SHQIPËRIA DHE JUGOSLLAVIA NËNSHKRUAN TRAKTATIN E MIQËSISË, BASHKËPUNIMIT DHE NDIHMËS RECIPROKE/
NGAProf.Dr.Vebi Xhemaili/
Brenda atmosferës së Luftës së Ftohtë të Evropës së pasluftës, pozita e Shqipërisë ishte veçanërisht e pasigurt. Lidhjet e saj me Perëndimin ishin keqësuar pas episodit të Korfuzit. Me iniciativën e qeverisë jugosllave ka rrjedhë marrëveshja me qeverinë shqiptare që të konkludohet traktati mbi miqësinë dhe ndihmën reciproke.[1] Në qershor 1946, dy vendet nënshkruan Traktatin e Miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke. Të iniciuar më parë nga vetë Tito dhe Jugosllavia.[2] Duke fol mbi rëndësinë e këtij Traktati shqiptaro-jugosllav, gazeta “Borba” do të konstatojë:” Traktati i miqësisë përfaqëson një kontribut me nj rëndësi të madhe për sigurimin e integritetit dhe të pavarësisë së Shqipërisë”.[3]
HOXHA I KRAHASON ALBANOFOBËT SERB ME GJERG FISHTËN
Por populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë u rezistuan heroikisht valëve të tërbuara të invadorëve dhe agjentëve të tyre shqiptaro-jugosllavë; popujt tanë mbajtën gjallë e të pavdekshme ndjenjën e rezistencës më të ashpër që mund të kenë treguar popujt e vegjël që kërcënoheshin në ekzistencën e tyre si popuj dhe si kombe. Për të fituar lirinë dhe pavarësinë populli shqiptar dhe popujt e Jugosllavisë me shpirt dhe me zemër ishin të lidhur kundër të njëjtëve armiq, turq, austro-hungarezë, italianë, gjermanë etj. Në mes intrigave të panumërta dhe të shumëllojshme të armiqve të vendeve tona, shquante dhe qëndronte e fortë hallka që lidhte ndjenjat dhe aspiratat e popujve shqiptar dhe jugosllav: lufta për liri, kundër të njëjtëve armiq. Ndër betejat e lashta kundër turqve, gjaku i njerëzve të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë është përzier për të mbrojtur një ideal, të cilin e këndojnë këngët tona popullore me aq zjarr dhe krenari sikundër që ishte lufta heroike e popujve tanë. Këto hallka të shëndosha që lidhin të dy popujt më nuk mund ti këpuste as shpata e shtypësve tanë, as intrigat e imperialistëve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit Italian, shovinistit At Gjergj Fishtës dhe as shkrimet e serbomadhit Vlladan Gjorgjeoviçit. (A ka, turp më të madh se ky krahasim, të vësh në vij të njëjtë të madhin Gjergj Fishta me një shovinist serb i cili në të gjitha shkrimet e tij; “Shan dhe fyen popullin shqiptar, Skënderbeun e shpallë për serb”. Ky albanofob tërë historiografinë serbe e vënë në shërbim kundër Lëvizjes Kombëtare shqiptare. V.Xh).
Enver Hoxha do të deklaroj:”Ndjenjat “vëllazërimit dhe të bashkëpunimit të popullit tonë dhe të popujve të Jugosllavisë ishin diçka tjetër më e lartë, ishte vullneti i popujve tanë të pathyeshëm, që kapërcyen çdo pengesë për të realizuar aspiratat e tyre shekullore të çlirimit të vendeve të tyre nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm dhe për të vendosur të tilla marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi, sikundër ekzistojnë sot në mes dy popujve tanë”. Një gjë e tillë nuk mund të realizohej pa Luftën e madhe Nacional-Çlirimtare të të dy vendeve kundër të njëjtit armik, fashizmit, dhe kundër të njëjtëve armiq të brendshëm, vegla të përhershme të okupatorëve dhe armiq të betuar të popujve tanë. Enver Hoxha harron se Serbia ka qenë shtet nga viti 1804. Ndërsa Ali Pashë Janina dhe Dervish Cara luftonin për të ringjallur shtetin e Skënderbeut.
