Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

KALENDARI HISTORIK PËR LUFTËN E VLORËS, 1920 NË FOKUSIN E FUQIVE TË MËDHA EUROPIANE

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ/ studiues/*

Ky lloj kalendari është, në vetvete, një minisistem, jo thjesht i ndarjes së kohës, për vite, muaj dhe ditë, (pse jo dhe orë, apo kushte meteorologjike) për ngjarje e personazhe, që, në një trajtë apo tjetër formë, bënë epokë identiteti, me vizion integrimi, atje  ku ndiheshin mirë e në troje të tyre, të parët tanë, gjyshërit tanë, në kontinentin europian; se s’kishin ku të ndiheshin më mirë e më natyrshëm, në origjinalitetin e tyre antik. Ky mikrokalendar merr për bazë ecurinë dhe rrjedhimet, jo më periodike të natyrës, por faktike, kushtëzuar nga optika globale e pesë deri gjashtë të mëdhenjve të këtij planeti, populluar me njerëz, dhe, patjetër ka në fokus udhëtimin prometejano – sizifik të  frymëtarëve tanë me ndriçim, për krijimin e portretit të komunitetit shqiptar si komb, si shtet. Ja piketat datësore të Epopesë së Njëzetës:

 

1912, 28  Nëntor            Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

29 nëntor              Ismail Qemal Vlora u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme

Shqiptare

29 nëntor             Trupat serbe pushtuan Elbasanin dhe Durrësin.

20 dhjetor            Ushtritë greke pushtuan Korçën.

1913, 22 mars                 Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufijtë  veriorë dhe lindorë të Shqipërisë.

22 prill                 Esat Toptani i dorëzoi Malit të Zi Shkodrën.

8 maj                    Marrëveshja e fshehtë midis Austro – Hungarisë dhe Italisë që

parashikonte mundësinë e pushtimit të Shqipërisë prej tyre     duke e ndarë  më dysh.

29 korrik              Konferenca e Ambasadorëve e Londrës njohu pavarësinë e

Shqipërisë nën kontrollin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha.

11 gusht          Konferenca e Ambasadorëve caktoi në vija të përgjithshme kufirin                                jugor të Shqipërisë.

1914, 22 janar               Qeveria e I. Qemalit u detyrau të jepte dorëheqjen.

20 – 27 shkurt      Serbia e Mali i Zi nxorrën ligje për kolonizimin e Kosovës.

2 mars                U shpall me nxitjen e Athinës “autonomia e Vorio – Epirit”.

7 mars                Princ V. VID mbërriti në Durrës.

4 gusht               Filloi Lufta e parë Botërore.

3 shtator             V. Vidi u largua nga Shqipëria.

27 tetor              Qeveria greke shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

30 tetor                 Italia pushtoi Sazanin.

25 dhjetor             Italia pushtoi Vlorën.

1915,  26 prill                 U nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës.

2 qershor             Ushtria serbe filloi agresionin në Shqipërinë e Mesme.

27 qershor           Ushtria malazeze pushtoi Shkodrën.

1916,  janar                      Ushtritë  austro – hungareze hynë në Shqipërinë e Veriut.

shtator – tetor       Ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin.

tetor                        Ushtritë franceze pushtuan Korçën.

1917, 3 gusht                  Ushtria italiane pushtoi Çamërinë.

1918, janar              U. Uillson shpalli 14 pikate tij, të cilat, përveç të tjerave, denoncuan

edhe Traktatin e Fshehtë të Londrës.

1 maj                     U themelua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

tetor                      Hynë në Kosovë trupat franceze dhe serbe.

tetor                      Në Kosovë u rivendos pushteti i Serbisë.

11 nëntor             Përfundoi Lufta e Parë Botërore.

28 nëntor             U zhvillua në Vlorë një protestë antiimperialiste.

1919,  18 janar               U hap Konferenca e Paqes në Paris.

29 korrik              Marrëveshja Tittoni – Venizelos.

20 gusht            Marrëveshja kapitulluese midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë

italiane.

28 nëntor    U zhvilluan manifetime intiimperialiste në mbarë vendin, veçanërisht  në Vlorë.

9 dhjetor              Memorandumi i SHBA – së, Anglisë dhe Francës që cenonte

tërësinë tokësore të Shqipërisë.

1920, janar                   U shpërndanë ftesat për thirrjene Kongresit të Lushnjës.

13 janar              U bë kompromisi i Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes për

copëtimin e Shqipërisë.

21 janar              U hap Kongresi i Lushnjës. Punimet nisën më 28 janar.

11 shkurt        U vendos në Tiranë qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës.    Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë.

11 mars               Shkodra u bashkua me qeverinë e Tiranës.

prill                     U formua në Vlorë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”.

26 maj                 Korça u bashkua me qeverinë e Tiranës.

28 maj                 U nënshkrua protokolli shqiptaro – grek i Kapshticës.

29 maj                 U mbajt Kuvendi i Barçallasë (Dukat, Vlorë)

3 qershor         Ultimatumi i  Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, drejtuar komandës së  ushtrive italiane në Vlorë.

5 qershor             Filloi Lufta e Vlorës.

6 qershor             U asgjësuan disa përqëndrime trupash italiane në Vlorë

11 qershor           Filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës.

12 qershor    U zhvilluan në qytetete eItalisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë.

13 qershor          Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin.

21 qershor          U dorëzua garnizoni italian i Tepelenës.

korrik          Filluan luftimet kundër ndërhyrjes së armatosur jugosllave në  Koplik.

2 gusht             U nënshkrua Protokolli shqiptaro  italian, me të cilin Italia njohu

pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar.

14 gusht             Filloi lufta kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi.

17 gusht            Forcat Shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës.

3 shtator         U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italainë nga  Shqipëria.

17 dhjetor         Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve.

 

*ALBERT HABAZAJ

Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti  “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>