Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

… në fillim…

$
0
0

-….Qytet a fshat me emrin Arba ekzistojnë sot në Greqi, Itali dhe sigurisht në Shqipëri ku Arba u shndërrua në Arbëri e Albani./

Nga Astrit Lulushi/

Një fjalor hebraish-anglisht i terminologjisë së Biblës botuar në vitin 1908 nga tre autorë, Brown-Driver-Briggs, jep kuptimin e emrit ‘Nefilim’ si “gjigandë”, por thotë se etimologjitë e propozuara të fjalës janë të gjitha shumë të pasigurta. Shumë interpretime, bazohen në supozimin se fjala është një derivat i rrënjës hebraike n-f-l “bie”. Më pas, disa kanë argumentuar se fjala vjen nga Hifil, duke nënkuptuar se nefilimët janë “ata që bëjnë që të tjerët të bien”, apo “ata që kanë rënë mbi të tjerët”, e ngjashme me ‘ai që është emëruar’, mbikëqyrës, ose ‘ai që është ‘NëFillim’.
Dhe Zoti i tha Moisiut:
“Dërgo njerëz të hetojnë tokën e Kanaanit, të cilën unë po ua jap Izraelitëve” … Kështu ata shkuan dhe hetuan vendin … dhe kur u kthyen, i thanë: “…njerëzit që banojnë në Kanaan janë të fortë e shtatlartë, qytetet e tyre janë të fortifikuar; dhe përveç kësaj, atje ne kemi parë pasardhësit e Anakut”. (Numrat, Dhiata e vjetër).
Bibla i përshkruan Anakët si pasardhës të Nefilimëve. Teksti thotë se Anaku ishti biri i Arbës. Në lashtësi Hebroni quhej “Kirjath Arba”- “Qyteti i Arbës”, banorët e të cilit u zhvendosën me ardhjen e izraelitëve, rreth viteve 1580 pes., duke u shtrirë drejt Ballkanit të sotëm dhe duke sjellë me vete pjesë të gjuhës dhe emërtime. Qytet a fshat me emrin Arba ekzistojnë sot në Greqi, Itali dhe sigurisht në Shqipëri ku Arba u shndërrua në Arbëri e Albani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles