Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

BUKURITE E SULOVES

$
0
0

Sulova në fokusin e mësueses Gazmira Frakulli /

Nga Sulova për gazëtën Dielli,Sulo Gozhina/

SULOVË – E…. teksa je duke udhëtuar në rrugën mes kodrave për në fshatin Frashër të bashkisë Kuçovë, përpara të del një panoramë e mbushur me gjelbërim me bimët e paqes, ullinjë e që shtrihet në një hapsirë pa fund kodrash, ndërsa në atë tjetër, në të majt të lumit Devoll, shikon një tjetër vargëkodrash të mbuluara me lisa, pisha e ullinjë, që të dyja së bashku sjellin edhe freskinë e këtij mëngjesi. Pamja magjepse që e vështron nga aty ku je para teje, të gozhdon për disa çaste, teksa syri ndalet në një fushë të blerët thuajse të ndarë mespërmes nga ujirat e kthjelltra e të kaltërta të lumit. Gërshetimi i ngjyrave krijon një ylberi të vërtetë, aq bukur ka punuar në këtë rast natyra në bashkëpunim me dorën e njeriut për të krijuar këtë mozaik, saqë edhe vetë një piktor i talentuar do ta kishte zili nëse do të mundëte ta hidhte në telajon e tij, duke përdorur penelat shumëngjyrshe. Po ende syri nuk ndalet tek kjo mrekulli, pamja e këtij mozaiku shkon deri tej në kodrat e Kërrabës, duke përshkuar njëri pas tjetrit fshatrat e Dumresë e të Sulovës si dhe qytetin, Cërrik e Elbasan, një pjesazhë që nuk ngopesh duke e parë. Dielli sapo ka lançuar dhe rrezet e tij mbi ujirat e kthjellta të Devollit të bien drejt e në sy, e si për t’u mbrojtur, shikimin e hedh tej në horizont, ku para teje në të majt shtrihet një tjetër luginë, kjo përmatan’ lumit që duket se banorve të, të dy zonave u tregohet edhe kufirin ndarës mes Sulovës së poshtme, me fshatrat e 85 liqeneve kaustike të Dumresë. Në anën tjetër të Sulovës në të djathtën e rrugës një vargë kodrash shkëmbor që shkon deri në lartësin mbi 800 metra mbi nivelin e detit shtrihet deri poshtë në fushë, thuajse puthet me lumin Devoll, që duket se është ky kufiri ndarës mes Sulovës së Epërme me atë të poshtme ose si dhe i thonë banorët e vetë,  Sulova e fushës, por që si për çudinë e krejt zonës e më gjerë, banorët e të dyjave pjesëve sulovare kanë e zbatojnë të njëjtat doke e zakone, të njëtin dialekët e tradita të veçanta nga pjesët e tjeta të zonave përrreth tyre. Ajo që të bije në sy mes kodrave është dhe një qafë e cila lidhi zgjatimin kodrinor, ku në të majën e kodrës të fshatit Qafë, me mbi 600 metra lartësi mbi nivelin e detit, ka hedhur shtat, shekuj më parë, “kalaja e qafës” me katër kullat e saj që duket edhe si mbrojtsja shekullore e kësaj zone në të dy anët e vargkodrave e më gjerë.

         Për të ardhur deri ketu na u desh një ftesë nga mësuesja e kësaj zone Gazmira Frakulli e cila në një bashkëbisetim të para pak ditve në një event në qytetin e lashtësisë, Durrës, na ftoi për të na treguar Sulovën- vëndlindjen e të parve të saj, vendlindje që ka rrënjët nga Bizanti, Ilirët e deri në ditët e sotme, të një jetë shumë shekullore e të pa ndërprer.  Pas një kafe sulovare në lokalin e Çimit, ku nuk mungoj që në pikën e sabaut edhe gota e rakisë, që në këto anë të thonë mikpritësiti kjo e bekuara raki është pirë edhe me opingë dhe shëndetet janë ngritur edhe për këndëzin që këndon që në orët e para të mëngjesit, nisëm dhe bisedën.
