Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

KONICA: Guverna e Nolit nuk mbajti asnjë zotim

$
0
0

1_Faik-Konica2

Kuvendet e VATRES- KONICA: Guverna e Nolit nuk mbajti asnjë nga zotimet që i kish dhënë popullit/

KUVENDI I VITIT 1924

Kuvendi i Vatrës për Motin 1924 u hap me 6 Korrik. Çairman i Kuvendit u zgjodh z.Koço Tashko, Sekretar Ligor Tite, ndërsa Reporter z. Hito Sadik(Lekdushi).

Fan Noli dërgoi Telegram urimi nga Shqipëria, si Kryeminsitër i vendit, ndërkohë që në Kuvend u lexua edhe urimi i ish delegatit të Vatrës  Mehmet Konitza.

Ky Kuvend zgjodhi për Kryetar sërish Faik Konitza, ndërsa zyrtarë të tjerë u zgjodhën  Angelo Sotir, Vasil Pani, Thomas Anastas, Asllan Dragoti, Koli kaleshi, Vangjel Panariti. Pjestarë rezervë të Komisionit u zgjodhën:Dhima Peterson, Osman Suli, Shaban Vishocica. Arkëtar i Vatrës u rizgjodh George Prifti, Editor i Diellit Aqile Tase. Sotir Kondi u pushua për arsye financiare, ndërsa Klerk i Varës u zgjodh Pandeli Chechua.

Kuvendi vendosi që Dielli të botohej tri herë në Javë. Ky Kuvend i mbylli punimet me 11 Korrik 1924.

1 dielli zog Flamur

KUVENDI I MOTIT 1925

Kuvendi i motit 1925 i filloi punimet me 12 Korrik në Kishën e Shën Gjergjit, në adresën 20 Emerald Street, Boston. Në fjalën hapëse Kryetari Faik Konitza deklaroi:”Shpresat e mëdha që kishim mbështetur mbi Guvernën e kryesuar nga Peshkop Noli, nuk u vërtetuan.Ushqejmë edhe sot për personin e Imzot Nolit gjith’ atë miqësi, gjith’ atë respekt që kemi ushqyer kurdoherë. Përfaqësonëjsi juaj në Shqipëri bëri sa qe e mundur për t’i dhënë vendit një Guvernë të mirë, por jemi të shtërnguar të njohim se, nga pengimet që i vunë shokët, nuk e arriu qëllimin e tij fisnik. Guverna e Nolit nuk mbajti asnjë nga zotimet që i kish dhënë popullit. Fjala e Faik Konitzës u botua në Dielli me 14 Korrik 1924.

Këtë Kuvend e Kryesoi si Çairman Petraq Kolonja, por për shkak të debateve se Petraq Kolonja u tregua njëanshëm, u hoq dhe në vend të tij u zgjodh Kristo Thanas. Sekretar Filip Kona, raporter Ilo Kovaçi, dhe Marshall James Keko.

Kuvendi mori përshëndetje me Telegrame nga Imzot Noli dhe Koço Tashko,që ishin në mërgim në Europë.

Po ashtu Kuvendi mori përhirime nag Presidenti i Republikës Ahmet Zogu, i cili tashmë i kishte lidhë urat e bashkëpunimit me Vatrën, pas ikjes së Nolit..

Kuvendi rizgjodhi Faik Konitzën Kryetar, me këta pjestarë të Komisionit: Ilo Kovaçi, Asllan Dragoti, Nuçi Deliani, Petraq Prodani,Adem Vishocica, Arkëtar Angelo Sotir, Editor i Diellit-Aqile Tasi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>