Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Ali Cungu, Nji Fulc Shqiptar

$
0
0

1 Elbasaniad_kalaja2Nga Shkëlqim Burburia/*Në fundshekullin 19 e ma vonë në pjesën muhamedane të lagjes “Kala” në Elbasan midis të tjerave banonte edhe familja Cungu. Nga pleqtë e saj sot mbahet mend vetëm Ibrahim Cungu. Qe një burrë i thjeshtë që punonte si qeraxhi. Me kafshë transportonte mall e njerëz. Puna ishte e vështirë e me rreziqe, sidomos nga hajdutët që në atë kohë lëvizshin lirshëm nëpër udhë e shtigje. Fitimet ishin të pakta prandaj dhe gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë.

Ibrahimi u martue me vajzën muhamedane Hajrie Kapidani dhe u lindi fëmija i parë. Ishte djalë  dhe e quajtën Ali. Rritet nën kujdesin e vecantë të prindërve dhe qysh të vogël babai e fut në një shkollë fillore turke të kohës, sepse në Elbasan ende s’ishin celun shkollat shqipe. Rritet si një nxanës i zgjuet dhe edukohet nga familja. Në këtë kohë nis lidhje edhe me familje të tjera si ajo Kapidani, Burburia e ndonjë tjetër, ku mbizotnoshin ndjenjat kombëtare.

Mbaron filloren dhe në vitin 1912 fiton bursë për të ndjekun studimet e mesme në shkollën amerikane të Stambollit që quhej Robert Kolegj. Nis atje studimet me shumë dëshirë e me vullnet për të mësue sa ma mirë. Shpejt përvetson anglishten që ishte gjuha e shkollës, sepse që të gjithë nxanësit ishin të kombësive të ndryshme nga Ballkani dhe Lindja e Afërme. Jepet me shumë dëshirë sidomos mbas veprimtarive jashtëshkollore të kolegjit, e në rradhë të parë në lojnat sportive e në atletikë.

Duke nisë nga viti 1896 në kolegj cdo pranverë organizoheshin lojnat olimpike. Konkuroshin midis tyne skuadrat e klasave të ndryshme. Me shumë seriozitet organizohej edhe ceremonia e dhënies së cmimeve për tri vendet e para të cdo gare. Në to zakonisht ftoheshin edhe autoritete të Stambollit apo sportistë turq të njohur pjesëmarrë në gara olimpike. Kur cdo fituesi i dorëzohej dekorata përkatëse, pranë ngrihej flamuri i tij kombëtar. Kur fituesit ishin shqiptarë për ta ngrihej flamuri turk, sepse vendi ynë në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Turke. Kur po afroheshin lojnat olimpike të vitit 1913, studentët shqiptarë u përpoqën të gjinin një flamur të tynin, por nuk ja arritën. Me iniciativë të Ali Cungut, Irakli Budës e të tjerë, u ble nji copë e kuqe. Në te vizatuen nji shqiponjë dykrenare. Gjetën një plak të cilit iu lutën që shqiponjën ta qendiste duke I tregue se cfarë ishte dhe përse e doshin. Qendistari plak u cudit për qëllimin e djemve. E pranoi qendisjen, ua plotësoi dëshirën, madje nuk pranoi as shpërblim. Ky flamur u ngrit në lojnat olimpike të pranverës së vitit 1913. U ngrit për Xhemal Frashërin si kampion dhe Ali Cungun e Mehmet Sharrën për vendet e dyta. Në vitet pasuese po ai flamur u ngrit për Petër Andonin si kampion i shumë sporteve, për Skënder Dakon në atletikë, etj.

Aliu dhe graduatë të tjerë shqiptarë që punuan në shkollat tona të mesme organizuen lojna olimpike të kësaj natyre. Të tillë qenë Xhemal Frashëri, Fuad Asllani, Rexhep Jella, Petër Andoni, etj (shif “Studentët Shqiptar të Robert Kolegjit Amerikan” me autor Prof. Dr. Uran Asllani)

Ndërsa ende s’e kishte përfundue kolegjin, Aliu jepet me mjaft kënaqësi mbas veprimtarive atdhetare që organizoheshin jashtë kolegjit nga emigrandët shqiptarë të Stambollit. Kështu ai është nji ndër themeluesit e Shoqnisë “Qarku literar” që drejtohej nga patrioti shqiptar Sali Nivica e që në atë kohë punonte si mësues i gjuhës shqipe për të gjithë studentët shqiptarë të kolegjit amerikan. Shkolla dhe veprimtaritë jashtëshkollore të mësipërme e brumosën djaloshin Ali me kulturë të gjanë dhe dashuninë për Atdhe e për Komb.

