Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Mehmet DerrallA Ministër i Parë i Luftës në Qeverinë e Vlorës-HISTORIKISHT NGELI SIMBOL I BASHKIMIT KOMBËTAR

$
0
0

Me rastin e 101 vjetorit të ZGJEDHES TË MEHMET DERRALLËS-TETOVA ministër I LUFTËS në KUVENDIN E VLORËS/

Prof. Dr. Vebi Xhemaili-USHT-TETOVË/

 Në vitin 1843 kur lindi Mehmet Pash Deralla, pikërisht në Gradecin e Pollogut, I cili mori pjsë në Kuvendi Kombëtar të Vlorës, i udhëhequr nga diplomati më i shquar shqiptar Ismail Qemali pas shpalljes së pavarësisë. Dy ditë pas shpalljes së pavarësisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali propozoi zgjedhjen e organeve drejtuese të shtetit të ri shqiptar. Në seancën e II, më 30 nëntor të vitit 1912, të cilën e thirri Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, vendosi të formonte organet drejtuese të shtetit shqiptar e përbërë nga 6 ministri. Ismail Qemali doli me një listë duke i propozuar këta emra: Mehmet Derralla-Tetova, Mufit bej Lihbova, Azis Pasha, Vehbi Efendi-Dibra, Abdi Bej Toptani, Mithad bej Frashëri.[1] Por kjo qeveri e propozuar nga vetë Ismail Qemaili hasi në reagim të fortë nga vetë delegatët. Pasi në këtë listë të mandatarit të Parë të Qeverisë Shqiptare nuk figuronte asnjë i krishterë. Përbërja e Qeverisë së Re u shty më tre dhjetor 1912.[2]

Ismail Qemali doli me propozim të ri, duke e shtuar numrin e ministrive nga gjashtë në tetë ministri, që u pranua një zëri nga të gjithë delegatët. Në mbledhjen   e tij  të pestë më 4 dhjetor.[3] Me propozim të vetë Ismail Qemalit, ndërsa gjeneralit tetovar Mehmet Derrallës i takoi Ministria e Luftës, ndërsa ministria e Brendshme Myfid beu. Ky pasi kishte mosmarrëveshje me Ismail Qemalin dhe qeverisjen e tij, më vonë dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga Esat Pasha.[4]

Kjo zgjedhje u verifikua në seancën e pestë të senatit e cila filloi me 3 dhjetor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, kur u bë votimi për ministra, nga 63, delegatë, të pranishëm ishin vetëm 57, vendi i tretë i takoi gjeneralit tetovar me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit, e Mufid Beut.[5]

 

Mehmet Derralla nga Tetova u Zgjodh më 4 dhjetor 1912

Ministër i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit në Vlorë     

 

Me të arritur në Vlorë plaku 69 vjeçar u zgjodh ministër i Parë i Luftës nga  Tetova, që në atë kohë i takonte vilajetit të Kosovës. Pra, Kosova pas 55 kryengritjeve ndër krahinore e fitoi vetëm një post me peshë Ministrinë e Luftës.  Mehmet Tetova e filloi punën me një disiplinë të rreptë ushtarake, në riorganizimin e ministrisë së Luftës, ai për zëvendës në këtë ministri ka pranuar vetëm persona të dëshmuar dhe atdhetar të paepur, që kishin për pasion luftën për çlirim-nacional e bashkim kombëtar, që kishin bërë vepra të mirëfillta kombëtare. Në këtë kohë në përbërjen e  qeverisë shqiptare merrte pjesë edhe Ali Shefqet Shkupi,[6] ky para se të merrte pjesë në Qeverinë e Ismail Qemalit, është këshilluar edhe me Mustafa Qemal Ataturkun i cili në këtë kohë shërbente në Rumeli, nga viti 1910-1914 si ushtarak. Ata turku në këtë kohë e përkrahte Pavarësinë e Shqipërisë.[7] Ali Shkupi në fillim të vitit 1913 u emërua  kryetar i parë i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Shqiptare. Pasi ky njihej edhe më herët Mehmet Pashë Derrallën gjatë veprimit të tyre në Selanik. Derralla si njeri të besueshëm e emëroi për zëvendës në Ministrinë e Luftës. Ali Shefqet Shkupi ishte edhe pjesëmarrës dhe nënshkrues i rezolutës në Kongresin e Triestes, mbajtur nga 1-3 mars 1913, Pra me propozim të ministrit të Luftës u emërua: Komandant i Parë i Shtabit Madhor i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (U.K.SH.).[8]

