Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

VATRA NË PARADËN E BOSTONIT 1918, TAKIMI I NOLIT ME PRESIDENTIN WILSON DHE…

$
0
0

KALENDAR-KORRIK: VATRA NË PARADËN E BOSTONIT 1918, TAKIMI I NOLIT ME PRESIDENTIN WILSON DHE KUVENDI QË ZGJATI 12 DITË/

1 Noli Presid WilsonTrupat vullnetare2 Banda Vatra

VATRA, NË PARADËN E BOSTONIT/

Më 4 Korrik, 1918 u mbajt në Boston një Paradë e kombeve, në të cilin morën pjesë edhe shqiptarët, të përfaqësuar nga Federata VATRA. Flamuri kuq e zi i printe kolonës të shqiptarëve.Kishte një vit që kishte filluar edhe stërvitja e Trupave vullnetare të Vatrës, që përgatiteshin për të shkuar në Shqipërinë e Jugut për të mbrojtë kufijët Jugorë të kërcënuar nga grekërit, ishin dhe ata në Paradë. (Trupa vullnetare u nis drejt Shqipërisë në Shkurt 1920 se bashku me Bandën Kombëtare “VATRA”.) Në paradën e Bostonit mori pjesë edhe Banda muzikore e Vatrës. Marshallët shqiptarë të Paradës  ishin Loni Kristo-sekretar i Vatrës dhe Miçe Bardho, pjestar i Komisionit të Vatrës. Njoftimin e përcolli Gazeta Dielli e datës 6 korrik 1918.

AT FAN NOLI TAKON PRESIDENTIN WILSON/

Më 4 Korrik 1918, Presidenti Wilson ftoi Grupin diplomatik në Washington dhe përfaqësuesit e Kombeve të robëruara, midis të cilëve ishte i pranishëm edhe Fan S. Noli, përfaqësonjës i VATRËS.

Në këtë rast të florinjtë, siç do të shkruante Gazeta Dielli, At Fan S. Noli foli dy herë me Presidentin Wilson dhe një herë me zonjën Wilson. Takimi historik u mbajt në Mount Vernon përpara varrit të Geroge Washingtonit. Fjalët e pakta që pati rast të shkëmbente At Fan Noli me Presidentin Wilson shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi.

Para se të kthehej në Boston, At Fan Noli i dërgoi Vatrës telegramin me këtë tekst:” Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë më presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha. U thuaj shokëve të tjerat me gojë-Fan Noli”.(Dielli 9 Korrik 1918)…

KUVENDI I KORRIKUT 1917/

Kuvendi Vjetor i Vatrës për vitin 1917 u mbajt në Lewis Hayden Hall, 97 Compton St, Boston. Kuvendi u hap me 1 Korrik dhe përfundoi me 12 Korrik 1917. Kryetar i Kuvendit(Çairman) ishte z. Hasan Bitincka dhe Sekretar z. Ndreko Stavro. Zyrtarët e Vatrës u zgjodhën që u zgjodhën nga Kuvendi ishin: Kryetar i Vatrës i Përndershme Fan S. Noli, Sekretar Loni Kristo, arkëtar Goni Katundi, pjestarë të Komisionit të Qendrës:Hasan Bitincka, Miçe Bardho, Shefki Aliko dhe Stathi Suli. Zyrtarët e Diellit: Bahri Omari-Editor, ndihmës editor Andon Frashëri , manager Aqif Përmeti, Sekretar Ndreko Stavro. Inspektorë të Vatrës:Nikolla Dishnica, Emin Bilibashi dhe Vangjo Miller.

(Nesër do të shfletojmë sërish Kalendarin historik të Vatrës për muajin Korrik, ku do të njiheni me: Kuvendin e Vatrës të 7 korrikut 1918, që pati 22 seanca,me  takimin e Nolit me ish Presidentin amerikan Theodore Roosvelt, si dhe do të njiheni me Kuvendet e viteve  1919, 20, 21, që u mbajtën po në Korrrik-dG).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>