13 Gusht 1944, Mitrovicë 1 e 2 Shtator 1944, me bombardime nga të njëjtët aeroplanë “aleatë” britanikë? Askush nuk e ndjeu veten fajtor!
E PSE ? – Askush nuk foli per këte krim të shemtuem tash 71 vjetë!..
Duhej terrorizue Kryeqyteti i Shqipnisë antikomuniste e antisllave, Tirana!
Anglo – amerikanët, “aleatët” e diktatorit Stalin, vrasin pamëshirë Shqiptarët antishovenistë sllavë, se mbas vitit 1941 pothuej të gjitha Trojet tona Shqiptare, u kishin dalë doret komshijëve barbar shekullor. Duheshin shkelë nga thundrat sllavokomuniste e bolshevike, “aleatë” të kriminelit Stalin. Kjo tragjedi e pashembullt në histori ndaj një Populli rreth 2 miljon banorë, u konsiderue madje edhe me termin “çlirim”, ndonse në të vertetë ata “aleatë” ishin që po na çonin në grykë të vorrit, me luftën civile që kishin organizue në Shqipninë e Jugut me partizanët “trima” të Enver Hoxhës, veglat e shituna dhe tradhëtare tek sllavokomunistët jugosllavë të “druzhe” Titos.
Me 29 Nandor 1944, gjermanët e fundit ikin nga Shkodra dhe Shqipnia pushtohet nga komunistët terroristë, zbatuesit besnikë të qeverisjes së shovenistëve jugosllavë… Një nga krimet ma të shemtueme të Historisë së turpëshme të Luftës së Dytë Botnore. Asht i pari Shtet në Europë, Shqipnia, që pushtohet nga tradhëtarët e shitun tek sllavët… per mos me fitue kurrë Lirinë, per të cilën gënjenin e mashtronin Shqiptarët “aleatët” e Stalinit. Paralitiku Rusvelt, ulun brij Stalinit në Jalta, zgerdhihej kur miljona njerëz të Europës Lindore po robnoheshin nga një diktaturë tjeter edhe ma barbare, shfarosëse dhe shkombtarizuese, nga diktatura sovjetike staliniste!
E PSE ? – Shqipnia kishte edhe një Flamur të Gjergj Kastriotit! Duhej shue ky Shtet që per 25 vjetë u ba mburojë e Europës Perëndimore… Duhej fshij nga harta…
E aq asht e vertetë kjo, sa kur u bisedue në Jalta per Ballkanin, As Rusvelti, as Stalini e as Çërçilli, “nuk e dinin” se po firmonin pushtimin e Shqipnisë nga jugosllavët e Titos, dhe se Shqipnia, nuk do të njihej kurrë si shtet Europjan! E kush prej tyne e zuni me gojë Emnin e nderuem Shqipni?! – Asnjeni! As “këshilltarët” anglezë të Enverit!
E PSE ? – Pa kalue as dy muej nga dita e zezë e kësaj robnije të re, në fillimin e Janarit 1945, mu në Kelmendin e robnuem tē Dedë Gjo’ Lulit, tue i shkue tinzash mbas shpine krimineli Mehmet Shehu, si zakonisht shkonin partizanët “trima”, bashkë me rrebelat jugosllavë të Titos, rrethuen Trimin e Atyne Maleve Prekë Calin, tradhëtisht e prenë në besë…dhe vranë mbi 118 Burra të Malësisë, tue i tretë nder prroje e prroska të gjithë trupat e tyne, i plaçkitën kullat e bagëtitë dhe ua dogjën edhe magjet e bukës…
Me 13 Tetor 1943 mbetëm pa prindë! E kur “hyne këta”…siç thonte Populli, një valë e re vrasjesh filloi në Shkoder… Mbas Don Lazer Shantojës në Tiranë, vritet edhe Don Ndre Zadeja! Vetem në shtëpinë time u arrestuen dy dajat Paulini e Mikel Pjeter Prennushi, dhe na u shtetizue edhe shtëpia. Tre jetimë pa Babë, nuk kishim asnjë burim jetese. Në vitin 1946, në shkurt vdiq edhe gjyshi Pjeter Prennushi. Në nandor u arrestue edhe At Mati Prennushi, axha i Nanës sime, i cili u pushkatue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit. Në vitin 1947 arrestohet në Tiranë Imzot Vinçenc Prennushi, kushrini i Nanës… Po në vitin 1948 arrestohet edhe vllau i Nanës, Don Kolec Prennushi…e kur vazhdonin mbi trupin e Tij torturat, vdes në Mars të 1949 Imz. Vinçenci, në burgun e Durrësit… E pa kalue një vit, në maji 1950 arrestohet vllau im Alfonsi, kur ishte maturant në gjimnazin e Shkodres. Ndersa në korrik të 1950, vdes nga torturat e katilëve të sigurimit të shtetit edhe kleriku i fundit i Atij fisi Don Kolec Prennushi…Daja im. Nana ime shkonte e vinte me sofratasa në dorë nga një derë burgu në tjetrën, e shpesh, ngjante që nga frika se mos i thonë: “Shko se e ke trupin e Tij…tue u qelbë në Zallin e Kirit…” na çonte né, me marrë strajcat e teshave të mbushuna me morra e danga gjaku nga plagët e torturave…
Po sa familje në gjithë Shkodrën ishin nën terror e frikë si né?
E PSE ? – Se Shkodra Martire duhej të errej në darkë tue ua shperthye dyertë e shtëpijave agjentët e sigurimit… dhe, tue ua vue prangat Shkodranëve antikomunistë…
Ndërsa, në mengjes heret, në orën 4 e deri në 5 pa dalë endè drita, né duhet të zgjoheshim nga krizmat e automatikëve që shprazeshin mbi gjokset e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten e vet, vetëm pse deshtën një Shqipni të Lirë e Demokratike Europjane!
Na bombarduen, na vranë… na robnuen, na sollën pushtimin komunist, hapën edhe 26 hetuesi e burgje, i mbushën me Shkodranë e Burra të Maleve e fushave të Veriut, i torturuen dhe i shpërftyruen, i detyruen me firmue procese fallso, i shkatrruen familjet dhe trojet e Tyne, i masakruen nder kampe pune e shfarosje, ua interrnuen edhe njerzit e shtëpisë nder këneta e male pa streh mbi kokë… Plot 47 vjetë robni e terror…
E PSE ? – Urdhnat e kujt u zbatuen atëherë gjatë luftës me krye ata krime?
Pllake fallco e vendosun në Tiranë në 2003 !
Në vitin 2003 për të fsheh prap ato krime, në kryqzmin e rrugëve tek Ministria e Arsimit u vendos një pllakë mermeri sa e pavërtetë po aq fyese mbi të cilën shkruhet: “Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 humbën jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. – Nga qytetarët e Tiranës në 60 vjetorin e rënies”.
E PSE ? – Sepse vazhdon mashtrimi dhe mosdënimi i krimeve komuniste!
E mbasi nuk mbeti asgja veç kujtimit të Atyne Atdhetarëve që shumica nuk kanë as varre dhe asnjë Shenjë tek koka… Nga komunizmi në Shqipni…
Mësuem se: Terrorin mbi Popullin Shqiptar e filluen me 13 Tetor 1943 “Aleatët”!

Melbourne, Tetor 2014.

Sllovenet festojne 2000 vjetorin e qytetit Emona të themeluar nga Ilirët në Lubjanën e sotme!