Enver Hoxha e çon në qiell veprën e Malazezit Miladin Popoviçit dhe deklaron; “Ishte nga ata student përparimtarë të Universitetit të Beogradit që demonstruan nëpër rrugë dhe kërkuan armë për të ardhur në Shqipëri të luftonin krah për krah me popullin shqiptar, që në ditët e para të invazionit tonë. Ai u hodh në luftë që në fillim të Luftës NÇ Jugosllave, ai ishte një djalë i vendosur deri në vdekje për çlirimin e atdheut të tij. Atë që Miladin Popoviçi e kërkonte në demonstratën e Beogradit, rrethanat dhe peripecitë e luftës iu realizuan. I internuar prej fashistëve italianë në kampet e përqendrimit në Shqipëri, i çliruar nga guerilet tona, ai e lidhi fatin e tij me luftën e popullit vëlla shqiptar dhe luftoi për Shqipëri deri në vdekje”…, Miladin Popoviçi, “Hero i Popullit” Jugosllav, personifikon si duhet vëllazërimin e popujve tanë në luftë dhe në paqe, ai është i lidhur me luftën tonë, ashtu siç është lidhur Qemal Stafa dhe Asim Zeneli me gjithë shokët e tyre.
Miladin Popoviçi pasi erdhi në Shqipëri, më foli për herë të parë për Josip Brozin, udhëheqësin e lavdishëm të Luftës Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë; për të, Jozip Brozi personifikonte heroizmin, mençurinë, zotësinë luftarake, personifikonte fitoren e popujve të Jugosllavisë shërbimet e informacionit tonë partizan rrëmbyen një urdhër të Gestapos që i jepte shërbimit të SIMI-t italian dhe ku thuhej tekstualisht: “të rruhen rrugët, postë blloqet, të bëhen perkuzicione në të katër anët e Shqipërisë, pse revolucionari i madh jugosllav Josip Broz Tito mund të ndodhet në Shqipëri. Koka e tij të vihet në çmim”. Ngjitur fotografia dhe sinjalmenti (Përshkrimi i pamjes së jashtme i një njeriu për ta njohur) i Titos. Frika e armikut ishte e dukshme. Sot shtrohet pyetja? Si ka mundësi të jetë ashtu, kur dihet që Jugosllavia kapitulloi për më pak se 7 ditë.
LAVDATAT E HOXHËS PËR TITON
Titoja që personifikonte dhe udhëhiqte luftën e partizanëve jugosllavë, tmerronte Gestapon dhe SIMI-n; këta e shihnin Titon kudo në Ballkan dhe kokën e tij e kishin vënë në çmim. Por agjentët e SIMI-t dhe të Gestapos mund të lodheshin më kot së kërkuari Titon në Shqipëri. Titoja s’ishte as në malet, as në qytetet e Shqipërisë, por ai ishte në zemrën e luftëtarëve të Shqipërisë dhe atje ishte zor i madh ta gjente dhe ta çrrënjoste SIM-I dhe Gastapoja. Emri i Titos mori dhen në të katër anët e Shqipërisë, për të fliste me admirim populli shqiptar. Shqiptarët fare nuk kanë ditur për Titon deri në vitin 1943, kurr komunistët shqiptar tradhtuan Konferencën e Mukjes, pas intervenimit të Mugoshës. Hoxha për herë të parë u gjimëzua para emisarëve Jugosllav, duke shpallin luftë forcave nacionaliste që nuk ishin me jugosllavët. Të cilët kërkonin bashkimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare një shtet një komb të bashkuar.
Për ne emri i Titos u konfundua me atë të Jugosllavisë me atë të Ushtrisë heroike Nacionalçlirimtare Jugosllave. Te Titoja ne shihnim mikun e madh të popullit shqiptar në luftë dhe në paqe, ashtu si shihnim në popujt e Jugosllavisë miqtë dhe vëllezërit e popullit tonë. A mund të jenë sllavët vëllezërit tanë, pas atyre torturave dhe kanibalizmit që kanë bërë nga Kongresi i Berlinit në Zonat e Nishit, Surdulicës, Vrajës. Ndërsa pas luftës së Parë Ballkanike, ushtria serbe bëri kërdi në Kosovë dhe Luginën e Vardarit. Ka vetëm një të vërtet: Pas ardhjes së Hoxhës në pushtet fare nuk ekzistonte më Kosova dhe trojet tjera shqiptare të Shqipërisë Lindore. Edhe pse Hoxha ishte betuar para varrit të Çerçiz Topullit, “se tërë jetën do të luftojë për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin kombëtar”.Ai u gjunjëzua për një karrige para jugosllavëve. Bile sa deri në vitin 1963, në Shqipëri me ligj ishte i ndaluar emri i Heroit tonë kombëtar Hasan Prishtina. I cili e shkriu tërë pasurinë e tij për Kombin Shqiptar. V.Xh.).
