Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

LE FIGARO-DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT

$
0
0

LE FIGARO (1914) : DEKLARATA E ISMAIL QEMALIT NË LIDHJE ME ITALINË, KOMISIONIN E KONTROLLIT, PRINC VIDIN DHE GREQINË./

2deklarate Ismail

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Nëntor 2017

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të mërkurën e 28 janarit 1914, në faqen n°2, intervistën e Ismail Qemalit, dhënë në Bari për gazetën italiane, “Corriere del Puglia”.

Çfarë ka shprehur më konkretisht kreu i parë i shtetit shqiptar ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Deklarata e Ismail Qemalit

Bari, 27 janar.

Ismail Qemal Beu, i intervistuar nga Corriere del Puglia, shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar ndaj Italisë për “dashamirësinë e thellë dhe të paharrueshme që ajo dëshmoi”.Ismail Qemal Beu deklaroi se e kishte dorëzuar pushtetin në duart e Komisionit të Kontrollit për të mirën supreme të atdheut të tij.Ai shtoi se pas një qëndrimi në Nice, do të takohet me Princ Vidin për t’i paraqitur homazhet e bashkëatdhetarëve të tij.

Ismail Qemal Beu mendon se nuk duhet të shqetësohemi nga komplikimet për sa kohë që Greqia do të vazhdojë bisedimet me Fuqitë : por nëse vendimet e Fuqive nuk ekzekutohen, shqiptarët do të zmbrapsin armikun nga territori i atdheut të tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>