Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Dinastia Dilo Sheperi, historia përjetësohet në një libër

$
0
0

Historia na mëson se popujt humbasin dhe shuhen duke u dobësuar karakteri i tyre, dhe jo inteligjenca, ose pasuria. Reflksione për përmbledhjen e botimeve me titull “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare”/

Nga Violeta M. Mirakaj/

Është një pasdite e ngrohtë fund maji, dhe gjithçka duket sikur ndriçon  dhe ndikon ne rrjedhshmërinë e mendimeve në vlerësimin e librit që më dhuroi autori  Eduard M. Dilo. Një përmbledhje e shkrimeve  botuar ne shtypin e kohës në disa vite të vëllezërve Dilo, Eduard dhe Bardhyl M. Dilo.

Vetë titulli i këtij botimi “Në krahët e Shqiponjës Shqiptare” të shtyn ta shfletosh njera pas tjetrës, dhe sheh se është një krijim i kujtesës mnemotike, mbështetet në kujtesën kolektive sa familjare , individuale dhe më gjerë; kujtesë kolektive e ikonizuar kujtesa si  shqisa të shpirtit.  E veçanta e  shkrimeve është jo vetëm se trokasin në  portën e historisë së vendit tonë, gjë që e tregon dhe vetë titulli i librit “Në krahët e “Shqiponjës Shqiptare “  po portretizimi i disa figura të saj që kanë bërë histori kanë vënë potencialin e tyre intelektual dhe patriotik në shërbim të vendit. Me të drejtë këto shkrime në shumicën e rasteve në formën e një eseje trokasin në ndërgjegjen e kombit. Duan t’u tregojnë bashkëkohësve dhe brezave se nuk mund të ketë një komb pa kujtesën e tij.  Krijimi hyrës i librit është “Refleksi, Edukata dhe përparimi i njeriut”një shkrim sa me karakter didaskalik e psikologjik dhe filozofik, tregojnë me kopetencë dhe logjikë se suksesin e njerëzve në jetë e bën më shumë karakteri i tyre se sa dituria që kanë. Japin një arsyetim midis  edukatës dhe arsimit. Nuk mund të kërkojmë shkëlqim edukate në një vend ku mungon edukata e demokracisë… Në qoftëse pretendojmë që të arrijmë rezultate në drejtim të edukatës, duhet të furnizojmë mendjen e rinisë me parime dhe t’i disiplinojme vullnetin. Eksperienca e njerëzimit në mjedisin ku jeton ka vërtetuar se njeriu nuk mund të ketë shokë dhe miq në qoftëse nuk sakrifikon një pjesë të egoizmit të tij, në qoftë se nuk le për kolektivin një pjesë të individualitetit të tij…. por vazhdojnë me arsyetimin në fakte se egoizmi individual është  me rrezik për stabilitetin e një populli, ndësa egoizmi kolektiv është i rrezikshëm për kombet e tjerë. Dhe konkludojnë se refleksi dhe urtësia  duke u mbështetur te Psikologjia  moderne ka treguar se roli i koshientit në jetën e përdishme është shumë më i madh  se roli arësyes koshiente….të cilët arrijnë në konkluzionin : Historia na mëson se popujt humbasin dhe shuhen duke u dobësuar karakteri i tyre dhe jo inteligjenca ose pasuria… Niveli moral i një populli, domethënë mënyra me të cilën mban disa rregulla të sjelljes cakton vendin e tij në shkallën e qytetërimit dhe pushtetin e tij. Krijimi i një ideali, mbështetur  në një edukatë të shëndoshë, që t’i japë popullit  ndjenja të përbashkëta, interesa të përbashkëta, disiplinë të ndërgjegjshme, besim në të ardhmen është rrugë e sigurt për t’u lartësuar nga barbaria në qytetërim. Kjo  hyrje studimore pasohet  me vlerësimet, portretizimet e dy patritotëve intelektualë  Kolë Tromara dheBahri Omari.Inkuadrimi i tyre bëhet duke i pozicionuar në kuadër të kohës si dhe pjesë të tërësisë tragjike të vendit tonë.  