Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

DEMONSTRATAT E VITIT 1968 NË KOSOVË, I

$
0
0
  • PARAQITJE E SHKURTËR E LIBRIT –

(Demonstratat e vitit 1968 në Kosovë, vëllimi I,përmbledhje kum­tesash nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24-25.11. 2008, përgatitja për shtyp: Zymer U. Neziri, Meriman Braha, Prish­tinë, 2018, 368 f.) 

Shkruan:Zymer U. Neziri/

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Instituti i His­to­risë, Prishtinë, dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, me ra­stin e shën­imit të dyzetvjetorit të Dem­o­n­s­tratave të vitit 1968, më 24-25.XI. 2008, organizuan konferencë shkencore në Prishtinë. Ajo konferencë, më e madhja e këtij lloji, me rreth 150 kumtues, u vle­­rësua shumë e suksesshme. Kumtuan kuadrot tona më të mira. Po ashtu kum­tuan edhe shumë pjesëmarrës të këtyre demostratave. Me interes të ve­ça­ntë janë si­domos kumtesat nga kreu i organizimit të tyre në Rra­f­shin e Dukagjinit, në Rra­fshin e Kosovës, në Llap, në Anamo­ra­vë, në Pollog dhe në Ulqin. Tezat e parapara nga Këshilli Organi­zu­es janë realizuar pothuajse plotësisht. Kumtesat e dorë­zua­ra dhe të përgatitura për shtyp, më 2012, po botohen tash, në dy vëllime.

Në vëllimin e parë të libritDemonstratat e vitit 1968,prijnë re­feratet e mba­­jtura nga Hydajet Hyseni, Jakup Kras­ni­qi, Jusuf Baj­rak­t­a­ri, Zymer U. Neziri dhe Selatin Novosella, kurse, në vijim, pa­sojnë kumtesat e organiz­uesve të de­m­o­nstratave dhe të pjesë­marrë­sve të tyre. 

Hydajet Hyseni,kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, ndër të tjera, në referatin e tij thotë: Gjashtëdhjeteteta evropiane ishte një përpjekje e dësh­për­uar për t’u ngritur mbi logjikën e Luftës së Ftohtë, por, me vetëdije apo pa të, ajo po i përafronte pjesët e ndara e të parenditura të Evropës. Gja­shtë­dhje­teteta jonë e kishte edhe socialen, edhe de­mok­ratiken, por mbi të gjitha e kishte kombëtaren. Ne identifikoheshim me Shqipërinë. Shqi­pë­ria, për ne, ishte dhe s’mund të mos ishte alternativa e parë e ëndërruar e përtej perdes së hekurt. Ne e donim Shqipërinë dhe e donim fort. Ëndrra e lirisë i ba­shko­n­te  të majtën e të djathtën, të vjetrën e të renë, të gjithë, pa dallim. 

Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, thekson se viti 1968 par­a­lajmëronte kthesë historike në Kosovë,  sepse këtë kthesë e paralaj­mëro­nin : gjendja e rëndë nën pushtimin jugo­s-llav, rritja e vazh­du­esh­me e rezis­tencës së Lëvizjes Kombëtare Shqi­p­ta­re dhe zgjimi kombëtar i shqiptarëve në viset e pushtuara. Ajo, duke pa­s­ur parasysh rreziqe të shumta, përpiqej të fitonte hapësira të reja. Një fitore përbënte objektivi për Republikën e Ko­sovës, si një hap nga e drejta për vetëvendosje. Më 1968, filloi ndërko­mbët­arizimi i çështjes shqiptare në Jugosllavi, kurse De­mo­nstratat e vitit 1968 inauguruan një formë më efikase të luftës politike të Lë­vi­zjes Kombëtare.