Më 1920 I përfundon studimet e mesme mjaft mirë. Atij i ofrohet një bursë për studime të matejshme universitare. Gjendja e vështirë ekonomike e familjes që ishte ba me tri fëmijë nuk e lejoi të realizonte andrën e tij, prandaj kthehet në Atdhe për të nisë punën. Pikërisht në këtë kohë në Tiranë kishte nisë veprimtarinë Shkolla Teknike me drejtor Harri Fulc, që bani emër në Shqipni. Kjo shkollë kishte shumë nevojë për mësues shqiptarë që e njihnin mirë anglishten, prandaj në vitin shkollor ’21-’22 e punëson Aliun si mësues të gjuhës angleze dhe të landëve të tjera si matematikë, gjimnastikë e muzikë, për të cilat ai ishte përgatitun mirë në kolegjin e Stambollit. Në Tekniken e Tiranës ai nisi të organizojë veprimtari fiskulturore si ato të Stambollit. Futi në shkollë basketbollin, futbollin dhe atletikën. Drejton punën praktike që nxanësit krynin në oficinën e shkollës dhe ndihmon mjaft në nxjerrjen e revistës “Laboremus” të saj. Gjthashtu nji ndihmë të vecantë jep në organizimin e grupit teatror të shkollës, i cili arriti të japë shfaqje të suksesëshme në Tiranë e qytete të tjera. Qe i pari që në Shqipni futi basketbollin dhe hendbollin, deri atëhere të panjohuna tek ne dhe krijoi skuadra bojskautizmi si ato amerikanet e kohës.

Kjo veprimtari e gjërë arsimore e kulturore e plotësoi figurën e Ali Cungut si një intelektual me vlera. Më 1931 merr pjesë në një konferencë me karakter ndërkombëtar të organizue në Gjenevë të Zvicrës, ku foli për vlerat që mbart populli shqiptar. Në nji të dytë të po kësaj natyre e po në Gjenevë, foli për Kosovën e gjendjen e saj duke vënë në dukje fatin tragjik që e la jashtë kufinjve të Atdheut. Të dyja veprimtaritë e sipërme ishin të organizuara nga Lidhja e Kombeve, anëtar i së cilës ishte edhe shteti ynë i kohës.

Mbas shtetëzimit të shkollës Teknike të Tiranës, kalon si mësues në Institutin shqiptaro-amerikan të Kavajës. Edhe aty nis punën me mjaft përkushtim. Më 1937 shkolla rrezikoi të mbyllej. Ali Cungu përpiqet qe ta shpëtojë. Për këtë kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Nga ana tjetër lidhet me ambasadorin tonë në Sh.B.A, Faik Konicën, të cilit i kërkon të ndërhyje atje ku ishte nevoja. Nga puna e përbashkët e tyre arriti që shkolla të shpëtonte nga mbyllja dhe puna e saj të vazhdoi si më parë.

Pikërisht në këtë periudhë suksesi Ali Cungut i ndodh fatkeqsia e parë familjare. Papritmas i vdes bashkëshortja korcare duke lënë dy jetimë nën moshën pesëvjecare, i madhi djalë dhe e vogla vajzë. Fati deshi që në këtë periudhë të vijë në shkollë si kujdestare vajzash një guvernante gjermane. Ishte një grua shumë e rregullt, shumë e dashur dhe shumë e afrueshme me nxënëset e veta. Të dy njihen mirë me njëri-tjetrin dhe martohen. Ajo merr përsipër rritjen e dy jetimëve të bashkëshortit. I rrit e i edukon sikur t’i kishte lindur vetë në nji kohë që Aliu ishte me punë gjithmonë larg familjes, e cila jetonte në Elbasan.