Siç dihet Kongresi i madh shqiptar i mbajtur në Trieste ku morën mbi pjesë 300 përfaqësues shqiptarë u organizua nga atdhetari i palodhshëm i çështjes kombëtare Dervish Hima nga Ohri,[9] sipas Konicës dhe Lihbovës i pari që e solli flamurin kombëtar në Shqipëri në vitin 1908. Sipas burimeve austriake ai udhëhoqi kryengritësit shqiptarë në rrethin e Manastirit dhe të Ohrit, gjithnjë sipas raporteve austriake  me rastin e Shpalljes së Pavarësisë  më vitin 1912 në Vlorë, aty mori pjesë edhe Dervish Hima bashkë me Hilë Mosin.[10]

Në Kongresin e Triestes morëm pjesë edhe delegacioni që vajti në Londër Rasih Dino, Filip Noza, Mehmet Konica. Tok me ta ishte Dervish Hima, Bib Doda, Bajram Daklani. Në fund Kongresi zgjodhi një delegacion prej 7 vetash, për kryetar u emërua Hil Mosi, për nënkryetar Dervish Hima dhe Faik Konica. Nga Ky Kongres mbarë shqiptarë i dërguan një peticion Fuqive të Mëdha, kundër copëtimit të Shqipërisë nga shtet Ballanike. Në parim Kongresi u zotua se të mbrojë tërësinë territoriale të Shqipërisë Etnike nga copëtimi i huaj greko-sllav. V. Xh).

Në këto rrethana të vështira për Shqipërinë kur disa feudalë shqiptarë për interesa të veta personale e lëshuan Qeverinë e Ismail Qemalit dhe bënin çdo ditë pengesa në funksionimin e qeverisjes dhe demokratizimit të vendit. Pas disa muajve në taborin e Esat Pashës, u futën edhe emra të njohur të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.[11] Disa shkuan aq larg sa që kërkonin shkarkimin e Ismail Qemalit, si kryetar i Qeverisë së Përkohshme, udhëheqës të  i këtij grupi ishte Sureja bej Vlora.[12]

Më besnik deri në fund të qeverisjes së Ismail Qemalit, ngeli vetëm Mehmet pashë Tetova. Kjo më së miri shihet kur më 30 mars të vitit 1913, Ismail Qemali u nis në krye të delegacioni të qeverisë shqiptare ku bënin pjesë; Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqi. Deri në këtë kohë Qeveria e Përkoshme e Vlorës në krye me Ismail Qemailin Ismail Qemalin, përveç delegacionit shqiptar që mbante pranë Konferencës së Ambasadorëve në Londër, dërgo paralelisht edhe dy delegacione tjera një në Romë dhe në Vjenë. Qëllimi i dërgimit ishte që të siguronin përkrahjen e prej Italisë dhe Austro-Hungarisë, që të mbronin çshtjen shqiptare ndaj gjenocidit që ushtonin ushtritë serbo-malazeze në Shqipërinël verilindore dhe ato greke ndaj popullsisë çame.

