Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

KUR MBRETËRESHA GERALDINË REFUZOI OFERTËN PREJ 1 MILON DOLLARËSH

$
0
0

1 geraldinaCE SOIR (1939) : MBRETËRESHA GERALDINË KA REFUZUAR OFERTËN MARRAMENDËSE TË HOLLYWOOD-IT PREJ NJË MILION DOLLARËSH/CE SOIR

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2018*/

“Ce soir” ka botuar, të hënën e 24 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me ofertën marramëndëse që Hollywood-i i ka bërë asokohe Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film, të cilën ajo e ka refuzuar në mënyrë kategorike.Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :Një milion dollarë Mbretëreshës Geraldinë për të luajtur një film

Por ish-sovranja e Shqipërisë, të cilës ky propozim iu bë nga një kompani kinematografike amerikane, nuk dëshiron të bëhet “një objekt kurioziteti publik”

 (Nga ana e të dërguarit tonë special)

Londër, 23 prill (nëpërmjet telefonit)

– A do të vihet një ditë në skenë romani tragjik i mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë, vajzës së dukës hungarez Apponyi dhe Zonjës Giraud ?

Në fakt, një kompani e madhe kinematografike amerikane, i ka ofruar gruas së mbretit Zog, një kontratë prej milion dollarësh (ose rreth 77 milionë franga) për të luajtur në Hollywood.

Por sot avokati anglez i Mbretëreshës Geraldinë – pasi telefonoi rezidencën, në Greqi, ku ajo po shërohet nga lindja e saj tragjike – u lejua të komunikojë zyrtarisht :

Duhet të kuptojmë se Madhëria e Saj nuk dëshiron të bëhet objekt kurioziteti publik. Pasuria personale e mbretit është gjithashtu e mjaftueshme për gruan dhe familjen e tij dhe u mjafton atyre që të bëjnë një jetë të rehatshme dhe të qetë.

Oborri mbretëror i Tiranës është detyruar të shpërbëhet,dhe natyrisht, nëse Mbreti mban vetëm një sekretar dhe një shërbëtor në shërbim të tij, Mbretëresha do të ketë po ashtu në shërbimin e saj vetëm një shërbëtore dhe një dado për djalin e tyre të vogël, i lindur para njëzet ditësh.

Madhëritë e tyre synojnë të shkojnë më pas në Angli, ku gjenden në depozitë të gjitha pasuritë e tyre. Sapo shëndeti i mbretëreshës Geraldinë do të përmirësohet, familja mbretërore e Shqipërisë, do të largohet nga Greqia për të shkuar disa javë në Egjipt.

*E falenderojme Aurencin e pasionuar pas historise kombtare qe e ndau kete artikull me lexuesit e Diellit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>