Dhimbja, revolta  e krijuesit është legjitim …një batare plumbash i shpoi trupat e tyre se kishin në shpirt një ideal…Zëri i  publiçistit vazhdon  “Të mos harrojmë ata që përgatitën kontigjentin e intelektualëve  atdhetarë demokratë.”  Historia familjare e vellezërve Dilo , troket në kujtesën e kombit.                                                                                               Viktoria  Ilia Dilo, një nga emblemat  e arsimit tonë kombëtar, pionere dhe veterane, “Mësuesja e Merituar” ishte vazhdimësia e të atit të saj Profesor Ilia Dilo, vigan i gjuhësisë shqipe , i cili njihet për hapjen e parë të shkollës shqipe,  më 1907 në Sheper të Zagorisë…. Por dhe mbi të, si dhe në gjithë familjen ranë pesha e e një kalvari  vuajtjesh të persekucionit të sistemit që u istalua në vendin tonë. Lufta e ashpër klasore vazhdon publicisti, është e pamëshirshme edhe për familjen Dilo. Hapet rruga tragjedisë: Babai u vdes, tre vëllezër në azil të detyruar politik… Bëhet pyetja, pse vallë gjithë ky tmerr i pashembullt  rrethon këtë familje të mirëfilltë intelektuale dhe patriote ?  Përgjigja- nuk mund të bënin kompromis në dëm të Shqipërisë, nuk mund të bënin kompromis në dëm të asaj që ju ishin kushtuar…Vlerësimi  i Viktoria Ilo Dilo pas viteve ’90 si  “Mësuese e Merituar”me motivacion :- Me personalitetin e saj të lartë moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur në kujtesë si shembull i ndritur i mësuesit të talentuar e të respektuar…. po  autori  konkludon – Arsimi ynë kombëtar dhe ne, kemi nevojë për  njerëz si ajo…                                                                       Figurat e femrave janë në vazhdimësi, ajo e hallë Savës, apo Sava Levani Xhamballo, grua e rrallë, e urtë e dhimbsur mbetur  në kujtesë…                                                                                                   Nëse shkon sot në Sheper, ku lindi dhe vdiq mësuesi dhe studiuesi i njohur, Ilia Dilo, të cilët Sheperi i dha emrin e vetë, Ilia Dilo Sheperi, nuk gjen asnjë relikte, asnjë gjurmë . Si shenjë e vetme më 14 tetor 1945, kur atij iu hodh aty dheu. Më pas varri u hoq prej këte dhe eshtrat u vendosën mes varrezave të fshatit. “Vendosjani mes popullit për të cilin punoi “, ishte porosia ironike aq edhe e hidhur e udhëheqjes së lartë të partisë së asaj kohe! Megjithëse kishte një kontribut të çmuar në arsimin dhe shkencën gjuhësore shqiptare, emri i tij u hoq nga historia e popullit shqiptar, nga historia e gjuhës dhe e Drejtëshkrimit, ku ai kishte pjesën e tij shkencore , sado modeste të ishte kjo pjesë. U retushuan fotot e tij me patriotët dhe studiusit më në zë të kohës. Po kështu emri i tij nuk u përfshi si zë më vete në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985.

