*Golgotha Shqiptare – si u gjet libri i holokaustit./
*Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913./
*Holokausti mbi shqiptarët – Serbët vranë 500 000 njerëz ./
*Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912./
nga Fatmir Hasani/
Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.
I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur Bota më parë. “Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre.
Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në sajë të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në Kroatisht, libri u përkthye dhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë.
Serbia, “macja që kërkon të behet luan”
Pas traktatit të Shën Stefanit mes Turqisë që humbi luftra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perandorisë së Carëve, Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për t’u kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi prej vetëm 900 mijë banorë. Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perendorisë Turke nën të cilën ndodhej Shqipëria, por thjeshtë nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundërshtuan me armë. Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga ana e ushtrive turke. Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në ëmër të luftës kundër Perendorisë Osmane, ndërmorvn një sërë pushtimesh të cilat i shoqëruan me masakra masive kundër një popullise krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë. Ndërkohë ka të dhana të sigurta se shirta mund të jetë edhe një gjysëm milioni.
Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë që numëroheshin brenda teritoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX, në vitet ‘ 30 kishin mbetur territore shqiptare vetëm 80 mijë km katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shtetit shqiptar. Sipas historinëve të kohëve moderne, ekspansioni sllav që u shoqërua dhe me shpërgulje masive dhe zhdukje të popullisive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekpansionin komunist më vonë i mori popujve gjernanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj…territore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë nga të cilat një e dhjet’a i takonin territoreve shqiptare. Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perendorisë së kalbur Osmane humbi më shumë se gjysmën e territoreve të veta.
Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e manastrit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër atishqiptare të ekspansionit kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Evropë. Njëri ndër libra që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe Nënë Tereza, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës.
Pergatitur nga Fatmir Hasani