Takimin e parë të udhëhequr nga Ismail Qemali, delegacioni e pati në Romë më një prill me ministrin e punëve të Jashtme të Italisë San Xhulianon, ku kryetari i Qeverisë shqiptare, kërkoi  nga ai sqarim në lidhje me caktimin jo të drejtë të kufijve etnik, pasi tani më ishte marrë veshtë se Konferenca kishte lënë jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, gjysmën e territoreve të Shqipërisë Etnike. Por ministri italian jo që nuk pranoi kërkesat e delegacionit shqiptarë, por u mundua së bashku me ambasadorin austriak në Romë, Mereyt, që ta bindin delegacionin shqiptarë që të kthehet prapë për në Vlorë.[13] Por delegacioni nuk pranoi kthimin prapa, por vazhdoi misionin e tyre nëpër qendrat Evropiane, ku qëndroi përafërsisht tre muaj nëpër shtetet e Fuqive të Mëdha: Romë, Vjenë, Paris, Londër, për të protestuar kundër vendimeve të padrejta, pasi Shqipëria Etnike ishte ndarë në dy pjesë në mënyrë arbitrare më 22 mars 1913, që ishte në kundërshtim me vullnetin e shprehur të popullit shqiptar të shpallur nga vetë delegatët e saj në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës. Me këtë rast qeverisjen e vendit Ismail Qemali, ia besoi Ministrit të Luftës Mehmet Derrallës dhe jo zëvendësit të tijë Dom Nikollë Kaçorit.[14]

Mehmet Derralla edhe pasi u emërua ministër i Luftës, kurrë nuk u pajtua me vendimin e qeverive të mëdha, por ky në bashkëveprim me Isa Boletinin e Ajdin Dragën u dërguan Qeverive të Mëdha një MEMORANDUM ku kërkonin, drejtësi për rishikimin e kufijve Veri-lindor nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Në këtë memorandum thuhej: ”ne nuk mund të rimë të qetë, ku një popullsi prej një milion shqiptarësh mysliman e katolik të bien nën sundimin serbo-malazez, ku përqindja e saj në këto territore shqiptare nuk arrin mbi 5%”, këtë mund ta verifikoni me dërgimin e një Komisioni të Lartë evropian.[15]

Për qëndrimin nacionalist të ministrit të luftës Mehmet pashë Tetovës, na jep të dhëna i dërguari special i Nikolla Pashiqit, Ballugçiqi, i cili thotë: “vetëm Mehmet Tetova është më i vendosur kundër bisedave për një marrëveshje të ardhshme shqiptaro serbe”.[16] Në këtë Nikolla Pashiqi, kërkonte nga Qeveria Shqiptare lidhjen e një marrëveshje  në bazë të së cilës  Beogradi zotohej se  do ti jepte përkrahje Qeverisë së Përkohshme  Shqiptare në rast se kjo pranonte vijën kufitare që do të caktonte Serbia  dhe nuk do të kundërshtonte kërkesën që Durrësi të caktohej pika tregtare e  Serbisë. Por, Ismail Qemali nuk pranoi të takohet as me Ballugxhiqin e as me ithtarët  e tij. Delegacioni shqiptarë u takua me Ballugxhiqin në Milano, kur arriti delegacioni shqiptar, por patën qëndrime tejet  të kundërta për një bashkëpunimin të ardhshëm shqiptaro serb. Ismai Qemali i tha Ballugxhiqit. “ se kur shqiptarët nuk do të pajtohen me ata kufij që i ka caktuar Konferenca e Londrës”.  Mehmet Tetova sëbashku me qeverinë e Përkohshme të Ismail Qemallit, përkrahu fuqishëm çlirimin e vendeve tona nga sundimi serb. Kjo shihet më së miri kura ata  përkrahën fuqishëm Kryengritjen e cila filloi në Dibër gjatë muajit shtator 1913. Prandaj ai me themelimin e “Komitetit për çlirimin e viseve të pushtuara”, bënte pjesë menjëherë pas Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, ndërsa djali tij Halim Tetova ishte emëruar udhëheqës për operacione ushtarake në trevat lindore, (në krahinën e Maqedonisë së sotme). V.Xh).