“Procesi”, në emër të luftës së klasave                                                                                                                                             Pa pretendimin se po bëhet një kujtim historik i plotë, të bie në sy shkrimi mbi “Dëshmorët e Gërhotit- Dëshmorët e Kombit.” Rrëfimi  i tradhëtisë në këto momente të historisë, të masakrës në Gërhot, na del figura e Hysni  Lepenicës, ku shpirti i tij ishte ushqyer me vetëtimë e gjëmim topash që nga Lufta heroike e Vlorës, si luftëtar i kësaj lufte. Personazhet nuk mjaftojnë vetëm nga Jugu i Shqipërisë  vazhdimësia është dhe në trevat e tjera, historia e një kombi është gjithë Shqipëria. Nuk mund të harrohet Profesor Burhan Musa Juka, ku jeta në mërgim i rëndonte në shpirt, dhe  nuk mungoi të thosh fjalën e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët, e fjala e tij peshonte rëndë.      Dënohet në mungesë me vdekje me etiketimin “Armik i Popullit”, Dr Jani Dilo.  Paradokset e kohës bëjnë të vetën, vetëm se ideali i tij ishte Shqipëria, Shqipëria në të gjitha trevat e saj shqipfolëse.Duke cituar vlerësimin nga Prof. S. Repishti, -“Jani Dilo i takon breznisë idealiste të RilindjesKombëtare, breznisë së Mit’hat frashërit, dhe të tjerëve si ai”. Familja Dilo vazhdon me Margarit dhe Qirjako Dilo, si dy shtylla të nacionalizmit të cilët diktatura nuk i mposhti. Ata janë të brumosur me kulturën e lashtë përparimtare, me kredon dhe edukaten familjare që- e drejta vetëm të bën të lirë, e të çliron nga çdo ankth  e frike.. …kalvari  dhe masakrat vazhdojnë këta dy vëllezër zhduken njeri pas tjetrit duke ju nënshtruar një detyrimi  jete plot dhimbje dhe vështirësi. Tërhiqet vemendja, duke kujtuar se ka ardhur koha, që figura si Koço Ilia Dilo, dhe gjithë të tjerëve t’u jepen vlerësimi i duhur…Kthimi  mbrapa në histori, apo kujtesa për figura të tilla si Çajupi, vendi nga jane vëllezërit Dilo, i bën ata me të drejtë krenar, si vazhdimësi i udhës kulturore dhe atdhetare të këtij Rilindasi të madh. Rrefyesi gërsheton dijet e lexuara me kujtimet e kaluara familjare.                                                                         Homazhi për Prof .Dr.Safete.S Juka, si një figurë e madhe kombëtare, bëhet me një elokuencë por dhe me kërkesën që t’i bëhet nderimi i duhur me një pllakë në kujtim të gjestit të saj. Ajo la amanet që krejt kursimet e jetës së saj  t’i shkojnë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë…..Një shkrim plot mbresa dhe kujtim plot dhimbje jep autori te ““Jemi shqiptarë” i thashë”.   Kujtimet në atë ditë korriku vazhdon autori, në atë sallë gjyqi të mbushur me gjimnazistë, po zhvillohej një nga tragjeditë që dhe Shekspiri i madh do ta kishte zili…në emër të luftës së klasave luhej dhe vihej në lojë jeta e njeriut të pafajshëm. Kaosi i mendimit dhe i gjykimit ishte i pranishëm, të dukej vetja si te “Procesi” i Kafkës…..Ndjeshmëria fëminore ravijëzohet në lotët që mbulonin faqet e nipit, i cili ishte i pranishëm, po nuk mund të harronte zërin e të akuzuarit, kumbimin në atë sallë të zbrazët- “Mos ngatërro Atdheun dhe popullin me partinë. Atdheu dhe populli janë Shqipëria….”  Këto kujtime janë dërmuese, por nuk duhet të harrohen, që e nesërmja kurrë të mos përsëritet. Si për ta përmbyllur këtë libër me shkrime vëllezërit Bardhyl & Eduard M. Dilo; ndalen në mbresat e udhëtimit “ Mrekullitë e Kosovës.”. Pas kthimit në atdhe pas shumë vitesh në emigrim, mrekullohen nga transformimet dhe evolimet që kishin ndodhur në vendlindje dhe kudo. Udhëtimi turistik në trevat e Kosovës miqësia dhe ngrohtësia vëllazërore me miq dhe dashamirës kosovarë, tregohen nga autorët me nota dhe ngjyra të ngrohta mbresëlënëse si për të treguar se nuk ka Shqiptari pa Kosovë e Maqedoni Krenaria legjitime që ndjenë vëllezërit Dilo ishte e pamatë kur në stendat e Shtëpisë Muze të Prizrenit, ashtu si shprehen vetë na “priste” e na “përshëndeti” fotografia e patriotit zagoriot Mihal Harito, një ndër kryesorët e asaj Besëlidhjeje historike, fotoja e poetit sheperiot A.Z.Çajupi i cili pasohet nga theksimi që bën studjuesi Prof. Ramadan Asllani:-se Gramatikën e Ilia Dilos e ruan si libër të shenjtë për gjuhën shqipe. Gjuha është njësia matëse e një kombi të vetëm dhe koha do ta tregojë…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>