Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

A MUND TË PRANOHET LUIGJI M. UGOLINI ZBULUES I BUTRINTIT?

$
0
0

Shkruan: KOZMA TAHO-CLEARWATER , FLORIDA /
Katër vjet pasi emisari i saj Prof. i Arkeologjise L.M. Ugolini pat vizituar Butrintin , Kalivuan, Çukën e Ajtoit , dhe dy vjet pas kërkimeve arkeologjike në qytetin e lashtë të Foenikës , Akademia e Kulturës se Romës Fashiste dhe Prof. Ugolini do te prapagandonin zbulimin e qytetit antik te Butrintit. Në ditët e sotme gjithëfarë autoresh e paraqesin Ugolinin si zbulues të Butrintit , si të thuash një Shliman të ri . Por, – a është Ugolini zbulues i Butrintit ? Kjo nuk është aspak e vërtet. Qartë, prerë e në menyrë të pa diskutushme mund tju themi tërë atyre që besojnë e pranojnsi zbulues te Butrintit Ugolinin;se nuk ka si të quhet Ugolini zbulues i tij ; që dihej fare mire ku ishte, kush ishte dhe çfar përfaqësonte . Popullsit vëndëse , çobenët që silleshin këtyre anëve si dhe inteligjenca shqiptare e atyre moteve e dinin fare mirë kush ndodhej në këtë truall të mbuluar tashmë nga një pyll i dëndur e që ata e emërtonin vithrinë apo vuthrinë . Butrinti nën emrin Buthrot apo Buthrotos, për rëndësin dhe shkelqimin e tij si një ndër portet detare nga më të mëdhejt e trojeve e popujve Kaon , përmëndet e u rekomandohet tregëtareve helen qysh në shek. VIp.e.s. nga vizitori i parë dhe i vetëm helen Hekateu i Miletit , gjeograf e historian . Nga Skylaksi (shek. VI—V p.e.s. ) apo pseudo Skylaksi (shek. IV p.e.s.) përmëndet para toka e tij nën emrin mitik” EURITHEA “ e dalluar për rritjen e një lloj gjedhi trup madh, konsideruar raca më e mirë në tërë botë e lashtë.( Aristoteli ). Historiani i madh greko-helen, Tuqididi e përmënd shkarazi kur bën fjalë për strehimin e Themistokliut në Epir ( 470p.e.s.) Aleksander Molosi dhe Pirrua i Epirit e patën përdorur si port detar për të hedhur ushtrit epirote në gadishullin Italik, ku patën zhvilluar beteja të suksesëshme me ushtrit romake . Apolodori (180—109 p.e.s.) e pat përfshir në kronikat e tij. Në Butrint u vendos latifondisti romak Pompon Atiku, mik i Ciceronit , madje ndërtoj edhe një vilë modern për kohën “AMALTEA “ ende e pa zbuluar. Jul Qezari e përdori si një nga pikat më të rëndësishme për furnizimin e ushtrisë gjatë luftes civile në Iliri. Perandori August e mori në mbrojtje madje vendosi edhe veteran të luftës këtu. Ata e zgjeruan shumë qytetin edhe matan rrjedhes së Vivarit . Ndërtuan vepra madhore e të rëndësishme sikurse ujësjellësi rikonstruktuan teatrin e ndërtuan forumin romak , ende i pa zbuluar plotesisht, banja publike e tje. Kaloj në këto anë , e vizitoj e la shënime gjeografi i madh grek Straboni. Vizitor i tij ishte edhe gjeografi ,matematicieni dhe historiani egjyptian me rrënjë Iliro Maqedone Ptolemeu , i cili la edhe kordinatat gjeografike të tij. Në shek. e III të erës sonë do të përmëndet për mrekullinë e Shen Tirinit ku konfirmohet edhe ekzistenca e teatrit të tij . Do të përmëndet po ashtu edhe për mrekullinë e Shen Iliut ( të riut ) ne shek. e IX të erës sonë. Një shek. më vonë dijetari Ibn Haukon do ta përfshij ne veprën “ Konfiguracioni i Tokës “ nën emrin “ Bardhout “. Butrintin e pat vizituar dy here pionieri i arkeologjisë Kiriaku del Pizzicolli i Ankonës ( 1428—1435 ) Ai vizatoj me përpikmë të tre muret e tij si dhe kopjoj e mori disa mbishkrime , fatin e të cilave nuk e dim . Atë e kanë skicuar hartograf të shumt të Venetikut e ndër ta edhe hartografi i shquar At Coronelli i cili përdori emërtesat e kohës ( viti 1688 ) siç na njofton studiuesi A. Shkreli . Harta të sakta ushtarake hartuan Turqët, Inglezët , Francezët madje dhe Rusët. E vizituan atë Konsujt Francez e Inglez akredituar pran Ali Pash Tepelenes duke na lënë edhe shënime të shumta . Mbas këtyre :- a mund të thuhet se L.M. Ugolini është zbulusi i Butrintit ? Ndërkaq L. M. Ugolini ishte arkeologu i parë që do të vendoste çadrat e do të fillonte gërmimet në trojet e qytetit të lashtë të Butrintit . E , për të thënë të vërtetën kjo ishte një inisiativ tepër e guximeshme . Kush e ka vizituar Butrintin para viteve gjashtëdhjet e di mirë se aty të çanin mushkonjat e gjarpërinjtë e shumt e tepër të rrezikshëm që vërdalloseshin nëpër rrënoja . Zbulimi i objekteve nga më të spikaturit tregon për se ku duhet të punonte dhe se ç’far duhet të nxirrte në drite . Pas tij dhe për mbi të qëndronte Akademia e Kulturës së Romes Fashiste qe orientonte ç’do veprimtari të Ekspeditës dhe qe e donte Butrintin ta kishin themeluar greko helenet por dhe me dritare te hapur per kalimin e trojaneve. Personalisht nuk e gjykoj Ugolinin mbi bazën e librave që Akademia e Romës botoj nen emrin e tij e pas vdekjes se tij, por për ato ç’ka ai bëri ne Butrint dhe qe tregojë qarte shkarje nga puna shkencore arkeologjike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>