 Jusuf Bajraktari,drejtor i Institutit të Historisë, vë në dukje se shqi­ptarët, që bënin pjesë, pa vullnetin e tyre, në shtetin e quajtur “Jugosllavi” për nga vetë përkufizimi i emërtimit, ishin të përjashtuar prej tij. Ata nuk ishin sllavë për nga prejardhja etnike, ata flisnin gjuhën shqipe, kurse 68-shi ishte edhe një sinjal i qartë kundër shtypjes e tutelës komuniste edhe në Tiranë, për libe-rali­zim e demokratizim të jetës së gji­tha­nshme në Shqipërinë socialiste dhe të viseve të ndryshme shqiptare me devizën kryesore “Kosova Republikë” dhe “Për të drejtën për vetëvendosje” të popullit të saj...

Zymer U. Nezirikonstatonse Demonstratat e vitit 1968 u bënë pjesë e historisë më të re të çështjes shqiptare në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën pushtimin jugosllav. Viti 1968 lidhet me kohën kur tre milionë shqi­p­tarë ishin nën so­vra­ni­tetin e Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Viti 1968 ishte vit kur çë­sh­tja e pa­zgji­dhur kombëtare e shq­i­­­p­ta­rë­ve u shtrua edhe në rrugë me demonstrata të mëdha e të për­gja­kshme, si pasqyrim i vu­ll­ne­tit të së drejtës kombëtare dhe universale të ba­shkimit të po­pujve të ndarë. Viti 1968 dallohet si vit i ngritjes së ve­tëdijes kombëtare për çlirim e bash­kim dhe bën të quhet hallkë his­to­rike e bashkimit të kombit të ndarë shqiptar. 

Selatin Novosella është i bindur seDemonstratat e vitit 1968 ishin një formë e plebishitit të shqiptarëve ku shprehej vullneti i tyre për të jetuar në Republikën e pavarur të Kosovës. Ndonëse masat e pushtetit jugosllav ishin drakoniane, si gjatë zhvillimit të demonstratave , po edhe më vonë. Gjatë këtyre demonstratave, në Prishtinë u vra i riu Murat Mehmeti, e pati mbi 10 të plagosur me armë zjarri dhe qindra demonstrues të lënduar nga policia jugosllave. Mbi 120 demonstrues i arrestuan dhe i dënuan për kundërvajtje, ndërsa pati rreth 40 organizatorë të demonstratave të dënuar deri në 5 vjet burg të rëndë. Kjo s’kishte ndodhur askund në Evropë që demonstruesit të dënoheshin me dënime të tilla. Pa marrë parasysh ndërmarrjen e masave të tilla represive të pushtetit serbo-jugosllav kundër demonstruesve paqësorë, ato hapën një kapitull të ri të historisë më të re të Kosovës.

Në vijim janë kumtesat për Demonstratat më 1968 sipas radhës kro­no­lo­gjike.Në fillim prin kumtesa e prijatarit të Demonstratave të tetorit 1968, Meriman Braha, ’’Demonstrata e Prizrenit, më 6 tetor 1968’’. Ai, në kë­të kumtesë thotë:Vetëvendosje – ishte kërkesë e shqiptarëve në vi­t­in 1968, e kërkuar në vitet 1878, 1912 me kryengritjen e madhe; e kër­ku­ar dhe e përligjur me luftën e armatosur më 1944 dhe e shke­lur më1945; e kërkuar më 1968, 1981, 1998-99, e kërkuar edhe në ditët e sotme, si e drejtë e patjetërsueshme përgjithmonë, kurse Kosova–Republikë ishte shprehje e një alternative shqiptare, si ndarje nga Serbia dhe si per­spe­k­ti­vë e sigurt kah integrimet kombëtare dhe evropiane.

Haxhi Bajraktari,’’Si u organizua Demonstrata e 8 tetorit 1968 në Therandë’’.  Ky bartës i organizimit në Therandë thekson: Në De­mo­­n­s­tratën e vitit 1968, për Kushtetutë e Republikë, që u mbajt në Therandë, më 8 tetor 2008, në koodrimin me grupin e studentëve të Prizrenit, pashë vendosmërinë e baballarëve dhe të gjyshërve tanë në luftërat kundër sundimit she­ku­llor turk, pashë qëndresën burrërore të shumë të burgosurve pas Luftës së Dytë Botërore kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.

