Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Rëndësia ndërkombëtare e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

$
0
0

16444068_10209941015219644_1566284015_o

Nga Prof. dr. Nusret Pllana/

16409638_10209941026019914_980222862_o16443758_10209940985858910_1724605694_o

16466400_10212031709011658_1537692175_o –Dr. Veton Zejnullahu, Menaxhimi dhe zgjidhja e konflikteve rajonale dhe ndërkombëtare, Prishtinë, 2016/

HYRJE/16406700_10212017982548505_4125129195750393044_n

Studimi i dr. Veton Zejnullahut, njërit nga njohësit më të mirë të konflikteve me përmasë ndërkombëtare, siç e ka përkufizuar edhe në titullin e veprës së tij, trajton dhe analizon  shkaqet dhe pasojat e konflikteve, mënyrën e krjimit të tyre, si dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre. Një tematikë shumë e gjerë, shumë specifike, edhe për faktin se është trajtuar pak në kulturën tonë, sidomos ndikimi i raporteve të këtyre konflikteve, sdomos në përmasë botërore, e veçanërisht në pjesën e tokave shqiptare që kanë mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë. Harta e këtyre konflikteve në veprën e dr. Veton Zejnullahut është shumë e gjerë. Ajo shtrihet në të tri kontinentet, duke përzgjedhur rastet ku konfliktet  kanë pasur ndikim jo vetëm në mes vendeve ku janë zhvilluar, por edhe në hapësira të tjera të globit.

 

Konfliktete ballkanike dhe shqiptarët

 

Unë nuk do të marrë në shqyrtim tërësinë e strukturës së ndërtimit të kësaj vepre, por do të ndalem në konfliktet brenda hapësirës së Ballkanit, duke specifikuar rëndësinë ndërkombëtare të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, jo vetëm si pjesëmarrëse në konfliktet e përmasës së Ballkanit, por edhe si faktor vendimtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare, në një të ardhme historike, kuptohet, varësisht nga rrethanat e përgjitshme që do të mbretërojnë në botë. Por, pa marrë parasysh raportet e frocave ndërkombëtare, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka hapur procesin e madh historik të zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Duke u marrë me konfliktet në hapësirën e Ballkanit, autori ka trajtuar kushtet dhe rrethanat në të cilat kanë lindur këto konflikte, duke filluar nga Sllovenia e deri te Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Nëse merret në shqyrtim  periudha kohore e këtyre konflikteve, duke filluar nga viti 1991 në Slloveni e duke përfunduar në vitin 2001 në Maqedoni, mund të thuhet se konfliktet në këto hapësira kanë zgjatur më shumë se një dhjetëvjeçar. Pra, janë konfliktet, ku shqiptarët janë përballur me të tjerët që nga vitit 1997, deri në vitin 2001, kur nënshkruhet Marëveshja e Ohrit për ndërprerjen e luftës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Një karaktersitikë është shumë e veçantë për natyrën e konflikteve, ku pjesë e konfliktit janë edhe shqiptarët. Ata, shqiptarët pra, edhe nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, sidomos nën ndikimin e Evropës, ishin të shtrënguar të zhvillojnë luftë çlirimtare, jo në tërësinë e hapësirës shqiptare nën ish-Jugosllavinë, por ashtu të ndarë  nëpër disa shtete, prandaj pasojat ishin shumë të rënda dhe shumë të mëdha, kurse realizimi i të drjtave të tyre edhe sot e kësaj ditë le shumë për të dëshiruar, sidomos në Kosovën Lindore, siç do të duhej të quhej ana e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, e cila edhe sot ka mbetur pa emër.

 

Rruga e njohjes ndërkombëtare të Luftës së popullit shqiptar

 

Autori ka theksuar rëndësinë e madhe të ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë, ku faktor vendimtar ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Mirëpo, procesi i njohjes  së kësaj lufte çlirimtare kishte kaluar nëpër disa faza. Dilemat dhe mëdyshjet e qendrave të vendosjes evropiane, por edhe atyre amerikane, mund të thuhet ishin dilema dhe mëdyshje, që këmbëngulnin në ruajtjen e tërësisë së Jugosllavisë, mbase edhe pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë.

Mirëpo, ky faktor ndërkombëtar, nën peshën e luftës çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, më në fund kshte pranuar realitetin që ishte krijuar, andaj bëhet përkrahës i kësaj lufte çlirimtare, kurse Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bën aleate të sigurisë ndërkombëtare.

Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike (NATO-s) në caqet ushtarake serbe në Jugosllavinë e mbetur dhe në Kosovë, është dëshmia më e saktë e mbështetjes së një lufteje që ka karakter çlirimtar.

Kosova që në vitin 1995 kishte marrë përgjigjen për pamundësinë e zgjidhjes së gjendjes në Kosovë pa luftë, kur diplomatët amerikanë, Perina dhe Hollbruk, kishin deklaruar, njëri pas tjetrit, se në Dejton është shqyrtuar vetëm çështja e popujve që kanë luftuar.

Po ashtu, një rol vendimtar që të organizohej, të mbahej dhe të përfundonte me sukese një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila jo vetëm ishte pjesëmarrëse, por ishte faktori që vendoste për luftën dhe paqen, ishte faktori që vendoste për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë, siç ishte edhe faktori vendimtar i bashkëpunimit ndërkombëtar në gjithë procesin e ndërhyrjes së NATO-s dhe pranisë së trupave të saj në Kosovë.

Autori dr. Veton Zejnullahu, duke trajtuar këto anë të konflikteve, edhe në hapësirat shqiptare që kishin mbetur jashtë shtetit amë, Shqipërisë, që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1913, e deri të Konferenca e Paqes në Paris, më 1920, në një mënyrë, apo në një tjetër, ka specfikuar edhe mundësinë e pranisë së përhershme të konflkteve etnike, kur nuk zgjidhet drejtë çështja kombëtare e një populli, si dhe kur një popull tjetër kërkon ta realizojë të drejtën e tij përmes pushtimeve të territoreve që historiksht nuk janë të atij populli.

Natyra e konfliktit në ish-Jugosllavi, sidomos i luftërave në hapësirat shqiptare, ka qenë dhe është i kësaj natyre.

 

Përfundim

 

Studiuesi dr. Veton Zejnullahu i ka vënë theks të veçantë zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut dhe bisedimeve. Kjo anë e studimit të tij, më thotë mendja, dëshmon edhe për hulumtimin e shumëanshëm që ka bërë autori, duke ndjekur secilën anë të konflikteve kudo në botë, si dhe mundësinë e heshtjes së armëve, si njëra nga rrugët e dosmosdoshme për praninë e paqes në mes popujve.

Autorit, studieusit shumë të vyeshëm, dr. Veton Zejnullahut respekt për punën e vyeshme që ka realizuar përmes këtij libri të mrekullueshëm, andaj i dëshiroj shëndet e punë të palodhshme shkencore në këtë fushë të dijes.

 

Prishtinë, janar, 2017

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>