
Gjatë ditës së sotme, e Hënë 1 Prill 2019, veprimtari i komunitetit, biznesmeni i njohur Tony (Tush) Musaj e thirri Editorin e Diellit dhe i dhuroi $500.00(Pesëqind dollarë) për 110 vjetorin e Gazetës “DIELLI”. Federata VATRA dhe gazeta e saj DIELLI e cmojnë shumë bujarinë dhe i shprehin falenderime të përzemërta z. Tony Musaj dhe familjes së tij atdhetare. Z. Musaj është i njohur për kontributet e tij në ndihmë të komunitetit.
Faleminderit i dashur atdhetar!
***
THIRRJE E EDITORIT
Vatranë;
është radha juaj të tregoni bujarinë dhe frymën vatrane. Dielli ka 110 vjet që
mbahet me dhurime të nxitura nga fryma vatrane dhe shpirti bujar i shqiptarëve
të Amerikës.Le të vedosim të gjithë nga një gur në kështjellën e shqiptarizmës
këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, Kështjellën me emrin e
bukur VATRA & DIELLI. Secili kontribuon me aq sa mundet, por gur -gur bëhet
kalaja. Kështu e kanë mbajtë Kështjellën e shqiptarizmës vatranët këtu në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtues dhe Kryesi të Degëve të Vatrës
Vihuni në krye të degëve dhe kontribuoni në këtë fushatë që synon të përballojë
veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të DIELLIT dhe Konsolidimin në këtë shekull
të dytë të gazetës tonë të dashur.
Ju të zgjedhur në strukturat e Vatrës, tregojeni me vepra se dini t’u prini
fushatave të Vatrës. Është koha të kryeni obligimet tuaja!
Ju biznesmenë, që ju akrakterizon shpirti i patriotizmit, mbështetni gazetën,
që ka regjistruar 110 vite jetë të Kombit tonë. DHURONI!