Demë Mulliqi,’’Rrjedha e Demostratave të ’68-ës  në Pejë’’. Ky bartës i parë i flamurit në Pejë thotë:Peja me rrethinë dekada me radhë përjetoi masa ndër më të rëndat nga pushtuesit serbo-jugosllavë. Bërthamë e Demonstratës së 19 tetorit 1968 në Pejë, për Kushtetutë e Republikë, ishte shkolla normale “Ali Kelmendi” e Pejës, që e nderoi këtë qytet, Rrafshin e Dukagjinit dhe Kos­o­vën.

Sami Dërmaku,’’Dhuna dhe gënjeshtra nuk luftojnë me njëra – tjetrën,  ato mbysin njerëz të pafajshëm’’.Ky Veprimtar i njohur thekson:Ky shekull i kësaj epoke gjeti brezin e vet, më 1968, që i dha besën Kosovës dhe nuk iu tremb vdekjes. Ishte ky brez paraprijës i UÇK-së në ballë, me 1700 dësh­mo­rë, që ranë në altarin e lirisë.

Hakif Sheholli,’’Demonstratat e 68-ës në Podujevë’’: Pas vitit 1912 po­pu­llata shqiptare keqtrajtohet barbarisht. Më 1968 shpër­thyen demonstratat mbarëpopullore në Kosovë  dhe më gjerë. De­mon­strata mbarëpopullore në Besianë është organizuar dhe është përgatitur nga një grup i të rinjve të profesioneve të ndryshme,vë në dukje ai.

Ali Mehmeti’’Demonstratat e vitit 1968-vazhdimësi e Lëvizjes Shqiptare të Kosovës’’: Pas demonstratave në Ferizaj, pushteti arrestoi disa  studentë e nxënës dhe mësimdhënësit Ali e Jakup Mehmeti dhe Sali Hasani. Pas demonstratave u hapën shtigjet për një zhvillim më të hovshëm ekonomiko-shoqëror, përfundon ai.

Latif Zariqi,’’Organizimi  i demonstratave të vitit 1968 në Mitrovicë’’: Në fillim të vitit shkollor 1968/69, me një grup shokësh të idealit,  formuam këshillin organizues për organizimin e demon­str­atave në Mitrovicë. Këshilli përbëhej nga: Nebih Istogu, Latif Zariqi, Mustafë Shyti, Naim Bujupi, Vesel Demaku, Ramadan Bytyçi dhe Mustafë Zariqi, thotë ai, ndër të tjera, në kumtesën e tij.

Faik Mustafa,’’Demonstratat e 68-ës – lëvizje e shqiptarëve në Maqedoni’’: Fortesë e rezistencës së shqiptarëve në Maqedoni do të jetë Rrafshi i Pollogut me qytetet Gostivar e sidomos Tetova. Viti 1968 do të mbetet i shënuar për shqiptarët e Maqedonisë. Për të parën herë në historinë e tyre, në mënyrë masive do të organizohen demonstrata për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive më elementare nga pushteti sllavo-maqedonas,konstatonai. 

Abdyl Kadolli,’’Vizioni historik ‘68’’: Demonstratat shqi­ptare të 68-ës janë ngjarje e rëndësishme, që lëvizi historinë tonë të re kombëtare. Ato rihapën çështjen shqiptare nën ish- Jugosllavi dhe rrugën e vetëvendosjes kombëtare. Ato ishin vetëdije e zgjuar kombëtare për pozitën koloniale të gjysmës së Atdheut të pushtuar nga sllavët e jugut.  Ishte qëndresa nga Demonstratat e ’68-ës për të kaluar në Luftën e madhe çlirimtare, theksonai.