Më 22 janar 1914, për t’i dhënë fund përçarjes brenda vendit Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria, me dorëzimin e pushtetit Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, duke kryer një akt tejet demokratik dhe kombëtar, në fund u largua përkohësisht nga Shqipëria. Në të njejtën kohë pushoi edhe funksionimi i ministrisë së Luftës. Mehmet Derralla pas kësaj periudhe u vendos në Durrës dhe pas ardhjes së Princ Vidit në Shqipëri, Mehmet Tetova, së bashku me Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin u bashkuan me qeverisjen e Princ Vidit për të mirën e Shqipërisë, duke e vazhduar rezistencën e armatosur kundër sunduesve serbë dhe atyre malazez. Këta vazhduan veprimtarinë e vetë patriotike, në organizimin e luftës deri në vdekje kundër zaptuesve serbo-malazez. Falë këtyre tre udhëheqësve kombëtar u organizua një nga kryengritjet më të mëdha në trevat lindore, e njohur në histori si Kryengritja e Shtatorit e cila filloi në Dibër me rrethinë në vitin 1913 dhe me të shpejtë u zgjerua kah Struga, Ohri deri në Shkup, Tetovë e Gostivar.

 

 

 

 



[1]Qevria e Përkohëshme e Vlorës… dok. nr. 50, f.52.

[2]Po aty, dok-50.

[3] Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-19114,Tiranë 1978, f. 113.

[4] Mufid Libova, pas në kohe u emërua delegatë i Shqipërisë në Komisionin  Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas formimit të qeveris së Princ Vidit, Lihbova bëhet ministër i drejtësisë në qeverinë e Tuhran Pashës. Dha dorëheqje  në 10 korrik 1914. Ndërsa me ardhjen e Zogut në pushtet u bë pjesë e qeverisë së tij dhe udhëhoqi me Ministrinë e  financave. Në qeverinë e Zogut udhëhoqi me Ministrinë e Financave, por pasi kishte bërë malverzime në financat, Zogu  e zëvendësoi me italofilin Fejzi Alizotin. Është merita e tij dhe Syreja bej Vlorës që u demaskua dhe u burgos majori Beqir Grebeneja, i cili në atë kohë përgatiste një grushtshtet në favor të xhonturqve në Vlorë.

[5] Po aty. dok. nr.62.

[6] Ali Shefqet Shkupi ka lindur në Shkup në vitin 1983. Shkollën fillore e kreu në Manastir, shkollën mesme ushtarake në Selenaik, pastaj kali në akademinë ushtarake në Stamboll.

[7] Vebi Xhemaili, Shqiptart e maqeonisë sotme nga Kryengritja e Dervish Cares 1843 deri te ajo e Dibrës në vitin 1913, Tteovë 2012, f. 621.

[8] Qevria e Përkohshme e Vlorës,  Po aty, dok. Nr. 62.  f. 73.

[9] Dervish Hima, lindi në Ohër në vitin 1873 (Sipas disa burimeve tjera 1875), emri i vërtetë i tij është  Mehmet  Naxhi.

[10] Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturinë Islame, Prizren, 14 nëntor 1991, f. 95.

[11] AQSH, Fond. 245, dos.26, f. f.35-36; Ndër ta ishin:Preng Bib pasha, Mehdi Frashëri, Syreja Bej Vlora, Dervish Hima, Bedri Pejani tjer,  12 shtator viti 1913.

[12] HHStA, PA raport i Petroviqit nga Vlora më 19 nëntor 1913,

[13] HHStA, PA , Teleg. Nga Vjena dërguar ambasadorit Mereyt në Romë, Vjenë më   prill 1913.

[14]AQSh. Fond. 71, dos.1, dok. 10411-10412..

[15]AQSh.  Fond. 68, dos-5.

[16]Sreten Martinoviq, Jedan izvsh[taj iz Albanije 1913, “godishnjak”, 1986, Prishtinë, 1986, f.150.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>