$
0
0

Shkruan Asllan Dibrani/
Ne Foto: Pamje e skemave te realizuara për ritualet kulturore e para majtas në Ulpianë -Kosove, ndërsa e dyta djathtas në qytetin Emona – Lubjanë, shumë identike edhe në pamje njëra në Kosovë u vërtetua ilire ndërsa tjetrën e quajnë akoma romake sipas avazit trashëgues të popujve të vegjël!?…Lind pyetja ku janë qeveritarët , ku janë historianët dhe studiuesit shqiptar që rrinë aq indiferent ndaj kapitalit historik që posedojmë ne shqiptarët???… /
Lubjanë në vitin 2014 po feston 2000 vjetorin i Emona, (Lubjanës), e cila është me rëndësi të madhe për historinë e këtij qyteti, po edhe ma gjerë . Lubjana si djepi i ish Emonas me këtë rast dukshëm, shihet se do të ketë një ngjarje me përmbajtje dhe vlera arkeologjike nga qytetërimi paraprak “Emona” si një kulture e kohës romake jo e studiuar mire nga e cila edhe vet studiuesit po ngelin në gjysmë studimesh , apo dëfinimesh në deshifrimin e saktë të vlerësimit nga se shenjat dhe faktet po dalin se sipas mbishkrimeve në gjuhën latine ishin Ilirët qe lanë gjurmët e veta në tërë gadishullin ballkanik.
Kërkimet arkeologjike në dy vitet e fundit në Sheshin e Kongresit, dhe rrugë për rreth si në “Njegoševa” në “Prule” dhe të qarku i tregut kryesor kanë sjellë shumë njohuri të reja rreth Lubjanës apo Emones si qytet i themeluar nga Ilirët. Kryesore në zbulimin e fundit flasin varrezat, pllakat dhe gurët e fshehur deri me tani nën dheun qe po gërmohet nga Epoka e Hekurit dhe mesjeta. Historia e shtrembëruar mbi te kaluarën mijëvjeçare. Janë zbuluar dy llogore gjashtë metra të thellë, nëntë puse, shumë armë, qeramikë, stoli qelqi dhe mbetjet e shumta nga periudhat e asaj kohe .
Kjo është vetëm një nga zbulimet e habitshme që beri buje neper konferencat për shtyp, nga e cila edhe Muzeu i Lubjanës ka hapur ekspozitë enkas mbi arkeologjinë bazike të kohës ilire por e shtrembëruar dhe sot përfolët ma shumë si romake . Drejtori i Institutit Blaz Peršin ka thëne se shumica e zbulimeve të reja arkeologjike me ato të viteve të mëparshme llogariten ekspozimet më të rëndësishme në vitin 2014, në Lubjanë që po festohet në 2000 vjetorin i qytetit “Emona”.
Sipas shkrimeve ajo kishte një popullsi prej 5,000 deri në 6,000 banor , kryesisht tregtarët dhe zejtarët, duke përfshirë një numër të zyrtarëve të qeverisë dhe veteranët e luftës. Rrugët e saj janë të shtruara, htëpitëjanë ndërtuar nga tullat, dhe të lidhur me sistemin e kanalizimit publik. Dekadat e migrimit të madh të popujve nga lëvizjet e tyre të qytetit lanë gjurmët e ndryshme . Paraardhësit dhe vendbaoret dëshmuan dhe nuk ka kurrë edhe një dëshmi që i vlerëson ndryshe, por te gjitha gjurmët e këtyre vlerave qojnë nga ilirishtja trashëgimtare që jemi vetëm ne shqiptarët. Janë aneksuar vlerat ilire sipas interesave të pushtuesve në rastin konkret nga romakët. Sllovenët si popull mbërriti në territorin e Lubjanës aktuale në fund të shekullit të 6-të dhe filloi ndërtimin e një zgjidhje nën strehë të sigurt të kodrës se pranishme të kështjellës ku gradualisht u shndërrua në një qytet mesjetar.
Muret e tyre ishin suvatuar dhe pikturuar në ngjyra të ndryshme, dhe dyshemetë e tyre të mbuluara me mozaikë. Emona ishte, ndër të tjera, një qendër e rëndësishme e hershme e krishterë me një tregti të lulëzuar.
Emona një i qytet i hershem tregon strukturën urbane të qytetit, zhvillimin e saj, marrëdhëniet brenda kolonisë mes të ardhurve romake dhe banorët vendas . Ekspozita gjithashtu ekspozon trashëgiminë e Emona-së,nga e cila gjithashtu mori një vlere enciklopedike sipas prezantimi të tij në ekspozitën e përgatitur në Muzeun e Lubjanës .Muzeu ka dhuruar 46 fotografi të historisë antike të Lubjanës së sotme.
Po ashtu vepruan edhe Osmanet përfituan nga shqiptaret deri me alfabet dhe himnin kombëtar të Turqisë moderne !!! Se fundit një gjë të tillë e bënë edhe sllavët mbi vlerat arkeologjike mbi kishat tona shqiptare në Kosovë e sotme qe Kishat tona i shndërruan në serbe dhe përpiqen qe mbi to te ndërtoje të kaluarën e rrejshme historike .
-Dëshmitë ma të fuqishme ju sjell edhe nga krahasimi i zbulimit të kishës ma të vjetër në botë në Kosovë qe isha këto dite në vizite . Ju sjell fotot dhe mund të krahasohen shumë lehtë se janë identike sidomos varri ku është ekspozuar ne Lubjanën e sotme dhe zbulimet që u bënë në vitin 2014, në ketë e kishë marramendëse në vlerat për shqiptaret . Po të vazhdojnë këto studime dhe gërmime dalëngadalë do të bien poshtë e gjithë historia e rrejshme nga të huajt qe kurrë shqiptaret nuk e kane shkruar as sot e kësaj dite historinë e vet.
Tetor 2014 Lubjanë-Slloveni

KORÇA,200 VJET QËNDRESË PËRBALLË PRESIONIT TË KISHËS DHE SHKOLLËS GREKE PËR GREQIZIMIN E SAJ

$
0
0

Perse Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korçës Fotis Kallpidhis?
Nga Arben Llalla/
Qyteti i Korçës gjithnjë ka qenë nën presionet e Greqisë për greqizmin e saj me anë të kishës dhe shkollave greke të cilat mundohen të krijoj një minoritet artificial që para 200 vitesh. Lufta e ashpër është zhvilluar midis patriotëve shqiptar dhe strukturave kishtare dhe shtetërore greke. Kjo luftë nuk ka kursyer shumë figura të larta shqiptare dhe greke, luftë e cila në një formë më klasike zhvillohet edhe sot.
Një ngjarje ende e pa zbardhur mirë nga historianët shqiptar është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis i cili nënrrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet.
Vrasja e Mitropolitit të Korçës Foti Kallpidhis më 9 Shtator 1906, erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905.
Gjithnjë është shkruar se Mitropolit Fotin e vrau çeta e Bajo Topullit, por pa përmendur asnjë emër. Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, Mars 1908. Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Mitropolitin grek.
Në kujtimet e tij Eqerem Bej Vlora shkruan se çetat e Spiro Kosturit dhe e Spiro Bellkamenit vrasin Mitropolitin Fotis e klerik të tjerë antishqiptar.
Studiuesi dhe shkrimtari grek, Tasos Kondojanidhis, shkruan se Mitropolitin e Korçës, Fotin e vrau Spiro Kosturi.
Gjatë kërkimeve të mia nxora përfundimit se Tasos Kondojanidhis ka të drejtë në tezën e tij se Mitropolit Fotis Kallpidhin e ka vrarë Spiro Kosturi. Këtë tezë e mbështesë edhe unë në bazë të ngjarjeve që u zhvilluan pas vrasjes së Mitropolitit grek dhe të disa të dhënave që gjeta gjatë kërkimeve në lidhje me këtë ngjarje.
Mihal Grameno në një shkrim të botuar në gazetën Drita të Sofjes, më 1 Shkur 1908, shkruan se Spiro Kosturin e vranë grekët sepse ata mendonin se familja Kosturi ka gisht në vrasjen e Mitropolitit. Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtet i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj.
Mitropolitin Fotis, nuk e vranë shqiptarët mysliman, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptar të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël. Korçarët e vranë atë, për greqizmin e shqiptarëve duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoj Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.
Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis renditet në historigrafinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespën, Korça, Pogradeci.
Kush është Foti Kallpidhis
Mitropolit Foti Kallpidhis ka lindur më 1865 në Çakrak- Giresun, të Turqisë, afër kufirit me Gjeorgjinë dhe Armenin. Foti Kallpidhi i përket grupit ortodoksë të Azisë së Vogël, ata identifikohen si ortodoksë Pondios. (tradiat, zakohet, veshjet dhe ana antropologjike e pondiove është më afër sllavëve të Azisë së Vogël dhe osmanëve se sa evropianëve, dhe më larg me grekët antik). Familja e tij ishte shumë e varfër dhe e dërgoj për të mësuar në shkollën fetare. Kallpidhis i ngjit shpejtë shkallët e karrierës duke zënë poste të rëndësishme në Patriarkanën e Stambollit të cilit i besoj detyra të rëndësishme. Në vitin 1897, ai caktohet një nga drejtuesit kryesorë të revistës javore “EKKLISIASTIKI ALITHEIA” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambollit.
Në Maj të 1902, Foti Kallpidhis u caktua Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe i Përmetit. Ai filloj aktivitetin për greqizimin e ortodoksëve shqiptar ashtu si shumë klerikë të tjerë. Fotis Kallpidhis financojë hapjen e disa shkollave greke në Prefekturën e Korçës ku mësonin fëmijët shqiptar. Për këto veprime Mitropolit Foti mori lëvdata edhe nga shteti grek. Në përfundim të vitit shkollor më 1905, Konsulli grek i Manastirit në ndarjen e diplomave të nxënësve shqiptar që ndiqnin shkollën greke të Korçës e mbylli fjalimin e tij përshëndetës me fjalët: “Ky është greqizmi i pastër! Rroftë Korça greke”! (ka mundësi që ky konsull të ketë qenë Stamatios Kuzes Pezas, sepse ai lëvizte shumë në fshatrat shqiptar ato vite nga Follorina-Korçë)
Në Qershor të vitit 1905, Mitropoliti Fotis i shpëtoj një atentati në fshatin Plasë. Pas këtij atentati ai i kërkoj autoriteteve turke që ta ruanin, por shqiptarët kishin vendosur ta vrisnin. Në fillim të Shtatorit të vitit 1906, rrugës për në fshatin Bradvicë, Spiro Kosturi vret Mitropolitin Fotis Kallpaidhis. (Bradvica i përket Komunës së Hoçishtit).