Adil Pireva’’Kërkesat për Republikë dhe për Vetëvendosje gjer në shkëputje – kryekërkesë binom e ’68-ës shqiptare’’: Gjashtëdhjeteteta shqiptare ka pasur dy kërkesa kryesore: “Duam vetëvendosje gjer në shkëputje !” dhe “Duam Republikë!” Aty u shfaq përdorimi edhe i formës më të lartë të rezistencës paqësore, siç janë demonstratat, për paraqitjen e kërkesave dhe të qëllimeve kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi,shkruan ai

Agim Vinca,’’Vit kthese dhe Rilindjeje’’: Viti 1968, vit i demo­ns­tra­tave studentore të 27 nëntorit, për shumë arsye, mund të quhet vit i Rilindjes së Shqiptarëve të Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi në përgjithësi. Viti 1968 i parapriu Revolucionit të vitit 1981, që është një paralajmërim, sado i largët, i luftës për çlirimin e plotë të Kosovës, përfundon ai. 

Albin Kurti, ’’Kërkesa për vetëvendosje në vitin 1968 dhe sot’’:

Më 1968, është kërkuar e njëjta vetëvendosje, i njëjti koncept i vetë­ve­nd­osjes, që është zhvilluar teorikisht dhe është afirmuar praktikisht përgjatë luftërave. Dëshmi për pavarësi të vërtetë të Kosovës, pra për pavarësi me vetëvendosje, do të ishte pikërisht e drejta e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, vë në dukje ai. 

Ardian Marashi, ’’Simbolika identitare ndër autorë shqiptarë të Kosovës të brezit ’68’’: Retorika identitare dëshmon se e përveçmja nuk përdoret me funksion konjitiv racional, meqenëse ajo identifikohet në tekst. Afirmimi i së drejtës së shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje realizohet pikërisht përmes afirmimit identitar. Brezi ’68 ishte një brez dëshmitarësh dhe dëshmuesish, një brez poetësh e shkrimtarësh, thotë ai.

Arif Riza,’’E drejta e ushtrimit të vetëvendosjes-arsye për  de­mon­strata në vitin 1968’’: Pas mbarimit të Perandorisë Osmane në vitet 1912-13, Kosova dhe Maqedonia u zaptuan nga serbët. Në vitin 1968 në Kosovë u mbajtën demonstratat me thirrjen “ Kosova Republikë”, por pati edhe të vrarë e të plagosur. Rezultat i këtyre demonstratave ishte Kushtetuta e vitit 1974,pohon ai.

Avni Dehari,’’Roli i demonstratave të vitit 1968 për emancipimin kombëtar në Kumanovë me rrethinë’’: Demonstratat e 68-ës, si për të gjithë shqiptarët, edhe për ata të Kumanovës patën rëndësi të shumëfishtë. Studentët shqiptarë të Kumanovës , si edhe kolegët e tyre të viseve të tjera shqiptare, që në atë kohë studionin në Prishtinë, ndikuan fuqishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare te  masat e gjera, konstaton ai, ndër të tjera, në kumtesën e tij. 

Bahri Brisku’’Gjendja politike pas Demon­str­a­ta­ve të Ulqinit’’: Në këtë kumtesë është sqaruar roli i nxënësve të Tërstenikut të Drenicës, gjatë qëndrimit të tyre në Ulqin. Grupi i parë i demonstruesve të caktuar ulqinakë përbëhej prej 350 vetash. Kështu, pjesëmarrja efektive ka qenë mbi 400 demonstrues. Në këtë demonstratë janë ngritur këto parulla: “Rroftë Kosova!”, “Rroftë Shqipëria dhe Enver Hoxha!”, “Duam liri dhe barazi!”…thotë ai.

