Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Nga Historia e Amerikes-Kur goditej Hollivudi…

$
0
0

1-albana

Nga Albana M Lifschin*/11951852_10207381016114437_2867689528239001232_nNga fundi i vitit 1950, publiku amerikan i trëmbej kaq shumë rrezikut komunist sa 68% e tij kërkonte që partia komuniste në Amerikë të dilte jashtë ligjit. Kishte mjaft njerëz që mendonin se komunistët kishin kohë që kishin depërtuar në shoqërinë amerikane si pasojë e influencës së Bashkimit Sovjetik. Ata sillnin si shëmbull numrin e atyre që ishin arrestuar e dënuar si spiunë të tij, siç ishte rasti i çiftit Rosenberg. Ata që guxonin të mbronin viktimat akuzoheshin si komunistë apo simpatizantë të komunistëve. Në 20 shkurt 1950 Senator Xho Makarti (Joe McCarthy) kishte mbajtur fjalimin e tij në senatin amerikan për rrezikun komunist që kishte depërtuar në SHBA duke tërhequr vëmëndjen e gjithë kombit. Senatori deklaronte se demokratët dhe komunistët kanë aq shumë pikpamje të ngjashme në mes tyre, saqë demokratët duhet ta quajnë veten e tyre “komikrats.” Ngjarje shqetësuese qe publikimi nga stafi i Makartit i një fotografie ku dukej senatori demokrat Millard Tydings(Tajdings) duke folur me ish liderin e partisë komuniste amerikane Earl Browder. Fotografia në fakt qe një kompozim mekanik i dy fotografive të veçanta duke krijuar një imazh të rremë.

11217964_10207381016754453_3912535116494648575_nMegjithëse ne të kishte një shënim me gërma të vockla ku thuhej se qe një kompozim, shumë njerëz të ndikuar nga përshtypja e parë që linte ajo, e morën M.Tajdings për simpatizant të komunistëve gjë që ndikoi në humbjen e tij në zgjedhje. Me ndihmën e shefit të të FBI, Edgar Huver, një nga njerëzit më të fuqishëm e më të frikshëm të kohës, Makarthi vazhdoi gjuetinë e tij në të gjitha sferat shoqërore. Sa më shumë rritej frika, aq më shumë rriteshin edhe pasuesit e tij.Ndërkohë në shënjestrën e Makarthit u vu Hollivudi. Ai deklaroi se në Hollivud kishte më shumë se dy mijë skenaristë, aktorë, regjizorë e producentë komunistë. Sulmi nisi sëpari nga skenaristët, të cilët mendohej se kishin futur ide propogandistike komuniste në skenarët e tyre. Qe hedhur mendimi që presidenti Ruzvelt kishte inkurajuar filmat pro-sovjetik gjatë luftës, dhe megjithë se kjo nuk u vërtetua, presioni i përdorur bëri që krijuesë të njohur të kohës të linin Hollivudin.Filloi mbajtja eseancave të tëra të dëgjimit me qëllim çrrenjosjen e komunistëve nga Hollivudi. Ishte e mjaftueshme që dikush të thirrej për t’u pyetur nga komisioni hetimor dhe emri i tij të publikohej në listën e zezë. Metodat e tij u quajtën Makartizëm.