Greqia dhe Patriarkana e Stambollit kërkojnë gjetjen e vrasësit të Mitropolitit
Revistës javore “EKKLISIASTIKI ALITHEIA” (E Vërteta Kishtare), organ zyrtar i Patriarkanës së Stambolli, i kushtoj vëmendje të veçantë vrasjes dhe figurës së Mitropolitit Fotis Kallpidhis. Në numrin e 16 Shtatorit, 1906, shkruhet një faqe për vrasjen dhe biografinë e tij. Lajme rreth vrasjes, meshën që mbajti në Korçë Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli për nder të Mitropolitit të vrarë Fotis dhe shqiptarëve që akuzoheshin për këtë vrasje u botuan në disa numra të revistës në fjalë.
Fjalimin gjatë ceremonisë së varrimit të Foti Kallpidhit e mbajti Mitropoliti i Kosturit, Germanos Kravangjeli i cili u betuar se do ti gjende vrasësit e klerikut grek. Mitropoliti Karavangjelis hapët shprehu para besimtarëve shqiptar se misioni i Mitropolit Fotit për përhapjen e greqizmit do të vazhdojë sepse gjaku u derdh për çlirimin e Greqisë. (Grekët, Korçën e kanë quajtur dhe e quajnë tokë të tyre). Në përfundim të fjalës ai mallkoj shqiptarët dhe vrasësit.
Mitropoliti Germanos Karavangjeli kishte raporte shumë të mira me qeveritarët turq dhe u angazhua personalisht për të gjetur vrasësit e Foti Kallpidhit. Mitropoliti Karavangjeli kishte patur shumë lidhje të ngushta me Kallpidhis. Ata kishin qenë shokë klase gjatë studimeve dhe midis tyre ruhej një lidhje e fortë miqësie, Foti Kallpidhis dhe Karavangjeli i përkisnin grupit të ortodoksëve Pondios, nga Azia e Vogël.
Mitropoliti i Kosturit, Germanos Karavangjeli, kur gjendej në vështirësi kërkonte ndihmën e ushtrisë turke. Më 1903, turqit vranë komitin bullgar Lazar Poptrajkov i cili ishte nga fshatrat bullgar të Kosturit. Karavangjeli ua kërkoj trupin e tij turqve dhe pasi i preu kokën e mbante në zyrën e tij si triumf ndaj luftës bullgaro-greke të viteve 1904-1908.
Më 11 nëntor, 1906, dy grek vranë në Selanik Spiro Kosturin si i akuzuari kryesor për vrasjen e Mitropolit Fotit. Grekët nuk u mjaftuan vetëm me këtë vrasje, ata vranë edhe Kostaq Kosturin. Pas disa ditësh qeveria turke arrestojë babanë dhe vëllezërit e Spiros. Këto veprime ishin bërë në bashkëpunim me Mitropolitin e Kosturit, Karavangjelin dhe qeveritarëve turq kundra patriotëve shqiptar. Gazeta Drita e Sofjes më 26 Shkurt 1907, botonte një artikull të bujshëm i redaksisë me titull “Pse grekët vranë Spiro Kosturin?, “Ç’bëri qeveria barbare, ç’duhet të bëjnë shqiptarët? Pas shumë presioneve nga mediat shqiptare dhe pagesës që paguan shoqatat patriotike, qeveria turke për mungesë provash i lirojë nga paraburgimi Jovan Kosturin dhe dy djemtë e tij.(Ne Foto:Spiro Kosturi)