Bashkim Lajçi,’’Përpjekje dhe pengesa në zhvillimin e etnologjisë në Kosovë pas vitit 1968’’: Demonstratat e vitit 1968 patën jehonë në zhvillimet e mëvonshme në fusha të ndryshme të shoqërisë sonë, së këndejmi edhe në fushën e etnologjisë. Efektet e këtyre demonstratave në fushën e kulturës në përgjithësi dhe të etnologjisë në veçanti u vërejtën në themelimin e disa ins­ti­tu­cioneve,thekson ai. 

 Bejtush Gashi,’’Kompetencat e Kosovës në fushën e sigurisë në periudhën 1968-1981’’: Ndonëse ushtria propagandohej si forcë federative, me përbërje shumë­ko­mbë-she, në fakt ajo dominohej nga nacionalistët serbë. Shqiptarët përfaqësoheshin vetëm 0.8%, ndër­kohë që për nga numri i popullsisë zinin vendin e tretë, numri i rekrutëve shqiptarë arrinte në rreth  20-25 %, thotë ai. 

Beqir Elshani,’’Përvoja revolucionare e De­mo­ns­tratave të vitit 1968 në Kosovë’’: Pas Demonstratave të vitit 1968 në Universitetin e Kosovës filloi të rritet numri i studentëve shqiptarë. Prandaj, si rezultat i demonstratave të rinisë revolucionare shqiptare, Kosova e fitoi Universitetin, i cili u hap në vitin 1970 dhe të drejtën e përdorimit të Flamurit kombëtar shqiptar, vuri në dukje ai.

Demë Fetaj,‘’Ismail Dumoshi një vlerë e pashoqe për kohën’’:

Formi­mi i grupit “Çeta e Bajo dhe e Çerçiz Topullit” dhe roli i këtij grupi për përgatitjen e Demonstratave të vitit 1968 etj., janë të lidhura me emrin e atdhetarit Ismail Dumoshi, që ishte i pajisur me ndjenja të zjarrta kombëtare dhe njerëzore dhe që tërë jetën u angazhua për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të gjeneratave që i edukoi,pohon ai.

Ekrem Kryeziu,’’Dramaturgjia në Kosovë pas Demonstratave të 1968-ës’’: Kosova e atyre ditëve të vitit 1968 ishte shndërruar në një amfiteatër të madh ku po zhvillohej drama e përgjakshme e kërkimit të lirisë. Bazuar  në veprat e autorëve Ekrem Kryeziu, Flamur Hadri, Edi Shukriu, Ymer Shkreli, Milazim Krasniqi, Haqif Mulliqi, dramaturgjia shqiptare e Kosovës nuk mbetet larg trajektoreve krijuese të dramaturgjisë evropiane dhe botërore, konstaton ai. 

Emil Lafe,’’Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe Demonstratat e vjeshtës së vitit 1968’’: Lajmi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës në prill 1968 dhe i vendimit kryesor të saj, se ajo njohu njëzëri gjuhën letrare të vendit amë si gjuhë letrare të gjithë shqiptarëve të përfaqësuar atje, erdhi si i papritur në Tiranë. Mësuam se rinia studentore e Kosovës luajti një rol me rëndësi në ecurinë e mbarë të atij tubimi gjuhësor. Njësia e gjuhës është dhe njësia e kombit,vuri në dukje ai. 

Gjergj Skeli,’’Pranvera e Klinës, një uverturë e ngjarjeve të vitit 1968’’: Shënimi i 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjegj Kastrioti-Skënderbeu krijoi entuziazëm të paparë kombëtar në Klinë, më 28 maj 1968. Inteligjencia e re shqiptare nuk i përqafonte idetë e jugosllavizmit, po ato të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për liri e vetëvendosje. Zhvillimet kulturore në pranverën e vitit 1968 ishin uvertyrë e dem­on­s­tra­tave me kërkesa politike në vjeshtën e po atij viti, thotë ai.

