Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

FORMA TE GJENOCIDIT SERB KUNDER SHQIPTAREVE TE KOSOVES

$
0
0

Shkruan: Prof Dr Riza SMAKA   /
1 Riza Smaka

 FORMA TE GJENOCIDIT SERB KUNDER SHQIPTAREVE TE KOSOVES/

Abstrakti/

Gjenocidi është një nga format më  monstruoze e brutale kundër  vlerave civilizuese, njërëzimit dhe të  drejtave elementare humanitare, socio-ekonomike, politike, kulturore , etnike, tradicionale e  gjuhësore.Gjenocidi  është dukuri  quazi shoqërore  në sfondin më të errtë ,bizar,monstruoz,malevolent,

Terma  topike:

Gjenocidi

Etnocidi

Democidi

Kulturocidi

Krimi i luftës

Gjenocidisti dhe viktima e gjenocidit!

Trajtime  teorike   dhe  praktike të gjenocidit

Për  koncepcionin   nocional të  gjenocidit, nga viti 1944 deri në aktualitet ,kanë shkruar mendimtarë të  fushave të ndryshme , nder më të spikaturit, nëpër vite  janë:

1944 ,Raphael Lemkin

1959, Pieter Drost,

1975, Vahakn  Dadrian,

1976, Irving Horowitz,

1981, Leo Kuper, Genocide Scholar ,

1982, Jack Porter,

1984, Yehude Banner,

1987, Thony Barta,

1988, Henry  Huttenbach @Helen Fein

1990, Frank Chalk @  John Thompson1993, Helen Fein

1944, Steven Katch @ Israel Charry

2003, Barbara Hart

2005,Marc Levane

2007,Martin Shaw

2016, John Cox.

Krahas   eseve, artikujve dhe analizave kritike-  teorike referuar  koncepcionit  të gjenocidit, në këtë periudhë,  janë miratuar disa dokumente juridike -ndërkombëtare,me  të cilat, pos  definicionit të gjenocidit ,janë   formuluar elementet esenciale të cilat e  konstitutojnë dhe e formësojnë   figurën dhe  kuptimin normativ  të  gjenocidit.

  1. Në    vitin 1945 , në Aktakuzën kundër  24  liderëve nazistë , ka qenë  formuluar   figura  definicionit të   krimit monstruoz- gjenocidit.
  2. *Në  Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , të miratuar në vitin 1946, ka qenë  definuar dhe inkriminuar   koncepcioni nocional i gjenocidit.
  1. Sipas  Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve   dhe të Gjenocidit ( CPPCG), të miratuar nga Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1948,  gjenocidit  është , ndonjë nga aktet   e kryera me qellim:
  • për të shkatrruar tërësisht ose pjesërisht  grupin  nacional, ethnik, racial, religjioz  nëpërmjet vrasjeve, shkaktimeve ,   dëmtimeve  serioze  trupore ose mentale të anëtarëve të  grupit (  të targetuar),
  • të përkeqësimit  përkatësisht  goditjes ( infliction)   esenciale  të  kushteve jetësore të  grupit   me qellim  të  shkaktimit të destrukcioneve fizike  në tërësi ose pjesërisht të  tij,
  • të imponimit të masave tendencioze – të qellimta  për të preventuar lindjen ( natalitetin)   përbrënda gupit   ( të  targetuar)  si dhe , me qellim të
  • të transferimi të fëmijeve të  grupit  ( të targetuar)  në  grupin tjetër.
  1. Rrjedhimisht , gjenocidi   është i  definuar  ngjashëm   edhe   me Artikullin 6  të  Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Gjeneza  e  orekseve   hegjemoniste sërbe kundër  shqiptarëve dhe territoreve shqiptare  

Në  shekullin XIX- të, Perandoria Otomane ishte e dobësuar   dukshem  nga  faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Nga brenda , Perandoria Otomane ishte   e eroduar  dhe ligështuar  nga korrupsioni   galopant në adminisitratën publike madje edhe në strukturat ushtarake   më të larta.

Perandoria Otomane   dukshëm kishte ngec pas advancimeve teknike – teknologjike të shteteve europiane. Përbrënda Perandorisë Otomane ,  shumë popuj   të nënshtruar , në okasione të caktuara, kryengritshin për pavaresi. Nga jashtë, Perandoria Otomane atakohej  dhe  rrezikohej nga të gjitha anët.