KONTRIBUTI I PROF. ALI VISHKOS NË PROFILIZIMIN E SHËN HIERONIMIT SI PEDAGOG

$
0
0

Nga Avzi Mustafa/
Emri dhe veprat e Prof. Ali Vishkos zënë një vend të merituar në historiografinë dhe kulturën tonë kombëtare. Në veprimtarinë e tij shkencore ai ka publikuar punime të ndryshme shkencore, shumica e të cilëve i takojnë sferës së historisë së popullit shqiptar. Në punimet e tij historiografike, autori trajton aspekte të ndryshme mbi zhvillimin e Rilindjes Kombëtare, sidomos në ndriçimin e disa figurave të lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë kuadër, me interes janë botimet mbi Kongreset e ABC-së shqipe, studimet mbi Harabati Baba Teqen, trajtuar edhe nga aspekti historik dhe kulturor, si dhe punime të tjera, nga të cilat një pjesë janë ende në dorëshkrime.
Prof. Ali Vishko me veprat e botuara dhe të pabotuara na dëshmon se posedonte njohuri të thella faktografike. Për këtë, në veçanti i ndihmonte dhe njohja e disa gjuhëve të huaja, si osmanishtja, italishtja etj. Gati të gjitha punimet e këtij historiani iu referohen dokumenteve arkivore të proveniencave të ndryshme, dhe për rrjedhojë ato janë një kontribut i rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjeve dhe fenomeneve konkrete historike.
Prof. Aliu pati në qendër të vëmendjes edhe qytetërimin ilir, sidomos veprimtarinë e atyre mendimtarëve të mëdhenj ilirë që i dhanë kontribut qytetërimit evropian e botëror. Në këtë kuadër, me vlerë të dalluar është edhe vepra “Letërsia e kohës Ilire – Shën Hieronimi”, ‹1› e botuar në vitin 2009. Kjo është një vepër që hedh poshtë mendimet e pabaza të disa historianëve sllavë për rolin e një veprimtari të shquar si Shën Hironimit ose, siç e quan prof. Aliu, “eruditi i madh ilir i penës dhe i dijes evropiane” ‹2›.. Në të vërtetë, në fillim kjo vepër u nis si një reagim ndaj një akademiku serb me emrin Jovan Deretiq, i cili trumbetonte në gazeta dhe mediume elektronike “se një Papë me emrin Damas nga Portugalia – gjoja Euzobija (e ka fjalën për Hieronimin) i ka shkruar Papës në gjuhën serbe dhe kjo ishte dëshmi se ai ka folur gjuhën serbe. “Euzobie ka shkruar me shkronja serbe, që sot gabimisht quhet “qirilicë”, ndërsa në kohën e tij është quajtur “bukvica” Ky shkrim, thotë akademiku, ishte shkrimi standard serb me disa ndryshime”‹3›.
“… dummodo uno corde, unoque symbolo simul cum Bohemis, Polonis, Dalmatis, ceteroque illyricis populis (qui a me in brevi Dissertatione has enumerate sunt) laudent Dominum nostrum.”‹4›.
Ky artikull ishte botuar në javoren “Danas”. Prof. Aliu e kishte lexuar dhe në margjinat e revistës kishe shënuar diçka. Në fakt, ky shkrim ishte botuar pas vitit 1981, kur filluan kryqëzatat ndaj shqiptarëve, me çka politika e serbomadhe e Beogradit dëshironte ta mjegullojë historinë dhe t’i përvetësojë kulturat e tjera, duke kërkuar që t’i nxjerrë shqiptarët jo si pasardhës të ilirëve, por si një popull pa kulturë, primitivë dhe të ardhur nga Lindja.
Këtyre marrëzive me plot guxim iu kundërvu prof. Ali Vishko. Ky intelektual e punëtor i palodhur ia filloi punës duke mbledhur libra, revista, gazeta e enciklopedi njësoj siç e citon punën e Qamil Veqilharxhit, kur ai punonte në librin “Mendime filozofike”, i cili në parathënien kishte shkruar:
“Janë mbledhur nëpër këndimet,
Siç mbledh zogu thërrimet”
Po kështu edhe profesori Ali Vishko veproi duke shfletuar mbi 130 zëra bibliografikë në gjuhë të ndryshme. Ashtu siç ishte i qetë nga natyra, korrekt dhe me plot profesionalizëm, ai ia doli në krye që ta mbarojë studimin, duke e botuar së pari si fejton në gazetën “Flaka” – nga 5 korriku i vitit 2002, me titull: “Krijuesit shqiptarë që i kontribuuan qytetërimit botëror – krijimtaria e letërsisë së epokës ilire – Shën Hieronimi”, kurse si monografi u botua në vitin 2009.
Në këtë monografi, që ka karakter poliedrik, filozofik, letrar, fetar, pedagogjik e historik, Prof. Aliu iu qas këtij dijetari dhe përkthyesi ilir, i cili iu rrek punës përkthimit të Biblës nga hebraishtja në gjuhën latine, ndërsa Kisha e pranoi pa hezitim përkthimin e Librit të Shenjtë me emrin“Vulgata”. Dhe, kështu, me të drejtë Hieronimi konsiderohet si një ndër intelektualët me të ndritur të racës ilire të epokës romake.
Në kapitullin e katërt të kësaj monografie Prof. Ali Vishko i kushton një vend të merituar veprimtarisë pedagogjike të Shën Hieronimit. Duke kërkuar të dhëna nga enciklopeditë, si dhe botime të ndryshme, ai na jep të dhëna interesante nga jeta dhe veprimtaria e këtij dijetari. Shën Hieronimi rridhte nga një familje e shkolluar. Në vendlindje nga i ati i mori mësimet fillestare, pastaj shkoi në Romë, për të studiuar filozofinë, retorikën e gramatikën. Pastaj gati 20 vjet bëri udhëtime në shumë vende të Evropës, si në Gali, Greqi, por edhe në Lindje, në Palestinë. Ndërkaq disa vjet qëndroi në Jerusalem, ku e mësoi gjuhën hebraike .
Në vitet 380 në Romë e ushtroi veprimtarinë edukative-arsimore si mësues feje. Në Romë, në kodrën Aventin, në shtëpinë e zonjës aristokrate Marcella, ai hapi një shkollë për edukimin e murgeshave të klasës aristokrate për ngjalljen e dashurisë hyjnore. Në këtë shkollë mësimet i ndiqte edhe vajza e zonjës, e cila lejoi që në shtëpinë e saj të hapet shkolla. Hireonimi, pas disa viteve, e braktisi Romën dhe u vendos në Bethlehem, ku themeloi një manastir dhe një shkollë për burra, “kryesisht për studime biblike”‹5›.
Me inteligjencën si dhe me përvojën që kishte fituar gjatë studimeve, por edhe me kontaktet e, sidomos, komentet, kritikat dhe udhëzimet e predikimet biblike, Shën Hieronimi e kishte fituar famën e njërët ndër më të diturit në Evropë. Ai kishte fituar një formim të thellë e të plotë, që më vonë në punën e tij edukative-arsimore të ecë në përmasa të çuditshme në rrafshin intelektual, ku ishte e pamundur që një personalitet i këtillë i modeluar mbi Krishtin të mos ketë respekt dhe sukses në arritjen e synimeve të tij. Fama e tij e madhe erdhi vetëm pas dy viteve qëkur ishte shuguruar si prift. Peshkopi Paulin i Antiohisë e ftoi Hieronimin ta marrë detyrën e këshilltarit në Koncilin e Konstantinopojës ‹6›. kurse me vonë papa i Damasit e ftoi si sekretar në selinë e Papatit
Gjithë puna e tij ishte orientuar kry‹7› esisht në edukimin fetar të krishterë dhe në përgatitjen e klerikëve për të shërbyer në kishat e ndryshme të Perandorisë Romake. I ndikuar nga oratoria e filozofit Ciceron dhe nga fjalimet e tij, Hieronimin e kuptoi se ato fjalë ishin bindëse, sepse te çdo i ri Fjala duhej të bëhej forcë tërheqëse. Po kështu edhe Shën Hieronimi dëshironte që besimtarët e tij t’i ngrejë në kulmin e besimit e të dashurisë ndaj besimit të krishterë dhe të edukatës morale sipas kanunit të besimit katolik nëpërmjet forcës së fjalës. Ky pedagog me fjalën dhe me shkrimet e tij dëshironte ta zgjojë dashurinë e vërtetë ndaj Jezu Krishtit, një dashuri e cila nxiste në aktivitet, vepër, punë dhe sakrificë.
Prof. Aliu për këtë dijetar nuk ndalet vetëm që të na tregoj punën e tij si përkthyes i Biblës ose si themelues i shkollave, por na e zbardh atë edhe si didakt, i cili me punën e tij si ligjërues i lëndëve fetare në manastirin e Bethlehemit na tregon edhe format e punës së tij në procesin mësimor. Ky pedagog e mësues i devotshëm e ngre procesin edukativo-mësimor fetar nga aspekti metodik në një nivel më të lartë. Këtu është me rëndësi të përmendim se në ligjëratat e tij si forma mësimore përdorte ligjërimin ngushëllues, atë të nënshtrimit e të përkuljes dhe formën e devocionit”. ‹8›
Dashuria ndaj Krijuesit, sipas Hieronimit, buron nga frika, dashuria dhe respekti. Dhe, e tërë puna e tij mbështetej në përpjekje që nxënësit ta fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë e Krijuesit. Ata të cilët ndejnë dashuri, frikë e respekt, sipas metodës së nënshtrimit, fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë. Të gjithë ata që kanë frikë nga Zoti dhe ndjejnë respekt ndaj Tij, gjithsesi do të tregojnë ndjeshmëri dhe do t’i zbatojnë urdhërat e tij.
Nëpërmjet fjalës magjike që e posedonte, Hieronimi nga besimtarët e krishterë kërkonte nënshtrim, robërim, përkulje, frikësim dhe këtë e kërkonte nëpërmjet karakterizimit të ndejave të kënaqësisë, egos e dëshirës, duke e shikuar veten secili nga procesi i bindjes.
Njeriu bindet ndaj Krijuesit aq sa e njeh dhe sa e do me të gjitha cilësitë e Tij. Sa më shumë që bindemi ndaj urdhrave të Tij, kjo shkon në të mirën tonë. Për t’i formuar këto cilësi te nxënësit e tij në shkollë, Hieronimi zbatonte ushtrimet shpirtërore, që ishin një hap shumë i madh në procesin mësimor në shkollat e atëhershme. Të gjitha ushtrimet shpirtërore ishin rigoroze, ashtu që nxënësit i angazhonte me tërë trupin, zemrën dhe mendjen e tyre në drejtim të devocionit për të ardhur kështu deri te vullneti i lirë, ku me “fuqitë e veta intelektuale dhe shpirtërore mund të arrijnë shpëtimin ose shëlbimin dhe lumturinë e tyre”‹9›
Me qenë se nuk janë përkthyer të gjitha veprat në gjuhë shqipe, ne nuk mund të që hyjmë më thellë që të flasim mbi aspektin e tij pedagogjik, por një gjë është e ditur – se përvoja e tij, si dhe metodat, të cilat i përdorte në procesin mësimor u përdorën si metoda bazë në pedagogjinë Inacijane në shkollat jezuite.
Kontributi i Ali Vishkos është një shembull frymëzimi për të gjithë brezin e ri, për formimin e tyre me traditat e shquara të kombit shqiptar.
Interesimi i Ali Vishkos për figurën e Hieronimit në suazat historiko-letrare, është interesim për vetveten dhe për kulturën tonë. Edhe sot ilirët, siç shprehet Aleksandër Stipçeviq, “janë brenda nesh.” ‹10›
Referencat:
Shën Hieronimi rrjedh nga një familje ilire. Është i lindur në vitin 345 në Stridon të Dalmacisë. Këto të dhëna Shën Hireonimi i jep në veprën “De viris ilustribus liber…”(CXXXI), ku përveç të tjerash shkruan: “Unë Hieronimi, i biri i Esusebit, nga qyteti Stridon,i cili dikur gjendej në kufi mes Dalamacisë e Panonisë dhe që e shkatërruan nga gotët deri në këtë vit (393) dhe pikërisht më të 14–tin vit të sundimit të perandorisë Teodos, shkrova këto letra….” (Visko, f. 42)
2.Letërsia e kohës Ilire – Shën Hieronimi. , Tetovë, 2009.
3..www.istorijabalkana.yuku.com/
4.A. Vishko, pa aty, f, 53
5.Po aty, f. 18
6.A. Vishko, f, 53
7.Po aty, f. 47
8. Po aty, f. 54
9. Po aty, f.47
10.. Buzhala, P.10 Tetor, 2011 , Prishtina press, lexuar ne takimet e Gjeçovit, 1997)) (Për këtë ilir të dhëna na jep edhe Daniel Gazulli, në zemrën shqiptare).