Puna e kryer si mësues dhe drejtues i dy shkollave të sipërme, shumë të njohura në gjithë Shqipërinë, e bënë Ali Cungun një ndër edukatorët më të mirë të rinisë shqipetare. Këtë e pranon edhe revista serioze e kohës, e quajtur ‘Përpjekja Shqiptare’ dhe e drejtuar nga publicist Branko Merxhani, një ndër më të mirët shqiptarë e shekullit 20. Në një artikull të saj që flet për Kolegjin Amerikan të Stambollit ve në dukje faktin që ai Kolegj përgatiti kuadro me vlera për shumë popuj të Ballkanit. Duke folur për kuadrot shqiptare revista ndër të tjera thekson:

“ Graduatët e shumtë të Robert College i janë mirënjohës Z.Charles Crane, i cili me ndihmën e tij bujare u dha mundësinë që të plotësojnë formimin e tyre mendor…si Dr.Fuat Asllani gjer në gradën e Ministrit e disa të tjerë që shërbejnë në mënyrë të dobishme në arsimin tonë si Ali Cungu, Vasil Andoni, Omer Sharra etj.”(Shih volumin e dytë, dhjetor 1938, fq 425)

Në vitin shkollor ‘38-‘39, A. Cungu ngarkohet nga Ministria e Arsimit që të ngrinte në Elbasan nji shkollë të mesmë të tipit amerikan ku të përgatiteshin profesionistë të fushave të ndryshme të jetës së përditëshme dhe ku teoria me praktikën të ndërthurej harmonikisht ashtu sic kishte ndodhun në Tekniken e Tiranës. Kjo shkollë do të punonte me nji program të posacëm dhe të përshtatshëm për specialistë të nevojshëm për atë kohë në vendin tonë. Aliu e pranon detyrën me mjaft gëzim. Kënaqej që qyteti i tij do të pasunohej me nji shkollë të dytë të mesme që do të nxirrte njerëz të aftë për bujqësi, zdrukthtari, rrobaqepsi, etj. Që të gjithë këta do të përgatiteshin si nga ana teorike, ashtu edhe nga ana praktike. Ndërsa Normalja përgatiste profesionistë për arsimin fillor, shkolla e re do të përgatiste profesionistë me kulturë për veprimtari të tjera ekonomike të qytetit. Duke drejtue nji shkollë të tillë Aliut i jepej mundësia që ma në fund të jetonte pranë familjes,  nga e cila për shumë e shumë vjet kishte jetue larg saj.

Shkolla e re u ngrit dhe u quejt “Shkolla e Punës”. Në te mësimet filluen në vitin shkollor 1938-1939. Qysh në vitin e parë ajo tërhoqi mjaft nxënës, djem e vajza. Shkolla kishte dy degë mësimore, ate të bujqësisë e të zdrukthtarisë për djem dhe ate të rrobaqepsisë, të qendisjes dhe të ekonomisë shtëpiake për vajza. Sipas programit në të dy degët nga ana teorike zhvilloheshin landë të përgjithshme dhe profesionale, të cilat lidheshin me praktikat e veta. Në përgjithësi teoria zhvillohej paradite ndërsa praktika pasdite. Praktika bujqësore e djemve kryhej në nji kopsht që shkolla e kishte jashtë qytetit, te “Rruga e Gjatë”, sic quhej atëhere rruga e sotme që nis nga bulevardi te “1 Maji” e shkon drejt veriut deri te Banesat e Reja. Në kopsht kultivoheshin bimë të ndryshme, farishte dhe pemë frutore. Të gjitha shërbimet e nevojshme për to kryheshin nga nxanësit të drejtuar nga mësuesit përkatës. Nxanësit merreshin edhe me plehnimin e tij. Plehun ata e siguronin vetë. Me karroca dore kalonin nëpër skajet e qytetit e mblidhnin plehun e nevojshëm. Praktika e zdrukthtarisë dhe e traforës bahej në shkollë në salla të vecanta ku ishin të gjithë mjetet e nevojshme.