 Mësuese Gazmira Frakulli – fakte historike : Sulova me 15 fshatra – ka në përbërjen e saj dy Njësi Administrative – Ajo e Mollas me 7 fshatra esaj dhe Klosit me 8 fshatra që të dyja së bashku kanë mbi 12.500 banor, e fillon bisedën mësuesja Frakulli. Duke ju referuar traditave, pozicionit gjegrafik, të dhënave historike, arsimit, kulturës, dialektit, pushtetarët vendor në vitin 2015, në bashkëpunim me banorët e Sulovës u përpoqën që Reforma  Territorial të mos prekte dy ish komunat që përbenin trevën e Sulovës. Sulova sipas shkresave të drejtura komisionit të ndarjes territorial, Ministrisë së brendshme, Kryeministrisë etj, kërkonte qëndrimin më vete dhe të njihej si Bashki më vete. Kjo përpjekje këmbëngulëse ende qëndron nëpër këto zyra se ndoshta në një të ardhme Sulova bazuar në vençantitët e saj, plotëson ëndërrën e vet “Bashkia Sulovë”.  Në këtë zonë spikasin doke dhe zakone të veçanta nga zonat e tjera për rreth saj, si dhe janë bujaria, mikpritja që për mystafirët, gjënë më të vaçant kanë dollinë me raki e që në të shumëtën e rasteve edhe e teprojnë duke kujtuar këtu dashamirësinë etj. Dikur vite më parë bënin edhe sherrin në pije e sipër, por që tani kësaj të fundit thuajse i ka ardhur fundi, pasi e quajn zakon të dal boje….por sulova ka marë një tjetër status në këto vite zhvillimi ndonse ka qënë edhe më hershmë dëshira për dije, arsim e kulturë këto vitet e fundit pasioni është shtuar edhe më shumë. Sulova është vendi ku studiues, historian dhe arkeolog kanë gërmuar në heshmërinë dhe shkruar të dhëna historike mbi origjinin, kulturën, zhvillimin në periudha të ndryshme sundimesh dhe pushtuesish. Duke ju referuar disa të dhënave nga studiues si Prof. Moikom Zeqo, M. Tirta, publikime nga P. Gorrica, toponime nga S. Asllani dalin të dhëna ku emra fshatrash, përrenjësh, rrugësh  mbajnë sot e kësaj dite gjurmë të fiseve Ilire, gjurmë romake apo dhe bizantine. Në heshmërinë e saj, kjo zonë varej plotësishtë nga qyteti i lashtë i Beratit, por pa asnjë lidhje rruge për të bërë furnizime dhe shkëmbime me këtë qytet. Nga të dhënat po të marim emrin e zonës në fjalë “Sulovë”, pohon mësuesja Gazmira Frakulli, ky emër vjen nga fjalori romak ‘SUL”= mbi , ‘OVE” = përtej,  kjo përdoret edhe në terminologjinë e sotme ku thuhet do shkojmë përtej (Devollit), përtej në Berat etj.  Mollasi është  kryeqëndra më e banuar e kësaj zone, mendohet se emir i tij vjen nga fisi i herëshëm i “Molosëve”, populli i Epirit të lashtë që banonin këto toka për t’i shpëtuar romakeve. Një ndër përrenjt  me prurje dhe me aftësi gërryese të mëdha është edhe shica që ka një gjatësi prej 6 km. Emri i këtij përroi “Shica” mendohet se vjen nga fjala romake “Scissa”= Shica që do të thotë kufi ndarës, (Sulova e veriut nga Sulova e Jugut në mes gjendet përroi i shicës) ose si dhe e përdorim rëndomët, Sulova e epërme me atë të poshtmen. Një ndër lagjet mjaftë të banuara edhe sot në Mollasë është “Shtodër”, por nga e ka origjinen ky emer ?, të dhëna historike dhe gërmadha kishash, varrezash tregojnë se ky emer vjen nga “Shën–Teodor”, shënjtor i besimit krishter. Në Sulovë gjejmë dhe dialektin krahinor që haset edhe sot në pjesën më të madhe të populatës ku bie në sy gjatë shqiptimit zanorja “O” në vend të zanores “ë” që e përdorin zona kufi me Sulovën . Psh  Shtoma = Shtëmba,  koma = këmba , zori = zëri,  mjaftë popullore është edhe fjala “moj” që do të thotë ‘grua’ mendohet që është me origjinë romake, në falorin e përditshëm përdoret shumë edhe fjala ‘ore’ në të përditshmen e banorëve që do të përqasej me fjalorin romak ‘O- Re” = O mbret. Të gjitha këto të dhëna ,fakte, gjetje nga historian, studius  dhe publikime tregojnë për sundime të gjata të romakëve prej 5 shekujsh (Gorica e Çobanit, kodrina e Klosit, Selitës, etj), po kaq gjatë dhe të Perandorisë Osmane.                     