KUSH E VRAU MUSTAFA GJINISHIN ?

$
0
0

(Me rastin e 70-vjetorit të vrasjes)/
Nga Uran Butka/
Mustafa Gjinishi është një personalitet i shquar dhe i veçantë i së majtës progresiste shqiptare në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ai u bë i tillë si rrjedhojë e traditës atdhetare e demokratike të trevës së Peqinit dhe të familjes Gjinishi, produkt i kohës, i cilësive dhe e vullnetit të tij të pazakonshmëm. Familja Gjinishi ndikoi në formimin e Mustafait të ri. Babai i tij, Ademi, mori pjesë aktive në ngritjen e Flamurit kombëtar më 26 nëntor 1912 në Peqin. Ai qe delegat i Peqinit në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 dhe mbështetës i krahut demokrat. U vra nga njerëzit e Shefqet Vërlacit në vitin 1923. Në diturinë e Mustafait ndikoi veçanërisht daja i tij, Mahmud Kaziu, nënprefekt i Peqinit dhe firmëtar i Pavarësisë më 1912, si dhe vëllai i madh, Rexhepi, që ndiqte mësimet në Liceun frances të Korçës. Vetë Mustafai ndoqi mësimet e mesme në Shkollën teknike Amerikane në Tiranë në vitet 1924-1930, në profilin e arsimit, por ai shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Drejtori Harri Fuls e vlerësonte shumë, jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera, por edhe për karakterin, pjekurinë, diturinë ( qysh në shkollë zotëronte disa gjuhë: anglisht, gjermanisht frëngjisht, italisht etj) dhe idetë perëndimore. Ai e quante Mustafanë “studentin me koncepte si në Perëndim”.
Studenti Gjinishi u bë mendja dhe shpirti i revistës “Laboremus”, ku botoi edhe përkthimin e tij në anglisht të “Lahutës së Malcis” te Gjergj Fishtës dhe vlerësimet për të. “Ashtu si Anglia është krenare për Bajronin, Miltonin dhe Shekspirin, Gjermania për Gëten e Shilerin, Italia për Danten e Virgjilin, Spanja për Servantesin .., ashtu është edhe Shqipëria krenare për Gjergj Fishtën”( Rev. Laboremus, korrik 1929).
Gjithashtu, si drejtues i klubit të letërsisë së shkollës, Mustafai inicioi edhe botimin e revistës letrare e shkencore “Shekulli XX”, ku shkruan edhe penat e Mid’hat Frashërit, Skënder Luarasit, Tajar Zavalanit etj. Pas mbarimit të shkollës teknike, çeli në Tiranë një librari me literaturë përparimtare, po ashtu edhe në Kavajë, si edhe botonte shkrime të thukta në gazetat e revistat opozitare “Bota e Re”, “ABC”, “Jeta dhe kultura”, “Rilindja” “Flaka “, “Besa” etj
Ra në kontakt me idetë komuniste , në modë në atë kohë dhe me mbartësit e tyre: Hasan Reçin, Demir Godellin, Riza Cerovën, Petro Markon etj, si edhe bashkëpunoi me ta si opozitar. Dënohet dy herë me burg për motive politike, mandej, kur ishte në burg, dënohet me vdekje përpjesëmarrje në kryengritjen e Fierit, 1935, dënim që iu kthye me burgim të përjetshëm. Mustafai u përgjigj: Unë kam dhjetë muaj në burg, ku nuk është e mundur të hysh në marrëveshje me kërkënd jashtë. Kërkoj pafajësinë!” ( AQSH, f.257, d.17/3) Edhe në burg, gjen mundësinë e studimit. “Kohën e shkoj duke lexue e mësue” i shkruante motrës Xhemile. U lirua në vitin 1938.
Mustafai nuk e pranoi pushtimin fashist të Shqipërisë, mori pjesë në demostratat e para të prillit 1939 dhe mandej u arratis në jugosllavi bashkë me Myslim Pezën, Haxhi Lleshin, Mustafa Kaçaçin, Hamit Shijakun etj. Atje ata ra në kontakt me Drejtorinë e Veprimeve të Aleatëve, SOE dhe atasheun britanik Xhuliano Emer, që organizuan një grup prej mëse 300 antifashistësh, dhe me në krye baritanikun Oklli Hill, hynë në Shqipëri, prill 1941, për të nxitur kryengritjen antifashiste . Është për t’u theksuar se ky projekt ishte një koalicion forcash, që përbëhej nga krahu i djathtë (Abaz Kupi), qendra ( Gani Kryeziu) dhe krahu i majtë (Mustafa Gjinishi). ( Shih: Xh, Emer, Bijtë e Shqipes, Londër 1949 )
Pikërisht në këtë kohë nis veprimi politik i Mustafa Gjinishit për realizimin e kryengritjes së përgjithshme në Shqipëri, në bashkëpunim me gjithë forcat antifashiste dhe e kordinuar me aleatët perëndimorë.
Vendosja e M.Gjinishit në Pezë, ishte e rëndësishme. Peza ishte bërë vatra kryesore e luftës antifashiste. Nuk është e rastit që në mars të vitit 1941, italianët organizuan një operacion ushtarak ndëshkimor në zonën e Pezës. Çeta nacionaliste e Myslim Pezës vepronte në Shqipërinë e Mesme, ku vepronin edhe çetat nacionaliste të Ismail Petrelës dhe Shyqyri Pezës, vëllait të Myslimit. Mustafai u bë komisar i çetës së Pezës dhe kjo u inkuadrua në Lëvizjen NÇ. Komandanti Myslim Peza e donte si djalin e vet Mustafanë, madje e dhe Xhemilja u bë partizane e ksaj çete, si edhe mjaft peqinas të tjerë. Një nga aksionet e çetës ishte edhe lirimi i të burgosurve politikë nga burgjet e kampet e internimit. Në këtë vështrim duhet parë edhe lirimi prej Mustafait nga kampi i internimit i malazezit komunist Miladin Popoviç, i cili ia shpërbleu më vonë duke i ngrënë kokën. Aksione të tjera kundër italianëve bëri çeta në Peqin, Kavajë, Pezë, Shijak etj. Mustafai luftoi trimërisht edhe kundër pushtuesve italianë, edhe atyre gjermanë, madje në betejën e Arbanës kundër gjermanëve, u plagos në krah.
Po aksioni i madh politik i Mustafa Gjinishit dhe i Koço Tashkos është organizimi i Konferencës së Pezës, 16 shtator 1942. Ishin idetë e Mustafait për një front të përbashkët antifashist dhe bashkëpunimin me nacionalistët në luftën për çlirim. Enver Hoxha ishte ende figurë e dorës së dytë ( mora një pusullë nga Miladini, ku më thoshte të lajmëroja filanin e filanin se do të bënim konferencë. Kur shkova në Pezë, qenë përgatitur referatet…Unë dola të lexoja atë referat, por që ta mbroj tezën jo”- rrëfen E.Hoxha), ndërsa vetë Miladini qëndronte jashtë shtëpisë ku u zhvillua konferenca, ndërkohë që M.Kaçaçi, R. Çitaku dhe H. Lleshi ndërhynë që Miladini të mund të hynte brenda si dëgjues. ( AQSH, f.14 d.5, v.1942).