Perandoria Ruse , pasi që, ishte zgjëruar tej mase duke e pushtuar , pothuaj se, pa pengesa pjesën  veriore të Azisë ,madje ,  edhe një pjesë të madhe të  Amerikës Veriore , ishte konsoliduar në fuqi koloniale të fuqishme ,qe gjithnjë, pretendonte ekpansion të thellë në territoret e Perandorisë Otomane, e cila, pritej të rrenohej . Zgjërimet  ekspansioniste marramendëse Perandoria Ruse i kishte realizuar  në territore   aziatike të pabanuara eventualisht të banuara rrallë ,në të cilat ,nuk interferonin  shtetet koloniale europiane nga se ishin të preokupuara me  zbulime dhe pushtime të tokave të reja në  hapësira e kontinente tjera.

Edhe shtetet koloniale europiane e atakonin Perandorinë Otomane në forma të ndryshme ,nder të tjera, duke i sponsoruar kryengritjet ,veçanërisht ,të popujve arabë për kryengritje e pavarësi me synim malevolent, një të dobësimit të Perendorisë Otomane dhe dy , jo të  shypartallimit të saj dhe të    pushtimeve të   territoreve arabe qe kishin rëndësi gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike.

Seandejmi Përandoria Otomane , veçanërisht gjatë shekullit XIX-të  ishte dobësuar tej mase sa qe, konsiderohej “ E sëmura e Bosforit”  qe pritej të rrenohej nga stuhia e parë.

Në atë kontekst , shtetet koloniale europiane ,duke e përfshirë Rusinë, planifikonin një ridisajnim gjeopolitik të   territoreve europiane  të  cilat  ndodheshin nën  sundimin Otoman.

Pas luftërave ruso – turke në pjesën e dytë të shekullit XIX-të, në të cilat Perandoria Otomane pat pësuar disfata, Rusia, në Shën Stevan, 1878, njëanëshëm   pat favorizuar shtete  sllave ballkanike  e veçanërisht Bullgarinë.

Ridisajnimin e tillë nuk  e patën pranuar shtetet  e fuqishme europiane perendimore , patën kërkuar dhe realizuar  revidimin e  projektit rus të Shën Stevanit ,ashtu që, në Berlin , nder të tjera , koncerti i shteteve influente europiane , nder të tjera, i pat pranuar shtete të pavarura Sërbinë, Rumuninë , Malin e Zi e virtuelisht edhe Bullgarinë.

Sërbia , Mali i Zi e Greqia,në  Kongresin e Berlinit ,kanë qenë privilegjuar dukshëm me    koncesione  territoriale  në dëmin e tokave shqiptare.   Rrjedhimisht , nga po ato dhe disa shtete tjera, zhvillohej propagandë e fuqishme antishqiptare duke i  kualifikuar   të njëjtit  të pa indentitet kombëtar, melez me  popuj lindorë, të pa traditë shtetërore, krejt, në funksion të  shpërngulljes masive  , në një anë si dhe të okupimit të   territoreve të tyre, në anën tjetër.

Në atë  drejtim, nga  nomenklaturat  shtëtërore, politke e shkencore  veçanërisht të Sëbisë , nga viti 1878 e deri në aktualitet, në okasione oportune,  janë  përgatitur , miratuar madje janë publikuar  dhe, në masë të madhe ,janë realizuar   plane,   projekte  dhe  programe fantome, morbide për taktikat e teknikat bizare  në  formë të   shpërnguljeve  masive, apilikimit të  dhunës shtetërore , krimeve të luftës madje , vrasjeve,  çpronësimeve  përkatësisht  të akteve gjenocidiste kundër shqiptarëve.

Projektet , programet e planet  e tilla, veçanërisht, i kanë  mbështetur fuqishëm shtetet antigjermane , në radhë të parë  Rusia , Franca madje edhe Britania e Madhe. Këto shtete, nga droja  e ekspansionizmit gjerman , synonin qe ,nga sllavët jugor, kryesisht ,nga sërbët më të shumtë në numër ,të bënin   tamponb shtet ca më të fuqishëm e për aq , më  pengues  të dëpërtimit gjerman në Ballkan e sëandejmi në Lindje.

Ndaj , kryesisht , Rusia e Franca e kanë pasë   favorizuar shtetin  sërb me koncesione  territoriale në dëmin e shqiptarëve  sikundër në  vitin 1913  në Konferencën e Ambasadorëve në London  ashtu edhe   në  vitin 1919 në  Konferencën e Paqës në Paris .

Në Konferencën e Ambasadorëve, edhe sipas   opinionit të kryetarit të saj , Lordit Gray, Kosova i ka qenë konceduar Sërbisë pa të drejt ,por, për hir të  ruajtjes së paqës përkatësisht  të preservimit të  interesave  gjeopolitike, gjeostrategjike të  fuqive të mëdha të  kohës. Vijimisht, ashtu ka qenë vepruar edhe në Konferencën e Paqës, në të cilën, shteti sërb ,ka qenë shpërblyer me dhuratë të stërmadhe ,të pamerituar me asgjë, me Vojvodinën kryesisht të banuar me hungarezë e gjermanë.

