Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Studimet Albanistike në Itali, konferencë në Kosovë

$
0
0

-Në vazhdimësi të dy konferencave të rëndësishme shkencore, Studimet albanistike në Amerikë, që u mbajt në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, e realizuar gjatë 2017-ës, të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Rreth 50 referues nga Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Franca, Polonia, Bullgaria, etj./

PRISHTINË, 22 Tetor 2019-Gazeta DIELLI/ Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, në 22 dhe 23 Tetor 2019, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studimet albanistike në Itali, në të cilën marrin pjesë me kontributet e tyre shkencore rreth 50 referues nga Kosova, Shqipëria, Italia, SHBA, Franca, Polonia, Bullgaria, etj. Këshilli organizues, të cilit i prin akademik Rexhep Ismajli, ka ftuar emra të njohur të këtyre studimeve dhe ka hartuar një programi të pasur të konferencës, e cila do të zhvillohet në dy ditë, në gjashtë seanca në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Prishtinë.

Në vazhdimësi të dy konferencave të rëndësishme shkencore, Studimet albanistike në Amerikë, që u mbajt në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, e realizuar gjatë 2017-ës, të organizuara nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, pothuaj me distancë të njëjtë kohore, qe planifikuar edhe konferenca shkencore për studimet albanistike në Itali, me shumë interes jo vetëm për praninë e arbëreshëve, për kulturën, letërsinë dhe studimet albanologjike dhe albanistike, por edhe për rezultatet e shumë studiuesve italianë të gjuhës shqipe në radhë të parë, por edhe të letërsisë, antropologjisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi.

Italia është vendi me më së shumti qendra studimi të shqipes, katedra universitare që kanë përgatitur kuadro, pedagogë e studiues dhe që kanë realizuar projekte të rëndësishme studimi.

Organizatorët theksojnë se, rezultatet që u arritën në dy konferencat e mëparshme – Studimet albanistike në Amerikë, mbajtur në vitin 2015 dhe Studimet për shqipen në vendet ku flitet gjermanisht, të realizuar gjatë 2017-ës, interesimi i madh i atyre që morën pjesë dhe rëndësia e  kontributeve që u sollën, na shtojnë bindjen se edhe ky aktivitet, jo më pak i rëndësishëm se dy të parët, do të sjellë kontribute nga fusha të ndryshme të studimeve albanologjike dhe albanistike dhe do të finalizohet me botimin e materialeve, referateve, kumtesave dhe diskutimeve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës në Prishtinë./b.j/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>