Arsimi në Sulovë  – Fakte të dokumentuara tregojnë se shkolla e parë në këtë zonë është ngritur në vitin 1916-të, në qëndrën e Sulovës – Mollas me 24 nxënës  me mësues të ardhur nga Elbasani DHimitër Konomi, pastaj është pasuar me hapje të shkollave të tjera në vitin 1918-të, e në vazhdim.. Mësuesit e parë që kanë kontribuar në arsimin në fshatrat e zonës kanë qenë-  Abas Hysa (Linas), Riza Cerriku (Mollas) etj. Në vitin 1971, në Mollas hapet edhe shkolla e Mesme ku nxënësit e saj kanë qënë, punëtorë, pa shkëputje nga puna si Zyfer Basha, Fiqerete Gjini, Razije Qevani etj. Intelektualet e parë në profesionin e mësuesisë kanë qenë Hajdar Mëhalla, Shaban Dyrma, Xhevit Mema, Tajar Hoxha, Baki Asllani, Asqeri Asllani, Lutfije Sula, ndërsa në fushën e kuadrit përmendim – Sali Myzeqari ( shef kuadri), Sali Venari (Agranom), Shahin Zavalani (Kryetar Kooperative), etj. Janë me qindra breza të dal nga këto shkolla në të gjith zonën prej më shumë se një shekull që kanë shërbyer e drejtuar në fushën e buqësisë, ekonomis, mësuesisë, inxhinierisë, ushtrisë etj. Shumë prej këtyre kuadrove kanë ndohmuar edhe në luftën kundër anafalbetizmit në vitet pas çlirimit, duke u mësuar edhe të moshuarve shkrim e këndim, mësime që bëheshin atje në lagje, në grupe shtëpish dhe mbasdite pas punës në arë në ambjetet e shkollave të fshatit, punë që zgjati disa vjet. Në shtrirjen e Sulovës numërohen gjashtë shkolla 9- vjecare dhe një Shkollë e Mesme që frekuentoheshin prej 1500 nxënës në vitet para 1990 dhe në vijim pas viteve 2000 e kryesish pas vitit 2013, numeri i nxënësve nëpër këto shkolla ka filluar me tkurret ku gjendja e sotme në 2019 ka arritur në të gjitha shkollat e Sulovës deri mbi 700 nxënës. Disa nga këto shkolla kanë filluar të mbyllen si Topojani dhe Floqi për shkak të nr.. të nxënësve që dhe mësimi bëhet me klasa kolektive pasi nuk arrijnë të përmbushin kriteret, kryesisht nr… i nxënsve. Shkaku i tkurrjes së nr… të nxënësve është emigracioni dhe jo vetëm, një nr.. nxënësish pa mbushur moshën 18 vjeç marrin rrugët e emigrimit ekonomik madje dhe kaldestinë të paligjshmë dhe si fëmij të braktisur nga prinderit ose gjoja jetim shkojnë në vendin fqinjë dhe regjistrohen në shkollat profesionale të Italisë e më gjerë me pretendimit në marrjen e dokumentave dhe punësimit. Kjo braktisje e shkollave në moshat e reja pasohet dhe me braktisje të fshatrave dhe shtëpive në zonën e Sulovës ,,,,fatkeqësi që po shkojmë drejt rrenimit dhe plakjes së popullsisë jo vetëm në këtë zonë por besoj edhe më gjerë. Kjo dukuri i lë vend  popullimit të paktë prej moshës së tretë…,..
Kultura në Sulovë – Mikpritja dhe bujaria nuk janë të vetmit virtyte që kanë sulovarët. Në sulovë kemi gjetur dhe gjejmë individe dhe grupe folklorike, muzikdashës që i kanë dhën vlera kulturës sulovare. Përmendim këngëtaren e parë të Radios rreth viteve’ 70-të,  Zeqine Ariza me këngen “Çaje traktorist fushën si rrufe”. Kjo vazhdë e muzikës pasohet nga grupi folklorik i dalë nga Solova i kryesuar me Musa Çala, Xhevair Asllani, Rrahime Sene, etj. Tradita vazhdon ende sot me grupet e reja që kanë publikuar këngë për sulovën, përmendim Bexhet  Muca, “Sulovë moj Fisnike”, vargjet e së cilës të bëjnë krenar që je sulovar. Moj sulovë o moj fisnike, / Zoti i madh ty të ka bekuar. / Mali i shkëmbit krenaria / Devolli uji i kulluar. / Sulovari ngre dollinë, për mikun djeg shtëpinë, Jo moj jo s’ka si sulova, djem të mirë me zemër pastër, / qysh nga Banja der në Frashër,  “ Bukuroshja e  Dasarit” etj , Oligert  Sula “ Dollia sulovare”, Vellezrit  Janca “ Moj e mira e Sulovës”, dy klarinetistët e talentuar si : Amza Xibrraku dhe Bujar Sula, e shumë këngë dhe këngetar  të tjerë. 