Takimi dytë:TITO- ENVER HOXHA
Enver Hoxha, falsifikon faktet historike kur deklaron: “Në momentet më të rënda në luftërat nacionalçlirimtare, partizanët Jugosllavë flisnin me njëri-tjetrin për luftën e popullit të vogël vëlla shqiptar. Partizanët tanë mburreshin me partizanët e Titos…Më kot kuislingët dhe shovinistët shqiptarë u përpoqën të errësonin këtë vëllazërim me popujt e Jugosllavisë”. Unë jam i bindur thellë sot e kësaj dite se historia e jonë kombëtare duhet të pastrohet nga këto falsifikime, qoftë sundimi i Zogut, apo diktatura e Enver Hoxhës. Që rinisë shqiptare ti ofrohen fakte objektive; “kush punoi për komb, e kush tradhtoi çështjen”. Pse Parlamenti shqiptar mbajti pesë minuta zi për Leninin. Sot shtrohet pyetja, çfarë e lidhë popullin shqiptar me Moskën.?
Enver Hoxha u gjunjëzua për një karrige para jugosllavëve. Për këtë situatë të krijuar në Shqipëri më së miri do të shprehet Bedri Spahiu “ Kishim kënaqësi kur i vrisnim të gjithë ata që ishin për Shqipërinë Etnike”. Kjo shihet qartë pas ardhjes së komunistëve në pushtet, nuk mësohej kurrgjë për Shqipërinë Etnike që e Shpalli Ismail Qemali në Vlorë. Në këtë kohë në Shqipëri me ligj ishte i ndaluar emri i Heroit tonë kombëtar Hasan Prishtina, i cili e shkriu tërë pasurinë e tij për Kombin Shqiptar, duke e furnizuar me parat e veta Kryengritjen e Kosovës në vitin 1912. Në Shqipërinë Komuniste fare nuk njihej as Ministri i Parë i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare nga Tetova, Mehmet pashë Derralla. Poahtu u fshij emri i Rexhep Mitrovicës,e Bedri Pejnit, Lef Nosit dhe shumë atdhetarëve tjerë që dhanë kontributin e tyre për Bashkim Kombëtar. Me këtë rast dua të ritheksojë se nxënësve shqiptarë të Tiranës, fare nuk u lejohej të dinë për territoret etnike shqiptare në Maqedoninë e sotme dhe më gjerë, bile nuk përmendeshin as qytetet shqiptare të Maqedonisë Perëndimore. Mësuesit e kishin të ndaluar tu mësonin nxënësve të tyre: “ se këndej kufirit kanë moshatarët e tyre, vëllezërit e tyre, ka shqiptarë, bile sa më shumë se sa andej kufijve të caktuar me Konferencën e Londrës” . (PJESA II -vijon)
[1] Marrëdhëniet jugoslalvo-shqiptare…, f. 142; Në nenin III, të kësaj kontrate thuhet: “Në qoftëse njera prej palëve të lartë kontraktuese do të sulmohet nga kushdo qoftrë me qëllim kërcnimi, zaptimi ose pushtimi të ndonjë territori, tjetra tjetra nga palët e larta kontraktuese pa humb kohë do ti japë ndihmë ushtarake dhe çdo ndihmë tjetër me mjete që disponon”.
[2] Marrëdhëniet Shqiptaro-jugosllave…, f.45-46; Traktati i Miqësisë dhe i ndihmës reciproke në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë i nënshkruar më 9 korrik ka VI nene. I nënshkruar në Tiranë në dy kopje në Serbishtt dhe në gjuhën shqipe.
[3] Gazeta “Borba”, Beograd, më 13 korrik 1946