Është meritë e M.Gjinishit që në këtë konferencë të PKSH, të merrnin pjesë si individë edhe nacionalistë, të ftuar e miq të Mustafait si Abaz Kupi, Ismail Petrela, Azis Çami, Baba Faja, Ndoc Çobo, Ramazan Jarani, Skender Muço, Halim Begeja, Xhemal Herri etj, duke i dhënë konferencës ngjyra pluralizmi politik. Ajo zgjodhi Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm NÇ, me kryetar Kamber Qafëmollën dhe sekretar Mustafa Gjinishin, dhe të përbërë prej 8 vetësh: tre komunistë:Y.Dishnica, E.Hoxha e M.Gjinishi dhe pesë nacionalistë: M.Peza, Baba Faja, A.Kupi, N. Çoba dhe K.Qafëmolla.
Konferenca e Pezës, që hodhi themelete Frontit NÇ, ishte një premisë bashkëpunimi mbi bazën e platformës pluraliste të “bashkimit të të gjitha forcave të popullit shqiptar pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike”. Gjithashtu, vendimarrja në këtë konferencë për luftë imediate kundër okupatorit, duke e lënë pas luftës zgjedhjen e formës së regjimit dhe marrjen e pushtetit, krijoi mundësi mirëkuptimi e bashkëpunimi me faktorët e tjerë politikë e luftarakë në luftën për çlirim. Mirëpo klika e E.Hoxhës, e nxitur edhe nga jugosllavët dhe lufta për pushtet, e tradhtoi platformën e Konferencës së Pezës, e vuri Frontin NÇ nën udhëheqjen e kontrollin e PKSH, i përjashtoi nacionalistët , madje pesë nga tetë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm i shpalli tradhtarë dhe i asgjësoi, përfshirë edhe Mustafa Gjinishin.
Në vitin 1943 raportet politike dhe ushtarake kishin ndryshuar mjaft. Italia fashiste po kapitullonte, ndërsa një pushtues tjetër po shfaqej në horizontin shqiptar, ai gjerman, madje me një masakër të llahtarshme në Borovë, korrik 1943. Në vend dominonin dy organizata politike dhe luftarake antagoniste: Balli Kombëtar dhe Fronti NÇ me gjithë mbështetesit e tyre. Ishte një imperativ i kohës bashkëpunimi mes tyre. Madje ky bashkëpunim në luftë nisi nga poshtë. Gati në të gjithë trevat u bënë marrëveshje lokale dhe luftime të përbashkëta kundër pushtuesve, sipsa traditës shqiptare ( Korçë, Gjiirokastër, Tepelenë, Librazh-Polis, Vlorë, Mat, Lurë etj).
Mustafai e kuptoi këtë nevojë të kohës dhe e vazhdoi përpjekjen për bashkimin e të gjithë faktorëve shqiptarë në luftën për çlirim. Ai bashkëpunoi me nacionalistë brenda Frontit si Ymer Dishnicën, Abaz Kupin, Shefqet Bejën, Sheh Karbunarën etj dhe jashtë Frontit me përfaqësues të Ballit Kombëtar si Mid’hat Frashërin, Ramazan Jaranin, Hasan Dostin e të tjerë, duke u bërë elementi kryesor bashkues.
“Njerëzit tanë na raportonin, -shkruante E.Hoxha,- se Mustafai takohej me Lumo Skendon, Sheh Karbunarën, Abaz Kupin e të tjerë. Bënte takime me turli njerëzish: bejlerë, disa prej të cilëve të deklasuar, disa simpatizantë me lëvizjen, disa antikomunistë të lindur e të vendosur. Mustafai kishte muhabet të madh me Ag Petrelën dhe shtëpinë e tij në Tiranë e kishte bazë… Mustafai nuk di të bëjë dallimin mes komunistëve dhe nacionalistëve. Ai arrin të kritikojë proklamatat , që sipas tij, nuk kanë mjaft nacionalizëm brenda. Çudi. Ai ka një mendim të tillë se “Lufta jonë e sotme na qenka vetëm luftë për solidaritet e internacionalizëm dhe jo luftë për të mirën e popullit shqiptar.” (Konsulta e parë e PKSH, 8 prill 1942)
Muatafai ishte një komunist me tharm nacionalist, që shihte në radhë të parë interesat e vendit e të popullit, ishte një demokrat, që bashkëbisedonte edhe me kundërshtarët politikë për interesat madhore të kombit dhe preokupohej për një Shqipëri demokratike, ishte një antifashist i vendosur, që drejtonte luftën për liri, por luftonte edhe vetë, një kordinator i vlefshëm i Aleatëve Perëndimimorë dhe veçanërisht i britanikëve, që ndihmonin luftën antifashiste, si edhe kundërshtar i metodave terroriste dhe politikave jugosllave ndaj Shqipërisë.
Ishin përvijuar dy drejtime brenda PKSH dhe Lëvizjes NÇ, njëri i moderuar, human dhe me sens kombëtar, ku reshtohen Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, Omer Nishani, Anastas Lulo, Sejfulla Maleshova, Gjergj Kokoshi, Myslim Peza etj, ndërsa në grupimin tjetër bënin pjesë komunistët stalinistë, ekstremistë të përbetuar dhe me sens terrorist, si Enver Hoxha, Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Ramadan Çitaku, Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Kristo Themelko, Liri Gega e të tjerë, që ishin vegla të bindura të komunistëve jugosllavë, Titos dhe të dërguarve të tij Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës.
Deri në Kuvendin e Mukjes, kryesisht dominonte krahu demokrat, që shpuri edhe në bashkëpunimin me nacionalistët dhe aktorët e tjerë të luftës antifashiste dhe në marrëveshjen e Mukjes, gusht 1943. Natyrisht, për arritjen e Marrëveshjes së Mukjes, ndikuan edhe faktorët e jashtëm: Koalicioni i madh antifashist , sidomos misioni britanik e amerikan në Shqipëri, që kërkonte bashkimin e gjithë shqiptarëve në luftë kundër nazifashzmit.
M. Gjinishi, i quante kundërshtarët politikë dhe faktorët e tjerë jashtë Frontit, si pjesë të popullit dhe të luftës së përbashkët dhe jo si armiq. Me propozim të Abaz Kupit dhe mbështetjen e M.Gjinishit, Këshilli i Përgjithshëm NÇ e quajti të nevojshme aleancën politike e ushtarake me Ballin Kombëtar dhe vendosi në korrik 1943 të bënte takimin me përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, përcaktoi çështjet që do të bisedoheshin në Mukje si edhe delgacionin, në përbërje të të cilit ishin Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi dhe Myslim Peza.
Po ashtu edh Kryesia e Ballit Kombëtar e mirëpriti aleancën me Nacionalçlirimtaren dhe caktoi përfaqësuesit e vet, me Mid’hat Frashërin në krye.
Pra ishte një vullnet i përbashkët që prodhoi Marrëveshjen e Mukjes. Kjo marrëveshje kombëtare është një nga më të rëndësishmet në historinë shqiptare, sepse bashkoi dy të kundërtat, dy eksremet politike kundërshtare, për intreresa madhore kombëtare dhe mori vendime tejet të rëndësishme për atë kohë, por edhe për të ardhmen:
1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike .
3 .Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.
Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asamblejeje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt. ( Proklamata e Mukjes, AQSH, F.14, d.21v.1943)