Edhe vajzat praktikën e kryeshin po në shkollë, në sallën e rrobaqepsisë ku përgatiteshin duke punue në makina qepëse. Po aty zhvillohej edhe qendisja. Praktikat e vajzave drejtoheshin nga mësuese përkatëse që i njifshin këto zanate. Në shkollë zhvilloheshin edhe djathtësi si gjimnastika, muzika, vizatimi, etj.

Nji meritë e vecantë e Ali Cungut si drejtor qe edhe fakti që ai futi në shkollë nji mjeshtë ri të  re të  zdrukthtarisë , që  ishte trafora. Ky zanat merrej me pë rpunimin e kompensatë s. Në  bazë  të  modeleve të  gatshë m që  shkolla I sillte nga jashtë  vendit në  kompensato vizatoheshin modelet e pastaj ajo sharrohej me sharrra të  vecanta që  ishin shumë  të  holla e delicate. Ato vendoseshin në  nji hark të  posacë m dhe bahej premja duke hequn pjesë t e panevojshme. Kë shtu ajo merrte formë n e figurë s së  modelit. Kjo pë rpunohej ma tej duke u llustrue apo duke u veshun nga poshtë  me kadife të  bukur. Kë shtu dilte një  objekt zbukurimi e shumë  të rheqë s. Kishte raste që  objekti formohej nga pjesë  të  vecanta. Secila prej tyne punohej si ma sipë r e pastaj pjesë t bashkoheshin duke krijue kë shtu objekte si kuti, vazo, kanistra, shporta, etj. Ky zanat nuk e kapë rceu pragun e shkollë s. Ai nuk u pë rvetë sue nga mjeshtra që  ta ushtronin në  jetë . Pati vetë m nxanë s të  shkollë s që  u morë n me traforë  gjatë  jetë s së  tyne privatisht e si diletantë .

Edhe kuadri mësimor i Shkollës së Punës ishte i përzgjedhun sipas nevojave të programit. Kishte mësues të posacëm si për landët teorike ashtu dhe për praktikat. Mbahet mend që në shkollë dhanë mësim mësuesët: Nonda Bulka, Sule Demiri, Andon Konomi, Petër Andoni, Ksanthipi Shqahu. Adem Jahja, Kostaq Ikonomi, Mir Papajani, Vasil Llapushi, Xhavit Saraci, Nos Ndria, Aspasi Bici, etj shumë prej të cilëve ishin elbasanas. I gjithë kuadri nji rëndësi të vëcantë i jepte edukimit patriotic të nxanësve. Secili prej tyre vishte uniformën e shkollës, në të cilën qe vendosur simboli ynë Kuq e Zi (shih “Elbasan Enciklopedi”)

Në  fund të  cdo viti shkollor Shkolla e Punë s organizonte manifestime sportive shumë  të  bukura. Para nji publiku të  ftue nga shkolla nxanë sit krijonin ushtrime gjimnastikore e veprimtari sportive. Po në  atë  ditë  në  mjediset e shkollë s organizohej nji ekspozitë  e cila vizitohej nga publiku I pranishë m në  shkollë . Në  te paraqiteshin punime shumë  të  bukura të  kryeme nga nxanë sit me traforë  apo me zdrkthtari të  zakonshme. Vec kë tyne ekspozita paraqiste edhe vizatime të  bukura, qendisje të rheqë se, punime veshjesh prej leshi apo stofi si edhe dantella që  pë rgatiteshin me fije të  hollë  e bicë . Të  gjitha kë to ishin punime të  nxanë seve të  shkollë s.

Në vitin shkollor “40-“41 Shkolla e Punës, sikurse të gjitha në  shkollat e qytetit të Elbasanit e të disa qyteteve të tjera shqiptare, nuk u hap për shkak të luftës Italo-Greke. Gjatë saj në Elbasan pati bombardime ajrore që qëllonin ushtrinë italiane në kazermat jashtë qytetit. Në këtë kohë nji bombë ra edhe në Pazar, afër Portës së Kalasë, që nuk shkaktoi vrasje, por futi tmerr e panic në popull. Si pasojë nji pjesë e familjeve elbasanase u shpërngul nga qyteti dhe u vendos nëpër katundet rreth e qark tij. Rreziku i luftë s kaloi dhe vitin shkollor pasardhë s shkollat e sipë rme punuen me nji program të vecantë , të  ndryshë m nga të  shkollave të  tjera. Nxanë sit e tyne gjatë  vitit shkollor ’41-’42 kaluen dy klasa, nga nji në  cdo dy pjesë t e vitit. Programet e atyne dy kasave qenë  të  vecanta, të  reduktueme e duke mos zhvillue ndonji djathtë si. Kë shtu në  mbarim të  atij viti nxanësit u barazuen me shokë t e tyne, të cilë t nuk I ndë rprenë  studimet gjatë luftës Italo-Greke.