Rrjedhimisht, në Konferencën e Paqës , në  vitin 1919 ,ka qenë  formuar shteti unitar i sllavëve jugor me pijemontin, shtetin dhe entitetin sërb.

Shteti sërb, duke e përjetuar euforisht  pozitën e privilegjuar nga shtetet e mëdha të kohëve ,gjatë të gjitha etapave historike – kritike dhe, në të njëjtat, duke u   favorizuar  dukshëm me territore të huaja, kryesisht,  shqiptare, krijojë dhe zhvilloi  mentalitet, kulturë dhe traditë politike megalomane, hegjemone, eksklusive  dhe, në atë  drejtim,  investoi   pakursyeshëm për indoktrinim   antishqiptar të  popullit  sërb  dhe gjithandej.

Ndaj, edhe apetitet e pangopshme megalomane e hegjemone ,në një anë dhe, urrejtëse, eksklusive  antishqiptare , në anën tjetër.

Forma specifike të  akteve gjenocidiste, të krimeve të luftës dhe të  krimeve shtetërore  të autoriteteve sërbe kundër shqiptarëve në Kosovë e gjithandej

Shteti sërb ,në  implementim të politikave megalomane e   hegjemoniste , nëpërmjet ushtrisë , policicë , administratës  dhe sërbëve  vendorë të armatosur , kundër  shqiptarëve   civilë,autoktonë ,të  gjitha moshave e gjinive, gjatë  periudhës 1878 – 1999, me intensitete  , metoda dhe okasione   diferente , adapte me rrethanat  historike, makijavelisht, ka  ushtruar akte  kriminale paraluftarake , luftarake  madje edhe gjenocidiste   nëpërmjet  vrasjeve  individuale, vrasjeve grupore , vrasjeve  masive, plagosjeve ,  dëmtimeve fizike , morale e materjale,  përdhunimeve monstruoze të fëmrave shqiptare të të gjitha moshave shpesh herë në praninë e fëmijeve dhe familjarëve, çpronësimeve violente  , diskriminimeve  socio- ekonomike , kulturore e politike , shpërnguljeve të shqiptarëve dhe kolonizimeve të  trojeve , kryesisht, me sërb!

Në  funksion të  dealbanizimit  dhe   në favor të  sërbizimit  të  territoreve  shqiptare , shteti sërb, konform me plane , programe e projekte  kishtare, shkencore, politike  dhe shtetërore ,nder të tjera ,në realizim të   Projektit të Garashaninit,  Andriqit, Çubrillovoqit si dhe të Projektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Sëbisë, veçanërisht gjatë etapave kritike – historike : 1878, 1912-1914,  1919-41, 1945-61, 1989-99, fatkeqësisht ,nëse jo explicite, padyshim, implicite ,i yshtur dhe i stimuluar , në radhë të parë, nga Rusia dhe Franca, padrejtësisht ka okupuar  territore  tradicionalisht shqiptare dhe të njëjtat , makijavelisht i ka   sërbizuar nëpërmjet  democidit, etnocidit, kulturocidit, toponimocidit, hidronimocidit,  oronimocidit !

Shteti sërb, veçanërisht ,gjatë peridhave  kritike   historike :1919- 41 , 1945- 66, 1989 -99, në  funksion të  realizimit   të  politikave shtetërore  antishqiptare , ka miratuar   dhe praktikuar  plane,  projekte, programe  akte politike, akte ligjore dhe akte  administrative   diskriminatore  për shqiptarët , për kolonizimin e  territoreve shqiptare me sërb  dhe për sërbizimin përfundimtar të  trojeve historikisht shqiptare,

Pos gjatë etapave historike kritike të theksuara më sipër, shteti sërb, gjatë periudhës 1989 – 99, veçanërisht,  pat   ushtruar politika  dhe praktika shtetërore antishqiptare ,  e për aq anticivilizuese ,pos  vrasjeve  individuale e grupore , dëmtimeve  fizike, morale e materjale, diskriminimeve socio-ekonomike , arsimore  e  politike, vetëm gjatë vitit 1999, me dhunë ushtarake e policore , ka pasë  shpërngulur cirka një milion shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive!

Në  aktet e sipërthëna të  shtetit sërb, rezultojnë  komponentet dhe format   e  etnocidit, kulturocidit, democidit, historicidit, toponimocidit, oronimocidit  në dëmin e shqiptarëve , në përgjithësi e veçanërisht të shqiptarëve të Kosovës ,në veçanti.

Prof dr Riza Smaka

Mund t’i shkruani autorit ne Emailin e tij: riza_smaka@hotmail.com


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>