M.Gjinishi u zgjodh unanimisht sekretar i Kuvendit të Mukjes. Ai luajti një rol të rëndësishëm në realizimin e marrëveshjes. Ymer Dishnica, kryetari i delegacionit, i shkruante ng Mukja E.Hoxhës, ndër të tjera:
“Një takim paraprakisht ka zhvilluar Tafari (M.Gjinishi, shën.im-UB) me Mid’hat Frashërin dhe Hasan Dostin në favor të tezës sonë… Qëndrimi i Mustafës në mbledhjen e Mukajt ka qenë fare i mirë, i ka mbrojtë vendimet tona me ashpërsi dhe gjallëri të madhe… Tafa ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë si jo më mirë. Ky është jo vetëm mendimi im, por edhe i Hysenit ( Gogo Nushit, shën. im, UB), që ka asistuar si delegat në të gjithë debatet. Ky është edhe mendimi i delegatëve të tjerë…( Letra të Y.Dishnicës, AQSh, F.14 d.21, v.1943).
Ndërsa E.Hoxha, nën diktatin e emisarëve jugosllavë, e quajti tradhti Marrëveshjen e Mukjes dhe gjithashtu tradhti edhe qëndrimin e Y.Dishnicë, Mustafa Gjinishit dhe i dënoi ata në Konferencën e Dytë të Labinotit ( 4 shtator 1943), ku i shpalli edhe luftë Ballit Kombëtar, legalistëve dhe gjithë atyre që luftonin jashtë Frontit kundër pushtuesve, duke i quajtur armiq e bashkëpuntorë me pushtuesin, kur disa ditë me përë kishte nënëshkruar me ta në Mukje marrëveshjen e bashkëpunimit .
E.Hoxha e quati M.Gjinishin edhe spiun të anglezëve, me të dilët ishim aleatë gjatë luftës. Është absurde dhe trashanike politika dyfytyrëshe e E.Hoxhës , që, në njërën anë e quante Lëvizjen NÇ si pjesë e Koalicionit Antifashist dhe kërkonte e merrte mbështetje politike, ushtarake, materiale dhe në flori nga misionet britanike, nga ana tjerër i akuzonte britanikët për tradhti, ndërsa M.Gjinishin si agjent të tyre! Vetë Hoxha dhe Këshilli i Përgjithshëm NÇ e kishin caktuar Mustafanë kordinator dhe përkthyes me britanikët, që ishin aleatët tanë në luftën antifashiste. Ishte diabolizmi, cmirëzia, disniveli, rivaliteti dhe frika e E. Hoxhës ndaj Mustafait, të aftë, të hapur, intransigjent, popullor, të admirueshëm nga Aleatët.
Oficerët britanikë që ndodheshin në Shqipëri në atë kohë, pa përjashtim e kanë vlerësuar Mustafa Gjinishin.
Xhuliano Emeri, shkruante: Nga takimet që kemi pasur me udhëheqës shqiptarë, M.Gjinishi, që ne e njihnim të gjithë, kishte njohuri për zhvillimet ndërkombëtare” ( Xh,Emer, Bijtë e Shqipes).
Hibbert , tek “Fitorja e hidhur” , shkruan : “Po të përdorësh termat komuniste ”Gjinishi ishte oportunist” me kontakte të gjera me shumë nacionalistë dhe sektorë të jetës shqiptare, shprehej në favor të të përpjekjeve të gjera kombëtare kundër pushtuesve, ishte popullor në forcat partizane, kishte dëshirë dhe aftësi për të punuar në mënyrë konstruktive me të huajt nga perëndimi dhe iprerë për të qenë nismëtar i pajtimit kombëtar.”
Shefi i Misionit englez, Gjenerali Deivis, e përshkruan kështu: “Ai e fliste mirë anglishten, që i dha përparësi në marrëdhëniet me ne, por ngjalli dyshime. Kur e njohëm, ramë në një mendje për të bashkëpunuar dhe bisedonim me të pasi ai qe njeri i arsyeshëm. Gjithashtu, ai kishte një prirje të këndshme humori. Nëse Mustafai do të udhëhiqte shtetin në vend të Enverit, vështirë se do të bëhej lodër në duart e Rusisë”. (Gjenerali Deivis, Aventurë Ilire).
Përgjegjësi i Seksionit Aleat për Shqipërinë , nënkolonel Filip Lik që kishte ardhur në Shqipëri më 10 maj për të parë vetë nga afër situatën, refuzoi ftesën e E.Hoxhës për të marrë pjesë në kongresin e Përmetit,. Sipas tij dhe qeverisë britanike ai ishte një kongres i paligjshëm, që angazhonte ushtrinë NÇ për të marrë pushtetin pa mbaruar ende lufta, ndryshe nga ç’ ishte vendosur më parë dhe përjashtonte gjithë faktorët e tjerë politikë, të cilët, sipas Hoxhës, duhet të asgjësoheshin etj. Aleatët nuk e njohën kongresin dhe qeverinë ( komitetin) e dalë prej tij dhe deklaruan se “ nuk do të njihnin asnjë qeveri që do të zgjidhej me forcën e ushtrisë, por vetëm me zgjedhje popullore pas luftës”. ( FO 371 / 43554 PRO)
N/koloneli britanik i dërgoi me adjutantin e tij një letër M.Gjinishit, ku i shpjegonte arsyet përse nuk merrte pjesë në Kongresin e Përmetit. E.Hoxha e paraqet kështu këtë fakt përpara kolonelit jugosllav Stoiniç në Berat: “Ne e pamë kur n/koloneli ia dërgoi letrën Mustafait dhe ky e këndon dhe ia kthen përgjigjen me zarf. Miladini iu afrua Mustafait dhe i tha: “Çështë ajo letër?” S’është asgjë, i thotë Mustafaj. “Ti je njeriu i anglezëve, i thotë shqip Miladini. Mustafai iu përgjigj : “Unë nuk jam tradhtar” (AQSH, f 14 d.2 v 1944) Në këtë dialog, sintetizohet një nga të vërtetat tragjike të Luftës NÇ. Në krye të PKSH dhe të Luftës NÇ ishte M.Popoviçi dhe D.Mugozha, nga të cilët i merrte urdhrat E.Hoxha.
“Kush e ka udhëhequr Partinë tonë? Partinë tonë e ka udhëhequr në punë Aliu ( M.Popoviçi), në udhëheqje ka qenë Aliu, dorë e djathtë e Enverit” – thotë anëtarja e KQ të PKSH, Liri Gega.
Ja ç’thotë vetë Enver Hoxha me gojën e tij: “Ata që ishin kryesorë, ishin Aliu dhe Dushani. Çdo gjë që thoshte Aliu ishte e mbaruar..Vija terroriste është e fortë tek Dushani, që vriste më shumë se Mehmeti. Ke Aliu ishte me hënë. Unë në këtë pikë isha pasqyrë e Aliut, dmth kur thoshte ai se ky po bën kështu, atëherë vendosnim ta vrisnim… Asgjë s’e peshonim Parrula”o me ne o kundër nesh” ishte në rend të ditës.. Sa për Mustafa Gjinishin ajo ka qenë ndryshe. Ne mendojmë se ajo duhej bërë….” (QSH, F.14, d.2, Plenumi i Beratit).
E.Hoxha ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i vendosur për vrasjen e Mustafait. “Ajo duhej bërë”- rrëfehet ai. Shihet qartë, Hoxha ishte një terrorist profesionist, qe e ngriti karrierën mbi vrasjet, jo vetëm të kundërshtarëve politikë, por edhe të shokëve më të afërt e më të çmuar të Luftës antifashiste. E.Hoxha ishte një monstër, që ia kalon edhe ustait dhe idhullit të tij, Stalinit, për krimet që ka kryer. Përpjekja tinzare e djeshme dhe e sotme për të manipuluar se E.Hoxha ka qenë “i keq” pas luftës dhe “i mirë” gjatë luftës, është një shmangie nga historia e vërtetë, një mashtrim dhe një përpjekje mjerane për ta reabilituar atë. E,Hoxha i ka bërë krimet më të mëdha gjatë luftës, krime politike dhe krime kundër njerëzimit, siç është edhe krimi kundër M.Gjinishit.