Në vitin shkollor’42-’43 të gjitha shkollat e vendit tonë pununë rregullisht dhe në mbarim të tij ato përsëri u mbyllën. Në fillim të vitit 1945, pra mbas vendosjes së regjimit komunist, shkollat u ricelën e vazhdun punën normalisht. Vetëm Shkolla e Punës nuk u cel. Diktatura atë e mbylli përfundimisht për arsye politike. Ajo i gjasonte Shkollës Amerikane të Tiranës, prandaj ishte e padëshirueshme për “Pushtetin Popullor”! Me mbylljen e saj mbyllet edhe karriera arsimore e Ali Cungut. Ai si student I Robert Kolegjit, si mësues në Tekniken e Tiranës dhe në Institutin Amerikan të Kavajës, si mësues dhe drejtor i Shkollës së Punës shkëlqeu në fushën e arsimit. Gjatë kësaj pune ai u shfaq si nji Fulc i vërtetë shqiptar.

Për fat të keq të tij, këto veti me vlera si edukator i brezit të ri e si patriot u banë shkak që ai të ishte ndër viktimat  e para të diktaturës. Shpejt ai arrestohet duke u akuzue si agjent i Amerikës e bashkëpunëtor i Fulcit. Pa asnji provë ai dënohet me 7 vjet burg. I kryen ato në kushte shumë të vështira pa ndihmën e askujt, sepse e shoqja ishte pa punë dhe rriste me shumë vështirësi dy fëmijët. Në mbarim të dënimit vazhdon përndjekja. Internohet larg Elbasanit. Edhe atje jeton në kushte tejmase të randa e të  vë shtira. Gjatë kësaj kohe vdes dhe bashkëshortja gjermane e lodhun nga jeta dhe cfilitun nga puna e vështirë që kishte. Punonte si pastruese në Llixhat e Elbasanit, ku shpesh herë detyrohej të shkonte e të vinte edhe në kambë për shkak të mungesës së automjeteve. Aliu në internim, fëmijët në Elbasan e në mëshirë të fatit!

Mbaron internimin dhe kthehet në Elbasan. Dhandri i tij mundi t’i gjente nji punë si përkthyes në Tiranë. Falë aftësive të tij letrare e njohjes së mirë të gjuhës angleze, ai arriti të përkthente nga anglishtja në shqip e anasjelltas, materiale të ndryshme partiake apo shtetnore, e kështu mundi të nxirrte bukën e gojës. Në fushën e përkthimeve eci mjaft pë rpara derisa arriti të kryej përkthime me shumë  vlera letrare nga shqipja në anglisht e anasjelltas, por për të gjitha iu mohua autorësia. Mbylli sytë më 1985 i përcmue dhe i harrue nga diktatura e kohës, por shumë i respektue nga të gjithë ata që e njohën.

Komunizmi ia mohoi vlerat e u përpoq ta baltoste figurë n e tij prej edukatori të  devotshë m e prej atdhetari të  flaktë . U desh të  vinte Demokracia që  ta nxirrte figurë n e tij ashtu sic ishte në  të  vë rtetë . Emnin I tij dhe të  të  vë llait të  tij,Mahmud Cungut, i vendosi te shkolla e  Gjuhëve të Huaja në Elbasan. Ajo u emë rtue Shkolla e Gjuhëve të Huaja ”Mahmud e Ali Cungu”.

Kë to dy emna hynë  në historinë e Arsimit Shqiptar e do të  mbeten aty përjetësisht si dy figura të  ndrituna të Kombit tonë.

*(Ne Foto:Pamje nga Lagja Kala ne Elbasan ku u lind Ali Cungu.)

Shkëlqim Burburia, Mësues pensionist, Elbasan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>