Bujqësia dhe agroindustria  – Zona e Sulovës konsiderohet si zonë me zhvillim të mirë bujqësor të ndërthurur me zhvillimin urban tipik për zonat  Rurale  .,.Pjesën më të madhe të  sulovës e zënë shkurret mesdhetare, si ato të blerta ashtu dhe ato gjetherënëse si :prralli,  mretja, mareja, dellinja, shqopa, shkoza etj. Kushtet klimaterike, përbërja e tokës si dhe rrjeti hidrik mjaft i pasur e bëjnë Sulovën hambarin e produkteve bujqësore. Pjesa kodrinore është e përshkuar nga plantacione me varietete ullinjësh ndërsa zona fushore me drithrat e bukës si një traditë e hershme, mbjellja e mirërit dhe e grurit që në shumicën e sasteve misëri për doret më shumë për blektorinë. Edhe fruta- perime zënë një pjesë kryesore të sipërfaqes së tokës si dhe janë hardhija (rrushi), pjeshka, arra, lajthia,.sipërfaqe të mëdha zënë edhe serrat të cilat kultivojnë perime nga me të ndryshmet si; domate, specka, kunguj, patellxhan spinaq etj. Në këtë rast ka edhe një zinxhir përpunues të agroindustrisë për tja nisur tregut vendas dhe atij të huaj gjysëm të përpunuara llojshmëin e prodhimeve buqësore eato industrial.                                                               Bimet industriale, ku përmendim rigonin, duhani, dëllënjën, trumbëzën, sherebelën këtu kultivimin në ha të drurit të cmueshëm dhe mjaft  të kerkuar nga industria e drurit “Pauloënia tomentosa”, ku vlerat e së cilën nuk mbeten vetëm në industri por edhe më gjerë, ”Turizmi” që do ta kthej zonën e sulovës  në  zonën  me bukuri natyrore ku mund të zhvillohet turizmi natyror. Ndersa fauna e zonës përbëhet nga:  dhelpra, qelbësi, derri i egër, lepuri, ujku, etj

Vendet për të pritur turistët e vendit dhe të huaj                                                                       

Pas publikimeve në rrjetet sociale dhe në faqet e siteve të bashkisë Cërrik nga dhe ku vijon të administrohet krahina e Sulovës, kanë filluar të mbrijën edhe turistët e parë para 10 vitesh dhe në vijim, por në këto 4 vite janë dyfishuar pohon mësuesja Frakulli, por që ende pushtetarët vendor e ata qëndror si dhe sektori përkatës që meret me turizmin nuk po ndohoin dhe ndohmojnë banorët e zonës për të stimbuluar turizmin 24 orë me qëndrim në bujtinat e fshatit, pasi një turist i huaj apo dhe i vendit ka se ku do ta kaloj ditën duke soditur në Kala dhe në disa kasha që janë bizantine. Frakulli pohon se më të kërkuarit prej tyre janë Kalaja e Qafës, një fortesë ushtarake për popullsinë dhe në ruajtje të nëndegës së rrugës Egnatia në heshmërin e saj. Vend tjeter per tu vizituar është edhe “Gorica e Çobanit” pika me e lartë e Sulovës (811m), në këtë vend janë gjetur varreza të hërshem të pajisur me kryqe dhe kisha me mure të rrënuara që tregojnë se këtu kanë jetuar banor të besimit kristjan. Edhe Bazilika në Klos të krahinës së Sulovës ka qenë e vetmja kishë që ka mundur të mbijetojë në gjendje disi të mirë deri në ditët tona në këtë krahinë. Banorët e krejt sulovës e njohin me emrin kisha e Klosit, ndërsa në dokumentet njihet kasha bazilikë. Ishte e ngritur në rrugën që të çon në kalanë antike të Qafës, që ndodhet në një majë kodrine në lindje të fshatit të sotëm Klos të rrethit Elbasan”, ka pohuar në një takime me mësuesen frakulli historian Gëzim Gorica. Në vendin ku ka qënë e ndertuar gjenden mure gati 1 m të lartë të rrethuar e mbuluar nga ferra e shkurre. Kjo dhe shume kasha që gjenden në rënojat e tyre në gjith krahinën e sulovës mendohet se i takojnë shekujve VII – XIII, që janë dhe shekujt e lulëzimit të ndërtimeve të kultit fetar të krishterë ka shkruar në studimet e tij Profesor Aleksandër Meksi. Por ka edhe shume vende te tjera per tu vezituar, por ajo që pengon në ecurinë e turizmit është mungesa e  infrastrukturës pasi për tu ngjitur deri larët në kala te duhet të kalosh në një rrugë plot shkurre e ferra, ndërsa rrugët e rrugicat e lagjeve janë ende për tu dëshituar. 
