Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE

$
0
0

LE PETIT JOURNAL (1911) : JANICA MARTINAJ, KRYENGRITËSJA 22 VJEÇARE, ËSHTË ZHANË D’ARK–A SHQIPTARE/

image

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2018

 Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.

 Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :

 image (1)

Shpjegimet e gravurave tona.

 Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare.

 Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.

 Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?

 – Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t’ju çoj drejt fitores.

 Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.

 Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë. Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e  ushtarëve të sulltanit.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>