Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Një thënie e pashkruar dhe fundi i At’Stathit

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Me rastin e 99 – vjetorit të vrasies nga monarko fashistët grek/

At Stath Melani kishte emigruar në Amerikë që nga fundi i vitit 1915 së bashku me shqerakë të tjerë. Ishin anëtarë te Shoqërisë “Vatra”. /

Nga  Leonard Maroni/                  1-ok-stathi-meloni

Ne Foto: Punim ne sklupture nga Gjergji Lipe, vendosur prane librarise Permet./1-stathi_melani1-at-stath-melani-ceta

At Stath Melani kishte emigruar në Amerikë që nga fundi i vitit 1915 së bashku me shqerakë të tjerë. Ishin anëtarë te Shoqërisë “Vatra”. Në përgjigje të thirjes; jepni për nënën, patriotët shqiptarë jepnin dollar sipas dëshirës dhe mundësive. Në fund të gushtit 1917, në një mbledhje të “Vatrës” me të qeshur Kosta Tomorri Leusa dhe Pandi Korça i thonë Stath Melanit:

  • Hë, Plaku i Melanit, sa dollar do t’i falësh nënës këtë muaj? At Stathi, duke rrotulluar njëherë syrin e zi dhe një herë syrin e bardhë thote:
  • Kësaj here nënës do t’i jap shpirtin! Të ndriçëm anëtarë të “Vatrës”! “Vatra” është në Amerikë. Oxhaku është në Shqipëri. “Vatra duhet të shkojë pranë oxhakut. Unë, si pjestar i vatrës, po shkoj pranë oxhakut. Edhe për ju rruga është e hapur. Merr rrugën për t’u kthyer në Shqipëri i shoqëruar nga besnikët e tij. Vjen në Përmet, në Mitropoli, na nxjerr një ligj të ri; kush është turk, të shkojë ne Turqi, kush është grek të shkoj në Greqi, shqiptari është Zot në vendin e tij.

Mbasditen e 23 Dhjetorit 1917 niset nga Shën Kolli i Përmetit për në Melan shaluar në kalë. Po herrej, fshatarët e fshatit Lushnjë, me banorë myslimanë, që e kishin mik shtëpie At’ Stathin, nuk e lan të vazhdonte rrugën natën. Krishtlindjet si për herë të fundit i kremtoi me muhamedanët e Lushnjës në shtëpinë e Xhemalit. Me vete kam disa abetare shqip, merrni nga një abetare si dhuratë. Të nesërmen, me të feksur, niset për në Melan. I hipën kalit, por kali s’merr rrugë.

  • Mos shko, – i thotë Xhemal Lushnja At’ Stath Melanit – se kali s’ndien rrugë të mbarë.
  • Pa çka, do të jetë lodhur kali. I zbret dhe e tërheq prej kapistrës At’ Stathi, duke përshëndetur  Xhemalë merr udhë.

Midis Qafës së Lushnjës dhe Qafës së Stambollinjve, që i ndanë një rrëke, megjithse kodër, ishte vend i maskuar, ku kishte zënë pritë banda e hajdutëve të kriminelit Josif Surropullit. Pa u shfaqur, të fshehur nëpër dëllinjçka qëllojnë maliherët e grekut. Rrëketë, përrenjtë, brigjete qafat ushtojnë për të  përhapur lajmin e kobshëm; jeta e At Stathit u shua. Kriminelët si bisha presin kokën nga kufoma, e futën në torbë të lëkurtë, ua mbathin këmbëve nga Gropa e Mehmetit, hanë bukë në Lularë në stanin e çobenëve Topovitë, shpejtojnë për t’ua çuar kokën trofe shovenëve grekë dhe të merrnin shpërblimin e premtuar. Tri pusi kishin ngritur shovenët për At’ Stath Melanin; një në Devojkar, një në Qafë të Lushnjës dhe tjetra te Varret e Melanit. Kaq tmerr qe At’Stathi për shovinistët grek. Për jetë lavdi atdhetarit patriot, kapedanit të çetës, klerikut të meshës shqip, përhapësit të abetares shqipe, klerikut që kryqi i varur në qafë shkëlqeu si rubin për Kishën Autoqefale Shqiptare, kryetolerantit  fetar për hir të pajtimit kombëtar, kryemikut të myslimanëve shpirtndriturit At’Stath Melanit.

    Turp për  kallausin Koçi Peshtani! Turp e më turp, turp i përjetëshëm për të shiturin kriminel Josif Suropulli. Sot sofrave dhe tavolinave, majave e brigjeve të Shqerisë këndohet në vaj e kthehet në forcë kujtimi i tij.

                Rrugës për në Melan zëne tri pusi, O Stathi nga Melani,

                Në Qafë të Lushnjës vritesh në pabesi, O Stathi nga Melani,

                Kokën në Greqi, trupin në Shqipëri, O Stathi nga Melani,

Në Lipivan nuk ka vrasës të At’ Stath Melanit.

        Si vetëtimë u përhap lajmi i kobshëm për vrasësin e At’Stathit. Në mënyrë urgjente vijnë në Lipivan për të verifikuar tre inspektorë italianë, sepse Shqipëria Jugore ishte nën pushtimin Italian në atë kohë. Atë mbasdite shkojnë për verifikim në çdo shtëpi dhe duke u takuar me të gjithë pjesëtarët e familieve. Mbetën të habitur inspektorët italianë nga mikpritja e çdo familjeje, nga pastërtia, nga rregulli, nga rrugët e kalldrëmta, nga oborret me vija nga biseda që u zhvillua fshatëshe, nga qirasja e gatimet, nga shtrimi i tavolinës me gota qelqi, lugë, pirunë e pjata farfuri e piceta të qëndisura që vetëm në Romë i kishin parë, shtresat e fjetjes me aromë ftoi e molle ishin të mira sit ë hoteleve lluksoze.

      Inspektoët italianëm kur panë këtë fshat me banorë që kishin një jetesë me kulturë të lartë emancipuese, arritën në konkluzionin: Në Lipivan nuk ka vrasës të të ndjerrit At’ Stath Melanit.

     At’Stath Melani për kontributin e tij në shërbim të kombit, më 25 Maj 2014, është dekoruar nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, me Urdhërin e Lartë “Nderi i Kombit”, i cili i’u dorëzua nga Presidenti të afërmve në Frashër.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1886

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>