1 histori hollPranonin apo jo anëtarësinë e tyre, ata përfundonin në listën e zezë.Lista e zezë përfshinte gjithë emrat e artistëve të dyshimtë. E përpiluar nga agjentët e FBI, lista e zezë praktikisht ndalonte bizneset për të punësuar personat e dyshimtë që kishin emrat në të. Duke patur frikë se filmi apo programi televiziv mund të bojkotohesh nga publiku, bisnesmenët e drejtuesit e kësaj industrie kontrollonin vazhdimisht listën e zezë para se të merrnin në punë artistët apo pranonin skenaret. Mbi 200 prej tyre humbën vendet e punës në Hollivud. E ashtuquajtura “Dhjeteshshja e Hollivudit” një regjisor( Eduard Dymyryk) dhe 9 skenaristë (John Howard Law son, Dalton Trumbo, Alvah Bessie, Albert Maltz, Samuel Ornintz, Herbert Biberman, Adrian Scott, Ring Lardner, Jr., and Lester Cole)refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve duke përdorur amendamentin e 5të të kushtetutes amerikane. Megjithatë kjo nuk i shpëtoi nga burgu, me përjashtim të regjisorit i cili më pas bashkëpunoi me komisionin hetimor. Pati artistë që refuzuan të bënin punën e spiunit duke rrezikuar jetën e karrierën e të tjerëve. Autorja dhe skenaristja e njohur e kohës Lillian Hellman deklaroi se” nuk do të rrezikonte as sot, as në të ardhmen njerëz të cilët ishin plotësisht të pafajshëm, me qëllim për të shpëtuar veten e saj. “Kjo do të ishte e pandershme dhe çnjerzore” tha ajo. Nga qendrimi saj i guximshëm Hellman u shqua në mes të tjerëve. Hellman ishte skenaristja më e famshme e shek.të XX . Ajo u bë ikonë për gratë e gjeneratës së saj në lëvizjen feministe të viteve 1970.Bertold Brehti kur u thirr për të dëshmuar para komisionit deklaroi se ai nuk ishte komunist, dhe pas kësaj e la menjëherë Hollivudin dhe u kthye në Gjermani( lindore). Dosja qe mbushur plot edhe për Çarli Çaplinin. Ai u detyrua të largohej nga Amerika dhe kthimi iu ndalua, si simpatizant i komunisteve. Dhe kjo ndodhte pasi ai kishte realizuar filmin” Diktatori i Madh”.
Aktorë te njohur liberalë si Robert Redfort, Xhek Lemon e Gregori Pek u kritikuan ashpër pse kishin marrë pjesë në një festival filmi në Kubë . Aktores Vanesa Redgrejv iu sabotuan kontratat dhe projektet dhe u kërcënua me bojkot nga zionistët. E vetmja mënyrë nëpërmjet së cilës artistët mund të lanin veten e tyre ishte të jepnin emrat e kolegëve të tyre, të spiunonin.
Pati edhe nga ata që u thyen para presionit të makartizmit dhe spiunuan kolegët e tyre. I tillë qe shembulli i regjisorit me kariere brilante, Ilia Kazan,(Shumë nga ju e njihni nëpërmjet filmit ‘America, America”(1963), “Viva Zapata” (1952) etj. Ai dha emrat e 8 vetëve miqte të tij që sëbashku kishin qenë anëtarë të partisë komuniste amerikane në vitet 30. Akti i Ilia Kazanit nuk u harrua kurrë, dhe jo vetëm nga ata që u dënuan për shkak të tij. Mjaft artistë të Hollivudit edhe sot e kësaj dite e kujtojnë me dëshpërim e indinjatë atë kohë, kur ata e kolegët e tyre mbetën pa punë. Disa arritën në vetëvrasje, e disa të tjerë u detyruan të largoheshin përgjithmonë nga Amerika. Kujtimi i hidhur i asaj kohe në historinë e Amerikës ende i ndjek deri në ditët tona.Kariera dhe emri i Ilia Kazanit u njollos përjetësisht nga vendimi i tij. Ndaj në 21 mars 1999, kur regjisori Ilia Kazan u nderua me “ Lifetime Achievement Award”, Hollivudi kaloi një tronditje të re nga rikujtimi i asaj kohe,dhe njerëzit u ndanë sërish në dysh. 500 vetë protestuan kundër cmimit duke mbajtur në duar pankarta me thëniet “Lista e zezë nuk mbulohet me gëlqere”. Norma Barzman, Lee Grant, Jules Dassin, Walter Bernstein, dhe të gjithë viktimat e listës së zezë nuk mund ta falnin Ilia Kazanin për atë që bëri. Barzmani komentoi se ‘cmimi i sukseseve të tij ishte shkatërrimi i jetës së të tjerëve’.
Në mbrojtje të Ilia Kazanit doli Artur Miller, duke çgënjyer shumëkend. Artur Miller ishte një nga heronjtë e asaj kohe që doli kundër Makartit. Ndryshe nga Ilia Kazani , Milleri refuzoi të jepte emrat e “bashkëudhëtarëve” të vet, siç i quajti ai kolegët e Hollivudit. Për qëndrimin e tij ai u dënua me burg. Megjithatë Miller mendonte që Ilia Kazan duhej nderuar për punën e kontributin e tij. Në gazetën “The guardian” ai shkroi se mendimi dhe ndjenjat e asaj kohe për të nuk kishin ndryshuar, por përsëri ‘Ilia Kazan ka bërë një punë të jashtëzakonshme në teatër dhe në film që meriton t’i vlerësohet”.
Në kohën e tyre ata kishin bashkëpunuar ngushtë, Milleri si skenarist dhe Kazani si regjisori i skenarëve të tij. Ata ishin miq,si vëllezër, por kur Kazan tradhëtoi koleget,miqësia e tyre u prish. Ata nuk i folën njeri-tjerit për 10 vjet. Edhe më pas miqësia e tyre nuk u riparua më . Ata “dialoguan” në mes tyre nëpërmjet filmave të realizuar më pas ku shprehën qëndrimet e tyre të kundërta. Ndërsa Ilia Kazani e justifikonte rolin e informatorit në filmin e tij ”On the Waterfront”, Artur Miller e dënonte atë tek “A View from the Bridge”.
Artur Miller dhe Elia Kazan nuk u kthyen dot më kurrë tek miqësia e ngushtë që kishin me njeri- tjetrin në fund të viteve 40-e fillimi i viteve 50-të. Miller, që kishte vuajtuar shumë, doli si një shembull i guximit ndaj Red Scare (Panikut të kuq) dhe ndër vite fitoi aureolën e një shejti. Ndërsa Ilia Kazan u përkufizua si ‘njeriu në anën tjetër të spektrit’.
*Bruklin, NY , Gusht 2015-E dergoi autorja. Per te paren here u botua ne Illyria


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>