Drejt Kështjellës së lashtësisë aty ku janë groposur në harresën e kohës mes, shkurreve e ferra, dhjetra shekuj histori: – Profesorja, Gazmira Frakulli që për ironi të fati, ndoshta dhe pa dashjen e saj, i’u ngjit kodrës mes gjëmbave e shkurreve për më shumë se 600 metra lartësi mbi nivelin e detit, me një pal sandale të takosura, që dukej sikur do të nisej për në sokakët e një qyteti të lashtësisë që në fakt është një i till, por tashëm i braktisur dhe i pa mirëmbajtur e eksploruar edhe nga arkiologët tanë, duke e groposur në harresën e kohës,  këtu nëndhe, shkurre e ferra, dhjetra shekuj histori. Mësuesja si një banore e kësaj zone që duket se janë fisnik, mikpritësa, të butë por edhe të fortë e të mësuar me vështirsi në kësi rastesh, ja doli mban dhe me sukses. Por pëtej kësaj……,pasi kaluam rrugën e përpjet me gropa dhe hera-herës në rrugë dhish me ferra e shkurr dolëm në Qafë, aty morëm sërisht një tjetër rrugë dhish deri sa arritëm në destinacion tonë. Profesore Gazmira ishte një cicërone e mirë dhe të bënte me rrëfimet e saj për kalan që ta digjoje sikur të ishte vërtet një cicërone prefesioniste……. Në një shesh për më shumë se 10 mij m2, brenda mes shkurrve e ferrave ishin mbuluar, sheshuar e groposur faktet historike të një kalaje me gjurëm bizante dhe një kala bazuar në fakte kokëforte Ilire. Ç’ka tham më larët nga kjo kala me kullat e saj vrojtonje si në pllëmbën e dorës e më pas nga fortesa e asaj kohe duket se mbronte gjithë zonën e Sulovës së epërme e asaj të poshme me rreth 54 fshatrat për rreth saj. Nga kjo kala që në të shumëtën e rasteve përdorej si pikë vrojtimi, kontrolloje zonën me sy të lirë nga mali i Tomorrit në lindje duke marën në horizontin të gjithë fshatrat e qytetin e  Gramshin, liqenin e Banjës një nga veprat hidrike më të mëdhaja në juglindje. E më tej zonën e Moglicës ku dhe po ngrihej një tjetër vepër hidrike e ngjashme me hec-in e banjës e më tej, qytetin e Maliq e të Korçë së bashku me vargkodrat dhe fshatrat e tyre. Në veri të saj, kalas, qytetin e Cërrikut, Elbasanit deri në kodrat e Kërrabës, e në perndim syri të shkon deri tej në Peqin e e me sy të lirë thuajse deri tej në Rrogozhinë, për t’u ndalur në perndim në Kuçovën fqinje, duke marë me mend në këtë rast edhe qytetin e Urës Vajgurore atë të Beratit me gjith rrethinat e tyre e më tej.           