Haki Kasumi,’’Pjesëmarrja e nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës në Demon­stra­tat e vitit 1968 në Kosovë’’: Në demonstratat mbarëpopullore, që u zhvilluan në Kosovë në nëntor të vitit 1968, është vërtetuar se kanë marrë pjesë aktive edhe nxënësit e shkollave të mesme. Kontributi i kësaj shtrese të shoqërisë kosovare i dha një vlerë dhe fuqi të rëndësishme kësaj forme të luftës së shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar, thotëai.

Ilaz Metaj- Ali Llunji’’Jehona dhe ndikimi i Demonstratave të  vitit 1968 në proceset poli­ti­ke në Kosovë, sipas publikimit “Republika e Ko­so­vës”: Publikimi “Republika e Ko­sovës” është botuar në Stamboll, në marsin e vitit l992, në dy gjuhë: shqip (4 000 kopje) dhe anglisht (1 000 kopje), nga autorët Ilaz Metaj dhe Ali Llunji. Autorët udhëhiqnin Komitetin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Degë e IGFM-së në Frankfurt të Gjermanisë, thekson ai.

Irena Sawicka,’’Ngjarjet më 1968 në Poloni dhe Kosovë kanë elemente të qarta të përbashkëta’’: Më 1968, menjëherë hyra në ngjarje. Me çdo kusht doja të merrja pjesë. Edhe mua më rrahën me shkop. Pas studimeve, fillova punën në Akademinë e Shkencave Polake. Pas një gjysmë viti, më hoqën nga sektori ku punoja. Kalova në sektorin sllavo-jugor, falë kësaj, fillova të interesohem për gjuhën shqipe dhe problemin e Kosovës,thotë ajo.

Irena Sawicka dhe Adam Bednarek,’’Albanologjia polake para dhe pas vitit 1968’’: Dega e Filologjisë Ballkanike e Fakultetit Filologjik të universitetit  „Nikola Kopernik” në Torunj nuk është vendi i vetëm në Poloni, ku mund të marrësh diplomë me kompetenca albanologjike. Tani shqipja studiohet edhe në universitetin „Adam Mic­kje­viç” në Poznanj. Kemi tash tre doktorë në gjuhësinë shqipe dhe kandidatët për doktor shke­ncash, theksuan ata.

Isa Bicaj,’’Kontributi i Afrim Loxhës në Demonstratat e vitit 1968’’: Afrim Loxha është ndër organizatorët dhe udhëheqësit kryesor të demonstratave të vitit 1968. Është bu­rgosur ndër të parët më 29 dhjetor të 1968-ës. Afrimi, gjatë tërë kohës ka qenë aktiv në veprimtarinë kombëtare. Afrimi u vra, pas fillimit të bombardimeve më 1 prill të vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe afër postës së re në Dardani, pohon ai.

Ismail Gashi-Sllovia,’’Kontributi i atdhetarit Isa Demaj në De­m­o­nstratat e 1968-ës’’: Isa, qysh si nxënës në Gjimnazin e Pejës, u angazhua në sensibilizimin e çështjes ko­mbë­tare. Më 1964, u bë veprimtari më i ri i Lëvizjes Re­vo­lu­ci­o­nare për Bashkimin Kombë­tar. Që nga 6 tetori 1968, në Prizrenin historik, Isa Demaj bashkë me Grupin e Studentëve të Prizrenit, do të organizojnë më 1968 tri demonstrata në Rrafshin e Du­ka­gj­init, thotë ai. Kjo ishte edhe kumtesa e fundit e vëllimit të parë të librit De­mon­st­ra­­tat e vitit 1968, me kumtesa të konfrencës shkencore, e mba­j­tur në Prishtinë, më 24-25.XI.2008, e organizuar me ra­stin e shë­n­­­imit të dyzetvjetorit të Demostratave të vitit 1968. Libri është për­ga­titur sipas standardeve të kërkuara teknike-shke­n­core. Kumtesat ka­në shk­u­r­tore (abstrakt), fjalë çelësa, rezyme në gjuhën angleze, kurse libri përmbyllet me treguesin e emrave dhe me një foto­al­b­um 1968-2008….


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>