Pikërisht, në Përmet, u vendos nga Miladin Popoviçi dhe E.Hoxha eliminimi fizik i M.Gjinishit. Por asgjësimi i tij ishte menduar qysh mëparë. Në letrën që E.Hoxha i shkruante N.Spirut, i thoshte: “Puna e Mustafait neve nuk na përqen, edhe çështja e Mukjes si edhe mesazhi i Radio Londrës për Tafarin etj. Lidhjet dhe lëvizjet e tij duhet të kontrollohen. Me Mustafanë duhet të lozim një lodër me shumë kujdes… Mua nuk më mbushet mendja dhe po më bëhet një ide fikse çështja e Mustafait. Prandaj duhet t’i hetosh mirë lëvizjet e tij…” (letër N.Spirut 4 tetor 1943). Po kështu E.Hoxha i jep porosi L.Gegës për survejimin e Gjinishit në Dibër.
Nga ana tjetër, M.Popoviçi kërkonte kokën e Mustafait, sepse ky shtronte zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës dhe kundërshtonte politikën “përça e sundo” të emisarëve jugosllavë. Miladini i shkruante K.Tashkos: “Në qoftë se kërkohet se kush e ka bërë pyetjen “Si qëndron çështja e Kosovës, po jua them se e kanë bërë Dinoja (K,Tashko, shën.im, UB) dhe Tafari (M.Gjinishi, shën.im, UB), tue thanë se e tanë Shqipnia asht e preokupueme prej këtij problemi. Të gjitha çështjet vijnë prëj idenave jo të qarta e të errëta që i kombinon ti, shoku Dino me Tafarin për çështjen nacionale. Ju kini mbërritur shumë larg në hipoteza dhe e kini shtrue çështjen e Kosovës shumë tragjike dhe si çështjen më aktuale në Shqipëri”.
Miladini sulmonte Koço Tashkon: “Akuza “përça e sundo” që shkruan ti për mua, është thënie e Tafarit, që e don aq fort ti dhe e merr hua me aq vullnet. Vëtëm se ai do të përgjigjet për këtë një ditë”. Por kërcënimin me jetë e ka për M.Gjjinishin, që e vuri në zbatim bashkë me E.Hoxhën.
Vetë Mustafai e kishte nuhatur që do ta eliminonin. “Kanë frikë nga unë se kam shumë simpati në popull, thotë Mustafai. Kanë frikë nga unë pse kam simpati për anglezët. Kohët e fundit kam pasur një bashkëfjalim me Enverin, me të cilin jam grindur shumë.”(informacion i G.Nushit për Mustafa Gjinishin, 23 gusht 1944)
Edhe e motra, Xhemilja, që rrinte në shtëpinë e M.Pezës, tregon: “Më çojnë në Veri për të më vrarë, i tha Mustafai babë Myslimit. – Ikë jashtë shtetit, i tha Baba. Jo, më mirë të vritem, sesa të iki si dezertor nga Shqipëria. Unë s’kam ba ndonjë faj!- ia ktheu Mustafai. – Për ty do ta çoj gjakun në gju të kalit! i tha babë Myslimi”.
E transferuan Gjinishin nga Peza në Dibër dhe përgatitën skenarin për ta vrarë. Zbatimin ia ngarkuan Liri Gegës dhe Shefqet Peçit. Kur grupi i përbërë prej Liri Gegës, e derguara e KQ në Korp.I, M.Gjinishit , i dërguar i Këshilli i Përgjithshëm NÇ dhe majori britanik Smith pranë korparmatës, si edhe shoqëruesit e tyre, po kalonte nga Peshkopia në Slatinë , atij i ishte bërë një pritë e organizuar nga L.Gega dhe Sh. Peçi. Kaloi pararoja, kaloi edhe Liria me shoqëruesit, ndërkohë që para pritës u shfaq M.Gjinishi dhe majori Smith mbi kuaj, u godit me dy të shtëna vetëm Mustafai, që ra i vdekur përtokë. Majori Smith, u kthye pas për në Peshkopi. Ishte data 23 gusht 1944.
Siç tregon shoqëruesi i Mustafait, Fadil Thartori, prita ishte përgatitur, qysh më parë, për të vrarë Mustafanë. “Ishte qëlluar me dy plumba në ballë dhe në zemër. Duke u dridhur e duke qarë fillova të kontrolloj xhepat. Pasaporta dhe dokumentet e tjera ishin shpuar nga përpara, dmth se Mustafai nuk ishte qëlluar nga prapa shpine, siç u tha më vonë. Dokumentet dhe armatimin e Mustafait ia dorëzovë Liri Gegës në Sllatinë. Mua nuk më pyeti njeri se qysh ndodhi kjo vrasje”.
Menjëherë Liri Gega njoftoi me telefram E.Hoxhën. Ja përmbajtja e telegramit të parë:
Telegram.Rezervat… Shifër sekrete (për Enverin).
Çdo gjë mbaroi sipas porosisë suaj. Prisni radiogramin që vijon.
Muzhiku (Pseudonim i L.Gegës)
E pranon vetë E.Hoxha pwrmbajtjen e telegramit: “Telegrami thoshte “Puna doli me sukses”. Kjo ishte puna e Mustafait”. (AQSH, F14 d.2. v1944).
E pranon këtë vrasje, sepse ajo u bë e njohur nga të gjithë, edhe në shtypin e kohës, madje edhe nga britanikët. E pranon edhe si një kërcënim për të tjerët. Megjithatë, fillimisht, Hoxha u mundua ta mbulonte, si shumë vrasje të tjera politike. Ai, më datën 26 gusht, pra, pas tre ditësh heshjeje, vetëm kur mori një radiogram nga Kuartieri i Përgj.Aleat për vrasjen e Mustafa Gjinishit, e shpalli atë hero, të rënë në luftë kundër gjermanëve. Ç’hipokrizi e llahtarshme.
Po ç’thotw Sejfulla Malëshova:
“Për herë të parë mora vesh punën e Mustafa Gjinishit dhe nuk e di përse. Një nga të dyja: Ose ai ka qënë tradhtar i Partisë edhe i popullit sot kur jemi në luftë dhe atëherë ne duhet ta vendonim hapët, ose ai ka bërë gabim e për gabim nuk vriten njerëz. Përvec kësaj, mënjanë e vrasin Mustafa Gjinishin, me anë tjetër e quajnë hero para popullit dhe organizatave. Këto metoda jezuite s’kanë të bëjnë fare me PK…”
Ja si e përcjell Gogo Nushi përjetimin e Myslim Pezës:
“ Parmbrëmë mësuam nga Radio Bari për vrasjen e M.Gjinishit. Ia njoftuam Myslim Pezës, i cili u hidhërua shumë dhe nuk tha asnjë fjalë. Mbas disa orësh filloi të pijë raki përpara ma shumë se 50-60 vetësh e filloi të flaës: “Mustafain e kanë vrarë shokët, se ky qe më i zoti se ata. E kërkova të vinte në Pezë si Mustafën ashtu edhe Hasanin(Recin), por nuk më lanë Ramadan Citaku, të cilit i dhjefsha mustaqet. Mustafai para se të largohej nga Përmeti më tha se më dërgojne në Dibër dhe atje do të më zhdukin…Më kishte thënë sh.Enver për Mustafën që duhej pushkatuar” (Nga letra e G.Nushi dërguar KQ të PPSH, F14, D 44).
Trupi i M.Gjiniahit u varros me nderime në varrezat e dëshmorëve të Peshkopisë. Pak ditë më pas, me urdhër nga lart, eshtrat e tij u zhvarrosën natën dhe u hodhën në një përrua, që t’i merrte ato me vete e të mos mbeteshin as gjurmët e varrit. Kjo ndodhi para 70 vjetësh. Po tani? Sot flitet e shkruhet për Luftën Antifashiste, për Pezën, për Aleatët, për E.Hoxhën dhe ata që e vranë Mustafa Gjinishin, por asnjë fjalë për Mustafa Gjinishin.

Viewing all 1886 articles
Browse latest View live