Por le të ndalemi pak tek kalaja në shënimet e arkiologve:                                                                             
 Kalaja e Qafës ndërtuar mbi pjesën më të ngritur të shkëmbit në lartësin 624 metra mbi nivelin e detit është e vendose mbi shpate thikë në një shesh ndërtimi mbi 10 mij m2 dhe përbëhet nga pesë kulla me forma të ndryshme. Muret rrethuese me nje gjerësi prej  – 1.5 – 2 metër gjerësi, rrethojnë pjesën e brendshme të saj ku janë gjetur dhe 13 shtëpi banimi të përmasave të vogla, dhe në gjendjen e përshkrimit jo shumë të mirëmbajtura, zaptuara nga ferrat e shkurret. Guri ndërtues i kalasë është gëlqeror në formë rrasash dhe i përpunuar, lidhja ndërmjet gurëve është bërë me llaç, kjo tregon se arkitektura e Kalasë i përketë periudhës të sundimit Bizantin ( shek VI). Kalaja ka pozita dominuese mbi Luginën e Devollit dhe duket se është përdorur nga bonorët në heshëmrinë e saj edhe si mbrojtse e nëndegës të rrugës Egnatia. Ndonse në eksplorimet e pakta dhe të herëshme gjatë gërmimet kanë gjetur shtat monedha me mbishkrime që tregojnë kohën e Justinianit të I-rë, ( 527-565). Kryeqëndra me e banuar e kësaj zone mendohet se emëri i vjen nga fisi i hershëm i “Molosëve” populli i Epirit të lashtë që  banonin këto toka për t’i shpëtuar romakeve. Për kalan ka shumë hulumtime arkeologjike, në shkrimin e tij, “Lashtësia e një kalaje të harruar”, mes të tjerave Pëllumb Gorica citon: “ Kalaja e Qafës, dominuese në një lartësitë shkëmbore të kodrave të Sulovës, teknika e ndërtimit, qëndrueshmëria e mureve, pozicioni ku është ngritur po të marrim parasysh mjetet e sulmit të asaj kohe, dëshmojnë se ishte shëndërruar shekuj më parë në një fortesë ushtarake për popullsinë dhe në ruajtje të nëndegës së rrugës Egnatia. Me copëtimin e perandorisë bizantine në shekullin XIII, të feudalëve në shekujt XI – XII, kalaja kaloi dora-dorës në duart e të huajve. Dy shekuj më vonë ajo zotërohej nga princa feudale të familjes së Muzakajve, të cilët nuk rezistuan dhe kalaja pësoi shkatërrim pjesërisht prej pushtuesve osmanë dhe u zhduk si njësi mbrojtëse. Arkeologu Neritan Ceka në librin “Ilirët’’, faqe 245,citon:“Ajo në atë kohë shërbente për të kontrolluar lëvizjet e ushtrisë armike në luginën e Devollit në Sulovë e më tej për të mbrojtur banorët nga sulmet e papritura të pushtuesëve të cilët shkatërruan shumë vendbanime. Nga kalaja në raste rreziku shkëmbeheshin sinjale me kala të tjera se siç dihet Iliria ka qënë e mbushur me një rrjet kalash mbrojtëse. Nga pozicioni ku ndodhej kalaja vështroheshin një sistem kalash malore si ajo e Mengëlit, Gracenit, Valshit, Galigatit, Antipatraeas, asaj fushore të Skampinit,etj dhe sigurisht formonin pjesën lindore të zinxhirit fortifikues për Durrahun si një bazë e fortë e perandorisë bizantine në atë kohë”. Si rrjedhojë e gërmimeve arkeologjike të kryera rezulton se janë zbuluar objekte që hedhin dritë mbi aspekte të lashtësisë së saj, me një inventar arkeologjik mjaft të pasur: vegla pune, shigjeta, mburoja, shpata, stoli, enë prej balte, qeramikë, amfora, pitosa. Fakti më i dritësuar arkeologjik që vërtetohet se“Kalaja i përket shekullit VI- të, erës sonë janë gjetja e 7 monedhave nga të cilat 3 janë të lexueshme. Këto monedha i përkasin periudhës së sundimit të perandorit bizantin Justiniani”.   
Gazmira Frakulli ( Hysa) e bija e Qamilit : Lindur në Linas- Elbasan . Diplomuar me 1996, në Universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan Fakulteti Shkenca Natyrore me Profesion “Mësuesi”. Specializuar për Mbrojtje Mjedisi. “Familja Frakulli në periudhën e diktaturës ka qënë e përndjekur nga regjimi famëkeq i atëhershëm. Qamil Hysa ka qënë i burgosur Politik i asaj kohe për agjitacion e propaganda .  Intelektual i specializuar në rinin e tij në Itali për inspektor xhandarmërie ku ka ushtruar dhe këtë profesion gjatë Periudhës së Mbretit Zog . Si një familje e përndjekur në kohën e komunizmit, me ardhjen e Demokracisë pjesa më e madhe e familjes Frakulli emigron jashtë në Itali,” ku janë edhe sot.     


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>